Kreu Blog Faqe 556

Lamtumirë me emocione në “St. Jakob-Park”: Taulant Xhaka, mbyll mbi një dekadë të lavdishme me FC Basel të Zvicrës

0

Nga: Arif Ejupi

Taulant Xhaka me origjinë nga Miroci i Podujevës i dha fund karrierës së tij si futbollist profesionist, duke zhvilluar ndeshjen e tij të fundit me fanellën e Baselit.

Ai ndeshjen e 407-të dhe lamtumirëse e luajti kundër FC Luzern-it, ku skuadra e tij triumfoi me rezultat bindës 4:0.Futbolli, ashtu si sportet e tjera, është i ndërtuar mbi emocione herë gëzim, herë dëshpërim. Për më shumë se një dekadë, stadiumi ‘St. Jakob-Park’ në Basel ka qenë shtëpia e dytë e Taulant Xhakës, vendi ku ai jetoi momentet më të ndritura dhe më sfiduese të karrierës së tij.

Taulanti, gjatë karrierës së tij të bujshme në fanellën e FC Basel, ka fituar 7 tituj kampioni dhe 4 Kupa të Zvicrës.

Klubi i tij javën e ardhshme, në Finale ndaj Bielit në stadiumin Wankdorf të Bernës, shpreson se pas fitimit të titullit të Kampionit, do ta fitojë për herë të pestë edhe Kupën e Zvicrës.

Granit Xhaka

Të pranishëm në këtë ndarje të Taulant Xhakës nga futbolli aktiv ishin familjarë, bashkëlojtarë të dikurshëm dhe figura të njohura të futbollit zviceran, përfshirë edhe vëllain e tij më të vogël, Granit Xhaka aktualisht lojtar kyç i Bayer Leverkusen.

Pas ndeshjes, Graniti ngjalli kureshtje me një deklaratë intriguese:
“Një Xhaka po largohet, por një tjetër do të rikthehet shumë shpejt!”

Ky një sinjal që lë të kuptohet për një mundësi të ardhshme për rikthim të Granitit në Basel, qoftë si lojtar, apo si figurë drejtuese.

Tifozët gjatë gjithë takimit FC Basel-FC Luzern, krijuan një atmosferë mbresëlënëse me koreografi speciale  dedikuar Taulant Xhakës. Andaj, në një atmosferë si kjo edhe lotët janë të pashmangshëm.

Taulant Xhaka, përveç kontributit të jashtëzakonshëm në klubin e FC Basel, mbetet një emër i paharruar edhe për Kombëtaren shqiptare.

Ai me fanellën kuqezi, ishte pjesë e brezit historik që për herë të parë e çoi Shqipërinë në Kampionatin Evropian, “FRANCA 2016” ky një moment krenarie kombëtare që vulosi angazhimin dhe përkushtimin e tij, edhe në arenën ndërkombëtare.

Pa veprimin direkt të SHBA-s, nuk mund të ketë zgjidhje për Kosovën

0

Në foto: Kaja Kallas dhe Albin Kurti…

Akademik Prof. Dr. Hakif Bajrami, historian                              

Serbia nga viti 1999 po provon me të gjitha mjetet për të nxjerrë konteste rreth Kosovës, e cila e ka fituar pavarësinë me luftë çlirimtare. Po ka pasë zëra që e kanë shtruar pyetjen, pse Kosova nuk ka hy në luftë më 1991. Lidhur me këtë po shoqërohemi paksa me histori. Prandaj, duhet theksuar një fakt se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë zgjidhë çështjën e fituesit dhe të drejtësisë në Luftën e Parë Botërore më 1917; SHBA-t e kanë zgjidhë çështjën e Luftën e Dytë Botërore duke hyrë në luftë me 1943; SHBA e kanë zgjidhur krizën më të përgjakshme në Ballkan me rastin e shpërbërjes së katrahurës Jugosllavi si shtet i krijuar në Versaj (1919) dhe Paris (1946). SHBA e zgjodh krizën më të përgjakshme rreth çështjës së Bosnjës dhe Hercegovinës më 1995; Rreth çështjes së Kosovës më 1999 SHBA ishin të vendosura se dialogu me Beogradin është i kotë prandaj më 24 mars 1999 e caktuan datën e fillimit të Luftës “Tretë Botërore”, duke bombarduar për 78 ditë shtetin e fashizuar që quhej DFJ (Jugosllavia Federative Demokratike e Zhablakut), ose si quhet ndryshe Jugosllavia e Tretë. Në vijim, pasi që u shkëput Mali i Zi nga Serbia më 2006, u vërtetua se asnjë popull sllav nuk dëshiron  të jetojë në një shtet me serbët problematikë. Tani, shtrohet pyetja se a është zgjidhur apo dikush pret që përmes dialogut ta kthejë Kosovën në Serbi, për të rifilluar sërish shtypja më mizore që ka mbretëruar ndonjëherë në Ballkan. Të konkludojmë këtu se më 1999 Serbia nazifashiste provoi që nga 2 000 000 shqiptarë sa i kishte Kosova banorë, 9 85000 shqiptarë i deportoi duke programuar shfarosjen e tyre, sepse u shpërndanë nëpër të gjitha anët e Globit. Sot vetëm SHBA, Gjermania dhe Turqia mund t` ia garantojnë Kosovës se: “nuk do guxon askush për ta sulmuar”. Ky fakt e plason pushtetin në Kosovë që të jetë në nivel të lartë në ndërtimin e demokracisë, që do të thotë respektim kulmor i të drejtave njerëzore dhe sidomos të drejtave të pakicave.

Sot pas 25 vjet lirie, po zgjatë njëfar dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin ndërkombëtar, në rend të parë BE-së. Por, deri me tani është vërtetuar se as KS OKB e as BE nuk kanë asnjë shansë para diplomacisë drejtë dhe frytëdhënse për Kosovën pa e marrë në zgjidhje SHBA-Shtëpia e Bardhë, ashtu si e mori në dorë çështjën e bombardimit për NATO-n më 1999; ashtu si e mori në dorë shpalljen e pavarësisë Kosovës më 2007; ashtu si e caktoi njeriun e luftës që ta shpallë pavarësinë; ashtu si provoi për të na pranuar në Interpol me q’ rast na munguan dy vota me fajin tonë; ashtu si vendosi me na i heqë BE vizat me një kompromis, për mos me na pranua si shtet; ashtu si e vulosi me shumë kërcënime çështjën e targave dhe bizneseve në mes dy shteteve të barabrata dhe sovrane, si është Çështja e dy shteteve Kosovë, Serbi. Pra, shtrohet pyetja: kush po provon ende ta mbajë në “orë kujdestarie” plagën e Kosovës. E pse mos ta themi hapur se këtë gjendje po e favorizon Rusia dhe Serbia, e ku ka gisht edhe miliarderi Gj. Sorros,  që kultivojnë një politikë neokoloniale të dakorduar.

Ne e dijmë se çka shkruan në Kushtetutën e Kosovës; ne e dijmë se çka shkruan në Preambulë të Kushtetutës Serbisë. Sa i takon Kosovës, në Kushtetutën e saj thuhet se: “Nuk kemi të drejtë të bashkohemi me asnjë vend”, pra as me Shqipërinë, as me Serbinë. Këtu jemi. Dhe meqë politika është e rrumbullakët, shansat për t` u kthyer Serbia në Kosovë janë zero, por politika e saj religjioze shpreson se kur t` i jipet shansa, e jep “golin” historik. Kosova në anën tjetër është shpallë e pavarur dhe sovarne, e ka dhënë “golin” historik. Dhe këtë gol mund ta devalvojnë partitë politike dhe liderët e tyre, siç është rasti  me 21 deshtime që të konstituohet Parlamenti. Lidhur me këtë  dije diplomatike dhe politike, është rrezik se do të mbesim edhe për një kohë duke pritur negociata, të cilat deri me tash i kanë drejtuar perosonat me prirje: “ejani të negociojmë për të mos zgjidhur asgjë”. E si pasojë e këtij pozicioni po duket hapur se lufta për pushtet na i ka marrë mendët dhe trusti mendor kombëtar është “parkuar” në aut, kryesisht nga karieristët dhe të pangopurit e luftës së egër për fotele.

Deri sa u çliruam lufta për dije ishte ideal

Sot lufta për para është bërë sëmundje infektive; Në Kosovë, nuk të pyet askush sa ke shkollë, por sa ke para. E për mënyrën se si janë krijuar paratë dhe pasuria, në çdo kohë, një pjesë të asaj pasurie e plasojnë pasurinë e vjedhur special nepër banka të fajdegjive, për t` i ushqyer prokurorët dhe hetuesit tjerë, në mënyrë që  tu krijohët hapësirë, që të “notojnë” tutje pa telashe, në plaçkën e mëtejme. Këtë realitet, Perendimi po e vrojton përmes kontakteve të drejtpërdrejta dhe të tërthorta informative, dhe po e quan dialog, i cili nuk po zgjidhë asgjë.

 Pazaret e Beogradit dhe Brukselit për Kosovën kurrë nuk janë ndalur 1999-2025

Me Kushtetutën e Republikës Kosovës, pavarësia e saj, ndarja, këmbimi i territoreve theksohet se janë tema që nuk negociohen. Asociacioni mund të negociohet,  por nuk mund të flitet për kompetenca ekzekutive. Çështja e targave, këmbimit të mallërave, lëvizja e lirë e njerëzve nuk dialogohet më sepse konsiderohen si çështje të zgjidhura.

Në realitet, BE duhet ti ndalë pazaret për Kosovën dhe së pari ta zgjidhë çështjen e njohjes nga pesë vendet e saj. Këtu nuk duhet përfshirë Vatikanin sepse është çështje e pazareve në mes kishave sepse kanë konkordat nga viti 1886 dhe (Serbinë) më 1914. Plus janë edhe disa marrëveshje interne për interesa “misterioze”, si për shembull duke e konsideruar Kosovën si një shtet “islamist në Evropë”. Se ky konstatim që nuk qëndron me asnjë fakt relevant, po tregohet se deri me tash nuk brengoset as Vatikani e as Beogradi. Por Prishtina duhet t`ia zbulojë çmimin e pazareve secilit.

Kaja Kallas Sekretare e BE-s erdhi në Kosovë me 23 dhe 24 maj 2025. Asgjë konkrete përpos që u tha se duhet zbatuar Marrëveshja e Brukselit dhe Aneksi i Ohrit. Por këtu pushon nyja e mos zgjidhjes së çështjeve që theksohen aty, sepse përfaqësuesi serb aty për aty në tubim pajtohet për çdo gjë, por kur vjen pyetja te nënshkrimi, nuk nënshkruan asgjë. Madje hapur pastaj Beogradi deklaron se nuk pajtohet për asgjë. Kjo do të thotë se Beogradi aspiron ta aneksojë sërish Kosovën, me sugjerime të Rusisë.

Ngjarjet e mëdha janë në pyetje

Kur është në pyetje lufta në Ukrainë, atëherë, çështja e Kosovës nepër qendrat e fuqisë si në Uashington, Bruksel, Moskë, Paris, Berlin dhe Londër deri me tash po vendoset në “frigorifer”. E vërteta, shpesh lëshohen informata në anën tjetër se: “Serbia do ta sulmon Kosovën, se ushtria serbe është në gjendje gatishmërie”,  e trillime shtrigash dhe gjuajtje me bahë. Por këto kërcënime janë për të shpërndarë Beogradi disi “miza” në “serrnishtë”. E në lidhje me ngjarjet e mëdha çështje mbi çështjet është edhe fuqia e atyre biznismenëve që merren me shitjen e armatimit. Ata nuk pushojnë dhe nepër teren kanë agjentë të paguar që i hulumtojnë “tregjet” e propagandës. E në këto pazare nuk mungon asnjë shtet që ka kushtetutë dhe ligje për jetesë shtetërore. Pra, trafikantët e armëve jetojnë me luftëra lokale. Ata nuk negociojnë por “shesin vdekje mizore”.

Më 26 maj 2025

Rrënqethëse dhe mjaft trishtuese ishte gjendja në Podujevë gjatë luftës

Gani I. Mehmeti

ISHTE SHUMË RRËQETHËSE, ISHTE TRISHTIM, ISHTE…

               “Të kemi marrë e të kemi prurë këtu që të dëshmosh se në çfarë mënyre kemi ekzekutuar shqiptarët që kërkojnë pavarësi dhe se, kështu do t’ua bëjmë të gjithë atyre që do t’i zëmë. Nuk kanë ku të shkojnë“.

Në njërën nga lagjet e Podujevës patën mbetur pa lëvizur nga vendi dhjetë pleq, plaka e të sëmurë. Kishin vendosur të qëndronin aty edhe po qe se të vriteshin, të torturoheshin e çkado tjetër, por nuk patën pranuar të gjallë ta lëshojnë Podujevën. Ata qenë tubuar në një shtëpi. Ishin të pesë shtëpive, të gjithë fqinj. “Unë nuk shoh tash, jam edhe plak. Gati i kam shkelur të nëntëdhjetë vjetët, pse ta lëshojë shtëpinë time?!” – thoshte njëri. “Po, edhe unë i kam kaluar të tetëdhjetat, çfarë më duhet jeta më? Kurrë s’dal pa m’qit dikush zhag!”  – thoshte tjetri. Kështu edhe disa të sëmurë, pakëz më të rinj, u bënë shoqëri këtyre pleqve dhe mbetën. Kurrë nuk na ka shkuar mendja se do t’i gjejmë gjallë! Njeriu kur është në gjendje të vështirë, nuk di të mendojë mirë. Po, për fat, këta i gjetëm të gjithë shëndosh e mirë, pasi u kthyem pas Koliqi, nga Prishtina  e nga Shajkofci. Por, që dha Zoti dhe u kthyem dhe i gjetëm shëndosh e mirë të gjithë ata që kishin vendosur të vdisnin, pa ditur mënyrën se si do të vdisnin.

Pas ekzeklutimit të të rinjve meshkuj, ka mbetzur ajo vajza e re

Në ditët e para të kthimit, njëri nga fqinjët, ai që i ka kaluar të tetëdhjetat, po kalonte pranë dyerëve të mia. Më pa dhe m’u afrua. hyri brenda  në oborr, u ulëm, dhe disi me ndrojtje e mendueshëm, ia nisi të rrëfejë për krejt atë skenën që e kishte parë! ishte shumë rrëqethëse, ishte trishtim, ishte…. Vërtet, ne ishim përqafuar edhe herë të tjera  më parë me të, por kësaj radhe atij i rridhnin edhe lotët dhe, ashtu si ngjarja, edhe ky ishte i shqetësuar. “Unë po të tregoj. Por njëherë për njëherë të mos shkojë më larg. Më vonë të shohim! – më pati thënë. Dhe unë heshta. Më vonë qe i interesuar të të rrëfejë edhe para kamerave dhe gazetarëve, por pos premtimeve, s’doli gjë. Pikërisht për këtë arsye, unë dua ta publikojë me lejen e këtij dësshmitari.

– Jeta jonë, këtu ku mbetëm ka qenë shumë e vështirë, po megjithatë, se si po kalonim ne këtë e shihnim dhe e dinim. Brengoseshim për ju, për të gjithë ata që ishin detyruar t’i lëshojnë shtëpitë e tyre. Asnjëherë nuk na shkonte mendja për të mirë. Mendonim vetëm keq për ju dhe për vete

Dëgjuam se ju erdhët më afër, u kthyet deri në kampin e përqëndrimit në Sfeçël, Shajkoc e disa fshatra të tjera përreth. Jetën e kam pasur të vështirë pas ditës së Shëngjergjit, pas datës 6 maj 1999. Ashtu si ishim duke ndenjur, erdhën e trokitën në derë disa policë. Dolëm me plot drithërima. Më morën mua me vete. Thanë se kishin punë me mua. Ç’të bëja? Duhej të shkoja. Mendova se më nuk do të kthehem, por nga ajo që përjetova, beso, më mirë do të kishte qenë të mos kthehesha kurrë. Rrugës më thanë se të kemi marrë për dëshmitar, që ti vetë, të shohësh me sytë tuaj se si dimë të sillemi ne me shqiptarët! Të shohësh me sytë tuaj, se pa e parë, nuk mund të besosh! Dhe shkuam.

Shkuam në oborrin e  Shkollës Fillore “Shaban Shala” (prej vitit 1990 ajo ka qenë e pushtuar nga serbët).

Aty ishin grumbulluar përplotë policë serbë. Kishte oficerë, ushtarë, policë, paramilitarë. Një shporet ishte i ndezur në orborrin e shkollës. Njëzetepesë të rinj, me sa dukeshin, se nuk munda t’i dallojë mirë, qëndronin në këmbë të rreshtuar, po me çorapë në fytyrë që të mos mund t’i njihja. Në fund të tyre qëndronte një vajzë e re, edhe ajo në këmbë. Nuk e njihja fare. Disa serbë i njihja, por nuk të tregoj se cilët kanë qenë. Unë nuk e dija se ata me çorape në fytyrë po shihnin apo jo, por, pa vonuar shumë, e kanë marrë njërin prej tyre, atë të parin. Pa e larguar shumë prej të tjerëve, njëri nga shkiet gozhdën  e skuqur në zjarr, ia nguli në majë të kokës!… Nuk e sdi si kam mundur të qëndrjë. Nuk e kam dëgjuar asnjë zë, vetëm e kam parë gjakun kur i ka dalë për hundësh. Kështu kanë vepruar edhe me të gjithë të tjerët me radhë. Të gjithë kanë qëndruar. Të gjithë i kanë ekzekutuar në të njëjtën mënyrë. Unë e kam ulur kokën herë pas here nga se nuk kam mundur t’i shihja. Një oficer më tha: “E sheh se çka dimë ne”? Le të kthehen shqiptarët në Podujevë, edhe ma zi kemi për t’ua bërë! Ikni thuaju nga këtu sa më larg! ” Pas ekzekutimit të të rinjve meshkuj, ka mbetur ajo vajza e re. Ajo nuk ka pasur fare çorapë në kokë, por unë nuk e njihja. E kam pasur të ndaluar të flasë. Vajzen e kanë pyetur, nëse e do jetën a vdekjen, por me kusht që, nëse e do jetën, ajo duhet të shkojë me shkie në Serbi dhe të bëhej nuse e tyre, t’u shërbente atyre me besnikëri gjatë tërë jetës, përndryshe, edhe atë do ta gjente fati atyre 25 të rinjve.

Vajza u është përgjiogjur prerë: “Gjithçka tjetër pranoj, por të jetojë me armikun tim e t’i shërbejë atij – kurrë! Të jetojë me ata që vrasin rininë shqiptare, që vrasin popullin shqiptar…! Unë jam shqiptare! Çka më duhet mua jeta? Nuk i frikësohem vdekjes. Vdekja më e madhe, vdekja më e turpshme për mua është të jetoj me ju! Dhe, sa më shumë i shtoni zullumet, aq më afër është Liria. Nuk është me rëndësi për mua, e rëndësishme është jeta e popullit tim, liria e popullit tim!”  Pas këtyre fjalëve, edhe këtë e kanë ekzekutuar sikur të tjerët – me gozhdën e skuqur në zjarr, që ia kanë futur në majë të kokës! – rrëfen dëshmitari.

Autori i këtij rrëfimi shpesh pushon si i humbur nga krimi që kishte parë me sytë e tij. Edhe marrja e tij nga policë e ushtarakë serbë për të parë mënyrën e ekzekutimit të të rinjve e të rejave shqiptare – është një krim.

               “Mjaft, mjaft të lutem, mos më rrëfe më tutje!”

Derisa po i rrëfente një anglezi me grada të larta ushtarake, ai në një moment u ndal dhe e pyeti: “A je në veti ti?” –  Jo, i përgjigjet dëshmitari. Unë nuk jam fare normal pas asaj që kam parë me sytë e mi, aq sa edhe ti nuk je normal në këto momente që unë po të rrëfej. Ja, shiko se çfarë dhe sa barnat i përdor unë për ta frenuar veten!” “Mjaft, mjaft! Të lutem, mos më rrëfe  më tutje!” – kërkon anglezi ndërprerjen e rrëfimit. “Po zotëri, unë s’kam bërë gjë. Këto janë të atyre që deshën të na shfarosin në tokën tonë pa zgjedhur mjete e metoda, por duke i përdorur ato më të egrat, më të poshtrat e më të rëndat, që vetëm mendja e tyre di t’i pjellë.

Mandej, nuk jam fajtor unë që kam parë dhe që sot, vërtet jam një dëshmitar, fatkeqësisht, për të gjitha ato të këqia që i kanë bërë keqbërësit. Fajtorë janë ata që më morën e më dërguan në vendin e krimit, e unë, pse nuk kam mundur t’i ndalë, më duket sikur e kam një pjesë të fajit. ishin skena të tilla, që kurrë nuk më hiqen nga mendja, skena që tërë jetën do të më përcjellin.

Dhe vazhdon rrëfimin për kufomat, për të cilat një oficer i lartë serb (emër i njohur në redaksi) i kishte urdhëruar t’i ngarkonin në kamoin dhe t’i dërgonin në furrë të gëlqeres për t’i djegur. I kanë ngarkuar e, për ku i kanë dërguar, nuk e di. prej këtu e këtej, vetëm kam menduar se si ta shihja dikend e t’i thoja që kurrë  më të mos kthehen shqiptarët në Podujevë, sepse ata më patën thënë se të gjithë shqiptarëve do t’ua bënin ashtu sikur atyre 26-tëve.

Dëshmitar i rrëfimit është plaku i urtë  e i mençur, pleqnari i njohur në Llap e Kosovë, Jahir islami – Potoku (tani i ndjerë),  i cili është në gjendje të dëshmojë  për këtë çka ka parë  kudo dhe para kujtdo, deri edhe në Gjykatën e Hagës. ky i ka njohur edhe disa nga serbët që kanë marrë pjesë në këto krime me një metodë, ndoshta, të panjohur deri tani.

___

Shënim: Artikuilli është botuar në “BOTA SOT”, më 15 dhjetor 2000, faqe 9, në Prishtinë. Dëshmitari ndërroi jetë më 15 tetor 2013.

Festë e dyfisht në shkollën Azem Bejta

1

Florim Zeqa

Ditën e premte të dates 23 Maj 2025 në shkollën fillore “Azem Bejta” në Grabanicë të Klinës, në praninë e qindra pjesëmarrëve u shënua dita e shkollës dhe u bë inaugurimi i bustit të Azem Bejtës, emër ky, të cilin e bartë me krenari shkolla e jonë prej më shumë se pesë dekadave.

Forhåndsvisning av bilde

Shënohet 79 vjetori i shkollës dhe përurohet busti i Azem Bejtës

Ky manifestim i dyfishtë kulturor fillojë me intonimin e himnit kombëtar, për të vazhduar më pas me përshendetjet e zakonshme nga moderatoret e programit për të gjithë pjesëmarrësit e këtij manifestimi, të cilat më pas i ftuan edhe për nga një fjalë rasti: Fadil Berisha (drejtor aktual i shkollës), Zenun Elezi (kryetar aktual i Klinës), Sejdi Baleci (kryetar i fshatit Grabanicë), Zenun Zeqa (veprimtar), Adem Geca (veteran i arsimit dhe veprimtar nga Istogu) dhe Florim Zeqa (ish arsimtar i kësaj shkolle dhe veprimtar i ardhur enkas nga Italia për këtë eveniment festiv.

Te gjithe oratoret uruan ditën e shkollës dhe përurimin e bustit të heroit kombëtar, dhe secili në mënyrën e tyre shpalosen kujtime nga historia e lavdishme e shkollës “Azem Bejta” në Grabanicë, por fjalet e veprimtarit Florim Zeqa ishin prekëse dhe emocionuese, siq ishte emocionues telegrami përshendetës i ish drejtorit historik Selman Etemi, i drejtorit të pavarësimit të arsimit shqip nga Serbia.

Florim Zeqa duke folur…

Pas fjalëve të rastit, u mbajt një program kulturor-artistik i përgatitur nga stafi organizativ, me një përformancë të shkëlqyer të nxënësve shkollës, të cilët me përkushtim dhe talent të rrallë artistik me recitime, këngë dhe valle me motive të luftës së fundit heroike për çlirimin e Kosovës ngjallën emocione të papërshkruara tek pjesëmarrësit këtij eveniment festiv.

Pas përfundimit të programit artistik, radha i erdhi momentit më kulmor të zbulimit të bustit të heroit kombëtar Azem Bejta, një moment sa solemn po aq madhështorë me vellen e tupanave, që simbolizoi nderimin për figurën historike e cila u bë frymëzim i shumë brezave të atdhetarëve deri në çlirimin përfundimtar nga Serbia.

Azem Bejta është figurë që simbolizon guximin, qëndresën dhe dashurinë për atdhe, që i kishte futur tmerrin forcave pushtuese serbe edhe pesë dekada pas rënies heroike me emrin dhe krenarinë e tij në shkollën tonë.

Forhåndsvisning av bilde

Nga kjo shkollë kanë dalë kuadro që fillet e diturisë i morën pikërisht këtu, me të cilët sot mburret kombi ynë. Figura madhore të penës dhe të pushkës, të drejtësisë dhe të politikës, të shkencës dhe të pulicistkës të cilët kanë kontribuar në ndriçimin historisë sonë dhe në trasimin e rrugës sonë kombëtare.

Me emrin dhe veprën madhore të Azem Bejtës do të jemi gjithmonë krenarë dhe të vendosur, unik dhe më të bashkuar për të ardhmen e ndritshme të gjeneratave të ardhshme!

Forhåndsvisning av bilde

Kjo ditë festive ishte një dëshmi e respektit për të kaluarën dhe përkushtimit për të ardhmen e ndritur përmes procesit edukativo-arsimor në këtë shkollë, duke ua bërë të qartë brezave të rinj rëndësinë e qëndresës heroike dhe dashurinë së pafundme për atdhe.

Shkolla “Azem Bejta” nuk ishte thjeshtë vetëm një institucion arsimor, por një bastion ì rezistencës kundër pushtuesve serbë dhe fushëbetejë e mbrojtjes së identitetit kombëtar, ku çdo nxënës, mësues dhe banor i këtij lokaliteti e ndjente peshën e historisë dhe përgjegjësisë kombëtare për ta mbajtur të gjallë emrin e shkollës në kohët më të vështira. Kjo shkollë ka qenë dhe do të mbetet një vatër e dijes, kulturës dhe e atdhedashurisë së përhershme.

Forhåndsvisning av bilde

Vendosja e bustit pranë shkollës nuk është thjesht një akt përurimi, është një përgjigje e fuqishme ndaj çdo përpjekjeje për ta tjetërsuar të kaluarën dhe historinë e lavdishme të lokalitetit tonë.

Ky nuk është një rikthim në rrënjët e krenarisë sonë kombëtare, por është vazhdimësi në rrugën e dijes dhe të edukimit të shëndoshë të brezave të rinj në frymën e pastër kombëtare.

Në këtë ngjarje festive ishin të pranishëm nxënës dhe arsimtar, prindër dhe veprimtarë, autoritete komunale, familje të dë shmorëve, përfaqësues të KFOR-it italian, mediume televizive në krye me RTV Fontana e cila me profesionalizëm të lartë e mbuloj çdo detaj të këtij tubimi festiv.

Forhåndsvisning av bilde

Pas zbulimit të bustit të Azem Bejtës, kolektivi i shkollës e kishte organizuar një koktej rasti për të gjithë të pranishmit, mirëpo asgje nuk perfundon me kaq!

Mikëpritja dhe bujaria e banorëve të fshatit Grabanicë vahzdoj në Restorantin ‘Gëzimi’, afër rreth-rrotullimit për Klinë, ku e kishin përgatitur një drekë të shijshme me ushqime tradicionle për të gjithë të ftuarit e manifestimit në Grabanicë.

Shkolla Fillore “Azem Bejta” në Grabanicë, vatër diturie dhe bastion i rezistencës ndaj pushtuesve serb

Isha me fat, që gjatë punës edukativo-arsimore në shkollën fillor “Azem Bejta” në Grabanicë, për krah i kisha edhe ish arsimtarët e mi të dikurshëm, kolegë të respektuar, nga të cilët mësova shumë rreth mënyrave të mësimdhënjes dhe aspekteve tjera pedagogjike.

Ishte një privilegj i veçantë dhe përgjegjësi njëkohësisht që ta vazhdoja punën e arsimtarit Tahir Berisha, i cili kishte lënë gjurmë të pashlyera tek nxënësit dhe personeli arsimor.

Konsideroj se kisha fatin e madh dhe privilegjin e angazhimit të drejtëpërdrejtë në rrejdhat e procesit edukativo-arsimor në një periudhë tepër të veçantë të historisë më të re të Kosovës.

Ishte kjo periudha, sa e vështirë dhe e mundimshme, por edhe krenare.

Mësimdhënësit e viteve të ’90-ta, me të drejtë konsideroheshin heronjët e epokës së ndarjes nga sisetmi okupues i Serbisë. Të ishe punëtor arsimit shqip në atë periudhë historike, ishte sakrificë dhe sfidë e mundimshme në përballje të përditshme me regjimin okupues të Serbisë.

Ishte vullneti dhe dëshira e madhe për ruajtjen e gjuhës dhe kulturës shqipe në njërën anë, ndërsa në tjetrën nënkuptonte rezistencën kundër okupimit barbar serb.  

Shkëputja e arsmit shqip nga sistemi arsimor i Serbisë dhe mbajtja e arsimit shqip nën logon e Republikës së Kosovës, edhe pse në rrethana okupimi, ishte “De facto” pavarësim i Kosovës nga Serbia.

Me organizimin e sistemit arsimor, organizimit të jetës shëndetësore, kulturore dhe sportive, Republika e Kosovës i filloj hapat e parë, por shumë të rëndësishëm të shtetformimit.

Me të filluar sistemin paralel arsimor, fillojnë edhe sulmet e parreshtura të regjimit serb ndaj punonjësve arsimor. Punëtorët e arsimit shqip kudo në Kosovë u bën cak i ndjekjeve, përsekutimeve dhe vrasjeve të mësuesve, arsimtarëve dhe drejtorëve të shkollave shqipe, siq ishte rasti i vrasjes së mësuesve në Uçë të Istogut, vrasja e drejtorit Haki Povataj në Strellcë të Deçanit,  vrasja e mësuesit Halil Geci në Llaush të Skënderajt, e shumë raste tjera në mbarë Kosovën. 

Mirënjohje atdhetare për ideatorin e bustit, të gjithë kontributdhenesit dhe autoritetet komunale që mundësuan realizmin e kësaj vepre madhore monumentale, e në veçanti për veprimtarin dhe kryetarin emblematik të fshatit Grabanicë, të madhin Sejdi Baleci, i cili nuk kurseu asgjë nga vetja për ta bërë realitet iniciativën e drejtorit historik Selman Etemi për vendosjen e bustit, këtij projekti madhor me vlera kombëtare. 

Urime dita e shkollës, urime përurimi i bustit të heroit kombëtar Azem Bejta. E gëzofshim për jetë e mot shkollën e re dhe ta ruajmë me kujdesin maksimal objektin e vjetër shkollor me vlera historike, në të cilin e kemi trashëgiminë e shumë brezave atdhetarësh. 

Me 26 Maj 2025

Dy fjalë për Nexhmedin Spahiun

0

Eshref Ymeri 

Në faqen e internetit “Epoka e Re” të datës 18 maj 2025, ishte botuar një deklaratë e qytetarit të Serbisë fashiste me banim në Republikën e Dardanisë, Nexhmedin Spahiu. Në deklaratën në vijim, ky argat, kopje e argatit Baton Haxhiu, agjentit të Milosheviçit, bën fjalë për takimin me ministrin e jashtëm serb Marko Gjuriç. Ja deklarata e tij:

“Me ministrin kam më tepër se 10 vite që njihemi, komunikojmë, unë ndodhem në një konferencë këtu në Beograd dhe ka marrë vesh që jam këtu prezent dhe më ftoi në takim, qëndruam dhe biseduam rreth një orë për sfidat në rajon, për problemet që ekzistojnë në rajonin e Ballkanit, për dialogun, për marrëdhëniet Kosovë-Serbi, për marrëdhëniet ndëretnike. Flamurin e Kosovës e mbaj në xhaketë, kjo është edhe kur jam në Beograd, edhe në çdo vend tjetër, kjo është e natyrshme”.

Ja çfarë shkruhet në faqen e internetit “Express” të datës 20 maj 2025:

“Në emisionin Pressing në T7 po diskutohet për takimin e Nexhmendin Spahiut me ministrin e jashtëm serb, Marko Gjuriç. Panelistët po e konsiderojnë këtë takim si turpërim, nënshtrim e kapitullim për Nexhmedin Spahiun”.

Jo, ore të nderuar panelistë. Nexhmedin Spahiu, që më 27 janar 2005, është qytetar serb, i pajisur me pasaportë me nr. 004607754. Pra, ai, si qytetar serb, mbron me fanatizëm interesat Serbisë fashiste. Prandaj, me “teorinë” e tij të “kombit kosovar”, Nexhmedin Spahiu radhitet denjësisht pranë akademikëve shovinistë serbë dhe kishës shoviniste serbe, sipas të cilëve, kosovarët flasin  një “tjetër gjuhë, të ndryshme ng gjuha e banorëve të Shqipërisë”. Domosdo që Nexhmedin  Spahiu ka edhe pëkrahës të tjerë të teorisë së tij të “kombit kosovar”, si Halil Matoshi, Imer Mushkolaj dhe të tjera monstra, të cilat Serbia fashiste i ka mbjellë si farën e egjrës në territorin e Republikës së Dardanisë.

Në faqen e internetit të gazetës “Sinjali” të datës 18 maj 2025, është botuar reagimi i njërit prej ish-ushtarëve trima të Ushtrisë Çlirimtare të Dardanisë. Në atë reagim thuhet:

“Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ridvan Tahiri, ka reaguar me tone të forta pas vizitës së analistit Nexhmedin Spahiu në Beograd, ku ky i fundit u takua me ministrin serb të Punëve të Jashtme, Marko Gjuriç, – shkruan Gazeta “Sinjali”. Përmes një postimi, Tahiri deklaroi se Spahiu duhet të ishte marrë në pyetje nga prokuroria për takimin, duke e krahasuar me raste të tjera të të ndaluarve për bashkëpunim me agjentë të shërbimit serb BIA”.

Ja çfarë ka deklaruar Ridvan Tahiri në reagimin e vet:

“Z. Spahiu duhet ta dijë se është me fat që nuk jam unë në krye të organeve të sigurisë – përndryshe, do ta kishte pritur i njëjti fat në hyrje të Kosovës siç e pati miku i tij dikur”.

Nexhmedin Spahiu, si bashkëqytetar i Marko Gjuriçit dhe armik i deklaruar i Republikës së Dardanisë, jo vetëm që duhej arrestuar me kohë për tradhti të lartë kombëtare dhe të dënohej me disa vite burg, por pas kryerjes së dënimit me burg, duhej dëbuar për në Serbinë fashiste, së cilës i përket, si shtetas i saj, edhe shpirtërisht, edhe juridikisht.

Është me të vërtetë sa e çuditshme, aq edhe skandaloze, që organet e drejtësisë së Republikës së Dardanisë, pas zgjedhjeve të 14 shkurtit 2021, kur në krye të vendit erdhi Vetëvendosja, e njohur si një formacion politik me dinjitet të lartë kombëtar, i brumosur me frymën e nacionalizmit shqiptar, vzhdojnë të mbajnë një qëndrim soditës ndaj shtetasit serb Nexhmedin Spahiu, të kësaj pjelle të neveritshme të vulgut shqiptar, brenda të cilit banda e kryetradhtarit Thaçi dhe shërbimi sekret i Serbisë fashiste patën rekrutuar me kohë e me vakt agjentët e vet në shërbim të Beogradit. Heshtja e organeve të drejtësisë para tradhtisë së Nexhmedin Spahiut, ka bërë që ky i fundit, me pasaportën serbe në xhep, të kacagjelohet para popullit dardan, duke e sfiduar haptazi me vizitat e shpeshta në Beograd për të dhënë intervista të ndryshme në televizion apo për t’u takuar me personalitete të larta të hierarkisë fashiste serbe.

Takimi me ministrin fashist Marko Gjuriç, anëtar i kabinetit të qeverisë serbe, e cila Republikën e Dardanisë e konsideron pjesë të territorit serb, dëshmon më së miri se Nexhmedin Spahiu mbështet krimet e bishave serbe të Milosheviçit dhe të Vuçiçit kundër popullit dardan, mbështet shkatërrimin nga ana e asaj bishe të 200 mijë shtëpive në Dardani, mbështet vrasjet masive të civilëve dhe groposjen e tyre nëpër varre masive, mbështet përdhunimin e 20 mijë vajzave dhe zonjave dardane dhe dëbimin  e dhunshëm të një milion dardanëve nga trojet e tyre amtare. Dhe, për turpin e tij, argati Nexhmedin Spahiu deklaron se në Serbi e mbajtka në xhaketë flamurin e Republikës së Dardanisë!!!

Vetvetiu lindin dy pyetje:

Së-pari, a do të vahdojnë vallë të heshtin përgjithmonë organet e drejtësisë së Republikës së Dardanisë para sfidave që Nexhmedin  Spahiu, si qytetar serb, vazhdon t’i bëjë popullit dardan?

Së-dyti, burrat trima, ish-luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Dardanisë, si Ridvan Tahiri, a do të vazhdojnë t’i durojnë sfidat e hapura të qytetarit serb Nexhmedin Spahiu, armikut të Republikës së Dardanisë, me të cilat ai fyen rëndë veprën e lavdishme të asaj ushtrie, që, në bashkëpunim të ngushtë me pilotët e NATO-s, sollën lirinë e shumëpritur në vatrat e popullit dardan?

Kaliforni, 25 maj 2025

Edhe një sukses i Federatës së Mjekëve shqiptar në  Evropë  

                                                                                     

Shkruan: Hajriz Mamaj

Tiranë 9 Mai 2025

  • Mjekët të gjithë në luftë kundër kancerit

Konferenca e 24 e Ferades së Mjekëve Shqiptarë në Evropë përmbylli me sukses  Projektin një vjeqar  të aktivitetit të mbështetur Shoqata Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar GmbH (GIZ-i ). Ky projekt u realizuar në bashkëpunim edhe me  Shoqatën Europa Dona Albania.

Tirana sot si edhe herave të tjera ka mbledhur ekspertët më të njohur nëfushën e mjekësisë nga vëndi dhe diaspora për të trajtuar një temë shumë të rëndësishme që prekë shumë njërëz në mbarë botën.  Faja është për sëmundjen e kancerit nga e cila sot vuajnë me qindra dhe mijëra njerëz në mbarë rruzullin toksor.  Federata e Mjekëve Shqiptar në Evropë duke i qendruar besnik misionit të saj të themelimit edhe kësa here  për realizimin e këtij projekti  ka ftuar mjekët më eminent nga radhat e veta të cilët punojnë në vende të ndryshme evropiane  si dhe nga  vendet shqipfolëse e në  veçanti ekspertët nga Tirana për ti shpallë luftë sëmundjes së kancerit, kësaj të keqe për njerëzimin.

Bujar Bilali, përfaqësues i GIZ-it gjerman

Ky projekt më rendësi natyrisht se bazën e ka tek  GIZ-i Gjerman që ndihmonë shoqatat dhe asociacionet që mirren me aktivitete të ndryshme në diasporë. Federata e Mjekëve Shëiptarë e drejtuar me sukses nga Dr. Aurora Dollenberg  e mbështetur në realizimin e  projekt nga GIZ-i gjerman  ka arritur të përmbyllë  këtë aktivitet me shume sukses duke sjellë në Tiranë ekspertë  të  mjekësisë . Ky aktivitet u zhvillua edhe me Shoqatën partnere Europa Donna Albania.

Dr. Esmeralda Babamusta, dermatologe

Ndonëse në Tiranë levizjet e njerëzve  ishin të mëdha drejt tubimeve elektorale ,nuk i pengoi mjekët dhe të interesuarit për të marrë pjesë në  konferencën që mbahej në Hotel Rogner për të përcjellë punimet një ditore të konferencës që për temë kishte;

“ Parandalimi i kancerit dhe praktikat më të mira për trajtimin tek gratë”

Konferenca i filloi punimet me fjalimet përshendetëse nga të tre organizatorët GIZ-i gjerman, Shoqata Europa Donna Albania dhe Federata e Mjekëve Shqiptarë në Europë.

Me një fjalë përshendetëse në emër të MEG- GIZ Albania  pjesëmarrësve iu drejtuar Burim Bilali , Junior Advisor.

MSc Donjeta Zeqa Advokuese e Pacientëve, Tiranë

Të nderuar pjesëmarrës,të nderuar profesionistë të shendetit, përfaqësues të institucioneve publike,organizatave partnere dhe anëtarë të diasporës shqiptare ,mirë se keni ardhë në këtë konferencë kaq të rëndësishme që i kushtohet një prej çështjeve më kritike të shendetit publik në Shqipëri siç është” Parandalimi i kancerit tek gratë”. Jam i lumtur që në emër të GIZ Albania dhe Programit” Formësimi i Migracionit të Orjentuar drejt Zhvillimit( MEG) i cili mbështet organizatat e diasporës shqiptare që japin kontribut për zhvillimin social dhe ekonomik të  vendit tonë t´ju përshendes dhe t´ju uroj punë të mbarë në konferencë. Dua të shtoj edhe këtë se Projekti CaPAË i zbatuar nga FMSHE dhe Shoqata Europa Donna Albania është një shëmbull i shkelqyer bashkëpunimi  në të mirë të shendetit publik.Edhe kryetarja e Shoqatës Europa Donna Albania , zonja Donjeta Zeqa bashkëorganizatore e konferencës me një fjalë rasti iu drejtua të pranishmëve. Kam kënaqësinë  që sot të nisë përshendetjen time për ju me një falenderim të veçant për temën që po e trajtojmë ngase unë përsonalisht  nga kjo sëmundje më janë atakuar disa anëtarë të familjes dhe vet mamaja ime. E mblodha  forcën për të vënë dien dhe njohuritë e mija për të dhënë kontributin tim në sherbim të njerëzve në nevojë që sa më lehtë ta përballojnë këtë sëmundje deri në sherim të plotë. Me këtë rast dua ti drejtoj një falenderim të veçant Dr. Orges Spahiut, Radiolog-Onkolog i cili me përkushtimin  dhe humanizmin e tij prej profesionisti e vuri në sherbim të nënës sonë. Shpreso që sot publikimet në këtë konferencë nga ekspertë  pjesëmarrës do e ndihmojnë shumë trajtimin e të prekurve nga kjo sëmundje. E falenderoj edhe Doktoreshën Aurora Dollenberg që nuk ka hezituar ta bashkoj aktivitetin  e kësaj Federate me ne dhe asociacione tjera në Shqipëri. Punë të mbarë dhe suksese.

Dr. Aurora Dollenberg, kretare e FMShE

Në fjalën përshendetëse zonja Dollenberg falenderoi të gjithë të pranishmit si dhe mbështetësin kryesor ne realizimin e këtij projekti  GIZ-in gjerman dhe Shoqatën  Europa Donna Albania. Suksesin tonë të përbashkët do ia adresojmë  të gjithë atyre që presin nga ne që së paku tua lehtësojmë dhimbjet dhe vuajtjet me punimet tona nga kjo sëmundje e rëndë. Besoj shumë që sot do kemi rastin të dëgjojmë ekspertë të shumtë të kësaj fushe dhe të gjitha arritjet ti adresojmë tek ata që kanë nevojën tonë si profesionistë mjekësor. Ju falemnderit dhe konferencës i uroj punë të mbarë.

Burim Bilali , këshilltar MEG- GIZ dhe Dr. Aurora Dollenberg

Punimet i nisi  Dr.Esmeralda  Babamusta specialiste e dermatologjisë në Tiranë , njëherit edhe Kryetare e Degës së Federatës së Mjekëve Shqiptarë në Tiranë e cila për konferencën e sotme kishte zgjedhur temën: “Mbështetja Psiko-Sociale për pacientët më sëmundje kanceroze”.Zonja Babamusta në fillim të ligjerimit të saj theksoi se kanceri është një ndër sëmundjet më sfiduese jo vetëm për pacientin por edhe për familjaret e tytre të cilët shpesh përballën me pasoja emocionale dhe psikologjike të thella. Diagnostifikimi i një familjari apo një të afërmi mund të shkaktoj një varg reagimesh emocionale që përfshijnë frikë,pasiguri,trishtim dhe ndjenja të fuqishme të shqetësimit shpirtëror. Qëllimi i këtij studimi nënvizoj Dr. Emeralda synon të identifikoj sfidat dhe reagimet emocionale të eksplorojë përvojat përsonale  dhe psikologjike të individëve dhe famoioljarëve të tyre. Doktoresh Esmeralda u përgjigj edhe në shumë pyetje të të pranishmëve sidomos nga sëmundjet kancerogjeze të lëkurës tek pacientet.

Dr. Bujar Gjikolli, Radiolog

Zonja Donjeta Zeqa,kryetare e Shoqatës Europa Donna Albania u ndal në përjetimet më të sëmuarit nga kanceri duke i sjellë në konferencë edhe përjetimet e saja me familjarët e atakuar nga kanceri. Në diskutim ajo rrefeu edhe përvojat dhe pengesat me të cilat ballafaqhen pacientët e atakuar me këtë sëmundje.

Gjergji Pashaj, sekretar i përgjithshëm i FMSHE

Shqetësimeve të zonjës Zeqa me shumë profesionalizëm u mundua tu jepte  Dr. Negjyp Sopa Specialist i gjinekologjisë,infertilitetit CEO Klinika Gjikonologjike në  Kopenhagë. Dr. Sopa në këtë konferencë në punimin e tij u ndalë të “Kanceri në qafën e mitrës” Me një përvojë të gjatë në fushën  e gjikonologjisë Dr.Sopa shpjegoi mundësitë e diagnostifikimit sa më të hershëm   deri në sherim të plotë. Nga Danimarga Dr. Sopa në këtë konferencë solli edhe metodat më të reja të zbulimit të kancerit dhe apeloj që edhe në Shqipëri të zbatohen ato dhë Qendrat mjekësore të paisen me teknologji moderne në diagnostifikimin sa më të hershëm. Doktorr Sopaj u përgjigj edhe në shumë pyetje sa i përket edhe kancerit të gjirit të gratë të moshave të ndryshme. Një studim i thell në fushën e “ Menagjimit Multidisiplinar të Kancinomës Squamocelulare të Kavitetit Oral (OSCC) u  paraqit dhe u përcoll me shumë vemendje Dr. Orges Spahiu Radio-onkolog në Tiranë.  Vetë tema e trajtuar nga një ekspert që ndër të parët e përcaktonë diagnostifikimin  edhe interesimi ishte tejet i madhë. Doktor Spahiu me një përkushtim të madh analizoi mundësinë e diagnostifikimit dhe të sherimit. Për kushtet e punës dhe teknologjin ë që posedojnë Institucionet shendetsore të Shqipërisë janë të kënaqshme por mbetet akoma për tu përmirësuar. Me një punim shumë të mirë në këtë konferencë u paraqit edhe Dr. Genc Selmani, Mjek i Mjekësisë Familjare nga Kërçova i cili  në punimin e tij kishte bërë një hulumtim në Kërçovë dhe rrethinën evendbanimeve shqiptare.

Dr. Aurora Dollenberg në studimin e saj “Të mbijetuarit nga kanceri vuajnë nga Stresi post-traumatik” Si Psiko – Terapiste zonja dollenberg solli në konferencë përvojat e saja me të prekurit nga kjo sëmundje, dhe socializimin e tyre në jetë normale. Zonja Dollenberg u përgjigj edhe në shumë pyetje që iu drejtuan asaj.Në këtë konferencë me një punim të përbashkët u paraqiten Dr. Esmeralda Babamusta,specialiste e dermatologjise dhe kryetare e degës së Federatës në Tiranë  dhe Msc. Gjergji Pashaj, ekspert i shendetit publik dhe Sekretar i Përgjithshëm i Federatës së Mjekëve Shqipütar në Evropë. Në këtë studim të dy bashkëautorët kishin bërë një studim të hollësishëm reth  diagnostifikimit të grave me kancer. Gjatë referimit nga ana e Gjerji Pashaj mësuam statistika të shumta që autorët kishin hulumtuar në europë dhe më larg. Zoti Pashaj me theks të veqant në punimin e tij u ndal në Shqipëri dhe tregoi se kanceri i  gjirit  më i përhapur  është tek popullata e femërave dhe për vitin 2020 ishin diagnostifikuara 936 femëra me kancerin e gjirit.Zoti Pashaj theksoi se që sa më mirë të kuptohen edhe faktorët e rrezikut e në të shumtën e rasteve lidhen edhe me faktorin gjenetikë Në fund zoti Pashajpër të pranishmit solli edhe statistika  krahasuese në vende të ndryshme dhe e përfundoi punimin e tij me thënjen se: sëmundja më mirë është të zbulohet se sa më vonë të shernepërmjet  sllajdeveohet.Punimi që zgjoi vëmendjen e të pranishmëve ishte edhe ai i Dr.Bujar Gjikollit nga Kosova  që për këtë konferencë kishte trajtuar “ Marrjen e biopsisë së gjirit,realizimin dhe rëndësinë e diagnostifikimit”

Nepërmjet përvojës shumvjeqare si Radiolog Dr. Gjikolli në këtë konferencë solli metodat me të përparuara në maarrjen e biopsisë përpunimin dhe diagnostifikimin. Sipas Dr. Gjikollit diagnostifikimi i hershëm jepë shpresë për një sherim dhe tretman më të suksesshëm sidomos tek gratë me kancer të gjirit dhe të qafës së mitrës. Dr. Gjikolli  nepërmjet sllajdeve konkretizonte format dhe metodologjitë më të reja për marrjen e biopsisë.

Përqafimi i mjekeve …

Me punimet e tyre u paraqiten edhe Dr.Fadil Avdiu Internist nga Gjermania  me temën:”Parandalimi i Tumoreve të shkaktuara nga HPV, Dr.Msc Arsim Gerxhaliu,Patolog ligjor nga Kosova “ Situata Aktuale Onkologjike e Kancerit të Gjirit në Kosovë. Edhe zonja Dr. Kozeta Filipi, Epidemiologe në Tiranë trajtoj temën:”Prirjet dhe Kontrolli i Kancerit te  Zorrës së Trashë në Shqipëri” Me punimin Kanceri në Shqipëri : Sfidat Shëndetësore dhe financiare u paraqit Dr.Bernard Progi,internist në Tiranë. Në këtë Konferencë problemin e Teroides e preku Dr.Ilirjana Agolli nga Tirana e cila vuri theksin në “Shendetin e Tiroides me rëndësi të veçant” Dr. Kleida Mati,Onkologe nga Tirana theks të veçant i dhe punimit të saj në” Evolucionin në Trajtimin e Kancerit Renal. Me një punim me peshë u prezentua edhe Specialistja e inermerisë Intenzive nga Gjermania  MSc Eljona Istrefi me temën:  “Kujdesi infermieror tek  Pacientët me Kancer”

Punimi i Prof.Asc Oltiana Petri, mikrobiologe nga Tirana që për këtë konferencë kishte zgjedhë temën e .” Rëndësinë e  Diagnozës nepërmjet Tipizimit të HPV” e cila u mirëprit nga pjesëmarrësit në konferencë.

Negjyp Sopa specialist gjinekolog në Danimarkë

Nga Kosova ekipi i urgjencës sq qytetit të Prishtinës i kryesuar nga  Prof.Ass. Isuf Bajrami specialist i Urgjencës u ndalë në temën: Koncepti “ Pesë Hallkat “ në trajtimin e dhimbjes së  gjoksit” Profesor Bajrami në mënyr të  shkelqyeshme i analizoj këto pesë hallka duke i materjalizuar edhe me mjete rrethanore që për të pranishmit u mirëprit shumë mirë.

“Ana e errët e Klonit:” Plakja qelizore, Dominanca dhe rezistenca në Malinjitetet Hamatologjike”ishte tema që u prezentu nga Dr. Adela Perolla,Hematologe nga Tirana. Ndërsa për fund u prezentu edhe  Mimoza Malka,Farmaciste nga Tirana. Me rëndësinë që paraqesin barrnat dhe farmakologjia në sherimin e të prekurve  nga Kanceri u mbyllen edhe punimet e Konferencës së 24 të Federatës së Mjekëve Shqiptar në Evropë.

Pse ndërveprimi kibernetik shkakton krizë identiteti ?

0

Lirim Gashi, Prizren 

Interneti po e vret shumëllojshmërinë si asgjë tjetër. Shikoni se si një djalë apo një vajzë nga Australia duket identik si një djalë apo si një vajzë nga Shqipëria.
Shikoni se si shqiptarët e kopjojnë një me një sjelljen, kulturën dhe muzikën e ashkalinjve.
Ja një shembull :
Gjesti nga Big Brother nuk dallon aspak nga miqtë e mi ashkalinj, të cilët edhe kur janë në timonin e veturës vallëzojnë duke kënduar :
“Oh lele, jasha jasha, nëna ime më krijoi pasi i pështyu spermë në p*dh Hajredin Pasha”.
Pastaj ajo e fshiu p*dhin me fasha dhe e qiti spermën e tepërt me shurrë përjashta.
Oh lele, jasha, jasha po sa shumë u kënaqa.
Pastaj erdhi Ajaz Ashkalija dhe ia dha nënës sime edhe një turrë, sepse i erdhi keq që s’ja ka kënaqur p*dhin si duhet, asnjë burrë.
Bravo Ajaz Aga që je më i fortë se çdo hamshur”.
Koment:
Ky fenomen mund të analizohet në mënyrë multidimensionale përmes pesë shtresave kryesore: kulturore, identitare, sociale, mediatike dhe psikologjike. Ja një shpjegim i thelluar:
1. Aspekti kulturor: Uniformizimi global
Interneti, në veçanti rrjetet sociale, po krijojnë një kulturë globale ku vlerat, estetika dhe sjelljet dominohen nga disa qendra të mëdha ndikimi si SHBA, Korea e Jugut, apo Evropa Perëndimore. Kjo prodhon një efekt mimesis – imitim i pavetëdijshëm – ku individë nga kultura të ndryshme përshtaten me modele që nuk janë organike për shoqëritë e tyre. Shembulli i përmendur – një vajzë nga Australia që ngjan me një nga Shqipëria – nuk është rastësi biologjike, por rezultat i konsumimit të të njëjtit përmbajtje (muzikë, moda, filtra të Instagram-it, etj.).
2. Aspekti identitar: Kriza e origjinalitetit
Kur shqiptarët, për shembull, kopjojnë kulturën dhe stilin e ashkalinjve – apo çdo grupi tjetër margjinal që në vetvete ka ruajtur një autenticitet të veçantë – ndodh një zhvendosje e identitetit. Në mungesë të një vetëbesimi kulturor ose një ndjesie të fortë identitare, ndjekja e “tjetrit” bëhet një mënyrë për të ndjerë përkatësi. Ashkalinjtë, të cilët shpesh janë më autentikë në shprehjen muzikore dhe gjestuale, shndërrohen në simbol të asaj që shqiptarët (në këtë kontekst urbanë, të rinj dhe të pasigurt) duan të imitojnë për të fituar “coolness”.
3. Aspekti social: Ngritja e margjinalëve në qendër
Në epokën e TikTok-ut dhe reality-show-ve si Big Brother, përmbajtja nuk përcaktohet më nga elitat kulturore, por nga popullariteti dhe viraliteti. Figura si “Gjesti”, që dikur do të konsideroheshin margjinale, sot janë në qendër të diskursit publik dhe model për të rinjtë. Këta persona përçojnë një formë antikulturore që i jep legjitimitet sjelljeve të pazakonta, duke i kthyer në normë. Kështu, ajo që më parë ishte e veçantë, sot është trend.
4. Aspekti mediatik: Efekti pasqyrë
Mediat digjitale nuk pasqyrojnë realitetin, por e prodhojnë atë. Të rinjtë shohin çfarë bëjnë të tjerët në Instagram, TikTok, YouTube – dhe pastaj vetë-skenarizohen për të imituar. Ky është efekti “doppelgänger” që përmendet – jo rastësi, por vetëdëshirë për të kopjuar. Imazhet ripërsëriten dhe transformohen në shabllone të përbashkëta globale: buzëqeshje të njëjta, poza të njëjta, këngë të njëjta – pavarësisht vendit të origjinës.
5. Aspekti psikologjik: Nevoja për pranueshmëri dhe vëmendje
Në një botë ku gjithçka matet me likes, followers dhe engagement, të rinjtë ndihen të detyruar të sillen sipas asaj që është më e dukshme, më e pëlqyer dhe më e ndjekur. Kultura ashkalike apo e grupeve të tjera të zëshme dhe ekspresive, ofron një lloj lirshmërie, rebelimi dhe energjie që rinia e sheh si më tërheqëse krahasuar me formën më tradicionale të sjelljes.
Përfundim:
Ky fenomen nuk është vetëm kopjim banal. Është një pasojë e ndërveprimit të paprecedent midis krizës së identitetit lokal, fuqisë së mediave sociale dhe dëshirës njerëzore për të qenë pjesë e diçkaje më të madhe, edhe nëse kjo “diçka” është një iluzion i përbashkët global.

Pse heshtet gjaku i derdhur i banorëve të Përpellacit dhe uzurpimi i pronave të tyre nga Serbia?!

Nga: Arif Ejupi

Fshati Përpellac, i shtrirë në verilindje të Podujevës dhe në kufi me Serbinë, është një prej vendbanimeve shqiptare që ka përjetuar dhunë, vrasje dhe plaçkitje sistematike nëpër shekuj nga Serbia.

Sipas rrëfimeve të Ismail Ajetit – Bushit, njohës i shkëlqyer i ngjarjeve në Llap, fshati Përpellac, dikur njihej me emrin ‘Prekaj’, që supozohet të jetë mbiemër fisnor i trashëguar nga Preka, i biri i Garës,një emër që, sipas të gjitha gjasave, i përket periudhës së krishtere apo paraislame.

Pozita e volitshme gjeografike e Përpellacit me mbi 583 hektar ofronte kushte të përshtatshme për zhvillimin e blegtorisë, e cila ishte veprimtaria kryesore e shumicës së banorëve.

Po, sipas rrëfimeve të Ismail Ajetit -Bushit, në vitin 1903, burrat e këtij fshati, të përkrahur nga trima të tjerë të kësaj zone, ngritën Flamurin e Skënderbeut me shqiponjën dykrenore në vendin e quajtur “Kapia e Përpellacit”.

Ky ishte një akt i guximshëm, dhe thellësisht kombëtar, ngase në këtë periudhë shqiptarët ndodheshin nën sulmin e dy pushtuesve: osmanëve dhe serbëve.

Serbia, që në fillim të viteve 1800, e kishte kthyer dhunën ndaj shqiptarëve të Përpellacit në një sistem të organizuar shtetëror.

Hazir Zenel Zeneli – babai i Zeqirit, Islamit, Sylejmanit, Rashitit dhe Rahimes, u vra pamëshirshëm dhe u zhduk pa varr nga forcat serbe në vitin 1883.

Në vitin 1942, në pragun e shtëpisë së tij, nga partizanë dhe çetnikë serbë, u vra Bejtë Ali Aliu.

Ndërkaq, një vit më vonë me skenar të ngjashëm u vra edhe Hetem Rrustem Zejnullahu, pa i mbushur ende 30 vjet.

Edhe burra të tjerë të këtij fshati, të cilët shkonin të enjteve në treg në Kurshumli, binin shpesh në prita të ngritura nga serbët gjatë kthimit në shtëpitë e tyre. Shumë prej tyre nuk u kthyen kurrë.

Më 6 prill të vitit 1999, policë e paramilitar serbë në shtëpinë e tij kidnapuan Ferat Bejtë Aliu, që porsa kishte mbushur 19 vjet.. Pastaj, Ferati një djalë i pashëm dhe i urtë u vra mizorisht.

Kufoma e tij e karbonizuar u gjet pas një kohe në fshatin Dumnicë të poshtme të Podujevës. Së bashku me Feratin pa kurrfarë shpjegimi nga këto grupe policësh e paramilitarësh serbë u vra edhe Bekim Halim Mani 26 vjeçar.

Nga fshati Përpellac gjatë prillit dhe majit 1999 u vranë edhe Hamdi Hajdin Beqiri,Fatime Osman Beqiri dhe Ilaz Shaqir Beqiri . Këtë tërbim të ushtrisë dhe policisë serbe u munduan ta ndalin Mifrar Zejnullahu dhe Skënder Zejnullahu,të cilët si ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ranë për të mos vdekur kurrë më 24 dhjetor të vitit 1998 në Obrançë të Podujevës.

Kjo dhunë e vazhdueshme dhe ky terror i paparë solli pasoja tragjike. Nga frika e ndonjë sulmi tinëzar nga hordhitë serbe, fshati Përpellac sot është i zbrazur tërësisht.

Minë e pashpërthyer e gjetur më 13 prill 2018 në fshatin Përpellac, në arën e Zenel Rashit Zeneli (tashmë i ndjerë).

Deri kah fundi i viteve ‘80 e ‘90, në Përpellac jetuan familjet: Islami, Aliu, Zeneli, Mani ,Beqiri, Ibishi,(Rexhep Bajgora) Fejzullahu ,Maliqi, Zejnullahu (Muhaxhirët), Rrahimi, Maksuti e Mustafa (Musliu i Cenit , i kësaj familje është Komandant Rrustem Mustafa-Remi)

Përpara viteve ‘50 e ‘60 kanë jetuar edhe familjet : Salihu, Miftari, Abazi, Shabani( Avdi Përpellaci), Dërvishi (Rizahu i Muratit, i shpërngulur në Turqi) Bajçinovci ( Mehmet Bajçinovci) e Burica ( Selim Burica -Islami )

Mësuesit e parë të shkollës katërklasëshe në Përpellac ishin Selim Burica-Islami, Xhemail Hasan Mahmuti dhe Qazim Ramë Uka.

Kopshti i Enver Zenelit

Sot, në këtë fshat të bukur dhe piktoresk nuk jeton njeri, përveç zogjve. Nuk dëgjohen më tingujt e zileve të deleve, as blegërimat e qengjave dhe kecave, as meloditë me fyell të barinjve te “ Fusha e Gurit “Çezma e Zeqirit në Poilla”, as te “Arat e Lugut” apo te “Orlishta”.

Në vendin e quajtur Orlishta, në kufirin e sipërm të Përpellacit, djemtë dhe nipat e Zeqir dhe Rashit Zenelit, dajallarët e mi si dhe familja Mani, kanë pasur disa hektarë tokë, male dhe kullosa. Aty ndodhej trashëgimia e tyre, djersa e brezave.

Edhe pse pronë e tyre e hershme, ajo u ble gjatë viteve 1970 me çmim astronomik nga serbët. Por, që nga koha kur u suprimua autonomia dhe Kosova u aneksua nga Serbia, askush prej tyre nuk ka guxuar të shkelë më atje.

Jo për mungesë dashurie ndaj tokës, por nga frika për jetën. Edhe sot, në shekullin XXI, ata nuk mund të shkojnë për të parë pronat e veta, sepse rrezikojnë të kapen, arrestohen apo edhe të vriten nga autoritetet serbe. Ata këtë pjesë të tokës, të grabitur dhe të ndaluar për ta, e kanë trashëguar me sakrificë e gjak.

Dajallarët e mi dëshmojnë se pasuria pyjore në Orlishtë është jo vetëm e uzurpuar, por edhe e shkatërruar nga njerëz të pandërgjegjshëm. I gjithë pylli është prerë dhe drutë e tij shiten në mënyrë klandestine në Kosovë, përmes një rrjeti të matrapazëve shqiptarë që mbajnë ende lidhje të fshehta me serbët.

Ky bashkëpunim i pistë, që zhvillohet në heshtje dhe përfitim, i ka dhënë goditjen e fundit një pjese të tokës shqiptare që nuk guxon as të vizitohet nga të zotët e saj. Të tillë njerëz nuk shesin vetëm dru, ata shesin ndërgjegjen e tyre të mykur.

Përkundër kësaj pasigurie, disa nga banorët e Përpellacit ende mundohen të kultivojnë tokat e tyre me drithëra dhe të kujdesen për shumëllojshmërinë e pemëve e perimeve, siç është rasti me Enver Zenelin. Ai, në tokën e trashëguar nga prindërit e tij,Rashiti dhe Eminia, ka ngritur një plantacion pemësh dhe perimesh që të mahnitin me bukurinë e vet.

Mirëpo, kjo nuk mjafton, kur në fshat nuk jeton askush thotë z. Enver Zeneli, profesor i gjuhës angleze dhe përkthyes i certifikuar, i cili deri në vitin 1978 ka jetuar në Përpellac.

Jo larg vijës kufitare me Serbinë, aty ku dikur ndodhej Hani i Sylë Përpellacit, një han modest, por jetik për banoret, sot kanë mbetur vetëm gjurmët e themeleve të tij.

Ata gurë të heshtur flasin më shumë se çdo dokument për përpjekjet e banorëve të këtushëm dhe për luftën e tyre të vazhdueshme për të jetuar në tokat e tyre mijëravjeçare.

Banorëve të Përpellacit, gjatë viteve 1877–1878, Serbia ua mori me dhunë pronat që shtriheshin deri në Kurshumli. Dajallarët e mi, të cilëve u kërkova një fotografi të vendit ku ndodhen ende gjurmët e hanit të Sylë Përpellacit, nuk guxojnë të shkojnë atje sepse mund ta rrezikojnë fare lehtë jetën e tyre.

Plantacioni me kumbulla i Enver Zenelit

Policia serbe nuk njeh as varre, as themele, e as kujtesë. Ajo njeh vetëm dhunë, vrasje dhe plaçkitje.

Institucionet e Republikës së Kosovës dhe ato ndërkombëtare duhet të kërkojnë urgjentisht qasje në pronat e banorëve të Përpellacit dhe ndalimin e uzurpimit të paligjshëm nga Serbia.

Përpellaci nuk është thjesht një fshat i zbrazur, është një faqe e gjallë e historisë shqiptare, që flet me dhimbje për golgotën shekullore të banorëve të tij.

Kush i hapi rrugët nga kalojnë terroristët 

1
Në foto është ish.zv/ Ministri tashmë i shkarkuar nga detyra, Arbër Vokrri. Motivet e vërteta të shkarkimit të tashëm nuk dihen saktësisht, përpos hamndësimeve, por z. Vokrri do të duhej të shkarkohej më herët për interesat e Dardanisë shqiptare, në kohën kur si xhiadistë – neoosmanli nga po kjo pozitë “institucionale”, i qe kërcënuar Europës për ta ripushtuar e shkuar deri tek Portat e Vjenës, që ta pëmbushte “amanetin” e pararendësve të dikurshëm osmanli.
(Kjo vërejtje është e Redaksisë së Drinit dhe nuk ka të bëjë asgjë me pikëpamjet e autorit të tekstit).
Gani Qarri, Zvicër
___
Athua pse u shkarkua ministri Arbër Vokrri, e kërkoj këtë KFOR-i, apo ministri jashtëm serb Gjuriq, në takimin me Spahiun në Beograd, dy çështje këto, në dukje të ndryshme por që ndërlidhen fort, në perceptim dhe terren ndërmjet veti, për të cilat qeveria dhe elita intelektuale e vendit, duhet të japin një përgjigje adekuate për qytetarët e Kosovës.
A propo në fakt, lajm “bombastik” do duhej të përbënte rasti i heshtur, i veprimeve të pakuptimta të KFOR-it, i cili vetëm para disa ditësh, po ky KFOR, i gjithëfuqishëm që vazhdon ta mbajë akoma forcërisht e me cinizëm, të bllokuar Urën mbi Lumin Ibër, dhe nuk lejon qarkullimin e lirë të automjeteve në Mitrovicë-qytetin e Minatorëve tanë heroik, që u fut në histori, në momentet më të rënda për vendin, kur minatorët shqiptar vunë në rrezik jetën e vet për mbrojtjen e Kosovës, çuditërisht pa asnjë diskutim paraprak me Institucionet shtetërore të Kosovës dhe kokë më vete hapi pikërisht rrugën ilegale të përdorur nga kryeterroristi Millan Radojçiq me bandën e mercenarëve të tij, për kryerjen e agresionit të terrorist, të 24 shtatorit 2023, madje çuditërisht:-Duke e bërë të kalueshme edhe për automjete, ndoshta që terroristët serb, të mos lodhen duke ecur këmbë, kur ata futen nga Serbia me mision për kryerjen e akteve terroriste në Kosovë!
Të njëjtën Rrugë të “famshme”, e cila u përdor edhe me 24-shtator të vitit 2023, në mënyrë që terroristët serb të Radojçiqit & Co, të kalojnë sa më lirshëm madje edhe me automjete, që të mos e shpenzojnë energjinë fizike, gjatë futjes nga Serbia, akt që alarmon fort, se o mund të jenë afër, ose janë në përgatitje e sipër, aktet e reja terroriste të mercenarëve të Vuçiqit dhe bashkëkriminelve të Radojçiqit në Kosovë, të grupit terrorist serb me , të cilët para mese dy vitesh, në krye me kryeterroristin Millan Radojçiq kryen agresionin e hapur territorial në Banjë të Zveçanit, dhe vranë policin në detyrë, tani hero i Kosovës rreshterin Afrim Bunjaku.
Rrugë të cilën pas agresionit terrorist të 24 shtatorit 2023, departamenti i Njësive për Ndërhyrje të Shpejtë i Policisë së Kosovës, e kishte mbyllur për të parandaluar futjen e kriminelëve serb nga Serbia, për përsëritjen e akteve terroriste në Kosovë, kontrabandën dhe kalimin me automjete, të grupeve terroriste serbe, që mund të ndërhyjnë përsëri nga Serbia, për të cenuar serish paqen dhe sigurinë e shtetit të Kosovës.
Po këto ditë edhe Misioni Vëzhgues i Bashkimit Evropian në raportin përfundimtar për zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë, deklaroj decidivisht se procesi i zgjedhjeve parlamentare aq të qeta e konkurruese në Republikën e Kosovës, përveç organizimit të dobët të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, u dëmtua edhe nga veprimet e Grenellit dhe ndërhyrjet e kundërligjshme të Serbisë hegjemoniste, por habit fakti se si-për as për këto ndërhyrje, nuk deklarohet, në mënyrë kritike asnjë përfaqësues ndërkombëtar?!
E nuk është më vetëm ndikimi në zgjedhje nga jashtë, por më tepër janë ndërhyrjet në çështjet e brendshme dhe nxitjet e vazhdueshme nga Serbia fashiste të akteve terroriste të kriminelëve serb, në Republikën e Kosovës, si agresioni terrorist serb i 24 shtatorit më 2023 ku u vra polici në detyrë Afrim Bunjaku dhe akti tjetër terrorist i eksplodimit në kanalin e Ibër Lepencit në mbrëmjen e 29 nëntorit 2024, që përveçse dëmtoi kanalin e ujit të Ibër-Lepencit, rrezikoi gati 40% të banorëve të Republikës së Kosovës të mbeteshin pa ujë dhe energji elektrike në klimën më problematike të stinës së dimrit.
Andaj habit fort fakti se si kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka liruar nga detyra zëvendësministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Arbër Vokrrin, heroin e heshtur-që për vite ka punuar natë e ditë dhe ka kontribuar më së shumti në rivendosjen e rendit e të ligjit, si dhe në ruajtjen e qetësisë dhe mbarëvajtjen e gjendjes politike në veri të Kosovës, vetëm pse paska thënë një të vërtet të ditur dhe të patjetërsueshme, të cilën siç deklaron vet z. Vokrri, ka mbi një vit që ai vet edhe e ka publikuar në rrjetet sociale dhe faqen e Fb-s, së tij.
Aktet pro-serbe të përfaqësuesve dhe bashkëpunëtorëve të caktuar të misioneve ndërkombëtare në Kosovë, të cilat jo vetëm se janë të njohura publikisht, por dhe ka vite që i shkaktojnë edhe probleme të mëdha dhe kokëçarje të vazhdueshme shtetit të Kosovës, si shtetasi rus Mikhail Krasnoshchenkov i involvuar në stafin ndërkombëtar të Misionit të Kombeve të Bashkuara (UNMIK), i cili qysh para 6 vitesh, i bllokoi rrugën Policisë me “Furistradë” të UNMIK-ut, të cilin Kosova, për veprimet e tij, ishte detyruar ta shpallte person “non-grata” dhe urdhërojë që ta lëshonte territorin e Republikës së Kosovës,  për shkak të pengimit të Policisë së shtetit tonë në kryerjen e detyrave dhe zbatimin e ligjit e të rendit kushtetues të Kosovës.
Edhe me rastin e shkarkimit të z.Vokrri, një gjë duhet ta di mirë, qeveria dhe kryeministri në detyrë, se faktet nuk mund të ndryshohen as me shkarkim të z.Vokrri, veçanërisht kur merret parasysh konsiderata e lartë që kanë qytetarët e Kosovës, për punën e shkëlqyer dhe kontributin e jashtëzakonshëm të Arbër Vokrrit, njërit nga ministrat më të mirë, që ka punuar shumë dhe ka heshtur pothuajse gjatë gjithë kohës, një Hero i Heshtur, i cili e ka kryer detyrën më së miri dhe asnjëherë nuk ka zhurmuar as falënderuar vetveten, siç bëjnë shumë ministra, apo edhe administrator të thjeshtë lokal.
Shto gjithë kësaj faktin se nuk ishte vetëm rusi Krasnoshchenkov, që mbante qëndrime të hapura, kundër shtetit e tërësisë territoriale të Republikës së Kosovës duke penguar edhe fizikisht zbatimin e rendit e të ligjit  nga policia, por siç u vërejt edhe në Mbledhjen e fundit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, pothuajse ngjashëm me misionarët rus, sillet e vepron edhe shefja e re e misionit të tejkaluar-UNMIK, shtetasja arabe C. Ziadeh nga Libani e cila qysh nga katapultimi në këtë post, u përmbahet me besnikëri të palëkundur vijave të diskursit propagandues anti-Kosovë, të Serbisë hegjemoniste.
Kosova, më 22 tetor të vitit 2021 ishte detyruar ti  shpallte persona non grata edhe Alexei Krivoshevin e Denis Vengerskiin, dy zyrtarë të Zyrës Ndërlidhëse të Federatës Ruse dhe për shkak të aktivitetit të tyre anti-kosovë me të cilin kishin cenuar sigurinë kombëtare dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës, i kishte dëbuar nga Kosova.
Madje njëri nga po këta diplomat rus, Alexey Krivosheev, ishte dëbuar qysh në fillim të ati viti edhe nga Shqipëria.
Madje shefja arabe e UNMIK-ut, “hanëmi”-Ziadeh në vend se ta vlerësoi rivendosjen e rendit e të ligjit, ndalimin e organizatave terroriste serbe si të ashtuquajturat “mbrojtje civile” apo ” e ashtuquajtura tjetër kuislinge “brigadë e veriut” dhe dëbimin e bandave kriminale të kryeterroristit Millan Radojçiq, çuditërisht ajo insiston në kinse rrezikimin e pakicës serbe në Kosovë, duke u shprehur arbitrarisht, e “brengosur thellë”, jo për ndërhyrjet e vazhdueshme të Serbisë në çështjet e brendshme të Kosovës, as për sulmet terroriste serbe brenda territorit të Republikës së Kosovës edhe kur me aktet terroriste të kriminelëve serb të nxitur nga Serbia, vriten policët tanë në detyrë, por për mosthemelimin e “zajednicës” kundërkushtetuese serbe, që të jetësohet edhe një “republika srpska” dhe bëhet përfundimisht bosnjëzimi i Kosovës!
Kështu që vërtetë më habit shumë vendim i Qeverisë në detyrë, i cili vjen një ditë pas deklarimeve të të vërtetës së madhe të z. Arbër Vokrri, që ta kuptojë edhe populli i Kosovës, se përveç këtyre, që u cekën më lartë, ka edhe diplomatë të tjerë dhe përfaqësues pro-serb e pro-rus në kuadër të institucioneve ndërkombëtare, për të cilët ai posedon fakte dhe argumente bindëse, për akte të njëjta apo thënë më butë-të përafërta anti-Kosovë, duke e apostrofuar edhe me emër e mbiemër, pikërisht Shefin e Zyrës së BE-së, ambasadorin pro-rus Aivo Orav, veprimet e të cilëve, nuk është kurrfarë risie, se kanë nxitur edhe trazira në veri të vendit tonë, me qëllim të paraqitjes së gjendjes, në veri, si të pa stabilizuar akoma, në mënyrë që Kosovës të mos i hiqen edhe më tej masat e padrejta dhe të vendosura njëanshëm nga BE, në vend se ato masa apo edhe më të ashpëra, ti vendoseshin Serbisë, për problemet politike që Vuçiq shkakton në vijimësi, nga Bosnjë Hercegovina deri në Mal të Zi dhe Kosovë.
E derisa është thënë publikisht një e vërtetë e madhe nga një ministër i guximshëm si Arbër Vokrri, nuk është më, me aq rëndësi, nëse deklaratat e ministrit Vokrri, përfaqësuakan apo jo qëndrimet e Qeverisë, por me rëndësi të pazëvendësueshme për popullin e Kosovës është e vërteta mbi shkaktarët e nxitjes së trazimit të gjendjes dhe mbajtjen me çdo kusht të “status quo-s” në veri, e jo ndryshimi i qëndrimeve të qeverisë, për flijimin e një ministri të devotshëm, që ka dhënë aq shumë për vendosjen e rendit e të ligjit dhe shtrirjen e shtetësisë së Kosovës në këtë pjesë të patjetërsueshme të territorit të vendit tonë.
Dhe siç është plotësisht e besueshme deklarata e ministrit Arbër Vokrri, po aq e vërtetë e pamohueshme, që “preket” e shihet me sy dhe është dëshmuar edhe me argumente autentike nga vendi i ngjarjeve, është e VËRTETA tjetër e patjetërsueshme, se vet KFOR-i, i cili në njërën anë, në mjedis të qytetit të dytë më të madh të Kosovës, bllokon Urën mbi Lumin Ibër në Mitrovicën e minatorëve tanë heroik, që lidhë dy pjesët e Qytetit Historik dhe legjendar të veprimeve të njohura patriotike në kohët më të vështira për Kosovën, në anën tjetër po ky KFOR, me buldozer e makina të rënda, hapë rrugët ilegale në veri të Kosovës, duke hapur të parën, pikërisht rrugën e përdorur nga grupet kriminale serbe të kryeterroristit Millan Radojçiq, përgjegjës për agresionin territorial në Banjë të Zveçanit, në mënyrë që ata të mund të vazhdojnë kontrabandimin e armëve e municioneve të gjithfarë llojshmërie dhe ta ruajnë energjinë për veprime terroriste e të mos lodhen duke ecur këmbë, kur futen nga Serbia, për të kryer sulme dhe aksione terroriste në Kosovë!
Andaj këtë veprim të habitshëm të qeverisë, nuk e kuptojë, as nuk dua ta komentojë, për vet faktin se, në vend që qeveria dhe kryeministri Kurti, para se të shkarkojnë ministrat më të mirë të vendit, të cilët kanë dhënë aq shumë kontribut për qetësimin e gjendjes dhe shtrirjen e shtetësisë së Kosovës edhe në veri të saj, si z. Arbër Vokrri, të dalin para qytetarëve dhe tu shpjegojnë atyre se si ka mundësi që KFOR-i, i cili mbanë ushtarët me autoblinda në mes të Urës së Ibrit dhe nuk lejon hapjen e urës së qytetit të Minatorëve tanë trima, as pas 26 vitesh të çlirimit të Kosovës, i njëjti KFOR, kokë më vete, pa asnjë koordinim dhe bashkëpunim me Qeverinë as institucionet tjera të Kosovës, hapë rrugët ilegale në veri, e madje ndër të parat, hapë pikërisht rrugën e përdorur nga kryeterroristi Millan Radojçiq me bandën e tij, mu natën kur kryen agresion territorial kundër vendit tonë dhe vranë edhe policin në detyrë, tani hero i Kosovës Rreshterin Afrim Bunjaku, duke e përshtatur atë edhe për kalimin e automjeteve ilegale, në mënyrë që terroristët serb të Millan Radojçiqit & Co, të mos lodhen duke ecur këmbë dhe ta ruajnë gjithë energjinë fizike kur futen nga Serbia, për të kryer, në mënyrë sa më efikase, aktet terroriste në Kosovë!