Kreu Blog Faqe 559

Polici Veton Elshani, profesionisti që po i shëron plagët e së kaluares në pjesën veriore të vendit

0
VETON ELSHANI PO I SHËRON ME DINJITET PLAGËT E SË KALUARËS
___
Emri Veton Elshani është bërë sinonim i cilësisë në aspektin profesional e njerëzor – këtë e dëgjoj shpesh nga shumë miq serbë nga Mitrovica e Veriut, ku komuniteti serb përbën shumicën.
Në gjuhën e thjeshtë popullore, kjo do të thotë se zëdhënësi kryesor i Policisë së Kosovës, përmes sjelljes së tij të butë, profesionale, humane, mirëkuptuese, paqedashëse dhe të drejtë ka treguar një ndjeshmëri të jashtëzakonshme ndaj halleve të qytetarëve serbë në Mitrovicën e Veriut. Kjo ka bërë që zëvendësja e Kryebashkiakut të kësaj komune, zonja Katarina Nina Ađančić, të vendosë ta shpërblejë atë për angazhimin e tij të jashtëzakonshëm dhe kuptimplotë për zgjidhjen e problemeve të serbëve, boshnjakëve dhe shqiptarëve lokalë, duke e nderuar me çmimin e Qytetarit të Nderit të qytetit.
Ky duhet të shpallet si lajmi më i bukur i vitit, sepse edhe vetë Katarina është një zonjë fisnike, e cila për të arritur aty ku është sot – në aspektin njerëzor, intelektual, kulturor dhe politik – ka kaluar një katarsis të thellë shpirtëror, pasi e ka kuptuar se sa të rremë, kriminalë, të dhunshëm, hajdutë dhe përçmues janë ndaj serbëve lokalë drejtuesit e Listës terroriste Serbe.
Veton Elshani – Zëri i Shtetit që Flet me Zemër, jo me Fshesë Gome
Ka njerëz që flasin me megafon, por nuk dëgjohen kurrë. Dhe ka të tjerë që flasin me zemër, e dëgjohen deri në ndërgjegjen e atyre që s’duan të dëgjojnë. Një i tillë është Veton Elshani – fytyra, zëri dhe ndjeshmëria e një Kosove që po rritet, jo vetëm me infrastrukturë, por me karakter.
Miqtë e mi serbë nga Mitrovica e Veriut – ata që janë mësuar të jetojnë në mjegullën e frikës dhe propagandës – e përmendin me respekt emrin e tij. Nuk është vetëm një zyrtar i policisë. Është ura që shkon mbi lumin e keqkuptimeve. Është fjala që shëron plagët që plumbat i lanë hapur. Dhe kur zëvendëskryetarja e Mitrovicës së Veriut, znj. Katarina Nina Ađančić, ia dorëzon atij titullin “Qytetar Nderi”, nuk ia jep atë vetëm një polici profesional – ia jep një epoke të re që po lind në heshtje.
Pse është ky lajm kaq i rëndësishëm ?
Sepse historia e Kosovës nuk është vetëm kronologji ngjarjesh, por duel ndërmjet dy frymëmarrjeve: asaj që shtyp, dhe asaj që shpreson. Policia e Kosovës, përmes drejtësisë, profesionalizmit dhe humanizmit po dëshmohet si gardiane e drejtësisë, jo si kujtim i frikës. Ajo nuk është si policia e Slobodan Millosheviqit, që s’e ruante ligjin, por e ndihmonte shfarosjen e shqiptarëve me armë, uniformë dhe urrejtje.
Filozofi Epikteti thoshte: “Askush nuk është i lirë nëse nuk është zot i vetvetes.” – E kjo vlen për shtetin po aq sa për individin. Një shtet që e lejon urrejtjen të diktojë sjelljen e policisë ndaj një pakice, nuk është zot i vetes – është peng i hakmarrjes.
Martin Luther King thoshte: “Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar.” – Por Veton Elshani dhe kolegët si ai e kuptojnë që drejtësia e duhur s’mund të vijë përmes shkopit të gomës, por përmes mendjes, durimit dhe humanizmit.
Gandi thoshte: “Fuqia që buron nga dhuna është e përkohshme; ajo që buron nga ndershmëria është e përjetshme.” – E pikërisht kjo është ajo që po ndodh në Mitrovicën e Veriut: një përballje e heshtur ndërmjet trashëgimisë së dhunës dhe forcës së mirësisë.
Elshani nuk ka ndryshuar vetëm mënyrën se si serbët e shohin një polic shqiptar – ai po ndihmon që Kosova të ndryshojë mënyrën se si e sheh vetveten dhe se si e shohin të tjerët. E në një botë ku shpesh urrejtja është më e zhurmshme se dhembshuria, ai po na mëson se siguria nuk matet me numrin e arrestimeve, por me ndjesinë e drejtësisë që ndjen edhe më i dobëti.
Kosova e nesërme nuk do të matet me kilometra autostrade, por me kilometrat që kemi lënë pas nga urrejtja tek mirëkuptimi. Dhe në atë rrugëtim, njerëzit si Veton Elshani janë sinjalistët më të besueshëm që kemi.
Sepse vetëm ai që nuk e përsërit mizorinë që vetë e ka vuajtur, është vërtet i lirë. Dhe vetëm një shtet që nuk ushqen hakmarrjen, është vërtet sovran.
VETON ELŠANI LEČI RANE PROŠLOSTI DOSTOJANSTVOM
__
Autor: Lirim Gashi
__
Ime Veton Elšani postalo je sinonim za profesionalizam i ljudskost – to često čujem od mnogih srpskih prijatelja iz Severne Mitrovice, gde srpska zajednica čini većinu.
Jednostavnim i narodnim jezikom rečeno, glavni portparol Policije Kosova je kroz svoje blago, profesionalno, humano, razumljivo, miroljubivo i pravedno ponašanje pokazao izuzetnu osetljivost prema problemima srpskih građana u Severnoj Mitrovici. Zbog toga je zamenica gradonačelnika opštine Severna Mitrovica, gospođa Katarina Nina Adančić, odlučila da ga nagradi za njegov izuzetan i empatičan angažman u rešavanju problema Srba, Bošnjaka i lokalnih Albanaca, dodelivši mu priznanje Počasnog građanina grada.
Ova vest treba da bude proglašena najlepšom vešću godine, jer je i sama Katarina plemenita žena koja je – da bi stigla tu gde je danas, na ljudskom, intelektualnom, kulturnom i političkom planu – prošla kroz duboku duhovnu katarzu, shvativši koliko su lažni, kriminalni, nasilni, pohlepni i prezrivi prema lokalnim srbima lideri terorističke Srpske Liste.
Veton Elšani – Glas države koji govori srcem, a ne pendrekom
Postoje ljudi koji govore megafonom, a niko ih ne čuje. A postoje i oni koji govore srcem, pa ih čuju i savesti onih koji ne žele da slušaju. Takav je Veton Elšani – lice, glas i empatija Kosova koje raste, ne samo infrastrukturom, već i karakterom.
Srpski prijatelji iz Severne Mitrovice – oni koji su navikli da žive u magli straha i propagande – izgovaraju njegovo ime s poštovanjem. On nije samo policijski službenik. On je most koji prelazi reku nerazumevanja. On je reč koja leči rane koje su meci ostavili otvorene. I kada zamenica predsednika opštine, gđa Katarina Nina Adančić, uručuje mu titulu Počasnog građanina, ne dodeljuje je samo savjesnom policajcu – već jednoj novoj eri koja tiho niče.
Zašto je to toliko važno?
Zato što istorija Kosova nije samo hronologija događaja, već borba između dva daha: onog koji tlači i onog koji se nada. Policija Kosova, je danas pravi čuvar pravde, jer ne budi sećanje na strah. Ona nimalo ne liči na policiju Slobodana Miloševića, koja nije čuvala zakon, već je pomagala u istrebljenju Albanaca, u uniformi i sa oružjem i mržnjom.
Filozof Epiktet je rekao: „Niko nije slobodan ako nije gospodar samog sebe.” – Ovo važi za državu isto koliko i za pojedinca. Država koja dopušta da mržnja diktira ponašanje policije prema manjinama, nije gospodar sebe – već talac osvete.
Martin Luter King je rekao: „Pravda koja kasni, jeste pravda koja se uskraćuje.” – Ali Veton Elšani i njegove kolege znaju da prava pravda ne dolazi putem pendreka, već putem razuma, strpljenja i humanosti.
Gandi je rekao: „Moć koja dolazi iz nasilja je privremena; ona koja dolazi iz poštenja je večna.” – Upravo to se danas dešava u Severnoj Mitrovici: tiha borba između nasleđa nasilja i snage dobrote.
Elšani nije samo promenio način na koji Srbi vide jednog albanskog policajca – on pomaže Kosovu da promeni način na koji vidi samo sebe. A u svetu u kojem je mržnja često glasnija od saosećanja, on nas uči da se bezbednost ne meri samo brojem hapšenja, već pogotovo osećajem pravde koji ima i najslabiji među nama.
Kosovo sutrašnjice neće se meriti kilometrima autoputa, već kilometrima koje smo ostavili iza sebe – od mržnje do razumevanja. A na tom putu, ljudi poput Vetona Elšanija su naši najpouzdaniji svetionici.
Jer samo onaj koji ne ponavlja zločin koji je sam pretrpeo, zaista je slobodan. I samo ona država koja ne hrani osvetu, zaista je suverena.

Dikush nga mediet “po na e pi duhanin tinza”!?

1

Dude Balje, degraduesja e shtetit të Kosovës dhe heshtja ndaj veprimeve të saj e deputetëve të nënshtruar

Nga: Luan Dibrani, Gjermani

  • Kush po e degradon shtetin e Kosovës nga brenda? Rasti Duda Balje dhe heshtja bashkëpunuese e deputetëve të nënshtruar

Në një shtet të vogël, por me plagë të mëdha si Kosova, nuk mjaftojnë vetëm kërcënimet e hapura nga Serbia apo Rusia për të shkatërruar një komb. Rreziku më i madh vjen kur përfaqësuesit institucionalë shndërrohen në zëdhënës të agjendave të huaja ekstremiste. Dhe ndër ta, një figurë që me të drejtë po shkakton revoltë të gjerë qytetare është deputetja Duda Balje.

Ja myslimania Dude Balja  qe kërkon shtet ne shtetin   e Kosovës  qe Ramush Haradinja dhe disa deputet  tjerë, qe sorollaten  rreth prapanicës se saj  thonë ,”hajt se nuk është kurrgjë” !

Jo vetëm që kjo figurë është bërë pengesë për konstituimin e Kuvendit, por ka kohë që përmes paraqitjeve të saj publike dhe fushatave të orkestruara mediatike, po imponon një agjendë të rrezikshme: islamizimin e hapësirës publike, veçanërisht të sistemit arsimor, duke kërkuar legalizimin e shamisë në shkolla për vajzat e mitura. Një kërkesë që është më shumë provokim ideologjik se sa kauzë për të drejtat e njeriut.

Por kjo nuk ndalet me aq. Zonja në fjalë është bërë simbol i shfrytëzimit të trupit të gruas jo për të fuqizuar zërin femëror në politikë, por për të manipuluar opinionin, për të zhvendosur debatin dhe për të turpëruar institucionin e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Në vend të përmbajtjes politike, ajo ofron spektakël; në vend të argumentit, ajo ofron teatër të trashë me veshje ekstravagante dhe provokime vizuale që kanalizohen në media të caktuara, shumë prej të cilave financohen nga burime të dyshimta nga jashtë.

Është shqetësuese të shohësh se si një pjesë e mediave të Kosovës, në vend që të mbrojnë interesin publik dhe laikësinë e shtetit, japin prioritet pikërisht këtyre figurave destruktive, duke u bërë zgjatim i një propagande që përçon ndikim të thellë islamik dhe që rezonon me strukturat e vjetra të Bashkësisë Islame të Serbisë, të Bosnjës, dhe rrjeteve islamiste që nuk kanë të bëjnë aspak me Kosovën.

Ja myslimania Dude Balja  qe kërkon shtet në shtetin e Kosovës që Ramush Haradinja dhe disa deputet  tjerë, qe sorollaten rreth prapanicës se saj,thonë ,”hajt se nuk është kurrgjë”!

Më e dhimbshme është se si disa deputetë shqiptarë, të pa kurriz dhe pa identitet, po rreshtohen rreth kësaj figure. Në vend se ta sfidojnë me argument dhe t’i dalin zot shtetit që përfaqësojnë, ata i sillen rreth saj si hije të gjalla, duke u bërë jo vetëm vegla të nënshtrimit islamik, por edhe bashkëpunëtorë të heshtur të agjendave antishtetërore.

Kjo heshtje e turpshme, ky oportunizëm politik, është një dhunë e re ndaj shtetit. Sepse sot, në vend që Kuvendi të merret me zhvillimin ekonomik, arsimin e shkencën, ai është kthyer në një platformë të përplasjeve identitare të frymëzuara nga organizata që me plot gojën mund të cilësohen si ekstremiste, madje me elemente të ideologjisë së organizatave terroriste islamike, të cilat veprojnë në Kosovë dhe në trojet shqiptare përmes kanaleve që e kanë humbur kontrollin institucional.

Si shoqëri, nuk kemi më luksin të heshtim. Ne kemi argumente të pafundme për të treguar se kjo qasje është kërcënim për sigurinë kombëtare. Kemi përditë qytetarë që ngrisin zërin, që alarmojnë për këtë infektim të rrezikshëm të politikës, por që përballen me sulme, etiketime dhe përbuzje – ndërsa figurat e këtij kalibri, si Duda Balje, mbrohen, promovohet dhe lavdërohen nga mekanizma të errët jashtë dhe brenda Kosovës.

Kjo nuk është më vetëm çështje politike, por çështje kombëtare. A do ta lejojmë Kosovën të bie në duart e islamizmit politik që nuk njeh komb, nuk njeh flamur dhe nuk njeh kufij, apo do ta mbrojmë shtetin tonë, frymën europiane dhe trashëgiminë e dëshmorëve me dinjitet?

Koha është tani… Heshtja ndaj veprimeve të Dude Baljes në parlament dhe jashtë tij, është bashkëfajësi. Faktorizimi i saj përndryshe është veprim antikombëtar që cënon sigurinë kombëtare të shtetit të Kosovës.

Tim Shkupi: Jam i pari që askujt nuk ia mohoj identitetin, por parasëgjithash e dua identitetin tim kombëtar

1

Tim Shkupi, Shkup 

Disa smirëzinjë, ziliqarë nuk është që nuk më kuptojnë se çfarë shkruaj dhe përfaqësoj. Askujt deri më sot nuk ia kam shpjeguar fenë gabimisht, as nuk kam trumbetuar se jam shqiptari i vetëm, sikurse askendin në jetën time deri më sot nuk e kam inkurajuar në haram, ose në gjëra që i ndalon Kurani dhe shteti.
Jam i pari që ju them se jemi pakicë si shqiptarë në Maqedoni. Jam i pari që askujt nuk ia mohoj identitetin.
Kur DSHM ka dalur me projektin “Maqedonia, Opsioni Shqiptar”, “Një Shtet Federal, si një mundësi e barazisë dhe respektit për të gjithë qytetarët: reflektim në rastin e Maqedonisë”. Kemi pasur parasysh të gjitha grupet etnike që jetojnë në Maqedoni.
Me Kushtetutën e vitit 1974 turqit si shqiptarët kanë qenë element shtetformues. Maqedonia ishte shtet i maqedonasëve, shqiptarëve dhe turqëve. Kjo në vitin 1991, në hartimin e Kushtetutës së Re u hoq edhe për shqiptarët dhe turqit.
Tani ka zëra të arsyeshëm nga politikanët maqedonas që haptazi dalin dhe i pranojnë gabimet me arsyetim se kanë qenë të ndikuar nga politika dhe propaganda e Millosheviqit.
Gjithashtu, ka politikanë monstrum prej maqedonasëve që po i ushqejnë maqedonasit e painformuar me urretje dhe propagandë se Serbia dhe Putini do të ju ndohmojë në luftën e tyre kundër shqiptarëve. Ata kanë edhe skenare, sikurse ishte skenari i fundit në Kriva Pallankë.
Pra, DSHM dhe shqiptarët nuk janë kundër turqëve në Maqedoni, nëse e duan njësin e tyre federale, do t’I përkrahim, nuk jemi as kundër vllehëve, që nuk janë pakë në numër, por termi osmanli, musliman, nuk ka asgjë të përbashkët me grupet etnike.
Prandaj, është shumë më e sinqertë, më e ndershme, ata qe e ndien veten turq, te mos e perdorin të kaluarën e otomanizmit, por edhe Islamin si fe për koncepte anakronike hegjemoniste në favor të një grup tjetër etnik, pasiqë kjo nuk ka lidhje me politikën zyrtare të Turqisë. Por edhe është kontra-produktive. Pasi një hegjemonizëm serb për ta uzurpuar tërë Jugosllavinë, solli luftra të ashpra dhe nuk ia dolën në fund.
E për disa që janë konvertuar vonë në Islam, e kanë keqkuptuar Kuranin dhe jetojnë me bindje se bota e tyre e ndjenjave, duhet të jetë edhe e të tjerëve, duhet të reflektojnë se diversiteti etnik i Maqedonisë është vullnet i Zotit të Universeve, kështu të mos e shkelin Kuranin si libër të Zotit.
Pra, harronie se me otomanizem, me emrin Islam do të mund të imponohen në trungun dhe identitetin e shqiptarëve të Maqedonisë, por edhe nuk u sjell ndonjë dobi. Askush nuk ua ndalon as xhamitë, as kishat, as adhurimin, as manifestimin e ndjenjave fetare, që duhet të tregojnë njerzoren dhe rrugën e Perëndisë.

Risto Qiriazi: “Krenar që jam pjesë e familjes Qiriazi,” që “është frymëzim për vazhdimin e rrugës së të parëve tanë”

Risto Qiriazi – Pasardhësi krenar i një trashëgimie kombëtare
Risto Qiriazi është një nga pasardhësit e gjallë të familjes së njohur Qiriazi nga Manastiri (sot Bitola, në Maqedoninë e Veriut) — një familje që ka luajtur një rol të jashtëzakonshëm në Rilindjen Kombëtare Shqiptare dhe në zhvillimin e arsimit në gjuhën shqipe. Ai përfaqëson brezin e tretë të kësaj familjeje të lavdishme dhe jeton aktualisht në Manastir.
Në një kohë kur identiteti kombëtar dhe fetar shpesh mbetet një temë delikate, Risto Qiriazi është ndër të paktët shqiptarë ortodoksë në Maqedoninë e Veriut që ka folur haptazi për përkatësinë e tij. Ai ka ndarë publikisht përjetimet e tij si shqiptar ortodoks, duke theksuar ndjenjën e përjashtimit dhe harrimit nga shoqëria përreth.
Pas promovimit të një libri që trajtonte historinë e shqiptarëve ortodoksë në Shkup, familja e tij është përballur me sfida të rënda – përfshirë kërcënime serioze ndaj djalit të tij për shkak të shprehjes së hapur të identitetit të tyre kombëtar.
Megjithatë, pavarësisht këtyre sfidave, Risto dhe familja e tij mbeten të vendosur dhe krenarë për trashëgiminë që mbajnë. Ai shpesh përmend me admirim figurat e shquara të familjes Qiriazi, që dhanë kontribute të mëdha për përparimin e kombit shqiptar dhe për përhapjen e arsimit ndër shqiptarët.
“Jam krenar që jam pjesë e familjes Qiriazi,” thotë ai. “Ky emër nuk është thjesht një mbiemër – është një përgjegjësi dhe një frymëzim për të vazhduar rrugën e të parëve tanë.”

Postimet, shpërndarjet dhe komentet që inkurajojnë , nxisin dhe e madhërojnë terrorizmin islamik

Në foto: Lavdim Muhaxheri me “vëllain e tij” Musliman Ridvan Aqifin, kryeterroristi islamik që me gjithë vëllain në fe, ranë “shehid” për të ashtuquajturen “Toka e Shamit”

Gjergj – Skender Jashari

Me rritjen e vetëdijës së Kombit tonë dhe me fillimin e iniciativave për Kthimin në Fenë e të Parëve, dolën në pah edhe një numër grupesh radikale, ekstremistë e terroristë islamike, të cilat kryesisht të lidhura me agjenturat e Serbisë( si rasti i grupit të terroristit të dënuaar, hoxhës Zeqirija Qazimit, apo Hysri Selimit etj). Ashtu edhe grupit terrorist të Rinisë Islame të Kaçanikut, e cila kishte edhe disa grupe të tjera simotra. Një grup tjetër i dyshuar për lidhje me terrorizmin, e që posedonte edhe një faqe në mediet sociale e quajtur “Lëvizja antiislamofobie” u vu në pah, për krijimin e “listës së zezë” në të cilën ishin përfshirë një numër prej më shumë se 500 personash. Duke qenë se në dy-tre vende, kjo listë kishte përfshirë emrin tim, më ka bërë që ta hetoja në detaje.

Prej saj kisha gjetur ekzistimin e grupit terrorist islamik dhe veprimtarinë kriminale të tyre.

Ekzistenca e grupit terrorist islamik, është për faktin që në mënyrë të organizuar veprojnë dhe kordinojnë veprimet e tyre kriminale dhe terroriste. Lehtësisht mund të identifikohen se grupi i tillë, është i përbërë nga më shumë se 5 pesona aktiv. Mes tyre një nga Kaçaniku por me banim në Gjermani, që ishte pjesë e një partie të vogël, radikale politike në Kosovë, e që së paku edhe disa pjestarë të këtij grupi gjenden në vende të ndryshme të Europës Perëndimore, derisa pjesa më  e madhe e pjestarëve aktiv të këtij grupi gjenden në Kosovë( në Prishtinë, Fushë Kosovë, Drenas, Mitrovicë, Pejë, Istog, Kaçanik) por edhe në Maqedoninë  e Veriut si dhe në Mal të zi etj. Karakteristikë e këtij grupi është: se shumica e tyre i takojnë partisë së njejtë politike.

Veprimtaria kriminale dhe terroriste e këtij grupi është: që ishte grup propagandues i terrorizmit islamik; që bënte propagandën e tillë me qëllim të nxitjes së akteve konkrete terroriste islamike kundër personave konkret( këtë e bënte kryesisht përmes publikimit të adresave të vendbanimeve të këtyre personave dhe jo vetëm); që propagandonte radikalizëm, ekstremizëm dhe terrorizmin islamik; që propagandonte pro terrorizmit islamik Palestinez( duke u thirrë në gjoja viktimat civile të atij konflikti); që propagandonte propaganda agresive dhe të ndaluara pro-turke, pro-erdoganiste, pro-ruse, pro-vehabiste etj; që mbështeste grupin terrorist Rinia Islame e Kaçanikut etj.

Tashmë dy prej tyre janë arrestuar nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, uroj që me bashkëpunim ndërkombëtar përmes “ndihmës juridike” të kërkohet edhe procedimi penal i menjëhershëm edhe ndaj pjestarëve të tjerë kryesor të këtij grupi terrorist. Ky grup e pakta që do duhej të akuzohej është për propagandë terroriste islamike, por patjetër do duhej të akuzohen edhe për shtytje në kryerje të akteve terroriste islamike dhe për nxitje të urrejtjes e mosdurimit.

Kushdo që në rrjetet sociale a në medie, në deklarime private a publike etj, propagandon, shpërndan, komenton në mbështetje, apo inkurajon, qoftë me qëllim a paqëllim, në vendet e BE-së, seriozisht rrezikon ndjekjen penale dhe pasojat të tjera, sidomos dëbim për në vendin e origjinës. Një praktikë e tillë, duhet zbatuar edhe në Republikën e Kosovës dhe Shqipërisë.

Republika e Kosovës dhe Trojet tona në përgjithësi, janë edhe sot, kufiri mes dy blloqeve, asaj të Lindjes( që përbëhet nga Rusia, Serbia dhe ideologjia islame) dhe në anën tjetër Perëndimit( që përbëhet nga vendet perëndimore dhe Shqiptarët). Kjo për faktin e të qenit të Serbisë si dorë e zgjatur e Rusisë dhe Islamit politik. Një ndasi të tillë e shohim fare qartë. Luftën që blloku lindor, e bënë kundër perëndimit, mes tjerash përfshinë edhe “luftën online”. Duke qenë se është duke u zhvillu tashmë “Lufta e III Botërore” e ajo është shumë më reale si “Lufta e III Botërore Online” pjesë e së cilës pothuajse është secili nga qytetarët. Pasiqë “lufta online” edhe në doktrinat ushtarake, është relativisht e re, por që vlerësohet maksimalisht dhe tepër e rëndësishme. Lufta “online” përfshinë luftën kibernetike, luftën informative( ku përfshihet propaganda, dezinformimi, minimi i kredibilitetit të informacionit armik etj), luftën elektronike, sigurimin e informacionit, etj.

Blloku perëndimor, ka marr veprime institucionale, për ta kufizu, parandalu dhe luftu “luftën online” të armikut. Institucionet dhe Organizatat më të rëndësishme ndërkombtare, përfshirë edhe OKB-ën, nga 2012, kanë trajtuar me theks të veçantë propagandën terroriste. Edhe pse propaganda në vetëvete nuk është aktivitet i ndaluar, e që përfshihet edhe në parimet bazë të ligjit ndërkombtar për mbrojtjen e të drejtave fundamentale të njeriut, në lirinë  e shprehjes, që garantohet e drejta individuale për të shprehë opinionin apo për të shpërndarë përmbajtjen e cila mund të kundërshtohet nga të tjerët, e që mund të jenë subjekt i disa kufizimeve, si sa i përket kategorive të caktuara të përmbajtjes eksplicite seksuale me qëllim të mbrojtjes së grupeve vulnerable si dhe përjashtimeve që sigurohen me ligj e që janë të nevojshme siç parashihen në nenin 19, paragrafi 3 i Paktit ndërkombëtar për të drejtat civile dhe politike.[1] Derisa në nenin 19, paragrafi 2, të Paktit ndërkombëtar për të drejtat civile dhe politike, garantohet që “secili duhet të drejtën e lirisë së shprehjes, e që përfshinë lirinë e kërkimit, marrjes dhe përhapjes së informacioneve dhe ideve të të gjitha llojeve, pavarësisht nga kufijtë, qoftë me gojë, me shkrim, në formë të shtypur ose artistike, ose çdo mjet tjetër të zgjedhur prej tij”, por që mund të ketë disa kufizime, siç theksohen në paragrafin 3, :”(a) Pёr respektimin e tё drejtave ose tё reputacionit tё tё tjerёve; (b) Pёr mbrojtjen e sigurisё kombёtare, tё rendit publik, tё shёndetit ose tё moralit publik.”

Me qëllim të reduktimit të përmbajtjeve të ndaluara në internet, më 15 qershor 2017, Parlamenti Europian, kishte kërkuar forcimin e masave për gjurmimin e përmbajtjeve ilegale dhe të dëmshme dhe se Këshilli Europian kishte përmisuar detektimin automatik dhe heqjen e përmbajtjeve që nxisin aktet terroriste. Në përmbajtjen e tij, trajtoheshin edhe termet specifike, që ishin propozuar si: definimi i përmbajtjes terroriste ose materialit dhe informatave që nxisin, inkurajojnë ose avokojnë kryerjen ose kontribojnë në kryerjen e veprave terroriste, ose sigurojnë instruksione për kryerjen e veprave të tilla ose promovojnë pjesëmarrjen në aktivitetet e grupeve terroriste, pastaj ishin trajtuar edhe terme të tjera.[2] Komiteti për Liritë Civile, Drejtësi dhe Punë të Brendshme(LIBE), adoptoi propozimet për rregulloren e Parlametit Europian dhe Këshillit për parandalimin e shpërndarjes së përmbajtjeve terroriste në internet.[3]

Me këtë rast përkufizohej edhe termi përmbajtje terroriste, e që thuhej se legjislacioni do ta mbulojë materialin inter alia:

  1. nxitjen për kryerjen e një vepre penale nga glorifikimi i akteve terroriste,
  2. nxitjen e personave që të marrin pjesë në aktivitetet e grupit terrorist, përfshirë edhe sigurimin e informacioneve dhe resurseve materiale, ose me financimin e aktiviteteve në çfarëdo mënyre;
  • sigurimin e instruksioneve për prodhimin, ose përdorimin e eksplozivëve, armëve ose armëve të tjera ose substancave të dëmshme a të rrezikshme për të kryer vepra penale terroriste.[4]

 

Në Britani të Madhe, është bërë një iniciativë, për inkriminimin e posedimit të propagandës terroriste që e glorifikon ose e inkurajon  ekstremizmin.[5] Gjegjësisht Britania e Madhe ka bërë një hap shumë të rëndësishëm, duke hapur faqe zyrtare për raportimin e materialeve në internet që promovojnë ekstremizmin ose terrorizmin, e që shpjegohet që mund të jenë: artikuj, fotografi, fjalime ose video që promovojnë terrorizmin ose inkurajojnë dhunën, pastaj faqet e internetit të bëra nga terroristët ose organizatat ekstremiste, video të sulmeve terroriste.[6] Tashmë kemi parë, edhe disa dhjetëra raste të arrestimeve e dënimeve të propaganduesëve terrorist islamik, në shumë vende të BE-së.

Kurse tashmë në shumë vende perëndimore, protestat në mbështetje të Palestinës, janë ndaluar dhe eksponentët e tyre janë dëbuar.

Vendet tona, akoma nuk kanë bërë veprime konkrete në lidhje me radikalizmin dhe ekstremizmin islamik, ashtu nuk ka inkriminuar si vepër të veçantë penale “propagandën terroriste.” Edhe pse “propaganda për terrorizëm” e sanksionuar edhe në Kodin Penal të Republikës së Kosovës, në nenin 134, e emërtuar “Shtytja për kryerjen e veprave terroriste”, që përkufizohet:” Kushdo që shpërndan, ose në ndonjë mënyrë tjetër mundëson me çdo mjet, mesazhin për publikun, me qëllim që të shtytë kryerjen e aktit terrorist, kur sjellja e tillë pavarësisht nëse avokon drejtpërdrejtë ose jo aktet terroriste, shkakton rrezikun që një ose më shumë vepra të tilla të kryhen, dënohet me burgim prej një (1) deri në pesë (5) vjet.” E që kjo sipas shpjegimin të Komentarit të Kodit Penal të Republikës së Kosovës:” Kjo vepër penale konsiderohet se kryhet në rastet kur ndokush në mënyrë publike, ose me anë të mjeteve të informimit publikë thërret, ose dërgon mesazh me qëllim që të shtytë persona të pa përcaktuar që të kryejnë vepra terroriste. Ftesa, mesazhi apo rekomandimi për të kryer akte terroriste mund të jetë i drejtpërdrejtë apo i tërthorët. Me rëndësi është që thirrja apo mesazhi të jetë publik dhe me aso përmbajtje, aso natyre dhe performance të cilat shkaktojnë rrezik që ndaj një apo më shumë personave të kihet për qëllim që të ushtrojnë ndikim për të kryer një apo më shumë vepra terroriste.”[7] E që mrekullisht është shpjeguar në komentimin, ku vazhdon:” Vepra konsiderohet se është kryer, është përfunduar me vetëm faktin e ndërmarrjes së veprimit me qëllim që të ndikohet tek personi apo personat tjerë të kryejnë akte terroriste. Pra, për ekzistimin e kësaj vepre nuk është e domosdoshme që edhe të jetë kryer një apo më shumë vepra terroriste.”[8] Dhe se:” Këtë vepër penale mund ta kryejë çdo person dhe kryhet me dashje direkte, por mund të kryhet edhe me dashje eventuale.”[9]

Por për fat të keq, deri më tash, asnjë rast nuk kemi pasur të ndjekjes penale të terroristëve islamik që propagandojnë. Mirëpo kam disa raste, që terroristët e tillë, kam arritur me i ndjek penalisht në disa vende të BE-së, prandaj sa herë kam pa raste të postimeve të tilla në rrjetet sociale, që i janë drejtuar kundër ndonjë qytetari tonë, i kam këshilluar që të denoncojnë në polici.

Më 24.05.2025

Gjergj – Skender Jashari  i burgosur politik nga  EULEX, për   rastet  e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë  së Serbisë në  Dobrosin komuna e Bujanocit.

Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.

[1] The use of the Internet for terrorist purposes, UNODC, In collaboration with the United Nations Counter-Terrorism Implementation Task Force, 2012, (qasje online: https://www.unodc.org/documents/frontpage/Use_of_Internet_for_Terrorist_Purposes.pdf), faqe 3-4, paragrafi 3.

[2] 2018/0331(COD), Preventing the dissemination of terrorist content online,(qasje online: https://oeil.secure.europarl.europa.eu/oeil/popups/printficheglobal.pdf?id=695896&l=en), faqe 4.

[3] 2018/0331(COD), Preventing the dissemination of terrorist content online,(qasje online: https://oeil.secure.europarl.europa.eu/oeil/popups/printficheglobal.pdf?id=695896&l=en), faqe 4.

[4] 2018/0331(COD), Preventing the dissemination of terrorist content online,(qasje online: https://oeil.secure.europarl.europa.eu/oeil/popups/printficheglobal.pdf?id=695896&l=en), faqe 4.

[5] Home Office proposes offence of possessing terrorist propaganda, Haroon Siddique and Jamie Grierson

Tue 14 Jan 2020,(qasje online: https://www.theguardian.com/uk-news/2020/jan/14/home-office-proposes-offence-of-possessing-terrorist-propaganda).

[6] https://www.gov.uk/report-terrorism

[7] Komentari Kodit Penal të Republikës së Kosovës,Salihu, Ismet and Zhitija, Hilmi and Hasani, Fejzullah (2014), faqe 396, paragrafi 1.

[8] Komentari Kodit Penal të Republikës së Kosovës,Salihu, Ismet and Zhitija, Hilmi and Hasani, Fejzullah (2014), faqe 396, paragrafi 4.

[9] Komentari Kodit Penal të Republikës së Kosovës,Salihu, Ismet and Zhitija, Hilmi and Hasani, Fejzullah (2014), faqe 396, paragrafi 5.

Reagim kundër Konferencës së 7 majit 2025 në Prishtinë, të organizuar nga akademikët Sabri Hamiti, Mehmet Kraja dhe Ali Aliu

Sabri Hamiti dhe Mehmet Kraja i injoruan krijuesit ikona të letërsisë shqipe si: Fazli Grajçevcin, Ymer Elshanin, Rexhep Elmazin….
___
Akademia e Shkencave të Kosovës në krye më Sabri Hamitin dhe Mehmet Krajën , më 7 maj 2025, e organizuan konferencën kushtuar letërsisë disidente shqiptare, e që në fakt ishte një konferencë qesharake dhe anti letërsisë së vertet disidente shqipe.
Në këtë konferencë njëditore (qesharake) dhe të njëanshme u trajtuan krijuesit kundër sistemit të Enver Hoxhës, por u harruan ose qëllimisht u injoruan krijuesit nga Kosova që më gjakun e tyre shkruan vargjet për liri dhe për vendin e punës që sot përfitojnë: Sabri Hamiti, Mehmet Kraja, Ali Ali e shumë të tjerë.
Shtrohet pyetja: si është e mundur që Akademia e Shkencave të Kosovës, të organziojë një konferencë të tillë, më buxhetin e Republikës së Kosovës e të anashkalohen e të injorohet skajshmërisht Fazli Grajçevci? (Fazli Grajçevci pas torturave shtazarke vdes në burgun e Prishtinës më 1964. )
Si është e mundur të harrohet e të injorohet poeti Rexhep Elmazi të cilin Sherbimi Sekret i Serbisë (UDB-a) e vrau tinëzisht më 16 maj 1978?
Si është e mundur të harrohet poeti dhe prozatori Ymer Elshani, të cilin forcat serbe e vranë më 17 prill 1999 bashkë më 4 djemtë e tij , gruan dhe kunatën e tij ?
Si është e mundur dhe si i lejon ndërgjegja intelektuale dhe kombëtare këta akademikë të Republikës së Kosovës të harrojnë sakrificën e krijuesve tanë pa të cilët nuk do ekzistonte Akademia e Shkencave të Kosovës, dhe pa gjakun e të cilëve sot Sabri Hamiti, Mehmet Kraja e disa tjerë, nuk do ishin akademikë të shtetit të pavarur të Kosovës?
Pse Akademia e Shkencave të Kosovës (Sabri Hamiti, Mehmet Kraja, Ali Aliu… ) nuk e trajtuan letërsinë dhe autorët tanë që thurrën vargje kundër Goli Otokut, kundër Rankoviqit, kundër Millosheviqit?
Sabri Hamiti, Ali Aliu , Mehmet Kraja, organizuan konferencë për disa shkrimtarë që publikisht deklaruan, se nuk ishin e nuk janë shqiptarë dhe morën nënshtetësi të huaj si Kasem Terbeshina.
Më këtë konferencë të 7 maj 2025, këta organizatorë, e nënshkruan vdekjën e letërsisë që u zhvillua për çlirimin e Kosovës , dhe treguan se gjatë kohës së Rankoviqit, Millosheviqit nuk kishte pushtim por bashkim-vëllazërim.

Njazi Bytyqi, këngëtari i gjurmëve që nuk shlyhen

Reshat Sahitaj, Prishtinë, më 24 mars 2025 

Eshtë këngëtari i parë që ka lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e këngës zbavitësese në tërë ish Jugosllavinë. Gjatë viteve të ’70-ta në ish Jugosllavi këngëtarët më të njohur ishin Misho Kovaç, Tereza Kesovia, Zdravko Qoliqi…., por që në Festivalin e Vernjaqka Banjes ku bëhej seleksionimi për Eurovizion, Njazi Bytyqi e zuri vendin e dytë pas Tereza Kesovia. Tereza Kesovia u seleksionua për ta përfaqësuar Jugosllavinë nê Eurovizion dhe zyri vendin e 8 më dukët. Kësaj këngëtare policia serbe ia ka djegur shtepinë gjatë luftës Serbi-Kroaci.
Paraqitija e Njazi Bytyqit në këtë garë për Eurovizion, i la pa frymë jurinë e veçmas publikun shqiptar dhe mbarë jugosllav.
Kënga e Njazi Bytyqit TI EJA E DASHUR u bë hit dhe e përmbysi këngëtarin serb Zdravko Qoliqin dhe kengën e tij “Gori vatra” që shqiptarët e këndonin më kënaqësi.
Vajzat shqiptare të atyre viteve që “çmendësihn” pas bukurisë fizike të Zdravko Qoliqit, filluan të “çmendëshin “ pas bukurisë fizike dhe zërit të ëmbël të Njazi Bytyqit. Rina shqiptare që më zë të ulët këndonin tekstin e këngës “Gori vatra josh u nama” automatikisht e zëvëndësuan më “Ti eja , e dashur se unë të dua”.
Famën e këngëtarit tonë Njazi Bytyqi do ta shuante në heshtje, sistemi fashist serb dhe klyshet e tyre shqiptarë, sepse në zemeren e secilit djalë dhe vazjë shqiptare në rrugë dhe në shtepitë e tyre tingëllonin vargjet “Ti eja e dashur”, e madje edhe të vajzat e udbashave.të pa djallëzuar më politikën e prindërëve të vetë. Tlevizioni i Prishtinës nuk e ftoi kurrë e shumë rrallë i transmetonte këngët e Njazi Bytyqit, mirëpo kënga e tij ishte futur në shpirtin e rinisë sonë. Televizioni i Kroacisë ishte i vetmi që e ftoi Njazi Bytyqin, për të bërë një videoklip dhe i cili ka mbetur deri në ditët e sotme.
Dikur Njazi Bytyqi ishte i përbuzur nga sistmei i Serbisë, jo që kishte zhvilluar aktivitet ilegal, por vetëm pse kënga e tij përhapej më të madhe në tërë Jugosllavinë e sidomos pas transmetimit të vidoklipit. Sot, kolegët e tij këngëtar në intervista të ndryshme televizive na rrejnë duke thënë se ishin të parët e këtij zhanri, pa e cituar se rrënjët e muzikës zbavitësese ishin të vendosur nga Njazi Bytyqi.
Pas kthimit tim në Kosovë, e takoja Njzai Bytyqit, sepse njiheshim qysh nga aktivitetët kulturore të mia në Prizren. Kur e takova pas dy dekadave e më shumë, në vete mendoja se si një idol i rinisë kosovare ishte shnderruar në një njeri të thjeshtë ku as shokët e tij nuk e vlerësonin. Gjatë një ndeje mortore në Prizren, Njazi Bytyqi ishte ulur afër meje dhe unë i prisha rregullat e bisedave mortore për të vdekurin dhe fillova të flisja për vlerat e Njazi Bytyqit. Njazi Bytyqi u habit dhe u entuziazmuar pas fjalëve të mia dhe aprovimit të mysafirëve të asaj ndeje dhe më lotë ndër sy tha: “Ende ka njerëz intelektual që e dinë vlerën e kengëve të mia!”
Nijazi Bytyqi, ishte ndër këngëtarët e parë të muzikës zbavitëse në vendin tonë, ndërsa gjithashtu shquhej për interpretim të shkëlqyeshëm të këngëve qytetare. Ai konsiderohej si një ndër këngëtarët më të mirë shqiptar të gjeneratës së vetë, ku gjatë karrierës së vetë ka pasur një numër të madh të këngëve.

Familja e vjetër Fanda e Bozovcit të Malsisë së Tetovës, ndarja e saj në bazë të besimeve fetare

0

Pamje nga Bozovci i Malsisë së Tetovës

Gonxhe Bojaxhiu, Shkup

Familja katolike Fanda është një ndër familjet e vjetra shqiptare që janë vendosur në fshatin Bozovcë, në Malësinë e Tetovës. Kjo familje ka origjinën nga Veriu i Shqipërisë, shumë gjasa nga zona e Lumës, Mirditës, dhe besohet se është shpërngulur gjatë shekujve XVIII-XIX për shkak të presionit osman dhe për të ruajtur besimin katolik. Ndër dy vëllezërit e kësaj familjeje, njëri ka mbajtur besimin katolik dhe ka qëndruar në Bozovcë, ndërsa tjetri ka pranuar fenë islame dhe është shpërngulur në një qytet tjetër, duke dëshmuar rrugët e ndryshme që ndjekën anëtarët e një familjeje gjatë periudhave të vështira historike.
Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "Родот Фанци (9 куки) живее во селото Бозовце на Шара. Дождени се кон сре- дината на 19-OT век од областа Фанда, koja се нагдува во северна Албаника. Bo спо- мнатата област, живееле двагца брака со католичка вероисповед. Еден од браката преминал BO Исламот и Toj се доселил во Бозовце, додека другиот брат ja задржал католичката вероисповед и останал на домашното огниш- те. Трите рода се името Тркальач населени во тетовските села- Слатино (49 куки), Шемшево (38 куки) и Доброште (5 куки) се доудени за почетокот на 19-от век од Топлне во албанската област Льума."

Shkupi i vitit 1930, një kohë kur rrugët e qytetit gumëzhinin nga zërat e familjeve katolike shqiptare

0
Me 23 maj 2025
Fotografi e rrallë e Shkupit para vitit 1930, që kap një copëz jete nga një kohë kur rrugët e qytetit gumëzhinin nga zërat e familjeve katolike shqiptare, fëmijët luanin nëpër rrugica duke folur shqip, dhe bizneset e vogla – furra, dyqane dhe punishtet artizanale – ishin zemra e një komuniteti të gjallë e të lidhur fort me traditën. Një kujtim i çmuar i një Shkupi që sot jeton vetëm në fotografi.