Kreu Blog Faqe 800

Kujtime nga shoqëria ime me Lekë Hoxhen dhe faktin se askush nga familja e tij s’më pyesnin “i kujt je?”

0

Nga: Agim Vuniqi

Në letrat e mia te herepashershme, por edhe në postimet e shpeshtuara per ngjarjet aktuale politike, ato kulturore dhe historike shprehi opinionin tim publikisht, duke bere edhe komente dhe reagime në postimet e te tjereve te shfaqura në facebook. Sigurisht qe mendimi publik i nenshtrohet syrit pajtues, por edhe atij kritikues. Nder ta si komentues i herepahershem eshte edhe miku im i vjeter Sharri, nje boem i njohur i Prishtines, i cili ishte shikuesi me i pasionuar i filmave amerikan dhe vizitori i shpeshte I kinemave te Prishtines, por edhe njeri nder kritiket e rralle, te cilet sot mungojne. E kujtoj nga ajo kohe rinore për modestin e tij dhe shoqerimin me shoke te profileve te ndryshme, e mbaj mend sidomos me shoqerimin e tij me Lazerin, vellain e aktore se njohur te teatrit Katarina Josipit “RIP”. Po, Sharri eshte shqiptar i madhe dhe burr jashtezakonisht i mire, ka pak njerez te rralle si Sharri.

Kur isha i ri dhe student shok te ngusht kisha vellain e Sharrit, Leken. Ai vinte në shtepi te une dhe une shkoja te ai. Ndodhete qe shikonim ndeshjet e futbollit se bashku me Fadilin, te cilat i komentonte i ndjeri Veli Vraniqi. Nje gje qe me ka lene pershtypje ishte qe as Fadili, as Vahidja (pushofshin në paqe) asnjehere nuk me kane pyetur i kujt je, qe për kohen ka qene e rralle, andaj kjo gje me lente pershtypje dhe keshtu ata tregonin karakterin e tyre te rralle dhe prindor dhe kujdesin ndaj shokeve te femijeve te tyre. Ne si te rinje Sharrin e kishim idol, ai ishte në krye te gjitha ngjarjeve atdhetare, duke perfshire edhe demonstratat. Ka shume ngjarje dhe barcoleta nga ajo kohe qe lidhen me guximin e tij. Ne me Leken shpesh strehoheshim me shoqe dhe shoke ne banesen e Sharrit.

Nganjehere edhe deheshim në hotel Bozhur e shkonim e flenim te Sharri. Ai nje kohe ka qendruar në Kanade si gazetar, nga atje shkruante reportazhe te bukura. Dua te ndriqoj edhe nje fakt pse aq shume admiroj familjen e tyre. Ngjarja lidhet me nje moment mortor, kur kishte nderruar jete Akademik Muslim Mulliqi, te cilin e nderoja tejmase jo vetem si mik shtepie, por edhe si intelektual i shquar por edhe si boem. Pse e permenda kete rast, për te treguar nje ngjarje te rralle, te cilen ma ka treguar afaristi i njohur Kastriot Mulliqi, perndryshe miku im, ndersa nipi i Akademik Mulliqi (shpirti i tij pushofte në paqen e krijuesit te universit dhe kesaj bote).

Ai me rrefente se pas vdekjes se Xha Muslimit, ai me çunin e tij Visarin benin “sortimin” pikturave dhe dokumenteve tjera te shumta, ne mesin e te cilave kishin hasur ne nje leter personale dhe vleren ne para qe ia kishte adresuar Fadil Hoxha Akademikut te njohur.

Pra ai keshtu tregonte shpirtin e madhe te nje njeriu te madhe, qe edhepse ne pozite te larte udheheqese gjente kohe qe personalisht nga paga e tij t’i ndihmonte financiarisht studentet shqiptare, te cilet studjonin në Beograd, dhe te cilet te gjithe u kthyen ne Kosove për te kontribuar.

Revolucioni: kundërevolucioni = dyshek

0

Nga: Agim Vuniqi

Amerikanët çdo të dytën fjalë e kanë atdhe, Zot e flamur dhe nuk e quajnë njëri tjetrin patriot folklorist, ashtu siç i ironizojmë veprimtarët e çështjes kombëtare Në këto vitet e fundit “demokratët”-stilistë, përpos revolucionit seksual asnjë revolucion tjetër nuk kanë mundur të realizojnë…

Janë rritur llafet që nga deklarimi i “ustajve” të huaj për zgjedhjet. Shumë shpejt u liruan aktivistët partiak nga barra e pavarësisë duke kaluar në atë, më me frymë garuese – zgjedhjet. Ishte një kënaqësi e veçantë leximi i biografive të kandidatëve, poliglotë të vërtetë, nga një gjuhë që kishin mësuar në bankat shkollore, serbokroatishten, tash e kishin pasuruar gjuhësisht, janë bërë njohës edhe të kroatishtes edhe të serbishtes, duke ia bashkangjitë edhe ndonjë dialekt tjetër ballkanas, nuk është keq që e dijnë edhe shqipen, edhe pse çalojnë shumë, dhe sigurisht po t’i nënshtroheshin ndonjë testi gjuhësor të gjuhës standarde shqipe, shumë vështrirë do të merrnin notë kaluese, kuptohet jo të gjithë.

Populli kurrsesi t’a marrë veten të dallojë të mirën nga e keqa. Mbivlerësohen kultet dhe gjërat e pa vlerë, krijohet miti i kaçakut modern, fajdexhiu ka vendin në ballë të oxhakut dhe i nënvlerëson gjërat e vlefshme, nuk ka vend për shkenctarë, mjekë, inxhinierë, nëpër gazeta, surrati i mafiozëve është i përditshëm në shtypin ditor, i riu takohet që në fillet e ndërtimit të personalitetit me “kopukun” mburravec, që grumbullon rreth vetes shumë të rinjë të humbur, nga skamja, por edhe moskujdesi institucional, kështu ndërtohet krenaria falso dhe shumë e rrezikshme, dhe përballja e përditshme me shoqërinë grindavece, të pa edukuar e ndërtuar në urrejtje, dhe krejt mbi ta qëndrojnë politik-ucët nëpër institucione, fatkeqësisht shumë të panjerzishëm. Njerëz hileqarë, të pangopur ngatërrojnë vlerat perëndimore dhe lindore.

Çdo gjë që besohet se është nga perëndimi nga shumë qytetarë verbërisht pranohet si e dobishme, edhe pse bota i ka edhe tri pole tjera, me shumë vlerë. Pse nuk e kuptojmë se vlerat nuk ndahen në pole, duhet të kuptojmë se të arriturat e botës së sotme janë rezultat si i Perëndimit ashtu edhe i Lindjes, i Jugut e Veriut, e jo vetëm i njërës siç mendojmë ne. Fundja në Kosovë ishin unmikasit e përzierë, tash eulex-asit, dhe ec e merre vesh, cilat janë detyrat e tyre, por ne shqiptarët autokton nuk komunikojmë dhe nuk dijmë të komunikojmë, zhurmë, jo fjalë, me shumë shkollarë publik e privat. Pushtetarët pozitë e opozitë, veprimet e tyre politike i kanë kopje të raporteve rajonale ose evropiane, që nënkupton se nuk kanë ide të veta, se çka duhet të arrihet, ku duan të shkojnë e çka mund të përfitojnë.

Për çdo proces kombëtarë u duhet të harxhojnë shumë kohë dhe energji. Së pari duhet të bëjmë luftë në mes veti, me fundërrinat e okupatorëve të ndryshëm e pastaj të merremi me të tjerët. Kjo mund të tingëllojë si diçka e pa kuptimtë, por realiteti e dëshmon një gjë të tillë. Pse qytetarët votues-shqiptarët i ironizojmë veprimtarët e çështjes kombëtare, si njerëz të cilët kanë humbur kohë me gjëra të pavlera? Po ushtarakët, policët kush duhet t’ë çmojë, shumë nga ta luftarë të lirisë. Pa ta nuk ka pavarësi as nuk ka shtet, pse kaq shumë kundërthënje, ushtarakët janë guximtarë dhe nuk janë të marrë, edhe zjarrfikësit, të gjithë ata na bëjnë nder dhe i japin kuptim emrit shqiptar.

Amerikanët çdo të dytën fjalë e kanë atdhe, Zot e flamur dhe nuk e quajnë njëri tjetrin patriot folklorist, ashtu siç i ironizojmë veprimtarët e çështjes kombëtare me shprehje, si njerëz të cilët humbin kohën me sende të pavlera?

Andaj i ngatërrojmë gjërat, nga perëndimi nuk marrim gjërat pozitive por ato negative dhe çdo gje që vjen nga perëndimi verbërisht pranohet si e dobishme, edhe prodhimet me etiketë kineze. Më heret kam pasur një punim seminarik në studimet postdiplomike lidhur me cilësinë, dhe pata vërejtur një defekt, jo, industrial, më tepër ideologjik, për të konceptuarit e produktit dhe cilësisë së produktit, cfarë e dallon atë. Konsumatori nuk shtron pyetje se cilat duar kanë prodhuar produktin, a janë duar femre apo mashkulli, a janë duar komunisti apo demokrati, a janë duar diktatori apo liberali, këto asnjëherë nuk e interesojnë konsumatorin. Po mirë si atëherë të dallohet diçka që është cilësore?

Ne orientohemi menjëherë në mall perëndimi pa bërë një pyetje të thjesht pse? Ndoshta është shije e huazuar, edhe stili poashtu, shekulli i qëndrueshmërisë, afati I shërbimit, dizajni, vija aerodinamike etj., po mirë por ai produkt është prodhuar në Kinë, pse atëherë ngatërrohemi në vlerësim. Dmth., mënyrën e të menduarit e përcakton edhe çmimi. Në treg janë prodhimet vendore ato turke kineze dhe të gjitha këto kanë toponim perëndimi, se shqipja nuk është në trend, vetëm për ta joshur konsumatorin, dhe varësisht nga thellësia e xhepit shtrohen pyetjet, ai me xhepa më të cektë pyet për çmimin, nuk pyet shumë për cilësinë, ngase çmimi determinon edhe përcaktimin e tij. Dhe në këtë nuk ka ndonjë dallim, por për të balansuar tregun dhe për të mbrojur dhe stimuluar prodhimet vendore është politika ekonomike që përcakton ecuritë në treg.

Nuk ka ndonjë logjikë ekonomike në Kosovë, nuk ka as ndonjë strategji të zhvillimit, prandaj edhe boom-i i pritur ekonomik pas valës së privatizimit-primitiv nuk kishte ndonjë efekt të theksuar. Në këto vitet e fundit “demokratët”-stilistë, përpos revolucionit seksual asnjë revolucion tjetër nuk kanë mundur të realizojnë. Dhe përnjëherë zhvillohen dilemat revolucion-kundërevolucion, vështruar nga aspekti ideologjik, që më heret pasohej me dënime drakonike, shumë i dhunshëm. Por statusi ndërkombëtarë politiko-administrativ ka ndryshuar shumëçka, ka tjetërsuar vlerat, prandaj edhe janë liberalizuar konceptet për revolucionin-kundër revolucionin jo atë ideologjik të dhunshëm por atë shumë liberal revolucionin seksual dhe kundër revolucionin seksual, i përligjur edhe nga zëvendës shefi i UNMIK-ut dhe me disa nga pasuesit e tij ministra.

Prandaj, ndarjet tjera janë më pak të rëndësishme, qytet-fshat, shehërli e katundar, ngase nuk dallohen fare, revolucioni “dyshekë” i ka zbutur ndarjet. Problem është vetëm lokalizmi i ndërtuar nga bos-ët partiakë brenda një lokaliteti, ngase ata në vend të frymës garuese në nivel nacional, kanë futur atë të mëhallave etj. Ky është një mozaik i përçudshëm dhe i pazakontë, por shumë produktiv gjatë grumbullimit të votave në sezonën zgjedhore. Eshtë kjo pasuri multipartiake që duhet shfrytëzuar me koshiencë të lartë dhe kjo po arrihet falë lideruc-ëve që kanë sendërtuar vetëdijen lokaliste dhe kolonialiste mbi atë kombëtare, i manifestuar nga liritë shumë të shprehura gjuhësore me premisa të folkut ballkanas “tallava”, koktel (asesi “mollotov”) por i përzier rom-sllav me pornografi të theksuar.

Çështjet shumë të çarta nacionale, pa vetëdije janë lidhur nyje. Është krijuar një skemë shumë ë ndërlikuar, ajo e konvertimit kombëtarë, gjuhësorë, por edhe fetar, dhe këtë krejt duke u këthyer në paganizëm, edhe pse edhe paganizmi është religjion politeist, duke zhvilluar besimin në valutë konvertibile euro. Po pse i ndërlikojmë gjërat?

Edhe pse kemi sy, sytë tanë kombëtarishtë nuk shohin, edhe pse kemi vesh, veshët tanë nuk janë mësuar të dëgjojnë kombëtarishtë, edhe pse kemi mend, kombëtarishtë nuk mendojmë.

Ato shohin, dëgjojnë dhe mendojnë vetëm lokalisht dhe “Aahtisari-isht”. Qytetari votues nderon, përgëzon hajnin, mashtruesin, në vazhdimësi, ndërsa fyen dhe akuzon veprimtarët e përkushtuar, harron shpejt gjakun e derdhur, masakrat, duke iu rikthyer gjumit historik.

Pra, realisht më lehtë është t’u besosh përrallave se sa botës reale që të rrethon, dhe është vështirë shumë vështirë që të krijosh dhe të ndërrosh psikologjinë e robit për të kaluar në atë të njëmendët qytetare.

Maska e një presidenti

0
Afrim Caka, Gjakovë
___
Ka ditë që më vjen rrotull nëpër mendje ideja për të shkruar (por kujtë t’i shkruaj?) diçka në lidhje me situatën e krizës politike që po kalon vendi ynë nga kapja e shtetit. Presidenti ose demoni i politikës jeton në një tension të brendshëm me pushtetin, dhe me demonin e të korruptuar në formën e tij politike, tension që në çdo mund të shpërthejë në një konflijt të papajtueshëm. Këtë e dinë shqiptarët madje edhe gjatë periodave të sundimit të tij.
Mprihe mendjen, zoti President! E sa për politikën e politikanët tjerë në Dardani, dua thjesht të bëj disa saktësime që sigurisht do ta ndihojnë zotin President në të ardhmen t’ia mprehë pak majën e trurit. Por zoti Hashim nuk e ka hall të mbrojë Dardaninë, sigurisht. Me dije apo pa dije, nuk e di, por ngatërron disa perimet me parimet në shumë kalime të politikës së tij, i cili në të vërtetë fsheh mllef për dikë apo diçka në veçanti, por që e nxjerrë kryet. E për atë çka nuk dimë ai gjuan në turmë dhe pa dallime. Me një vështrim paksa të kujdesshëm, zoti President riciklon intrigatë as më shumë e as më pak, por një lloj neomarksizmi të ngulitur thellë në mendjen e tij.
Shum, shumë politikan shqiptar nuk besojnë me të vërtetë se nuk kanë prirje të merren me politikë, se u mungon ajo pjesë e trurit ose diçka tjetër. Do të më pëlqente t’ju thoshja se çdo politikan i PANIT mund të mirren me politikë, nëse do të jetë mësuar siç duhet dhe kur të jenë me të vërtetë të lexuar. Libri të bën njëri. Ne jemi për t’u çuditur sa shumë politikan nuk kanë hequr dorë së qeni politikan, analistë ose madje të shkonin edhe më larg si pedagogë, përarsye kompleksit të tyre inferioriteti.
Ndonëse gjithë psikologjia, për neurozën, janë çështje të interesit të pamjaftueshëm shoqëror, ne kemi vënë re se tre tipat mund të dalloheshin bazuar në nivelet e ndryshme të energjisë negative që Presidentin e përfshinë në këto afera politike me shkja.
I pari është tipi mashtrues e sundues. Ky është, prej fëmijërisë e më tej, i karakterizuar nga prirja për të qenë më së agresiv dhe mbizotrues ndaj të tjerëve. Energjia e tij, forca e përpjekjeve të tij pas interesit personal – është kaq e madhe saqë ata priret të rrëzonë çdo gjë ose çdopolitikan që hynë në rrugën e tij.
I dyti tipi i varur nga serbia. Ky është njeri i pandjeshëm, servil, i dobët, i cili ka zhvilluar një guackë rreth vetes, e cila e mbron, por ky mund të mbështetet te të tjerët që ta mbartin nëpër aferat korruptive dhe në dallaveret politike. Ky njeri ka nivel të ulët mençurie dhe kështu bëhet i varur nga të huajtë. Kur është i tronditur, tek Presidenti shfaqen simptomat neurotike, fobitë, ankthi i përgjithshëm, histeria ndaj çdo gjëje shqiptare, e kështu me radhë, duke u varur nga politika serbe…
Tipi i tretë është tip kërcënues e gënjeshtar. Ky ka nivl të ulët komunikimi dhe mbijetonë në thelbë vetëm duke i shmangur realitetit – veçanarisht intelektualëve të tjerë. Kur shkonë në ekstrem, ky tendon të bëhet psikopatë, duke e tërhequr boten e tij personale.
Ne kemi vënë re tipin si ky, duket shumë i ngjashëm me tri mënyrat e propuzara nga populli. Kështu, shqiptarët vërenin se disa politikanë janë gjithmonë të egërsuar, të tjerët gjithmonë servilë e të përkulur për para Grenellkes dhe kështu me radhë. Por ky legen i atriboi këto temperamente pranisë relative të katër shtresave të trurit të quajtura gjëndje shpirtërore. Presidenti është afërsisht tip sundues. I cili kishte në politik shumë jargë e vrerë të zi, ai është përçarës, rrancë, egositë, servil dhe i padijshëm…
Ky President i qeshur ne media, miqësor, natyral, përfaqëson tipin më të padobishënm në këto njëzetvitet e fundit. Një paralajmërim për këtë lloj politikani naiv e mashtrues që besonte fuqimisht se çdo politikan si ai është dhe janë unik në stilin e politikanëve me banal.. Ideja këtij Presidenti për të, është vetëm mjet orjentues, domethënë një trillim i padobishëm në shoqërinë shqiptare…
Kush bie gjithmonë në ujdi me këtë njeri, s’ka rëndësi për cilat qëllime – dhe çdo politikan që e bën këtë -, ai është në dorë të pasojave të këtij Presidenti.

Rama dhe opozita në Prishtinë – ma trashëgimtarë të tradhtisë së Enver Hoxhës

2

Eshref Ymeri

Rama – dobiç politik i Vuçiçit

Duke pasur parasysh sjelljen e pahijshme të Ramës në qëndrimin ndaj Kryeministrit Albin Kurti në Samitin e Kotorrit, në Mal të Zi, një zonjë e nderuar, gazetare nga Republika e Dardanisë, ka shtruar dy pyetje:

Pyetja e parë: Si komentohet sjellja e ftohtë e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në Samitin e Kotorrit, dhe përqafimi i Ramës me Vuçiçin?

Pyetja e dytë: A është kjo një dëshmi e radhës për raportet vëllazërore Shqipëri-Serbi, kur dihet se Shqipëria nuk e përkrahu Kosovën as në sfidën e saj për anëtarësim në KiE?

Për këtë zonjë të nderuar, ashtu si edhe për çdo shqiptar me brumosje të admirueshme atdhtarizmi, qëndrimi i Ramës ndaj Kryeministrit Albin Kurti në Samitin e Kotorrit, ishte një njollë turpi në vetë ballin e Ramës, i cili përfaqëson faqen më të zezë të kombit shqiptar. Ajo skenë, e transmetuar në mjetet e informimit masiv, kur Rama, si një njeri pa kurrfarë edukate, i zhveshur kokë e këmbë nga çdolloj kodi moral, pa e lëvizur prapanicën absolutisht, për t’u çuar më këmbë, në shenjë respekti, për të përshëndetur Kryeministrin Albin Kurti kur hyri në atë mjedis në Kotorr, dëshmon pa mëdyshjen më të vogël se vendi ynë ka në krye një bërllok të mjedisit mbarëkombëtar, një surrogato, siç e theksoi me shumë të drejtë intelektuali i shquar, Prof.dr. Enver Bytyçi, në mitingun e demokratëve të datës 23 maj 2024 pranë pallatit, ku banon udhëheqësi i opozitës, Prof.dr. Sali Berisha.

Me atë qëndrim të turpshëm ndaj vëllait tonë të gjakut, Kryeministrit të Republikës së Dardanisë, Rama vërtetoi përsëri e përsëri se është pjellë e pështirë e kryetradhtarit Enver Hoxha, dobiçit politik të Dushan Mugoshës dhe të Miladin Popoviçit.

Edhe sikur Rama të ishte grindur keq, edhe sikur të ishte rrahur me Kryeministrin Albin Kurti, ai, si shqiptar, në prani të të huajve, nuk duhej ta reklamonte publikisht urrejtjen e tij për vëllain e gjakut tonë. Po Rama nuk është shqiptar, është vetëm shqipfolës, prandaj edhe nuk e njeh fare kodin moral të shqiptarit. Pikërisht në bazë të atij kodi, në Shqipen tonë Hyjnore është krijuar dhe përdoret prej shekujsh fjala e urtë “Hesapi i shtëpisë nuk del në pazar”. Për rrjedhojë, duke qenë vetëm shqipfolës, Rama ngrihet vërtik më këmbë dhe puthet e përputhet me Vuçiçin, si një dobiç politik i tij.

Kryetradhtarët e kombit shqiptar, në shërbim të serbosllavizmit, çuditërisht dhe jo rastësisht, kanë ngrënë çorbë franceze. Enver Hoxha qe kënditur vendçe me çorbë franceze, Hashim Thaçi, po ashtu, qe dendur mirë e mirë me një çorbë të tillë. Ramës, me këtë lloj çorbe, i qe bërë barkun kacek.

Opozita në Prishtinë, në bashkëpunim të ngushtë, por të heshtur, me qeverinë e kryetradhtarit Rama, është në shërbim të Serbisë fashiste, sepse ajo opozitë është pjellë e Hashim Thaçit dhe e bandës së tij kriminale. Pra, këto dy monstra të kombit shqiptar – Rama dhe opozita dardane – janë trashëgimtare tepër të zellshme të tradhtisë së kryeagjentit të Beogradit Enver Hoxha.

Emisarët jugosllavë, Popoviçi dhe Mugosha, nuk e patën fare të vështirë ta kultivonin farën e tradhtisë në vetëdijen e Enver Hoxhës, si njeri pa kurrfarë morali kombëtar, si edhe në tërë kastën komuniste, që ishte e zhveshur krejtësisht nga një moral i tillë. Dëshminë më të pastër për mungesën e këtij morali kombëtar në qenien e tyre, e jep Mehmet Shehu dhe Fiqrete Shehu në letrën që i dërgonin Dushan Mugoshës më 22 prill 1944:

“Nuk kishim parti, por kishim dhe ishim bashibozukë, ishim një “turli” me zarzavate të hidhura e me udhëzimet e Miladinit e të tuat, me ndihmat tuaja mundëm të seleksionoheshim, të formojmë partinë tonë komuniste, ta forcojmë. Na dhatë dorën, na mësuat, na ngritët si nëna foshnjën”. (Citohet sipas faqes së internetit AlbDreams.Net. 05 tetor 2010).

Shërbimi sekret serbosllav, përmes konsullit jugosllav në Korçë, Stanoje Simiç (1893-1970), e kishte peshkuar me kohë Enver Hoxhën, për ta vënë në shërbim të agjenturës jugosllave, sepse e njihte mirë të kaluarën e tij. Në emisionin me titull “Enver Hoxha, si i vrau miqtë që i njihnin zullumet e rinisë”, të përgatitur nga gazetari dhe analisti i njohur Ferdinand Dervishi, emision ky, i transmetuar si cikël në dy pjesë në “Abc/Story” në korrik 2020, si edhe në youtube, zbulohet fare lakuriq figura sa imorale, aq edhe rrugaçërore e Enver Hoxhës gjatë të ashtuquajturave studime universitare në Francë, ku nuk pati dhënë asnjë provim.

Dhe Popoviçi me Mugoshën e bën seleksionimin që duhej: në bashkëpunim të ngushtë me Enver Hoxhën, varrosën nacionalizmin shqiptar, bashibozukët komunistë i ngritën në poste të larta, i vunë në shërbim të serbosllavizmit, partinë e atyre bashibozukëve e instaluan në Tiranë si agjenturë të Jugosllavisë dhe nxitën histerinë antinacionaliste, e cila u manifestua me egërsinë më të madhe në luftën vëllavrasëse që shpërthyen komunistët prej shtatorit të vitit 1943, pas hedhjes poshtë të Marrëveshjes së Mukjes, dhe që vazhdoi me një egërsi të jashtëzakonshme pas nëntorit të vitit 1944 me luftën e klasave.

Është pikërisht tradita e tradhtisë së Enver Hoxhës ajo, së cilës Rama, partia e bujkrobërve të tij socialistë dhe opozita dardane, i janë përmbajtur dhe vazhdojnë t’i përmbahen me vendosmëri për shpërbërjen tërësore të kombit shqiptar. Dhe tradita e tradhtisë së Enver Hoxhës është shumë e pasur në shërbim të Serbisë kriminale.

Ja disa fakte konkrete:

  1. Kryekrimineli Enver Hoxha, që ende pa vënë këmbë në Tiranë, që nga Berati, në fund të tetorit të vitit 1944, dha urdhër që të pushkatoheshin pa gjyq 34 intelektualë dhe ushtarakë?

Lidhur më këto krime makabre, ja si i mburrej Enver Hoxha emisarit serb Stojaniç ato ditë, kur, së bashku me qeverinë, pritej të vinte në Tiranën e çliruar:

“Po vriten në Tiranë me duzina njerëz dhe oficerë të dorës së dytë , të cilët, duke pasur besimin e plotë edhe në shpalljen tonë, dorëzohen. Një punë e tillë nuk është okazionale, por është tërë tona, që i është dhënë punës organizative të partisë dhe ushtrisë. Shokët mendojnë vetëm të zhdukin, bile edhe një njeri që nuk është me ne, që s’mendon si ne, të zhdukin bile edhe njerëz të thjeshtë të popullit …”. (Citohet sipas: Bedri Alimehmeti, “Tirana e përgjakur”. AQSH, Fondi 14, Dosja 2/a).

  1. Rreshtat që vijojnë janë të cituara nga thëniet e Enver Hoxhës para gazetarëve jugosllavë me rastin e vizitës së tij në Jugosllavi më 30 qershor 1946.

“Është e pamundur të imagjinosh rezistencën e popullit të vogël shqiptar kundër armikut pa luftën e popujve jugosllavë” (Citohet sipas: Pavli Qesku, ish-ambasador i Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar.  “Çështja e Kosovës dhe Enver Hoxha”. Faqja e internetit “www.trepca.net”.  13 korrik 2005).

Dhe ambasadori i nderuar Pavli Qesku vazhdon reagimin e vet në vijim:

“Enver Hoxha nuk mund ta poshtëronte popullin e tij më shumë se kaq para personit që e kishte ndihmuar të rrinte pa u zhytur në udhëheqjen e PKSH. S’ka poshtërim më të madh për një popull të vogël që kishte bërë përpjekje të gjatë e kolosale për çlirimin e territoreve të veta pothuajse pa ndihmë direkte” (po aty).

  1. Historiani i shquar, Akademik Prof.dr. Beqir Meta shkruan:

“Më 16 tetor 1946, në Konferencën e Paqes në Paris, Enver Hoxha i bëri një akuzë të drejtpërdrejtë përfaqësuesit amerikan, Jakobsit, lidhur me përkrahjen e pretendimeve territoriale greke nga SHBA. Shefi i misionit amerikan u përpoq t’i shpjegonte atij se SHBA, asnjëherë, nuk kishin përkrahur kërkesat greke për “Epirin e Veriut” dhe se, duke votuar për futjen e kërkesës greke në rendin e ditës të Konferencës, “ne thjesht kemi ndjekur politikën tonë për ruajtjen e pavarësisë së Shqipërisë, duke dhënë një vlerësim ndaj çdo kërkese për rektifikime kufitare. Kjo mund të bëhej vetëm në një konferencë paqeje dhe se, duke votuar për futjen e kësaj çështjeje kufitare në rendin e ditës së konferencës, kjo në asnjë mënyrë nuk nënkupton përkrahjen e SHBA për këtë kërkesë”. Pastaj, duke kaluar në kundërofensivë, Jakobsi preku një çështje delikate. Ai e pyeti Hoxhën, se cili do të ishte reagimi i tij, në qoftë se Shqipëria do të kërkonte futjen në axhendën e Konferencës së Paqes të kërkesës për rajonin e Kosovës, dhe në rast se  Delegacioni i SHBA do të votonte kundër së drejtës së Shqipërisë për ta diskutuar këtë kërkesë në Konferencë. “A nuk mendoni ju se, të paktën, kërkesa juaj duhet të diskutohet dhe të studiohet?” – kishte pyetur Jakobsi. Kësaj pyetjeje E. Hoxha iu përgjigj në një mënyrë të turbullt dhe mohuese. Ai i tha përfaqësuesit amerikan se “kjo nuk përbën një rast analog, sepse ne nuk jemi duke shtruar kërkesën për rajonin e Kosovës nga aleatja jonë, Jugosllavia” (Prof.dr. Beqir Meta. “Tensioni greko-shqiptar 1939-1949”. GEER. Tiranë 2002, f. 515-516).

  1. Më 18-20 dhjetor 1946, u zhvillua plenumi i jashtëzakonshëm i partisë komuniste në Tiranë. Nga fjalimi i Enver Hoxhës në atë plenum, po shkëpusim rreshtat në vijim, ku shprehet qartë tradhtia e tij e hapur ndaj vëllezërve tanë në Dardani:

“Në rast se një anëtar partie e ka të qartë vijën, ai e ka të qartë edhe çështjen e Kosovës. Jugosllavia është më e avancuar se ne, interesi jonë është që ajo që jetë e fortë. A është në interesin tonë të kërkojmë Kosovën? Kjo nuk është progresive. Pra, në këtë situatë, përkundrazi, duhet të bëjmë ç’është e munduar që kosovarët të vëllazërohen në Jugosllavi” (Citohet sipas: “Enver Hoxha më 1946: Kosova nën Serbi është mirë, ka liri, ka shkolla”. Faqja e internetit “kultplus”. 28 dhjetor 2020).

  1. Enver Hoxha, në mbledhjen e Byrosë Politike të KQ të Partisë më 15 dhjetor të vitit 1947, ka deklaruar shprehimisht:

“…Duhet ta fitojmë kohën e humbur e të bëjmë sa më shpejtë bashkimin de fakto të Shqipërisë me Jugosllavinë në të gjitha fushat, (parti, ekonomi, ushtri, etj.), se Shqipëria nuk mund të qëndrojë si shtet i pavarur  dhe  aq më pak të ndërtojë socializmin, pa u bashkuar me Jugosllavinë…”  (Citohet sipas: Mërgim Korça. “Ku gënjen Paskal Milo. Replikë me historianin “e nderuar”. Gazeta “Metropol”. 14 korrik 2012).

Me këtë porosi të prerë që jepte tradhtari Enver Hoxha për bashkimin e Shqipërisë me Jugosllavinë, ai çonte në vend urdhrin e Beogradit, të këtij armiku shekullor të kombit shqiptar, për gllabërimin sa më të shpejtë të vendit tonë nga ana e shovinizmit serbomadh, urdhër ky, të cilin Velimir Stojniçi ia përcolli Partisë Komuniste të Shqipërisë në Plenumin e 2-të të Beratit të nëntorit të vitit 1944. Në atë plenum, Velimir Stojniçi deklaroi:

“Shqipëria jo që nuk e rrit dot ekonominë e saj, por as e zhvillon dot atë, sepse imperializmi do ta gëlltiste; …e vetmja zgjidhje e saj është të bashkohet në një konfederatë me Jugosllavinë” (Stefanaq Pollo, Arben Puto. “The History of Albania. from its origins to the present day”. Routledge & Kegan Paul Ltd. 1981, f. 245. Citohet sipas: Mërgim Korça. “Kush e shkruan historinë”. Gazeta “Metropol”. 17-18 korrik 2012).

  1. Në vitin 1947, Enver Hoxha pati deklaruar:

“…Dashuria e popujve të Jugosllavisë e mareshalit Tito dhe e gjithë udhëheqësve të Jugosllavisë për popullin shqiptar është shumë e madhe. Ne kemi fatin e madh e të lumtur që kemi në kufirin tonë të veriut një aleate e nje mike kaq të fortë, kaq të sinqertë siç është Jugosllavia… Po të studjojmë historinë e vërtetë të popullit tonë dhe jo atë të shkruajtur prej agjentëve të imperializmit, do të shohim se populli ynë, pa qenë një popull sllav, ka pasur një lidhje të ngushtë dhe të përzemërt me popujt sllavë. Kurdoherë që krerët feudalë të Shqipërisë si Ballshët (Balshajt ‑ shënim) e të tjerë, kanë qenë në aleancë të mirë me sllavët e jugut që kanë pasur përkrahjen e malësorëve…. Çdo gjë e lidhte popullin tonë me sllavët e jugut, jeta, zakoni, burrëria, lufta për indipendencën kundër të njejtëve armiq….. Miqësia ka ekzistuar përgjatë shekujve e rrebeshesh në mes të popujve tanë dhe atyre malazezë…”. Këtë miqësi nuk mund ta errësonte shërbëtori i imperializmit dhe i fashizmit italian, shovinisti At Gjergj Fishta me “Lahutën e Malësisë”, ku ai nga një vepër kusare të thjeshtë, kërkon t’i bëjë apologjinë shovinizmit më të tërbuar dhe ta ngrerë armiqësinë që nuk ka ekzistuar në mes të malësive të veriut dhe Malit të Zi, në një teori të çmendur…..Fishta dhe Vlladan Gjeorgjeviçi janë njerëz të po një shkolle dhe shërbëtorë të një ideje skllavëruese. Populli shqiptar dhe sllavët e jugut me malazezët e serbët në krye, nuk mendojnë dhe nuk ndiejnë as si Gjergj Fishta dhe as si Vladan Gjeorgjeviçi. Poetët popullorë malazezë e serbë kanë shkruar me entuziazëm për trimërinë dhe bujarinë e shqiptarëve. Këngët autentike të malësorëve të Shqipërisë së veriut, këndojnë anasjelltas trimërinë dhe besnikërinë e malazezëve. Si mund të këndonte populli kësisoj kur ekzistonte një armiqësi, siç kërkon ta përshkruajë At Gjergj Fishta e agjentët e tjerë të imperializmit. Populli shqiptar ka luftuar së bashku me popujt sllavë të jugut kundër Turqisë në Kosovë e gjetkë. Në kohën e Gjon Kastriotit dhe Skënderbeut, ne kemi pasur marrëdhënie të ngushta me këta popuj, ne kemi pasur krushqira dhe aleanca” (Citohet sipas: “Pjesë të fjalës së Enver Hoxhës para një grupi të rinjsh që morën pjesë në Plenumin e IV të rinisë popullore. Gazeta “Bashkimi”. 22 gusht 1947).

Enver Hoxha, si një tradhtar dhe argat mjaft i regjur në shërbim të serbosllavizmit, shpifte në mënyrën më të poshtër për “lidhjet e ngushta dhe të përzemërta” me fqinjët sllavë. E vërteta historike është krejt ndryshe.

Profesori Hakif Bajrami citon priftin serb Nikollaj Velmiroviç, i cili në vitin 1942 ka deklaruar:

“Atë që po bën sot Hitleri kundër hebrenjve, atë e ka bërë Shën Sava  (1169–1236) në mesjetë kundër arbanasëve, që nuk donin të konvertohen në sllavë” (Citohet sipas: “Pse Serbia sot është në ofensivë defaktorizuese ndaj Republikës së Kosovës”. Faqja e internetit “Agjencioni Floripress”. 11 dhjetor 2020).

Në faqen e internetit “alpenews” të datës 19 mars 2018, qe botuar një informacion me titull “Vrasja e 500 mijë shqiptarëve nga serbët, si u gjet libri i austriakut botuar më 1913”. Autor i librit është hebreu austriak Freundlih. Kopja e vetme e librit “Akuza që ulërijnë” qe gjetur në bibliotekën e Universitetit të Harvardit, në vitin 1982, nga studiuesja Safete Juka, me banim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Këto fakte rrëqethëse për krimet e serbosllavëve kundër kombit shqiptar, janë dëshmia më kuptimplote se çfarë kryekrimineli, çfarë kryetradhtari dhe çfarë mashtruesi të përbindshëm ka pasur në krye Shqipëria gjatë një periudhë 41 vjeçare. Dhe pikërisht traditën e veprës tradhtare të asaj egërsire me fytyrë njeriu, e kanë përvetësuar Rama me delemiletin e vet socialist dhe opozita në Prishtinë, duke e vënë veten krejtësisht në shërbim të serbosllavizmit, armikut tonë shumëshekullor.

  1. Enver Hoxha, në rolin e një kryetradhtari, menjëherë pas kthimit nga një vizitë në Bullgari, nga sheshi “Skënderbej”,i drejtohej popullit shqiptar me këto fjalë:

“Të rrojë bashkimi dhe vëllazërimi me popujt e mareshalit Tito” (Gazeta “Bashkimi”, 20 dhjetor 1947).

  1. Në shkelje të gjakut të dëshmorëve, me urdhër të Enver Hoxhës, si vegël e verbër e Titos dhe e serbosllavizmit, në faqen e parë të Abetares së vitit 1947, ishte shkruar:

“Tito luftëtar, Tito çlirimtar, Tito shpëtimtar i popullit tonë”.

Krejt shqiptarët me kod të shëndosh moral, me vetëdije të lartë kombëtare, në mbarë trojet tona etnike, duhet t’i jenë shumë mirënjohës gazetarit të nderuar gjerman Michael Martens, i cili, si askush tjetër deri tani në mjetet shqiptare të informimit masiv, e ka damaskuar në një mënyrë tepër asgjësuese tradhtinë e Ramës, si një zvarranik i pështirë në shërbin të serbosllavizmit. Ai ka deklaruar burrërisht:

“Edi Rama është padyshim kryeministri më i mirë që ka pasur Serbia që nga Nikola Pashiç” (Citohet sipas: “Gazetari gjerman: Edi Rama është kryeministri më i mirë i Serbisë që nga koha e Pashiçit”. Faqja e internetit “Sinjali”. 30 shtator 2023).

Feniks, Arizona. 24 maj 2024

Diplomacia religjioze ruse dhe instrumentalizimi i islamizmit

1
___

Rusia përmes përdorimit dhe instrumentalizimit të fesë dhe vlerave morale, ka qëllim që t’i tërheq zemrat, mendjet dhe shpirtërat e njerzëve nga vende të ndryshme të mbarë botës dhe veçmas të qytetarëve të Rusisë që janë të minoriteteve të ndryshme etnike, kombëtare, fetare etj. E kjo u pa, sidomos në rastin që Rusia kreu agresion dhe aneksim në Krime më vitin 2014, ku me të shpejtë fitoi peshë koncepti i luftës hibride, ku u përdorën mjetet joushtarake si kryesoret në këtë operacion.[2]

Xhihadi Global Islamik, Organizatat të shumta terroriste Islamike, Vehabizmi, vëllazëria muslimane, Shiizmi, krer të shumtë të vendeve dhe krahinave islamike në Afrikë dhe Azi, tashmë nga Rusia dhe Putini përdoren efektivisht, për qëllime politike, ekonomike, ushtarake të Rusisë dhe Putinit. Për Rusinë dhe Putinin, mjafton që Perëndimi dhe SHBA të kenë sa më shumë kundërshtar.

Prandaj instrumentalizimi i fesë, për qëllime politike ka traditë të pasur dhe të gjatë që evidentohet si në politikën e brendshme dhe të jashtme të Rusisë.[3]

Diplomacia religjioze lejon shtetin që të përdorë disa aspekte të caktuara të simboleve fetare dhe mesazheve në çështjen e politikave të jashtme.[4] Diplomacia religjioze ruse, bazohet në dy shtyllat kryesore, në:

  1. doktrinën ortodokse ruse dhe
  2. doktrinën islamike ruse.

Këto dy doktrina politiko-fetare ortodokse dhe islamike, përdoren si në formësimin e politikës së brendshme të Rusisë ashtu edhe në politikën e jashtme.

Faktori islamik mbetet pjesë e rëndësishme e politikës së jashtme të Moskës,[5] e kjo sidomos edhe në nivel ndërkombëtar u bë aktor i politikës ndërkombëtare me përfundimin e sistemit bipolar global.[6] Sundimtarët rus, gjithmonë kanë pasur lojalitetin e komuniteteve muslimane,  e që edhe në ditët e sotme kanë forcuar edhe më shumë raportet e tyre, po ashtu edhe me Kishën Ortodokse Ruse.[7] Roli i islamit në politikën e jashtme ruse, gjithashtu edhe në politikën e brendshme të saj dhe instrumentalizimi i islamizmit për qëllimet e saj, pritet të rritet në vazhdimësi në vitet e ardhshme.[8]

Autoritetet e Rusisë shkaku i kompleksitetit që ka komuniteti musliman rus dhe ngjarjet në botën arabe, e imponon që të marrë riqëndrim karshi islamit, islamit politik, poashtu edhe shkaku i situatës së përkeqësuar ekonomike që mund të përkeqësojnë edhe problemet politike tashmë të  tensionuara në relacionet ndër-etnike në Rusi.[9]

Putini njohu bashkëpunimin me botën arabe, si një nevojë për qëllimet e politikës së tij të jashtme, përfshirë forcimin e raporteve me Iranin, Sirinë dhe vendet e tjera të botës islamike, që mund të shërbejnë si kundërpeshë e ekspansionit të Fuqisë së SHBA-së, edhe pse këto qëndrime sfidohen nga rritja e ksenofobisë në vend dhe racizmit e gjithashtu edhe e qëndrimeve antiemigrantëve.[10]

Me ardhjen e Putinit në pushtet, ai i dha rolë të rëndësishëm Kishës Ortodokse Ruse[11] dhe Islamizmit poashtu edhe nacionalizmit rus.[12] Forcimin e Kishës Ortodokse Ruse nga Putini e konfirmon edhe partiarku i Moskës Kirili,[13] e që thekson se këto vlera ishin karakteristike si tradicionale, konservative,  kundër perëndimore dhe kundër globaliste.[14] Si Kisha Ortodokse Ruse edhe Putini, shenjtëruan vizionin për identitetin kombtar rus dhe të përjashtimit të vlerave të tjera, duke u vetëcilësuar si joaziatik dhe as si jo perëndimorë, kjo  një ideologji e Aleksandër Dugin-it. Kjo ideologji e Aleksandër Duginit, është anti-perëndimore, anti-liberale, totalitare, ideokraci dhe shoqëri tradicionale.[15] Sociologu dhe filozofi rus i cili ka themelu idenë e euroazisë Aleksandër Dugin, i cili ka ndikim të madh në politikën e jashtme të Rusisë dhe presidentit Putin, kishte deklaruar që i kanë borxhë të madh Serbisë, me ç’rast deklaronte që “serbët janë i vetmi popull në Europë që luftuan kundër imperializmit perëndimor, kur talasokracia perëndimore u vërsul drejt kufijve tanë si furtunë, atëherë serbët u ngritën si mburojë dhe flamur lirie, e që muret e para të Euroazisë u ngritën në Serbi”, pasiqë “serbët në vitin 1999, morën goditje që ishin të destinuara për rusët”. Prandaj theksonte Dugin që “borxhi yn ndaj serbëve është i madh nëse serbët nuk do ta kishin kundërshtuar perëndimin, mendjet brenda Kremlinit nuk do ishin zgjuar me kohë dhe ardhja e Putinit do ishte vonuar” prandaj i premton serbëve kthimin e Kosovës, ku thotë që “Kosovën ua kemi borxh serbëve, për ta bë atë sërish serbe, e që është detyrë historike dhe morale e Rusisës. Ne kemi fushën tonë të Kulikut, serbët kanë fushën e tyre të Kosovës.”

Ndjenja antiperëndimore, mund të vërehet që në Rusi, pas Revolucionit të 1917-ës, nuk u lejuan as protestanizmi e as katolicizmi,[16] derisa pas viteve 1990 dhe 2000 ka rënë liria e besimit, e cila nuk respektohet nga autoritetet ruse.[17] Kurse Putin, kishte deklaruar që krishterizmi ortodoks i tij, është më i afërt me Islamin sesa me katolicizmin, këtë e tha në Malezi, në fjalimin e tij më 2003, që tha se Rusia ishte më e ndërlidhur me botën islamike dhe që Rusia fitoi statusin e vendit vëzhgues në Organizatën për Bashkëpunim Islamik.[18] Gjithashtu edhe në deklarimin e 2013, edhe më shumë Putini e qartësoi  vendin e Islamit në jetën e shoqërisë dhe të shtetit rus.[19]

Prandaj Putini shtoi bashkëpunimin me komunitetin islamik në Rusi, për t’i menaxhuar më mirë grupet e ndryshme të muslimanëve duke krijuar edhe aleanca me ta,[20] derisa duke i vëzhguar në detaje zhvillimet brenda komuniteteve muslimane dhe duke intervenuar kur e shihte të arsyeshme, me qëllim të ruajtjes së stabilitetit dhe parandalimit të islamofobisë.[21] Moska kërkon lojalitetin e muslimanëve, por nuk ua përmbush kërkesat e nevojat e tyre për përmisim të kushteve ekonomike dhe sociale, gjë që shumë e më shumë musliman i drejtohen islamit dhe janë të zhgënjyer me politikat e Kremlinit.[22]  Prandaj Kremlini bënë përpjekje që të zhvilloj mënyra për inkorporimin në politikat e reja të popullatave multi-etnike dhe multi-fetare, e në veçanti asaj islame.[23] Gjegjësisht shihen përpjekjet e qeverisë ruse, që të riformoj konceptin e kombit sovjetik të të gjitha komuniteteve të ndryshme etnike, edhe pse nuk ka plan për ndalimin e rritjes së  nacionalizmit rus.[24]

Edhe sot, në ushtrinë ruse, ku ka musliman, e kanë hoxhën e tyre, sidomos në pjesën e Kaukazit verior, apo që imamët lokal janë të autorizuar që të vizitojnë forcat e armatosura dhe të përfaqësojnë në ceremonitë fetare islame të ushtarëve.[25]

Në zgjedhjet e vitit 2011, në Rusi, protestuan për reforma ndaj politikave të emigrimit dhe zvogëlim të nënshtrimit të Moskës ndaj republikave islamike ruse,[26] edhe pse Putin i kundërshtoi lëvizjet e tilla, i cili theksonte që dëshironte afrimin e tyre( republikave ish-sovjetike) dhe jo largimin e tyre.[27] Ksenofobia ruse ka të bëjë kryesisht me etnitë islamike, e jo me ato jo-islamike si me ukrainasit, bjellorusët, moldavët.[28] Kjo ksenofobi kundër muslimanëve sidomos në mediet sociale, nga grupet e ndryshme nacionaliste, duket shumë që është rritur në dekadën e fundit.[29]

Rusia nuk i pengoi e as nuk i ndaloi terroristët islamik nga Çeçenia dhe Dagestani, që të shkonin në ISIS në Siri dhe Irak,[30] njejtë bëri Serbia, madje kjo i ndihmoi që të udhëtonin më lehtë. Nga Kaukazi verior, në shtetin Islamik dhe në organizatat e tjera terroriste ndërkombëtare kanë shkuar mes 2000-5000 terrorist, që ishin xhihadistët më aktiv, kështu duke ndiku në dobësimin e islamizmit dhe kërcënimeve terroriste islamike brenda Rusisë.[31] Kurse largimi i këtyre terroristëve islamik, kjo nënkuptonte që aktet terroriste që do i kryenin drejtoheshin kundër caqeve perëndimore( pra armikut të Rusisë).

Moska vazhdon  të abuzoj me liderët etnik lokal e veçmas me islamizmin radikal, të cilët janë të lidhur ngushtë me qarqet e sigurisë së Putinit, e të cilët liderë kanë detyra që të eliminojnë lëvizjet rebele në shkëmbim të beneficioneve ekonomike dhe politike si dhe pandëshkueshmërisë. Për të rritur efikasitetin Rusia ka ngritur njësi lokale të luftëtarëve që janë shumë më efikase sesa forcat federale, e që shpesh ato janë të përbëra nga persona të amnestuar dhe me precedencë kriminale.[32] Mjafton të merret rasti i Kadirovit, babain e të cilit pak dekada më parë e vrau Putini, kurse askush më shumë sesa Kadirovi nuk e ka dëmtu çështjen kombëtare të Ҫeçenëve.

Prandaj ekspertët, përfshirë edhe rus( si Nataliya Shishkina), vlerësojnë që Rusia, në një kohë të afërt do të përballet me konflikte ndëretnike më të përgjakshme sesa që ishin pa në Europë në të shkuarën.[33]Qeveria ruse nuk mund më të shmang, a t’i bëjë ballë ndasive por i imponohet të ballafaqohet me sentimentet sociale dhe për këtë qëllim Rusia është duke bë përpjekje për ngritjen e nacionalizmit rus mbi ndasitë etnike, duke i tërhequr edhe etnitë joruse dhe duke bë përpjekje për zvogëlimin e nacionalizmave etnik jorus.[34] Gjithashtu duke përdorur islamikët, për t’i shfarosur në agresionin e saj në Ukrainë, me këtë duke synu arritjen e objektivave që ka me agresionin ndaj Ukrainës, si dhe në aspektin e brendshëm, për të kryer gjenocid kundër islamikëve, që të cilët i sheh si armik potencial i të ardhmes.

Duke qenë se Rusia ka interesim special për Lindjen e Mesme, më 30 shtator 2015,  qeveria ruse aprovoi dislokimin e forcave ushtarake në Siri, për ta ndihmuar regjimin e Asadit për ta ruajt pushtetin dhe për ta luftu ISIS-in,[35] mënyrë kjo edhe për t’i eliminu mijëra terrorist islamik nga Rusia dhe Azia Qendrore që luftonin në ISIS, që mos të kthehen për ta rreziku vendlindjen e tyre dhe stabilitetin e Rusisë.[36] Madje edhe Kisha Ortodokse Ruse avokonte për ndërhyrjen e Rusisë në konfliktin në Siri, me arsyetimin për t’i mbrojtur të krishterët nga ISIS-i dhe grupet e tjera radikale.[37] Prandaj për të arritur qëllimet e saj Rusia në regjionin e Lindjes së Mesme dhe më gjerë, kërkonte fuqizimin e forcave të qeverisë Siriane dhe aleatëve të saj Hezbollahut dhe Iranit.[38] Rusia më së miri e tregoi përdorimin e luftës sektare islamike të Sirisë( shi-ite kundër sunite), për qëllimet e saj, e që duket se të njejtën praktikë në vazhdimësi e ka përdorur edhe kundër muslimanëve brenda Rusisë, duke i përçarë; e herë duke mbështetur një sekt; pastaj një grup të atij sekti kundër grupit tjetër; nga njëra anë duke nxitur radikalizmin dhe ekstremizmin islamik që të futë konflikt brenda islamik, brenda sektit, brenda grupit, e duke kaluar herë në njërën anë e herë në anën tjetër për t’i shkatërruar më shumë e më mirë. Kjo vërehet që në njërën anë përpjeket Kremlini që ta bëjë islamin si një nga religjionet tradicionale ruse( në këtë mënyrë për të tërhequr vendet, organizatat islamike të jashtme, duke u shtirur si miqësor dhe aleat i tyre), që ta mbrojë shteti, por në të njejtën kohë i etiketon muslimanët e Kaukazit( nënkupto muslimanët etnik) si regjione militante islamike, derisa lidhjet historike të Rusisë më islamizmin, si pjesë organike të botës islame duke e cilësuar edhe Rusinë, e bënë me qëllim të rivendosjes së statusit të fuqisë së madhe në Azi dhe Lindje të Mesme.[39] Sa që edhe në rastin e konfliktit të Sirisë, pasiqë shumica e muslimanëve të Rusisë janë suni, e që ishin kundër intervenimit të Rusisë në Siri në mbështetje të regjimit të Asadit që ishte anti-suni, por që kishin frikë të protestonin shkaku që mund të persekutoheshin nga autoritetet ruse,[40] edhe pse në përgjithësi më shumë ishin pro intervenimit sesa kundër tij.[41]

Derisa terroristët islamik Rusia, që i eliminon si rasti i terroristëve nga Republika Kabardino-Balkaria të cilët ishin vrarë në operacion kundërterrorist në Shën Petersburg, apo rasti i terroristëve çeçen me sopata që kishin sulmu një postbllok të policisë në regjionin e Moskës, duke i akuzuar për lidhje me Shtetin Islamik edhe pse akuzat e tilla ishin të pabazuara.[42] E nga rasti i Agresionit të Terror-rusisë kundër Ukrainës, shihet sesi kryen gjenocid( të cilin as muslimanët e Federatës Ruse, e as jashtë saj nuk e kuptojnë e nuk e cilësojnë si të tillë) duke i përdorur, këta musliman për agresionin në Ukrainë.

Më:25.05.2024

Skender Jashari  i burgosur politik nga  EULEX, për   rastet  e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë  së Serbisë në  Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim është  pjesë e  marrur nga  punimi i bërë  gjatë  qëndrimit në  burgimin politik!

Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.


[1] A Globalized God, Scott M. Thomas, Foreign Affairs, 01/11/2010.

[2] Russia and ‘hybrid warfare’,  Bettina Renz, Contemporary Politics, 22:3, faqe  283-300.

[3] Religion in Russia’s Foreign Policy, Alicia Curanovic, New Eastern Europe,  04/08/2013.

[4] Po aty.

[5] Islam in Russia: Challenge or Opportunity? Juan Carlos, Análisis GESI, 34/2016.

[6] The Islam Factor in Russia’s Foreign Policy, Alexei Malashenko,  Russia in Global  Affairs, Vol.5, No. 3, 2007.

[7] Sultans and tsars. Russia has always had an ambivalent relationship with Islam, The Economists, 25/11/2015.

[8] Islam in Russia: Challenge or Opportunity?, Juan Carlos Antúnez, Global Strategy, 06/11/2016.

[9] Islam in Russia. Changes in the Kremlin’s Rhetoric,  Alexei Malashenko, Russia in Global Affairs, 23/09/2014.

[10] Moscow and the Mosque, Robert D.  Crews, Foreign Affairs, 06/02/2014; Putin’s Khanate, , Robert D.  Crews, Foreign Affairs, 07/04/2014.

[11] (Un)Holy Alliance: Vladimir Putin, The Russian Orthodox Church And Russian Exceptionalism, Paul Coyer, Forbes,21/05/2015.

[12] Putin’s Patriarch,  George  Soroka, Foreign Affairs, 11/02/2016.

[13] Russian Prayers, Jonathan Gorvett,Foreign Affairs, 14/07/2016.

[14] Influence of the Russian Orthodox Church on the Russia’s Foreign Policy, Galina Petrenko, 4th ECPR Graduate Student Conference Jacobs University Bremmen,  4-6/07/2012.

[15] https://global-strategy.org/islam-russia-challenge-opportunity/, faqe 2(qasur: 25.05.2024).

[16] “Trends in Religious Policy”, Eastern Europe, Russia and Central Asia, Michael  Bourdeaux, Taylor and Francis, (2003), faqe 47-48.

[17] “Advancing Freedom of Belief in Russia”,  Lawrence  Uzzell, (2000),  In Vanden Heuvel, William (ed.), The Future of Freedom in Russia, Templeton Foundation Press, faqe 168; “Religious Freedom in Russia: The Putin Years”,  Zoe  Knox,  In Steinberg, Mark D.; Wanner, Catherine (eds.),  Religion, Morality, and Community in Post-Soviet Societies,  Indiana University Press, (2008), faqe 282-283.

[18] Sultans and tsars, Russia has always had an ambivalent relationship with Islam, The Economists, 25/11/2015.

[19] https://eng.globalaffairs.ru/articles/islam-in-russia/ (qasur: 25.05.2024).

[20] Moscow and the Mosque, Robert D. Crews, Foreign Affairs, 06/02/2014.

[21] Russia’s Muslim Strategy, Walter Laqueur, 01/11/2009.

[22] https://global-strategy.org/islam-russia-challenge-opportunity/, faqe 5-6(qasur: 25.05.2024).

[23] Reassessing the Russian Identity, Part 4: Putin’s Evolving Russia, Stratfor, 29/11/2012.

[24] Russia: Few Options to Redress Ethnic Tensions, Stratfor, 07/08/2013.

[25] Russia, Elmira  Akhmetova, In Yearbook of Muslims in Europe, Volume 2,  Edited by Nielsen, Jørgen, Akgönül, Samim, Alibašić, Ahmet and Racius, Egdunas, BRILL, 2010, faqe 435-456.

[26] Russia: Few Options to Redress Ethnic Tensions, Stratfor, August 7, 2013.

[27] https://global-strategy.org/islam-russia-challenge-opportunity/ faqe 10 (qasur: 25.05.2024).

[28] Russia: Few Options to Redress Ethnic Tensions, Stratfor, 07/08/2013.

[29] How Islam Will Change Russia, Marlene Laruelle, The Jamestown Foundation, 13/09/2016.

[30] The North Caucasus Insurgency and Syria: An Exported Jihad?, The International Crisis Group, 16/03/2016.

[31] https://carnegiemoscow.org/commentary/64520 (qasur: 25.05.2024).

[32] How Islam Will Change Russia, Marlene Laruelle, The Jamestown Foundation, 13/09/2016.

[33] https://rusrand.ru/events/pravitelstvo-mozhet-otkazatsja-ot-materialnogo-stimulirovanija-rozhdaemosti?utm_source=politobzor.net (qasur: 25.05.2024).

[34] https://www.printfriendly.com/p/g/B3NgLp, faqe 11(qasur: 25.05.2024).

[35] Putin’s Patriarch, George  Soroka, Foreign Affairs, 11/02/2016.

[36] The Revival of the Russian Military, Dmitri  Trenin, Foreign Affairs, 18/04/2016.

[37] Putin’s Patriarch, George Soroka, Foreign Affairs, 11/02/2016.

[38] The Revival of the Russian Military, Dmitri Trenin, Foreign Affairs, 18/04/2016.

[39] Moscow and the Mosque, Robert D. Crews, Foreign Affairs, 06/02/2014.

[40] Russia’s Muslims divided over Syria Airstrikes, Olga Ivshina,  BBC News, 07/10/2015.

[41] Are Russia’s 20 million Muslims seething about Putin bombing Syria? Egor Lazarev dhe  Anna Biryukova, The Washington Post, 07/03/2016.

[42] https://carnegiemoscow.org/commentary/64520 (qasur: 25.05.2024).

Të flijohesh për atdheun e vendit tënd është hyjnore e profetike”. Prof.Bardhyl  Qaushi

1

Nga: Gjon Krasniq

Aktet madhore vetëflijuese janë ngjarje unike dhe të veçanta në historinë tonë Shqiptare 

Nuk janë të rrallë shembujt e heroizmit të tillë madje as tani në botën e sotme moderne kur mendohet se legjendat i përkasin së kaluarës së sojit të tij dhe ato shërbejnë vetëm për ta rikthyer atë në kujtesë. Por një legjendë tipike shqiptare i është shtuar historisë sonë më të re ashtu si legjendat e motit, ashtu sikur edhe legjendat e dhimbshme ndër shekuj të historisë njerëzore, pse jo edhe  si legjendat urbane të kohës me plot tronditje, në të cilën ne po jetojmë. Prof.Bardhyl Çaushin thjeshtë mund ta quajmë edhe profet gjithëpërfshirës akademik e kombëtar. Ai njihet edhe si një ndër shpëtimtarët më të pritur për neve, të pritur me shekuj pikërisht si udhërrëfyesi e shembull-dhënësi më realist i drejtësisë, lirisë e pavarsisë sonë të ëndërruar karizamtik ndër shekuj. Rrëfimin historik e jetësor të tij lirshëm mund ta balansojmë me personazhe të caktuara biblike të profetëve dhe shumë të tjerëve që mund të rrëfehet në shumë segmente prandaj edhe ne mund ta dëshmojmë se vetë sakrifica e profesorit i tejkalon tregimet e vjetra mbi urtinë, trimërinë, qëndresën, vendosmërinë dhe vetësakrificën. Prof. Bardhyl Çaushi, në historinë tonë më të re, në ndërgjegjen e liridashësve shqiptarë, është ngulitur jo vetëm si kult apo tempull që simbolizon urtinë, trimërinë, drejtësinë, sakrificën, por mbi të gjitha si simbol unikat me fuqi e vitalitetit kombëtar, simbol i përsëritjeve ciklike të ngritjeve shqiptare, pas rënjeve të shumta. Vepra e tij heroike ishte dhe vazhdon të mbetet burim i frymëzimit në fisnikërim kombëtar për të gjithë shqiptarët liridashës në Trojet Entike Arbërore si dhe në të segmentet tjera studimore, në të gjitha format e krahasimit dhe të përshkrimit, fenomeni si Prof.Bardhyl Qaushi na imponohet para së gjithash me origjinalitet në veçanti tipike të një tipologjie autentike në paraqitje që mbërthen në vetvete të gjitha përshtresimet universale të njeriut, i cili jo rastësisht ishte i deleguar nga Hyu apo i lindur në sfidim të territ, barbarisë dhe dhunës. Ai përmes sakrificës që rrugëtoi për t’i shërbyer vendit-popullit të tij në përgaditje të kushtrimit e pavarsisë së Kosovës, në kundërvënie të ushtrisë famkeqe të kryekriminelit, despotit dhe kasapit të ballkanit Milosheviq. Prof.Bardhyl Qaushi me tërë qenien e tij maksimale intelektuale mbështetej gjithnjë në kornizat e literaturës së tij studiuese e hulumtuese. Në veçanti nxjerrte mesazhe nga e drejta romake në dobi të së drejtës njerëzore si:  “Të rroshë me nder”, “Askujt mos i bëj dëm por secili të marrë hisen e tij”- “Jepi cezarit çfarë i takon cezarit”,si dhe “Njeriu nuk lind vetëm për veten e tij por edhe për atdheun”, etj… Si një analist i thellë i kësaj lëmie ai u konkretizua në disa artikuj të tjerë mbi të drejtën e parablerjes, mbështetur në të drejtën tradicionale e zakonore ndërshqiptarë, kontratën e dorëzanisë, huasë e shitblerjes në të drejtën romake. Ai u dallua edhe në fushën e besëdhënies dhe mbajtjes së saj, mbajtjen e fjalës dhe premtimit, fenomene të cilët i shikonte si vazhdimësi të prejardhjes iliro-dardano shqiptare, fusha këto që ndonëse të rrahura edhe nga studiues të tjerë, pikërisht u vërejtën edhe tek profesor Bardhyli në një qasje të re.

Biografia dhe veprimtaria e Prof.Bardhyl Qaushit

Prof.Bardhyl Qaushi lindi më 15 gusht 1936, në fshatin Cermjan të Gjakovës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje ndërsa shkollën e mesme në Prishtinë. I diplomuar në Fakultetin Juridik të Shkupit, studimet e tij pasuniversitare i ndoqi në Zagreb të Kroacisë në mbrojtje të doktoratës. Në vitin 1969 punësohet në Gjykatën e Gjakovës. Edhe pse i ri, që në fillim e nisi punën si këshilltar i gjyqësorit për lëminë e së drejtës romake ku pas një kohe të shkurtër transferohet në Gjyqin e Qarkut të Pejës për tu rikthyer si kuadër i profesionalizuar në pozitën e kryetarit të Gjykatës Komunale të Gjakovës. Në fillim të vitit ’90 Prof.Bardhyl Qaushi emërohët kryetari i parë i Shoqatës së Juristëve të Kosovës.

Prof.Bardhyl Qaushi ishte në ndërmjetësim të plagës shekullore të faljes së gjaqeve 

Prof.Bardhyl Qaushin e stolisin virtytet më të larta intelektuale, atdhetare e njerëzore. Etika, morali dhe atdhedashuria e tij u dëshmua me vepra. Burrëria, dinjiteti i lartë, drejtësia, guximi intelektual, ideali i tij i pathyeshëm, intelegjenca e cilësuar me logjikë të shëndoshë, kulti i kombit dhe lirisë së tij, bëri që t’i dalë në ndihmesë popullit të tij, me çrast i caktoi vetvetes një barrë madhore ku përveç se të mirrej me studime, hulumtime e politikë, ai u morr edhe me pajtimin e gjaqeve  dhe me pengesat e hakmarrjes në ndjekje. Në bashkëpunim me liderin ndërmjetësues të faljeve të gjaqeve Prof. Anton Qetën dhe miqve të tjerë intelektualë dhe studentë si: Don.Lush Gjergjin,Mulla Xhevat Kryeziun,  Prof. Zekrija Canën, Prof. Ramiz Kelmendin, e shum te tjer ndihmuan në shërimin e plagës shekullore, faljes se gjaqeve midis shqiptarëve në Dukagjin dhe Kosovë. Prandaj veprimtaria e Prof. Bardhylit dhe elitës kombëtare binte ndesh me synimet e politikës serbofile e çubrilloviqiane të cilët mundoheshin me çdo kusht të nxitnin urrejtje e përçarje me përmasa ndërfetare, me të gjitha mjetet vetëm e vetëm për të na sunduar neve si shqiptarë dhe për të na lënë nën ombrellën e tyre gjakatare. Pikërisht ata që e kanë njohur mirë Prof. Bardhyl Çaushin e kanë në përmbledhjen e mendjes së tyre si një emërues të përbashkët, prandaj intelektuali në fjalë ishte një personalitet me tipare të larta të atdhetarit, profesor, hulumtues e jurist i dijes së thellë, që i dinte në mënyrën më të mirë të mundshme të gjitha shkathtësitë e një dijetari të fushës së drejtësisë dhe të një intelektuali të horizonteve të përgjithshme të dijes. Kishte njohuri për të gjitha dhe artikulonte në mënyrën më të mirë të mundshme edhe në edukimin e brezave të shumtë të UP-së. Pas peripecive të shumta që kishte në proceset  e emancipimit nacional, juridik dhe politik të Kosovës, ishte pothuajse një ndër intelektualët e parë karizmatik shqiptarë të Kosovës

Prof.Bardhyli  ishte intelektual dhe përfaqësues i parë e i lartë i intelegjencës Kosovare 

Si edhe shumë të tjerë edhe unë si kusheri dhe mik i tij pata nderin që ta njoh mirë Prof. Bardhyl Çaushin në kohët më të veshtira të okupimit të vitëve ’80 e ’90 . Ai asnjëherë nuk e ndali veten dhe përkushtimin e tij për atdheun dhe lirinë e Kosovës, prandaj edhe thoshte: “të flijohesh për atdheun e vendit tënd është hyjnore e profetike”. Me zërin e tij të matur, ndonjëherë edhe qortues për padrejtësitë që ndodhnin me shqiptarët, me theksin e mprehtë dhe fjalën përmbajtësore, argumentuese dhe bindëse, njëkohësisht në kërkim të rrugës së drejtë të çlirimit të popullit të tij, Profesor Bardhyli u përfshi edhe në politikën Kosovare pikërisht në Lidhjën Demokratike të Kosovës si bashkëpuntor i ngushtë i presidentit historik Dr.Rugova, si dhe ushtronte detyrën e kryetarit të LDK-së në degën e Gjakovës. Ai njihej poashtu si intelektual dhe përfaqësues i parë e i lartë i intelegjencës Kosovare i cili për asnjë moment nuk pushoi së qeni i drejtë në gjykim e vlerësim pozitiv, në veprim të së drejtës me çrast u jepte njerëzve këshilla dhe drejtësi që në trurin, zemrën e tij e kishte të mbjellur me shumicë dhe thjeshtë mund të themi se ishte një thesar i çmueshem për shqiptarët në përgjithësi.

Ishte muaj janar i vitit 1999. Ishte muaj i ftoftë qe nuk mbahej mend qe moti por shpresa dhe vullneti i madh qe do vij Liria nuk mungonte sidomos te nje kategori njerezish te formuar intelektualisht kombetarisht por edhe me tradite patriotike. Ky fat i mirë me ka ndjekur edhe mua, fale edhe njohjes me Afrim Batallin i cili kishte nje rrjet miqesh shume te gjere nga te gjitha fushat shkencore, kulturore, dhe botes politike e ekonomike.

Dite premte 22 janarit 1999 shkuam te Faton Palloshka ne zyrat e firmes ,, Qabrati ‚,i cili ishte drejtor i kompanisë ,, Qabrati‘‘ Gjakovë. Ne ato rrethana krejtesisht te pa favorshme per sigurine tone fizike kishim lene nje takim: Afrim Batalli, Prof. Bardhyl Qaushi, Qazim Axhemi ish jurist dhe zyrtar i Kuvendit të Gjakovës dhe unë Gjon Krasniqi qe vija nga nje zone mjaft e rrezikshme siq ishte Nepolja e lugut te Baranit, duke marr parasyshe se bijte e saj ishin te angazhuar ne UÇK ku represioni serb po shtohej gjithnje e me shume ne ate zone te Dukagjinit. Ishin kohera sdiduese per tu takuar sepse si sot e mbaj mend imazhin e qytetit te Gjakoves i cili i ngjante nje qyteti fantome pa asnje njeri e levizje. Gjakova i ngjante nje qyteti te vkekur me njerëz të gjallë brënda. Te krijohej imazhi se ne qytet kishte rene mortaja dhe se njerezit ishin bere te huaj per qytetin e tyre. Kudo kishte levizje te makinerise ushtarake serbe dhe qytetaret ndjeheshin ne ankth ne cdo moment. Rralle shihje ndonje automjet transportues publik dhe numri i dyqaneve te hapura numerohej ne gishta. Qarshia e madhe kishte ndaluar ritmin e jetes dhe muret e tyre sikur vajtonin per jeten e gjallerine e dikurshme.

Ah.. Gjakova e dikurshme ku gjallonte jeta. Vend tregetar, vater e arsimit e kultures dhe patriotizmit  shqiptar tanime i mungonte çdo gjë. Mungonte dielli ne fytyrat e zejtareve te cilet pinin kafen ne menyre aristokrate pran dyqaneve te tyre. Mungonte shpresa, mungonte ritmi i jetes mungonte buzeqeshja por edhe fryma qytetare. Tregu i saj ishte ne fakt atlasi historik i qytetit ku shume breza kishin kaluar jeten dhe kishin lene gjurme mbi kalldermat e qytetit por edhe ne mendjet njerezore. Kur kujtoja ato imazhe qe kur isha djal i ri shpirti me vajtonte ne heshtje per ate te kaluar gjalleruese te qytetit.

As sot se kuptoj se si ishim perbiruar neper ato perde hekuri dhe kishim arritur takimin tone te planifikuar kohe me pare. Them te verteten une ndjeva dhimbje deri ne palce kur i pashe ato pamje dhe mendimi qe me shkrepi ne koke ishte ky: ,, Ne qe jemi me pushke ne dore ne male jemi me te sigurte se keta njerez qe iu eshte ngulfatur jeta ne qytet. Se bashku me ate dhimbje e keqardhje po hecja drejt vendit se ku e kishim lene takimin.

Atë ditë patëm biseda nga me të ndryshmet por tema kryesore ishte situata në të cilën gjindeshim, pra lufta. Ishin kohera te veshtira ne te gjitha dimensionet e jetes. Populli ishte ngulfatur nga çdo anë kishte luftime vetëm qyteti ishte ende pa luftëfrontale, kurse periferia e qytetit po ndizej ne flakë.

Pas shume bisedash perpunimit te ideve, marrjes se informatave e perjetimeve qe vinin nga tereni, dhe duke pare ngulfatjen qe po e krijonte ai regjim gjakatar ata burra te dijes e penes por edhe te guximit intelektual e praktik temen e bisedes e fokusuan  te vullneti dhe gadishmeria e ushtrisë çlirimtare per t‘iu kundervene asaj makinerie ushtarake qe po bente terror mbi popullaten. Nuk u la pa u debatuar mes miqesh e njerezish vizionar edhe qeshtja e mungesa e armatimit te nevojshem per luftetaret e lirise dhe balancimi i forcave per kundervenje armikut por mbi te gjitha pas pothuajse dy ore bisedimesh te gjithe ishim te nje mendimi se ; morali aq i madh i Shqiptave per ta luftua makinerin vrastare serbe ishte i jashtezakonshem dhe se ideali i lirise ishte me i madh e me i forte se sa dhuna e barbaria e tyre.

Nder ato reflektime te shumta nuk munguan as bisedat e shqyrtimet por edhe supozimin per mundësinë e intervenimit të Natos ne Kosove pasiqe rrethanat gjeopolitike ishin ne favor te shqiptareve. Nuk munguan as dyshimet e vogla lidhur me kete fakt sepse historia na kishte mesuar se ne si shqiptare gjithmone ishim anashkaluar në procese jetike e historike. Mbasi perfunduar gotat e para me raki.

Afrim Batalli  e muar fjalën dhe tha : 

Unë e shof dhe e ndjej e po i‘u thom qe- Nato do të nderhyj ma se largu në muajn maj për me e shliru Kosovën perndryshe nuk ka kush qe e ndal barbarine serbe..

Afrimi shtoj e tha : që lirija po vjen nuk e di se a do ta pres apo jo dhe nuk e di kush do te jetë gjallë prej nesh por e ushqej nje siguri në vete qe Kosova po shlirohet me nderhyrjen e Natos dhe luftën e djemve dhe vajzave tana qe kanë rrok armet per ket vend. Te gjithe te pranishmit e shikuam me habi sepse fjalet e tij dukej se po vinin nga nje bote tjeter si me thene nje lloj  profetsie qe vjen nga njeriu vizionar e me pervoje te gjate te jetes. Pas pak të gjithëve na pushtoj një heshtje misterioze dhe e shikonim Afrimin  dhe njeri tjetrin me habi.

Dhe ne një moment u thye heshtja Prof. Bardhyli tha;

O Afrim Batalli në Qoftë ashtu siq po thua ti dhe në Qoftë se po e shef  ditën e lirisë që po vjen ,, unë i pari u bafsha kurban i kësaj lirije ‘’… Sa fjalë e madhe e me peshë po kush mund ta thoshte atë fjalë perveq një burri të kombit një intelektual i mirefillte,  një veprimtar i pa lodhun i qeshtjes kombtare.

Me pas mora fjalen une dhe i thashe profesor Bardhylit

Ti dhe mendja jote e ndritur na duhen edhe në liri o prof i nderuar sepse kur të heshtin armet duhet që fatin e ketij populli ta marrin njerezit e shkolluar dhe me vizion sepse diplomacia e armikut tonë shekullor është shumë e sofistikuar dhe dredharake.

Ashtu është Gjon ma kthej Profesor Bardhyli– sepse ende është aktuale shprehja Romake ,, INTER ARMA SILENTE LEGES‘‘ – Ku nderhynë arma pushojne ligjet por edhe nese ligji nuk eshte i zbatueshem njerezit me koka plot krijojne ligje te reja sepse nje popull pa ligje e kushtetute i ngjan nje shpendi te cilit ia kane prere koken dhe nuk di se ku te orientohet.

Pas atyre fjaleve na erdhi per te qeshur te gjitheve nga sensi logjik i tij por patem konsiderate dhe u kufizuam.

Ja shikova flokun e bardhe dhe shtatin si shkemb atij njeriu qe kur fliste te mbillte autoritet e madheshti ne nderdijen tende.

Faton Palloshka e shikoj me habi ate reflektim tonin dhe tha: Une armen nuk e kam marr ne dore por jam në gjendje ta shkri tërë pasurinë që  e kam fituar gjatë jetës vetëm e vetem që ky popull ta fitoj lirinë. Çfar na duhet vallë buka e fituar kur fëmijët tanë nuk kanë ardhmeri.

Eh more miku im reagoi Qazim Axhemi i cili shquhej per njeri vigjilent dhe jurist i dalluar jo vetem ne Gjakove por edhe me gjere.

Ai shtoj se ,, liria e ka çmimin e saj por edhe pergjegjesite e saj‘‘ ne perveq kalimit nga robëria në liri na duhet edhe paqja në mes nesh, orientimi i mire, dhe percafimi i rrenjeve identitare dhe se sa here ta harrojme te kaluaren ne koder na shfaqet nga nje armik i ri andaj duhet pasur kujdes nga histerite sociale.

Megjithate liria do vije reagoi profesor Bardhyli dhe goten e fundit me raki e zbrafi ne fytin e tij si shpat mali.

Te gjithe do jemi bijte e lirise reagova une paksa ne menyre me tradicionale per ta ndezur atmosferen ashtu te renduar jo nga zymtesia e jone por nga realiteti i hidhur i popullit tone qe ishte ne pragun e Holikaustit e gjenocidit.

Nuk kam dyshim ne lirine e ketij populli reagoi Afrim Batalli por rrefimet qe i kam degjuar nga pleqte tane me nxisin te mendoj se edhe pasojat do te jene te medha ne njerez. O sa e sa here eshte djegur Gjakova e Kosova gjate historise shtoj ai.

Kete fat duhet ta mbajm si medalion ne qafe o miku im shtova unë.

Eh.. more Gjon me tha ai pasiqe i dinte mire angazhimet e mia edhe ne krahun e luftes. Kur lindesh ne flake nuk ke frike nga roberia por edhe liria me pasoja krijon lot.

Mos keni frike nga lotet reagoi profesor Bardhyli sepse pa gjakë e lot permendorja e lirisë mbetet e manget. Njeriu nganjehere duhet te behet kurban ne jete per te jetuar tjetri dhe kete pervoje na e kane mesuar paraardhesit tane. Ja kujtone Masakren e Reçakut miqte e mi foli profesori si ti dilte zeri nga ndonje shkemb qe perballej me furtunat e shkeretetiren e tokes.

Pas atyre fjaleve ne na u ndalua fjala ne fyt dhe mendimet na u bene te turbullta sepse ndjenim keqardhje per ate tragjedi shqiptare. Dikush ndezi nje cigare e dikush shterri goten e rakise nga trazimi i brendshem. Ashtu mbetem per pak minuta perderisa fjalen e mori prap profesor Bardhyli i cili shtoj :

Reqaku do behet shkak i lirise sone dhe zhveshjes se maskes serbe ne bote. Fshehja e krimeve nga ana e tyre qe dy shekuj me nuk do u pi uje ne opinionin boteror sepse bota demokratike ne krye me SHBA ka kuptuar se ka ardhur koha qe te riparohen padrejtesite ndaj shqiptareve. Ne si shqiptar kemi avancuar ne mendje e diplomaci por me se shumti do na mbroj e drejta natyrore dhe gjaku i derdhur ne shekuj. Më shqiptari nuk eshte me skllavi i huaj por farketuesi i fatit te tij sepse tani libri e pushka jane bere nje. Edhe evropa diplomatike e dikur e mureve te ftohta ka filluar ta kuptoj realitetin tone historik dhe po i qendron ne krah krijuesit e ruajtesit te paqes ne bote SHBA – së. Armiqte tane me nuk jane armiq po as miq te vertete, por ky eshte kushti e zeri i lirise qe e dikton te verteten historike te nje kombi. Mendoj se : koha e shqiptareve ka ardhur dhe se mbi ate pirg te vuajtjeve shekullore mileniumi i ri do na gjej prap ne tryezen e kombeve te lira. Ai gjate diskursit te tij te magjishem na e la edhe nje fjale testament brezash sepse edhe ai i kishte dilemat e tij ku shtoj : ,, Me mirë është me vdekur duke shpresuar tan jeten ne liri se sa te zhgenjehesh nga liria e vetja e jone‘‘.

Fjalet e tij aq shume na mahniten ku pamja jone mbeti e ngurtesuar ne syte e pamjen e tij prej kreshniku. Ishte nje dialog i quditshem mes miqsh te cilet te shtyre nga dhimbja ndaj kombit ton po debatonim kesi lloj temash kaq ekzistenciale sikur ta kishim ne fatin e lirise ne duart tona. Ne fakt flisnin zemrat tona te dhe zeri i gjysherve tane te vuajtur.

Po nese bota prap do i mbaj veshet e shurdher o profesor cfar te bejme ne e pyeti Qazim Axhemi.

Nuk ka me bote te shurdher miku im i tha profesori Bardhyl, perndryshe Evropa e heshtur do behet armike e lirise se kombeve dhe do jete ne kundershtim edhe me vet zerin e saj te ngritur ndaj botes tjeter pra ish Paktit te Varshaves. Nese ajo nuk e kupton zerin e tragjedise Kosovare nuk do jete me kurre e liruar nga ndergjegjia e saj e vrare.SHBA jane produkt i mendjes e kultures Evropiane por per fatin tone te mire historik ajo eshte shenderru ne polic te botes pas renjes se Bolshevizmit prandaj shpresoj ne lirine tone.

Po si mund ta le te behet e gjithe ajo masaker ne Recak e mos te reagoi pikerisht ky polic i botes reagoi Faton Palloshka.

Eh more Faton Pergjigjet profesori. Disa beteja jane aq te mistershme ku mendja njerezore nuk mund ti zberthej. Amerika eshte Panteoni i lirise ne bote por edhe goditja me e rrufeshme. Asaj nuk i behet vone kur liria e nje kombi duhet te vendoset ne themele te forta per te mos thene te perjetshme. Ajo e ka njeriun e vet ketu Ambasadorin  Wiliam Woker dhe fjalet e tij plot pikellim mos mendo se nuk kan shkuar ne veshet e atyre qe i kane derguar ketu. Kosova do te vuaj por do behet shkak edhe i lirise se ballkanit shtoj profesori.Si po mendon profesor reaguam ne ,Eh mor emiqte e mi theksoi ai : Me mire eshte ta mesosh nje egersire te dali nga kafazi se sa ta injorosh e godasesh  nje te lire. Ballkani do dal nga kafazi i i tij ideologjik dhe do i kthehet rrenjeve te tij evropiane me gjithe ndikimet e shumta shekullore nga lindja duke filluar nga Bizanti e tej.

Evropa nuk eshte armike e jone sepse ne na u ofrua deti gjithmone gjate historisë por kurre se mesuam notin, kurse tani ata e dine notin dhe tereni i luftes jemi ne. Mbi ate teren interesash do te zbardhi edhe dita e shpreses per ne shqiptaret e Kosoves. Kudo sulme me duhi, shperthime e detonime. Ikje te njerezve nga shtepite e tyre, gjeme  e lot kudo por per habi ne te strukur ne pellgun e mendimeve shpresonim ne liri. Edhe zyra  ku rrinim dukej se e kishte pllakosur pikellimi. Te tille dukeshin edhe njerzit ne qytet dhe dritaret mbuluar me perde te trasha dhe tisin e nje ambienti te mistershem. Ne kishim etje per ta pare token tone te çliruar por nuk dinim se a do shpetonim ende pa u nda e  pershendet njeri me tjetrin. Kujtimi i asaj ndeje edhe sot me ngjall nostalgji Pas atij reflektimi te profesorit te gjithe u beme sa konfuz po aq u mbushem me shprese se gjaku i martireve nuk do shkonte kot por per habi per skaj bjeshkeve gjemonin topat posaqerisht per ikjen e hershme nga kjo bote e profesor Bardhyl Qaushit.

Çdo gje e ka ndyshuar pamjen e permbajtjen ne Kosove. Tani edhe te lire ne shume aspekte hera heres e kujtojme kohen e roberise dhe njerezve me ideale te forta. Te tille do e mbaj mend edhe profesorin Bardhyl i cili ishte fryme optimiste dhe njeri me vizione te larta.

Lavdija i qofte çdo njeriut e martirit qe derdhi gjakun per lirine e Kosoves por edhe atyre qe permes mendjes se ndritur nuhaten lirine e saj  para pothuajse tri dekadash. Lirine qe sot e gezojme ne.

Prof.Bardhyl Qaushi ra heroikisht nga dora barbare serbofile me 10.Maj.1999

Çdoherë kur thërriste zëri i atdheut Prof. Bardhyl Qaushi si intelektual i devotshëm e admirues me epietet iu printe rezistencës në sfera të ndryshme dhe çdo herë bënte përpjekje tek popullata shqiptare për drejtësi, unifikim e pajtim mbarëkombëtar për t’i hapur shteg kushtrimit – luftës çlirimtare në mposhtje të sunduesit okupatorial gjakatar serbofil dhe servilëve të tyre, në çrast militarët dhe paramilitarët serbofil gjatë luftës së fundit të Kosovës u futën në lagjen e shtëpisë së tij në Qabrat të Gjakovës dhe dogjën në tërësi lagjen Qabrat të Gjakovës ku dhe  Prof. Bardhyl Çaushi vritet më 10.Maj.1999. Ai ra heroikisht nga dora gjakatare barbare serbo çetnike, për të cilin u mundua të humbej gjurmë prandaj falë trysnisë së faktorit – miqëve ndërkombëtarë Serbia gjenocidiale u urdhërua që të zbardhë rastin dhe të identifikojë kufomën e Prof. Bardhyl Qaushit, me çrast pas gjashtë vitesh, në vitin 2005 u sjell dhe u varros për tu prerë në varrezat e dëshmorëve të atdheut në qytetin e Gjakovës.Kujtimi për Prof. Bardhyl Qaushin si dhe për të gjithë heronjtë e martirët e Kosovës duhet të na shërbejë si udhë rrëfim për të punue më shumë për integrimin ,ndërtimin dhe zhvillimin ekonomik të Kosovës në krye me njerëz dhe figura të tilla si Prof. Bardhyli që nuk janë të inkriminuara në krim të organizuar, korrupsion ,nepotizem e hajni. Prandaj derisa të ketë shqiptarë si heroi Prof. Bardhyl Qaushi do të kujtohen nder të gjitha breznit dhe unë përulem me respekt të madh para veprës së bashkëpunëtorit dhe mikut tim të përjetshëm, tani heroit të Kosovës martire, Prof. Bardhyl Qaushi..! Profesor Bardhyl Qaushi është dekoruar me “Medaljen e artë të Pavarësisë”, me “Medaljen e Artë “Mësues i merituar” dhe me “Medaljen e Artë Presidenciale të Meritave”, prandaj edhe rruga kryesore e qytetit është e pagëzuar me emrin e tij, me të cilën ne do ta kujtojmë për jetë e mot me mendje e zemër si një personalitet ideal i karizmës mbarëkombëtare.

Afrim Batallin e kam mik prej shumë vitesh, dhe që në hapat e parë te njoftimit me të tek ai kam nuhatur një njeri parimor, serioz, shumë punëtor, vizionar dhe mik besnik.

Me Afrimin jemi miq familjar dhe shumë të afërm. Gjatë përvojave të mia të jetës  kam pas rastin të rri me shumë njerëz miq tëAfrimit Njerëz të Politikes të Shkencës, afarist, shkrimtar, personalitete me zë në leminë e Mjekësisë ku ne kete fushe Afrimi kishte miq të shumtë.

Nga ato takime unë përfitoja shumë përvoja dhe perthithja shumë ngjarje e informata nga bota shqiptare dhe rrjedhat shoqerore në ato kohëra krize për Kosovën.

Afrim Batalli si burre intelektual dhe vizionar, intuitiv, qe ishte kishte arritur ta kishte firmen e parë private prodhuse në ish Jugosllavi që në vitin 1989 dhe ne arkivin e nderrmarjeve private figuron me numrin një të regjistrimit ,Inova  industria e gypave të plastikës.

Afrimi kur kishte filluar punën si ndërrmarrës i dalluar kishte bërë një marrëveshje me punëtorët e tij pra një kontratë me kushtinse“  ,, ai  punëtor që bënë 10 vjet punë pa nderprerje  do ketë apo perfitoj një shtëpi deri në 100 m2. Unë jam deshmitar i kesaj ngjarje e parimi që dy punëtor që kanëpunuar 10 vite pa nderpreje ne kete firme kanë përfitua shtepi falas nga ky burrë i fjalës dhe motivues i madh per ta gjalleruar jeten ne Kosovë.

Bazu ne faktin qe e njoh pothuajse 35 vite kam krijuar bindjen se Afrimi eshtë një njeri me vlera njerëzore ,humanist, Aktivist i qeshtjes kombtare por edhe dashamirë i traditës dhe vlerave kulturore.

Afrim Batalli është njeriu i parë që kur masat e dhunshme ndan bugjetin për ndertimin e kishës serbe në Gjakovë ata caktuan tatim ne kuriz te shqiptareve kur bënim regjistrimin e makinave. Ai hoqi dorë nga regjistrimi i makinave dhe i la të gjitha pa i regjistrua. Ky ishte një shembull i mirë për gjithë dhe nje sinjal se si duhej bojkotuar nje sistem e regjim gjakatar qe mundohej te perfitonte ne djersen e kurrizin e shqiptareve.

Nga viti 1997 ky nderrmarrës i dalluar e nderpreu prodhimin në fabrikën ,, Inova‘‘por të gjithë punëtorët i mbajti në punë duke i mbajtur te lidhur me pagën mujore.  Ai ishte zotuar dhe deklaruar me keto fjalëpara punetoreve te molisur e pa shprese nga kriza politike dhe ekonomike. ,, Sa tëkam unë do keni dhe ju‘‘. Shtrohet pyetja kush e banë kete veprim human por edhe me vizion kombetar. Vetem një njeri me plot kupimin e fjalës. Njeriu qe pertej interesit personal ka dhimbje edhe per qytetaret e tij qe mezi arrinin ti mbanin familjet e tyre. Unë me Afrimin isha i pa ndashem pothuajse ne te gjitha ndejet, proceset e rrjedhat shoqerore andaj perjetimet e respekti per te eshte ne shkallen me te larte sepse ia njoh mire vlerat e tij te shumta.

Tani jeta jone zhvillohet ne liri por na mungojne viganet e kombit siq ishte profesor Bardhyl Qaushi e shume te tjere.

Martirizimi i tyre, idete e frymezimet e tyre u bene udherrefyes per jeten tone ne liri. Jo rralle kujtojme ato kohera kur ekzistenca jone ishte ne zgrip por edhe ngjarjet e lavdishme qe u zhvilluan me vone siq ishte epopeja e UCK – se ne Prekaz, ne krye me komandandit legjendar Adem Jashari, Masakren e Mejes e Korenices, ne Gjakove, masakren e Kralanit, hyrjen triumfale te trupave te NATOS ne kosove dhe ushtrise clirimtare, rimekembjen e jetes ekonomike dhe gjakimin per integrim ne boten e civilizuar.

Jo rralle i themi njeri tjetrit : po na duket se kemi jetu ne dy kohe e dy epoka por prap ndjehemi te lumtur qe e perjetuam lirine e Kosoves…

Afrimi per mua do mbetet mik  i vertete e model se si duhet dashur atdheu ne veper e jo me fjale qellim te cilin e pata edhe une gjithmone ne jete.

Ibrahim Kelmendi i reagon teologut Drilon Gashi duke i thënë se po taktizon për ta shpëtuar Islamin

2
Ibrahim Kelmendi, Gjermani
____
Drilo i respektuar, taktizimet që po i përdorni për të shpërtuar Islamin nga kompremetimi diskreditues janë karaxhozllëk, nuk janë fisnikëri e ndërshmëri.
Kur fragmentet e Kuranit kanë përmbatje primitive, agresive, amorale, pedofile, poligame, diskredituese, karxhozët muslimanë i mbrojnë ato me gënjeshtren: teksti i Kuranit nuk mund të perkthehet, por vetem të interepretohet. Që do të thotë, fajin e kanë përkthimet.
Tjetra, si në rastin e tanishme, hadidhet që përmbajnë të vërteta të hidhura, komprometuese e diskredituese, si ato për pedofili të Mohamedit, për dhunimin seksual të Mohamedita ndaj robreshave të luftës, etj., karaxhozët mundohen t’i demantojnë me ndihmë të “shkencës islame” që merreshka me analizë të haditheve, cilat janë sahi e cilat nuk janë.
Pothuajse të gjithë islamologët afrikanë, aziatikë, pranojnë se hadithet për martesë të Mohamedit me Ajshen 6-vjeçare, i quajnë sahi (të vërteta) dhe i propagandojnë, bile ekstra praktikojnë pedofili për të imituar “profetin”. Ndërsa klerikët, si rasti Yt, mundohen me i kundërshtua të tilla hadithe, vetëm pse në Hemisferë të Globit kjo lloj martese quhet pedofili dhe është e ndaluar dhe e denueshme me ligj.
Kupto, të lutëm, nuk mund të insistosh të jesh më i informuar Ti se kyemyftitë e Islamit në shtete islamike, as se ligjeruesit e Islamit në fakultete islame e as se fatfa-dhënësit në shtete islame.
Përgjithësisht, ekziston një konzes në mes të islamologëve: hadithet e kanë ringjall Islamin selefist, meqë pas zhdukjes se pinjollëve të Familjes se Mohamedit nga Kalifi Mujavija (661-680), Islami qe zhbë, duke vazhduar me jetua vetëm në hadithe (legjenda), prandaj është ringjall e përhap, falë grumbullimeve të haditheve, rreth 200-300 vjet pas vdekjes se Mohamedit.
Ti edhe Biografinë e Mohamedit nga Ibn Is’hak (të reprodukuar nga al Tabari), e konteston, edhe pse e ke pas një nga lëndet/provimet kryesore në medrese, sepse ca fragmente të asaj Biografie përmbajnë fragmente për angazhimet fashistoide e amorale të Mohamedit.
UROJ të trimërohesh dhe të iluminohesh për të ofruar shtjellime sa më korrekte.
RESPEKT!
SLM / TUNG
DRILON GASHI:
[Ky është reagimi i Teologut musliman Drilon Gashi, ndaj postimit të djeshëm të Arber Gashit:]
Të nderuar,
Kur flasim për hadithet dhe mësimet e Islamit, është thelbësore të kuptojmë kontekstin historik dhe social në të cilin janë thënë. Shumë hadithe kërkojnë analizë të thellë dhe nuk mund të merren literal pa kuptuar rrethanat dhe qëllimin e tyre.
Islami ka një metodologji shkencore të sofistikuar për të vlerësuar autenticitetin e haditheve. Jo çdo hadith është i pranuar nga të gjithë dijetarët, dhe ka një traditë të gjatë të kritikës së brendshme dhe verifikimit të burimeve për të siguruar që praktikat dhe besimet të bazohen në burime të besueshme dhe të forta.
Përtej kësaj, është e rëndësishme të theksojmë vlerat universale të Islamit, si drejtësia, mëshira, ndershmëria dhe përkushtimi ndaj Zotit. Këto vlera janë thelbësore dhe qëndrojnë në zemër të mësimeve islame, duke promovuar një jetë të moralshme dhe të drejtë.
Sidoqoftë, kur individët kritikojnë Islamin për interesa personale, është e rëndësishme të reflektojmë mbi motivet e tyre të vërteta. Hipokrizia dhe qëllimet e fshehta nuk i shërbejnë asnjë besimi dhe përçmojnë ndershmërinë dhe sinqeritetin, cilësi këto që janë të rëndësishme për çdo besimtar, pavarësisht nga feja.
Në fund, për të kuptuar vërtet një fe, duhet t’i afrohemi asaj me sinqeritet dhe një mendje të hapur, duke kërkuar të vërtetën dhe të mirën për të gjithë njerëzimin.
Me respekt,
Drilon Gashi
ARBER GASHI:
[Postimi i djeshëm i Arber Gashit:]
Hadith i Imam Buhariut, përmes të cilit hidhet poshtë pohimi se shpalljet u bënë përmes engjujve
Ishte një i krishterë që përqafoi Islamin dhe lexoi suren-el-Bekare dhe Al-Imran, dhe ai i shkruante (shpalljet) për Profetin. Më vonë ai u kthye përsëri në krishterim dhe thoshte: “Muhamedi nuk di gjë tjetër veç asaj që kam shkruar për të”. Pastaj Allahu e bëri atë të vdiste dhe njerëzit e varrosën, por në mëngjes panë se toka e kishte hedhur trupin e tij jashtë. Ata thanë: “Kjo është vepër e Muhamedit dhe e shokëve të tij. Ata gërmuan varrin e shokut tonë dhe e nxorrën trupin e tij prej varrit, sepse ai kishte ikur prej tyre”. Ata përsëri gërmuan varrin thellë për të, por në mëngjes panë përsëri se toka e kishte hedhur trupin e tij jashtë. Ata thanë: “Kjo është vepër e Muhamedit dhe e shokëve të tij. Ata gërmuan varrin e shokut tonë dhe e hodhën trupin e tij jashtë, sepse ai kishte ikur prej tyre.” I gërmuan varrin aq thellë sa mundën, por në mëngjes përsëri panë që toka e kishte hedhur trupin jashtë. Kështu ata besuan se ajo që i kishte ndodhur nuk ishte bërë nga qeniet njerëzore dhe duhej ta linin të hedhur (në tokë).
حَدَّثَنَا أَبُو مَعْمَرٍ، حَدَّثَنَا عَبْدُ الْوَارِثِ، حَدَّثَنَا عَبْدُ الْعَزِيزِ، عَنْ أَنَسٍ ـ رضى الله عنه ـ قَالَ كَانَ رَجُلٌ نَصْرَانِيًّا فَأَسْلَمَ وَقَرَأَ الْبَقَرَةَ وَآلَ عِمْرَانَ، فَكَانَ يَكْتُبُ لِلنَّبِيِّ صلى الله عليه وسلم، فَعَادَ نَصْرَانِيًّا فَكَانَ يَقُولُ مَا يَدْرِي مُحَمَّدٌ إِلاَّ مَا كَتَبْتُ لَهُ، فَأَمَاتَهُ اللَّهُ فَدَفَنُوهُ، فَأَصْبَحَ وَقَدْ لَفَظَتْهُ الأَرْضُ فَقَالُوا هَذَا فِعْلُ مُحَمَّدٍ وَأَصْحَابِهِ، لَمَّا هَرَبَ مِنْهُمْ نَبَشُوا عَنْ صَاحِبِنَا‏.‏ فَأَلْقُوهُ فَحَفَرُوا لَهُ فَأَعْمَقُوا، فَأَصْبَحَ وَقَدْ لَفَظَتْهُ الأَرْضُ، فَقَالُوا هَذَا فِعْلُ مُحَمَّدٍ وَأَصْحَابِهِ نَبَشُوا عَنْ صَاحِبِنَا لَمَّا هَرَبَ مِنْهُمْ‏.‏ فَأَلْقَوْهُ فَحَفَرُوا لَهُ، وَأَعْمَقُوا لَهُ فِي الأَرْضِ مَا اسْتَطَاعُوا، فَأَصْبَحَ قَدْ لَفَظَتْهُ الأَرْضُ، فَعَلِمُوا أَنَّهُ لَيْسَ مِنَ النَّاسِ فَأَلْقَوْهُ‏.‏
***
Per me shume informim:

Atdheun për mua, duke qenë unë fizikisht larg tij, e ka zëvendësuar mami im

2
Im bir sot më ka emocionuar si rrallë herë dhe për forcën e mesazhit që ndodhia përfshin dua ta ndaj këtu me ju.
Profesori i lëndës së logjikës i bën një pyetje klasës: çfarë është Atdheu për ju? Fëmijët janë në moshën e adoleshencës dhe nuk është fort e thjeshtë të nxjerrësh një mendim të kulluar në këtë moshë.
Kur i erdhi rradha tim biri, i thotë profesorit: Ju profesor ndoshta nuk do ta kuptoni përgjigjen time e jam i sigurtë se do t’ju duket dhe fort e çuditshme. Atdheun për mua, duke qenë unë fizikisht larg tij, e ka zëvendësuar mami im.
Profesori sigurisht çuditet nga përgjigja dhe i thotë tim biri të japë një arsyetim për këtë përgjigje. Ai vazhdon: Atdheu im natyror është një vend ku deti dhe malet bashkëjetojnë aq bukur në të njëjtin pejsazh, ku njerëzit janë të bukur si pejsazhi, ku problemet janë të thella si deti e zgjidhjet të mundimshme sa kapërcimi i maleve. Unë e kam jetuar pak Atdheun tim, kur u largova prej tij nuk e dija që kthimi tek ai do të shkonte kaq gjatë e unë do të rritesha duke parë të tjera male, rrugë, qytete e të tjera pejsazhe, por kurrë aq të dashura e të shenjta. Atdheu im që prej ditës që u largova prej tij, u bë mami im. Kur nisi klasa e parë, fillova të shkruaja alfabetin e një gjuhe tjetër, jo atë të gjuhës së nënës time. Dhe ajo ishte aty me mua, duke më ndihmuar të bëja timen një gjuhë që nuk ishte e imja, e as e saj. U dëshpërova pa masë që fjala e parë që shkrova në fletore nuk ishte: mami.
Ajo e lexoi dëshpërimin në sytë e mi, ndalet, m`i merr duart në duart e saj dhe më thotë: dëgjo zemër, pasi të mbarojmë mësimet e të bësh të gjitha detyrat do të fillojmë mësimin e gjuhës shqipe. Të kam blerë abetaren dhe të gjithë librat e klasës së parë që bëjnē fëmijët në Shqipëri dhe unë do të jem mësuesja jote e gjuhës shqipe, më pas edhe e letërsisë, e historisë, e gjuhës angleze po ashtu. Çdo ditë, për vite me rradhë, pasi bëja mësimet e shkollës, fillonte ora e “dashurisë” mësimi i gjuhës shqipe me mamin tim. Në çdo tre libra që do të lexoja gjatë muajit, njëri ishte patjetër në gjuhën shqipe.
Dashurinë për Atdheun mami im e ka shkruar në zemrën time me shkronja në shqipe, në gjuhën e nënës time. Unë sot flas dhe shkruaj shqip sikur të mos kem ikur asnjë ditë nga Shqipëria. Dhe çdo mëngjes që zgjohem për të filluar ditën them me vete: një ditë më pak që më afron me kthimin në Atdhe.
Profesori, që është një burrë i ftohtë e fjalëpak, ishte emocionuar. Shkëput një fletë nga blloku i tij dhe shkruan diçka në të. E palos dhe ia jep tim biri duke i thënë: këtë letër çoja mamit, ti nuk duhet ta lexosh sepse nuk është për ty.
Kur vjen im bir në shtëpi më tregon gjithçka dhe në fund nxjerr letrën nga xhepi duke më thënë: nuk e kam lexuar çfarë ka shkruar mam, ndoshta ka shprehur habinë e tij për përgjigjen time, nuk di nëse më ka kuptuar. Në fund të fundit ai nuk e di çfarë do të thotë të largohesh nga shtëpia jote, nga shokët, nga gjyshërit. Ai nuk ka si ta kuptojë.
E hapa letrën, e lexova dhe u përlota. Profesori kish shkruar: “Nuk e di sa krenare jeni ju për djalin që keni rritur dhe edukuar por unë jam mjaft krenar që jam profesori i tij dhe që kam fatin ta kem nxënës në gjimnazin tonë. Pyeteni t`jua tregojë përse ia kam dhënë këtë letër dhe do ta kuptoni përse po jua shkruaj këto fjalë znj. Toptani”.
Ka raste kur momente të tilla të tregojnë realisht vlerën e gjithë përpjekjes, lodhjes, sfidës e sakrificës dhe ti e kupton qe ia ka vlejtur.
Ervina Toptani

Dorëshkrimi serb për Gjergj Kastriotin i vitit 1778 IV

0

Prof. dr. Hakif Bajrami

Familja e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut , sipas dorëshkrimit 
 
Shkrimtari Serbian (Teodosie) në dorëshkrimin e tij për Skënderbeun (1778), ka shkruar pa asnjë kaptinë apo pjesë të sistemimit, pra ishte dorëshkrim pa kompozicion. 
 
Lidhur me këtë, sa i takon Pal Ëngjelit, dorëshkrimi Serbian thot se “është i pari që ka shkruar libër për Kastriotin, por që librit tij I ka humbur çdo gjurmë”. 
 
Do të thoshim edhe një herë se ai shkrim sigurisht është anatemuar nga Vatikani, si klerik i të cilëve ishte Pali.
 
 Se cili ishte fati i librit tij duhet të zbulohet duke hulumtuar relacionet e tij me Vatikanin dhe Vaslenën. 
 
Së treti, për familjen e Skenderbut ndër të parët ka shkruar edhe Dhimtër Frangu më 1480, i cili shkrimin (kompozicionin) e tij e ndanë në 10 kaptina.
 
 Kurse Marin Barleti (1503/5) shkrimin e tij për Skënderbun e ndanë në 13 kaptina.29. (29.Shiqo: Këto botime dhe krahasoi me realitetin hostorik të kohës sonë). 
 
 Karriera e Gjergj Kastriot Skënderbeut sipas Dhimtër Frangut përshkruhet se ishte djali i Gjon Kastriotit, zotruse i Emantisë ose Umentstisë. 
Nëna e Gjergj Kastriotit Skenderbeut , sipas Dhimitër Frangut, ishte Vojsava, vajzë e një zotëruesi nga Pollogu i Maqedonisë dhe Bullgraisë. 

                                         Gjon Kastrioti 

Lidhur me këtë, babai i Skenderbeut (Gjon Kastrioti) duke mos u pajtuar që të konvertohet në islam, do të lidhë paqe me Sulltan  Muratin, duke pranuar vazalitet dhe duke i dhuruar fëmijët si peng: Reposhin, Stanishën, Kostandini (i cili në pagzim sipas serbianit quhej Gjergj.30. (30.Shiqo komentimet e: Sansovinit, f. 272 cituar sipas Ç. Mijat. Serpski rukopis o Skenderbegu 1880/90), f. 22).
 

Gazeta "Dibra" - THE PURE ALBANIAN ORIGIN OF VOJSAVA TRIBALDHA CANNOT BE REPRESENTED. It is a historical fact that Skanderbeg, while he was alive, was betrayed by his closest comrades-in-arms and collaborated with the enemy.

Gazeta “Dibra” – THE PURE ALBANIAN ORIGIN OF VOJSAVA TRIBALDHA CANNOT BE REPRESENTED. It is a historical fact that Skanderbeg, while he was alive, was betrayed by his closest comrades-in-arms and collaborated with the enemy.

 

 Marin Barleti familjen e Skenderbeut e plason se ka prejardhje nga Emantia. Ndërsa gruaja babait Skenderbeut (Gjoni) ishte një princezë rasiane, e cila i lindi nëntë (9) fëmijë:vajzat- Marën, Jellën, Angjelinën, Vllaicën; djemët: Reposhin, Stanishën, Konstandinin dhe Gjergjin.
 
Dorshkrimi Serbian (Teodosie) shkruan se Gjon Kastrioti e kishte bashkshorte Voisavën me prejardhje bullgaro-vllehe.
 
Me te Gjoni i kishte 3 djem : Stanishën, Gjorgjin dhe Konstandinin.
 
Dorshkrimi Serbian prejardhjen e Skenderbut e nxjerr nga thrakasit ose e lenë zvarë, në fillim. 
 
Dorëshkrimi Serbian thot se Gjoni ndahet nga fëmijët e vet, sepse sulltani e shkeli marrëveshjen duke ia muslimanizuar TRE djemtë. Kallugjeri Serbian në dorëshkrim (supozohet se është njëfar Teodosije-H.B) qalon në falsifikime serioze  sa që shkruan se Gjergji para se të “lindëte”, është BIRSUAR nga Gjoni dhe Voisava”!!!
 
 Kemi të bëjmë pra me një gënjeshtër të paskrupullt  serbiane të radhës. 
 
Dhe, ënjenë  popi serb  ngase  e ka  lënë testament  Sveti  Sava nga viti 1219. 
 
Lidhur me biografinë e Skenderbut, M. Barleti shkruan se u muar nga Sulltani si haraq në gjak në moshën 9 vjeqare.
 
 Ndërsa Dhimitër  Frangu shkruan se Gjergj Kastrioti u dergua  në oborrin e Sulltanit në moshën 8 vjeqare.
 
Sipas dorëshkrimit Serbian, Gjergji u dërgua në Pallatin e sulltanit në moshën 12 vjeqare.31. 
(31.Shiqo veprat e autorëve të cekur dhe Dorëshkrimn Serbian f.61.,f.163/5). 
 
Sipas M. Barletit kontakti i pare i Skenderbeut me luftën ndodhi në Anadolli në moshën 18 vjeqare. Sipas Dh. Frangut kontakti I Skenderbeut me luftën ndodhi në moshën 19 vjeqare. Ndërsa, sipas dorëshkrimit Serbian kontakti I Skenderbeut me luftën padiskutueshëm ndodhi në Anadolli në moshën 20 vjeqare. Lidhur me kët për dallim nga lufta ekipore, në dyluftim sipas Dh. Frangut dhe M. Barletit Skenderbeu doli kundër Jahja Zanpës, Dorëshkrimi Serbian lidhur me këtë thot se Gjergj Kastrioti Skenderbu në dyluftim doli me Adiosin, ndërsa herën e dytë doli kundër Zam Hasanit. Lidhur me këtë dorëshkrimi Serbian thot se Skenderbeu gjatë dyluftimit u sulmua pabesisht(tinzishtë) pas shpine nga Zapsa derisa po luftonte kundër Jahjas. Pra Skenderbeu jo vetëm që deshmoi heroizma idviduale, por deshmoi gjenialitet komandues edhe në luftëra vednimtare për Perandorinë, e për të cilat nuk dihet ende. 32.(32.Shiqo edhe Dorshkrimin Serbian 1778, f. 125; B. Hrabak, Skenderbeg I njihova ratna vestina, dprëshkrim 1972-ligjeratë.). Në vijim dorëshkrimi Serbian e përshkruan Skenderbeun në luftë kundër Ugërve (Hungarezëve-hb) ku manovroi sa që Ugrët u tërhoqën nga lufta kurse Kastrioti u kthye në Edrene me tërë ushtrinë e ku Sulltani e priti me festim të paparë.33. (33.Dorshkrimi Serbian, f. 125). Lidhur me këtë M. Barleti dhe Teodosie (autori Serbian?) shkruajnë se Skenderbeu luftoi një kohë kundër bizantinëve dhe kundër Ugërve (Hungarezëve), duke deshmuar intelegjencë dhe profesionalizëm të paparë ushtrak. Në këto luftëra thot dorëshkrimi, Skenderbeu së jashtmi luftonte si musliman I devotshëm, ndërsa në zemër ishte I krishterë, pra nuk thot as ortodoks e as katolik. 34.(34. Dorshkrimi Serbian, f. 131). Dorëshkrimi Serbian e potencon se “Skenderbeu nuk luftonte kurrë me zemër kundër të krishterëve”. 35. (35. Dorëshkrimi….f. 182). Madje, pas vdekjes së të jatit,thuhet në dorëshkrim, Sulltani ia helmos vllazërit e Skenderbeut?. Me këtë rast, Sulltani do ta ketë një bisedë SERIOZE me Skenderbun, sepse ky I fundit e luti seriozisht që ta kthejë në pronën (shtetin) e babait të tij për ta vazhduar “shtetësinë princore”, si vazal më 1441..36. (36.Dorëshkrimi Serbian , f. 2=127). Probelmi vijues që shtrohet në dorëshkrimin Serbian është pyetja: Pse Sulltani në shumicën e betejave vendimatre për një dekadë e më tepër, ia beson komandimin Skenderbeut. Të përgjigjesh në këtë pyetje do të thot se Skenderbeu, thuhet në dorëshkrim ishte: I dashur nga ushtarët, së dyti ishte me fat, së treti ishte komandnat temperament me refkekse të papara shpejtësie në përdorimine shpatës dhe shigjestës, se Heroi I luftërave të tilla të rrufeshme dhe të pamëshirëshme donte të tregohej dhe të ishte gjithëmonë I PARI. Ky virtyt i krijoi Sulltanit njëherit edhe një FRIGË, se ky personalitet promotor I të gjithë luftëtarëve nga viset e TRI kontinenteve (Evropë, Azi, Afrikë) po imitonte Aleksandrin e Madh dhe do ta tejkaloi, dhe një ditë do ta aspirojë FRONIN, prandaj në luftërat vijese, vet Sulltani ia caktone detyrn që të jetë I PARI duke ia dhuruar merin SKENDERBE-KRYEGJENERAL, duke ia “krijuar shansën që një ditë në një betejë e ato ishin të shpeshta, të VRITET”. 37.(37.Dorshkrii Serbian, f. 131;Dok. Nga Hilandari të siellura nga B. Hrabak përmes një kallugjeri që ishte denuar dhe ekskomunikuar atje në vitin 1965.). Dorëshkrimi Serbian zbulon se MISIONI I Kardianlit Juliani (misionar I Papës-hb) nuk ishte i përshtashem për të krishterët ortodoks. Në faktë, zbulon dorëshkrimi, se ortodoksët dhe katolikët ma tepër URREHESHIN në mes veti për primat të kanoneve se : Zoti PËRMES Krishtit e jep shqiprin (ortodoksë); SE Zoti DHE Krishti e japin shpirtin (katolikët). Shqiptarët pra janë ndrydhë skajshmërishtë nga të dy anët, para se të arrinte Islami I cili u treguan më “shkencor”, duke përjashtuar premisat profane filozofike trasmetuese të SHPIRTIT- gjallërisë nga Zoti “PËRMES” KRISHTIT (Ortodoksët) dhe, SHPIRTIT- gjallërisë nga Zoti DHE KRISHTI (Katolikët);te ISLAMI duke ‘deshmuar’ se Zoti DREJTËPRËRDREJTË e jep SHPIRTIN, pa ndemejtsimin dhe pa Muhamedin. Në këtë mjegulli racionalizmi dhe empirizmi filozofik mazohist, protestant shqiptarët, shumë lehtë do të konvertohet në racionalizëm emprik islam në stilin COGITO ERGO SUM.38. (38.Shiqo dorshkrimin Serbian dhe parantezat e tij fikse.f.165;175..hb; shiqo: Rene Dekart, Discour de la metode…). Dorëshkrimi Serbian e përshkruan luftën e Skenderbeut në Moravë, duke komanduar që të tërhiqet nga lufta me Ugrët (Ungarezët). Dorëshkrimi jep lidhur me këtë një risi se Skenderbeu do t` i vrasë të gjithë ata jeniqerë (ushtarë) që nuk i binden (1444 apo 1448?), për mos me I treguar Sulltanit filozofin e DEZERTIMIT, DUKE I GJURMUAR EDHE ATA USHTARë Që KISHIN GJETUR STREHIM TE FSHATARëT VENDAS të cilët e flasin një gjuhë larg asaj slave, pra shqip në trevën e Toplicës.39. (39.Dorëshkrimi . f. 201; Dokumente të kometuara nga B. Hrabak 1969-ligjeratë.). Skenderbeu sipas dorëshkrimit lajëmorohet përmes Hamzait se do të kthehet në Kruajë. Në vijim fragmentarizohet fjalimi I Gjergj Kastriotit SKENDERBEUT në Krujë. Ai fjalim thot dorëshrimi ishte një nivel ma I lartë se oratoria e Ciceronit, duke akuzuar Sulltanin për robrim të popullit tij, duke treguar se është kthyer për t` u vu në ball të atdheut, se LIRINË NUK UA KAM SIELL, POR E GJETA KËTU TE JU, NË SHPATAT DHE SHIGJETAT E JUEJA.”. 40.(40.Dorëshkrimi …f. 203; Ligjerata e B. Hrabakut 1969.). Dorëshkrimi Serbian provon ta zbulojë se ku është zhvilluar beteja e dytë e Kosovës më 1448?. Në dorëshkrim theksohet se lufta është zhvilluar në kishë (Graçanicë). Dilema a lidhi Skenderbeu paqe apo armpushim me Sulltanin në Shkup më 1463? Çështje tjetër thelbësore është se Gjergjë Kastrioti SKENDERBEU më 1463 a lidhi Marrëveshje paqësore me Sulltanin në Shkup, apo ajo marrëveshje ishte një armëpushim. Nëse është lidhë Marrëveshje paqësore, atëherë Sulltani e ka thyer SHERIATIN, nëse Skenderbeu ishte aty si I KRISHTERË, sepse (asnjë SULLTAN KURRË-hb) nuk ka pasë të drejtë të lidhë PAQE me një të krishterë. Ky fakt përmes dokumenteve autrentke që ruhen në Stamboll, mund të zbulohet, por po mbahet qe dy shekuj ur dihet I “skajuar nga hulumtuesit”. Nëse Sulltani dhe Skenderbeu kanë lidhë marrëveshje PAQESORE në Shkup më 1463, atëherë Kastrioti ishte musliman, për ndryshe sipas Sheriatit “çliruesi I Stambollit më 1453, në asnjë variantë nuk ka guxuar të nënshkjruaj paqe me të krishterin. Nëse Skenderbeu ishte IMAM I ushtrisë që e koamndonte ai së pakut me rregullat sulltanore është dashur që së pakur 15 herë “ta bëjë HATME KURANIN”. Autori I dorëshkrimit me tërë mundësinë intelktuale PROVON ta falsifikojë luftën e Skenderbeut se ishte me orgjinë serbiane. Në asnjë mënyrë autori nuk mund të pajtohej se një shqiptar do të fitonte namë të tillë në tërë Evropën, sepse edhe atëherë arbanasit konsideroheshin për sllavët “armiqë për vdekje”. Dhe provonte këtë, popi sernian Teodosie, për ta dytësuar të drejtën shqiptare, sepse pikërishtë nga kisha nxitej që një ditë të përtrihet perandoria e Dushmanit (Dushanit) 1346-1355). Fjalimi i Skenderbeut sipas dorëshkrimit serbian kur erdhi në Krujë Dorëshkrimi Serbian zbulon një detal me rendësi kur është në pyetje fjalimi I Skenderbeut, pas kthimit në Arbëri, përmes Nishit-Prekupës-Kushumlisë-LLapit-Kulinës-Caralevës-Prizrenit-Lumës-Dibrës në Krujë. Aty ndër të tjera thot: “Lirinë e kemi në shpatat dhe shigjetat tueja. Ky faktë bëhet më I sigurtë sepse me neve janë vllazërit tanë-Dibranët”.41. (41.Dorëshkrimi, f. 186). Lidhur me këtë, Kuvendin sipas Dhimitër Frangut dhe Marin Brletit, Skenderbeu e ka mbajtur në Krujë. Ndërsa, sipas Dorëshkrimit Serbian kuvedni është mbajtur në Ulqin. 42. (42. Dorëshkrimi…f 130;f. 30). Në Kuvend Skenderbu do të thot se do të kemi vështërsi sepse kemi të bëjmë me amriqë të popullit, prandaj do të ketë deshprime nga nënat dhe baballarët tanë, por liria nuk ka çmim dhe ne do të luftojmë për ta meriatuar atë”. 43.(43.Dorëshkrimi… f. 196). Dorëshkrimi Serbian zbulon se ekspedita e parë kundër Skenderbeut e nxituar nga Sulltani është drejtuar nga Ali Pasha (Barleti), ndërsa Dh. Frangu komandarin që e sulmoi Skenderbun e quan Bali Pasha. Dorëshkrimi Serbian me qellim i pshtjellon vendet dhe emrat për ta promovuar Skenderbeg “Cenojeviqin”, që ishte malazez I islamizuar e që ishte sanxhakbe 1513-1929 me qendër në Zhablak, pra jo në Krujë si qendrë e Arbanisë.44. (44.Dorëshkrimi..f. 173). Edhe emrat e pjesëmarrësëve në Kuvednin e Skenderbeut me rastin e kthimit në Krujë, dorëshkrimi serban I jep shtrembërim duke I injoruar shumë shqiptarë e duke I vënë në pozitë përparësie despotin e Vlorës-Stepanin, që kishte mbetur si relikt I kohës Dushmanit ( Dushanit) dhe njëfar Ivan Bojanin e pjesë jugore të Ulqinit. Këto supozime janë më tepër se roamntizëm I hiperbolizuar me prapavi meskine lashtosllave. 45.(45.shiqo gjërësisht makiancionet në: Dorëshkrimi…f.192-201). Megjithë atë dorëshkrimi e parnon se “Lotët e nënave dhe baballarëve të kreshnikëve të Skenderbut, do të bëhen për herë të parë me dominum dhe imperim, grancion I autoktonisë dhe lashtësisë arbërore, që do të thot ngjizëje mendimi, fjale dhe vepre me popull dhe pushtet të bashkuara albano-shqiptare.46. (46. Shiqo provat për shtrenbërime të relitetit në:Dorëshkrimi…f.190- 199.). PËRFUNDIM-KONKLUZAT DISKUTUESE Dorëshkrimet janë një botë në veti në lëminë e shekncave shoqërore, posaçërisht kur është në pyetje Mesjeta por edhe periudhat tjera. Zakonisht dorëshkrimet që mbesin të pabotuara, janë për tri shkaqe: ose nuk kishte mjete për botim, ose nuk kishte shtypshkronja, ose donin të shtrebëronin të vërtetën dhe me kohë ajo tendencë është mbetur si “mall” për depo, që nuk është kurrfar malli për treg, sepse malli I deponuar nëse nuk çarkullon është zero vlerë. Një dorëshkrim I tillë Serbian nga viti 1778 për Sekendebeun ka mbetur I pabotuar sepse politika serbiane e sidomos kisha nuk shfaqi interesim për ta botuar, sepse i prishte marëdhëniet me Portën, sepse provonte Heroin e shqiptarëve ta konvertojë në sllav, e që vinte në kundershtim me tërë shekncën e historisë botërore. Dorëshkrimi Serbian për Skenderbeun daton nga 5 janari 1778. Dorëshkrimi I formtit okatvë i ka 206 fletë me germa kaligrafi. Në faqën e parë me ngjyrë të kuqe përshkruhet jeta e të parëve të Skemderbeut. Ky dokument deri më 1890 I ka takuar Mihajllo Vukotiqit. Pas kësaj kohe pronësia e tij ka kaluar në Bibliotekën Popullore të Serbisë. Për ta bërë vlerë të “nivelit”, thuhet se dorëshkrimi është nxierr nga dorëshkrimet e vjetra ruse, e thenë kjo që nuk përkon me të vërtetën. Dilema pra shtrohet a është dorëshrimi original Serbian, apo është përshkruar aq më parë kur dihet se Rasianët ishin fqinjë të shqiptarëve nga shekulli XII- në kontinutet.Për ta zgjidhur dielmën mështetemi në faktin se e tërë literatura Skendebegiane në Evropë, pra edhe te serbët, mbështetet në TRI BURIME shqiptare, të cilat pa dielma I zbulon e tërë ajo bibliografi, e ato janë: Burimi I parë I biografisë Skenderbeut thuhet se është përpiluar nga Pal ËNGJULLIT ( shkruar SHQIP në mes viteve 1469-1475). Pal Ëngjulli ishte pushtetar I “Drivastit”, pastaj arqipeshkv I Tivarit, i afërt I Kryeheroit-Skenderbeut, që njëherit të dhëna arkivore sekrete e njohin si TUTOR të djalit të Gjergj Kastriotit- Skenderbeut (regjent I Shqipërisë).Veprës se Pal Ëngjullit thonë kronikat serbe, pra edhe dorëshkrimi që e shqyrtojmë, çuditërisht i ka humbur çdo gjurmë në kohë dhe hapësirë. Përgjegja është shumë e thjeshtë për këtë humbje. Së pari Pal Ëngjulli do të ketë provuar dhe e ka shkruar me gjuhën dhe FAMËN e Skenderbut (shqip), dhe ky realitet ishte ANATEMË, në çdo qendër “civilizuese” evropiane dhe aziatike (në Evropë duhej shkruar latinisht;në Azi dhe Afrikë duhej shkruar arabisht. Çdo shkrim tjetër ishte herezi dhe I denuar-hb), sepse duhej shkruar dhe botuar vetëm në ato alfabete dhe gjuhë që i lejonte kleri (në Ballkan),pra në latinishte. (shiqo: Index Librorum!). 2.Botimi I dytë biografik për Skenderbeun, sipas dorëshkrimit serbian, është zbardhur në vijim nga i ndrituri Dhimitër FRANGU, pushtetar I “Drivastit”, prift i Kishs Romake dhe njëherit arkatar i Skenderbeut. Vepra e Dhimitër Frangut, SCANDERBEGI HISTORIA, Venedik (MLETCI) , prill 1480. Shkrimtari në këtë botim nuk është nënshkruar por në fund thkeson se e ka shkruar një Arbanas.(… edita per quondam Albanesem).Kjo vepër është përkthyer edhe në Ilaishte. Një botim I saj daton nga viti 1545.Ndërsa, Sansovi e betoi më 1573 me titull: “Fatti illustri del Signor Giorgio Scanderbegh, d` incerto auttore”. Më vonë do të lajmërohet përkthimi i përmirësuar nga latinishtja në italishte nga Giovan Maria Bonardo, me titull: “ Gli illustri et gloriosi Gesti et vittoriose imprese fatte conta Turchi dal Signor D. Giorgio Castriotto detto Scanderbeg”, Vendeik 1584, duke shkruar në PARATHËNIE se është fjala për vepërn e Dhimitër Frankut, që ishte në sherbim të Skenderbut. Kjo vepër meriton të thuhet se është ribotruar edhe më 1591 në Venedik nga “libraria della fortezza”, me disa risi ku dominon stema e Familjës Ëngjulli. 3.Botimi i tretë i shkruar nga Marin Barleti-Shkodrani quhej: “De Vita, moribus ac. Rebus , praecipue adversus Turcas, gestis, Georgii Castrioti, clarissimi Epirotarum Principis , qui propter celerbrima facinora Scanderbegus, hoc est Alexander Magnus, cognomintatus fuit, libri tredecim”. Mendohet se është shtypur në Romë më 1505; së dyti prap në Romë më 1524,;së treti më 1529 në Firencë; së katërti në Augsburg më 1537. Si korespondon qëndrimi serbian ndaj këtyre veprave gjatë shekullit XIX si fqinjë të shqiptarëve është pyetje që do të duhej ta kishte kjo historiografi edhe në vijim, por ajo e shkalmuar nga shovinzmi dhe lufta hiensite për përvetsime do të turpërohet nga çdo aspekt gjatë shekullit XX. Mjerishtë edhe një pjesë e shkrolagjive shqiptar edhe sot për intresa fetare dhe ideologjike, është kah manipulon me VEPRËN E GJERGJ KASTRIOTIT SKENDERBEUT, disi po i del krah asaj lagje serbiane që gënjen që dy shekuj. Se kjo lagjë manipulantësh është në rrugë pa kokë, ma së mri po i referohemi së kaluarës evropiane që është marrë me Kastriotin, që kurrë në esencë nuk ka arritur për t` ia mohuar as origjinën e as veprën, e as “konvertimet” fetare, që janë irelevante për shkencën dhe kombin tonë shqiptar, si ma I lashti në Evropë, deshiroi dukush apo jo. Ja se çka thuhet për GJERGJ Kastriotin Skenderbeun nepër Evropë gjatë shekullit XVI dhe XVII-të. Citoj besnikërisht shkrimin e kancalerive kryesore evropiane: “ Opinioni publik në Evropë nuk ka qenë në gjendje të VLERËSOJË rrezikun që i kanosej deri sa Sulltan Sulejmani të gjindej me forcat e tij jeniçere rrufe para mureve të Wjenës, dhe i njeti sultan ta provojë FATIN në Malltë dhe Vatikan. Në atë kohë duke vlerësuar rrezikun nga fuqia e Jeniçerëve i tërë kontinenti do të dridhet nga kushtrimi sulltanor”. Atëbotë Sulltan Sulejmani do të klithë: “Do të shkojë në Romë, ati jem do ta pinë ujin në gastarën e Kishës Shen Pjetrit”.Në këtë luftë psikologjike, para së cilës dridhej e tërë Evropa gjatë shekujve XVI dhe XVII-të, në Napoli, Vendik (Mlet), Frankfurt, Augsburg, Amsterdam, Paris, Madrid, Lisabon dhe në Temzë, asnjë emër heroik nuk ka qenë ma i njohur si i famëshmi Gjergj Kastrioti Skenderbeu. Në këtë nivel të popullaritetit vedin kryesor në letersinë evropiane e zënë padyshim Marin Barletri -Shkodrani dhe kroati Bartollomej Gjorgji; I pari do të fitojë famë për librin për Skenderbeun I dyti për historinë e Perandorisë Osmane. Bibliografia për Skenderbeun Bibligrafia më e plotë dhe më pregnante për Skenderbun do të botohet për here të parë më 1881 në frengjishte ngai, Xhorgje T. Petrovich (shiqo*: George T. Petrovich, Essai de bibliographie raisonee, ouvrages sur Scanderbeg ecris en langue française, anglaise, allemande, latine, italiane, espagnole, portugaaise, et grecque, et publies depuis l` invention de l` impremerie jusqu` a nos jour, Paris, “Erenest Lerox”, editor 1881). E tërë ajo bibliogarfi, do të konkludojë autori ishte ose e përshkruar nga Barleti ose e kompiluar prej librit tij. Autori provon nga ky arsenal shkrimesh të përvetësojë diçka se Skenderbeu bënte luftë në fqinjësi me serbët, se nëna e tij kishte prejardhje serbiane, se fimijëve Gjoni u jepte emra “Serbian” etj. Por, Kryeheroi mbetet arbror për tërë Evropën, nuk kishte shansë teorike që ta përvetësojnë serbët, edhe pse kurrë nuk pushuan në këtë avanturë. Nuk është pra e rastësishme që jo vetëm fqinjët, por edhe të tjerët provuan të grabisin diçka ose ta përvetësojnë të tërin Skenderbe. Edhe Çeda Mijatoviq, dorëshkrimi serb për Skenderbeun, në “Srpska Kralevska Akademia” nr. XXII 1890 e sjellë Gjergjin buzë torishtës serbiane, por vetëdemantohet, duke argumentuar se TRE biografët e parë të Skenderbeut (Pal Ëengjulli, Dhimtër Frangu, Marin Barleti ishin shqiptar, të cilët për TRE shekjuj rresht e ushqyen Evropën me veprat e tyre si shqiptar. Ku është logjika infektive e disa maskarenjëve që provojnë ta përbaltin Sknderbeun sot me rreligjionizma, nuk duhet lodhur frotë trurin. Por përgjegjnën ndaj tyre duhet ta japing albanologët e mirëfillët, sepse janë lajmëruar edhe të atillë që kanë pasë emër dhe tani janë shitë o në Stamboll, o në Beograd e Moskë , o në Romë për një afat që u skadon, me siguri. Por do të vijë koha që mallin e tyre askush nuk do ta “blenë”, do të mbetet në depotë e tyre, sepse për çdo vit po dalin burime të reja. Gjergj Kastrioti SKENDERBEU sot është i njohur dhe i pranuar HERO KOMBËTAR I KOMBIT SHQIPTAR. 
 
 (Vrejtëje: Ky studim është vetëm një mednim, por do të duhet shkruar liber kuptohet duke u bazuar në burime të kohës.Në këtë shkrim kohë pas kohe është punuar nga viti 1975. Çdo vrejtje e argumentuar është për mua në sherbim të ndriqimit të jetës dhe Luftës Skenderbut për liri dhe identitet arbror).
Hakif Bajrami.
 
*************
 
Nga Roberto Gamone : Gjon Kastriotit II
 

Portreti i Gjon Kastriotit II [italisht: Giovanni Castrioto (1456–1502)], i biri i Gjergj Kastriotit Skënderbeut, heroit kombëtar shqiptar dhe i Donika Kastriotit, bijë e princit të fuqishëm shqiptar, Gjergj Arianitit, një punim i shkëlqyeshëm nga Roberto Gammone.

Gjoni ishte për një kohë të shkurtër ”Lord i Krujës, pas vdekjes së të atit (1468), pastaj Duka i San Pietro në Galatinë (1485), Konti i Soletos, Signore i Monte Sant’Angelo dhe San Giovanni Rotondo.

Në vitin 1495, Ferdinandi I i Napolit i dha atij titullin Signore i Gagliano del Capo dhe Oria.

Kur ishte adoleshent, ai u detyrua të largohej nga vendi pas vdekjes së babait të tij në vitin 1468. Ai njihet edhe për rolin e tij në kryengritjet shqiptare të vitit 1481, kur, pasi arriti nga Italia në bregdetin shqiptar, duke u vendosur në Himarë, ai udhëhoqi një rebelim kundër osmanëve.

Pas marrëveshjes së paqes të vitit 1483 ndërmjet Perandorisë Osmane dhe Mbretërisë së Napolit, ushtritë osmane e forcuan veprimtarinë e tyre për ripushtimin e zotërimeve të Kastriotëve dhe territoreve të tjera të lira shqiptare. Ndonëse në janar të vitit 1484, luftëtarët e Gjon Kastriotit mundën një ushtri osmane pranë lumit Erzen, rezistenca dhe lufta e organizuar e shqiptarëve nisi përkohësisht të dobësohej nga presioni i madh dhe i pandërprerë i forcave pushtuese osmane.

Në verën e vitit 1484, osmanët ripushtuan kështjellën e Himarës. Rënia e rezistencës antiosmane e detyroi Gjon Kastriotin të largohej nga Shqipëria dhe të vendosej sërish në pronat që kishin Kastriotët në Itali.

Histori

Vdekja e Gjergj Kastriotit Skënderbeut më 17 janar 1468, qe një gjëmë e madhe për Shqipërinë. Po aq e madhe qe edhe për familjen e Heroit. Donika Kastrioti dhe djali i saj Gjon Kastrioti, 13-14 vjeç, e patën të vështirë të jetonin në Shqiperi, pa kryefamiljarin e tyre. Rreziku i vazhdueshëm i pushtueve osmanë i detyroi Donikën me të birin, të largoheshin nga Shqipëria.

Republika e Venedikut e kishte shpallur Gjonin, birin e Skënderbeut, “Qytetar Nderi”.

I kishte siguruar edhe një shtëpi banimi në ishullin Kurcola. Por, Donika preferoi Mbreterinë e Napolit.

E para, se ajo trashëgonte nga i shoqi, në Apuli, dy feude me të ardhura, që mbreti i Napolit, Ferdinandi, ia kishte dhuruar me dekret Heroit, më 1464 – njërën në Monte SantAngelos, tjetrën në San Giovanni Rotondo.

E dyta, se Mbretëria e Napolit nuk bënte si Venediku kompromise të papritura me turqit.

Gjon Kastrioti jetonte ne Mbretërine e Napolit, në pronat që i kishte trashëguar prej të atit, Skenderbeut. Ai po luftonte kundër osmanëve në Otranto, kur përfaqsues të kryengritësve shqiptarë i kërkuan Gjon Kastriotit që të kthehej në Shqipëri, kërkesë që ai e pranoi. Duke përfituar nga interesimi që kishte në këtë kohë oborri napolitan për zgjerimin sa më shumë të frontit të luftës kundër pushtuesve osmanë, Gjon Kastrioti arriti të siguronte nga mbreti Ferdinand, mjetet e nevojshme të lundrimit për të ardhur në Shqipëri, së bashku me një numër luftëtarësh. Në katër anije galera napolitane i ngarkoi forcat e veta dhe u nis në drejtim të atdheut, bashkë me kushëririn e tij, Konstandin Muzakën.

Pasi Gjon Kastrioti zbarkoi në jug të Durrësit, anijet napolitane iu drejtuan Shqipërisë së Poshtme dhe zbarkuan Konstandin Muzakën në zonën e Himarës, ku ishte krijuar një vatër tjetër kryengritjesh antiosmane.

Ndërkohë, në Shqipërinë e Epërme, në rajonet malore të Lezhës e Shkodrës vepronin forcat e Nikollë Dukagjinit e Lekë Dukagjinit. Këta sulmuan edhe qytetin e Shkodrës, gjë që e detyroi Sulejman Pashën të dërgonte përforcime ushtarake edhe në këtë zonë.

Gjon Kastrioti u mirëprit nga banorët e Shqipërisë Qendrore, si trashëgimtar i ligjshëm i vendit.

Me ardhjen e tij, kryengritesit e këtyre rajoneve e fuqizuan luftën për dëbimin e pushtuesve osmanë. Në këto kushte, Sulejman pashë Eunuku nisi kundër tyre një pjesë të ushtrisë osmane, që po përgatitej në rrethinat e Vlorës, për të shkuar në Itali. Për të përballuar sulmin e ushtrisë osmane, Gjon Kastrioti dërgoi një pjesë të luftëtarëve të vet në mbrojtje të një shtegu nga do të kalonin trupat armike. Por, luftëtarët shqiptarë nuk e përballuan dot sulmin e forcave osmane dhe thuajse të gjithë u kapën rob. Kjo humbje ia lëkundi besimin Gjon Kastriotit, për suksesin e kryengritjes, prandaj ai mendoi të largohej nga Shqipëria dhe të kthehej në Itali. Por banorët e zotërimeve të Kastriotëve shprehën një gatishmëri masive për të vazhduar luftën kundër pushtuesve osmanë. Rreth 7 mijë luftëtarë u grumbulluan rreth Gjon Kastriotit dhe në gjysmën e parë të muajit gusht të vitit 1481 i sulmuan dhe i shpartalluan trupat osmane. Krahas kësaj fitoreje u arrit të liroheshin edhe shqiptarët që ishin zënë rob prej osmanëve në betejën e mëparshme. Po gjatë muajit gusht të vitit 1481 edhe në viset perëndimore të Shqipërise së Poshtme, sidomos në rajonin e Himarës, u zhvilluan luftime të ashpra ndërmjet shqiptarëve dhe trupave osmane.

Nën drejtimin e Konstandin Muzakës luftëtarët shqiptarë rrethuan dhe sulmuan kështjellën e Himarës dhe të Sopotit, Borshit. Gjendja shumë e vështirë që u krijua për forcat osmane, që vepronin në këto vise, e detyroi Sulejman Pashën të nisej vetë në krye të 3 mijë ushtarëve në drejtim të Himarës. Por, rrugës këta u shpartalluan prej shqiptarëve dhe lanë mbi 1 mijë të vrarë dhe robër. Midis robërve ishte edhe bejlerbeu i Rumelisë, Sulejman Pasha, të cilin himariotët ia dhanë si trofe lufte Gjon Kastriotit, shprehje kjo e ndjenjave të tyre të thella për Gjergj Kastriotin-Skënderbeun, si dhe të respektit që ata tregonin për veprimtarinë e djalit të tij. Për të tërhequr vëmendjen e përkrahjen e shteteve evropiane për luftën e shqiptarëve, Gjoni i dërgoi mbretit të Napolit si trofe bejlerbeun e Rumelisë. Pas fitores së himariotëve mbi trupat e Sinan Pashës, në viset bregdetare të Shqipërisë se Poshtme u çliruan kështjella e Himarës më 31 gusht 1481 dhe më pas, ajo e Sopotit. Shpartallimi i ushtrisë së Sulejman Pashës në Shqipëri, i lehtësoi së tepërmi aksionet luftarake antiosmane që zhvilloheshin në mbretërinë e Napolit.

Më 10 shtator të vitit 1481 ushtria e Napolit çliroi kështjellën e Otrantos dhe i dëboi kështu osmanet nga Italia. Pas fitoreve të shqiptarëve gjatë muajit gusht të vitit 1481, kundër ushtrisë së Sulejman Pashës, u zgjeruan veprimet e tyre luftarake për çlirimin e qyteteve dhe të kështjellave të vendit. Luftëtarët e Gjon Kastriotit iu drejtuan Krujës dhe ndërmorën sulme për çlirimin e qytetit. Megjithëse nuk arritën ta merrnin, sepse kështjella e Krujës ishte shumë e fortifikuar dhe e papushtueshme me forcën e armëve, deri në fund të vitit 1481, shqiptarët çliruan një pjesë të konsiderueshme të zotërimeve të Kastriotëve, duke përfshirë edhe kështjellën e Stelushit, si dhe krahina të tjera rreth saj.

Si kryezot i viseve të çliruara u njoh Gjon Kastrioti.

Pas marrëveshjes së paqes, të vitit 1483, ndërmjet Perandorisë Osmane dhe Mbretërisë së Napolit, ushtritë osmane fuqizuan veprimtarinë e tyre për ripushtimin e zotërimeve të Kastriotëve dhe të viseve të tjera të lira shqiptare. Edhe pse në janar të vitit 1484, luftëtarët e Gjon Kastriotit shpartalluan një ushtri osmane pranë lumit Erzen, qëndresa dhe lufta e organizuar e shqiptarëve përkohesisht filloi të dobësohej prej presionit të madh, të pandërprerë të trupave pushtuese.

Në verë të vitit 1484, osmanët ripushtuan kështjellën e Himarës. Rënia e qëndresës antiosmane e detyroi Gjon Kastriotin të largohej nga Shqipëria dhe të vendosej përsëri në pronat që Kastriotet kishin në Itali. Të njëjtën gjë bënë edhe sundimtarët e tjerë shqiptarë, që kishin emigruar dhe që në fillim të viteve 80 erdhën në Shqipëri, për të udhëhequr kryengritjet antiosmane.

Gjon Kastrioti vdiq pas vitit 1502 dhe la pesë fëmijë: Gjergjin Skënderbeu i Ri, Konstandinin, peshkop i Izernias që vdiq në vitin 1500, në moshën 20-vjeçare, Ferrantin të cilit Marin Barleti i ka kushtuar një parathënie në veprën e tij “Historia e Skënderbeut” dhe që ka vdekur më 1561, Federikon, që vdiq më 1503 në moshën 15-vjeçare, në Valencie të Spanjës, ku u varros me nderime mbretërore, si dhe Marien, e cila iu përkushtua artit.

(Përketheu Floripress:Flori Bruqi)

Dita e Presidentit të Kosovës: Dr. Ibrahim Rugova, 3 intervista ekskluzive

0

Ibrahim Rugova dhe Behlul Jashari , me 22 shtator 1994 – Intervistë për ATSH

Nga: Behlul JASHARI

PRISHTINË, 24 Maj  2024/

Në Kosovë 24 Maji, me simbolikë shtetformuese, shënohet si Dita e Presidentit të Republikës së Kosovës, pas zgjedhjes në këtë ditë – në 24 Maj 1992  të Presidentit historik Ibrahim Rugova, në zgjedhjet e para pluraliste, presidenciale e parlamentare, të lëvizjes për liri e pavarësi, në rrethana të rënda okupimi e shtetrrethimi.

Në këtë Ditë të Presidentit – 24 Maj 2024 risjellim të plota 3 intervista eksluzive të Presidentit historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, që i kam zhvilluar të parën për Agjencinë Telegrafike Shqiptare – Agjencinë Shtetërore Zyrtare të Lajmeve të Shqipërisë në vitin 1994, e dy për gazetën tradicionale të Kosovës Rilindja të viteve 2002 e 2005.

Ibrahim Rugova-interviste për ATSH. Keshilltari Xhemail Mustafa e gazetari Behlul Jashari-me 22 shtator 1994.

Ashtu si u botua të hënen e 26 shtatorit 1994  në gazetën e përditshme të rezistencës në Kosovë, “Bujku”, intervista me Rugovën e plotë është kjo:

MBITITULLI: Intervistë e Presidentit të Republikës së Kosovës dr. Ibrahim Rugova dhënë Agjencisë Telegrafike Shqiptare

Titulli: POLITIKË GLOBALE QË SA MË PARË TË BJERË MURI MES SHQIPTARËVE

—

NËNTITUJT: Bëjmë një rezistencë mjaft të organizuar, kemi arritur të mbijetojmë, të organizojmë jetën tonë, prandaj në saje të kësaj edhe i kemi ikur asaj më të keqes. – Në planin ndërkombëtar, ideja për mbrojtje ndërkombëtare të Kosovës shqyrtohet. – Shpresojmë se serbët një ditë do të ndryshojnë vetëdijen e tyre politike dhe do ta kuptojnë edhe ndryshe çështjen e Kosovës, pra edhe siç e kuptojnë shqiptarët, e jo vetëm siç dëshirojnë ata ta kuptojnë në një mënyrë mitike e mitizuese. – Dialogu me serbët gjithsesi në prani të faktorit ndërkombëtar. – Ideja për lidhje konfederale të Kosovës me Shqipërinë u prit mirë në opinionin ndërkombëtar, po ashtu edhe në atë diplomatik dhe shtetëror. – Me hapjen e problemeve me Shqipërinë, Greqia dëshiron ta zvogëlojë çështjen e Kosovës dhe t’i ndihmojë disi Serbisë në këtë plan. – Referendumi për Kosovën e pavarur e neutrale është një akt që e afirmoi tutje çështjen dhe është një garanci për realizimin e pavarësisë së Kosovës. – Shqiptarët në Maqedoni duhet të dalin në zgjedhje në koalicion. – Zgjedhjet në LDK ishin shumë të suksesshme në planin e vazhdimësisë, unitetit e konsolidimit

—

Prishtinë, 25 shtator (ATSH)

Presidenti i Republikës së Kosovës dr. Ibrahim Rugova, në një intervistë që i dha Agjencisë Telegrafike Shqiptare, flet për shkallëzimin e represionit e të terrorit në Kosovë, për shmangien e konfliktit e mbrojtjen ndërkombëtare për Kosovën, tendencat greke për destabilizim të Ballkanit e në raport me Shqipërinë e shqiptarët, politikën globale shqiptare e për bashkëpunimin me Shqipërinë, idenë e lidhjeve konfederale të Kosovës me Shqipërinë, zgjidhjen e çështjes shqiptare në të gjitha trojet etnike në ish-Jugosllavi, për zgjedhjet në LDK – partinë më të madhe shqiptare në Kosovë, dhe për çështje të tjera aktuale. Intervistoi: Behlul JASHARI. (Kjo është intervista e parë e një presidenti të Kosovës për ATSH-në)

Forhåndsvisning av bilde

PËRDITSHMËRI REPRESIVE QË NGRITË TENSIONET NË KOSOVË E NË RAJON

Zoti President, institucione e asociacione ndërkombëtare (si Amnesty International në raportin e fundit etj.) kanë shprehur brengosje e shqetësim për shkallëzim të përshpejtuar të represionit e të terrorit në Kosovë. Çfarë është situate shikuar nga afër, si përditshmëri e popullit të Kosovës?

-Në Kosovë qe sa vite e kemi një përditshmëri represive, represion sistematik, që shkallëzon apo përshpejtohet edhe me ngjarje të ndryshme, siç i kishim vrasjet edhe këta dy muajt e fundit dhe momente të tjera të rënda. Është një represion masiv në Kosovë, dhe, natyrish, i ngritë tensionet politike këtu dhe në rajon. Represioni veçmas është shprehur pas largimit të misionit të KSBE-së nga Kosova. Prandaj, kërkojmë praninë ndërkombëtare në Kosovë, e po ashtu kushtëzimin e sanksioneve kundër Serbisë e Malit të Zi edhe me Kosovën.

Institucione e asociacione ndërkombëtare e kanë të njohur çështjen e Kosovës, sidomos Amnesty International, e cila ndjek situatën, më duket, prej 81-shës, e këtej, sidomos këto vitet e fundit. Situata ndiqet po ashtu edhe nga Federata e Helsinkit nga Vjena, pasaj nga Helsinki Uaç i SHBA-ve dhe nga mjaft institucione të tjera ndërkombëtare. Ne përshëndesim çdo interesim dhe angazhim ndërkombëtar për çështjen e Kosovës.

Forhåndsvisning av bilde

REZISTENCË E ORGANIZUAR PËR TË MBIJETUAR

Ka kohë që Kosova jeton midis një gjendje lufte të pashpallur dhe të një paqeje të paqenë. Në këtë front dhune, siç e quani ju, si u arrit, që, megjithatë, Kosova dhe shqiptarët t’i shmangen konfliktit të hapur dhe të jenë faktorë të krijimit të stabilitetit në rajon?

-Flitet se në Kosovë është një paqe e këtij apo atij lloji. Do të kisha thënë se, megjithatë, është më mirë që ekziston një gjendje e tillë sesa të ndodhte ajo më e keqja. Mundësinë e një konflikti kemi arritur ta evitojmë në saje të politikës që kemi ndjekur deri tash, rezistencës paqësore dhe të një rezistence politike, njëhohësisht në saje të popullit të Kosovës, i cili nuk i ka pranuar provokimet. Populli ka dhënë mjaft sakrifica deri tash, qoftë me maltretimin, me situatën represive, pastaj me vrasje të ndryshme. Mund të them se nuk është një rezistencë pasive, siç komentohet shpesh. Pra, është një rezistencë mjaft e organizuar, kemi arritur të mbijetojmë, të organizojmë jetën tonë, prandaj në saje të kësaj edhe i kemi ikur asaj më të keqes.

Po ashtu, situatën në Kosovë duhet ta shikojmë në bazë të situatës në të gjitha rajohet e ish-Jugosllavisë, sepse është një rajon i mbërthyer në luftë, me fronte të hapura në Bosnjë, në Kroaci, pastaj në Kosovë me një front të dhunës dhe të represionit. Pra, në këtë kontekst, Kosova ka kontribuar që të ruhet një lloj stabiliteti dhe të shpëtohet substanca, masa njerëzore shqiptare në Kosovë.

GREQIA NUK KA TË DREJTË

Tendenca të reja të destabilizimit të rajonit u shfaqën kohëve të fundit edhe nga ana e Greqisë. Si i vlerësoni këto tendenca në raport me Shqipërinë, po edhe me Kosovën e shqiptarët, përgjithësisht?

-Për fat të keq, Greqia qe një kohë paraqitet si faktor destabilizues në Ballkan, mund të themi mbas Serbisë. Prandaj, ne kemi kërkuar disa herë nga Greqia edhe si anëtare e Bashkësisë Evropiane të kontribuojë për marrëdhënie më të mira fqinjësore me Shqipërinë dhe me popullin shqiptar në përgjithësi. Nëse këtë mund ta interpretojmë si një lidhje me Serbinë, qoftë direkte apo indirekte, mund të them se kjo bëhet me qëllim që të minimizohet çështja e Kosovës në planin ndërkombëtar. Sot çështja e Kosovës po depërton në këtë plan si çështje që don zgjidhje në bazë të vullnetit të popullit të Kosovës. Ndërsa, me hapjen e problemeve me Shqipërinë gjithsesi Greqia dëshiron, dhe një herë e them, ta zvogëlojë çështjen e Kosovës dhe, mund të themi, t’i ndihmojë disi Serbisë në këtë plan. Mirëpo, Greqia nuk ka të drejtë. Kemi të bëjmë me një minoritet të vogël grek në Shqipëri, i cili, edhe më parë ka gëzuar një vistër të drejtash ashtu si të gjithë qytetarët e Shqipërisë. Ndërsa sot, pas ndryshimeve demokratike, gjithsesi janë më të avancuara ato të drejta dhe do të avancohen vazhdimisht siç e ka realizuar dhe e premton qeveria shqiptare dhe presidenti Berisha. Prandaj, i bëj edhe një apel Greqisë që më tutje të ndikojë në qetësimin e situatës në Ballkan.

Forhåndsvisning av bilde

PROTEKTORATI QË E KËRKOJMË NUK ËSHTË QËLLIM FINAL

Për shkak të situatës së rëndë në Kosovë dhe rreziqeve të përhapjes së konfliktit edhe në Jug, Ju keni kërkuar shumë herë mbrojtje ndërkombëtare për Kosovën. Në ç’formë do të ishte e mundshme ajo mbrotje dhe çfarë është qëndrimi ndërkombëtar lidhur me këtë kërkesë?

-Ne kemi kërkuar një mbrojtje për Kosovën para një viti e gjysmë, një protektorat ndërkombëtar civil, një administratë civile, që do të vendosej për një kohë në Kosovë, që të normalizohet jeta, mandej të bisedohet me serbët për ardhmërinë e Kosovës. Në këtë mënyrë, shpresojmë se serbët një ditë do të ndryshojnë vetëdijen e tyre politike dhe do ta kuptojnë edhe ndryshe çështjen e Kosovës, pra edhe siç e kuptonë shqiptarët, e jo vetëm siç dëshirojnë ata ta kuptojnë në një mënyrë mitike e mitizuese.

Në planin ndërkombëtar ideja për mbrojtje ndërkombëtare në Kosovë shqyrtohet, do të thotë është marrë në konsiderim, dhe shikohen mundësitë si të aplikohet kjo dhe si të veprohet në këtë drejtim. Po shtoj edhe me këtë rast se ka disa keqkuptime në opinionin kosovar. E, duhet ditur se protektorati apo administrata civile nuk është qëllim final, por është vetëm një mjet legal i së drejtës ndërkombëtare dhe në bazë të Kartës së Kombeve të Bashkuara për të qetësuar një rajon apo një territor, siç është Kosova, që të gjendet një zgjidhje pa luftë dhe pa konflike. Dhe, kjo kontribuon në realizimin e pavarësisë, për të cilën është deklaruar populli i Kosovës.

Forhåndsvisning av bilde

BISEDIMET SHQIPTARO-SERBE GJITHËSESI NË PRANI TË PALËS SË TRETË

Krahas gatishmërisë së kahershme shqiptare, kohëve të fundit janë shtuar edhe insistimet ndërkombëtare për dialog midis Prishtinës e Beogradit. Çfarë janë mundësitë dhe gjasat e fillimit të këtij dialogu? 

-Ne, qe sa kohë, jemi përcaktuar për bisedime, për dialog, për marrëveshje me Serbinë. Po, Serbia nuk ka treguar interesim. Ne u përpoqëm t’i shfrytëzojmë edhe institucionet ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, siç ishte Konferenca e Londrës, e Gjenevës, ku ekziston Grupi i veçantë punues për Kosovën. Biseduam për disa probleme konkrete, para dy vjetëve, siç janë arsimi, masmedia, shëndetësia, por nuk arritëm kurrëfarë rezultatesh.

Tash për tash flitet për mundësitë e një dialogu dhe për këtë falënderoi bashkësinë ndërkombëtare, vendet e Bashkësisë Evropiane dhe vendet e treta, si ato skandinave, Austrinë, etj. Pastaj, SHBA-të janë të interesuara që të fillojë ndonjë bisedim, ndonjë dialog. Deri tash zyrtarisht nuk kemi pasur indikacione nga pala serbe, por shpresoj se edhe ajo do të bindet një ditë dhe do të bisedojmë, të gjejmë zgjidhje, qoftë në kuadër të institucionit ndërkombëtar, siç është Konferenca e Gjenevës, apo ndonjë tjetër. Por, ne gjithësesi kërkojmë një palë të tretë të autorizuar për dialog. Kur them të autorizuar mendoj që ky grup apo bosht shtetesh që është aktualisht në Grupin Kontaktues për ish-Jugosllavinë, që është tash për tash i koncentrar në Bosnjë, SHBA-të, Kombet e Bashkuara, Bashkimi Evropian, pra nga ky grup të gjendet një palë e autorizuar, që do të garantonte edhe dialogun edhe rezultatet e dialogut dhe që natyrisht do të udhëheqte dialogun. Dhe, ky nuk është ndonjë kusht nga pala shqiptare, siç e paraqet Serbia duke dashur ta eliminojë palën e tretë, por, kjo është më shumë teknikë e dialogut, e bisedimeve, dhe kurrgjë më shumë. Dhe, në këtë drejtim ne insistojmë.

Forhåndsvisning av bilde

 PROJEKTI I LIDHJEVE KONFEDERALE TË KOSOVËS ME SHQIPËRINË LEHTËSON ZGJIDHJEN

Në kuadër të propozimeve e modaliteteve për zgjidhjet e mundshme për Bosnjën e ish-Jugosllavinë, ideja Juaj për mundësinë e lidhjes konfederale të Kosovës me Shqipërinë pati mjaft jehonë. A mund të lidhet kjo ide edhe me integrimet e dëshiruara kombëtare dhe me rikomponimet e paralajmëruara në Ballkan?

-Mua më vjen mirë që kjo ide pati jehonë dhe u prit mirë kështu në opinionin ndërkombëtar, po ashtu edhe në atë diplomatik dhe shtetëror. Një ide e tillë do të lehtësonte zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Siç kam thënë, nëse legalizohen lidhjet konfederale tash aktualisht mes serbëve të Bosnjës e Serbisë,  atëherë patjetër duhet të legalizohen edhe për shqiptarët.

Siç dihet, në opcionin e tretë të Dokumentit – Deklaratës së Partive Politike Shqiptare në ish-Jugosllavi, të aprovuar më 1991, qëndron edhe kjo – lidhjet konfederale apo bashkimi me Shqipërinë. Por, tri opcionet e atij dokumenti varen nga ndryshimet e kufijve të brendshëm dhe kufijve të jashtëm të ish-Jugosllavisë. Prandaj, një projekt i tillë i lidhjeve konfederale të Kosovës me Shqipërinë është më afër mendësh dhe mund të realizohet. Natyrisht, kjo do të lehtësonte shumë gjëra në integrimet shqiptare, në integrimet ballkanike e në integrimet evropiane, që janë një proces dhe duhet t’i shikojmë si një proces.

Dokumenti që e përmenda më parë, është një dokument vërtetë me një vizion që na ka drejtuar deri tash në punën tonë të përgjithshme, të partive politike, edhe në krijimin dhe punën e institucioneve të Kosovës.

Forhåndsvisning av bilde

POLITIKA GLOBALE SHQIPTARE PO REALIZOHET

Shpesh theksoni politikën globale shqiptare, çfarë është kjo politikë e realizuar në praktikë dhe në këto kushte të ndarjes së shqiptarëve me shumë kufij?

-Praktikisht mund të themi se politika globale shqiptare edhe ka nisur të realizohet. Përkundër pengesave të shumta, që i ka sidomos Kosova, sot kemi kontakte të ndryshme, bashkëpunim, qoftë në planin kulturor, në planin arsimor, në planin politik. E kam thënë disa herë, por vazhdimisht duhet të përsëriten gjërat, se për herë të parë ne shqiptarët, nuk po shkoj më tutje, pas vitit 1912, pastaj 1918, sidomos pas ’45-tës, pra për herë të parë bashkëpunojmë në planin politik. Dhe, natyrisht, në këtë politikë globale shqiptare respektohet vullneti politik i shqiptarëve të Kosovës, pastaj i shqiptarëve në Maqedoni, i shqiptarëve në Mal të Zi e në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë. Do të thotë e kemi një vizion se çka duhet të bëjmë në këtë drejtim. Dhe, mund të them se një politikë globale shqiptare përditë është prezente dhe realizohet hap pas hapi, nuk është diçka abstrakte. Për shembull, me politikë globale shqiptare mendojmë që sa më parë ky mur mes shqiptarëve të bjerë.

Po ashtu politikë globale është se sot Shqipëria më shumë se kurrë e ndihmon çështjen e Kosovës dhe çështjen e shqiptarëve në planin ndërkombëtar. Po ashtu, edhe Kosova me institucionet e saj brenda dhe jashtë e ndihmon Shqipërinë dhe në këtë plan ka një bashkëpunim, një mirëkuptim dhe një marrëveshje që nuk e kemi pasur më parë ne shqiptarët. Kjo gjithësesi është një bazë, një element që premton realizimin e aspiratave shqiptare në përgjithësi. Besoj, shumë gjëra janë dëshmuar deri tash. Dhe, kur të kryhen disa punë tash, që i kanë rënë brezit tonë, do të bëhet një politikë globale shqiptare edhe më e madhe, edhe më e frytshme.

Forhåndsvisning av bilde

DOKUMENT I UNITETIT E INTEGRIMIT SHQIPTAR

Partitë politike shqiptare në ish-Jugosllavi edhe nëpërmjet një dokumenti të përbashkët kanë shprehur kërkesat dhe opcionin për zgjidhje, pos për Kosovën, edhe për çështjen shqiptare në Maqedoni e Preshevë, Bujanoc e Medvegjë dhe në Mal të Zi. Cila do të ishte zgjidhja optimale në këtë moment?

-Tashmë e thashë se ky është një dokument mjaft i rëndësishëm, që i përfshinë të gjitha, pra edhe vizionin e një uniteti e një integrimi shqiptar. Atëherë kur e nxorëm këtë dokument, që ka validitet edhe sot, opcioni i parë, nëse nuk ndryshojnë kufijtë e brendshëm, ishte një Kosovë e pavarur e neutrale, e hapur ndaj Serbisë e Shqipërisë, që shqiptarët në Maqedoni si element i rëndësishëm i atij shteti apo asaj republike, që është në zhvillim e sipër,  të jenë shtetformues, ndërsa shqiptarët në Mal të Zi dhe në Preshëvë, Bujanoc e Medvegjë të kenë një vetadministrim, një autonomi lokale. Të gjitha këto pjesë shqiptare, të themi kështu, kanë deklarimin e vet, të popullit, referendumin në Kosovë, në Maqedoni, në Preshëvë, Bujanoc e Medvegjë dhe Memorandumin në Mal të Zi, që ka edhe vlerën e një referendumi.

Prandaj, në bazë të situatës që e kemi, ne qëndrojmë në realizimin e opcionit të parë, do të thotë punojmë në pavarësimin e Kosovës dhe që shqiptarët në Maqedoni të realizojnë të drejtën e popullit shtetformues në atë republikë. Po ashtu edhe shqiptarët në viset e tjera etnike në ish-Jugosllavi të realizojnë të drejtat, për të cilat janë deklaruar.

Në këtë plan janë realizuar mjaft gjëra praktikisht. Mos të harrojmë se në Preshevë e në Ulqin partitë shqiptare e kanë marrë pushtetin lokal. Ai është hap i parë, edhe pse tash komunat nuk kanë ndonjë pushtet as në Maqedoni, as në Preshevë e as në Ulqin, u bë ai centralizimi, që para shthurjes së ish-Jugosllavisë, kur filluan t’u merren kompetencat komunave. Tash ato kompetenca janë reduktuar edhe më shumë.

Ndërsa në Kosovë, ne, edhe pse të okupuar, kemi organizuar jetën tonë, kemi afirmimin e çështjes, projektit të pavarësisë. Në Maqedoni kemi hyrjen – prezencën në instiucione, gati të gjitha komunat shqiptare i kontrollojnë shqiptarët. Prandaj, është një punë, një proces, do të thotë edhe këtu janë realizuar gjëra praktike dhe pragmatike që shihen, janë rezultatet që shihen e që preken.

NË JETËN POLITIKE SHQIPTARE DUHET TA FUSIM KOMPROMISIN

Si kryetar i Këshillit Koordinues të Partive Politike Shqiptare në ish-Jugosllavi, çfarë qëndrimi mbani lidhur me pjesëmarrjen e shqiptarëve në zgjedhjet e paralajmëruara në Maqedoni?

-Këshilli Koordinues i Partive Politike Shqiptare aprovon dokumentet kryesore dhe një strategji globale. Si kryetar i këtij Këshilli, që kam një përgjegjësi edhe si president i Kosovës, mendoj se shqiptarët në Maqedoni duhet të dalin në zgjedhje në koalicion, përkundër atyre grindjeve të vogla që kanë ndodhur, që janë pak a shumë normale në proceset e zhvillimeve politike të një partie. Prandaj, gjithsesi duhet të zënë më shumë vende në Parlament, e pastaj le të përcaktohen ato mes partive apo grupeve të ndryshme politike. Ne duhet të fusim në jetën politike shqiptare kompromisin, ju lutem, jo vetëm marrëveshjen, jo vetëm marrëveshje të ngurta, fikse, insistime fikse. Patjetër duhet ta fusim kompromisin, sepse kompromisi është një prej elementëve të demokracisë.  Dhe, të lirohemi prej asaj që e kemi jetuar në një sistem, ku kompromisi është kualifikuar negativisht. Prandaj, sot na duhen kompromisi, marrëveshja, falja e gabimeve, etj. Të gjithë flasin, dhe shumë mirë që flasin, për një ide, për çështjen kombëtare, por çështja kombëtare është shumë praktike. Prandaj në situatat e pluralizmit, në situatat e marrëveshjeve, insistoj në një kompromis dhe shpresoj se partitë politike shqiptare në Maqedoni, edhe pse ka pak kohë, do të gjejnë forcë dhe mundësi që të dalin së bashku si një bllok në zgjedhjet në Maqedoni. Është me rëndësi në këtë moment të zënë sa më shumë vende në Parlamentin e Maqedonisë. Masa shqiptare atje ekzison dhe nuk bën t’a humbim përfaqësimin, të drejtën e përfaqësimit në Parlamentin e Maqedonisë.

Të mos harrojmë se pa marrë parasysh vështirësitë që i pati, Grupi parlamentar shqiptar gjatë kësaj periudhe katërvjeçare në Maqedoni ka arritur mjaft, e ka afirmuar çështjen, edhe në institucione ndërkombëtare, edhe në institucionet e asaj republike, edhe në institucionet shqiptare në përgjithësi, edhe në jetën politike shqiptare.

LDK-ja TREGOI UNITETIN QË I DUHET PATJETËR KOSOVËS NË KËTË SITUATË

Me zgjedhjen dhe konstituimin e Kryesisë së LDK-së, kësaj jave, praktikisht përfunduan zgjedhjet në partinë më të madhe dhe më me ndikim të shqiptarëve në Kosovë. Si i vlerësoni ato, si dhe tendencat për diskreditim të LDK-së e të partive të tjera shqiptare? 

-Këto zgjedhje, edhe para një viti në planin lokal – nëpër degë e nëndegë të LDK-së, ishin mjaft pozitive. Pastaj patëm një vonesë për shkak të rrethanave në të cilat veprojmë, sepse nuk është lehtë sot që të mbash një tubim të madh siç ishte Kuvendi i LDK-së në këtë situatë kur është i ndaluar çdo tubim publik për shqiptarët. U mbajt Kuvendi dhe ai tregoi një unitet, një konsolidim.  Pastaj këto ditë edhe Kryesia e LDK-së u zgjodh. Këtë e shoh si një sukses të madh të zhvillimit të kësaj partie, e cila e ka edhe barrën e një pushteti në Kosovë. Pra, është një kryesi e vazhdimësisë, kryesi e konsolidimit, siç ndodh në çdo parti, dhe, edhe një herë tregoi se LDK-ja është një forcë dhe një fuqi e madhe, e organizuar dhe relevante në Kosovë dhe në botën shqiptare.  Nuk është më partia në fillimet e saj, tash vërehet një lloj profilizimi i kësaj partie, dhe këtë duhet ta shikojmë si një proces normal. Është vështirë të flasim sot për profilizim partiak në Kosovë, sepse në këto kushte të okupimit është shumë vështirë, edhe çdo parti, ndoshta edhe më e vogla, e ndien barrën e interesave kombëtare, të interesave shqiptare në përgjithësi. Por, si një organizim i madh LDK-ja, megjithatë, tregoi se është një parti e fortë, di çka don, forcohet nga brenda, është parti që afron njerëzit e vullnetit të mirë për të bërë diçka. Dhe, kjo përgënjeshtroi edhe mjaft spekulime të ndryshme që mundohen sot t’i mëvishen lëvizjes shqiptare në Kosovë, në radhë të parë LDK-së, pastaj partive të tjera politike, me diskualifikime se nuk janë demokratike, jo e majtë, jo e djathtë etj. Siç dihet, me të majtën rreth Kosovës është manipuluar shumë, me mijëra njerëz kanë pësuar për këtë. Të gjitha këto bëhen me qëllim. Për shembull, janë munduar ta shpallin LDK-në edhe si parti terroriste, e çka jo tjetër.

Përkundër të gjithave, edhe kësaj radhe u tregua një unitet, një koncenzus, një bashkim partiak, një unitet që i duhet patjetër Kosovës në këtë situatë. Dhe, besoj se kjo do të ndikojë pozitivisht në jetën politike shqiptare në Kosovë dhe në jetën politike shqiptare në përgjithësi. 

VIZIONI I ARDHMËRISË SË SHTETIT TË KOSOVËS

Ju lutem për një koment për Deklaratën Politike që e miratoi Kuvendi i Dytë i LDK-së, veçmas për vizionin për të ardhmen e Kosovës?

-Deklarata Politike e Kuvendit të Dytë të LDK-së është një dokument në vazhdën e dokumenteve të tjera, që i kemi pasur, që nga Programi i LDK-së, pastaj Deklaratës së përbashkët të të gjitha partive politike shqiptare. Në këtë Kuvend dhe në deklaratën që e aprovoi u theksua më shumë organizimi i ardhshëm i shtetit të Kosovës, që e kemi edhe në Kushtetutën tonë – një shtet i popujve të barabartë, i qytetarëve, me një ekonomi të lirë të tregut, i hapur ndaj botës. Një shtet, ku nuk do të lejohet, pas kësaj situate që e kemi, revanshizmi ndaj të tjerëve. Shtet me të gjitha garancitë për të gjithë popujt që jetojnë në Kosovë, ku askush nuk do të trajtohet si minoritet. Është kjo një ide, një projekt, që vërtetë hasi në mirëkuptim dhe në përkrahje. Sepse, në këtë situatë në Ballkan të flasë njeriu për një perspektivë kombëtare qytetare është shumë vështirë, kur, për fat të keq, qarkullon ajo fantazma e çmendive të ndryshme, të konfrontimeve në këtë kohë. Ky ishte edhe një rezultat i Kuvendit të Dytë të LDK-së, dhe, natyrisht, punojmë në këtë plan.

REFERENDUMET SHQIPTARE U RESPEKTUAN NË LONDËR

Populli i Kosovës u deklarua për një shtet të tillë edhe me Referendumin për pavarësi, pikërisht në shtatorin e para tre vjetëve. Ju lutemi edhe për një koment në përvjetorin e kësaj ngjarje madhore.

-Referendumi për Kosovën e pavarur e neutrale, që u mbajt me sukses në ditët e fundit të shtatorit të vitit 1991, është një ngjarje shumë e rëndësishme. Pas Deklaratës kushtetuese e Kushtetutës së Republikës ajo tregoi në mënyrë plebishitare vullnetin dhe dëshirën e popullit, që ishte vijëzuar në dokumentet e mëparshme. Ky referendum ka rëndësi edhe shqiptare edhe ndërkombëtare, si akt i deklarimit të popullit të Kosovës. Pas tij pasuan edhe referendumet në viset e tjera shqiptare. Pasuan edhe zgjedhjet e lira, shumëpartiake, si një materializim i pushtetit që del nga ky referendum dhe nga situata e përgjithëshme e Kosovës. Pra, është një akt që e afirmoi tutje dhe është një garanci për realizimin e pavarësisë së Kosovës, në të tashmen dhe në të ardhmen.

Mbase pse jemi në situatë të rëndë, shpesh nuk po i vlerësojmë disa akte që i kemi bërë, që janë më afër. Prandaj, dua të them se me referendum, për herë të parë shqiptarët e Kosovës dhe të gjitha viseve të tjera shqiptare në ish-Jugosllavi u deklaruan para opinionit ndërkombëtar për interesat e tyre, për interesat globale, sepse asnjëherë shqiptarët nuk kanë pasur mundësi të deklarohen. Dihet se edhe më parë është biseduar për deklarime të tilla, por nuk janë lejuar nga bashkësia ndërkombatare. Për shembull, gjatë vitit 1918 e gjatë viteve që pasuan, gjatë Konferencës së Versajës, etj., kur definitivisht vihen këta kufij, që, për fat të keq, i kemi edhe tash, pastaj as në ’45-tën nuk ka pasur mundësi populli i Kosovës të deklarohet. Prandaj, këto referendume janë momente mjaft, mjaft të rëndësishme, dhe mund të them se u respektuan në Konferencën e Londrës ’92, sepse atje u thirrën shqiptarët e Kosovës si reprezentim, edhe shqiptarët e viseve të tjera. Do të thotë, ishte ai hap i vogël, por mjaft i rëndësishëm i këtyre deklarimeve që i bënë shqiptarët.

INTEGRIMET SHQIPTARE EDHE NË INFORMIM

Zoti President, Ju falënderojmë për këtë intervistë.

-Faleminderit. Falënderoj Agjencinë Telegrafike Shqiptare për informimin nga Kosova e për Kosovën. Edhe kjo që pata rastin të bisedoj për këtë agjenci, që reprezenton Shqipërinë dhe çështjen shqiptare, është një hap në politikën globale, në integrimet shqiptare. Edhe ne bëjmë përpjekje që këtu në Kosovë përmes Qendrës sonë për Informim të kemi një agjenci të vogël, e cila raporton për situatën e përditshme në Kosovë. Duhet një bashkëpunim midis këtyre dy institucioneve dhe institucioneve të tjera në Kosovë dhe në Shqipëri.

SHËNIM I SOTËM, 24 MAJ 2024: Shtëpia e shkrimtarëve, që ishte shndërruar edhe në seli Presidence e institucionesh tjera të Republikës së Kosovës, atëherë të okupuar e të panjohur ndërkombëtarisht, mund të vëzhgohej edhe nga dritaret e ndërtesës kryesore të Policisë në Prishtinë, që atëherë ishte serbe pas suprimimit antikushtetues e të përgjakshëm me kushtetutën e tankeve të autonomisë që kishte Kosova me Kushtetutën e vitit 1974 si element konstituiv i federatës me të drejtë vetoje. Në zyrën e Presidentit Rugova, në atë shtëpi, intervistën e incizova me dy kasetofona, jo vetëm për siguri teknike, por edhe për siguri të tjera. Njërin nga incizimet ia lash këshilltarit të Presidentit Rugova, Xhemail Mustafa, për çdo rast, meqë ishte droja se kur të dilja nga ajo shtëpi, që mund të ishte edhe e përgjuar,  rrugës do më ndalonte policia serbe dhe do konfiskonte kasetofonët me intervistën.

Ishte kohë e ndalesave dhe e okupimit të egër dhe vështirë ishte të ruhen e shpëtohen gjërat me vlerë për shqiptarët e Kosovën.

Në atë kohë gazeta e vetme e përditshme shqipe në Kosovë, “Bujku”, themelues-kryeredaktor i parë i së cilës isha, gazetë e rezistencës e pjesë e lëvizjes e luftës për liri, pavarësi e demokraci, me orientim e përcaktim të fuqishëm properëndimor euroatlantik, dilte nga 18 janari i vitit 1991, pasonte dhe sfidonte ndalimin e dhunshëm nga Serbia  të gazetës tradicionale kosovare Rilindja. Që atëherë nisëm edhe bashkëpunimet me Agjencinë Telegrafike Shqiptare (ATSH), të parat bashkëpunime të një media të Kosovës me një media të Shqipërisë.

Intervista me Rugovën, e realizuar në 22 shtator, e botuar në gazetën “Bujku” të Prishtinës në 26 shtator 1994, edhe në ATSH u dërgua me ndonjë ditë vonesë, me telex-in, që ishte mundësia e vetme e lidhjes, dhe me shumë vështirësi, në atë kohë nga Prishtina e Kosova me Tiranën e Shqipërinë.

Raportimet me lidhje telexi për zgjedhjet e para pluraliste kosovare, parlamentare e presidenciale, të 24 majit 1992, ku Rugova u zgjodh President i  Republikës, shënonin fillimet e korrespondenturës së ATSH në Kosovë.  Zyra e telexit në ambientet e gazetës “Bujku” në katin e pestë të Pallatit të Shtypit Rilindja në Prishtinë u bë edhe Zyra e korrespondentit të ATSH-së në Kosovë, e edhe si një përfaqësi e parë e Shqipërisë në Kosovë, prej nga bëheshin edhe komunikime tjera Prishtinë-Tiranë.

—–

 Intervista e botuar në Gazetën Rilindja në fundvitin 2002 – data 31 dhjetor, numër festiv për Vitin e Ri 2003 :

Intervistë ekskluzive me Presidentin e Kosovës, Dr. Ibrahim Rugovën, dhënë gazetës “Rilindja”

Kosova e pavarur në NATO e në BE dhe në miqësi të përhershme me SHBA

Vlerësimet për progresin në Kosovë janë të përgjithshme – edhe nacionale, edhe ndërkombëtare, y progres gjithsesi e shpie Kosovën më shpejt në njohjen formale të Pavarsisë.- Gjithsesi njohja formale e pavarësisë së Kosovës do t’i shpejtonte proceset, edhe ekonomike, edhe demokratike, edhe të integrimit të shoqërisë së Kosovës – dhe do të qetësonte edhe rajonin e Evropës Juglindore, apo të Gadishullit Ilirik; do të qetësonte edhe popullin e Kosovës.- Njohja formale e pavarësisë së Kosovës do t’i detyronte edhe disa fqinjë tanë ta pranojnë realitetin e ri që është krijuar pas fushatës së NATO-s për lirinë e Kosovës, do t’i detyronte të bashkëpunojnë dhe do të merrnin fund kalkulimet, manipulimet e ndryshme, disa, nëse mund të shprehem kështu, ëndërrime joreale për Kosovën, që ata kanë nga e kaluara. Njohja e Kosovës nga SHBA-të, Bashkimi Evropian, që do ta formalizonte OKB-ja, do të ishte rruga shumë më produktive, më e drejtë.- Unë insistoj që të njihet Kosova drejtpërdrejt, sepse ne kemi kryer negociata të ndryshme: ju kujtohen Rambujeja dhe Parisi. Pastajerdhi intervenimi i NATO-s, kur u ndëshkua pala tjetër pse nuk pranoi.

——

Presidenti i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, priti në Rezidencën Presidenciale në Prishtinë Kryetarin e Këshillit Drejtues dhe Kryeredaktorin e gazetës “Rilindja”, Behlul Jashari, me ç’rast i dha një intervistë ekskluzive, duke i dhënë kështu edhe mbështetjen e fuqishme institucionale krijimit të mundësive dhe kushteve për rifillimin e botimit të gazetës simbol i traditës së informimit në Kosovë.

RILINDJA: Z. President, kemi nderin dhe kënaqësinë që të kemi këtë intervistë në përfundim të një viti historik të bërjes së Kosovës me institucionet e njohura ndërkombëtarisht dhe në pritje të një viti tjetër shumë të rëndësishëm. Fillimisht, Ju lutem, si e vlerësoni vitin 2002?

PRESIDENTI RUGOVA: Ju thatë se është një vit historik, por unë po them i rëndësishëm. Filluan punën institucionet qëndrore apo shtetërore të Kosovës. Në përgjithësi kemi vazhduar rrugën e progresit që po e shënojmë qe tri vite e gjysmë në Kosovë. Kemi një situatë shumë më të mirë të sigurisë, më shumë stabilitet dhe tolerancë. Natyrisht, ende ka probleme, ende ka incidente të ndryshme, por në përgjithësi – edhe ju e dini – është një situatë krejt tjetër. Edhe në planin ekonomik ka pasur një ecje, sidomos të sektorit privat. Sektori shtetëror punon tash me një kapacitet ekonomik më të vogël, dhe këtë sektor duhet ta privatizojmë. Për vitin e ardhshëm presim të vazhdojë gjithsesi në mënyrë më dinamike ky progres që e kemi pasur. Edhe institucionet e Kosovës do të jenë më të përgatitura – pra Kuvendi, Qeveria, Presidenca – po edhe ministritë, edhe shoqëria civile, që të ecim më shpejt në zhvillimin ekonomik, në privatizimin dhe në krijimin e vendeve të reja të punës për të rinjtë e Kosovës. Po e theksoj këtë sepse kemi një popullatë të re që duhet t’i hapim përspektivë, dhe gjithsesi të krijojmë një stabilitet edhe më të madh politik, që të kemi investime, që të bëhet Kosova atraktive për investime në Kosovë.

RILINDJA: Kosova po bëhet edhe me simbolet shtetërore. Në Festën e Flamurit e të 90-vjetorit të Pavarësisë Shqiptare dolët me propozimin për Flamurin dhe për Himnin Shtetëror të Kosovës. Para pak ditësh, në 13-vjetorin e LDK-së, partisë që e udhëheqni Ju që nga fillimi si një lëvizje për liri, pavarësi e demokraci, përuruat edhe një monument, një shenjë shtetërore – Shtëpinë e Pavarësisë së Kosovës. Ju lutem të na flisni edhe për këto momente të rëndësishme në rrugën e bërjes së Kosovës shtet.

PRESIDENTI RUGOVA: Gjithsesi ne duhet t’i kemi simbolet shtetërore si shtet i Kosovës. Siç e dini, flamurin qe sa vite unë e përdor edhe si stemë të Presidentit të Kosovës, pra si emblemë, edhe në komunikime

ndërkombëtare zyrtare, po edhe të brendshme. Edhe flamurin shtetëror duhet ta kemi, flamur që shpreh specifikën e Kosovës. Tani shenjat kombëtare i përdor Shqipëria si shtet aktual.

Për himnin, do përkujtuar se është ajo kënga e dashur e 1912-tës, që e kanë kënduar të gjithë shqiptarët. Natyrisht do të ketë përpunim artistik, po them standarde artistike, po edhe standarde shtetërore. Për këto do të ndiqen procedurat, pra në konsultim me institucionet e Kosovës, me Parlamentin, me Qeverinë. Po edhe njerëzit le të diskutojnë, le t’i thonë hapur mendimet e veta. Por, besoj se shumica në Kosovë – e popullit, e intelegjencies, e klasës politike – janë dakord që të kemi simbolet tona. E kam marrë këtë si një inisiativë të Presidentit. Është në detyrën time t’i ec këto punë dhe besoj se së shpejti do të kryhen. Në këtë vazhdë ishte edhe përurimi i Shtëpisë së Pavarsisë. Dëshiruam të lëmë një monument, një traditë, atje ku janë krijuar institucionet e para të Republikës së Kosovës. Do të ketë një kompleks të Pavarësisë aty, që do të ketë objekte përcjellëse, ndërsa po ajo shtëpi nismëtare do të ruhet dhe do të ketë edhe karakter muzeal, po edhe aktiv. Do ta mbajmë gjallë atë kompleks. Pra,

të krijojmë edhe një traditë. Ne kemi një traditë me Shtëpinë e Lidhjes së Prizrenit, pastaj në Shqipëri është Shtëpa e Pavarësisë në Vlorë, edhe këtu tash Shtëpia e Pavarësisë së Kosovës, që ka simbolikën e vet. Kemi edhe një shenjë të veprimit, sepse të gjithë, i gjithë populli i Kosovës, kemi kaluar nëpër atë shtëpi që ka qenë një shtëpi e shpresës, e pavarësisë, e lirisë dhe e demokracisë.

RILINDJA: Institucionet shtetërore të Kosovës së pasluftës, të zgjedhjeve të lira e demokratike, po përmbyllin vitin e parë të fuksionimit të tyre. Si e vlerësoni këtë periudhë të këtyre institucioneve, Presidencës, Parlamentit e Qeverisë, bashkëpunimin, edhe bashkëqeverisjen, e forcave politike të Kosovës, bashkëpunimin me administratën e OKB – UNMIK-un, si dhe procesin e kalimit të kompetencave nga ndërkombëtarët te vendorët?

PRESIDENTI RUGOVA: Në përgjithësi, ky ishte viti i parë i funksionimit të institucioneve. Ishin çështjet teknike, praktike, kompletimi i Presidencës, do të thotë i administratës, i Qeverisë, i Parlamentit, i ministrive.Më shumë kemi punuar në këtë plan sivjet. Shpresoj se në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm do të kompletohen të gjitha këto institucione, që të jenë efikase. Poashtu ne kemi pasur një bashkëpunim të frytshëm në mes nesh, por gjithsesi edhe në kuadër të ndarjes së pushtetit, pushtetit legjislativ – Parlamenti, ekzekutiv – Qeveria, dhe Presidenti – Presidenca ai pushtet reprezentativ, përfaqësues i Kosovës, por edhe që garanton për funksionimin demokratik të institucioneve të Kosovës. Pra, gjithsesi, Presidenca u ka dhënë përkrahje Parlamentit, Qeverisë, ministrive, edhe shoqërisë civile. Mund të them se në këtë vit në plan të parë ishte funksionimi i institucioneve të Kosovës.

Çështja tjetër është raporti me UNMIK-un, me pushtetet e rezervuara me

kompetenca. Vitin e ardhshëm shpresojmë se do të punojmë më shumë që të kemi raporte produktive dhe forma produktive të bashkëpunimit me UNMIK-un. Siç e dini, për dy vite kemi punuar së bashku (me UNMIK-un), ndërsa tash janë krijuar institucionet e Kosovës dhe duhet të gjejmë forma më produktive të bashkëpunimit. Siç është e paraparë me dokumente, duhet të ketë bartje graduale të kompetencave në

pushtetin nacional, apo pushtetin kombëtar, të Kosovës.

RILINDJA: Nga përfundimi i luftës kanë kaluar vetëm më pak se katër vjet, dhe edhe pse një periudhë e shkurtër, Ju vazhdimisht flisni për një progres të madh në Kosovë, ndërsa bashkësia ndërkombëtare ka vlerësime të larta, siç ishin edhe ato për zgjedhjet parlamentare si «të shkëlqyeshme e më të mirat në rajon», zgjedhjet lokale si «të standardeve evropiane, ndërkombëtare», vlerësime këto të Këshillit të Evropës, të OSBE-së, etj. Cila është rruga nëpër të cilën po shkon Kosova, nga e shpie Kosovën kjo ecje me vlerësime kaq të larta?

PRESIDENTI RUGOVA: Gjithsesi, vlerësimet për këtë progres janë të përgjithshme – edhe nacionale, edhe ndërkombëtare. Ky progres gjithsesi e shpie Kosovën më shpejt në njohjen formale të Pavarsisë së Kosovës. Po ju përgjigjem kështu shkurt.

Veç kësaj, ky përparim në këto tri vite shpie edhe në rrugën e një

zhvillimi më dinamik ekonomik të vendit. Do të thotë janë krijuar parakushte edhe për investime, për zhvillim më të shpejtuar ekonomik.

RILINDJA: Ju për shumë vjet keni folur për një Kosovë të pavarur,

euroatlantike, për NATO-n në Kosovë. Ka vite më parë që keni deklaruar se Kosova ka çka t’i ofrojë NATO-s, keni folur për një protektorat ndërkombëtar si fazë kalimtare. Ishte ajo që si një formulë zgjidhjeje e keni theksuar vazhdimisht dhe shumë herë. Si e vlerësoni këtë fazë të zgjidhjes në të cilën ka arritur e nëpër të cilën po kalon Kosova dhe çfarë do të jetë e ardhmja?

PRESIDENTI RUGOVA: Ky ishte, pra, objektivi yni qe sa vite, synim i popullit të Kosovës. Kërkesën për pavarësi e kam afirmuar unë si President i Republikës së Kosovës, dhe tash si President i Kosovës. Ishte rezultat i bazuar në Referendumin për Pavarësi të popullit të Kosovës që është mbajtur në shtatorin e vitit 1991. Pra, kjo ishte detyrë e institucioneve të Kosovës. E kërkonim edhe prezencën e NAT0-s, që është tashti në Kosovë. Sigurisht që me pavarësinë e Kosovës NATO do të ketë një mandat tjetër në Kosovë, do të ketë baza këtu. Kosova do të jetë anëtare e NATO-s dhe e Bashkimit Evropian, e strukturave euroatlantike. Edhe protektorati që, pas luftës pra, erdhi si një fazë kalimtare, nëpër të cilën tash po kalojmë, edhe që i jep një siguri Kosovës, një perspektivë. Gjithsesi njohja formale e pavarësisë së Kosovës do t’i shpejtonte këto procese – edhe ekonomike, edhe demokratike, edhe të integrimit të shoqërisë së Kosovës – dhe do të qetësonte edhe rajonin e Evropës Juglindore, apo të Gadishullit Ilirik; do të qetësonte edhe popullin e Kosovës.

Pra e ardhmja, nëse doni t’ju përgjigjem shkurt, e ardhmja, po edhe e

tashmja, është pavarësia e Kosovës, sa më shpejt. Pra, pavarësia

formale, se ne de fakto jemi të pavarur. Pavarësia formale do të na hapte shumë dyer në planin e institucioneve financiare, të organizmave ndërkombëtare, në prezencën e drejtpërdrejtë në integrimet veriatlantike.

RILINDJA: E ardhmja e Kosovës, siç thuhet edhe në mesazhet e ndërkombëtarëve, varet nga përmbushja e standardeve të domosdoshme, veçmas të atyre që kanë të bëjnë me komunitetet pakicë. Ju edhe shumë më herët, si kryetar i LDK e President i Republikës së Kosovës, vazhdimisht i keni theksuar, e i theksoni edhe tash, garancitë e shtetit të Kosovës për të drejtat e interesat e pakicave. Çka ofron dhe çka do të bëjë Kosova në përmbushjen e standardeve që kanë të bëjnë me komunitetet minoritare?

PRESIDENTI RUGOVA: Po, ky, si thuhet, është një prej standardeve. Po, njohja formale e pavarësisë do të jepte mundësi më të mëdha në të gjitha fushat. Sa i përket minoriteteve, ne kemi pasur progres në këto tri vite e gjysmë në Kosovë. Minoritetet tash janë prezente në Parlamentin e Kosovës, pastaj janë në Qeveri nëpër ministri, kanë dy poste ministrash, dhe tash kanë marrë pjesë në zgjedhjet e dyta vendore për pushtetin lokal. Por, gjithsesi, nuk po e them si sllogan, ka dhe do të ketë garanci dhe mbrojtje për grupet etnike, për minoritetet. Dhe, ju e dini, sot është e lirë gjuha për të gjitha minoritetet dhe po përdoret edhe në Parlamentin e Kosovës, që për një vend që ka dalë menjëherë pas luftës nuk është shumë e lehtë. Ju e dini se minoritetet kanë qenë të përfaqësuara edhe në qeverinë e përbashkët me UNMIK-un, në Këshillin e Përkohshëm Administrativ dhe në Këshillin Transitor, në ministri, në dokumente. Pra, ka progres edhe në këtë plan.

Natyrisht, ende është një kohë me plagë nga lufta; janë ende të zhdukurit, ata që ende nuk u dihet fati. Por, vërtetë kemi ecur shumë, sepse populli i Kosovës është një popull tolerant, me bazë, edhe në praktikë, popull që i respekton të tjerët, por gjithsesi edhe pakicat duhet të tregojnë një vullnet që të integrohen. Ne duhet të garantojmë edhe si shtet, edhe si popullatë shumicë, për të ardhmen e tyre, për një integrim ku do ta shohin perspektivën e vet në planin social, ekonomik edhe politik, që ua garanton Kosova.

RILINDJA: Evropa, ku Kosova dhe rajoni dëshirojnë të integrohen, ka edhe standardet e komunikimeve e integrimeve kombëtare, si dhe të bashkëpunimeve midis vendeve. Si e shihni bashëkpunimin e komunikimin ndërshqiptar, bashkëpunimin mes Kosovës e Shqipërisë, po edhe me vendet e tjera fqinje të rajonit?

 PRESIDENTI RUGOVA: Ne folëm pak për këto standarde, që i kemi tash në Kosovë. Me pavarësinë, në këto standarde të tjera, që i paraqesin Bashkimi Evropian dhe integrimet euroatlantike, do të shkonim shumë më shpejt. Gjithsesi, një prej pikave është edhe bashkëpunimi rajonal, apo bashkëpunimi me fqinjët. Me Shqipërinë kemi një bashkëpunim të mirë, në trembëdhjetë vjetët e fundit kemi zhvilluar një bashkëpunim me Shqipërinë, që, për shkaqe praktike ka qenë shumë i vështirë, por ka qenë produktiv. Tash pas luftës është një bashkëpunim në të gjitha fushat, në planin ekonomik, politik, etj. Gjatë këtij viti ishte një bum i vogël turistik i kosovarëve në Shqipëri, të cilin besoj se e kanë respektuar edhe autoritetet e Shqipërisë, edhe populli i Shqipërisë. Dhe, natyrisht, duhet të krijojmë edhe mundësi komunikimi, rrugë – rrugën që e kërkojmë ne, Prishtinë-Durrës apo Prishtinë-Lezhë, për në bregdetin shqiptar. Patjetër duhet të punojmë për këtë, duhet t’u krijojmë njerëzve mundësi si pushtet, edhe institucionet shtetërore të Kosovës edhe të Shqipërisë. Kosova ka një bashkëpunim të mirë reciprok me Shqipërinë.

Gjithsesi do të bëjmë përpjekje që me Maqedoninë të zhvillojmë

marrëdhënie… UNMIK-u bën disa përpjekje. Me Malin e Zi, siç e dini, marrëdhëniet janë të mira kështu, në heshtje. Mali i Zi ka qenë më korrekt në raport me Kosovën. Ndërsa me Serbinë ju e dini se momentalisht UNMIK-u i mban disa marrëdhënie. Është më vështirë, sepse Beogradi ende nuk e ka ndryshuar logjikën e vjetër, ende i ka disa ngarkesa, edhe pse janë bërë ndryshime në Beograd. Por, do të bëjmë përpjekje që me të gjithë fqinjët të kemi marrëdhënie të mira edhe me hapa praktikë.

Për fat të keq, e theksoj edhe këtu, disa fqinjë tanë ende bëjnë pengesa që janë kundër OKB-së, kundër bashkësisë ndërkombëtare. Nuk njihen regjistrimet e targat e makinave të Kosovës, pasaportat e UNMIK-ut, pra të Kosovës…Kemi bërë disa përpjekje, por po ecën shumë vështirë, edhe UNMIK-u ka pasur vështirësi në këtë plan. Pra, ende janë ato alergjitë e vjetra, por shpresoj se shpejt do të thyhen edhe këto.

Përsëri po them, ndoshta dikujt do t’i dukem i tepërt, por njohja

formale e pavarësisë së Kosovës do t’i detyronte edhe disa fqinjë tanë ta pranojnë realitetin e ri që është krijuar pas fushatës së NATO-s për lirinë e Kosovës, do t’i detyronte të bashkëpunojnë dhe do të merrnin fund kalkulimet, manipulimet e ndryshme, disa, nëse mund të shprehem kështu, ëndërrime joreale për Kosovën, që ata kanë nga e kaluara. Pra, njohja formale e pavarsisë së Kosovës do të shpejtonte edhe procesin e marrëdhënieve pozitive apo fqinjësore, edhe miqësore, më fqinjët.

RILINDJA: Shqiptarët jetojnë në trojet e veta etnike edhe në disa vende

të rajonit, si në Maqedoni, në Luginën e Preshevës në Serbi, në Ulqin –

Mal të Zi. Si e shihni të ardhmen, zgjidhjen e çështjes shqiptare, duke pasur parasysh edhe këtë fakt? Lidhur me këtë ekziston qe më se një dekadë edhe Dokumenti i opcioneve i partive politike shqiptare.

PRESIDENTI RUGOVA: Po, është Dokumenti i ‘tri opcioneve’. Këtë

politikë, për fat të mirë, e kemi bërë të gjitha partitë politike të trojeve shqiptare, dhe ai dokument i ka dhënë frytet e veta, do të thotë jemi organizuar.

Zgjidhja e çështjes shqiptare, nëse duam të hyjmë kështu, në mënyrë

globale, shihet: Shqipëria si shtet, që është e njohur, Kosova e

pavarur, shtet i njohur, i integruar në Bashklimin Evropian, në NATO dhe në miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që është një vend që i pari është interesuar për ne dhe na ka ndihmuar, dhe që na ndihmon vazhdimisht. Në Maqedoni shqiptarët gjithsesi të jenë element i shtetit, shtetformues; tash janë bërë hapat e parë, siç është Marrëveshja e Ohrit, pastaj integrimi i shqiptarëve në institucionet e tjera, që do të jenë element me rëndësi. Në Mal të Zi, poashtu, shqiptarët duhet të kenë një administrim të vetin, pra të kenë përfaqësim në nivel të Republikës së Malit të Zi në instiucione; edhe atje ka filluar një proces. Poashtu edhe në Preshevë, në Luginën e Preshevës, ka filluar një proces pozitiv; ka robleme, do të ketë probleme, por disponimet janë pozitive. Natyrisht, po e them në mënyre legale, ne, Kosova, do të interesohemi si shtet për shqiptarët në Mal të Zi, për Luginën e Preshevës, po edhe në Maqedoni, dhe nuk do të përzihemi në punët shtetërore, që të krijojmë çrregullime, siç dëshirojnë disa fqinjë ndaj Kosovës.

Po e theksoj për ju, e kam theksuar edhe më parë, në Evropën Juglindore, në këtë pjesë të Evropës e të botës, popujt duhet ta njohin njëri-tjetrin: edhe historikisht, edhe në pikëpamje politike, edhe shtetërore, sespse kjo mungon. Për fat të keq, shumica e popujve në rajonin tonë kanë pasur atë logjikën e dominimit, kanë injoruar shqiptarët në përgjithësi, nuk i kanë njohur, ose janë përpjekur edhe të bëjnë eliminime të ndyshme. Prandaj është një plan perspektiv, për të cilin ne si Kosovë do të punojmë në të ardhmen. Duhet të njohim njëri-tjetrin në rajonin tonë, përndryshe mund të ketë probleme. Mirëpo, është pozitive se në përgjithësi tash në rajonin tonë shikojnë nga Evropa. Këtë nuk e kishim deri para disa vjetësh. Ndërsa ne, shqiptarët, në përgjithësi, kemi shikuar gjithmonë e shikojmë nga Evropa, nga integrimet evroalantike.

RILINDJA: Z. President, të kthehemi edhe një herë te pyetja e parë.

Thamë se pas një viti historik Kosova pret një vit tjetër shumë të rëndësishëm. Ka paralajmërime se në vitin 2003, ardhjen e të cilit po e festojmë, do të fillojnë negociatat për statusin, për pavarësisë e Kosovës, që do të njihet edhe ndërkombëtarisht. A mund të na thoni diç më shumë lidhur me këtë?

PRESIDENTI RUGOVA: Ka spekulime të ndryshme se do të fillojnë

negociatat, pikëpamje të ndryshme. Këto i shoh si pozitive. Të gjithë po e shohin se kjo është një domosdoshmëri që duhet të bëhet. Por, unë insistoj që të njihet Kosova drejtpërdrejt, sepse ne kemi kryer negociata të ndryshme: ju kujtohen Rambujeja dhe Parisi. Pastajerdhi intervenimi i NATO-s, kur u ndëshkua pala tjetër pse nuk pranoi. Pra, është një epokë e re tani në rajonin tonë, të Evropës Juglindore, ndoshta edhe për shumë perspektiva në Evropë, në plan ndërkombëtar.

Njohja e Kosovës nga SHBA-të, Bashkimi Evropian, që do ta formalizonte OKB-ja, do të ishte rruga shumë më produktive, më e drejtë, dhe do të krijonte mundësi më të mëdha për zhvillim të përgjithshëm, ndërsa populli i Kosovës dhe rajoni përgjithësisht do të qetësoheshin.

RILINDJA: Viti i ardhshëm do të jetë edhe i një momenti të rëndësishëm

për gjithë njerëzimin, e që ka të bëjë me një shqiptare, Nënën Terezë,

Shenjëtërimin e saj, që e ka paralajmëruar edhe Papa Gjon Pali ll, të

cilin në Urimin e Krishlindjeve e keni ftuar të marrë pjesë në vënien e gurthemelit të Katedrales në Prishtinë…

PRESIDENTI RUGOVA: Po, do të jetë padyshim një vit i veçantë.

Parashikohet shenjtërimi i Nënës Terezë. Këto ditë Ati i Shenjtë e

njohu, e pranoi, një mrekulli që ka ndodhur me Nënën Terezë, pra, me njerëzit që janë shëruar edhe me kultin e saj, me mrekullinë e saj… Se ajo vetë ishte një mrekulli, një nënë kosovare-shqiptare, por edhe një nënë universale e njerëzimit. Dhe do të jetë edhe ky një simbol i madh për Nënën Terezë, që i takon gjithë botës, po edhe për shqiptarët në përgjithësi, edhe për Kosovën si shtet, që ajo e çmonte, e donte, e respektonte, dhe të cilën e ndihmonte.

Ju e dini, veprimi i shoqatës me emrin e Nënës Tereze ka qenë jo vetëm

një simbol, por edhe një ekzistencë e njerëzve tanë në planin e shërimit, të mjekësisë, të jetës sociale në Kosovë, që ka luajtur rolin e një ministrie në dhjetë vitet e kaluara. Edhe tash, në kohën e pasluftës, u tregua se kjo shoqatë mund të ekzistojë si pjesë e shoqërisë civile që i duhet shtetit. Pra, do të jetë një simbol për të gjithë shqiptarët. Skënderbeu ishte një simbol i Evropës, i botës – njihet. Nënë Tereza sot është një simbol universal, i njerëzimit, dhe ne jemi krenar që është shqiptare, që ka dalë nga bota shqiptare, prej popullit shqiptar.

Dhe, gjithsesi, edhe katedralja që parashikon Ipeshkvia ta ndërtojë në

kryeqyetin e Kosovës do të jetë me rëndësi, një simbol dhe një vepër që

i duhet kryeqytetit të Kosovës. Unë, si President i Kosovës, e kam

përkrahur, dhe natyrisht e njoftova në emër të popullit të Kosovës Atin e Shenjtë për atë që do të bëjmë. Pra, për Pashkët do të vendosim gurin e themelit të katedrales, që do të jetë një qendër fetare dhe kulturore me objekte përcjellëse, që do të jenë për të gjithë qytetarët e kryeqytetit e të Kosovës. Vërtet na duhet katedralja. Ju e dini: ka qenë në qendër të Prishtinës një kishë e vjetër katolike shqiptare, që është larguar dikund pas viteve 60-të, që është prishur a është shkatërruar. Katedralja në Prishtinë do të jetë edhe një simbol për Kosovën. Do ta përkrahim të gjithë, do ta përkrahin të gjithë qytetarët e kryeqytetit e të Kosovës.

RILINDJA: Z. President, falemnderit për këtë intervistë për botimin special të gazetës «Rilindja» për Vitin e Ri. Kemi edhe një falënderim të madh për Ju zoti President i Kosovës për mbështetjen dhe angazhimet për një zgjidhje institucionale për gazetën tradicionale të Kosovës «Rilindja», të cilës shpresojmë se së shpejti do t’i krijohen kushtet dhe mundësitë të rifillojë botimin e rregullt. Mendojmë që është një rast shumë i mirë që «Rilindja» të rifillojë botimin e rregullt në ditën e përvjetorit të saj të 58-të, më 12 shkurt 2003. Shfrytëzojmë rastin, dhe kemi nderin dhe kënaqësinë, që qysh tash t’Ju ftojmë në festën, në solemnitetin që do të bëjmë, edhe për Ditën e Rilindjes edhe për rifillimin e botimit të gazetës «Rilindja».

PRESIDENTI RUGOVA: Unë ju kam premtuar përkrahje edhe më herët. Duhet të shikojmë, po flas praktikisht, si ta aktivizojmë

gazetën, që ka një traditë. S’po flasim më shumë, e dimë të gjithë.

Pastaj, me emrin «Bujku», këtu dhjetë vite ka mbajur të gjallë informimin e brendshëm në Kosovë, pra derisa bëmë edhe Televizionin Satelitor. Kjo ka qenë shumë e rëndësishëme. Pra, ishte një bazë e informimit në Kosovë. Dhe, një mirënjohje për ju dhe të gjithë ata që në këto vite të vështira punuan dhe mbajtën të gjallë informimin në Kosovë.

Duhet të shikojmë praktikisht si të aktivizohet gazeta «Rilindja», t’i sigurohet vendi. Duhet të bisedohet dhe të shihen mundësitë. Edhe zyra ime për informim do të interesohet për këtë çështje; besoj edhe komisioni për media i Parlamentit, që është krijuar tash së voni, edhe institucionet e tjera. Duhet parë punën e statusit të «Rilindjes». Ju mund të jeni si gazetë e pavarur, por duhet të shikojmë sa mund të ndihmoheni nga institucionet tona.

Është shumë mirë që gazeta “Rilindja” edhe në këto kushte gjatë kësaj

kohe të fundit ka dalë me botime të kohëpaskohshme për ngjarje e data të rëndësishme, duke vazhduar të jetë histori e shkruar e Kosovës, dhe ruan në një mënyrë vazhdimësinë deri në rifillimin e botimit të rregullt.

RILINDJA: Z. President, Ju falënderojmë shumë për këtë përkrahje të

madhe për «Rilindjen». Shfrytëzojmë rastin, kemi nderin dhe kënaqësinë, që t’ Ju urojmë: Gëzuar Vitin e Ri 2003, më shumë shëndet, mbarësi, suksese për Ju dhe gjithë Kosovën.

PRESIDENTI RUGOVA: Urime, poashtu, edhe Juve, me shumë suksese dhe për punën që po bëni, për “Rilindjen”, që ta kemi së shpejti përditë. Falemnderit.

Legjenda e fotografisë në faqen 1:

Presidenti i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, priti në Rezidencën Presidenciale në Prishtinë Kryetarin e Këshillit Drejtues dhe Kryeredaktorin e gazetës “Rilindja”, Behlul Jashari, me ç’rast i dha një intervistë ekskluzive, duke i dhënë kështu edhe mbështetjen e fuqishme institucionale krijimit të mundësive dhe kushteve për rifillimin e botimit të gazetës simbol i traditës së informimit në Kosovë. Është shumë mirë që gazeta “Rilindja” edhe në këto kushte gjatë kësaj kohe të fundit ka dalë me botime të kohëpaskohshme për ngjarje e data të rëndësishme, duke vazhduar të jetë histori e shkruar e Kosovës, dhe ruan në një mënyrë vazhdimësinë deri në rifillimin e botimit të rregullt, tha Presidenti Rugova

—–

Intervista e botuar në Gazetën Rilindja, në 12 Shkurt 2005:

Mbititull: PRESIDENTI I KOSOVËS, DR. IBRAHIM RUGOVA, I DHA INTERVISTË EKSKLUZIVE GAZETËS RILINDJA NË JUBILEUN E 60-VJETORIT

Titulli në faqen 1 e 2: PAVARËSIA E KOSOVËS ËSHTË E MIRA E TË GJITHË QYTETARËVE DHE DO TA QETËSOJË RAJONIN

 Titulli në faqen 3: Shumë institucione ndërkombëtare e kanë kuptuar se Pavarësia e Kosovës duhet të bëhet sa më shpejtTitulli në faqen 4: Rilindja ka ndihmuar dhe do të vazhdojë të ndihmojë zhvillimin dhe perspektivën e Kosovës

——————–

Kosova dhe populli i saj janë sot këtu që të kryhet edhe formalisht, apo
zyrtarisht, si doni t’i themi, edhe njohja e Pavarësisë, të jemi një antar i
bashkësisë së kombeve të botës së lirë, ka theksuar Presidenti Rugova në një intervistën ekskluzive në jubileun e 60-vjetorit të gazetës Rilindja.

 “Edhe bashkësia ndërkombëtare, shumë institucione të ndryshme ndërkombëtare,
kanë kuptuar se Pavarësia duhet të bëhet edhe të realizohet sa më shpejt, çfarë do ta qetësonte këtë pjesë të Evropës e të botës”, ka deklaruar z. Rugova.
“Unë insistoj, edhe nstitucionet e Kosovës, që sa më parë të njihet
Pavarësia e Kosovës në mënyrë të drejtpërdrejtë, direkte, pra nga Shtetet e
Bashkuara të Amerikës, nga Unioni Evropian, që pastaj do ta njihnin edhe
fqinjët tanë. Kjo është rruga më e mirë, edhe më e drejtë, edhe më më e
shëndetshme për situatën në këtë pjesë të Evropës dhe të botës”, tha
presidenti Rugova në intervistën për gazetën Rilindja.
Presidenti i Kosovës vlerëson se njohja e Pavarësisë do t’i rregullonte edhe
marrëdhënet e brendshme. “Edhe për minoritet, grupet etnike, është edhe një
fitore, është edhe një përfitim nga Pavarësia”, tha z. Rugova.
Pavarësia e Kosovës do të kishte efekt pozitiv edhe për të gjithë fqinjët
tanë, ka theksuar z. Rugova dhe ka shtuar se “këtë, një pjesë e fqinjëve, pjesa
më e madhe, kanë filluar ta kuptojnë.”
“Njohja sa më e shpejtë e Pavarësisë së Kosovës do të ndihmonte edhe
qetësimin e të gjithë shqiptarëve në këtë pjesë të Evropës dhe të botës”, ka
deklerësuar z. Rugova.

——————–

Presidenti i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, në intervistën ekskluzive për gazetën Rilindja të jubileut të 60-vjetorit, i vlerëson lart zhvillimet dhe proceset që shpiejnë drejt statusit final – Pavarësisë së Kosovës, për çka ai pret njohje të drejtpërdrejtë nga SHBA-të dhe BE-ja, e mandej edhe nga vendet fqinje e të tjera. Me këtë rast Presidenti Rugova priti në Rezidencën e tij kryetarin e Këshillit Drejtues dhe kryeredaktorin e Rilindjes, Behlul Jashari, i cili  ia dhuroi Pllakatin e Jubileut të 60-vjetorit të kësaj gazete tradicionale të Kosovës, të punar me ar e argjend nga argjendarët e Prizrenit, qytetit historik ku më 12 shkurt 1945 doli numri i parë i gazetës së parë të Kosovës. Presidenti Rugova dha përkrahjen e plotë për
të drejtën dhe ridaljen e Rilindjes duke e vlerësuar “pjesë e historisë së Kosovës dhe që ka ndihmuar dhe do të vazhdojë të ndihmojë zhvillimin dhe perspektivën e Kosovës”. Presidenti Rugova uroi për Jubileun e gazetës Rilindja, e cila gjatë gjashtë dekadave, është në jetën dhe në familjet e kosovarëve.

RILINDJA: Z.President, Pavarësia e Kosovës, nga një vizion e kërkesë e dëgjuar fillimisht nga Ju para më se 15 vjetëve, për çka populli i Kosovës në shtatorin e vitit 1991 u deklarua edhe me referendum me 99, 87 për qind të votave, tashmë është bërë çështje debati apo edhe angazhimi ndërkombëtar. Në Bruksel, në konferencën “Kosova drejt statusit final”, u tha se ka ardhur koha që statusi final i Kosovës nuk mund të presë më, ndërkohë që Grupi Ndërkombëtar i Krizave, edhe në Raportin më të ri për Kosovën, zgjidhje sheh Pavarësinë. Si i vlerësoni këto zhvillime?

PRESIDENTI RUGOVA:
 Këto zhvillime të fundit i vlerësoj pozitive, sepse që gjashtë vjet pas luftës në liri, ne kemi bërë progres, prandaj edhe bashkësia ndërkombëtare, shumë institucione të ndryshme ndërkombëtare, kanë kuptuar se Pavarësia duhet të bëhet edhe të realizohet sa më shpejt, çfarë do ta qetësonte këtë pjesë të Evropës e të botës. Dhe, natyrisht, atë që e përmende ti, prej një vizioni, prej një vullneti, që ishte i popullit, dhe që u vërtetua më 1991, pastaj periudhat që erdhën më vonë, ishte një çështje që u ngrit dhe u avancua me organizimin tonë që e bëmë, që u organizuam si popull, si shoqëri, si shtet. Dhe, jemi sot këtu që të kryhet edhe formalisht, apo zyrtarisht, si doni t’i themi, edhe njohja e Pavarësisë së Kosovës, që Kosova dhe populli i saj më në fund të jetë një anëtar i bashkësisë së kombeve të botës së lirë.

RILINDJA: Ky vit është paralajmëruar si Vit i Kosovës, shumë i rëndësishëm, madje edhe vendimtar. Çka do të sjellë vera, mesi i këtij viti, kjo kohë e caktuar nga komuniteti evroatlantik për Vlerësimin Gjithpërfshirës të Standardeve dhe çështjen e Statusit final të Kosovës?

PRESIDENTI RUGOVA:
 Shikoni, unë insistoj, edhe institucionet e Kosovës, që sa më parë të njihet Pavarësia e Kosovës në mënyrë të drejtpërdrejtë, direkte, pra nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nga Unioni Evropian, që pastaj do ta njihnin edhe fqinjët tanë. Kjo është rruga më e mirë edhe më e drejtë, edhe më e shëndetshme për situatën në këtë pjesë të Evropës dhe të botës. Ndërsa është pikëpamja tjetër, apo rruga tjetër ndërkombëtare, që të bëhet një vlerësim i progresit në Kosovë, i normave, apo që u thonë standarde, por ato janë, unë them, më shumë norma ndërkombëtare prioritare për integrim në Bashkimin Evropian dhe në NATO. Dhe, natyrisht, tash do të jetë një vlerësim i kohëpaskohshëm. Ju e dini, Këshilli i Sigurimit ka bërë një vlerësim në fund të nëntorit, pastaj do të ketë edhe vlerësime të tjera, edhe vlerësimet që do të shkojnë gradualisht, edhe që do të thuhet se Kosova i ka përmbushur normat që janë paraparë dhe të bisedohet për Pavarësi, unë nuk po them statusi final me eufemizëm apo me diçka tjetër. Po, unë mendoj se kjo rruga që të njihet drejtpërdrejt është shumë më e mirë e më efikase dhe do të qetësonte këtë pjesë të Evropës e të botës, edhe po punoj në këtë rrugë, në rrugën e parë më shumë jam përqendruar, natyrisht edhe në rrugën e dytë që së bashku me bashkësinë ndërkombëtare këtu në Kosovë t’i avancojmë këto çështje.

RILINDJA: Që të arrihet me kohë dhe suksesshëm në cak, a ka edhe një fuqizim të dinamikës në ecje dhe prioritete në përmbushjen e Standardeve? Dhe, cilat janë prioritetet?

PRESIDENTI RUGOVA: Është stabiliteti politik, si për çdo vend që duhet të integrohet në Bashkimin Evropian, pastaj mbrojtja e minoriteteve apo e grupeve etnike, apo si doni t’u themi, dhe është edhe një reformim i administratës së përgjithshme, një reformim i pushtetit lokal, që kërkohet nga shumë vende për integrim në Bashkimin Evropian. Dhe ne, siç e dini, kemi filluar në këto çështje të punojmë që nga viti i kaluar, pastaj sivjet më shumë, është një dinamikë më e madhe e Qeverisë së re, natyrisht edhe e UNMIK-ut, sepse ne, së bashku me UNMIK-un, duhet t’i ecim këto punë, dhe me kalimin e kompetencave, duhet të zhvillohen këto më shumë. Po punojmë, pra, që të arrijmë dhe të bëhet një vlerësim pozitiv për afrim në Bashkimin Evropian sa më shpejt.

RILINDJA: Grupi i Kontaktit, që takohet rregullisht edhe në Prishtinë, ka theksuar domosdoshmërinë e pjesëmarrjes së serbëve kosovarë në procesin politik në Kosovë, duke e vlërësuar këtë si rrugën më të mirë për zgjidhjen e shqetësimeve të ligjshme të tyre. Nga diplomatë perëndimorë krijimi i një shoqërie tolerante dhe multietnike shihet si një standard përmbyllës i të gjitha standardeve për Kosovën. Ju vazhdimisht angazhoheni dhe bëni thirrje që serbët e Kosovës të marrin pjesë në procese dhe të integrohen në institucionet e në shoqërinë kosovare. Si i vlerësoni zhvillimet në drejtim të këtyre kërkesave e qëllimeve?

PRESIDENTI RUGOVA:
 Shikoni, sa u përket komuniteteve, në këtë rast serbëve, ne i kemi vendet e rezervuara në Parlament për të gjitha minoritetet – 20 vende, 10 i kanë serbët, në Qeveri minoritetet tash i kanë 3 ministri – 2 serbët, një të tjerat. Ata duhet t’i marrin këto vende, dhe kanë filluar t’i marrin një grupacion i bashkësisë apo i minoritetit serb, dhe kjo është ajo jeta demokratike që mund të zhvillohet edhe brenda tyre, por edhe brenda Kosovës, dhe shpresojmë se do ta kuptojnë dhe do të marrin pjesë edhe në Parlament, ku një grupacion merr pjesë, dhe duhet edhe ata të vendosin të integrohen në shoqërinë e në shtetin e Kosovës. Prandaj, kjo është edhe e ardhmja e tyre. Dhe, ne nga ana jonë, i kemi kryer obligimet, edhe natyrisht si njerëz edhe si politikë, ne insistojmë dhe tregojmë gjithnjë e më shumë vullnet të mirë, por edhe ata duhet të tregojnë një vullnet të mirë për të punuar në institucionet e në shoqërinë e Kosovës.

RILINDJA: Ju vazhdimisht theksoni garancitë për të drejtat dhe interesat e të gjitha komuniteteve në Kosovë. Në një Kosovë të ardhme me standarde të plotësuara që çojnë në integrimet evroatlantike dhe me status pavarësinë, që është vullnet i shumicës dërrmuese, çfarë do të jenë të drejtat dhe garancitë për të gjithë qytetarët, për të gjitha komunitetet?

PRESIDENTI RUGOVA:
 Do të jenë sipas normave ndërkombëtare, që janë paraparë në kuadër të Unionit Evropian, të OKB-së, pastaj edhe të normave tona brenda Kosovës – do të thotë garanci dhe mundësi të zhvillimit edhe të ruajtjes së identitetit të tyre. Prandaj, ne edhe në këtë gjendje që jemi, pra nën mbikëqyrje, nën administratë ndërkombëtare, kemi bërë mjaft. Sot, gjuhët e të gjitha komuniteteve përdoren në Kosovë edhe zyrtarisht edhe praktikisht, pastaj mos të flasim për mundësitë e ndryshme, në emisionet edhe në Televizionin Publik të Kosovës, radiot private, tekstet, shkollat. Plus, ne edhe i financojmë ekstra, për shembull, për komunitetin serb vendbanimet e tyre, që kanë buxhet special nga komunat përkatëse. Dhe, jemi mjaft tolerantë, që me kohë ata do të kuptojnë dhe do të fillojnë integrimin e tyre.

RILINDJA: A ka vend për frikën se Pavarësia rrezikon interesat e ndonjë komuniteti në Kosovë, siç mundohen ta paraqesin disa qarqe e propaganda?

PRESIDENTI RUGOVA: Jo, jo, s’ka frikë, sepse bashkësitë etnike, komunitetet, apo minoritetet, duhet të pranojnë edhe vullnetin e shumicës. Natyrisht, si shumicë, pra si shumicë shqiptare, ne do të kujdesemi të bëjmë një shtet me norma demokratike, me norma integruese të brendshme dhe me garantimin e të gjitha të drejtave.

Natyrisht, s’dua ta komentoj një propagandë negative që bëhet për një komunitet a tjetër, se ka frikë, etj. Por, mos ta harrojmë, është frika e shumicës, momentalisht, e shumicës shqiptare për të ardhmen. Prandaj, me njohjen e Pavarësisë do të hiqet kjo frikë dhe marrëdhëniet njerëzore do të relaksoheshin, do të ishin shumë më të lehta, sepse të gjithë e kemi përjetuar luftën, situatat e rënda, humbjet, etj. Dhe, unë po them, njohja e Pavarësisë do t’i rregullonte edhe marrëdhënet e brendshme. Edhe për minoritet, grupet etnike, është edhe një fitore, është edhe një përfitim nga Pavarësia. Në shtetin e Kosovës nesër do të jenë, edhe sot janë, deputetë, ministra, nuk mund të bëhen lehtë. Prandaj, janë edhe përfitimet praktike, njerëzore, që edhe ata do t’i kenë dhe do të jenë të garantuara.

RILINDJA: Ju vlerësoni se Pavarësia e Kosovës është edhe në të mirën e vendeve fqinje, se do ta qetësojë rajonin. Si janë kuptuar dhe pritur këto mesazhe Tuajat në fqinjësi?

PRESIDENTI RUGOVA:
 Në fqinjësi, me Shqipërinë kemi marrëdhënie të mira, siç e dini, të gjithë shqiptarët në këtë pjesë të Evropës dhe të botës, janë deklaruar për Pavarësinë e Kosovës, do të thotë e përkrahin vullnetin politik.

Me Maqedoninë, kemi marrëdhënie të mira në ngritje e sipër, edhe atje tash ka mendime më pozitive se, nuk iu pengon Pavarësia e Kosovës. Mali i Zi në heshtje, ne kemi marrëdhëine të mira në qarkullim, etj.

Ndërkaq, për Serbinë dihet, ata i kanë ato pretendimet e tyre, ngarkesat historike, etj., që dëshirojnë të dominojnë, etj. etj. Por, do të ishte mirë edhe për vetë Serbinë që, ata do të merreshin me punët e veta dhe nesër ne të gjithë si vende të pavarura, pra Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi nëse do veç apo bashkë me Serbinë, Serbia, Bosnja, të integrohemi, të jemi në Unionin Evropian, dhe kjo është zgjidhja më e mirë, edhe perspektiva e të gjithëve, do të kishte efekt pozitiv për të gjithë fqinjët tanë. Këtë, një pjesë e fqinjëve, pjesa më e madhe, kanë filluar ta kuptojnë.

RILINDJA: Ju lutem, çfarë janë tash marrëdhëniet e Kosovës me vendet fqinje dhe si i shihni në të ardhmen marrëdhënet e një Kosove të pavarur me fqinjët e saj, shtetet e tjera në rajon?

PRESIDENTI RUGOVA:
 Po, gjithsesi, me njohjen e Pavarësisë do të ndërtojmë më lehtë marrëdhënie të mira fqinjësore dhe do të ndërtojmë. Unë thashë, me Shqipërinë janë të mira, me Maqedoninë janë në ngritje e sipër, me Malin e Zi ka marrëdhënie, me Serbinë momentalisht janë të bllokuara, sepse është një vend që nuk i njeh dokumentet e Kosovës, nuk e njeh ende atë që ka ndodhur pas vitit 1999, pas ndërhyrjes së NATO-s. Do të ndërtojmë marrëdhënie të mira me të gjithë, pastaj pas njohjes së Pavarësisë, është shumë më lehtë, sipas normave ndërkombëtare të fqinjësisë së mirë dhe të interesit reciprok.

RILINDJA: Marrëdhënet e realiteteve të reja mes Kosovës dhe Shqipërisë, edhe sipas shumë vlerësimeve, janë bërë shembull për rajonin. Ky zhvillim erdhi pas thyerjes së kufirit të hekurt që ekzistonte një periudhe të gjatë të kufizimeve të mëdha dhe ndalimeve të marrëdhëieve dhe komunikimeve. Si e shihni të ardhmen e këtyre dy vendeve, jo vetëm në marrëdhëniet e tyre, por edhe në integrimet evroatlantike?

PRESIDENTI RUGOVA: Po, ne gjithsesi do të kemi gjithnjë e më shumë marrëdhënie të mira me Shqipërinë në të gjitha fushat. Ju e dini, tashmë kemi edhe Marrëveshjen për Tregti të Lirë, pastaj, marrëveshje të ndryshme për bashkëpunim ekonomik, kulturor, etj., dhe gjithsesi do të ndikojë pozitivisht ndërtimi, nuk është e tepërt ta themi, i Autostradës Prishtinë – Durrës, që do të hapte edhe një lidhje tjetër të Kosovës me botën. Dhe, gjithsesi synimet tona, të të dy vendeve, janë integrimi në Bashkimin Evropian, pra Shqipëria, Kosova dhe vendet e tjera, dhe kjo është perspektiva dhe në këtë plan po punojmë me të gjithë.

RILINDJA: Ju lutem, edhe një pyetje që ka të bëjë me të ardhmen: Si e shihni zgjidhjen e çështjes së shqiptarëve edhe në Maqedoni, në Mal të Zi dhe në Luginë të Preshevës? Në fillim të viteve 90-të, këto çështje ishin të përfshira në Dokumentin e Këshillit Koordinues të Partive Politike Shqiptare, që Ju e udhëhiqnit, dhe vlerësohet se në realitetet e reja janë apo do të jenë në proces të realizimit.

PRESIDENTI RUGOVA: Ai është një dokument i rëndësishëm, si i themi Dokumenti i tri opcioneve që ishin atëherë. Dhe, natyrisht, koha e vërtetoi se opcioni për Kosovën e pavarur doli zgjidhja dhe mori legjitimitet gjithnjë e më të madh edhe tek ne edhe në botë. Dhe, siç e dini, atje, në atë dokument, insistohet që shqiptarët në Maqedoni të jenë element i shtetit të Maqedonisë, që ka filluar të realizohet, pastaj shqiptarët në Mal të Zi të kenë administratën e vet dhe të gjitha të drejtat, e po ashtu edhe në Luginën e Preshevës. Tash ka progres edhe në Mal të Zi, në Luginë të Preshevës gjërat po shkojnë më ngadalë, por ka një progres të vogël në këto çështje dhe natyrisht do të insistohet që të realiziohen. Pra, ky ishte ai vizioni që e patëm atëherë dhe që po funksionon. Dhe, mund të them, ishte dokumenti që shqiptarët e kuptuan se duhet të organizohen, duhet të forcohemi gjithkund aty ku jemi. Sot, edhe njohja sa më e shpejtë e pavarësisë së Kosovës do të ndihmonte edhe qetësimin e të gjithë shqiptarëve në këtë pjesë të Evropës dhe të botës.

RILINDJA: Z. Presidenti, Ju falenderojmë shumë për këtë intervistë për gazetën tradicionale të Kosovës “Rilindja”, që në këtë 12 Shkurt ka Ditën e Jubileut të 60-vjetorit. Kemi edhe një falenderim të madh për përkrahjen Tuaj për krijimin e kushteve për punën e “Rilindjes”, të drejtën legjitime të saj.

PRESIDENTI RUGOVA: Unë Ju përgëzoj për këtë përvjetor Jubilar, pra 60-vjetorin e Rilindjes, dhe dëshirojmë që kjo gazetë sa më shpejt të konsolidohet. Duhet të shikojmë të gjejmë një zgjidhje për Rilindjen, që të mund të vazhdojë si një gazetë tradicionale. Ne duhet të kemi edhe mjete të informimit të formave të ndryshme, mund të gjejë, ta ketë atë formën të një informacioni dhe prezentimi të çështjeve shtetërore, nëse nesër do ta pranojë Rilindja apo dikush tjetër. Dhe, gjithsesi do të gjendet në mozaikun e masmeriumeve të Kosovës. Ne do t’i shikojmë të gjitha mundësitë dhe do të ndihmojmë në këtë plan dhe do t’ju përkrahim. Rilindja është një gazetë që është një pjesë e historisë së Kosovës dhe që ka ndihmuar zhvillimin e Kosovës në përgjithësi. Natyrisht, tash edhe Rilindja duhet të gjendet në këtë çështjen e tregut të mediumeve. Dhe, duhet t’i ketë ato të drejtat që i takojnë si shtëpi botuese, ose si shtëpi informacioni. Sepse ishte një gjigant i masmediumeve, i botimeve për atë kohë, e sot, tash, duhet ta gjejë rolin e vet si gazetë, e të vazhdojë të ndihmojë zhvillimin dhe perspektivën e Kosovës. Prandaj, do të keni përkrahjen tonë dhe do të shikojmë gjitha mundësitë administrative si do të ecin.

Pra, Urime edhe një herë dhe Gëzuar!

RILINDJA: Shumë faleminderit Z.President.