Kreu Blog Faqe 558

Marcel Prousti dhe “urrejtja e tij patologjike” ndaj popullit shqiptar, sidomos ndaj pjesës shqiptare në Maqedoni

Marcel Proust (i lindur si Valentin Louis Georges Eugène Marcel Proust) ; me 10. korrik 1871, e që vdiq me 18 nëntor 1922), ishte një shkrimtar francez, kritik dhe eseist, më së shumëti i njohur për veprën e tij të madhe  Në gjurmët e kohës së humbur  (frengjisht: À la recherche du temps perdu). Kjo është publikuar në shtat libra që përbëheshin prej 12 pjesësh prej  1913 deri më 1927.

Hevzi Kqiku, Fribourg, Zvicër

MBI MARCEL PRUSTIN!

Marcel Prousti është një shkrimtar hebro- francez , i lindur në Paris në vitin 1871 dhe kishte vdekë në vitin 1922, babai i tij kishte qenë francez katolik, ndersa nana e tij hebreje. Gjat jetës së tij , Marcel Prousti ishte shprehë gjithmonë, si një hebre. Pse dua të shkruaj sot për Marcel Proustin?
Për Marcel Proustin, unë dua të shkruaj sod , sepse aj , sa kishte qenë gjallë , si autore i njohur , ndaj popullit shiptar kishte shprehë ,një urrejtje patologjike, këtë aj e shprehë në ditarin e tijë , duke i shkrue ni ushtaraku Rumun, në vitin 1907.
Ai ,ushtaraku rumun, asokohe , kishte qenë atashe ushtarak i ambasadës rumune në Paris i cili quhej Antoin Bibesko .
Anton Bibeskos Marcel Prousti i kish pas shkrue në vitin 1907, që ta kenë para sysh, punën e Maqedonisë . Nga burimet e ndryshme historike , ne e dimë qe shteti Rumun , në Luftën e Dytë Ballkanike që kishte shpërthye ,në gusht të vitit 1913 , në mes të Sërbis dhe Bullgarisë, Rumania kishte mare anën e Serbis (janë do materiale interesante, për këto zhvillime , në një libër të Z.Canës , duhet me i shikue!)
Hebro- evropianët ,me kohë ,pas Kongresit të Berlinit, i kishin armatosë edhe Serbinë edhe Bullgarinë me alltilerinë më moderne të kohes!
Biografet e Marcel Proustit, tregojnë që Marcel Proust kishte qenë një njeri shum i quditshëm , një biseksual , qe kishte vdekë nëpër duele me shpata e me alltia , tregojnë që shumë libra të tijë , kurr nuk jon botue edhe ato që jon botue s’jon tjeter veqse lutje, ndjellje për dhunë për vrasje .Ai në gjashtë romanet e tij me titull të përbashkët ” Në kërkim të kohës se humbur “! Bon thirrje për dhunë vrasje , ndersa në librin e tijë të shtatë ,me titull ” Koha e rigjetur ” qe e kish pas shkrue ,masi ka fillue lufta e parë boterore ,ai hapur admiron luftën ,duke thanë ” O zot , po sa e mir o lufta “!
Deri ,sa i ka shikue ,granatat e ndritshme të alltileris gjermane tue ra mbi qytetin e Parisit në mbrëmje!
E kom ni fotografi,të vitit 1917,ku shihen ushtritë franceze ,angleze ,serbe dhe amerikanë në frontin e Selanikut duke ba koncert të gjithë bashk ,në qytetin e Manastirit ,në qytetin e alfabetit të gjuhës shipe , i cili ndodhet sod ,në të ashtu quajturën Maqedoni e veriut. Aleatët ,me serbët kan organizue koncert ,në qytetin shiptar të Manastirit minati të perandorit të Romës lindore ,që ishte shiptar nga Manastiri ,me emnin Justinian, i cili nuk kishte lejue dyndjen e sllavëve ,në Gadishullin e Ilirisë, sa ishte gjallë ai ,sod varri i Justinianit ,nuk dihet ,e kan hup ,e kan zhduk ,organizatat e fshehta hebraike – serbe , ni gjenocid të pa shembullt kan krye kunder popullit shiptar në Maqedoni serbët pej vitit 1912 e deri sa u larguan natën në vitin 1991, sod është qeveria sllavo maqedonase ajo që mohon të drejtat e shiptarëve. Në një tjeter libër qe e kam , shkrun se pas Luftërave Ballkanike , një qytet në SHBA , kishte mar emnin Macedonia , ndersa në vitin 1938 ,në SHBA ishte botue ” Historia e Maqedonisë ” pas Luftës së Dytë Botërore, në vitin 1945 ishte krijue Republika e Maqedonis , në kuadër të Republikës Federative të Jugosllavis , deri me 31.12.1991 nga ku serbët ikën natën ,e të gjithë e dimë qe Maqedonia dhe Bosnja,nuk kërkonin shkëputje nga federata Jugosllave, por në këto lojna shume tragjike , fjalën kryesore e kishte masonëria e përtej Atlantikut, si në kohën e Marcel Proustit!

Luan Dibrani për islamizimin antishqiptar të kombit shqiptar

Nuk ndalet islamizimi antishqiptar i kombit shqiptar… Fëmijë nga Lugina e Preshevës që iu nënshtrohen metodave mizore të asimilimit islamik nga ana e Serbisë, Turqisë dhe “kolonës së pestë” të tyre të përbërë nga hoxhallarët.

Luan – Asllan Dibrani

E vranë në derën e banesës në Suedi për shkak se e kallte Kuranin

Kongresi i Përmetit – Kuvend mbarëkombëtar

Një foto nga pjesëmarrësit e Kongresit të Përmetit, të mbajtur me 24 maj 1944 

Dilaver Goxhaj, Tiranë 

Më njëzet e katë  Maj, gjith’ Evropa e dëgjoi: 

Kongresi i parë filloi, o shokë kush e besoi? 

Ky kongres i madh themelet i vuri, 

Pushtetin e vjetër nga rrënjët e shkuli. 

                                                 Popullore 

Në fillim të vitit 1944 fronti sovjeto-gjerman mbetej gjithnjë fronti kryesor ku vendosej fati i Luftës së Dytë Botërore. Në këtë kohë në Evropë nuk kishte front të dytë të vërtetë.  Në Itali trupat anglo-amerikane (gjithsej 10 divizione) kishin përballë tyre vetëm 6 përqind të trupave gjermane (9 divizione). Ishte “Ushtria e Kuqe ajo që ia theu shpinën makinës gjermane të luftës dhe aktualisht po i mban shumicën dërrmuese të trupave armike në ballë”, sikundër u shpreh Uinston Çurçilli në Dhomën e Komunave, më 27 shtator 1944,  

Në këto kushte ishin krijuar mundësitë për rritjen me shpejtësi të Luftës Nacionalçlirimtare të popullit shqiptar. Si kundërpërgjigje, anglezët ngaqë ishin të bindur se Veriu ishte djepi i monarkisë, vendosën të bënin barikadë për Frontin Nacionalçlirimtar, ngaqë në krye të tij ishin komunistët, PKSH-ja. Për këtë qëllim ata udhëzuan që Legaliteti të bashkohej me Ballin dhe, duke i forcuar me ndihma e propagandë, t’i kundërviheshin Frontit Nacionalçlirimtar. 

Paralel, edhe Ahmet Zogu nga ana e tij, pat filluar përpjekjet për krijimin e një qeverie të tij në Londër. Parimisht anglezët nuk kishin ndonjë kundërshtim për ta njohur ish-mbretin si kryetar të ligjshëm të shtetit shqiptar, por nuk e miratuan duke e parë se Zogu nuk gëzonte popullaritet në Shqipëri, por përkundrazi, urrehej, pse e pat tradhëtuar popullin në 7 prill 1939. Qëllimi anglezve ishte që edhe në Shqipëri të realizonin në fund të asaj lufte atë që bënë në Greqi, të futeshim në luftë civile. Prandaj PKSH-ja i parapriu asaj tragjedie kombëtare, prandaj vendosi të thirrej me urgjencë një kongres kombëtar për hedhjen e themeleve të një shteti demokratik-ligjor. 

Nga ana tjetër, kryetari i Balit Kombëtar, Mit’hat Frashëri, i këshilluar nga anglezët, në shkurt 1944 i kërkoi Komandës Aleate të Mesdheut, nëpërmjet oficerit anglez, që ndodhej në qarkun e Vlorës, të dërgonte në Kajro Skënder Muçon “për të diskutuar mundësinë e një Federate Ballkanike”, me shpresë se do të përkrahej nga anglo-amerikanët, njëkohësisht për të siguruar “ndihma të menjëhershme”. Por anglezët nuk kthyen përgjigje as po e as jo, pasi kishin hallin se diskreditoheshin, por intensifikuan çdo ditë e më shumë propagandimin sa më pozitiv për Legalitetin dhe Ballin përmes BBC-së, të cilën u detyruan ta ndërprisnin në fund të qershorit 1944, kur Balli dhe Legaliteti ishin diskredituar si pararojë e nazistve. 

Njëkohësishtë, kryetari i Ballit Kombëtar, Mit’hat Frashëri, për të realizuar sa më shpejt asgjësimin e UNÇSH, në fillim të muajit prill 1944 filloi nga përpjekja për t’u lidhur me reaksionin grek. Qëllimi ishte që, me forca të bashkuara të armatosura të të dy vendeve të shkatërronin LANÇ-in në Shqipëri dhe Greqi. Madje propozuan që të krijonin edhe një federatë greko-shqiptare, duke shprehur dëshirën që të përfshihej edhe Turqia. Dhe për ta realizuar sa më shpejt krijimin e federatës greko-shqiptare krijuan një komision të përbërë me përfaqësues të Ballit, të qeverisë kuislinge dhe të Legalitetit. Dhe në fillim të prillit 1944 filluan bisedimet në Selanik. 

Por ajo që e bënte situatën politike në Shqipëri edhe më të rrezikshme për pavarësimin e saj, ishte nisma e të gjithë kuislingve dhe organizatave tradhëtare për të nëshkruar një akord me qeverinë greke në Kajro, përmes të cilit t’i jepnin Greqisë të ashtuquajturin Vorio-Epir, duke e futur vendin tonë në suazën e mbretërisë greke, me të drejta “autonome”. Por Nacionalçlirimtaria i kapi qysh në fillesa përpjekjet e tyre, gjë që ajo orvatje dështoi. Dhe këtë dështim e pranon vetë edhe gazeta “Vradhini”, që botohej në Athinë, e cila shkruante: “Partia Komuniste e Shqipërisë u bë shkak për mosrealizimin e një marrëveshje që ishte projektuar ndërmjet Shqipërisë e Greqisë, e cila do të zgjidhte definitivisht çështjen e aneksimit me Greqinë të Vorio-Epirit në suazën e një federate, ku Shqipëria do të gëzonte një autonomi duke qenë e bashkuar me Greqinë”. 

Madje regjenti Mehdi Frashëri hartoi dhe shpalli me bujë një “reformë agrare” për të gënjyer masat fshatare. 

Në këto kushte delte urgjentisht e nevojshme të ndryshohej gjendja më favor të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe të Frontit Nacionalçlirimtar. Dhe kjo duhej të arrihej duke marrë masa të reja politike dhe ushtarake. 

Kështu, më 5 prill 1944, në kohën kur pushtuesit hitlerianë  hartonin planet për një operacion të ri të madh kundër Ushtrisë Nacional-çlirimtare, Shtabi i Përgjithshëm lëshoi një urdhër-dite drejtuar gjithë forcave partizane për t’u hedhur në mësymje të përgjithshme.  

Repartet partizane kaluan kudo në mësymje: Br.1S çliroi krahinat Verçës, Quksit, Bërzhestës, Shpatit, dhe bashkë me Br.IVS çliruan Pogradecin. Br.V dh e VI bashkë me forcat e Zonës parë Operative spastruan krjet krahinën e Himarës e të Mallakastrës dhe dëmtuan rëndë forcat gjermane dhe bandat balliste në afërsi të Vlorës, Gjirokastrës, Fierit, Delvinës, Sarandës, Konispolit si dhe gjatë rrugëve që lidhnin Shqipërinë me Greqinë. Një varg ndeshjesh me armiqtë u zhvilluan në Pezë e në  krahinat e tjera të Shqipërisë së Mesme. Repartet partizane të Korçës zhvilluan luftime në qytetin e Korçës, Bilisht, Ersekë si dhe gjatë rrugës Follorinë-Korçë-Janinë. Br.VIIS zhvilloi një varg luftimesh kundër armiqve në Berat e Kuçovë.  

UNÇ Shqiptare gjatë përballimit të Operacionit të Dimrit, (6 nëntor 1943 – 31 mars 1944), ishte rritur edhe me 35.000 luftëtarë të rinj, të cilët ishin inkuadruar në 6 brigada të reja partizane (Brigada II, III, IV, V, VI, VII), si dhe ishin krijuar 4 batalione të rinj, duke e detyruar armikun të mbyllej në qytete. Kështu që, gjatë muajve prill-maj 1944 u çliruan gati të gjitha krahinat në Jug të Shqipërisë, përjashtuar qytetet, dhe u krijuan edhe 2 brigada të reja partizane, (e VIII dhe e XII), ndërsa në Shqipërinë e Mesme dhe të Veriut u gjallërua edhe më shumë.  

Në këto kushte Kryesia e  Këshillit të Përgjithshëm Nacionalçlirimtar, me propozim të udhëheqjes së PKSH, më 15 prill 1944, në Helmës të Skraparit, u vendos thirrja e Kongresit të Përmetit  për datën 24 Maj 1944. 

Anglezët, duke e parë se UNÇSH po rritej dhe fuqizohej çdo ditë, në prill 1944, me porosi të Çurçillit, dërguan me nxitim pranë kryetarit të Legalitetit, Abaz Kupi, një mision të ri ushtarak me në krye nënkolonelin Bill Maklinin dhe majori Xhulian Emeri, kapiten David Smajli, dy togerë, dy kapterë dhe dy radistë, me shpresën që Lufta Nacionalçlirimtare të mos zhvillohej në Veri në ato përmasa që kishte marrë në Jug, me synimin që Shqipëria të ndahej në dy minishtete: në Toskëri dhe Gegëri. Për këtë qëllim patën urdhëruar edhe kryetarin e misionit të tyre ushtarak në Shqipëri, majorit Palmer, që të mos e pranonte ftesën e Kryesisë së  Këshillit të Përgjithshëm Nacionalçlirimtar për të marrë pjesë në Kongresin e Përmetit; gjë që anëtarët e misionit amerikan bënë të kundërtën. 

Para së gjithash duhet theksuar dhe bërë e qartë, se Kongresi i Përmetit është një prej kuvendeve më të mëdhenj të mbarë kombëtar shqiptar. duke u nisur nga fakti se një ndër ftesat e para, në emër të Kryesisë së  Këshillit të Përgjithshëm Nacionalçlirimtar, qe edhe ajo që iu dërgua Kryesisë së  Këshillit të Përgjithshëm Nacionalçlirimtar të Kosovës e të Rrafshit të Dukagjinit. Por që nuk u shpjegua kurrë prej tyre mosardhia në atë kuvend. 

Kryesia e  Këshillit të Përgjithshëm Nacionalçlirimtar e bëri atë ftesë, me propozim të PKSH-së,   duke ditur qëndrimin e Kominternit (Internacionales Komuniste), i cili prej vitit 1926 ishte shprehur që: Kosova do të duhej t’i bashkohej Shqipërisë. Por, sikundër e shpjegon politikani filozof Ukshin Hoti, të ftuarit kosovarë nuk duhet të kenë ardhur në Kongres të Përmetit ndoshta se duhet t’i jenë bindur vendimit të Kongresit V të LKJ, i vitit 1941, i cili kishte vendosur që, Shqipëria t’i bashkohej Kosovës për zgjerimin e Jugosllavisë dhe të Sërbisë, dhe jo Kosova Shqipërisë. Qëllimi i LKJ-së: Që të mos ekzistonte më shtet shqiptar. Dhe më tej Ukshin Hoti vijon: “Legaliteti dhe Balli Kombëtar, flisnin, por edhe shkruanin, se me dëshirë do t’i hiqnin kokën së pari Enver Hoxhës e pastaj edhe Fadil Hoxhës. Ata mendonin e mendojnë se këta kanë qenë fajtorë për mos bashkimin e  Kosovës me Shqipërinë menjëherë pas lufte. Ata nuk i përgjigjen dot pyetjes, përse të ishte më shumë fajtore Shqipëria sesa Kosova apo dhe Jugosllavia për një rezultat të tillë negativ për shqiptarët menjëherë pas lufte? Përgjigjet e autorëve tanë ndaj këtyre pyetjeve që u shfaqën pas vitit 1990 nëpër faqet e shtypit tonë fajësojnë ish-regjimin komunist në Shqipëi, sipas logjikës së shtetësisë: “ata ishin shtet dhe jo ne.” Nuk është e nevojshme të komentohet se një rezonim i tillë është më së paku naiv, edhe pse e dinin, si qëndrimin e Kominternës prej vitit 1926 edhe vendimin e Kongresit V LKJ.”(U.Hoti,“Filozofia politike e çështjes shqiptare”,f.189-190). Sikundër shihet, kjo ftesë dërguar Kosovës është një shuplakë tjetër e fortë ndaj propagandës së kolaboracionistëve, ballistve dhe zogistve kundër PKSH dhe Enver Hoxhës. 

Prandaj kemi të drejtë të themi se: Kongresi i Përmetit ka të njëjtën rëndësi kombëtare sa dhe Kuvendi i Vlorës 1912, duke pasur parasysh jo vetëm atë ftesë dërguar Kosovës, por edhe kushtet politiko-ushtarake të kohës, mënyrën e organizmit të atij Kongresi, pjemarrësit në të, si dhe shpëtimin e pavarësisë së Shqipërisë. 

Për të sabotuar Kongresin e Përmetit, kryekolaboracionisti Mit’hat Frashëri, më 10 maj 1944, i nisi letër përfaqësuesit të Ballit në Selanik, Dhimitër Fallos, ku vinte në dukje lidhjen e ngushtë ndërmjet Gjermanisë, Ballit Kombëtar, Zogistave, Bazit të Canes dhe reaksionarëve të Kosovës, ku secili prej tyre kishin dërguar delegatët e tyre për të lidhur miqësi dhe aleanca me reaksionarët grekë si Ralis dhe Zerva, ku shprehën gatishmërinë të nëshkruanin një akord me qeverinë greke në Kajro, t’i jepnin Greqisë të ashtuquajturën Vorio-Epir dhe ta fusnin vëndin tonë  në suazën e mbretërisë greke, me të drejktën e “autonomisë”. (shih “Zhvillimet politke në periudhën e LANC”, autor Pr.Dr.Shyqyri Ballvora, Dituria, 2004,f.436-437). Ndërkohë Partia Demokratike dhe ajo Socialiste  u kanë ngritur monumente Ahmet Zogut, mbretëreshës Geraldinë, si dhe Mit’hat Frashërit(!), ndërkohë kanë rrëzuar të gjithë monumentet e Heronjve të Popullit të dalë nga LANÇ, përfshi edhe eleminimin e gjithë muzeumeve për Luftën Nacionalçlirimtare, si dhe asnjë lloj përkujdesje për varrezat e dëshmorëve; ndërkohë që kanë lejuar ngritjen e varrezave të ushtarëve grekë që bënë krime në Shqipëri gjatë luftës italo-greke, që nesër Grerqia t’i përdori si piramida ndërshtetërore, kur dihet që ka pretendime territoriale. 

. 

Mund të dalë kush e të na pyesë: Pse e barazoni rëndësinë e Kongresit të Përmetit me Kuvendin e Vlorës, apo pse ai Kongres u organizua me këmbënguljen e PKSH? 

Dhe me këtë “argument” antikomunist, kolaboracionstët tanë të vjetër e të rinj, të të gjitha ngjyrave, duan ta përdorin si justifikim se pse në këta 34 vite “demokratikë” nuk denjojnë të nderojnë përvjetorët e brigadave partizane, as datat për çlirimin e qyteteve nga pushtuesit nazifashistë; as festimin e Ditës së çlirimit, 29 Nëntorin; prandaj  janë ngritur “bunker-artet” dhe “shtëpitë e torturave me gjethe”, për një central përgjimesh telefonike; prandaj e kthyen në skrap gjithë armatimin e Ushtrisë Popullore; prandaj kanë eleminuar çdo gjurmë të SHP të UNÇSH; prandaj është zhdukur nga arkivat Arti Ushtarak i Luftës Popullore i vitit 1974, etj.   

Me këto lloj prapavijash politike synohet ndarja e Shqipërisë në dy minishtete, në  

Toskëri e Gegëri, (dukuri e shfaqur edhe në votimet parlamentare, 2025), përveç tendencës për inicimin e luftës civile veri-jug gjatë vitit 1997. Ngjashëm sikundër tentuan anglezët në pranverën e vitit 1944, ishte edhe shpallja e Tepelenës “Kamp Aushvic”, (në prill të vitit  2018), ngaqë atje  u internuan një pjesë e familjeve nga Veriu që kishin pjestarë në 12-mijë bandat kriminele divirsante ose prej grupeve të 2.500 kriminelëve të luftës, (të arratisur në malet veriore), gjatë luftës 10-vjeçare kundër intervencionit të huaj, (Nëntor 1944-Dhjetor 1953), me qëllim që ato banda të mos kishin mbështetje për kryerjen e vrasjeve në popull dhe djegie të shkollave e institucioneve shtetërore. (Shih. “Kur shkatërrimi vërsulej mbi mjerimin”, Tiranë, 2025).   

Me të drejtë kujtdo i lind pyetja: Pse u shpall vetëm Tepelena “Kamp Aushvc”, ndërkohë që ai kamp nuk ishte thjesht kamp izolimi, por ishte kamp pune si dhe shkollimi, ku u internuan familjet e diversantëve dh tëe grupeve kriminele nga Veriu, me trajtim të njëllojt si gjithë qytetarët e atij qyteti, pa gjerdhe, që u krijuan edhe në kalanë e Beratit si dhe të Krujës. Prandaj me të drejtë reagoi ashpër poeti brilant Arben Duka me vargjet: 

 

Një ditë prej ditësh doli në një ekran një zagar, 

dhe Kampin e Tepelenës e pagëzoi:”Aushvici Shqiptar”! 

Ai kot më se koti, s’do të delte kurrën e kurrës, 

po kish marrë fondet, nga Ministrja idiote e kulturës! 

Nga Kumbarua kish marrë bekimin, ajo shpurë me psikopatë, 

po dhe ajo kish marrë pëlqimin e Shefit të saj të Gjatë! 

 

Në kampin e Krujës u internuan kryesisht familjet e diversantëve nga Jugu, kur dihet që një pjesë e diversantve ishin ish-ushtarë të Ballit Kombëtar, dhe në Berat ata të Legalitetit. Kjo masë paraprake mbrojtëse u  muar nga Qeveria e kryesuar nga Enver Hoxhasi  si masë sigurie, duke shfrytëzuar përvojën e SHBA, filluar në shkurt të vitit 1942 deri në mbarimin e Luftës së Dytë Botërore, duke izoluar “120.000 shtetas të vetë me origjinë japoneze e gjermane, të lindur në SHBA, në 10 kampe internimi, madje, të rrethuan edhe me tela me gjëmba, e njohur me emërin: akti i intolerancës. Dhe vetëm më 1983, qeveria e SHBA pranoi publikisht padrejtësinë lidhur me internimin.”(Shih “Historia e SHBA”, Tiranë, 2010, f.379-380).  

Duke u shpallur vetëm Tepelena “Kamp Aushvic”, ndërkohë që “kamp” i tillë u ngrit edhe në Berat e Krujë, natyrshëm na jepet e drejta të dyshojmë se qëllimi i këtij vendimi qeveritar ka qenë për t’i thënë popullit të Shqipërisë së Mesme dhe asaj të Veriut: “Urrejeni jugun e Shqipërisë, veçanërisht Labërinë!” Ky përfundim lind edhe për vetë faktin se qarqet shoviniste greke janë shprehur shpesh herë, me gojën e kryeministrave të tyre: “Shqipëri le të ketë, por Labëri të mos ketë!” 

Nuk është rastësi që shpallja e Tepelenës “kamp Aushvic”, ndërkoh që nuk nderohen dëshmorët, nuk festohen përvjetorët e Kosongresit të Përmetit, edhe pse 24 maji 1944 ka hyrë në histori si dita e lindjes së shtetit të ri demokratik popullor në Shqipëri. Këtë mosnderim të kësaj date historike Kryeministyri Rama e shpjeguar para 6 viteve, në Ditën e Dëshmorëve, më 5 maj 2019, në drekën e shtruar nga vetë ai për  veteranët: “Nuk e ndryshoj qëndrimin ndaj Mit’hat Frashërit”; “Historia ndahet në dy periudha, para dhe pas 29 nëntorit 1944”, duke mos pëlqyer asnjë nga këto dy periudha; si dhe “Nuk i besoj historisë që kanë shkruar fitimtarët.” Madje, z.Rama e ka përsëritur nderimin e tij ndaj kryekolaboracionistit: “Nuk e ndryshoj qëndrimin ndaj Mit’hat Frashërit”.(https://shqiptarja.com›lajm›rama-poston-thenien-e-17/06/2021); prandaj dhe thotë: “Nuk e besoj historinë e fitimtarëve.” Besoj se cilido në Shqipëri e merr vesh pse nuk nderohet nga PS-ja dhe PD-ja Kongresi i Përmetit si dhe përvjetorët e çlirimit të  Shqipërisë. 

      *   * * 

Nëse deri në vitin 2013, PS-ja mbante një qëndrim as mish as peshk për vlerat dhe heronjtë e LANÇ-it, dhe heshtte kur PD-ja i anatemonte ata dhe vetë LANÇ-in, shumëkush mendonte se  PS-ja vepronte kështu ngaqë ngatëronte luftën me pasluftën. Por jo. Pas rimarrjes së pushtetit më 2013, PS-ja me veprimet e saj ka treguar se po ecën në vijim të idesë së hershme të kryetarit të saj, e shkruar në librin e tij “Refleksione”, viti 1991, (f.180-181): “Duhet pranuar më në fund, hapur, që lufta kundër okupatorit degjeneroi në një luftë të përgjakshme civile, shkaktare e së cilës ishte Partia Komuniste Shqiptare e drejtuar nga emisarët jugosllavë.” Duke qenë se z.Rama ka këtë bindje, si dhe Berisha dhe gjithë udhëheqja e PD-së, të Ballit e të Legalitetit, prandaj janë shpallur pothuajse të gjithë heronjtë e popullit, përfshi dhe Enver Hoxhën, tradhëtarë e terroristë! Mos vallë këto  qëndrime pse ata kanë qenë në krye të formacioneve partizane dhe që dëbuan nazi-fashizmin nga Shqipëria dhe i ri-kthyen asaj pavarësinë?! Natyrisht, për këtë arsye duhet të jetë marrë vendimi për krijimin e “Instituti i krimeve të komunizmit në Shqipëri, 1944-1990”, se nuk ka mundësi se sit ë shpjegohet ndryshe. Po ashtu, edhe Akademia e  Studimeve Albanologjike, Instituti i Historisë, pranë Akademisë së Shkencave, në vitin 2021, me angazhimin e 46 studjuesve nga Tirana, Prishtina, Tetova e Diaspora promovuan vëllimin V të “Historisë së Shqipërisë gjatë shekullit XX”, duke e shpallur Luftën Nacionalçlirimtare “luftë civile”! (Shih: gazeta “Zëri”, 30 tetor 2023). Prandaj dhe janë njohur ligjërisht dhe financohen dy Organizata Veteranësh, (OV-LANÇ dhe OBVL), për të na bindur se gjoja gjatë viteve 1939-1944 kemi pas dy ushtri që luftonin mes veti për pushtet, dhe jo se luftohej për t’u çliruar nga pushtuesit nazi-fashistë! 

* * * 

Pas Kongresit të Përmetit UNÇSH filloi nga lufta për çlirimin e qyteteve. Atëherë dhe armiku, ditën që mbaroi Kongresi i Përmetit, më 28 maj 1944, filloi operacionin e Qershorit 1944, për eleminimin e UNÇSH, duke mundur të futeshin në pjesën më të madhe të bazave partizane në Shqipërinë e Jugut. Por nuk mundën të qëndronin aty veçve një kohë të shkurtër, pasi  më 14 Qershor Komandanti i Përgjithshëm lëshoi një urdhër-dite drejtuar gjithë Forcave të UNÇSH për t’u hedhur në Kundërmësymje. Në këtë mënyrë Operacioni Armik i Qershorit, sikundër ai i Dimrit,  dështoi krejt me krijimin e Divizionit II Sulmues, në gusht 1944. 

*    * * 

Cilat ishin masa urgjente që mori Kongresi I Përmetit? 

1.Shndërrimi i ushtrisë partizane në ushtri të rregullt dhe të bëhej çlirimi i gjithë vendit sa më shpejt  me forcat tona. 

2.Të bëhej legjitimimi i pushtetit të këshillave nacionalçlirimtare në zonat e çliruara e të  

paçliruara dhe forcimi i tyre, duke i paraprirë krijimit të ndonjë qeverie tjetër antikombëtare brenda apo jashtë vendit.    

Me realizimin e këtyre dy detyrave më të rëndësishme, Shqipëria rifitonte pavarësinë, të humbur prej 7 prillit 1939. Por që të realizoheshin këto detyra duhej krijimi i strukturave shtetërore të ligjshme, të zgjedhura nga populli që të ishin të pranueshme edhe nga aleatët. Për këtë lypej një kuvend i zgjedhur nga populli. Për këto çështje fondamentale Këshilli i Përgjithshëm Nacionalçlirimtar, me propozim të PKSH,  u thirr kjo Asamble Popullore, që njihet me emërin Kongresi i Përmetit. Ky kongres përcaktoi legjitimitetin e Këshillave Nacionalçlirimtare, si i vetmi pushtet i ligjshëm i popullit shqiptar; rikrijoi shtetin sovran e të pavarur me qeverinë e vetë demokratike; si dhe e shndërroi ushtrinë partizane në ushtri të rregullt. Nga kjo Asamble doli Kuvendi Popullor, të cilin Kongresi i Përmetit e quajti Këshilli Nacionalçlirimtar, dhe që ishte Kuvendi i parë Popullor në Shqipëri.  

Nga ky Kuvend Popullor do të krijohej Komiteti Antifashist Nacionalçlirimtar me atributet e Qeverisë së Përkohëshme, e cila është qeveria e parë demokratike e Shqipërisë.  

Në Kongresin e Përmetit morën pjesë përfaqësues nga këshillat nacionalçirimtare, (si prej zonave të çliruara edhe nga ato të paçliruara), nga Bashkimi i Rinisë Antifashiste, nga Bashkimi i Gruas Antifashiste dhe nga Ushtria Nacinalçirimtare, ku 40% e delegatëve vinin prej rradhëve të partizanëve.  

Krahas rëndësive të tjera, vlen të theksohet, se për herë të parë në historinë e Shqipërisë gratë marrin pjesë në votime për zgjedhjen e përfaqësuesve të popullit, madje do të zgjidheshin edhe vetë për herë të parë si përfaqësuese të popullit; ndërkohë që në SHBA gratë e fituan këtëdrejtë në vitin 1964. (shih “Historiae SHBA”, Tiranë, 2010, f.450).  

Gjithashtu, për herë të parë përfaqësuesit e popullit nuk do të zgjidheshin në bazë të shkallës fisnore dhe pasurisë, sikundër bëhej në periudhën e Zogut e që bëhet edhe sot, por në bazë të meritave të luftës kundër armiqve të atdheut.  

Kongresi i zhvilloi punimet në qytetin e lirë të Përmetit, në datat 24-28 maj 1944, i cili, përveç që sanksionoi përfundimisht pavarësinë e Shqipërisë, i parapriu edhe mos krijimit të ndonjë qeverie tjetër antikombëtare me ndihmën e të huajve apo reaksionit antishqiptar.  

Kongresi i Përmetit, duke u nisur nga gjendja politike e brendshme dhe ndërkombëtare, nuk e shpalli Shqipërinë “Republikë Popullore” ose ndonjë formë tjetër regjimi. Ai kongres iu përmbajt platformës politike të Konferencës së Pezës, sipas së cilës forma e regjimit do të vendosej nga populli pas çlirimit të vendit. Dhe nuk është ashtu sikundër shkruan z.Edi Rama, te libri i tij i vitit 1991, (f.184-185): “Për ata që mund ta kenë harruar historinë, kujtojmë se në Konferencën e Pezës është vendosur që çështja e formës së shtetit shqiptar do të zgjidhet me referendum pas lufte. Kurse Kongresi i Përmetit, me fitimin e Luftës Civile nga komunistët, ia mohoi popullit shqiptar me dhunë këtë të drejtë politike… Kongresi i Përmetit, me fitimin e Luftës Civile nga komunistët, ia mohoi popullit shqiptar me dhunë këtë të drejtë politike të përcaktuar në Konferencën e Pezës”.   

Kujtojmë se Kongresi i Përmetit u mbajt kur ende edhe Shqipëria e Jugut nuk ishte çliruar plotësisht, e jo më e gjithë Shqipëria. Shqipëria u çlirua më 29 Nëntor 1944, kur iku edhe ushtari i fundit gjerman, bashke me kolaboracionistët që erdhën më pas diversantë nga toka, deti dhe ajri, deri në fund të vitit 1953, të cilt na vranë1.479 ushtarë, oficerë, arsimtarë e nëpunës, si dhe invalidizuan 339 të tjerë. Nga ajo armatë  kriminele gati 50-mijëshe, gjatë asaj lufte 10-vjeçare u vranë 1.452 banditë, u kapën të gjallë 1.523 dhe u vetëdorëzuan 1.617 vetë.
Ndërsa në Konferencën e Pezës u vendos që çështja e regjimit t’i lihej në dorë vetë popullit shqiptar, por pasi të ishte çiruar përfundimisht. Prandaj, më 2 dhjetor 1945 u zhvilluan zgjedhjet për Asamblenë Kombëtare dhe ajo e shpalli Shqipërinë Republikë Popullore më 11 janar 1946.  

*   * * 

Edhe pas Kongresit të Përmetit anglezët nuk hoqën dorë për ndarjen e Shqipërisë veri dhe jug. Ata, duke parë se ditën e fundit të Kongresit të Përmetit, më 28 maj 1944, u dha urdhëri për krijimin e Divizionit I Sulmues dhe kalimi i tij në mësymje të përgjithshme për çlirimin e plotë të Shqipërisë së Mesme e të Veriut, anglezët, nëpërmjet Komandës Aleate të Mesdheut i bënë presion SHP të UNÇSH, për mos kalimin në Veri, “ndryshe do të ndërpriteshin ndihmat”. Por mësymja vijoi. Ndërkohë, më 5 tetor 1944 forcat e ushtrisë Nacionalçlirimtare Shqiptare kaluan kufirin shtetëror të Shqipërisë me Kosovën, në Dukagjin dhe në afërsi të Prizrenit, të pasuara  pas disa ditësh nga kalimi i Divizionit VI e të V, 20 mijë partizanë.  

Atëherë, më 9 tetor 1944, kur anglezët e panë se forcat po afroheshin jo vetëm për çlirimin e Tiranës por edhe të Kosovës, ata, nëpërmjet majorit të tyre Palmer pranë SHP, (i ndodhur në Odriçan), kërkuan që të hidhnin desant ajror “në rajonin Pezë, Ishëm e Darsi”, (bregu jugor i lumit Shkumbin). Por edhe kjo kërkesë u refuzua nga  SHP i UNÇSH.  

* * *  

Në fillim të viteve ’90, kur ishte shembur shteti shqiptar socialist, ndarjen e Shqipërisë në Gegëri e Toskëri e mori përsipër Sali Berisha, i cili u përpoq ta realizonte në vitin 1997, por ishte populli ai që ia bëri të pamundur, dhe jo PS-ja.  

Megjithatë, nga ajo ide anglezët nuk hoqën dorë. Këtë gjë na e dëshmon ish-ministri ynë i Punëve të Jashtme, z. Paskal Milo në librin e tij “Ditari i një ministri të Jashtëm”, 2009, f.265-266: “9 nëntor 1999. Ambasadori i Britanisë së Madhe në Tiranë, Piter Xheineri, sot erdhi në zyrën time. Më solli mesazhin përshëndetës të R. Kuk, për emërimin tim të tretë si ministër i Jashtëm. Letra ishte e ngrohtë dhe vlerësuese për qeverinë. Por qëllimi kryesor për të cilin kishte ardhur ambasadori ishte tjetër. Ai kishte marrë nga drejtori politik në Forien Ofis, Çarls Krauford, një informacion, që më habiti. Në një takim jozyrtar me ekspertë ballkanikë, që kryesohej nga Karl Bild, ish-kryeministri konservator i Suedisë, ku Kraufordi kishte qenë i pranishëm, ishte diskutuar ideja e një “Kosove të Madhe”, e cila do të përfshinte vetë territorin e Kosovës, por edhe Shqipërinë e Veriut e Maqedoninë Perëndimore….”. Vini re: vënia në jetë e këtij plani antokombëtar aktivizohet 4 muaj pasi ka mbaruar lufta në Kosovë! Por, me sa dimë, kjo ide nuk u pranua të shtrohej për diskutim. 

Me 23 Maj 2025 

Votimi i fshehtë është shenjtëria e demokracisë

0

Idriz Zeqiraj, Gjermani

    Seancat kuvendore vazhdojnë, me kohëzgjatje 5 (pesë) minutëshe! Për të 20-tën herë është kundërshtuar kandidatura e deputetes Albulenë Haxhiut. Kryesuesi Avni Dehari, mbyllë seancën, duke caktuar datën e seancës tjetër, pas 48 orësh. Refuzimi i kandidaturës të zonjës Haxhiu, nuk ka asgjë parimore. Ajo është deputetja femër më e votuar, kaluar 150 mijë vota! Ardhja e saj në pozitën e ministres të Drejtësisë, nuk është rastësore. Juriste e diplomuar, luftëtare e dëshmuar për çështjen e Kosovës, madje me familje që nga Gjyshi si dhe familja e bashkëshortit. Kundërshtare aktive e marrëveshjeve të pista, deri në tradhti, të Hashim Thaçit, me dostat e tij. Vërtet, opozitarizmi i saj, me aktivistët e LVV, ka qenë ekstrem i vrazhdët, por krejt i përligjur, i pranueshëm, në raport me politikën qorre, të PDK-së me aleatët e saj.

Lëshimi, kompromisi që i kërkohet LVV, për ta ndërruar kandidaten Haxhiu, me ndonjë tjetër, është sa e papranueshme, aq edhe provokative. Sepse:

a) Ligji zgjedhor e përcakton se propozimi dhe posti i kryetarit të Kuvendit, i takon partisë fituese, në rastin konkret, LVV;

b) Kushtetuta e ka të ligjësuar votimin e fshehtë. Dhe, në zbatimin e kësaj norme ligjore, me të drejtë, ngulmon Lëvizja Vetëvendosje. Hezitimi është frikë e opozitës dëshpëruese, sepse nuk arrijnë t`i kontrollojnë deputetët e tyre, siç bëjnë me votimin aklamativ, fiktiv, të rrejshëm! Pikërisht, ky fakt domethënës flet mjaftueshëm, se bllokuese të zgjedhjes të kryetarit të Kuvendit dhe të formimit të institucioneve tjera kuvendore është opozita PAN-iste, fort e dyshuar, si palë me Serbinë.

LVV ka ftuar partitë parlamentare, për një kompromis të votimit në grup edhe për postet tjera kuvendore, një zgjidhje të shpejt, por edhe brenda kritereve ligjore. Edhe këtë propozim, gjithnjë, brenda kornizës ligjore, opozita e refuzoi lehtësisht!

Prandaj refuzimi i kandidaturës të Albulenë Haxhiut, nuk ka asgjë parimore. Përkundrazi është mbulesë e qëllimit, tashmë, të njohur, largimi i Albin Kurtit dhe të partisë së tij nga qeverisja e mëtejme. Pra, seancat maratonë janë thjeshtë një lojë cinike e opozitës, për ta zgjatur ngërçin politik dhe për të minuar legjitimitetin e zgjedhjeve. Dhe, duke e bartur fajësinë e bllokimit tek partia fituese, LVV, me arsyetimin klishe, se “formimi i institucioneve kuvendore dhe qeveritare, është përgjegjësi e partisë fituese!”

Nëse i besojmë slloganit se votimi i fshehtë është shenjtëria e demokracisë, atëherë fitorja e përsëritur e LVV, dëshmon kredibilitetin, besueshmërinë e fituar nga shumica e popullit të Kosovës. Premtimin e madh për ndryshim e bëri realitet në zgjedhjet e 14 shkurtit 2025.

Zotimin sa të bujshëm, aq edhe tmerrues të Kurtit me LVV e tij: “Kriminelët dhe hajnat në burg”, pjesërisht, e realizoi, duke i shporrur nga pushteti “komandantët” kriminelë dhe hajna zyrtarë. Por, në burg nuk arriti t`i dërgojë. Pak syresh i mori Gjykata e Hagës. Por, shumësia numerike vazhdojnë ta gëzojnë lirinë e përgjakur, duke bërë jetë përrallore, nga zhvatja e pasurive të brezave shqiptarë. Sepse Sistemi i Drejtësisë i rrënuar nga PAN-i, prokuroria dhe gjykatat të kapura po nga PAN-i, kanë pamundësuar realizimin e premtimit të Kurtit, dhe të partisë së tij, LVV.

Vërtet, duket absurde refuzimi i prerë i ndërrimit të kandidaturës për kryetare të Kuvendit, Albulenë Haxhiut. Por, në fakt, më shumë se një teke inatçore, është parimi, i cili justifikon bllokadën dhe mohon kompromisin, për këtë çështje. Nëse ajo i tha kriminel, ballas, një kryeparlamentari, përkatësisht, Kadri Veselit, njëherësh, kryetar i Organizatës ilegale kriminale SHIK, ajo as nuk fyu dhe as nuk shpifi, duke e rithënë vetëm një të vërtetë eprore.

LVV, përveç ndryshimit të pushtetit, bëri ndryshimin tjetër të madh, shtrirjen e sovranitetit shtetëror në veriun e Kosovës. Ndërkohë që Hashimi, praktikisht, veriun ia kishte dorëzuar Serbisë dhe lobonte, madje me pagesë, për ta bërë dorëzimin edhe juridikisht: “Në Veri edhe ashtu nuk kemi qasje, e kemi humbur”, – thoshte Hashimi. Ai ishte peng i dosjeve penalizuese dhe Serbia e shantazhonte. Shërbimi sekret francez, përmes agjentit francez Arnaud Danjear, sipas Pierre Siramy, drejtor i DGSE, e rekrutoi Hashimin në Zvicër, duke e bërë atë agjent edhe të Serbisë.

Kryeministri Edvin Rama, mik për zemër i Vuçiqit, e ligjësoi “pazarin” e Hashimit: “Veriu i Kosovës nuk është tokë e askujt!” Ndërsa Kurti i qortoi të gjithë, me reagimin e prerë: “Nuk kam tokë për të falur”.

Sekreti i fitoreve të përsëritura të LVV është besimi, për ruajtjen e tërësisë territoriale në kufijtë ekzistues. Pra, për PAN-in ka një mosbesim të madh, për shkak të flirteve me Serbinë. Vranë kundërshtarët politikë shqiptarë, ushtarakët luftëbërës të FARK-ut të Ibrahim Rugovës, kuadrot dhe veprimtarët e LDK-së, për ta marrë pushtetin e pamerituar, me dhunë e përgjakje! Përgjatë pushtetit të tyre kriminal, me vjedhje zyrtare industriale dhe makro-kontrabandë me kriminelët serbë në veriun e Kosovës, tashmë, disa syresh të shpallur -nongrata- nga Dash amerikan. Dhe, megjithatë, duan, sërishmi, të kthehen në pushtet, për të vazhduar me krime dhe hajni zyrtare si më parë.

Me heshtjen e saj, LVV po tregon qyqarllëk. Opozita PAN-iste është e rafinuar dhe përfide në poshtërësi. Sa herë që LVV provon që ligjërisht, të veprojë kundër ish-shtetarëve dhe ish-pushtetarëve, si me VETTING, Bryronë për verifikimin e pasurive të paligjshme, ata i stopojnë vendimet e Qeverisë të LVV, duke i dërguar në Gjykatën Kushtetuese dhe në Komisionin e Venecias.

Ndërkohë, opozita krijoi koalicionin pas zgjedhor -PLAS-, pra, PDK-LDK-AAK dhe Lista Serbe, krejt të jashtëligjshëm dhe antikushtetues. Pse e heshtin këtë krijesë monstruoze krerët e koalicionit të ligjshëm LVV-GUXO-ALTERNATIVA?! Kur dihet se këtë veprim opozita, me koalicionin në fjalë, ka bërë shkelje kushtetutare?! LVV duhet ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese, për shqyrtim, me pretendimin se koalicionet pas zgjedhore janë jo ligjore, rrjedhimisht, shkelje kushtetutare!

Për aq sa kemi dëgjuar interpretimet ligjore, nga ish-antarët e Gjykatës Kushtetuese dhe juristë të tjerë, roli i Presidentes në çështjet zgjedhore është i kufizuar. Megjithatë, brenda kornizës kushtetuare, ligjore, ajo u përgjigjë në kërkesën e kryesuesit të seancave, Avni Dehari, duke treguar gatishmëri takimi e konsultimi me krerët subjekteve politike. Dhe, po sa e ftuan, Presidentja Vjosë Osmani, takoi partitë kryesore parlamentare. Tashmë, ajo është mbi partiake dhe përgjatë takimit, me shefat partiakë, nuk arriti pajtueshmëri mes tyre. Por, “e la derën hapur”, për takime tjera.

Më vonë Presidentja Vjosë, takoi krerët e subjekteve minoritare dhe veç e veç partizat e vogla shqiptare. Fatmirësisht, Kosova ka një Presidente -par exelance-, me aftësi profesionale dhe guxim epror intelektual.

Prandaj, duke qenë në krye të Presidences, Vjosë Osmani, nuk dështon as ajo dhe as institucioni i saj, pra, Presidenca, të cilën e përfaqëson. Ndërsa për Institucionet tjera, jashtë domenit të saj, ajo nuk mbanë përgjegjësi, andaj edhe nuk ndërhynë në çështjet jashtë kompetencave të saj.

Nasze Zycie (1939) / Qëndrimi i Ahmet Zogut dhe familjes mbretërore shqiptare në Riga

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 25 Maj 2025 

Gazeta letoneze “Nasze życie” ka botuar, të dielën 23 korrikut 1939, në faqen n°3, një shkrim asokohe rreth qëndrimit të familjes mbretërore shqiptare në Riga, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Qëndrimi i Ahmet Zogut në Riga

Ish-mbreti shqiptar Ahmet Zogu me gruan e tij në rrugët e Kemerit. — Burimi : Nasze życie, e diel, 23 korrik 1939, faqe n°9

Ish-mbreti shqiptar Ahmet Zogu me gruan e tij në rrugët e Kemerit. — Burimi : Nasze życie, e diel, 23 korrik 1939, faqe n°9

Burimi : Nasze życie, e diel, 23 korrik 1939, faqe n°3

Burimi : Nasze życie, e diel, 23 korrik 1939, faqe n°3

Nga data 13 deri më 17 korrik, ish-mbreti shqiptar Ahmet Zogu qëndroi në Riga me gruan, djalin 3 muajsh dhe katër motrat. Suita e ish-mbretit përbëhet nga rreth një duzinë njerëzish. Zogu mbërriti në Riga nga Varshava dhe prej andej u nis me anije për në Suedi.

Gjatë qëndrimit në Riga, Zogu ka qëndruar në Hotel Shën Petersburg. Të ftuarit kaluan kohën e tyre duke vizituar dhe duke bërë pazar. Të premten Zogu dhe bashkëshortja e tij kanë vizituar Kemerin, ndërsa të shtunën Pallatin e Shtypit në Sigulda. Të dielën në mëngjes, ish-mbreti vendosi një kurorë në Bratne Mogiła, ndërsa mbretëresha mori pjesë në meshën në Kishën e Zojës së Dhimbjeve. Pasditja iu kushtua vizitës në Muzeun Historik Komunal.

Në një intervistë për shtypin, ish-mbreti ndër të tjera deklaroi se do të vazhdojë të punojë për pavarësinë e vendit të tij. Popullsia e Rigës tregoi vazhdimisht simpatinë e saj për ish-monarkun.

Ish mbretëresha Geraldinë dhe ish-mbreti Ahmet Zogu në stacionin e trenit të Rigës. — Burimi : Daugavas Vēstnesis, 14 korrik 1939.

sh mbretëresha Geraldinë dhe ish-mbreti Ahmet Zogu në stacionin e trenit të Rigës. — Burimi : Daugavas Vēstnesis, 14 korrik 1939.

Ish-Mbreti i Shqipërisë Ahmet Zogu me ish-Mbretëreshën Geraldinë në stacionin e Rigës. Ish-Mbreti përshëndet mysafirët e shumtë. — Burimi : Jaunākās Ziņas, e premte, 14 korrik 1939, f.3

Ish-Mbreti i Shqipërisë Ahmet Zogu me ish-Mbretëreshën Geraldinë në stacionin e Rigës. Ish-Mbreti përshëndet mysafirët e shumtë. — Burimi : Jaunākās Ziņas, e premte, 14 korrik 1939, f.3

Ish-mbreti me familjen dhe shoqëruesit e tij largohet nga stacioni i Rigës. — Burimi : Jaunākās Ziņas, e premte, 14 korrik 1939, f.3

Ish-mbreti me familjen dhe shoqëruesit e tij largohet nga stacioni i Rigës. — Burimi : Jaunākās Ziņas, e premte, 14 korrik 1939, f.3

Ish-mbreti i Shqipërisë Ahmet Zogu dhe ish-Mbretëresha Geraldinë largohen nga hoteli “Kemeri”. Te porta ishin motrat e mbretit, princeshat. — Burimi : Atpūta, 21 korrik 1939, faqe n°13

Ish-mbreti i Shqipërisë Ahmet Zogu dhe ish-Mbretëresha Geraldinë largohen nga hoteli “Kemeri”. Te porta ishin motrat e mbretit, princeshat. — Burimi : Atpūta, 21 korrik 1939, faqe n°13

Ish-mbreti shqiptar Ahmet Zogu dhe mbretëresha Geraldinë. — Burimi : Pašvaldību Darbinieks, Korrik 1939

sh-mbreti shqiptar Ahmet Zogu dhe mbretëresha Geraldinë. — Burimi : Pašvaldību Darbinieks, Korrik 1939

Ish-Mbreti i Shqipërisë, Zogu, vendos një kurorë me lule në Varrezat e Vëllezërve. — Burimi : Jaunākās Ziņas, e hënë, 17 korrik 1939, f.10

Ish-Mbreti i Shqipërisë, Zogu, vendos një kurorë me lule në Varrezat e Vëllezërve. — Burimi : Jaunākās Ziņas, e hënë, 17 korrik 1939, f.10

Ish-çifti mbretëror me shoqëruesit e tyre në Pallatin e Shkrimtarëve dhe Gazetarëve në Sigulda. — Burimi : Jaunākās Ziņas, e hënë, 17 korrik 1939, f.10

sh-çifti mbretëror me shoqëruesit e tyre në Pallatin e Shkrimtarëve dhe Gazetarëve në Sigulda. — Burimi : Jaunākās Ziņas, e hënë, 17 korrik 1939, f.10

24 maji – Dita e Presidentit

0

Ish-Presidenti Ibrahim Rugova, një Njeri që nuk mund të harrohet kurrë.

Nga major: Nazif Ramabaja

Dita e 24 majit mbetet një datë historike për shtetin dhe popullin e Kosovës. Pikërisht më 24 maj 1992, 33 vjet më parë, u mbajtën zgjedhjet e para presidenciale dhe nacionale në Kosovë — një moment i rëndësishëm që shënoi fillesën institucionale të shtetësisë. Që nga ajo ditë, kjo datë njihet edhe si Dita e Presidentit.

Presidenti Ibrahim Rugova, përmes veprimtarisë së tij të palodhur, vizionit të qartë dhe politikës së urtë, projektoi bazat e shtetit të pavarur të Kosovës. Ai u bë arkitekti i shtetit tonë modern dhe garantues i miqësisë së përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ky projekt i shtet formimit, pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, ishte më i madhi dhe më vendimtari për kombin shqiptar në dekadat e fundit.
Në rrethana të jashtëzakonshme të një okupimi klasik, Presidenti Rugova gjeti rrugën më të mençur për ta ndërkombëtarizuar çështjen e Kosovës. Ai e shndërroi qëndresën paqësore në një model unik të rezistencës moderne, duke i dhënë popullit zë në arenën ndërkombëtare.

Me politikën e tij të matur dhe të mençur, ai shtriu rrugën drejt LIRISË, PAVARËSISË dhe DEMOKRACISË , tri shtylla që u bënë udhërrëfyes për të gjithë ne që punuam dhe vepruam në epokën e Presidentit Rugova.

Urime Dita e Presidentit!

Zonja Kallas, veriu nuk ka qenë kurrë më i qetë në katër dekadat e fundit! Qetësia është aty — por ju po shihni trazira!

0

Vetëm para dy vitesh “huliganët” serbë të ndërsyer nga BIA e Serbisë (sigurimi shtetëror serb), nuk lenin asnjë veprim të shtetit të Kosovës në atë pjesë të vendit. Tash kohët kanë ndryshuar dhe këta “huliganë” të mirëorganizuar prej shtetit të Serbisë, nuk kanë mundësi të veprojnë si përpara kur i rrihnin, lëndonin apo edhe vrisnin pjesëtarët e KFOR-it a Policisë së Kosovës. Këtë gjendje e frymë të re me gjasë se ka parë ende Kaja Kallas…?!

Lis Bukuroca, Gjermani

Kallas: “Masat hiqen gradualisht, por kusht mbetet ‘qetësia’ në veri!”
Po si mund të flitet për mungesë qetësie, kur masat e BE-së nuk po hiqen, jo për shkak të ndonjë tensioni real, por si ndëshkim ndaj qeverisë pse çarmatosi veriun dhe ktheu paqen!
Zonja Kallas, veriu nuk ka qenë kurrë më i qetë në katër dekadat e fundit! Qetësia është aty — por ju po shihni trazira!
Pse KFOR-i nuk e sheh atë që shihni ju? Dhe më shqetësuese akoma: pse tingëlloni sikur po flisni me fjalët e Vuçiqit e të Millosheviqit?
Donika Gërvalla, Ministre e Punëve të Jashtme të Kosovës:
„Ne e kemi gjetur situatën në veri me barrikada, me dhunë, me targa të cilat nuk janë konform ligjeve tona, me pasaportat dhe letërnjoftimet, të cilat nuk janë konform ligjeve tona.
Ndërsa sot kemi një situatë krejt tjetër, ku jo pak qytetarë serbë të Kosovës, të cilët unë i takoj dhe janë kryesisht gra që më thonë që ndihemi të çliruar nga tensioni dhe nga terrori me të cilin janë ballafaquar nga bandat ilegale dikur.“
Kaja Kallas me Albin Kurtin
Kallas në veri
„Dragoviq: Shpresojmë që arsimi në Kosovë e Metohi të mbetet pjesë e sistemit të Serbisë
Kreu i Drejtorisë Arsimore në Mitrovicën e Kosovës, Blazho Dragoviq, pas një takimi me përfaqësuesen e lartë ndërkombëtare, deklaroi se kanë diskutuar për situatën e arsimit në zonat me shumicë serbe, që funksionon brenda sistemit të Republikës së Serbisë. Ai theksoi se përfaqësuesja nuk ishte mjaftueshëm e informuar për realitetin në terren.
„Ia paraqitëm një sërë problemesh me të cilat përballemi këtu — nga sulmet me motive etnike, te ndalimi i dërgimit të teksteve shkollore dhe materialeve të tjera për shkolla. Ajo na falënderoi për informacionet e dhëna nga terreni, sepse siç tha, i mungonin të dhëna të drejtpërdrejta. Ajo parashtroi shumë pyetje shtesë dhe tha se do të shqyrtohet se çfarë mund të bëhet më tej. Për të janë me rëndësi këto të dhëna që mori nga unë dhe nga drejtorët e shkollave“, tha Dragoviq në një deklaratë të veçantë pas takimit.
Ai shprehu shpresën që populli serb dhe fëmijët e tyre të mbrohen, ndërsa sistemi arsimor të mbetet i pavarur nga sistemi kosovar.“

Familje të ndara me forcë, fate të copëtuara; këto nuk ishin thjeshtë vuajtje personale, por plagë kolektive në kujtesën e shqiptarëve të Shkupit

0
Sado që hulumtojmë dhe mbledhim informata, mbetemi të mahnitur nga qëndrimi stoik i disa familjeve shqiptare katolike në Shkup. Edhe kur u morën shtëpitë, tokat dhe bizneset e tyre, ata nuk u përkulën. Edhe kur u dëbuan me dhunë nga vendbanimet, kur iu mohua e drejta për të qenë vetvetja, dhe kur disa u detyruan të ndryshojnë jo vetëm emrin, por edhe kombësinë dhe fenë, ata ruajtën në heshtje thelbin e asaj që ishin. Kjo nuk është thjesht një histori dhimbjeje, por testament i një qëndrese që nuk pranoi të shuhet, pavarësisht çdo përpjekjeje për shuarje.
Disa familje shqiptare katolike në Shkup i mbijetuan kohës dhe stuhive të historisë. Vetëm pak prej tyre arritën të ruajnë mbiemrat shqiptarë brez pas brezi. U morën tokat dhe shtëpitë; u ndalua gjuha dhe arsimi në gjuhën amtare, dhe në disa periudha u ndalua edhe ushtrimi i fesë.
Persekutime, ndjekje, vrasje. Familje të ndara me forcë, fate të copëtuara. Kishte nga ata që u detyruan të braktisin emrin, fenë, gjuhën – madje edhe të martohen dhunshëm me kombësi apo besime të tjera. Këto nuk ishin thjesht vuajtje personale, por plagë kolektive që edhe sot mbeten të hapura në kujtesën tonë.
Sot përkujtojmë dy nga familjet më të njohura katolike shqiptare në Shkup. Familjet Ukajdari dhe Kurti, familje që i dhuruan ndër vite shumë komunitetit katolik dhe kombit shqiptar në të njejtën kohë e mbajtën gjallë besimin dhe traditën, në kohëra kur jeta e tyre ishte në rezik. LAVDI.
Në foto,familja Ukajdari dhe Kurti në Shkup në vitin 1943

Dijana Toska nga Shkupi: Pse kaq shumë xhami, e kaq pak vlera e njerzi në mesin tonë?

0
Ligjet e moralit e haramit!
Kjo shoqëri që moti po lëngon dhe aq shumë ka metastazuar sa që asnjë spital vendor as ndërkombëtar nuk po i gjenë një krevat të lirë në korridoret e saj për ta shtrirë si pacient me nevoja psikosociale.
Kjo krizë shoqërore si pasojë e grumbullimit të problemeve të pazgjidhura, korrupcionit, padrejtësive sociale dhe mosbesimit në institucione ka sjellur deri tek përçarje të thella etnike, kulturore e fetare duke tronditur çdo familje që deri më tani është munduar të jetoj e veproj në bazë të vlerave të cilat ndikojnë në të mirën e shëndetit të përgjithshëm.
Kjo krizë ka shtuar ndjenjën e pasigurisë, ka rritur depresionin e dhunën, sjelljet antisociale dhe krimet, polarizimet e përçarjet duke krijuar radikalizma poltik, ideologjik, fetar me çka në esencë ka humbur kohezioni në shoqëri.
Në kriza të tilla për ta përmirësuar shëndetin mendor njeriu kërkon ndihmë në ushqim për balancim të kimisë së trurit. Por, shkuarja në treg është shndëruar ankth në vete për qytetarin mesatar që jeton me të ardhura nga puna profesionale që kryen, e për pensionistët e të pa punët është një dhimbje e padrejtësi e madhe, karshi milionerave të politikës që u vjen marre me pyet , sa po shkojnë specat në pazar.
Sot në treg,1 kilogram kajsi kushtonin 400 denar, pjeshkat, 350 denar, dredhëzat 250 denar, ndërsa specat e domatet 200 denar, çmime maramendëse të smuta. Ndërsa, për ushqimet tjera të pasura me acide yndyrore as nuk mund të flasim, sepse mund ta trazojmë depresion kronik.
Dikur në Çairin tim të lindjes ku harmonija e banimit me ekosistemin frymor i ipnin vendit tim sharmin e civilizimit human dhe tingullin e fjalës shqipe, këto vitet e fundit është kthyer në një hapësirë ku “shuhet zjarri” i çmendurisë me improvizime dhe në emër të “empatisë”.
Në çdo rrugë e qoshe ke barnatore për të blerë qetësues të firmave të ndryshme për ta zbutur zhurmën e padurueshme, kaosin urban, ajrin e ndotur, betonizimin, kulturën e ulët të banimit kolektiv të përzier me tinguj trazues gjuhësh që ta prishin rritmin e ditës.
Në çdo rrugë e qoshe ke çajtore të mbushura me profile të ndryshme të hallegjinjëve ku politika matet me fuqinë e përzierjes së çajit të rusit dhe ndikimit të mahallave në ndërtimin e politikave kadrovike e strategjike kombëtare. Sa më i zi çaji aq më i ashpër muhabeti për liderin e partisë dhe frymën kërcënuese që shpërndajnë në emër të punësimit dhe pasurimit të shpejtë nëse bëhesh pjesë e paketimit të tyre.
Në disa rrugë mund edhe të shohish ndonjë restoran të mirë, por nuk mund të kërkosh pije alkoholike se nuk guxojnë ti shërbejnë sepse hijet e nëntokës i bëjnë ligjet e moralit e haramit.
Në çdo rrugë ke gjithçka e asgjë përmbajtësore, as një librari, as një bibliotekë, as një kinema, as një shtëpi kulture, që do ta veçoje si vlerë apo koncept shoqëror për plotësim të nevojave të një shtrese të mbetur të qytetarëve.
Në Çair ekzistojnë xhamia të lashta historike që gjithmonë kanë shërbyer si Qendra Adhurimi dhe për nga arhitektura e tyre të kanë dhënë një ngrohtësi shpirtërore, estetike e kulturore.
Këto 10 vitet e fundit gadi në çdo mahallë është ndërtuar nga një xhami varësisht nga interesi që ka pas donatori për ta ndërtuar. Disa nga këto të rejat në formë bunkerash e minare në formë raketash të japin ndjesin se lufta veq sa nuk ka filluar. Ndërtimi i xhamive në parqe e në mes të banesave pa kurçfar plani urbanistik, nuk i bën nder as Zotit e as një muslimani, veq dikujt që me çdo kusht dëshiron ta dëshmojë fuqin politike e fetare të tij.
Nëse roli i xhamive në një shoqëri është shumëdimensional dhe përfshin aspekte fetare, sociale, kulturore dhe edukative, atëherë shtrohet një pyetje shumë njerëzore, pse kaq shumë xhami e kaq pak vlera e njerzëllëk në mesin tonë? Pse kaq shumë urrejtje e mostolerancë, përçarje e hakmarrje mes veti, vrasje e rrahje, drogë e prostitucion, prishje e mosrespekt në familje?
Bashkësia Islame duhet të reformohet urgjentisht dhe në xhami të vendos dhe kërkoj përgjegjësi nga predikuesit fetar nëse dëshiron ta kthej besimin e vërtet në postulatet e fesë islame tradicionale. Ky institucion duhet të reflektojë në jetën e përditshme të njerëzve dhe harmoninë e përgjegjësinë shoqërore që mbart me vete kudo që shkon e vepron një besimtar i devotshëm.
Xhamitë duhet ti kthehen, aktiviteteve e ligjeratave humane për ta ndihmuar xhematin emocionalisht.
Xhamitë duhet ta zgjojnë shpirtin vullnetar të rinisë në aspektin social, solidar. Në dhurim gjaku, në ndihmë të moshuarve, në pastrimin e varrezave për festa, në mbrojtjen dhe adoptimin e kafshëve në aktivitete që natyrshëm do mbushin shpirtin me mirësin e besimit në Zot.
Xhamitë duhet ta mobilizojnë xhematin në ruajtjen e identitetit kulturor e kombëtar, gjuhësor e tradicional si vlera të dhuruara nga Zoti për çdo komb e fe.
Xhamia është Shpi e Zotit në shërbim të bijëve të barabartë të Zotit. Vendi ku mësohet dashuria e shërbimi me zemër ndaj Zotit.
Shkuarja në Xhami, në Haxh e Umre nuk është punë qallëmi, as e domosdoshme, as marketing, as PR për politikanët, e mafiozët me tespi në dorë, por promovim i ndershmërisë, moralit, respektit, pastërtisë dhe paqës tënde shpirtërore.
Krizat psikosociale zgjidhen duke u rindërtuar, mendërisht, emocionalisht, ekonomikisht dhe shoqërisht kur e ke njetin (qëllimin) e mirë e zemrën e pastër, e Jo në emër të hallallit me mendime dhe veprime haram, të ndaluara!
Zoti është dashuri e besim personal. Jo, frikë e mashtrim publik.
17.5.2025

Shfytyrimi i papritur Mehdin Përgjegjajt – Medës, nga zëri i pëlqyer i këngës, “në zëdhënës” të Kalifatit Islamik!

Luan Dibrani, Gjermani

  • Nga Zëri i Kombit, këngëtari i njohur si “Meda”, shndërrohet në zëdhënës të Kalifatit Islamik?!

Një artist i rrëzuar në prehrin e islamizmit politik – dhe një turp që po i kushton kulturës shqiptare

Dikur e dëgjonim me krenari. Këngët e tij shoqëronin martesat, dasmat, ahengjet – nga Prekazi në Gjakovë, nga Tirana në Zvicër. Ishte një simbol i muzikës popullore moderne, një “yll i skenës” që në mënyrën e vet, përfaqësonte emocionin dhe traditën shqiptare. Por sot, Meda – Mehdin Pergjeqaj – nuk është më as hije e vetvetes.

Ai është kthyer në një figurë të deformuar, një vegël e një ideologjie të huaj, një zorrë nën këmbët e atyre që kanë dashur gjithmonë ta nënshtrojnë shqiptarin – qoftë me pushkë dje, qoftë me doktrinë sot.

Nga një yll i dashur i muzikës shqiptare, te një figurë kontradiktore që shpërfaq një rënie të dhimbshme identitare

Meda, emri artistik i këngëtarit Mehdin Pergjeqaj, për dekada ka qenë një figurë e dashur në peizazhin e muzikës popullore shqiptare. Me zërin e tij të njohur dhe tekstet që dikur tingëllonin si himne për dashurinë, atdheun dhe krenarinë, ai kishte arritur të hyjë në zemrat e shumë shqiptarëve. Por sot, figura e tij është kthyer në një metaforë të trishtueshme për transformimin ideologjik dhe kulturor që kërcënon rrënjët e identitetit tonë kombëtar.

Nga Flamuri Kombëtar , te Flamuri i Arabisë Saudite: Një Skenë që Nuk Duhej të Ndodhte

Kujtoni skenën ku Meda dikur këndonte me krenari para flamurit kuqezi. Sot, në vend të çiftelisë, ai shfaqet para mikrofonëve të xhamive, duke recituar vargje të huaja me sfond flamujsh arabë. Ky nuk është thjesht një ndryshim i repertorit artistik – është një ndryshim i thellë i përkatësisë. Është ndërrimi i rolit nga këngëtar i shpirtit shqiptar në predikues i një ideologjie që nuk e ka dashur kurrë kombin tonë.

Nga melosi shqiptar te tallavaja tregtare: 30 vite rrjepje

Për tri dekada, Meda nuk kontribuoi në zhvillimin e muzikës popullore – ai e shfrytëzoi atë për përfitime të mëdha financiare. Nga dasmat luksoze te ahengjet e shtrenjta, ai e transformoi kulturën në biznes të thatë, me tarifa që shpesh shkonin mbi 10 mijë euro për një natë, pa sjellë as risi, as thellësi, as respekt për melosin e vërtetë shqiptar.

Më shumë tallava me shije orientale se sa trashëgimi shqiptare. Më shumë ritme që i afrohen muzikës rome se sa këngëve të Labërisë, Drenicës apo Malësisë.

Nga Adem Jashari te Lahijet: një rënie që nuk ka më arsyetim

Ai që dikur këndonte për Adem Jasharin, sot këndon lahije të porositura në mevlude. Ai që frymëzonte me këngë për atdheun, sot reciton vargje në tubime fetare, pranë hoxhallarëve që kanë qenë në listat e të përndjekurve për ekstremizëm islamik.

Ai nuk e fsheh më: është figurë publike e konvertuar në haxhi me pozicionim politik, që i shërben jo thjesht fesë – por një feje të politizuar, të organizuar, të komanduar nga qarqe të huaja që historikisht kanë punuar për asimilimin tonë.

Haxhi Meda dhe shoqëria e rrezikshme: a jemi ende në kohë për ta ndalur këtë tradhti?

Sot, Meda shfaqet në xhami të caktuara, pranë figurave të njohura për përfshirje apo simpati ndaj luftës në Siri, ndaj “kalifatit islamik”, ndaj një ideologjie që përpiqet të përfshijë edhe Kosovën në “hartat e shamit” – ndërsa shqiptarët kanë derdhur gjak për të qenë të lirë, të pavarur, shqiptarë.

A do të lejojmë që Kosova, e ndërtuar mbi gjakun e dëshmorëve, të bëhet vegël në retorikën fetare të një artisti të dështuar që kërkon vëmendje me çfarëdo çmimi?

As muzikant, as besimtar – thjesht oportunist

Feja është e shenjtë kur është e sinqertë. Por ajo që bën Meda nuk është as shpirtërore, as e pastër. Është strategji personale për të zëvendësuar vëmendjen e humbur artistike me protagonizëm fetar.

Është manipulim. Është përfitim. Është përdorim i religjionit si kamuflim për dështimin në art dhe në respektin publik. Ai nuk është më këngëtar i popullit – por këngëtar i komanduar, i cili sot i këndon një publiku që i jep porosi, dhe nesër mund të shërbejë si zëdhënës i një ideologjie që shkatërron gjithçka shqiptare.

Ky nuk është më thjesht një “metamorfozë artistike” – është një alarm kombëtar

Nëse një figurë si Meda, që përfaqësonte kulturën popullore, mund të kthehet kaq lehtësisht në një eksponent të islamizmit politik – çfarë ndodh me fëmijët tanë që nuk kanë asnjë filtër të mbrojtjes kulturore?

Ky është një zhgënjim kolektiv, një turp kombëtar, një thirrje për reflektim: a do të lejojmë më që nën emrin e “artit” të na zhbëhet kultura?

Përfundimisht: Meda nuk është më një simbol i muzikës – por një shembull i asaj që nuk duhet të ndodhë kurrë më

Kur artisti bëhet propagandist: ku përfundon arti, dhe ku fillon rreziku?

Në një kohë kur rinia ka më shumë se kurrë nevojë për shembuj pozitivë, për figura që bartin dinjitet dhe frymëzim, ne përballemi me një realitet tragjik: artistët më të njohur po shndërrohen në bashkëpunëtorë të një agjende ideologjike me ngjyrime të qarta anti-shqiptare.

Rreziku nuk qëndron vetëm në mesazhin e hapur që përçon – por në normalizimin e një realiteti ku muzika e dikurshme shqiptare, e lidhur ngushtë me atdhedashurinë dhe dinjitetin, zëvendësohet me himne që nuk përfaqësojnë as shpirtin, as vlerat tona si komb. Ky transformim është më i rrezikshëm për brezat e rinj, të cilët përballen me një krizë identiteti dhe që mund të përthithin këtë model të deformuar si “normalitet të ri”.

Ky nuk është më Meda që këndonte me krenari për kombin

Ky është një version i keq i tij, i mbuluar me retorikë fetare dhe i shoqëruar nga hije të errëta të ekstremizmit që ka rrënjosur tragjedi në vende si Siria, Iraku e Afganistani. Meda sot e shfaq veten jo si një njeri që kërkon paqe shpirtërore, por si një vegël që u shërben axhendave të errëta, të orkestruara nga qarqe që për dekada kanë punuar për ta rrënuar kombin shqiptar nga brenda.

Liria e besimit nuk është liri për të shkatërruar identitetin kombëtar

Shqiptarët gjithmonë kanë qenë një popull që ka ditur të bashkëjetojë me besimet, por kurrë nuk e ka pranuar kolonizimin ideologjik nën petkun e fesë. Ajo që po ndodh sot me Medën është pikërisht kjo: një përpjekje për ta zëvendësuar krenarinë kombëtare me përulje ideologjike, këngën për dashurinë dhe atdheun me psalme fetare që nuk na përfaqësojnë.

Nga dasmat te mevludet: rrënimi moral dhe kulturor i një matrapazi muzikor

Me tarifa të çmendura, me performanca të varfra artistikisht, Meda për vite ka përfituar nga emocionet dhe zakonet shqiptare. Ai nuk e ndihmoi kurrë kulturën shqiptare të rritej – përkundrazi, e banalizoi dhe e përdori për të krijuar një perandori personale. Dhe tani që tregu i dasmave u shter, ai gjeti një tjetër publik për të manipuluar: tubimet fetare, me lahije, me porosi nga lartësitë arabe – duke e kthyer veten në një kasetë që këndon urdhra.

Një zorrë e përdorur nga pushtuesit e djeshëm

Le ta themi troç: Meda është kthyer në një zorrë të përdorur nën këmbët e atyre që, historikisht, kanë dashur vetëm nënshtrimin tonë. Sot ai është një figurë që nuk këndon për shqiptarët, por për kauza të huaja. Nuk e ndihmon popullin që e ngriti, por e përdor për t’u afruar me qarqet që, sot e gjithë ditën, e pengojnë Kosovën të njihet, e paraqesin si “tokë myslimane” dhe e vendosin në hartat e një ideologjie që nuk njeh komb, as gjuhë, as kulturë.

Reflektimi i dhimbshëm që duhet bërë sot, jo nesër

Meda nuk është thjesht një këngëtar i rrënuar. Ai është një simbol i asaj që ndodh kur nuk i mbrojmë figurat tona publike nga korrupsioni moral, nga tregu i shitjes së ndërgjegjes dhe nga agjendat që shkatërrojnë çdo vlerë kombëtare. Ai është një shenjë paralajmëruese se sa e lehtë është të kthehesh nga zëri i popullit në vegël të pushtuesve të vjetër.

Turp për të. Turp për ne nëse heshtim. Sepse sot është Meda, nesër mund të jenë fëmijët tanë që do t’i mësojnë me mevlude në vend të këngëve për liri.

Nëse je dakord me këtë version, mund ta finalizojmë për publikim. Mund ta dërgojmë në një media online, apo ta publikojmë në rrjetet sociale me një shkrim për shkundjen e opinionit publik. Nëse do edhe përkthim në anglisht për një audiencë ndërkombëtare (përmes një editoriali), ma thuaj.

Si të duket ky version? Do të shtojmë edhe më tej ndonjë detaj apo referencë konkrete?

Turp për Të, Turp për Ne që Heshtim

Në një kohë kur shqiptarët kanë nevojë më shumë se kurrë për figura që i lidhin me kulturën, me rrënjët, me dinjitetin dhe me të vërtetën historike të tyre, një figurë si Meda është shembulli më i dhimbshëm i tradhtisë. Jo vetëm ndaj artit, por ndaj popullit që e rriti. Ai është një figurë që po u jep jehonë të huajve – dhe po hesht për vlerat tona.

Nëse sot nuk flasim për këtë, nesër nuk do të kemi më as këngën popullore, as vlerën kombëtare, as emrin shqiptar.

Manipulim, Jo Besim

Askush nuk e gjykon një individ për besimin që zgjedh. Por ajo që ndodh me Medën nuk është as devocion fetar, as rrugëtim shpirtëror. Është manipulim. Është kthimi në një simbol të asaj çfarë nuk duhet të ndodhë kur një figurë publike përdor besimin si mjet marketingu dhe ideologji të huaja si trampolinë për të rifituar vëmendjen që e ka humbur si artist.

Me tempin që ka nisur, ai nuk është larg të shndërrohet në një zëdhënës të plotë të një agjende të organizuar që synon jo vetëm shuarjen e kulturës shqiptare, por edhe instrumentalizimin e Kosovës në një projekt që nuk ka lidhje me asnjë interes të shqiptarëve – përkundrazi, është pikërisht ajo agjendë që po e dëmton edhe sot shtetësinë e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Kosova si “tokë e kalifatit”? Një rrezik që nuk është më teori

Nuk janë pak rastet ku elementë ekstremistë islamikë, shqiptarë për nga kombësia, por të huaj për nga mendësia, kanë përfshirë Kosovën në harta imagjinare të një shteti islamik. Dhe ky diskurs, për të cilin shqiptarët kanë paguar me gjak, me izolim dhe me shantazhe diplomatike, nuk është i padëmshëm. Çdo figurë publike që legjitimon këto rryma, e ndihmon këtë agjendë të zgjerohet dhe të gjejë strehë nën flamurin shqiptar – duke i hequr atij çdo kuptim.

Meda, me praninë e tij në tubime fetare të ngarkuara politikisht, me retorikën e tij të re dhe me shoqërinë e dyshimtë që ka krijuar, nuk është më thjesht një këngëtar i devijuar. Ai është kthyer në një shembull të rrezikut që vjen kur muzika, feja dhe propaganda përzihen në dëm të identitetit kombëtar.

Në videon e mëposhtme, Meda duke e thirrur “e-zanin”:

(2) Video | Facebook