Kreu Blog Faqe 845

Me guxim dhe besim në fitore!

0

Florim Zeqa 

Shkurti i vitit 2025 është afati kushtetues i zgjedhjeve parlamentare në vend, ndërsa Nëntori i të njejtit vit është afati i zgjedhjeve të rregullta lokale. Përkthyer në gjuhën politike, viti 2025 është vit i fushatave zgjedhore. Kërkesa e opozitës për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare këtë vit, jo vetëm se e palogjikshme, është edhe absurditet i llojit të vet.

Loja më fjalë e opozitës

Ky model i shprehjes së kërkesës publike të opozitës për zgjedhje të parakohshme dhe pamundësia e shkarkimit të qeverisë me mocion të mosbesimit, e ndihmon akoma më shumë kryeministrin Kurti që t’i shkojë deri në fund të mandatit qeverisës, gjë e cila do ta thente rekordin e këtij çerekshekulli me qeverisje të plotë, të një Qeverie me besueshmërinë më të lartë nga përfundimi i luftës e deri më sot.

Opozita e cila nuk i ka numrat për ta shkarkuar qeverinë përmes një mocioni mosbesimi, më mirë është të përgatitet seriozisht për zgjedhjet e rregullta sesa të bëjë fushatë elektorale në Kuvend.

Nëse realisht opozita mendon që e kalon mocionin e mosbesimit ndaj ‘Qeverisë Kurti’, pa e humbur asnjë ditë, asnjë orë dhe as një minutë duhet të thërrasë seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit me një pike të rendit të ditës: Mocioni i mosbesimit ndaj ‘Qeverisë Kurti’, e jo të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit dhe shpërndarjen e Kuvendit pa asnjë justifikim!

Opozita po vepron në këtë mënyrë, pasi është e sigurtë që nuk e kalaon mocionin e mosbesimit dhe me automatizëm ia vazhdon Albin Kurtit qeverisjen deri në fund të mandatit kushtetues.

Tërheqja nga mocioni, fatale për opozitën

Nëse opozita nuk e ndërmerrë hapin e mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë, ajo e humbë rastin e fundit dhe ndjellë ndjenjën disfatiste tek elektorati i saj dhe i shuan shpresat edhe të militantëve më të mëdhenj opozitar, duke e fuqizuar kështu bazën elektorale të subjekteve në pushtet.

Rifreskimi i skenës politike arrihet vetëm përmes zgjedhjeve të rregullta, e jo përmes krijimit të krizave artificiale apo të mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme (jashtëzakonshme).

Ata që e kanë guximin dhe besimin në fitore nuk iu frikësohen proceseve zgjedhore, përkundrazi, forcohen akoma më tepër në pozicionin e tyre, si subjekte serioze dhe të përgjegjshme në qeverisjen e vendit.

Zgjedhjet e rregullta, të lira dhe demokratike janë themeli i demokracisë dhe vlerë e civilizimit njerëzorë. Kosova duhet të dëshmohet edhe para bashkësisë ndërkombëtare që e ka këtë themel demokratik të ndërtuar nga vitet e ’90-ta, dhe se është e gatshme të dali çdo herë faqebardhë.

Alternativa e guximit politik është forca e ecjes para e jo e kthimit prapa. Guximi politik është në ADN-n e atdhetarëve të vërtetë që s’kursejnë asgjë nga vetja e tyre për të mirën e shtetit dhe qytetarëve.

Abedin Sutaj: Emnat e zotave; veneve, e njerzve

0

Dr.Sc Abedin Sutaj, Vjenë

Etimologji

Pjesa (1) ne Drini.

Copa nga  Libri MSHEFTESIT E GOJES Dr.Sc. Abedin Sutaj, pjese nga studimet etimologjike të shqipes, Msheftësit e Gojës (guha shype dhe kuptimi i fjalëve t’saj), pjesët; 1, 2, 3, 4, 5, dhe vepra Emnat e Zotave, Veneve dhe Njerzve. Studime etimologjike të shqipes, të botuara në vitin 2019.

No ro : Mos të harrojmë disa gjuhëtar të Shqipërisë vjedhin dhe nuk cekin qysh prej vitit 2020 duke dal nëpër radio televizione.

Asht shum keq ne ni ven ku fisnikri e burrni , dhe vyrtyt asht hajnia dhe tradhtia.

DIN/DI/ODIN/DIAN/DOAN/DIANA/ADON/EDON

Hebraisht: “dīn” (דין),

Amharik: dañä (ዳኘ)

Aramaik: dīnā (דִּינָא)

Arabisht: “dīn”

Ugaritik: dyn

Do studiues e ndërlidhin prejardhjen e kësaj fjalë DIN nga arabishtja, e cila është përdorur veç në kuptimin fetare (Nöldeke, Vollers, kurse prejardhjen nga persishtja DEN dhe Zoroastrianet DAENA, nga etimologët; Gardet. Gauderfroy,…,) por në përgjithësi shpjegimet e tyre janë quajt të pa bindshme. Megjithatë gjuha shqipe e përjashtuar nga Etimologët e mbarë botës, kemi; DAENA me kuptim DA ANA prej nga kemi DAANA, DA ENA, DU ANA,…e Shëmbull; DOAN me kuptimin E DO ANE-ne  vet ose EDOAN, DOANA, DIANA,…, etj., të cilat fuqishëm në çdo shkronje lidhen ngusht me shqipen e cila përdoret sot në Kosove, të pasardhësit e vërtetë Dardan. Aq e qartë është kjo fjalë në shqip, sa që nuk ka kuptim as në shtjellohet.

Shënim:

(1. Në Kosovë nuk kemi Mbarë bota e dinë=Marë bota e dinë, siç përdoret në Veriun e Shqipërisë krahasua me gjuhën letrare.

Në Kosovë thuhet; KREJT BOTA E DIN. Fjala MAR përdoret për të cek MAresin, si;

 JE E MAR,

PUNA E MAR,…, etj.

  1. Nga Kosova: SHENIM=SHE NUM/SHE NOM, pra SHE(h) gjësendin e NUM ose NIM, NAM, NOM, NEM,…. nga NA+AM/MA, NI+IM/AM/MI/MA, NOM=NO OM/MO/MA,…): Megjithatë bota heshtazi ka zgedh rrugën e përjashtimit të shqipes. Duhet të përmendur, studimet gjatë periudhës komuniste të Shqipërisë, i rrasen në qorrsokak studimet etimologjike të fjalëve shqipe.)

Pikërisht e kam nu (vnu, knu, gnu, rrnu, lnu, … me këtë mënyrë përshkruhen format e shumta të NU-mjes) këtë menim kur e ka pa në shtjellimin e fjalëve DIANA, EDONA, DODONA, DRIADA (DA nga DRINI, DRI A DA) dhe kur i kam lexuar etimologët në shpjegimit e fjalës SHTRIGA, e qindra fjalë tjera, e tmerrshme por e vërtetë, kjo është bota.

Shqip; DIN; SDIN; KA DIN; DAN; DUN; DON; DEAN; DIAN; DIANA; DIJE; DUJE; DAJE; DOJE; DISHME; DASHME; DUSHME; DUSH; DASH; DESHT; DUSHT; DOJSHE; DUJSHE; DEJSHME; DAJ; DEJ (Shënim: DEJ (DUJ; DAJ; DOJ; DIJ) . Në gjuhën letrare, na duket se përdoret tek; KëNDEJ (KAN DEJ =KAN DAJ, KA NU DAJ)ANDEJ (gegnishte; ANA, ANEJ, KNEJ,..) në kuptimin AN DEJ ose DEJ të ANA, kështu DEJ është shumë me e lasht e shtresuar në këto fjalë. DERI në të vërtet është veç rast i veçantë i fjalës DEJ, dhe ka kuptimin DA prej RI ashtu DE +RI /DARI dhe kryesisht e përshkruan largësinë/distancën vertikale- thikë përpjetë ose teposhtë- kurse DEJ është rast gjithëpërfshirës i dhënë si; DA I në formën e largimit si; DE I =DEI=DEJ,… megjithatë mund të jetë prodhim i rastësisë me ndërlidhjen e fjalës, për shkak kalimin të N në ND. Shejat e kalimit të tillë e kemi edhe në veri, ku G kadalë shoqërohet me N, tek NGAJA, ku theksohet pothuajse vetëm tingulli ndërmjet N dhe G, si dhe në të folmet në lashtësi , kemi KSI=SI, dhe KLE=LE, … ); DUJ; DOJ;

DEKA; DYKA; DAKA; DOKA; DUKA; DIKA; DEJKA; DAJKA; DUJKA; DOJKA; DOJSHA; DIJSHA; DUJSHA; DEJSHA; DAJSHA;

EDINA; EDEN; EDON; EDUN; DEUN; DOEN; DUAN; DIAN,…, etj.

DUSH; DASH; DESH; DOSH; DISH; DYSH; …,etj.

ADAN; ADIN; EDIN; EDONIS; ADONIS; UDANIS; DANISH; DOAN; DUAN; DIJAN; DOJAN,…,etj.

Po ashtu kemi DA; DI; DU; DO; DY; DE; DIA; DUA; DOA; DIJA : DIJANA,NU; NO; NOJ; NI; NON; NOVA, TANA, MATAN,.., këto fjalë nuk i ka as Latinishtja, edhe pse nga fjalori i gjuhës shqipe u larguan shumica?!!!.

Shembull; është e tmerrshme kur fjalët DO, DA, DU, DE, u larguan, pse jo edhe DOA, DEA, DIA, DUA, DOI, DOJ, DOE, …etj.

*(pjese e larguar, të cilën mund ta gjeni ne libër),….

Natyrisht shumë etimologë mundohen shprehjet (terminologjinë) e Kuranit të marra nga Aramaishtja dhe Ebraishtja përpiqen të ja veshin arabishtes. Shumë nga terminiologjia Kuranore nuk kanë kurrfarë bazë arabisht, duke filluar nga emri ALLA, ELA, ELOHIM, DIN, .., etj., të cilët aspak nuk kanë bazë as nga gjuhët samite në përgjithësi. Para këtyre gjuhëve në lindjen e mesme ishin popujt Evropian përkatësisht nga Ballkani të cilët nga popujt Samit quheshin popuj HAMIT dhe natyrisht ata ishin sunimtaret të Egjyptit të poshtëm, gjë të cilën e dëshmon edhe bibla dhe toponimet e t ‘lindjes së mesme duke filluar nga emri DAMAS, DAMASK, NINA/NINIVA/NUN,…, etj. Mendoj se Egjipti i poshtëm ishte pjesë e Evropës, përkatësisht i Ballkanit, pra banohej e nga Evropianët qysh nga periudha e fundit e Akullnajës (Akull nu, A KULL NU) , e udhëhiqej deri në luftën e dyte botërore.

Në gjuhën arabe, qerimi/sqarimi/qartja i,e fjalës DIN me shumë ndërlidhet me kuptimin DAN, ashtu nga shqipja; DIN=DAN/DON/DUN. Sipas Kreut të parë të Kuranit, i quajturi Suretu al-Fātiḥah, ku DIN nga ad_DIN i në shumicën e përkthimeve në gjuhën angleze i epet kuptimi ‘ GJYKIMIT’, prej nga kemi në anglisht/arabisht:

1:3   مَٰلِكِ يَوْمِ ٱلدِّينِ

“Maliki yawmi ad-Dīni,” zakonisht e përkthyer si; anglisht “Master of the Day of Judgment” (Shkyp; Zotnuesi i Ditës t’ Gjykimit).

Nga kjo skjarimi i fjalës DIN nga dijetaret fetar të hershem për të cilët ky term ishte i pakuptueshëm, i jepnin shpesh kuptimin e Besimit, Mënyrës, Pasuesit e rrugës (fetare),…etj

Nga Hadithet kemi shembujt ; në Sahih al-Bukhari, 1:2:38, (Fath-ul-Bari, Page 102, Vol 1).

Studiuesi Fazlur Rahman Malik, vlerson Dīn si “mënyra e cila duhet të pasohet/ndiqet”. Prej nga DIN, DAN ndërlidhet me Sheriatin Islam.

ADONAJ/ADON/EDON/DODON/DON

Kuptimi i Emrave të Zotit, të perdorne në religjionet tjera, shpjegohen nëpërmes gjuhës shqipe, më këtë duke bart më vete idenë se religjionet e sotme, dhe të lashta si Hindu, dhe Zaratrustjan kanë lidhje dhe janë trashëgim i para – religjioneve, interpretimet e të cilave vinin nga Evropa përkatësisht nga Ballkani dhe Mesdheu në përgjithësi. Kështu Zoti i em’num me/ma em’nat; ADONAJ, ADONIS, ADON, EDON, EDONIN, manej më em’nat; DAN, DON, i cili është i Dam pej krijimi, pra nga ngritja e përhershme dhe DAN ose DONA paraqet  em’nin e ZOTIT, të madhërishëm. ADON ka kuptimin A DON, por edhe A DO ON,si A DA AN, ose AN e DA ashtu si ANDA/ANDI, dhe lidhet pikërisht më Dashnin por edhe krijuesin i cili është i DAN /DAM nga krijimi, e si krijues i veçuar. ADON emër si argument shumë i fuqishëm se Zoti ishte përkufizuar si Dashni, dhe ndoshta paraqet rrënjët e largëta të interpretimi të sotëm Krishterë.

Nga ADON, ADUN, ADIN, ADEN lidhet ngushtë më emrat DONA, DO DONA pra E DON DONEN, e ose e DON Zotin, DO ADON, DOADONIS, na jep hapur pamjen e lidhjes se DONA, DODONA dhe ADONAJ me kuptimin AI na DON, ose NA DON , në bazë n’rlakohet më kuptimin e DASHNIs, mandej nga të dy anët, ZOTI e DOn njeriun dhe Njeriu e DON zotin ose ZOTI është DA si AN në vetvete nga krijimi sepse është krijues. Vete emri Dashni përgjatë librit shpjegohet në thelb si gjësend i cili Da-het.

Emri ADON/ADONAJ, DONA, DO-DONA, ku DONA tregon se DO, pra NA DO, ose në trajtën DO NA, na jep DO = Dashni. Emrat DONA, ADONA, ADONIS ndërlidhen ngushtë më kuptimin e emrave DO, ANA, dhe IS. Megjithatë diçka është e qartë ADON, DO = EDUA DONE-en, ADONAj tek Judenjët dhe ADONIS, ADON, DONA, lidhen drejtpërdrejt më kuptimin e DASHNIS, diçka të cilën EDONA, A DONA, DONA, por edhe emri i prejardhur, DONA ose ADONA dhe DO pra E DONA DONEN. Haptas, pa kurrfarë mëdyshje gjuha shqipe e sotme dëshmon se kemi të bëjmë më emra kuptimin të cilat mund të gjenden veç shqip.

Si duket Krishterimi i ka rrënjët në Ballkan dhe për shkaqe të panjohura më vonë u ndërlidh më hebrenjtë. Megjithatë diçka dihet se popujt para popujve semitikë, në Izraelin e sotëm dhe Liban banonin popuj të familjes se gjuhës shqipe. Asnjë popull nuk i kupton em’nat/emrat ma të nalt të Zotit, as në Indi, as në Persi, as në Egjipt, as në Izrael, as në Lindje dhe as në Perëndim, përveç shqiptarëve. Dardanët e lasht të cilët mund të kenë filluar dyndjet në Jug përgjatë Danubit, mund të jenë njohur më emrin DORJAN /DOR=DAR=DIR=DER=DUR,…si dhe AN dhe DAN përbëhen nga e njëjta natyrë gjuhësore/ krijuan emrat ZEU, si ZEUS, JEZUS, MARI. Ku ZEU ishte drita dhe N’zehtit e ardhun/ardhan/erdhën/urdhen/ nga Amon RA, AI, pra Zoti M

Prej gjuhës kuptojmë se dolën bazat e gjitha religjioneve të sotme në botë, sepse na ep përgjigje kuptimplote për shumicën e emrave të Zotave.

EMAN/OMAN/AMON/IMEN/AMAN/AMIN,…

EMEN/AMEN

EMAN/AMAN

EMUN/AMUN/UMUN/IMUN, pra edhe IMUN do të thotë E MAN.

EMIN/AMIN

EMON/AMON

Kështu edhe fjalët arabe IMEN/IMAN/AMON/AMEN/AMIN/AMUN/ kanë kuptimin E MAN pra atë i cili MAN. Nuk duhet të i largohem fjalëve; DIN, në arabisht do të thotë Besim se paku interpretohet ashtu. Megjithatë DIN në gjuhën shqip do të thotë DIN ose DIJE, të kemi dije për Zotin. Duhet theksuar se vet emri SHAMAN=SHA’AMAN ka kuptimin SHUM+MAN=SHUMAN. Kemi tek sllavët e Jugut MALI = SHUMA, na jep gjësendit në sasi SHU dhe MA/UM/AM. Natyrisht në Indinë e largët e kemi fjalën MANU, si formë e fjalës AMAN, AMIN, AMON, MAN , MAN RA, AMON RA. në Tibet u përhap në trajtën OMN, ose OMANI, të cilat për bazë e kanë kuptimin e fjalës më NU/MANU,  MA ANU, pra e man perenin /pere non-nun/ ANU, siç quhej tek Shumerët e Arkadianët. Të gjithë këta emra, është e pamundur të përmenden, për shkak të natyrës se lamisë të cilën e shtjellojmë, tregojnë në thellësitë e historisë para- antike, kishim  një gjuhë botërore me shtrirje shumë të gjera, bazën e të cilës e mban gjuha jonë.

MAKEDONIA

1)

Maqedonia paraqet emen t’shéjt pikërisht sepse lidhet më kuptimin e emrit të Zotit. Kemi fjalën MA+AK kallëzon MAK, ose MAKA, pra gjësend i cili MAhet, kështu edhe sot kemi MAKA, pra tregon për mënyrën e posaçme të Majtjes, pra Ka Majtje. MAKA përcjell të njëjtin kuptim si MAKE, pra Make tokën, Make nerin, ..etj. Make, përdoret edhe sot, si brumë i lasht për formimin fjalëve, në shumë rajone, por më së shumti në rrethinat e Gjakovës, si; MAJKA, SHKOJKa, Bojka, Thojke, Koka, ROka,..etj.

Thjeshte, si shembull përafruese kemi fjalitë; MA KA NANEN e MA KA BABEN, MA KA BESEN, ose MA KE NANEN e MA KI BABEN. Por edhe në kuptimin me MAJT si MAK, MAKA, MUKA, MEKA, etj. Shembull MAKA Besën si askush tjetër. Kështu MAKE DONIA, në japë kuptimin ata e MAJ-n Zotin, emrin e ti, fenë e raditën e tyne, si edhe venin e shejt DONA. Natyrisht á krejt e kuptueshme, emri DONA, na jep veç trajtën e em’nave; ADONA, ADINA, MEDINA, MADINA, EDOMA, EDIMA, DAMAJ, DAMSKA, DIDONA/DODONA ose DA DONA, si përmbledhje e kuptimin ku á emëri/emnii Zotit DONA. Kur themi DO-DONA, na kemi dhanë venin e posaçëm të Dame në kuptimin DO, për DON-en.

Dona përcjell pamjen që përshkruan së ZOTI na DON, por edhe në e DOM, në kuptimin EDONA, ADONA, ose ata e majn DON-EN, janë të tillë se MADONA, MAKEDONA, MAQEDONA. Ndryshimi K nga Q, është së Q është përafërsisht shumësi i K, kurse fjala MAK në trajtën MAQ, na jep kuptimin e Shumësit të fjala MAKA, që është MAQ/MAQA, kështu edhe fjala anglisht TO MUCH na jep kuptimin e fjalës MUQ/MAQ/MOQ, (Man+ AQ ose QAQ MAN, si MA *AQ=MAQ) që në gjuhën shqipe përcjell kuptimin në shumës të fjalëve MUK/MAK/ MOK/MEK,…etj. Ndërtimin më M më tingullin A kemi MAGJE, që na jep kuptimin MA +AGJE, ku na jep fjalën MAGJE 172 Shënim 1: MAGJE- MA pra Majt dhe AGJE, me kuptimin AGJ=GJA, pra MAGJE mund të përafrohet e kuptimin e fjalës MA GJAN, pra më Majt GJA/gjësend mrena/mbrenda. Fjalët; MALE, MAGJE, MAKA, MAQ, MUQ, MAR, …,etj., kanë ndërtim të njëjtë, pra, Ma+AL, MA+AGJ, MA+AK, MA+AR, MA+AQ, MA+AN, MA+AM, MA+AG,…,etj. Sot këto fjalë përdoren edhe si miemna shumë t ‘lasht, siç janë; MUQAj, MUKA-j, MAKA-j, MAQA-j,…,etj. Si rrjedhim emrin MAKEDONIA, drejtpërdrejt ka kuptimin MAKE DONI-en, Interpretimi MAKE si njerëz të gat, ose të mëdhenj nuk është i vërtetë, MAKE tregon pronësinë e DONES, ata që e majn DONEN ose EDON (Zoti mund të shtjellohet si gjësend të cilën njerizim E DON), ADON, që do të thotë më e DASHT.

Emni MAKEDONIA to të thotë MAKA ADON-in. Megjithatë fjala MAKA, ose MAKE, në veri është fjalë në përdorim dhe tansisht e kuptueshme për çdo njërin. Në Dardani –Verilindje emri MAKA ose MAKE është përdor si emen për njerëz. ADONI, EDONi, DONA, ANDON/ANDIN/ANDI, përcjell emrin më bazë të njëjtë DONA/EDONA/ADON/ANDON por pse jo edhe emri i lasht ANTON ose ANDON, na jep em’nin (nga Dardanitshja AMA NUN dhe AMA NU, AMNU, AMON, AMIN, MAN,… etj , shiko ne pjesët tjera të librit) e Perenis DARDAN. Asnjë/asni gjuhë në botë nuk mund ta shpjegoj emrin Maqedonia përveç shqipes, sepse populli i saë e përdoret atë gjuhë. Em’nat; MAKEDONIA, na jep çelësin për shpjegimin e shumë emërtimeve të lasht, e nga ata, është DARDANIA, që DAR na jep kuptimin e shpërndarje, në të vërtet na jep fjalën N’dar, kurse DANI KA apet trajtë e emrit të Zotit, si ADAN/ADANI, DArDANI, DAN në thelb është i njëjti emër DON, kështu në bazë, të dyja (dyjat=dyj+at) përcjellin kuptimin e vetisë të veçantë, dhe të dallueshëm prej botës ose krijimit që është AN e DANE, edhe sot përdoret në Kosovë, NA jemi AN E DANE, dhe nuk përzihemi më tjerët. Nga emrat e Zotit është DONA, DONIKA. Si rrjedhim kemi; darDANI, ArDANI, DANI, DONA, DARDONA, ARDONA, EDONA, EDANI, MADAN, AMDAN, na japin veçorit dhe cilësitë e DON-es, zotit ose vetisë së tije të përcjell më ketë emër. Nga më të njohurit, masi ky emër u shënua nga Grekët e lasht është DODONA, DA DONA, në të vërtetë, në tokat shqipfolës ky vend mund të mos ishte ma i rëndësishmi, por është ba i ran’sishem (rëndësishëm) sepse u shënua për të në kohën e caktuar. Krejt e natyrshme së vene/vende t’shejta për Zotin ADON mund të këtë pas gjithandej Ballkanit, popuj shqipfolës që nuk dinin së ku asht DODONA që ishte aq e rëndësishme për nj epjes të popujve shqipfolës.

2)

Nga kjo kemi MAK, MAKA, duke e përshkruar Pasjen- KA, dhe levizjen e veprimit MA, ashtu si MA AK, ose MA KA, të cilat në thelb do të thotë KA MA, duke përshkruar kahun e lëvizjes të sasisë që KA MA, krahasuar me krijuesin e fjalës përkatëse. E njëjta gjë ndodh me fjalët MAQ, si MA AQ, ose MA QA, ashtu AQ MA, ose QA MA, duke na dhen madhësinë tjetër të veçantë të veprimit MA, si MAQ, MAQ, MAS, MAL, MALL, MASH, MAT; MAR, MAVI,…etj. Edhe pse në bazë janë me të njëjtën kuptim, nga kahu i lëvizjes se veprimeve dallojnë fjalët; MAQA, dhe MAQ, MAKA, dhe MAK,.., etj. Nga këto lexuesi mund të përgjithësoj për të gjitha rastet tjera, po ashtu të kuptoj format MAQEDONI dhe MAKEDONIA, por edhe duke krijuar fjalë të reja të mundshme; MALEDONIA, MALLEDON, MATEDON, MAREDON, MASEDON,…,etj., të cilat bartin/bajn kuptime vetëm në shqipe. Kemi në fjalët e tabelës prapashtesën/fjalën K. Prej nga, K na jep pasjen, pronën, atë çka njeriu, gjësendi Ka.

Në thelb KA përshkruan damjen e veçantë nga tansia por duke ruajtur disa pika të përbashkët me tansin, dhe duke na dhënë pjesën e veçantë të hapësirës A. Varësisht nga kahu i lëvizjes se K në krahasim me krijuesin personin, i cili e krijon fjalën përkatëse kemi; KA (afrohet) dhe AK (largohet) ose si përgjithësim(zanore)K dhe K(zanore). Si rrjedhim; BAK=BA+ AK, veprimi BA përmbahet në formën, veprimin, gjësendin; AK, ku AK ka kuptimin bazë KA, por janë simetrike. KAK= KA+ AK, veprimi KA përmbahet në formën, veprimin, gjësendin; AK, ku AK ka kuptimin bazë KA, por janë simetrike KAK= KE +AK; veprimi KA=KE, përmbahet në formën, veprimin, gjësendin; AK, ku AK ka kuptimin bazë KA, por janë simetrike SHAKE= SHA/SA+ AK; veprimi, sasia SA/SHA përmbahet në formën, veprimin, gjësendin; AK, ku AK ka kuptimin bazë KA, por janë simetrike SAK= SA+ AK; sasia SA përmbahet në formën, veprimin, gjësendin; AK, ku AK ka kuptimin bazë KA, por janë simetrike CAK=CA+AK=CAKE= CA+AKE, LAK= LA +AK; veprimi LA përmbahet në formën, veprimin, gjësendin; AK, ku AK ka kuptimin bazë KA, por janë simetrike DAK= DA+ AK; veprimi DA përmbahet në formën, veprimin, gjësendin; AK, ku AK ka kuptimin bazë KA, por janë simetrike RAK= RA+ AK; veprimi RA përmbahet në formën, veprimin, gjësendin; AK, ku AK ka kuptimin bazë KA, por janë simetrike AKE= A+ AK; VAKE/FAKE,…veprimi ose me drejt kalimi i shpejt, i fuqishëm i krejt asaj hapësire A, e cila është FA/VA përmbahet në formën, veprimin, gjësendin; AK, ku AK ka kuptimin bazë KA, por janë simetrike BOK= BO+ AK, …, etj. veprimi BI/BO/BU/BY/BE= BA përmbahet në formën, veprimin, gjësendin; AK, ku AK ka kuptimin bazë KA, por janë simetrike. Po ashtu përgjithësojmë të njëjtën mënyrë për të gjitha format e fjalëve kë gjenden në tabelën e mëposhtme., 182 Baza e fjalës AK është KA, thjesht shikuar nga ana tjetër KA-mjen. Kështu E KAME, si A E KAME, kemi simetrinë MAK= MA+ AK,… në KAM= KA + AM, etj.

MIRMIDON

Emri i popullit të Akilit, MIRMIDON, emër shumë i kuptueshëm, i cili nuk donë shumë sqarim. Ky emër në vijën e tana shpjegimeve t’bame dej tash. Kështu MIRMIRDON na jep kuptimin e parë të fjalisë MIR+ MI+ DON-en, pra E MIRA, E MARA MI DONEN. Kështu DONA ishte emén i ZOTIT, E MIRA MI DONEN ishte përshëndetje, por jo veç pershnetje/ përshëndetje, por ishte emër i grupit të njerëzve, dhe e quanin veten E MIRA MI DONEN. Pra në periudhën 3500 vite më pare, na dalin popujt e kësaj kohë shumë fetar. S’do menu (fjala MENU përdoret në Kosovë është fjalë para indoevropiane, në të vërtetë krejt dialekti i Kosovës është para indoevropiane në 70% të fjalëve, e cila paraqet ruajtjen e pashoqe të gjuhës. Men (Mend/mind), ku në anglisht Mean; po ashtu MAN, pra me majt.

N’ koftë se simas/sipas mënyrës se krijimit të gjuhës shqipe, i përkthejmë fjalët e gjuhëve tjera, një pjesë jo e vogël e tyre, ka kuptim, çka tregon lashtësinë dhe evoluimin e pashpjeguar të gjuhëve, të lidhura jo veç më zhvillimet historike, por edhe më anatominë dhe psikikën e njeriut) Nga kjo, Akili ose AQILI emri i fisit të tij, ka kuptim vetëm në dialektin Gegnishte. Duhet të cekim se Gegnishtja ishte e fuqishme sa më shumë shkojmë në drejtim të Perëndimit, dhe Veriut, ajo u ndryshua në Jug dhe Lindje për shkak të përzierjes me popujt e ardhur nga Lindja. Megjithatë Emnat Gegnisht ose të afërt më Gegnishten, janë të lidhun shumë ngusht edhe më përhapjen e DORJANEVE, prej mendoj se DORJANET është veç trajtë e emrit DARDAN. Dorjanet nga të gjitha përshkrimet e historianëve vinin pikërisht nga Rajonet e sotme; i Serbisë, Rumanisë, i Kosovës. Pikërisht emri Dorjan është i formuar si shkurtes për emrin DARDAN. Dar po ashtu ep përshkrimin e rrjedhjes se lumit me gjerësi të madhe, lumë i cili e Dan fushën, malin ose një territor (Lekni) përmasa të mëdha. DAN ka kuptimin po ashtu i ardhun, sepse asht DAN nga AMA e VET nga lumi DAR, qe mund të jete emër i VARDARI-it sepse kemi VAR (DARI) , por DAR para së gjithash vije nga emri i DANUBIT, si duket ky është emër me i vjetër i tij, dhe VARDARI të jete menduar si i VArun nga DANUBI, por edhe mund të jete se VARDAR të quhej shkurt DAR,… etj. (*shënim) (Shiko me tutje ne pjesët tjera të librit) Kështu mendimi se emri Dorjan/DARDAN, ku është përhapja e lumenjve, ku gjendet rrjedhja e lumenjve me përmasa të mëdha, pra e një ose me shumë lumenjve, kemi DAR si rrjedhje e gjerë, dhe DAN (DARDAN fjalë për fjalë do të thotë njerëz të dalun ose të Dam nga Lumi qe ne shqipe është DAR, DARY po ashtu edhe ne proto-Indoevriopianishten e lasht por edhe ne Pre_Indo-Evropianishten me të cilën e lidhi shqipen e Kosovës sod. Mos thuani SOT por SOD sepse fjala SOD u krijua si tkurrje nga fjala SODIT= SA O DIT = SODIT, shiko me shume ne pjeset tjera të librit Msheftesit e Gojes ). Kaq i vjetër është emri/emni Dardane, e në mundësi se ata ishin populli i famshëm DORIAN. Nga kjo emrin Dardan në lashtësi e gjejmë po ashtu me shkurtesën DAR/DOR, si shembull këtë e vërtetojnë gjetjet arkeologjike në Rumani, ku pjesë e madhe e këtij shteti, sidomos pjesa Jugore, ishin Dardan. N’koft se kemi gjetje të reja duke e vërtetuar këtë pohim, se DOR quheshin Dardanet, atëherë ka gjasa t ’qëndrueshme se Shqipja është gjuhë Dardane, qashtu si thonë disa studiues Austriak. Arsyeja është se Iliri si toponim nga gjuha shqipe, e përgjithësuar nga Romaket për hapësirë shumë të gjerë, kryesisht malore bregdetare, mund të përfshinte popuj tjerë me gjuhë Kelte, në të njëjtën krahina, regjioni, hapësira,.., etj. Trajtimi ILIR me ILION ose ILLION si të njëjta është gabim,  pasi (ma drejt të thuhet masi sepse është Majt sa, sa ma, ma sa = masi ose me majt si, shiko në pjesët tjera sqarimin e kësaj fjale) Ilirjon dhe ILLION ndryshojnë rrënjësisht në kuptim dhe nuk janë të njëjta.

Odysses (O DYSHES/ODYSHUES/O DY SHES,…etj)

Shpesh kam menduar për këtë emër dhe gjithherë me del në forma të ndryshme, sa ma shumë lexoj lidhur me këtë emen/emër, aq me shumë bëhem Dyshues, dhe aq ma shumë kuptime dalin për këtë emër/

Shpjegimi ma i drejt është ashtu si shkruhet, duke e marr si ODYSES që do të thotë ODYSHUES, pra njeri O DY SHUES/ ose ODYSSUES. Pra, kuptimin i drejt mund të përafrohet;  ai luan dyshe, ose siç thuhet në Kosovë; ODyshues, O DYSHUE, e cila fjalë mund të paraqes dredhin e tij, se ai ishte në të dy anët, ose bënte sjellje, lëvizje të dame n‘dysh, duke mos qen i vendosur. O DYShE përputhet shumë mirë në gjuhën e sotme në Kosovë, kur thuhet Asht Dyshe në kuptimin asht Dyshues ose Dyshuese, ose I DYSHES, asht pishman ( asht penu, pengimtar, siç thuhet ne Kosovë ) , asht i pavendosur. Emni ODYSSES lidhet ngusht me fjalën ODYSHES e cila na përshkruan njeriun me dy mendje, me dy anë, me dy fytyra, i cili është i dyshimtë, duke mos qen i besueshëm për të tjerët,…, etj.

Pra ODYSSES do të thotë O DYSH, O DYSHE, O/ A/Asht i DYSHES, ky emër lidhet me këtë kuptim, dhe të njëjtën kohë shpreh sjelljen e tij, qëndrimin e tij të përshkruar nw veprën ODYSEU.

Nga ky emen (let. Emër) kuptojmë se ODYSSEU mund të i kishte të afërt edhe Trojanet/Dardanet por edhe Mirmidon-et dhe fiset tjera.

Ai mund të kishte lidhje gjaku, miqësie, dhe interesi/kajtje nga të dy anët. Ai mund të jetë hezitues për fillimin e luftës, paqes, ose veprimit të caktuar. Ai, gjithashtu mund të luante me dy rruge mënyra, ose ishte i dyshimte për të gjitha anët.  Ai mund të mos ishte i besueshëm, si dhe mund të ishte dhelpnak.

*)Marr nga Libri Msheftësit e Gojes ( guha Shype dhe kuptimi i fjalëve t’saj) , pjesa e tretë, Botuare ne Prishtine, Shtëpia botuese Lena Graphic, ne vitin 2020, Shtator.

Si dhe botuar në Librin “Emnat e Zotave njerëzve dhe veneve” ne vitin 2022, Tetor. Në Prishtinë nga shtëpia botuese Lena Graphic.

Nestor

Emri Nestor natyrisht është i shpallur emër Grek, megjithatë në shpjegimet etimologjike dështohet nga çdo kënd në shpjegimin e tij. Duhet të ditur së shumica e emnave në Iliaden dhe Odysse-n (në shqip ODYSHE) e Homerit, emnat (emnut=EM/AM NUT/NAT) mund të shpjegohen vetëm me anën e Shqipes.

Emnat e luftës së Trojës mund të shpjegohen nga gjuha shqipe shumë ma mirë, sesa emrat e shpjeguar më vonë rreth vitit 400 para Krishtit në Trak.

Dihet së historia botërore pothuajse gjithçka nga Ballkani e ka shpallur Greke, edhe pse është qëndrim kryekëput antishkencore. Përpjekjet, emri Nestor të shpjegohet prej gjuhës  dhe gjuhëve tjera në Azi e Afrikë, është i pabesueshëm. Nga gegnishtja, kemi fjalët;

NISJE/nishje/nish

NUSE/nush

NASE/nesh

NES/Nesh

NYSE/Nysh

Ashtu NEStor/NISTOR (NESHTOR, NISHTOR, ashtu si MEN, MENO, MENTOR,…), bile në rajone të caktuare Historia është quajtur shpesh Nistoria, Nistor, duke përshkrua kuptimin e Nisjes dhe fillimit, natyrisht me vonë e gjejmë, në versionin Nish/NIS , ashtu siç shprehen shembull rajoni i Pejës, (Deçan, Podgur, dhe Rekë e keqe, por edhe Gjakovë). Nistor drejt për drejt personifikohet/ mvetësohet për atë, veprimin gjësendin i cili bën NIS-jen.

Më saktë rrënja e fjalës NIS është IS, kurse IS dhe ISH kanë të njëjtën kuptim, përshkrim të formës, veprimit, gjësendit, të cilat kanë domethënien e Fillimit, Nisjes së gjësendit në formën e sasisë së caktuar e cila zhvendoset në kohë dhe hapësirë. Me të njëjtën kuptim janë dhe fjalet, por natyrisht me disa veçori dalluese, si; VIS, FIS, LIS, RIS, RRIS, …, etj.

Nish, qysh kam pas than

Nish sot me shumë gjendet në përdorim në rajonin e Deçanit (ne Kosovë DEQAN), Pejës dhe Rekes t’Keqe.

Kështu fjala NESTOR në gjuhën Shqipëri përmban njeriun i cili ka Nisje, është nisur, dhe pse e ka marr rrugën të largët.

Megjithatë NESTOR ka kuptimin NEST/NESHT në kuptimin e NEVE, dhe OR ka kuptimin e ROJES, pra NESTOR, NESTAR, NISTOR, MENTOR, ARTAR, ARTOR, ORATOR, BESTAR, BESTOR, GOJTAR, GOJTORE, Nevojtar , Nevojtore…, etj., na epin natyrën e shqipes, dhe struktura e fjalës e përshkruan këtë.

Nestor mbeti emër i pa tjetërsuar në Greqishte, ashtu, si gjuhë Indoevropiane e zhvilluar në Azinë e vogël, përkatësisht në nj epjes të Turqisë së sotme, gjuhë e cila me vonë u be gjuhë tregtare dhe fetare.

Se pse mbeti emër i pa kthyer në Greqisht ishte së prapashtesa S, si duket ishte e papërshtatshme të vije pas/mas tingullit R, si Nestors, dhe natyrisht do të mund të behej i tillë sikur të ishte NESTORUS.

Megjithatë rasti deshi/deshti (da nga shtimja) të mbetet në formën e tillë, për të treguar së është emër i krijuar nga Shqipja. Kështu NAstor, Nustor, Nestor, NOstor, në epin poshtë edhe vendin, gjësendin i cili është themeluar, përkatësisht është NU, ndërtua, maru , formua për të Shtuar, pasuri dhe Rojës. Ashtu N* ESTOR/ESHTOR krijuar nga fjala E SHTU , në kuptimin E SHTU AR, ashtu si A SHTU ARI Megjithatë në formën e të folmes së Jugut e merr kuptimin e SHTUAR, SHTOR, ASHTOR, ASHTUAR; megjithatë kjo nuk mund të jetë e qëndrueshme, sepse kemi shumë përjashtime në rastin kur përpiqem ta përgjithësojmë.

Nestor do të thotë Nistor (pse jo edhe NUSTOR/NUSHTOR/NOSHTOR/NISHTOR,…), njeriu i cili ka filluar, që ka nisur, por kuptimin i brendshme do të thotë NU-mjen vendosje, në formën në dhe ESTOR, me kuptimin Fillestar, dhe gjësend i Shtuar për të mirë, në kuptimin ROJe, ashtu të ndihmon dhe të forcon

La Croix (1946) / “Gjon Shllaku, Mikel Koliqi, Musine Kokalari, Thoma Papapano…” — Persekutimet fetare dhe politike në Shqipëri

Gjon Shllaku – Mikel Koliqi – Musine Kokalari – Thoma Papapano

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 31 Mars 2024 

“La Croix” ka botuar, të enjten e 27 qershorit 1946, në faqen n°5, një shkrim rreth persekutimeve fetare e politike asokohe në Shqipëri, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Persekutimet fetare në Shqipëri

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Një fushatë sistematike kundër Kishës Katolike filloi në Shqipëri në janar të këtij viti. Sinjali u dha nga një sërë artikujsh të botuar në gazetën zyrtare “Bashkimi” që del në Tiranë. Këta artikuj të futur në botimet e 3, 8, 15, 17 dhe 18 janarit janë firmosur nën emrat e katolikëve si Tuk Jakova, Gjovalin Luka, Tonin Miloti dhe gjithashtu nën emra komunistësh. 

Sot nuk bëhet më fjalë për arrestimin e disa priftërinjve, por për shtypjen (zhdukjen) e klerit katolik. Gjatë muajit shkurt u burgosën Dom Mark Hasi, Gjon Shllaku, Pal Doda, Dom Mikel Koliqi, të gjithë priftërinj shqiptarë. Përveç kësaj, 32 fetarë italianë dhe 3 motra të bamirësisë që ndodheshin në shtëpi të ndryshme të përkushtuara për punë bamirësie, të cilat ishin themeluar në Shqipëri në vitin 1939, u dëbuan brutalisht : u lejuan të merrnin vetëm gjërat e nevojshme. At Anton Harapi, i cili respektohej sa për virtytin dhe talentin e tij letrar, u ekzekutua në Tiranë më 15 shkurt, në të njëjtën kohë me ish-kryetarin e Këshillit Maliq Bushati dhe ish-anëtarin e Këshillit të Regjencës Lef Nosi. 

Numri i rusëve që mbërrijnë në Shqipëri po rritet çdo ditë e më shumë. Ata janë të instaluar në të gjitha administratat. Ata janë të plotfuqishëm dhe vetë ministrat e qeverisë së Enver Hoxhës janë të detyruar t’u binden. 

I ashtuquajturi komplot katolik i Shkodrës dhe zbulimi i simuluar i një tjetër komploti që dyshohet se ka ndodhur në Tiranë, kanë qenë shkak për arrestime të shumta në Tiranë, Shkodër, Korçë, Vlorë… Ndër arrestimet, le të citojmë emrat e Suat Asllanit, avokat; Zonjusha Musine Kokalari, shkrimtare; Spiro Disha, Qenan Dibra, të dy nëpunës; Thoma Papapano, profesor dhe anëtar aktual i Asamblesë Kushtetuese. Arrestimi i këtij të fundit është kryer në këto rrethana : i ulur në një tavolinë me një shok në tarracën e një kafeneje, Thoma Papapano dyshohet se i ka thënë të besuarit se shteti aktual nuk mund të zgjasë shumë në Shqipëri. Disa orë më vonë, ai u zhduk nga qarkullimi.

* Aurenc Bebja, Francë. (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), https://www.darsiani.com/la-gazette/la-croix-1946-gjon-shllaku-mikel-koliqi-musine-kokalari-thoma-papapano-persekutimet-fetare-dhe-politike-ne-shqiperi/.

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Një gjuhë e “vdekur”, është e pakthyeshme !

Xhevat Kallajxhi: Të përunjem Dom Zadeja, krenaria e fisit të Ilirisë!

Nga Frank Shkreli 

___

“Poeti i ëmbëlsisë”, e quanin – pushkatuar nga komunistët me 25 mars,1945 në Shkodër

Dje shënova me, modesti, por me shumë respekt, në kujtesë të 25 marsit, 1945, Ditës së pushkatimit të Prekë Calit, legjendarit të Malësisë së Madhe Frank Shkreli: Kujtojmë Prekë Calin e Malësisë së Madhe, pushkatuar nga regjimi komunist i Enver Hoxhës, 25 Mars, 1945 | Gazeta Telegraf dhe 14-malësorëve të tjerë, bashkpuntorë të tij. Por në këtë grup të ekzekutuarish nga regjimi komunist i Enver Hoxhës ishte edhe Dom Ndre Zadeja, që sipas disa burimeve ishte kleriku i parë katolik që u vra në moshën 52-vjeçare nga komunistët shqiptarë në qytetin e Shkodrës, në atë ditë të zezë të vitit 1945.

Sipas burimeve, përfshir Radio Vatikanin, ka qenë Gjykata Ushtarake e Shkodrës — e përbërë nga kryetari Hamid Keçi, antarë, Mustafa Iljazi dhe Arif Gjyli, prokuror Sotir Dodona dhe sekretari Shaban Kuçi — ajo që me 16 shkurt 1945 kishte dhenë vëndimin e prerë: “Për të pandehurin Dom Ndre Zadeja, vdekje me pushkatim”.  Ndërkaq, Gjykata e Lartë Ushtarake në Tiranë, me datën 28 shkurt 1945, ka refuzuar kërkesën e Dom Ndre Zadejës për lehtësimin e dënimit, “vdekje me pushkatim” – duke i hapur rrugën pushkatimit të klerikut të parë katolik në Shkodër me 25 mars, 1945, në Zallin e Kirit, pas murit të Rrëmajit.  Burime të ndryshme nga dëshmitarët e kohës citojnë të ndjerin Dom Ndre Zadeja të ketë thenë fjalët e fundit para pushkatimit: “Ah, moj Shqipni, moj mizore e çka të baj ma shumë, për ty?!”.

Lot e Shpresa -Vjersha, libër i botuar në Amerikë, 1976, me autor Xhevat Kallajxhi

Të gjitha burimet e paraqesin Dom Ndre Zadejën si një njeri që posedonte kulturë të lartë, dhe si rrjedhim i njohurisë së tij të disa gjuhëve të huaja, ai ishte i mirë informuar mbi zhvillimet politiko-ushtarake të kohës dhe kishte parashikuar rrezikun që po i vinte, jo vetëm Shqipërisë, (“për një re të zezë që po mbulonte Shqipërinë”), por edhe Evropën e botën, diktatura e komunizmit barbar ndërkombëtar.

Dom Ndre Zadeja, njihej si meshtar i palodhur në mbrojtjen e fesë, e si shqiptar-patriot dallohej për veprimtarinë e tij në mbrojtje të drejtave të Atdheut, të identitetit dhe dinjitetit kombëtar të shqiptarëve. Atëherë dhe sot, ai konsiderohej si njëri prej shkrimtarëve më të mëdhenj të katolicizmit shqiptar.  Në Shkodër e thërrisnin “poeti i ëmbël” apo “poeti i ëmbëlsisë”. Si veprimtar dhe krijues në fushën gjuhësore e kulturore, ai mbante shoqëri dhe miqësi të ngushta me më të dalluarit e kulturës shqiptare të asaj kohe në Shkodër, por edhe më gjërë, personalitete si At Gjergj Fishtën e Dom Ndre Mjedën, ndër të tjerë.

Xhevat Kallajxhi, ish-redaktor i Zërit të Amerikës dhe ish-Kryedaktor i Gazetës Dielli, organ i Federatës pan-Shqiptare Vatra në Amerikë  
Xhevat Kallajxhi, ish-redaktor i Zërit të Amerikës dhe ish-Kryedaktor i Gazetës Dielli, organ i Federatës pan-Shqiptare Vatra në Amerikë  

Si njeri i artit e kulturës, Dom Zadeja e njihte mjaft mirë historinë dhe fatin e popujve që kishin rënë nën diktaturën komuniste, por ishte i vetëdijshëm se e Vërteta duhej thënë, me gjithë rrezikun që i kanosej atij dhe të gjithë atyre që kundërshtonin diktaturën komuniste.  Si mbrojtës i së Vërtetës, Dom Ndre Zadejës, pushka kriminale komuniste ia ndërpreu fjalët dhe jetën me 25 mars, 1945, në moshën 52-vjeçare.

Kështuqë, me pushkatimin e Dom Ndre Zadejës, regjimi komunist i Tiranës kishte filluar zbatimin e urdhërit famëkeq të emisarëve të Partisë Komuniste të Jugosllavisë që, si hap të parë, të zhduknin Kishën Katolike Shqiptare dhe përfaqsuesit e saj më të dalluar, nëqoftse duan të jenë të suksesshëm në vendosjen e komunizmit në Shqipëri.

Ky përvjetor i pushkatimit të Dom Zadejës më solli në kujtesë një vjershë të ish-kolegut tonë në Zërin e Amerikës dhe mësuesit tim të shtrenjtë, Xhevat Kallajxhi, dedikuar Ndre Zadesë, “Kryeheroit të patriotizmit dhe të virtutave tradicionale shqiptare”, sipas tij. Ndonëse ky vit, shënon sivjet edhe 35-vjetorin e kalimit në amshim të Xhevatit, m’u duk e arsyeshme që me këtë rast të kujtoj këto dy përvjetorë duke sjellur për lexuesin vjershën e Xhevat Kallajxhiut, gazetarit, poetit dhe shkrimtarit nga Gjirokastra, kushtuar Dom Ndre Zadejës, priftit katolik nga Shkodra,  pushkatuar pa kurrfarë faji më 25 Mars, 1945 – duke kujtuar të dy këta burra të Kombit. Frank SHKRELI/ Në kujtim të Xhevat Kallajxhiut njërit prej dekanëve të gazetarisë shqiptare  | Gazeta Telegraf

Xhevat Kallajxhi i ka kushtuar vjershën Zadesë, “patriotit të flakët, klerikut dhe shkrimtarit” siç e quan ai, i cili ishte nga viktimat e para që u pushkatuan nga komunistët, pranverën e vitit 1945 në Shkodër dhe në mbarë Shqipërinë.  Xhevat Kallajxhi ia kushton këtë vjershë Dom Ndre Zadejës, “Patriotit të flakët, klerik dhe shkrimtar i shquar”, i akuzuar si “fashist, trathëtar dhe armik i popullit”, nga regjimi komunist.  Xhevati kujton gjithashtu se me 10 Prill, 1945, në Leuca të Italisë, ku ai me të tjerë bashkatdhetarë anti-komunistë, ishin strehuar pas arratisjes nga Shqipëria — në Kishën e Leucas ëshët zhvilluar ceremoni përshpirtjeje për Dom Ndre Zadejen, ku mori pjesë kolonia e përkohëshme shqiptare në atë vend, para se të largoheshin për Amerikë dhe vende të tjera, shkruan ai.

Ndalu, dorë Mizore!  Sot, pra, kujtojmë përvjetorin e pushkatimit, (“Ndalu dorë mizore!) të Lumit Dom Ndré Zadejës, meshtar, poet e atdhetar i flakët dhe Xhevat Kallajxhi, ish-kolegun tim në Zërin e Amerikës, gazetarin e shquar dhe aktivistin e çeshtjes shqiptare në Shtetet e Bashkuara për dekada, në 35-vjetorin e kalimit të tij në amshim.

Poezi nga Xhevat Kallajxhi — ish-redaktor i Zërit të Amerikës dhe kryeredaktor i gazetës Dielli, organ i Federatës Pan-Shqiptare Vatra në Amerikë – kushtuar Dom Ndre Zadejës me rastin e pushkatimit të tij në vitin 25 Mars, 1945 nga regjimi diktatorial komunist i Enver Hoxhës. (Lot e Shpresa -Vjersha, libër botuar në Amerikë, 1976.

Donika Gërvalla: Arbëreshët shembull unik i ruajtjes së gjuhës dhe identitetit

3

V.Thaçi / RTKlive

Me një pritje të ngrohtë dhe plot emocione në komunën e Shën Benedhitit, zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, së bashku me zëvendësministren, Liza Gashi kanë nisur vizitën në komunat arbëreshe në Kalabri të Italisë.

Në takim me kryetaren e kësaj komune, Rosaria Capparelli, ministrja Gërvalla shprehu falënderimet e saj për mikpritjen dhe vullnetin e gatishmërinë e arbëreshëve të Kalabrisë për të ndërtuar ura të forta bashkëpunimi me Kosovën, përmes të cilave, siç tha ministrja, qytetarët e dy vendeve tona do të kalojnë e bashkëpunojnë jo vetëm në sferën e kulturës, por edhe përmes shkëmbimeve tregtare dhe fushae të ndryshme, ku arbëreshët e Italisë shquhen me shekuj.

“Ruajtja dhe trashëgimia e gjuhës, kulturës dhe identitetit për kaq shekuj është frymëzim dhe shembull edhe për mërgatën dhe diasporën tonë në ruajtjen e trashëgimisë gjuhësore dhe kulturore brez pas brezi“.

Kjo vizitë vjen në kuadër të angazhimit të MPJD-së për të forcuar lidhjet kulturore dhe shoqërore mes Republikës së Kosovës dhe komunave arbëreshe të Kalabrisë, përmes projekteve që përafrojnë qytetarët e dy vendeve në njërën anë dhe njëkohësisht rrisin bashkëpunimin ndërinstitucional mes komunave nga të dy vendet, në kulturë, arsim dhe trashëgimi kulturore, por edhe ekonomi, tregti dhe shkëmbim ekspertize në fusha të ndryshme.

Krahina e Rugovës me 15 fshatra, duhet të jetë komunë në vete

4
Naim Kelmendi – Hara, fyzioterapeut, Zvicër
____
* Të lobojmë për Rugovën komunë në vete, se 15 fshatrat e Rugovës i kanë kufinjt e njohur historik
___
Gryka e Rugovës, bukuri e rrallë natyrore e krijuar nga i madhi zot.
___
Syri e ka vizionin,vizioni rrjedh nga mendja,mendjen e dirigjon dëshira e cila vije nga Zemra, dëshirën e dirigjon vullneti i cili buron nga syri i cili e fokuson ne mendje dhe zemër, për ta shprehur at i nevojitet veprimi e për të ardhur deri te veprimi duhet që të gjitha kèto të harmonizohen njëra me tjetren dhe po qe se ky harmonizim ndodh atëherë vjen deri te qëllimi dhe rrealizimi.
Nuk ka asgjë të pamundur vetëm se nevojitet vendosmëri e përkushtim, fokusim, vullnet, mund, sakrificë ,dëshirë, inspirim, qëllim dhe realizim.Qëllimi kërkon ide, shtytje,veprime dhe ato shumë të matura e të studjuara mirë, të pastërta, të ndergjegjshme, stabile sepse vetëm kështu mund tè arrihet qëllimi.
Gryka e Rugovës
Njeriu që nuk ka qëllim , ai njëherit nuk i ka të harmonizuara këto elemente dhe nuk mund të arrij asgjë ose mund të arrij vetëm pak dhe jeta e tij është e pa sens. Sikurse që dihet nga thënja e vjetër : Një derë e mbyllur lë vendin për dhjetë dyer të hapura, nuk duhet kurr humbur shpresat dhe të ngelemi prapa asaj dere të mbyllur.
Andaj duhet gjithmonë të bëjmë kërkime e të mos jemi pesimitë duke vendnumëruar. Për secilën derë të hapur kërkohet një sfidë dhe pastaj arrihet qëllimi dhe rrealizimi.
Pasi vet jeta është sfidë e madhe.

24 marsi i vitit 1999 është ndër ditët më të lavdishme të Historisë së Kosovës 

Fëmijët duke luajtur me gëzhojat e tanksave e mitralozëve të ushtrisë serbe në shtëpitë e djegura (Kulla e djegur e Lush Alise, nipi i bacës Lush në Beleg, 1999)

Sinan Kastrati, Suedi

-Jo pse NATO i bombadoi forcat ushtarake e policore serbe por pse na e hoqi qafe zullumin fashist serb  

Ky ishte viti i parë (viti 2024) që nuk shkrujta e nuk “e kujtova” 24 marsin e vitit 1999 e 26 marsin e vitit 1981.  

Mendova se dua të iu iku temave nga politika edhe ato tema nga historia më e re që kanë erë politike e ngyrë (të kuqe) ideologjike.    

Arësyet, sipas meje janë të ndryshme e të shumta: Luftën e drejtë të shqiptarëve të Kosovës për të drejta të barabarta me popujt e tjerë të ish jugosllavisë e kanë uzurpua, e kanë privatizua një grusht njerëzish që pretendojnë se i kanë pri luftës, e kanë çlirua vendin, dhe e kanë shpallur pavarësinë e Kosovës. Tash disa “pionierë” e “partizanë” po kërkojnë dënim deri në 5 vjet për ata që flasin keq për UÇK-në. 

Disa nga ata, “krerët” po gjykohën në Hagë të dyshuar për krime lufte (Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi). Të tjerët, Ramush Haradinaj, Fatmir Lima, u liruan si të pafajshëm dhe shumë të tjerë, Sami Lushtaku, Sylejman Selimi, Xhavit Haliti, Sokol Bashota e ndonjë tjetër, më i vogël sipas “hierrkisë ushtarake” *) të UÇK-së ende po presin me vesh në krah se kur do të japin llogari për të bëmat e të palarat e tyre. 

Në vitin 2000 kur isha për herë parë në Kosovë, pas më shumë se një jetë nizami (ushtari), zakonisht nizamët shërbenin 9 vjet asker turki, babën plak e gjeta gjallë por pas dy vjetëve vdiq.  

Shumë familjarë, djem të axhallarëve, që kanë pregatitje akademike, politikanë, profesor, jurist, mjek më thanë: 

-Baca Sinan, (e kam thënë disa herë) mos shkruaj për këta faqezi, fjalën e kishin për disa ish komandantë të rrethit të Malishevës, Rahovecit, Klinës, se kur të qohemi në mëngjes, na mungon ni mashkull i shpisë! Ti e ki let, se jeton me familje jashtë e ne jemi n¨Kosovë. Ashtu ishte dhe unë detyrova ta respektoj fjalën e tyre, familjet at djme ama, nuk u ndala, shkruaja, por me pseudonime. Asnjëherë askujt nga komandantët nuk i kam hyrë në hak e nuk e kam ngarkua, nuk ia kam shtue as një të keqe që ai e ata nuk e kanë bërë. 

Pas vitit, 2012, fillova të shkruaj e të dalë pa maska e pa nofka, publikisht me emër, mbiemër, me fotografi e adresë të plotë për të gjitha ato që dija për të vrarët, të zhdukurit, të kidnapuarit, për vjedhjet, plaçkitjet që me të vërtetë kanë ndodhur, në Turjakë, Banjën e Fatmir Limës, për ”Ftyrën” e ”Bashkim Finon” e Selman Binishin, për Bellenicën e Ramiz Hoxhës, për Drenofcin e Zatrqiqit, për ish nxënësin tim (komandant ”Rrezikun”- Gani Gjemë Paqarizin *), komuna e Rahovecit, për katundin Çabiq të Klinës (qysh i rrihën burrat e fshati Çabiq, të rinj, burra e pleq, vendas e mysafirë nga ish udhëheqja e UÇK-së e asaj ane, jo UÇK-ja).  

Shkruaja për realitetin e ”luftës”, të pas luftës, ”çlirimin” e vendit, Kosovës për ”PRIVATIZIMIN” e tokave bujqësore, fabrikava. Personazhet e mia ishin Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Fatmir lima, Ramush Haradinaj, Lah Ibrahimi, Bislim Zyrapi, (”gjeneralët” Rexhep Selimi e Shukri Buja etj. 

Opinionet e mia i publikoja në ”Bota Press”, në ”Lajm.co”, në ”Shqiptari.eu”, ”Bota sot”, në ”Fokusi.org”, në ”Fjala e lirë”, në ”Drini.us” e disa portale të tjera dhe pastaj ato shprendaheshin e publikoheshin edhe në portalet tjera, jashtë e brenda Kosovës por jo në Epoka e Re, në Kosova Press, që ishin e kanë mbetur këmbë e krye të majta. 

Disa portale, edhe pse bashkëpunoja nuk mi publikonin, psh ”Bota Press”, nuk mi publikonte shkrimet e mia për Isa Mustafën, për fëmijët e familjën Rugova, ”Lajm.co”, nuk mi publikonte opnionet e mia për Ramiz Lladrvcin. 

Me shumicën e portaleve që i përmenda, më nuk bashkëpunoj për arsye të mia parimore.  

Shumë nga miqtë e mi, u larguan nga unë, jo me fajin tim por sepse ata kishin notua në ujra të turbullta që nga viti 1981 e këndej e nuk donin që unë të shkruaja e as ti përmendja emrat e tyre e të familjarëve të tyre, nga frika se do ta humbin besimin te shefi i tyre, Hashimi: Më shkruanin ”Sinan e kan rânue dorën”. Njëri nga ata ”miq” vetëm pse kisha shkruajtur për një familjar, mësues të dalluar në një opinion ku flas edhe për disa luftëtarë të pushkës, të krahut të djathtë (edhe unë u detyrova ti quaj ”krah”), ai më shkruajti kështu: ” Pershendetje Sinan. Sot isha në X (emri i qytetit) te Y (emri i personit) X-i ishte pak i lodhur. E lexova tekstin, diqysh ”Y-ni” nuk është brenda kesaj teme te komandanteve, ushtrimeve ne Shqiperi”. 

U zgjata por nuk mund të ndahesha sepse hyra në Arkivën time dhe gjeta disa opinione e kujtime të atyre viteve.  

Sot do të publikoj një “Opinion” timin të publikuar në “fokusi”, portal që kisha publikua më shumë se 150 tituj: 

 https://www.fokusi.org/?s=sinan+kastrati  

Opinioni im i asaj kohe është pa asnjë ndryshim pos të ndonjë përmirësimi të vogël, gabime gramatikore, drejtshkrmore e shenja të pikësimit, aty ku i kam parë.  

“UÇK-ja nuk ishte as në tokë e as në qiell, 24.03.2019 21:23:48 

https://www.fokusi.org/uck-ja-nuk-ishte-as-ne-toke-e-as-ne-qiell/  

Me rastin e 20 vjetorit të bombardimeve të NATO-s, ditës më të paharrueshme të historisë së Kosovës.  

Kur datat historike keqpërdoren nga ”paria” e vendit për marketing politik.  

Përkitazi me një shkrim (dhe) me rastin e 20 vjetorit të bombardimeve të NATO-s, 24 Mars 1999 e të publikuar në shumë portale me titull ”simbolik”, si: 

”Thaçi: UÇK në tokë e NATO në ajër kapitulluan Millosheviqin”, apo ”Kryetari Thaçi thotë UÇK-ja nga toka e NATO nga ajri e detyruan kapitullimin e regjimit të Millosheviqit”, dat. 23/03/2019 etj.  

Ku më gjeti mua 24 Marsi i vititi 1999?  

Jetoja në Halmstad e punoja si mësues, me orar jo të plotë në Falkenberg e në Halmstad, kryeqytet i krahinës së Halland-it. Në Halmstad kisha ardhur në gusht të vitit 1996, nga Mönsterå-si ku kisha jetuar 3 vjet, qytezë në ”Kalmar Län”, krahina e Smålandit.  

Në Halmstad, banoja me një lagje që quhej, Vallås. Vallåsi ishte afër lumit Nissan, një nga katër lumenjët më të mëdhenjë në Halland (Viskan, Ätran, Nissan dhe Lagan). 

Dita e mërkurë, 24 Mars 1999, ishte edhe dita më e gëzueshme në jetën time, sepse Forcat e NATO-s, filluan luftën nga ajri kundër Serbisë. At ditë kisha mësim në shkollën ”Östergårdsskolan”, ku punoja si mësues (Special lärare). Bashkë me mua, punonin edhe dy mësues/e të tjerë shqiptarë, Nazmiu e Vlora. Të tretë në kohë të pushimit u takuam në zyrën e mësuesve dhe ishim tepër të mallëngjyer e gëzuar. Folëm pakë, më shumë me shikime. 

Në mëngjesin e së mërkuerës, para se të nisesha për në punë, shikova lajmet. Atë mëngjes, programet TV-1 e TV-4, ndër programet më të shikuara suedeze, i kishin ndërprerë programet e rregullta dhe përsëritshin pa ndërprerë në një shirit në fund të ekranit se NATO pritet të bombardoj caqet serbe ku ishin forcat usharake e policore serbe.  

U nguta për në shkollë ku kisha dy orët e para mësim por nuk dëshiroja të punoja ditë dhe menjëherë, nga dëshira që ti shoh avionët e NATO-s që niseshin nga Avianoja e Italisë, bazë e NATO-s, shkova te Anders Adolfsson, bitr rektor (Ndihmës drejtor) dhe iu luta që të më liroj sot nga puna, pasi që NATO-ja fillon bombardimet në ish Jugosllavinë, Unionioni Serbi- Mali i Zi. 

Ai vetëm qeshi dhe më tha:  

-Shko Sinan, orët i zëvendëson një ditë tjetër! 

Javier Solana, ish Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, politikan spanjoll, ia kishte dhënë fjalën gjeneralit të NATO-s, Wesley Clark. 

Wesley Clark, (ka lindur më 23 dhjetor 1944) ishte gjeneral i forcave të armatosura të SHBA-së. Clark, bëri ate që duhej bërë për Kosovën, i filloi bombardimet mbi Serbinë dhe nuk i ndali deri më 10 Qershor 1999. Wesley Clark u bë i njohur dhe i paharrueshëm, për shqiptarët, sikurse Bill Clinton eTony Blair ndër miqt më të dashur atherë, sot e mot. 

Clark ishte emërua Komandant Suprem i Forcave të Bashkuara të NATO-s për Evropën më 11 korrik 1997. 

Wesley Clark ka thënë për luftën në Kosovë se: “Keto ishin bombardime politike ndaj Serbise, sepse si gjeneral ushtarak, ju garantoj, se ndryshe, lufta në Kosovë do të kishte mbaruar për katër ditë” (Marrë nga disa portale dhe nga Wikipendia) 

Ndërsa vitin e kaluar, Wesli Clark tha i dëshpruar: ”NATO, dje nuk e bombardoi e as nuk e çliroi Kosovën për ta ndarë sot!” 6 shtator, 2018 (Presheva Jonë).  

Në shkollën suedeze ishim vetëm tre shqiptarë/e që punonim si mësues/e. U afruam dhe u përshëndetem e mendjen e kishim në Kosovë, pastaj, unë shkova te zv. drejtori i shkollës dhe kërkova nga ai që të më liroj nga puna. Arsyen ia tregova, duke folur me lot në sy, që ishin lot gëzimi. 

Po ti Hashim Thaçi, ku ishe më 24 mars 1999 ? 

Mua më ra në sy një shkrim që gjoja Hashimi paska thënë “Kryetari Thaçi thotë UÇK-ja nga toka e NATO nga në ajëri e detyruan kapitullimin e regjimit të Millosheviqit” 23/03/2019. 

-Hashim, ti dhe UÇK-ja ”jote” nuk ishit as në tokë e as në qiell.  

Edhe pakëz, por tash për kryetarin tjetër, ate të Qeverisë së Kosovës, që një lpk-ist e paska shprëndarë, një shkrim të marrë nga një gazetë gjermane, me titull. ”Der Spiegel: “Po të mos ishte Haradinaj me shokë, ndoshta nuk do të ekzistonte Republika e Kosovës”, 23/03/2019 

Or ”zotëri”, ju kryetarë e ju të tjerë, argatë të Hashimit e të Ramushit, po mos të ishte SHBA-ja, Britania e Madhe, Gjermania … dhe përgithësisht NATO-ja, Kosova, pa ”Republikë” nuk do të ekzistonte sepse ”Republikën” ia keni hequr, ju kryetarë, nga FAK (Forcat e Armatosura të Kosovës) në vend të FARK (Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës). 

Ndërsa Gucati një tjetë figurë me ”rëndësi”, tregon: ”… se kur nisen bombardimet e NATO-ja, UÇK-së po i mbaronte municioni” 

Derisa Hashimi nuk tregon se ku ishte, Gucatit ” i kujtohet mirë”: “Më 24 mars isha në fshatin Bajincë, komuna e Drenasit, ka qenë diku rreth orës 20:00 kur filloi bombardimi i parë. Jo vetëm unë, ne ushtarët, por të gjithë qytetarët e Kosovës e kemi pritur me padurim intervenimin e NATO-s. Ishte lajm i gëzueshëm sepse çdo gjë ishte në harxhim e sipër, municionet, ushqimet, kishte shumë të lënduar, të plagosur. Vetëm dy ditë pas bombardimeve të NATO-s ne kemi dërguar diku rreth 46 shokë në Berishë. Forcat militare serbe bënë masakra të mëdha. Por megjithatë, ndërhyrja e NATO-s ishte gëzim shumë i madh. Në emër timin dhe të gjithë veteranëve, e falënderoj edhe njëherë NATO-n, SHBA-në dhe Bashkësinë Evropiane që ndërhynë në Kosovë dhe që ishte një luftë shumë e drejtë” 

Askush nga ”krerët e ish UÇK-së nuk treguan ndonjë heroizëm” duke përfshirë edhe Hashimin, në ndonjë betejë, deri kur hyri NATO-ja, përpos masakrave serbe mbi shqiptarët, e pra ku ishte UÇK-ja? 

Ku ishin Hashimi, Jakupi, Fatmiri e ish ”Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së”? 

Ai (Hashim Thaçi) tha se ”UÇK-ja në tokë dhe NATO-ja në ajër, në luftën e përbashkët për paqë, e detyruan kapitullimin e regjimit të Millosheviqit”. 

O Zot, ja jepi, ja merrja met (mendët) Hashimit! 

Hashim, askush nuk të beson ty e as pallavrave tua, UÇK-ja që ju thirreni, përbeheni e përqyrreni. Ajo nuk ishte as në tokë e as në qiell. 

Pamjet e televizioneve më të njohura të botës nuk paraqisnin luftën e UÇK-së e as ty e të tjerët por vetëm vajin e lotët e grave, britmat e fëmijëve e shpërngulje të popullatës deri sa i largoi Serbia afro 1.000.000 banorë nga Kosova për në Shqipëri e në Maqedoni. 

Pra NATO-ja ndërhyri në Kosovë për shkaqe humanitare, për parandalimin e një katastrofe humanitare, për spastrim etnik, terror e gjenocid. 

-Ku ishit ju? 

Sigurisht se edhe ky shkrim imi do ti nxjerrë nga zgurat e lisave ku janë futur që nga Marsi i vitit 1998, kur në Prekazin legjendar të Ahmet Delisë, Nebih e Tahir Mehës e të Familjes së mixhës Shaban, djemve, Hamzës e Ademit, do ti zgjon nga gjumi ” OVL, shoqata  e parti të dala nga -UÇK-ja duke i quajtur edhe këto si ”Sulmet e pandalshme kundër UÇK-së dhe ikonave të saj janë të pritshme nga armiqtë e lirisë tonë, por të të vijnë sulmet me direktivat e armikut shekullor Serbisë nga pjesëtarët e etnikumit tënd, është kriminale dhe e pafalshme. Madje, këto sulme duken të sinkronizuara me armiqtë shekullor të popullit shqiptar dhe në një kohë tepër delikate për historinë e luftës tonë çlirimtare”. Kështu do të shkruante Vajdin Berisha (?), nga Drenofci i Zatriqit, kryetar i OVL-UÇK dega në Rahovec, kundër meje (Vijadinit, ia kam mbylgojën. Vëllain ia kanë vrarë, Vijadini e din e për mos me folur e kanë vendosur ”kryetar të veteranëve në Rahovec) 

Hashim (Thaçi) e Hysni (Gucati), UÇK-ja e jua nuk ishte as në tokë e as në qiell, e ju ku ishit? 

Sinan Kastrati, Suedi, Malmö, 24 Mars 2019  

*) HIERARKI f. 

Rendi i titujve, i gradave ose i përgjegjësive në administratën civile, ushtarake e fetare, nga më të ulëtat deri në më të lartat, sipas lidhjeve dhe varësive që kanë ndërmjet tyre; titujt, gradat ose përgjegjësitë në këtë rend; organizim shoqëror, i cili ndërtohet mbi bazën e këtij rendi titujsh, gradash etj. që kanë nëpunësit sipas pushtetit, sipas varësisë ose sipas të drejtave. Hierarki administrative (ushtarake). Hierarkia feudale. Hierarkia kishtare. Shkallët e hierarkisë. Ndoqi hierarkinë. Veproi sipas hierarkisë. …  

*) Disa nga nofkat me e komandantëve gjatë luftës: 

Hashim Thaçi (Gjarpri), Xhavit Haliti (Zeka), Fatmir Limaj (Çeliku), Sylejman Selimi (Sulltani), Rexhep Selimi (Dhjetëshi), Sokol Bashota (Njëmbëdhjetëshi), Shukri Buja (Gazetari), Haxhi Shala (Topi), Gani Krasniqi (Baca), Ramush Haradinaj (”Smajli”. Smajli është baba i Nasim Haradinaj, burrë e atdhetar), Ismet Jashari (Kumanova), Lahi Ibrahimaj (Magjupi), Haradin Bala (Togeri), Gani Paqarizi (”Rreziku” nga Lubizhda është ish nxënësi im), Xhem Gashi (Gjermani), Naser Krasniqi (Ftyra), Naser Shala (Bashkim Fina), Rrustem Mustafa (Rremi) etj. 

Kosova ishte burg (Burgu i Prishtinës, tash muze), Prishtinë, 2022

Për fund: herë pas here do të publikoj opinionet e mia të para disa vjetëve. 

Malmö, 30 mars 2024  

sinankastrati09@hotmail.com 

Kur Faik Konica vizitonte At Shtjefën Gjeçovin në Gomsiqe

1

Nga Frano Kulli

“A i vemi mysafirë At Gjeçovit ndonjë ditë të kësaj jave?”- më pyeti një herë At Fishta, me të cilin piqesha çdo ditë në Shkodër.

Faik Konica, për së pari gjëndet në Shkodër në vitin 1883. Ka qenë 8 vjeç atëhere, kur prindërit e kishin shoqëruar te e  motra Xheva, e cila, asokohe, banonte me familjen e vet në Shkodër. Mbasi kishte marrë mësimet e para në Konicë, hyn në Seminarin Papnuer, shkolla e Jezuitëve dhe bën aty  dy klasë (1883-1885). Përjetimet e qëndrimit në Shkodër, lanë gjurmë të shënuara në formimin e adoleshentit Konica: “Më 1883 më rastisi që vajta në Shkodër me prindërit, të cilët më çuan në shkollën e Jezuitëve. Mjegulla e kohës s’ma ka hequr ende larg kujtesës atë rrugë të ngushtë e të shtremtë që, duke filluar tek ajo udhë e gjerë që shkon te Kopështi i Kombit (Milet Bahçe), mbaron në shkollë të Jezuitëve. Shkollë e gjerë dhe e ajrosur tej e tej, me oborre të mëdha e me lodra, ku rinia shqiptare mëson të jetojë një jetë më të butë, më të urtë e më vëllazërore. Mësimet, italisht, latinisht, frëngjisht e gjermanisht, jipen prej Etërve Jezuitë, me atë dije, që as armiqve të tyre s’ua mohojnë.

Frano Kulli 3

Artet e bukura, si muzika e piktura, si dhe fesat e shpeshta, e lehtësojnë trishtimin e mësimeve të rënda. Javë për javë, djemtë dalin e shëtisin në fusha, e janë jashtë mbi blerime: zakoni i mirë që ua bën mendjen të gëzuar e të shëndoshë për të filluar mësimet e javës. Me këto dhe me të tjera, kjo shkollë mbahet në një shkallë të lartë, e gjithë ata që kanë parë shkollat e Francës e të Europës, munden të dëshmojnë se ajo e Shkodrës është e zonja për shumë punë të barazohet me to”.

Këto shënime janë shkruar mjaft më vonë, mbas ardhjes së herës tjetër në Shkodër, në vitin 1913, në kohën e luftës ballkanike tashmë si njeri i kompletuar me dije e njohje të mëdha e i thirrur nga vetëdija e tij për të shërbyer kauzën e kombit. Kurse me mendjet e ndritura të shqiptarisë aty në Shkodër , me “françeskanët e mëdhaj”ai  krijoi miqësinë e fortë intelektuale e të pandame asnjëherë. Në “Albania” e tij në Bruksel , Fishta boton poezinë e tij të parë me 1899, dom Ndoc Nikaj , me ndërmjetësinë e tij shtyp “Histori e Shqypnis’ ”…

 

Faik Domenik KonicaAt Gjergj Fishta Paris

 “CA KUJTIME MBI AT GJEÇOVIN”, Faik Konica e botoi për herë të parë në gazetën “Dielli” të Bostonit, më 1930. Kurse , në  “Kanuni i Lekë Dukagjinit”, që botohet  më 1933, botuesi-provinca françeskane i riboton me shënimin: E perdorem ket artikull me të cillin Ekselenca e Tij Ministri Shqypnis në Washington Z. Faik Konitza na e paraqet aq gjall Françeskanin Shqyptar A. Shtjefnin Gjeçov e me nji stil aq të rrjedhshëm, sa, tuj na u dukë ky artikull si nji kunorë e çmueshme letratyre, qi z. Konitza desht të véte mbi buca të njoma të vorrit të të përvajtueshmit A. Shtjefen, na u duk si detyrë t’a biejshim edhe në ket kryevepren e tij.

At Gjeçovin e pata njohur me anë letrash dissa vjet përpara Luftës Ballkanike. Më 1913 shkova në Shkodër dhe atje, në Kuvent të Franciskanëve, nji ditë u njohmë me sy e me fjalë të gjalla. Mendimet nderimi, që kisha patur për At Gjeçovin për së largu, m’u shtuan ca më tepër që kur u poqmë. I mesmë nga gjatësia e trupit, pak si i thatë, me një palë sy të zez ku çkëlqente mendja dhe zemërmirësia, At Gjeçovi fitonte menjëherë besimin dhe dashurinë. Fjalët i kish të pakta po kurdoherë në vend. Vetëm kur në të kuvënduar e sipër takohej ndonjë pikë mbi të cilën kish dituri të veçantë , si për shembëll Kanuni i Lek Dukagjinit ose vjetëritë greko-romane , At Gjeçovi çelej ca më gjatë dhe atëhere ish gëzim ta dëgjonte njeriu.

Aso kohe, At Gjeçovi ish “famulltar”, domethënë prift i ngarkuar me shërbimin e një fshati ose rrethi, dhe rronte në Gomsiqe, i pari katunt i Mirditës në udhë nga Shkodra në Orosh. “A i vemi mysafirë At Gjeçovit ndonjë ditë të kësaj jave?”- më pyeti një herë At Fishta, me të cilin piqesha çdo ditë në Shkodër. Mendimi i një vizite At Gjeçovit më pëlqeu pa masë. Ashtu, pa humbur kohë, u nismë. Një gjë për të vënë re dhe që mbushte me habi dhe trishtim, është se nga Shkodra gjer në Gomsiqe, një udhëtim shtat’ a tet’ orësh me kalë, nuk gjetmë as katunt, as shtëpi, veç një hani të varfër, ku qëndruam për të pirë kafe, s’pamë gjëkundi ndonjë shënjë gjallësie: një vend i zbrazur e i shkretë, si i harruar nga Perëndia dhe nga njerëzit. Po mërzia e udhëtimit na u çpërblye përtej shpresës, posa arritëm në Gomsiqe, ose, që të flasim më drejt, në famulli të Gomsiqes, – katundi vetë i shpërndarë tutje-tëhu, një shtëpi këtu, një shtëpi nj’a dy milje më tej, as që dukej.

Famullia – një biná prej guri, e ndritur dhe e pastër, gjysm’ e zbrazur nga plaçka po e mbushur dhe e zbukuruar nga zemra e madhe dhe nga buzëqeshja e të zotit të shtëpisë – qëndronte, mirë-pritëse dhe e qetë, anës një lumi. Këtu rronte At Gjeçovi. Këtu e shkonte jetën, në mes të lutjes e mësimeve, një nga njerëzit më të lartë që ka patur Shqipëria: një lartësi e përulur, në mund t’ afroj e të lidh dy fjalë aqë të përkundërta; një lartësi shpirti dhe mendjeje e panjohur nga njeriu vetë, i cili, bir i vërtetë i të Varfërit të Assisit, në pastëri e në vobësi të zemrës së tij e dinte veten të vogël. Famullia, shkollë dhe vend këshillash të mira, u jipte fëmijëve themelet e stërvitjes, u përndante fjalët e urta dhe ngushëllimet njerëzve në nevojë. Kohën që i tepronte, At Gjeçovi ia kushtonte studimit.

Merrej ahere me institutat e vjetra të Shqipërisë, nga të cilat një që arriu gjer në ditët tona është Kanuni i Lekë Dukagjinit. Askush nuk mund t’i afrohej At Gjeçovit në diturin e këtij Kanuni. Na tregoi një dorëshkrim nj’a dymijë faqesh, studim i palodhur e i hollë ku kish mbledhur, radhitur e ndritur të gjitha sa kanë mbetur nga mendimet juridike të Shqipërisë në Kohën e Mesme, mendime të cilat ngjan t’i kenë rrënjët shumë përtej Kohës së Mesme.

Në kat të sipërm të famullisë, përmbi një tryezë të madhe, ishin shtruar një tok vjetërirash greko-romane, të zbuluara e të mbledhura një nga një, me një fatbardhësi të rrallë dhe me një shie të mbaruar, nga dora vetë e At Gjeçovit. Mbaj mend, veçan, një enë të vogël, të qojtur “lacrumatorium” lotore, asosh që të vjetërit, në besim se të vdekurit qajnë të shkuarit e jetës së tyre, i mbulojnë në varr bashkë me të vdekurin, që ky të kish se ku t’i mblidhte lotët. Nuk më shkonte ahere kurrë ndër mend se pas ca vjet secilit prej nesh, miq dhe admironjës të tij, do të kishim nevojë që në gjallësi për nga një lotore, ku të mbledhim lottë t’ona për At Gjeçovin…

Bir i përulët i Shën Franciskut, i ditur me një dituri pa tingëllim, po dhe shqipëtar i kthiellët, At Gjeçovit, që i përkiste çdo mirësi, nuk i mungoi asnjë hidhërim, asnjë çpifje, më e çuditshmia e të cilave ndoshta është të mohuarit se ai ish shqipëtar. Sepse ish lindur në një kufi gjuhërash, në një kufi ku sot mbaron shqipia dhe nis një gjuhë tjatër. Ca mendje të klasës së katërt, të pazonjat të kupëtojnë se folësit e shqipes në vijën më të përparuar janë stërnipërit e atyre, që me qëndrimin e tyre në Kohën e Mesme dhe pastaj ndaluan të mprapsurit e vijës më tëhu, ca mendje të klasës së katërt e përmbysin të vërtetën dhe e kthejnë në të sharë atë që është një lavdi.

Po At Gjeçovi është përmi çdo sharje. Emëri i këtij njeriu të rrallë do të vejë duke u rritur dhe një ditë famullia e Gomsiqes do të jetë një nga gurët e shëntëruar të Shqipëtarësisë.

Marre nga fb Frano Kulli

99 vite nga vdekja Heroit të Popullit Bajram Curri

Pirro Prifti, Tiranë

Si sot më 29 Mars 1925, si sot e 99 vite më parë, u vra, Tribuni i Vegjëlisë, Heroi i Popullit Bajram Curri në Shpellën e Dragobisë.

Bajram Curri mbetet një patriot i madh i shqiptarisë dhe i luftës për lirinë e Kosovës.

Ka qënë udhëheqës, politikan që luftoi për pavarësinë e Shqipërisë, dhe më pas, për përfshirjen e Kosovës në të, pasi Traktati i Londrës 1913 e la jashtë ashtu si dhe shumë vise të tjera shiptare.

U lind në Krushë të Madhe të Rahovecit, derisa familja e tij po dërgohej në burg të Prizrenit. Currët njiheshin si zotní, titullin deri tek Bajrami e patën Agë. Kjo familje kishte me trashëgim titullin vojvodë për bajrakët Krasniqe, Nikaj e Mërtur.

Nga pozitat tradicionale të familjes në Malësinë e Gjakovës, si për kundërshtitë ndaj Kryezinjve, u emërua komandant xhandarmërie e zgjodhi kapiten në Prizren, më vonë major në Prishtinë, e së fundmi kolonel (allajbeg) në Shkup, ku kishte në dorë xhandarmërinë e gjithë Vilajetit të Kosovës.

Ishte një nga organizatorët e Lidhjes Shqiptare të Pejës të viteve 1899–1900, udhëheqës i lëvizjes në Kosovë dhe një nga prijësit kryesorë të Mbledhjes së Ferizajt, të korrikut 1908, ku përkrahu kërkesën për vendosjen e kushtetutës. Ndihmoi në themelimin e klubeve e të shkollave shqipe në Kosovë dhe mbrojti alfabetin e gjuhës shqipe të vendosur në Kongresin e Manastirit.

Në maj të vitit 1912 u bashkua me vendimet e mbledhjes së Junikut, mori pjesë në kryengritjen e përgjithshme të armatosur, u shqua si një nga tribunët popullorë që theu forcat osmane në Qafën e Prushit në korrikun e 1912, dhe në Fushë Kosovë. Me Hasan Prishtinën në krye, Isa Boletinin, Idriz Seferin dhe Riza bej Gjakova në krye të forcave kryengritëse hyri në Shkup.

Bajram Curri nuk u pajtua me vendimet e Konferencës së Londrës të 1913 që lanë jashtë kufijve të shtetit shqiptar Kosovën dhe vise të tjera shqiptare dhe luftoi për bashkimin e tyre me atdheun. Në vitin 1913 qe një nga drejtuesit e kryengritjes së armatosur popullore në Kosovë kundër zgjedhës serbo-malazeze.

Më 1914 mori pjesë në qëndresën kundër Revoltës së Shqipërisë së Mesme në Durrës. Po ashtu me Hasan Prishtinën, Ahmet Zogun dhe isa Boletinin ishin organizatorë të kryengritjes antiserbe të vitit 1915.

Në vitin 1918 u zgjodh anëtar i Komitetit “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës” dhe u bë një nga veprimtarët e saj kryesorë.

Në Kongresin e Lushnjës u zgjodh anëtar i Këshillit Kombëtar, i cili e caktoi ministër pa portofol të qeverisë dhe komandant të përgjithshëm te forcave të armatosura.

Udhëhoqi veprimet ushtarake për shtypjen e lëvizjes esadiste në Shqipërinë e Mesme dhe gjithashtu bashkëpunoi me Zogun kundër lëvizjes separatiste të Republikës së Mirditës. Në dhjetor 1921 u caktua Komandant i Përgjithshëm i forcave të armatosura në qeverinë pesëditore Prishtina. Pas qeverive të dhjetorit dhe formimit të kabinetit Ypi, me min. të Brendshëm Zogun, iu dha titulli i kolonelit të nderit. E ngarkuan me ruajtjen e kufirit dhe me mbajtjen e rendit e qetësisë në kufirin perëndimor shqiptar të Kosovës. Në vend të kësaj, mblodhi qindra kosovarë rreth vetes, mori Pukën dhe po bëhej gati të marshonte drejt Shkodrës, bashkë me Elez isuf Ndreun në marsin e 1922. Në krye të 2 mijë vetëve, Bajram Curri u ndal në Va të Dejës, ku kërkoi bisedime me qeverinë, por nuk vazhdoi pasi nuk mori besën e parisë shkodrane dhe për këtë e la të vetëm Ndreun.

Në zgjedhjet e 27 dhjetorit 1923 bëri të mundur nxjerrjen fitues Avni Rustemin, falë ndërhyrjes dhe ndikimit të tij në prefekturën e Kosovës.

Përkrahu Lëvizjen e qershorit më 1924, duke nisur që më 24 maj fillimin e lëvizjes së armatosur me forcat e veta duke pushtuar Krumën si qendër e pref. së Kosovës. Në vjeshtë të vitit 1924 shkoi në Gjenevë me Nolin, Prishtinën e Gurakuqin, të cilët i paraqitën Lidhjes së Kombeve çështjen e të drejtave të popullsisë shqiptare të Kosovës të shtypur mbretëria jugosllave. Më pas, megjithëse kontribues në kryengritje, qeveria revolucionare e nxori në pension. Shpresonte që të përfaqësohej me njerëzit e vet në qeverinë e Nolit, dhe që sekretari i tij të bëhej ministër Arsimi, por Niman Ferizi u emërua prefekt i Beratit. U tërhoq në Dragobi, i prekur në sedër nga mosmirënjohja e mospërfillja (Bajram Curri – Wikipedia)

Zhvillimet politike konfliktuale, ku nuk munguan dhe lëvizjet e armatosura i pozicionuan në kampe të kundërta Ahmet Zogun dhe Bajram Currin. Tradita gojore evidenton si shkak të ftohjes së tyre edhe martesën e Ceno Beg Kryeziut me motrën e Ahmet Zogut; familjet Curri dhe Kryeziu kishin trashëguar një histori konfliktesh ndërmjet tyre.

Nga marsi 1922, Bajram Curri zgjodhi rrugën e veprimit të armatosur kundër institucioneve shtetërore shqiptare. ishte një ndër protagonistët kryesorë në lëvizjen e vitit 1923 dhe në Revolucionin e Qershorit 1924. Pas Triumfit të Legalitetit (24 dhjetor 1924), u tërhoq në Krasniqe, duke qëndruar si mik i bajraktarit të Krasniqes, Sali Manit, nga ku vazhdoi përpjekjet e tij të dëshpëruara për organizimin e një lëvizjeje të re kundër pushtetit legjitim në Tiranë.

Në vjeshtë të vitit 1924 shkoi në Gjenevë për të paraqitur para Lidhjes së Kombeve çështjen e të drejtave të popullsisë shqiptare të Kosovës të shtypur egërsisht nga serbomëdhenjtë (Si u vra 96 vite më parë “Heroi i Popullit” Bajram Curri | Gazeta Telegraf).

Marenglen Verli është një nga historianët më të vjetër tanët, që është marrë me problemin kosovar. Prej tij kemi përcaktime më institucionale për heroin: i pakthyeshëm dhe gjithnjë në krye të forcave popullore, u përlesh me ushtritë pushtuese serbo-malazeze në Plavë e në Guci, në Krasniqe e në Gash. Trimat që e shoqëronin gjatë gjithë jetës në shi e borë Bajram Currin, ishin Shefqet Draga, Met Veseli, Qerim Balia, Isuf Rexha dhe të tjerë luftëtarë tropojanë.

Më 29 mars 1925 Bajram Currin e vrau pabesisht ( u vetvra) regjimi kriminal i Ahmet Zogut me në krye xhandarin Kadri Mehmeti, tek Shpella e Dragobisë (mbas Kullote, Maja e Bjeshkës-Kullota) Bajram Curri që kishte luftuar aq shumë për lirinë e popullit shqiptar, përherë të parë dhe të fundit, e pa veten të rrethuar nga xhandarët. Zogistët e parë që erdhën e pyetën do të lidhesh apo do të vdesësh. Trimi Bajram Curri iu përgjigj xhandarëve me këto fjalë: “ …mua s’më ka lidh as krajl, as mbret e jo me më lidh Kadri Mehmeti”. Pas këtyre fjalëve Heroi u nda nga jeta, siç thotë Fan Noli në elegjinë që i kushtoi, si “ div dragua i Dragobisë”.

Komiteti “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës” më pas e pati nder ta zgjidhte atë si anëtar të vetin dhe t’i ngarkonte detyrën e përfaqësuesit në Konferencën e Paqes për mbrojtjen e çështjes shqiptare. Bajram Curri zgjeron lidhjet me popullsinë e Malësisë së Veriut. Bashkon parinë e Gashit e të Krasniqes që kishin më tepër se 10 vjet armiqësi, bën kuvende e lidh besë midis krahinave, midis Nikaj-Merturit, Shalës e Postribes, vendos bashkëpunimin me qarqet antizogiste në Shkodër (Kush e vrau Bajram Currin dhe pse nuk flitet sot për të? – Telegrafi -Telegrafi).

Me Triumfin e Legalitetit në dhjetor të 1924 trupat e Zogut nuk u përballën me njerëzit e Currit. Letrat e Zogut, ku i shkruante për t’u larguar përkohësisht nga Shqipëria, Curri nuk i pranonte. Mes kërkesave të palës për mosprekjen e Currit dhe Kryezinjve që donin të merrnin hakun, Hasan bej Kryeziu si prefekt i Krumës mobilizoi xhandarët për ta ndjekur, deri atëherë kur u vetëvra më 29 mars 1925.

I rrethuar nga forcat e xhandarmërisë dhe pa shpresë shpëtimi, Bajram Curri vrau veten më 29 mars 1925, në një shpellë në Grykën e Dragobisë (Tropojë). Më 30 mars 1925, nga bjeshkët e Dragobisë, komandanti i kompanisë së xhandarmërisë që realizoi operacionin, nëntoger Kadri Malësia (Mustafa), njoftoi telegrafisht Tiranën: “U lajmërojmë se në një luftë të përgjakshme i arratisuni i quejtuni anmik i shtetit shqiptar Bajram Beg Curri u vra dekun dhe i arratisuni Shefqet Draga u zu rob .Varrimi u bë në Krumë. “Janë plot 2000 veta që e përcjellin në Krumë ku varroset me nderime shtetërore. Disi me ironi “Politika” e Beogradit pak ditë më vonë do të shkruaj duke aluduar për benjamimin e vet Zogun, sesi ka mundësi ta ketë vrarë qeveria e tij, kur autoritet i bëjnë ceremonialin.Varrimi i tij u bë në prani të autoriteteve shtetërore dhe sipas riteve fetare“ (Historia dhe raportimi i rrallë për vdekjen e Bajram Currit (kultplus.com).

Më 1926 u vendos t’i jepej pension familjeve të Bajramit dhe të nipit, Hysni Currit, për shërbimin e tyre ushtarak.

Mikut të tij ngushtë dhe bashkëluftëtar i tij,  Fan Noli i kushtoi një vjershë të shkëlqyer dy strofat më të bukura janë më poshtë:

O Bajram, bajrak i gjallë,

More nam me gjak në ballë,

Te një shpell’ e Dragobisë,

Yll i rrall’ i burrërisë.

Thon’ u-shtri e thon’ u-vra,

Po ti s’vdiqe, or Baba,

As te shkëmb’ i Dragobisë,

As te zëmr’ e Djalërisë.

Pas Vdekjes Kuvendi Popullor i dha Bajram Currit titullin `Hero i Popullit Shqiptar dhe për nder të tij u vendos edhe emri i qytetit  – qyteti Bajram Curri.

priftipirro2017@gmail.com