Kreu Blog Faqe 546

Përse qershori i qershive, siç e quanin unë e nona ime, ishte muaji kur e përthithja filozofinë e jetës

0
Sa herë vjen qershori, kujtimet më rikthejnë në ditët e dikurshme kur nuk e dija ende sa me fat isha që i jetoja. Një fëmijë rritet me shembull personal, rritet duke e mbajtur pranë e duke i dhënë në çdo rast mësimin e duhur. Po ju tregoj diçka të shkurtër se përse qershori i qershive siç e quanin unë e nona ime, ishte muaji kur filozofinë e jetës e përthithja ngadalë ndërkohë që mësoja të përgatisja reçelin e preferuar.
“Mos e nxito zjarrin, bija ime. Po e dogje recelin, s’e shpëton dot më. Kështu ndodh dhe me dashurinë, edhe me jetën.” Ky ishte refreni i bisedës mes një gjysheje të mençur dhe një mbese që dëshironte të mësonte gjithçka mundej.
Mbi tryezë rrinin qershitë e lara mirë e pa bërthamë. Kishim dredhëza, mana të zeza, mana të bardha, kajsi e çdo frut tjetër të mundshëm që na dhuronte qershori. Ruaj ende në mendje njollat e errëta të manave të zeza që qëndrojnë si relike të ditëve të lumtura të fëmijërisë. Nona fliste ndërsa përgatiste gjithçka, me atë mënyrën e saj të butë ku lidhte çdo gjë të natyrës me njerëzit, me kujtimet, me ndodhitë e jetës e me mungesat e saj.
Luga e drunjtë me të cilën përzienim reçelin ishte ajo që gjyshi kishte gdhendur me duart e tij, edhe pse ai mungonte prej dekadash, qysh para se të lindja unë. E kisha njohur e isha rritur me të përmes kujtimeve të time gjysheje, njësoj sikur ta kisha patur pranë çdo ditë të jetës.
“Secili reçel është një histori, zemra nonës. Disa janë të ëmbël, disa kanë një shije të veçantë disi të thartë, por të gjithë kanë vlerën e tyre. Janë pjesë e diçkaje ku dhe ti bën pjesë, janë si ciklet e jetës”.
Nona e kishte merak të madh që unë të kuptoja gjithçka që nuk dukej, gjithçka që qëndronte e fshehur e që dilte në pah nëse vije mendjen në punë. Ne përgatisnim bashkë reçelnat e zahiret e dimrit por ndërkohë unë kuptoja e mësoja çfarë është jeta.
“Gjërat që vlejnë duan kohë bija ime, duan mbi të gjitha durim. Duan t’u qëndrosh mbi krye, të përkujdesesh për to siç po bëjmë tani me reçelin. E trazojmë ngadalë, me zjarr mjaft të ulët duke kontrolluar temperaturën, duke hequr shkumën e parë që krijohet me lugë me kujdes, duke matur sheqerin e ujin që ia shtojmë në rast nevoje, me pikatore. Kështu veprojmë për çdo gjë të rëndësishme të jetës. Asgjë e vyer nuk bëhet me vrap e aq më pak pa durim e përkujdesje”.
Një nga mësimet më të mëdha të jetës unë e kam marrë pikërisht ndërsa ime gjyshe më mësonte të përgatisja reçelin: Nuk ka recetë për lumturinë. Ka kujdes, ka prani, ka mbi të gjitha durim. E në fund ka kujtime që ruhen thellë në zemër, kuptimin e filozofinë e të cilave duhet ta përcjellim tek të tjerët.
Më duket sikur e dëgjoj teksa mbyll sytë e përhumbem në kujtime: “Mos e nxito jetën bija ime, e bukura piqet ngadalë. Asgjë me vlerë në këtë jetë nuk duhet nxituar”.

Deklaratë zyrtare e Federatës së Arbërisë kundër shpërfilljes së gjuhës shqipe në teknologjitë globale dhe platformat digjitale

0

DEKLARATË ZYRTARE E FEDERATËS SË ARBËRISË

Kundër shpërfilljes së gjuhës shqipe në teknologjitë globale dhe platformat digjitale

Të nderuar autoritete, institucione kulturore, gjuhësore dhe akademike, brenda dhe jashtë trojeve shqiptare,

Federata e Arbërisë, si një organizatë kulturore dhe identitare me mision të qartë për ruajtjen dhe promovimin e gjuhës, historisë dhe trashëgimisë kombëtare shqiptare, shpreh shqetësimin e saj të thellë për mosrespektimin dhe deformimin e gjuhës shqipe në platformat teknologjike, sistemet e inteligjencës artificiale dhe programet grafike globale.

Në një kohë kur teknologjia po udhëheq mënyrën e komunikimit, mungesa e përfshirjes së plotë dhe të drejtë të shkronjave shqipe “Ë” dhe “Ç”, si dhe deformimi i fjalëve shqipe në mënyrë automatike, përbën një rrezik real për asimilimin digjital të gjuhës sonë dhe përçudnimin e identitetit tonë kulturor në sytë e botës.

 Kjo nuk është një çështje teknike – është çështje e sovranitetit kulturor dhe gjuhësor.

Kërkesat tona:

  1. Përfshirja e standardit të gjuhës shqipe në sistemet ndërkombëtare të AI-së, grafikes dhe komunikimit digjital, me korrektësi absolute të shkronjave tona burimore.
  2. Reagim zyrtar nga Ministritë e Arsimit dhe Kulturës të Shqipërisë dhe Kosovës, Akademitë e Shkencave, si dhe Institucionet Gjuhësore Kombëtare, për të garantuar përdorimin e saktë të shqipes në teknologji.
  3. Thirrje komunitetit akademik, dijetarëve të gjuhës, shoqatave të diasporës dhe mediave shqiptare, që të mos heshtin përballë këtij asimilimi digjital që po i ndodh gjuhës së Skënderbeut, Naimit dhe Fishtës.

Federata e Arbërisë nuk do të heshtë. Ne do të reagojmë në çdo formë të mundshme kombëtare dhe ndërkombëtare, për të ruajtur dritën dhe pastërtinë e gjuhës shqipe, ashtu siç na e lanë amanet rilindasit, patriotët dhe martirët tanë të historisë.

Me nderime kombëtare,
FEDERATA E ARBËRISË
Zëri i identitetit, unitetit dhe kulturës shqiptare-Tiranë-Prishtinë-Shkup -Diaspora Shqiptare

Lamtumirë Shaban Bali Nokshiqi – Nderim për jetën dhe veprën e një atdhetari të madh

1
Me dhimbje dhe respekt të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të patriotit, atdhetarit dhe shkrimtarit të shquar Shaban Bali Nokshiqi, i cili ndërroi jetë në Tropojë. Ceremonia e varrimit u zhvillua me 20 maj 2025, në Bajram Curri, Shqipëri, ku ai u përcoll me nderime të shumta nga familjarë, miq, bashkëkombas dhe dashamirës të fjalës dhe veprës së tij.

Shaban Bali Nokshiqi lindi më 25 maj 1927, në fshatin Llagaj të Tropojës. Shabani mbante me krenari mbiemrin Nokshiqi, të fshatit-fortesë të Plavës e Gucisë, aty ku dy herë u mund ushtria malazeze nga forcat vullnetare shqiptare në vitet 1879–1880. Ai ia kushtoi tërë jetën çështjes kombëtare, kulturës dhe historisë shqiptare.

U bë i njohur për veprat e tij letrare dhe dokumentare, ndër të cilat më të spikaturat janë:

  • Gurë të ngulun në Nokshiq
  • N’kufi të shqipes e thej gurin
  • Kujtimet e Babës

Për kontributin e tij të çmuar, Shabani u nderua me disa çmime, përfshirë edhe Çmimin e Lartë “Pena Alpine” në vitin 2021.

Në emër të platformës “Plava e Gucia Sot”, i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes Nokshiqi, të afërmve dhe gjithë komunitetit shqiptar që e deshi dhe e nderoi këtë figurë të madhe.

Pusho i qetë në tokën e të parëve, Shaban. Vepra jote do të jetojë përherë.

Marrë nga: Plava e Gucia Sot

Në Srebrenicë të Bosnjës, ushtria serbe kreu masakrën më të madhe në Evropë që nga Holokausti

0

Nga Aurel Dasareti

Dëgjova se z Enver Bytyçi ka shkruar një artikull në Bota Sot me titullin: “Ajo që po ndodh në Gaza është genocidi më i madh pas Luftës së Dytë Botërore!” Kjo është krejtësisht e pasaktë, është një gabim i madh dhe i dëmshëm për kombin shqiptar. Praktikisht, ky artikull u shkon shumë për shtat armiqve serbo-sllavë…në dëm Kombit dhe trojeve tona, veçanërisht Kosovës. Në korrik të vitit 1995, forcat serbe të Bosnjës shfarosën deri në 8,000 burra dhe djem boshnjakë nga qyteti i Srebrenicës. Ishte masakra më e madhe në Evropë që nga Holokausti.

Bosnia and Herzegovina Genocide (1992-1995) During the Bosnian Civil War (1992-1995), the Bosnian Serbs, one of the three main ethnic groups forming the newly independent Republic of Bosnia and Herzegovina, targeted Bosniaks (Bosnian Muslim) alongside Croatian civilians with the aim to “cleanse” Bosnia of its Muslim civilian population. An estimated 100,000 people were killed, 80,000 of which were Bosnian Muslims. In July 1995, Bosnian Serb forces exterminated as many as 8,000 Bosniak men and boys from the town of Srebrenica. It was the largest massacre in Europe since the Holocaust.

Gjenocidi, do të thotë shfarosja sistematike e njerëzve që i përkasin një grupi të caktuar. Është një akt i kryer me qëllimin për të shkatërruar, tërësisht ose pjesërisht, një grup kombëtar, etnik, racor ose fetar.

Gjenocidet:

  • Namibia, 1904-07.
  • Turqia, 1915-16.
  • Bashkimi Sovjetik, 1928-53.
  • Gjermania naziste, 1933-45.
  • Kamboxhia, 1975-79.
  • Bosnja dhe Hercegovina, 1992-95.
  • Ruanda, 1994.
  • Sudani, 2003.

Nuk jemi ne shqiptarët e vegjël që do rregullojmë problemet e botës së madhe. Unë flas për terroristët palestinez që filluan sulmin terrorist tash e jo çka ka ndodhur më parë. Pra, kush e nisi luftën më i pari: Hamas terroristët që përfaqësojnë  të ashtuquajturën Palestinë. Pse ky sulm terrorist pikërisht në kohën kur Rusia pro-palestineze masakron Ukrainën?! Sepse Rusia donte të largonte vëmendjen e opinionit botëror nga lufta e saj për të pushtuar Ukrainën dhe i urdhëroi mikeshës së saj “Palestinës”: “Më ndihmoni, ma lehtësoni “punën” me Ukrainën, sulmoni, terrorizoni popullin hebre…” E tani, Izraeli e kthen përgjigjen. Është kollaj ta nisësh një luftë por rëndë ta përfundosh me sukses.

Sulmi terrorist i Hamasit ndaj Izraelit në tetor 2023 ndodhi në mëngjesin e 7 tetorit 2023, kur krahu ushtarak i grupit palestinez Hamas, Brigadat Izz ad-Din al-Qassam, nisën një seri sulmesh kundër objektivave në Izrael. Ky veprim nisi luftën në Gaza (që nga viti 2023). Grupi militant Xhihadi Islamik thuhet gjithashtu se ka marrë pjesë në armiqësi. Sulmi erdhi si një befasi e plotë për Izraelin. Numri i njerëzve të vrarë thuhet të jetë 1,200, ndërsa mbi 200 njerëz u morën peng. Krime lufte të panumërta. Midis krimeve të luftës të Hamasit që padyshim u kryen ishin sulme pa dallim ndaj civilëve, likuidime të njerëzve në robëri, sulme seksuale, marrje pengjesh, gjymtim i kufomave, përdorim i civilëve si mburoja njerëzore dhe plaçkitje, thuhet në raport. Të organizuar në mënyrë të jashtëzakonshme. Terroristët hodhën granata dore dhe qëlluan në strehimore, dhe qëlluan granata me raketa në shtëpi. Disa shtëpi u vunë në zjarr, njerëzit u dogjën dhe u mbytën, dhe të tjerë që ikën u vranë ose u kapën, thuhet në raport. Janë gjetur prova të abuzimit seksual, duke përfshirë njerëz që u detyruan të zhvisheshin dhe imazhe të seksualizuara të tyre që u postuan në mediat sociale. Kur Festohen Masakrat e Civilëve izraelit të 7 tetorit 2023. Si duhet ta kuptojmë që njerëzit si në Lindjen e Mesme ashtu edhe në Perëndim festojnë vrasjet brutale të izraelitëve hebrenj? Dhe çfarë lidhje ka kjo me konfliktin? Njerëzit në mbarë botën janë tronditur – në kuptimin e indinjimit, në vend që të jenë të befasuar – nga vrasjet e synuara dhe gjakftohta të qindra civilëve të pafajshëm izraelitë. Hamasi qëlloi njerëz të rastësishëm në rrugë dhe përdhunoi dhe masakroi të rinj në një festival muzikor. Historitë e fëmijëve të vrarë në Kibbutz Kfar, me historitë e foshnjave me kokë të prerë, janë të tmerrshme. Ajo që ndodhi saktësisht është e paqartë – përtej faktit se është një masakër brutale dhe gjakftohtë e më të pambrojturve. Shkalla është e tmerrshme. Detajet janë të neveritshme.

PS: Ne jemi në prag të zhdukjes si komb dhe si vend; duhet të jemi të kujdesshëm dhe diplomatikë me shkrimet tona. Shqipëria duhet t’i japë përparësi interesave kombëtare mbi aktivitetet e kohës së lirë të politikës së jashtme. Kërkohet një nivel i ri vigjilence për të shmangur përfshirjen në politika që bien ndesh me interesat e vendit. Bota po përballet me një vakum pushteti që do të zgjasë për dekada.

PS: Si plotësim, më poshtë po postoj sërish dy letrat e mia të datës 15.10.2023, dhe 08.01.2024. Përsëritja nuk duhet të jetë e mërzitshme. Vetëm shikoni lindjen e diellit. Në përsëritjet e duhura shfaqen nuancat, në të njëjtën gjendet dallimi.

——————————————————-

Aktet shtazarake të terrorit kundër civilëve izraelitë kanë tronditur të gjithë botën

15.10.2023

Populli mik hebre është i rrethuar nga armiq. Njësoj si populli shqiptar që është i rrethuar nga armiq. Detajet që dalin bëhen gjithnjë e më të tmerrshme. Disa llum shqipfolës (islamik), që abuzojnë me median, mbrojnë vrasësit gjakftohtë të civilëve të pafajshëm izraelitë për arsye fetare. Nxitja për gjenocid nuk mbrohet nga liria e fjalës.

***

Amerika qëndron me Izraelin. Ky sulm ishte urrejtje e pastër. Jo vetëm urrejtje, por keqdashje ndaj popullit hebre. Kurrë nuk e kisha menduar se do të shihja dhe do të kisha verifikuar imazhe të terroristëve që prisnin kokat e fëmijëve,-  tha presidenti i SHBA, Joe Biden

***

Gjatë luftës në Bosnje (1992-95) terroristët serb u fshehën pas civilëve të tyre (“muri i gjallë”) dhe qëlluan kundërshtarin, por kjo i bëri ata një objektiv legjitim për t’u dhënë një përgjigje adekuate (unë e kam parë vetë).

Si të duash një popull i cili të urren?! Në sytë e tij ti nuk ekziston. Ai mbështet armikun tënd Serbinë që bëri gjenocid kundër teje, familjes tënde dhe popullit tënd vetëm pse jeni shqiptarë! Këtë dashuri mund ta kenë brenda vetes vetëm idiotët, budallenjtë, vasalët, kriminelët, mercenarët, tradhtarët.

Gaza fitoi vetëqeverisjen në vitin 2005 dhe në zgjedhjet e 2007, Hamasi fitoi (u zgjodhën nga shumica e popullatës palestineze) dhe e ka sunduar Gazën që nga viti 2007. Përpjekja për t’ia shtyrë përgjegjësinë për këtë luftë të tjerëve (hebrenjve që u sulmuan papritmas) është marrëzi e pastër. Ne shohim simpatizuesit e Hamasit duke u lavdëruar në Gaza. Dhe me miliarda arabë që kanë emigruar në Evropë dhe vendet tjera perëndimore sot demonstrojnë në rrugët dhe sheshe të qyteteve të vendit nikoqir duke brohoritur për Hamas –in. Kërkojnë vdekjen e gjithë hebrenjve.

PS: Ata (palestinezët, arabët, dhe myslimanët e shteteve tjera) nuk emigrojnë në vendet e pasura myslimane arabe (sepse edhe vet arabi mysliman nuk i do) por me histori dhe identitete false, si “refugjatë”, të cilët gjoja torturohen nga qeveritarët e vendit të tyre, kërkojnë një jetë më të mirë në vendet e krishtera Perëndimore. Ekziston rreziku se në muajt që vijnë do të kryejnë akte terroriste në Evropë e gjetiu (kundër qytetarëve të vendeve që u kanë dhënë bukë dhe leje qëndrimi).

***

Çdo shpirt i vrarë është tragjik. Pavarësisht origjinës. Edhe ato palestinez pra. Ju nuk duhet të llogarisni vlerën e kufomave. Dhimbja është e njëjtë për ata që janë më të afërmit. Dallimi qëndron në mënyrën se si vriten. Asnjëherë nuk janë parë ushtarë izraelitë të presin kokat e foshnjave. Nuk i kam parë kurrë të përdhunojnë gra, me thika të shkatërrojnë me barkun dhe gjoksin e femrave shtatzënë. Kurrë nuk janë parë ushtarë izraelitë të kërcejnë (vallëzojnë) me trupa të zhveshur, të pajetë dhe të bërtasin: “Allahu akbar” (dmth – Zoti i myslimanëve është më i madhi).

Izraeli është një mik që e ka njohur Kosovën si shtet të pavarur.

Palestina (e myslimanëve) është një armik që nuk e njeh Kosovën si shtet, dhe së bashku me serbët, njerëzit e saj, në mes të Beogradit lehin: “Kosova është Serbi”.

Viktimat e terrorit të Hamasit vriten sepse janë hebrenj. Nuk kishin bërë asgjë të keqe. Pikërisht siç u masakruan viktimat e terrorit të Serbisë (1998-99) vetëm sepse janë shqiptarë, nuk kishin bërë asgjë të keqe.

Duhet t`i luftojmë gjakprishurit midis nesh; të mos u japim qasje në mediat kombëtare etj., përndryshe do të jemi një nga popujt që u zhdukën. Pse? Sepse miqtë tanë Perëndimor (kemi shumë pak) do të na e kthejnë shpinën, dhe mikesha e palestinezëve, Serbia dhe Rusia do t`ju zhdukë plotësisht.

***

Sulmi i papritur brutal barbar i organizatës terroriste Hamasit kundër Izraelit ka tronditur të gjithë botën në atë që quhet “sulm terrorist”.

Masakra ka prekur mijëra civilë të pafajshëm – duke përfshirë foshnjat, të rinjtë dhe pleqtë.

Konflikti është përshkallëzuar me shpejtësi ditët e fundit dhe numri i të vdekurve dhe të plagosurve nga të dyja palët po rritet vazhdimisht.

Disa gjakprishur shqipfolës e mohojnë këtë, arsyetojnë terroristët islamik të kësaj organizate, e bëjnë fajtor viktimën dhe, shajnë e ofendojnë shqiptarët e vërtetë që dënojnë terrorin e Hamasit.

Kjo është për të legjitimuar veprimet më të tmerrshme.

Duhet të jetë e mundur që këta islamik të degjeneruar të shtrohen në një spital psikiatrik, ku mund të ndihmohen personat me imagjinate jashtëtokësore, gjysmë truri të kalbur dhe aftësi mendore të dëmtuara.

Mercenarët shqipfolës punojnë që ne të mos ekzistojmë. Nuk mund të ekzistojë një jetë fisnike dhe e lartësuar pa njohur djajtë e demonët si dhe pa luftuar paprerë kundër tyre.

***

“Fjalët e kujtdo që e quan veten shqiptar, për të mos e quajtur terrorizëm bombardimin e Izraelit dhe për të fajësuar ata që u sulmuan, është një nga gjërat më të sëmura që kam dëgjuar ndonjëherë”, – më tha një koleg-ushtarak i lartë perëndimor.

***

Ekziston vetëm një fe, dhe shumë njerëz të hutuar.

Kjo është një pyetje e madhe. Për shkak se ti e keqinterpretosh, të heqësh qafe fenë do të ishte një fillim i mirë, apo jo? Duket se shkakton shumë kaos.

Prerja e kokave të fëmijëve hebrenj është padyshim pjesë e luftës “çlirimtare” palestineze. Prerja e kokave të njerëzve është një nga taktikat e IS dhe Hamasi ka filluar të na kujtojë këtë. Njerëzit që arrijnë t’u presin edhe foshnjës e gjëra të ngjashme nuk janë njerëz, por kafshë me diagnozë psikopatie. Bajga kundërmuese.

***

PS: Për të mos u keqkuptuar nga lexuesit, do të shkruaj disa rreshta të thjeshtë për veten dhe profesionin tim. «Ofendimet» e mia u destinohen vetëm atyre krijesave që e gjejnë veten në to. Jo Kombit. Nuk gjeneralizoj. Si ushtarak dhe psikolog, kam përvojë shumëvjeçare luftarake dhe njoh disa gjëra për të cilat shkruaj.

Për çfarë është psikologjia?

Psikologjia ka të bëjë me të kuptuarit e mendimeve, emocioneve dhe sjelljes njerëzore. Lënda duhet të ofrojë një këndvështrim shkencor mbi proceset dhe mekanizmat psikologjikë, brenda dhe ndërmjet njerëzve, dhe t’i ndihmojë studentët të zhvillojnë një kuptim kompleks dhe më të plotë të njerëzve.

Psikologjia ushtarake – është aplikimi i parimeve, njohurive dhe metodave psikologjike në problemet ushtarake. Psikologjia moderne ushtarake filloi gjatë Luftës së Parë Botërore, kur testet e inteligjencës dhe testet e tjera u përdorën në punën për përdorimin racional të ekuipazheve ushtarake.

PS: Terroristët, kushdo dhe kudo që janë, duhet të shkatërrohen pa mëshirë, kudo që fshihen!

————————————————————————-

Hallet e shqipfolësve islamikë!

08.01.2024. Përshëndetje, pasi shpejtoj po shkruaj disa rreshta kundër atyre shqipfolësve që fenë e vet myslimane e vendojnë përpara.

Përçarje gjithë-shqiptare, në baza fetare, jemi vend laik… E ashtuquajtura Palestina, mikesha e Serbisë, Rusisë dhe armiqve tjerë… ka refuzuar të njohë ekzistencën e Shtetit (vendit), dmth Kosovës, duke brohoritur në kor me serbët “e ashtuquajtura Kosova është Serbi”.

E tani, hallet e shqipfolësve islamik, nuk drejtohen për të mirën e Kombit shqiptar dhe vendit të vet (shqiptarëve pra, që janë në zhdukje e sipër), por vajtojnë për Palestinën vetëm për faktin se ata janë mysliman, duke akuzuar Izraelin. Këta aventuristë,  disa prej tyre “profesorë” e jo mahi, përndryshe gjysmë analfabetë dhe “myslimanë që nuk besojnë aspak në Zot”, me shkolla të blera, nuk janë ushtarak dhe duhet të heshtin për çështjet ushtarake dhe luftërat e rruzullit tokësor. Nuk e kuptojnë fare se Izraeli është një aleat i Kosovës dhe shqiptarisë. Kanë “harruar“ se shpëtuesit e shqiptarëve të Kosovës (gjatë bombardimeve të NATO-s kundër Serbisë gjenocidale, pan-sllaviste, terroriste, fashiste, naziste) nga 24 marsi deri në 10 qershor 1999 ishin:

Personazhet kryesore në administratën amerikane, që në vitin 1999 mundësuan ndërhyrjen e NATO-s (bombardimin e Serbisë terroriste) për të ndaluar gjenocidin e vazhdueshëm të kryer kundër popullit shqiptar të Kosovës, spastrimin etnik të tyre nga trojet stërgjyshore – ishin me origjinë hebreje, si që ishin:

Madeleine Albright – Ish sekretari amerikan i shtetit – kjo zonjë humaniste ishte një mbështetëse e madhe e Kosovës në luftën e saj çlirimtare kundër Serbisë terroriste.

Wesley Clark – Gjeneral amerikan që në vitin 1999 ka drejtuar fushatën ajrore të NATO-s kundër Serbisë terroriste

Richard Holbrooke – Ish-ambasadori amerikan në OKB

Sandy Berger – Ish këshilltar për sigurinë kombëtare në SHBA

William Cohen – Ish-sekretari amerikan i Mbrojtjes

Tom Lantos – Ish-anëtar i Dhomës së Përfaqësuesve

Harrova të përmendi çetnik Arafat-in, sivëllain e çetnikut gjakpirës Sllobodan Millosheviç

O shqiptar, nëse nuk je i kualifikuar për politikën e jashtme, atëherë heshtë. A nuk e sheh se gjithë Perëndimi është kthyer kundër shqiptarëve edhe për faktin sepse mendojnë se jemi islamik të rrezikshëm për Evropën…, ore kokëtul, kokëmish. Mbahuni me aleatët, e mos sakrifikoni kombin dhe vendin e juaj për të huajt dashakeq, përndryshe do të zhdukeni si komb e shtet brenda 5-6 vitesh…

PS: Unë nuk jam robot. Prandaj ju them pa doreza: Çka dini ju, nuk di unë. Por edhe çka di unë, nuk dini ju. OK?

  • Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike                                                                                                                                                                   
  • Varreza e madhe e Srebrenicës, një kujtesë e hidhur e gjenocidit serbomadh jo vetëm për popullin boshnjak (mysliman), por për mbarë njerëzimin.

Avni Nasufoski nis zyrtarisht detyrën në OKB si përfaqësues i Unionit Afrikan. Një fazë e re për projektet ndërkombëtare

0

Safet Sadiku

AFRIZIMI DHE KARIERA POLITIKA E NJË MËRGIMTARI

Gjenevë, 2 qershor 2025 – Në një ceremoni zyrtare të mbajtur në Pallatin e Kombeve të Bashkuara në Gjenevë, ambasadori z. Avni Nasufoski mori zyrtarisht detyrën e tij si përfaqësues i Unionit Afrikan pranë Kombeve të Bashkuara.

Z. Nasufoski u prit me nderime nga shefi i protokollit të OKB-së, z. Shaposhnikov, në një atmosferë solemne që shënoi jo vetëm fillimin e një mandati të ri diplomatik, por edhe hapjen e një kapitulli të rëndësishëm për projektet strategjike që ai ka zhvilluar ndër vite.

Me një përvojë të gjatë në diplomaci dhe në bashkëpunim ndërkombëtar në katër kontinente, z. Nasufoski ka qenë një figurë aktive dhe kontribuese në ndërlidhjen e partnerëve institucionalë dhe investitorëve privatë për zhvillimin e infrastrukturës në vende në zhvillim, me fokus të veçantë në kontinentin afrikan.

Në rolin e tij të ri në Gjenevë, ai pritet të intensifikojë implementimin e një sërë projektesh zhvillimore që tashmë janë në fazë të avancuar të planifikimit dhe koordinimit. Këto përfshijnë projekte të mëdha në sektorë jetikë si:

1) Menaxhimi i ujërave të zeza dhe teknologjitë e trajtimit të ujërave, ku është përgatitur një paketë investimesh që do të zbatohet në disa shtete afrikane në bashkëpunim me institucione dhe kompani teknologjike evropiane;

2) Ndërtimi i infrastrukturës rrugore, për të ndihmuar në lidhjen mes komuniteteve rurale dhe qendrave urbane;

3) Projekte energjetike të qëndrueshme, për të sjellë zgjidhje të reja në burimet alternative të energjisë dhe për të rritur kapacitetet energjetike të rajoneve në nevojë.

Z. Nasufoski njihet për qasjen e tij pragmatike dhe ndërmjetësimin efikas midis institucioneve ndërkombëtare dhe partnerëve lokalë, duke e bërë atë një aktor kyç në ndërtimin e urave të bashkëpunimit ndërkontinental.

Pritet që pranë selisë së OKB-së në Gjenevë, ai jo vetëm të përfaqësojë interesat e Unionit Afrikan, por edhe të jetë një nxitës aktiv i dialogut për zhvillim të qëndrueshëm, përfshirje teknologjike dhe investime të ndërsjella midis vendeve të Jugut dhe Perëndimit. Po ashtu do të ketë invedtime edhe në sektori bujqësor dhe ushqimor, përmes zbatimit të teknologjive të reja në menaxhimin e tokës dhe ujit.

Përveç rolit të tij diplomatik, z. Nasufoski ka ndërtuar marrëdhënie të qëndrueshme edhe me Odën Ekonomike Gjermane, partnerë financiarë në Lindjen e Mesme, si dhe me institucione kredibile ndërkombëtare të zhvillimit dhe investimeve, duke përfshirë fondacione të mirënjohura dhe banka zhvillimore.

Në këtë fazë të re, prania e tij në Gjenevë pritet të jetë një katalizator për avancimin e projekteve strategjike dhe për thellimin e bashkëpunimit mes shteteve afrikane dhe aktorëve ndërkombëtarë, në funksion të qëllimeve të zhvillimit të qëndrueshëm.

Pak fjalë për karierën e z. Avni Nasufoski

Avni Nasufoski është një nga figurat më dinamike dhe të angazhuara në skenën ndërkombëtare, i njohur për kontributin e tij në diplomaci, zhvillim ndërkombëtar dhe ndërlidhje mes kontinentit afrikan dhe aktorëve globalë. I lindur në Maqedininë Veriore, dhe me rrënjë në komunitetin shqiptar të diasporës, ai përfaqëson një shembull të veçantë të një mërgimtari që ka arritur të ndërtojë një profil të fuqishëm politik dhe diplomatik në arenën ndërkombëtare.

Që në vitet e para të angazhimit të tij publik, Nasufoski ka qenë i përkushtuar ndaj çështjeve të zhvillimit ekonomik dhe social në vendet në zhvillim. Përvoja e tij e gjerë përfshin bashkëpunime me institucione ndërkombëtare, fonde zhvillimore dhe aktorë ekonomikë nga katër kontinente, nga Evropa e deri në Afrikë, nga Lindja e Mesme deri në Azinë Qendrore.

Afrizimi i karrierës së tij politike është një nga aspektet më dalluese të profilit të tij. Përmes një qasjeje praktike dhe me vizion afatgjatë, z. Nasufoski ka ndërtuar ura të forta bashkëpunimi me shumë vende afrikane, ku ka përgatitur projekte konkrete në fusha jetike si:

1) Menaxhimi i ujërave të zeza dhe teknologjitë e trajtimit të ujërave

2) Ndërtimi i infrastrukturës rrugore dhe urbane

3)Zhvillimi i projekteve energjetike të qëndrueshme

4)Forcimi i kapaciteteve lokale përmes partneriteteve ekonomike

Ai është gjithashtu përfaqësues i disa fondeve ndërkombëtare, dhe ka krijuar lidhje të ngushta bashkëpunimi me Odën Ekonomike Gjermane, me partnerë në Lindjen e Mesme, si dhe me institucione financiare e zhvillimore të njohura ndërkombëtarisht.

Në qershor të vitit 2025, z. Nasufoski mori zyrtarisht detyrën si ambasador i Unionit Afrikan pranë Kombeve të Bashkuara në Gjenevë, një post që kurorëzon vitet e angazhimit të tij diplomatik dhe politik. Ai shihet nga bashkëpunëtorët si një zë i besueshëm për promovimin e projekteve të qëndrueshme dhe për ndërtimin e partneriteteve mes Jugut dhe Perëndimit.

Karriera e tij përfaqëson fuqishëm potencialin e diasporës shqiptare për të ndikuar pozitivisht në zhvillimin ndërkombëtar dhe për të krijuar lidhje të reja përmes politikës së bashkëpunimit, inovacionit dhe diplomacisë ekonomike.

b)  Këto fotografi përfaqësojnë një moment simbolik dhe të rëndësishëm diplomatik: z. Avni Nasufoski qëndron përpara hyrjes qendrore të Pallatit të Kombeve të Bashkuara në Gjenevë, me flamurin e OKB-së që valëvitet mbi të. 

Në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, Diaspora votoi për herë të parë

0

Ndonëse ka pasur përpjekje edhe më parë, vetëm në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, diaspora shqiptare votoi për herë të parë duke realizuar të drejtën kushtetuese si qytetarët  tjerë në Shqipëri. Sipas informacioneve për të votuar janë paraqitur 245.935 emigrantë shqiptarë, ndërsa kanë votuar 194.889 apo 79.24%. Në këtë drejtim duhet të ndryshohet ligji zgjedhor ku për diasporën duhet të rezervohen vendet për deputetë, duke u motivuar për të qenë pjesë e skenës politike, sikurse e kanë disa vende evropiane, sepse ajo është ndërgjegja e jonë kombëtare

Nail Draga, Ulqin

Në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, të mbajtura me 11 maj që ishin të 11-at pas ardhjes së demokracisë, të drejt vote kanë pasur   3,713,761  qytetarë brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Për herë të parë  kanë pasur mundësi  të votojnë  114,642qytetarë, ndërsa për herë të parë në Shqipëri votoj edhe diaspora, një proces që është realizuar përmes postës. Sipas të dhënave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve më shumë se 245 mijë persona janë regjistruar për të marrë pjesë në këtë proces.

Për 140 vende në parlament kanë garuar 2046 kandidatë përmes 11 listave zgjedhore, kandidatët e të cilëve janë vendosur në lista të mbyllura dhe të hapura. Në tërë vendin kanë qenë 5225 Qendra Votimi.

Në sajë të dhënave nga KQZ, në zgjedhjet e 11 majit 2025kanë votuar 1.570.921 qytetarë apo 42.21%. Nga 12 qarqet pjesëmarrje të lartë në votime ka pasur   ai i Dibrës me 50.10%, ndërsa më të ultë i Vlorës 31.47%, nga del se votuesit shqiptar nuk janë të motivuar të marrin pjesë në votime, që paraqet çështje për qasje të veçantë.

Fitore bindëse e PS-së

Ndërsa në sajë të rezultatëve të publikuara Partia Socialiste mori 856,318  vota  apo 53.3% dhe arriti që të sigurojë 83 mandate, duke realizuar një fitore bindëse, ndërsa Partia Demokratike me 529,435 vota apo  32,9% dhe  mori 50 mandate deputetësh. Në Parlament më tre deputetë do të përfaqësohet edhe Partia Socialdemokrate, e cila fitoi 49.890 vota(3.1%), ndërsa për të parën herë në parlament do të jenë edhe  Mundësia me 2 deputet(49,006 vota 3.0%), Nisma-SHBme 1 deputet (64,268 vota 4.0%) dhe Bashkë me 1 deputet( 24,621 vota 1,5%).  Ndërsa sipas qarqeve PS ka fituar në 9 ndërsa PD në 3 qarqe(Shkodër, Lezhë e Kukës).

Defektet e ligjit zgjedhor

Ligji zgjedhor aktual është rezultat i kompromisit apo pazareve të dy partive politike PD e PS, duke filluar nga viti 2008 dhe verifikuar me 27 korrik 2024. Kemi të bëjmë me një ligj zgjedhor i cili vendin e ka të ndarë në 12 zona elektorale që janë përmes qarqeve, ku edhe votat ndahen sipas tyre,  në vend që te kemi një njësi zgjedhore me sistem proporcional, duke përcaktuar pragun elektoral për subjektët politike.

Lista e mbyllur dhe ajo e hapur

Kodi zgjedhor ekzitues  është një sistem proporcional rajonal me dy lloj listash, atë të mbyllur dhe të hapur, nga del se kemi të bëjmë me dy kategori të deputetëve. Kemi të bëjmë  e deputet të cilët nuk votohen nga elektorati votues dhe ata të tjerët që votohen drejtpërdrejtë nga qytetarët. Duke marrë parasysh se Shqipëria nuk është një njësi zgjedhore, por përbëhet nga 12 të tilla, sipas qarqeve, andaj edhe votat ndahen sipas tyre, e jo sipas  totalit kombëtar të votave.

Deputetët e favorizuar

Në sajë të definimit të  përcaktimit të kandidatëve  në listen e mbyllur, fjalën kryesore e kanë kryetaret e partive politike, ku ata vendosin së cilët individë do të jenë kandidatë për deputetë, nga del se ata do të jenë të  favorizuar, ndërsa e kundërta është me kandidatët nga lista e hapur, që qytetarët i votojnë drejtpërdrejtë. Nga një veprim i tillë del qartë se kandidatët në listen e hapur duhet të angazhohen për vota dhe mbrojtjen e tyre, për të arritur objektivin  personal dhe ate partiak.

Partitë e reja pa peshën e duhur

Në zgjedhjet parlamentare të 11 majit për të parën herë morën pjesë edhe disa parti të reja, të cilat arritën të marrin deputet, duke qenë pjesë e skenës politike në Shqipëri. Por, nga paraqitja e tyre kishte dyshime, për mundësinë dhe rolin e tyre në këtë sistem i cili është bërë sionim i pushtetit nga PS dhe opozita e PD.

Në sajë të mungesës së infrastrukturës partiake, këto parti politike nuk prodhuan debat politik, duke ofruar numër të kufizuar individësh, pa shpërndarje të gjerë territoriale, ku megjithatë arritën rezultate që nuk mund të nënçmohen. Kështu   Mundësia fitoi 2 deputet(49,006 vota 3.0%), Nisma-SHB me 1 deputet (64,268 vota 4.0%) dhe Bashkë me 1 deputet( 24,621 vota 1,5%). Gjithsejt janë  137,895 vota ku nëse i shtohen edhe 20,864 vota të Koalicionit Euroatlanik që nuk ka fituar mandat të deputetit, atëherë  gjithsejt janë 158,759 vota, numër i cili nuk mund të nënçmohet. Ka pasur vërejtje se dalja e tillë i ka dëmtuar ata, sepse po të bashkoheshin në një listë zgjedhore do të fitonin dyfishin e numrit të deputetëve, por siç duket kanë dashur të provojnë vetën para elektoratit votues.

Mashtrimi i mandateve

Në sajë të këtij ligji zgjedhor ku vendi është i ndarë në 12 qarqe, ku edhe votat ndahen sipas tyre, vota deformohet, sepse nuk tregon vullnetin politik të qytetarëve, të cilët kanë marrë pjesë në procesin e votimit. Mandatet nuk pasqyrojnë votën popullore, por shtrembërimin që sistemi bën mbi votën.

Në rastin konkret kemi të bëjmë me mashtrimin e mandateve, sepse deformohet vullneti i qytetarëve të cilët kanë marrë pjesë në votim. Nëse i analizojmë votat e PS  del se kjo parti ka marrë rreth 10 mandate  për të cilët nuk kanë votuar qytetarët, por falë ndarjes proporcionale rajonale që është rezultat i paktit Rama-Berisha nga viti 2008.

Po ashtu kemi diferencime të mëdha ne lidhje me votat për mandatin e deputetit. Kështu PS e cila fituar 83 mandate, del qartë se 1 mandat i deputetit është fituar me 10.317 vota, ndërsa e kundërta është për partitë e vogla. Në rastin konkret Nisma–SHB, edhe pse ka fituar 64.268 vota ka fituar 1 deputet(!), ndërsa Mundësia 49,009 vota ka fituar 2 deputet etj., që është rezultat i ndarjës në vendit në 12 zona elektorale. Andaj këto të dhëna janë të mjaftueshme për të kuptuar se duhet të ndryshohet Kodi zgjedhor, që Shqipëria të jetë një njësi zgjedhore, me pragun elektoral dhe me lista të hapura. Model në këtë aspekt mund të shërbejë ligji zgjedhor i Kosovës, që është ma i avansuari në nivel evropian.

Rinimi me deputetë të rinj

Në sajë të rezultatëve të zgjedhjeve në Kuvendin e ri të dalë nga zgjedhjet e 11 majit 2025, Partia Socialiste sjell 53 deputetë të rinj nga 83 mandate (rreth 63.8%), ndërsa koalicioni PD-ASHM ka vetëm 14 të rinj nga 50 (28%). Nga një përzgjedhje  e tillë e kandidatëve për deputet del se kemi një paradoks  praktik, ku me e “rinuar” është pushteti se sa opozita, ku është dashur të jetë e kundërta. Por, opozita në këtë aspekt nuk ka bërë llogaritë e duhura me emërtimin e kandidatëve për deputet në listen e mbyllur, sepse të tillët si të njohur me të kaluarën e tyre, nuk kanë qenë motiv për tu votuar nga elektorati  i tyre votues, që është një nder shkaqet e humbjes së PD në këto zgjedhje.

Votimi sipas qarqeve në Shqipëri(11 maj 2025)

Listat e hapura iluzion!

Ndonëse opinioni i gjerë në Shqipëri ka kohë qe kërkon listat e hapura, për të votuar kanidatët e preferuar e jo listat partiake, një ide e tillë mbetet iluzion, sepse  pakti i PS-PD, mbetet pëngesë e vazhdueshme. Kujtojmë  se Kodi zgjedhor aktual është meritë e marrëveshjes apo pazareve politike në mes tyre dy subjektëve politike nga viti 2008, dhe plotësuar me 27 korrik 2024. Dhe në sajë të këtij kodi zgjedhor vetëm 44 nga 140 deputetë u zgjodhën realisht nga qytetarët përmes votës preferenciale, ndërsa  96 të tjerët u vendosën në Kuvend nga renditja e mbyllur e hartuar paraprakisht nga partitë dhe shefat e tyre. Nga një përbërje e tillë del se rreth 69% e deputetëve të Kuvendit nuk janë zgjedhur nga qytetarët, por janë emëruar fitues nga partitë, përpara zgjedhjeve.

Nuk ka dilemë se kemi të bëjmë me  një sistem për të ruajturpushtetin me çdo kusht, andaj, ndryshimin e  Kodit zgjedhor  e vlerësojmë si kusht për mbijetesë politike, dhe të demokracisë pluraliste.

Votat preferenciale

Në vendet demokratike, vota me lista të hapura, apo siç quhet preferenciale  është dukuri normale. Vetëm në këtë mënyrë qytetari ka mundësi të votoj dhe të zgjedh kandidatin e prefereuar. Kësaj here  në Shqipëri për këtë kategori kemi pasur listën e hapur, e cila ka qenë gjysmake, sepse edhe votimi ishte i kufizuar  për një numër të vogël kandidatësh. Në listën e hapur të Partisë Socialiste  në Tiranë Blendi Gonxhja është kandidati më i votuar në të gjithë Shqipërinë, duke marrë 24802 vota, i ndjekur nga Erion Braçe 23864 vota.

Ndërsa nga Partia Demokratike vota preferenciale ka shkuar për Jorida Tabakun, e cila ka marrë 20565 vota. Tabaku ndodhej ne listen e hapur te Partisë Demokratike në Tiranë kuishte ne nje garë të fortë me Ilir Alimehmetin, i cili nuk u fut dot ne Parlament.

Duhet thënë se kandidatët e partive në listat e mbyllura, të cilët ishin të preferuarit të kryetarëve të partive politike, po të kishte qenë votimi me lista të hapura, nuk ka dilemë se  një numër i vogël i tyre do të kishte kaluar, që kishte qenë vlerësimi real nga elektorati votues.

Diaspora votoi për herë të parë

Risi e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit në Shqipëri ishte se për herë të parë votoi edhe diaspora. Fillimisht për të marrë pjesë në votim janë paraqitur 245.935 ndërsa kanë marrë pjesë në votim gjithsej 194.889 qytetarë shqiptarë nga diaspora apo 79,24% e tyre.  Ndryshe nga interesi relativisht i ulët brenda vendit, në diasporë interesi për të votuar është shumë i lartë.

Duke marrë parasysh se emigrimi i shqiptarëve nga Shqipëria ka qenë më i madh në Greqi dhe Itali, është e qartë se nga këto dy vende kanë ardhur numri më i lartë i votave. Kështu zarfet me vota te mberritura sipas shtetëve ishte: Itali 72,800, Greqi 52,942, Gjermani 20,318, SHBA 16,500,  Mbretëria e Bashkuar 11,764   dhe Franca 3,830.

Ndërkohë, sa i përket qarqeve, numri më i lartë i votave të mbërritura janë të Tiranës me 41,748, ndjekur nga Fieri me 25,949, Durrësi me 19,699 vota, Elbasani 19,237,  Korça16,049,  Vlora 15,516, Shkodra 13,343, Berati 12,117,  Lezha11,584, Dibra 7,339, Gjirokastra 6,531 dhe  Kukësi 2,800.

Cekim se vota e diasporës është numëruar  në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe është llogaritur  sikur qytetari të kishte votuar në qarkun, ku ai banonte në Shqipëri.

Mundësi e vonuar e diasporës

Zgjedhjet parlamentare të 11 majit, janë të parat në skenën pluraliste në Shqipëri që ia mundësuan diasporës për të marrë pjesë në votime. Në sajë të fushatës në Itali e Greqi, që u mbajtën për herë të parë,  partitë politike kanë pritur qe të mbeshtetën  masivisht në zgjedhjet e 11 majit. Ndonëse pritshmëria ka qenë më e madhe pjesëmarrja në votime e 194 mijë votuesve, nuk duhet të nënçmohet, se ata kanë shprehur vullnetin e tyre për herë të parë në zgjedhjet parlamentare. Eshtë çështje tjetër se si kanë votuar, ku në sajë të rezultatëve më së shumti është votuar PS, madje rreth 70%, mbetet çështje për analizë. Por, numri i votave prej 194 mijë, është kontigjent i lartë, sepse po të konkuronte diaspora me një listë të veçantë ata mund të fitonin rreth 15-17 deputet, duke qenë subjekt i rëndësishëm në skenën politike. Por, asnjë parti politike kësaj here në listat e tyre të mbyllura nuk vendosi asnjë kandidatë deputeti nga diaspora, nga del se ata kësaj here kanë qenë vetëm votues, të cilët kanë votuar sipas ndërgjegjës së tyre.

Deputetët nga diaspora obligim politik

Diaspora duhet të propozojë vet kandidatët për deputet e jo duke iu lënë  këtë mundësi partive, sepse ata i njohin më mirëindividët  për  përfaqësim. Por, fillimisht për këtë çështje duhet të ekzitojë vullneti politik i pushtetit, që të ndryshojë qasja për përfaqësimin e diasporës në skenën politike në Shqipëri.

Pasi diaspora mori pjesë  për të parën here në zgjedhjet e 11 majit, kjo çështje duhet të analizohet e diskutohet, me konsenzus e pa paragjykime. Sepse diaspora përveç se ka mundësi të votojë edhe ajo mund të zgjidhet, sikurse qytetarët në Shqipëri.

Në sajë të përvojës pozitive nga vendet e ndryshme evropiane, mendoj se fillimisht për diasporën duhet të rezervohen disa vende në Kuvend. Numri i deputetëve do të përcaktohej në bazë të përqindjes së numrit të votuesve në vendin përkatës në diasporë. Angazhimi i diasporës do të prezantonte Shqipërinë në arenën ndërkombëtare me pasion e angazhim profesional, në favor të integrimit  dhe imazhit ndërkombëtar.

Avancimi i diasporës duke qenë pjesëmarrëse në skenën politike do të nderonte çdo subjekt politik, duke lënë anash gjelozinë e egoizmin partiak, por duke vlerësuar kontributin e diasporës në demokratizimin e vendit si dhe investimet e realizuara në vendlindjet e tyre apo më gjerë.

Sa për kështu, Gjergj Kastrioti – Skenderbeu më mirë të mos “shkoj” në Ulqin!

1

Nga: Frank Shkreli

Portali Ulqinionline njofton lajmin e shumëpritur se më në fund, Komuna e Ulqinit shpalli dje rezultatet e konkursit ndërkombëtar për realizimin e monumentit të Gjergj Kastriotit – Skënderbeut në Ulqin, duke njoftuar përzgjedhjen e tri veprave më të mira nga 17 punimet e paraqitura. Monumenti fitues, vepër e artistit Sabri Behramaj, u vlerësua më së larti nga juria profesionale duke zenë vendin e parë, thuhet mëtej në lajmin e Ulqinionline. —Kontestime dhe reagime për Monumentin e Skënderbeut në Ulqin – Ulqini Online – Lajme nga Ulqini, Ana e Malit, Kraja, Tivari, Tuzi, Plava dhe Gucia –  Në njoftimin e saj për këtë projekt, Komuna e Ulqinit falënderoi të gjithë pjesëmarrësit për kontributin e tyre krijues dhe profesional në këtë proces të rëndësishëm për identitetin kulturor dhe historik të qytetit tonë.

Por a është, vërtetë, kjo përzgjedhje ideore e monumentit të heroit kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, siç e cilëson Komuna e Ulqinit?! A mund të thuhet se vepra e përzgjedhur si e “para”, në atë process, vërtetë, përfaqëson identitetin kulturor dhe historik të qytetit tonë”?

Unë nuk jam artist as skulptor, as kritik arti, as moumentesh. Por një njeri i thjesht, që si shumica e shqiptarëve kudo, e kam mirëpritur vendosjen e monumenteve të Heroit Kombëtar të Shqiptarëve anë e mbanë trojeve shqiptare, nga Tirana, Shkupi e Prishtina e deri në Malësi të Madhe e në Ulqin, por edhe anë e mbanë botës, në Evropë e deri në Amerikën e largët. Monumenti i përzgjedhur me këtë rast, i shumë pritur për tu vendosur në Ulqin, mua më vret syrin dhe më “këputë zemrën”.  Skulptura në fjalë më duket si e pa dinjetet, gati si një tallje satirike, një karikaturë e turpshme. Për mua dhe për të gjithë ata që dinë sadopak, diçka për historinë e Gjergj Kastriotit-Skenderbe, nuk mund ta lidhin këtë skulpturë me veprat madhore të Gjergj Kastriotit tonë: kësaj Embleme të virtyteve dhe vlerave kombëtare të shqiptarëve kudo. Një pyetje për të gjithë pjesëmarrsit në këtë proces: Në mendimin tuaj, vërtetë, kjo skulpturë, e përzgjedhur si “e para”, lartëson emrin e Atdheut, të Përgjithmonshmit të Kombit dhe Mbrojtsit të qytetërimit perëndimor?

Unë i kam dyshimet e mia se edhe kjo veprë – në sipërfaqe, gjoja si diçka pozitive – prapaskena e saj mund të jetë pjesë e provokimve dhe manovrimeve historike për të mohuar historinë dhe identitetin e shqitarëve, qoftë edhe me përpjekjet për të tjetërsuar ose për t’u tallur me vet identitetin e shqiptarëve. A po mos vallë, dikujt në Ulqin dhe më gjërë, i pengon statuja dinjitoze e Gjergj Kastriotit-Skenderbe në atë qytet dhe në vend të saj të vendoset një karikaturë që shtrembëron dhe mohon figurën historike të Skenderbeut dhe identitetin e shqitarëve atje?  Nuk do të ishte hera e parë që të huajt –serbo-malazezët, turqë e grekë – nga koha në kohë të hedhin pretendime djallëzore duke provokuar me qëllim për të turbulluar ujërat ballkanikë, në përpjekjet e tyre shekullore për të hedhur dyshime, me qëllim zbehjen e historisë dhe të identitetit kombëtar, gjuhës dhe kulturës të shqiptarëve në trojet e veta.  Në të kaluarën, shqiptarëve, anë e mbanë trojeve, na ndryshonin emrat duke i sllavizuar/grekizuar/turqizuar ato, e ku ta dij unë. Përveç ndryshimit të emrave shqiptarë dhe të mohimit të gjuhës, kulturës dhe historisë shekullore të tyre në ato troje, vazhdojnë përpjekjet edhe sot për të mohuar figurat më të njohura, botërisht, të historisë së shqiptarëve, përfshir Gjergj Kastriotin- Skenderbe dhe Nënë Terezen.  Mos reagimet nga Tirana dhe Prishtina zyrtare ndaj këtyre dukurive — që në sipërfaqe dhe në thelb kanë qenë dhe janë anti-shqiptare — janë mbytëse. Është detyrim moral dhe kombëtar i dy shteteve shqipatre mbrojtja e historisë, identitetit, gjuhës, kulturës dhe figurave historike kombëtare – si Gjergj Kastritoi-Skenderbe, anë e mbanë trojeve shekullore arbëror-shqiptare.

Sado që ky vendim – përzgjedhja pra e kësaj karikature të shëmtuar të Krye-Prijsit shekullor të shqiptarëve për tu vendosur në Ulqin — mund të jetë marrë edhe me ndonjë qëllim të mirë ose i shtyrë nga mungesa e mjeteve financiare – prapseprap është një vendim që duhet të anullohet menjëherë dhe procesi të rifillohet na 0.

Nëse shqiptarët nuk do ta kishin Gjergjin si Heroin e tyre, ata do duhej ta çpiknin një të tillë. Për fat të mirë që Gjergj Kastrioti-Skenderbe me jetën dhe veprat e tij anë e mbanë botës vazhdon të pasqyrojë meritat dhe vlerat e Kombit shqiptar gjatë shekujve. Por për fat të keq, kjo përzgjedhje e kësaj karikature të shëmtuar e Gjergj Kastriotit-Skenderbe për tu vendosur në Ulqinin e lashtë iliro-arbëror-shqiptar – jo vetëm që nuk reflekton meritat dhe vlerat e Kryeheroit të shqiptarëve, por  pasqyron, ndër të tjera, edhe mjerimin e gjëndjes së shqiptarëve në atë zonë dhe keq-trajtimin e kulturës, mohimit ose shtrembërimit të identitetit kombëtar të shqiptarëve në ato anë, por jo vetëm. Vaj medet!

PS-Ndonëse skulpturës që është votuar në vendin e parë i mugon edhe mbishkrimi për të identifikuar se kë përfaqëson kjo figurë — unë do sugjeroja mbishkrimin (në një përmendore tjetër, natyrisht, nëse ua merr mendja ta ndryshoni) sa vijon, ashtu siç reflektohet edhe në mbishkrimet e disa monumenteve të tjera kushtuar:  GJERGJ KASTRIOTI-SKENDERBE 1405-1468 – Heroit Kombëtar, Prijsit të Madh, Mbrojtësit të Atdheut dhe të Qytetërimit Evropiin”.  Ashtuqë ta dijë bota se çfar përfaqson Skenderbeu jo vetëm për botën shqiptare por edhe për Evropën dhe botën mbarë!

_____

NJOFTIMI I PLOTË I KOMUNËS Komuna e Ulqinit / Opština Ulcinj / Municipality of Ulcinj  —21h  Shpallen fituesit e konkursit ndërkombëtar për monumentin e Gjergj Kastriotit – Skënderbeu në Ulqin. Komuna e Ulqinit ka përmbyllur me sukses konkursin ndërkombëtar për përzgjedhjen e zgjidhjes ideore të monumentit të heroit kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu. Në këtë konkurs kanë marrë pjesë 17 punime nga autorë të ndryshëm, të cilat kanë përmbushur të gjitha kushtet e përcaktuara në shpalljen e konkursit.  Të gjitha punimet janë shqyrtuar dhe vlerësuar me përkushtim nga një komision profesional vlerësues në përbërje:

Prof. Gazmend Leka, piktor

Prof. Adem Rusinovci, skulptor

Prof. Dejan Duraković, skulptor

Prof. Muhamet Mala, historian

Gazmir Pulti, arkitekt

Në bazë të kritereve të përcaktuara në detyrën projektuese, komisioni ka shpallur punimet fituese si më poshtë:

Vendi i parë: Shifra 2030 – autor Sabri Behramaj

Vendi i dytë: Shifra 54 – autor Vasil Rakaj

Vendi i tretë: Shifra PHOENIX – autor Agron Ujkashi

Komuna e Ulqinit falënderon të gjithë pjesëmarrësit për kontributin e tyre krijues dhe profesional në këtë proces të rëndësishëm për identitetin kulturor dhe historik të qytetit tonë.

Gjykoni vet të nderuar lexues:

UEFA dhe FIFA të politizuara, përballja Shqipëri-Serbi është fyerje për viktimat

0

Nga: Arif Ejupi

Më 7 qershor 2025, Shqipëria do të përballet me Serbinë në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.

Për shumëkënd, kjo duket si një ndeshje e zakonshme në kalendarin sportiv evropian.

Por, për çdo shqiptar me kujtesë të gjallë historike, kjo ndeshje është një acarim i plagëve të hapura që ende kullojnë gjak.

FIFA dhe UEFA, si dy institucionet më të larta dhe më kredibile të futbollit, është dashur të tregojnë ndjeshmëri minimale historike dhe politike.

Në një kohë kur mbi 1.600 shqiptarë të Kosovës ende figurojnë si të zhdukur nga lufta e fundit – shumë prej tyre në varre masive në Serbi,përballja Shqipëri–Serbi, është jo vetëm e papërshtatshme, por moralisht e turpshme.

Si mund të flasim për “normalizim marrëdhëniesh përmes sportit”, kur ende nuk janë kthyer eshtrat e mijëra shqiptarëve të masakruar nga policë e paramilitarë serbë.

Në këtë rast të paprecedentë, Shqipëria është dashur të kundërshtojë fuqishëm përfshirjen e saj në të njëjtin grup me Serbinë, e jo të zgjedhë heshtjen.

Kjo ndeshje i shërben vetëm Serbisë, e cila përpiqet të mbulojë krimet e saj në fushën e futbollit.

Takimet sportive nuk mund të shërbejnë si fasadë për një barazi të rreme midis viktimës dhe agresorit.

Të mos harrojmë ndeshjen e 14 tetorit 2014, kur kombëtarja shqiptare u sulmua në Beograd. Lojtarët tanë u rrahën, u përndoqën nga forcat speciale serbe dhe asnjëherë nuk ka ndodhur një kërkimfalje zyrtare nga shteti serb.

Përkundrazi, atë atmosferë urrejtjeje e kanë promovuar figurat më të larta politike të Serbisë, si Vojislav Sheshel, i dënuar për krime lufte dhe Tomislav Nikoliq, atëherë president i vendit.

Në vend të reflektimit dhe kërkimfaljes, Serbia e shndërroi dhunën në krenari.

Presidenti aktual i saj, Aleksandar Vuçiq, në prag të kësaj ndeshjeje i kërkoi trajnerit të kombëtares së tij, Dragan Stojkoviq, që “ta mundë Shqipërinë me çdo kusht”.

Kjo nuk është thjesht një dëshirë, por një mobilizim politik dhe nxitje e urrejtjes.

Edhe në deklaratat e mëhershme, shihet qartë se Vuçiq është vazhdues i politikës së Millosheviqit, vetëm me një petk tjetër.

Futbolli, në asnjë mënyrë, nuk mund të jetë më i rëndësishëm se drejtësia. Nuk mund të ketë sport mbi eshtra të paidentifikuar, mbi dhembje të pashëruara e mbi histori të pambyllura.

Shqipëria nuk është dashur të qëndrojë indiferente ndaj një çështjeje kaq të ndjeshme.

Ajo duhej të kishte reaguar dhe të kishte kërkuar përjashtimin nga përballjet me një shtet që ende glorifikon krimin dhe fsheh të vërtetën.

Kjo ndeshje nuk është shpresë për pajtim, është dëshmi e një heshtjeje të turpshme.

Dihet botërisht që UEFA dhe FIFA kanë ndaluar ndeshjet ndërmjet përfaqësueseve të vendeve me konflikte të hapura ose tensione të thella politike.

Rasti më i freskët është ai i Rusisë dhe Ukrainës, të cilat nuk lejohen të përballen në asnjë garë ndërkombëtare që prej aneksimit të Krimesë dhe fillimit të agresionit rus.

Po ashtu, Armenia nuk lejohet të luajë kundër Azerbajxhanit për shkak të konfliktit në Nagorno-Karabakh.

Edhe Spanja nuk është lejuar të përballet me Gjibraltarin për shkak të mosmarrëveshjeve territoriale.

Një tjetër rast domethënës është ai ndërmjet Turqisë dhe Qipros, të cilat nuk lejohen të përballen në gara zyrtare për shkak të ndarjes së ishullit që nga viti 1974.

Atëherë, si mund të eksperimentohet me Shqipërinë, kur motrat dhe vëllezërit e saj në Kosovë ende nuk i dinë varret e më të dashurve të tyre. Plagët e tyre janë ende të gjalla nga politika gjenocidale e Serbisë.

Kjo përballje nuk ndihmon paqen, përkundrazi, rrezikon dinjitetin e shqiptarëve kudo që janë.

Standardet e dyfishta dhe politizimi i skajshëm i institucioneve të futbollit ndërkombëtar lehtë mund të çojnë në ngjarje me pasoja të paparashikueshme.

Terroristi i dyshuar Mohamed Sabry Soliman qëndroi ilegalisht në SHBA

0

Elisabeth Rooney / Document.no 02.06.2025 06:02

Një qytetar egjiptian që ndodhej në mënyrë të paligjshme në SHBA, është akuzuar për sulmin terrorist në Boulder, Colorado, njoftojnë autoritetet.

Document raportoi për sulmin, i cili çoi në lëndimin e gjashtë personave. Sulmi ndodhi gjatë një proteste paqësore të dielën në mbështetje të pengjeve izraelite që mbahen nga Hamas në Gaza.

Mohamed Sabry Soliman (45) u arrestua në vend pas se kishte vënë flakë viktimave të tij ndërsa morën pjesë në një protestë të organizuar nga “Run for Their Lives”. Ky grup nga baza organizon ekskursione paqësore për të kërkuar lirimin e pengjeve izraelite të marra gjatë sulmit terrorist më 7 tetor 2023. Soliman tha “Lironi Palestinën” dhe slogane të tjera anti-izraelite gjatë sulmit, i cili ndihmoi persona të moshës 67-88 vjeçare.

Sulmi i motivuar nga urrejtja

Sipas kreut të policisë së Boulder, Steve Redfearn, policia u thirr në Pearl Street, pranë gjykatës, në orën 13:26 me orën lokale, pas raportimeve për një burrë të armatosur që po i vërtit njerëzit në zjarr.

Analiza e videos nga Qendra për Ekstremizmin e ADL tregon se autori thërriste slogane si “Sa fëmijë keni vrarë?” dhe “Duhet të ndalim sionistët, ata janë vrasës.”

Image

Ne nuk mund të konfirmojmë imazhin në të djathtë, por duket si vendi i ngjarjes në imazhet e tjera.Sipas burimeve në Departamentin e Sigurisë dhe ICE, Soliman erdhi në SHBA më 27 gusht 2022 përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Los Angeles me një vizë B1/B2 për të mos emigrantët.

Ai ishte i autorizuar të qëndronte në vend deri më 26 shkurt 2023, por nuk e la kurrë SHBA-në.Më 29 Shtator 2022, ai ndoshta kërkoi azil, dhe më 29 Mars 2023 mori leje pune, e vlefshme deri në mars të këtij viti.

New York Post.

Ministri i drejtësisë në Colorado Phil Weiser tha se sulmi, që ndodhi mbrëmjen para festës hebraike Shavuot, duket si një krim urrejtjeje i motivuar nga grupi që ishte objektiv. “Njerëzit mund të kenë pikëpamje të ndryshme mbi ngjarjet botërore dhe konfliktin Israel–Hamas, por dhuna nuk është kurrë zgjidhja”, shkroi Weiser.’

Zëvendësdrejtori i FBI-së Dan Bongino konfirmoi se sulmi po hetohet si “dhunë e motivuar ideologjikisht”, bazuar në prova dhe dëshmi të hershme. Drejtori i inteligjencës kombëtare Tulsi Gabbard tha se Qendra Kombëtare e Kontraterrorizmit po bashkëpunon me FBI-në dhe policinë lokale.

Propaganda anti-Israelite

Guvernatori i Kolorados, Jared Polis, e dënoi sulmin si një “akt terrorist të shëmtuar” dhe tha se shteti po bashkëpunon me autoritetet lokale dhe federale në hetim.

Ambasadori i Izraelit në OKB, Danny Danon, e quajti sulmin “terrorizëm” dhe kërkoi masa konkrete kundër nxitsve. Policia e New York-ut rriti sigurinë në vendet fetare para shavuotit si pasojë e ngjarjes.

Sulmi ndodhi më pak se dy javë pasi dy punonjës të ambasadës izraelite u qëlluan në Washington D.C. Drejtori ekzekutiv i Qendrës Simon Wiesenthal, Jim Berk, tha se të dy sulmet janë një rezultat i drejtpërdrejtë i propagandës anti-Israelite dhe rritjes së antisemitizmit.

Policia e Boulder-it evakuoi fillimisht tre lagje përreth dhe më pas zgjeroi zonën e evakuimit. Një “makinë e interesit” ende është nën hetim, dhe policia e konsideron ende zonën si të pasigurt.

Eks-demokrati, tani mbështetës i MAGA-s, Adam Francisco përmbledh atë që shumë mendojnë pas një sulmi tjetër ndaj hebrenjve në SHBA.

Terrorsiktede Mohamed Sabry Soliman oppholdt seg ulovlig i USA – Document

2 Qershor – Ditëlindja e Parashqevi Qiriazit si dhe kujtimet për familjet shqiptare si Qiriazët, Gërmenjtë, Topullët, Zavalanët

Një jetë për atdheun, për gruan, për dritën e dijes
Sot, në këtë ditë të shënuar, kujtojmë me nderim dhe mall të thellë Parashqevi Qiriazin, bijën e mençur të Manastirit dhe të Shqipërisë, që lindi më 2 qershor 1880 në një familje shqiptare ortodokse atdhetare dhe u bë zëri i parë i fuqishëm i gruas në arsimin kombëtar.
Me shpirt të madh, zemër prej mësueseje dhe mendje prej vizionareje, Parashqevia ishte një grua që nuk u mjaftua me ëndrra — ajo i ktheu ato në vepra. Në një kohë kur fjala e gruas mezi dëgjohej, ajo u ul në tryezën e Kongresit të Manastirit si e vetmja grua pjesëmarrëse, duke përfaqësuar dinjitetin, mençurinë dhe qëndresën.
Ajo ishte autorja e abetares së parë shqipe sipas alfabetit të Manastirit, krijuesja e himnit të Kongresit, dhe e para grua shqiptare që hartoi një projekt arsimor kombëtar. Mbi gjithçka, ajo ishte një nënë e madhe e shkollës shqipe dhe një mbrojtëse e vendosur e edukimit të vajzave.
Sot, ndërsa kujtojmë lindjen e saj, përkulemi me respekt para jetës dhe veprës së saj. Ajo nuk ishte vetëm një mësuese – ishte një gur themeli i ndërgjegjes kombëtare.
Në çdo abetare shqipe, në çdo vajzë që mëson, në çdo grua që ngrit zërin për dije e barazi – jeton Parashqevi Qiriazi.
Gëzuar ditëlindjen në përjetësi, zonjë e ndritur e kombit!
Emri yt, dritë për brezat. Vepra jote, udhërrëfyes për ardhmërinë. 🇦🇱📚
Familjet shqiptare si Qiriazët, Gërmenjtë, Topullët, Zavalanët dhe të tjera të këtij rangu përbënin aristokracinë e qytetit të Manastirit.
Këto familje kishin ndikim të madh jo vetëm në jetën kulturore e arsimore, por edhe në atë ekonomike dhe administrative. Shqiptarët ishin pronarë tregjesh, haneve, hamameve, punishtesh dhe ishin të angazhuar gjerësisht në zejtarinë dhe tregtinë vendase e rajonale.
Në qytet, shqiptarët ishin ndër komunitetet më të mëdha dhe më me ndikim, menjëherë pas hebrenjve dhe grekëve.Më vonë, si pasojë e luftërave dhe politikave shtypëse, me mijëra shqiptarë u detyruan të shpërngulen nga Manastiri dhe rrethinat. Shumë fshatra shqiptare u braktisën plotësisht dhe pasuritë e tyre kaluan në duar të huaja. Ata që mbetën, u margjinalizuan dhe nuk patën më qasje në pushtet apo në drejtimin e jetës ekonomike dhe institucionale të qytetit. Megjithatë, gjurmët e tyre në historinë e Manastirit janë të thella dhe të pazëvendësueshme.
Mund të jetë një imazh bardhezi i 6 persona