Kreu Blog Faqe 802

Njeriu i dyzuar në romanin “Dushkaja” të Jusuf Buxhovit

1
Nga Kiço Mavro*
___
Kontestimi më i mirë i formimit të individit si njësi dhe i shoqërisë si bashkësi, është gjuha dhe historia. Ato e bëjnë njeriun të shprehet bukur dhe saktë, të artikuloj mendime të vlerëshme dhe të thëna drejt, të jetë i dëshirueshëm në bisedë dhe objektiv në gjykim.
Ky qëndrim i shkon aq shumë për shtat z. Buxhovi,i cili, në të gjithë rrugëtimin e tij si krijues, gjuhën dhe historinë i ka mbajtur jo vetëm të pandara, por shpesh lexuesi nuk e gjen kollaj se ku ta vendos autorin, te letërsia apo historia.
Jusuf Buxhovi besoj se është unikal në letërsinë dhe historiografinë shqiptare. Letërsia dhe historia për të nuk janë thjeshtë dy faqe të së njëjtës monedhë, por pashmangësishtë ato janë një dhe e vetme, të cilat autori në veprat e tij ka ditur me mjeshtëri ti kaloj secilën në shinat e veta.
Gjuha( kuptojmë dhe futim këtu dhe letërsinë ) si formë e shprehjes së mendimit dhe historia si fakt i zhvillimit kohor, pra letërsia dhe historia te Buxhovi janë plotësuese të njëra-tjetrës, ato udhëtojnë së bashku ,shpeshherë në paqe dhe shpeshherë në përballje, me të vetmin synim që çdo fakt të kthehet në realitet jetësor dhe vetë jeta në kujtesë historike.
“Ne nuk jemi gjë tjetër veçse tërësia e fjalëve që dimë”- thotë një gjuhëtar. Jusuf Buxhovi nuk di vetëm shumë fjalë, të cilat me mjeshtëri artistike i ka hedhur në veprat e shumta letrare, por ai di dhe njeh mirë shumë realitete historike të vendit të tij, duke ngritur me këndvështrimin e vet një vepër monumentale për histpriografinë e Kosovës.
E përbashkëta në krijimtarinë e tij si gazetar, shkrimtar dhe historian është një truall dhe vetëm një, është Kosova. Ajo është vendi ku lindin, marrin formë dhe flasin veprat e autorit. Ai flet për Kosovën e sotme, për atë çfarë po ndodh në kohën e tanishme, kohë të cilën e kishte menduar dhe ëndërruar krejt ndryshe me atë qe po ndodh realisht.
Buxhovi ka shkruar shumë vepra letrare ,nga të cilat, sot do të veçoj romanin “Dushkaja”.
Që në faqet e para të romanit lexuesi e kupton që “Dushkaja” është një roman ndryshe, me një formë të veçantë. Teksti është ndërtuar mbi rrëfimin e një njeriu të dyzuar dhe si një dialog i dy anëve po të të njëjtit njeri. Po kush është ky njeri, ky personazh që dialogon me veten dhe pse?
Romani ka në qendër një burrë të shkuar në moshë, piktor nga profesioni, i cili, tashmë i mbetur dhe i mbyllur në atë “botë të ftohtë e të humbur”, në Dushkajën “e kapluar me thera e murriza”, por që ai “e merrte për skajin e vetëm të virgjër të botës”, flet e kundërshton veten.
Kështu ,një natë fundvjeshte, mes dyshimesh dhe hamendjesh, fillon dialog me Zërin. Kur e dëgjoi për herë të parë Zërin, piktori u përpoq ta gjente mes pikturave të tij në mur, por jo, atë nuk mund ta shikonte, vetëm do ta dëgjonte. Kështu fillon e ndërtohet një situatë e rrafshit psikologjik që gjatë dialogut merr formë kuptimore. Zëri nuk është asgjë tjetër veçse vetja e tij, pjesa e tij kundërshtuese. “Duhet ta pranosh se brenda teje ka qenë një zë pa zë dhe një heshtje me zë…”shprehet personazhi diku.
Pra, dialogët, në të vërtetë janë monologë që realizohen në dy zëra të të njëjtit personazh. Bota e parë dhe e ndjerë nga piktori deri tani, nëpërmjet rrëfimit të dyzuar, kthehet përmbys, është e gabuar sipas Zërit, anës tjetër, kundërshtuese të tij.
Duke bërë një analizë të veprave të tij, piktori ,në fakt analizon historinë dhe ngjarjet kryesore që ka kaluar ai dhe populli i tij. Qendra e botës nuk është tjetër veçse Dushkaja, ”skaji i vetëm i virgjër i botës” Në këtë pafajësi, ligjërimi për Dushkajën nga piktori dhe qëndrimeve kundër nga Zëri fillon dhe ndryshon brenda personazhit edhe Dushkaja, që nga ,”skaji i vetëm i virgjër i botës” bëhet ”skaji i vetëm i virgjër i botës pise” dhe në fund në ”skajin e vetëm të virgjër të botës pise, të kthyer në lapidar të rremë…”
Vërtet Dushkaja nuk del në roman si vend i përcaktuar, por me të rrëfimtari i veprës lidh çdo gjë të tij, prandaj dhe e idealizon atë. Zëri me këndvështrimin e tij e kthen përmbys gjithçka. Ne e kuptojmë se Dushkaja nuk është gjë tjetër veçse një gjetje metaforike që ngërthen brenda saj çdo vend e popull që është sfilitur nga luftërat e gjata e të pafndme, ku në fund fitues dalin maskarenjtë, të poshtrit, vrasësit, tradhëtarët.
Ka çaste që personazhi e vesh me ndjesi të bukura e dashurie Dushkajën, por nuk zgjat kjo ndjesi, sepse nga trysnia që ushtron Zëri e kupton që edhe ”skaji i vetëm i virgjër i botës pise” është “strehë e përhershme e vrasësve”, ajo “është vendi ku jetojnë vrasësit, por edhe të tjerët që paguajnë për të vrarë”.
Në roman mungon veprimi i jashtëm. Kjo nuk e tkurr romanin, përkundrazi, me dialogët mes Piktorit dhe Zërit veprimi hapet sa në kohë aq dhe në hapësirë. Atje është një jetë e tërë me gjithçka përjetoi në rrugëtimin e tij njeriu artist dhe artisi njeri. Gjejmë atje mënyrën se si e ka parë botën personazhi dhe si ngre dyshimin se gjithçka ka besuar deri tani është e rreme, e gënjeshtërt, e pavërtetë. Mjeshtëria e Buxhovit qëndron në faktin se ai tërë këtë dyzim brenda një njeriu e ka dhënë me një zbërthim psikologjik të mrekullueshëm, që të tërheq e nuk të lë ta ndërpresësh leximin. Autori është shprehur “se në këtë libër ka ndërlidhje me historisë dhe pjesës shpirtërore, duke shtuar se nuk mund të ketë histori që nuk ka histori të shpirtit”.
Romani “Dushkaja” është një tablo e qartë brenda kornizës së tranzicionit të Kosovës, vendit ku shkrimtari jeton, por ajo mund të jetë fare mirë dhe e Shqipërisë, nëse sjellim në kujtesë ëndrrat dhe shpresat e shqiptarëve në fillim të viteve nëntëdhjetë për liri dhe demokraci dhe realitetin e ditëve të sotme se sa e çfarë është liria dhe demokracia e fituar.
“Shoqëria jonë sipas mendimit tim e ka dorëzuar lirinë, ua ka dorëzuar atë dhunuesve të lirisë”- thotë shkrimtari në një intervistë.
Ky mendim i tij ma forcon bindjen pse Buxhovi nuk e ndan historinë nga veprat e tij. Për të e tashmja është vetëm një përpunim modern i të shkuarës, “përsëritje e së njëjtës” dhe historia është shndërruar në “Histeri”.
Romani “Dushkaja” është një qëndrim qytetar dhe intelektual i ndërgjegjshëm për gjendjen e njeriut të pasluftës në Kosovë, që e do dhe e çmon shumë lirinë, por po kaq do dhe çmon faktin ta shoh veten të vlerësuar. Këtë situatë Buxhovi e ka dhënë me një ndjesi të lartë artistike.
*(Fjalë të thëna në takimin e autorit me krijuesit sarandiotë më,19.05.2022).

Le të puthen “demokratët” dhe komunistët!

0

Florim Zeqa

Parashikime të lehta parazgjedhore

Shkaku i mos profilizimit dhe raporteve të brishta mes subjekteve politike, demokracia në Kosovë rrezikon të humbas kuptimin e saj. Politika ka filluar që të humbas kuptimin në ballafaqimin me idetë dhe parimet e kundërta, gjegjësisht me autoritarizmin dhe diskursin e ngurtë të politik të kthyer në populizëm të skajshëm monopartiak.

Kurti ndjek rrugën e Thaçit

Militantët janë të parët që i fillojnë ledhatimet për aleatët e rinj politik dhe të parët që i fillojnë sulmet virtuale ndaj rivalëve partiakë. Menjëherë pas takimi të parë mes kryeministrit Kurti dhe kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi, duket sikur është krijuar një aleancë e re në horizont!

Tashmë në rrjetet sociale nuk ka më sulme reciproke mes VV-së dhe PDK-së!

Pas ‘puthjes’ së parë politike, sikur ka filluar krijimi i një dashurie të re, të papaparë dhe padëgjuar deri më tani në skenën politike kosovare!

Sikurse që nuk ka dashuri pa xhelozi, nuk ka as lidhje të re politike pa qarje të re politike!

Nga lidhja e re politike mes LVV-së dhe PDK-së, e para që do të digjet në zjarrin e dashurisë së re do të jetë Lista Guxo dhe Vjosa Osmani, e cila e dogji jorganin e LDK-së për postin e presidentes!

Matematikat e para për të bërë z. Bedri Hamza kryeministër të ri janë me bërjen e Albin Kurtit president! Ndryshe as që mund të imagjinohet një puthje e zjartë mes “demokratëve” dhe komunistëve!

Me ose pa dashje, Albin Kurti është duke e ndjekur rrugën e Hashim Thaçit në politikë!

Bashkimi i kampit opozitar

E njëjta gjë pritet të ndodhë edhe në kampin opozitar. Në asnjë variant nuk mund të bëhet kryeministër z. Lumir Abdixhiku pa u bërë z. Ramush Haradinaj president i Kosovës!

Këto në parim duken parashikime të lehta, por në fakt janë kalkulime reale.

Mbase është mirë të ndodhë kjo lidhje e re, për t’u profilizuar skena politike në Kosovë, gjegjësisht e krijimit të krahut të djathtë dhe atij të majtë politik në vend, të cilët i përkasin të njëjtës ideologji politike!

Pas lidhjes së re politike, LDK-së nuk i mbetët rrugë tjetër, vetëm se të mobilizohet fuqishëm, për ta krijuar bllokun e qëndrës së djathtë, për të tubuar rreth vetes të gjitha forcat demokratike dhe pro-perëndimore në Kosovë.

Pritet që menjëherë pas shpërbërjes së Kuvendit, në agjendat e studiove televizive të fillojë një luftë e ashpër mes dy kampeve të reja politike. Bashkë me këtë do të rritet edhe andrenalina e popullatës e cila nuk mund ta paramendojë jetën normale pa militantizmin partiak!

Fundja, në mungesë të një alternative të re politike, edhe elektoratit nuk i mbetet rrugë tjetër nga a jo e argëtimit me këto parti politike. E mira e profilizimit politik do të jetë, se do të kemi lëvizje të reja të figurave politike nga e majtja në të djathtë dhe anasjelltas.

Glauk Konjufca: Lezha është kryeqyteti i Besëlidhjes Shqiptare

0

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, mori pjesë dhe mbajti fjalë rasti në festën promovuese të turizmit të qytetit të Lezhës, “Shije Lezhe n’Prishtinë”, e cila u mbajt sot në Sheshin “Zahir Pajaziti” të kryeqytetit.   

Në prani të kryetarit të Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, përfaqësuesve të institucioneve qëndrore e lokale, ambasadorit të Shqipërisë, Petrit Malaj e ambasadorëve të vendeve mike në Prishtinë, si dhe qytetarëve të shumtë, kryetari Konjufca e konsideroi të veçantë këtë moment, ngase, siç tha ai, është e zakonshme që Prishtina të shkojë në Lezhë, por nuk është e shpeshtë që Lezha të vijë në Prishtinë.

Forhåndsvisning av bilde

Kreu i Kuvendit tha se Lezha ka tre lloje të turizmit: turizmin e plazhit, turizmin historik dhe atë malor. 

Forhåndsvisning av bilde

“Krahas turizmit të plazhit, Lezha ka edhe turizmin historik, i cili është shumë i rëndësishëm për shqiptarët, ngado që janë, sepse Lezha është kryeqyteti i besëlidhjes shqiptare, është kryeqyteti i Gjergj Kastriotit, ku shqiptarët e kanë lidhur besën për liri e për shpëtim. Dhe natyrisht ka turizmin malor, turizmin e natyrës. Mos ta harrojmë se ka edhe një gastronomi të shkëlqyeshme”, tha kryetari në fjalën e tij kryetari Konjufca.

Forhåndsvisning av bilde

Amina Nuraj nga Novi Pazari, i shkruan letër Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë

2
Letër e hapur Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë
Të nderuar Zotërinj,
ju që drejtoni vendin e Shqipërisë,vend ku çdo shqiptar sheh shpresën, amësinë dhe lirinë.
Të nderuar Zotërinj, ju nuk jeni përgjegjës vetëm për shqiptarët në Shqipëri, por jeni përgjegjës edhe për çdo shqiptar përtej kufirit të Shqipërisë nënë.
Ndërsa vendet e tjera në Sanxhak po hapin konsullatat e tyre, ju rrini duarkryq dhe prisni që një grua të luftojë për kombin pa asnjë ndihmë nga vendi i saj amë, Shqipëria.
Pse jeni ju zotërinj në krye të shtetit të Shqipërisë kaq të ftohtë ndaj njerëzve tuaj përtej kufirit?
Pse nuk i keni ndihmuar ndonjëherë njerëzit tuaj në Sanxhak të paktën me një ndihmë të vogël për të hapur një konsullatë dhe që ne të kemi një “shpinë” që ata të ndjehen të sigurt si shqiptarët e Sanxhakut?
Meqenëse jeni në marrëdhënie të mira me presidentin e shtetit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pse nuk i tregoni “dhëmbët” dhe nuk filloni të mbroni popullin tuaj dhe gjakun tuaj në Luginën e Preshevës dhe Sanxhak, siç po bën i njëjti Aleksandër Vuçiq në Republikën e Kosovës?
Nënë Shqipëri nuk është vetëm në tokën që është, nënë Shqipëria është gjysma e Ballkanit, dhe njerëzit tanë u ndanë me dhunë nga e njëjta nënë Shqipëri, dhe ju nuk jeni në gjendje të afroni të njëjtën nënë Shqipëri neve që do të jepnim jetën për nënën në të njëjtën Shqipëri të flamurin tonë kombëtar.
Zgjohu pak! Sepse ashtu siç e nise, çdo shqiptar do të humbasë shpresën për një të nesërme më të mirë.
Me respekt,
Amina Nuraj

Dështimi i pranimit të Kosovës në Këshillin e Evropës , erdhi nga Kina

0

Nga: Arif Ejupi

E, çuditshme edhe pse kaherë gjendja na është e njohur s’ duam ta kuptojmë atë.
Pozita gjeografike e Kosovës dhe begatitë e saj natyrore bëjnë që e gjithë bota të jetë e koncentruar rreth saj.
Faik Konica i Madh, nuk ka thënë rastësisht ” Shqipëria është fanar i Evropës” .
Para 17 viteve prof.dr. Fatmir Sejdiu , pa pikë dyshimi njohës i shkëlqyeshëm i zhvillimeve në Ballkan e më gjerë në një Emision me gazetarin Blendi Fevziu ,sqaron gjithçka si nga e kaluara e tanishmja dhe e ardhmja e Kosovës.
Dështimi i pranimit të Kosovës në Këshillin e Evropës , erdhi nga Kina.
Pak ditë pra se të vendosej mbi këtë çështje ndodhi takimi në mes Vuçiq e udhëheqësve të Kinës.
Sllovakia, Spanja e disa vende të tjera që ende nuk e kanë pranuar Kosovën, janë të zhytura deri në fyt me probleme ekonomike dhe sociale.
Spanjës i rëndon si guri i Sizifit mbi shpinë problemi i pazgjidhur me Krahinën Katalonisë.
Në periudhën 2006 – 2010 ,kur Zoti Sejdiu ishte President i Kosovës, gjërat evoluan në të mirën e Kosovës.
Marrëveshja e nënshkruar në Rambulliet , ka qenë me plot paqartësi e të meta në dëm të Kosovës .
Ishim me fat që Kombet e Bashkuara , emëruan Emisar special për Kosovën diplomatin e njohur finlandez Matti Ahtisaari .
Në takime të shpeshta me te zoti Sejdiu, President i Kosovës e bind z. Ahtisaari që çdo status tjetër përveç Pavarësisë së Kosovës, është kthim në luftë.
Mbi këtë që po e themi ekzistojnë dyzinë dokumentesh të arkivuara. Asnjëherë nuk u diskutua çështja e kufijve të Kosovës me fqinjët, ngase Kosova e kishte të zgjedhur problemin e kufijve me Kushtetutën e vitit 1974.
Bazuar në këtë dokumet Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë si organi më i latë dhe kredibil i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkura e shpall si të ligjshme njohjen e Kosovës, nga vende të ndryshme të Botës.
Çështje krejt tjetër është që disa nga udhëheqësit tanë të gjendur në një situatë të palakmueshme janë shantazhuar dhe gjërat kanë marrë kahje të padëshiruar.
Në mënyrë që të njiheni drejtë e saktë mbi të gjitha zhvillimet u propozojmë të ndiqni bisedën e Presidentit, Sejdiu me Zotin Blendi Fejziu .

https://youtu.be/tjBjQwnrmko?si=HcC45nV5Vpo5DLS0

“Fol mali me malin, pa e pyetur bajraktarin”, Edi Rama në Kotorr të Malit Zi, më 16 maj 2024 e “shkeli” Kosovën, duke mos ia dhënë dorën Kryeministrit Kurtit !

 
Prof DR . Hakif Bajrami, historian, Prishtinë 
___
1.Ngarko në kurrizin e Kosovës sikur në gomarin pa pronar! 
 
Tani për tani Eskobari dhe Llajçaku detyrën e “shekullit” e kanë kryer.
 
 
Ata çështjen e Kosovës provuan për ta kthyer në gjendje lufte.
Prandaj, do të mbesin në histori si heroj të Serbisë.
 Kjo për faktin sepse votimin 131 vota pro Kosovës në Këshillin Evropës, dhe 29 kundër, e kthyen mbrapsht në favor të Serbisë dhe Sorrosit me masonët e vegjël që e rrethojnë.
 
 Lidhur me këtë,në vendet që janë koloni si Kosova, askush nuk e dëgjon këshillën e shkencës.
 
 Jo rastësisht pra nuk thuhet kot nga politikanët po edhe nga disa shkenctarë lojal pushteteve politike se të fortit e kthejnë ujin të shkojë përpjetë e jo kah e ka naturshëm gravitetin. 
 
Në këtë frymë Vudro Villsoni nuk e lejoi më 1919 për ta zhbërë Shqipërinë.
 
Së dytë, Harri Trumani nuk lejoi për ta zhbërë Jugun e Shqipërisë-Korçën, Gjirokastrën dhe Sernadën, më 1946.
 
Së treti, Gjon Kenedi nuk e lejoi Hrushqovin që ta sulmojë Shqipërinë pas largimit saj nga Pakti i Varshavës më 1960, edhe pse Moska e kishte limanin më të fuqishme në Perendim në Detin shqiptar – Pasha Limanin-Vlorë me 12 nëndetëse.
 
 Së katërti, Amerika nuk e pengoi sa duhet shkatrrimin e 500 fabriakve shqiptare më 1993, të cilat u bërën pre e trabandëve dhe të korruptuarëve të pafund shqiptarë.
 
Së pesti, Bill Klintoni nuk e lejoi Millosheviqin që ta shfarosë një pjesë të Kombit shqiptar (Kosovën) më 1999 dhe sigurisht pastaj RFJ do t` ia fillonte punën për marrshim në Tiranë, pasi që e kishte përgatitur terenin në mars 1997. 
 
Së gjashti, Amerika nuk u angazhua që Kosova të pranohet në Këshillin e Evropës, jo për shkak të “kryeneqsisë Kurtit”, por për shkak të interesave gjeostrategjike shumë të thella, madje shumë më të thella se sa shihën sot,e të cilat do të kuptohën pas 30 vitësh.
 
 Ato dhe këto realitete, nuk janë kah ndodhin para syve tanë në stilin se ka ndodhur dje, dhe sot punojnë për të ndodhur nesër diçka më e madhe. 
 
Por, kush na ka faj se luftën nuk e bëjmë as me komandë e as me direktivë, por me “adetet dhe zakone të kanunit”madje edhe me kryeneçsi, me të cilin ndalohet që të:“fol mali me malin, pa e pyetur bajraktarin”. 
 
Këtë filozofi të Cionit që i përjetoi shekujt nuk na e fali askush, por vetëm lufta jonë e drejtë në stilin e Gjergj Kastriotit-Skenderbeut, do të na nxjerr nga pozita e izolimit që po pretendohet. 
 
 Me që kjo gjendje duket brenda frymës shqiptare tragjike, mjafton të thuhet se asnjë ligj sot nuk mbetët pa u publikuar, sepse bota është bërë shumë e vogël, ndërsa informata është bërë fuqi prodhuese shumë e fuqishme.
 
 Madje informata sot po përfiton rreze radioaktive të intelegjencës robotike, sa që Kosova e vogël nuk ka shansë se do të ndikon që bota mos të futët në “avanturën e madhe” mëtej, që simbolikisht ka filluar të quhet: “Ukraina post atomike”.
 
 Edhe më konkretisht Edi Rama në Kotor të Malit Zi më 16 maj 2024 e “shkeli” Kosovën, duke mos ia dhënë dorën Kryeministrit Kurtit (!). 
 
Ndoshta, ai mendon se me miqësinë me A. Vuçiqin do ta “shkelin” sërish Kosovën, për të satën herë në emër të Sorrosit. 
 
Por, Edi Rama duhet ta dinë se pas Kosovës, Shqipëria Bregdetare pastaj e ka rendin. Të paktën kështu mendon dhe planifikon Beogradi qe dy shekuj, sips informatave të sigurta. 
 
Madje, Kosova nuk ia harron Edi Ramës padinë që e ka ushtruar ndaj Heroit të luftës dhe paqës  Ramush Haradini, kohë më parë.
 
 E këtë realitet të mundshëm, ne e kemi spjeguar nepër libra të historisë, qe 50 vjetë, se shqiptarët po i bren vetëvetja. 
 
Jo vetëm kaq, Edi Rama dhe ata që e rrethojnë, duhet ta dinë se kush e bëri: Lidhjën Shqiptare të Prizrenit më 1878; Lidhjën Shqiptare të Pejës më 1899; Kuvendin mëtë madhë Kombëtar që ndodhi në Ferizaj më 23 korrik 1908; Kush i bëri kryengritjet e viteve 1910-1912, dhe si u sollën patriotët shqiptarë të Vilajetit Kosovës me Ismail Qemalin, dhe në vijim me të gjithë prijësit e Shqipërisë etnike nga ajo kohë e deri në ditët e sotme. 
 
E them publikisht, se më 1968 ne studentët shqiptarë, kemi demonstruar për Shqipëri; ne profesorët dhe studnetët me popullin shqiptar kemi demonstruar për Shqipëri më 1981-1997; kemi demonstruar, duke menduar se AJO NËNË, pastaj do të na merr në gjiun e saj si NËNA FËMIUN E DESHIRIT. 
 
Ne mendojmë se Lufta e UÇK-ës më 1998/99 nuk ka mundur të bëhet pa Shqipërinë dhe se pavarësia e Kosovës është Projekt Shqiptaro (UÇK)-angloamerikan. 
 
Sot, realiteti vizuel politik por tregon ndryshe, se armatimi në Shqipëri ishte “konzervuar” dhe me qëllim nuk i është lejuar Ushtrisë Adem Jasharit, Zahir Pajazitit dhe Tahir Sinanit e idealistëve patriotë si këta, që ta bëjë luftën e drejtë ashtu si dijti Kosova nga viti 1844 e dei më 1999: me shkollën e Dervish Carës, Ymer Prizrenit, Abdyl Frashërit, Sulejman Vokshit, Hasan Prishtinës, Mujo Ulçinakut, Emin Durakut, Shaban Polluzhës, Adem Demaçit, Ukshin Hotit, Zahir Pajazitit dhe Adem Jasharit.
 
Prandaj, ne e dijmë se po provohet të kete shkelje të Kosovës në fyt në emër të “OPEN BALLKANIT” sot. 
 
Ne e dijmë se sado të ketë investuar Sorrosi në ato 6 miliardë që i ka vu në treg BE për Ballkanin (më 2024). 
 
Mu për këtë A. Sorrosi nuk ishte rastësisht në Kotor më 16 Maj 2024. 
 
Madje ka zëra që sqenën për mos pershëndetje Rama-Kurti e ka bërë Sorrosi, për ta poshtruar Kosovën. 
 
Po ne mendojmë se ato para “evropiane” nuk janë para që falën. Të paktën, atë pjesë që e merr Kosova do ta paguaj me kamatë të lartë. 
 
Prandaj, ne mendojmë dhe kemi prova konfidenciale (!) se do ta paguajmë disa fish më shtrejtë, se sa të merrnim kredi ordinere, kudo nepër botë, madje në Bankat arabe që japin kredi pa kamtë.
 
 E verteta, virtualisht po duket se ndaj Kosovës, ndaj gjakut të Ukshin Hotit, Ilir Konushefcit, Tahir Sinanit, po kërkohet diçka që duhet sakrifikohemi, jo natyrshëm nga BE, në mënyrë që Rusia dhe Kina ta kursejnë Evropën nga ndonjë sulm eventual, i cili sipas disa strategëve edhe amerikan është: “ante portas”.
 
 Për tragjeditë botërore ne nuk ishim fajtor as më 1914, as më 1939, po ishim dhe mbetëm popull ushtar të Gjergj Kastriotit Skenderbeut.
 
E ne, në atë sulm eventual sottë programit rus: “Krejtë Ukraina, ose asgjë”, ne nuk kemi asnjë lidhje.
 
Po ato lidhje i kanë shokët e Edi Ramës si: Sorrosi, Vuçiqi e kompani. 
 
Madje, e dijmë se cilët individë nga Kosova operojnë me Sorosin dhe ata monitorohën.
 
Monitorohën ashtu si e monotoron CIA Eskobarin e vet, sot apo Grenellin e vet dje, e ndonjë tjetër nesër, gjithnjë në emër të “gradavedhe kvotave” të nëntokës politike .
 
E vërteta, shqiptarët e Kosovës nuk e ndrrojnë demokracinë e shembullit anglo-amerikan me asnjë çmim, sepse me mbretëri e komunizëm, e kemi provuar në tërësi, çdo maje të pushtetit. 
 
Pra, Amerika na ka neve ushtarë të sigurtë dhe ky fakt në Amerikë dihet. 
 2. Pse Greqia nuk e heq gjendjën e luftës me Shqipërinë Para nja 30 viteve pata shkruar në “ZËRI” (Gazetë ditore shqiptare që botohej në Prishtinë), se i ashtuquajturi Ligji i Luftës i 9 qershorit 1940 i botuar në Fletorën Zyrtare nr. 93,më 10 qershor 1940, me të cilin Shqipëria (e okupuar-HB) “njihet e hyrë në luftë me ata Shtete me të cilat Mbretëria e Italisë ka pasë qenë në luftë”, është historikisht dhe “juridikusht” me vlerë zero.
 
Kjo për faktin se Kuvendi profashist italian më 1940 e kishte shpallur atë gjendje të “ligjëshme”. 
 
Por, Kuvendi pronazist i Tiranës në shtator 1943, e konsideronte të jashtë ligjëshëm dhe e aprovoi heqjën e gjendjës së luftës me Greqinë.Me këtë heqje konsideroi sot se më nuk mund të flitet as teoretikisht për gjendje lufte në mes Greqisë kuisllinge dhe Shqipërisë okupuar atëherë. 
 
Lidhur me këtë, këto ditë Kryatari i Qeverisë Republikës Shqipërisë Edi Rama në Athinë e shtroi çështjën: 
Pse Greqia fqinje nuk e heq gjendjën e luftës?
 
Lidhur me këtë pyetje, sikur Edi Rama nuk e ka konsultuar asnjë historian; sikur nuk është konsultuar fare dokumentacioni i mjaftueshëm i kohës. Por, kësaj pyetje mund t` i japim përgjegjën se: Greqia nuk e heq gjendjën e luftës me Shqipërinë fqinje për shkak të Çamërisë. 
 
Këtë çështje plotë plagë dhe xhak të humbur për shqiptarë, Greqia sot për sot edhe atyre afro gjysëm milioni shqiptarë që kanë emiguarar atje për shkak të varfërisë në vend pas vitit 1992, nuk ua pranon kombësinë.
 
 Madje pushteti grek tërë atë armatë punëtorësh të vyeshëm i detyron për t` i ndryshuar emrat e sidomos mbiemrat dhe religjionin, me shpresë se një ditë do të konvertohën në grekë. 
 
 3.Shqiptarët kudo me fqinjët kanë çështje të pazgjidhura tertoriale Shtrohet pyetja publike, mos është realiteti më i mirë në Turqinë Kemajliste, dje dhe sot kur janë në pyetje shqiptarët.
 
Madje, nëse në Greqi janë afro gjysmë milioni shqiptarë sot, në Turqi dihet botërisht se janë mbi 6 milionë “arnautë”, të cilët në çdo regjistrim pas vitit 1945 janë detyruar të regjistrohet për turqë. (shiqo: Njazi Straja, Rrathët e ferrit, Prishtinë 2019). 
 
Edhe më tragjik është “Ligji” –Marrëveshja sekrete në mes:
 
 Jugosllavisë socialiste, Greqisë mbretërore dhe RepublikësTurqisë më 1953. 
 
Ajo marrëveshje obligonte jo vetëm deportimin e shqiptarëve nga Jugisllavia në Turqi, me pazare të pushtetarëve jugosllavë, e ku Tito kishte rrolin kryeros, dhe Republikës Turke me Xhelal Bajarin në ball, me mentalitetin e sulltanëve:” Një familje shqiptare për Turqinë, vlen sa një kali turk për Jugosllavin”. 
 
Madje ai pazar, vërtetojnë dokuemnetet sekrete zyrtare, pati shkuar aq largë sa që Beogradi dhe Athina patën lidhur aleancë sekrete shtesë (posedohet nga një arkivë persoanle e një kroati) për ndarjën e Shqipërisë në lumin Shkumbim. 
 
Në jug të Shkumbimit, tërë toka dhe populli i kalonte në administim shtetit grek. Kurse në Veri të Shkumbimit, tërë toka dhe populli i kalonte në administrim shtetit Jugosllav
.(Akordim sekret i bërë në Athinë më 9 maj 1953).
 
Madje, për këtë pazar patën vënë myhyre anash akordit, edhe dy sherbine sekrete perendimore. Faktet janë të tmershme dhe targjike, por nuk janë aspak të reja, sepse posa Shqipëria u bë antare e Paktit Varshavës më 1955, menjëherë pushuan shterngimet e duarëve në mes Grekëve dhe Titistëve të Serbisë.
 
Pra mos të harrojmë se edhe atëherë friga nga Rusia ishte gjithëmonë “ante portas”, në stilin se helmi i gjarprit mund të sherojë. 
 
 Le ta përserisim mendimin nëse Ligji luftës i vitit 1940 ka qenë i një qeveria profashiste shqiptare, atëherë më 1943 hekja e atij Ligji gjithëashtu ka qenë i një qeverie pronaziste shqiptare.
 
I pari ka vën gjendje lufte, i dyti e ka hiekur gjendjën e LUFTËS me Greqinë, e cila më 1943 ishte e pushtuar. Atëherë Greqia pse nuk e hjek gjendjën e luftës me Shqipërinë. Lidhur me këtë ka prova se çështja është jo vetëm politike dhe raciste nga ana greke, por edhe rreligjioze e tokësore, në kuptimin e gjërë strategjik. Nga ky këndveshtrim, historianët duhet ta nxierrin prejardhjën e Shqiptarëve të Shqipërisë Veriore nga Ilirët, kurse për Shqipërinë Jugore ku hyn edhe Çamëria, prejardhja shqiptare duhet të ketë shtesë se ka bazamnet Pellazg. 
 
Kështu me që Pellazgët janë parahelen, kurse Ilirët janë parasllavë autokton, teoritë greke dhe sllave, për autoktoninë në Ballkan, bien si lagështia para diellit. 
 
 Kur jemi te kjo temë që peshon plagë vdekjepruese për shqiptarë qe dy shekuj e shtrojmë realitetin para opinionit, sepse po bje se po vajtojmë(!!!). Prandaj, po i shënoi disa “xhevahire” të politiës raciste Evropiane ndaj shqiptarëve, që kanë provuar dhe po provojnë që Shqiptarët t` i nxierrin si popull i “egër” sepse janë konvertuar në Islam, kuptohet një pjesë jo e vogël.
 
 Kuptohet se me racizëm ndaj shqiptarëve prijnë: Serbia, Greqia dhe gjashtë fuqitë evropiane nga Kongresi i Brlinit (më 1878) me që rast Serbia i shfarosi 714 katune dhe 6 qytete shqiptare (gjatë dhjetorit 1877 si pasojë e Marrëveshjës sekrete Wjenë-Peterburg më 15 janar 1877 në Budapesht) në një siperfaqe prej 10 972 km. katror, e që deri me sot, në asnjë tubim ndërkombëtar nuk është diskutuar. Lidhur me këtë në një dokument serbiantë vitit 1878 thuhet:
 
 “Me rastin e hyrjës së ushtrisë sonë në viset shqiptare të Sanxhakut Nishit dhe Sanxhakut Pirotit, fshatrat shqiptare janë boshatisur në tërësi nga ushtria serbe, me topat e të cilës operonin oficerët austriak. Fshatrave me rastin e hyrjës së ushtrisëserbe në Toplicë sidomos, as emrat e tyre nuk kishte njeri për t` ua treguar”.(Shiqo: J. H. Vasileviq, Albanska liga, Beograd 1909, f.15). Ndërsa, në Librin e Aleksa Bogosavleviq, O Aranutima, Nish 1897, f. 10 thuhet: “Lumenjët më të njohur të Shqipërisë janë: Buna, Shkumbimi, Vjosa, Drini, Limi, Vardari, Ibri, Sitnica dhe Llapi”.
 
E ku mbeti ajo Shqipëri e 114000 kilometrave katror, pyet publiku shqiptar sot, me fajin e kujtë. Po publiku shqiptar duhet ta pyet: Berlinin 1878, Londrën më 1913 pse vendosi me gërshrë një Shqipëri bregdetare, me plot moçale dhe kenta, me një varfëri që e kishte lërë okupatori osman jo pa qëllim në një siperfaqe prej 28000 kilometra katror.
 
Pra, pse jemi të denuar, faji politikisht po mbete jetim.
 
 4.Si na trajtonin evropianët 
 
Në fillim të shekullit XX-t në Parlamentin e Anglisë është ndier edhe kjo thirjje publike: “E quaj për turp që quhëm njeri, derisa Perendia edhe muslimanët i bëri njerëz, për këtë arsye jam kundër Prendisë, sepse më bëri edhe mua njeri”- (Thënje e Loid Gjorgjit). Madje ky qëndrim “individual” shkonte deri aty sa që nepër disa klube të Londrës shkruante se: “Ndalohet hyrja për muslimanët dhe për qenë”. Ky “fllad demokratik” ishte realitet edhe në Itali, Francë e Ausytro-Hungrai dhe Rusi, fakt ky që u kopjua me 1912 nga Mbretëria serbe. Prandaj mbreti i serbian shkruante: “ Në Kosovë po vijnë shumë informatorë evropian; ata po i shohin shqiptarët që i kemi zënë rëb; Evropianët po binden se këta njerëz memzi mund të quhën njerëz; shumë prej tyre po na thonë se Ballkani duhet të pstrohet nga këto egërsira”. Si shtesë e këtij qëndrimi po e plasojmë shkrimin e Vlladan Gjorgjeviqit, Arnautët dhe Fuqitë e mëdha, Beograd 1913, “ Shqiptarët nuk kanë histori, nuk kanë alfabet, nuk dijnë çka është sheqeri, nuk dijnë çka është krypa, nuk kuptohën në mes veti dhe sipas një dijetari , shqiptarët kanë bisht dhie….). Kjo shkollë nazifashiste i ka mësuar serbianëtqë më1993 në Prishtinë,në dyertë e Hotelit “GRAND” ta shkruajnë me germa të mëdha: “Ndalohet hyrja për qentë dhe për shqiptarët”. Lidhur me këtë mund të parashtrojmë edhe shumë argumente kur viset shqiptare u coptuan në bazë të një telegrami sikurse ishte ai i 17 dhjetorit 1912, ku shkruante: “Provoni nga Peja, Gjakova, Prizreni, Dibra t` i shkruani Konferencës në Londër, qysh nesër (18 dhejtor 1912) që kjo popullsi e këtyre viseve ndihet se është serbe, serbisht në famlje flasin, dhe duan që t` ibashkangjitën Serbisë”. Dhe Konferenca e Londrës (1913), me pompozitet këtë “kërkesë”, që e kishte bërë me dorë të vet Nikolla Pashiqi, e plotsoi për faktin se ishte koha: “Kur çdo gjurmë islame duhet të shlyhet nga Evropa, ashtu si u largua Prandoria Osmane”.Madje nëse për Evropën Lufta Ballkanike ka qenë rreligjioze, për shqiptarë Lufta Ballkanike ka qenë antishqiptare.Ja argumentët: “Më 20 tetor 1912 në Shkup, Prizren, Prishtinë me 1 lirë ari bleheshin 82 fesa turq. Më 20 nëntor 1912 me 82 lira ari kushtonte 1fes”, sepse ushtria serbiane kend e gjente në rrugë me fesë nuk e vrante, kend e gjente me plis e ekzekutonte në vend”.(Lexo informatat e: Ndre Mjedës; Lav Trockit; Leo Fraindllingut etj. botuar më 1913; Shiqo telegramet: AVIIB P. 4. K. 48/1/27/1-1912; shiqo në librin: Hakif Bajrami, Si e okupoi Serbia Kosovën më 1912, libri 1, Prishtinë 2003, f.180/83, tri treelgarmet në fototip në origjianl, të shkruara me dorë, çirilicë). 5.Deri në ditët e sotme Evropa nuk ka ndryshuar ndaj shqiptarëve Nuk po shkojmë largë në kohë.Para dhjetë viteve (2013) pati filluar “epoka” e negociatave në mes Serbisë dhe Kosovës. Nga ajo kohë fare pak ka pasë lëvizje të qëndrimeve në Perendim ndaj shqiptarëve. Se në shtetet e Lindjës qëndrimi vetëm sa është përkeqsuar ndaj shqiptarëve, për faktin se Aleksandër Sorros, Aleksandër Vuçiq, Edi Rama, Millorad Dodik të shtyrë nga Putini nuk pajtohën me asnjë çmim që Serbia të “natyralizohet” në ambicjet qiellore. Dhe, dihet me çfar propogande është prolonguar lejimi vizave për Kosovën. Ka pasëshkrime që ishin aq të zeza, sa që edhe shqiptari më optimist do ta pyes vetën:” A jemi shqiptar, apo kjo Evropë po insiton të na bëjë njerëz që flasin me gojë e nuk lehin?!!!”. Madje me veshët e mi e kam ndie gazetarin shqiptar kah i thot ambasadorit amerikan: “Këta muslimanët në Kosovë janë tharmi i fundamentalizmit”.Ka zëra të tillë edhe sot që e pshtyjnë kombin në gjoks. Madje sot, Gabriell Eskobar, Xhozef Borrel dhe Vlladisllav Llajçak posa pushteti i Republikës Kosovës e ofrojnë për zgjidhje ose ekryejnë një detyrë të shtruar , bje fjala për t` u pranuar në Këshillin e Evropës, me që rast i dhurohet Manastirit Deçanit toka e premtuar nga Bozha Maksimoviq Kundak më 1927 si dhuartë, me kusht që të largohën dy peticionet e Hasan Prishtinës (më1925 dhe më 1927), drejtuar Shoqatës Kombeve në Gjenevë, për pozitën koloniale të shqiptarëve në Jugosllavi. Për ta evituar këtë çështje nga rendi i ditës, Mbretëria SKS ia dhuron Anglisë Trepçën në koncesion, për pesëdhjetë vjetë. Ndërsa Franca e mori në koncesion Minjerën e Borit dhe e shfrytëzuan deri më 1941. Si përmbledhje, çështjën e tokave të Deçanit që nuk janë të Manstirit fare, por janë prona shqiptare me tapi edhe mesjetare, duhet ta realizojë Qeveria e Kosovës më 2024, në emër të kryqzatës sllavo ortodokse.Pse, sepse politika e kryqzatave evropiane nuk ka ndryhsuar fare. Prandaj, vënja e Kryeministrit Albin Kurtit në Kryq, për Eskobarin dhe Llajçakun ka një çmim dhe atë çmim e ka paguar Serbia, fakt ky që dihet tani botërisht, sepse hapur janë dëshmuar të korruptuar sakjshmërisht. Madje, me dorë të vet, A. Vuçiq ia ka dhuruar Llajçakut librin e Vlladan Gjorgjeviqit, Shqiptarët dhe fuqitë e Mëdha-Aranauti i Velike sille, Beograd, 1913). Aty figuron edhe ky zbulim serbian ku thuhet se:” Më 1903 Austro Hungaria dhe Greqia lidhën marrëveshje sekrete për ndarjën e tokave shqiptare: Greqia ta okupojë Shqipërinë në Jug të Shkumbimit, kurse Austro-Hungaria ta okupojë tokën shqiptare nga Tivari deri në Jeni Pazar, Mitrovicë, Prishtinë, Kumanovë, Shkup e deri në Manastir”. 5.Ngarko Kosovën sikur në gomarin pa pronar! Shtrohet pyetja, pse kur u pajtua Qeveria e Kosovës t` i rregjistrohën Manstirit tokat e shqiptarëve (shiqo AJ. Agrarna reforma i kolonizacija viti 1927), të nesemën këtij lejimi Llajçak dhe Eskobar i shtojnë si obligim kosovar krijimin e Asiciacionit serbian. Pastaj,Eskobar e shtron çështjën e dinarit, pastaj Llajçak e shtron çështjën e këmbimit territoreve, pastaj Eskobar e shtron çështjën e marrjës së Trepçës në koncesion nga Sorrosi i Edi Ramës me kallauz të Viktor Urbanit. Më fund edhe tërë Kosova del në Pazar në Bokë të Kotorit më 16 maj 2024, për ta hapur kështu Beogradi ‘kaptinën” e 7, për dalje në Durrës, ose Shën Gin, mundësi kjo që Trampi ia imponoi Kryeministrit Republikës Kosovës në Zyrën Ovale,vite më parë. E ky obligim nuk është lojë fjalësh, por thyerjee JO-s nga Sulltan Abdyl Hamidit për Vlladan Gjorgjeviqi si kërkesë më 1897 se: “Nuk ka dalje të Serbisë në det përmes toakve shqiptare”. (hulumtoni kujtimet e Valldan Gjorgjeviqit, madje të botuar një shekull më parë). E vërteta, diplomatët dhe burshtetasit tanë vijnë e shkojnë nga pushteti me dituri solide për me qenë arsimtar në ndonjë shkollë qytetëze në Ballkan.Kaq është vlera e tyre, ose e këshilltarëve të tyre, sepse asnjëri kurrë-kurrë shknecën nuk e pyesin për asgjë. 6.Jugu i Shqipërisë në pazar më 1946 sepse për Kosovë pazari bëhej me plumba pas shpine Në Nëntor –Dhjetor 1943 në Konferencën e Teheranit, Ruzvellt, Stalin dhe Cherchill do ta ndajnë Ballkanin në sfera interesi. Aty, qartë u caktua që Greqia të jetë zonë interesi anglez. Ndërsa, Jugosllavia u caktua të jetë zonë e përbashkët anglo-sovjetike. Kurse Shqipëria nuk u zu në gojë fare. (Shiqo: Kostë Çerkezi, Plani i tretë për coptimin e Shqipërisë, Tiranë 2013, f. 47; hulumto burimin e dorës parë në: Arkivi i Londrës, dok i fotokopjuar më 1977 nga Prof Dr Zhivko Abramovski për pazaret e luftës; Shiqo: Hakif Bajrami, Dokumenti i mbrapsht 1943 në një pako të cigarës Cherchillit- mbi ndarjën e Ballkanit në sfera interesi, ku Shqipëria nuk figuron fare.). Po çka ngjanë më Korçën, Gjirokastrën dhe Serandën pas vitit 1946, nga një skenar i një senatori progrek i quajtur Papen. Ngritët një senator i SHBA me emrin Papen, dhe përpilon Rrezolutë që: “Korça, Gjirokastra dhe Seranda t` i takojnë Greqisë”. Dhe kur reagohet në Ambasadën e BRSS në Vashington, zyrtarët më të lartë u thon shqiptarëve-Fanë Nolit etj: “Ne nuk mirremi me Shqipërinë, nëse ato vise janë greke, le t` i marrin”. Rrezolutën pastaj e aprovon Senati i SHBA-ve dhe mbetët pas shumë peripetive të Nolit dhe Çerkezit, që ekzekutimin mos ta nënshkruaj Presidenti Harri Truman.(Shiqo detalisht: Kostë Çerkezi, Plani i tretë për coptimin e Shqipërisë, Tiranë 2013, detalisht në 130 faqe dëshmi arkivore të kohës).Më 1944/45 ndaj shqiptarisë u kurdisën komplote të shumta.Po e theksojmë fatin e kryengritësve në Rrethin e Ferizajit, në Rrethin e Gjilanit dhe sidomos në Rrethin e Drenicës.Dihet se Shaban Haxhia me brigadën e tij shkoi në Srem për të luftuar fashizmin.Shaban Polluzha në Kosovë u pajtua që të shkojë në Srem për të luftuar nazifashizmin. Por pas shpine, komunistët serbian ia masakruan popullin në trevën e Drenasit, duke i hudhur kufomat nën akull. Dhe Shabani e bëri dekën duke mbrojtur heroikisht truallin arbror. Jo vetëm kaq, në Rrethin e Pejës detyroheshin nxënsit për të shkuar dhe për t` i parë kah pushkatohën: Emrush Miftari, Begollët dhe shumë patriotë tjerë. Pra, shqiptarët nuk e kanë për herë të parë që vritën pas shpine. 7. Një shqiptar sugjeron që Patrikut serbian t` i lejohet hyrja në Kosovë në maj 2024 Madje shqipfolësi e arsyeton se:“Kryemiftiu i Kosovës po e festueka ditlindjën e ndonjë sulltani në zyret ose në shtëpinë e tij”. Ja deri në këtë deregje ka ardhur mentaliteti i shqiptarit fanatik rreligjioz deri në fashizëm të plotë. Madje ka raste kur alamet “shkenctari”, në librin voluminoz, e quan kohën për tokat shqiptare 1939-1944: “vise të lirueme”. Madje, ka edhe shkenctar shqiptar që thonë se: “Shqipërinëe themeloi Austro Hungaria”. Madje, ka shqiptar që po provojnë për çdo ditë ta rehabilitojnë Esat Pash Toptanin, fakt ai që tregohet se nuk i kanë lexuar kurrë Marrveshjet Toptani-Pashiq më 1914 dhe Toptani-Gjenrali Serbian më 1915 dhe tri marrëveshje tjera, njera e vitit 1917 për deportimin e të gjithë shqiptarëve të rreligjionit islam të Vilajetit Kosovës dhe Vilajetit Manastirit në Anadolli”, me leje të Guvernatorit të Shkodrës (Austriak). Po ku të mbesin Konventat Jugosllavo-Turke të vitit 1923; 1933; 1934; 1938 dhe 1939 edhe për ndarje të Shqipërisë në mes Italisë dhe Jugosllavisë. E ne hulumtuesit shqiptar këtë realitet të dokuemnetve që kanë mbetur, nëse e bartim për krahasim në kohët e sotit, vrehet hapur se asgjë nuk ka ndryshuar nga jashtë, por brenda ka ndryshime, madje esenciale.Kuptohet se “pazargjinjët” janë më perfid. Madje, për këta soj civilizatorësh si: Eskobar, Borrel, Llajçak sikur të vepronin më 1946, kur thuhej se:“pa Ahmet Zogollin nuk ka Shqipëri”, dhe po të ishte Zogolli në pushtet do të thonin se: “Pa Enver Hoxhën nuk ka Shqipëri”. Po, mirë a ishte Zogolli mbret nga viti 1929, dhe hiku për ta ruajtur lëkurën më 1939 por edhe pse i kishte jo më pak se 15 kontrata proitaliane,kur ky far Zogolli ia fali çka i kërkuan. E sa kontrata tradhtie i lidhi me Jugosllavë për të ardhur në pushtet, në bazë të dokumenteve që na janë lejuar janë jo më pak se gjashtë marrëveshje: 1. Ministrinë e Punëve të brendëshme në Shqipëri e drejton njeriu projugosllav; 2. Për xhandarmërinë jugosllave në Shqipëri; 3. Për koncesion Minjerën e Pukës Jugosllavisë; 4. Për falje të Shën Naumit dhe Taraboshit; 5.Për obligim të përdorimit të gjuhës serbe në Shqipëri dhe 6. Për korigjim kufijësh në mes trevës Pejës dhe Prizrenit në favor të Mbretërisë Jugosllave. 8.Një shembull që tregon se trupin e kemi plotë plagë koloniale Të shohim tash se çka ishte nazifashizmi për shqiptarë.Me 1940 Italia e futi në armiqësi Shqiptarinë me popullin grek, i cili edhe ashtu majft kishte grabitur toka shqiptare. Por,më 1941 shkoi Ferat Draga në Tiranë, dhe bëri kërkesë te Jakomoni (Komesar italian) dhe Kolë Bib Miraka (kryetar i Partisë Fashiste Shqiptare) që Çarku i Mitrovicës t` i takoin Shqipërisë që ishte nën pushtetin e Viktor Emanuellit dhe Benito Musolinit.Kjo kërkesë ishte në kundërshtim me Marrëveshjën e Vjenës në mes Italisë dhe Gjermanisë për ndarjën e sferave të interesit në Ballkan. Çështja vajti deri atje, sa që personalisht Adollf Hitleri e dha verdiktin definitiv: “Zgjidhja e çështjës shqiptare ( muslimane-si shprehj ai,dok. gjerman) për Çarkun e Mitrovicës është e mundur që ajo popullsi të trasferohet brenda dy muajëve në pjesën tjetër që administrohet nga Italia mike”. Dhe, me që shqiptarët nuk pranuan të shpërngulën, Lidhja Popullore Shqiptare me seli në Beograd, e publikoi këtë qëndrim: “Ne shqiptarët në Jugosllavi më 1938 kemi qenë të shitur Turqisë. Tani kërkohet t` i shitemi Italisë së Kolë Bib Mirakës.Të shitur se të shitur, po kërkojmë që të mbesim pa u shitur në trojet tona” (1942). Mu për këtë qëndrim, pas 30 ditësh, agjentët e “Bella Rukës” serbianeia vranë vllaun Ali Dragës në Beograd, duke e përgojuar se u: “nxu dhe u vra nga një lavire që e kishte dashnore”. Madje kohë më vonë do të vritët në Tiranë Ilaz Agushi dhe në Shkodër djali i Isa Boletinit.Në fakt djali i Ferat Dragës ishte me gradë mjekut në Beograd.Por prapa të gjitha atentatetve qëndronte Bella Ruka e finanasuar nga Qeveria e Millan Nediqit. (Shiqo:AJ. Nediçeva Arhiva, viti 1942-Aranutsko pitanje, strogo pov. 1942/43, e ku është edhe Dosja për gjenocidin në Bihor në janar 1943.).Po në këtë Dosje është edhe Nëndosja e Kosta Peçancit ku thuhet se: “Posa ta marrë urdhërin, Llapi, Sitnica, Ibri dhe Drini, do të bartin dy mauj plisa dhe koka të shqiptarëve”. 9. Tani ku është Kosova dhe Shqiptaria Shqipëria dhe Kosova sot janë dy shtete, kryetarët e të cilave nuk flasin për “hatër” të Sorrosit të Beogradit dhe Kremlinit. E vërteta, A. Sorros ka arritur që politikën shqiptare ta bëjë copa-copa. Dhe nuk ka rëndësi për te, a është Tirana pro, apo Prishtina kundër tij. Me rëndësi për Beogradin dhe Kremlinit është që këto dy shtete te të njejtit komb të janë të përçara. Këtë fakt Albin Kurti e ka të njohur dhe është fare larg lojës që luhet në Tiranë dhe Beograd. Por, Edi Rama po tetarizon dhe e ka zgjedhur rrugën e mitingjeve për të bërë politikë “kombëtare”. Dhe nuk ka fare rëndësi se kush e merr ujemin sot, as për mitingje, as për politikë masone, por me vlerë për Sorrosin është që plaga të mbetet e shënuar dhe madje pa diagnozë. Ai si mason që është, po shpreson se do të përfitoj nga anamneza, që “do ta kryen vet”, përmes mercenarëve që janë të shumtë, por pa diagnozë të ektraktivës, sepse minjerat i dukën pak të vlerëshme edhe pse i janë premtuar nga Beogradi. Prandaj, lirisht mund të thuhet se shqiptarët politikisht janë më të përçarë se kurrë më parë. E vërteta, Fadil Hoxha dhe Enver Hoxha ishin të “përçarë”, por komunikonin pa probleme përmes Bije Vokshit për 30 vite rresht, dhe askush nuk pati fuqi t`i zbulojë. Tani, kreu i Qeverisë Shqipërisë dhe i Qeverisë Kosovës, nuk komunikojnë.Kush e mabn lidhjën në mes tyre nuk dihet. Por le të dihet se kur të zbulohet “lidhja e shkurtër” do të jetë fare i vonë sherimi. Madje, Edi Rama zbulohet se për kend po punon qe katër vite, dhe publikisht nuk ia jep dorën Albinit në Kotor më 16 maj 2024 fare. Jo vetëm kaq, Edi Rama e pati paditë Ramush Haradinin, e tash e shiqon Albinin kah përshëndetet me Evropianë dhe Amerikanë,kurse pasha i Tiranës pozon para kamerave televizive që të bëjnë horë për çdo grimasë, sikur të ishte Ali Pashë Tepelena. Unë mendoi e lexuesi le të pleqëroi se Albin Kurti është kah e luan lojën politike mjaftë mirë, por suksesi po mungon sepse përmes Kosovës Evropa dhe Amerika po provojnë ta largojnë Serbinë nga Rusia e ai largim nuk do të ndodhë kurrë. Këtë aksiomë Kryeministri i Kosovës Albin Kurti e ka të njohur në detale. E vërteta, e keqja nuk mbaron me kaq. Më 17 maj 2024 në Bruksel ministrat e Këshillit Evropës e refuzuan Kosovën që të jetë antare, sepse Serbia më 29 vota, e Kosova me 131 vota kohë më parë u avulluan dhe avulli shkoi në konton e Kremlinit. Me këtë verdikt Franca dhe Gjermania treguan se dëshirojnë të fitojë Putini dhe Sorosi i Edi Ramës dhe A. Vuçiqit në çështjën e Ballkanit. E këtë pazar Edi Rama e ka bërë me gjestin e pozës në karrikë për minati të Lulzim Bashës, që foli drejtë në Këshillin e Evropës, kuptohet në favor të së drejtës dhe të Kosovës. E pra: Shqiptarë, bashkohuni në një front politik sepse askush nuk do të na nxjerr nga gremina nëse vet biem në te. Madje evropianet do të na shiqojnë nga bregu,kurse sllavët do të na zgërdhihën nga afërsia.Ndërsa Kremlini saluton. 10. Pse na e kthyen shpinën Franca, Gjermania dhe Italia Në vendimet e këtyre shteteve që më 17 maj 2024 t` i kthehet shpina Kosovës dhe të përkahet Serbia nazifashiste, nuk ndodhë për herë të parë. E them publikisht se Serbia nazifashiste nuk do të largohet tani për tani nga prehri i Putinit dhe Kinës, për faktin se u përputhën ideologjitë totalitare. Mbi të gjitha, shqiptarët e Kosovës janë të shokuar, pse edhe SHBA të gjëndet në anën e Francës, kur e dijnë orientimin e Beogradit.I them opinionit se këto moralizime politike e kanë një bazë për t` i mbuluar Evropa gjurmët e identifikimit, se për kend punon në esencë. Po, do ta dali dikush so të thot se për: “ta shptuar Shqiptarinë NATO ka bomabrduar më 1999 agresorin serbian për 78 ditë, madje me 1058 aeroplanë”. Mbi këto realitete, do të dali një “asistent” i Llajçakut këto ditë dhe do të deklarojë: “Amerikanët e krijuan Republikën Serbe në Bosnje, pa qenë kurrë.Pse ne evropianët mos ta krijojmë një Republikë Serbe në Kosovë, madje me mundësi që Manastiri i Deçanit me kishat dhe komunat serbiane në Jug të Ibrit, mund ta shpallin një ditë eksteritorialitetin”.Pra, këtë realitet sot Kosova e ka të njohur.Po çka mund të bëjë nëse sërisht Edi Rama me sugjerim të A. Sorrosit kërkon nga Kosova që të “këmbehen territoret”. E vërteta, këtyre kërkesave shtesë dhe të njohura nuk u dihet fundi, sepse si duket janë pishman pse na ndihmuan të çlirohemi më 1999. Në lidhje me tërë këtë relaitet, do të dalin opozitarët në Kosovë dhe do ta kritikojnë Qeverinë e Republikës Kosovës, për deshtim në Këshillin e Evropës. U bëhet pyetje publike, cilën rrugë e ofroni ju për të mbetur Kosova pa asociacionin serb. Madje duke shtuar faktet: Kush i fali Maqedonisë Debellden; kush ia fali Malit Zi Çakorin dhe Kullën; kush po kërkon që Veriu i Kosovës së pari të avansohet në Republikë serbe dhe kërkesa pa mbarim deri sa “Kosova të kthehet në okupimin Serbian”. E ne shqiptarët e Kosovës, nuk mund të luftojmë kundër tërë botës, por le të dihet se amanetin e Adem Jasharit nuk do ta harrojmë. Nëse do të jemi të detyruar ta pranojmë pozitën e popullin nënshtruar, atëherë shqiptarët do ta përqafojnë shkollën e Hasan Prishtinës, Adem Demaçit dhe Ukshin Hotit. Vetvendosja, mendoi se do të jetë në pushtet edhe për një kohë të gjatë me këtë filozofi që po e kultivon, por asociacionserbian nuk do të ketë, sepse dihet prapavia e saj. Madje populli shqiptar është edhe më i vëndosur për të kërkuar nga SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar jo verifikim të miqësisë, por verifikim të përkrahjës, sepse shqiptarët janë pro Perendimor.
Më 19 maj 2024
* Shkrimi iu kushtohet: Adem Demaçit dhe Ukshin Hotit

51-vjet nga revolta e Spaçit. Pajtim e Paqe midis shqiptarëve!

Nga: Frank Shkreli

___

“A ka mbetë ndonji shqiptar gjallë, që të mbrojë nderin e shqiptarit?” Ishte kjo thirrja për solidaritet, që ndezi revoltën e Spaçit. 51-vjet më parë!

51-vjet nga revolta e Spaçit. Shqipëria e sotme, megjithëse anëtare e Aleancës Euro-Atlantike, NATO, e që aspiron të bëhet edhe anëtare e Bashkimit Evropian është i vetmi vend ish-komunist i Evropës Lindore/Qendrore që nuk është distancuar, zyrtarisht, nga e kaluara e saj terroriste komuniste. 

 

“A ka mbetë ndonji shqiptar gjallë, që të mbrojë nderin e shqiptarit?”, Ishte kjo thirrja për solidaritet, e cila ndezi revoltën e Spaçit. Të martën u shënua në Shqipëri 51-vjetori i revoltës anti-komuniste prej tre ditësh, me 21 maj, 1973, në njërin prej burgjeve më çnjerëzore të regjimit komunist gjysëm shekullor të Enver Hoxhës. Ta kujtojmë këtë ditë me fjalët e At Zef Pllumit, njërit prej të burgosurve në Spaç.

Në librin e tij, “Rrno vetëm për me tregue”, françeskani shqiptar At Zef Pllumi e kujton kështu revoltën e Spaçit: “Në kamp gjeta shumë të burgosun që i kishin pru aty mbas revoltës së Spaçit.  Prej tyne mora vesh se ishin pushkatue Pal Zefi, Skënder Daja, Dervish Bejko e Hajri Pashaj. Revolta e Spaçit duhet të renditet në historinë tonë kombëtare si të gjitha revoltat e skllavëve, që kërkuan lirinë, edhe pse nuk ia dolën me fitue. Këta katër dëshmorë kjenë të parët heronj, që mbas gadi dhjetë vjet robnie, zgjuan e ndezën idealin e lirisë në këtë popull të shtypun, që kishte humbë çdo shpresë nga kultivimi i servilizmit ndaj tiranit.”
 

At Zef Pllumi vazhdon tregimin se si kishte filluar revolta në Spaç, sipas të dhënave të shokëve të tij që kishte takuar në burg: “Me 21 maj Pal Zefi, një i dënuem në birucë, përfitoi nga pakujdesi i policëve që e kishin lanë derën pa çelës e duel jashtë; mandej hini në kamp, u ngjit mbi tarracën e mensës, që shërbente si oborr. Dy policë u kujtuen për shkeljen e rregullores nga Pali, hinë në kamp, u ngjitën në tarracë, e kapën Palin për krahi, por ai rezistoi. Nuk donte kurrsesi me u kthye në birucë. Atëhere të dy policët filluen me e rrahë tmerrsisht, në sy të të gjithve. Pali lëshoi kushtrimin: “A ka mbetë ndonji shqiptar gjallë që të mbrojë nderin e shqiptarit?”

Kjo për hir të burgosurve, që humbën jetën në Spaç, por mbi të gjitha, për hir të një Shqipërie që pretendon të jetë e lirë e demokratike. Për hir të vërtetës historike! Për hir të drejtësisë dhe të drejtave bazë të njeriut, për të gjithë shqiptarët pa dallim.
 

Mbas asaj thirrje dëshpërimi, tregon At Zef Pllumi: “U çue në kambë Paulin Vata dhe Paulo Popa, që të dy nga rrethinat e Shkodrës. Këta i paralizuen policët dhe morën në mbrojtje Pal Zefin. Me atë rast, të burgosurit anti-komunistë shpalosën, në terracën e burgut, një flamur të Gjergj Kastriotit -Skënderbeut — pa yllin komunist — duke kënduar dhe duke hedhur parrulla kundër diktaturës enveriste. Siç mund të merret me mendë, revolta u shtyp me dhunë e gjak”,- shkruan At Pllumi.  Përfundimi i shtypjes së revoltës ishte: katër nga të burgosurit u dënuan me pushkatim, 8 të burgosur u ridënuan me 25 vjet shtesë, 70 të tjerë u arrestuan dhe u rigjykuan. Katër prej tyre që e paguan revoltën me jetë kanë qenë Skënder Daja, Pal Zefi, Dervish Bejko dhe Hajro Pashai.

Të mbijetuarit e revoltës së Spaçit, familjet e tyre dhe mbarë shoqëria shqiptare, vazhdon të presë me durim të Jobit biblik në këtë 51-vjetor që shteti, qeveria dhe politika shqiptare në përgjithësi, më në fund, t’i përgjigjet me vullnet të mirë dhe me vepra, pyetjes-kushtrim të Pal Zefit nga burgu i Spaçit 51-vite më parë: “A ka mbetë ndonji shqiptar gjallë, që të mbrojë nderin e shqiptarit?” Kjo për hir të burgosurve që humbën jetën në Spaç, por mbi të gjitha, për hir të një Shqipërie që pretendon të jetë e lirë e demokratike. Për hir të vërtetës historike! Për hir të drejtësisë dhe të drejtave bazë të njeriut, për të gjithë shqiptarët pa dallim.

Krimet e regjimit komunist kanë lënë pas një trashëgimi dhe gjurmë të tmershme dhe të pashërueshme, që dallohen qartë edhe sot në shoqërinë e sotme shqiptare, në drejtësi dhe në politikën kunfliktuale të ditës.

Qeveritë e njëpasnjëshme të dy partive kryesore në Shqipëri, për më shumë se 30-vjet tashti, nuk kanë pasur guximin moral as vullnetin politik për t’u përballur me të kaluarën komuniste të Shqipërisë, për të dënuar krimet e komunizmit, madje as për të caktuar një ditë në vit – ashtu siç ka bërë e gjithë Evropa ish-komuniste – për të kujtuar viktimat e pafajshme të barbarizmit komunist në Shqipëri, siç janë të pushkatuarit e regjimit në Spaç. 51-vjet nga revola e Spaçit, Shqipëria e sotme, megjithëse anëtare e Aleancës Euro-Atlantike, NATO, e që aspiron të bëhet edhe anëtare e Bashkimit Evropian është i vetmi vend ish-komunist i Evropës Lindore/Qendrore që nuk është distancuar, zyrtarisht, nga e kaluara e saj terroriste komuniste.  Nuk është përballur, seriozisht, me të kaluarën e mjeruar komuniste. Tirana zyrtare, deri më sot, nuk ka dënuar zyrtarisht, krimet e regjimit barbar- komunist të Enver Hoxhës. Dhe Kuvendi i Shqipërisp nuk ka caktuar ende një ditë përkujtimore, kushtuar viktimave të komunizmit në Shqipëri, ashtu siç kanë bërë vendet ish-komuniste të Evropës, me përjashtim të Rusisë. Prandaj, ka ardhur koha, që ashtu siç hoqën yllin komunist nga Flamuri i Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, revoltuesit anti-komunist të Spaçit 51-vjet më parë, të shembet njëherë e përgjithmonë edhe “muri i fundit ideologjik i Berlinit” në Evropë. Ai “Muri i Berlinit” midis shqiptarëve. Ashtu që ajo histori barbare të mos përsëritet. Dyertë e ferrit komunist si ato të burgut të Spaçit nuk guxojnë të hapen më kurrë për shqiptarët!

Qeveritë e njëpasnjëshme të dy partive kryesore në Shqipëri, për më shumë se 30-vjet, nuk kanë pasur guximin moral, as vullnetin politik për t’u përballur me të kaluarën komuniste të Shqipërisë, për të dënuar krimet e komunizmit, madje as për të caktuar një ditë në vit – ashtu siç ka bërë e gjithë Evropa ish-komuniste – për të kujtuar viktimat e pafajshme të barbarizmit komunist në Shqipëri, siç janë të pushkatuarit e regjimit në Spaç.

 

Prandaj është me vend që në kujtim të atyre që u pushkatuan dhe vuajtën tmerret në revoltën e Spaçit 51-vjet më parë për liri e demokraci, por edhe të gjithë të burgosurve të regjimit barbar sllavo-komunist të Enver Hoxhës, anë e mbanë Shqipërisë, të vazhdojmë të shpresojmë, ashtu siç shpresonin ata për ditë më të mira për të gjithë shqiptarët pa dallim: për një Shqipëri të së vërtetës historike dhe të drejtësisë dhe për pajtim e paqë midis shqiptarëve!

Sidomos sot, në kujtim të përgjithmonshëm të heronjve të pushkatuar të revoltës anti-komuniste të Spaçit, 51-vjet më parë: Pal Zefi, Skënder Daja, Dervish Bejko e Hajri Pasha.

I përjetshëm qoftë kujtimi i tyre ndër breza!

Qëllimi i presionit ndërkombëtar, ndikimi në zgjedhjet e ardhshme

0

Ali Mehmeti

Me 14 shkurt 2021, votuesi shqiptar i Republikës së Kosovës, me të vetmin mjet demokratik që ka në dorë e që është vota, i dha një përgjigje më të mirë të mundshme klasës së papërgjegjshme politike që udhëhoqi me shtetin nga dita e shpalljes së pavarësisë në vitin 2008, duke i dhënë 56% të votave Lëvizjes Vetëvendosje. Në zgjedhje që janë para nesh, pavarësisht kur do mbahen, duhet dhënë përgjigje të ngjashme apo edhe më plebishitare faktorit ndërkombëtar, që zakonisht i quajmë dhe konsiderojmë për “miq ndërkombëtar”, por që për ditë e më pak ju takon ky epitet.

Ata që e kanë lexuar Marrëveshjen e Rambujesë, bashkë me anekse, e dinë se çfarë “të drejta” ishin të rezervuara për shqiptarët e Kosovës, të cilën me të drejtë e kundërshtoi simboli i rezistencës sonë, Adem Demaçi. Megjithatë, delegacioni i Kosovës, nga njëra anë ishte i shtrënguar ta pranoj sepse situata në teren ishte e papërballueshme dhe nga ana tjetër, ishte e joshur nga premtimi se nëse nuk e pranon edhe Serbia, kjo e fundit do të bombardohet, siç edhe ndodhi.

Me kalimin e viteve, historia sikur po kthehet mbrapsht. Duket sikur po tentohet të imponohet kjo marrëveshje e dëmshme për Kosovën, edhe pse ajo ishte e dizajnuar ashtu që ta gjunjëzoj Serbinë, o me hatër o me luftë. Nëse me hatër, Kosova do mbetej nën Serbi, me “autonomi substanciale”, nëse me luftë do bëhet shtet. Në ndërkohë, miqtë tradicional të Serbisë dhe të tjerët që shihnin ndonjë interes nga Serbia, apo thjesht nuk i duan shqiptarët, filluan të besojnë (apo vetëm shtireshin), se Serbia po demokratizohet, se po lind një Serbi tjetër. Madje edhe disa publicist shqiptar botuan libra me tituj “Serbia tjetër”. Para shumë viteve Kadareja iu dha këtyre një përgjigje që nuk e dëgjuan:

“Këmbëngulja për të mos u shkëputur nga thelbi i së keqes, do të çonte, herret a vonë, te e vërteta e hidhur se nuk kishte dy Serbi, njëra e zezë tjetra rozë, por një Serbi të vetme, veç me dy maska, të cilat i vinte dhe i hiqte, sipas volisë”.

Dëshmi më të mirë për këtë që e thotë Kadareja nuk ka, sesa vet akti i agresionit që ndodhi me 24 shtator të vitit të shkuar në veri të Kosovës dhe përsëritja e përditshme e Vuçiqit se asnjëherë nuk do e pranon pavarësinë e Kosovës, as integritetin e saj territorial, duke pritur momentin e volitshëm për ta ri-okupuar. Përkundër kësaj, “miqtë tanë” kërkojnë nga Kosova ti normalizoj raportet me Serbinë, pavarësisht se kjo e fundit bënë obstruksione tërë kohën dhe refuzon këtë normalizim.

Në rrethanat e reja gjeostrategjike, as ky akt, as këto kërcënime të Serbisë, nuk po e ndryshojnë qëndrimin e fuqive të mëdha ndaj Kosovës, nga e cila, sikur palë më e dobët, janë duke kërkuar gjithnjë e më shumë lëshime në favor të Serbisë; edhe pse po mundohen që këto lëshime t’i paraqesin sikur lëshime ndaj serbëve në Kosovë. Me fjalë tjera, jo vetëm se është hequr dorë nga gjunjëzimi i Serbisë, por është hequr dorë edhe nga kërkesa për njohjen “de jure” të Kosovës nga Serbia, që ishte qartë e definuar në letrën e Presidentit të ShBA, Xhozef Bajden, për t’u zëvendësuar me njohje “de fakto” sipas marrëveshjes së Ohrit, të cilën Serbia refuzon ta nënshkruaj dhe e shkel përditë. 15 muaj pas marrëveshjes së Ohrit, për ditë e më qartë po kristalizohet qëllimi i saj i fundit: që Kosova, nëpërmjet presioneve, kushtëzimeve dhe shantazheve të përmbush obligimet e saj, që nënkupton formimin e “zajednicës” me kompetenca që do e bëjnë Kosovën jofunksionale, kurse obligimet e Serbisë të mbeten në ndërgjegjen e saj, pa bërë as më të voglin presion mbi të. Tashmë e parë dhe përjetuar!

Përkundër të gjitha presioneve nga partnerët ndërkombëtar, qeveria aktuale jo vetëm se po reziston ndaj kërkesave të padrejta, por edhe pa ndalur po shtrin sovranitetin e munguar në pjesën veriore të Kosovës, ku në mbi 20 vjetët e fundit mbretëronin bandat kriminale, që merreshin me kultivimin, përpunimin dhe tregtimin e substancave narkotike, prodhonin bitcoina pa paguar energjinë elektrike, bënin kontrabandë me mallra të Serbisë me çmime damping duke dëmtuar kështu prodhuesit vendor, shpërlanin para të pista dhe të gjitha këto nuk mund ti bënin pa partnerët “tanë”. Policia e Kosovës në veri, vetëm emrin e kishte “e Kosovës”, por urdhëratë i merrte nga Beogradi edhe pse paguhej nga buxheti i Kosovës; kamerat vëzhguese të instaluara kontrolloheshin nga Beogradi dhe sistemi i alarmimit po ashtu; zhvilloheshin zgjedhjet serbe sikur të ishte pjesë e Serbisë; ndërtoheshin lagje të tëra për kolonët serbë kurse nuk lejohej ndërtimi i asnjë shtëpie të vetme për shqiptarët; funksiononte sistemi ilegal financiar dhe i pagesave; përdoreshin dokumente dhe targa ilegale për vetura dhe shumë veprimtari tjera kriminale që nuk mund as ti imagjinojmë. Këtë pjesë dikush e quante tokë e askujt, tjetri se ishte dhuratë e Rankoviqit. Të gjitha korrigjime që u bënë në 3-4 vitet e fundit, u bënë edhe nën presionin e opozitës dhe shumicës së mediumeve të lira për shpifje, gënjeshtra dhe gjysmë të vërteta, nën akuza për prishje të raporteve me “miqtë ndërkombëtar”, sepse qeveria po ndërmerr veprime pa u koordinuar me ata dhe po rrezikon stabilitetin në veri!

Në këto rrethana, Qeveria e Kosovës dhe sidomos Kryeministri Albin Kurti janë dhe do të mbesin nën presion të vazhdueshëm nga të gjitha anët. Nuk përjashtohet presioni as nga ai që gjenocidin në Kosovë e quajti “rrëmujë” apo nga tjetri që thoshte se nuk ka kuptim të ndiqet dikush për krime lufte pas 25 vjetësh të kaluara nga lufta. Ky presion do të ritet edhe më shumë para zgjedhjeve parlamentare në Kosovë, që tashmë janë në horizont. Të shpresojmë se ky presion të mbetet vetëm verbal, por nuk përjashtohet as ndonjë masë ndëshkuese, para së gjithash ekonomike apo politike, siç ishte mos-përfshirja në rendin e ditës diskutimi për pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Rritja e këtij presioni ka për qëllim minimizimin e fitores të Lëvizjes Vetëvendosje, që do rezultonte edhe me dobësimin e aftësisë për rezistencë të qeverisë së ardhshme, ndaj kërkesave të padrejta, tashmë të njohura. Ndryshimi i fuqisë të forcave politike brenda Kosovës, është e vetmja shpresë për të gjithë ata që nuk ia duan të mirën Kosovës dhe që sot ushtrojnë presion mbi të.

Prandaj, edhe njëherë, votuesit duhet të tregojnë zgjuarsi dhe të votojnë për ata që në të kaluarën treguan vendosmëri, qëndrueshmëri dhe guxim dhe kështu të tregojnë se edhe vet ata janë të vendosur ta mbrojnë integritetin territorial dhe funksionalitetin e shtetit të vet. Vetëm me një fitore plebishitare të tyre, do ulen presionet nga të gjitha anët dhe do minimizohen dëmet, tashmë të shkaktuara në dy dekadat e fundit.

Jo “Kosova shtet multietnik“, por “Kosova shtet i kombit shqiptar dhe i pakicave të tjera kombëtare…!”

0
Gjermanëve, francezëve, italianëve, rusëve, serbëve dhe disa akterëve të brendshëm politik,ju konvenon jashtëzakonisht shumë kjo PARALIZË!
Ndërkohë që për të lartpërmendurit koha po punon , për Kosovën koha po punon drejt fatales!
Mendimi se zgjedhjet e parakohshme janë veprimi i duhur , mbështetet në kalkulime intresash utilitare!
Ajo, lëvizja e duhur që Kosova ka nevojë të bëjë është bashkimi i bazës së gjerë, i të gjitha organizatave dhe forumeve shoqërore, për të lëvizur nga koncepti “Kosova shtet multietnik“ drejtë konceptit “Kosova shtet i kombit shqiptar dhe i pakicave të tjera kombëtare…!”
Për sa kohë që nuk lëvizim drejt kombtarizimit të shtetit shqiptar të Kosovës, mosfunksionaliteti i shtetit,Zajednicat dhe ndarjet territoriale do të jenë pengesa dhe rreziqe ekzistenciale!

Kosova nuk mund të bëjë kompromise të tjera, as nëse jipet çmimi Nobel që kur të na shkatërrohet vendi s’na duhet asgjë!

0

Arif Ejupi

Kosova ka bërë kompromise nga më të dhimbshmet .Ajo është tkurrur në të gjitha anët . Kufinjët me Malin e Zi, kanë qenë në Çakorr, të pranuar zyrtarisht edhe nga vetë Komisioneri jugosllav Millovan Gjillas.

Trysnia e vazhdueshme me vënie kushtesh i përpiu mbi 8mijë hektarë tokë prej mileniumeve të shqiptarëve, që iu kaluan në pronësi Malit të Zi, me një sasi bukur të mirë të burimeve ujore.

Një Mitrovicë e vetme e shekujve u nda në dysh . Komunat e Kosovës të banura me kolonë serbë u shndërruan në vatra baroti.
Kriminelë ordinerë serbë që vranë e masakruam burra,gra e fëmijë shqiptarë në Kosovë, bënë strofuj në Mitrovicën e ndarë , tashuqujturen si Mitrovica e Veriut. Në këtë pjesë u tuban të gjithë kriminelët serbë të ish-Jugosllavisë.

Shtëpitë e shqiptareve të mbetura bosh pas përndjekjes dhe vrasjes së të tyre nga policë e paramilitarë serbë u mbushën me lugetër dhe kriminelë që këtë pjesë prgjatë 25- viteve po e mbajnë në ankth dhe tension.

Banditizmin e këtyre grupeve e provuan edhe forcat paqëruetse të kontingjentit ushtarak të Italisë dhe Hungarisë.

Manastiret dikur shqiptare të rujtura me fanatizëm nga vetë ata iu kthyen atyre bumerag. Aty krimineli Radojçiq u strehua dhe bëri projektin për sulme terroriste ndaj Poicisë së Kosovës, ku u vra në detyrë rreshteri Afrim Bunjaku.

Në vend që të merren masa konkrete ndaj Serbisë,papë Bashkësia Ndërkombëtare, nisën kushtëzime ndaj Kosovës,si kusht për pranim në Këshillin e Evropës.

Këmbëngulej që Manastiri i Deçanit të njihet si pronë e Kishës Ortodokëse serbe, pa u thënë që në këtë Manastir në të gjitha periudhat janë torturuar dhe vrarë me qindra shqiptarë.

Po supozojmë se Manastiri nuk është shqipitar, por toka ku gjendet ai është njëqind përqind e shqiptarëve.

Pse askujt prej ndërkombëtarëve nuk i shkon mendja me dhënë urdhër për rrënimin e Kishës Politike Ortodokse, të ndërtuar në hapsirat e Universitetit të Kosovës në Prishtinë, nga kryekasapi i Ballkanit, Sllobodan Millosheviq?!..

Nëse ajo do të lëshojë rrënjë dhe nesër do të ndodhë një Banjska e Dytë, kush do të jetë përgjegjësi?.

Ndërtimi  i saj brenda hapësirave të Universitetit të Prishtinës, ishte një nga provokimet më të rënda që krimineli serb Millosheviq u bëri shqiptarëve.

Pse nuk kërkohet Asociacion me kompetenca për boshnjakët myslimanë në Pazarin e Ri, për hungarezët në Vojvodinë e pakicat tjera në Serbi.

Çmimi Nobël në kurriz të shqiptarëve i varros për së gjalli si zonjën Osmani ashtu edhe Zotin Kurti.

Ata besojmë se do të ndihen të fyer me një propozim si ky. Të gjithë duhet ta kuptojnë që Kosova është larë në gjak dhe  mbush me varre nga Serbia.

Shqiptarët të prekur deri në asht nga krimi serbë janë të lodhur nga eksperimentimi me ta. Ata ende s’dinë se ku i kanë eshtërat e më të dashurve të tyre.

Serbët e Kosovës edhe nëse shqiptarët i mbajnë në pëllëmbë dore ata prapseprapë do të jenë të pakënaqur.
Serbia që ka pjellë klyshër Karpatesh në shtratin e tyre, përveç që synon Kosovën , synon edhe Durrësin me Detin Adriatik, sikur dikur udhëheqësit e tyre shpellarë të Mesjetës.

Kosova është një kafshatë e vogël . Nuk është as Kina e as India me u krijua brenda saj Mini Shtete sikurse Republika Serbska, kancer brenda  Bosnjës dhe Hercegovinës.

Edhe pse kriminelët serbë të këtyre hapësirave të ndihmuar nga Serbia, kanë mbushur hektarë me varre në Srebrenicë,në vend të kërkimfaljes ua nxinë çdo ditë jetën myslimanve boshnjakë.

Me kroatët këndohet tjetër këngë. Ata me një aksion të ngjashëm me atë Oluja -II-, mund t’i fusin serbët në rrugë dhiare, që shpëtimin mund ta gjejnë vetëm në Serbi.

Këto akrobacione politike dhe kjo lojë me Kosovën ,sikur çon në dyshimin që ka tendenca nga disa vendeve evropiane që Lufta në mes Rusisë e Ukrainës të bartet në Ballkan.

  • Kosova nuk mund të bëjë kompromise të tjera, as nëse jipet çmimi Nobel që kur të na shkatërrohet vendi s’na duhet asgjë!