Kreu Blog Faqe 806

Vjosa Osmani në Bullgari me ftesën speciale në ngjarjen e Clinton Global Initiative të ish-sekretares amerikane Hillary Clinton

0

Me ftesë të ish-Sekretares amerikane të shtetit Hillary Clinton, Presidentja Osmani, e ftuar speciale në ngjarjen e Clinton Global Initiative në Bullgari 

Me ftesë të ish-Sekretares së Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Hillary Clinton, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për vizitë pune në Bullgari, si e ftuar speciale në ngjarjen e organizuar nga Clinton Global Initiative. 

Në një bashkëbisedë në kuadër të ngjarjes kryesore, Presidentja Osmani dhe ish-Sekretarja e Shtetit Clinton do të flasin për rolin e grave në fuqizimin e ekonomive. 

Presidentja Osmani do të marrë pjesë po ashtu në tryezën ekzekutive që organizohet në kuadër të këtij organizimi, përkrah të ftuarëve të shumtë nga bota e politikës, biznesit, filantropisë dhe shoqërisë civile. 

Ndërkohë, në kuadër të vizitës njëditore, Presidentja Osmani pritet të takohet edhe me Presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev.

Clinton Global Initiative është themeluar në vitin 2005 nga ish Presidenti i SHBA-ve, Bill Clinton dhe ka për qëllim bashkimin e forcave të liderëve nga anë e mbanë botës me qëllim të ofrimit të zgjidhjeve konkrete për sfida globale.

Lideri i IS arrestohet nga autoritetet kurde në Irak

0

NTB /Document.no 17/05/2024 21:30

Një udhëheqës i IS-it, i cili ishte i afërt me liderin e grupit ekstremist, Abu Bakr al-Baghdadi, është arrestuar në Irak, thotë Këshilli i Sigurisë Rajonale Kurde.

– Pasi kaloi pesë vjet në Turqi, Socrates Khalil u kthye në Kurdistan me një pasaportë false dhe u arrestua shpejt, thuhet në një deklaratë të Këshillit të Sigurimit të premten.

Khalil dihej se ishte një nga të besuarit e al-Bagdadit. Ai bëri bomba për IS dhe iu dha përgjegjësia për disa operacione, vazhdon këshilli.

Ata thonë se ai ishte qendror kur grupi ekstremist mori kontrollin e qytetit irakian të Mosulit në vitin 2014 dhe se ai mori pjesë në disa beteja kundër forcave irakiane dhe forcave kurde peshmerga.

(© NTB)

“Lufta dhe paqa“ Tolstojiane, versioni kosovarë

0
Nga: Agim Vuniqi
___
Shumica e shteteve të taborit socialist evrolindor (edhe pse shtete të konsoliduar institucionalisht) e kaluan fazën e tranzicionit me shumë mund, derisa Kosova e dalur nga lufta ishte e dërmuar fizikisht, materialisht me shumë dëme të mëdha kolaterale nga lufta, e papërgatitur kadrovikisht për periudhën e shtete ndërtimit.
Partitë politike pa përvojë demokratike, as statutare, pa administratë të konsoliduar shtetërore, iu rrekën punës të cilën e dinin më së miri, e të cilën e kishin bartur nga sistemi kolonial serb, korrupsionin, vjedhjen, hajninë, duke e konsideruar shtetin armik të përbetuar të cilin duhet lënduar sa më shumë, për të rritur pasurinë individuale, familjare, mahallore. “Pra atë që dinin e bënë më së miri, ngritën sistemin e familjeve të mëdha dhe të te feud-vlerave, ku në vend te ligjit vepronte kanuni, ja ky ishte modeli tranzicional i Kosovës se ngulfatur nga vala e krimit dhe korrupsionit.
Si duket “demokracia” parlamentare ishte dërrase kërcyese për të krijuar pasuri enorme. Fataliteti më i madh ishte se shumë kuadro udhëheqëse, të cilët demonstruan pjekuri institucionale dhe pjekuri kombëtare lëshuan pozitat e tyre udhëheqëse për të dobësuar sundimin kolonial serbë. Por ç’ndodhi realisht, ata u ndoqën nga “komandantet” partizanë, duke bërë trysni në UNMIK dhe EULEX se ata kanë damkën e “komunistëve”, nga ata të cilët shquheshin si barinj të mirë, të pa edukuar dhe të pashkollë”.
Shumë nga kuadrot cilësore u zhgënjyen, disa prej tyre morën rrugën e mërgimit, disa nga ta që ishin të afërte me “jurishnikët” me kalash shfrytëzuan lidhjet me serbë për të vazhduar “kumbarinë” biznesore, e disa u pensionuan dhe iu bashkëngjiten listës së gjatë të asistencës sociale. “Çlirimtarët e njëmendë u dëshpëruan, shumë nga ta u vranë, një numër sish bënë vetëvrasje, shumë sish mbetën në asistencë sociale, ja kjo ishte pasqyra reale e sundueseve dhe votueseve.
Sistemi zgjedhor debakël i vërtetë
Sistemi zgjedhor ishte një debakël i vërtetë që u kushtojë shumë shtrenjtë shqiptarëve. Sistemi zgjedhor proporcional me lista te mbyllura krijoi shoqërinë e mbyllur, papërgjegjësinë institucionale, vjedhjen, korrupsionin, anarkinë. Krijoi brezin e politikanëve servilë, ngase të gjithë ishin të zhytur thellë ne vorbullën e krimit, duke vendosur bordet në ndërmarrjet publike sipas kriterit partiak, dhe kështu u përbuzë në skajshmëri kriteri i aftësisë dhe përvojës shumëvjeçare në punë. Selitë partiake diktonin çdo gjë: doganat, policinë, drejtësinë, burgjet, ndërmarrjet publike, e çuditshme, apo jo?
Sistemi zgjedhor me lista të hapura
Edhe ai me lista të hapura nuk ndryshoi shumë gjendjen. Fatmirësisht në horizont doli një lëvizje e re LVV e cila tuboi shumicën e të rinjve të pakënaqur, zyrat e LVV-së ishin shkolla e tyre politike, ndërsa lideri i profilizuar qe po dilte në sipërfaqe Albin Kurti rriti shpresat e tyre. Aktiviteti i tyre ishte jo vetëm teorik, por edhe praktikë, përdorën metodat e vetme të rrëzimit të sundueseve shqipfolës, atë të presionit publik dhe të dridhjes së pushtetit me aksione “jo te buta”, të cilat nuk patën ndonjë simpati te qytetarët e moshuar e të cilit veç se ishin adaptuar jetës në robëri”.
“Qetësia” qytetare nuk korrespondonte me realitetin e krijuar, sepse republika po zhbëhej nga dialogu i fshehtë me Serbinë dhe ndarja territoriale e Kosovës përmes enklavave, që ishin përgatitje për ndarjen definitive të Kosovës. “Prandaj me plotë gojën them, se qëllimi arsyetoi veprimet e gazit lotsjellës në parlament dhe në rrugë; ishte mënyra e vetme e lodhjes së pushtetit dhe e tërheqjes së vëmendjes të ndërkombëtarëve se shqiptarët janë ‘kafshë politike” të Aristotelit, por jo aq të buta sa të dorëzohen krejtësisht.
Të pasurit ekskluziv
Vlen gjithsesi të potencohet fakti se pa SHBA, organizatat e jashtme jo qeveritare të autorizuara nga qendrat e globit, të cilat kontribuuan dukshëm në konsolidimin e politikës kadrovike dhe atë institucionale në Kosovë, shumë bursistë përfituan bursa të shkollimit jashtë, duke iu kthyer vendit me njohuri të reja. Pra Kosova edhe pse kishte bartur nga e kaluara një eksperiencë të edukimit deri te kutia e votës, aty fillonte dhe përfundonte “demokracia” e bartur nga partizmi, ku lideri ishte “Plaku” i cili duhet dëgjuar, andaj u krijuan ofiqe te legjendarëve, të liderëve historike, të baballarëve të kombit e çka jo tjetër, si zëvendësim i monarkisë Zogiane, e mbretit, e familjes mbretërore, e oborrtareve deri te populli, pra ishte një përzierje “tallava” ne mes te monarkisë dhe republikës se Robespierit. Zgjedhjet lokale dhe ato qendrore fillonin dhe përfundonin, me premtime të papërgjegjshme, me recitale, dhe garim i mujsharëve që përqafuan sistemin zgjedhor proporcional se pari me lista të mbyllura, pastaj me lista të hapura, duke krijuar kështu nga servilët partiakë-pushtetarë, të pasurit ekskluziv”.
Protestat pjesë e lirisë së artë
Se si është zhvilluar demokracia në Amerike, duhet theksuar se kjo nuk u bë ndryshe, por vetëm përmes protestave, pasi u realizua e drejta për të votuar zezakët, pastaj për realizimin e të drejtave të femrës. Keni harruar Rosa Parks, Malkolm X, Martin Luter King, protestat e mëdha kundër luftës në Vietnam, protestat para Wall Street, e shumë e shumë protesta të përditshme.
“Keni harruar si erdhën shqiptaret deri këtu përmes protestave, protesta te vazhdueshme në SHBA, para OKB-së, në Washington DC, e kudo në Amerikë, pastaj si u ndërrua pushteti pro-putinist në Ukrainë, pastaj protestat në Greqi kundër korrupsionit dhe burokratizimit të aparatit shtetëror, protestat e “xhaketë-verdhëve” në Francë, protesta kudo në Evropë.Kështu po evropianizohej Kosova, jo përmes qyqarllëkut dhe makinerisë votuese, shpeshherë të përfolur për vjedhje votash. Pra detyrë e liderëve është para se gjithash konkretizimi i premtimeve te dhëna elektoratit. Me pak politike, me shumë punë dhe rezultate konkrete. Nuk realizohen detyrat qeveritare ndryshe. Disa ushtarakë, sikurse ish komandanti i FSK-së gjeneral Kastratati çuditërisht ishin skeptik lidhur me planin e Kurtit për shërbimin e obligueshëm ushtarak tremujor, duke e konsideruar edhe të tejkaluar, gabojnë rëndë për faktin se FSK ka të nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Gardën Kombëtare të Iovas, që nga koha e gjeneral Agim Çekut”.
Idea për shërbimin e obliguar ushtarak
Idea e Kurtit ishte e shkëlqyeshme, ngase të rinjtë do të kishin rastin të aftësohen në lëmi të ndryshme jo vetëm ushtarake, por edhe shkencore.
“Pra shërbimi ushtarak i të rinjve është profesional, njëjtë sikurse statusi i Gardës Kombëtare në SHBA, apo ai në Izrael shërbimi ushtarak është i obliguar si për meshkuj ashtu dhe për femra. Rekrutimi ekziston në Izrael për të gjithë qytetarët izraelitë mbi moshën 18 vjeç që janë çifutë, Druze ose Cirkasian; Qytetarët arabë të Izraelit nuk janë rekrutuar. Përjashtime të tjera bëhen në baza fetare, fizike ose psikologjike. Kohëzgjatja normale e shërbimit të detyrueshëm aktualisht është dy vjet dhe tetë muaj për burrat (me disa role që kërkojnë një shërbim shtesë katër muaj), dhe dy vjet për gratë (me disa role që kërkojnë një shërbim shtesë tetë muaj). Në vitin 2013, 26% e rekrutëve të mundshëm u përjashtuan nga shërbimi ushtarak: 13.5% për arsye fetare, 4% për arsye të shëndetit mendor, 2% për arsye shëndetësore fizike, 3% për shkak të regjistrave kriminale dhe 3% për shkak të banimit jashtë vendit. Ligji i Shërbimit të Mbrojtjes së Izraelit rregullon këto detyra dhe përjashtime.
Sipas Ligjit për Shërbimin e Mbrojtjes, regjistrimi në Forcat e Mbrojtjes izraelite është i detyrueshëm për të gjithë qytetarët izraelitë që janë mbushur 18 vjeç (me përjashtimet e lartpërmendura të përcaktuara në Ligjin e Shërbimit të Mbrojtjes)”, mendoj unë në veten e parë.

Për kohën kur armata e madhe e aktivistëve humbi si fluskë sapuni dhe punët e kryera i morën në dorë bjerrakohësit e “banhofeve”

0
Koha kur u angazhuan nje armate e madhe aktivistesh në mergate humbi si nje fluske sapuni, u harrua ajo kohe e zgjimit demokratik shqiptare, për t’ia vjedhur “bjerrakohësit” dhe shkruesit e deklaratave “bahnofeve”, por edhe ata qe jepnin hua pa kthim “Zajam za preporod Srbije”, te cilet u rehabilituan për te plaçkitur pastaj Fondin Republikan dhe atë Humanitare Gjithekombetare… duke krijuar “scam” banka si “Dardania Banka”. Hafizi dhe te tjeret bene te duhuren në ate kohe, por heshten dhe nuk denoncuan plaçkitesit…
Krimi eshte shume i rende, sepse Fondi Republikan u themelua duke u mbeshtetur ne nenet 7, 8, 9 te Kushtetutës se Kaçanikut, me nje vendim qeveritar te vitit 1991, dhe se inspiruesit dhe themeluesit e Fondit kane pergjegjesi historike. Fondi u regjistrua si Fond Humanitar Gjithekombetare, ne Banken kantonale në Aarau, kantoni Aargau, Zvicer. Pra Fondi eshte edhe pjese e mbamendjes institucionale e pavaresimit financiar te Kosoves nga Serbia. Rrenimi i atij sistemi financiar ishte rrenim i shtyllave te filluara te shtetesise së Kosoves. Heshtje e ketij krimi historik jo vetem qe rrenoi themelet e shtetit te posafilluar, por ndikoje drejtperdrejte ne jeten e qytetareve, por edhe humbjen e shume jeterave, para luftes, gjate luftes dhe pas luftes. Ka shume shkrime te botuara në gazeten Rilindja qe botohej në Zofingen, kantoni i Aargaut, ka shume takime, video inqizime, fotografi nga ai aktivitet. Kane mbetur shume kaseta qe di une, te cilat i ka mbuluar pluhuri i harreses, sepse nuk ka pasur interesim te tubohen në menyre te organizuar. Ka pasur perpjekje për krijimin e avio agjensise shteterore , por qe eshte penguar nga qeveria. Njerezite jane gjalle qe i dijne, por qe heshtin… Njerezite jane gjalle qe kane pasur nenshkrimet e deponuara në Banke. Zgjidhja e nyjes se krimit nuk eshte vetem ne Gjykaten Speciale, por edhe ato ne Zvicer dhe Gjermani. Mos zbardhja e te kaluares sone te perbashket, eshte humbje e perbashket historike, duke i amnistuar plaçkitesit shekullor te Fondit Republikan.

Haki Stërmilli, shkrimtari i njohur dhe shefi i parë i shërbimit sekret shqiptar

0

Nga: Eedlira Ruzi

TIRANË, 17 maj /ATSH/ Më 17 maj të vitit 1895 lindi në Dibër të madhe, Haki Stërmilli, shkrimtar i njohur, atdhetar dhe demokrat. Vinte nga një familje e madhe, por aspak konservatore. Haki Stërmilli njihet si demokrat për shkak të qëndrimeve të tij të shprehura haptazi si për çështjet e shqiptarëve të mbetur jashtë kufijve, ashtu edhe për të drejtat e gruas në shoqëri.

Pakkush e njeh rolin e tij si kryetar i shërbimit sekret shqiptar, në vitet 1923-1024, shërbim i cili në ato kohë njihej si “Sekretaria Sekrete”.

Lidhja me letërsinë e shenjon në histori edhe si drejtor të Bibliotekës Kombëtare. Libri me të cilin u bë i njohur ishte “Sikur të isha djalë”, por ai shkroi edhe romanet “Burgu”, “Dashuni e besnikëri”, “Dibranja e mjerueshme”  “Agimi i lumnueshëm”,  “Kalorësi e Skënderbeut” e të tjerë.

“Sikur të isha djalë” është ndër më të lexuarit e të botuarit në kohën e tij. Romani është një apoteozë e fuqishme artistike për të drejtat e njeriut në përgjithësi dhe të femrës në veçanti. Romani ka njohur mbi 12 ribotime: në Tiranë, Prishtinë e Shkup, duke shënuar një rekord në historinë e letrave shqipe.

Haki Stërmilli vdiq më 17 janar 1953 pas një sëmundjeje të gjatë, duke qenë edhe deputet i Peshkopisë në Kuvendin Popullor.

/r.e/ ATSH

Rreth organizmit të ngjarjes “Shije Lezhe n’ Prishtinë”

0

Prishtinë, 16 maj 2024

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë i fton bizneset dhe operatorët turistikë për pjesëmarrje në ngjarjen “Shije Lezhe n’ Prishtinë”

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) i fton të gjitha bizneset dhe operatorët turistikë për t’u bashkëngjitur në ngjarjen e shkëlqyer “Shije Lezhe n’ Prishtinë”, e cila kombinon: kulturën, muzikën, argëtimin, artin, gastronominë, panairin dhe ofertat turistike. 

Ngjarja organizohet nga Bashkia Lezhë, në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës dhe me mbështetje të Ministrisë së Mjedisit dhe Turizmit të Qeverisë së Shqipërisë dhe të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë së Qeverisë së Kosovës.

Dy vjet pa Dalip Grecën

0
Nga Frank Shkreli

___

Ja u mbushën dy vjet që u nda prej nesh gazetari dhe Kryeredaktori i gazetës Dielli në Shtetet e Bashkuara, organ i të famshmes Fedratës Pan-Shqiptare Vatra. Një mik e koleg i dashur dhe i nderuar për mua dhe të gjithë ata që e kanë njohur, u nda papritmas nga kjo jetë. Sot, dy vjet më vonë, largimi i tij për në amshim na duket edhe më i dhimbshëm se iku kur ishte në një moshë që ende mundte dhe donte të kontribonte e të zhvillonte veprimtarinë e vet edhe për një kohë të gjatë në të ardhmen, në fushën e publicistikës dhe gazetarisë së lirë në interes të së Vërtetës.

Unë për veten, Dalipin e kam pasë një koleg dhe përkrahës të çmueshëm dhe mik të përzemërt!  Komuniteti shqiptaro-amerikan ka humbur një mbështetës të papërtueshëm të aktiviteteve kulturore këtu në Amerikë, por mbi të gjitha kemi mbetur pa një shtyllë të fortë të gazetarisë shqiptare në mërgim dhe në mbarë botën shqiptare.

Vatra historike e shqiptarëve të Amerikës pat organaizuar një darkë në nder të Dalip Grecës, Editorit të Diellit dhe punëtorit të palodhshëm të Vatrës, për të celebruar daljen e tij në pension.
Vatra historike e shqiptarëve të Amerikës pat organaizuar një darkë në nder të Dalip Grecës, Editorit të Diellit dhe punëtorit të palodhshëm të Vatrës, për të celebruar daljen e tij në pension.

Dalip Greca për 12 vjet udhëhoqi me profesionalizëm, korrektësi dhe ndershmëri gazetën ‘Dielli’, ndërsa ndikimi i tij në Vatër dhe kontributi i tij i jashtëzakonshëm në orgnizatën më të vjetër të komunitetit shqiptaro-amerikan do të mbetet trashëgimi e tij, sidomos ndihma e tij në ringjalljen e gazetës historike ‘Dielli’, kur e mori në dorë. Puna e gazetarëve atdhetarë si Dalipi, nuk njohin bjerrje. Puna e tij për ringjalljen e gazetës ‘Dielli’ në veçanti dhe të ‘Vatrës’ në përgjithësi, shihet dhe pranohet, gjërësisht, tanimë si diçka me rëndësi në dobi të komunitetit shqiptaro-amerikan dhe të interesave historike të shqiptarëve dhe të Kombit, të cilit Dalipi ia kushtoi jetën, mundin dhe djersën e tij për 12-vjet, si Kryeredaktor i Gazetës Dielli të Amerikës.

Në këtë 2-vjetor të kalimit në amshim të Dalip Grecës, në vend të fjalëve të mia, që i kam shprehur edhe në të kaluarën me raste të tjera, për Vatrën e Diellin dhe rolin e tij, dëshiroj që me këtë rast, në kujtim të Dalipit, të sjell disa komente vlerësuese të Profesor Ernest Koliqit — për të cilin Dalipi fliste me respekt — botuar në revistën Shëjzat, (Nentor-Dhjetor, 1959) —  me rastin e 50-vjetorit të themelimit të gazetës Dielli, të cilën Dalipi e drejtori me profesionalizmin më të madh gazetaresk.

Profesor Ernest Koliqi, shkruante se gazeta Dielli nuk ishte thjesht një gazetë vetëm për shqiptaro-amerikanët.  Koliqi ka vlersuar rolin historik të gazetës Dielli, duke theksuar se, “Kush kujdeset, pak a shumë për historinë e vendlindjes, e di rolin kryesuer që ka luajtun kjo fletore në lëvizjet kombëtare.  Ajo e nisi punën e vet me kryefjalën fatlume të Nolit, ‘Një Shqipëri për Shqiptarët’, një moto kjo me të cilën shprehet ai, “Noli ia ndjelli të mirën Atdheut dhe Ora e Kombit mbas pak vjetëve ia fali gjindes shqiptare – tekembramja — një truell të lirë ku ajo të rronte e të zhillohej si mbas prirjeve të veta landore dhe shpirtënore.”  Duke pasur parasysh rolin historik të Vatrës dhe Diellit, për të cilin fliste Ernest Koliqi, Dalip Greca e ushtroi këtë rol me dinjitet dhe atdhedashuri.

Takimi im i parë me Dalip Grecën ishte një intervistë kur ai punonte si editor i gazetës shqiptaro-amerikane Illyria, mars 2005. Ç’prej atëherë kemi mbetur miq e kolegë. Të falënderoj për respektin, miqësinë dhe bashkpunimin, Dalip Greca!
Takimi im i parë me Dalip Grecën ishte një intervistë kur ai punonte si editor i gazetës shqiptaro-amerikane Illyria, mars 2005. Ç’prej atëherë kemi mbetur miq e kolegë. Të falënderoj për respektin, miqësinë dhe bashkpunimin, Dalip Greca!

Në vazhdim të editorialit kushtuar 50-vjetorit të Diellit të Vatrës, Ernest Koliqi e ka cilësuar veprimtarinë historike të Vatrës e të Diellit, si një “varg tubzash epiko-lirike”, duke nenvijuar se gazeta Dielli, “përcolli besnikërisht ngjarjet shqiptare dhe botërore të asaj periudhe, gjithmonë e gatshme për të mbrojtur qendrimet e shqiptarizmit”.

Në komentin me titull, “Pesëdhjetëvjetori i Fletores “Dielli”, botuar në revistën Shëjzat të vitit 1959, Profesor Ernest Koliqi u jep meritën më të madhe për veprimtaritë historike të Diellit dhe të Vatrës, “Dy kampionëve të mëdhej të shqiptarizmit, At Fan Noli dhe Faik Konica…si gërshetuesit kryesorë të veprimtarisë së shkëlqyeshme të Vatrës dhe vatranëve”, por pa harruar, shton ai, as veprimtarët e tjerë të shumtë të Diellit e të Vatrës, si, “Kost Çekrezi, Kristo Floqi, Kol Tomara, Kristo Kirka, Bahri Omari e Sotir Peci”, e të tjerë gjatë dekadave e deri më sot.

Kësaj liste të këtyre patriotëve, të cilët  përemendte Koliqi — në këtë 2-vjetor të kalimit në amshim, dëshiroj, t’i shtoj edhe emrin e ish-Kryeredaktorit të gazetës Dielli, Dalip Grecës, duke u bashkuar me fjalët e editorialit të Ernest Koliqit mbi rolin e Vatrës dhe të gazetës Dielli, shkruar më 1959, me shpresën se, “Bashkatdhetarët e Amerikës, të cilët dijtën të ndërtojnë këtë qëndër të fortë atdhedashunie – duhet sidomos sot të jenë në naltësinë e misjonit historik që u përket, mbasi jetojnë e veprojnë në prehën të Demokracisë së Madhe Amerikane, në dorë të cilës është fati i botës, e prandej edhe i vendit tonë.”

Në këtë përvjetor të kalimit në amshim, Familjes së Dalip Grecës, Vatrës, gazetës Dielli dhe të gjithë vatranëve i drejtoj përdhimtimet e mia më të sinqerta për mikun dhe kolegun tim dhe të shumë shqiptaro-amerikanëve, pa dallim, me të cilët Dalipi veproi e bashkpunoi me të gjithë e si është më mirë.

Jehonë romanit të Buxhovit “Per te terra mia – Le Confessioni di Gjon Nikola Kazazi” në shtypin italian

SHTYPI ITALIAN I BËN JEOHNË ROMANIT “PER TE TERRA MIA – LE CONFESSIONI DI GJON NIKOLA KAZAZI”
Gazeta e njohur ditore “IL 24 Ore”, në rubrikën “Vitrina e librit” të shtojcës së kulturës, prezanton romanin e Jusuf Buxhovit “Per te terra mia – Le Confessioni di Gjon Nikola Kazazi” (Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit) të përkthyer në italisht nga Liljana Cuka, botuar nga shtëpia njohur botuese e Romës – “Armando”. Në këtë shënim, libri paraqitet si një histori për liri dhe pavarësi në Kosove në 1700, nën Perandorinë otomane. Protagonisti i saj është Nikollë Kazazi, që në rezistencë bashkon të krishterët dhe myslimanët.
Më tutje thuhet se “ardhja e murtajës, mbyllja, mosbesimi ndaj fuqisë, marrëdhënia me Zotin dhe nevoja për të organizuar një “rezistencë”, morale dhe efektive, kundër një autoriteti që dëshiron të asgjësojë një popull me dinjitet dhe nder në mënyrë që të krijojë ” njeriun i ri perandorak. Historia, tepër e fortë dhe plot ide filozofike, flet për një lidhje të pazgjidhshme midis një populli dhe tokës së tij, por në të njëjtën kohë është gjithashtu një histori e besimit dhe mosbindjes si një mjet për të arritur emancipimin e shpirtit, gjithmonë një fill i hollë i herezisë.Është gjithashtu një luftë kundër ndjenjës së pafuqisë që njeriu ndien përpara një epidemie misterioze dhe kërcënuese në të cilën mund të shohim shumë ngjashmëri me të tashmen. Liria ose vdekja – është udhëkryqi para të cilit gjenden protagonistët, të burgosurit e një bote në të cilën politika dhe feja garojnë për hapësirën dhe prozelitët.
…

Me diplomaci inekzistente drejt dështimit të madh!

1

Florim Zeqa 

Dështimi për anëtarësim në KiE është pasojë e diplomacisë inekzistente të Kosovës, e cila për afro katër vite në pushtet, përveqse nuk arriti ta sjellë asnjë njohje për shtetin, i përkeqësojë marrëdhënjet e shkëlqyera me shtetet njohëse dhe sponsorizuese të lirisë dhe pavarësisë së shtetit tonë.

Ministre servile e kryeministrit

Sikurse për çështjen e targave, nga e cila Kosova, jo vetëm që nuk fitojë asgjë, përfundojë nën sankcione ekonomike ndërkombëtare, duke humbur me qindramiliona euro e dollarë amerikan, ndihma të parapara për projekte zhvillimore në Kosovë, qeveria avanturiere për “një plesht e dogji jorganin” apo për dinarin serb e humbi anëtarësimin në KiE.

Mos dëgjueshmëria e rekomandimeve të miqve ndërkombëtar është shprehje e mosbesimit tonë ndaj tyre dhe jo vetëm kaq. Kjo është mos mirënjohje e drejtëpërdrejt ndaj ndihmesës së bashkësisë ndërkombëtare për arritjen e lirisë dhe pavarësisë së vendit tonë.

Shndërrimi i politikës së jashtme në politikë të brendshme, përkatësisht e kalkulimeve të çdo veprimi për konsum të brendshëm politik, gjegjësisht e kalkulimit në vota elektorale e ka kthyer Ministrinë e Punëve të Jashtme në levë, kurse ministren në servile morbide të kryeministrit paranojak.

Letra e vonuar e ministres deshtake të punëve të jashtme

Letra e vonuar e ministreshës deshtake të punëve të jashtme të kujton atë thënjen e famshme popullore “Nuk mbahet Qurani Natën e Bajramit”. Komunikimet me letra të qeveritarëve tonë me BE-në janë tregues më i keq i raporteve të ngrira!

Përgatitja dhe dërgimi i Draft-statutit të Asociacionit në Gjykatë Kushtetuese nga ana e mini-ministreshës është letër “Post-festum” për anëtarësim në Këshill të Evropës. Ajo letër tashmë është e pavlerë, pasi për anëtarësim do të duhej të dërgohej në kushtetuses vitin e kaluar, atëherë kur kërkonte SHBA-ja e jo tani një ditë para “Natës së Bajramit”!

Sikurse që Qeveria, që nuk e mori parasysh kërkesën e SHBA-ve për Draft-statutin e Asociacionit, nuk e kishte marrë as sugjerimin e tyre për ‘Targat’, pasojat e të cilës padëgjueshmëri i dimë të gjithë, të cilat kulmuan me sankcione ndërkombëtare për Kosovën!

Mirëpo, edhe tani kostoja e padëgjueshmërisë nuk është aspak e vogël, përkundrazi është më pasoja akoma më të gjata dhe më të dëmshme për vendin!

Humbja e rastit për anëtarësim pas dy votimeve të sukseshme në dy organizmat e Këshillit të Evropës po na ndodh në atë stilin “Na çuan me pi ujë, na kthyen pa e shijuar ujin”!

Kryeministri ynë ka menduar se mund t’i mashtroj me ‘Letra’ ndërkombëtarët siq i mashtron çdo ditë dhe në vjimësi qytetarët e Kosovës!

Kryeministri me ose pa vetëdije është duke e dëmtuar të ardhmen e vendit dhe duke rrezikuar stabilitetin rajonal dhe atë vendor në veçanti!

Shtrohet pyetja hipotetike, në rast të shpërthimit të një luftë e re në rajonin e Ballkanit, si do të veprojë kryeministri i shtetit të vogël pa aleancën më të fuqishme ushtarake në botë-NATO-n dhe pa aleatët strategjik SHBA-të dhe pa shtetet më të fuqishme të Bashkimit Evropian!?

Nëse vazhdohet edhe më tutje me këtë diplomaci inerte, pothuajse inekzistente, dështimi do të jenë akoma më të mëdha nesër! Unë personalisht kam pritur që kësaj radhe presidentja nga SHBA do t’na kthehet nga vizita me presidentin Joe Biden, por ajo u kthye nga ‘Ferma e Kuajve’! Mbase ky është “suksesi” më simbolik i diplomacisë kosovare!

Shkrim i shkrimtarit Rai Gashi i vitit 2017: Kush po luan lojëra të rrezikshme me shqiptaret dhe në emër të shqiptarëve?

0
Xhamia e Bresanes, Sharr, Prizren
Nga: Raif Gashi, Prishtinë
___
Ndërtimi i qindra e mijëra objekteve të lutjeve ekskluzivisht xhami nëpër trojet shqiptare, leje e pa leje ndërtimi, me një arkitekturë të shkapërderdhur gjithnjë sipas dëshirës së investuesve (pushtuesve), e herë-herë edhe me nga dy minare që të lënë përshtypjen se kanë prekur qiellin, e që kanë trembur edhe shqipet e vërteta dhe kanë kontaminuar këtë hapësirë me shkretime, ndërtuar jo gjithëherë për komunitetin, por të ndërtuara buzë rrugëve, aty ku duken më së tepërmi, afër shkollave për të shqetësuar dhe dezorientuar rrugën e së ardhmes sonë, në çdo hyrje kufitare, të lenë përshtypjen se këtu diçka nuk është në rregull me ne shqiptarët dhe identitetin tonë në përgjithësi.
Ata që vijnë për herë të parë në këto troje dyshojnë se mos kanë hy gabim në vendet arabe.
Kam pas disa raste të tilla, ku shumë mysafirë më kanë pyetur se ku gjenden. Edhe pse e vështirë për t’u kapërdi kjo kafshatë kancerogjene tejet helmuese dhe e kobshme për shqiptarët vendor në trojet e Ilirikës.
Kush i bëri dhe po i vazhdon këto projekte namkeqe për kombin?
Çfarë rëndësie ka për shqiptarët ky ndërrim i pamjes së trojeve tona dhe kjo ngarkesë kaq e madhe me këto shtëpi-xhami.
Shtrohet pyetja: Vërtet kemi nevojë kaq të madhe të kemi kaq shumë xhami, në kohen kur kemi varfëri të skajshme, kur analfabetizmi i shoqërisë sonë ka rritje marramendëse dhe të pakontrolluar, kur këtyre ndërrimeve ju gëzohen dhe urojnë vetëm armiqtë e përbetuar të tokave tona, si Serbia dhe Turqia që janë edhe projektuesit dhe financuesit e kësaj të keqje kombëtare.
Shekujve të robërisë ju shpëtuam disi nga asimilimi, por kur erdhi liria, në vend se të kultivojmë dhe nderojmë kombin ne po asimilohemi dhe në emër të gjoja fesë islame po arabizohemi me, apo pa vetëdije.
Po kush janë këta far bajraktarësh të këtyre punëve të dëmshme për kombin?
Këto janë mbeturinat e osmanlinjve (osmanlinjtë e ri) të ndihmuar nga serbët dhe projektet akademike të Serbisë të hartuara me një precizitet të lart dhe që po i përjetësojnë në shoqërinë shqiptare, gjithnjë me ndihmën e faktorit të brendshëm shqiptare dhe parasë joshëse, e cila po vjen po nga këta armiq.
Pra, këtu mund të konkludojmë dhe të jemi të sigurt, se këto projekte po bëhen në emrin e gjoja lirisë fetare, një lirie islame në këto toka.
Pra, ombrella e këtyre të këqijave është një organizatë e pakontrolluar dhe armiqësore që vepron pas lufte në Kosovë dhe gjithkund nëpër tokat shqiptare, e quajtur Bashkësia Islame, që as nuk dihet se kush vërtet i udhëheq dhe kush i financon dhe e mbrojtur zëshëm dhe kërcënueshëm nga Turqia.
Do e kisha pyet Bashkësinë Islame dhe projektuesit e saj se a e ndjejnë veten shqiptar?
Nëse po, që dyshoj se janë shqiptar, me tregoni sa cent keni ndarë si individ dhe si bashkësi për ndërtimin apo meremetimin e ndonjë shkolle shqipe, ndonjë ambulante për shpëtim jete, ndonjë copë rrugë apo të paktën edhe ndonjë vendi ku mund të përshurrin shqiptarët.
Jo, këto jam i sigurt se nuk e keni bë, as kurrë nuk do ta bëni as në të ardhmen, sepse ju nuk jeni të lindur me gjak shqiptari.
E keqja tjetër këtu është edhe më e rrezikshme, sepse ju po përdoreni pa të drejt simbolin e shenjt të kombit shqiptar FLAMURIN KUQEZI, që nuk e keni derdhur kurrë asnjë pikë gjaku për te.
Mos thoni se keni derdhur gjak se gaboheni, se pa të kishit derdhur gjak nuk do ta përdhoseshit deri në këtë masë dhe gjendje, gjakun dhe kombin në përgjithësi me këtë far kulture turko-arabe.
Si arriti kjo e ligë edhe deri te: “Akademia e shkencave të Kosovës”, te Kuvendi i Kosovës, te qeveria e Kosovës, në çerdhe, në shkolla fillore e të mesme, në universitete, në secilin organ shtetëror, në “Institutin Albanologjik”, “historik” deri në arkivat e Kosovës?.
Mos harroni këtu se secili ka drejt të mbajnë fenë e vet dhe për vete, e jo të më tregoj mua se në cilën fe duhet të jem unë, ti apo ai.
Bartja e flamurit dhe fshehja pas këtij të shenjti, në këto projekte të dëmshme dhe vdekjeprurëse për kombin dhe identiteti shqiptar është edhe një dëshmi se ju jo që jeni argatët e së keqes, po njësoj jeni armiq të kësaj toke.
Bartja e kësaj të keqes pas mbjelljes së qindra e mijëra xhamive në tokat e Arbrit, deri në vendet e Evropës gjithnjë nën flamurin kuqezi dhe me veshje kombëtare, është edhe një ogurzi që po luhet me identitetin tonë nga këta faqezinjë turkoshak.
Nuk ka xhami shqiptare as në Kosovë, e le më nëpër Evropë.
Largohuni nga projektet e Turqisë dhe të Serbisë për ripushtimin dhe ndarjen e serishme të tokave të shqipes or të marr, o miopet e tokës suaj.
*
Nga Kalim Toplica Datë 28 maj e vitit 2017 Prishtinë.