Kreu Blog Faqe 561

Takim i ngrohtë dhe i përzemërt i Presidentes Vjosa Osmani me mërgatën shqiptare në Gjenevë

0

Nga: Arif Ejupi

Në kuadër të vizitës shtetërore në Konfederatën Helvetike, Presidentja e Republikës së Kosovës, Dr. Vjosa Osmani, zhvilloi një takim të veçantë me mërgatën shqiptare në Gjenevë.

Ky takim u mundësua nga shoqatat joqeveritare “Smira” dhe “Komuniteti Shqiptar i Gjenevës”.

Presidentja Osmani-Sadriu ishte e shoqëruar nga bashkëshorti i saj, z. Prindon Sadriu, si dhe këshilltarja e saj, znj. Donika Kada-Bujupi.

Fadil Avdija me grupin

Në delegacionin zyrtar të Republikës së Kosovës merrnin pjesë edhe kryetarët e tri komunave: z. Xhafer Gashi (Kastriot),z. Ramiz Lladrovci (Drenas), dhe z. Qemajl Aliu (Shtime).

Të pranishëm në këtë takim me bashkatdhetarët tanë ishin edhe Ambasadori i Republikës së Kosovës në Bernë, z. Mentor Latifi, dhe Konsullja e Përgjithshme në Gjenevë, znj. Floreta Kabashi.

Takimi u mbajt në Sallën e Festave të Komunës Vernier të Gjenevës, e cila ishte e tejmbushur me bashkatdhetarë që kishin ardhur për të përshëndetur Presidenten Osmani.

Në fjalën e saj, Presidentja Osmani falënderoi përzemërsisht për mikpritjen dhe vlerësoi lart pritjen dinjitoze që iu bë nga homologia e saj zvicerane, znj. Karin Keller-Sutter, aktualisht Presidente e Konfederatës së Zvicrës për vitin 2025.

Që në fjalët e para, zonja Osmani theksoi kontributin e jashtëzakonshme të mërgatës shqiptare në Zvicër, si gjatë kohës së luftës, ashtu edhe në periudhën e pasluftës, duke e cilësuar këtë ndihmë  të pazëvendësueshme.

Kurse, miqësinë me Zvicrën, zonja Osmani e quajti ” miqësi të shenjtë”, e cila duhet ruajtur dhe thelluar në të gjitha fushat, pasi që Zvicra, ka qenë dhe mbetet ndër përkrahëset më të fuqishme të shtetit të Kosovës.

Këtë takim të përzemërt me mërgimtarët tanë në Gjenevë e pasuroi edhe paraqitja e grupeve kulturore dhe artistike nga Nyoni dhe Gjeneva, të cilat sollën para të pranishmëve tingujt dhe ngjyrat e trashëgimisë sonë kombëtare.

Nasufi dhe Vjosa

Ngjarja u moderua nga znj. Linda Rexha Maliqi, ndërsa me fjalë përshëndetëse Presidentes Vjosa Osmani iu drejtuan z. Ramadan Rrahmani, kryetar i Shoqatës “Smira” dhe z. Nasuf Nuhiu, kryetar i Shoqatës “Komuniteti Shqiptar i Gjenevës”. Ata me këtë rast prezantuan edhe aktivitetin e këtyre dy shoqatave.

Në fund të takimit, Presidentes Osmani iu dorëzua, në shenjë mirënjohjeje dhe respekti:

Emblema e gravuar në kristal e Shoqatës “Smira”, dhe libri “Në kërkim të idesë” i autorit Ali Sh. Mehmeti.

Ngrohtësinë e kësaj ngjarjeje e shtuan edhe fëmijët shqiptarë të veshur me kostume kombëtare, të cilët e pritën dhe e përcollën Presidenten Vjosa Osmani dhe ekipin e saj me tufa lulesh, duke krijuar një atmosferë mjaft mbresëlënëse.

VJOSA OSMANI ME NASUFIN DHE RAMADANIN

Ndërkaq, për mbarëvajtjen dhe sigurinë e lartë të këtij aktiviteti u përkujdesën Policia Kantonale e Gjenevës dhe ajo e Bernës, të cilat siguruan një ambient të qetë dhe të dinjitetshëm për të gjithë pjesëmarrësit.

SIGURIMI I POLICISË KANTONALE

Lexues të nderuar si shtojcë të këtyre rreshtave do të gjeni edhe pamje nga kjo ngjarje  e rëndësishme.

Gjenevë, 22 maj 2025

Trump, fund…!

Kjo përgjigje e mëposhtëm vlen edhe për disa miq këtu që i lejojnë vetes të gjykojnë para se të mendojnë apo të jenë të sigurt nga burimet e tyre dhe të analizonjë gjithçka para se të flasin apo të shkruajnë. Prandaj u them të kenë kujdes…sepse unë shpesh reagoj shpejt dhe me vendosmëri ! Po e përsëris edhe një herë duhet gjthmonë të « kthejmë shtatë herë gjuhën në gojë para se të flasim ». Unë jam në dijeni në çfarë ngjanë në Francë, në Shqipëri, në SHBA apo gjetkë. Pikë.
Më në fund po i thëm një personi këtu se as mediat franceze dhe askush nuk mund të më ndikojnë…sepse jetoj në Francë ! Unë nuk i gëlltis prrallat francese…sikur thotë ai ! Jam një mendimtar i lirë dhe një Kritik i rreptë, me karakter të fortë që asgje nuk e frik, jo budalla dhe me një kulturë të gjërë dhe nuk kam nevoj për askënd për të më shpjeguar çfarë duhet të kuptoj, të bëj apo të besoj verbërisht në çfarë thonë të tjerët ! Para se të shkruaj diçka, unë mendoj, informohem mirë kudo (lexoj gazetat më serioze në botë dhe emisionet televizive), analizoj dhe i vë gjërat në perspektivë përpara se të parashtroj diçka për çfarëdo teme. Kjo është metoda ime si shkencëtar dhe kështu kam vazhduar gjithmonë në studimet dhe hulumtimet e mia.
@Afërdita Hoti – Edhe një herë dhe si gjithmonë Trumpi dëshiron të mashtrojë elektoratin e tij duke thënë dua paqe në botë… ai ëndërron të fitojë çmimin Nobel, ai është një megaloman që nuk do të ndalet para asgjëje për të arritur qëllimet e tij (si Putini…e gjetën njëri-tjetrin!), ai premtoi se do t’i jepte fund luftës në Ukrainë brenda disa ditësh…lufta vazhdon, dhe sidomos Putini nuk dëshiron paqe… është e qartë ! Ai kërkon të pushtoje disa shtete të tjera (përveç Ukrainës) të « perdes së Hekurt » ish-komuniste : vendet baltike dhe Moldavinë, e…e ! Nesë ndoshta do të lëj Serbët të ri-pushtojnë Kosovën (Putini është edhe një rrezik i madh për Kosovën…me bekimin e Putinët nqs kthehet prapë në pushtet pas këtij mandati !) ! Eshte e njejta gje per konfliktin Izrael-Gaza…ai donte « paqe të shjejtë »…dhe sot lufta vazhdon sa më shumë si edhe populli i Gazës i cili po vazhdon të vuaj rëndë-rëndë, etj.
Putini po e nxjerr Trumpin në shëtitje i cili, paradoksalisht, e ndikon…Trumpi është një naif endemik. Ky premtoi votuesve të tij (para zgjedhjeve) të ndalonte luftën në Ukrainë për pak ditë, por lufta ende vazhdon dhe do të ndalet vetëm kur Putini ta ketë pushtuar krejtësisht atë (madje tha se ka “shumë kohë për ta bërë”). Trump nuk është aq i thellë për të kuptuar çdo gjë dhe po udhëhiqet nga Putini. Për fat të mirë, mbështetësit e partisë së tij kanë filluar t’i hapin sytë. Së fundi, të mos harrojmë se Gjykata Ndërkombëtare Penale ka lëshuar një urdhër arresti ndaj Putinit ! Këto dy personazhe janë të dëmshëm, por njëri (Putin) më shumë se tjetri (Trump). E gjithë kjo nuk është e denjë për politikanë kaq të rëndësishëm dhe udhëheqës të dy kombe të mëdha. Ky i fundit është presidenti më i keq për SHBA dhe për gjithë Botën.
***
“Sqarime” dhe përgjigje për disa këtu që lavdërojnë padrejtësisht një personazh kompleks, i paqëndrueshëm, agresiv, i ndikueshëm, jodiplomat dhe i paedukatë.
I dua SHBA dhe shumicën e amerikanëve, të cilët i njoh shumë mirë, i vlerësoj dhe i respektoj, pasi kam punuar me shumë amerikanë (nga punonjës të thjeshtë deri te personel ushtarak, përfshirë gjenerale shumë të njohur në atë kohë). Në fakt, kjo përvojë interesante ndodhi në vitin 1963 kur punoja në American Express në “Camps des Loges” në St Germain en Laye pranë Parisit (Headquarters/United States European Command). Komandanti ishte gjithashtu përgjegjës për “Forcat Aleate për Evropën” (SHAPE) në hierarkinë e NATO-s. Gjeneral de Gaulli ua kishte ndaluar atyre të qëndronin në Francë nga viti 1966, prandaj Komanda Supreme e Forcave Aleate kishte nisur për në Stuttgart në atë kohë.
E gjithë kjo për t’ju thënë se e dua mentalitetin amerikan (ata që kam njohur) : njerëz të thjeshtë, miqësorë dhe pragmatikë. Por mua nuk më pëlqen fare Trumpi, i cili është i papërshtatshëm si president i të vetmit “pushtet demokratik” në botë. Sigurisht, ai u zgjodh në mënyrë demokratike nga votuesit amerikanë, “të cilët u mashtruan”, sepse i joshi ata duke u premtuar gjithë mrekullitë (ua bëri shesh me lule !) : Amerika e Para (America First), lufta kundër imigracionit, përmirësimi i kushteve të jetesës dhe pastrimi moral i shoqërisë amerikane duke u hequr qafe “Wokizmin”.
Trump është i mirë “vetëm për vendin e tij”, por nuk ka karizëm, është i zgjuar, jo me shumë kultuar, me mendje fëminore, i ndikueshëm dhe naiv, i mungon edukimi, edukata dhe respekti ndaj homologëve të tij të huaj presidencialë (përveç Putinit, sigurisht, të cilin e adhuron dhe e admiron dhe të cilit i nënshtrohet me naivitet !), injorant i gjeopolitikës dhe menaxhimit të punëve të jashtme të vendit të tij, sipërmarrës miliarder kompetent për të drejtuar një kompani pasurish të patundshme, por jo për të udhëhequr fuqinë më të madhe botërore. Si një vëzhgues i informuar dhe duke analizuar me kujdes elementët që kam në dorë, i kam lejuar vetes të trajtoj sjelljen e tij në një nivel intelektual, kulturor, psikologjik, psikik… dhe mungesën e aftësive për të udhëhequr një komb kaq të madh. Kur të ketë përfunduar katër vitet e tij në detyrë dhe kur të kemi rezultatet e mandatit të tij, shpresoj se do ta keni kuptuar se kush është Donald Trump.
Së fundmi, nëse e shkrova këtë tekst, është për t’iu përgjigjur disa prej jush që janë të magjepsur nga ky personazh ose që kanë një qasje të gabuar ndaj temperamentit të tij, aftësive dhe zotësive të tij për të udhëhequr një vend. “Nuk e drejton një vend siç e drejton një agjent imobiliar agjencinë e tij të pasurive të patundshme, qëllimi i së cilës është të bëjë përshtypje klientëve të tij, të promovojë produktet që shet dhe, mbi të gjitha, të mbyllë shitjen dhe të mbushë xhepat e tij me miliona ose miliarda dollarë ! ». Ai përdor të njëjtën metodë për të bërë përshtypje votuesve të tij, për të drejtuar vendin e tij, për të bërë biznes me vendet e huaja, për të ndarë hegjemoninë botërore me Putinin dhe për t’u angazhuar në një garë armatimesh për të shmangur tejkalimin nga Kina.
Mendim gjeopolitik
Trump po bëhet gjithnjë e më i çmendur ! Ai shkarkon të gjithë drejtuesit ushtarakë të Pentagon-it që nuk mendojnë si ai dhe sillet shumë keq ndaj liderët e huaj që ai i fton në Shtëpinë e Bardhë…përfshirë Presidentin ukrainas « Zelinski » dhe së fundmi presidentin e Afrikës së Jugut « Cyril Ramaphosa ». Duke shtuar se ai është kundër Europës, i dashuruar me Putinin… dhe se megalomania e tij e shtyn të krijojë një sistem antibërthamor për të bërë të paprekshëm qiejt e SHBA !!
Nëse ai vazhdon të bredhë, të gabojë, të sillet keq me homologët e tij të huaj, të vazhdojë të adhurojë në mënyrë të rrezikshmeme Putinin (i cili, për më tepër, po e gënjen…ia hedh !), të zbythi liderët evropianë (për të kënaqur Putinin ?!) dhe të braktisi Evropën : Amerikanët rrezikojnë të rebelohen, bota rrezikon të dridhet dhe ne rrezikojmë të këqën përpara nesh !

Gazeta “Shkupi” e vitit 1911, një ndër zërat më të rëndësishëm të lëvizjes kombëtare shqiptare në viset e Maqedonisë së sotme

Gonxhe Bojaxhiu, Shkup

Me 23 maj 2025

Gazeta Shkupi, e cila doli për herë të parë në gusht të vitit 1911 si një e përjavshme në qytetin e Shkupit, ishte një ndër zërat më të rëndësishëm të lëvizjes kombëtare shqiptare në viset e Maqedonisë së sotme. Ajo u krijua në një kohë kur shqiptarët përballeshin me shtypje politike dhe kulturore, dhe synonte të zgjonte ndërgjegjen kombëtare, të përhapte gjuhën shqipe dhe të mbronte identitetin kombëtar përmes fjalës së shkruar. Ndër kontribuesit më të dalluar në këtë përpjekje ishin familjet katolike shqiptare të Shkupit, të cilat, me ndjenjë të thellë atdhetarie dhe përkushtim ndaj arsimit e kulturës, mbështetën gazetën si me penë ashtu edhe me mjete. Ato dëshmuan se, për shqiptarët e ndërgjegjshëm, përkatësia kombëtare ishte më e rëndësishme se ndarjet fetare, dhe se bashkimi rreth gjuhës dhe kulturës ishte çelësi për mbijetesën dhe përparimin e kombit.
Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "ลด๙ Gusbli SHKUPK PAJTIMI: GASET PERJAV Defrini koaabit Epame mé udhe thomi kto pake fiale parethanié. Tani เรลรัก vitt Perendia Mirétnia นก Mrétnite വീറේൾ Bper fundi tullu kenstituciooit per proyincial) munder miren t'one te :madhe himin kthille 禁式 bim gjithe e d Mrétnia qytétru, madihé hambien bojine డభీయుత్ి mum- sjelle dituria luratun turpc padia ရဟ dibanisé tani paraKo noooge rishtazi shébes rendise, kto фKKa ndime moralle はたー giithe dile dishirat'e ime- 世き d하스 t'atdbétarve bardhe, ashta lutzu люne kohravé Inrétmin ditauise vzjền (Kambi) enuirni kthéhen lehte, pabtu bare shpejte kerkimet'é paBa, prape ಪರ mnésle t'one. roe mortela"

LDK e dyzuar: Bashkëqeverisje me LVV apo bojkot me PAN?!

Idriz Zeqiraj, Gjermani

     Procesi zgjedhor dhe numërimi i votave, tashmë, ka mbaruar. Fushata ka qenë korrekte, por me shkelje ligjore në kohëzgjatje prej tre muajsh! Kjo anomali nuk duhej lejuar nga KQZ, sepse dëmet ishin të dukshme: ditë pune të humbura panevojshëm; shpenzime në lëvizje individuale e grupore, në shoqërim të kryepartiakëve në tubime të bujshme; reklama, banderola, fotografi të formateve enorme, të kushtueshme. E gjithë kjo ishte një maskaradë, përpjekje, gadi e dhunshme, për mbushamendje të vjeljes të votave.

Kosova me një zonë zgjedhore, nuk ka sjellur as cilësi dhe as përgjegjësi parlamentare. Një komunë e vogël, ka dhënë më shumë deputetë, se sa një komunë shumëfish më e madhe. Janë provuar se përveç zhurmës boshe e degradim, asnjë të mirë nuk i kanë sjellur Parlamentit. Zgjedhja e ricikluar e tyre, në mandatin vijues, është barrë për jetën parlamentare.

          LPK, alias PAN dështuese në luftë dhe rrënuese në paqe

     Partitë-banda të PAN-it, përkatësisht, PDK-AAK-NISMA, kanë dalë nga Lëvizja Popullore e Kosovës, (LPK). Edhe pse të mangët në arsimim, ishin të etshëm për pozita. Kaq shumë u degradua hierarkia ushtarake, sa që profesionistët ushtarakë hapnin llogore, nën komandën e ushtarit, të vetëshpallur “komandant”, madje edhe “gjeneral” profan. Struktura profane “ushtarake”, e emëruar nga agjenti i shumëfishtë, Hashim Thaçi, me bandën e tij, dëmtoi shumë luftën, të cilët nuk arritën të organizonin asnjë betejë ballore kundër pushtuesit, as shmangien e asnjë masakre. Përkundrazi, kanë urdhëruar ushtarët të zënë prita me kallash, në rrugë rajonale dhe një sulm me tanke i armikut, i vrau të gjithë. Megjithatë, askush nuk dha llogari, madje në festën e çlirimit, këta “komandantë” krekosën për komandimin “taktik e strategjik” të jashtëzakonshëm.

Krerët e partive të PAN-it, nxituan t`i punësonin militantët e tyre në TMK, Policinë e Kosovës, në Sistemin e Drejtësisë dhe pozita tjera vitale. Kjo përzgjedhje ishte fatale për institucionet e Kosovës. Është përcaktimi mallkues proverbial i Kolonel Tahir Zemaj, Hero i Kosovës: “Nuk ka krim vrastar politik, hajni zyrtare e krim ordinier, ku nuk janë pjesëmarrës anëtarë të TMK-së dhe të Policisë të Kosovës!” Fushata anatemuese, deri në poshtërsi, e komplet PAN-it, të prirë nga argati i shumëfishtë, i Shërbimeve Informative të shteteve armike të Kosovës, me këshilltar i tre zotërinjve, Baton Haxhiun: Hashim Thaçit, Edvin Ramës, Aleksandër Vuçiqit, kundër Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje të tij, u është kthyer në Bumerang subjekteve politike, të diskriditura dhe krejt  të pareformuara: PDK-AAK-NISMA.

         Axhitimi “alla batonçe” ndoti fushatën dhe Bumerang për opozitën 

Hafija i hershëm, Baton Haxhiu, u dërgua nga Tirana, së bashku me këklyshërinë e tij lehaqene, fytyra të urryera zëçjerrëse, me zhargon pezhorativ e rrugaçëror, tërësisht shpifës, u vetëdiskridituan, madje bënë efekt të kundërt. Sulmet brutale, “alla batonçe”, kundër Fatos Pecit, Donikë Gërvallës, Mimoza Kusari-Lila dhe të tjerëve, qenë aq të pabesueshme, saqë ua dyfishuan, madje trefishuan votat e elektoratit për ata. Duke lënë modestinë, me një anë, personalisht, në disa shkrime radhazi, i kam bërë thirrje PAN-it, madje jo vetëm atij, t`i lënë shpifjet, sepse do t`u bëhen Bumerang. Dhe, ashtu ndodhi.

Shifrat flasin se LVV fitoi shumë, por jo mjaftueshëm, sa për ta kompozuar Qeverinë e vetme. Koha ka dëshmuar që qeveritë e arnuara, me huazime brenda spektrit politik të Kosovës e deri në Beograd, p.sh. Qeverinë e Ramush Haradinaj e Avdullah Hotit, kanë qenë jetëshkurtëra. Kjo përvojë është e mjaftueshme, sa të mos provuar më.

Përpjekja e Opozitës së Bashkuar, për ta krijuar qeverinë, nëse partia e parë fituese, Vetëvendosje dështon, ka disa pengesa hiç të lehta për t`i tejkaluar.  Sepse fituesja e parë, LVV, ka vota sa e gjithë kjo opozitë, ndoshta “e bashkuar”? Themi -ndoshta-, sepse LDK-ja e prirë me urtësi e mençuri nga Presidenti historik Ibrahim Rugova, realizoi mbijetesën ekonomike të Kosovës, përmes Fondit Shtetëror të Mërgatës; e bëri rezistencën aktive paqësore dhe përballoi luftën, në përmasën e bindjes të faktorit politik e ushtarak të botës demokratike, të udhëhequr nga Amerika, për të ndërhyrë forcërisht e ushtarakisht, duke dëbuar pushtuesit serbo-sllavë dhe çliruar Kosovën tonë.

           Partia shtet-ndërtuese e Rugovës, LDK,  larg PAN-it bojkotues 

     Andaj, një forcë politike shtetformuese, siç është LDK-ja, para pushtetit, ka përgjegjësinë për Atdheun-Kosovë. Dhe nuk guxon të bëjë fajësi, duke u bashkuar me opozitën PAN-iste, e cila përgjatë gjithë mandatit qeverisës 4 vjeçar të LVV, ishte me Beogradin zyrtar, kundër çdo nisme sovraniste në veriun e Kosovës. Si dhe mohuese e bërjes të ndryshimit të madh, në politikën e degraduar, deri në degjenerim të shtetit të Kosovës, me autorësi Lëvizja Vetëvendosje, e prirë nga Albin Kurti; subjekti Guxo, me nuset e gximshme, Vjosë Osmani, Donikë Gërvalla, kolegu i tyre, Faton Peci, me shokë; Alternativa, me bijën mençurake të Gjakovës, Mimozë Kusari-Lila, qëndrestare unike, përballë bandës PAN-iste, bashkë kontrabanduese me Listën Serbe dhe shumësinë të anal-banalistëve numerikë të medieve mercenare të Kosovës.

 

             Premtuesit rrenacakë -hajvana-, por “ka ikur koha e hajvanatit”, për t`u mashtruar!

     Plani B i opozitës PAN-iste është bojkoti i koalicionit me subjektin politik LVV, me arsyetimin se Albin Kurti ka fyer popullin, duke e quajtur -hajvan- dhe “hajvanat-!” Ky përgjithësim është dizinfomim dhe qëllimshëm shpifës. Realisht, me termin -hajvana – Albini u drejtohet trojkës mashtruese e rrenacake të popullit të Kosovës: Bedri Hamzës, Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj, me eksponentët tjerë të inkriminuar, të njohur si abuzues e shpërdorues me buxhetin shtetëror, përgjatë ushtrimit të posteve pushtetare vite më parë, se, gjoja, “do t`i rrisim rrogat dhe pensionet në përmasën dyfyfish e trefish, pa treguar asnjë mbulesë financiare. Dhe, ky mashtrim përbën krim dhe rrugaçëri – njëherësh, sepse rrënon barazinë në fushatë! Ndërsa shprehja “ka ikur koha e -hajvanatit-, është kundërpërgjigje e asaj se me premtimet paushalle, idioteske, që krerët e opozitës bëjnë, e konsiderojnë popullin  si -hajvanat-, pa qenë të tillë, nuk mund t`u besojnë prrallave premtuese e mashtruese të tyre. Dhe, ashtu ndodhi, opozita humbi, sepse “ka ikur koha e -hajvanatit-!

Përgjithësimi që provojnë ta bëjnë krerët opozitarë PAN-istë, ngjason me mashtrimin dhe shpifjen groteske, se “në Hagë po gjykohet UÇK-ja, po gjykohet Kosova dhe të akuzuarit po e mbrojnë, madje heroikisht, UÇK-në dhe Kosovën”!?!” Këto janë marrëzira idioteske, broçkulla, të cilat nuk i beson askush. Sepse, në asnjë rast nuk akuzohet, për 4 vjet radhazi, as UÇK-ja dhe as Kosova. Dhe, këtë e kanë bërë të qartë, me se një herë, prokurorët dhe gjyqtarët e Gjykatës Speciale të Kosovës, me seli në Hagë. Pra, akuzat janë tërësisht personale, me emër e mbiemër, madje duke i lakuar edhe shumë shokë të tyre si vrasës. Dhe, megjithatë, ende vazhdojnë të jenë të lirë!

Jo Albin Kurti, por, pikërisht, krerët -hajvana- të PAN-it, janë ata që e konsiderojnë popullin -hajvanat-, deri sa lëshojnë, në etër dhe në letër, gënjeshtra e mashtrime groteske, siç janë ngritja e shumëzuar e pagave dhe e pensioneve. Ata bëjnë këtë propagandë boshe e marroqe, sepse, me të bëmat e tyre kriminale, e dinë që nuk do ta arrijnë pushtetin. Megjithatë, kjo është e dënueshme moralisht, mendoj, edhe ligjërisht, e turpshme dhe me dozë të madhe rrugaçërie. Duket e pabesueshme, por edhe krejt e vërtetë, se edhe pas 30 vjetësh punë, mesatarja e pensioneve të tyre është 700 euro. Ndërkohë, krerët zuzarë PAN-istë premtojnë shifra marramendse, për buxhetin e varfër të Kosovës, 800, madje edhe 1.000 e më shumë euro!!

            Opozita PAN-iste jo kredibile, zhvatëse dhe rrënuese e shtetit

     Është e kuptueshme se LVV, për zhvillimin e negociatave për koalicionin e mundshëm të ardhshëm, “duhet të mas 7 herë dhe të prejë një herë”- siç shprehet populli, për vendime të vështira. Është thënë dhe përsëritur, se skenën politike të Kosovës e kanë kontaminuar, helmuar agjentët shqipfolës të Shërbimeve Informative të shteteve armike të Kosovës. Kjo e vërtetë është konfirmuar nga shefat e këtyre Shërbimeve. Njëri syresh është kreu i Shërbimit Sekret francez, DGSE, Pierre Siramy.

     Duke dëgjuar këto marrëzira të opozitës dhe të lakejve të saj anal-banalistë, djali i zgjuar i Malësisë të Gjakovës, Kujtim Lushaj, zemër-plasur, i quan “llapaqena” e “Beogradski bandita”, të cilët përçojnë politikën serbo-madhe në Kosovë, duke u rrjeshtuar hapur përkrah Serbisë.

Opozita i bie teneqës së shpuar, se Albin Kurti dhe LVV e tij, “ka mashtruar dhe hipnotizuar popullin, elektoratin, për ta marrë votën e tyre!” Ta zëmë, u mashtruan populli dhe elektorati, më 14 shkurt 2021, por, pse duhet të mashtrohen edhe më 9 shkurt 2025, për ta bërë fituese bindëse, sërishmi, Lëvizjen Vetëvendosje?! Realisht, opozita u vetëmashtrua, sepse u sugjeroi shpifjen dizinformuese analistëve llapaqenër dhe tani po e beson edhe vetë opozita e çoroditur, humbëse e përsëritur. Këtë e demanton, sidomos, vota cilësore e masive e intelektualëve dhe e rinisë së shkolluar të Kosovës.

Këta votues janë në hall të madh me opozitën destruktive, korruptive, e cila me pazaret e saj të pista, ka tkurrur territorin e Kosovës dhe është e gatshme t`ia bëjë, sërishmi, gjëmën Kosovës. Deri aty ka arritur mosbesimi për opozitën dhe institucionet e saj, të kapura nga PAN-i, sa Qeveria aktuale nuk ka besim ta dërgojë një draft-statut për Asociacionin, sepse dyshon se Gjykata Kushtetuese vendosë kundër vullnetit të popullit dhe përcaktimeve qeveritare, duke favorizuar Serbinë.

Prandaj, janë bindur se kasta e opozitës PAN-iste, me abuzimin me pushtetin, për dy dekada radhazi, me tendera, kontrabandën me krerët e Listës Serbe, tregëtinë me drogë dhe të gjithë katalogun e poshtërsive tjera, ka depotizuar pasuri marramendëse, brenda dhe jashtë vendit, duke siguruar jetesën brezave të tërë familjare. Ndërkohë që kanë rrënuar shtetin e Kosovës. Edhe sot pyesin shtetarët gjermanë: “Ku janë 5 (pesë) miliardë dollarët, që i kemi dhënë për zhvillimin e Kosovës pas luftës?!” Dhe, mos të flasim për miliardat e dollarëve të dhuruara nga SHBA. Shitja dhe përshitja e egër të pasurive të brezave shqiptarë, nga shtetarë, pushtetarë dhe “komandantë” bastardë, zuzarë, do të mbetet, madje përjetësisht, njollë e zezë në historinë gjithëshqiptare.

           Drejtuesit e LPK-së betohen për rekrutimin dhe katapultimin fiktiv në poste të Hashimit!

     Kreu i Shërbimit Sekret DGSE, Pierre Siramy, ka hedhur në You Tube, këtë informacion: “Hashim Thaçi është agjent i yni, është agjent i Francës. Atë e rekrutoi agjenti ynë, Arnaud Danjear, në Zyrih dhe Gjenevë, i dërguar enkas, kinse, për ta ndjekur një kurs të gjuhës gjermane. Është dhëndërr i Beogradit, në familje flet serbisht. Agjenti duhet ta di se për atë ka një dosje dhe kjo është e mjaftueshme”,- thotë, në es tjerash, Siramy! Vërtet, Hashimi e dinte se ka më shumë se sa një dosje penale për atë.
     Drejtuesit e LPK-së betohen se Hashim Thaçi nuk ishte pjesë e themelimit të UÇK-së; nuk ishte pjesë e luftës; askush, nga strukturat partiake dhe ushtarake, nuk e emëroi atë të parë të Drejtorisë Politike të UÇK-së; as kryesues të Delegacionit të Rambujesë, sepse nuk i takonte atij; as lexues të Deklaratës së Shpalljes të Pavarësisë, sepse nuk i takonte atij, si dhe pozita tjera! Tëra këto ia sugjeroi shefi i tij Arnaud, i cili i ishte “bërë pullë” Hashimit, në Konferencën e Rambujesë, nuk e linte ta firmoste Marrëveshjen, sepse donte dështimin e saj, me porosi të Beogradit zyrtar.
     Për poste brenda partisë e kishte SHIK-un; për marrjen e pushtetit përgjakshëm, vrasjen e kundërshtarëve politikë, model e kishte filosllavin Enver Hoxha; ekzekutorë të vrasjeve i kishte bandat e bollshme. Të gjitha këto ia sugjeronte Hashimit shefi i tij Arnaud, i cili kishte për mision lidhjen, bërjen e Hashimit agjent të Serbisë. Dhe, këtë e realizoi, falë dosjes dhe dosjeve të “komandantëve”, të cilat i posedonte Serbia. Legalizimin e posteve vetëemëruese, i bënte përmes fletushkës të Mërgatës, “Zëri i Kosovës”, në krye të së cilës kishte edhe një shokun tim, bashkë student, në Universitetin e Tiranës.
       Thaçi, Vuçiq, Rama, kërkuan ndarjen e Kosovës. Merkel: “Lëvizja e kufijve “shpat i rrëshqitshëm!”
     Askush nuk e besonte se Hashim Thaçi do të katapultohej në postin e presidentit. Por, kreu i LDK-së, Isa Mustafa, të cilin Hashimi, me SHIK-un e tij, e kishte katapultuar në krye të partisë të Rugovës, ia ktheu borxhin!
     Flirtet me serbët ia rregulloi agjenti freng, Arnaud. Për vrasjet dhe shpërnguljen e shqiptarëve, nga veriu i Kosovës, Hashimi me Kadrinë e Çekun me shokë, bënë sehir dhe aprovim, sepse ishte rrast i shantazhuar. “Na presin kompromise të dhimbshme” dhe “Leposaviçin e kemi dhuratë nga Rankoviqi dhe nuk është i yni”, – thoshte dhe përsëriste Hashimi! Obligimet që kishte marrë Hashimi, ishin tradhti. Harta e Kosovës në tavolinë dhe tre banditërit: Hashimi, Vuçiqi, Rama, me thika mbi hartë. Në mes tyre, Kancelarja Merkel, i kërkuan aprovimin e ndarjes së Kosovës! Përgjigja e prerë: “Lëvizja e kufinjve në Ballkan është “shpat rrëshqitshëm”. Pra, një rrëshqitje që të shpie në humnerë!
     Një grup intelektualësh, personalitete amerikane, nga dy partitë e para, i bënë një letër reaguese Trump-1, kundër ndarjes të Kosovës. Shefi i Sigurisë, Bolton u shkarkua, me akuzën e Presidentit, se “donte me nda Kosovën, prapa shpinës time!” Reagon Bolton: “Thaçi, Vuçiqi, Rama, ma kërkuan ndarjen e Kosovës!”
 
         Lobuesit shqiptaro-amerikan harruan Kosovën, tani lobojnë zhbërjen e Specialës!  
     Ecejaket e Hashimit dhe të Ramushit në Amerikë, i kishin hallet e tyre dhe jo të Kosovës. Lobuesit shqiptaro-amerikan, të zëshëm, dikur, për Kosovën, tani e kanë harruar ate dhe lobojnë, përkrah Vuçiqit, Grenellit, Ramës, për mbylljen e Gjykatës Speciale dhe lirimin e Hashimit me shokë, deri në zyrën e presidentit Klinton dhe mëtej! Kjo është sa shtetësuese, aq edhe faktike. Alarmin e ka dhënë kryetari i Ligës Shqiptaro-Amerikane, Jozef Dioguard, i cili deklaron se Lobi Shqiptar është dobësuar, gadi në shuarje, përkundër Lobit Serb, i cili është aktivizuar dhe forcuar dukshëm. Këtë e konfirmon edhe Drejtori Ekzekutiv i kësaj Lige, veprimtar i shquar dhe atdhetar i devotshëm,  Agim Aliçkaj.
     Opozita PAN-iste, pothuaj se, qysh në muajin e parë ka filluar kërkesën e rrëzimit të Qeverisë Kurti, duke kërkuar ndihmën e shteteve të QUINTIT dhe të ambasadorëve tjerë, e deri ke Vuçiqi. Edhe tani kërkojnë ta bëjnë qeverinë opozita e bashkuar. Këtë e preferon edhe Quint-i me ndërkomnbëtarët. LDK më e rezervuar, por klani Mustafa mjaft i aktivizuar, sepse koalicionin me PDK-në disa e kanë “për zemër!” Përsëri është aktivizuar kontraversi Baton Haxhiu, me nder, i futë hundët në çdo b..! Ai zgjidhje të pranueshme e quan koalicionin e opozitës së bashkuar, pa LVV. Nëse kjo dështon, të bëhet koalicioni LVV-PDK, me kryeministrin Hamza.
     Ndërsa LDK-në e donë në opozitë, duke e shantazhuar e frikësuar se nëse e bënë me LVV, e shkrinë atë. Këtë mision Batoni dhe Buzhala ua ka ngarkuar edhe analistëve të bashkuar, për ta çmontuar LDK-në! Ata duan çmontimin, deri në shuarje të LDK-së, për t`i lënë hapësirë vetëm PDK-së, në përballje me LVV.  Aksioni veç ka nismuar. Refuzimi i LDK-së, për koalicion me LVV, do të ishte hap i rrezikshëm, sepse ky është plan i koordinuar me Serbinë dhe të gjithë lukuninë armiqësore kundër Kosovës tonë.
 
          Mesazh për kryetar Lumirin, Kryesinë dhe strukturat e LDK-së
     Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, punoi shumë për ringritjen e partisë. Por, reformat të lëna në gjysmë, për arsye të ruajtjes të unitetit në parti, nuk e bindën elektoratin se do ta bëjë shkëputjen nga PDK-ja. Deklaratat se “LDK nuk ka nuaca ndarëse me LVV, por fondamentare”,- e thënë nga kuadri Hoti, pra “7 bjeshkë në mes”, u lexua se aleanca me PDK-në vazhdon si opsion i mundshëm. Realisht, shumë më të majtë dhe me armiqësorë janë partitë-banda të PAN-it, se sa LVV, e cila ka anëtarësi të re dhe heterogjene, në mes tyre mijëra ish-anëtarë të djeshëm dhe simpatizantë të sotëm të LDK-së. Gazetarë dhe analistë të njohur nga Kosova, e sidomos nga shqiptarët botërorë dhe të huaj, kanë këshilluar LDK-në të qëndrojë larg PAN-it të kriminalizuar dhe më afër LVV. Vetëm trutharët, ose agjentët e PAN-it, nuk arrijnë ta kuptojnë se PAN-i edhe sot drejtohet nga banda vrastare e Hashim Thaçit, e cila ka përgjakur LDK-në dhe Kosovën, madje është gadi ta bëjë këtë edhe nesër!
     Për keqardhje, LDK-ja e pas amshimit të kryezotit të saj, kryetarit Rugova, dita-ditës, e prishi kontratën me anëtarësinë, elektoratin. Shpërbërja e Aktivave, me ndërhyrjen e SHIK-ut, përmes Isa Mustafës, ishte goditja e parë e LDK-së rugoviane. Përjashtimi i debatit dhe zgjedhjet aklamative; anashkalimi i Kryesisë dhe strukturave tjera të partisë; centralizimi i kompetencave tek kryetari dhe rrethi vicioz i tij, zvetnuan filozofinë urtake në veprimtarinë e partisë të Presidentit Rugova.
Nëse nuk reflektohet, madje me ugjencë, në vazhdimin e reformave të thella brenda partiake, pavarësisht çmimit, LDK-së mund t`i mbetet vetëm emri, aq shumë i adhruar nga shqiptarët botërorë.
     Kryetari Lumir Abdixhiku duhet të harrojë “Rrugën e Re”, sepse ajo përjashton rrugën klasike të Rugovës. Pra, -Rruga e Rugovës-, me elementet e saj organizativ të rugovizmit të mirëfilltë, duhet të jetë guidë, udhë-rrëfyese për anëtarësinë, elektoratin, madje edhe për popullin e Kosovës dhe shqiptarët e përbotshëm. Bashkëpunimi me strukturat e partisë dhe anëtarësinë, pamundëson çfarëdo destruktiviteti hileqar dhe karrierist, duke e mbrojtur kryetarin dhe strukturat partiake nga sulme dhe shpifje përçarëse brenda partiake. Debatet ballafaquese, amortizojnë qëllimet e liga të elementëve turbullues, për interesa personale apo grupore.
Koalicionin LVV-LDK e prishën Thaçi-Grenell-Rama, kurse Mustafa e aprovoi!”
     LVV duhet të mendojë me kohë, për të shmangur zgjedhje të shpejta apo edhe ato për zgjedhjen e Presidentit/es  Shtetarët dhe pushtetarët atdhetarë, kujdesen edhe për kursimin e qindarkave. Plangprishësit si eksponentët PAN-istë, nuk merakosen fare, sepse kanë depozituar milionat, madje edhe miliardat euro, për brezat e tyre familjarë. Realisht, aktualisht, nuk kemi një Vjosë të dytë, Prandaj, pse shqiptarët nuk kopjojnë diçka të mirë nga Evropa, bota demokratike, për ta ricikluar të mirën e provuar?!
    Edhe analistët e paguar dhe njerëzisht të degraduar, “fusin spica”, se “LDK ka provuar, por nuk e duroi LVV” dhe prishi koalicionin, gjë që nuk është e vërtetë. Sepse koalicionin nuk e prishi as LDK-ja dhe as LVV, por prishi Hashim Thaçi me Grenellin e kompani. Edhe LDK-ja është e rrëmujshme, kur thotë se “e prishëm koalicionin, sepse Kurti i përjashtoi ministrat tonë, pa ndonjë arsye!” Por, e vërteta është se Hashim dallaverja donte ta shpallte -gjendjen e jashtëzakonshme-, kinse, për Pandemi!? Vërtet, Hashim presidenti donte t`ia mirrte kompetencat Qeverisë, repektivisht, kryeministrit Kurti, për ta realizuar, me aksion, ndarjen e Kosovës, sepse ai me shokë ishin të shantazhuar dhe padronët kërkonin zbatimin e kontratës konspirative me nguti.
     Kurti rezistoi, e refuzoi Hashim dallaveren. Por ministrat nuk u koordinuan me shefin Albin dhe kokëtuan me intrigantin Hashim dhe e pësuan. Fundja, shefi i grupit parlamentar i LDK-së, Gashi, dhe ish-shefi i partisë, Mustafa, e pranuan se Grenell-i urdhëroi këtë krim, i cili i kushtoi shumë Kosovës. Fundja, Isa Mustafa ishte i katapultuar në krye të partisë, nga Hashimi, sepse nuk kishte qenë asnjëherë anëtar i LDK-së! Qysh kur u ba vasal i Hashimit, Isa, me klanin tij, për asnjë vendim me peshë, nuk ka konsultuar elektoratin, anëtarësinë, Këshillin e Përgjithshëm, Grupin e deputetëve, madhe as Kryesinë e partisë, përjashto besnikët e tij në klan!
     LDK dhe LVV, duhet të bëjnë llogari anëtarësinë, elektoratin e tyre, vullnetin e saj. Edhe “zogjtë e malit” e dinë se PAN-i, në vend që të luftonte pushtuesin, i vriste bashkëkombasit, kundërshtarë politikë, për ta marrë pushtetin me dhunë e përgjakje. Edhe sot është palë me Serbinë dhe këtë e ka dëshmuar përgjatë gjithë këtij 4 vjeçari në opozitë.
            Koalicioni LVV-LDK, i natyrshëm dhe i nevojshëm për Kosovën
     Pse duhet të jenë në koalicion LVV-LDK dhe jo me partitë-banda të PAN-it? Sepse LVV-LDK nuk janë të kriminalizuara, përkundër subjekteve të PAN-it, që kanë përgjakur ushtarakë të FARK-ut të Ibrahim Rugovës; kuadro e veprimtarë të LDK-së; gazetarë dhe korrespondentë të luftës; por, edhe kuadro dhe veprimtarë të hershëm të LPK-së, për ta shmangur konkurrencën e pritshme në liri.
     Atëherë, nëse PAN-istët kthehen në pushtet, qoftë edhe me koalicion, a nuk janë të provokuar, jo vetëm viktimat e qindra familjeve të viktimave të bandave të PAN-it, por edhe shumë mijëra familje, që ndërlidhën me këto familje të viktimave. Mos, vallë, nuk është i mjaftueshëm, qoftë edhe vetëm ky fakt tronditës, kur në tribuna e zyra i sheh këta kriminelë të kollarisur dhe të kapardisur?! Droja është se pushtetarët e sotëm, nuk e ndjejnë këtë provokim të sikletshëm, nuk e kanë provuar këtë gjëmë në familjet e tyre.
     Kosova ndodhet para proceseve të mëdha e vendimtare për fatin e saj. Dhe, në këtë gjendje mjerane, e kanë sjellur të shantazhuarit me dosje të krimeve të bollshme, përkatësisht, Hashim Thaçi, me shokë dhe bandat e tyre. Prandaj, Kosova, më shumë se kurrë, ka nevojë për shtetarë dhe pushtetarë të përgjegjshëm, atdhetarë dhe, mbi të gjitha, të pashantazhuar dhe me integritet të plotë. Me kuadro të tillë të guximshëm, koalicioni LVV-LDK, do t`u jipte zgjidhjen e duhur
çështjeve të shtruara në tavolinën ndërkombëtare. Dhe, këtë do ta bënin shumëfish më mirë shtetarët dhe pushtetarët vendorë, se sa zyrtarët e lartë të Quintit, ambasadorët dhe ndërkombëtarët. Edhe kompozimin e Qeverisë do ta bënin në interes të Kosovës, popullit të saj dhe të shqiptarëve të përbotshëm.
     Është provuar, madje katërcipësisht, se ndërkombëtarët, të prirë nga Quinti, gjithëherë kanë preferuar dhe vazhdojnë të sugjerojnë edhe tani, për një qeveri “mish-mash”, të dëgjueshme, për interesat e tyre dhe nuk kanë “qarë kokën” për zgjidhje të drejta dhe afatgjata. Sugjerimi i tyre, për ta sjellur, sërishmi, në pushtet opozitën PAN-iste, skajshëm të kriminalizuar, e cila sfidoi popullin e Kosovës dhe ndërkombëtarët, me listat e tyre të pista të kandidatëve për deputetë, të cilët, për një çerek-shekulli, sorollatën gjyqeve dhe burgjeve, me akuza supër-kriminale, duhet refiuzuar prerazi, duke arsyetuar me fakte të bollshme dhe të pakundërshtueshme.
     Ndërsa sugjerimi i dytë, i Quintit dhe i ndërkombëtarëve, që të mos zvarritet panevojshëm krijimi i Qeverisë, duhet të dëgjohet dhe të koordinohet për hapat e mëtejmë. Por, duke përjashtuar, ngulmërisht, kompromiset e dhimbshme, të cilat, nën presionin enorme, pikërisht, të Qendrave të Vendosjes, respektivisht, Quintit, iu imponuan shtetit, popullit të sakatosur dhe, tmerrshëm, të përgjakur të Bosnjës dhe Hercegovinës, siç ishte Asociacioni i 14 komunave serbe, me aprovimin insistues dhe garancinë e emisarit amerikan Kristopher Hill, në Konferencën e Deitonit. “Jam penduar se bëra Asociacionin e 14 komunave serbe në Bosnje”,- e pranon Hill! Dhe, kujt i duhet, tashmë, kjo pendesë e tij?!
     Por, paradoksalisht, sot, po ky Hill, duke qenë ambasador i Amerikës në Beograd, ngulmon ta bëjë këtë lloj Asociacioni në Kosovën tonë, edhe pse specialistët e kësaj çështjeje, vendorë e ndërkombëtarë, madje edhe bashkëkombas të ambasadorit Hill, e konsiderojnë si -kanceri i Kosovës-!” Përndryshe, nëse kjo imponohet dhunshëm, Kosova do të vazhdojë të përballet me kriminelët serbë, të tipit Dodik, në vite e dekada, deri në ndarjen e pashmangshme të Kosovës! “Oh. tempora, oh mores”, (thënë shqip -Oh kohë, o zakone-), thërriste latini i lashtë!
     Poeti martir çek, Julius Fuçik, para skuadrës pushkatare hitleriane, thërriste: “Njerëz, ju kam dashur! Jini vigjilentë!”

Botohet vëllimi i tretë i triologjisë “Demokracia e prolonguar” nga Ing. Nazmi Peci

Vitrina e librit
___
Këto ditë në Prishtinë doli nga shtypi, (postmortum), edhe vëllimi i tretë i trilogjisë “DEMOKRACIA E PROLONGUAR” nga Ing. Nazmi Peci, i cili ishte njëri nga nënkryetarët në shumë mandate në Degën e LDK-së në Zvicër, dhe deri në fund të jetës edhe veprimtar i saj. Po ashtu Ing. Nazmi Peci, është njëri nga intelektualët shqiptar që u nga posti i drejtorit në Minierën në Stan Tërg, dhe u dënua me burg politik në vitin 1983, ai ishte nënshkrues i Peticionit të Intelektualëve Shqiptar dhe në mesin e atyre intelektaulëve shqiptarë që përjetuan burgosjen dhe “Izolimin” gjatë vitit 1989.
Vëllimi i Tretë i kësaj trilogjie, përfshinë tërë angazhimin e Ing. Nazmi Pecit, në Degën e LDK-së, dokumente dhe materiale që botohen për herë të parë, veçmas ato që kanë të bëjnë me konfliktet e Qeverisë së Kosovës në Egzil në vitet e nëntdhjeta dhe sidomos ndërhyrjet e atëhershme të Ministrit për Ekonomi dhe Financa mr. Isa Mustafës, letrat e të cilit botohen të gjitha, si dhe veprimet antdemokratike të shpurës së tij ideologjike gjerë në ditët e sotme.
Sipas përpiluesve, “Libri i Ing. Nazmi Pecit, “DEMOKRACIA E PROLONGUAR 3”, ka përmbyllur trilogjinë e shkrimeve të shumta që ky veprimtar i ka lënë në dorëshkrim. Veprimtaria e Nazmiut, e përfshirë në këta libra, nisë me themelimin e Degës së LDK-së në Zvicër, që në vitin 1990 dhe do të përfundojë në fund të jetës së tij”.
Për tu pasqyruar si duhet veprimtaria e Ing. Nazmi Pecit, librin e kanë përgatitur për botim prof. Demë Jashari dhe shkrimtari Shefqet Dibrani. Siç dihet, edhe hartuesit e librit, gjatë këtyre dekadave, ishin veprimtarë të çështjes kombëtare dhe bashkveprimtarë të afërt të Ing. Nazmi Pecit. Në këtë vepër janë publikuar edhe shumë dokumente dhe faksimile të kohës, prandaj e bëjnë me vlerë historike, por edhe aktuale përkitazi me disa procese politike që po ndodhin në Kosovë.
Librin “DEMOKRACIA E PROLENGUAR 3”, e botoi Shtëpia Botuese “FAIK KONICA”, në Prishtinë 2025. Vepra i ka 412 faqe, me lidhje të fortë teknike,  dhe numër të bibliotekës: ISBN 978-9951-31-049-9. (sh.d.)

Njeriu i dyzuar në romanin “Dushkaja” të Jusuf Buxhovit

Nga Kiço Mavro*

Konteksti më i mirë i formimit të individit si njësi dhe i shoqërisë si bashkësi, është gjuha dhe historia. Ato e bëjnë njeriun të shprehet bukur dhe saktë, të artikuloj mendime të vlerëshme dhe të thëna drejt, të jetë i dëshirueshëm në bisedë dhe objektiv në gjykim.
Ky qëndrim i shkon aq shumë për shtat z. Buxhovi,i cili, në të gjithë rrugëtimin e tij si krijues, gjuhën dhe historinë i ka mbajtur jo vetëm të pandara, por shpesh lexuesi nuk e gjen kollaj se ku ta vendos autorin, te letërsia apo historia.
Jusuf Buxhovi besoj se është unikal në letërsinë dhe historiografinë shqiptare. Letërsia dhe historia për të nuk janë thjeshtë dy faqe të së njëjtës monedhë, por pashmangësishtë ato janë një dhe e vetme, të cilat autori në veprat e tij ka ditur me mjeshtëri ti kaloj secilën në shinat e veta.
Gjuha( kuptojmë dhe futim këtu dhe letërsinë ) si formë e shprehjes së mendimit dhe historia si fakt i zhvillimit kohor, pra letërsia dhe historia te Buxhovi janë plotësuese të njëra-tjetrës, ato udhëtojnë së bashku ,shpeshherë në paqe dhe shpeshherë në përballje, me të vetmin synim që çdo fakt të kthehet në realitet jetësor dhe vetë jeta në kujtesë historike.
“Ne nuk jemi gjë tjetër veçse tërësia e fjalëve që dimë”- thotë një gjuhëtar. Jusuf Buxhovi nuk di vetëm shumë fjalë, të cilat me mjeshtëri artistike i ka hedhur në veprat e shumta letrare, por ai di dhe njeh mirë shumë realitete historike të vendit të tij, duke ngritur me këndvështrimin e vet një vepër monumentale për histpriografinë e Kosovës.
E përbashkëta në krijimtarinë e tij si gazetar, shkrimtar dhe historian është një truall dhe vetëm një, është Kosova. Ajo është vendi ku lindin, marrin formë dhe flasin veprat e autorit. Ai flet për Kosovën e sotme, për atë çfarë po ndodh në kohën e tanishme, kohë të cilën e kishte menduar dhe ëndërruar krejt ndryshe me atë qe po ndodh realisht.
Buxhovi ka shkruar shumë vepra letrare ,nga të cilat, sot do të veçoj romanin “Dushkaja”.
Që në faqet e para të romanit lexuesi e kupton që “Dushkaja” është një roman ndryshe, me një formë të veçantë. Teksti është ndërtuar mbi rrëfimin e një njeriu të dyzuar dhe si një dialog i dy anëve po të të njëjtit njeri. Po kush është ky njeri, ky personazh që dialogon me veten dhe pse?
Romani ka në qendër një burrë të shkuar në moshë, piktor nga profesioni, i cili, tashmë i mbetur dhe i mbyllur në atë “botë të ftohtë e të humbur”, në Dushkajën “e kapluar me thera e murriza”, por që ai “e merrte për skajin e vetëm të virgjër të botës”, flet e kundërshton veten.
Kështu ,një natë fundvjeshte, mes dyshimesh dhe hamendjesh, fillon dialog me Zërin. Kur e dëgjoi për herë të parë Zërin, piktori u përpoq ta gjente mes pikturave të tij në mur, por jo, atë nuk mund ta shikonte, vetëm do ta dëgjonte. Kështu fillon e ndërtohet një situatë e rrafshit psikologjik që gjatë dialogut merr formë kuptimore. Zëri nuk është asgjë tjetër veçse vetja e tij, pjesa e tij kundërshtuese. “Duhet ta pranosh se brenda teje ka qenë një zë pa zë dhe një heshtje me zë…”shprehet personazhi diku.
Pra, dialogët, në të vërtetë janë monologë që realizohen në dy zëra të të njëjtit personazh. Bota e parë dhe e ndjerë nga piktori deri tani, nëpërmjet rrëfimit të dyzuar, kthehet përmbys, është e gabuar sipas Zërit, anës tjetër, kundërshtuese të tij.
Duke bërë një analizë të veprave të tij, piktori ,në fakt analizon historinë dhe ngjarjet kryesore që ka kaluar ai dhe populli i tij. Qendra e botës nuk është tjetër veçse Dushkaja, ”skaji i vetëm i virgjër i botës” Në këtë pafajësi, ligjërimi për Dushkajën nga piktori dhe qëndrimeve kundër nga Zëri fillon dhe ndryshon brenda personazhit edhe Dushkaja, që nga ,”skaji i vetëm i virgjër i botës” bëhet ”skaji i vetëm i virgjër i botës pise” dhe në fund në ”skajin e vetëm të virgjër të botës pise, të kthyer në lapidar të rremë…”
Vërtet Dushkaja nuk del në roman si vend i përcaktuar, por me të rrëfimtari i veprës lidh çdo gjë të tij, prandaj dhe e idealizon atë. Zëri me këndvështrimin e tij e kthen përmbys gjithçka. Ne e kuptojmë se Dushkaja nuk është gjë tjetër veçse një gjetje metaforike që ngërthen brenda saj çdo vend e popull që është sfilitur nga luftërat e gjata e të pafndme, ku në fund fitues dalin maskarenjtë, të poshtrit, vrasësit, tradhëtarët.
Ka çaste që personazhi e vesh me ndjesi të bukura e dashurie Dushkajën, por nuk zgjat kjo ndjesi, sepse nga trysnia që ushtron Zëri e kupton që edhe ”skaji i vetëm i virgjër i botës pise” është “strehë e përhershme e vrasësve”, ajo “është vendi ku jetojnë vrasësit, por edhe të tjerët që paguajnë për të vrarë”.
Në roman mungon veprimi i jashtëm. Kjo nuk e tkurr romanin, përkundrazi, me dialogët mes Piktorit dhe Zërit veprimi hapet sa në kohë aq dhe në hapësirë. Atje është një jetë e tërë me gjithçka përjetoi në rrugëtimin e tij njeriu artist dhe artisi njeri. Gjejmë atje mënyrën se si e ka parë botën personazhi dhe si ngre dyshimin se gjithçka ka besuar deri tani është e rreme, e gënjeshtërt, e pavërtetë. Mjeshtëria e Buxhovit qëndron në faktin se ai tërë këtë dyzim brenda një njeriu e ka dhënë me një zbërthim psikologjik të mrekullueshëm, që të tërheq e nuk të lë ta ndërpresësh leximin. Autori është shprehur “se në këtë libër ka ndërlidhje me historisë dhe pjesës shpirtërore, duke shtuar se nuk mund të ketë histori që nuk ka histori të shpirtit”.
Romani “Dushkaja” është një tablo e qartë brenda kornizës së tranzicionit të Kosovës, vendit ku shkrimtari jeton, por ajo mund të jetë fare mirë dhe e Shqipërisë, nëse sjellim në kujtesë ëndrrat dhe shpresat e shqiptarëve në fillim të viteve nëntëdhjetë për liri dhe demokraci dhe realitetin e ditëve të sotme se sa e çfarë është liria dhe demokracia e fituar.
“Shoqëria jonë sipas mendimit tim e ka dorëzuar lirinë, ua ka dorëzuar atë dhunuesve të lirisë”- thotë shkrimtari në një intervistë.
Ky mendim i tij ma forcon bindjen pse Buxhovi nuk e ndan historinë nga veprat e tij. Për të e tashmja është vetëm një përpunim modern i të shkuarës, “përsëritje e së njëjtës” dhe historia është shndërruar në “Histeri”.
Romani “Dushkaja” është një qëndrim qytetar dhe intelektual i ndërgjegjshëm për gjendjen e njeriut të pasluftës në Kosovë, që e do dhe e çmon shumë lirinë, por po kaq do dhe çmon faktin ta shoh veten të vlerësuar. Këtë situatë Buxhovi e ka dhënë me një ndjesi të lartë artistike.
*(Fjalë të thëna në takimin e autorit me krijuesit sarandiotë më,19.05.2022).

Petkoviqit i dhemb realiteti, prandaj reagon

0

Gani I. Mehmeti

A thua, nuk e di realitetin e sotëm Petkoviq, që reagon aq menjëherë. Madje, duke i reaguar ambasadorit të Gjermanisë në Kosovë, Rhodit. Vetë ambasadorët e emëruar në Kosovë nga shtete të ndryshme, lë të kuptohet se Kosova është shtet dhe i pavarur nga serbia e nga shtete të tjera.

“Strukturat paralele duhet të largohen, është anomali të kemi dy valuta në veri, por ajo që kemi kritikuar ka qenë mënyra e operimit”, ka thënë Rohde.

Kjo që e tot Rhode, nuk ka diçka jashtëligjore. Nuk ka arsye të ketë struktura paralele, nuk ka nevojë të përdoret dinari, prandaj edhe janë mbyllur me sa janë zbuluar. Nuk do të thotë se janë mbyllur të gjitha, por duhet të mbyllen të gjitha.

Kësaj deklarate i reagon Petkoviq: “Në fund Rohde tha atë që e ka përkrahur gjatë gjithë kohës. Tani është konfirmuar publikisht se kush qëndron pas mbylljes së institucioneve serbe, ndalimit të dinarit dhe mohimit të të drejtave të serbëve në Kosovë”, ka shkruar ai. (Bota Sot, 22. 5. 2025).

Përse Petkoviq nuk u reagonte ndërmjetësusëve për bisedime Kosovë – Serbi, të cilët anonin nga Serbia, dhe në vend që të veheshin masat ndaj Serbisë, i veheshin Kosovës?

Është këtu edhe faji i gjithë ndërkombëtarëve që sa herë shkojnë në Serbi, nuk ia thonë para syve se Kosova është shtet i pavarur, për çka Serbia nuk do duhej ta kthente kokën më prej saj. E lënë në heshtje dhe nuk ia thonë troç, për çka Vuçiqi me garniturën e tij e luftojnë, duke menduar se një ditë do ta zhbëjnë.

A e di Serbia se NATO e KFOR-i në kuadrin e saj, nuk rrinë në Kosovë për diçka tjetër, por vetëm që të mos pushtohet Kosova nga Serbia, e cila është shkaktare e luftërave në Jugosllavi për dhjetë vite me radhë, duke nisur nga Sllovenia, ani që atje e humbi luftën Serbia, brenda një kohe shumë të shkurtë, vetëm për dhjetë ditë.

Ajo u luftua midis Mbrojtjes Territoriale të Republikës së Sllovenisë dhe Ushtrisë Popullore Jugosllave (JNA). Zgjati nga 27 qershori deri më 7 korrik 1991, kur u nënshkrua Marrëveshja e Brionetit. Kjo luftë shënoi fillimin e Luftërave Jugosllave, e cila po vazhdon ende një luftë politike me Kosovën.

Pra, reagon Petkoviqi, pse nuk po mund të pajtohet me realitetin, për çka do duhej të pajtonte, se kështu, do të çlirohej edhe vetë Serbia.

Mungesa e aftësisë për të gjykuar

0

Nga Aurel Dasareti

Njeriu pa asnjë vlerë kombëtare, njeriu që i nënshtrohet të huajit dashakeq, njeriu që nuk e përfillin fare në shoqërinë e vet. Kush është ai? Askush.

Pavarësisht nga shanset e dobëta që ekzistojnë, unë besoj se një shkëmb i patundur i një vendosmërie kokëfortë atdhetare dhe intelektuale për të përcaktuar se çfarë është e vërteta reale e jetës sonë dhe shoqërisë tonë, është një detyrim themelor për të gjithë ne.

***

Nëse jemi të denjë për trashëgiminë tonë ilire do duhet, natyrisht, të jemi të gatshëm që të hedhim poshtë çdo diskriminim dhe shfrytëzim tiranik të kolonizatorëve dhe derrave shqipfolës.

Asnjë shqiptar nuk dëshiron të zhvillojë marrëdhënie të reja skllav-padron apo t`ia nënshtrojë vullnetin e vet sunduesve barbarë despotikë sllavo-ortodoks me ndonjë mënyrë të re.

Asnjë qeveri mafioze nuk deklaron haptas se nënshtron dhe shkel në mënyrë flagrante vullnetin e popullit; përkundrazi, priret të përdorë një frazeologji të re që duket krejt e kundërt me atë të vjetrën. Pra, fjalë e shprehje që duken të bukura, por fshehin a shtrembërojnë të vërtetën ose janë të zbrazëta e pa vlerë.

***

Popujt autokton të kërcënuar

Në botë ka rreth 300 milionë njerëz që i përkasin një populli autokton. Shqiptarët e Gadishullit Ilirik, banorë autoktonë në trojet e tyre, rrënjës të atij vendi ku kanë jetuar paraardhësit e tij pellazg/ilir që në kohë më të lashta kur historia nuk ka ekzistuar.

Në trojet shqiptare zhvillohet një politikë asimilimi i llojit më të keq, disa në grek, disa në turk e arab, disa në sllavo-ortodoks. Qëllimi i armiqve është që nëpërmjet Kalit të Trojës të shfarosin gjuhën e shqiptarëve, kulturën dhe mënyrën e jetës. Ata nuk do të përbëjnë më një grup të veçantë të njerëzve nëse forcat patriotike nuk zgjohen që ta ndalojnë nënshtrimin.

Shqiptar! Mos i beso errësirës kur drita bie poshtë në prehrin e muzgut të zymtë.

Misionarët grek erdhën për terr. Misionarët mysliman turko/arab erdhën nëpër errësirë. Prandaj shumica e dhomave të kishave ortodokse dhe xhamive janë terratisur. Priftërinjtë dhe hoxhallarët ua kanë terratisur sytë dhe mendjet “besimtarëve” shqipfolës, ua kanë vjedhur qiellin.

***

Varfëria e madhe shpirtërore në Shqipëri

Në trojet shqiptare ka një numër të madh njerëzish të cilët janë materialisht të varfër, dhe ka një varfëri enorme shpirtërore.

Sistemi i shoqërisë shqiptare brenda dhe jashtë murit të arbrit duhet të jetë i rreptë por i drejtë. Por, për të qenë i drejtë, është e rëndësishme që ai gjithashtu të jetë i saktë.

Hijet e materialit pornografik, keqpërdorimi i fesë,  radikalizmi islamik e errësojnë dhe degradojnë shumë shoqërinë shqiptare, dhe e dëmtojnë individin që është kapur nga ajo.

Big Brother (dhe të ngjashme) është një program pleh i TV së Shqipërisë. Program i pamoralshëm, degradues, patologjik, anormal, në kundërshtim me natyrën, histerik, i ekzagjeruar, i çoroditur, i shtrembëruar, i përdredhur. Program pervers për shikuesit pervers. Realitet i imazhit të pasqyrës, në kontrast me përfaqësitë e shkëlqimit të rremë – është i mbushur me mungesë shprese, poshtërim dhe zbrazëti. Si pasojë ka sasi të pafund pabesie mes çifteve, divorcet, fëmijë me prindër të ndarë, dhuna seksuale, profit joligjor, shfrytëzime, trafikime, emocione të thyera.

“Kallashi”, rospi e famshme, që në kafene të Kosovës së varfër, nga myshterinjtë përves (shumica e tyre burra pleq por merakli) fiton mijëra euro për disa orë lëkundje bythësh shumë të trasha ama edhe shumë të palara. Paramendoni çfarë gëzimi do të kishin gratë, rejat, mbesat, nipat, stërnipat e këtyre meraklinjve pleq sikur ato lek që krye-shtëpiaku ia dhuron Kallashit për bythët mashalla, të përdoreshin për nevojat më elementare jetësore të cilat i mungojnë familjes, bukë e krip e ujë.

Më kollaj e kanë meraklinjtë shqipfolës të FYROM-it. Në vend të ndonjë “Kallashi” vendore, në kafetë e shumta të asaj treve, “punojnë” rospi të importuara nga Rumunia, Moldavia. Dhe, e njëjta mesele, sidomos pas faljes së xhumasë lokalet mbushen me pleq meraklinj ama të devotshëm e jo mahi.

***

Fundamentalizmi islamik dëshiron të qëndroje fortë në pagabueshmërinë e fesë në të cilën pretendon se beson. Islami politik që ne e shohim sot dhe që në Evropë pretendon të drejtën e vet me megafon, ka fituar fuqinë e saj vetëm me ndihmën e politikanëve, akademikëve dhe redaktorëve (mediumeve) budallenj. I njëjti Islam do të veprojë si një katalizator dhe për të krijuar një luftë të ardhshme qytetërimesh në Evropë, përfshirë Shqipërinë brenda dhe jashtë murrit të arbrit.

***

Të gjithë ata “vëllezër” të fesë myslimane, ortodokse etj që në forma të ndryshme, veçanërisht me keqpërdorimin e fesë, përpiqen ta shkombëtarizojnë dhe tjetërsojnë kombin shqiptar duke e asimiluar në grek, turk, serb, arab janë armiqtë tanë dhe ndaj tyre duhet të tregojmë mospërfillje, përbuzje, përçmim, pse jo edhe dajak nëse nuk marrin vesh me të mirë.

Është e rëndësishme që edhe besimtarët të jenë racionalë, miqësorë dhe gjithëpërfshirës. Asnjë prej nesh nuk mund të ndalojë njerëzit të praktikojnë fenë e tyre në shtëpinë e tyre; pse jo edhe në objektet fetare. Por vetëm brenda kornizave tona ligjore, duke mbrojtur domosdoshmërish vlerat themelore Kombëtare Shqiptare: gjuhën, kulturën, mënyrën e jetesës. Të mos imitojmë tjerët aty ku nuk duhet. Zgjohuni. Kërkoni Zotin e juaj.

***

Emocionet, mashtrimet, tradhtitë

Njeriu pa emocione, nuk mund të luftojë për asnjë ide; për të luftuar është e domosdoshme të duam atë për të cilën luftojmë, dhe të urrejmë atë kundër së cilës luftojmë.

Me tradhti nënkuptojmë mashtrimet, sidomos veprimet që janë të drejtuara kundër sigurisë shtetërore ose pavarësisë.

Ekziston dallimi mes tradhtisë së lartë, tradhtisë së vendit dhe tradhtisë së luftës. Tradhti të lartë janë krimet kundër Kushtetutës dhe kreut të shtetit. Tradhti ndaj vendit janë krimet kundër pavarësisë dhe sigurisë së shtetit. Tradhti lufte është kur armikut i ofrohet ndihmë në luftë.

Mashtrimi është një krim ekonomik, që kryhet me vetëdije për të marrë për vetveten, përvetësuar, përfituar me të padrejtë të mira materiale. Ai dallon nga krimet tjera tipike pronësore, siç është grabitja dhe vjedhja, sepse viktima vet në mënyrë të pavetëdijshme luan një rol aktiv për të siguruar pasurimin joligjor të autorit të krimit.

Tradita shqiptare nuk lejon terren gënjeshtre. Kultura e mirëfilltë nuk përcillet për ndonjë qëllim, por si çdo aspiratë, ka kuptim në vet-ekzistencën e saj.

***

Ne duhet t`i mësojnë njerëzit, sidomos rininë, për t’i rezistuar sfidat, se vetëm peshqit e cofët e ndjekin rrjedhën e lumit që derdhet në greminë.

Kur ishim të vegjël, unë, vëllai dhe motra ime morëm mesazhin nga prindërit tonë: “Mos u bëni si ne. Ju duhet të jeni diçka më shumë se ne”. Ky është një mesazh shumë i fuqishëm për të marrë kur mami dhe babi janë heronjtë e jetës së dikujt.

Ky komb për të cilin ne jemi aq krenarë, do të pushojë së ekzistuari brenda një kohe shumë të shkurtër nëse e gjithë kjo ecje buzë greminës vazhdon.

Kultura e mirëfilltë siguron elasticitetin, forcën mendore të shqiptarit. Ndikon fuqishëm në solidarësinë vëllazërore, shprehjen e përkrahjes për qëllimet madhore kombëtare.

***

Alarmante. Rinia e trojeve shqiptare ikën me të madhe sepse Shqipëria ka papunësi rekord. Kemi nevojë urgjente për një politikë efikase industriale, bujqësore, turistike etj. më aktive për të gjithë, që të ketë një punë për të shkuar. Për ta ndërtuar Shqipërinë në ar dhe granit.

“Jeta është një garë noti. Ti nuk mund të kalosh detin vetëm duke qëndruar dhe ia ngul sytë ujit”- më thoshte gjyshi im.

Shqipëria ime. Një qiell plot me yje, lumenj magjik, deti blu aq sa ju mund të shihni, një tokë pjellore ku lulet rriten, ju dëshironi edhe më shumë? Së bashku ne do të jetojmë, çdo motër dhe çdo vëlla, fëmijët e vegjël të ylberit dhe një tokë e shenjtë.

  • Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike

Përgjigja e Kadrush Radogoshit njëzet vite më herët ndaj shpifjejve serbe në artikullin e botuar gjermanisht “Krishterimi po çrrënjoset”

Në vitin 2005 një holandeze, pjesëtare e një organizate humanitare, që ndihmonte bujqit e katundeve të Gjakovës, kishte lexuar në gjemanisht një artikull të shkruar nga një pjesëtar i klerit serb në Kosovë në të cilin bëhej propagandë helmuese antishqiptare dhe anti hebraike.

Ajo përmes përfaqsuesve të shoqërisë civile të Gjakovës kishte kërkuar nga unë që të shkruaja një reagim, i cili do të përkthehej në gjermanisht.

Kadrush Rogogoshi, poet dhe kritik letrar

Reagimi im ishte ky:

Propaganda serbe kundër shqiptarëve dhe hebrenjve

Kur lexon shkrime si ai të botuar në një gazetë në gjuhën gjermane, tendenca për të spekuluar dhe manipuluar me opinionin evropian dhe për të falsifikuar çdo të vërtetë që ka të bëjë me Kosovën dhe shqiptarët është shumë e tejdukshme dhe neveritëse. Autori i këtij shkrimi nuk është shënuar, sepse është i vetdijshëm për gënjeshtrat që shkruan. Ata që e njohin propagandën serbe e dinë mirë se valles së propagandës etnocentrike, ksenofobike, shoveniste serbe, të shumtën e rasteve, i kanë prirë klerikët ortodoksë serbë. Kjo propagandë ka bërë, që shoqëria serbe të nacifikohet në përmasa alarmante, duke shkaktuar tragjedi të mëdha te popujt fqinje: kroatët, boshnjakët, shqiptarët. U desht të ndërhyjë NATO-ja për t’ia ndalur hovin makinerisë vrastare serbe të bekuar nga Kisha Ortodokse Serbe dhe për t’i shpëtuar viktimat e pafajshme të saj.

Në artikullin “Krishtërimi po çrrënjoset” citohet prifti serb Rangjell Deniq të ketë thënë: “Aty nga mbrëmja e 17 marsit u paraqitën papritmas policët shqiptarë dhe u kërkuan serbëve në Lipjan t’i braktisnin shtëpitë e veta. Policia e ndoqi një hordhi shqiptarësh të zemëruar, të cilët hodhën granata dhe eksplozive mbi shtëpitë e braktisura. Banorët, të cilët nuk kishin ikur vullnetarisht, u prangosën nga policët dhe u shpunë në stacionin policor.”

Në fjalët e cituara të priftit Deniq përdoret sintagma “policët shqiptarë”, ndërsa e vërteta është se në Kosovë ekziston Shërbimi Policor i Kosovës, i cili është multietnik dhe i udhëhequr drejtpërdrejt nga policia ndërkombëtare se i ka detyruar serbët e Lipjanit të braktisin shtëpitë e tyre dhe ata që nuk e kanë bërë këtë “i kanë prangosur dhe dërguar në stacionin policor”, është një çpifje e paskrupullt, është një trillim banal, i cili nuk mund t’i bëjë ballë së vërtetës. Brenda pohimit të priftit Rangjell Deniq thuhet edhe se policia ndoqi një hordhi shqiptarësh, prandaj deklarimi i tij është një konstrukt tërësisht paradoksal, sepse ajo që pohohet në fjalinë pararendëse mohohet në fjalinë pasuese. Kështu u ndodh atyre që spekulojnë dhe gënjejnë publikisht.

Më tutje profti serb vazhdon “rrëfimin e tij shenjtëror”: “Unë po qëndroja në oborr pranë kishës, kur papritmas eksplodoi një granatë. Vala e shtypjes së ajrit më bëri disa çastesi të trullosur. Kur më erdhi përsëri vetëdija, më erdhi gjaku nëpër fytyrë e në krahëror ndjeva dhembje therëse. Me fuqinë e fundit u përvodha në Kuvendin Komunal.

Sapo arrita, u paraqitën policët shqiptarë, më larguan dhe më hodhën në tokë. “Përse?”, i pyeta. “Sepse ti hedh granata”, u përgjigjën ata. Pastaj u detyraova t’i mbaja duart lart, më kontrolluan, më prangosën dhe më shpunë në stacionin policor”. Sipas pohimit të priftit Deniq nëna e të gjitha të këqijave është sintagma “policët shqiptarë”, ndonëse realiteti kosovar është tjetër: nuk ka polici shqiptare, por polici kosovare, po përsërisim, është multietnike, pra brenda saj ka edhe serbë dhe kuptohet udhëhiqet nga policia ndërkombëtare e UNMIK-ut. Ky deklarim i priftit Deniq s’ka se si të mos ma kujtojë një aforizëm të njohur “mos e vet se tregon vet.”

Me priftin Deniq është marrë policia ndërkombëtare, e cila ka kompetencë të prangos të gjithë ata që veprojnë kundër ligjit, qofshin ata edhe priftërinj serbë kur hedhin granata dore në turmën e irituar shqiptare. Në këtë kontekst, meqë artikulli është botuar pa emër të autorit, është krejtësisht e natyrshme ta konsiderojmë autor vet Rangjell Deniqin apo ndonjë koleg të tij.

Fundi i fundit emri i autorit është i parëndësishëm, me rëndësi është fakti se ai është banor i mbretërisë së gënjeshtrës. Në këtë kontekst mjafton ta apostrofojmë një mendim të njohur të babait të nacionalizmit e shovenizmit serb, shkrimtarit dhe akademikut Dobrica Qosiq se serbët gënjeshtrën e kanë ngritur në art.

E tërë përmbajtja e shkrimit “Krishtërimi po çrrënjoset” i botuar gjermanisht mund të përmblidhet në një tezë e kjo është: shqiptarët tërësisht muslimanë të zbritur nga malet, po i shpërngulin serbët e krishterë dhe po ua djegin kishat e manastiret.

Teza e tillë nuk mund të qëndrojë para këtyre fakteve, të cilat janë kokëforta para gënjeshtrave mbi të cilat është ngritur ngrehina e këtij artikulli. Po i apostrofojmë vetëm disa prejt tyre. Konflikti i serbëve më të gjithë fqinjtë e tyre e në mesin e tyre edhe me shqiptarët më së paku është i natyrës fetare, ai është konflikt për territore dhe rrënjët i ka në hegjemoninë serbe.

Nëse serbët e shpallin veten mbrojtës të krishtërimit në Ballkan, atëherë pse sulmuan Slloveninë katolike në vitin 1999, pse poqën dhe vranë Kroacinë e krishterë? Shqiptarët janë autoktonë në tërë hapësirën ballkanike ku jetojnë e kuptohet edhe në Kosovë gjatë tërë periodës historike, ndërsa serbët për herë të parë kanë ardhur në mesjetë nga Karpatet qoftë edhe në Serbinë e sotme.

Ata në Kosovë gjithmonë kanë qenë kolonë dhe në raport me popullsinë vendëse kanë qenë pakicë, kuptohet të shumtën e kohës e militarizuar tërësisht, siq ndodhi medhe në kohën e Millosheviqit.

Nuk është e vërtetë se të gjithë shqiptarët janë muslimanë. Shqiptarët i kanë tri fe: katolike, ortodokse dhe muslimane dhe kjo renditje e feve është në bazë të vjetërsisë së tyre te shqiptarët. Krishtërimi te shqiptarët i ka rrënjët qysh në antikë dhe është 2000 vjeçar.

Sot në Kosovë ekzistojnë këto institucione katolike shqiptare: Ipeshkvia e Kosovës me seli në Prizren, 40 kisha, 20 famulli, Gjimnazi katolik në Prizren.

Në shumë sheshe kryesore të qyteteve kosovare janë të vendosura shtatoret e shenjtëreshës shqiptare Nënë Terezës alias Gonxhe Bojaxhiut (në Prishtinë, në Gjakovë etj.) e lindur në Shkup, por bijë e Kolë Bojaxhiut nga Prizreni dhe e nënës Drane nga fshati Novoselë i Gjakovës.

Katolikët shqiptarë u takojnë tri rendeve të krishtera: Dominikan, Françeskan dhe Salizian. Pas luftës së fundit shumë shqiptarë musliman i janë përkushtuar evangjelizmit, prandaj edhe kanë ndërtuar tempujt e tyre.

Një i tillë është ndërtuar edhe në qendër të Gjakovës. Ndonëse shqiptarët janë të krishterë (katolikë, ortodoks, evangjelist etj.) e musliman, kultura e tyre kombëtare rrënjët i ka në kulturën e krishterë dhe se kultura islamike ka ndihmuar në te, por pa arritur të cenojë esencën e saj të krishterë.

Të gjithë shqiptarët e çmojnë letërsinë e tyre, e cila në fillet e veta ishte filobiblike dhe kjo frymë nuk i ka munguar asnjëherë dhe nuk i mungon as sot. Libri parë shqip është “Meshari” i priftit katolik shqiptar Gjon Buzukut dhe është shkruar për përdorim kishtar. Kontributi i priftërinjve katolikë shqiptarë në kulturën kombëtare dhe në ruajtjen e identitetit evropian të shqiptarëve është kolosal.

Fundi i fundit edhe heroi kombëtar i të gjithë shqiptarëve pa dallim feje është Gjergj Kastrioti Skëndërbeu, i cili me luftën e tij të lavdishme mbrojti popullin shqiptar dhe krishtërimin evropian, prandaj nga papati qe shpallur “atlet i krishterimit”. E vërteta për kishat dhe manastiret serbe në Kosovë është kjo: disa prej tyre, kuptohet ato më të vjetra, ose janë ndërtuar mbi themelet e kishave të vjetra shqiptare, prandaj i kanë ruajtur shqiptarët gjatë shekujve, ose i kanë ndërtuar shqiptarët.

Shembull markant është Manastiri i Deçanit i ndërtuar nga mjeshtrit shqiptarë në krye me arkitekt Gjergjin, shqiptar nga Kotorri.

Shumica e kishave të dëmtuara gjatë ngjarjeve të marsit të vitit 2004 janë ndërtuar pas pushtimit serb të Kosovës në vitin 1912 dhe pas kolonizimit të Kosovës me serbë e malazezë, të cilët vendoseshin në shtëpitë dhe tokat e shqiptarëve të dëbuar me dhunë nga Kosova.

Këta tempuj janë ndërtuar dhe kanë shërbyer për të arsyetuar pushtimin serb të Kosovës, prandaj në sytë e vendasve janë shndërruar në simbole të pushtimit, aparteidit, gjenocidit. Ato kanë qenë të politizuara deri në absurd. Në këtë kontekst po sjellim një argument nga aktualiteti i Serbisë së këtyre ditëve: Botohen dhe lexohen shumë libra në mesin e të cilëve dallohen për të keq librat “Komploti hebraik”, “Populli serb në kthetrat e hebrenjve”, “Vrasja rituale hebraike”. Muret e qyteteve të mëdha serbe (Beograd, Novi Sad, Kragujevac, Negotin, etj) janë të mbushura me grafite.

Ja disa prej tyre: “Parazit hebrenj jasht Serbisë”, “Duam liri, jo sundim hebraik”, “Hebrenj, gjunjëzohuni para serbëve”.

Për shkrimtarin hebraik Filip David që jeton në Beograd kjo histeri ksenofobike dhe ky antisemitizëm nuk është ndonjë befasi. Ai i deklaroi radios B92 se disa prej konstatimeve më të ashpra antisemite i ka shprehur pikërisht Nikollaj Velimiroviq, i cili nga Kisha Ortodokse Serbe është shpallur i shenjtë.

Në librin e këtij prifti serb të nivelit të lartë në kierarkinë kishtare serbe ndër të tjera thuhet se të gjitha të këqijat në Evropë i kanë shpikur hebrenjtë, duke paralajmëruar serbët e tij se “e keqja vjen nga Evropa, sepse ky kontinent është i helmuar nga judaizmi”. Me “margaritarë” të tillë të zinj ushqehet opinioni serb dhe këta “margaritarë” të zinj krijohen apo nxiren nga miniera e quajtur Kishë Ortodokse Serbe, e cila i bekoi kriminelët serbë, kur niseshin në marshimin e tyre kriminal në Kroaci, në Bosnjë e Kosovë. Në mesin e kriminelëve të bekuar ishin edhe Radovan Karaxhiqi e Ratko Mlladiqi.

Këtë shkrim po e përmbyllim me një shpjegim: Në vitet e ’90-ta të shek. XX në kohën e Millosheviqit në ambientet pothuajse tërësisht shqiptare (p.sh. Gjakova me 98% shqiptarë) filluan të ndërtohen kisha serbe, duke i detyruar shqiptarët të paguajnë ndërtimin përmes dënimeve me shuma të mëdha parashë të firmave shqiptare, përmes taksës speciale për kishë me rastin e regjistrimit të automjeteve (për vetura ishte 100 DM) e forma të tjera të taksave.

Absurditeti i ndërtimit të këtyre tempujve të dhunës e plaçkitjes ishte se ndërtoheshin në kundërshtim me planet urbanistike të qyteteve të Kosovës dhe ndërtoheshin aty ku nuk kishte besimtarë për to. Pra ndërtoheshin për ta argumentuar prezencën militariste serbe në Kosovë.

Merreni me mend në oborrin e Universitetit të Kosovës në Prishtinë filloi të ndërtohet një kishë e tillë, e cila nuk arriti të përfundohet e më të cilën spekulon artikullshkruesi se është shndërruar në nevojtore publike për romët, sipas tij, nga Shqipëria. (2005)

Analiza me logjiken e deformuar

0
Një letër drejtuar, personalisht Ermal Pandurit e Lirim Mehmetajt!
___
Shumë analistët nuk punojnë në fushën e logjikës, filozofisë së gjuhës së argumenteve dhe me arsyetimin logjik. Ju mund të pyesni veten se përse një popullatë në mesin e mashtruesve – le të themi, dhelpra dhe një popullatë e tërë shndërrohet në gjahë. Nuk dihej që sjelljet e tyre kanë qenë e përgatitur diku në skenat apo prapaskenat e kancelarive të TV -Dukagjinit, por, që të jetë e menduar është jashtë çdo dyshimi.
Logjika e deformuar nuk është gjithashtu një kontribut për filozofin politike, siç i njohim ata në mendjetë jo të shëndosha, dhe zhvillohet nëpërmjet debatimit, sqarimit të ideve analitike, sqarimit të ideve imagjinative të teorive mashtruese, fyese e kërcënuese.
Na është krijuar mundësia për të parë të sëmurët të këtyre tipave në media ku ndiejnë aromën e sulmojnë prenë, as më pak, mund t’i shohim dhe t’i kemi në vëzhgim për një kohë gjatë sepse nuk mund t’i “nënshtrojmë” nën asnjë trajtim duke mos i shpëtuar këtu ndonjë analistë i cili mund të ketë shpresën e një suksesi terapeutik. Logjika e tyre shpesh na detyron të hyjmë më thellë për të zgjidhur problemet në INTUITËN e tyre.
Por, çfarë është filozofia politike? Ҫfarë përpiqën të arrijnë analistët si Panduri, Lirimi, Matoshi, Batoni, Kajtazi etj.?
Ky përshkrim i shkurtër shtron një pyetje të qartë: Meqenëse analistët i studiojnë “shumë” nga këto çështje, se si lidhet filozofia politike me analistët banal? Pa dyshim, Antropologjia sociale studion kultura dhe shoqëri të ndryshme njerëzish, siç organizojnë debate Pandurët, Kajtazët e Lirimët jobashkohorë mund të jenë çkado, përveç analistë në qasjen e tyre. Shumë analistë do ta urrejnë pamjen e Mitrovicës dhe e dashurojnë Zajednicën. Lexuesit ia lë të gjykojë shkrimin tim.
Qëllimi i tyre është vetëm të krijojnë mjaftueshëm konfuzion, sa për t’i bërë shqiptarët të mendojnë pasiguri e skepticizëm. Këto dezinformata antikombetare është një devijim i dëmshëm analitik; këta janë edhe një kërcënim për brezat e ardhshëm.
Analizatë e tyre politike me logjikën e deformuar kanë edhe shumë rreziqe. Çelësi i kësaj është të mos kesh një të sigurt e të qartë rreth asaj që po përpiqen të arrijnë Panduri, Lirimi, Dradani etj., rrethë shtrembërimeve dhe fakteve. Këta e rekomandojnë një pjesë të metodes filozofike, strategjinë e radikale të të shtrembërime të së vërtetës në gjithçka që është e mundur, përfshirë në të gjitha debatet jashtë mendjes e së tyre.
Këta mbështetën në menyrat e hershme dezinformatave e shpijeve për të provuar ekzistencën e gënjeshtrave e sulmeve verbale dhe më pas këta i përdorin për të dezinformuar opinionin me argumente të pasakta. Gjithmonë kamë besuar se, bashkë me ikjen e të vërtetës, Dardania do të “prishej”, megjithatë, nuk e kisha pritur doemos plagosin mundësitë dhe prestigjin tonë politik. Në këtë realitet të egër… Më mirë do të thosha se është një pjellë e çuditëshme e gjakprishurve shqiptarë në bashkpunim me oligarkët e tyre.
E vetmja ndoshta në tërë hapsirën tonë…. Po ne, ç’jemi ne, pse duhet të vuajmë me sy hapur, madje, pa asnjë reagim nga drejtësia shqiptare… Më duket të gjitha këto na ishin bërë zakone të kohës. Sa çudi! Lypset të na bëjë ne shqiptarëve t’i vemë gishtin kokës, duke qenë se diktaturat, dhunӫn nëpër të cilën kaluam, veçanarishtë, u ngjanë atyre trokitjeve, smundjeve të kobshme që kthehen sërishmi për të na marrë përfare.
Kjo marrëzi, e ndihmuar edhe nga oligarkët, s’ka qenë, ndoshta sot, kurrë më shkatrrimtare për kombin dhe politikën tonë. Të egjër, vulgarë, duke lëshuar klithma histerike, s’janë veç analistë, që falë shqiptarëve u futën në media, hiqet ashtu siç është. Sidoqoftë, mos të harrojmë se këta janë ende analistë të opozitës…