Kreu Blog Faqe 803

Kurti ka të drejtë!

0

Agim Vuniqi

Kurti ka përkrahjen e qytetarëve të Kosovës, atë dhe Vjosa Osmani i zgjodhi populli me plebishit! Zajednica eshte plani me monstruoz i shkatrrimit te Kosoves, perbrenda, dhe i interferimit te Serbise drejtperdrejt. Marreveshja nuk qeteson situaten, perkundrazi acaron raportet e brendshme nderkomunale dhe kadastrale, duke vendosur kufije te ri brenda Kosoves, duke u perpjekur ta dobesoje ndikimin e pushtetit qendror dhe te forcoj ate lokal, duke nxitur bisedime te reja ndermjet kryetareve te komunave, per te neglizhuar dhe qitur jasht loje ministrine e pushtetit lokal.

Qytetaret jane ne lajthitje dhe ata mashtrohen permes interpretimeve te lodhshme dhe te arsyetimeve bajate te kakofoneve opozitare dhe atyre kuazi-analiste nepër studiot e aq shume kanaleve televizive, duke manifestuar egersi banale te kercnimit.

Jane te çoroditshme perpjekjet e ketij kori mjeranesh se marreveshja eshte ne harmoni me Kushtetuten, po t’ishte ashtu ajo do t’ishte pjese e marreveshjes nderkombetare e pakos Ahtisaari, keshtu si eshte as qe eshte debatuar ndonjehere, nga vete Ahtisaari, perndryshe eshte dashur te kerkohet mendimi i tij meritor, si autor, sa ishte gjalle, jo te luhet vend e pavend me projektin nen autoresine e tij.

Ceshtja eshte qe Serbia permes hekurudhes, qe do te investoje BE, si pjese e projektit rrugor dhe hekurudhor me koridoret nderkombetare do te lidhe territorialisht Zajednicen me Serbine, dhe administrata e Kosoves as qe do te kete qasje se çka transportohet, si pale me e dobet.

Serbia me kufizimet e reja territoriale, tashme kadastrale, do te beje ndryshimet ne dokumentet origjinale kadastrale, meqe qellimisht nuk ia ka dorezuar Kosoves, duke futur risite kadastrale qe rrjedhin nga Zajednica (pse Serbia nuk dorezoje planet origjinale kadastrale deri me tash?

Sepse Gjykatat pranojne vetem dokumentet origjinale) e cila munde te inskenoj edhe probleme te reja, tash per tash kadastrale me vone edhe aspirata te drejtperdrejta territoriale, por edhe pronesore, ky eshte vetem fillimi!

Dhe pranimi i heshtur i qytetareve ndaj Zajednices do te thote vdekje e heshtur e territorit te Kosoves ne t’ardhmen.

Kurti ka te drejte!!!

Joseph:Nëse Kurti ose Osmani e bëjnë Asociacionin, nominohen për çmim Nobel

0

G.K/RTKlive

Profesori dhe analisti amerikan, Edward Joseph tha se Kosova ka humbur një mundësi historike për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Në një intervistë për “Lajmet e fundit” në RTK ai tha se sfida kryesore e Kosovës është përfitimi i legjimitetit të saj ndërkombëtar duke hyrë në organizatat ndërkombëtare.

Joseph tha se Kosova duhet ta bëjë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

“Pra ky është realiteti, Kosova duhet ta bëjë Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Mund të kemi mendime të ndryshme, edhe unë kam mendim tim por nuk është se ka shumë rëndësi kjo. Ajo që ka rëndësi është që Kosova të ecë përpara. Pra statuti i hartuar nga Bashkimi Evropian duhet të shkojë në Gjykatën Kushtetuese menjëherë ose Kosova nuk do të bëjë hapa përpara. Pra kjo i bie që do të ecë mbrapa”, tha Edward Joseph.

Ai tutje theksoi se Kosova ka ende kohë për këtë gjë sepse Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës nuk ka marrë vendim përfundimtar.

“Por mesazhi ishte shumë i qartë dhe vjen nga të gjithë miqtë e Kosovës. Dhe prap e kuptoj atë që mund të quhet rezervë, e kuptoj poashtu edhe në anën e Serbisë së kush është Aleksandër Vuçiqi. Por kjo ka të bëjë me Kosovën që merr fatin e vet në duart e veta, pa marrë parasysh çka bën Vuçiqi dhe është qenësore që të ecët përpara.

Joseph mes tjerash tha se ka një mësazh të veçantë për krerët e shtetit kosovar.

“Unë parashikoj që ose kryeministri Kurti ose presidentja Osmani ecin përpara dhe dorëzojnë statutin që ka përkrahjen e BE-së për Asociacionin  dhe bën një hap përpara, unë do të parashikoja që ose ose kryeministri Kurti ose presidentja Osmani do të nominohen për Çmimin Nobel për Paqe”, theskoi analisti amerikan.

A ju kujtohet Ilir Deda?

0
Nga : Lirim Gashi
___
Ju kujtohet Ilir Deda ?
Ky djalë i sjellshëm, i edukuar, i zgjuar, korrekt dhe shumë i arsimuar kur doli nga VV-ja u përpoq ta ngriste një parti në këmbë me Mimoza Kusarin dhe ajo e përfundoi bashkëpunimin me të, duke u sjellë ndaj tij si disa vite më vonë ndaj Haki Abazit.
Mimoza u soll në mënyrë të ngjashme edhe me mikun tim të dashur Fahri Musliun, kalorësin e shumë pelave serbe, siç dëshmohet nga buzët e trasha të Aleksandër Vuçiqit, i cili e zotëron në mënyrë të përsosur thithjen e penisit.
Ndërkohë, me Behxho Pacollin, Mimoza u soll si Kazanova me prezervativin, sepse e hodhi në koshin e plehrave menjëherë pasi që ia mbushi xhepat me dollarë, respektivisht pasi që e lejoi t’i kërcente mbi shpinë si mbi trampolinë për t’u ngjitur më lehtë në karrigen e Kryebashkiakes së Gjakovës.
Për t’iu imponuar Behxhetit, Mimoza madje kërceu qyqek në dasmën e djalit të Gadafit, dhe po ta kishte lejuar ky i fundit, do t’ia kishte zgjedhur rejes se tij edhe ngjyrën e pëlhurës së mëndafshë të shtratit.
Më siguri do t’ia kishte zgjedhur ngjyrën e bardhë për ta humbur virgjërinë në mënyrë të besueshme, për herë të tretë, pasi që për Mimozën karriera personale është frymëzimi i vetëm i vërtetë.
Gjithsesi, Albini e do atë të tillë siç është dhe unë e përgëzoj për këtë, por të flasësh pastaj për parime dhe të shpërfillësh kaq shumë fakte joparimore është goxha sjellje hipokrite.
Mos u habisni nëse nesër apo pasnesër e shihni Mimozën si kryetare të një grupi parlamentar të ndonjë partie somaleze apo eskimeze, sepse ajo nuk ka asnjë dallim nga Monika Kryemadhi, gruaja e Ilir Metës, e cila nxjerr nga bytha e çdo viçi mjaltë të bletes.
Mirëpo, përderisa në politikën tonë kemi kaq shumë njerëz pa parime si Mimoza, të cilët fokusohen vetëm në karrierën personale që u sjell vetëm mirëqenie personale në kurriz të mirëqenies shoqërore, politika jonë do të mbetet një moçal i kalbur provincial nga i cili do të ushqehen përfituesit dhe parazitët e ndryshëm të luftës dhe të paqes, ndërsa popullit do t’ia lënë vetëm kockat e skeletit të shtetit të cilin e trajtojnë si lopë, sepse e mjelin dhe ia hanë mishin dimër e verë.
Eh, pikërisht për këtë arsye kam arritur ta bind gjithmonë në momentin e fundit vetveten, që nuk guxoj të bëhem pjesë e kësaj kënete të kalbur e të pistë politike.
Sepse atëherë asnjë vlerë të cilën e kam promovuar për gjithë këto vite nuk do të kishte më kuptim.
Zvarritës të dashur të gjinisë mashkullore, femërore dhe asnjëjse :
Lirisht provoni të më demantoni me ndonjë argument që e hedh poshtë diagnozën time, ose shkoni ne terapi te Burdushi, sepse me të vërtetë brengosëm për shëndetit tuaj mendor.

Një Skënderbe i gjallë për ta çuar përpara idealin e bashkimit kombëtar!

0

Florim Zeqa

Nuk është hera e parë dhe as që do të jetë e fundit që mashtrohemi dhe tradhtohemi nga Evropa plakë. Një dekadë më parë i dhamë Malit te Zi 8200 hektar tokë nën premtim të liberalizimit, kurse së fundmi i dhamë 24 hektar tokë Manastirit të Deçanit për anëtarësim në KiE dhe prapë mbetëm jashtë agjendës për anëtarësim.

Mungesa e unitetit kombëtar

Të gjitha koncesionet na erdhën dhe po na vijnë shkaku i mos unitetit tonë politik për zbatimin e Asociacionit. Pas fillimit të dialogut të Brukselit kushdo që ishte dhe erdhi në pushtet u kundërshtua nga të gjitha forcat opozitare për temën e asociacionit!

Përgjatë dialogut 13 vjeçar mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, momentumi më i përshtatshëm i përmbylljes së dialogut ishte ai propozimit për shkëmbim të territoreve si kompromis i dyanshëm, porqë asokohe ishte kundërshtuar fuqishëm nga ish opozitarët e djeshëm apo pushtetarët e sotëm të cilët bën kompromis të brendshëm me dhenjën e 24 hektarëve Manastirit të Deçanit pa marrë asgjë në këmbim.

Për këto 13 vite u ndërtuan kauza e kundërkauza të rrejshme për mbajtjen dhe marrjen e pushtetit duke e harruar në plotni të ardhmen e shtetit dhe të qytetarëve.

Të gjitha qeveritë e paspavarësisë dhe të gjithë kryeministrat që erdhën në pushtet me kauzën e njëjtë të mos dialogimit me Serbinë pa njohje paraprake, të gjithë i gelltitën premtimet e tyre nga i pari deri tek ky i fundit!

Për habi, asnjëri prej liderëve shtetëror nuk mundi t’i përballojë gjatë presionit ndërkombëtar!

Secili politikan që u ulë në karrikën e thellë të pushtetit i zbuti qëndrimet politike, duke ju nënshtruar egos personale mbi kurrizin e popullit të përvuajtur ndër shekuj!

Nëse duam për të mbijetuar nga kurthet dhe prapaskenat e ndërkombëtarëve, e në veçanti të Evropës plakë, Kosovës dhe shqiptarëve ju duhet një Skënderbe i gjallë për ta çuar përpara idealin e bashkimit kombëtar!

Nepërkës serbe nuk iu shtyp koka në kohën e duhur  

0

Eshref Ymeri

               “Shqiptarët janë mendjelehtë”

             Gregori Xhonson

                                Ish-Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s

Republika e Dardanisë vazhdon të mbajë mbi shpinë peshën e rëndë të marrëveshjeve që kryetradhtari Thaçi, me bandën e tij, patën nënshkruar me Serbinë fashiste në Bruksel për varrosjen e interesave të popullit dardan. Të gjithë shqiptarët me vetëdije të lartë kombëtare, në mbarë trojet tona etnike, patën shpresuar shumë se pas ardhjes në pushtet të Lëvizjes Vetëvendosja më 14 shkurt 2021, pesha e rëndë e marrëveshjeve tradhtare të Thaçit do të flakej me neveri në koshin e mbeturinave. Por, për fatin e keq të mbarë kombit shqiptar, Lëvizja Vetëvendosja nuk e ndërmori kurrë një hap të tillë. Por edhe më i çuditshëm dhe më i pabesueshëm është qëndrimi i Kryeministrit Albin Kurti, i cili, kur ishte në opozitë, pati deklaruar publikisht se me Serbinë nuk do të ketë kurrfarë dialogu pa njohje reciproke. Për habinë e të gjithëve, kur mori postin e kryeministrit, e hëngri fjalën, nuk e mbajti premtimin për çështjen e dialogut: pranoi të ulet në bsedime me Serbinë fashiste. Ky qëndrim i tij i pashpjegueshëm e ka ulur dhe vazhdon ta ulë gjithmonë e më poshtë autoritetin e Republikës së Dardanisë, e cila, konkretisht, nuk gëzon pavarësi dhe sovranitet faktik.

Do të dëshironim me gjithë zemër që Albin Kurti, sapo mori postin e kryeministrit pas zgjedhjeve të 14 shkurtit 2021, të kishte pasur si busull orientimi politik shprehjen e shkëlqyer aforistike të mendimtarit, personalitetit politik dhe filozofit Nikolo Makiaveli (Niccolò Machiavelli – 1469-1527), i cili ka thënë:

“Populli gjithmonë është  më i zgjuar, më i vendosur dhe më i arsyeshëm, sesa kryeshtetari”.                                                             

Rrjedha e mëvonshme e ngjarjeve vërtetoi katërcipërisht se sa aktuale vazhdon të tingëllojë deklarata e ish Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Gregori Xhonson, e cila ka një domethënie të thellë për historinë e mbarë kombit shqiptar.

Në një informacion, të botuar në internet dymbëdhjet vjet më parë, thuhet se autoritetet e Shkupit zyrtar, “… më 13 gusht të vitit 2001 u detyruan ta nënshkruajnë Marrëveshjen e Ohrit, nën presion të forcave të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, të cilat nga Haraçina po përgatiteshin të hynin në Shkup. Dihet, po ashtu, se asokohe, në Shkup kishte shkuar Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, admirali Gregori Xhonson, dhe i kishte bindur autoritetet e Qeverisë së Shkupit se nuk mund ta fitonin luftën kundër shqiptarëve, por mund ta ruanin shtetin e tyre, nëse do të nënshkruanin një marrëveshje, e cila do t’ i joshte shqiptarët mendjelehtë dhe do të ruhej status quoja edhe për një kohë të gjatë në këtë shtet të krijuar si Republikë jugosllave në vitin 1945” (Citohet sipas: Ahmet Qeriqi: “I robëruari nuk ka çka humb në luftë, përveç këmishës së zezë të robërisë”. Faqja e internetit “Radio Kosova e Lirë”. 21 tetor 2012).

Është sa e çuditshme, aq edhe e pabesueshme se si është e mundur që Kryeministri Albin Kurti (çka e kam theksuar edhe disa herë të tjera në internet) nuk organizoi Referendum mbarëpopullor për të vjelë mendimin e opinionit publik lidhur me marrëveshjet që kryetradhtari Thaçi, në mirëkuptim të ngushtë me tradhtarë të tillë, si Isa Mustafa, Kadri Veseli, Edita Tahiri, Jakup Krasniqi, Enver Hoxhaj etj., pati nënshkruar me Serbinë fashiste në Bruksel. Jam i bindur që vota e mbarë opinionit publik do të ishte tërësisht në përkrahje të Kryeministrit Albin Kurti, kundër atyre marrëveshjeve dhe për flakjen e tyre në koshin e plehrave të tradhtisë thaçiste. Të gjitha ato marrëveshje, sidomos ajo për krijimin e bashkësisë së komunave serbe, e kanë shndërruar Republikën e Dardanisë në një qyqare të mjerë që ka mbetur pa zot.

Çdo shqiptar me vetëdije të lartë kombëtare, duhet të jetë plotësisht i vetëdijshëm se Republika e Dardanisë ndodhet para tradhtisë së madhe nga ana e atyre ndërkombëtarëve perëndimorë, të cilët, krahas luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Dardanisë, dhanë një kontribut të madh për çlirimin e saj nga zgjedha shekullore e bishës fashiste serbe. Por duhet pasur parasysh se “gjella” e asaj tradhtie pati filluar të gatuhej që pas mbarimit të luftës, në qershor të vitit 1999, pikërisht me negociatat NATO-UÇK për demilitarizimin e UÇK-së. Ato negociata kanë qenë një akt sa i turpshëm, aq edhe poshtërues për Dardaninë. Sepse, për shkak të tradhtisë që iu bë Dardanisë, nuk u vu në jetë po ajo strategji që u zbatua kundër Gjermanisë fashisto-naziste në pranverën e vitit 1945, e cila, për shkak të krimeve të rënda që pati kryer që prej shtatorit të vitit 1939 kundër popujve të Evropës, u mposht ushtarakisht nga forcat aleate dhe u nda në katër zona pushtimi. Tradhtinë e ndërkombëtarëve perëndimorë ndaj Dardanisë e ka pasë vënë në dukje ish-Shefi i UNMIK-ut, Lamberto Zanieri, i cili, para disa vjetësh, në një intervistë për agjencinë gjermane të lajmeve,  pati deklaruar:

“… pas ndërhyrjes ushtarake, një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare mori anën e Serbisë” (Citohet sipas: Lamberto Zanieri. “Kosova ka mbetur në mes të rrugës”. Faqja e internetit “Radio Evropa e Lirë”. 16 prill 2011).

Të njëjtat krime barbare pati kryer edhe Serbia fashiste në vitet ’90 kundër disa popujve të gadishullit të Ballkanit, por forcat e NATO-s, pas përfundimit të bombardimeve, nuk e vazhduan luftën me trupa tokësore në territorin e Serbisë për ndarjen e saj në zona pushtimi. Përkundrazi, sipas Marrëveshjes së Kumanovës, të nënshkruar mes NATO-s dhe Beogradit më 09 qershor 1999, Dardania qe ndarë në pesë zona të përgjegjësisë, që i përkisnin KFOR-it amerikan, anglez, francez, gjerman dhe italian. Ajo marrëveshje mes NATO-s dhe Beogradit ka qenë dhe mbetet sa befasuese, aq edhe paradoksale, sepse me një shtet agresor, të mposhtur ushtarakisht, nënshkruhen jo marrëveshje, por akte kapitullimi pa kushte, pikërisht si akti i kapitullimi të Gjermanisë naziste para aleatëve. Nëse Serbia fashiste do të qe pushtuar nga forcat tokësore të NATO-s dhe të qe ndarë në zona pushtimi, duke e demilitarizuar krejtësisht ushtrinë e saj, atëherë nepërkës serbe do t’i qe shtypur koka përfundimisht, ashtu siç i qe shtypur nepërkës gjermane në vitin 1945, dhe tani Dardania do të ishte një Republikë krejtësisht e pavarur dhe sovrane, pa pasur më kurrfarë shqetësimesh në kufijtë e saj veriorë. Gjatë bombardimeve të NATO-s, 80% të të cilave i kryen Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nepërka serbe vrerin e vet e zbrazte kundër popullsisë civile të Dardanisë, ndërsa në territorin e vet rrinte kokëtulatur. Por pas mbarimit të luftës, filloi ta ngrinte kokën dhe në parlamentin e saj kaloi ligjin kushtetues, sipas të cilit Dardania konsiderohet pjesë e Serbisë.

Evropa perëndimore e stanit të brukselianëve, vazhduesja e traditës antishqiptare të asaj Evrope, të cilën Fishta i Madh e pati etiketuar ashtu siç e meritonte – kurva e motit, – pas shpalljes së pavarësisë së Dardanisë më 17 shkurt 2008, vazhoi përkujdesjet e veta për Serbinë fashiste. Në kuadrin e dialogut Dardani-Serbi, Evropa brukseliane, duke u pozicionuar qëllimisht kundër Republikës së Dardanisë, emëroi si ndërmjetës dy përfaqësues nga dy vende që nuk njohin pavarësinë e Kosovës – Borelin e Spanjës dhe Lajçakun e Sllovakisë. Ky qëndrim i Evropës brukseliane ishte sa i turpshëm, aq edhe i pabesë. Për fatkeqësinë tonë të rëndë kombëtare, asokohe në krye të Republikës së Dardanisë ishte kryetradhtari me damkë i saj me bandën e tij. Dihet që Hashim Thaçi ishte peshkuar me kohë nga shërbimi sekret francez për t’u vënë në shërbim të Serbisë fashiste. Prandaj ai dhe banda e tij i pranuan me kënaqësi dy emisarët brukselianë në shërbim të Begradit.

Me kalimin e viteve, ajo deklarata e cituar më lart e Lamberto Zanierit u vërtetua në praktikë edhe me shtimin e radhëve të bashkësisë ndërkombëtare në përkrahje të Serbisë fashiste. Madje në anën e saj u rendit edhe kandidati për president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tramp.

Në dhjetor të vitit 2015, i kapluar keq nga afshet e fushatës së ardhshme zgjedhore për postin e presidentit, ai shprehej se për të gjitha fatkeqësitë e Serbisë, fajin  e paskej administrata e Klintonëve. Ai deklaronte:

“Pikërisht ata organizuan kaosin në Ballkan dhe në Kosovë. Shikoni se çfarë bënë ata në Serbi me bombardimet nga lartësi të mëdha. Për mua personalisht, bombardimi i serbëve është një turp i vërtetë. Ndërkohë, Klintonët këtë e vlerësojnë si një sukses të paparë. Kërkoj ndjesë para popullit serb për të gjitha gabimet e politikës amerikane. Në qoftë se unë do të vij në krye të Amerikës, atëherë ka për të ndryshuar kursi i politikës së jashtme, i cili deri tani shpeshherë ka qenë i gabuar” (Citohet sipas:“Trampi i kërkoi falje Serbisë… për Klintonët”. Faqja e internetit “stihiya.org”. 25 dhjetor 2015).

Në njërin nga emisionet e veta të muajit tetor 2016, “Zëri i Amerikës”, po ashtu, ka dhënë informacionin në vijim:

“Kandidati presidencial nga radhët e republikanëve në Shtetet e Bashkuara, Donald Tramp, u ka kërkuar ndjesë serbëve për bombardimet e NATO-s … Duke iu kërkuar falje serbëve për politikën amerikane e veçanërisht të presidentit Klinton, ai paralajmëroi që nëse bëhet president “do të forcojë lidhjet me qeverinë në Beograd…”” (Citohet sipas: “Donald Trump i kërkon ndjesë Serbisë për bombardimet e NATO-s”. Faqja e internetit  “zëriamerikës”. 13 tetor 2016).

Trampi, paturpësisht, u kërkonte falje serbëve për bombardimet e NATO-s, sepse as që donte t’ia dinte absolutisht për krimet e tyre aq të rëndë kundër popullit dardan.

Dihet që Trampi, pasi u zjodh president, në qëndrimin ndaj Republikës së Dardanisë, për të kënaqur plotësisht interesat shoviniste të Moskës së Putinit dhe të Beogradit, fillimisht, si të dërguar special për Kosovën, pati emëruar këshilltarin e vet Xhon Bolton, armikun e pavarësisë së Kosovës. David L. Filips, Drejtor i Programit për Ndërtimin e Paqes dhe të Drejtat e Njeriut në Institutin për Studimin e të Drejtave të Njeriut në Universitetin Kolumbia në Nju York, njëherësh njohës i mirë i rrethanave politike në rajonin e Ballkanit Perëndimor, ka botuar sa e sa materiale në mbrojtje të shtetit të Dardanisë dhe përgjithësisht të shqiptarëve, për këtë këshilltar të Trampit, ka shkruar:

“Gjatë dhjetëvjeçarëve, Boltoni ka qenë i papërmbajtur në simpatinë e vet parësore ndaj Serbisë. Ai është në përkrahje të planit të tanishëm të Beogradit për ndarjen e Kosovës, në këmbim të normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi” (Citohet sipas: David L. Phillips. “Bolton’s Bias Against Kosovo – Paragjykimet e Boltonit kundër Kosovës”. Faqja e internetit e gazetës “Dielli”. 18 shkurt 2019).

Pas Boltonit, Trampi emëroi Metju Palmerin, dhëndrin e Serbisë, i cili pati deklaruar se kur të dilte në pension, do të zhvendosej me banim në Serbi. Më në fund, siç themi ne në Labëri, Trampi “e shtiu në hi” (në kuptimin: e “ndriti” me atë që bëri), si të dërguar special emëroi Riçard Grenellin, një njeri të pamoralshëm dhe aspak dashamirës ndaj Dardanisë.

Ish-diplomati amerikan Xheims Perdju, njohës i mirë i Ballkanit, në një analizë të botuar në fillim të muajit maj 2020, shkruan:

“Ambasadorja amerikane në OKB, Suzan Rajs, e ka quajtur Grenellin “një nga njerëzit më të këqij, më të pandershëm që kam hasur ndonjëherë…”. Pse po mban Grenelli një qëndrim proserb në bisedime? Pse SHBA-të po destabilizojnë një vend proamerikan në një kohë kaq të ndjeshme? Diçka mban erë këtu. Si një luftëtar entuziast i dhënë pas Trampit, Grenelli mund të jetë thjesht duke u përpjekur me gjithë forcat për të kënaqur shefin e vet. Por dyshoj se këtu bëhet fjalë për diçka më shqetësuese, veçanërisht pas dyshimeve të thella që më mbeten për marrëdhënien mes Trampit dhe Vladimir Putinit. Unë dyshoj – pa pasur prova – se Putini i ka paraqitur Trampit pikëpamjet e tij proserbe, i ka theksuar se shqiptarët janë myslimanë dhe më pas i ka kërkuar Trampit ndihmë për negociatat. Ashtu si me emërimet e tjera të keqpeshuara, Trampi bëri shërbëtorin e tij besnik, agresivin dhe antagonistin Grenell, njeriun kyç në Kosovë. Kjo do të ishte një dhuratë e fituar lehtë për Putinin, i cili kënaqet kur shkakton telashe të çfarëdollojshme në Evropë” (Citohet sipas: Xheims Perdju,. “Vashingtoni ngatërrohet në Ballkan, ndërkohë që flakët e COVID-19 gllabërojnë botën”. Uebfaqja amerikane e lajmeve “The Hill”. 04 maj 2020).

David L. Fillips, me një guxim të admirueshëm intelektual, ka deklaruar:

“Presidenti Donald J. Tramp ka tradhtuar besimin e Kosovës në SHBA, duke mos mbështetur progresin e arritur përgjatë dekadave… Kam pasur nderin të punoja për Kosovën me Ambasadorin Riçard C. Hollbruk. Unë nuk mund të flas për të, por mund ta imagjinoj tmerrin për paragjykimet antishqiptare të Trampit… Trampi e ka tradhtuar Kosovën. Kur të votojnë në nëntor, shqiptaro-amerikanët duhet të kërkojnë ndryshimin e regjimit në Amerikë” (Citohet sipas: David L. Filips. “Trampi e tradhëtoi Kosovën”. Faqja e internetit “Front Online”.04 maj 2020).

Ndërsa në një tjetër analizë, ka theksuar:

“Diplomacia e Trampit dhe paragjykimi proserb ka qenë një dështim. Ajo çnderon mijëra shqiptarë të Kosovës që vdiqën për shkak të agresionit të Serbisë” (Citohet sipas: David L. Filips. “Administrata Tramp kërkon zgjidhje të shpejtë, por s’ka zgjidhje të tillë për krimet e Serbisë”. Faqja e internetit “Zëri”, 25 gusht 2020).

Shqiptarët me brumosje të shëndoshë nacionaliste në mbarë trojet tona etnike, patën besuar dhe shpresuar se ndryshimi i administratës në Vashington, me ardhjen në pushtet të partisë demokrate, formacionit politik të Bill Klintonit, do të mbahej një qëndrim krejt tjetër, fort dashamirës, jo vetën ndaj Republikës së Dardanisë, por edhe ndaj Republikës së Shqipërisë. Por nuk ndodhi kështu absolutisht. Në krye të Departamentit të Shtetit u emërua Antoni Blinken, njeriu i Sorosit, armikut të kombit shqiptar. Dhe cilat qenë pasojat?

Së pari, doli në pah përkrahja e fuqishme e përfaqësuesve të Departamentit të Shtetit për kryeministrin Rama, kryetradhtarin e kombit shqiptar, i cili ka flirtuar dhe vazhdon të flirtojë me kryekriminelin Vuçiç për copëtimin e territorit të Republikës së Dardanisë. Shembullin më konkret të kësaj përkrahjeje e pati dhënë ish-ambasadorja Juri Kim, e cila, gjatë tërë mandatit të saj diplomatik në Tiranë, duke u reklamuar pranë Ramës dhe pjellës së tij Erion Veliaj, pati mbajtur të tilla qëndrime, sikur të ishte anëtare e asamblesë së partisë socialiste. Madje opozitën e pati kërcënuar me shprehjen e famshme të kohës së diktaturtës komuniste: “do të hani bar”.

Së dyti, gjatë vizitës së tij në Tiranë, Bill Klintoni (të cilit mbarë kombi shqiptar i është jashtëzakonisht mirënjohës për bombardimin e Serbisë fashiste në pranverën e vitit 1999), deklaroi:

“Ka një mosmarrëveshje që po ndodh tani në Kosovë që do të doja të mos kishte ndodhur kurrë! Nuk është më vendimi im, por kosovarët i krijuan ato katër qyteza në të mirë të serbëve, për t’u dhënë katër kryebashkiakë më tepër. Kështu që mendoj se tani kanë bërë një gabim, që të votohej. Mendoj se është e lehtë për shqiptarët, tani në shumicë, që të përpiqen që të përfitojnë nga momenti, për të paraqitur argumentin tyre, por gjëja e vërtetë që duhet të bëjmë është ta ndalim këtë marrëzi” (Citohet sipas: “Tensionet në veri të Kosovës, Klinton mesazh Kurtit nga Tirana: T’i jepet fund kësaj marrëzie, zgjedhjet s’duhet të ishin zhvilluar”. Faqja e internetit e gazetës “Shqiptarja.com”. 03 korrik 2023).

Vallë nuk ishte i informuar Bill Klintoni që serbët në ato katër qyteza nuk i ndaloi Kryeministri Albin Kurti të merrnin pjesë në zgjedhje, por ishte kryekrimineli Vuçiç që i ndaloi. Prandaj thirrjen për “ndalimin e asaj marrëzie” Bill Klintoni duhej t’ia drejtonte kryekriminelit Vuçiç, jo Kryeministrit Albin Kurti. Dhe do të kishte qenë me shumë vend që Bill Klintoni, atë thirrje, të shkonte t’ia përplaste në fytyrë Vuçiçit në mes të Beogradit.

Së treti, gjatë vizitës së tij “fluturake në Tiranë, Sekretari i Departamentit të Shtetit Antony Blinken, e dëshmoi fare shkoqur se kishte ardhur me të vetmin qëllim, për të ngritur sa më lart kredinë e Ramës në sytë e opinionit publik shqiptar. Prandaj, pa e çarë kokën absolutisht për skandalin me Mcgonigalin dhe gjëmën që Rama kërkon t’i bëjë tash sa kohë Republikës së Dardanisë, për copëtimin e saj, në bashëpunim të ngushtë me kryekriminelin Vuçiç, duke sfiduar keq opozitën dhe të gjithë ata shqiptarë, të cilëve Rama u ka hedhur në qafë lakun e varfërisë, lëshoi një deklaratë skandaloze:

“Zoti kryeministër është jo vetëm udhëheqës i shkëlqyer, por kryeministër i mirë”. (Citohet sipas: “Blinken propagandë Ramës: Udhëheqës i shkëlqyer dhe kryeministër i mirë! U ka dhënë drita të bukura”. Faqja e internetit “Bold News”. 15 shkurt 2024).

Së katërti, ambasadorit amerikan në Republikën e Dardanisë Xhefri Hovenier, ka kohë që i ka zënë gjuha lesh për krijimin e një shteti serb brenda territorit të saj, të ashtuquajturës bashkësi e komunave serbe (asociacion).

Së pesti, ambasadori amerikan në Beograd, Kristofer Hill, s’po lodhet së përsërituri se është koha për krijimin e bashkësisë së komunave serbe në Republikën e Dardanisë.

Së gjashti, i dërguari i Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Eskobar, i radhitur vendosmërisht në anën e Serbisë, para më shumë se një viti, pati deklaruar me një ton arrogant, sikur të ishte në shtëpinë e vet:

“Asociacioni është pjesë e propozimit evropian dhe detyrim, Kosova e ka kuptuar që duhet të bëhet”. (Faqja e internetit e gazetës “Shqiptarja.com”. 28 shkurt 2023).

Pra, Gabriel Eskobari, në harmoni të plotë me diplomatët e ish-administratës së Trampit në qëndrimin fort miqësor ndaj Serbisë, kërkonte  me çdo kusht krijimin e bashkësisë së komunave serbe, pa e çarë kokën absolutisht për gjashtë kushtet e kryeministrit Albin Kurti, të renditura në vijim:

  1. Asociacioni duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi të Republikës së Kosovës.
  2. Nuk mund te jetë monoetnik, duhet të ndërrojë emri, nuk mund të bartë asnjë pushtet publik.
  3. Duhet të ketë reciprocitet të të drejtave, çfarëdo të drejta për serbët në Kosovë duhet të ketë edhe për shqiptarët në Serbi.
  4. Para vendosjes së Asociacionit, duhet të shuhen strukturat ilegale në veri dhe armët ilegale duhet të dorëzohen.
  5. Asociacioni mund të jetë pjesë e marrëveshjes finale vetëm pas njohjes reciproke, me ç’rast Serbia t’i ketë pranuar parimet e kartës së OKB-së.
  6. Vuçiçi të tërheqë letrat e mosnjohjes që ka dërguar ndaj pesë shteteve të Bashkimit Evropian.

Të gjithë bashkëkombasit tanë në trojet e veta etnike, u gëzuan pa masë kur më 16 prill 2024, shumica e deputetëve të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës mbështeti raportin që rekomandonte anëtarësimin e Republikës së Dardanisë në këtë organizatë me seli në Strasburg. Anëtari i bandës kriminale të Beogradit, ministri i punëve të jashtme të Serbisë, faqeziu Ivica Daçiç, u shpreh se 16 prilli është “ditë e turpshme në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës”” (Citohet sipas “Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës mbështet anëtarësimin e Kosovës”. Faqja e internetit “Shqiptarja.com”. 16 prill 2024).

Fjalën e fundit për një anëtarësim të tillë, do ta jepte Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës në mbledhjen e 16 majit 2024. Fatkeqësisht, Komiteti në fjalë, Republikën e Dardanisë nuk e përfshiu absolutisht në rendin e ditës, çka vihet në dyshim serioziteti i mbështetjes së Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës që rekomandonte anëtarësimin e Rerpublikës së Dardanisë në këtë organizatë. Injorimi i pahijshëm që Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës i bëri Republikës së Dardanisë, dëshmon pa mëdyshjen më të vogël se Evropa brukseliane, në qëndrimin ndaj kombit shqiptar nuk ka hequr dorë absolutisht nga tradita antishqiptare e Evropës fishtiane.

Ja një reagim nga radhët e eurodeputetëve:

“Eurodeputeti holandez, Thijs Reuten, ka reaguar lidhur me mospërfshirjen e Kosovës në rendin e ditës në Komitetin e Ministrave të Këshillit të Evropës. Në profilin e tij në “X”, eurodeputeti shkruan se shtetet anëtare të Këshillit të Evropës iu kanë përulur Serbisë, duke përmendur Gjermaninë, Italinë dhe Francën (Citohet sipas: “Eurodeputeti holandez: Shtetet anëtare të KiE-së iu përulën Serbisë”. Faqja e internetit e gazetës “Shqiptarja.com”. 18 maj 2024).

Për çfarë dëshmon toni arrogant i Gabriel Eskobarit, me fjalët “Asociacioni është pjesë e propozimit evropian dhe detyrim…?”.

Dëshmon për një të vërtetë tragjike për kombin shqiptar: vendimet për fatet e tij i kanë marrë dhe vazhdojnë t’i marrin gjithmonë të huajt dhe shqiptarët vetëm duhet t’i zbatojnë për rrudhosjen e përhershme të trojeve të tyre etnike, për të kënaqur epshet shoviniste të serbogrekëve.

Lind pyetja: ato vendime pse i kanë marrë dhe vazhdojnë t’i marrin vetëm të huajt?

Përgjigjen e gjejmë te bindja që kishte krijuar ish-Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Gregori Xhonson, se shqiptarët janë mendjelehtë. Kjo nuk ishte bindja e tij personale. Ajo ishte reflektim i një gjykimi të konsoliduar të Perëndimit evropian për ne shqiptarët. Sepse terrenin  për një gjykim të tillë ne e patëm krijuar vetë. Ne, së pari, në krahasim me shtetet fqinje, u shkëputëm të fundit nga errësira otomane, kur ajo kishte marrë tatëpjetën, dhe, së dyti, ai që quhet themeluesi i shtetit shqiptar, Ismail Qemali, e pati dëshmuar në praktikë që ishte kryemendjelehti i kombit shqiptar. Sepse, së bashku me dyzet firmëtarët, pasi firmosi shpalljen e pavarësisë, nuk lëshoi kushtrimin e menjëhershëm për ngritjen e popullit më këmbë, që nga Arta e Preveza e deri në Nish, për rrëmbimin e armëve dhe krijimin e forcave të armatosura për mbrojtjen e trojeve tona etnike nga bisha serbogreke. Përkundrazi, duke marrë me vete Isa Boletinin dhe disa të tjerë, u ngrit e shkoi në Londër, për t’i lypur Eduard Greit, ministrit të jashtëm anglez, mbrojtjen e tokave tona nga ujqit evropianë, të cilët na i patën copëtuar e bërë çarçaf. Në vitin 1915, heroi i Dibrës dhe i mbarë kombit shqiptar, trimi legjendar Elez Isufi (1861-1924), i tha një leksion të shkëlqyer kryemendjelehtit Ismail Qemali dhe firmëtarëve të tij: lëshoi kushtrimin, ngriti më këmbë popullin dibran dhe lumin  Drin i Zi e mbushi me kufoma ushtarësh serbë, çka edhe sot e kujtojnë me tmerr në Beograd. Po sikur Ismail Qemali me firmëtarët e tij të kishin lëshuar kushtrimin për mobilizimin e mbarë popullit, a mund të përfytyrohet se sa trima, si Elez Isufi, do të kishin dalë në skenën e historisë shqiptare?

Në këto kushte, kur diplomacia sorosiste amerikane dhe Evropa brukseliane janë bërë palë kundër Republikës së Dardanisë dhe ushtrojnë presion të vazhdueshëm mbi Kryeministrin Albin Kurti për krijimin e një shteti serb (të ashtuquajtur asociacion) brenda territorit të saj, është duke u vënë në provë vendosmëria e qeverisë dardane dhe mbështetja e saj mbarëpopullore. Tani është koha mëse vendimtare që Kryeministri Albin Kurti të vërë në zbatim premtimin parazgjedhor për ndërprerjen e çdolloj dialogu me Serbinë fashiste, si edhe me çdolloj ndërmjetësish të huaj, si Boreli, Eskobari dhe Lajçaku, të cilët janë rreshtuar tërësisht në krah të Serbisë, duke shprehur vendosmërinë e tyre kundër Republikës së Dardanisë.

Si adhurues dhe simpatizant mjaft i vendosur i popullit dardan, mendoj dhe propozoj shumë miqësisht që Kryeministri Albin Kurti, Presidentja Vjosa Osmani dhe Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca, të kenë përherë parasysh shprehjen aforistike të Nikolo Makiavelit, të cituar më lart.

Me siguri që ata janë të bindur plotësisht se Departamenti i Shtetit, me sorosistin Blinken në krye, nuk është më Departamenti i kohës së Zonjës së Shquar Medlin Obrajt, e cila dallohej për karakterin e saj tepër të vendosur. Në një informacion, të botuar në internet para më shumë se dhjetë vjetësh, në të cilin bëhet fjalë për pragfillimin  e bombardimeve të NATO-s më 24 mars 1999, thuhet:

“Kur ministri i punëve të jashtme të Britanisë Robin Kuk, vetëm sa kishte arritur të thoshte se juristët e tij asnjëherë nuk do ta aprovojnë ultimatumin që i është paraqitur Beogradit dhe nuk do ta përkrahin planin e bombardimeve, Ollbrajti përgjigjen tashmë e kishte pasur në majë të gjuhës: “Pajtoni në punë juristë të tjerë!”. Ja kështu bëhet politika sipas mënyrës amerikane” (Citohet sipas: “Intervistë e gjeneralit rus Leonid Ivashov për revistën “Itogi”. Faqja e internetit “russmir.info”. 27 gusht 2010).

E kuptoj dëshpërimin  dhe revoltën e thellë që po përjetojnë në heshtje tre udhëheqësit kryesorë të Republikës së Dardanisë dhe të gjithë vëllezërit tanë dardanë me vetëtije të lartë kombëtare, për shkak të tradhtisë së lartë të Ramës, si argat i pështirë i Beogradit. Diktatura komuniste e Tiranës dihet që ishte agjenturë e serbosllavizmit, prandaj rolin agjenturor kundër vëllezërve tanë dardanë e ka luajtur dhe vazhdon ta luajë deri tani trashëgimtarja e saj, partia neokomuniste e Tiranës me mantel socialist. Në periudhën mes viteve 1997 deri në vitin 2005, kjo parti ka qenë në pushtet. Pra, pikërisht në atë peridhë të fundviteve ’90 – 1997-1999, – kur bishat serbe po masakronin vëllezërit tanë në Dardani, dy kryeministrat neokomunistë, Fatos Nano dhe Pandeli Majko, luajtën rolin e tradhtarit Enver Hoxha në qëndrimin ndaj Dardanisë. Intelektuali i shquar ushtarak, kolonel Dilaver Goxhaj, i radhitur vullnetarisht në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Dardanisë, me detyrë zëvendësshef i Shtabit të Përgjithshëm, më ka pasë rrëfyer se asokohe shteti shqiptar i Tiranës kishte të instaluar në veri të vendit 400 tanke, por nuk ndërmori kurrfarë hapi për të futur në Dardani qoftë edhe një tank të vetëm kundër bishave serbe. Prandaj popullit shqiptar të Dardanisë i duhet medoemos të bëhet mbështetje e fuqishme e treshes udhëheqëse, për t’i dalë zot vendit, kundër kryekriminelit Vuçiç dhe kundër kryetradhtarit Rama. Sot, për Republikën e Dardanisë, si kurrë ndonjëherë, kanë një tingëllim mjaft aktual vargjet e shkëlqyera të poetit Kolë Jakova (1916-2002), me një pështatje fare të vogël:

“Çka po thot’ Perlati? / Burra bahi gati / Se ka ardh sahati / T’i dalim vendit zot”.

Kaliforni, 20 maj 2024

Realiteti Reshë shi më shumë…, reshë mbi bar… për ëndërrimtarët, apo për mërgim-mjerimin …

0

Agim Vuniqi

Realiteti Reshë shi më shumë…, reshë mbi bar… për ëndërrmtarët, apo për mërgim-mjerimin …Jam i lirë unë? …nuk jam i pastrehë a është kjo lumturi?

Pyes veten kur shiqoj TV a është shpresa në rrezik ? …apo liderët janë më pragmatik kur shtiren e betohen se janë më pro-amerikanë

Njerëzitë kërkojnë drejtësi, punë, mirëqenie të gjitha janë kotësi CEO=”moneymakers” nuk mendojnë kështu ata nuk ëndërrojnë, bonuset i dojnë Në Wall Street, gjërat nuk po ndryshojnë punëtorët, studentët, intelektualët…protestojnë çmimet e akcioneve bien …mijëra jetëra të shkatërruara, Madoff është “tërheqës” akoma takoj në TV… surratin e tij i kuptoj të gjithë ata që flasin për demokracinë Fjala e lirë …po …realiteti… realiteti… …më bën të çmendem.

Fatime Jashanica, edhe në mërgim me ëndje kultivoi këngët tona burimore

0

Arif Ejupi

Këngëtarja e këngës sonë popullore dhe argëtuese Fatime Jashanica, lindi në Bardh të Madh të komunës së Fushë – Kosovës

Ajo, qysh si fëmijë shfaqi talentin e saj për këngët dhe vallet tona tradicionale.

Si nxënëse e shkollës fillore “Zejnel Salihu” të Bardhit të Madh, dallohet edhe me recitimin e shkëlqyeshëm dhe origjinal të poezive “O moj Shqipëri” të Vaso Pashë Shkodranit, “Mëmëdheu” të Ando Zako Çajupit, dhe “Elegji për Luigj Gurakuqin” të Fan Nolit, dhe të një vargu të gjatë të krijimeve të tjera letrare të rilindësve tanë, që temë kanë atdhedashurinë, duke përfëshirë këtu edhe interpretimin e përkryer të disa fragmenteve të Lahutës së Malësisë të At’Gjergj Fishtës.

Në garat e mbajtura në kuadër të komunës së Fushë-Kosovës, dhe jashtë saj Fatimja me nivelin e saj të lartë artistik dhe interpretues shpërblehet edhe me mirënjohje të shumta.
Ky sukses e inkurajon jashtëzakonisht dhe i jep guxim që të provojë veten edhe si soliste në Ansamblin e Këngëve dhe Valleve tona burimore”Azem Bejta”të Prishtinës.

Atëbotë ky ansambël mjaft i adhuruar nga shqiptarët e të gjitha trojeve tona udhëhiqej nga mjeshtri i madh i instrumenteve frymore Shaqir Hoti.

Në te përveç Fatime Jashanicës, ishin angazhuar këngëtarë e këngëtare si: Nikollë Nikprelaj, Vezire Ejupi, Vjollcë Buçaj, Nexhat Suma, Fahrije Krasniqi, Ramë Thaqi, Abdyrrahman Svirca, Shqipe e Sadbere Gashi, Zef Nikprelaj, Rizah Spanca, Ismet Sopi, Valdet Hoti, Xhelal Osmani etj,të cilët shumë shpejt u afirmuan dhe u bënë nga zërat më të dashur dhe më të dëgjuar të këngës shqipe.

Edhe pse ushtrimet dhe provat merrnin goxha kohë Fatimja e kishte programuar kohën edhe për mësimet.

Në këtë periudhë ngritje dhe afirmimi ajo ambientohet shpejt me jetën në Prishtinë, ku edhe vazhdon mësimet në Shkollën e Mesme të Muzikës ”Prenk Jakova” në klasën e profesoreshës së pianos Bernandina Mjeda.

Sipas dokumenteve të arkivuara kjo shkollë me reputacion daton që nga viti 1949. Meqenëse në te punonin shumë pedagogë dhe kompozitorë të respektuar, atë e mësynin nxënësit më të mirë shqiptarë nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Presheva e Medvegja.
Në pamundësi për të përballuar koston e studimeve në Shkollën e Lartë të Arteve të Bukura, Fatimja detyrohet të studijojë në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës.
Krahas studimeve ajo vazhdoi edhe avancimin e këngës së saj, duke u paraqitur në Koncerte e Festivale të ndryshme në Kosovë e gjetiu.

Pas ngjarjeve të vitit 1981 gjendja në Kosovë u përkeqësua shumë. Ditët dhe netët ishin të trishta dhe me plot të papritura.

Andaj në një klilmë të nderë dhe me skena të përditëshme përndjekjesh dhe arrestimesh të rinisë studentore ishte vështirë thotë Fatimja t’i realizoje objektivat.
Me gjithë rrezikun dhe gjendjen e tensionuar secili i rinj ia kishte dhënë vetvetes detyrë angazhimin në mbrojtjen e Kushtetutshmërisë së Kosovës.

Hegjemonistët serbë duke parë që shqiptarët e Kosovës, po u mbetën besnikë përpjekjeve të tyre për shkëputje nga Serbia, inskenojnë turbullira dhe trazira nga më ndryshmet ,dhe nga më të ultat.

Pastaj ato i marrin edhe si pretekst për burgosje, vrasje dhe dhunë të përgjakshme ndaj shqiptarëve.
Përkundër këtij terrori kudo vëreheshin orvatje për ruajtjën dhe begatimin e trashëgimisë sonë kulturore.

Pjesë e atyre përpjekjeve plot sakrifica ishte dhe Fatime Jashanica, e cila me afsh dy dhjetëvjetësha të plot nëpërmjet këngëve të saja tërheqëse i thirri lirisë së Kosovës.
Edhe sot këngët e saj i përshkon dashuria për Kosovën dhe popullin e saj. Ndër atë numër të madh këngësh të Fatime Jashanicës veçojmë: “Nanë Kosova kërkon emër” Kurrë Shqipëri s’kam me të harruar” “Malli për Kosovën” “Vullnetar, të bekoi zoti” Nuk i qanë trimat Kosova” Na lidh fjala e Ibrahim Rugovës”Nënë-Nënë duam dritë” “Kurbeti” etj.

Shumica e këngëve të kësaj solisteje të njohur, janë kompozuar nga eksperti i kompozimit z. Edmond Zhulali, i cili është ndër kompozitorët e parë shqiptar që ka marrë pjesë në Evrovizion.

Largimi nga vendlindja si një nga përjetimet më të rënda

Fatimja edhe pse asnjëherë s’ kishte paramenduar migrimin jashtë Kosovës,më 1991
vendoset në Gjenevë të Zvicrës.

Ajo, këtu vazhdon aktivitetin e saj në LDK-së -Nëndega në Gjenevë. Më 1993 duke parë që bartëse e të gjitha zhvillimeve në mërgatë ishte LDK-së,e cilësuar edhe si Lëvizje gjithëkombëtare ajo pranon një detyrë me mjaft përgjegjësi, atë të udhëheqëses së Fondit të 3% -shit për Kosovën, në kantonin e Gjenevës.

Këtë funksion e kryen me mjaft sukses deri në zgjedhjet e radhës,kur zëvendësohet nga ekonomisti i diplomuar dhe me përvojë z. Rrahim Jahiu.

Pas këtyre zgjedhjeve Fatimja me tërë qenien i përkushtohet këngës, duke qenë pjesë e manifestimeve të ndryshme në gjithë Zvicrën, sidomos e atyre të 2 Korrikut, nëpërmjet të cilave përkujtohej Deklarata Kushtetuese e vitit 1990, si akt nismëtar i vënjes së themeleve të shtetit të Kosovës.

Të gjitha prezantimet në këto akademi kulturore Fatimja i bëri pa kurrëfarë kompensimi material. Synim i saj i vetëm ishte mbrojtja e trashëgimisë sonë historike dhe kulturore në mërgim.

Krahas aktiviteteve ajo specializohet edhe në fushën e ondulimit, ku vite me radhë punon në një nga sallonet më të njohura të grimit dhe të bukurisë në Gjenevë të Zvicrës.
E pyetur pse kohëve të fundit është shkëputur kaq radikalisht nga kënga, pa hezituar fare thotë se artistëve të mirfilltë mjerisht u është uzurpuar hapësira.

Atë e kanë pushtuar shundi dhe kiqi, si dhe tallavaja, që po e zvetënojnë gjithnjë e më tepër këngën tonë tradicionale. Ata që e kanë paranë edhe diktojnë tregun pa hyrë fare-fare në vlera.

Kjo praktikë aspak e mirë anashkalon profesionistët të cilët në mungesë fondesh edhe janë të detyruar të heshtin.
Fatimja edhe pse ka nisur decenien e saj të tretë të jetës në mërgim,gjithmonë ka në zemër e mendje trojet shqiptare.

Porosi e saj për djemtë dhe vajzat shqiptare me prirje për këngën, është që atë ta bëjnë me brumin tonë, duke marrë si model këngët e Marije Krajës, Nexhmije Pagarushës, Vaçe Zelës, Luçie Milotit, Bik Ndojës, Tefta Tashkos, Mihail Cikos, Kristo Koços, Jorgjije Trujës etj, pa pasur nevojë të ndikohen nga rryma e stile të huaja, si ato turke, sllave e greke.

Avokati Halilaj: Eprorja e hetimeve policore që e pati kallë arkivën, tash bënë thirrje që të lirohet i akuzuari me mbi 125 vrasje

0
Njoftim i avokatit Gazmend Halilaj;
___
Miq: Eprorja e Hetimeve te Policisë para (2) vjete ,, E Kalli Zyren e Arhives ne Stacionin Policor.
Tani benë thirrje qe: I akuzuari nga Tribunali i mbi (125) vrajseve të rivalëve politik, të lirohet.
Kjo përben Veper penale të: Frikësimit gjatë procedures penale dhe Pengim i të provuarit.
Sepse publikisht, delë në mbrojtje te të Akuzuarit nga Tribunali, duke e përdorur Uniformen e shtetit, qe shteti i ka dhenë për të ndjek krimin, e kjo jo vetëm qe është fyerje direkte për viktimat, por në menyrë serioze, paraqet – Kercenim, për deshmitaret dhe të mbijetuarit të cilet tani e (25) kerkojnë drejtësi.
Cili është ai deshmitar, qe merr guximin të deshmojë tek një Hetuese apo një Stacion Policor, ku Hetimet Udhëhiqen nga kjo?
Andaj, në emer të Shoqates “Thirrje për drejtësi”, ngrita Kallzim penal në drejtim të dy veprave të cekura me lart.
Ne si profesionist jemi të betuar qe, veprimet e zyrtarve qe dalin haptas në mbrojtje të krimit ti raportojm pranë kompetentëve.
Me një kopje të ketij Kallzimi, do të njoftohet edhe Prokurori i Specializuar në Hagë.

Presidentja Osmani dhe Kryeministri Kurti, pritën në takim Nicole Chulick, Zëvendës Ndihmës Sekretare e Departamentit të Shtetit nga Byroja për Demokraci, të Drejta të Njeriut dhe Punë

0

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim Nicole Chulick, Zëvendës Ndihmës Sekretare e Departamentit të Shtetit nga Byroja për Demokraci, të Drejta të Njeriut dhe Punë. Në takim është diskutuar për zhvillimet e fundit, thellimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit Kosovë-SHBA, si dhe të arriturat e vazhdueshme të Kosovës në forcimin e demokracisë, sundimin e ligjit dhe të drejtave të njeriut. 

Në temën e të drejtave të njeriut, Presidentja Osmani ka thënë se Kosova ka kornizën ligjore më të avancuar në Evropë, e cila buron nga Kushtetuta e Republikës. Në këtë drejtim, Presidentja Osmani ka theksuar përkushtimin e Kosovës për ruajtjen e multietnicitetit dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut për të gjithë qytetarët e Kosovës, pa dallim. Me këtë rast, ajo ka potencuar rëndësinë që të përfundohet suksesshëm anëtarësimi në Këshillin e Evropës, si garancë shtesë për ruajtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut, demokracisë dhe sundimin e ligjit në vend. 

Forhåndsvisning av bilde

Presidentja Osmani ka përsëritur se çdo sukses i Kosovës mban edhe vulën e SHBA-ve dhe ka konfirmuar përkushtimin për vazhdimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit në këtë frymë.

Forhåndsvisning av bilde

Kryeministri Kurti mirëpriti zëvendës ndihmës Sekretaren e Departamentit të Shtetit amerikan, Nicole Chulick, thekson se Qeveria e Republikës së Kosovës udhëhiqet nga parimi se ligji është mbi politikën 

Prishtinë, 20 maj 2024

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me zëvendëskryeministren për Çështje të Pakicave dhe Drejtat e Njeriut, Emilija Rexhepi, mirëpritën Zëvendës ndihmës Sekretaren e Departamentit të Shtetit amerikan nga Byroja për Demokraci, të Drejta të Njeriut dhe Punë, Nicole Chulick. 

Kryeministri Kurti e falënderoi zëvendës ndihmës Sekretaren Chulick për përkrahjen prej dekadash të ShBA-ve, sidomos nga Byroja për Demokraci, të Drejta të Njeriut dhe Punë. 

Ai theksoi përkushtimin e lartë të Republikës së Kosovës për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të komuniteteve dhe përkushtimin e qeverisë ndaj sundimit të ligjit. Në këtë kontekst, zëvendëskryeministrja Rexhepi nënvizoi se Kosova është shtet multietnik dhe qeveria po angazhohet që të fuqizojë komunitetet joshumicë.

Forhåndsvisning av bilde

Gjatë bisedës, Kryeministri Kurti e njoftoi me politikat dhe masat mbështetëse të qeverisë për komunitetet joshumicë dhe grupet e margjinalizuara, ndër to mbështetja financiare për qendrat e mësimit dhe bursat për nxënës e studentë nga radhët e po këtyre komuniteteve, procesi i verifikimit të diplomave të Universitetit të Mitrovicës së Veriut me qëllim lehtësimin e qasjes në mundësi të punësimit, fondi i veçantë për grante për OJQ, fermerë e ndërmarrës të ri nga komunitete joshumicë, dhe masat e punësimit për 2000 banorë të katër komunave me shumicë serbe në veri të vendit. 

Forhåndsvisning av bilde

Kryeministri Kurti ka shpjeguar se masat e punësimit të Qeverisë, duke përfshirë ato për gratë dhe të rinjtë, kanë kontribuar në një rritje të punësimit prej 20% në tre vjet qeverisje. 

Po ashtu, Kryeministri Kurti tha se demokracia dhe zhvillimi shkojnë krah për krah dhe në këtë drejtim theksoi rezultatet e qeverisë gjatë tre vjetëve të fundit në fushën e sundimit të ligjit, siç është konfirmuar nga Indeksi i Sundimit të Ligjit të organizatës ndërkombëtare “World Justice Project”, i cili në 2022 e ka renditur Kosovën në vendin e dytë në të gjithë botën për përmirësim në sundimin e ligjit, pastaj në luftimin e korrupsionit, siç dëshmohet nga përmirësimi për 21 vende në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit të Transparency International, në progresin demokratik siç evidentohet nga Instituti V-Dem që na rëndit të parët në Ballkanin Perëndimor në indeksin e demokracisë elektorale, si dhe përparimin në të drejtat civile dhe liritë politike, sipas Raportit të Freedom House të vitit 2023 që gjithashtu na renditë të parët në Ballkanin Perëndimor. 

Forhåndsvisning av bilde

Më tej, ai nënvizoi se qeveria udhëhiqet nga parimi se ligji është mbi politikën dhe se e konsideron këtë parim një udhërrëfyes absolut për Qeverinë e Republikës së Kosovës. 

Forhåndsvisning av bilde

Në këtë takim, ai gjithashtu i shprehu zëvendës ndihmës Sekretares brengën e tij në lidhje me spastrimin etnik administrativ të shqiptarëve që po ndodh në Luginën e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit nga autoritetet e Serbisë.

Forhåndsvisning av bilde

Kryeministri e falënderoi zëvendës ndihmës Sekretaren Chulick për vizitën, takimin dhe mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Republikës së Kosovës.

Artisti i madh nga Malësia e Madhe Gjelosh Gjokaj që përhapi më të mirat e kulturës shqiptare në botë  

Nga Frank Shkreli 

* Ekspozitë në Prishtinë, 90-vjetorin e lindjes

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës si dhe Galeria Kombëtare e Kosovës njoftuan, javën që kaloi, se është hapur një ekspozitë retrospektive e artistit të ndjerë Gjelosh Gjokaj, e titulluar: Rrugëtimi Modernist i Gjelosh Gjokaj”, kuruar nga Shkëlzen Maliqi. I lindur në Milesh të Malësisë së Madhe, Gjelosh Gjokaj, artisti e piktori i shquar është njëri prej artistëve më të mëdhej shqiptarë, por jo vetëm, të periudhës së modernizmit shqiptar. Për më tepër në Kosovë – ku njihet gjithashtu edhe si, “babai i grafikës së Kosovës”, Gjelosh Gjokaj ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për brezat, edhe si pedagog e themelues i shkollës së grafikës në Kosovë dhe si piktor në përgjithësi. Gjelosh Gjokaj si anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës dhe të Malit të Zi, la pas më shumë se 3 mijë vepra në pikturë e grafikë, të përhapura anë e mbanë botës.

Gjelosh Gjokaj, artisti i përmasave botërore nga Malësia e Madhe bashkpunoi ngusht me revistën e famëshme Shejzat të Ernest Koliqit duke e ngritur revistën në një nivel artistik, krejt ndryshe nga ç’ishte më parë.

Këto dy ente të Republikës së Kosovës, në bashkpunim me Ambasadën e Malit të Zi në Prishtinë, organizuan hapjen e ekspozitës me rastin e 90-vjetorit të lindjes së artistit të madh evropian nga Malësia, Gjelosh Gjokaj dhe të 18-vjetorit të pavarësisë së Malit të Zi. Ekspozitën e hapi, zyrtarisht, të mërkurën që kaloi në Prishtinë, Zëvendëskryeministri, njëherësh, ministri i Zhvillimit Ekonomik në Qeverinë e Malit të Zi, Nikë Gjeloshaj, ku ishin të pranishëm edhe Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, dhe Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, të Republikës së Kosovës, Hajrullah Çeku, njofton – Ulqini Online – (ulqini-online.com)

        Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca në fjalën e tij me këtë rast deklaroi se, “Kemi të bëjmë me një artist i cili mund të quhet me plot kuptimin e fjalës, botëror”.

Gjelosh Gjokaj, si artist e piktor njihet mirë në trojet shqiptare nën Malin e Zi, nga ku edhe rrjedhë, njihet mirë gjithashtu edhe në Kosovë ku edhe vlerësohet për punën dhe veprimtarinë e tij atje ku ka punuar para se të shkonte në Itali e Gjermani.  Ndërsa në Shqipëri, për fat të keq, me sa jam i informuar, nuk është edhe aq i njohur si në Kosovë dhe vende të tjera të Evropës. Unë e kisha takuar Gjelosh Gjokaj në Itali në vitin 1970, pasi ishte larguar nga ish-Jugosllavia për në Romë, prej ku, me punën e tij atje, megjithëse nën rrethana shumë të vështira për një artist – ky burrë malësor megjith sfidat para tij — përtej trojeve shqiptare, asokohe nën regjimet sllavo-komuniste në Tiranë e Beograd — nderoi Malësinë e Madhe dhe kulturën shqiptare në përgjithësi, në Evropë dhe nepër botë, si përfaqësues i denjë i vlerave kulturore të trojeve shqiptare në Ballkanin Perëndimor.

Me veprimtarinë e tij prej artisti, grafisti e piktori, për katër dekadat e fundit të jetës së tij, në Itali e Gjermani, Gjelosh Gjokaj ka punuar si artist i lirë, në botën e lirë.  Këtë liri, Gjelosh Gjokaj e përdori në maksimum. Menjëherë pas arritjes në Itali, (1969), ai kishte ra në kontakt me Ernest Koliqin, botuesin e revistës së famëshme Shejzat dhe me bashkpuntorët e tij. Në të vërtetë, nepërmjet Shejzave ai përfitoi duke bërë kontakte me artistë italianë dhe si përfundim i bashkpunimit të tij me revistën e Koliqit – edhe Shejzat përfituan nga ekspertiza e tij artistike, pasi me ndihmën e tij revista mori një pamje krejt tjetër artistike duke filluar nga faqja e parë.


Syprina e ré e Shejzave, duke filluar nga viti 1970 dhe vizatimet në fund të artikujve në atë revistë, janë hartuar nga piktori Gjelosh Gjokaj.

Por suksesi i Gjelosh Gjokaj, vërtetë, mori nam nga eskpozitat e tija artistike ndërkombëtare, në Itali dhe në vende të tjera.  “Edhe nji tjetër artist plot talent po e nderon emnin e Atdheut tonë.  Ekspozita e tij (11prill-1maj,1970) korri nji sukses të madh në daç për numër vizituesish e shitjeje veprash, në daç për miratime ndër fletore kritikësh të njohun. E kemi fjalën për Z. Gjelosh Gjokaj, lindun në Milesh afër Tuzit”, shkruante Koliqi në revistën Shejzat (4-6, 1970).  “E shpejtë dhe e lumnueshme qe karrjera e tij artistike. Erdh tue e vû në spikamë artin e vet si   piktor e si grafist, në ekspozita të shumta, jo vetëm në Jugoslavi, por edhe nëAleksandri (Egjypt), n’Havana (Kuba) e n’Amerikë të Jugut: LaPiata, Rio Grande, Rio de Janeiro. Sukses të veçantë patën ekspozitat tij në Australi, në Hindi dhe në Viçenza (Itali)”, thuhet në atë artikull të para 50 e ca viteve.

“Mosha foshnjore e kalueme në male shqiptare, lên mbresa të dukëshme në artin e tij.  Prirjet e natyrëshme kah simbolizmi i nji dèlli surrealizmi në ligjirimin artistik i rrethojnë thelbet autoktone në nji atmosferë krejt moderne ku ato zhvillohen pa zorim e përfundojnë në nji synthezë në të cilën frymzimet e thella të traditës bashkohen lumnisht në nji freski shprehjeje mahnitëse të këso-kohëshme”, thuhet më tej në atë shkrim nga botuesi i Shejzave. Ernest Koliqi i uron artistit, grafistit dhe piktorit të spikatur, të ri malësor, Gjelosh Gjokaj, përherë sukses më “ngadhnjyese në udhët e artit” dhe njëkohësisht, e falënnderon atë për kontributin e tij dhënë për Shjezat, “për syprinën dhe vizatimet e çmueshme plotësuese të faqeve në fund t’artikujve që pati mirësinë t’i dhurojë së përkohëshmes s’onë”, ka shkruar Koliqi për bashkpunimin e Gjelosh Gjokaj me revistën Shejzat – diçka që ndoshta shumë pak veta mund ta dinin e që fatkeqsisht, për të këtë bashkpunim, për arsye politike nuk flitet.

Gjelosh Gjokaj (1933-2016), nepëmjet veprave të tija artistike i përçoi botës “anët më të mira të kulturës kombëtare shqiptare duke përqafuar, njëkohësisht vlerat kulturore evropiane dhe botërore”.

Ndërkaq, në një shkrim tjetër në Shejzat (vitit (1971, 7-9) nga siç duket një autor arbëresh-italian sipas emrit (A.de Genti), theksohen gjithashtu vlerat artistike të artistit shqiptar, Gjelosh Gjokaj. Ai ka shkruar se që “kur ende ishte në moshë të njomë, i rritun në Veri (të Shqipërisë) në nji familje malcore shqiptare, me nji vullnet të pafashitun, kapërcei vështirsitë e studimeve që ka përhera nji i ri visesh të shkëputuna prej qendrave të mëdha kulturore.  Ai u shque midis të rijvet të kombësive të tjera, tue krye bukur e mirë studimet e arteve në Beograd. Pastaj shkoi me dhanë mësimin e pikzimit midis të rijvet shqiptarë të Kosovës.  Gjatë kësaj kohe ai brumosi edhe mâ mirë shijen artistike të gurrës kulturore mijëvjeçare të viseve arbërore. Gjelosh Gjokaj edhe në Jugoslavi kishte krijue nji emën si pikzues, por tash së mbrami i ndodhun në votrën e jehonës artistike evropjane e botënore, sukseset e tij janë bâ shumë mâ të spikatuna.  Emni i këtij shqiptari njihet prej Barcelone, Los Angeles, Paris, Moskë e deri në Tokjo.  Prania e punimeve të tij së bashku me ato të artistave italianë mâ në zâ, na dëshmon shumë. Dhe ajo që duhet të gëzojë çdo bashkatdhetar âshtë nji gjë: me i ruejt, me i shtue e me i çue mâtej anët më të mira kombëtare shqiptare, tue përqafue përparimin e kulturës evropjane dhe botnore.  Kjo, simbas nesh, âshtë edhe rruga e nënvetëdishme e artistit Gjelosh Gjokaj që âsht kah nderon kulturën shqiptare nëpër botë”, përfundon vlersimin e tij për Gjelosh Gjokajn, autori A.de Genti.  (Shejzat -Korrik-Shtator, 1971, 7-9).

Në Galerinë Kombëtare të Kosovës të mërkurën që kaloi është hapur ekspozita retrospektive e artistit nga Malësia e Madhe, Gjelosh Gjokaj, (1933-2016) e titulluar “Rrugëtimi Modernist i Gjelosh Gjokaj “, kuruar nga Shkëlzen Maliqi.

Nuk besoj se mund të ketë një vlerësim më të mirë e më të lartë sot se ky për artistin e piktorin e Malësisë së Madhe, Gjelosh Gjokaj — nga një autor i revistës Shejzat më shumë se 50-vjet më parë — me rastin e hapjes së ekspozitës së veprave të tij në Prishtinë dhe në 90-vjetorin e lindjes së këtij artisti malësor, i cili nepërmjet veprave të tij artistike vetëm ka çuar përpara anët më të mira kombëtare të kulturës shqiptare, duke përqafuar, njëkohësisht, edhe vlerat dhe përparimin e kulturës evropiane dhe botërore.  Një vlersim për një artist malsor që do duhej të gëzonte të gjithë shqiptarët pa dallim dhe kudo edhe sot në 90-vjetorin e lindjes. I përjetëshëm qoftë kujtimi i tij në Malësi dhe anë e mbanë trojeve shqiptare!

Disa shembuj të vizatimeve botuar në fund të artikujve të revistës Shejzat që janë hartuar nga piktori Gjelosh Gjokaj. Marrë nga disa numra të revistës Shejzat të Ernest Koliqit