Kreu Blog Faqe 560

Familja e vjetër Fanda e Bozovcit të Malsisë së Tetovës, ndarja e saj në bazë të besimeve fetare

0

Pamje nga Bozovci i Malsisë së Tetovës

Gonxhe Bojaxhiu, Shkup

Familja katolike Fanda është një ndër familjet e vjetra shqiptare që janë vendosur në fshatin Bozovcë, në Malësinë e Tetovës. Kjo familje ka origjinën nga Veriu i Shqipërisë, shumë gjasa nga zona e Lumës, Mirditës, dhe besohet se është shpërngulur gjatë shekujve XVIII-XIX për shkak të presionit osman dhe për të ruajtur besimin katolik. Ndër dy vëllezërit e kësaj familjeje, njëri ka mbajtur besimin katolik dhe ka qëndruar në Bozovcë, ndërsa tjetri ka pranuar fenë islame dhe është shpërngulur në një qytet tjetër, duke dëshmuar rrugët e ndryshme që ndjekën anëtarët e një familjeje gjatë periudhave të vështira historike.
Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "Родот Фанци (9 куки) живее во селото Бозовце на Шара. Дождени се кон сре- дината на 19-OT век од областа Фанда, koja се нагдува во северна Албаника. Bo спо- мнатата област, живееле двагца брака со католичка вероисповед. Еден од браката преминал BO Исламот и Toj се доселил во Бозовце, додека другиот брат ja задржал католичката вероисповед и останал на домашното огниш- те. Трите рода се името Тркальач населени во тетовските села- Слатино (49 куки), Шемшево (38 куки) и Доброште (5 куки) се доудени за почетокот на 19-от век од Топлне во албанската област Льума."

Shkupi i vitit 1930, një kohë kur rrugët e qytetit gumëzhinin nga zërat e familjeve katolike shqiptare

0
Me 23 maj 2025
Fotografi e rrallë e Shkupit para vitit 1930, që kap një copëz jete nga një kohë kur rrugët e qytetit gumëzhinin nga zërat e familjeve katolike shqiptare, fëmijët luanin nëpër rrugica duke folur shqip, dhe bizneset e vogla – furra, dyqane dhe punishtet artizanale – ishin zemra e një komuniteti të gjallë e të lidhur fort me traditën. Një kujtim i çmuar i një Shkupi që sot jeton vetëm në fotografi.

Justina Shkupi – Shkupjanja Katolike, Heroina e Harruar dhe feministja e parë shqiptare

Me 23 maj 2025
___
Justina Shkupi – Shkupjanja Katolike, Heroina e Harruar, Feministja e Parë .
Në hijet e historisë sonë, shpesh fshihen gratë që kanë bërë më shumë sesa që historia i lejon të kujtohen. Justina Shkupi është një prej tyre. Shkupjanja katolike, shqiptarja e guximshme që në vitet më të errëta të Evropës, mori rrugën e luftës jo për të vrarë, por për të shëruar. Një grua e re që la vendin e saj dhe shkoi në Spanjë si pjesë e Brigadave Ndërkombëtare – një akt që kërkonte jo vetëm guxim, por edhe vetëdije të thellë politike dhe njerëzore.
Në një kohë kur gratë shqiptare mezi lejohej të flisnin në publik, Justina shërbeu si infermiere në vijën e parë të luftës antifashiste. Ajo nuk luftoi vetëm kundër fashizmit, por edhe kundër pritshmërive të kohës për një grua shqiptare. E arsimuar, e pavarur, e angazhuar në politikë dhe në kauza sociale, Justina ishte një feministe në kuptimin më të vërtetë të fjalës – një grua që kërkoi të drejtën për të qenë e barabartë me burrat në veprim, në sakrificë, dhe në përkushtim ndaj idealeve të lirisë dhe drejtësisë.
Në Shkup, ishte shoqe me Gonxhe Bojaxhiun – Nënë Terezën e ardhshme. Të dyja ecën rrugë të ndryshme, por u udhëhoqën nga e njëjta zemër për shërbim dhe dashuri ndaj njerëzimit. Kur Nënë Tereza erdhi në Shqipëri në vitin 1989, një nga gjërat e para që kërkoi ishte varri i Justinës – një gjest i thjeshtë, por i fuqishëm: nderimi i një motre të harruar, që si ajo, ia kishte kushtuar jetën të tjerëve.
Justina nuk kërkoi kurrë lavdi. Por sot, më shumë se kurrë, kemi nevojë të kujtojmë figura si ajo – jo vetëm si heroinë e luftës antifashiste, por edhe si feministe shqiptare, pioniere e një brezi grash që ndoshta nuk morën zërin që meritonin, por lanë gjurmë të pashlyeshme në historinë tonë.Sot një rrugë në Prishtinë dhe një në Spanjë mbajnë emrin e Justina Shkupit.

Koha kur në Shkupin e historisë sonë , Shqiptarët katolikë luajtën rol të madh në ruajtjen dhe përhapjen e gjuhës shqipe

“Shkolla fillore Katolike Shqyptare e Shkupit, Vjeti shkolluer 1922–1923”
(Mbishkrim në tabelën e klasës ku qëndronte edhe e reja Gonxhe Bojaxhiu)

Gonxhe Bojaxhiu, Shkup

Me 24 maj 2025

Në fillim të shekullit XX, komuniteti katolik shqiptar në Shkup luajti një rol të rëndësishëm në ruajtjen dhe përhapjen e gjuhës shqipe, sidomos përmes arsimit. Në një kohë kur përdorimi i shqipes ishte i ndaluar ose i kufizuar nga autoritetet osmane dhe më pas jugosllave, shkollat katolike mbetën ndër të paktat institucione ku fëmijët shqiptarë mësonin në gjuhën e tyre amtare. Të udhëhequra nga misionarë dhe murgesha, këto shkolla nuk ishin vetëm vend dijeje, por edhe qendra të ndërgjegjësimit kombëtar.
Në muret e shkollës katolike të Shkupit shkruhej shqip, flitej shqip, dhe aty rritej shpirti shqiptar; në një botë që përpiqej ta heshtte, gjuha jonë jetonte mes bankave të atyre klasave.
Një shembull domethënës është shkolla katolike shqiptare e Shkupit, ku në vitin shkollor 1922–1923, studioi edhe Gonxhe Bojaxhiu – më vonë e njohur si Nënë Tereza – e cila, përkundër rrugës së saj botërore, do të mbante përherë në zemër gjuhën dhe rrënjët e saj shqiptare.

Hampstead News (1944) / Homazhi i Mbretit Zog për Edith Durham

0

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 24 Maj 2025 

“Hampstead News” ka botuar, të enjten e 30 nëntorit 1944, në ballinë, homazhin e Mbretit Zog me rastin e ndarjes nga jeta askohe të udhëtares dhe shkrimtares britanike Edith Durham, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : 

Homazhi i Mbretit Zog për eksploruesen

Burimi : Hampstead News, e enjte, 30 nëntor 1944, ballinë

Burimi : Hampstead News, e enjte, 30 nëntor 1944, ballinë

Mbreti Zog i Shqipërisë i bëri homazhe javën e kaluar zonjushës Edith Durham, udhëtare dhe shkrimtare, e cila vdiq më 15 nëntor në Glenloch Road, Hampstead. 

“Të gjithë jetën e saj ia kushtoi Shqipërisë”, tha ai. “Ajo na dha zemrën e saj dhe fitoi zemrën e malësorëve tanë, për të cilët kishte simpati të veçantë. Shqiptarët nuk e kanë harruar kurrë — dhe nuk do ta harrojnë kurrë — këtë grua angleze, sepse kujtimi i miqve të tyre të vërtetë mbetet përjetë me ta.” 

Mashtrimet e Kishës Ortodokse Serbe me Autoqefalinë dhe pasojat për shtetin e Kosovës

Në foto: Shqiptarë duke shkuar të luteshin në Patrikanën e Pejës
Nga Jusuf Buxhovi, historian, Prishtinë
___
Ngritja e shtetit hegjemon serb nga autonomia në vitin 1830 (në përmasat e pashallëkut të Beogradit) dhe pranimi shtet në Kongresin e Berlinit 1878 e deri te zgjerimi me tokat shqiptare gjatë luftërave Ballkanike 1912-1913, me ç’rast Kosova dhe Maqedonia do t’i njihen Serbisë, u bë mbi “tapitë shpirtërore” të kishës ortodokse serbe dhe mashtrimeve të saj si “pjesë e identitet shpirtëror dhe kulturor serb nga mesjeta e këndej”. Ky mashtrim që ishte pjesë e konceptit sllavo-rus që në pjesën europiane të Perandorisë Osmane të krijojë shtete vasale (Malin e Zi, Serbinë, Bullgarinë), duhej të përcillej me faktorin Kishë Ortodokse Serbe si dhe autoqefalinë e saj nga shekulli XIII e këndej, që si do të shihet, ishte vetëm një autonomi e përkohshme nga Peshkopata e Ohrit (nga viti 1219-1274).
Diskursi i këtij mashtrimi do të vazhdojë për tetë shekuj me radhë, meqë autoqefalia e Kishës Ortodokse Serbe do të fitohet në vitin 1922, pasi që të jetë formuar Mbretëria Serbe-Kroate-Sllovene. Meqë autoqefalia kishtare përherë lidhej me shtetësinë, Kisha Ortodokse serbe, këtë “të drejtë” e fitoi vetëm pas vendimeve të Konferencës së Parisit më 1919 kur u pranua Mbretëria Serbo-Kroate-Sllovene. Këshut, në gusht të vitit 1920, me anën e një delegacioni shtetëror do t’i drejtohet Sinodit të Shenjtë të Patrikanës së Kostandinopojës për unifikimin e tri kishave (të Karllovcit, të Malit të Zi dhe të Mitropolisë së Beogradit) në një kishë të përbashkët, e cila nën ndikimin e Karagjogjëviqëve do të quhej Kisha Ortodokse Serbe. Sinodi i Shenjtë, në përputhje me realitetet shtetërore të cilave u nënshtroheshin edhe ato kishtare (autoqefalitë), vendosi të miratojë kërkesën e shtetit SKS me kusht që të paguajë 1,5 milionë franka francezë për lejimin e kishave të Kosovës dhe të Maqedonisë (deri më atëherë nën juridiksionin e Patrikanës së Kostandinopojës) që të përfshihen në kuadër të hierarkisë së Kishës së bashkuar ortodokse serbe. Akti përfundimtarë i kësaj marrëveshjeje do të nënshkruhet në vitin 1922 nga Patriku i Kostandinopojës.
Pra, sipas kësaj marrëveshjej të dokumentuar, nuk ishte fjala për vazhdimësi të “autqefalisë kishtare serbe” nga mesjeta, por që pushtimi ushtaraka i Kosovës dhe Maqedonisë , i pranuar ndërkombëtarisht, së pari të legjitomojë asimilimin e popullatës ortodokse (shqiptare dhe maqedone) në serbë, dhe së dyti, të legjitimojë përvetësimin e krishtërimit ortodoks nga mesjeta e këndej bashkë me objektet e kultit (manastiret dhe kishat) që ishin objekte kulti të përbashkëta.
Meqë ky mashtrim prej tetë shekujsh po vazhdon të prodhojë pasoja politike për shtetin e Kosovës, ngaqë me pakon e Ahtisarit krishterimi ortodoks dhe objektet e kultit kishtar trajtohen si pronësi e Kishës Ortodokse Serbe, me ç’rast shqiptarët, që i kanë takuar krishterimit nga zyrtarizimi i tij në shekullin IV, kur në Ilirik nuk ka pasë sllav, privohen nga një pjesë e rëndësishme e trashëgimisë së tyre shpirtërore dhe asaj historike, është e udhës që të sqarohet historia e këtij mashtrimi, në mënyrë që edhe shteti I Kosovës të ruajë të drejtën mbi trashëgimin shpirtërore, kulturore dhe objektet e kultit, si të përbashkëta në rrethanat kur kjo çështje po ndërkombëtarizohet gjithnjë e më shumë, ndërkohë që shteti serb dhe kisha ortodokse vazhdojnë propagandën e tyre të njohur rreth “të drejtës historike
dhe kulturore në Kosovë prej tetë shekujsh”!
Natyrisht se ky mashtrim, me çka synohet që shqiptarët të përjashtohen nga pjesa më e rëndësishme e identitetit të tyre historik-kulturor – nga mesjeta, si qendër e saj në Ilirik, hap edhe çështjen tjetër, atë të Dinastisë së Rashës Nemanjane (nga shumë burime antike me prejardhje tribale) si pjesë e kësaj dihomie kulturore-politike ne të cilën lidhet edhe formula e mashtruese e “shtetit mesjetar serb”, pra të një faktori tjetër, që me kyçjën e këtij despotati nga bërthama historike dardane në kryqëzatat katolike evropiane si dhe shfrytëzimit të tyre për ngritje të fuqishme në Ilirik me pretendimin të kthehet në një fuqi të kohës që ta zëvendësojë perandorinë e Bizantit në shembje, gjë që jo rastësisht, Rasha gjatë kohë së zhupanit të madh Stefan Dushani, nga shumë burime meritore të kohës quhej Rasa, Rasien, rex Rasien ose edhe “Iliricum Magna” dhe askund “Mbretëri serbe”. Kështu, kur në Kostandinopojë kryqtarët katolikë do të rrënojnë kulturalisht dhe politikisht Bizantin, duke shpallur Perandorinë Katolike në vitin 1204, ndërsa qendra e Bizantit bashkë me kishën ortodokse do të kalojë në Nike, kisha e Rashës në qendrën e saj në Zhiçë, me ndihmën e drejtpërdrejtë të Selisë së Shenjtë, do të ndihmohet, që me veprime në kundërshtim me kanonet kishtare, për t’u shkëputur njëanshëm nga Peshkopata e Ohrit, në të cilën gjendej nga koha e Simeonit bashkë me të tjerat në pjesën perëndimore të Ilirikut. Kjo gjendje ishte konfirmuar edhe nga perandori i Bizantit Vasili II në vitin 1018. Nga dokumentet e rishkruara dhe të përpunuara të Kishës Ortodokse Serbe nga punëtoria e manastirit të Hilandarit veçmas me anën e “zhitive”(jetëshkrimeve të monahëve kishtarë) që nuk paraqesin tjetër pos një formë të haxhio-grafisë (jetëshkrime fetare), shumë prej tyre të përpunuar dhe të rishkruara në shekujt XVII-XIX në Hilandar, Odesë, Karlovc, Vjenë e gjetiu, në përputhje me qëllimet e caktuara politike, fitohet bindja se e ashtuquajtura Kishë Ortodokse Serbe “pranohet e pavarur” nga Patrikana e Kostandinopojës, pra fiton autoqefalin, ndonëse ajo që kishte ndodhur në Nike, në bazë të dokumenteve meritore, paraqet vetëm një pavarësim të Peshkopatës së Zhiçës nga Kryepeshkopata e Ohrit dhe assesi autoqefali. Pra, në Nike, në rrethanat kur në Kostandinopojë asokohe sundonte Perandoria Latine, kishte ndodhur vetëm një riorganizim i përkohshëm kishtar në pjesën qendrore të Bizantit, si kundërpërgjigje realiteteve të reja të krijuara kur kisha katolike kishte fituar hapësirë të dukshme në këto pjesë dhe kërkonte që të faktorizojë aleatët dhe vasalët perëndimorë: Nemanjajt e Rashës dhe bullgarët. Në këtë drejtim Vatikani punoi me të madhe qe Kisha e Rashës me seli në Zhiçë dhe ajo bullgare të shkëputen nga Kostandinopoja. Ndërsa Rasha të kthehet në një dinasti të fuqishme në Ilirik (Iliricum Magnum) që ta merrte kurorën e Bizantit të shkërmoqur. Kisha ortodokse e Kostadinopojës e dëbuar nga kryeqendra e vet në Nike, asokohe nuk e kishte kundërshtuar “mëvetësimin” e kishës së Rashës me seli në Zhiçë nga ajo e Ohrit, meqë ishte e interesuar, që ajo të mos bëhej pre e Vatikanit, veçmas pas kurorëzimit kishtar të Stefan Nemanjës në vitin 1217 nga Papati. Përkundrazi, si shihet, edhe Patriku i Nikesë, Manojllo, do ta kurorëzojë “mbre rasien” Nemanjën duke e toleruar formalisht krijimin e Peshkopatës së Zhiçës, si të shkëputur nga ajo e Ohrit, por kjo me asnjë dokument nuk u vërtetua se fitoi edhe autoqefali kishtare. Rreth kësaj kemi edhe dëshminë meritore të Dr. Dimitrije Ruvarac, arkimandrit, menaxher i shtypshkronjës së kishave dhe Bibliotekës Patriarkale të Karlovcit të Sremit dhe redaktor i “Srpski Zion”. Ruvarac pohon se “nuk ka dyshim se Sava mori disa privilegje për hierarkinë kishtare rasiene në Nikea, por është e pamundur të identifikohen të gjitha ato me bekimin për një ngjarje kaq të madhe kanonike, siç është krijimi i kishës autoqefale. Me fjalë të tjera, Sava mund të merrte një vetëqeverisje të caktuar nga Kostandinopoja për hierarkinë kishtare, me një listë të përcaktuar qartë të privilegjeve – por jo autoqefali.
Por, pas rrëzimit të Perandorisë Latine më 1261 dhe të rikthimit të Bizantit në Kostandinopojë, vendimet e Nikesë rreth shkëputjes së Peshkopatës së Rashës nga Peshkopata e Ohrit anulohen dhe ajo prapë do t’i kthehet gjendjes që ishte në vitin 1219. Madje, me rastin e rikthimit nën administrimin e Peshkopatës së Ohrit, bashkë me atë bullgare, në Koncilin e Lionit, më 1274, kërkohet falje për këtë “sjelle të pamirë të kishës së Rashës”.
Lajmet më të hershme të suksesit të Savës në fitimin e autonomisë – jo autoqefalisë – erdhën nga biografët e tij (higjiografët). Dhe me një vonesë të madhe. Domentian shkruan për këtë (rreth 1253, kështu që shkrimet e tij u “ripunuan” nga një autor tjetër pas vitit 1290); dhe më pas, të paktën një shekull më vonë (midis 1320 dhe 1330) dhe Teodosi.
Domentian dhe Teodosi lan një konfuzion në takimin në shkrimet e tyre. Njëri prej tyre shkruan për 14 vitet që Sava kaloi si kryepeshkop; kjo do të thoshte, me kushtin që në vitin 1233 (ose 1234) për disa arsye Sava dha dorëheqje nga froni i Kryepeshkopatës së Zhiçës, se ai mund të ishte shuguruar më 1219, dhe pastaj Patriarku Manojlo Sarantin (νοανουήλ Α΄ Σαραντητός ή Χαριτόπουλος).
Sidoqoftë, Domentiani dhe Teodosi janë të aftë për çështjet kishtare, kështu që, megjithëse ata zbukurojnë dukshëm gjëra – për shembull, thuhet gabimisht që Sava erdhi në Kostandinopojë me perandorin bizantin, megjithëse është e verifikueshme që Theodore I Lascaris mbretëroi në Nikea – ata nuk pretendojnë se bëhej fjalë për autoqefali të kishës.
Edhe te kjo çështje, ndërhyrja e dr. Ruvarac, heq mjegullimin e krijuar nga biografët e tij dhe të tjerët që i përpunuan ato. “Deri më tani, asnjë letër nuk është shtypur askund, e cila do të konfirmonte kush dhe kur Shën Savën e shuguroi kryepeshkop dhe mbi çfarë baze. Sepse, po të ishte kështu, atëherë duhej të lëshohej një letër e tillë dhe një akt i tillë i rëndësishëm nuk mund të humbiste. Prandaj, nuk dihet saktësisht se cilin vit, për të mos përmendur muajin dhe ditën, është shuguruar Sava kryepeshkop, siç mungon edhe emri i patriarkut që e bëri atë”.
Ato që thotë dr. Ruvarac, mbështetet nga qëndrimet e Dr. Janko Shafarik, i cili u mor shumë me këtë çështje. Shafariku paraqiti një raport mbi rezultatet e hulumtimit të tij në arkivat e Kostandinopojës, botuar më 1855 në Beograd. Për atë që gjeti në Kostandinopojë, Shafarik shkruan:
“Ne nuk mund të dokumentojmë asnjë veprim me anë të të cilit Shën Sava u bë një kryepeshkop i pavarur. Madje, asnjë veprim tjetër i ngjashëm, nuk është gjetur deri më sot!”.
Edhe historiani i kishës serbe, Svetozar Niketiq, qysh më 1870 vlerëson se “Megjithëse kisha serbe ka qenë ajo që e konsideroi Sava si të pavarur, përsëri kryepeshkopët e saj, të zgjedhur nga asambleja e hierarkëve, u përcaktuan në atë titull nga patriarku i Kostandinopojës”. Por Niketiq, thotë se, falë Savës, u fitua e drejta për të shuguruar peshkopët e tyre vetë në të ardhmen, por ata mbetën nën ohforionin e Kostandinopojës, praktikë kjo që përkohësisht do të ndërpritet nga Stefan Dushani. S’do mend, se e drejta për të shuguruar peshkopët e tyre në të ardhmen, që si përvojë u shfrytëzua gjatë dy shekujve të ardhshëm në hapësirat kah Nemanjajt shtrinë pushtetin, u shfrytëzuar për t’u “promovua” autoqefalia. Kisha Ortodokse Serbe retushoi në këtë frymë thuajse të gjitha dokumentet kishtare që erdhën nga punëtoritë e Hilandarit. Ky fakt i dokumentueshëm, ka rëndësi, meqë e liron historiografinë shqiptare nga diktati i këtyre mashtrimeve dhe falsifikimeve, që vazhdojnë të citohen prej saj.
Në të vërtetës, ky veprim, nuk anashkalohet as nga disa autorë objektivë serbë (ndër të cilët duhet dalluar Ilarion Ruvarac). Aty, me të drejtë, shihen edhe prapaskenat e Vatikanit, që asokohe luheshin në kurriz të Patrikanës së Kostandinopojës me rastin e pushtimit të kryeqytetit të Bizantit nga katolikët, në vitin 1204 që zgjati deri në vitin 1261, kur aty u kthye Perandori bashkë me suitën e klerikëve nga Nikea. Në këtë vënerim, gjithsesi, rolin kryesor kishte veprimi i Peshkopit të Ohrit, Dimitrije Homatian (Demetros Chomateros), që sapo të përhapet lajmi nga Nikea, nxori mallkimin drejtuar Arhimandrit Sava të Rashës. Në letrën drejtuar Patrikut ortodoks në Nike thotë se Sava nuk e ka të drejtën të shkëputet nga Peshkopata e Ohrit, meqë kjo nuk lejohet nga kanoni i rregullit apostolik.
Letrat e peshkopit të Ohrit, Dimitrije Homatian, do të mbesin një zë i shurdhër për mbi gjysmë shekulli, deri sa do të bjerë Perandoria latine e Kostandinopojës në vitin 1261. Bizanti sapo u kthye në kryeqytet e me të edhe qendër e Patrikanës Ortodokse, u kthye edhe rregulli i dikurshëm kishtar. Ky veprim ishte përcjellë me “miratim” edhe nga Vatikani, ngaqë ishte kthyer “normaliteti” midis dy qendrave botërore që thirreshin në të njëjtën perandori, e cila asokohe ndodhej përballë kërcënimeve osmane. Në kuadër të këtyre raporteve, për Patrikanën e Kostandinopojës me interes të madh shfaqej edhe rikthimi i fuqisë së humbur kishtare të Peshkopatës së Ohrit, me rastin e shkëputjes së njëanshme prej saj të Ipeshkvisë së Rashës dhe asaj bullgare, të cilat aktronin autoqefalin. Në këtë aspekt letrave të Homatianit do t’u hiqet pluhuri i kohës dhe madje, do t’u jepet përgjigje e drejtë, me atë që në Koncilin e Lionit do të thuhet se në Nikea ishte shkelë kanoni apostolik dhe se Peshkopatës së Ohrit i ktheheshin Ipeshkvia e Rashës dhe ajo bullgare. Natyrisht se këtij vendimi i parapriu dekreti i Perandorit Mihali VIII, me të cilin Peshkopatës së Ohrit i kthehej juridiksioni mbi Ipeshkvinë e Rashës dhe atë bullgare në përputhje me dekretin që kishte shpallur në fillim të shekullit XI Perandori Bazili II. Anulimi i pavarësisë së peshkopatës së Rashës, qendra e së cilës kishte kaluar në manastirin e Zhiqes, që në historinë kishtare të Kishës Ortodokse Serbe quhej autoqefali, kërkonte edhe largimin e peshkopit Danilo nga ajo pozitë. Kjo do të bëhet në vitin 1272.

Masakra Osmane ndaj robërve të dorëzuar shqiptarë në vitin 1466

Masakrat e gjocidet turke – osmane ndaj shqiptarëve s’kanë përfunduar asnjëherë gjatë shekujve të pushtimit … Pamje nga Masakra e Manastirit e vitit 1908
___
MASAKRAT OSMANE NDAJ ROBËRVE TË DORËZUAR SHQIPTARË VITI 1466
___
“Në pranverën e vitit tetëqind e shtatëdhjetë (1466) pas shpalljës së nisjës së luftës kundër Shgipërisě, çdo gazi ngjeshi me dëshirë shpaten.
Flamujt-Emblema të pushtimit u vunë në levizje nga Edreneja. Kur tendat e fushimit të sulltanit shtrinë hijën e tyre mbi fushen e qytetit të Manastirit aty rendën nga të gjitha anët luftëtarët për t’iu bashkuar ushtrisë perandorake si ca lumenj të medhenj që lëshohen ne det dhe si dallgë te detit që venë e perplasën u derdhen mbí Shqipëri.”
“Atehër u dha urdhëri të shtroheshin në bindje ata harbut shqiptarë të pafe. Për kětë arsyje, ne çdo vendqëndrim sillnin para sovranit fitimtar meshkujt e lidhur me zingjirë që luftëtaret guximtar e të shkathēt të sultanit me një të rënë të shpatës – fap fap, i egzekutonin.
I bënë kështu ata njerez që aq të etur e të dëshiruar qëne pas vdekjes, të shijonin verēn e rrēnimit që derdhej prej shpatës së shndritshme.
Pati ndalesa ku u shkuan në shpatë deri në tre mijë, katër mijë, apo shtatë mijë nga të pafetë. Prej kufomave të shumta, lugina të thella tanimë ngjasonin si të ishin kodra.
Prej gjakut të derdhur, rrafshina të gjëra tani ngjasonin si Amudarja që rridhte.”
(Nga Kronikat e Tursun Beut – kronikan i Perandorë (sulltan) Mehmetit të II. faqe 150)
Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "MASAKRAT OSMANE NDAJ ROBERVE TE DOREZUAR fushimit rendën gjitha lumenj medhenj derdhen vitit pas luftës kundër Shqipërise, gazi ngjeshi me dëshirë shpaten. pushtimit vunë ne levizje nga Edreneja. fushen Manastirit ushtrise perandorake dallgë detit qe vënë nisjës lëshohen nè dhe prej dha urdhëri shtroheshin bindje ata harbut shqiptarë pafe. Kere arsyje, ne cdo vendqëndrim sillnin sovranit fitimtar meshkujt lidhur me zingjirë luftëtaret guximtar shkathët sultanit me bënë kështu ata njerez shijonin verën rrënimit ndalesa nẽ shpate pafetë. Prej kufomave ishin kodra. Prej gjakut derdhur, Amudarja Ae rridhte." dëshiruar qëne shndritshme. shtate ngjasonin derdhej tre mijë, lugina Tursun Perandorë (sulltan)"

Reagim zyrtar ndaj pretendimeve të Kishës Ortodokse Serbe për Kishën e Rakinicës

0
Organizata Shqiptaria, reagon me indinjatë të thellë ndaj pretendimeve të pabaza të Kishës Ortodokse Serbe, e cila pretendon se ka të drejtë të ndërmarrë veprime juridike ndaj Kishës Ortodokse Shqiptare të Kosovës.
Kujtojmë opinionin publik dhe institucionet e Republikës së Kosovës se:
1. Kisha Ortodokse Serbe nuk ka asnjë kompetencë ligjore
Kisha Ortodokse Serbe nuk ka autoritet ligjor që të paraqesë kallëzime penale apo të ngrejë padi ndaj një entiteti që nuk është nën juridiksionin e saj fetar apo ligjor. Sipas legjislacionit të Kosovës, përfaqësimi në procedura ligjore mund të ushtrohet vetëm nga palët e ligjshme, dhe Kisha Ortodokse Serbe nuk është palë e autorizuar në raport me kishën në Rakinicë, as nuk është pronare e saj.
Çdo pranim i kallëzimeve penale apo padive të saj për këtë çështje nga organet e drejtësisë së Kosovës do të përbënte shkelje të rëndë të ligjit dhe mohim të parimeve të sovranitetit shtetëror, duke minuar pavarësinë e institucioneve tona.
2. Kisha e Rakinicës nuk është pjesë e Trashëgimisë së Veçantë Kulturore
Kujtojmë se Kisha e Rakinicës nuk përfshihet në listën prej 44 objekteve të mbrojtura me Ligjin për Zonat e Veçanta të Mbrojtura (nr. 03/L-039). Pra, ajo nuk i nënshtrohet mbrojtjes speciale, dhe si e tillë nuk bie në juridiksionin e Këshillit për Trashëgiminë Kulturore të Veçantë, organ ky këshillues që nuk ka kompetenca ekzekutive apo vendimmarrëse, aq më pak për objekte që nuk janë të përfshira në ligj.
Lista e këtyre 44 objekteve përfshin, ndër të tjera:
Manastirin e Deçanit, Patriarkanën e Pejës, Manastirin e Graçanicës, Kishën e Shën Premtes në Prizren, Manastirin e Sokolices, etj. — por jo Kishën e Rakinicës.
3. Kushtetuta e Republikës së Kosovës e definon qartë pronësinë e trashëgimisë
Sipas nenit 9 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës:
“Trashëgimia kulturore dhe fetare e Kosovës mbrohet dhe promovohet nga shteti.”
Kjo nënkupton se çdo objekt trashëgimie kulturore brenda territorit të Republikës së Kosovës është pronë e përbashkët e popullit të Kosovës, dhe si i tillë mbrohet nga institucionet e Kosovës, jo nga autoritete të huaja religjioze apo shtetërore.
4. Kisha Ortodokse Serbe ka qenë e privilegjuar padrejtësisht në procesin politik të pavarësisë
Përfshirja e Kishës Ortodokse Serbe në listën e objekteve të mbrojtura gjatë procesit të Pakos së Ahtisaarit dhe shpalljes së pavarësisë ishte kompromis politik i përkohshëm, i cili nuk mund të zgjerohet përtej kuadrit ligjor të përcaktuar. Ajo nuk mund të kërkojë trajtim të veçantë mbi baza etnike apo religjioze, e aq më pak të ndërhyjë në jetën fetare dhe kulturore të shqiptarëve ortodoksë në Kosovë.
5.
Është e domosdoshme që të punohet në ringjalljen dhe aktivizimin e komunitetit shqiptar ortodoks dhe në rikthimin e kujtesës historike shqiptare që nga Koha e Konstandinit të Madh, Justinianit e deri te rilindasit tanë si Josip Bageri.
Për këtë arsye, ne si organizatë dalim në mbrojtje të monumenteve të trashëgimisë kulturore shqipëtare dhe kërkojmë nga institucionet e Republikës së Kosovës, përfshirë:
• Prokurorinë dhe gjykatat – të mos pranojnë asnjë padi apo kallëzim penal të paligjshëm nga Kisha Ortodokse Serbe;
• Misionin EULEX – të ndalë çdo përpjekje për ndërhyrje, pasi nuk ka më kompetencë ekzekutive apo vendimmarrëse në Kosovë. Ai nuk mund të ofrojë mbështetje logjistike apo sigurie për aksione të natyrës destabilizuese me karakter religjioz.
• Presidenten e Kosovës dhe Kuvendin e Republikës – të ndërmarrin hapat e duhur për shfuqizimin dhe largimin e EULEX-it si mision i tejkaluar dhe i panevojshëm, që tashmë përdoret si instrument nga faktorë të caktuar për të minuar rendin kushtetues të vendit.
Përfundimisht, çdo ndërhyrje e Kishës Ortodokse Serbe në punët e brendshme të Republikës së Kosovës është e papranueshme, antikushtetuese dhe antikishtërimit në thelb. Ne do të mbrojmë jo vetëm lirinë fetare dhe trashëgiminë tonë, por edhe identitetin tonë historik dhe kombëtar.
Shqiptaria
Prishtinë, 23.05.2025

Pse shqiptarët u besojnë aq verbërisht të huajve, e aq pak vetëvetës së tyre!?

0

Fadil Maloku, sociolog nga Prishtina

(Ja një shpjegim ad hoc sociologjik)

1. Historikisht, prej që shqiptarët janë identifikuar si komunitet, si etni, si komb, e si organizim sociopolitik, por, jo edhe si individ e personalitete, gjithnjë e kanë bartur në (nën)vetëdije kompleksin e inferioriteti (kolektiv) dhe ate të superioritetit (individual) në raport me të tjerët! Jo me fajin e tyre sa me fajin e tjerēve, të cilēt u dëshmuan si mē tē shkathēt në krijimin dhe organizmin e jetës së vetës së tyre individuale e kolektive. Dhe jo vetēm kaq, këta tē “tjerē” kētë shkathtēsi dhe organizim politik, social, kulturor, e besa edhe sish ushtarak e “mirëmbajtën” edhe përmes pushtimit dhe imponimit të vullnetit të tyre mbi shtetet, kombet dhe shoqëritë tjera të shquara sociologjikisht si “periferike”, ku në vorbullën e saj, e gjetën vetēn edhe parardhësit e shqiptarëve të sotëm. Këta parardhës tanë, që historia i identifikon herë si pellazgë e herë si ilirë, me indeferencën dhe jogatishmërinë për ta udhëhequr vetën e tyre (aludoj në kolektivin e organizuar sociopolitik, e jo fisin!)) mbetën peng (që nga Iliria e Dardania, e për të vazhduar më tej këtë “traditë” famēkeqe deri në ditēt e sotme) të ambicjeve dhe synimeve të këtyre “tjerëve”.

Duke u munduar që ta zbërthej, lojalitetin besimin, apo edhe “aftësinë ose prirjen” e akomodimit të shqiptarëve, ndaj pushtuesve, sunduesve (që shpeshëherë ngatërrohen (pa)qëllimshëm me termat dhe konceptet e miqësisë (shih ti edhe epike!) dhe aleancave të ndryshme që u “evidentuan” në gjitha katalogjet e historisë së qenësimit, po më duket që krejt kjo logjika verbëruese, lojaliteti nënshtrues e besimi blanko (që e kërkonin të huajt nga paraardhësit tanë) e ka burimin; pak te rrethanat sociopolitike, pak te kushtëzimet ekonomike, më shumë te ato ushtarake, por (s’duhet harruar!) edhe te ambiciet bajraktareske për t’u realizuar si karizma në “sytë” e komuniteti e psutuesëve?!

2. Dhe se e gjithë kjo temë e shtruar kështu me qëllim të zbërthimit tē origjinës sē kësaj rrjedhje, apo s’po di sa ta shquaj ndryshe, po më duket që më shumë është tematikë etike se sa antropologjike. Nëse është etike, kjo i bie që “vërbëria” jonë individuale, po edhe ajo kolektive sociologjikisht duhet gjurmuar tek kodet, normat dhe dosido edhe te periferizimi i tyre në gjithē historinë e organizimit psikosocial. Por, nëse është antropologjike (gjë që shumë pak gjasa argumentuese), atëherë, këtë lloj besimi të vërbër që e kanë demonstruar shqiptarët ndaj të huajve, duhet kërkuar tek veçoritë biologjike të tyre. Që mendoj se është një “adresë” tërësisht e huqur! Ngase, po na del si “dëshmi” antisociale e antihistorike dhe aspak argumentuese.

3. Sē kēndejmi, dioptria sociologjike duket mund që na jap shpjegimin mē të përafërt e do shtoja edhe më të besueshëm për këtë farë veqorie e “produkt” historik tē identifikuar si “made in albania”. Sociologjikisht, mungesa e një përvoje historike e qeverisjes me vetën (sepse, me të tjerët si në perandorinë romake, ashtu ate otomane dhe ate serbe shqipet janë dëshmuar si mjaft të shkathët dhe të zotë), pastaj egoizmi i “ushqyer” përmes normave kodeve morale e kanunore, bashkë me indeferencën e “mirëmbajtur” përmes trysnisë së pushtuesve shekullor, ka bërë që kjo “traditë” famëkeqe e mos gatishmërisë për ta qeverisur vetëvetë kolektive socioplitike të bartet edhe në ditët e sotme. S’kēndejmi, përgjigjeja sociologjike në pyetjen se; përse shqiptarët u besojnë aq shumë të huajve, qëndron në; historinë e tyre mbijetuese; në mungesën e traditës qeverisëse me vetën e tyre; në përvojën stereotipike ndajē vetës; në glorifikimin e aftësive të huajve, në…

Epilogu; BESNIKËRIA e verbër e shqiptarëve ndaj të huajve HISTORIKISHT, u dëshmua si e padobishme (sepse; nuk u shfrytëzua për maksimalizimin e interesave kombëtare e shtetërore), KULTURALISHT, si mjaft e rrezikshme (sepse; ajo na solli buzë greminës së asimilimit..!) ndërkaq, PERSONALISHT, si tejet e levërdishme (sepse, përfitimet e kësaj natyre shërbyen vetëm individit, rrethit familjar, klanit, grupit të interesit…). Duket që edhe në ditët e sotme, është duke na përcjellur ky mallkim… Më përmirësoni, nëse e kam gabim…

Zonja e Hekurt antiputiniane Kaja Kallasi

0
Përfaqësuesja e Lartë të Bashkimit Evropian, Kaja Kallasi, paska deklaru se BE-ja ka nisë me heqjen shkallë-shkallë të masave kundër Kosovës.
Çka ka ndryshu, në ndërkohë, nga ana e qeverisë së Kosovës?
Asgjë. Edhe gjatë takimit me zonjën Kallasi, kryeministri Kurti vazhdon me mbylljen e qelizave të fundit të institucioneve të Serbisë në Kosovë, ashtu qysh do të duhej të kishte ndodhë shumë kohë më parë nga qeveritë e mëparshme.
Atëherë çfarë ka ndodhë? Ka ndodhë ndryshimi në BE. Tani Përfaqësuese e Lartë e BE-së është zonja Kaja Kallasi, e cila ka kuptu se puna e Borrellit dhe e Lajcakut ka qenë jo vetëm e pafrytshme, por edhe e gabueshme. Në diplomaci asnjëherë nuk thuhet se paraardhësi ka gabu, por duke bë veprime krejt të kundërta prej paraardhësve e tregon qëndrimin krejt të ri.
Zonja Kallasi nuk është e ndikuar nga politikat klerofashiste ruse e serbe, ashtu qysh ishin Borrelli dhe Lajcaku. Dihet tashmë, edhe Borrelli, edhe Lajcaku, vinin nga dy shtete që nuk e njihnin pavarësinë e Republikës së Kosovës, nga Spanja, gjegjësisht nga Sllovakia dhe ky i dyti ishte një ish-komunist i shkolluar në Moskë dhe shef e ka edhe sot një kryeministër pro-Putinit, Robert Ficon.
Zonja Kaja Kallasi vjen nga Estonia, shtet që e njeh pavarësinë e Kosovës, është mbesë e një luftëtari të hershëm për pavarësinë e Estonisë, ajo ka qëndrime të ashpra e të guximshme kundër Putinit, aq sa e pati kundërshtu edhe vetë kancelaren Merkeli, që e kishte ftu Putinin me marrë pjesë në samitin e udhëheqësve europianë. Sa ishte kryeministre e Estonisë ndihmoi Ukrainën me armatime më shumë se të gjitha vendet e tjera në botë, në raport me GDP-në. Dhe në kohën kur Rusia shpalli Doneckun dhe Luhanskun si “republika popullore” ajo pati kërku që të vendosen sankcione kundër Rusisë. Ka tregu një kujdes për Turqinë, si një anëtare të rëndësishme të NATO-s, ndërsa ka kritiku ashpër qëndrimet e Trumpit në raport me Putinin.
Thjesht, me gjithë pamjen e saj të një zonje të butë, zonja Kallasi është një zonjë e hekurt e BE-së. Dhe sapo të jesh kundër Putinit, kundër politikave agresore, është fort të lehtë të merresh vesh me kryeministrin Albin Kurti, i cili, megjithëse kryeministër i një vendi të vogël, ka ndjekë, me shumë konsekuencë, një politikë të jashtme që asnjëherë nuk ka rreziku interesat europiane.
Me këtë bëhet krejt e qartë një gjë, që individë të caktuar që vihen në krye të institucioneve të caktuara, megjithatë, kanë ndikim në orientimin e politikave edhe të Bashkimit Europian. Është mirë që BE-ja i ka kuptu gabimet e mëparshme të Borrellit e të Lajcakut dhe tregon shenja se do të ketë një orientim krejt tjetër nga dueti i mëparshëm që ishte jo vetëm haptazi prosllav, por edhe haptazi antishqiptar.
Me këtë sjellje parimore dhe dinjitoze, qeveria e Kosovës tregoi se ndonjëherë edhe BE-ja ka çfarë të mësojë nga Kosova, kur ndodh që ndonjë individ brenda BE-së të dalë nga vijat politike të proklamuara prej vetë saj. Tani duket se Bashkimi Europian dhe Republika e Kosovës janë në të njëjtat valë dhe, me këtë, pajtimi dhe marrëveshja mes tyre është e nënkuptuar.