Kreu Blog Faqe 805

Boksieri ukrainas Oleksandr Usyk ka shënuar fitore ndaj Tyson Furyt, në një dramë të madhe të boksit

0

Boksieri ukrainas Oleksandr Usyk ka shënuar fitore ndaj Tyson Furyt.

Oleksandr Usyk është kampion i padiskutueshëm i botës në kategorinë e rëndë të boksit profesionist.

Boksieri ukrainas e mundi britanikun Fury pas 12 raundeve.

Ishte një vendim i ndarë dhe i ngushtë që vendosi për fituesin nga gjyqtarët.

Fury është kampion i peshave të rënda në WBC, (34-0-1, 24 KO, 1), kurse Usyk (22-0, 14 KO), mban titujt e peshave të rënda WBA, IBF, WBO dhe IBO..

Meç i çmendur Fury – Usyk, Usyk është fituesi i mbrëmjes spektakolare

Boksieri ukrainas Oleksandr Usyk ka shënuar fitore ndaj Tyson Furyt.

Ky meç u zhvillua në “Kingdom Arena” të Arabisë Saudite.

ërfundoi rundi i 12-të.

Rundi i 11-të i baraspeshuar.

Rundi i 10-të, Usyk është i trimëruar nga ajo që shfaqi në rundin e nëntë.

Rundi i nëntë, Fury në vështirësi nga Usyk. Fury ka pësuar disa goditje të rënda dhe gati sa bie në tokë.

Rundi i tetë, spektakël në arenën sportive. Usyk më ofensivë.

Rundi i shtatë, atmosferë e bukur, Fury duket i rrezikshëm.

Rundi i gjashtë, boksierët taktizojnë.

Rundi i pestë, Fury e Usyk po luftojnë maksimalisht.

Rundi i katërt, Usyk po tregon formë të mirë dhe po e do me çdo kusht fitoren me nokaut. Fury është i papërshtatshëm dhe i rrezikshëm me goditje.

Rundi i tretë, Fury bëri një paraqitje të mirë por gjithnjë i kërcënuar nga ukrainasi.

Rundi i dytë, të dy boksierët shfaqën cilësitë e tyre.

Rundi i parë mjaft interesant mes këtyre boksierëve.

Ky duel po zhvillohet në “Kingdom Arena” të Arabisë Saudite

Fillon meçi.  Boksierët dalin në ring.

Janë momente emocionuese në arenën sportive. Pas pak nis meçi i madh.

Po vijnë minutat drithërues të meçit të madh.

Tyson Fury do të ndeshet me Oleksandr Usyk.

Meçi zhvillohet në Arabinë Saudite.

Boksieri i famshëm Joshua dhe ylli i futbollit Cristiano Ronaldo, janë në arenën sportive.

Fajtorët e dështimit!

0

Florim Zeqa 

Pas dy golave të shënuar të Kosovës në pjesën e parë, në minutat e fundit të ndeshjes pësuam debakël të thellë nga Serbia 8 me 2. Deri tek kjo humbje e thellë erdhëm falë dy autogolave (me letra) dhe dështimit të mbrojtjes sonë! Kështu do të komentohej në gjuhën sportive dështimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE!

Gabimet e politikanëve adoleshent

Letra e udhëheqësve të shtetit, Vjosa Osmani, Glauk Konjufca dhe Albin Kurti dërguar raportueses së KiE-s dërguar Bakojanisit një muaj më parë, me një gamë të zotimeve të kota, ishte gabimi filletar i liderëve shtetëror. Me zhagitje nuk zgjidhen problemet! Nuk ka “herë e zbatojmë e herë nuk e zbatojmë marrëveshjen.

Mbetët i habitshëm fakti se si liderët institucionalë të Kosovës, deri më tani i kanë shpërfillur kërkesat e njëjta nga nivelet më të larta të SHBA-ve dhe BE-së, dhe pikërisht për këtë dështuam të anëtarësohemi në KiE dhe të mbetemi nën sanksione, në marrëdhënie shumë të acaruara me SHBA-në e BE-në.

Përkeqësimin e situatës e në veri e rriti ngritja e panevojshme e çështjes ë dinarit, i cili ndikojë në bojkot të zgjedhjeve në veri dhe dështim të anëtarësimit në KiE.

Përseritja e zgjedhjeve në veri nën bojkot total të shumicës së popullatës (serbe) në veri, paraqet dështimin paradoksal të qeverisë së Kosovës!

Dështimit të treshës së liderëve shtetëror ju bashkangjit edhe ministrja Gërvalla-Shvarc, që të katërtit së bashku e ndihmuan Serbinë në pengimin e Kosovës për anëtarësim në KiE!

Deklaratat e pakontrolluara të liderëve shtetëror pas votimit në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ndikuan tejët negativisht në raundin e fundit për votim. Serbia i shfrytëzojë për mrekulli gabimet e politikanëve adoleshent, duke e përdorur “Kalin e Trojes” (Asociacionin) si kusht për pengim të Kosovës.

Jam i bindur se, sikur të mos ishin të deklaratat e përshpejtuara të liderëve shtetërorë për ngritje të aktpadisë kundër Serbisë menjëherë pas anëtarësimit më 17 Maj, Serbia nuk do të mobilizohej aq shumë pas vendimit të kryeministrit Kurti për Manastirit të Deçanit.

Letra e liderëve shtetëror i dhurojë fitoren e madhe Serbisë

Liderët shtetërorë në përgjithësi, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryediplomatja Donika Gërvalla në veçanti, janë fajtorët për dështimin e Kosovës në Këshill të Evropës. Falë kësaj klase miopësh politik, festa nga Prishtina u zhvendos në Beograd.

Pas marrëveshjes së Brukselit të vitit 2013, pengimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE është fitorja më e madhe Vuçiqit në dekadën e fundit!

Sikur të kishin vetëm pak ndërgjegje, për këtë dëm të pariparushëm që i shkaktuan Kosovës, liderët shtetëror do duhej të ndiheshin të turpëruar para qytetarëve të vendit, në veçanti para familjeve të të zhdukurve të cilëve ju premtuan ngritje të padisë shtetërore ndaj Serbisë menjëherë pas anëtarësimit në KiE!

Pas këtij dështimi skandaloz, kjo qeveri nuk ka më legjitimet popullor. Përveq kësaj, dëmi shkaktuar është i madh dhe i pariparueshme për të ardhmen euroatlantike të Kosovës, përderisa këtë të fundit e privon nga e drejta për të ngritur padi shtetërore ndaj Serbisë.

Letra e ministres Gërvalla-Shvarc derguar institucionit të KiE pa koordinim me presidenten, fillimisht paraqet shkelje të protokollit shtetëror e cila shperfaqi papjekurinë politike të ministres dhe tendencen e saj për faktorizim politik. Tërheqja e letrës pas disa orëve e vërteton papjekurinë e ministres mendjelehtë!

Shteti i Kosovës e humbi rastin historik për anëtarërim dhe jo vetëm. Ky ishte momenti i faktorizimit dhe rritjes së reputacionit të shtetit para bashkësisë ndërkombëtare. Me këtë humbje skandaloze nuk u zhbë Asociacioni dhe as obligimet ndërkombëtare të Kosovës!  Pas këtij dështimi, Kosova është shndërruar në një vend të papërfillshëm nga bashkësia ndërkombëtare dhe të zymtë pa asnjë përspektivë për qytetarët

Për dallim nga kryeministri Albin Kurti i cili po sillet sikur nuk ka nodhur asgjë, presidentja Vjosa Osmani po munduhet të krijojë iluzione të reja tek qytetarët, kinse së shpejti do të ndodhë anëtarësimi i Kosovës në KiE!

Pse fshihet e vërteta për “Zajednicen” dhe zhvatjen e tokës nga Manastiri i Deçanit?!

0

Idriz Zeqiraj, Gjermani

Për më shumë se një dekadë, Kosova është pykuar nga dy kërkesa absurde serbe: “Zajednica” dhe pretendimi për zhvatjen e tokës sonë, nga Manastiri i Deçanit. Burim i kësaj të keqeje të madhe, deri në gjëmë, është Hashim Thaçi, me komandantët e tij dhe Shërbimi sekret francez, respektivisht, agjenti i DGSE, Arnaud Danjean, dhëndër i Serbisë.

Edhe pse kjo, tashmë, është një e “fshehtë publike”, hipokrizia tipike kosovare, vazhdon ta heshtë, ta fshehë krimin, ta mbronë atë, duke mbetur në pritjen fatale të zbatimit të kërkesave serbo-ruse, të BE-së dhe të Quintit! Ndërkohë që është, eskluzivisht, në dorën e shqiptarëve, me argumente faktike, t`i hedhin poshtë dy kërkesat e përmendura dhe dëmshpërblim, për krimet tjera, që kanë rrjedhur nga tandemi agjenturor famëkeq Thaçi-Danjean.

Miku im i ilegales dhe i burgjeve, Kadri (Os)Mani, i cili vuajti burgun politik, në kazimatet jugosllave, që nga vitet `60-a, deri në të `90-at, në renditje, në kohëzgjatje, i dyti pas Demaçit, por, i harruar nga të gjitha qeveritë. “Turp e ndot” – do të thoshte pendë-arti, baca Kadri! Në vitet `90-a, emigroi në një shtet të Evropës dhe nuk gjeti rahati, pa bërë diçka të mirë, edhe nga larg, për Atdheun. Mundimshëm beri një klasë me nxënës shqiptarë, për mësim plotësues në gjuhën shqipe dhe filloi me pasion punën.

Si kudo, edhe në atë shtet, ishte organizuar “Shoqata e Intelektualëve Shqiptarë”. E ftuan edhe xhaxhi Kadriun, madje e dekoruan edhe “Anëtar Nderi”. Përcolli, nga afër, “punën” e burrave të shkolluar. Por, përveç “fjalëve intelektuale”, asgjë nga ato që Atdheu-Kosovë kishte nevojë. Baca Kadri i pyeti, pse nuk angazhoheni më shumë për bagatimin e Fondit për Kosovën, shkollimin e fëmijëve dhe të tjera? Përgjigja ishte jo fort modeste: “Ne jemi yndyra e intelegjencës dhe merremi me politikë speciale, intelektuale!” Baca, i zhgënjyer, i mërzitur me injorancën e “shkolluar”, u gjegj, paksa, vrazhdët: “Që jeni yndyra e di, por a jeni e intelegjencës apo e m….?!

Vërtet, Kosova, tashmë, ka të shkolluar masiv, madje edhe fakultetlinj të bollshëm. Sepse Hashimi hapi -qytet e universitet-, për t`i punësuar dostat-komandantë, me diploma të blera, me nuset e tyre, si kontigjente votash, së bashku me studentët! Edhe institucione janë bërë me tepëri. Por, sa janë aktiv në mbrojtje të interesave kombëtare, përfshirë edhe mbrojtjen e tërësisë territoriale të Kosovës? Gjenerali freng, Charl De Goul, në mesin e 5 (pesë) kategorive të armiqve të Francës, i llogariste edhe indiferentët. Dhe, kjo indiferencë klasike po ndodhë edhe sot në Kosovë.

 Lidhja e Historianëve të Kosovës, “Ali Hadri”, dega në Deçan, me kryetar Dr. Shkodran Imeraj, e organzuar mirë, u angazhua fuqishëm, në mbrojtje të tokave përrreth Manastirit të Deçanit. Ajo ofroi fakte e dëshmi të shumta, historike dhe kadastrale, të mjaftueshme për të vërtetuar pronësinë e tokës, duke demantuar bindshëm pretendimet e Manastirit të Deçanit.

Por, mjerisht, Shoqatat simotra, Instituti i Historisë, Akademia, Universiteti i Prishtinës dhe instancat e tjera shkencore e politike, shkarazi ose fare, nuk u angazhuan, për t`iu kundërvënë këtij pretendimi kishtar, shkencërisht dhe politikisht. Aq më parë, një rast fort cinik, duke pasur parasysh implikimin në dhurim të Sllobodan Millosheviçit, një vrasës masiv, i cili përgjaku Kosovën dhe Ballkanin. Dhe, më në fund, duke ngordhur, si qen i zgjebosur, meritueshëm, në një birucë të burgut të Hagës.

Madje, mediat në Kosovë, që janë po aq të kapura, sa edhe drejtësia, nga shefat e partive-banda, të koalicionuara në PAN-in kriminal, vazhdojnë ta heshtin këtë krim, sepse e dinë se është çorbë e kuzhinës  Thaçi-Vuçiq. Dhe, aty e gjejnë vetën edhe ata, sepse dosjen kriminale, vrastare, e kanë të përbashkët. Këtu, Bota Demokratike, për interesa meskine e hiç fisnike, me keqardhje, ra në provim!

Toka prej 24 hektarësh, (sipas piketimeve të bëra, rezulton të jetë 27 hektarë), e cila nuk ka qenë kurrë e Kishës. Përkundër, është përvetësuar e dhuruar asaj, në kohën e kulmit të masave të dhunshme, më 1997, të kryekriminelit Sllobodan Millosheviq. Dhe, vetëm ky fakt i vërtetë sipëror, mjafton të turpërohen klerikët tredhakë ortodoks në Deçan, Graçanicë, Rashkë, Prizren, Beograd e Moskë, së bashku me raportuesen për Kosovën, në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, BE-në dhe ambasadorët e tyre, shtetet e Quintit, Parlamenti Evropian dhe kushdo tjetër, që i mbanë iso-në Serbisë, krejt paushall, për t`i zhvatur tokë Kosovës.

Përkrahja -blanko- e Serbisë, pa pranuar asnjë arsyeshmëri të palës shqiptare, nga ana e ndërkombëtarëve, ka trimëruar serbët e përkëdhelur, deri në lazdrim. Kjo manifestohet edhe në kërkesën e kryeministrit Kurti, për dialog me Igumenin Sava Janjiq. Dhe, Dioqeza e Rashkës dhe e Prizrenit, e refuzon, me prepotencë dhe rrugaçëri të skajshme: “Flasim vetëm pas zbatimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2016!” A keni vesh për të dëgjuar ju, të BE-së, të Quintit?! Dhe, a keni një fije sedre kombëtare, ju opozitë zvarranike e horrake, pse kërkoni edhe ju kadastrimin e pronës tokësore Kishës?!

Lidhja e Historianëve të Kosovës, “Ali Hadri”, dega në Deçan, e kryesuar nga Dr. Shkodran Imeraj, ka vëzhguar nga afër rrjedhat juridike, lidhur me kontestet pronësore, në mes Manastirit të Deçanit dhe të dy ndërmarrjeve publike, Fabrika e mjaltit “Apiko” dhe ndërmarrja hoteliere “Iliria” si dhe një pjese tokë shtetërore. Agjensia Kadastrale e Kosovës, e ka dokumentacionin përkatës të saktë dhe falsifikimi është i vonshëm, më 1997, madje nga një kriminel antishqiptar, Millosheviq. Në rrethana normale, kjo as që duhej të bisedohej dhe aq më pak të kontestohej, si pronësi e Kosovës dhe assesi e Manastirit.

Historianët e Deçanit, me shumë kompetencë, kanë reaguar, në veçanti ndaj manipulimeve të porositura, të bëra nga Gjykatat, në veçanti nga Gjykata e Kushtetuese. Edhe pse kursejnë emrat ndërhyrës, më saktë, imponues në vendimet e kësaj Gjykate. Por, ata përmendin me emra gjyqëtaret, Arta  Rama-Hajrizi dhe Gresa Cakaj-Nimani, duke kërkuar edhe arrestimin e tyre dhe hetimin në kushte burgu, gjë që është e domosdoshme, për ta nxjerrë të vërtetën në shesh. Dhe, pamëdyshje, porosia e prerë imponuese e Hashim Thaçit, për gjyqëtaret, ka qenë vendimi në favor të Manastirit.

 Gjykata Kushtetuese e Kosovës, më 20 maj 2016, legalizoi dhe aprovoi vendimin e kriminelit Sllobodan Millosheviq, i cili në vitin 1997, i dhuroi Manastirit të Deçanit 24, ose 27 hektarë tokë. Ky vendim është skandaloz, antikushtetues dhe hiç ligjor. Kisha, paradoksalisht, e mbështetur nga Serbia, Rusia, BE-ja, shtetet e Quintit, kusuri i ndërkombëtarëve, mediat, po thuajse -en bloc- dhe opozita më destruktive e të gjitha kohërave në Kosovë, kërkojnë, ngulmërisht, zbatimin e vendimit të Kushtetutës.

Ndërkohë, Historianët luftarakë të Deçanit, të prirë nga kryetari i tyre, Dr. Shkodran Imeraj; Shoqata e Intelektualëve, ne mes tyre, doajeni i gazetarisë të Kosovës, Zekë Sinanaj, studjuesi Dr. Murteza Osdautaj, me shokë, me kryetar krijuesin Adem Lushaj; si dhe 40 mijë qytetarët e Deçanit, vazhdojnë rezistencën, me thirrjen e madhe, pavarësisht rrjedhojave, të mos zbatohet vendimi cinik i kriminelit Millosheviq.

Ekzistojnë dëshmi e fakte të bollshme, se zonjat gjyqëtare konfirmuan vendimin e Millosheviqit, nën diktatin personal të Hashim Thaçit, i cili i ndodhur nën trysninë e shantazhit, me dosje kriminale, u vu në shërbim të Serbisë, me ndërmjetësi të Francës. Për lirinë e tij personale, gjëmë të madhe i solli Kosovës. Dhe, kjo është, pamëdyshje, tradhti kombëtare dhe jo e vetmja.

Faktet në shkrim, do të flasin qartazi. Nëse zonjat zyrtare, gjyqëtare e pranojnë këtë të vërtetë absolute, duhet mëshiruar. Në të kundërtën, janë pjesë e fajësisë së madhe, pjesë e krimit. Heshtja morbide e institucioneve, mosvënia e pikës mbi “i”, në radhë të parë, e Qeverisë, pastaj e drejtësisë, fshehja e kësaj tradhtie, vazhdon t`i kushtojë shumë Kosovës.

“Zbatimi i ligjit dhe respektimi i pavarësisë së gjyqësorit, janë obligime të gjitha qeverive”,- bëjnë thirrje shtetet e Quintit, Kisha Ortodokse Serbe, Dioqeza e Rashkës dhe e Prizrenit, permes Igumenit Sava Janjiq, “për shkeljen e të drejtave pronësore të Manastirit të Deçanit”. Duke vazhduar me shpifje manipulative se, kinse, “në Kosovë nuk respektohen të drejtat e liritë e njeriut dhe liritë fetare për Kishën Ortodokse Serbe”!

Me pronsimin arbitrar të Manastirit të Deçanit, po synohet të krijohet një precedent i rrezikshëm, sepse janë dhjetra kisha serbe të ndërtuara përgjatë viteve 1990-1999, nga regjimi pushtues i Millosheviqit. Edhe ato duan dhe presin legalizimin dhe kadastrimin pronësor. Njëra nga këto është ajo e ndërtuar në mjedisin Universitar në Prishtinë, për mujëshi dhe inat të qytetarëve kryeqytetas. Përmendim disa syrësh: Kisha në Poterç të Klinës, në Banjë të Istogut, Kllokot, Gurrakoc të Istogut, Vitomericë të Pejës, Bërnjakë të Rahovecit, Drenoc të Klinës, Gërmovë të Vitisë dhe kisha të tjera nëpër Kosovë.

Një vlerësim të tillë, mund ta jepte vetëm organizata  mafioze “Cosa Nostra” siçiliane! Turp!

 Propaganda leha-qene serbe, me zhurmimin e saj, ka arritur ke Presidenti Ekzekutiv të “Evropa Nostra”, i cili e ka përfshirë Manastirin e Deçanit në listën e monumenteve më të rrezikuara në Evropë! Edhe organizata “Future for Religious Hertiage” (E adhmja për trashëgimi fetare), e ka nominuar Manastirin e Deçanit “ndër 7 (shtatë) monumenteve më të rrezikuara në Evropë, tek “Europa Nostra”.

Një vlerësim të tillë, mund ta jipte vetëm organizata mafioze “Cosa Nostra” siçiliane! Një falsifikim sa i turpshëm, aq edhe kriminal!

Manastiri i Deçanit është trashëgimi ilire. Dikur ajo ishte faltore e shqiptarëve. Është respektuar dhe ruajtur gjithmonë prej shqiptarëve, sepse është monument historik ilir. Në aspektin e historisë së artit, i takon shkollës arbërore dalmatine. Krejt i ngjajshëm me faltoren e Jerusalemit, ku lutën hebraikët dhe palestinezët islamikë. Ajo është ruajtur e pacënuar edhe në kohën e Shqipërisë së Bashkuar, në vitet 40-a, kur shqiptarët i kishin duart e lira, ta zhbinin me themel.

Fundja, Manastirin e Deçanit nuk mund ta mbrojë as Policia e EULEX-it dhe as KFOR-i, sepse vetë pozicioni i saj, poshtë kodrave, e vetmuar në mes të pyellit, favorizon goditjen e pambrojtshme. Atë e kanë mbrojtur dhe do ta mbrojnë, me përkushtim e fanatizëm, ndër shekuj shqiptarët e Kosovës. Andaj është fyerje dhe provokim sa i rëndë, aq edhe i turpshëm, qoftë për ankesat imagjinare të Igumenëve të Vuçiqit, qoftë për Presidentin Ekzekutiv të “Europa Nostra”, që lanson dizinformata me ndikime thjeshtë politike, duke qenë nën ndikimin serbo-rus.

Vuçiqi me këlyshërinë e tij, akuzonte shqiptarët edhe për vrasjen e 5 (djemëve) serbë e malazezë në lokalin “Panda” në Pejë. Por, tani e pranon vetë ai, se ajo ishte vepër kriminale e pushtetit pushtues serb. Një krim makabër, i bërë për t`i fajësuar shqiptarët! Qeveria shqiptare, në koordinim me ndërkombëtarët, duhet të fillojë hetimin, sepse ata ishin djem të Pejës, qytetarë të Kosovës, pavarësisht përkatësisë kombëtare.

Protestat vandaliste, kriminale e rrugaçërore, të mars-prillit 2004, projekt i Serbisë, më zbatim të partive-banda të PAN-it, të cilat sollën decentralizimin, deri ke “Zajednica”. Policia e UNMIK-ut i arrestoi, i hetoi, i mbajti pak muaj dhe i liroi, edhe pse u vranë 19 vetë, kryesisht, të rinj shqiptarë dhe pleq serbë. Asnjëri nga kriminelët vandalistë, nuk pësoi asgjë. Fajësia e të arrestuarëve ishte faktike, lirimi ngjalli habi. Pse-në e di UNMIK-u, por edhe Serbia organizatore e banditizmit në fjalë. Dosja u mbyll, enigmatisht dhe turpërisht, ashtu qysh i ka heshtur UNMIK-u të gjitha vrasjet politike të pasluftës.

Kërkesa e shteteve të Quintit, i kalon caqet e normales: “Kosova të zbatojë me uregjencë regjistrimin e ligjshëm të tokës së Manastirit të Deçanit!” Çfarë ligjshmërie kanë vendimet e kriminelit Millosheviq?!

Administrata e OKB-së, vendimet e 1990-99, në Kosovë, i ka shpallur nul-zero, pra, të pazbatueshme. Shtrohet pyetja: A e njohin këtë administratë shtetet e Quintit?!

Prona shtetërore, publike dhe private të qytetarëve të Deçanit, nuk mund të tjetërsohet dhunshëm. Sipas kësaj logjike, nëse Kosova detyrohet të zbatojë vendimet arbitrare të Millosheviqit, atëhere edhe NATO-pakti duhet kërkuar falje për bombardimin me “Apaçët” e saj, sepse, sipas tyre, Millosheviqi ka pasë të drejtë për vendimin e tij: masakrimin dhe dëbimin i një populli të tërë, siç bëri me shqiptarët e Kosovës!

Shantazhi, deri në kërcënim, me një prepotencë mujëshore i Kosovës, nga shtetet e Quintit, për të zbatuar vendimet arbitrare e grabitqare, të vrasësit serik të shqiptarëve, Millosheviqit, është një cinizëm e provokim i vrazhdët. Edhe kushtëzimet të bëra Kosovës, me faljen e tokave fqinjit armik, nuk janë fare fisnike, për shtetet, të cilat e çliruan një popull, pas një shekulli robërie të egër, duke e bërë edhe shtetin më të ri në botë. Për të gjitha respekt dhe mirënjohje të thellë, për gjithçka keni bërë për popullin e përvuajtur shqiptar.

Vërtet, vendimi i 2016-ës, është vendim i paapelushëm, sepse Kosova nuk është pjesë e Gjykatës të Strasburgut. Por, pala shqiptare ka mundësinë e moszbatimit të vendimit të Gresa Caka-Nimanit. Dhe, kjo e fundit, nuk ka drejtë të kërkojë nga Prokuroria, të bëjë presion ndaj kryetarit të komunës të Deçanit, për zbatim.

Aq më pak, kur dihet se vendimi i Gjykatës është marrë nën trysninë e një agjenti francezo-serb, Hashim Thaçit. Ndërkohë që Millosheviqi ka bërë tjetërsimin e pronës të Kosovës, duke e bartur, falsifikueshëm, në pronësi të Kishës. Pra, paligjshmëria e vendimit të Millosheviqit, është pasuar nga paligjshmëria e vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

Çështja e Manastirit të Deçanit i përket qeverisë lokale dhe assesi asaj qendrore, sepse kadastri është çeshtje e qeverisë lokale. Andaj, qeveria qendrore nuk mund ta bëjë implementimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese. As Gjykata nuk ka mundësi ta detyrojë komunën ta zbatojë vendimin. Dhe, as qeveria nuk mund të ndërhyjë në kompetencat e komunës.

“Bypass” – anashkalimi i rrugës  Deçan-Plavë, veprim kriminal!

Referencë në fakte: Igumeni i Manastirit të Deçanit, Sava Janjiq thotë: “Ndërtimi i rrugës Deçan-Plavë, është i ndaluar me ligjet e Kosovës. Zgjidhja e këtij problemi është gjetur me 2014, kur kryeministri i atëhershëm i Kosovës, Hashim Thaçi – aktualisht president i Kosovës- vendosi që ta devijojë këtë rrugë, në mënyrë që të mos kalonte përmes zonës së mbrojtur”.

Janjiq “arsyeton” se “kjo do të shkaktonte dëme në Manastir, përmes dridhjeve, gjatë punimeve të rrugës Deçan-Plavë, zhurmës, ndotjes dhe për këtë arsye, ligji e ndalon ndërtimin e rrugëve të tilla”! Por, rruga nuk është -Gurëthyese-, madje as kërshore, sepse është pyjore e butë. Realisht, në afri të Manastirit, janë përfunduar punimet, para marrjes së vendimit për ndërprerjen të punimeve të rrugës në fjalë dhe vetëm asfaltimi nuk është bërë.

Për ta garantuar Igumenin Janjiq, personalisht, kam konsultuar inxhinierë nga Gjermania, Zvicra, Austria, të njohura për higjenën rrugore. Dhe, që andaj kemi sjellur tri modele, me materiale të ndryshme të – mbytësve, shurdhuesëve të zhurmave -, që përdorën në rrugët regjionale, magjistrale – autostrada dhe hekurudhore, të cilat përshkojnë vendbanimet, qoftë në anësore apo përmes tyre. Të gjitha këto i janë vënë në dispozicion Manastirit të Deçanit dhe të institucioneve tjera.

Pas kundërshtisë të Igumenit të Manastirit, reagon presidenti Vuçiq: “Beogradi do të kërkojë pezullimin urgjent dhe të përhershëm të punimeve të ndërtimit në zonën e mbrojtur të Manastirit të Deçanit, nga përfaqësuesit e Prishtinës dhe ndërmjetësve evropianë, në takimin e ardhshëm në Bruksel”. Vuçiq, në ekranin e televizionit, tundi edhe një letër, të formatit A-4, duke sqaruar: “Pse thuani që nuk ka mundësi të devijimit të rrugës Deçan-Plavë?! E shikoni, kryeministri Thaçi, dora vet, ka vizatuar një rrugë alternative, prapa 24 hektarëve të tokës së Kishës!”

Dhe, Hashimi kurrë nuk e ka demantuar këtë vijëzim të “bypass-it”, anashkalimit, fort të mundimshëm, sepse ka dy ngjitje dhe dy zbritje lakore, për t`u larguar në kufirin e përcaktuar nga krimineli Millosheviq, në vitin 1997, kur Manastirit i dhuron tokën 24 hektarshe të Deçanit!

 Hashim kryeministri pranon dy gjëra kundra-kombëtare:

1) Kjo tokë i përket Manastirit, dhe

2) Heq dorë nga rruga ekzistuese e dy fshatrave dhe të 40 mijë banorëve, që e përdorin ndër shekuj rrugën klasike, për kullotë të bagëtive, pyje e bjeshkë! Por, tani e tutje, edhe të qytetarëve të Kosovës, që mezi presin ta shfrytëzojnë rrugën që përshkon tri shtetet: Kosovë-Mali i Zi-Shqipëri, e cila, gjthësesi, është më interesantja e deri tashme.

Dhe, këtë vendim e merr Hashim dallaverja, pa e pyetur askënd nga qendra e Kosovës dhe as nga pushteti lokal i Deçanit. Vërtet, guxim dhe zullum i tepëruar, i një kryeministri monstër, që i solli Kosovës aq shumë dëme e gjëmë, me pasoja numerike, për brezat e tashëm dhe të ardhshëm.

Vetëm një ditë pasi Vuçiq kërcënon për rrugën, kryeministri Avdulla Hoti, më 16 gush 2020, kërkoi të pezullohen ndërtimet përmes rrugës ekzistuese-klasike. Dhe, urdhëroi hapjen e “bapass-it”, anashkalimit të vijëzuar nga Thaçi-Vuçiq, prapa 24 hektarëve, sepse “në një pjesë të saj e prek zonën e veçantë të mbrojtur të Manastirit të Deçanit”, sipas kryeministrit Hoti. Rrjedhimisht, Hoti aprovon  vendimin e Millosheviqit të vitit 1997, si dhe zbatimin e këtij vendimi nga Hashim Thaçi, në vitin 2014!

 Dhe, krejt serbez, ai me lukuninë e PAN-it, ngulmojnë se vendimi duhet zbatuar! Përndryshe, “Albini po na prishë me miqtë ndërkombëtarë, ai na i solli sanksionet dhe nuk po bënë asgjë për t`i hequr ato!” E gjithë kjo është një pranim i fajësisë së pabërë, nga pala shqiptare, sepse këtë e pranon një ish-kryeministër dhe kuadër i lartë partiak aktual. Dhe, këtë e dinë jo vetëm “zogjtë e malit”, por edhe bretëkocat e moçalit, se sanksionet të vëna Kosovës, janë fajësi ekskluzive e BE-se, për qejf-bërje Serbisë! E tmerrshme!

Presidenti Hashim Thaçi: “Vendimi i Gjykatës Kushtetuese rreth pronës kishtare në Deçan, është i bazuar në Kushtetutën e shtetit dhe Konventën për të Drejtat e Njeriut. Kosova është shtet ligjor, ku vendimet gjyqësore respektohen. Prona është e patjetërsueshme, e kujtdoqoftë ajo!”

Demagog i pakurriz dhe i pacipshëm. Deri në vitin 1997 ishte tokë e patjetërsueshme e dikujt tjetër. Pas kësaj date e tjetërsoi Millosheviqi dhunshëm dhe Hashimi i thotë -OK-ej-! Mençurisht, parashikonte Presidenti hyjnor Rugova: “Nuk duhet të lejohet Hashimi të ngritet në pozita shtetërore, sepse është i rrezikshëm për Kosovën”. Nga veprimet e tij, Dr. Rugova, kishte diktuar kapjen e tij nga Shërbime e huaja informative, rrjedhimisht, edhe shantazhimin e tij me dosje. Mjerisht, pothuajse, e tërë kasta politike e Kosovës, u  bë pjesë e krimit, duke e bërë një agjent president të vendit!

Kryetari i komunës të Deçanit, Bashkim Ramosaj, rezistoi, dinjitetshëm, për vazhdimin e ndërtimit të rrugës Deçan-Plavë, në vijëzimet e projektit fillestar. Kur Kisha serbe, Beogradi, Moska dhe ndërkombëtarët ndërhynë brutalisht, në ndërprerjen e punimeve të rrugës, ai jo vetëm që nuk u pajtua, por edhe kundërshtoi, me forcën arsyetuese logjike. “Sepse po shkelet kushtetutshmëria në tjerërsimin e pronës, duke zbatuar vendimin e një pushtuesi kriminel, si Millosheviqi, por edhe të drejtat dhe liritë e 40 mijë qytetarëve të komunës së Deçanit!”

Bashkim Ramosaj thotë se “autoritetet lokale do t`i japin kohë Qeverisë së Kosovës, për të gjetur një zgjidhje, në lidhje me ndërtimin e kontestuar të kësaj rruge”. Ai ka kërkuar mirëkuptim nga Manastiri i Deçanit se “ndërtimi i rrugës Deçan-Plavë, në asnjë mënyrë nuk dëmton trashëgiminë kulturore, historike dhe fetare, as nuk rrezikon imazhin vizual të manastirit”.

Në drekën e organizuar, nga kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, me rastin e bartjes së eshtrave të Komandantit nacionalist të Dukagjinit, Demë Ali Pozhari, nga Stambolli dhe rivarrosjen në Pozharin e tij, përfitova nga rasti, për të biseduar lidhur me punimet në rrugën Deçan-Plavë. Kryetari i nderuar Ramosaj hapi telefonin e tij, dhe më tha: “Lexo, këtu janë 43 (dyzetë e tre) letrat, drejtuar shtetarëve, pushtetarëve, krerëve të partive politike, BE-së, shteteve të Quintit, ambasadave dhe institucioneve tjera të Kosovës. Megjithatë, ndjehem i tradhtuar, nuk më mbështetën, përkundrazi…, – më tha ai me hatërim dhe shqetësim të ligjshëm!

Kuvendi i Kosovës duhet t`i shfuqizojë, sa më parë, të gjitha vendimet e marrura nga krimineli Millosheviq, përfshi edhe dhurimin e pronës 24 hektarshe Manastirit të Deçanit. Një arsye shtesë, për mos pranimin e kadastrimit të pronës për Kishën, duhet të jetë edhe parimi se kjo do të ishte rivrasje e mijëra viktimave të Millosheviqit.

Rruga, pa përcaktim të moshës në vjetërsi, ose siç shprehet populli, “prej se ka bi lisi, nuk guxon të devijohet dhe, aq më pak, të mbyllet. Këtë ta mësojnë kishtarët dhe ndërkombëtarët, të cilët në shtetet e tyre kishat nuk kanë as oborr, nga dera e kishës del në rrugë të shtetit. Ndërsa me tokat e Kosovës, tregohen dorëlirë, madje duke i zbatuar vendimet e kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq!?

Në një prononcim të Drejtorit të Sigurimi sekret francez, Piere Seramy, në televizionin – CANAL+ – pranon se “Hashim Thaçi është agjent i ynë, agjent i Francës. Ai u rekrutua nga agjenti i DGSE franceze, Arnaud Danjean, në Curich dhe Gjenevë, të Zvicrës”. Më parë lidhjen agjenturore Thaçi-Danjean e ka zbuluar Bardhyl Mahmuti, kuadër i LPK-së.

Instruktimi i Hashimit nga Denjean, ka qenë përcaktues që ai të katapultohet, jashtë çdo votimi, në organet drejtuese të LPK-së dhe të Qeverisë. Në Rambuje, Danjean i “ishte bërë pullë” Hashimit, në përpjekje për ta sabotuar dhe dështuar nënshkrimin e Marrëveshjes, nga delegacioni i Kosovës.

Në Mitrovicë Hashimi dhe Kadriu, me SHIK-un e tyre, ishin sabotues, përkrah KFOR-it francez dhe ishin  pjesë e krimit të vrasjes të një duzinë shqiptarësh dhe mijëra të shpërngulurëve të tjerë. Mbyllja e Urës së Ibrit ishte aprovim i Hashimit dhe Kadriut. Shkurt, ai me shokë, ishin të shantazhuar me dosje krimesh, kryesisht, të qindra vrasjeve të kundërshtarëve politikë. Dosjet e krimeve i posedon Beogradi, Franca, ndërkombëtarët. Ai pranoi të plotësojë gjithçka që Serbia kërkonte!

Pjesë e krimit u bë edhe shefi i tij, Danjean, në lëshimet ndaj Serbisë, thjeshtë, ishte ndërlidhës i Thaçit me Serbinë. Prandaj, në veprimet e Thaçit, në favor të Serbisë dhe në dëm të Kosovës, ka pjesën e tij edhe Arnaud Danjean. Dhe, ndonëse shefi i Danjean ishte Piere Seramy, pra, shteti francez e njihte si agjent Hashim Thaçin, Kosova ka të drejtë të kërkojë llogari nga Franca për dëmet e shkaktuara. Dhe, aktualisht, ta ndihmojë Kosovën, të dalë nga bataku ku e futi agjenti francez, Hashim Thaçi, qoftë për “Zajednicën”, qoftë për pronat e dhuruara Manastirit të Deçanit.

Ekziston një normë juridike ndërkombëtare, që kur rrethanat e pas nënshkrimit të një marrëveshje ndërkombëtare ndryshojnë, madje tërësisht, siç kanë ndodhur në Kosovë, nënshkruesi agjent i huaj, i shantazhuar me dosje për krime faktike. Pra, një marrëveshje me nul, zero validitet.

 “Klausula Sic Stantibus Rebus” 

Arsyetimi i ndërkombëtarëve se është nënshkruar një marrëveshje dhe duhet zbatuar, pavarësisht kohës dhe rrethanave, në të cilat është bërë ajo marrëveshje fatale, e devalvon një teori juridike, e njohur me emërtesën: “Klausula Sic Stantibus Rebus”, si normë juridike ndërkombëtare, për prishjen një kontrate apo marrëveshje ndërkombëtare, kur rrethanat kanë ndryshuar rrënjësisht dhe dëmi që sjellë zbatimi i një marrëveshje të tillë, është fatal për vendin, shtetin, siç është Asociacioni njëetnik për Kosovën! Qëllimet janë të errëta, me prapavijë bërjen hisedare të Serbisë në Kosovë, duke krijuar një “Republika Srpska”, e cila paralizon funksionimin normal të shtetit të Kosovës, deri në shkëputjen e një pjese të saj. 

Shembullohet me një rast konsti, prishje të një marrëveshje ndërkombëtare, në mes Anglisë dhe Islandës.

Mendoj se shtetarë e pushtetarë të Kosovës, duhet ta lënë hipokrizinë, t`i thonë gjërat troç e pa dorëza, për ta zhbërë -Marrëveshjen për Zajednicën- dhe çdo vendim tjetër me nënshkrimin e Thaçit, të shpallet joligjor.

Mendoj se për këtë duhet një angazhim serioz juristësh specialistë. Në mesin e tyre, më saktë, në krye meriton të jetë Prof. Dr. Mazllum Baraliu, ish-anëtar i Gjykatës Kushtetuese, i cili është në dijeni dhe njohës i kësaj norme juridike ndërkombëtare.

Sindroma e Stokholmit dhe Ringjallja e Komunizmit dhe neo-marksizmit në kishën katolike Amerikë, përmes librave me përralla kushtuar peshkopit të kuq F.S.Nolit

Klajd Kapinova, New York

“Ne ju shohim me kënaqsi, pse e dijmë se shpirti me të cilin ju e kujtoni këtë ditë është ai i gjithmonëshmi i fisit tuaj, i cili gjithëherë, mbi çdo interes ka vendosur vlerat e trashëguara të Besës, të Nderit e të Burrënisë. Fatosi Skënderbeg, ka qenë personifikimi i gjallë i këtyre cilësive: ai ua ka lënë si trashëgim, bashkë me miqësinë e miqëve të vjetër të Atdheut tuaj, ndër të cilët kjo Seli Apostolike gëzohet që bën pjesë, mbasi e numëron veten ndër ata që kurrë s’i dolën fjale. Këto virtyte Gjergj Kastrioti, ua ka lënë në roje trashëgim të shënjtë në Atdhe dhe në megrim. Uroj, që kjo trashëgimi të japë mundësi dhe meritim, që të jeni element kuptimi dhe paqeje ndërmjet fisesh e gjuhësh të ndryshme. Këso dore do të rindërtohet testamenti i Skënderbeut dhe Atdheu i juaj do të shkëlqejë me meritime të reja, Atdheu i juaj, të cilin na e kemi aq fort për zemër dhe që e bekojmë me dashuri atënore.” – Papa Pali VI, Vatikan, 1968. Ai mori pjesë aktive, gjatë manifestimit katër ditore, në nder të 500-vjetorit të kryetrimit Gjergj Gjon Kastriotit – Skënderbeut. 

“Populli shqiptar, është një ndër popujt që ka vuajtur më së shumti në Europë, ka vuajtur gjatë shumë shekujve, pasi mbrojti në mënyrë të mrekullueshme krishtërimin… Unë jam shqiptar… Jam në shërbim të kishës ortodokse, edhe më tepër, të Jezu Krishtit… Të jeni të bindur se sistemi ateisto-komunist i Shqipërisë do të kalojë, mirëpo krishtërimi do të mbes përgjithmonë.” – Atenagora I (1886-1972)

“Fjala jeme e fundit asht kjo: Nuk shembet Shqipnija pse gjykohet per dekë padër Anton Harapi. Gjithashtu, nuk prishet Shqipnija, nëse nuk gjykohet per dekë padër Anton Harapi.

Kur përpara 40 vjetëve, në Shkodër u përpiqshim me ba Shqipninë, shumë gjysha na thojshin se “nuk duem Shqipni”, por na nuk i kena vue këta n’litar.

Nuk kërkoj zotni Kryetar nji tolerancë: unë, simbas mundit, kam derdhë djersë me ba Shqipninë.

Franca e qytetnueme, qi asht shembulla e revolucioneve popullore, e gjykoi Petain-in dhe e fali, e kte nuk ja njoftën për të keq, por ja njoften për mirë.

Kujtoj, se edhe Shqipnija kur gjykon Regjentat, besoj se sikur t’i falin këta, nuk ka me kenë ligësi për Shqipninë, por besoj se ka me kenë mirë.

Unë që kurse kam hy në gojën e ujkut, jam përpjek me ba mirë e me pështue ndonji jetë prej egersinave. Por me kenë se ishin bisha t’egra, nuk kam mujtë me i zbutë, por prap, me mundin tem kam pështue mjaft.

Mue më shtyni marrija me shkue e me u përpjekë për me lehtësue vuejtjet e disa familjeve dhe kam ba mjaft punë morale.

Gja tjetër nuk kam me thanë: Rrnoftë Shqipnija!” – Fjala e fundit e patër Anton Harapit o.f.m., para vendimit të pushkatimit

***

Vetë fatkeqsisht papa i Romës në Selinë e Shenjtë në Vatikan Francesco I (Frani), sot është propagandues, adhurues dhe praktikues fanatik i dogmës së neo-marksizmit (komunizmit katolik), mbasi ka shprehur hapur preferencat e forta të tij si adhurues i komunizmit, kur ka thanë, se: “Kisha katolike dhe komunizmi kanë shumë gjëra të përbashkëta”. Mjafton te shkoni ne DuckDuckGo.com dhe të kërkoni shkrime me këtë temë në fjalë, në gjuhën angleze, italiane, franceze, gjermane etj.

Ai vë barazinë apo ngjashmërinë e plotë (binjakëzimin), që ekziston midis Kishës Katolike, që ai drejton fatkeqsisht në Selinë e Shenjt dhe Komunizmit. Po klerikët tanë martirë thonin asokohe dhe kanë lënë si document me prova jete të kundërten, qe thotë papa Frani sot.

“Isha në burg atë natë, kur mbarë bota e krishtenë përkujtonte lindjen e Jezu Krishtit me një festë shumë prekëse. Shefi i policisë më zvarriti në një nevojtore tanë handrak, në katin sipër. Aty më urdhnoi me u zhdeshë picak. Mandej lavari nji litar në tra, ma kaloi nën stjetulla e më detyroi me u çue në maje të gishtave. Më lidhi fort, në mënyrë që trupi të mos mujte me pushue, tue e prekë tokën me kambë. E ngrehi litarin e ndjeva një dhimbje të mprehtë. M’u duk se m’u thyen tanë eshtënt. Mbeta varë ndërmjet tavanit e dyshemes, të cilën e prekshe sapak vetëm me majet e gishtave të kambëve. Bota kremtonte Natën e Krishtlindjes. Ndërsa këtu ishte terr, shi, ftohtë. Mbeta varë, në heshtje të thellë. Një gjysëm ore, ndoshta. A një orë. Nuk më kujtohet sa. Mandej ndjeva se po më akulloheshin kambët e akulli ngjitej kadalë-kadalë. Ngjitej në gjuj, në stomak mandej… edhe pak, edhe pak, e do të mbërrinte në zemër. Më kapën të dridhuna të forta. Nuk isha ma në gjendje me e sundue trupin tem, varun në terrin e zi të natës ma të shndritshme të vjetës. Thashë me vedi: “Tashti do të des me siguri. Vjerrë mbi handrakun e nevojtores së palame qyshkur. Në vend që të isha pranë elterit, la me dritën e Natës së Madhe!”. Ndjeva se akullina po më prekte zemrën. Atëherë nisa me bërtitë me disprim. Shefi i policisë më ndigjoi e vrapoi në atë gjiriz, ku kalojshe, ndoshta, natën e fundit të Krishtlindjes, e të jetës. Më preku nën gju. E pa se po jepshe shpirt. Nuk i duhesha gja i dekun… Më zgjidhi, prandej, shpejt shpejt e më çoi në dhomën e tij. Aty ishte një stufë e ndezun. Më vuni aq pranë stufës, sa kjesh në rrezik me u djegë për së gjalli. Sepse trupi ishte ngri aq, sa nuk e ndiente ma nxehtësinë. Vetëm mbas një gjysë ore jeta nisi me u kthye në trupin e mardhun… Nata e Krishtlindjes… Isha gjallë!” – Atë Anton Luli S.J. (1910-1998), “Nata e Krishtlindjes në nevojtore” (Cesare Giraudo, “Già dato per martire” (Ne e dinim martir; Edizioni ADP, 1993).

Pra, ndër të tjera i bie që krimet sistematike horror, që ka bërë për shumë dekada nëpër botë dhe shtete të ndryshme ideologjia dhe praktika e komunizmit djall e sharlatan, duke vrarë për arsye të bindjeve të kundërta antikomuniste, antimarksiste etj., mbi 200.000.000 vetë, një pjesë e këtyne krimeve mosturioze i bie që t’i takojnë edhe Vatikanit, sepse e ka mbeshtetur moralisht vazhdimisht marksizmin dhe dogmën apo ideologjinë e saj vrastare.

Kleriku i pamposhtur dhe antikomunisti stoik dom Simon Jubani, fatmirësisht nuk thotë në asnjë fjalë sikurse papa Frani sot, se Komunizmi dhe Katolicizmi janë të përbashkët, por të kundërten, tek kujton fjalë për fjalë: ““Qindroni, se s’kanë çka me ju ba! Qindroni!” At’herë, kur deshtën me e ba kishën vegël të shtetit, ia ka thanë vetë Tuku, po e përsëris Padër Marin Sirdanit: “Qindroni, e mos e bani kishen vegël të Sigurimit të Shtetit! Nuk kanë ç’ka me ju ba!” Persekutimi filloi kundra katolikëve. Me zhdukë vlerat e katolikëve, me zhdukë elitën katolike. Arrestimet u banë kryesisht ndër katolikë, gjysa e lagjeve katolike, u xunë prej partizanëve, u okupuen, u mbushën me oficera të ardhun prej jugut. Filluen me vra, me pushkatue! Ma të shumtët katolikë, po sigurisht edhe muslimanë. Shkonin n’shpi të Tuk Jakovës edhe i thoshin: “Po ju na keni premtue “Lugën e Arit” more! Ju na keni grabitë shpijat! Po ju na keni hy nëpër shpija e po na shnderoni vajzat, more, ju po na shnderoni edhe burrat… Këta na prunë tifon e morrit!! Këta prunë imoralitetin, këta prunë mizerjen, këta prunë injorancën, këta prunë tana të kqijat. E kam pa unë vetë të parin ekzekutim. Asht ba në pjacë. Gjyq pa kurrgja. Ishin nja njizet vetë. E mblodhën popullin që ishte nëpër pjacë. Ishin të lidhun të tanë. I mbështetën për mur, karshi fototekës “Marubi”, edhe skuadra e pushkatimit na tha ne, krejt popullit aty: “Këta janë të tanë spiuna, këta i kanë shërbye okupatorit…” e prralla tjera ksisoji, edhe i pushaktuen pa gjyq, pa dokumente, pa kurrgja… Për shembull, dom Pjetër Çunin e kanë mbytë tue e hjedhë të gjallë, lidhun kambësh e duersh në birë të nevojtores… aty ka dekë i shkreti. Dom Lekë Sirdanin gjithashtu. Dom Lazër Shantojën e kanë mbajtë në hetuesi nja dy vjet e herë i kanë sharrue, herë krahun e djathtë, herë të majtin herë e herë kambën… U grumbulluem me 4 edhe 11 nantor, edhe tundëm botën. Tundëm qiellin edhe tokën. Tundëm qiellin, sepse martirët që janë vra na ndërmjetsuen pranë Zotit, na dhanë forcë për me shkrue datën ma të randsishme në historinë e Shqypnisë! Me thanë meshën e parë në epokën e terrorit, kur Ramiz Alia e vriste rininë që po ikte nëpër kufijtë e Shqypnisë e të Greqisë e Jugosllavisë. Ikte për me gjetë pak ma shumë liri, kurse Ramiz Alia i vriste e i lidhte kambsh e duersh me tela të istikamit dhe nëpër kamiona me sponde të rrëzueme i shetitte për me i pa krejt populli. Shkonte te nanat e tyne edhe u thote: “A e njef djalin tand?” e djali ishte njaty i vramë e i lidhun me tel istikami… E pra, midis atij terrori na kena thanë Meshën e Parë, e ajo meshë e parë, asht fundi i epokës ma terroriste që kishte pësue populli shqiptar. Populli e kishte ruejtë fenë nëpër shpia e nëpër katakombe, e me kishat e mbylluna, çdo shpi katolike ishte kthye në nji kishë, e aty i kena ba edhe pagëzimet, edhe rrëfimet, edhe kungimet, meshën e të tana. Ajo asht nji ngjarje puro shqiptare! Nuk e kena ba as me ndihmën e Jugosllavisë, as të Greqisë apo Venedikut, sepse në të gjitha ngjarjet e tjera historike ka gisht edhe i hueji. Austro-Hungaria, Turqia, këta na kanë prishë bazat! Na kanë prishë sportin aty ku ka mësue Loro Boriçi, na kanë prishë shkollat, aty ku ka mësue patër Gjergj Fishta, për me ndërtue të vetat! E kanë ndërtue nji Smajl Kadare! Smajl (Ismail) Kadareja antarët i parlamentit të Enver Hoxhës, Smajl (Ismail) Kadareja antar i partisë së Enver Hoxhës, Smajl Kadareja, shkrimtar i Oborrit, domethanë trubadur! Kurrë s’e ka folë nji fjalë në favor të popullit. Smajl Kadareja, kur ndodhi eksodi, në ’90-91, ka deklarue botnisht: U lirue Shqipnia nga jashtëqitjet! E ka quejtë popullin, Jashtëqitje… e mandej u ba jashtëqitje adhe ai vetë, sepse hiku e ndejt në Francë. Ai nuk ka vlera, se vlera nis nga Morali, ai asht stilist! Poooo ai shkruen bukur. Po ma s’pari nuk asht miell i thesit të tij, se kërkush nuk guxon me ia ba analizën veprës se ku i ka kopjue e ku i ka marrë. Nuk guxon se asht Nomenklaturë. Heej, me folë kundra Smail (Ismail) Kadaresë asht si me folë kundra Komitetit Qendror… Unë ia kam thanë ndër sy: “Ti e ke ulë vedin kaq poshtë, sepse i ke dalë në gjyq shokut tem të burgut Petrit Karazit! Çfarë shkrimtarit je, me u ba vegël e Sigurimit e me i dalë dëshmitar Petrit Karazit. “Unë nuk e njof!” – më tha! “Të njëf ai ty!” i thashë, se asht dënue për agjitacion e propagandë. I ka dalë Petriti n’nji rrugicë atje në Tiranë edhe i ka thanë: “Ti mor qenbirqeni me na e sha Fishtën ne? – e pra Petrit Karazi, musliman e shoku jem, – A s’ke marre mor, po kush je ti more! Ti je klysh i Enverit, nji sahanlëpirës! Shqip ja thotë: Sahanlëpirës!!” Ai s’ka vlera morale, e njeriu matet prej vlerash morale: Sa i shërben së mirës kundra së keqes. Ai s’e ka hapë gojën kundra së keqes kurrë, po gjithonë ka marrë pjesë në të Keqen! Unë jam ba avokati i tanë katolikëve, i tanë shqiptarëve të ndershëm e më gjykim të shndoshë, që i din të tana këto që i di unë, po që s’ja mban me ia kallzue botës se ç’ka po ndodh në Shqypni…”

Papa Frani harron ose po tret me qëllim si kripa ne ujë krimet e komunizmit të tij në Shqipni

Të gjithë klerikët katolikë shqiptarë gjatë diktaturës komuniste kanë kryer së bashku 881 vjet burg ose afro 9 shekuj. Ndërkohë që të gjithë klerikët katolikë shqiptarë kishin kryer së bashku 450 vjet studime në 24 universitete të Evropës.

Pas 22 vitesh punë kërkimore shkencore, nga e gjithë kjo e dhënë rrënqethëse Vatikani përzgjodhi mes tyre 38 klerikë duke i shpallur martirë, prej të cilëve vjen një fakt edhe më rrënqethës: 28 prej 38 martirëve nuk kanë fare varr.

Mes 38 klerikëve të shpallur martirëve, një ishte gjerman, një polak dhe një italian.

Dom Lazer Shantoja, pasi hetuesi i preu këmbët me sopatë, e pushkatuan dhe e hodhën në një gropë pa emër. At Serafin Koda, vdiq pasi hetuesi i futi thonjtë në fyt në kuptimin e vërtetë të fjalës. Maria Tuci, pasi refuzoi të bëhej e dashura e kryetarit të degës së Brendshme të Shkodrës, u torturua duke e futur në një thes të mbyllur bashkë me një mace dhe e qëllonin me shkop. Papa Josif Papamihali, u torturua dhe u mbyt në baltën e kënetës së Maliqit. Imzot Jul Bonati, u mbyll pa qenë i sëmurë në çmendinën e Durrësit dhe vdiq teksa mjekët bën me të eksperimente si një kavie. Dom Aleksandër Sirdani, pasi u tërhoq zvarrë i lidhur pas një kali, u mbyt në një grope të ujërave të zeza. E megjithatë ata shprehën besnikëri ndaj Jezu Krishtit në të cilin besonin si At Gjon Shllaku që përpara se ta pushkatonin tha: Rroftë Krishti mbret. I falim armiqtë tanë!

Argjentina e papa Franit shkelmon komunizmin e zi, ndërsa papa flet me admirim për komunizmin

Ai ka lindur dhe deri sa u bë papa i Vatikanit, vjen nga një vend i majtë, sikurse ishte fatkeqsisht deri para një viti Argjentina, ku votat masive popullore antikomuniste e hodhën këtë ideologji në koshin e plehrave. Sot fatmirësisht shteti i Argjentinës, me votimet e fundit e ka braktisur komunizmin dhe ekonominë idiote të socializmit bijën së saj budallicë, e cila i ka shkatërruar për 50 vjet me radhë…

Për fat të mirë Presidenti i ri i Argjentinës profesor Milei, e ka kritikuar hapur për këto arsye bashkëatdhetarin e tij papën e Romës, duke thënë se ai po shkatërron fenë e shenjt katolike, ku në shumë kisha të të gjithë niveleve promovohet dylberizmi (homoseksualiteti) si arma e tyre e trudhosjes se brezit të ri dhe komunizmi apo ish idhujt e tyre të ngordhur të dikurshem.

40 Martirë të Lumnuem të Kishës Katolike të Shqipërisë

“Ne vritshin komunistët Dom Simon Jubanin, meshën e vazhdoj unë deri sa t’më vrasin edhe mua!” – Imzot Robert Ashta (1918-1998), Ipeshkëv i Pultit (Malësi e Madhe), më 11 Nandor 1990

Më 5 nëntor Kisha Katolike Universale i përkujton dhe kremton Martirët e Lum shqiptarë, kujtohet jeta, qëndresa, virtytet njerëzore dhe shpirtërore me mesazhin e tyre për realitetin e sotëm.

Martirët pishtarë drite, që ndriçojnë në qiellin e njerëzimit si shembull pozitiv ndër katolikët e shumtë shqiptarë, që gjatë regjimit komunist u burgosën, u torturuan e iu nënshtruan proçeseve të rreme, në përpjekjen për t’a çrrënjosur Ungjillin nga kultura e një populli të tërë.

Kështu në listën e këtyre martirëve të Lumë janë: dy ipeshkvij, 21 meshtarë dioqezanë, 7 meshtarë françeskanë, 3 jezuitë, një seminarist dhe katër laikë (ndër ta edhe probandja Marie Tuci, e vetmja femër në grup).

Këta martirë nga diktatura komuniste në Shqipëri 1944-1990, u persekutuan u gjykuar, u dënuar, ndonëse të pafajshëm, u torturuar dhe u vrarë, e ndjenin praninë e Krishtit. Ato u shpallën të lum në Shkodër, më 5 nëntor të vitit 2016, me një meshë solemne kremtuar në kishën katedrale të shën Shtjefnit, kryesuar nga prefekti i atëhershëm i Kongregatës së Vatikanit për Çështjen e Shenjtorëve, kardinali Angelo Amato.

Papa Françesku I, nënshkroi, më 26 prill 2016, Dekretin zyrtar, që u njihte martirizimin atyre, të cilët i pati parë në fotografitë e varura mbi bulevardin e kryqytetit Dëshmorët e Kombit, më 21 shtator 2014, gjatë vizitës së tij papnore njëditore në Tiranë.

Gjatë regjimit komunist në Shqipëri u vranë pesë ipeshkvij, 60 meshtarë, 30 rregulltarë françeskanë e 23 jezuitë, dhjetë seminaristë dhe tetë motra rregulltare a murgesha, pa llogaritur laikët e shumtë.

Akuzat me të cilat arrestoheshin, torturoheshin dhe dilnin para gjyqit, i cili e kishte gjithnjë gati paraprakisht vendimin e dënimit, ishin kryesisht dy: spiunë të Vatikanit dhe bashkëpunëtorë të nazizmit a të fashizmit, në varësi nga kontaktet, që kishin me Evropën.

Shumë meshtarë katolikë shqiptarë dhe misionarë ishin mësuar, me metodat komuniste të asgjësimit të tyre, duke i zhdukur fizikisht, sipas një plani të parapërgatitur (sipas modelit bolshevik dhe revolucionit trushpëlar kultutor kinez) i jepte një goditje të rëndë edhe vetë identitetit kombëtar, në formimin e mbrojtjen të cilit ata, pa dyshim, kishin kontribuar shumë.

Në natën e ringjalljes së kishës katolike në Shqipëri, në atë 4 nëntor 1990 në qytetin e Shkodrës, në varrezat e vjetra të Rrmajit u bë kremtimi i meshës së parë, pas komunizmit, nga ish i burgosur politik për shumë vite meshtari dom Simon Jubani, me një pjesëmarrje masive nga të gjithë komunitetet fetare dhe zonat e tjera periferike të qytetit të Shkodrës, në shenj mbeshtetje të besimtarëve katolikë shkodranë dhe proteste kundër komunizmit, e cila shënoi kthesën drejt lirisë së fesë për të gjithë qytetarët e Shqipërisë.

Ilir Ikonomi & Edi Rama

Si dhe pse u pushkatuan?

Ndër 40 martirët shqiptarë të shpallur nga papa Françesku I, të Lumtun, 38 prej tyre janë ipeshkvë u vranë; 20 u pushkatuan dhe trupat e tyre u hodhën dhe mbetën pa varre; 18 prej tyre vdiqën nga torturat dhe nga persekutimi.

Nëna e njërit prej tyre (priftit Lazër Shantoja), iu lut vrasësve të tij t’ia vrisnin djalin se ua paguante ajo plumbat. Ky ishte rasti më ekstrem, më tragjik… Djalit të saj i kishin thyer krahët, këmbët dhe e kishin hedhur në një qeli. Nëna që e shihte djalin e saj për të vetmin shkak se ishte prift, iu lut katilit ta vriste, edhe duke ia paguar plumbin.

Të gjithë martirët u torturuan, me korrent elektrik 220 volt, duke u hedhur kripë në gojë, zhytur kokën në ujë të ngrirë për ditë të tëra, por asnjëri prej tyre nuk u përkul. Persekutimi më i madh kundër të krishterëve të shekullit XX në Shqipëri ka qenë më i egër dhe më e pashpirtshmja.

Ka figura martirësh, që u referohen persekutimit nazist, atij spanjoll dhe atij meksikan, por deri kur u mbyll ky proces, nuk kishin parë dhe nuk e kishin idenë, se çfarë ka ndodhur në Shqipërinë tonë, ku ishte kapërcyer krimi nazist, stalinist e të tjerë, që ka njohur historia. Natyrisht, kjo ka ndodhur nga një mendje diabolike, që ka krijuar këtë vuajtje të tmerrshme të papërshkrueshme për të cilën është folur pak, edhe gjatë këtyre 25 vjetëve, pavarësisht se në vitet e para, Presidenti i asaj kohe, zoti Berisha, i ka shpallur “Pishtarë të demokracisë” disa prej tyre. Dërrasa ku e kishin shtrirë ishte plot me gozhdë dhe gozhdë filluan të ngulnin mbi trupin e tij.

Imzot Vinçenc Prendushi,[1] françeskan i qytetit të Durrësit, u burgos dhe u torturua, sepse nuk pranoi të mohojë besimin e tij. Ai dha shpirt më 19 mars 1949 në birucën e burgut, i shtrirë këmbëzbathur në dheun e lagësht e të ftohtë.

Imzot Frano Gjini, Ipeshkv, martirizimi i të cilit ia kaloi çdo fantazie kriminale e njerëzore. I papërkulur para torturave, sepse nuk pranoi ta shkëpuste kishën nga Vatikani. U dënua me vdekje dhe u pushkatua më 11 mars 1948, kujton ish bashkëvuetsja e rregjimit komunist dhe e perndjekur politik Jozefina Topalli ish Kryetare e Parlamentit të Shqipërisë.

Imzot Jul Bonati, meshtar i madh intelektual, i cili pasi u mbyll për torturë në çmendinë, provoi tmerre të padëgjuara nëpër qelitë e ndryshme të Sigurimit famëkeq, nga Vlora në Durrës, vdiq në burgun e Durrësit pranë imzot Prendushit, i cili i jepte shujtën në kodin kristian.

Dom Alfons Tracki, prifti gjerman, më shqiptar se shqiptarët, bir i Breslau-t, u torturua dhe u pushkatua më 25 qershor 1946, në moshën 50 vjeç.

Dom Anton Muzaj, u torturua në mënyrë çnjerëzore, vetëm se nuk pranoi të mohonte besimin e tij. Si i thyen këmbë e duar, e liruan nga burgu dhe e nisën në shtëpi, ku vdiq mes dhimbjeve të tmerrshme pas pak ditësh, në moshën 29 vjeçare.

Dom Anton Zogaj, famullitar i Durrësit, sekretar i imzot Prendushit, meshtar jashtëzakonisht i përgatitur në të gjitha drejtimet, u burgos e u torturua mizorisht. E lanë të mbyllur disa ditë në një banjë të qelbur, teksa priste ditën e pushkatimit, 31 dhjetorin e vitit 1946.

Dom Dedë Maçaj, i akuzuar si spiun i Vatikanit, u torturua, u gjykua dhe u pushkatua për rezistencën e tij heroike fetare, në moshën 27-vjeçare.

Dom Dedë Malaj, mbetet i paharruar në kujtesën e popullit për mbrojtjen heroike, që i bëri besimit të tij në gjyqin që e dënoi me vdekje. U pushkatua në breg të Liqenit të Shkodrës më 12 maj 1959, në moshën 39 vjeçare.

Dom Dedë Plani, dha shpirt në spital më 30 prill 1949, pasi nuk pranoi asnjë akuzë dhe u bëri ballë heroikisht torturave çnjerëzore.

Dom Ejëll Deda, famullitar i Bushatit, i arrestuar vetëm pse ishte prift, vdiq më 12 maj 1948 në spitalin e burgut, mbas torturave çnjerëzore.

Dom Jak Bushatin e akuzuan se ndihmonte diversantët, se bënte agjitacion e propagandë, pretekste për të cilat u pushkatua pa gjyq më 12 shkurt 1949.

Papa Josif Mihali, njeri i Zotit, e arrestuan dhe e torturuan veç me këtë akuzë. U mbyt për së gjalli në baltën e kënetës në kampin e shfarosjes të Maliqit.

Dom Zef Maksen (meshtar gjerman), u pushkatua në vitin 1946 duke shqiptuar fjalët: “Des i lumtun, tue mendue se do të kujtohem prej shqiptarëve, si meshtar i fesë së Krishterë”.

Dom Lazër Shantoja (meshtar i ndritur, njeri i kulturës, i letërsisë dhe i artit), u masakrua deri në atë gradë, sa vetë e ëma kërkoi nga xhelatët komunistë ta pushkatonin një orë e më parë, gjë që nuk munguan ta bënin në fushat e shkreta të Tiranës në moshën e tij 54-vjeçare.

Dom Lekë Sirdani (personalitet i shquar i Kishës Katolike, prift, patriot, shkrimtar), u torturua mizorisht dhe u mbyt për së gjalli në një gropë ujërash të zeza.

Dom Luigj Prendushi, u arrestua, u torturua dhe u pushkatua si spiun i Vatikanit më 24 janar të vitit 1947.

Dom Martin Shkurti, u shugurua meshtar më 1961, shërbeu pak kohë në Kishën me dyer të hapura, në atë të heshtimit dhe guxoi të vijojë heroikisht shërbimin meshtar në kohën e terrorit. U arrestua, prej andej u torturua dhe u pushkatua në vitin 1969.

Dom Mark Gjani, u arrestua për veprimtarinë e tij meshtare dhe u shua gjatë torturave të tmerrshme në duart e katilëve në qeli në vitin 1945.

Dom Mikel Beltoja, u pushkatua më 10 shkurt të vitit 1974 pasi mbrojti heroikisht dhe haptazi idealet e tij fetare, gjyqin që iu bë pas gjashtë muaj torturash i cili e dënoi me vdekje.

Dom Ndoc Suma vdiq dy vjet pasi ishte liruar i shkatërruar nga burgu, ku u torturua me akuza për të cilat thoshte: “Vetëm kur dola në gjyq e mora vesh pse isha arrestuar”.

Dom Ndré Zadeja (prift, poet) i pushkatuar pa gjyq në qytetin e Shkodrës, duke u bërë kështu martiri i parë viktimë e diktaturës komuniste.

Dom Pjetër Çuni (prift) vdiq i varur me kokë poshtë mbi gropën e ujërave të zeza.

Dom Shtjefën Kurti (prift) u pushkatua para banorëve të Gurzit. Sigurimi e akuzoi se deshi të helmatiste popullin duke shfrytëzuar për këtë furrat e bukës.

At Bernardin Palaj o.f.m. (frat e poet i madh) do të vdiste në Kuvendin e Françeskanëve në Shkodër, shndërruar në burg për 700 të burgosur të pafajshëm. Nën torturat e Sigurimit mori tetanosin. Ishte mbledhësi i parë i eposit të kreshnikëve, mitolog i shquar, por edhe muzikant, pianist i talentuar, gjeni i letrave shqiptare, pasardhës i denjë i Fishtës së madh; i mbytur, por edhe i harruar.

At Çiprian Nika (françeskan), vdiq nën akuzën e rëndë dhe shpifëse se kishte fshehur armë në altarin e Shën Ndout në kishën françeskane të Gjuhadolit.

At Gaspër Suma (rregulltar pinjoll i një familjeje, që u shua nga komunistët), u arrestua në vitin 1947 dhe vdiq në burg.

At Gjon Shllaku (frat i madh, filozof), u pushkatua së bashku me jezuitët At Giovanni Fausti, misionar italian, dhe At Daniel Dajani, po ashtu, italian, si dhe me seminaristin Mark Çuni, djalë i ri. Në fillimet e masakrës komuniste kundër klerit katolik u akuzua për tentativë arratisjeje dhe për formimin e Partisë Demokristiane. Që të katërtëve shteti shqiptar u ka dhënë dekoratën Martir i demokracisë në vitet e para të ’90-ës. Për sa i përket atë Gjergj Gjon Shllakut: “Në mëngjesin e zymtë, të vrenjtur dhe me shi Shkodre të 4 marsit 1946, zemrat e shkodranëve u dridhën nga breshëritë e automatikëve dhe jehonat që vinin nga Zalli i Kirit, vendi i namun, ku pushkatoheshin “mëkatarët” e kohës së kuqe. Nën plumbat e skuadrës ekzekutuese ranë njëri pas tjetrit përdhe trupat e shtatë të dënuarve me vdekje, ndër të cilët katër ishin klerikë katolikë. At Gjon Shllaku, ishte njëri ndër ata. Nuk ishte hera e parë që në të zbardhur të dritës në qytet të dëgjoheshin të shtime të tilla me ushtimë të “xanun”, si ato që bien në mish njeriu. Në zakonin e fituar rishtazi, pushkatimet e heretikëve bëheshin në orët e para kur njerëzit ishin ende në shtroja. Pas pushkatimit zakonisht trupat e të vdekurve liheshin ashtu njëri mbi tjetrin sikur të ishin thasë plehu në dispozicion të qytetarëve për tërë ditën. Në muzg, ashtu grumbull siç ishin, hidheshin në një gropë të përbashkët që mbulohej mirë, që mundësisht të mos mund të dallohej më”. Ky qe edhe fati që e la pastaj edhe gjatë kësaj periudhe në harresë At Gjon Shllakun.” Por kush ishte At Gjon Shllaku? Ai kreu shkëlqyeshëm liceun dhe kursin e filozofisë në atdhe. Më vonë u dërgua, si shumë studentë të tjerë, përjashta e pikërisht në Holandë, ku kreu teologjinë. Më 15 mars të vitit 1931 u shugurua meshtar, por në këtë vit u dërgua nga Provinciali i atëhershëm, Vinçens Prendushi, në Louvaine të Francës. Atje Patër Gjoni ndoqi degën e Shkencave, më vonë atë të historisë dhe të filozofisë, duke u lauruar me tezë të shkëlqyer në filozofi në vitin 1936.

At Karl Serreqi, frati që nuk pranoi të kallëzojë rrëfimin e një të plagosuri në ndeshjet me komunistët në mal, e kaloi jetën burgjeve. Vdiq në Burrel më 4 prill të vitit 1954. Ai është një ndër martirët e rrallë të sekretit të rrëfimit në historinë e kishës universale.

At Mati Prendushi o.f.m. (frati që mori pjesë në ngritjen e flamurit në Deçiq më 6 prill 1911 sëbashku me fatosin e lirisë Dedë Gjon Luli) u përndoq dhe u fal nga Mbreti Nikolla dhe nga mbreti Zog, por u dënua me vdekje nga i ashtuquajturi “gjyq komunist”. Nuk i dihet as varri.

At Serafin Koda (frat françeskan) dha shpirt pasi hetuesit komunistë, duke mos u ngopur me torturat e zakonshme, ia shqyen fytin me thonj.

Vëlla Gjon Pentalia (jezuit), u arrestua ndër të parët dhe vdiq në spital pasi vuajti tmerre të papërshkrueshme.

Fran Miraka, Qerim Sadiku dhe Gjelosh Lulashi (të rinj që edukoheshin ndër jezuitë) u vranë për besimet e tyre. Edhe një vajzë e re, Maria Tuci, u torturua duke e mbytur, e futën në thes dhe e hodhën.

At Luigj Paliqi dhe dom Gjon Gazulli janë të vetmit martirë që i takojnë kohës para komunizmit.

At Luigj Paliqi u vra në atentat nga serbët, ndërsa dom Gjon Gazulli u var nga Zogu në një shesh të Shkodrës në vitin 1927.

Promovimi i librit të peshkopit të kuq Nolit në kishën martire katolike

Mjafton fatkeqsisht, që të shikoni fotolajmërimin e fundit të një kishe katolike shqiptare në Detroit të SHBA-së, për të kuptuar shumë gjëra të Sindromës së Stokholmit këtu. Nuk është cudi, që një ditë të bukur të kujtohet edhe kryexhelati diktatori Enver Hoxha dhe ndihmësit e tij si Mehmet Shehu etj.

Shumë zhurmë e madhe është bërë vazhdimisht në forma të ndryshme për peshkopin e kuq Theofan S. Nolin, gjatë komunizmit direkt nga idhulli i tij përjetshëm antikatoliku fanatic Enver Hoxha dhe deri në ditët tona… e cila po përsëritet si kakofoni dhe inerci propagandistike vazhdimisht këtu në SHBA, dhe atje në Shqipni dhe Kosovë.

Peshkopi leniniste i pandreqshëm, vazhdimisht dhe në cdo numër botonte në fletushkën (gazetën) e tij komuniste “Dielli” (1909) të gjithë emrat e të arratisurve nga Shqipnia asokohe dhe anti shqiptari dhe otomani-arab Enver Hoxha, i persekutonte dhe internonte një nga një të gjithë antarët e familjeve të tyre në kampet e perqendrimit dhe punës së detyruar drejt një vdekje të sigurtë 100%. Këtë shërbim trathtari, peshkopi i kuq Noli e bëri për disa dekada deri sa iku fatmirësisht në botën tjetër….

Lind pyetja se a ishte peshkopi i kuq Noli agjent vullnetar i Shërbimit Sekret të Sigurimit të Shtetit Komunist që vepronte në mënyrë aktive nga SHBA për llogari të diktatorit dhe diktaturës së tij!? Koha dhe vetë koha shumë shpejt do të na jap përgjigje të saktë për këtë pyetje enigmatike dhe retorike njëkohsisht.

Nga ana e tjetër, për peshkopin e kuq leninist Niolin asnjëherë nuk ëshë dhënë ana e errët apo hijet e tij të zeza të pa zbardhura deri me sot nga biografët dhe “studiuesit” e shumtë propagandistik të tij. Ato fatkeqisht në unison asnjëri nuk tregojnë deri tani (tesh 70 vjet) për bashkëpunimin dhe bekimin e tij (peshkopit të kuq) të vazhdueshëm me regjimin e Enver Hoxhës, ku këtë të fundit ai e krahason me Shën Gjergjin e Kishës Orthodokse Shqiptare në Boston të SHBA-së dhe me Heroin tonë Kombëtar Gjergj Gjon Kastriotin.

Unë mendoj, se nëse këto të dy (shenjti i krishtërimit dhe kryeheroi arberor), do të ishin gjallë sot, në shenj proteste (sepse Noli i barazoi me Dullën), me siguri se Shën Gjergji do të ishte larguar me zemërim nga kisha orthodokse amerikane, ku emri i tij ndodhet sot në në një kishë në Boston dhe kryetrimi i Arbnisë (Gjergji) do të kishte thënë tekstualisht, sikurse dikur poeti ynë kombëtar brilant At Gjergj Fishta, se: “Se mbas sodit, nuk jam ma shqyptar”…

Fakte, fakte dhe vetëm FAKTE

  1. “Shqiptarë! Koha e gjakpirësve imperialistë ka për shkuar, ashtu si shkoi koha e hajdutëve feudalë. Punëtorët dhe katundarët revolucionarë anë e mbanë botës po gatiten e po hidhen me sulmin final, kundër tiranëve të tyre shekullorë, që t’i korrim me drapërin e t’i shtypim me çekanin, që t’i shuajnë një herë e mirë nga faqja e dheut”. – Fan Noli, Ëien, 3 Shtator 1928, Për Komitetin e Çlirimit Nacional
  2. “Nuk u besova syve të mij, kur pash telegramet që Hirësia e Juaj i ka çue herpasher qeveris së kasapvet të Tiranës. Në ketë telegram, Hirësia Juaj, jo vetëm që aprovon çka bajn ata, që kanë deklarue kjartsisht se nuk besojn në Zotin dhe kanë fut në burg e vra të tjerët… Ju i keni paraqitë komunistat e Tiranës në sytë e botës si njerëz të denj me e qeveris popullin shqiptar. Nji ditë, keni me takue Skanderbegun dhe po ju thom se ka me qenë shumë i idhnuem. Shpresoj, se nuk i ka ra në dorë kopja e Diellit, ku në të krahasohet Enver Hoxha me të.” – Prof. Mhill Marku, SHBA
  3. “Regjimet komuniste e kthyen krimin masiv në një sistem të plotë të qeverisjes dhe janë përgjegjës për një numër më të madh të vdekjeve sesa nazizmi ose ndonjë tjetër sistemi politik. Komunizmi, karakteristika përcaktuese e ‘shekullit të shkurtër të njëzetë,’ që filloi në Sarajevë në 1914 dhe përfundoi në Moskë në 1991, e gjen veten në shtetet qendrore të historisë. Komunizmi, i parapriu fashizmit dhe nazizmi, i mbijetoi të dyja dhe la gjurmët e tij në katër kontinente. Duhet të bëjmë një dallim midis doktrinës së komunizmit dhe praktikës së tij. Si një filozofi politike, komunizmi ka ekzistuar me shekuj, madje edhe mijëvjeçarë.” – Stéphane Courtois Libri i Zi i Komunizmit: Krimet, Terrori, Represioni “Hyrje: Krimet e Komunizmit” – Prof. Mhill Marku, SHBA
  4. “Fan Noli nuk qe hipokrit dhe po të mos kishte besue nuk do t’a kishte kalue të gjithë jetën i mshefun nën rroben e priftnisë. Ai qe nji njeri poliedrik me zotësi të madhe në histori, në letërsi, muzikë, gjuhësi dhe teologji, prandej mund të nepte mësim në çdo universitet që të dishronte dhe mund të jetonte materialisht shumë ma mirë se ai Kryepeshkop i Kishës Ortodokse Shqiptare n’Amerikë. Pra të thuhet se Fan Noli nuk besonte në Perendinë, sidomos kur ai nuk asht në kët jetë të përgjigjet me gojën e tij, asht aq qesharake sa nuk meriton as që të përmendet. Qëllimi I këtij artikulli ashr t’u tregojë atyne, që ende besojnë se qeveritarëve të Tiranës u ka mbetë nji pikë burrnjie, që o janë me komunistat kryekëput ose u ka humb logjika e gjykimt krejtsisht e nuk dijnë të dallojnë në mes të së mirës e së keqes. Kur perdoren te vdekunit si Luigj Gurakuqi, Dom Ndre Mjeda e Fan Noli për propagandë poshtërsija e ka mbrrrijtë kulmin.” – Prof. Mhill Marku, SHBA
  5. Në të njëjtin fjalim Shuteriqi citon nji deklaratë që Noli i paska pas ba korrespondentit të gazetës Pravda me 4 Nanduer 1927, në rastin e pjesëmarrjes së tij në Kongresin e Miqve të Bashkimt Sovjetik. Citimi që ban Shuteriqi si zakonisht, asht i cunguem dhe i përshtatun në nji mënyrë t’atillë që t’i shërbej Qeverisë së Tiranës. Artikullin në fjalë e lexova asnji fjalë që cekë ndjenjat e Fan Nolit. Qëllimi i Shuteriqit asht që t’a paraqesi Nolin si mik e simpatizues të komunizmit. Nuk duhet të harrojmë se n’at Kongres në Moskë morën pjesë gjithafarë njerzish, nji ndër ta qe edhe Albert Einsteini.” – Prof. Mhill Marku, SHBA.
  6. “Prandaj pjesëmarrja e Nolit në atë Kongres nuk mund të konsiderohet si pranim nga ana e tij e idevet të komunizmit. Einsteini kur iku nga Gjermania për t’i shpëtuar nazizmit, nuk shkoi në Rusi, por shkoi në Amerikë, në vendin e lirisë e të njerzëvet të lirë. Po të ishte Fan Noli ashtu siç na e paraqet Shuteriqi, ai do të shkonte në Rusi ashtu sib bani Sejfullah Malëshova e të tjerë që ishin me të vërtetë komunista. Në qoftë se ndonjiherë gjatë jetës së tij Fan Noli asht tregue mik i Bashkimit Sovjetik për arsye politike, ai vetë kurrë nuk na e tha kët gja. Nga ana tjetër, gjatë jetës së tyne miq të Bashkimit Sovjetik janë tregue deri Hitleri, Churchilli, Roosvelti e sa e sa tjerë, por nuk mund të thomi kurrë se këta njerëz qenë komunista e simpatizues të komunizmit.” – Prof. Mhill Marku, SHBA
  7. Në fjalimin e tij, Shuteriqi, citon deklarata, shkrime, predikime e thash e thana që mund të tingllojnë si përpjekje të Qeverisë së Tiranës dhe të krimeve të saj. Gjithëkushi e di se gjatë Luftës së Dytë Botënore në Shqipni mbretnoi nji kaos i papërshkrueshëm. Parti të ndryshme, personalitete të ndryshme, dy shtete të huaja, Italija dhe Gjermanija, luftuen në tokën shqiptare. Pra me nji fjalë popullore, nuk e njihte qeni të zotin. Shqipnia qe në rrezik të madh që t’a humbte pamvarësinë edhe t’asaj Shqipnisë së vogël, që doli e pamvarun në vjetin 1912. Shqiptarët e mërgimit me arsye të plotë deshirojshin dhe punojshin që Shqipnija mos t’a humbte pamvarësinë. N’atë kohë shqiptarët e mergimit nuk e dijshin dhe ndoshta nuk u interesonte t’a dijshin se çka bajshin shqiptarët me me njani tjetrin; qëllimi i tyne ishte që Shqipnia mos t’u zaptonte nga të huajt. Kjo asht periudha në të cilën Noli e shumë shqiptarë të mërgimit folën dhe nxitën të gjithë shqiptarët e Amerikës t’u ndihmojshin atyne që prtendojshin se ishin tue luftue për të shpëtue Shqipninë nga kethetrat e të huajve. Kësaj periudhe të turbulltë, kur grekët në konferenca ndërkombëtare kërkojshin me skllavërue gjysmën e Shqipnisë, i përkasin disa deklarata të Nolit dhe dedikimi i Albumit që Shuteriqi e paraqet si provë të miqësisë e simpatisë së Nolit për Qeverinë e Tiranës. Noli si historian dhe njeri i kulturës të gjanë ka mendue tue u bazua në histori. Me përkrahjen që ka Shqipnija, një pushtim i huaj donte me thanë mbarimi i Shqipnisë, sidomos në qoftë se ky pushtim vinte nga fqijt që kishin e kanë pretendime tokësore, kundrejt vendit tonë që prandej kush do ta qeveriste Shqipninë do të kishte qenë ma mirë se nji zaptim i fqijve. Qeveritë shkojnë e vijnë, njerëzit vdesin, dhe historia na mëson se diktaturat mund të zgjasin por nuk janë të përhershme. Shpirti i lirisë do të triumfojë o heret o vonë e kujtimi i diktatorëve do të mbetet ashtu siç ka mbetë ai i Neronit, Hitlerit e Stalinit.” – Prof. Mhill Marku, SHBA
  8. “S’ka dyshim se Fan Noli qe liberal e humanitar n’idetë e tija politike. Ai qe në politikë çka mund të quhet sot nji Kristian demokrat i së majtës në Gjermani e Itali. Pra orvatjet e Qeverisë së Tiranës me përdorë eshtnat e Luigj Gurakuqit, të Bajram Currit, e të Dom Ndre Mjedës e të Fan Nolit për të përjetësua tiraninë e komunizmit mbi kurrizin e popullit shqiptar janë të kota e nuk pijnë ujë kurrkund, se aty ku bajoneta, litari, pushkatimi, burgjet e fushat e përqëndrimit janë mjetet e mendmbushjes.. Po e mbarojë këtë artikull tue mendue çka do t’i kishte ndodhë Fan Nolit sikur të kishte shkue të jetonte në Shqipni. Pa tjetër shumica e shqiptarëve që nuk janë komunista do ta kishin dash e nderue; komunistat do t’ishin mundue t’a përdorshin dhe ta bajshin vegël të tyne. Fan Noli qe liridashës e mbrojtës i vegjëlisë dhe komunistët patjetër do t’ia kishin marrë shpirtin ashti si kanë ba me Profesor Gjergj Kokoshin, Profesor Kolë Prelën e sa e sa tjere.” – Prof. Mhill Marku, SHBA

Shënim: Për më shumë mbi peshkopin e kuq leninist, me fakte dhe dokumente të reja, mund të mësoni, duke lexuar librat e fundit me titull: ”Presidenti Trump dhe këneta globaliste” (Neë York, 2021) dhe librin: “Drite dhe hije historike ne Neë York” (Neë York, 2024), i cili është në proces botimi nga shtëpitë e mëdha botuese botërore dhe amerikane online Amazon, Barnes and Noble etj.

Ne foton e pare asht Prof. Mhill Marku, SHBA, i arratisun nga “lumtunia” e Shqipnise se peshkopit te kuq Noli dhe diktatrit Enver Hoxha…

[1] By prof. Arshi Pipa, “It is Difficult to believe that everything comes to and ëith the body ëhen ëe see hoë men die for ideals” – In Memory of Archibishop Vincent Prennushi (By Gjon Sinishta, “Fallen for Faith Justice, and Liberty, Roman Catholic Hierarchy”, “The Fulfilled promise”, A Documentary Account of Religious Persecution in Albania, Santa Clara, California, U.S.A., 1976, Library of Congress Catalog Card numer: 76-57433), p. 79-87. 

A është fundi i kohërave në duart e zbatuesve të Protokolleve të të Urtëve të  Zionit?

0

Prof. Pirro Prifti, Tiranë

Këto protokolle kanë shkaktuar dhe po shkaktojnë një valë zemërimi kundër hebrejve në vëndet ku banonin, dhe banojnë sot hebrejtë si në Izrael ashtu dhe në SHBA, vëndet e BE e gjetke edhe në ditët e sotme me protestat kundër luftës së Izraelit ndaj Palestinezëve.

Protokollet që në fillimet e shekullit të XX e deri kur kulmuan me genocidin ndaj hebrejve në kampet e përqëndrimit gjerman në luftën e 2 botërore shkaktuan vrasjen me mmiliona hebrejve dhe popujve të tjerë.

Në ditët e sotme, luftrat në Ukrainë, lufta e Izrelit kundër Palestinezëve mesa duket janë një fillim ugurzi , zgjatja e të cilave mund të konfirmojë strategjine e këtyre të urtëve që të afrojnë fundin e botës dhe ardhjen e Dexhallit islam apo anti krishtit. Madje disa analistë hebrej thonë që vetë Netaniahu mund të jetë një paraardhës i Dexhallit.

Megjithëse shtypi e asaj kohe dhe shtypi i ditëve të  sotme është përpjekur të konfirmojë se protokollet e të urtëve të Zionit janë një falsifikim ,  por të dhënat e ditëve të sotme tregojnë të kundërtën, sepse po të shihen 24 direktivat e shkruar që në vitin 1903 mund të konfirmojnë se ato po zbatohen në kohët e sotme në të gjitha vëndet ku hebrejtë dominojnë politikat e vëndeve të veçanta dhe ato nëdrkombëtare, madje dhe globalizmi është një derivate i njërës nga direktivat e protokolleve të shkruara 121 vite më parë pra, nëse zbatohen fundi i botës mund të jetë afër….

Përmendja e parë e njohur e Protokolleve të të Urtëve të Zionit ishte në një artikull të vitit 1902 nga gazetari Menshikov.

Në vitin 1903, Protokollet u botuan si një seri artikujsh në Znamya, një gazetë e `qindsheve të zeza` .Ai u shfaq përsëri në 1905 si kapitulli i fundit `I madhi brënda të voglit dhe antikrishti”, një libër nga Sergei Nilus.

Në janar 1920, Eyre & Spottisëoode botuan përkthimin e parë në anglisht të Protokollet e Pleqve të Sionit në Britani nga George Shanks.

Në SHBA u përkthye në anglisht nga Natalie de Bogory në qershor 1918 nga Instituti Hoover.

Ideja e një komploti ndërkombëtar hebre për dominimin e botës, sipas protokollit, u krijua që në vitet 1860. Jacob Brafman, një çifut lituanez  I cili shkroi polemika kundër Talmudit dhe Qahalit (Asamble cifute).

Pipes vëren se Protokollet theksojnë tema të përsëritura të antisemitizmit konspirativ: “Hebrenjtë gjithmonë bëjnë skemë”, “Hebrenjtë janë kudo”, “Hebrenjtë janë pas çdo institucioni”, “Hebrenjtë i binden një autoriteti qendror, “Pleqtë” në hije” dhe “Hebrenjtë janë afër suksesit” (Segel, Binjamin (1995). A Lie and a Libel: The History of the Protocols of the Elders of Zion. Translated by Levy, Richard S. University of Nebraska Press. p. 30. ISBN 0803242433.).

Hebrenj në Jerusalem në vitin 1895

Në total Protokollet me gjithë sqarimet përbëjnë mbi 400 faqe, por 24 direktivat janë si më poshtë dhe kështu lexuesi mund të shohë ngjashmëritë me ditët e sotme.

Protokolloi i të Urtëve të Zionit (The Protocols of the Elders of Zion – Wikipedia):

1.Doktrina Themelore: “E drejta qëndron në fuqi:” Liria dhe e drejta për të bërë çfarë dëshëron; Autoriteti dhe pushteti; Ar = para

2.Lufta ekonomike dhe çorganizimi çojnë në qeverinë ndërkombëtare; Komploti ekonomik ndërkombëtar politik; Shtypi/Media si mjete

  1. Metodat e Pushtimit: Populli hebre, arrogant dhe i korruptuar; Zgjedhja/Zgjedhja; Shërbim public
  2. Shkatërrimi i fesë nga materializmi. Biznesi si i ftohtë dhe i pashpirt; Johebrenjtë si skllevër
  3. Despotizmi dhe Progresi Modern Etika Hebraike; Marrëdhënia e popullit hebre me shoqërinë më të madhe
  4. Blerja e tokës, Nxitja e spekulimeve Pronësia e tokës
  5. Një profeci e luftës mbarëbotërore: Trazirat dhe mosmarrëveshjet e brendshme (kundër sistemit gjyqësor) që çojnë në luftë kundër Shalom/Paqe
  6. Elementi kriminal i qeverisë kalimtare
  7. Ligji Gjithëpërfshirës i Propagandës; arsimimi; Masoneria
  8. Heqja e Kushtetutës; Ngritja e Politikës së Autokracisë; Rregulli i shumicës; Liberalizmi; Familja
  9. Kushtetuta e autokracisë dhe sundimi universal i johebrenjve; përfshirja politike e hebrenjve; Masoneria
  10. Mbretëria e Lirisë së Shtypit dhe Kontrollit; censura e shtypit; Publikimi
  11. Kthimi i mendimit publik nga johebrenjtë nga gjërat thelbësore në jothelbësore; Biznesi; Zgjedhja/Zgjedhja; Shtypi dhe censura; Liberalizmi
  12. Shkatërrimi i fesë si një prelud i ngritjes së judaizmit të Perëndisë çifut; Zoti; johebrenjtë; Liria; Pornografi
  13. Shfrytëzimi i Masonerisë: Shtypja e pashpirt e armiqve johebrenj; Masoneria; Dijetarët e Izraelit; Pushteti dhe autoriteti politik; Mbreti i Izraelit
  14. Anulimi i Arsimit Arsimi
  15. Fati i Avokatëve dhe Juristëve të Klerit; Klerikë; Krishterimi dhe autoriteti johebre
  16. Organizimi i Çrregullimit të Keqe; të folurit
  17. Mirëkuptimi i ndërsjellë ndërmjet sundimtarit dhe njerëzve Thashethemet; Martirizimi
  18. Programi Financiar dhe Taksat dhe Taksat e Ndërtimit; Kredi; Obligacionet; Fajde; Dhënia e parave
  19. Kreditë e brendshme dhe kreditë e qeverisë Tregjet dhe bursat
  20. Përfitimi i sundimit hebre Ari=Paratë; Zgjedhja/Zgjedhja
  21. Ngulitja e bindjes Bindja ndaj autoritetit; Skllavëria; Zgjedhja/Zgjedhja
  22. Mbretëria e sundimtarit hebre; Dokumenti si fiksion.

Nëpërmjet kësaj pasqyre të shkurtër duket qartë se nuk ka vënd konspiracioni sepse në të vërtetë 24 direktivat janë duke u bërë realitet në ditët e sotme.

Pyetja e fundit është se kush na qënkërkan zbatuesit pa dashje të të urtëve të Zionit? Këta mund të jenë formuluesit e Kushtetutës të BE, Sorroistët dhe degët e tyre, ekstremizmi fetar dhe etnik që ka shpërthyer mënjëherë pas shkatërrimit të komunizmit, madje dhe po vazhdon edhe në ditët e sotmë në pika të ndryshme të Globit.

Interesant është fakti se në Kushtetutën e BE nuk është përmëndur roli i kristianizmit në evoluimin e kulturës, arsimimit, progresit, të lirive, dhe rolin e bërjes së ligjeve dhe të moralit në shtetet europiane bazuar në Bibël.

Një nga kritikuesit e  demokracive  liberale perëndimore, dhe mesa duket edhe të direktivave të protokolleve të të urtëve të Zionit shkroi: “Nëse do injorojme rregullat morale, ne do injorojme në fund të fundit edhe vetë lirine; nëse rregullat morale kapërcehen dhe deklarohen relative, do të minohej themeli i vetë këndvështrimit europian të Botës“.

priftipirro2017@gmail.com

Tetë dekada në pritje të drejtësisë, për gjenocidin nga Greqia në Çamëri 80 vite pas

0

Fahri Dahri, studjues i çështje çame

80 vjet më parë, në trojet e Çamërisë, pa prit e pa kujtuar, vetvetiu, si në ditët dhe netët kishte pllakosur një mer (më i fuqishëm se frika), kudo. Nuk di si ta shpreh, por po mendoj ta krahasoj me lajmin e ditëve të para të shfaqjes së sëmundjes së COVID- it 19. A ju kujtohet që ato ditë, të gjithë u mbyllëm nëpër shtëpi; ndërsa kumbonte zëri i trishtë i Vaçes, nëpër lagjet e Tiranës tonë? E po ashtu ishte gjithë Çamëria, e tromaksur, e trembur, sepse mortaja- sëmundje, e hedhur në ato troje nga kisha bizantine dhe shteti ortodoks grek, po binte era gjak, gjak i pastër i pellazgjisë epirote.

Familje çame në Shqipëri disa vite pas gjenocidit grek 

Priftërinj mjekërosh, të shoqëruar nga kryekrimineli, pinjoll i familjeve të ardhura mbi 700 vjet më parë nga Azia e Vogël në Janinë, u burrëruan me mbështetjen e 10-20 mijë andartëve, burgaxhinjëve, hajdutëve kretanë, etj. Të lejmonisur (përkëdhelur) nga krerët e Aleatëve dhe të Boshtit, coptuan me sopata, kazma, furra të zjarta, lopata groposëse, gjallesën njerëzore autoktone të rajonit etnik shqiptar. Përpara masakrave ç’njerëzore, brenda popullit europian, ku një pjesë e tij u bë pre e epsheve të poshtra të monarko-fashistëve grekë, po afron shekulli dhe ende nuk ka akt-akuzë, nuk ka gjykim, nuk ka llogaridhënie kundër shtetit që ka shkelur hapur Konventat, Ligjet Ndërkombëtare të të Drejtave Universale të Njeriut. Iku një shekull! Iku 100 vjeçari i marrëzisë njerëzore greko-turke se njerëzit si kope bagëtish, por pa çoban, të linin kullotën dhe vathën autoktone për t’u mbledhur në vathat sipas besimeve fetare!

Zot na ruajt nga ç’ekuilibri mendor i shteteve dhe qeverive vrasëse!

Kombi shqiptar, në gjithë 2000 vjeçarin e erës së re, është shënjestruar  për tu zhdukur. Për këtë janë përdorur të gjitha metodat, mjetet materiale, lnteligjencat negative nga të gjithë, duke filluar me romakët, bullgarët, serbët, gotët, ostrogotët, bizanti, Osmani, etj. por ata nuk arritën të vrisnin vitalitetin e kësaj race, me etni, tashmë të vërtetuar pellazge. Shqiptari mbijetoi. Fisi çam, pjesë e pandarë e etnosit shqiptar, në shekullin e kaluar u vra, u ther, u dogj, u përdhunua, u çpronësua dhe u dëbua dhunshëm nga vatra e tij. Por ka mbijetuar. Sot është i konsoliduar, i unifikuar dhe i rikthyer në vlerat e larta njerëzore që karakterizojnë etnosin iliro- arbëror.

Ka kaluar shekulli i coptimit të padrejtë të trojeve tona. Sipas të vjetërve tanë të mënçur, thuhet se devrat tre-katër dekadëshe sjellin ndryshime epokale. Dhe vërtet e kaluam devrën e parë dhe tani po afron devra tjetër, e cila filloi tre dekada më parë! Presim ndryshime të mëdha cilësore. Zërat për ndryshim po dëgjohen gjithnjë më fort, më afër.

Të mbajmë lart dhe fort krenarinë tonë të ligjëshme. Gjithçka do t’i shkojë atij që i takon. Ne, nuk duam asgjë tjetër veçse atë që të parët na e kanë lënë AMANET.!

Më 17 maj 2024

Për Marrëveshja e Konçulit të 20 majit 2001

Nga: Prof. Refik Hasani

Marrëveshja e Konçulit

(20 maj 2001-20 maj 2024)

Më datën 20 maj 2001, pas një procesi jo të shkurtër të rundve të negocimit,  arrihet  Marrëveshja e Konçulit, për ndaljen e luftimeve  si një armёpushim me ndërmjetësimin e faktorit politik dhe ushtarak ndërkombëtar, në emër të tyre, marrëveshjen e nënshkroi i dërguari i NATO-s, z.Pieter Feith, i cili ndërmjetësoi vazhdimisht ndërmjet Qeverisë së Beogradit dhe duke u konsultuar me të gjithë liderët e partive politike, Drejtues politik të Ushtrisë Çlirimitare për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc,së bashku me Komandantat e Zonave dhe  Komandantin e Përgjithshëm të UÇPMB-së, z.Shefket  MUSLIU.

 

Që nga ajo kohë kan kaluar 23 vite, asnjë takim, asnjë konsultim nuk është realizuar, që nga data e kësaj marrëveshje, edhe pse është paraqitur domosdoshmëri e kohës,për rishikimin e kësaj marrëveshje, për plotësimin  pasi kan kaluar po jemi fare një çerek shekulli.   Ne Shqiptarët,  për shkak diskriminimit  ishim në një  kryengritje të armatosur dhe është formuar UÇPMB-ja, dhe ne do të duhej paraqitur e shfaqur paknaqësi mbi zbatimin.

Beogradi zyrtar,  jo që nuk e ka respektuar marrëveshjen e Konçulit, por i ka shtuar forcat e armatosura, paramilitare, forcat e rregullta, forcat policore, grupet e civilëve të armatosur, paramilitarët, gardën kombëtare, milicinë, policinë kufitare, rezervistët ushtarakë, policinë ushtarake dhe shërbimet e inteligjencës, kështu aktualisht pas 23 viteve kemi,si: Prezenca e forcave serbe është shtuar nëpër vendbanimet lokalitete shqiptare, të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, jan  48 MINIBAZA në Zonën Tokësore të Sigurisë, kemi militarizim të lartë,

Amnistia e ish-ushtarëve të UÇPMB-së nuk është respektuar, sepse pas Marrëveshjes së Konçulit shumë Ushtarë pas dorëzimit të armëve nënë mbykqyreje, monitorimi e garantimin e ndërkombëtarë jan ballafaqur e përballur me ftesa të pranura  në biseda të shpeshta informative,jan   keqëtrajtuar, maltretuar dhe u jan ngritur  e kurdisur skenare për burgojes e arrestime,   Policia multietnike nuk është instaluar në përpjestim të popullatës, e as në hierarkinë komanduese në policin multietnike,

Kështu, që në fllim kemi  cenim, mohim e shkelje me dy këmbët të Marrëveshjes së Konçulit,sipas asaj që u arrit konform Testit  dhe për njëjtën  përmbajtje kan ra dakord e nënshkruar,  ku nuk është zbatuar Neni 3, konform Marrëveshjes së Konçulit,citoj:

Nënshkruesit njohin dhe mbikëqyrin shtesën protokollare të Konventës së Gjenevës, të 12 Gushtit 1949, lidhur me mbrojtjen e viktimave nga konfliktet jondёrkombёtare, pastaj Vazhdohet  sipas asaj që u arrit konform Testit  dhe për njëjtën  përmbajtje kan ra dakord e nënshkruar,  ku nuk është zbatuar Neni 4, konform Marrëveshjes së Konçulit,citoj:

Marrëveshja vlenë për tё gjitha forcat e armatosura dhe paramilitare, duke pёrfshirё policinё e vendosur brenda apo afёr kufijve tё Zonёs sё Sigurisё, tё cilat janё tё definuara nё Marrёveshjen Tekniko-Ushtarake dhe Rezolutёn 1244 tё KS tё OKB-sё.

Po ashtu, sipas asaj që u arrit konform testit  dhe për njëjtën  përmbajtje kan ra dakord e nënshkruar,  ku nuk është zbatuar Neni 8, ka të bëj mbi  KUFIZIMET,  konform Marrëveshjes së Konçulit,për pikën A dhe pikën B të këti neni mbi kufizimet.

Nuk jan vetëm këto shkelje, por këtu kemi të bëjm shkelje, edhe të

Deklaratës Universale për të drejtat  e njeriut e vitit 1948,

Konventës kornizë të Këshillit të Evropës për mbrojtjen e pakicave,

Konventës Evropiane për mbrojtjen e të drejtave të Njeriut dhe lirive themelore,dhe

Udhëzues mbi  Nenin 6, të Konventës Evropiane të të drejtave të njeriut.

Marrëveshja e Konçulit, do të duhej të RISHIKOHET për plotësimin, e nxjerrjen e një konstatimi nga palët që është   ndërmjetësuar, monitoruar e njëkohësisht ishin dhe mbein garanatues të zbatimit të Marrëveshjes së Konçulit.

Kjo marrëveshje, do të duhej të RISHIKUAR  ZBATUESHMËRIA, si për:

Të gjitha forcat Serbe që janë të përqëndruara nëpër vendbanime e lokalitete  të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, të  tërheqin nëpër kazerma, duke përfshi edhe heqjen  e 48 MINIBAZAVE në Zonën Tokësore të Sigurisë,  pasi kemi militarizim të lartë në këtë Rajon,  kjo është mos zbatim  i Marrëveshjes së Konçulit,

Amnistia e ish-Ushtarëve të UÇPMB-së nuk është respektuar, kjo është shkelje e Marrëveshjes së Konçulit, Policia Multietnike, do të duhej instaluar në përpjestim të popullatës, edhe  në hierarkinë Komanduese e  zingjirin Komandues në Policin Multietnike, kjo është mos respektim i Marrëveshjes së Konçulit,

Kujtoj opinionin e gjërë, se pas 4  dite,  të nënshkrimit  të Marrëveshjes së Konçulit, është vrar Ushtaraku i lartë i Ushtrisë Çlirimitare për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, Komandant Ridvan QAZIMI-LLESHI, nga Tërnoci, që ishte njëkohësisht pjesë negucuese për arritjen e armëpushimit dhe nënshkrimin e Marrëvshjes së Konçulit.   

Përveqë TJERASH, kërkohet të zbardhet vrasja enigmatike e këtij Komandanti dhe hetimi i një Komisioni hetues ndërkombëtarë mbi ndriçimin e rastit.

Ushtria Çlirimitare për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, mbrojti pragun, nderin dhe dinjitetin e shqiptarëve, prandaj    Marrëveshja e Konçulit, është momenti  fundit edhe pas kësaj periudhe kohore të vlerësohet.

Të dilet me një konstatim  pasi Marrëveshja e Konçulit,  ishte rrjedhoj e kryengritjes ësë armatosur përmesë  Ushtrisë Çlirimitare për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, tri komuna, dhe kan mbajtur dhe organizuar edhe Referendumin e datës 1 dhe  2 marsit 1992.

Shqiptarët, në Serbi jetojn në kushte pushtimi klasik,u jemi ekzpozuar frigës, urrejtjes, militarizimit, nën tendenca të vazhdueshme për shpërngulje, pasivzim e pastrim etnik. Në  23 vjetorin e Marrëveshjes së Konçulit, jan shumë arsye të njohura, për mos zabtimin e kësaj Marrëveshje.

  • Autori i këtij vështrimi është  Refik HASANI, ka edhe një punim më të gjërë, prezentuar në konferencë shkencore mbi  Marrëveshjen e Konçulit

1929 / Shkresat zyrtare nga Beogradi për një traktat tregtar midis Mbretërisë shqiptare dhe Bashkimit ekonomik Belgo-Luksemburgas

N° 2053. — Shqipëria dhe Bashkimi ekonomik Belgo-Luksemburgas — Shkëmbimi i shkresave duke përfshirë një marrëveshje të përkohshme tregtare. — Beograd, 19 shkurt 1929. — Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 18 Maj 2024 

Në faqet 429 – 433 të “Recueil des traités et des engagements internationaux enregistrés par le Secrétariat de la Société des Nations. — Koleksion traktatesh dhe angazhimesh ndërkombëtare të regjistruara nga Sekretariati i Lidhjes së Kombeve.”, gjejmë shkëmbimin e shkresave midis ambasadorit shqiptar në Beograd, Rauf Ficos, dhe ambasadorit belg po në Beograd, Adhémar Delcoigne, në lidhje me nënshkrimin asokohe të një traktati  tregtar,  të cilat, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

N° 2053. – Shkëmbim shkresash midis Qeverisë shqiptare dhe Bashkimit ekonomik Belgo-Luksemburgas, duke përfshirë një marrëveshje të përkohshme tregtare.

Beograd, 19 shkurt 1929. 

Teksti zyrtar në gjuhën frënge i komunikuar nga Ministri i Punëve të Jashtme të Belgjikës. Regjistrimi i këtij shkëmbimi shkresash u bë më 10 qershor 1929.

Legata e Shqipërisë 

Beograd, 19 shkurt 1929, 

Zoti Ministër, 

Unë kam nderin të informoj Shkëlqesinë Tuaj se qeveria ime sapo më autorizoi t’ju deklaroj se Mbretëria e Shqipërisë dëshiron të lidhë një traktat tregtar dhe themelimi marrëdhëniesh me Bashkimin ekonomik Belgo-Luksemburgas. 

Në pritje të zgjidhjes së detajeve të kësaj marrëveshjeje, Mbretëria e Shqipërisë deklaron marrëveshjen e saj me përcaktimet e mëposhtme : 

1° Regjimi i kombit më të favorizuar do të zbatohet reciprokisht në marrëdhëniet tregtare midis Shqipërisë dhe Bashkimit ekonomik Belgo-Luksemburgas, si dhe në çështjet e themelimit, fiskal, industrial dhe lundrues. 

2° Kjo marrëveshje do të hyjë në fuqi dhjetë ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare Shqiptare, Fletoren Zyrtare Belge dhe Memorialin e Dukatës së Madhe të Luksemburgut, duke u kuptuar që Palët Kontraktuese do të bien dakord që publikimi të bëhet në të njëjtën ditë. Ai mund të denoncohet nga secila prej dy Palëve Kontraktuese, duke iu nënshtruar një njoftimi paraprak prej tre muajsh. 

Duke kërkuar nga Shkëlqesia Juaj që të më dërgoni një komunikim të ngjashëm, gjej rastin të rinovoj garancitë e konsideratës sime më të lartë. 

Ministri i Shqipërisë në Beograd :

(nënshkruar) Rauf Fico

Shkëlqesisë së tij

Zotit Adhémar Delcoigne,

Ministri i Belgjikës,

Beograd

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Legata e Belgjikës. 

Beograd, 19 shkurt 1929. 

Zoti Ministër, 

Unë kam nderin të informoj Shkëlqesinë Tuaj se qeveria ime sapo më autorizoi t’ju deklaroj se Bashkimi ekonomik Belgo-Luksemburgas dëshiron të lidhë një traktat tregtar dhe themelimi marrëdhëniesh me Mbretërinë e Shqipërisë. 

Në pritje të zgjidhjes së detajeve të kësaj marrëveshjeje, Bashkimi Belgo-Luksemburgas deklaron marrëveshjen e tij me përcaktimet e mëposhtme : 

1° Regjimi i kombit më të favorizuar do të zbatohet reciprokisht në marrëdhëniet tregtare midis Bashkimit ekonomik Belgo-Luksemburgas dhe Mbretërisë së Shqipërisë, si dhe në çështjet e themelimit, fiskal, industrial dhe lundrues. 

2° Kjo marrëveshje do të hyjë në fuqi dhjetë ditë pas publikimit të saj në Fletoren Zyrtare Belge, në Memorialin e Dukatës së Madhe të Luksemburgut dhe Fletoren Zyrtare shqiptare, duke u kuptuar se Palët Kontraktuese do të bien dakord që publikimi të bëhet në të njëjtën ditë. Ai mund të denoncohet nga secila prej dy Palëve Kontraktuese, duke iu nënshtruar njoftimit paraprak prej tre muajsh. 

Duke kërkuar nga Shkëlqesia Juaj që të më dërgoni një komunikim të ngjashëm, gjej rastin të rinovoj garancitë e konsideratës sime më të lartë. 

Ministri i Belgjikës në Beograd :

(Nënshkruar) A. Delcoigne

Shkëlqesisë së Tij

Zotit Rauf Fico,

Ministri i Shqipërisë,

Beograd

Nuk po më dhimet “deka e sodit”, por pabesia e zotit…!

2

Gani I. Mehmeti

Këto janë dy vargjet e fundit në këngën e Bec Sinanit që i thot nëna e Becit, ndërsa unë po e nisi shkrimin me to për mospranimin e Kosovës në Këshillin e Europës.

Po, sepse, pikërisht kështu i ndodhi edhe Ksovës me KiE. Deri nga fundi nuk e kishte kushtin për formimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe për pranim në KiE.

Krejt në fund, kur Vuçiq donin ta linin mentë  nëse Kosova do të pranohej në KiE, shtetet më të forta të Europës e shpëtuan Viuçiqin, ndërsa e mbytën Kosovën, me  mospranimi nëKiE.

Pra, në përkrahje të Vuçiqit, e tradhtuan Kosovën me vënien kushtit, tërësisht politik, dhe e shpëtuan Vuçiqin.

Kjo i ngjan pabesisë së kumarës ndaj Bec Sinanit dhe e preu në besë kumara, ndërsa e shpëtuan Vuçiqin e Serbinë, mbasi ai loboi tek këto shtete, me çka treguan edhe dobësinë e tyre, me tradhti ndaj Kosovës.

Natyrisht, se Vuçiqi që prpagandon për serbët e Kosovës, nuk është fare i interesuar për ta. Ai është i interesuar për tokën e veriut të Kosovës, përndryshe, ai nuk do të ishte kundër pranimit të Kosovës në KiE, sepse vetëm ashtu do të fitonin të drejta më shumë serbët dhe minoritetet tjera në Kosovë, duke .

Në anën tjetërduket një papjkeuri totale shtetërore e Kosovës. Shpeshherë, nga gulçimi e nga emocionet nuk po mund ta përmbajnë veten dhe po tregojnë të gjitha planet e tyre, për çka po dalin qëllimet e tyre para kohe, e kjo e dëmton ecjen përpara, sepse armiku nuk fle.

Nuk kishte nevojë të shkruhej e as të paralajmërohej fare Serbia se me pranimin në KiE, Kosova do ta padiste për gjenocid e krime lufte Serbinë. Ata do duhej të heshtnin, madje edhe ta demantonin një padi të tillë deri sa të pranohej.

Armikut kurrë nuk i tregohet strategjia e taktika luftarake qoftë përmes armëve qoftë përmes diplomacisë.

Sot, të gjitha këto po i vuan Kosova, me mosparnimin e saj në KiE.

Politika duhet t’i ketë këmbët e fshehta. Gazetarë, banalistë e tjerë si këta, do duhej të heshtnin, por më shumë edhe politikanët.

Populli thot mos bëj “hop” ende pa kërcyer!

Të gjitha do duhej bërë edhe pa zhurmë të madhe, vetëm pasi të pranohej Kosova në KiE.

Pra, është për keqardhje pabesia e shteteve të Europës që e tradhtuan Kosovën me kushtin e vënë për asociacionin e komnave me shumicë serbe, një kusht politik. Kjo është më e rëndë se sa mospranimi.

Prandaj, nuk po m’dhimet mospranimi i Kosovës, por po m’dhimet, si gjithmonë, pabesia e Europës!

Shënohet Dita Nd’erkombëtare e Muzeve

1

Nga: Rezart Ekmekçiu

TIRANË, 18 maj /ATSH/ Sot është Dita Ndërkombëtare e Muzeve.

Dita Ndërkombëtare e Muzeve u përcaktua nga Këshilli Ndërkombëtar i Muzeve (ICOM) në vitin 1977 dhe u përqafua menjëherë nga të gjitha muzetë në mbarë botën. Kjo ditë përbën një moment të një rëndësie të veçantë për komunitetin ndërkombëtar të muzeve.

E organizuar çdo vit më 18 maj, ngjarjet dhe aktivitetet e planifikuara për të festuar Ditën Ndërkombëtare të Muzeve mund të zgjasin një ditë, një fundjavë ose një javë të tërë. Gjithnjë e më shumë muze bëhen pjesë e aktiviteteve të ndryshme.

Objektivi i Ditës Ndërkombëtare të Muzeve është të rrisë ndërgjegjësimin për faktin se muzetë janë një mjet i rëndësishëm i shkëmbimit kulturor, pasurimit të kulturave dhe zhvillimit të mirëkuptimit të ndërsjellë, bashkëpunimit dhe paqes mes popujve. Çdo vit, ICOM përcakton temën për “Ditën Ndërkombëtare të Muzeve”.

Tema e këtij viti, “Muzetë për edukim dhe kërkim”, synon të theksojë rëndësinë e muzeve si institucione edukative që nxisin të mësuarin dhe mirëkuptimin kulturor.

Me rastin e kësaj ngjarjeje, ministri i Ekonomisë, Kulturës e Inovacionit, Blendi Gonxhja, publikoi në rrjetet sociale një listë institucioneve ku do të zhvillohen aktivitete ditën e sotme.

“Nata e Muzeve”, titullohet mbrëmja e sotme, ku do të ofrohet për publikun ngjyra dhe muzikë së bashku me Universitetin e Arteve Tiranë dhe me përkrahjen e bashkive Shkodër, Durrës, Krujë, Korçë, Fier dhe Berat.

Institucionet e angazhuara këtë mbrëmje do të jenë: Muzeu Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, Krujë; Muzeun Kombëtar të Artit Mesjetar, Korçë; Muzeun Kombëtar Ikonografik “Onufri”, Berat; Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi”, Shkodër; Kullën Veneciane, Durrës; Muzeun Arkeologjik Apoloni; Muzeun Kombëtar të Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe”, Tiranë.

Ndryshe nga ditët e tjera të vitit, sot muzetë do të jenë të hapur në pritje të vizitorëve deri në orën 22:00 dhe hyrja do të jetë falas.

Agjencia Telegrafike Shqiptare