Kreu Blog Faqe 801

KMDLNj reagon kundër qëndrimit dhe votimit dyfytyrësh të deputetëve të Kosovës për marrëveshjen me Danimarkën

0

Shmangia e agjendës për aderim të Kosovës në KiE: Një betejë gjeopolitike e humbur nga BE-ja

1

Nga: Dr Sadri RAmabaja, Prishtinë

Hyrje

Në marrëdhëniet ndërkombëtare niveli i shtetit-komb vazhdon të jetë aktori kryesor që duhet ta marrim në konsideratë tutje edhe në zhvillimet në raport me Kosovën dhe betejat diplomatike për të siguruar vendin e vet në kuadër të Bashkësisë Ndërkombëtare. Politika e jashtme është përgjegjësi e qeverive nacionale. Mekanizmat mbinacional, si BE apo Këshilli i Europës, sado me peshë që janë për jetën politike dhe raportet mes shteteve-kombe në raportet brenda demokracive liberale perendimore, mbesin të varura nga vullneti politik i qeverive nacionale.

Formulimet e interesave nacionale janë në qendër të këssaj eseje dhe rezultat edhe i pikëpamjeve që më jep Shkolla e mendimit të realizmit. Në këtë rast, nuk do të thotë se përjashtohet tërësisht roli i aktorëve tjerë, si partitë, qeveria ashtu edhe ai i opozitës dhe grupeve të interesit dhe organizatat joqeveritare.
Studjuesit e kësaj fushe, në analizat e tyre mbi politikën gjermane dhe çështjen e Kosovës, kanë shfrytëzuar edhe dokumente tjera siç janë: fjalimet zyrtare, dokumentet e qeverisë – marrëveshjet e koalicionit ose përgjigjet në pyetjet parlamentare, si dhe njoftimet për shtyp nga qeveria federale.
Në këtë gamë janë shfrytëzuar gjithësesi edhe dokumentet e BE-së dhe OKB që kanë të bëjnë me Evropën Juglindore, me theks me Kosovën.
Për qasje empirike këtu do t’i referohem analizave dhe intervistave të studjuesve tjerë për këtë temë.

Interesat nacionale
Koncepti i interesit  nacional “është një koncept i paqartë, shumë i keqpërdorur e megjithatë një koncept i domosdoshëm i politikës”.[1] Por edhe në analizat mbi  politikën ndërkombëtare dhe në hulumtimet e politikës së jashtme, nuk mund të bëhet hap konkret pa këtë term, prandaj  keqpërdorimi i këtij termi është i pashmangshëm.
Në vijim po sjell ca pikëpamje kruciale mbi konceptin e interesit nacional në kontekstin teorik mbi marrëdhëniet ndërkombëtare.

Pikëvështrimi im teorik në këtë rrafsh ka të bëjë me teoritë e realizmit klasik [2] dhe neorealizmit.  Në që të dy teoritë në fjalë koncepti i interesit ka një kuptim qendror. Pikënisja e realizmit klasik është shteti si aktor dominues në sistemin ndërkombëtar. Aktorët tjerë luajnë një rol vartës. Shteti është sovran, zotëron – nëse flasim me gjuhn e Max Weberit – monopolin e  dhunës fizike legjitime. Koncepti i interesit është i lidhur ngushtë me atë të pushtetit.
Hans J. Morgenthau u përpoq të përdorte këta dy terma për të shpjeguar ligjet në marrëdhëniet ndërkombëtare në mënyrë që të fitonte njohuri për veprimin e politikës së jashtme.
Si teoria e realizmit klasik edhe ajo e neorealizmit, Interesat nacionale i trajtonë si akte veprimi në shërbim të egzistencës së shtetit.

Interesi më i rëndësishëm i shteteve është siguria e tyre, e cila duket se është në rrezik të përhershëm. Arsyeja për këtë është sistemi ndërkombëtar i karakterizuar nga anarkia.

Një autoritet më i lartë që rregullon sjelljen e shteteve dhe i sanksionuar me ligje ndërkombëtare nuk egziston. Kjo anarki e sistemit shtetëror ndërkombëtar krijon pasiguri permanente për shtetet – prandaj  “lufta është një detyrim gjithmonë i pranishëm, i kushtëzuar”.[3] Fakti që frika nga lufta nuk është universale është për shkak të ekzistencës së një bërthame praktikash që prodhojnë një minimum të rendit ndërkombëtar: ligji ndërkombëtar, ekuilibri i fuqisë, vetë frika nga lufta. (…)
Për Morgenthaun, realizmi “nuk e pajis konceptin themelor të interesit (…) me kuptimin që vendoset një herë e përgjithmonë. Qëndrimi aktual i Francës dhe Italisë në raport me Kosovën, e argumenton më së miri këtë postulat shekncor të  Morgenthaut.
Zgjedhjet për Parlamentin Europian, rritja permanente e sentimentit neofashist në spektrin e së djathtës franceze dhe italiane, mund të kenë ndikuar që të shtyhet për disa muaj prnaimi i Kosovës në Këshillin e Europës, duke e ndërlidhur krejt këtë manovrim me zgjedhjet për Parlamentin Europian, respektivisht interesat nacionale.
Neofashizmi, si një lëvizje e re politike që mbështetet në ideologji fashiste të rishikuara, është duke fituar terren në disa vende të Bashkimit Evropian. Ky fenomen duhet vrojtuar me kujdesë, meqë ai paraqet disa rreziqe për shqiptarët që jetojnë në BE dhe për shqiptarët në dy republikat tona – Republikën e Shqipërisë dhe Republikën e Kosovës, por edhe pr ata në Maqedoninë e Veriut dhe gjetkë në Ballkan, duke ndikuar në çështje sociale, politike dhe të sigurisë.

Për Gottfried-Karl Kindermann-in, asistentin e Morgenthaut dhe themeluesin e neorealizmit të Shkollës së Mynihut, politika britanike e ekuilibrit përfaqëson një plejadë objektive të politikës së jashtme interesash që përcaktuan veprimin politik në një periudhë të caktuar historike.
Kjo qasje merrë në konsideratë interesat si një kategori subjektive. Ky është rasti me neorealizmin. Prandaj, interesi kombëtar i shtetit është ai që e tumirin  politikanët në institucionet përgjegjëse vendimmarrse. Interesi nuk përcaktohet më nga objektiviteti kohor, por nga interpretimi subjektiv nga aktorët e përfshirë.

Shmangia e përplasjeve të mundshme me bazë interesat nacionale

Në prill  Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës – që me të drejtë cilësohet si institucioni më kredibil i demokracisë paneuropiane, përmes aprovimit të raportit të diplomates së njohur greke Dora Bakoyannis, i hapi rrugë aderimit të Kosovës në këtë organizatë.
Përkundër praktikave të deritashme, me insistimin e Francës dhe Italisë, Këshilli i Europës, refeuzoi ta fuste në rend dite çështjen e prnaimit të Republikës së Kosovës si anëtarin e 47 të këtij mekanizmi europian.
Për disa vëzhgues, qëndrimi i Francës dhe Italisë për ta shmangur këtë akt, pas këmbënguljes insistuese që “bazohej” në nevojën për ruajtjen e unitetit brenda Këshillit Europian, respektivisht BE-së, ka të bëjë  jo vetëm me gjakimin ekstrem të diplomacisë serbe, por edhe me angazhimin e aleatëve të saj brenda BE-së, që këtë e bëjnë në emër të interesave nacionale. Ndoshta në këtë pikëvështrim duhet kërkuar arsyet reale pse pala gjermane do t’i bashkohet këtij grupimi. Gjermania duket se ka qenë e interesuar për të shmangur çfardo drame të mundshme në këtë përplasje interesash nacionale brenda BE-së. Ky fakt dëshmoi edhe një herë se, këto mosmarrëveshje nuk mund të zgjidhen dot në Bruksel.

Politika e jashtme gjermane në raport me Europën Juglindore dhe me theks Kosovën, tok me atë “evropiane” bëjnë jetë paralele, duke pretenduar që mos t’i përplasë ato kundër njëra-tjetrës në skenën ndërkombëtare. Ky tension midis politikës së jashtme të pavarur gjermane dhe politikës së jashtme të përbashkët evropiane – midis sovranitetit kombëtar dhe ndërvarësisë evropiane – ishte shkasi kryesor i animit kësaj radhe pro dyshes Francë-Itali, që po angazhoheshin në emër të gjoja interesit paneuropian, e në dëm të Kosovës.

Teza se “Kosova dështoi të përfundojë procesin e anëtarësimit të saj në Këshillin e Evropës”, i paraparë që të ndodhte më 17 maj, në dritën e zhvillimeve gjeopolitike, është jo reale. Ky është de fakto dështimi i dytë i vullnetshëm i radhës i vetë  BE-së.  Dështimi i parë ishte miratimi me vetëm tetë vota kundër, i raportit të senatorit zviceran Dick Marty [2011], në të cilin ngriheshin “pretendime ndaj disa prej ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për përfshirje në krimin e organizuar, përfshirë trafikimin e organeve njerëzore.” [4]
Më 30 nëntor 2020, Gjykatësi i Procedurës Paraprake i Dhomave të Specializuara të Kosovës bëri publik vendimin e konfirmimit të aktakuzës[5] ndaj ish kryeministrit dhe presidentit të Republikës dhe një numri ish bashkëpunëtorësh të ngushtë të tij, por akuza për trafikimin e organeve njerëzore që ishte shkas i presionit për themelimin e Dhomave të Specializuara të kësaj Gjykate, ka ra. Sidoqoftë, raporti i Dik Martit dhe vet ngritja e akuzës, cënon rëndë historinë e  UÇK-së së vegjëlisë dhe përgjithsisht historinë moderne të Kosovës.
Që të dyja këto akte, që kalonin edhe si rezultat i përpjekjeve për ruajtjen dhe barazpeshimin e balancimeve gjeopolitike të BE-së me Rusinë dhe aleatët e saj në Europën Juglindore, duhet parë thjeshtë si nusprodukt i impenjimeve të pasukseshme të Europës në rajon që prej vitit 1914.

Më 17 maj 2024 u vu re se Brukseli nuk është i pregaditur ende për përballje me ndeshtrashat që po sjell rikthimi i fuqishëm i gjeopolitikës dhe imponimi nga ana e Rusisë dhe Kinës në procesin e rigrupimeve të reja në hartën e gjeopolitikës postmoderne. Ky dështim, nëse nuk korigjohet shpejt, mund t’i kushtojë shumë Europës në rirreshtimin e ri gjatë procesit të Rendit të ri Europian, që do të pasojë me përfundimin e luftës në Ukrainë.
Duke refuzuar Kosovën si anëtare e re e mundshme e KiE, BE-ja humbi garën e brendshme konvencionale për këtë pjesë të kontinentit që ka një zanafillë që me krijimin e shteteve-kombe në Europën Juglindore, e me theks me krijimin e Jugosllavisë [1918].

Rikthimi i gjeopolitikës në Ballkan

Dështimi i vullnetshëm i BE-së më 17 maj 2024  mund të interpretohet edhe si paralajmrim ogurzi me përmasa të përplasjeve të reja, e që dëshmon se Ballkani fare lehtë mund të shndërrohet në një “laborator eksperimental” për marrëdhëniet evropiano-ruse pas përmbylljes së luftës në Ukrainë.

Rizgjedhja e mundshme e Donald Trump-it më 2 nëntor sërish në postin e presidentit amerikan pritet që të ketë pasoja për sistemin e rendit global, po aq sa ka ndërkohë lufta në Ukrainë dhe rrjedhat e saj. Shumica e vëzhguesve pajtohen me këtë konstatim. Megjithatë, është e paqartë se si kjo do të reflektojë në rajone të veçanta të botës. Për sa i përket Ballkanit, që në fushatën e parë kur Trump-i po garonte për postin e presidentit [2016] nëvizohej nga vëzhguesit me të drejtë se, dy të dhëna nga “programi” i politikës së jashtme të Trump, janë të rëndësisë së veçantë: izolacionizmi i shpallur, pra kufizimi i gjerë në çështjet ndërkombëtare dhe përpjekja e dukshme për të përmirësuar marrëdhëniet me Moskën përmes një “miqësie mashkullore” me Presidentin Vladimir Putin.[6]

Për Dr Winfried Veit: sidoqoftë, “çështja shqiptare” nuk është i vetmi problem i pazgjidhur në Ballkan që ka potencial shpërthyes. Sipas tij, është edhe “çështja serbe”, e cila përmes kërcnimeve që vijnë nga Banjalluka, kryeqndra e “Republikës Srpska” na rikthehet në skenë. Atje, por edhe në Beograd, paralajmrimi se në OKB së shpejti [më 23 maj], do të shtrohet për miratim Rezoluta e sponzoruar nga Gjermania dhe Ruanda për gjenocidin serb në Srebrenicë dhe përgjithësisht në Bosnjë gjatë agresionit serb, ka rikthyer sërish në skenë fajkojtë e luftës. Ata fajkojë tashmë janë instaluar edhe brenda qeverisë së re serbe, si nusprodukt i zgjedhjeve të 17 dhjetorit të vitit që lamë pas. Të njëjtët lojtarë të “Lojës së Madhe” janë sërish në prapavijë: Rusia është në anën e serbëve, flamuri kombëtar i të cilëve valëvitet në mitingje, ndërsa SHBA deri më tani ka mbështetur qeverinë qendrore boshnjake në Sarajevë, e cila kategorikisht refuzon çdo ide për shkëputje. Ndërkohë në Beograd zbarkoi për të dëshmuar me më shumë forcë rikthimin e geopoltikës edhe presidenti i Kinës.
Presidenti i Kinës, Xi Jinping, mbërriti në Beograd në mbrëmjen e 7 majit për një vizitë dyditore në përpjekje për ta rritur ndikimin e Pekinit në çështjet politike dhe ekonomike të Evropës.[7] Duke u shprehur për miqësinë kinezo-serbe, ai nuk harroi të theksoi pozicionin e Kinës për Kosovën. “Kina mbështet përpjekjet e Serbisë për të ruajtur sovranitetin dhe integritetin territorial, për çështjen e Kosovës”,[8] tha me këtë rast në konferencë me media presidenti kinez.
Në këtë vizitë jo rastësisht u ngritën paralele mes Tajvanit dhe Kosovës.
Dy vizitat pasuese të zyrtarëve të lartë të DASH në Kosovë, sikur I dhnë përgjegjen e duhur jo vetëm Xi Jinping-ut, por edhe Beogradit zyrtar.

***

Në këtë garë për të dëshmuar se Ballkani vazhdon të jetë sferë e interesit nacional nuk ka qëndruar duarkryq as Franca. Parisi gjithësesi vazhdon të jetë i shqetësuar për ndikimin në rritje të Rusisë në Ballkan, veçanërisht përmes Serbisë dhe komuniteteve serbe në rajon. Rrjedhimisht do të ishte e pritshme që Franca të punonte për të kundërshtuar këtë ndikim përmes politikave të saj dhe bashkëpunimit me partnerët evropianë dhe NATO-n. Duke shmangur madje edhe në debatin bublik kushtëzimin e Serbisë me njohjen e Republikës së Kosovës, si parakusht për ecje drejt BE-së dhe duke e imponuar të ashtuquajturin truk të NJOHJES DE FAKTO si zëvendësim për NJOHJE DE JURE, këtë rikthim të saj në Ballkan pretendon ta ketë më të lehtë. Gjithashtu ajo tutje duke cilësuar Marrëveshjen e Brukselit [shkurt 2024] dhe Aneksin e saj [mars 2024] si valid, pavarësisht refuzimit serb për ta nënshkruar dhe madje duke kaluar në heshtje edhe nulifikimin e saj me shrim [shih letrën e ish kryeministres serbe të 15 dhjetorit 2023], Franca po insiston të promovojë interesat e saj nacionale, duke mbështetur në heshtje Beogradin në projektin e tij që tashmë njohet me nocionin politik eufemist “Bota serbe”.

Një tjetër interes gjeopolitik për Francësn është menaxhimi i ndikimit në rritje të Turqisë dhe Kinës në Ballkan. Investimet ekonomike dhe prania kulturore e këtyre vendeve janë të rëndësishme, dhe Franca kërkon të balancojë këtë ndikim për të ruajtur një qasje të harmonizuar evropiane.

***

Në Ballkan ka kohë që pretendon të rikthehet si lojtar i madh  edhe Turqia.
Ankaraja e sheh veten si një fuqi mbrojtëse për myslimanët në Ballkan dhe pasi politika e jashtme “neo-otomane” e Presidentit Erdogan dështoi në mënyrë të dëshpëruar në Azinë Qendrore dhe Lindjen e Mesme, ai po fokusohet në Ballkan.
Në këtë garë ç’pozicion merrë Bashkimi Evropian? Që nga samiti i Selanikut [2003] me sa duket Brukseli e ka “përjashtuar vetveten”, nuk ka ndonjë rol qenësor.  Mungesa e theksuar e BE-së e ka nxitur indirekt Malin e Zi të orientohet më shumë drejt Moskës (konfirmuar së fundmi nga inaugurimi i një qeverie pro ruse]. Mos të flasim për ndikimin total të Rusisë në Serbi.

Sprova që ushtroi Serbia me agresionin e 24 shtatorit 2023 dhe gara në armatim, tok me betonizimin e pozicionit serb krah Rusisë e Kinës, me gjasa që shpejt të bëhet edhe anëtare e rregullt e BREX-it, dëshmojnë se konfliktet latente në rajon po paralajmrohen më hapur. Atëherë me të drejtë shtrohet pyetja se si do të sillen SHBA-të në të ardhmen?  Paralajmrimi që pati bërë Trump-i kur qe anëtarësuar Mali i Zi në NATO, tek pat bërë publike deklaratën e famshme se, SHBA-të nuk do të hynin në lufëtn e tretë botërore për Malin e Zi, është një ogur i zi për fatin e rajonit. Në rast të një shpërthimi të provokuar në shkallë më të gjerë nga Serbia, SHBA-të gjithnjë gjykojmë sikur do ët rikthehej Trump-i në Shtëpinë e Bardhë, logarit presidenti serb, fare lehtë, mund të jetë në gjendje të qëndrojë larg konfliktit.

Në përballje me rrjedhat e mundshme të historisë, kur në lojë mund të hyjë fuqishëm edhe Rusia, BE-ja duket se po rishqyrton skenarët e mundshëm për veprim pas fitores ruse në Ukrainë.
Prandaj shtohen zërat në qarqet politike dhe akademike që pledojnë që BE-ja, në rast se realizohet skenari i tërheqjes së mundshme të Amerikës, të arrijë një marrëveshje me Rusinë tani për përgjegjësinë që duhet të kenë bashkarisht në Ballkan dhe për të parandaluar një situatë si ajo në Ukrainë.[9]

Kjo sjellje e BE-së në raport me Kosovën më 17 maj 2024 duhet kuptuar  se mund të jetë edhe si imponim i kësaj strategjie përafrimi me Rusinë. Në qarqet e sigurisë në Austri, shih për këtë, së fundmi po diskutohet modeli i neutralitetit austriak si rrugëdalje, i cili, kur zbatohet për Serbinë, për shembull, mund të përfaqësojë një kompromis midis afrimit evropian, duke garantuar njëkohësisht neutralitetin ushtarak. Ky kompromis, me gjasë nuk e përjashton paraprakisht idenë serbomadhe për “Botën serbe” si zgjidhje e “çështjes serbe”. Ky model, sipas Dr Winfried Vait-it mund të plotësohet me konceptin e një Evrope të rrathëve koncentrikë, në të cilën shtetet ballkanike mund të përfshihen në një unazë të jashtme pa rrezikuar interesat ruse në rajon. Kjo do të ishte sigurisht realpolitikë e pastër, por do të ishte më mirë se ideja e një konfrontimi si në Ukrainë ose edhe më keq,[10] konkludon ai.
Por, krahas këtyre qarqeve akademike që shestojnë këtë variant të trajtimit të Kosovës në përputhje me përqasjet e së ardhmes së afërt me Rusinë, përfaqësues të shkollës realiste gjykojnë se Ukraina nuk mundet asesi ta humbas luftën, jo për aq sa Perednimi vazhdon të jetë i impenjuar thellë në mbështetjen e saj.  Shih për këtë, edhe Gjermania hezituese në fillim, tani është tërësisht e impenjuar, duke mos fshehur gjakimin për koordinim konform ndërgjegjësimit në rritje në Perëndim në të dy anët e Atlantikut për nevojën që Rusia, me gjithë përmasat e saj, të humbasë luftën kundër Ukrainës.

Tashmë që të dy palët në luftim e kanë të qartë se, përfundimi i kësaj lufte nuk do të vendoset në fushat dhe stepat e Donbasit, por në valët e Detit të Zi. [11] Shih për këtë, ekspertët ushtarak gjykojnë me të drejtë se vetëm atëherë kur anijet luftarake ruse të pozicionuara në portet e largëta në Detin e Zi, do të përballen me armët ukrainase me rreze të gjatë veprimi, pasi ta kenë thyer urën e Kerçit në Krime në tre pjesë, tek atëherë Rusia nuk do të jetë më në gjendje të rifurnizojë trupat e saj në të gjithë gadishullin e Krimesë.
Perendimi ndërkohë ka miratuar paketa të tëra për funizim të Ukrainës me armë moderne dhe municion. Krahas kësaj gadishmërie të hapur, Perendimi po i kalibron këto dërgesa pikërisht në mënyrë që asnjëra palë të mos mund ta fitojë apo ta humbasë këtë luftë.[12] A do të thotë kjo se aleatët po fshehin faktin se nuk janë të sigurt për fitoren e Ukrainës?

Një lojë e ngjashme duket se është bërë nga BE-ja me rastin e shmangies së agjendës për aderim të Kosovës në KiE. Parisi dhe Roma në veçanti, duan që as pala serbe e as ajo kosovare nga kjo betejë të mos duken si fituese, e më së paku pala kosovare.  Qëllimi duket se është që, pas përfundimit të zgjedhjeve për Parlamentin Europian, gjithçka sërish të kthehet në rrjedhën e vet, duke rikthyer në vend madje edhe dinjitetin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës dhe të gjithë mekanizmave të tij që i kishin hapur rrugë votimit formal të aderimit të Kosoëvs në Këshillin e Europës konform praktikës së aplikuar deri tashti në këtë rrafsh.
Cilat janë interesat e Gjermanisë në rajon?
Autori gjerman Christian Hacke përmend faktorët e mëposhtëm për të përcaktuar këtë: Situata gjeografike dhe gjeopolitike në mes të Evropës, e kaluara, qëndrimi i partnerëve dhe fqinjëve të politikës së jashtme, zhvillimet politike globale dhe vlerat e ligjit bazë.[13]
Përveç kësaj, këto interesa nacionale bazohen edhe në vlerat e politikës së jashtme që marrin në konsideratë edhe obligimet që parasheh kushtetuta, respektivisht Ligji themelor, siç e quajnë gjermanët, e që obligon politikën për:  ruajtja e paqes ndërkombëtare në formën e ndalimit të luftës së agresionit (neni 26 i LTH), internacionalizmin bashkëpunues përmes mundësisë së transferimit të të drejtave sovrane shtetërore në institucionet ndërshtetërore (neni 24 LTH), ruajtjes dhe realizimit të të drejtave të njeriut (neni 1 paragrafi 2 LTH) dhe përparësisë së të drejtës ndërkombëtare (neni 25 LTH).[14]
Që prej vitit 2001 Qeveria Federale gjermane i ka ofruar raporte të rregullta vjetore Parlamentit të Gjermanisë Federale “mbi rezultatet e tyre dhe përpjekjet për të zhvilluar më tej strategjinë e përgjithshme politike dhe ekonomike për shtetet e Ballkanit dhe të gjithë Evropën Juglindore.” Në këto raporte një vend meritor ka edhe Kosova dhe çështja shqiptare në përgjithësi.

Në literaturën profesionale që hedhë dritë mbi politikën gjermane për Kosovën rol të ndjeshëm ka studjuesi  Rafael Biermann. Me librin e tij voluminoz [664 faqe] me titull sinjifikativ “Vitet e praktikës në Kosovë – Dështimi i parandalimit të krizave ndërkombëtare”[15] ai paraqet në fakt një studim empiriko-analitik të parandalimit (të dështuar) të krizave në Kosovë, në të cilin ai heton shkaqet e mungesës së parandalimit të bashkësisë ndërkombëtare para shpërthimit të luftës. Sigurisht që Biermann merret edhe me politikën gjermane në Kosovë, por këtu ai paraqet vetëm një nga disa aspekte të rrjetit ndërkombëtar të marrëdhënieve në Ballkan. Sipas Biermann-it, politika ndërkombëtare dhe në këtë mënyrë edhe ajo gjermane në raport me Kosovën, u karakterizua nga “abstinenca” e saj nga viti 1989 deri në vitin 1991. Suspendimi i autonomisë nga Milosheviqi kaloi në heshtje të plotë, duke u toleruar dhe trajtuar thjeshtë si çështje e brendshme e Serbisë! Edhe pas kësaj, gjatë pothuajse gjithë dekadës së apart’heijdit [1989-1999], Kosova nuk ishte çështje. “Qeveritë dhe parlamenti ishin të përqendruar në masë të madhe në Bosnjë deri në vitin 1998.”[16]

Vetëm në verën e vitit 1998, atëherë kur në skenë do të dalë UÇK-ja, kriza e Kosovës mori vëmendjen ndërkombëtare, pra edhe të palës gjermane.

Luftimet e njësive guerile të UÇK-së gjatë vitit 1997 bënë që edhe politika gjermane të përballej me konfliktin. Por edhe atëbotë, qeveria federale e bëri këtë kryesisht në koordinim me partnerët, pra kryesisht brenda kornizës së Grupit të Kontaktit që funksiononte për Ballkanin, në kuadër të kornizave të Politikës së Jashtme të Përbashkët të BE-së  dhe gjithnjë e më shumë brenda NATO-s. Ngjashëm si kësaj radhe që veproi kancelari Olaf Sholc, në prag të mbledhjes së ministerialit të Këshillit të Ministrave më 17 maj 2024, edhe në prag të shpërthimit të lufëts në Kosovë, qeveria e kancelarit karizmatik Helmut Kohl,  do të përpiqej të bënte çmos që të shmangte përshtypjen se Gjermania po vepronte kokë më vete.
Në një ese politike prej jo më shumë se 21 faqesh, me titull  „Deutschland und die Kosovo-Krise“ [Gjermania dhe kriza e Kosovës] e publikuar në vitin 2000,[17] që ka për autor Joachim Krause, ai na i ka sjellë një varg argumentesh për arsyet reale të impenjimit gjerman në atë mënyrë. Ndërhyrja gjermane atbotë ishte gjithësesi e natyrës shumëdimensionale qoftë edhe në kontekstin ndërkombëtar të kohës. Krause tregon qartë tensionin mes politikës gjermane, evropiane dhe asaj ndërkombëtare, që duket se po rikthehet sërish në skenë.

Jo pa arsye reale politike, pesë vitet e para të dekadës së fundit të shekullit 20-të, akademik Mehmet Kraja i cilëson si “vite të humbura”. Ndërkaq vitet pasuese, deri me daljen në skenë të UÇK-së, mund të hyjnë në histori, jo vetëm si vazhdimsi e pesë viteve të para, pra si vite të humbura, por edhe më keq –  një lloj pajtimi me jetën e “derrit të kënaqur”. Krejt politika e LDK-së dhe e të ashtuquajturës Alternativë kosovare atbotë, kishe degjeneruar në një lloj “refuzimi estetik” i jetës së Sokratit të vuajtur”!

Një libër tjetër me shumë interes për të hedhur dritë mbi politikën gjermane në raport me Kosovën gjithësesi është ai i Roland Friedrich -ut –  „Die deutsche Außenpolitik im Kosovo-Konflikt“ botuar në vitin 2005.
Në këtë studim do të venerojmë se si, jo vetëm politika gjermane, por edhe ajo e BE-së, në raport me Kosovën ishte “ngatërruar” tërësisht. Megjithatë është me interes të potencojmë se, për autorin, shpërthimi i luftës në Kosovë nga viti 1998, përfaqëson një “hap ndoshta vendimtar në proces” drejt një “roli aktiv gjerman në menaxhimin e konflikteve ndërkombëtare”.[18]
Sipas këtij studjuesi lufta që shpërtheu në Kosovë më 1998 ishte “pika e nxehtë” për politikën e jashtme dhe të sigurisë gjermane në fund të viteve 1990.
Konkluzion i njejtë ndoshta mund të nxirret edhe tashti me dështimin e procesit të dialogurt dhe të ashtuquajturit plan franko-gjerman.
Si në rastin e parë, edhe tashti, me kthesën që do të imponoi humbja e betejës gjeopolitike të BE-së në raport me Kosoëvn tek ju “dorëzua” Serbisë më 17 maj 2024, do të imponohet një rikthim i poltikës gjermane  për tejkalimin e kësaj krize, si në aspektin e synimeve të saj në Europën Juglindore në përballje me interesat gjeopolitike ruse dhe turke, ashtu edhe në qasjen e saj shumëpalëshe. Për Roland Friedrihun, vendosja e Bundeswehr-it në Kosovë më 1999 përfaqësonte një “ndryshim paradigme”. Një ndryshim paradigme të politikës gjermane  gjykoj se do paralajmrohet shpejt përmes impenjimit të qeverisë aktuale për të ndryshuar kursin e BE-së në raport me  interesat e BE-së në rajon dhe ndaj Kosovës dhe shqiptarëve në veçanti.

Le të kujtojmë faktin se, përmes aktiviteteve ushtarake dhe Paktit të Stabilitetit për Evropën Juglindore, po aq sa edhe përmes kontributit të saj në procesin e ndryshimeve të thella të skenës politike në Kosovë në prag të “Revolucionit demokratik të heshtur”, siç i cilësoj unë zgjedhjet e 14 shkurtit 2021,  Gjermania u shndërrua nga një “aktor reaktiv” në një “fuqi formësuese politike” në Kosovë dhe rajon.
Por në rastin në fjalë, pra me rastin e shmangies së agjendës për aderim të Kosovës në Këshillin e Europës, “interesat nacionale të Kosovës dhe ato të Gjermanisë, sikur iu nënshtruan të ashtuquajturave interesa europiane, që në fakt janë interesa ruse! Prandaj kjo betejë gjeopolitike ëshët e humbur si nga Gjermania ashtu edhe nga ana e BE-së.

Në këtë rast, po të shpreheshim sipas paradigmës së Karl Kaiserit, janë “interesat evropiane ato që janë në rrezik sot në plan të parë, dhe mbetet të përcaktohet vetëm kur interesat gjermane nuk janë në harmoni me interesat e BE-së.”[19]
Krijimi i Republikës serbe 2.0 në Kosovë, që nënkupton një lloj federalizimi i saj si fazë e ndërmjetme që shpije drejt aneksimit të veriut Serbisë, gjithësesi  bie ndesh me interesat nacionale të Kosovës; si akt ai cënon rënd interesin jetik të shqiptarëve si Komb, por është njëkohësisht edhe në shpërputhje të plotë me filozofinë politike të vet BE-së. Shih për këtë, dështimi i vullnetshëm i BE-së në raport me Kosovën për herë të dytë, tani me çështjen e Këshillit të Europës, imponon rishqyrtim të plotë të gjithë procesit të dialogut Kosovë-Serbi të ndërmjetësuar për më shumë se një dekadë nga ana e BE-së.

Përfundim
Për një kohë të gjatë, çështja e Kosovës nuk ishte një çështje e politikës europiane e rrjedhimisht as asaj gjermane. Kjo hyri në axhendën politike të BE-së dhe Gjermanisë kur në Kosovë doli në skenë UÇK-ja, ndërkaq çështja e statusit të Kosovës u bë temë vetëm në vitin 2003 si pjesë e Grupit të Kontaktit Ballkanik.
Nëse gjatë viteve të fundit Gjermania në nivel evropian dhe ndërkombëtar, tregoi përkushtim më të madh në raport me Kosovën, duke u shndërruar në avokuese e interesave të saj, duke kurorëzuar këtë ndikim përkatës në politikën perëndimore në disa procese radhas,  në rastin konkret, edhe ajo u bë palë e dështimit vullnetar në përballjen gjeopolitike me Rusinë.
Në BE, me theks në Francë dhe Iali, nuk kanë shumë dilema pse Kosova vazhdon të jetë tejet e interesuar që të anëtarësohet në Këshillin e Evropës: qëllimi i parë dhe themelor është të padisë Serbinë para gjykatës në Strasburg-ut për reparacionet e luftës. Shih për këtë, gjykojnë në Beograd, qeveria e Kurtit ka përcaktuar  datën 12 qershor të vitit 1999 si datë të fundit për dëmshpërblimet dhe krimet e luftës. Sipas analistit serb, Zheljko Panteliq, Kurti në këtë mënyrë dëshiron të përgatisë terrenin për padi dhe informacione të reja që do ta mbështesin atë.[20]

Me qëndrimin e ashpër ndaj Kosovës, duke insistuar të imponojë Bashkësinë e Komunave Serbe si një konstrukt që do ta defunksionalizojë Republikën, në rrugën drejt aneksimit së veriut Serbisë,  Perëndimi po rrezikon të krijojë përshtypjen se po insiston të zbatojë standarde të pabarabarta, që për bazë kanë interesat gjeopolitike.

Ngjashëm, si miratimi i Rezolutës për gjenocid në OKB  e sponzorizuar nga Gjermania dhe Ruanda, edhe padia e pritshme nga Kosova ndaj Serbisë, gjykojnë jo vetëm në Beograd, do t’i shërbejnë si shkëndija të reja zjarrit për destabilizimin e rajonit.
Shih për këtë, rajoni i Evropës Juglindore në përgjithësi dhe Kosova në veçanti, mbesin tutje rast prove për rolin e ri të Gjermanisë në marrëdhëniet ndërkombëtare e me theks në formësimin e Rendit të Ri Europian. Rrjedhimisht, aderimi i Kosovës në Këshllin e Europës në muajt në vijim,  por para së gjithash ruajtja e sovranitetit të Republikës së Kosovës dhe prosperimi i përshpejtuar i integrimit të saj në NATO, do të jetë testi i politikës së Gjermanisë për Kosovën, rrjedhimisht edhe I BE-së, ku merrë formë e përmbajtje politika e re e jashtme gjermane alias europiane, që nuk është e nuk mund të jetë asesi edhe fillimi i evropianizimit të politikës së jashtme të Gjermanisë moderne.
Përvoja gjermane në rrugëtimin e saj drejt ribashkimit dhe përqasjes graduale në fushën e mendimit dhe veprimit sovran, shih për këtë, i shërben shumë Kosovës  e cila është bërë sovrane në përputhje të plotë me ligjin ndërkombëtar.
Serbia ishte prezent për 87 vite në Kosovë si kolonizatore. Me përbërjen e qeverisë së re ajo I rikthehet fuqishëm mendësisë koloniale eksspansive. Rrjedhimisht ajo duket se mbetet larg transformimit të saj të pritshëm nga BE-ja. Imponimi tutje i trekëndshit Pushtet-Kishë-Ushtri i lidhur tok me njëmijë e një fije me Kremlinin, nulifikon iluzionet për çfardo ndryshimi pozitiv të pritshëm. Përkundrazi, transformimi I kësaj qeverie në një kabinet lufte do të duhej të ishte skenari më real i mundshëm. Ky proces që po ndodhë para syve tanë, do të duhej të ishte një alarm I lloit  të vet për  qytetarët e Serbisë dhe Evropës Juglindore, por edhe për ata të BE-së.
___________________________
Fusnotat
1. Wellershoff, Dieter: Interessen in der internationalen Außen- und Sicherheitspolitik, in: Theiler, Olaf (Hrsg.): Deutsche Interessen in der sicherheitspolitischen Kommunikation, Schriften der Akademie der Bundeswehr für Information und Kommunikation, Band 24, Nomos Verlagsgesellschaft, Baden-Baden, 2001, f. 123
2. Si themelues të realizmit klasik konsiderohen Reinhold Niebuhr (Moral Man dhe Immoral Society, 1932) dhe I emigruari nga Gjermania në SHBA  gjermani Hans Joachim Morgenthau (Politics Among Nations, 1948).
3. Little, Richard / Smith, Michael (Hrsg): The politics of power and security – Introduction, in: Perspectives on World Politics, 2. Auflage, Routledge, London/New York, 1991, f. 6.
4. https://www.zeriamerikes.com/a/asambleja-parlamentare-e-ke-se-miraton-raportin-e-dik-martit-per-kosoven-114585134/457215.html
5. https://repository.scp-ks.org/details.php?doc_id=091ec6e98039bda9&doc_type=stl_filing&lang=eng
6. Dr. Winfried Veit: https://www.ipg-journal.de/regionen/europa/artikel/die-rueckkehr-der-geopolitik-auf-dem-balkan-1764/
7. https://www.evropaelire.org/a/xi-jinping-mberrin-ne-beograd-vizite/32937816.html
8. https://lajme.rtsh.al/artikull/serbia-kandidate-per-ne-be-nenshkruan-29-marreveshje-me-kinen-per-te-ardhmen-e-perbashket-
9.  Dr. Winfried Veit: https://www.ipg-journal.de/regionen/europa/artikel/die-rueckkehr-der-geopolitik-auf-dem-balkan-1764/
10. Po aty
11. Profesor Dr Alexander Etkind: https://www.nzz.ch/meinung/niederlage-russlands-ist-kein-grund-zur-angst-sondern-zur-hoffnung-ld.1828900
12. Po aty
13. Hacke, 1996, f. 5.
14. Shih më gjerësisht për këtë: Politika e jashtme gjermane, në: Jäger, Thomas / Höse, Alexander / Oppermann, Kai (eds.): Politika e jashtme gjermane, siguria, mirëqenia, institucionet dhe normat, Shtëpia Botuese VS për Shkenca Sociale, Wiesbaden, 2007, f. 13-39.
15. Biermann, Rafael: Lehrjahre im Kosovo – Das Scheitern der internationalen Krisenprävention, Ferdinand Schöningh Verlag, Paderborn, 2006.
16. Biermann, 2006, f. 583.
17. https://d-nb.info/1191645908/34
18. Friedrich, 2006, f. 9
19. Cituar sipas Albrecht-it, 2001, f. 117
20. Zheljko Panteliq [Željko Pantelić]: https://velikeprice.com/politika/dosije-balkan-kako-je-kurti-vratio-loptu-na-centar/?fbclid=IwAR3FXExLc52k7OrbtApSvTsv3V7p81w6CCHHIG8lL1Z0GMWf6OMOgeNpMJg_aem_AW1k3N6p9CDjKzV2S4rkUbZ2QH1wmZcNRveAiGb0RXhYH8EyZPn78tWK_Mo-pgNtA8FRHXX95cOMrm_aLR7oo46J&utm_medium=paid&utm_source=fb&utm_id=120208278488070261&utm_content=120209003260070261&utm_term=120209003260060261&utm_campaign=120208278488070261

Rezoluta e Kombeve të Bashkuara rreth gjenocidit të Serbisë në Srebrenicë, vetëm denaficikimi e shpëtoj Serbinë

0

Serbinë e shpëton vetëm denacifikimi

Në tekstin e Rezolutës, ku thuhet mes tjerash se duke vënë në dukje se viti 2025 do të shënojë tridhjetë vjetorin e gjenocidit në Srebrenicë, në të cilin humbën jetën të paktën 8,372 veta, mijëra u zhvendosën dhe familjet dhe komunitetet u shkatërruan, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së:

Vendos të caktojë 11 korrikun si Ditën Ndërkombëtare të Reflektimit dhe Përkujtimit të Gjenocidit të viti 1995 në Srebrenicë, që do të festohet çdo vit; Dënon pa rezerva çdo mohim të gjenocidit të Srebrenicës si një ngjarje historike dhe u kërkon shteteve anëtare të ruajnë faktet e vërtetuara edhe përmes sistemeve të tyre arsimore, duke zhvilluar programe të përshtatshme, gjithashtu në përkujtim (të ngjarjeve) dhe me synim të parandalimit të mohimit dhe shtrembërimit të tyre si dhe pengimin e gjenocideve në të ardhmen; Gjithashtu dënon pa rezerva veprimet që madhërojnë të dënuarit për krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid nga gjykatat ndërkombëtare, duke përfshirë ata që janë përgjegjës për gjenocidin në Srebrenicë; Thekson rëndësinë e përmbylljes së procesit të gjetjes dhe identifikimit të viktimave të mbetura të gjenocidit të Srebrenicës dhe varrimin e dinjitetshëm të tyre dhe bën thirrje për ndjekjen e vazhdueshme të atyre autorëve të gjenocidit në Srebrenicë, që ende nuk janë përballur me drejtësinë; I nxit të gjitha shtetet që t’u përmbahen plotësisht detyrimeve të tyre sipas Konventës për Parandalimin dhe Ndëshkimin e Krimit të Gjenocidit, dhe të drejtën ndërkombëtare zakonore për parandalimin dhe ndëshkimin e gjenocidit, duke pasur parasysh vendimet përkatëse të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë; Kërkon nga Sekretari i Përgjithshëm të themelojë një program informues të titulluar “Gjenocidi i Srebrenicës dhe Kombet e Bashkuara”, duke filluar përgatitjet për shënimin e përvjetorit të tridhjetë në vitin 2025, dhe gjithashtu i kërkon Sekretarit të Përgjithshëm të sjellë këtë rezolutë në vëmendjen e të gjitha shteteve anëtare, organizatave të sistemit të Kombeve të Bashkuara dhe organizatave të shoqërisë civile, në funksion të respektimit të duhur të saj; Fton të gjitha Shtetet Anëtare, organizatat e sistemit të Kombeve të Bashkuara, organizatat e tjera ndërkombëtare dhe rajonale dhe shoqërinë civile, duke përfshirë organizatat joqeveritare, institucionet akademike dhe palët e tjera të interesuara për të respektuar Ditën Ndërkombëtare, duke përfshirë kremtime dhe veprimtari të veçanta në kujtim dhe nderim të viktimave të gjenocidit të vitit 1995 në Srebrenicë, si dhe arsimimin e duhur dhe veprimtaritë e ndërgjegjësimit të publikut. Tani, pas Rezolutës, hipotekën e fajsisë për gjenocidin në Srebrenicë, në ndërgjegjën e tyre do të bartin jo vetëm “sponzoruesit dhe aksionarët” e gjenocidit të ushtruar (në mesin e tyre padyshim që do gjendet edhe Presidenti i sotëm serb me deklaratën e famshme; se “për një serb, do vriten 100 musliman”!?), por, edhe “populli hyjnor i Sveti Saves”. I cili me breza të tërë të rinjësh nuk arrijti të çlirohej nga elitat megalomane e extra nacionaliste në gjirin e vetë. Për hajr u koftë vetmia e “licencuar” nga Kisha dhe nga regjimet totalitare… Sepse, vetëm denacifikimi mund t’u shpetoj nga kjo marrëzi dhe hipokrizi shekullore…

Serbinë e shpëton vetëm denacifikimi

Në tekstin e Rezolutës, ku thuhet mes tjerash se duke vënë në dukje se viti 2025 do të shënojë tridhjetë vjetorin e gjenocidit në Srebrenicë, në të cilin humbën jetën të paktën 8,372 veta, mijëra u zhvendosën dhe familjet dhe komunitetet u shkatërruan, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së: Vendos të caktojë 11 korrikun si Ditën Ndërkombëtare të Reflektimit dhe Përkujtimit të Gjenocidit të viti 1995 në Srebrenicë, që do të festohet çdo vit; Dënon pa rezerva çdo mohim të gjenocidit të Srebrenicës si një ngjarje historike dhe u kërkon shteteve anëtare të ruajnë faktet e vërtetuara edhe përmes sistemeve të tyre arsimore, duke zhvilluar programe të përshtatshme, gjithashtu në përkujtim (të ngjarjeve) dhe me synim të parandalimit të mohimit dhe shtrembërimit të tyre si dhe pengimin e gjenocideve në të ardhmen; Gjithashtu dënon pa rezerva veprimet që madhërojnë të dënuarit për krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid nga gjykatat ndërkombëtare, duke përfshirë ata që janë përgjegjës për gjenocidin në Srebrenicë; Thekson rëndësinë e përmbylljes së procesit të gjetjes dhe identifikimit të viktimave të mbetura të gjenocidit të Srebrenicës dhe varrimin e dinjitetshëm të tyre dhe bën thirrje për ndjekjen e vazhdueshme të atyre autorëve të gjenocidit në Srebrenicë, që ende nuk janë përballur me drejtësinë; I nxit të gjitha shtetet që t’u përmbahen plotësisht detyrimeve të tyre sipas Konventës për Parandalimin dhe Ndëshkimin e Krimit të Gjenocidit, dhe të drejtën ndërkombëtare zakonore për parandalimin dhe ndëshkimin e gjenocidit, duke pasur parasysh vendimet përkatëse të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë; Kërkon nga Sekretari i Përgjithshëm të themelojë një program informues të titulluar “Gjenocidi i Srebrenicës dhe Kombet e Bashkuara”, duke filluar përgatitjet për shënimin e përvjetorit të tridhjetë në vitin 2025, dhe gjithashtu i kërkon Sekretarit të Përgjithshëm të sjellë këtë rezolutë në vëmendjen e të gjitha shteteve anëtare, organizatave të sistemit të Kombeve të Bashkuara dhe organizatave të shoqërisë civile, në funksion të respektimit të duhur të saj; Fton të gjitha Shtetet Anëtare, organizatat e sistemit të Kombeve të Bashkuara, organizatat e tjera ndërkombëtare dhe rajonale dhe shoqërinë civile, duke përfshirë organizatat joqeveritare, institucionet akademike dhe palët e tjera të interesuara për të respektuar Ditën Ndërkombëtare, duke përfshirë kremtime dhe veprimtari të veçanta në kujtim dhe nderim të viktimave të gjenocidit të vitit 1995 në Srebrenicë, si dhe arsimimin e duhur dhe veprimtaritë e ndërgjegjësimit të publikut.

Tani, pas Rezolutës, hipotekën e fajsisë për gjenocidin në Srebrenicë, në ndërgjegjën e tyre do të bartin jo vetëm “sponzoruesit dhe aksionarët” e gjenocidit të ushtruar (në mesin e tyre padyshim që do gjendet edhe Presidenti i sotëm serb me deklaratën e famshme; se “për një serb, do vriten 100 musliman”!?), por, edhe “populli hyjnor i Sveti Saves”. I cili me breza të tërë të rinjësh nuk arrijti të çlirohej nga elitat megalomane e extra nacionaliste në gjirin e vetë. Për hajr u koftë vetmia e “licencuar” nga Kisha dhe nga regjimet totalitare… Sepse, vetëm denacifikimi mund t’u shpetoj nga kjo marrëzi dhe hipokrizi shekullore…

***

Gjergj Kabashi

Presidetni i Serbisë aktron “zhgënjimin” për etiketën e Asambles së Kombeve të Bashkuara për gjenocidin në Srebrenicë

Vuçiq e aktron pikëllimin për shpalljen vrasjeve masive në Srebrenicë si gjenocid të ushtrisë serbe ! Aktrimi i pikëllimit dhe zhgënjimit nga ana e njeriut që nuk ngopet me gjakun e njerëzve të pafajshëm, si të boshnjakëve të Srebrenicës, ashtu edhe të Shqiptarëve.

Kur Serbi «qiellor» ushtron gjenocid ndaj të tjerëve, për hirë të zgjerimit territorial , qoftë edhe me gjenocid ndaj të tjerëve, për këtë fashist serb është krejt normale! Se Serbët «si popull i veçant» , pra «si popull i përzgjedhur», kanë të drejtë të bëjnë çdo gjë! Ish-Ministri i Propagandës së Slobodan Milosheviqit, tash President i Serbisë, e ka pas thanë me gojën e vet se «për një serb, do ti vrasin njëqind boshnjak (myslimanë).

Ky cilësim i vrasjes së mbij 8 mijë boshnjakëve të Srebrenicës nën komandën e Ratko Mladiq, është një lehtësim për shpirtërat e vrarë të atyre viktimave të pafajshme civile. Sado me vonesë të madhe, njohja zyrtare nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara e këtij gjenocidi dhe spastrimi të madh etnik, ku atyre që ushtruan gjenocid, serbëve, sipas Marrëveshjes së Dejtonit, iu njohën rezultatet e gjenocidit, duke iu dhënë 49 për qind e territorit të Bosnjes, pavarësisht se përpara luftë serbët ishin vetëm 33 për qind të numrit të përgjithshëm të banorëve ne territorin boshnjak, pa mëdyshje është një ngushëllim për pasardhësit e të vrarëve, një ngushëllim i vonuar, që dikur u shfarosen me qëllim për krijimin e Republikës Serbe-Gjenocidale! Edhe në Srebrenicë, kuptohet ku boshnjakët ishin shumicë në atë kohë!

Mashtrimet e Kishës Ortodokse Serbe me Autoqefalinë dhe pasojat për shtetin e Kosovës

Nga Jusuf Buxhovi, shkrimtar e historian nga Prishtina

___

Ngritja e shtetit hegjemon serb nga autonomia në vitin 1830 (në përmasat e pashallëkut të Beogradit) dhe pranimi shtet në Kongresin e Berlinit 1878 e deri te zgjerimi me tokat shqiptare gjatë luftërave Ballkanike 1912-1913, me ç’rast Kosova dhe Maqedonia do t’i njihen Serbisë, u bë mbi “tapitë shpirtërore” të kishës ortodokse serbe dhe mashtrimeve të saj si “pjesë e identitet shpirtëror dhe kulturor serb nga mesjeta e këndej”. Ky mashtrim që ishte pjesë e konceptit sllavo-rus që në pjesën europiane të Perandorisë Osmane të krijojë shtete vasale (Malin e Zi, Serbinë, Bullgarinë), duhej të përcillej me faktorin Kishë Ortodokse Serbe si dhe autoqefalinë e saj nga shekulli XIII e këndej, që si do të shihet, ishte vetëm një autonomi e përkohshme nga Peshkopata e Ohrit (nga viti 1219-1274).
Diskursi i këtij mashtrimi do të vazhdojë për tetë shekuj me radhë, meqë autoqefalia e Kishës Ortodokse Serbe do të fitohet në vitin 1922, pasi që të jetë formuar Mbretëria Serbe-Kroate-Sllovene. Meqë autoqefalia kishtare përherë lidhej me shtetësinë, Kisha Ortodokse serbe, këtë “të drejtë” e fitoi vetëm pas vendimeve të Konferencës së Parisit më 1919 kur u pranua Mbretëria Serbo-Kroate-Sllovene. Këshut, në gusht të vitit 1920, me anën e një delegacioni shtetëror do t’i drejtohet Sinodit të Shenjtë të Patrikanës së Kostandinopojës për unifikimin e tri kishave (të Karllovcit, të Malit të Zi dhe të Mitropolisë së Beogradit) në një kishë të përbashkët, e cila nën ndikimin e Karagjogjëviqëve do të quhej Kisha Ortodokse Serbe. Sinodi i Shenjtë, në përputhje me realitetet shtetërore të cilave u nënshtroheshin edhe ato kishtare (autoqefalitë), vendosi të miratojë kërkesën e shtetit SKS me kusht që të paguajë 1,5 milionë franka francezë për lejimin e kishave të Kosovës dhe të Maqedonisë (deri më atëherë nën juridiksionin e Patrikanës së Kostandinopojës) që të përfshihen në kuadër të hierarkisë së Kishës së bashkuar ortodokse serbe. Akti përfundimtarë i kësaj marrëveshjeje do të nënshkruhet në vitin 1922 nga Patriku i Kostandinopojës.
Pra, sipas kësaj marrëveshjej të dokumentuar, nuk ishte fjala për vazhdimësi të “autqefalisë kishtare serbe” nga mesjeta, por që pushtimi ushtaraka i Kosovës dhe Maqedonisë , i pranuar ndërkombëtarisht, së pari të legjitomojë asimilimin e popullatës ortodokse (shqiptare dhe maqedone) në serbë, dhe së dyti, të legjitimojë përvetësimin e krishtërimit ortodoks nga mesjeta e këndej bashkë me objektet e kultit (manastiret dhe kishat) që ishin objekte kulti të përbashkëta.
Meqë ky mashtrim prej tetë shekujsh po vazhdon të prodhojë pasoja politike për shtetin e Kosovës, ngaqë me pakon e Ahtisarit krishterimi ortodoks dhe objektet e kultit kishtar trajtohen si pronësi e Kishës Ortodokse Serbe, me ç’rast shqiptarët, që i kanë takuar krishterimit nga zyrtarizimi i tij në shekullin IV, kur në Ilirik nuk ka pasë sllav, privohen nga një pjesë e rëndësishme e trashëgimisë së tyre shpirtërore dhe asaj historike, është e udhës që të sqarohet historia e këtij mashtrimi, në mënyrë që edhe shteti I Kosovës të ruajë të drejtën mbi trashëgimin shpirtërore, kulturore dhe objektet e kultit, si të përbashkëta në rrethanat kur kjo çështje po ndërkombëtarizohet gjithnjë e më shumë, ndërkohë që shteti serb dhe kisha ortodokse vazhdojnë propagandën e tyre të njohur rreth “të drejtës historike dhe kulturore në Kosovë prej tetë shekujsh”!
Natyrisht se ky mashtrim, me çka synohet që shqiptarët të përjashtohen nga pjesa më e rëndësishme e identitetit të tyre historik-kulturor – nga mesjeta, si qendër e saj në Ilirik, hap edhe çështjen tjetër, atë të Dinastisë së Rashës Nemanjane (nga shumë burime antike me prejardhje tribale) si pjesë e kësaj dihomie kulturore-politike ne të cilën lidhet edhe formula e mashtruese e “shtetit mesjetar serb”, pra të një faktori tjetër, që me kyçjën e këtij despotati nga bërthama historike dardane në kryqëzatat katolike evropiane si dhe shfrytëzimit të tyre për ngritje të fuqishme në Ilirik me pretendimin të kthehet në një fuqi të kohës që ta zëvendësojë perandorinë e Bizantit në shembje, gjë që jo rastësisht, Rasha gjatë kohë së zhupanit të madh Stefan Dushani, nga shumë burime meritore të kohës quhej Rasa, Rasien, rex Rasien ose edhe “Iliricum Magna” dhe askund “Mbretëri serbe”. Kështu, kur në Kostandinopojë kryqtarët katolikë do të rrënojnë kulturalisht dhe politikisht Bizantin, duke shpallur Perandorinë Katolike në vitin 1204, ndërsa qendra e Bizantit bashkë me kishën ortodokse do të kalojë në Nike, kisha e Rashës në qendrën e saj në Zhiçë, me ndihmën e drejtpërdrejtë të Selisë së Shenjtë, do të ndihmohet, që me veprime në kundërshtim me kanonet kishtare, për t’u shkëputur njëanshëm nga Peshkopata e Ohrit, në të cilën gjendej nga koha e Simeonit bashkë me të tjerat në pjesën perëndimore të Ilirikut. Kjo gjendje ishte konfirmuar edhe nga perandori i Bizantit Vasili II në vitin 1018. Nga dokumentet e rishkruara dhe të përpunuara të Kishës Ortodokse Serbe nga punëtoria e manastirit të Hilandarit veçmas me anën e “zhitive”(jetëshkrimeve të monahëve kishtarë) që nuk paraqesin tjetër pos një formë të haxhio-grafisë (jetëshkrime fetare), shumë prej tyre të përpunuar dhe të rishkruara në shekujt XVII-XIX në Hilandar, Odesë, Karlovc, Vjenë e gjetiu, në përputhje me qëllimet e caktuara politike, fitohet bindja se e ashtuquajtura Kishë Ortodokse Serbe “pranohet e pavarur” nga Patrikana e Kostandinopojës, pra fiton autoqefalin, ndonëse ajo që kishte ndodhur në Nike, në bazë të dokumenteve meritore, paraqet vetëm një pavarësim të Peshkopatës së Zhiçës nga Kryepeshkopata e Ohrit dhe assesi autoqefali. Pra, në Nike, në rrethanat kur në Kostandinopojë asokohe sundonte Perandoria Latine, kishte ndodhur vetëm një riorganizim i përkohshëm kishtar në pjesën qendrore të Bizantit, si kundërpërgjigje realiteteve të reja të krijuara kur kisha katolike kishte fituar hapësirë të dukshme në këto pjesë dhe kërkonte që të faktorizojë aleatët dhe vasalët perëndimorë: Nemanjajt e Rashës dhe bullgarët. Në këtë drejtim Vatikani punoi me të madhe qe Kisha e Rashës me seli në Zhiçë dhe ajo bullgare të shkëputen nga Kostandinopoja. Ndërsa Rasha të kthehet në një dinasti të fuqishme në Ilirik (Iliricum Magnum) që ta merrte kurorën e Bizantit të shkërmoqur. Kisha ortodokse e Kostadinopojës e dëbuar nga kryeqendra e vet në Nike, asokohe nuk e kishte kundërshtuar “mëvetësimin” e kishës së Rashës me seli në Zhiçë nga ajo e Ohrit, meqë ishte e interesuar, që ajo të mos bëhej pre e Vatikanit, veçmas pas kurorëzimit kishtar të Stefan Nemanjës në vitin 1217 nga Papati. Përkundrazi, si shihet, edhe Patriku i Nikesë, Manojllo, do ta kurorëzojë “mbre rasien” Nemanjën duke e toleruar formalisht krijimin e Peshkopatës së Zhiçës, si të shkëputur nga ajo e Ohrit, por kjo me asnjë dokument nuk u vërtetua se fitoi edhe autoqefali kishtare. Rreth kësaj kemi edhe dëshminë meritore të Dr. Dimitrije Ruvarac, arkimandrit, menaxher i shtypshkronjës së kishave dhe Bibliotekës Patriarkale të Karlovcit të Sremit dhe redaktor i “Srpski Zion”. Ruvarac pohon se “nuk ka dyshim se Sava mori disa privilegje për hierarkinë kishtare rasiene në Nikea, por është e pamundur të identifikohen të gjitha ato me bekimin për një ngjarje kaq të madhe kanonike, siç është krijimi i kishës autoqefale. Me fjalë të tjera, Sava mund të merrte një vetëqeverisje të caktuar nga Kostandinopoja për hierarkinë kishtare, me një listë të përcaktuar qartë të privilegjeve – por jo autoqefali.
Por, pas rrëzimit të Perandorisë Latine më 1261 dhe të rikthimit të Bizantit në Kostandinopojë, vendimet e Nikesë rreth shkëputjes së Peshkopatës së Rashës nga Peshkopata e Ohrit anulohen dhe ajo prapë do t’i kthehet gjendjes që ishte në vitin 1219. Madje, me rastin e rikthimit nën administrimin e Peshkopatës së Ohrit, bashkë me atë bullgare, në Koncilin e Lionit, më 1274, kërkohet falje për këtë “sjelle të pamirë të kishës së Rashës”.
Lajmet më të hershme të suksesit të Savës në fitimin e autonomisë – jo autoqefalisë – erdhën nga biografët e tij (higjiografët). Dhe me një vonesë të madhe. Domentian shkruan për këtë (rreth 1253, kështu që shkrimet e tij u “ripunuan” nga një autor tjetër pas vitit 1290); dhe më pas, të paktën një shekull më vonë (midis 1320 dhe 1330) dhe Teodosi.
Domentian dhe Teodosi lan një konfuzion në takimin në shkrimet e tyre. Njëri prej tyre shkruan për 14 vitet që Sava kaloi si kryepeshkop; kjo do të thoshte, me kushtin që në vitin 1233 (ose 1234) për disa arsye Sava dha dorëheqje nga froni i Kryepeshkopatës së Zhiçës, se ai mund të ishte shuguruar më 1219, dhe pastaj Patriarku Manojlo Sarantin (νοανουήλ Α΄ Σαραντητός ή Χαριτόπουλος).
Sidoqoftë, Domentiani dhe Teodosi janë të aftë për çështjet kishtare, kështu që, megjithëse ata zbukurojnë dukshëm gjëra – për shembull, thuhet gabimisht që Sava erdhi në Kostandinopojë me perandorin bizantin, megjithëse është e verifikueshme që Theodore I Lascaris mbretëroi në Nikea – ata nuk pretendojnë se bëhej fjalë për autoqefali të kishës.
Edhe te kjo çështje, ndërhyrja e dr. Ruvarac, heq mjegullimin e krijuar nga biografët e tij dhe të tjerët që i përpunuan ato. “Deri më tani, asnjë letër nuk është shtypur askund, e cila do të konfirmonte kush dhe kur Shën Savën e shuguroi kryepeshkop dhe mbi çfarë baze. Sepse, po të ishte kështu, atëherë duhej të lëshohej një letër e tillë dhe një akt i tillë i rëndësishëm nuk mund të humbiste. Prandaj, nuk dihet saktësisht se cilin vit, për të mos përmendur muajin dhe ditën, është shuguruar Sava kryepeshkop, siç mungon edhe emri i patriarkut që e bëri atë”.
Ato që thotë dr. Ruvarac, mbështetet nga qëndrimet e Dr. Janko Shafarik, i cili u mor shumë me këtë çështje. Shafariku paraqiti një raport mbi rezultatet e hulumtimit të tij në arkivat e Kostandinopojës, botuar më 1855 në Beograd. Për atë që gjeti në Kostandinopojë, Shafarik shkruan:
“Ne nuk mund të dokumentojmë asnjë veprim me anë të të cilit Shën Sava u bë një kryepeshkop i pavarur. Madje, asnjë veprim tjetër i ngjashëm, nuk është gjetur deri më sot!”.
Edhe historiani i kishës serbe, Svetozar Niketiq, qysh më 1870 vlerëson se “Megjithëse kisha serbe ka qenë ajo që e konsideroi Sava si të pavarur, përsëri kryepeshkopët e saj, të zgjedhur nga asambleja e hierarkëve, u përcaktuan në atë titull nga patriarku i Kostandinopojës”. Por Niketiq, thotë se, falë Savës, u fitua e drejta për të shuguruar peshkopët e tyre vetë në të ardhmen, por ata mbetën nën ohforionin e Kostandinopojës, praktikë kjo që përkohësisht do të ndërpritet nga Stefan Dushani. S’do mend, se e drejta për të shuguruar peshkopët e tyre në të ardhmen, që si përvojë u shfrytëzua gjatë dy shekujve të ardhshëm në hapësirat kah Nemanjajt shtrinë pushtetin, u shfrytëzuar për t’u “promovua” autoqefalia. Kisha Ortodokse Serbe retushoi në këtë frymë thuajse të gjitha dokumentet kishtare që erdhën nga punëtoritë e Hilandarit. Ky fakt i dokumentueshëm, ka rëndësi, meqë e liron historiografinë shqiptare nga diktati i këtyre mashtrimeve dhe falsifikimeve, që vazhdojnë të citohen prej saj.
Në të vërtetës, ky veprim, nuk anashkalohet as nga disa autorë objektivë serbë (ndër të cilët duhet dalluar Ilarion Ruvarac). Aty, me të drejtë, shihen edhe prapaskenat e Vatikanit, që asokohe luheshin në kurriz të Patrikanës së Kostandinopojës me rastin e pushtimit të kryeqytetit të Bizantit nga katolikët, në vitin 1204 që zgjati deri në vitin 1261, kur aty u kthye Perandori bashkë me suitën e klerikëve nga Nikea. Në këtë vënerim, gjithsesi, rolin kryesor kishte veprimi i Peshkopit të Ohrit, Dimitrije Homatian (Demetros Chomateros), që sapo të përhapet lajmi nga Nikea, nxori mallkimin drejtuar Arhimandrit Sava të Rashës. Në letrën drejtuar Patrikut ortodoks në Nike thotë se Sava nuk e ka të drejtën të shkëputet nga Peshkopata e Ohrit, meqë kjo nuk lejohet nga kanoni i rregullit apostolik.
Letrat e peshkopit të Ohrit, Dimitrije Homatian, do të mbesin një zë i shurdhër për mbi gjysmë shekulli, deri sa do të bjerë Perandoria latine e Kostandinopojës në vitin 1261. Bizanti sapo u kthye në kryeqytet e me të edhe qendër e Patrikanës Ortodokse, u kthye edhe rregulli i dikurshëm kishtar. Ky veprim ishte përcjellë me “miratim” edhe nga Vatikani, ngaqë ishte kthyer “normaliteti” midis dy qendrave botërore që thirreshin në të njëjtën perandori, e cila asokohe ndodhej përballë kërcënimeve osmane. Në kuadër të këtyre raporteve, për Patrikanën e Kostandinopojës me interes të madh shfaqej edhe rikthimi i fuqisë së humbur kishtare të Peshkopatës së Ohrit, me rastin e shkëputjes së njëanshme prej saj të Ipeshkvisë së Rashës dhe asaj bullgare, të cilat aktronin autoqefalin. Në këtë aspekt letrave të Homatianit do t’u hiqet pluhuri i kohës dhe madje, do t’u jepet përgjigje e drejtë, me atë që në Koncilin e Lionit do të thuhet se në Nikea ishte shkelë kanoni apostolik dhe se Peshkopatës së Ohrit i ktheheshin Ipeshkvia e Rashës dhe ajo bullgare. Natyrisht se këtij vendimi i parapriu dekreti i Perandorit Mihali VIII, me të cilin Peshkopatës së Ohrit i kthehej juridiksioni mbi Ipeshkvinë e Rashës dhe atë bullgare në përputhje me dekretin që kishte shpallur në fillim të shekullit XI Perandori Bazili II. Anulimi i pavarësisë së peshkopatës së Rashës, qendra e së cilës kishte kaluar në manastirin e Zhiqes, që në historinë kishtare të Kishës Ortodokse Serbe quhej autoqefali, kërkonte edhe largimin e peshkopit Danilo nga ajo pozitë. Kjo do të bëhet në vitin 1272.
Mund të jetë një imazh i 5 persona

Kryeministri Kurti mori pjesë si folës kyç në Konferencën e Mbrojtjes në Londër

0

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ishte folës kyç në Konferencën e Mbrojtjes në Londër që këtë vit po zhvillohet me temën “Parandalimi: ndërtimi i kapaciteteve për t’iu kundërvënë kërcënimeve globale”

Në fjalimin e tij hyrës, në auditoriumin kryesor të Kolegjit të Mbretit (King’s College), në hapësirat e së cilit po zhvillohet ky edicion i Konferencës së Mbrojtjes, kryeministri Kurti foli për rolin kritik të NATO-s dhe aleatëve demokratikë, 25 vjet më parë me rastin e çlirimit të Kosovës, dhe për rrezikun që autokratët paraqesin sot për sigurinë e vendit, Ballkanit Perëndimor dhe të Evropës në tërësi.

Ai tha se suksesi i ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, ka sfiduar pikëpamjet pesimiste se çfarë mund të arrinte ndërhyrja perëndimor. Ajo, përveçse se ndaloi gjenocidin që po zhvillohej mbi popullin shqiptar nga regjimi i Millosheviqit, i hapi rrugën rikthimit të mbi 1 milion refugjatëve, rindërtimit të 120 mijë shtëpive të djegura ose të shkatërruara dhe fillimit të një demokracie.

“Ajo që rezultoi ishte një republikë e pavarur, një angazhim për qeverisje të mirë dhe mirëqenie sociale të qytetarëve – qeverisje që respekton të drejtat e njeriut dhe vlerëson qëndrueshmërinë institucionale, me një kushtetutë dhe ligje që, siç theksoi Këshilli i Evropës në fillim të këtij viti, i përmbushin dhe tejkalojnë standardet evropiane për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe të pakicave, dhe organet e zgjedhura në mënyrë demokratike që i zbatojnë ato ligje”, u shpreh kryeministri Kurti, duke shtuar se 25 vjet pas intervenimit të NATO-s, Kosova është forcuar me ndihmën e aleatëve ndërkombëtar dhe tani është demokracia numër një në rajon, krahas përparimit ekonomik e shoqëror.

E ndërkohë që Ballkani Perëndimor dhe rajoni në përgjithësi është zhvilluar me shpejtësi të madhe dhe ka ndryshuar në mënyrë domethënëse, kërcënimet kanë vazhduar të jenë të pranishme, dhe kjo jo pak për faktin që zyrtarë të lartë të regjimit të Millosheviqit që ishin në pushtet një çerek shekulli më parë edhe sot janë në pushtet në Serbi, përfshirë këtu Presidentin aktual të Serbisë, por edhe për faktin se Serbia po krijon gjithnjë e më shumë lidhje të ngushta me Rusinë dhe Kinën, nënvizoi kryeministri.

Ai veçoi kidnapimin e tre pjesëtarëve të Policisë së Kosovës në afërsi të kufirit nga forcat speciale serbe në qershor të vitit të kaluar dhe sulmin terrorist dhe paramilitar të 24 shtatorit 2023 në Banjskë, si dy raste të kërcënimeve të drejtpërdrejta nga Beogradi zyrtar, i cila, siç tha kryeministri, mendon se ka një boshllëk politik dhe të sigurisë që ia mundëson një sjellje të tillë. Ai shtoi se Kosova nuk është i vetmi vend në rajon i rrezikuar nga ndonjë sulm fizik, teksa tërhoqi vëmendjen edhe tek rreziku që paraqet infrastruktura dezinformuese ruse e që përdor intervenimin e NATO-s për të dezinformuar mbi perëndimin. 

Në përfundim të fjalës kryeministri tha se është e nevojshme që të ripërtërihet kohezioni dhe aleanca demokratike e para 25 vjetëve, në mënyrë që shtetet që mbrojnë vlerat demokratike, të mbyllin boshllëkun politik dhe praktik që i bën liderët autokratë të besojnë se sulmi ndaj një vendi tjetër evropian, apo çfarë do sulmi, është i mundshëm.

Pas fjalës hyrëse, diskutimi me të pranishëm në sallë vazhdoi nën moderimin e gazetarit Adam Boulton nga TalkTV, ish redaktor në Sky News.

Forhåndsvisning av bildeFjala e plotë e kryeministrit Kurti në gjuhën angleze:

Ladies and Gentlemen,

In less than a month, we will mark the 25th anniversary of Kosova-s liberation— after 78 days of coordinated NATO bombing that stopped genocide. This was an unprecedented moment of cohesion in foreign policy and democratic humanitarianism — a meeting of values and power.

The intervention in Kosova, and more broadly in the former Yugoslavia, was a success. It was cohesive, both interest and value-driven. It paved the way for the return of over one million refugees, rebuilding of 120 thousand burned or destroyed houses, and a start of a democracy. It brought together minds who knew that the end of diplomatic avenues does not mean exhaustion of means to stop the genocide.

What followed in Kosova was an independent republic, a fight for good governance and social well-being of citizens — governance that respects human rights and values institutional sustainability, with a constitution and laws that, as the Council of Europe noted earlier this year, fulfill and exceed the European standard for human and minority rights protection, and democratically elected bodies that enforce those laws. Kosova challenged and defied the pessimistic views on what Western intervention could accomplish.

In 25 years, the country has strengthened itself, with the help from our international allies. It is now the number one democracy in the region. In the past three years of our government’s mandate, Foreign Direct Investment and exports have doubled. We’ve had over 6% average annual economic growth. Tax revenues have increased by two-thirds without changing fiscal policy. There are over 150 administrative services that we have digitalized, and we’ve joined the UK, Switzerland, and Scandinavian countries in Europe to have over 96% high-speed internet coverage in the entire country.

The Balkans as a whole have also changed significantly. The region is developing rapidly. But the threats have persisted. This is in no small part due to the fact that senior members of the Milosevic regime that were in power 25 years ago are in power today in Serbia — including then Propaganda Minister and now President Vučić. And Serbia is presently forging ever closer bonds with especially Russia and China.

Forhåndsvisning av bilde

At a time when we are experiencing war in Europe, we cannot ignore the threat of another war in a region that knows all too well what this means.

Last year, three of Kosovo’s police were abducted near the border. With this action, Serbia tested the boundaries of how far it could go into a NATO-protected zone. The response or rather the lack of it, that they have received, encouraged them to act again, and in September, we experienced a terrorist attack. This was not a casual infringement upon our territory. Troops trained in official military bases in Serbia, carrying armaments worth millions, entered the country. Close to 100 heavily armed individuals were stationed in and around the Banjska Orthodox Monastery, with a plan for a longer and larger conflict to take over the northern part of our country. It is not only Serbia’s alignment with Russia that suggests that the aim of that group was to replicate what Russia did in Donbas in 2014.

The authoritarianism in Belgrade feels there is enough political and security vacuum to behave this way. The vacuum is not imagined. Nine months after the attack, those who orchestrated it live with impunity.

Kosova is not the only country in the region that is vulnerable to a physical attack. The threat, though most escalated in the form of military troops, is constantly manifesting itself through a wide range of grey zone tactics. It is seen in the vast disinformation infrastructure that Russia has helped build which uses the NATO intervention to vilify the West. It is in the drugs smuggled across the border used as means to fund the war machinery, and the use of Orthodox churches as politicized vehicles to store arms, a statement made public by UK Chair of the Foreign Affairs Committee, Alicia Kearns.

SEO title preview:

Kryeministri Kurti mori pjesë si folës kyç në Konferencën e Mbrojtjes në Londër …

Meta description preview:

Maj 23, 2024 - Please provide a meta description by editing the snippet below. If you don’t, Google will try to find a relevant part of your post to show in the search results.

This is also a direct threat to our democracy. Democracy needs safety and security in order to thrive. According to a study conducted by the International Republican Institute, 87% of Kosovars support a pro-EU and pro-Western policy. This is the highest percentage of any Western Balkan country that believes it is heading in the right direction. Additionally, 78% rate their household economy from “somewhat good” to “very good.” This growth has been made possible by the safety that we work diligently on.

In these three years of our mandate, the Kosova Police have dismantled 111 different criminal groups, seize over 2.4 tons of various narcotic substances, destroy 17 narcotic laboratories, and eradicate around 50,000 narcotic plants. 35 illegal border routes have been closed. Of these, 27 were closed unilaterally with Serbia, 6 in cooperation with Montenegro, and 2 with North Macedonia.

While our Republic collaborates in every sphere with its partners, such as the United States, the United Kingdom, and the European Union, Serbia intensifies its cooperation with Russia, China, and Iran. Its alignment with Russia, its destructive approach towards our Republic, and its rapid and enormous armament are indicators that it aims for escalation with the intention of realizing its territorial ambitions. Three out of four of Serbia’s combined army brigades, including 48 forward operating bases around the border of Kosova, not including other specialized units, are stationed in the southern territory, near the border with the Republic of Kosova. The threat is not merely a theoretical one. The risk of new war is real.

The cohesion and outspokenness we saw 25 years ago must be renewed today. There is no doubt about who is to blame. The Banjska attack happened because of state capture in Belgrade and the aggressive and expansionist ambitions of those at the top. We, the countries that uphold democratic values, need to close the political and practical vacuum that makes authoritarian figures believe that an attack on another European country is viable, or that an attack is viable, period.

I sometimes joke that today, the only time I see Western powers with this level of cohesion is when it comes to press briefings—and short ones at that. But the levity belies the urgency of a joint and a strong front — resounding answer to a detrimental threat. 

Thank you.

Srebrenica , poezi e Shefqet Dibranit

Shpërndahet me rastin e miratimit të rezolutës në Asamblenë
e Përgjithshme të OKB-së miratohet  për gjenocidin në Srebrenicë (Autori)


Shefqet Dibrani

SREBRENICA*

Të erdhën serbët dhe t’u hodhën përsipër
siç bie rrufeja mbi çati
bajonetat u vërsulën mbi duar të pambrojtura
tashmë s’kalohej asnjë prag shtëpie
dhe pranvera nuk çelte asnjë derë

Kishte kohë që në Srebrenicë nga oxhaku tym nuk dilte
ai tym që dikur shkonte thik’ përpjetë
e vetmja thikë që dëshmonte këtu jetën

Srebrenicë t’i masakruan pabesisht
burrat burrërorë dhe zonjat e zonja, njerëzit e tu
tmerrësisht fëmijët në gji të qumështit t’i ngulfatën

Srebrenicë mbi ty ra ploja e krimit modern
përpara marshit të OKB-së
mbi ty qytet ra mallkimi siç bien mortët nga qielli
në zymtësinë e një nate plot ankth

Srebrenicë në ty dita shënjoi kumtin e zi
e nesërmja gdhiu e qetë, s’kishte më kush të bënte of e uf
të nesërmen askush nuk doli në derë
as dhembje s’kishte më
ishte mesjeta e errët apo fundi i turpshëm
i Shekullit Modern
kjo gjë nuk thuhet në kronikat që dimë
as nuk shkruhet mbi letrat e ngrëna nga dhëmbët e territ

Srebrenicë të ranë në pikë të diellit
para syrit optik të kamerave
kurse OKB-ja bënte sehir kasaphanën
e cila turpëroi vetë Evropën dhe njerëzimin
gjithë Shekullin që i mbylli sytë e në ëndërr
pa Makbethin

Mbi ty Srebrenicë qëlloi jo vetëm serbi
po tërë 100 vjeçari modern dhe vjetran
tash ti je një qytet i pushkatuar
dhe me statujat e vrara, me ujin e vrarë, zogjtë
ajrin dhe lulet, edhe ndërgjegjen e vrarë

Srebrenicë ti je qyteti i varreve dhe i tragjedisë
së filmuar në celuloid nga syri optik, shih si krenoheshin
ushtarë në anën tjetër për krimin bizar
tetëmijë njerëz të vrarë
tetë mijë njerëz në të njëjtin varr

Ky është bilanci i turpit ballkanik e më përtej
prandaj dhe kortezhi mortar zgjatet në pakufi
si në romanin e mikut tim Visar Zhitit me të vetmin faj
që serbin e patën fqinjë

Në fund të fundit në Srebrenicë ra kambana që theu
bronzin e heshtjes dhe njerëzit dolën nga varret e tyre.

* Srebrenica gjendet në Lindje të Bosnjës. Në korrik të vitit 1995 rreth 8 000 burra,
gra, djem dhe fëmijë myslimanë u zhdukën, pasi forcat serbe pushtuan Srebrenicën,
një zonë që Kombet e Bashkuara e kishin deklaruar ”vend të sigurt”.

Botuar në librin e autorit “ANATOMIA E BRYMËS”, botuar në Prishtinë 2013, faqe 290 – 291.

* Në vegëz ballina e librit ANATOMIA E BRYMËS.

Mark Deda, poezi për “dy vëllezërit”!

“ Dy vllazen “.

Baca Rexhé kishte dy djem,
Njeni prush e tjetri zjerm.
Pak pa dek Rexha po flet,
Po i len djemve amanet.

Po ju la kullen e t’parve ,
Token , vorret , edhe fmit.
Mos ja keni lakmin pareve ,
Besë mos t’keni me kojshit.

Na kane vra e perdhunu ,
Sa me to asht qudit bota .
Por unë kullen se kam l’shu ,
Ktu veq shqip ka folun toka.

Ndryshoj puna Rexha vdiq,
Vllau i madh nise me u burrnu .
Me kojshit po bahet miq ,
Amanetin ka harru.

Qesh e flet kendon me loder,
Bajne pazare pijnè raki .
Po harron krejt vllanè e vogel,
Po thote zot jam une n’ket shpi.

Vllau i vogel ka ra nè hall ,
Dite per dite vehet n’siklet .
Mendon baben qe ka nè varr ,
Fjalet e tijè jane amanet.

Sa e ndyte asht ba kjo jetè,
Shyqyr Rexha sot asht dek .
Nuk asht gjall me sy me pa ,
Se si ndahen vlla me vlla .

Sa te jete kojshia shkja.

Mark Deda.

Michigan.

Historiani Hakif Bajrami, për Albin Kurtin: Që nga viti 1945 Kosova nuk ka pasur politikan më të fuqishëm e më intelektual

8

Hakif Bajrami për Albin Kurtin: Nga 1945, Kosova nuk ka pasur politikan më të fuqishëm e më intelektual Hakif Bajrami, këshilltari i Adem Demaçit, ka folur për personalitetin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, duke e vlerësuar si politikanin më të fuqishëm dhe më largpamës që ka pasur Kosova

Historiani i njohur i Dardanisë Akademik Prof.Dr.i AAAS-it në New York,Prishtinë,Tiranë dhe Shup,  Hakif Bajrami, ish këshilltari politik  i Adem Demaçit, ka folur për personalitetin e kryeministrit të Kosovës,z. Albin Kurti, duke e vlerësuar si politikanin më të fuqishëm dhe më largpamës që ka pasur Republika e Kosovës deri më tani .

“Albin Kurtin e kemi pasur në shtab të zyrës politike të Adem Demaçit, edhe unë mendoj që nga 1945 e këndej, Kosova njeri më të fuqishme dhe më intelektual e politikan më largpamës nuk ka pasur. Kur jemi të ky personalitet, unë dua ta përmend edhe një që ka qenë shumë i fuqishme e ai është Ramush Haradinaj, i cili Federica Mogherinit i ka përplasur hartë për fytyre, ata vetëm Demaçi ka mund ta bëjë një gjë të tillë. E ky (Albin  Zajmi -Kurti) vazhdimisht i thotë [presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiqit, ti ke humbur Kosovën me luftë, prandaj nuk kemi çfarë të bisedojmë”, ka thënë  Profesor Hakif Bajrami.

Çfarë mendoni për Asociacionin e Komunave me shumicë serb dhe përmbylljen e kapitulli një herë e përgjithmonë me Serbinë?

“Unë e i kam shkruar nja 4-5 shkrime për këtë planin franko-gjerman, dhe aty ngadalë iu bashkuan dhe italianët ngadalë, erdhën edhe amerikanët që janë imamë janë kryesorët, erdh edhe ai [i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës] Gabriel Escobar, çfarë kanë biseduar ata brenda unë nuk e di, por si historian … çfarë kam arritur të lexoj mes rreshtave, është se ata nuk e kanë mbajtur rastësisht në Ohër. Ohër më së paku që 2 mijë vite është qendër kishtare. Zakonisht këto mbledhjet e mëdha që ndërrojnë epokat historike mbahen në vende të tilla”, ka deklaruar ai.

EMRAT| Këta ishin 60 punëtorët e Adem Demaçit në Zyrën e UÇK-së në Prishtinë – Demokracia

Prof. HAKIF BAJRAMI: ADEM DEMAÇI, LIDER I LËVIZJES KOMBËTARE SHQIPTARE

Adem Demaçi është njëri ndër liderët më të mëdhenj shqiptarë në këtë shekull. Lindi në një familje të varfër në Prishtinë më 1938, atëherë kur në fshehtësi diplomacia jugollave po i bënte bisedimet e fundit me Qeverinë turke, për të i përzërë të gjithë shqiptarët në Anadoll. Si rezultat i atyre bisedimeve në Beograd dhe Stamboll do të përpilohej dhe aprovohej Konventa jugosllavo – turke, përmes së cilës shqiptarët e trojeve etnike, që ishin rirobëruar më 1912, planifikoheshin që nëpër etapa vjetore të spastroheshin tërësisht deri më 1944. Këtë politikë antishqiptare, Adem Demaçi do ta hetojë se po riaktualizohet më 1953, prandaj me kohë doli për ta luftuar në mënyrën e vet politike, deri sa i dha fund shkatërrimit të Jugosllavisë në Kosovë, më 10 qershor të vitit 1999. Kosova me këtë datë triumfale, po i kthehej idealit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, për Programin e së cilës Adem Demaçi bëri 28 vjet burg të rëndë. Ishte një luftë tejet e vështirë por e programuar drejtë, koha e së cilës do të njihet në histori si: Epoka e Demaçit. Adem Demaçi në vitet pesëdhjetë të shekullit njëzetë do të paraqitet si meteor në skenën politike shqiptare, për ta shpëtuar një popull nga shfarosja totale, sikur synonte okupatori serb (1945-1966). Së këndejmi, të shkruash për Adem Demaçin nuk është vetëm nderë, por edhe krenari shkencore, civilizuese dhe akt i lartë kulturor. Jo vetëm nga shkaku se ky patriot është prijës ideor dhe programatik, i çdo lëvizje politike, por është njëherit njeriu ma i vuajtur dhe më i sakrifikuari për të drejta të kombit të vet dhe të njeriut në Evropë. Adem Demaçi sipas njohurive që i kemi do ta fillojë veprimtarinë politike kombëtare derisa ishte në bankat e shkollës së mesme, më 1954. Shtrohet menjëherë pyetja, cilat ishin ato fusha për të cilat Adem Demaçi do ta ngritë zërin e ndërgjegjes aq herët, aq me dinjitet, aq me krenari të pathyer, kur dihet se ishte shumë i ri me moshë. Këtë pyetje e shtrojnë problemet kryesore të historisë shqiptare nëpër të cilat kaloi, kryesisht në gjysmën e dytë të shekullit XX. Prandaj, të përgjigjesh në këtë pyetje do të thotë ta njohësh kapakun e historisë së Ballkanit në përgjithësi, ta njohësh Adem Demaçin e ilegales, e qëndrimit para hetuesve dhe gjyqit dinjitoz dhe krenar, i gatshëm që të shkoj edhe në vdekje, si me le për Kosovën, për Shqipërinë etnike. E vërteta, Adem Demaçi nuk është historia e Ballkanit, por është metafora e të gjitha psimeve të tij, është kryqëzata më fitimtare dhe më dinjitoze e luftës dhe sakrificës, është simboli më sublim i daljes së historisë shqiptare nga inferioriteti, është zëri i ndërgjegjes së një populli, është amaneti i Bajram Currit në vazhdim, është mësues i gjeneratës së Fehmi Lladrovcit: Nuk ka nderë ma i madh për mua se me vdekë për Kosovë«. Kjo shkollë jo që është shembull, por mbetet edhe obligim për gjeneratat e sotit dhe ato që do të vijnë se si duhet flijuar çdo gjë për liri dhe barazi. Adem Demaçi Nëse Balzaku e ka vënë letërsinë franceze në ballë të Evropës për kah atavizmi realist, nëse Hegeli e ka vënë filozofinë gjermane në ballë të shkencës botërore për kah spektri analitik, nëse Ernest Hemingvei e ka bërë literaturën amerikane kulturë që dëgjon, mendon dhe studion, nëse Omar Khajami me Rubairat e tij e ka bërë Orientin përmendore të diturisë së urtë, e ka bërë Magreb dhe anasjelltas, nëse Aristoteli e ka bërë filozofinë Antike kulturë të të menduarit, nëse Ajnshtajni ka siguruar se relativiteti është i kontrolluar, atëherë, Adem Demaçi ka bërë me burgun e tij, me sakrificën dhe qëndresën e tij politike, me diplomacinë e tij të përkrahur në përmasa ndërkombëtare, me luftën e tij kundër urrejtjes, të luftoi me letra të mëdha (1955 – 1999 si e njoh), që historia dhe ardhmëria shqiptare mos të mbeten të kontrolluara, të stepura dhe të nëpërkëmbura, duke e bërë me sakrificën e tij një popull të ndërgjegjshëm, që të dalë me program afatgjatë në skenën historike, për ta merituar lirinë, për ta merituar jetën dinjitoze, për ta patur populli i tij ushtrinë dhe politikën, të drejtuar dhe të komanduar në funksion të lirisë, për ta patur diplomacinë të tëholluar sikur të i kishte njëqindë ambasada, duke menduar diplomatët më në zë, jo publikisht (pse nuk e di !!!) se „Demaçi, është i përkryer dhe spiritual, duke mos bërë as më të voglin turr në kolltuk dhe pozitë“, fakte këto të pamohuara që e kanë bërë këtë liridashës shembull shkollor, për çdo ekzamplar të lirisë dhe politikës kombëtare dhe ndërkombëtare. Politika grabitçare serbe e udhëhequr përkah egërsia permanente me shekuj kundër kombit shqiptar, po thuaj se nuk ka lënë guri pa lëvizë me të vetmin qëllim për t’i shfarosë shqiptarët me një anë, ndërsa po thuaj se nuk ka shembull të tillë në kontinentin e vjetër, pra në Evropë, si inteligjencia dhe institucionet shkencore dhe ushtarake serbe t’i kenë bërë 24 programe për ta shfarosur fqiun e vet të parë sikur kanë bërë regjimet e Beogradit ndaj shqiptarëve, sidomos nga viti 1878 e këndej. Këtë ralitet, Adem Demaçi jo vetëm që e hetoi që në rininë e herëshme, por ky patriot politikën grabiqare serbe do ta njohë duke e përjetuar si tragjedi personale, sepse ajo politikë gjenocidale bërhej mbi kurrizin e popullit të tij, që aq ahumë e donte, fakt që dëshmon sakrifica e bërë nëpër burgje prej një kohe 28 vjeçare. Por pse krimi dhe gjenocidi serb kishte marrë përmasa vetvrasëse do të dëshmohet aty kah viti 1992 me luftën sllavët kundër sllavëve, kur çdo konturë e Jugosllavisë integrale dhe e Serbisë homegjene ishte djegë dhe vetshkatrruar. Shtrohet pyetja, kur vet sllavët nuk mund të ndërtojnë shtet të përbashkët, si do të detyrohen shqiptarët kur nuk kanë asgjë të përbashkët me sllavët. Pse serbët dhe malazezët nuk mund të bashkëjetojnë, pse shqiptarët të detyrohen në një pikësynim të „reintegrimit“, kur kosovarët me luftë çlirimtare kanë dalë nga Jugosllavia. Kjo pyetje, me argumentet e dëftuara e bëjnë luftën e Adem Demaçit që nga viti 1954 VIZIONARE, për ndarjen e Kosovës përgjithmonë nga Jugosllavia. Lidhur me këtë, ai që është urrejtur, poshtruar dhe përsekutuar afër tridhjetë vjet në burgjet serbe, dhe prapë të gjesh guxim, virtyt, krenari dhe zemër për t’iu drejtuar popullit të pushtetit dhunues me këshilla, si u dëgjuan botërisht ato në TV B.92 më 1993, të gjinden fjalë dhe qëndrime prej atij që do të mbetet i gozhduar në të gjitha kazamatet jugosllave, duke përdorë çdo mjet të luftës qytetare në fillim vetëm në formë të mospajtimit, por gjithmonë duke i mbetur besnik parimit të luftës, se liria do të fitohet me rrugë paqësore, ishte vetëm Adem Demaçi. Në këtë rrugë të programuar Adem Demaçi, do të qëndrojë stoikisht afro gjysmë shekulli, kur aty kah vitet 1995/96 do të orjentohet për realizimin e qëllimit të tij me mjete jopaqësore, pra me luftë të aramatosur për ta bërë Kosovën të lirë. Këtë konstatim e gjejmë si vizion në Programin e Adem Demaçit më 1964. Po, Adem Demaçi në luftën e herëshme politike nuk i njihte të gjitha programet serbe kundër kombit shqiptar, emër për emër. Por, në bazë të tërë atij aktiviteti që ka zhvilluar me akribi, del se me kohë i kishte përthekuar të gjitha këndet metodologjike, strategjike, taktike dhe dokrtinare se si duhet të luftohet kundër atyre programeve, kundër atyre intrigave, kundër atyre skenareve, të cilat jo vetëm që i kishte mësuar në teori, por po i perjetonte ai dhe populli i tij në praktikë, në Kosovën e tij martire, të cilën e mbajti për ideal, për ta çliruar. Luftën kundër robërisë – Adem Demaçi, do ta fillojë si fëmij, aty diku kah viti 1949 në formë të ëndrrës për liri, të mosdurimit të robërisë, por jo të një urrejtjeje horizontale ndaj serbëve. Nuk e kam dëgjuar Demaçin, se do të ketë treguar ndokund, edhe pse që nga fëminia kishte mësuar për masakrat serbe mbi shqiptarët, që do të ftonte ndokend në urrejtje. Gjithëmonë ky patriot do të shprehet se – lufta jonë është e drejtë. Adem Demaçi do të ketë dëgjuar për errfinë serbe mbi shqiptarët më 1878. Ky rrëfim, për errfinë në fillim, për Adem Demaçin ishte diçka abstrakte si kuptim, por narracioni për erfinë ishte përjetim për një egërsi barbare serbe, sepse serbët kurrë nuk i ndalën masakrat mbi shqiptarët, me qëllim që tokat shqiptare t’i kolonizojnë. Ato masakra do t’i përsëritin më 1912 – 1915 dhe më 1918 – 1941, për t’i vazhduar krimet në formën e gjenocidit nga viti 1945 e deri më 10 qershor 1999 në forma të ndryshme, gjithnjë me qëllim që populli shqiptar të asgjasohet. Nga vitet 1949 e deri më 1958 Adem Demaçi do të kalitet në opozitarin më të denjë të shqiptarit që po vuante nën robërinë serbe. Në fillim nuk do të kuptohet drejtë këmbëngultësia e tij. Prej këtij njeriu të rëndomt jo, por prej këtij karakteri të patundur që në start, me policinë sllave, çarqet e pushtetit që kishin sado pok njohuri lidhur me autoritarizmin serb, që kishin sado pak njohuri lidhur me „idealin mbi shtetin serb“,e kishin nuhatur me kujdes se ku mund të dali një karakter si Demaçi me luftën e tij. Ai nuk do të kërkoi vetëm bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Po në atë gjykatore hapur do të kërkoi edhe bashkimin e Çamërisë me Shqipërinë. Po atë ditë kur Adem Demaçi (1959) do të denohet me PESË vjet burg të rëndë, po atë ditë ambasadori i Jugosllavisë në Athinë e njohtonte qeverinë greke. Miqtë e vjetër po i frigoheshin kryekundërshtarit të ri politik. Jo vetëm kaq, qëndrimi i Adem Demaçit para hetuesëve (prokurorit) se në gjykatore do të qëndroi i përmbajtur nuk ishte një taktikë e thjeshtë. Kishte vepruar Demaçi ashtu sepse po të paraqitej „kokëfortë“ në hetime, në rastin e gjykimit nuk do të kishte publik fare. Por, posa e kishte vërejtur se salla e gjyqit ishte plotë popull, Demaçi kishte pohuar në heshtje: tash janë minutat e mia për ta shprehë tërë realitetin që po mbretëronte në Kosovë: për krimet, për proceset e montuara, për shpërnguljen e shqiptarëve në Turqi, për flamurin, për… për pashmangshmërinë e bashkimit të Kosovës me Shqipërinë. Këtë qëndrim të Demaçit, serbët do t’ia mbajnë në mend dhe do ta ndjekin për vdekje deri atëherë kur do të fillojë për të „dhënë shpirt Jugosllavia e tyre“ më 1990. Pushtetin që po e luftonte Adem Demaçi, me të gjitha mjetet po përkrahej prej blloqeve ushtarake (1949-1989), sepse Jugosllavia atyre forcave kundërshtare iu nevojitej si një nyje strategjike prej kah i testonin lirëshëm pozicionet e tyre doktrinaro – strategjike. Me kët ilustrim dëshiroi të theksoi se të dy blolloqeve ushtarake (Pakti i Varshavës dhe Pakti NATO), Jugosllavia u nevoitej si një oazë „lumturie“. Në këtë nye ku „amortizohej“ Lufta e Ftoftë, pra në ish’Jugoallavi, deri në shkallën më ekstreme pushtetit i lejohej eksperimenti me shoqërinë, përmes ndryshimeve të shpeshta kushtetutare. Me ndryshimet kushtetutare, që po bëheshin në ish’Jugosllavi, personaliteti prej patrioti dhe dijetari, siç ishte Adem Demaçi, do ta ketë hetuar, se ato ndryshime popullit të tij nuk i sillnin asnjë të mirë, asnjë fije lumturie, asnjë garancion se do të mbijetojnë të paktën si popull, edhe pse kushtetutat shpalleshin me një pompozitet megaloman. Nuk i bënte përshtypje Demaçit pse Kosova kishte fituar bije fjala Kushtetutë (1974). Adem Demaçi në intuitën politike, në vëmendjen shpirtërore, në intelegjencinë e tij mbinormale, aftësitë e tij për t’i kuptuar dhe seleksionuar drejtëpeshimet e interesave shoqërore-gjeostrategjike, të gjitha këto ia kishte nënshtruar peshës së grabitjes nga të huajt sidomos: çështjen e Toplicës, Plavës, Gusisë, Ulqinit, Kosovës, Çamërisë. Nga ky përceptim konceptual dhe thelbsor lind edhe kundërthënja e Adem Demaçit ndaj tërë atij sistemi vetqeverisës (që nuk kishte lidhje me vetqëverisjen), tërë asaj zhurme në shkallë aq të vrullshëm dhe aq të shkolluar, por mjerisht edhe të pranuar në disa qarqe botërore. Me këtë mbarështrim dua të theksoi edhe një të vërtetë se sa i vetmuar me një anë, dhe sa i fuqishëm në anën tjetër, është njeriu që lufton për liri, sa i pamposhtur ështe zëri, dhe se sa konsekuent deri në shkallë promotore është vepra e Adem Demaçit, për liri. Programi i LRBSH’së, përpiluar nga Adem Demaçi Nuk ishte e panjohur si në perëndim ashtu edhe në lindje padrejtësia që i ishte bërë kombit shqiptar nëpër kongrese dhe nëpër konferenca që pasonin pas luftave të mëdha lokale, sidomos pas dy luftave botërore. Pse ishte vepruar ashtu në dëm të shqiptarëve, dhe si duhej kundërvënë asaj politike Adem Demaçi, do ta konceptojë një doktrinë të re dialektike, do ta përpilojë një strategji të mirëfilltë kombëtare, për ta përballuar dhunën, për ta ruajtur substancën kombëtare, për ta ruajtur çdo pllambë të truallit arbëror. Ajo doktrinë me të cilën duhej kundërvënë tërë atij arsenali programesh, të cilat pas vitit 1945, nuk quheshin ma „programe serbe“, por e kishin marrë një sintagmë atraktive dhe pagzoheshin „programe jugosllave“. Lidhur me këtë fenomen të një shkolle të urrejtjes, të një shkolle të „resavës“, çdo gjeneratë serbe ia përshkruan mirë „notat“ e urrejtjës ndaj shqiptarëve dhe për tërë këtë fenomen krimogjen bota „demokratike“ evropiane, sikur kishte filluar për ta kultivuar si të drejtë religjioze, sepse më së shumti këtu kishte hise Kisha me mësimet e saj luftënxitëse. Të paktën kështu prezentohej i tërë ai sistem brenda mureve të pallateve të metropoleve evropiane, pra jashtë mureve të shtetit jugosllav. E Vërteta, ai shtet me kohë ishte cilësuar se mbahet në këmbë të çelçëta, por shfrytzuesit e të „mirave“ të tij ishin në gjendje që ta terrorizojnë deri në themel çdo forcë që e kundërshtonte. Kundërshtimi i Adem Demaçit në atë formë si do të manifestohet, ishte vetëm një manifestim i denjë, do të thoja më i n t e l e k t u a l, se sa kundërshtimi i paraardhësve të Demaçit, prej të cilëve e mësoi tërë shkollën e luftës politike dhe diplomatike, natyrisht duke e zbritur atë shkollë nga froni i folklorit në matematikën semiologjike, por duke e profillaksuar në fronin e kërkimit dhe krijimit të veprave. Ndoshta edhe më parë në radhët e kombit shqiptar ka mundur të lindet një Demaç, i denjë si ky, por mosdalja e karakterit të tillë në skenën historike ka qenë i penguar, sigurisht nga rrethanat, sepse populli nuk ishte i pjekur politikisht deri në atë shkallë sa që ta injektojë idealin e Demaçit në ideal shkollor – doktrinarar. Së këndejmi kur profilaskohen koncepti intelektual dhe koncepti patriotik në politikë, sado që lufta të bëhet e papërballuar dhe e egër, rezultati diplomatik vjen si sihariq i sojit të krenarisë „folklorike“ dhe sakrificës madhështore. Adem Demaçi politikan dhe filantrop Adem Demaçi edhe si politikan edhe si filantrop, pa asnjë ngarkesë duke respektuar konceptin e „luftës paqësore“, një kohë të caktuar do ti jap pëparësi dialogut, përkatësisht politikës „ngrehë e mos këput“. Ajo politikë ishte kryesisht e xhveshur nga taktika dhe taktizimet ose manovrimet e tipit diplomatik. E vërteta, politika e Adem Demaçit ishte nga të gjitha këndet luftë e konceptuar dhe e koncentruar në shkallë strategjike që mos të dëmtohet asnjë levë e fqinjësisë, të mos dëmtohet asnjë parim i drejtësisë universale i mbështetur në Kartën e OK’s. Adem Demaçi ligjet jugosllave të „drejtësisë“ me kohë dhe në shkallë vizionare i konsideroi si ligje diverzive, të padrejta, koloniale dhe ligje që mbiellin urrejtje. Me kohë okupatorëve ua tha troq, „këto ligje nuk do të ua ngucim, ju jetoni me to, por ne shqiptarët kurrë nuk do të i pranojmë, madje një ditë do t’i luftojmë edhe me mejte tjera“. Në bazë të argumenteve të prezentuara del sheshazi se Adem Demaçi, është luftëtari më i madh në Evropë kundër urrejtjes dhe ksenofobisë në gjysmën e dytë të shekullit XX’të, sepse të gjitha ligjet jugosllave janë me përmbajtje urrejtëse dhe ksenofobe. Me fjalë të tjera, programi i Adem Demaçit e çmonte realitetin, por e respektonte mbi të gjitha luftën për drejtësi si synim i civilizimit, prej së cilës luftë shumë popuj kishin gjetur lumturinë, kuptohet pas shumë vargojëve të gjakut. Lufta politike e Adem Demaçit nga brendia konceptuale filozofike, e konceptuar si në Programin e tij, nuk është në asnjë çast luftë e mbyllur në klishe, nuk është luftë statike në përceptim, nuk është „fjala e fundit“ në gjenealogjinë e koncepteve shkencore mbi shoqërinë, nuk është pra as shkencë „qytetare“ e as „marksiste“. E kundërta, empirizmi politiko – filozofik dhe diplomatiko revolucionar i Adem Demaçit i përngjanë një kalaje me dy porta. E shprehur figurativisht, nëse porta paqësore për ta fituar lirinë, shqiptarët e mbetur nën robëri më 1912, nuk do të ketë sukses, atëherë për Bacë Ademin mbetej fare racionale që të hapet shansa dhe e drejta për ta hapur portën tjetër, për të hy shqiptarët në kalanë gjithëkombëtare të lirisë me luftë. Prap duhet potencuar se hapja e asaj porte ishte e mundur vetëm me dy metodat e ekzaminuara. Por, sikurse – metoda arsimore pasive paqësore dhe metoda aktive revolucionare e luftës për liri në heuristikën demaçiane janë të kornizuara, kanë sens të gjallërisë dhe dinamikës. Ç’është e vërteta politika serbe si për hapjen e portës me metodën pasive – paqësore, si me metodën aktive – revolucionare Adem Demaçi mendonte se e kishte gjetur çelsin për ta hapur kalanë. Çelësi për atë hapje në rastin e aplikimit të metodës së parë duhej t’i nënshtrohej një evolucioni ku pjekuria dhe serioziteti të shoqëruar me dituri doktrinare, kishin vend konstant. Së këndejmi edhe Adem Demaçi si patriot që nuk mund të ishte diç tjetër, përpos nxënës i asaj shkolle të traditës dhe Rilindjes Kombëtare, që ia kishte mësuar lufta e pashuar, tani gjeneratës së tij ia forconte një fenomen që i kishte munguar luftës shqiptare për lri. Ai fenomen, ishte froni i pamposhtur i luftës me mjete intelektuale që nuk ishte bërë sa kërkonte koha dhe rrethanat deri atëherë. Kudo që shkrepi fjala dhe vepra e Demaçit, kundërshtarët e tij si armiqë për vdekje që e kishin shpallur, e kishin hetuar intelegjecinë mbinormale të një intelektuali prej luftëtari stoik. Lidhur me këtë shtrohet tash pyetja, si ishte e mundur që një shtet shumë „atraktiv“ në botën modene, me të gjitha ata „miqë“ dhe atë pompozitet, me tërë atë zhurmë që ia bënin në formën lajkatare shumë matrapazë nga formati „botëror“ pra edhe disa shqiptarë, ndërsa Adem Demaçi ta lakojë atë rrugë, të deshmojë se ajo rrugë nuk është ajo e vërteta. Unë mendoj se edhe okupatori në fillim kishte iluzione se Adem Demaçin do ta blente me një çmim shumë të volitëshëm, me pak premtime dhe me disa ekzaminime teatrale, me disa molerime të drejtësisë siç ishte çështja e shkollimit dhe e avansimit të statusit të Kosovës (rregjion me statut, krahinë me statut, krahinë me Ligj kushtetues, kushtetë, statut, përpiekje për shfarosje) Ky ishte itinerari i lojërave politike të okupatorit me Kosovën dhe shqiptarët në të, për t’ia zgjatur jetën kolonizimit sllavë. Është e vërtetë se çështjen e shkollimit të popullit të tij Adem Demaçi e kishte vënë si faktor primar, por atë e kishte vetëm si mjet dhe subjekt iluminist. E vërteta, Adem Demaçi besonte në intelegjencinë, por kurrë ai nuk e ka anashkaluar në spekulimet e tij politiko – filozofike çështjen e katundarisë, çështjen e puntorisë, çështjen e zejtarëve, çështjen e qytetit dhe fshatit për t’u ngulitur populli sovran në fronin e luftës për liri univerzale. Po cili ishte ai „medikament“, për të cilin politika serbe mendonte se e kishte gjetur për ta joshë Adem Demaçin në qetësi dhe „vigjilencë“ qytetare të një kryengritësi „kryeneq“. Në këtë poliedri politike Adem Demaçi, do të duket më i freskët, më largëpamës, më i gjakëshëm për ta krijuar shkakun të paktën për shkatrrimin e shtetit që ia robëronte kombin e tij. Pse erdhi deri te ky pozicion, mendoi se përgjegja duhet të kërkohet pikërisht te pozicionimi doktrinar i patriotit, në lidhje me evitimin e frikës. Asgjë nuk i bënte përshtypje Adem Demaçit kur i kërcnoheshin se do të vrasim, se të kanë spiunuar shokët, se të kanë tradhtuar të gjithë, madje edhe më të afërmit. Në këtë ngushticë psikologjike, pushtetarët e okpatorit kishin ardhur shumë shpejtë në një përfundim se këtë njeri intelegjent deri në mbinormale, asnjë çmim nuk mund ta blejë, as ta shet, si ishin mësuar me shumë lakej të tipit të reagimit autoritar, të shqiptarit politikan marroq që shitet pas çdo flamuri. Lakejtë e okupatorit një kohë të gjatë mendonin se „shitja dhe blerja“ e shqiptarëve është shndërruar në një industri, e cila serbëve u kishte sjellë shumë përfitime, por te një person që quhej Adem Demaçi, u kishte hasë sharra në gozhdë. Aq më keq u zihej fryma në fyt robëruesve kur ky luftëtar kishte bërë një shkollë, kishte lëshuar shtat lufta e tij speciale, lufta e tij tejet intelegjnte, aq më parë kur ajo po nxinte shtat në institucionet shkollore dhe në uzinat e punëtorëve, në punëtoritë e zejtarëve të cilat në laboratorin më natyror të kombit shqiptar, në odën shqiptare po qiteshin në sitë e në shoshë, po qiteshin çështjet strategjike të kombit, ndoshta jo me atë dubiozën intelektuale politike, por me forcën e sriozitetit dhe kvantitetin e masës, në formën më të lirë të debatit më të vjetër demokratik. Seicili debatues në odën shqiptare e shprehë mendimin e vet kur i kërkohet deri në egersi, por në fund besa – besa i mbulon të gjitha kundërthëniet. Adem Demaçi në familjen shqiptare ishte bërë informata më e „ndaluar“ dhe më e përfolur, ishte bërë ora kombëtare që rrahë më sigurtë se kudo në botë, që nuk e huqë asnjë sekondë për çështjen madhore kombëtare të lirisë dhe bashkimit. Emri i tij njëherit për klasën politike e cila mendonte se „çdo gjë për sa u takon shqiptarëve, në shtetin e Jugosllavisë, shqiptarët kurrë nuk e kishin patur më mirë“. Këta „mendimtarë“, shkonin edhe më larg, sa që e theksonin edhe këtë, se shqiptarët gjatë historisë në „këtë sistem e kanë gjetë vetën“. Bile shtonin në emër të popullit se „shqiptarët janë shumë të kënaqur“. Kënaqësia si duket vlente vetëm për ata që i shqiptonin këto shprehje, sepse kudo shqiptarët ishin në „pëshpëritje“, në pakënaqësi të përgjithshme sepse substancialisht ishin të rrezikuar, sidomos deri më 1966. Treguesit për këtë gjendje nuk ishte vështirë, kush dëshironte për t’i shti hundët më thellë, për ta nuhatur të paktën robërinë, sepse „liria“ shqiptare në Kosovë nuk ishte sikurse liria e serbëve. Këtu Adem Demaçi ishte i pakaluar, e kishte kuptuar më holl se çdokush tjetër realitetin, e kishte konceptuar dhe studiuar deri në program diagnozën epidemiologjike robëruese shqiptare, që mos të kënaqen me propogandën, mos të vendnumrojnë dhe të geotiohen në frazat e kënaqësisë politike të disa triumfalistëve që mendonin se kanë arritur kulmet e zhvillimit, që menonin se fati i tyre, se pozita e tyre shoqërore, është poizta e kombit të tyre. E vërteta, shqiptari i mjerë dhe i vuejtur, që nuk ishte mësuar për t’i gëzuar të mirat e punës së tij, të mirat e luftës së tij, ishte vënë në iluzione, se është i çliruar. Dhe si mos të mendoi, kur luftën shqiptari duhej ta fillonte me njëzetë plumba të blerë mu prej armikut, kur nuk kishte fabrika ushtarke, nuk kishte mjekë, nuk kishte prapavijë të furnizimit, ndërsa propoganda e okupatorit fliste për një armatë dhe polici, të „katërt në Evropë“. Vetëm ata që ia njohin mirë kombit të vet ndjesitë, ia njohin mundësitë e sakrificës do të ngriten dhe do të kundërshtojnë gjoks për gjoks, fyt për fyt, me faqe të bardhë. Politika dhe diplomacia e Adem Demaçit Adem Demaçi tërë diplomacinë e tij politike do ta dëshmojë me rastin e burgimit të parë më 1958. Prokurori dihet se e paraqet interesin më ekstrem të një pushteti, i shtron kërkesat më ekstreme që i përthekon ligji i atij pushteti, madje shpesh nga ai „nxitim“ shumë ekstrem, ngjanë edhe në vendet më demokratike se prokurori dëshmohet se ka dalë jashtë kornizave të „shejtërisë“ ligj. E tërë kjo rrugë empiriko – racionale për pushtetarët dhe mbrojtësit e ligjit, në rastin e Adem Demaçit, pashmangshëm, e gjejmë një fenomen. Për çka është fjala. I burgosuri që do ta dridhë ndërgjegjën evropiane më se tridhjetë vjetë, dhe më në fund po prej asaj ndërgjegje që ishte skalitur nga disa gjenerata të tjera tjetërfare, do të shndërrohet në legjendë dhe do të dekorohet me çmimin më të lartë për paqe – me çmimin „Saharov“. Në hetimet paraprake diku më 1958 prokurori sikur nuk dëshironte të prodhoi „armiqë“ dhe me një rast do ta lus klientin e tij që të pajtohet dhe pendohet me sinqeritet ndaj tërë asaj që kishte shprehur dhe vepruar. E vërteta, deri sa të dali në gjykatore Adem Demaçi sikur i kishte „pëlqyer“ kërkesa e prokuroit. Prokurori në atë luftën e tij hetimore sikur dëshironte një harmoni, sikur kërkonte një kompromis sepse shteti i tij dhe orjenetimi i tij ishte cilësuar se po shënonte rrezultate fantastike në spastrimin e shqiptarëve, të cilët në vargoj po rreshtoheshin në marrjen e vesikave për shpërngulje në Anadoll. Ishte e mjaftuar kjo gjendje për okupatorin, sigurishtë se po. Çka i kushtonte prokurorit për ta bërë një trik, për ta „pajtuar“ një disident që konsiderohej mu në start se nuk do të qëndrojë si të tjerët, se çmimi për te ishte tërësisht tjetër. E kishin testuar Demaçin edhe psikologët, edhe strategët e ushtrisë jugosllave, kishin hy ata në burg, ishin paraqitur si rrugaqë, me pseudonime të ndryshme, me lajka ndër më të ndryshmet, por asgjë nuk kishin vrejtur se „këtij njeriu mund t’i gdhendet ose të i instalohet“. Ky orjentim nuk vinte nga një akribi e prokurorit, por shtrohej si rrezultat se ishte fjala për një intelektual të sistemuar drejt dhe të mirëfilltë, i cili i njihte të gjitha rrymat politike dhe filozofike të kohës, mos edhe kishte shkuar pak më larg në stoicizëm dhe metaforën e hollë diplomatike. Kur do të dali në gjykatore Adem Demaçi, në vend që të pendohet, do të shpërthejë me tërë fuqinë e argumenteve kundër një sistemi gjakatar, kundër një rregjimi që shquhej me një tirani ndër më të egrat në Evropë, kur ishin në pyetje shqiptarët dhe të drejtat e tyre. Nuk kishte kërkuar asnjë lloj falje, ishte bërë më i „ashpër“ se prokurori, nuk këronte mëshirë, por kërkonte që lufta e tij të shënohet vetëm si fillim. 4. Përpjekja e okupatorit që ta amortizojë Liderin shqiptar, Prokurori kundër Adem Demaçit, synonte të arrij më tepër në programin e tij rrënues kunër shqiptarëve, përmes një kompromisi, prandaj ai pushtet kishte konsideruar se konflikti me një shkollë të tillë siç ishte ajo e Adem Demaçit, do t’i prolongonte shumë punë, do t’i lufonte shumë drejtime, që masa shqiptare të organizohet, të vetëdijësohet dhe të avansohet kombëtarisht. Adem Demaçi e kishte kuptuar këtë orientim, se koha dhe shkollimi i shqiptarëve po shkonin kah faktorizimi politik, prandaj në gjykatore do të ligjeroj ligjeratën e vet strategjike, për të cilën synonte të sakrifikojë çdo gjë, pra edhe jetën. Në gjykatore, gjatë procesit të gjykimit Adem Demaçi, nuk do të kalkulojë fare, me tërë aftësinë do të vërsulet në kërkesën që Kosova me vetëvendosje të orjentohet kah dëshiron populli, e jo kah i imponohet me dhunë atij. Orjentimi që Kosova përmes rrugës paqësore t’i bashkohet Shqipërisë, ishte kërkesa sublime e orjentimit politik të luftëetarit më të devotshëm të kombit, për lirinë e tokave shqiptare, të cilat ishin rirobëruar më l912. Adem Demaçi në pozicionin e Liderit i njihte aftësitë e personaliteteve shqiptare, i njihte mirë orjentimet politike në Evropë, prandaj në fillim do të tregohet individualist i madh në luftë, por ai individualizëm nuk ishte filozofia e tij strategjike, por ishte ajo luftë, ishte dobësia e përgjithshme e pjekurisë politike të popullit. Për fat të Adem Demaçit dhe të kombit të tij, epërsia e luftës për t’u shkolluar dhe për t’u emancipuar politikisht populli, ishte më e shpejtë, më e dukëshme në hapërim, karshi egërsisë së okupatorit. Pse programuesit antishqiptar të Beogradit më 1945 së pari, me të gjitha mjetet do të luftojnë për ta zhbi Flamurin shqiptar. Së dyti, pse politika, kisha dhe institucionet serbe nuk lanë guri pa lëvizë në dipolamci dhe politikë propogandistike vetëm që edhe një herë ta drejtojnë në saje të një dhune të paparë shqiptarin e Kosovës kah shkretëtirat e Anadollit. Ajo politikë triviale me shpërngulje të shqiptarëve në Anadoll, me kolonizim të serbëve në Kosovë, me politikë denacionaliuese përmes ideologjizimit të çështjes kombëtare, bëhej krejtë me qëllim që viset shqiptare një ditë të serbizohen dhe të kolonizohen me sllavë, nga çdo anë e botës, për t’u bërë hapsira unike jugosllave Serbi homogjene. Jo vetëm kaq, mbyllja e shkollave, politika diskriminuese investive nepër ato vise ku shtriheshin shqiptarët, aksionet barbare të policisë ushtarake, shtetrore dhe politike, kinse për t’i çarmatosur shqiptarët e „armatosur“, ishin kulmi i një tragjedie që manifestohej në tri akte: çkombtarizim, • çpronësim dhe • shpërngulje masive në Anadoll. Kuptohet në bazë të argumenteve që i posedojmë, Adem Demaçi ishte ai që politikën mostruoze jugosllave e lexoi me kohë dhe nga të gjitha dimenzionet, për çka u përcaktua pa asnjë dilemë për ta luftuar deri në shkatërrimin definitiv të tërë asaj force grabitqare. Adem Demaçi e dinte fare mirë se politika serbe mbi Kosovën kishte bërë plane një kohë të gjatë për t’i asgjësuar të gjitha gjurmët kombëtare shqiptare nga kjo pjesë e Shqipërisë etnike. Në atë politikë serbe, Adem Demaçi do të zbulojë një strategji antinjerëzore që Serbia e propagandonte pa asnjë hezitim deri më 1953, të paktën për t’i likuiduar personalitetet shqiptare dhe popullin shqiptar. Ndërsa, në kohën kur bota e civilizuar po krijonte një bindje se shqiptarët e robëruar nën Jugosllavinë, disi janë të liruar nga dhuna shtetrore dhe se dukeshin të „barabartë“ me të tjerët, ajo politikë e vjetër me metoda të reja e kishte perfeksionuar motodën e shfarosjes, prandaj synonte likuidimin e personaliteteve shqiptare, të institucioneve shqiptare dhe popullin shqiptar, po iu dha shansa në etapa ose për njëherë. Lidhur me këtë orjentim postfashist serb, ta hetosh politikën kanceroze, e cila një ditë do të vërsulet në „fëmijtë e vet“, nuk ka qenë vetëm akribi politike e Demaçit, por njëherit edhe vizion i begatimit të luftës civilizuese politike, me qëllim që një pjesë e një kombi të vetdijësohet me një sakrificë të nivelit jo të rendomt, duke iu kërcënuar asaj politike edhe me ftesë drejtuar popullit për luftë të armatosur, kundër një robëruesi, siç ishte Serbia, alias Jugosllavia në Kosovë. Adem Demaçi e dinte fare mirë se hapja e fakulteteve dhe shkollave të larta në Prishtinë, nuk e amortizonte luftën e tij, po përkundrazi e forconte dhe e ashpërsonte sepse, deficiti më problematik për politikën e Demaçit më 1958 ishte ai i mungesës totale të një politike intelektuale. E vërteta, Adem Demaçi kurrë nuk e ka mohuar se edhe para tij ka patur politikanë patriotë shqiptar. Demaçi do të dallohet prej të tjerëve që përpos sakrificës do të kërkojë luftë intelektuale.

 
Përgatiti:Flori Bruqi

Përkujtim për Rusho Shalen-Zekoviq dhe familjen e tij

Nga: Xhafer Leci, Gjermani
___
Nga vizitat e mia në Sanxhak (Masbjeshkë).

1. Rusho Shala-Zekoviq, nga fshati Zhirqe, i lindur në vitin 1878, ka vdekur në Shkup, gjatë vizitës tek vajza e Tij, më 1957. Djali i tij, në foto me mua në vitin 2019, ka qenë

bashkëluftëtar i Shaban Palluzhës, Osmani në vitin 2018, më pati thënë: “Mulla Zekë Berdynaj, nga Peja ka arritur me shokë më 1941 para Shaban Palluzhës, për çlirimin e Novi Pazar-it…”
Djali i Osman-it, Ramo Shala – Zekoviq, në foto me mua, në NoviPazar, 2023, lindur më 1944 në Smaluqa, jeton në Novi Pazar, ka fëmijë dhe nipër e mbesa.
Pra 5 gjenerata, të gjithë nga Komuna e Tutin-it.
Shqip ka ditur të flas vetëm Rusho-Rushiti, cili ka jetuar nën sundimin e Perandorisë Osmane 34 vjet…
Në pyetjen time që ia pata bërë Ramës, a do i dërgonte nipër e mbesa në shkollën shqipe? – Ramo: Po me shumë dëshirë vetëm le ta hapin një shkollë me mësim në gjuhën shqipe. Nuk di kush mund ta bëjë këtë, shtoi Rama?
Kaq, kësaj radhe…!

Kosova drejt Lirisë e Pavarësisë – në 24 Maj 1992 zgjedhjet e para pluraliste, Dr. Ibrahim Rugova President Republike

Kosovë- zgjedhjet 24 Maj 1992 – Ibrahim Rugova duke votuar

Nga: Behlul Jashari, Prishtinë

-Programi i Dr. Ibrahim Rugovës, kandidat për President: Kosova – Shtet i Lirë dhe i Pavarur/

-Delegacioni i Fondacionit të Kongresit Amerikan për të Drejtat e Njeriut vlerësonte se ishte madhështore pjesëmarrja e votuesve dhe dëshira e tyre për të shfaqur vullnetin politik përmes votimit dhe se këto zgjedhje janë një moment historik për Kosovën/

-Raportimet që bëja për zgjedhjet e para pluraliste të 24 Majit 1992 shënonin fillimet e korrespondenturës në Kosovë të Agjencisë Shtetërore Zyrtare të Lajmeve të Shqipërisë.

Forhåndsvisning av bilde

PRISHTINË, Maj 2024/ – Kosova në 24 Maj 1992, mbajti zgjedhjet e para pluraliste, presidenciale e parlamentare, të lëvizjes për liri e pavarësi, në rrethana të rënda okupimi e shtetrrethimi.

Ishin ato zgjedhje të rezistencës gjithëpopullore kosovare të shqiptarëve që krijuan një rend demokratik dhe forcuan institucionalisht Republikën e shpallur të Kosovës në zhvillime historike, që pasonin Deklaratën e Pavarësisë të 2 Korrikut e Kushtetutën e 7 Shtatorit 1990, si dhe Referendumin e 26 deri 30 Shtatorit 1991, në të cilin për shtet sovran dhe të pavarur u deklaruan 99,87 përqind e qytetarëve pjesëmarrës masivisht në votim – 87,01 përqind.

Forhåndsvisning av bilde

Në Kosovë 24 Maji, me simbolikë shtetformuese, shënohet si Dita e Presidentit të Republikës së Kosovës, pas zgjedhjes në këtë ditë të Presidentit historik Ibrahim Rugova.

Në 23 Maj 1992 – një ditë para votimit në zgjedhje, gazeta kosovare e rezistencës “Bujku” në ballinë me mbititullin “Programi i Dr. Ibrahim Rugovës, kandidat për kryetar të Republikës së Kosovës” dhe kryetitullin “Kosova – Shtet i Lirë dhe i Pavarur” shkruante:

“Në konferencën e djeshme për shtyp të Lidhjes Demokratike të Kosovës, dr. Ibrahim Rugova, i vetmi kandidat për kryetar të Republikës së Kosovës, në pika të shkurtëra, paraqiti para gazetarëve programin e vet si kandidat për kryetar të Republikës së Kosovës.

Si kryetar i Republikës së Kosovës, tha dr. Ibrahim Rugova, do të përpiqem ta zbatoj programin e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe të partive politike shqiptare në Kosovë, do të përpiqem të zbatoj edhe programin e të gjitha partive të tjera politike në Kosovë si dhe të të gjithë qytetarëve të Kosovës, që Kosova të jetë republikë e pavarur e neutrale dhe që të vendosim institucionet demokratike dhe pushtetin demokratik në Kosovë, punë kjo që do të shkojë në të mirë të shumicës shqiptare, të serbëve, të myslimanëve dhe të turqve dhe që Kosova të jetë shtet i hapur dhe i lirë në këtë rajon dhe në Evropë.

Forhåndsvisning av bilde

Këto zgjedhje, tha Rugova, i çmoj edhe si një hap para në politikën dhe rezistencën tonë paqësore për të realizuar të drejtat tona demokratike.”

Kryetitull tjetër i gazetës në ballinë ishte “Përgatitjet për zgjedhje u kryen me sukses”, ku në raportimin nga konferenca për shtyp e Komisionit Zgjedhor të Republikës së Kosovës theksohej: “Qytetarët e Republikës së Kosovës do të mund të votojnë nëpër vendvotimet e tyre nesër, prej orës shtatë deri në orën 19. – Janë përgatitur mbi 900 mijë fletëvotime për deputetë dhe po aq për kryetar të Republikës së Kosovës në tri gjuhë. – Zgjedhjet do t’i vëzhgojnë si dhe përcjellin delegacione të shumta nga bota, si dhe gazetarë të shumtë të redaksive dhe agjencive botërore”.

Forhåndsvisning av bilde

Në mbledhjen 2 Majit 1992 Kuvendi kosovar shpalli zgjedhjet shumëpartiake, në të cilat partitë politike angazhoheshin jo për rivalitete mes tyre, por të gjitha së bashku për vendosjen e pushtetit të Kosovës në Kosovë, të lirisë e demokracisë, në vend të pushtetit të Serbisë, të okupimit e imponimit.

Partia e parë e pluralizmit kosovar, Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila ishte angazhuar edhe për formimin e partive të tjera, në 8 Maj 1992 deklaronte se, “duke qenë se zgjedhjet e 24 Majit, të shpallura nga Kuvendi i Republikës së Kosovës i konsideron jo si luftë të partive politike të Kosovës për pushtet, por si përpjekje e organizuar e masive për të mos pranuar strukturat e pushtetit dhe statusin që po përpiqet të na imponojë Serbia, LDK-ja do të përpiqet që fushata parazgjedhore, organizimi dhe realizimi i zgjedhjeve të zhvillohen në frymë të bashkëpunimit të plotë, në mënyra e forma të ndryshme, në mes të të gjitha partive politike e të subjekteve të tjera politike”.

Forhåndsvisning av bilde

“Këshilli Qendror i Lidhjes Demokratike të Kosovës vendosi që LDK-ja, si parti politike vetë ose në bashkëpunim me partitë e tjera, të paraqesë kandidatët për deputetë në të 100 njësitë zgjedhore, kurse kryetarin e LDK-së dhe të Këshillit Koordinues të Partive Politike Shqiptare, Dr.Ibrahim Rugova, ta kandidojë për kryetar të Republikës së Kosovës”, theksohej në Konkluzionet e Këshillit Qendror të LDK-së për zgjedhjet shumëpartiake në vitin 1992.

Raporti i Komisionit Qendror për Zgjedhjet në Kosovë theksonte se zgjedhjet e 24 Majit 1992 janë mbajtur sipas sistemit të kombinuar zgjedhor, dhe në vazhdim konstatonte:

“Nga së paku 130 vende për Parlament, 100 janë zgjedhur përmes votimit të drejtpërdrejtë, pra, në bazë të sistemit të shumicës, ndërsa 30 vende janë zgjedhur përmes sistemit proporcional. Zgjedhjet u mbajtën më 24 Maj të vitit 1992. Vendvotimet ishin të hapura prej orës 7 deri në 19. Kandidatët për deputetë në Parlamentin e Kosovës i paraqitën 22 subjekte politike, të cilat kandiduan 490 kandidatë. Lidhja Demokratike e Kosovës paraqiti kandidaturën e Dr.Ibrahim Rugovës për Kryetar. Kandidimi i tij është përkrahur edhe nga partitë e tjera politike shqiptare si dhe nga Partia për Aksion Demokratik dhe nga Partia Popullore Turke. Regjistrin zgjedhor të Kosovës e përbënin 853.432 votues, prej të cilëve 762.257 kanë dalë në vendvotime, pra 89.32 përqind të votuesve të regjistruar. Nuk kanë dalë në votime 80.791 votues, ndërsa 10.384 fletëvotime ishin të pavlefshme. Në zgjedhjet e drejtpërdrejta kandidatët e Lidhjes Demokratike të Kosovës fituan 574.755 vota, që do të thotë 76.44 përqind; kandidatët e Partisë Parlamentare të Kosovës morën 36.594 vota, ose 4.86 përqind; kandidatët e Partisë Fshatare të Kosovës 23.682 vota, ose 3.15 përqind; kandidatët e Partisë Shqiptare Demokristiane 23.303 vota ose 3.10 përqind; kandidatët e pavarur (jopartiakë) fituan 24.702 vota ose 3.29 përqind. Subjektet e tjera zgjedhore që morën pjesë në këto votime fituan më pak se 1.87 përqind të votave, andaj ata nuk fituan të drejtën për të marrë pjesë në shpërndarjen proporcionale të vendeve në Parlament. Shqiptarët, muslimanët, turqit, romët, kroatët dhe një numër i vogël serbësh dhe malazezësh poashtu morën pjesë në zgjedhjet e 24 Majit.

Forhåndsvisning av bilde

Pasqyra e vendeve në Parlament është si vijon: Lidhja Demokratike e Kosovës 96 deputetë, Partia Parlamentare e Kosovës 13 deputetë, Partia Fshatare e Kosovës 7 deputetë, Partia Shqiptare Demokristiane 7 deputetë, Kandidatët e Pavarur 2 deputetë.

Pjesëtarët e etnitetit musliman, në bazë të përqindjes së popullsisë dhe shpërndarjes proporcionale kanë katër deputetë, ndërsa një kandidat i këtij etniteti fitoi me votimet e drejtpërsëdrejta. Në përbërjen e re të Parlamentit të Kosovës janë dy deputetë të etnitetit turk, të cilët u zgjodhën si kandidatë të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Në Parlamentin e Kosovës kanë mbetur 14 vende të zbrazëta, të cilat sipas përqindjes së popullsisë së Kosovës dhe shpërndarjes proporcionale të vendeve në Parlament u takojnë pjesëtarëve të etnitetit serb dhe malazez. Zgjedhjet për Kryetarin e Kosovës janë mbajtur në Kosovë dhe jashtë saj, në vendet ku shqiptarët nga Kosova janë të punësuar. Në Kosovë për Dr.Ibrahim Rugovën për Kryetar të Kosovës votuan 762.257 votues, (fletëvotime të pavlefshme dhe “kundër” ishin 3.812), ndërsa jashtë Kosovës votuan 105.300 votues. Gjithsej 867.557 votuan për Kryetarin e Republikës së Kosovës. Në disa vendvotime policia serbe ndërhyri për të ndërprerë procesin zgjedhor. Në dy sosh policia konfiskoi një pjesë të materialit zgjedhor. I tërë materiali zgjedhor i zgjedhjeve të 24 Majit i është dorëzuar Parlamentit të Republikës së Kosovës. Zgjedhjet në Kosovë u mbikëqyrën nga 8 grupe vëzhguesish nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nga shtetet evropiane. Këto zgjedhje i përcollën 82 ekipe gazetarësh apo të agjencive të lajmeve nga mbarë bota. Subjektet politike që morën pjesë në zgjedhje, Komisioni Republikan për Zgjedhje (kryetar Tadej Rodiqi), grupet e huaja vëzhguese, si dhe shumë raporte dhe artikuj të gazetarëve të huaj dhe të Kosovës, të cilët përcollën në tërësi procesin e zgjedhjeve, kanë raportuar për korrektësinë e votimeve. Kosova ishte vendi i fundit në Evropë ku janë mbajtur zgjedhjet shumëpartiake, në të cilat populli i Kosovës dëshmoi përcaktimin e tij për liri dhe demokraci”, përfundonte Raporti i Komisionit Qendror për Zgjedhjet Shumëpartiake Presidenciale dhe Parlamentare në Republikën e Kosovës, i prezantuar në Prishtinë në 15 Qershor 1992.

Vëzhguesit e huaj në një konferencë shtypi të mbajtur në shtëpinë e Shoqatës së Shkrimtarëve në Prishtinë, deklaruan përshtypjet e tyre rreth zgjedhjeve të 24 Majit 1992 në Kosovë. Dr.Majkëll van Vajt Prag, sekretar i përgjithshëm i UNPO-s (Organizata e Kombeve të Papërfaqësuara në OKB) vlerësoi se zgjedhjet ishin organizuar në mënyrë korrekte dhe me rregullsi. Ai tha se, gjatë këtyre vëzhgimeve nuk ka hasur në ndonjë parregullsi, derisa veçanërisht e ka impresionuar organizimi i vendvotimeve rezervë. Delegacioni i Fondacionit të Kongresit Amerikan për të Drejtat e Njeriut, i përbërë nga Konrad Hubers, Pol Berens, Çarls Braun, Debora Xehkobs, Rom Pameir, Maks Primorac, Karl Roads dhe Kevin Tin, theksoi se ishte madhështore pjesëmarrja e votuesve dhe dëshira e tyre për të shfaqur vullnetin politik përmes votimit. “Zgjedhjet janë mbajtur me efikasitet të madh, na ka impresionuar fakti se gjithkund ishin organizuar edhe vendvotimet rezervë, që viheshin në veprim kur policia ndërprente votimin në vendvotimet e para. Policia i ka penguar mjaft votimet edhe duke arrestuar njerëz”, thanë vëzhguesit nga SHBA. Poashtu theksuan se, grupi që vëzhgoi zgjedhjet në Prizren, gjatë kohës që u mor në polici, kishte parë në stacion policor të arrestuar dhe material votues e flamuj të konfiskuar.

Konrad Hubers, që i printe Delegacionit të Fondacionit të Kongresit Amerikan për të Drejtat e Njeriut, vlerësoi se këto zgjedhje janë një moment historik për Kosovën. Debora Xehkobs tha se katër anëtarët e delegacionit amerikan, që vizituan Pejën, kanë fituar një përvojë të shkëlqyer nga vëzhgimi i këtyre zgjedhjeve.

“U mrekulluam nga mjeshtria e shqiptarëve për organizimin e zgjedhjeve”, u shpreh ajo.

Një anëtar tjetër i këtij delegacioni theksoi se ajo që na interesoi dhe mahniti ishte vetorganizimi i njerëzve. “Çdo gjë u bë në mënyrë vullnetare, duke u nisur nga shërbimet dhe punët që janë bërë këtu, e deri te njerëzit që kanë organizuar zgjedhjet në çdo pjesë të Kosovës”, theksoi ai.

Vlerësimet e vëzhduesve dhe gazetarëve nga bota ishin se zgjedhjet ishin të mira, të rregullta dhe fer. “Vëzhguesit dhe gazetarët e huaj i çmojnë shumë edhe mënyrat alternative të organizimit të zgjedhjeve, ngase bota di se çka do të thotë okupimi, prandaj edhe këtu ata e shohin aftësinë e këtij populli që dëshiron të fitojë dhe të jetë i lirë. Ky popull nuk kërkon asgjë tjetër pos shansit për t’u realizuar si popull, e të cilin nuk e ka pasur kurrë”, theksonin raportimet e kohës së zgjedhjeve të para pluraliste të Kosovës.

Në 24 Maj 1992 raportimet për zgjedhjet e para pluraliste kosovare që i bëja me lidhje telexi, e vetmja e mundshme atëherë nga Prishtina në Tiranë, shënonin fillimet e korrespondenturës së Agjencisë Shtetërore-Zyrtare të Lajmeve të Shqipërisë – Agjencisë Telegrafike Shqiptare (ATSH) në Kosovë.

Raportimet nga Kosova për ATSH-në nisën pas një thirrje nga Tirana, në mëngjesin e hershëm të një dite historike.

Mëngjesin e 24 Majit 1992 po dëgjoja Radio Tiranën që paralajmëronte angazhimet e përpjekjet që gjatë gjithë kësaj dite të jepnin informacione të mundshme për zgjedhjet e para pluraliste, presidenciale e parlamentare, që do mbaheshin në Kosovë.

Një telefonatë e hershme mëngjesi më erdhi në ato momente pikërisht nga Radio Tirana, në telefonin e banesës në Lagjen Ulpiana në Prishtinë.

Më thirrnin për informacione për zgjedhjet dhe më treguan se numrin e telefonit e kishin marrë nga kolegë të mi gazetarë në Tiranë, ku isha në 1 Maj 1992 dhe këmbyem adresat me disa që i takuam, në ato pak orë qëndrimi në kryeqytetin shqiptar, meqë shumicën e kohës së kufizuar na e mori rruga e gjatë përtej udhëtimit nga Kosova-Prishtina, nëpër Maqedoni.

Një Maji 1992 për mua ishte ditë ëndërre, për herë të parë shkoja në Shqipëri. Në Kosovë Shqipërinë e kishim të ndaluar, na ndanin me kufi të hekurt, që ishte “Muri ndërshqiptar si ‘fundi i botës’”, si e përshkruaja në një titull reportazhi të botuar edhe në Prishtinë edhe në Tiranë, në 19 Mars 1996.

Miq gazetarë shqiptarë nga Maqedonia më kishin njoftuar se atë ditë të parë Maji do jetë i hapur kufiri për ta kaluar edhe me letërnjoftim te Dibra, ku bashkë me gazetarin Bedri Sadiku e fotoreporterin Ilaz Bylykbashi të gazetës e Rilindja shkova në mbrëmjen e një dite më parë, dhe pas natës pa gjumë e në festë, ujin e parë të Shqipërisë e piva në Hotel Turizmi në Peshkopi, me ndonjë gotë raki dhe kafenë e mëngjesit…

Pas ca më shumë se tre javësh më vinte telefonata nga Tirana, përmes së cilës dhash informacionet e para për zgjedhjet, që do të kenë qenë raportimi i parë i një gazetari nga Kosova për median në Shqipëri, ndërsa për komunikime tjera ua dhash numrin e telefonit të zyrës sime në Pallatin e Shtypit Rilindja, në Prishtinë.

U dhanë, pa saktësuar autorsinë, informacionet e mia të para në Radio Tirana dhe kur më telefonuan në zyrë më thanë se do i jepnin me emrin e autorit, po kishin frikë se për ato raportime që ishin të ndaluara do më arrestonin në ato rrethana okupimi e shtetrrethimi serb.

“Lajmet do i japim me emër-autorësi, që të mos mund të më akuzojnë për ‘veprimtari ilegale armiqësore’”, ju thash dhe shtova: “Problem është vetëm se lidhjet telefonike që më bëni janë shumë të dobëta, të zhurmëshme, ndërsa nga Kosova për në Shqipëri janë të pamundura. Më jepni ndonjë numër telexi…”

Të operoj me telex dija shumë mirë, se derisa isha ushtar në ish-federatën na kishin mësuar madje edhe “si të hyhet në lidhjet e armikut”…

Dhe, me ato mësime, u lidha me miqtë-vëllezërit, kolegët gazetarë e median në Tiranë. Funksionoi lidhja nga Prishtina, nga telexi i Rilindjes, në Tiranë – në telexin e Agjencisë Shtetërore-Zyrtare të Lajmëve të Shqipërisë – ATSH…

Me falënderimet e vlerësimet për raportimet, që doja t’i përmbyllja me shpalljen e rezultateve të zgjedhjeve, më kishte ardhur në telex nga ATSH edhe ftesa për të vazhduar me punën e nisur

të korrespondentit në Kosovë…Dhe, raportimet vazhduan më shumë se çerek shekulli – nëpër vitet e para luftës e të luftës, të lirisë e të pavarësisë së Kosovës, në më shumë se gjysmën e këtyre viteve pa pagë – vullnetarisht…

Raportoja nga zyra e telexit që u bë edhe zyrë e Agjencisë Telegrafike Shqiptare në Pallatin e Shtypit Rilindja – ambientet e gazetës së rezistencës “Bujku”, të vetmes së përditshme shqipe kosovare në atë kohë, me orientim e përcaktim të fuqishëm demokratik perëndimor euroatlantik e pjesë e lëvizjes e luftës për liri e pavarësi, themelues-kryeredaktor i parë i së cilës isha, e që kishte nisë të dalë nga 18 Janari 1991 dhe sfidonte ndalimin e gazetës tradicionale të Kosovës Rilindja dhunshëm me ndërhyrje policore nga regjimi okupues i Beogradit. Që atëherë nisëm edhe bashkëpunimet me Agjencinë Telegrafike Shqiptare, nga e cila merreshin informacione e botoheshin në gazetën “Bujku” dhe kështu u themeluan bashkëpunimet e para të mediave Shqipëri-Kosovë.

Zyra e telexit – e Agjencisë Telegrafike Shqiptare në Pallatin Rilinda u bë edhe si një përfaqësi e parë e Shqipërisë në Kosovë, prej nga bëheshin edhe komunikime tjera Prishtinë-Tiranë.

Në vitin historik të lirisë së Kosovës 1999, në 1 Tetor, Qeveria e Përkohëshme e Kosovës, me Kryeministër Hashim Thaçin, më dha zyrë në Prishtinë me kërkesën që bëra si korrespondent i Agjencisë Telegrafike Shqiptare (ATSH) – Agjencisë Shtetërore-Zyrtare të Lajmeve të Shqipërisë, edhe si shprehje vlerësimi e mirënjohje për raportimet nga Kosova në vitet e lëvizjes e luftës për liri e pavarësi.

“Në bazë të kërkesës së korrespondentit të ATSH-së, zotit Behlul Jashari, të datës 1.10.1999 lëshojmë këtë:

LEJE PUNE

I lejohet kësaj agjensie puna në territorin e Kosovës, si dhe vendosja e personelit të saj zyrtarisht në kryeqendrën e Kosovës”, theksohej në dokumentin e lejes së punës dhe dhënies së Zyrës në aneksin e Pallatit Rilindja në Prishtinë, në një ambient ku para luftës ishte e vendosur një bankë. I nënshkruar nga ministri i Ministrisë së Informimit Publik në Qeverinë e Përkohëshme të Kosovës, Bajram Kosumi, dokumenti mu dha pa asnjë pritje në të njëjtën ditë kur bëra kërkesën.

Në kohën e luftës në Kosovë, atëherë drejtori i përgjithshm i Agjencisë Telegrafike Shqiptare – ATSH, Frrok Çupi, në intervistë për Gazetën Flaka të Shkupit të datës 4-5 Korrik 1998-ditë e shtunë dhe e diel, lidhur me informimin e korrespondentin nga Kosova me vlerësimet më të larta deklaronte mes tjerash:

“Që në momentin kur filluan ngjarjet më dramatike në Kosovë ATSH-ja ka ngritur një redaksi me katër ose pesë veta në Veri, në Tropojë, të cilët informojnë çdo ditë me një buletin të veçantë.

Ndërkohë ne kemi korrespondentin tonë të instaluar në Prishtinë, i cili edhe në sytë e gazetarëve botërorë është shfaqur si një gazetar i saktë dhe me tërë parametrat e gazetarisë.

Kjo është njëra punë që bëjmë për të informuar opinionin. E dyta është se, kemi arritur të kthehemi në një qendër të shtypit botëror që vjen nga bota në Shqipëri. Pjesa më e madhe e gazetarëve të botës, miqësisht ose profesionalisht kalojnë nëpërmjet nesh. U ndihmojmë që edhe bota nëpërmjet burimeve të veta të mësojë se çka po ndodhë në Kosovë.”

Në prag të 17 Shkurtit historik 2008 të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, ATSH hapi zyrë në Grand Hotel Prishtina në kryeqytetin e shtetit më të ri evropian, bashkë me Dhomen e Tregtisë Tiranë. Kjo zyrë, që pastaj u mbyll, ishte e fundit, por vazhduan raportimet e korrespondentit nga Kosova…

Forhåndsvisning av bilde

Në Shtator 1994 Presidenti historik i Kosovës, Ibrahim Rugova, në intervistën ekskluzive, të parën të një presidenti kosovar dhënë Agjencisë Telegrafike Shqiptare, të cilën e cilësonte edhe si një hap në politikën globale të shqiptarëve, si edhe vazhdimisht, falenderonte dhe vlerësonte për informimin nga Kosova e për Kosovën.

“Falënderoj Agjencinë Telegrafike Shqiptare për informimin nga Kosova e për Kosovën. Edhe kjo që pata rastin të bisedoj për këtë agjenci, që reprezenton Shqipërinë dhe çështjen shqiptare, është një hap në politikën globale, në integrimet shqiptare. Edhe ne bëjmë përpjekje që këtu në Kosovë përmes Qendrës sonë për Informim të kemi një agjenci të vogël, e cila raporton për situatën e përditshme në Kosovë. Duhet një bashkëpunim midis këtyre dy institucioneve dhe institucioneve të tjera në Kosovë dhe në Shqipëri”, theksonte Presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova në intervistën ekskluzive derisa bisedonim gjatë ditën e enjte të 22 Shtatorit 1994, në zyrën e tij, ku sot është muzeu – Shtëpia e Pavarësisë së Kosovës Dr. Ibrahim Rugova. Ishte vit i kohëve të rënda të okupimit e dhunës kundër shqiptarëve të Kosovës. “Një represion masiv në Kosovë ka rritur tensionet politike këtu dhe në rajon, ndaj është e domosdoshme prania ndërkombëtare”, e përshkruante situatën dhe e kërkonte zgjidhjen Presidenti Rugova, në intervistën ku fliste për pavarësinë e edhe për “lidhjet konfederale apo bashkimin me Shqipërinë” të Republikës së Kosovës, si dhe për një “politikë globale që sa më parë të bjerë muri mes shqiptarëve”.

Në intervistë, Presidentin Rugova e kam pyetur edhe për Referendumin për Kosovën Shtet Sovran dhe të Pavarur të mbajtur nga 26 deri 30 Shtator 1991 e që u pasua me zgjedhjet e para presidenciale e parlamentare të 24 Majit 1992. Përgjigja e Presidentit Rugova ishte kjo:

“Referendumi për Kosovën e pavarur e neutrale, që u mbajt me sukses në ditët e fundit të shtatorit të vitit 1991, është një ngjarje shumë e rëndësishme. Pas Deklaratës kushtetuese e Kushtetutës së Republikës ajo tregoi në mënyrë plebishitare vullnetin dhe dëshirën e popullit, që ishte vijëzuar në dokumentet e mëparshme. Ky referendum ka rëndësi edhe shqiptare edhe ndërkombëtare, si akt i deklarimit të popullit të Kosovës. Pas tij pasuan edhe referendumet në viset e tjera shqiptare. Pasuan edhe zgjedhjet e lira, shumëpartiake, si një materializim i pushtetit që del nga ky referendum dhe nga situata e përgjithëshme e Kosovës. Pra, është një akt që e afirmoi tutje dhe është një garanci për realizimin e pavarësisë së Kosovës, në të tashmen dhe në të ardhmen.

Mbase pse jemi në situatë të rëndë, shpesh nuk po i vlerësojmë disa akte që i kemi bërë, që janë më afër. Prandaj, dua të them se me referendum, për herë të parë shqiptarët e Kosovës dhe të gjitha viseve të tjera shqiptare në ish-Jugosllavi u deklaruan para opinionit ndërkombëtar për interesat e tyre, për interesat globale, sepse asnjëherë shqiptarët nuk kanë pasur mundësi të deklarohen. Dihet se edhe më parë është biseduar për deklarime të tilla, por nuk janë lejuar nga bashkësia ndërkombatare. Për shembull, gjatë vitit 1918 e gjatë viteve që pasuan, gjatë Konferencës së Versajës, etj., kur definitivisht vihen këta kufij, që, për fat të keq, i kemi edhe tash, pastaj as në ’45-tën nuk ka pasur mundësi populli i Kosovës të deklarohet. Prandaj, këto referendume janë momente mjaft, mjaft të rëndësishme, dhe mund të them se u respektuan në Konferencën e Londrës ’92, sepse atje u thirrën shqiptarët e Kosovës si reprezentim, edhe shqiptarët e viseve të tjera. Do të thotë, ishte ai hap i vogël, por mjaft i rëndësishëm i këtyre deklarimeve që i bënë shqiptarët”…

Zgjedhjet e dyta presidenciale e parlamentare Kosova i ka mbajtur në kohë lufte në 22 Mars 1998.

Pas luftës së përfunduar në Qershor 1999, Kosova në liri ka mbajtur 8 palë zgjedhje parlamentare, 5 prej tyre pas shpalljes së Pavarësisë në 17 Shkurtin historik 2008, të njohur deri tani nga 117 shtete anëtare të OKB-së.

ARKIV – TETOR 1999:

http://www.hri.org/news/balkans/ata/1999/99-10-02.ata.htm

[04] ATA to open office in Prishtine soon

-Minister Kosumi allows its opening-

TIRANE, Oct 2 (ATA)-The Albanian Telegraphic Agency (ATA) will soon open its office in Prishtine.

The Minister of Information in the Kosova Interim Government, Bajram Kosumi, has approved the request of ATA correspondent in Prishtine, Behlul Jashari, to open an office of this agency in Kosova.

“This agency is allowed to work in the territory of Kosova as well as to officially establish its personnel in the centre of Kosova,” the permission issued by Minister Kosumi says.

The ATA office in Prishtine will temporarily be located in the premises of the former-Diamant Bank, near the Press Palace in Prishtine. It will be further provided with cameramen, operators and others.

The Albanian Telegraphic Agency is the first media of Albania installed in Kosova. /a.ke/lm/

D’Arc Avenue 23, Tirana, Albania E-Mail:

Albanian Telegraphic Agency