
Jehona e romanit të Buxhovit “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit” në mediet italiane, intervistë e Radio Vatikanit me publicistin Giovani Cederone

Edhe Albian Hajdari, qendërmbrojtës i skuadrës tiçineze FC. Lugano, në listën e Murat Yakin

Arif Ejupi, Zvicër
Të rinjtë me rrënjë shqiptare nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Kosova Lindore e aty-këtu edhe nga Shqipëria, Ulqini dhe Kraja, me prirje në futboll nga viti në vit po tregohen mjaft të suksesshëm, si në skuadrat ku luajnë ashtu dhe me përfaqësuesen e Zvicrës.
Qysh para dy dekadave me ekipin e Zvicrës, kur përzgjedhës ishte Köbi Kuhn, pati luajtur, anamoravasi Milaim Rama, anëtar i FC. Thoune, FC. Augsburg dhe FC. Schaffouse.
Ai, njëfarë mënyre paralajmëroi se të rinjtë shqiptarë të mbikëqyrur nga trajnerë profesionistë në çfarëdo kushtesh ambientohen lehtë dhe shpejtë.
Zaten ashtu edhe ndodhi. Me skuadrën e Zvicrës, vite me radhë shkëlqyen futbollistët; Valon Behrami, Blerim Xhemaili dhe Amir Mehmedi,.
Ndërkaq, Frederik Veseli,në vitin2009 si kapiten i shpresave U-17, të Zvicrës u kurorëzua me titullin e më të mirit në botë, duke e mundur në ndeshjen finale Nigerinë 1 me 0.
Me skuadrën e Zvicrës zenitin e arrijnë Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka, të cilët me lojën e tyre të bukur patën gjunjëzuar Serbinë në botërorin “Rusi 2018”
Ata edhe sot konsiderohen si truri i skuadrës së Zvicrës. Loja e tyre atraktive pëlqehet nga mijëra sportdashës në të katër anët e globit. Falë lojës së tyre të shkëlqyer luajnë në skuadra të njohura tash sa vjet.
Në përfaqësuesen e Zvicrës ,patën nderin të jenë të ftuar edhe futbollistët ; Pajtim Kasami, Shani Tarashaj, Florian Kamberi, Florent Hadergjonaj dhe Kastriot Imeri.
Në“Euro 2024” që mbahet në Gjermani, muajin e ardhshëm të ftuar nga përzgjedhësi i Zvicrës, Murat Yakin, janë futbollistët me rrënjë shqiptare;Granit Xhaka; Xherdan Shaqiri,Ardon Jashari, Andi Zeqiri, Uran Bislimi dhe Albian Hajdari.
Për herë të parë në skuadrën e Zvicrës është i ftuar Albian Hajdari, qendërmbrojtës standard i skuadrës tiçineze FC. Lugano, anëtare e elitës së futbollit helvetik.
Në këtë skuadër që aktualisht renditet në vendin e dytë me gjithsej 65 pikë, luajnë edhe futbollistët e shquar, Amir Shaipi, portier në rrugë të mirë për të qenë edhe pjesë e ekipit të parë të Zvicrës, Kreshnik Hajrizi, mbrojtës dhe sulmuesit Uran Bislimi dhe Shkëlqim Vladi.
Duke analizuar listën me emrat e lojtarëve të ekipit të Zvicrës, shohim konkurrencë tejet të fortë për 11-shin e parë.
Mirëpo, sipas parashikimeve tona në ekipin e parë të Zvicrës, do të jenë gjithsesi Shaqiri, Xhaka dhe Jashari.

Ndërkaq, me gjasa të mëdha për t’u aktivizuar të paktën në 45 minutat e pjesës së dytë të lojës do të jenë edhe lojtarët; Andi Zeqiri, Uran Bislimi dhe Albian Hajdari.
Luajtën apo nuk luajtën s’ka edhe aq rëndësi . Parësore është që këta djelmosha janë prezent në një ngjarje të madhe sportive, që mbledh ajkën e futbollistëve më të mirë të Evropës.
Vrapo e vrapo, por ndalu dhe shijoje erën e luleve në jetë, pasi mund të mos i shijosh më nëse nuk ndalesh


Gjenerali Bislim Zyrapi, ai që luftoj për ne, është i sëmurë rëndë andaj tash ne duhet ta ndihmojmë atë



Kryeministri Kurti mirëpriti nënsekretaren amerikane të Shtetit për Çështje dhe Diplomaci Publike, Elizabeth Allen
Prishtinë, 19 maj 2024
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti sot nënsekretaren e Departamentit të Shtetit amerikan për Çështje dhe Diplomaci Publike, Elizabeth Allen.
Ai i uroi mirëseardhje nënsekretares Allen, e cila po e viziton Kosovën për herën e saj të parë. “Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleatja, mikja dhe partnerja jonë historike, aktuale dhe e së ardhmes, andaj presim që të fuqizojmë dhe thellojmë bashkëpunimin bilateral, veçanërisht në fushën e ekonomisë dhe tregtisë”, theksoi kryeministri në fillim të takimit, teksa shprehu mirënjohjen dhe falënderimin për ndihmën, rolin dhe kontributin e Shteteve të Bashkuara për çlirimin, pavarësimin dhe zhvillimin e Republikës së Kosovës.
Gjatë bashkëbisedimit, kryeministri Kurti e njohu nënsekretaren Allen me zhvillimet e fundit në vend, me progresin e shënuar në vitet e fundit në sundimin e ligjit dhe indikatorët ekonomikë dhe demokratikë, me politikat sociale që mbështesin gratë dhe fëmijët, reformën në arsim me qëllim ndërlidhjen e arsimit me tregun e punës, dhe me politikat dhe investimet në sektorin e energjisë. Për këtë të fundit, ai falënderoi nënsekretaren Allen për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara përmes USAID-së në përgatitjen dhe përmbylljen e suksesshme të ankandit të parë të energjisë solare dhe programit Kompakt të Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) i cili hyri në fuqi në fund të muajit të kaluar. Në takim, kryeministri ngriti brengën e tij mbi kërcënimet e vazhdueshme të Serbisë ndaj Kosovës, edhe për faktin që autori dhe lideri i grupit të terroristëve dhe paramilitarëve që ekzekutuan sulmin e 24 shtatorit 2023 në Banjskë, Millan Radoiçiq, vazhdon të jetë i lirë në Serbi.
U diskutua edhe për raportet Kosovë-Serbi dhe procesin e dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Për këtë çështje, kryeministri Kurti theksoi rëndësinë e zbatimit të plotë e të pakushtëzuar të Marrëveshjes Bazike dhe aneksit të saj.
Sa i përket rrugëtimit të Kosovës në integrimet evropiane, ai shprehu keqardhjen e tij që Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës nuk pati gatishmëri që ta përfshijë Kosovën në agjendën e votimit të 17 majit, duke marrë parasysh se Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret e anëtarësimit në këtë organizatë, siç është konfirmuar edhe nga instancat e vetë kësaj organizate, përfshirë Asamblenë Parlamentare, dhe kur dihet që anëtarësimi i ynë do t’i kontribuonte forcimit dhe promovimit të të drejtave të njeriut.
Sot gjatë ditës, Republika e Kosovës dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës nënshkruan një marrëveshje të mirëkuptimit kundër manipulimit të informacionit nga shtetet e huaja.
Përkrahje e Lëvizjes së Deçanit të 20 tetorit të vitit të kaluar nga intelektualët e Gjakovës dhe të Rrafshit të Dukagjinit
Përkrahim Deklaraten e Lëvizjes së Deçanit të 20 tetorit të vitit të kaluar. Të dashur pjesmarrës,
Shqetsimet tona për rritjen deri në pafundësi të ekstremizmit islam, janë bërë të padurueshme dhe tepër antikombëtare, alarm i fundit për fatin e shqiptarëve përgjithsisht në Ballkan, karshi nesh si popull, por edhe Evropës.
Ne do të heqim dorë nga çdo e keqe që rrezikon identitetin tonë kulturor e kombëtar dhe kur tashmë s’do ta drejtoi askush më gishtin në këtë njollë të zezë shumëshekullore. Gjithashtu, provokimet dhe shfaqjet e armatosura nga sruktura te caktuara serbe, përmes kishës ortodokse dhe presionin e parreshtur të tyre kundër Kosovës, janë bërë kërcënime, nxitje për luftë dhe shfaqje reale e përditshme dhe duhet të jemi unik e vigjilent që t’i përballojmë këto sfida të fillim shekullit 21, se jemi bijt besnik të Gjergj Kastriotit, sidomos përpara këtij rendi të ri botëror.

Radikalizmi fetar është bërë tepër fatkeq dhe ne do të mbështesim pa rezervë Deklaraten e Deçanit duke hequr dorë vullnetarisht prej të keqes, islamit politik e radikal, që të mos përsëritet më në trojet tona kjo fantazmë e zezë e këtyre shekujve. Fenë islame na dhanë me dhunë pushtuesit dhe e kanë keqpërdorë në pafundësi sidomos rusët, serbët, turqit dhe arabët.

Kan financuar dhe shkruar elaborate të shumta për shfarosjen tonë, vit pas viti, duke i marrë territoret tona dhe duke shfarosur shqiptarë, sidomos në emër të islamit dhe rrymave lindore ortodokse serbe.
Ne, me vullnet e vet-dëshirë, me vullnet të lirë, do të largohem përfundimisht nga e keqja. Na prift fati dhe e mbara në rrugtimin tonë si popull autokton e me rrënjë të vjetra që jemi.
Përkrahja e sotshme aq e fuqishme e Lëvizjes së Deçanit të 20 tetorit të vitit të kaluar nga intelektualët e Gjakovës dhe të Rrafshit të Dukagjinit, është një tregues i qartë se populli shqiptar është duke u zgjuar dhe e ka vërejtur problemin e madhe me islamizmin që na e imponuan sidomos prej pas luftës.
Gjakovë, me 19 . 05. 2024
Shih videon e regjistrimit të TV Syri :
Formimi i “asociacionit serb” , mes kudhrës dhe çekanit

Gani I. Mehmeti
Duke shikuar edhe vetëm titujt për formimin a mosformimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, njeriu bie në mëdyshje dhe absolutisht nuk di si të veprojë!
Është e vërtetë e mashe se ka shumë frikë, shumë mosbesim për formimin e tij edhe nga bashkësia ndërkombëtare, përkundër që me fjalë dhe me shkrime përmes gazetave e portaleve, zotohen se nuk do të jetë një Republikë Serbe e Bosnjes.
Mirëpo, ec e beso, kur nga lobimi i Vuçiqit, dolën kundër KiE edhe shtetet më të forta e edhe aleate, si SHBA e Gjermania dhe i vunë kusht Kosovës Asociacionin për pranim në KiE.
Tani edhe shumë opinionistë, analistë, politikaj shprehen me dymendje se ai duhet të formohet apo nuk duhet të formohet.
Shkurt, nuk ka besim. Për të hequr dyshimin, për të besuar se nuk do të jetë një Republikë Serbe e Bosnjes, më par se të formohet Asociacioni, do duhej ta njihte Serbia Pavarësinë e Kosovës në kufijt ekzistues, pra, pa pasur kërkesa për destabilizim në të ardhmen rreth përcaktimit të kufijve Kosovë – Serbi me rastin e demarkimit të kufijve.
Ndryshe, pa e njohur Serbia Kosovën e Pavarur dhe në kufijt ekzistues, nuk ka besim, prandaj, jap mendimin tim, se për asnjë çmim të mos formohet asociacioni.
Nëse Serbia, që aq me ngulm e kërkon Asociacionin, por vet nuk lëvizë fare në njoje të Kosovës, këtu ka një mashtrim, ka një tradhti. Po, për këtë, nëse edhe ndërkombëtarët e duan Asociacionin që me kaq ngulm dhe me parashtirm kushti ndaj tij bëjnë, përse nuk e kushtëzojnë edhe Serbinë, se më parë do duhej të njihte Kosovën shtet, pastaj të formohej Asociacioni.
Këtu më poshtë po jap vetëm disa nga titujt e analistëve të ndryshëm se nuk janë të një mendjeje, kush thotë të mos formohet, kush thotë të formohet e kush ka dilemma për të. Kjo vetë të shtyn të vendosësh e të mos e pranosh me kusht deri në jnjohjen e Kosovës nga Serbia dhe pa ndryshim kufijsh.
Dhe, vërtet, jo vetëm qeveria, por në përgjithësi Kosova, është mes kudhrës e çekanit sa i përket asociacionit.
Lexoni titujt e mëposhtëm, dhe ec e vendos :
Kupchan: Përgatitja për themelimin e Asociacionit, vendim i rëndë për Kosovën
Serwer ngre pikëpyetje: Çfarë duhet bërë me Asociacionin?
Flet politologu, ҫfarë do të ndodhë me Kosovën nëse refuzon Asociacionin

Haziri thotë se Kurti s’po guxon ta dërgojë draftin e Asociacionit në Kushtetuese
A duhet të dërgohet Asociacioni në Kushtetuese, flet juristi: Qeveria të heq përgjegjësinë..

Veprimtari nga Gjermania bën thirrjen ‘urgjente’: Asociacioni të mos dërgohet në Kushtetuese, ky është qëllimi i ndërkombëtarëve.
Plisi e Shajkaqa, nën hijen e mollës së Popit…!

Hisoriani Belisar Jezerci kërcënohet me jetë nga islamistët, rrini përkrah tij dhe mposhtni islamistët
Islamistët janë gjithnjë solidar me njëri – tjetrin, se i takojnë “popullit të profetit”, pra “umetit Musliman”, andaj edhe Shqiptarët në raport me këta antishqiptarë duhet të mbetën përgjithmonë unik, se i takojnë Kryeheroi që ka mposhtur sulltanë të Perandorisë Osmane, Gjergj Kastriotit.
Pamja në foto është nga një varrim terroristësh islamik në Pakistan.
Msc Belisar Jezerci





Arsimimi nuk është vetëm përgatitje për jetë, është vetë jeta




