Kreu Blog Faqe 846

Gjurmët arkeologjike në qytetin e Kassovës

0

Harta e Dardanise ku paraqitet fisi Galabroi, krijuar nga Justhus Perthes në vitin 1865

Nga Dr. Qazim Namani, studjues, Prishtë

GJURMËT ARKEOLOGJIKE NË QYTETIN E KASSOVËS ME RRETHINË

FORTIFIKATA E SIÇEVËS

Rajoni i Malësisë së Galabit shtrihej në mes të qyteteve të zhvilluara në kohën ë antikitetit Nishit dhe Ulpianës. Nga burimet e autorëve antik kuptojmë se në këtë rajon jetonte fisi i njohur dardan Galabroi. Gjatë kohës së sundimit romak në këtë rajon rrëzë kodrinave të pasura me minerale u ndërtuan disa qytete të rëndësishme. Në kohën ë dyndjeve barbare gjatë Perandorisë Bizantine popullata vendore duke e parë rrezikun fillojë ti zhvendosë vendbanimet nga rrafshi për të ndërtuar fortifikime mbrojtëse në kodrina me mbrojtje të mirë strategjike. Pas rënies së qytetit të Ulpianës dhe Vendenisit në mes të këtyre dy vendbanimeve, diku rreth 15 km në veri-lindje të Prishtinës u rindërtua fortifikata Kasstelion.

Gjatë mesjetës kjo fortifikatë është bërë qendër e rëndësishme që nën zotërimin e saj i mbante minierat në veri-perëndim të qytetit të Artanës, dhe fushat pjellore në luginat e lumenjve Llap dhe rrjedhës së lumit Sitnica prej qytetit të Lipjanit e deri në Vushtrri. Kjo fortifikatë në mesjetë njihej më emrin Kassova andaj në bazë të emrit të kësaj fortifikate tokat pjellore pranë këtyre lumenjve u quajtën Rrafshi i Kassovës.

Burimet e fundit për këtë qytet kala i hasim te udhë përshkrimet e kronistëve osman të shekullit XVII, ku përmendet si qytet që e kishte kadillëkun e vet. Duke qenë afër qytetit të Artanës kuptojmë se ky qytet e kishte ligjin për administrimin e një territori të caktuar.

Bazuar në hulumtimet e terrenit kemi ardhur në përfundim se ky qytet shtrihej në mes së kalasë së sotme të fshatit Siqevë e deri në fshatin Radashec, Sukë (Sulltan Tepe).

Fortifikata e Siqevës shtrihet në veri-lindje të Prishtinë në distancë prej rreth 10 km. Fortifikata ngrihet në anën veri-lindore të shkollës së fshatit, në lartësi mbidetare 780 m dhe me koordinatat: N 42°44’15,17″  E 21°12’40,41″.

Fragmentet e mureve, tjegullat, shtyllat e zbuluara  dhe kisha e vjetër dëshmojnë se kemi të bëjmë më një lokalitet të rëndësishëm arkeologjik të periudhës së antikitetit dhe mesjetar.

Gjurmë të objekteve në Kalanë  e Siqevës

Në anën lindore të Kalasë, në Kodrën e quajtur Kuna janë zbuluar themelet e një kishe të vjetër dhe varret e vjetra për rreth saj. Po ashtu në këtë lokalitet janë zbuluar qeramike të periudhës romake, bizantine dhe mesjetare, shtylla të objekteve luksoze kohën të ngjashme me shtyllat e zbuluara në qytetin e Artanës, qytetin e Trepçës dhe disa vendbanime tjera të periudhës së antikitetit që dëshmojnë se në këtë hapësirë kishte ekzistuar një vendbanim i rëndësishëm.

Shtyllë e objekteve të antikitetit në fshatin Siçevë

Ky vendbanim shtrihej në një sipërfaqe mjaftë të madhe dhe rrethohej me disa fortifikime tjera mbrojtëse për rreth. Pozita gjeografike e këtij vendbanimi dhe zbulimeve arkeologjike në fshatrat tjera të afërta dëshmojnë për rëndësinë ekonomike të këtij rajoni të shtrirë pranë fushave pjellore dhe kodrinave të pasura me minerale.

Shtyllë e objekteve të antikitetit në fshatin Siçevë

Ky vendbanim shtrihet në verilindje dhe distancë prej rreth 3 km nga Bërrnica që njihet si  lokaliteti më i njohur arkeologjikë në Kosovë për kulturë të rëndësishme që nga periudha e neolitit e deri në mesjetë. Në mes të kalasë së Siçevës dhe fshatit Bërnicë një quhet “Stanet”, dhe mendohet se vendbanimi gjatë mesjetës ishte shtrirë edhe në drejtim të fshatit Bërnicë. Në fshatin Besi dhe Trudë janë zbuluar gjurmët e një vendbanimi antik. Gjurmë të fortifikimeve vrojtuese janë evidentuar edhe në “Qukat”e fshatit Trudë, Milec dhe Bardhoshë, ku përmes këtyre vrojtohej Rrafshi I Kosovës në anën Jug-përendimore nga Kalaja e Siçevës, Suka (Sulltan Tepja) në Radashec dhe “Rogat e Prishtinës” në fshatin Rimanishtë.

Kullat vrojtuese në anën jug-përendimore të Kalasë së Siçevës

Përballë Fortifikatës në distancë prej rreth 2 km është Suka e Radashecit-Grashticës e njohur nga popullata lokale edhe si: “Sulltan Tepe”, në lindje të Sukës në fshatin Grashticë është lokaliteti arkeologjik “Arat e Rrafshit”, ku janë zbuluar varreza me urna të periudhës dardane. Në mes të fortifikatës së Siqevës dhe në veri-perëndim të Sukës së Radashecit ka themele te objekteve dhe dy kishave.

Suka dhe gjurmët e themelit të kishës në fshatin Radashec

Gjurmët arkeologjike në fshatin Rimanishtë

Në anën veri-lindore në fshatin Rimanishtë në distancë prej rreth 2 km nga kalaja e Siçevës, ngritët dy sukat, lokaliteti arkeologjikë “Rogat e Prishtinës” dhe dy kishat e vjetra.

Kalaja e Siçevës dhe gjurmët arkeologjike në fshatrat Radashec dhe Rimanishtë

Dy Sukat dhe Rogat e Prishtinës në Rimanishtë

Gjurmë të vendbanimit te Rogat e Prishtinës në fshatin Rimanishtë

Varreza dhe gjurmë të vendbanimit pranë kishës në fshatin Rimanisht

Guri me kryq dhe tri unaza të gjetura pas zgjerimit të rrugëanishtës së fshatit në vendin ku ndodhej kisha dhe varrezat e Rimanishtës.

Në anën veriore nga ky lokalitet arkeologjike në një distancë prej rreth 5 km është Kalaja e Tenezhdollit po ashtu lokalitet i hulumtuar dhe shumë i njohur arkeologjikë. Në mes të fshatit Rimanishtë dhe kalasë së Tenezhdollit është edhe një Sukë tjetër dhe nga kjo Sukë në drejtim të lumit Llap janë edhe dy fortifikime të vogla vrojtuese.

Në anën veriore në distancë prej rreth 5 km shtrihet lokaliteti arkeologjikë “Nina Kola” , kisha e vjetër dhe fortifikata në fshatin Sharban. Në anën jug-perëndimore të kësaj fortifikate ka kaluar rruga e rëndësishme antike Nishë-Lezhë, andaj kjo fortifikatë dhe lokalitetet tjera të cekura më lartë që shtrihen në mes të Rrafshit të Kosovës dhe Rrafshit të Llapit dhe pranë minierave dëshmojnë për një civilizim dhe  zhvillim ekonomik të popullatës dardane.

QYTETI KASSOVA DHE KRIJIMI I VILAJETIT TË KOSOVËS

Çështja e emrit të Vilajetit të Kosovës ka shtyrë shumë studiues të mendojnë se kemi të bëjmë me një rajon gjeografik që ka etimologji sllave. Tema në vijim do të trajtojë dilemat e arsyeshme të shumë studiuesve, të cilët sjellin fakte bindëse se emri i Vilajetit të  Kosovës është rezultat i ndikimit të madh të politikës pansllaviste në vetë Perandorinë Osmane. Punimi ka për qëllim të ndriçojë faktet dhe argumentet nga burimet e shkruara të autorëve shqiptarë, sllavë etj., dhe të ofrojë të dhëna historike, hartografike dhe nga terreni që dëshmojnë se emri i Vilajetit të Kosovës ishte emër historik-politik me qëllim që emri i lashtë dhe burimor i mbretërisë së Dardanisë, që përafërsisht shtrihej në hapësirat gjeografike të Vilajetit të Kosovës, të zëvendësohet me emrin Vilajeti i Kosovës e më vonë me emrin Kosova. Nga burimet e shumta mund të nxjerrim përfundime se emri i sotëm i shtetit të Kosovës si njësi administrative e territorial, duhet kuptuar se është i vonë në histori dhe daton nga gjysma e dytë e shekullit XIX, në kohën kur u krijua Vilajeti i Kosovës nën Perandorinë Osmane, që e zëvendësoi emrin e vjetër të vendit, i cili sot përfshin vetëm një pjesë të territorit të  Dardanisë.

Vilajeti i Kosovës  përfshinte një territor prej afro 30.000 km, ndërsa sot si shtet Kosova njihet në sipërfaqe prej 10.870 km. Në bazë të rrethanave politike dhe burimeve të shkruara në emërtimin e Vilajetit të Kosovës luajti rol ndikimi i Rusisë dhe politika pansllaviste që Rusia e zbatonte përmes ambasadorit të emëruar në vitin 1864 në Stamboll, Nikola Pavloviç  Ignatievit, i cili iu ofrua shumë sulltanit sa një ditë padishahu tha: “Nuk paskam mik tjetër të vërtetë përveç ambasadorit rus”[1]. Po në këtë kohë Rusia e emëroi në detyra të rëndësishme diplomatike në Shkodër dhe Prizren Ivan Stepanoviq Jastrebovin[2]. Në Sarajevë si diplomat u emërua Aleksandër Hilferdingu, njëri nga funksionarët e komitetit mirëbërës sllav të themeluar në vitin 1856, në Moskë nën patronazhin e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe të mbështetur edhe nga kisha ortodokse[3].

Hilferdingu, edhe pse ishte i lindur në Varshavë të Polonisë dhe kishte origjinë gjermane apo çifute, u rrit dhe u edukua në frymën e pansllavizmit dhe kështu kësaj politike ia kushtoi të gjithë veprimtarinë e tij[4]. Ky autor vuri në shërbim të politikës së thellë pansllaviste të gjitha fuqitë e veta intelektuale, shkencore etj., dhe ishte njëri nga gjashtë ideologët kryesorë të pansllavizmit bashkë me Homajkovin, Danillevskin, Pogodinin, Aksakovlevin dhe Lamanshin[5].

Koordinimi i aktiviteteve politike dhe diplomatike mes Ignjatevit, Hilferdingut dhe diplomatit rus Jastrebovit, i cili veproi në trevat shqiptare frymëzuan nacionalizmin serb në kohën e krizës lindore për pushtimin e territoreve që banoheshin me popullatë autoktone shqiptare.

Programi pansllavist i hartuar nga A. S. Homajkovi “Për të vjetrën dhe të renë”, që u botua në vitin 1839, pastaj projekti për themelimin e një perandorie pansllaviste hartuar nga Nikollaj Danillevski, i cili parashihte shpalljen e patrikut të Moskës person që përfaqëson zotin në tokë, u inspiruan nga idetë pansllaviste të Çartoriskit dhe Franjo Zahut për përqendrimin e sllavëve të Ballkanit në një perandori[6]. Bazuar në këto projekte dhe ide, në vitin 1844 u përpiluan “Nacertanja” e Ilia Garashaninit, “Megalo idea” greke e Jani Kolës dhe programi i “Otoçenstvos” bullgare[7].

Serbia e përfshiu Kosovën në planin e saj nacional dhe propagandistik pas aprovimit të projektit “Nacertanje” të Garashaninit të vitit 1844[8]. Dokumentet arkivore të kësaj kohe tregojnë se Serbia pas projektit të Garashaninit, filloi të ndihmojë përtëritjen e kishave, manastireve dhe shkollave në Kosovë. Në vitin 1868, u formua këshilli arsimor për ndihmë shkollave dhe mësuesve serbë në trevat shqiptare që ishin nën sundimin e Perandorisë Osmane[9]. Shkollat laike serbe në Kosovë, në atë kohë punonin sipas planit e programit të shkollave të Serbisë, duke përdorur tekste të njëjta, organizim, metodat e mësimit dhe administrimit[10]. Në Kosovë u hapën shkolla të reja me mësuesit Nikolla Musolini, Millan Kovaqeviq dhe Millan Popoviq. Në këto shkolla nxënësit fitonin njohuri më të mëdha se në disa shkolla në Serbi[11].

Në këto rrethana Vilajeti i Kosovës u formua në vitin 1868 me qendër ne Prizren[12].  Kosova si nocion gjeografik e ka zanafillën në gjysmën e dytë të shekullit XIX në kohën e krijimit të mitit serb për betejën afër qytetit Kassova në vitin 1389, mes Osmanëve dhe koalicionit të popullatës dhe feudalëve të rajonit. Me krijimin e “mitit për Fushën e Kosovës” serbët dolën me pretendimet e tyre për dominim kulturor në rajon në kohën e dobësimit të Perandorisë Osmane[13]. Në shekullin XIX, krahas emrit Kosova, filloi të përdoret edhe termi “Stara Serbia” (Serbia e Vjetër) si në dokumente zyrtare po ashtu edhe në literaturë “shkencore”, studime toponimike dhe harta nga autorë sllavë, duke bërë përpjekje që zanafillën e këtyre emërtimeve ta lidhin me gjuhën sllave dhe Mesjetën. Këtë e vërteton edhe Jevto Dedijer (1880-1918) në librin e tij “Stara Serbija i Etnografska slika” botuar më 1912, ku shkruan se emri “Serbi e vjetër” si nocion gjeografik e ka zanafillën në shekullin XIX, përkatësisht në kohën e krijimit të letërsisë serbe[14]. Spiridon Gopçeviq shkruan se, kur bëhet fjalë për “Stara Serbinë” (Serbinë e Vjetër) dhe programet pansllaviste në Ballkan, atëherë duhet t’i falënderojmë vëllezërit rusë[15]. Në shekullin XIX, duke u bazuar në betejën pranë qytetit Kassova (Cassova), i tërë rajoni filloi të quhet Kosova, duke e ndërlidhur emrin Kassova me disa emërtime sllave Kosovo në rajonet e disa shteteve, ku ekzistonte me parë ndikimi sllav.

Në Çeki, në rrethinën e Tabarskom, gjendet fshati Kosova Hora (Amschelberg). Në Poloni, në lindje të Haliqit 53 km prej Kolonje, ekziston emri i një vendi Kossovë[16]. Klaiq shkruan se emri Kosova në burimet e shkruara latine haset i shkruar nga viti 1389 si Campus Turdurum dhe Campus Merularum, ndërsa në burimet e shkruara gjermane quhej Amselfeld (Ampschfeld), por nuk është vërtetuar që ky emër që prej kohëve më të vjetra është përdorur në popull dhe që ka origjinë sllave[17]. Kosova e sotme në kohën e vjetër ilire quhej Mbretëria e Dardanisë, në kohën romake njihej me emrin Campi Dardanici. Në kohën e perandorit Dioklecianit (284-305) u krijua provinca e Dardanisë që përafërsisht shtrihej në hapësirat gjeografike të Vilajetit të Kosovës[18]. Shumë studiues për emrin e Kosovës së sotme mendojnë se ky emër është formuar nga zgjerimi i emrit sllav të shpendit kos „mëllenjë” me prapashtesën sllave “ova”, duke menduar se ky shpend ishte i pranishëm rreth ndonjë këneta apo liqeni në Fushën e Kosovës. Zbulimet arkeologjike në fshatin Dardhishtë, në kotën mbidetare të rrjedhës së lumit Sitnica hedhin poshtë të gjitha supozimet që të ketë pasur liqen që nga koha e neolitit e deri me tani në fushën mes Lipjanit dhe Vushtrrisë që në popull është quajtur Fusha e Kassovës.

Prapashtesa “ova” haset edhe ne gjuhën latine, turke, bullgare, andaj latinët nuk e kanë marrë nga sllavet, p. sh. Terranova, Padova, Gjenova nuk mund të kenë etimologji sllave.

Fig 1-Vendbanimi i kohës se neolitit ne fshatin Dardhishtë, Kastriot, Fig 2- Figurinë antropomorfe.

Autori Vj. Klaiq në librin e tij “Slike slavenske povjesti” botuar në Zagreb në vitin 1903, edhe pse e bën përshkrimin e territorit të Vilajetit të Kosovës sipas politikës së kohës, lëvizjes politike shumë të zhvilluar pansllaviste dhe botimeve të shumta për mitin e krijuar serb për Kosovën, mes tjerash, shkruan se në Fushën e Kosovës dhe në rajonet tjera të Vilajetit të sotëm të Kosovës jetuan të parët e shqiptarëve të sotëm me emrin e vjetër Illyri. Fiset më të njohura ilire të  këtyre anëve ishin Dardanët dhe Autoriatët[19].

Lidhur me emrin Kosova është marrë kohë të gjatë edhe Skender Gashi, i cili  këtë çështje e trajton në shumë publikime shkencore, ku vlen të përmendet shkrimi me titull: Rreth emrave Kosova, Metohia dhe Dardania. Ndër të tjera Skender Gashi shkruan se emrin Dardania për Kosovën e njihte edhe humanisti raguzan Alovsius Cervinus Tubero i cili në veprën e tij të botuar në Frankfurt më 1603, kur shkruan për Betejën Kosovës, njofton se në atë betejë kanë marrë pjesë dardanët, ilirët dhe maqedonasit. Në një kronikë tjetër greke me autor Jeraks-i Logotheti është shkruar se në Betejën e Kosovës morën pjesë akontë nga Arvanitia (Shqipëria), pra nga viset e Dardanisë (Kosovës).[20]

Nga dëshmitë më të vjetra për emrin Kosova që i dimë deri me sot është edhe nga jetëshkrimi i Stefan Llazarit i përkthyer në shekullin XV nga greqishtja në sllavishtë Nga V. Jagic përmendet dy herë emir Kosova[21]

Gjithashtu Skender Gashi shkruan se fjala “Kos” në gjuhën sllave e ka kuptimin e shpendit “Merula”, zogëzën e mëllenjës si dhe mëllenjën e bardhë “Turdus Iliacus”, në këtë trajtë haste edhe në disa nga hartat e shekullit XVII-XVIII dhe përkthimet në gjuhët italisht, gjermanisht e greqisht si p.sh,: Campus Merlinus “Fusha e Mëllenjave” më (1775); Kassova oder Amse Feld “Kassova ose Fusha e Mëllenjave” ( më 1793 dhe më 1788); Kossypjopedion “Fusha e Mëllenjave”(më 1840)[22] Duke i pasur parasysh këto fakte Skender Gashi shpjegon se mund të pohojmë se kemi të bëjmë me përkthim sllav të një emri latin apo dardan kur është e ditur se në periudhën romake që në antroponiminë e vajzave në hapësirën e Dardanisë është dëshmuar dendur emri personal Merula (Mëllenjë) dhe si dëshmi tjetër se fjala sllave Kos për këtë shpend nuk ka hyrë në gjuhën shqipe.[23] Gjithashtu ky autor është i mendimit se emri Kosovë mund të ketë emërtuar vetëm një mikroregjion midis qyteteve të sotme të Prishtinës, Vushtrrisë dhe Podujevës. Ky emërtim ka dal nga emri i vendbanimit të quajtur në vitin 1455 Kosovci “banorë të vendit Kosova”.[24]

Historiani rumun, Nicolae Denonsusn, në librin e tij “Historia Dakia, Part 7-Ch.XLI.10.I. Elements of barbarian language”, shkruan për një kështjellë Kasaera (Caseera) në malet Rodope, e cila riparohet në kohën e Justinianit. Sipas tij, Casaria quhej edhe vendi ku është përgatitur ose shitur casul (djathë). Në gjuhën e vjetër maqedone Casari (vathë), në gjuhën latine casearia (Officina), duke pohuar se në rajonin e Rumanisë së sotme një numër i vendeve e mbajnë emrin Casarie[25]. Denonsusn po ashtu jep të dhëna që, sipas Herodotit, terminologjia e lashtë metalurgjike është me origjinë barbare, Chassiteros, plumb i bardhë, Lat. stannum, cassiterus, Rom Cositoriu[26]. Nga kjo që u tha më lart, mendojmë se fjalët që kanë bazën Kass dhe Cass, nuk duhet shikuar medoemos se kanë origjinë sllave, por duhet lënë hapësirë të mendohet se mund të jenë edhe  para romake.

Kosova si nocion gjeografik hyri në histori edhe për arsye se pranë vendit ku u zhvillua beteja e vitit 1389, rrëzë maleve të Galabit, në luginën e lumit Alb (Lab, Llab), ishte qyteti xehetar metalurgjik Kassova. Sipas studiuesit francez, Filip Mezier, beteja e vitit 1389, u zhvillua në Albani. Meqë beteja u zhvillua në fushën e qytetit Kassova, gradualisht në shekujt e mëvonshëm e sidomos në shekullin e XIX, fusha në rrethinën e Prishtinës filloi  të quhet Fusha e Kassovës. Pasi që qyteti Kassova shtrihej në malet mes Prishtinës dhe Podujevës, edhe rrafshi i lumit Llab filloi të quhet “Kassova e Vogël”.

Sipas burimeve italiane të shekullit XVIII, kjo fushë është quajtur “Pianure di Cassovia” dhe se në këtë fushë Sulltan Muratin e vrau një shqiptar[27].

Rreth vendndodhjes të qytetit mesjetar CASCOVA[28] kemi të dhëna nga shumë studiues. Disa mendojnë se emërtimi Kosovë ka etimologji sllave, ku fjala “Kos” në gjuhën serbe e ka kuptimin e mëllenjës. Branisllav Nushiqi mendon se emri i Kosovës vjen nga fjala kosit, sepse sipas tij rrafshi i Kosovës ishte vërtet “livadh i perëndisë”[29].

Në Kosovë janë disa vendbanime të regjistruara me këtë emër, të cilat i gjejmë edhe në defterët osmane të shekullit XV. Për një katund me emrin Kosovc, Ilaz Rexha mendon se ishte katuni Kosovicë në malësinë e Gallapit. Emrin Kosovicë e mban një lagje e sotme e fshatit Strezofc. Disa studiues këtë lokalitet mendojnë se duhet kërkuar në rrethinën e Ferizajt, në fshatin Kosinë apo në Varosh. Martin Segoni nga Novobërda, i cili prej vitit 1474 jetoi në Padovë të Italisë dhe ishte ipeshkëv në Ulqin, duke shkruar për  Artanën (Novobërdën), e përmend një vend-luginë me emrin Kosovica, ku në njërën anë të kësaj lugine shtrihet Prishtina, kurse në anën tjetër Novobërda[30]. Bazuar në të dhënat e Segonit, i cili e njihte mirë terrenin, mund të pohojmë se fjala është për rrjedhën e lumit të sotëm Prishtina, sepse ky lumë vjen nga malet e Gallapit dhe është konsideruar si degë e lumit Llab. Po ashtu, meqenëse sipas Segonit qyteti Kosova ishte në rrjedhën e lumit Llab, mendoj se kjo luginë mund të këtë qenë lugina e fshatrave Grashticë dhe Mramuer, ku nga kjo luginë në njërën anë mbetet Prishtina, kurse në anën tjetër Novobërda. Këtë qëndrim e vërteton edhe emri i katundit Kosino, që përmendet bashkë me katundin e sotëm Busi, sot lagje e Mramurit, si dhe katundi Xhylkova, sot Kilkov në mes së fshatrave Marec dhe Mramuer.

Për pushtimin e Kosovës nga osmanët, të dhënat e kohës nga shkrimtari turk Mehmet Neshriut të shekullit XV, tregojnë se Ali Pasha-djali i madh i Candrali Kara Halit (Hajredin Pashës), pasi e pushtoi Gerinxhen (Gjezixhe), i dërgoi njerëz sundimtarit të Kosovës dhe kërkoi që t’i nënshtrohej. Sundimtari i Kosovës nuk e përfilli fjalën e pashait dhe iu përgjigj: “Ne nuk i bëhemi kryengritës princit tonë dhe nuk i bindemi osmanëve”. Ali Pasha dërgoi Pazarlu Dogan Begun që ta digjte, grabiste, gratë dhe djelmoshat t’i merrte robër dhe ta shkatërronte Kosovën. Pazarlu Dogan Begu e sulmoi dhe e rrënoi kështjellën e Kosovës, gratë dhe djelmoshat i mori robër. Të pafetë erdhën e iu lutën pashait që të lirohen robërit e zënë në luftë përkundrejt dorëzimit të kështjellës së Kosovës. Pashai i mori robërit e zënë nga duart e ushtarëve osmanë, ua dorëzoi të pafeve dhe e mori kështjellën e Kosovës. Mbasi u vendos në kështjellë, urdhëroi që robërit t’iu ktheheshin prapë osmanëve. Osmanët i morën robërit përsëri nga duart e të pafeve. Pashai, i cili e pushtoi kështjellën e Kosovës, u shpërngul prej andej dhe shkoi në drejtim të Tërnovës, kryeqendër e Shishmanit[31]. Nga kjo e dhënë kuptojmë se në atë kohë ekzistonte një kështjellë me emrin Kasova në territorin e Kosovës së sotme.

Burimet e shkruara lidhur me emërtimet e lartcekura, të cilat fillojnë me rrokjen “KOS” janë të vona, të botuara në shekullin XIX dhe të ribotuara gjatë shekullit XX. Për më tepër, edhe humanisti raguzas, Alovsius Cervinus Tubero, e përmend Kassovën në veprën e tij të botuar më 1603, ku, duke shkruan për Betejën e Kassovës, tregon se në atë betejë morën pjesë dardanët, ilirët dhe maqedonasit. Këtë e thotë në një kronikë të shekullin XVI edhe Jeraksi, Logotheti i madh i Patrikanës së Stambollit, i cili përshkruan se në atë betejë morën pjesë arkondë nga Arvanitia (Shqipëria) dhe nga viset që quhen Dardani[32]. Një burim i shek. të XV, tregon se tregtaret që shkonin nga Prishtina për në Vushtrri, duhej të kalonin nëpër pyje apo shkurre, pra nëpër “Baschi di Cassova”[33]. Nga kjo e dhënë kuptojmë se vërtet kemi të bëjmë me emër të një kështjelle (qyteti) që e kishte nën kontrollin e vetë juridik dhe administrativ një regjion të caktuar në malet e rrethinës së Prishtinës, Vushtrrisë dhe rrafshit të Kosovës. Perëndimorët këtë rajon e cilësonin si tokë të pasur, andaj mendoj se Kassova si dhe Artana (Nyenbergu-Novamanta-Novobërda), duke qenë Kështjella (qytete) pranë njëra tjetrës, i kishin ligjet e veta xehetare që administronin territore të ndara në hapësirën gjeografike të Dardanisë.

Fig. 3- Harta e Turqisë Evropiane, e punuar prej Pierre Lapie dhe e publikuar në Paris në vitin 1827

Sipas autorit Stojan Novakoviq, qyteti Kassova ishte i imagjinuar, por edhe nëse ka ekzistuar, duhej të ishte Janjeva. Ky autor e mohonte thënien e gjeografit turk Haxhi Kallfa, i cili qytetin Kassova në shekullin e XVII e cilësoi si kadillëk[34]. Kosova sipas Haxhi Kallfës është quajtur edhe Pallashima[35]. Georg von Hahn propozonte që qytetin Kosova duhet kërkuar një orë udhë larg në jug të Janjevës[36]. Kryeipeshkvi i ipeshkvisë së Shkupit, Don Mihal Suma shkruante në vitin 1632 se vendbanimi Kosova i përkiste famullisë së Janjevës[37]. Në shkrimet e shekullit të XVIII, kur shkruhej për Betejën e Kosovës në mikroregjionin e Kosovës, përmendet edhe Zveçani, Graçanica, Fusha e Kosovës, Prishtina, Lipiani etj.[38] Fusha e Kosovës e rrethuar me një varg kështjellash si: Veletini, Gadimja, Surqina, Zhitia, Kaçaniku, Burrniku, Petriqi, Jezerci, Suka në Kreshtë të vogël afër Kosharës, Halilaqi, Bardh i Madh, Kështjella e qytetit në Vushtrri, Dubovci, Strofci, Kolla, Zveqani, qyteti i Trepçës (Mazhiq – Rashan – Smrekonicë), Banja, Barileva, Siçeva, Teneqdolli, Grashtica etj., mendoj se japin elemente të mjaftueshme për të kuptuar se Fusha e Kosovës nuk është fusha e mëllenjave, si është shkruar në literaturën sllave dhe të huaj në ndikimin e saj,  por është fusha e kështjellave, fusha e një qytetërimi shumë kohë para ardhjes së sllavëve në këto hapësira. Po ashtu, rrafshina e Llapit në komunën e Podujevës, është quajtur nga popullata autoktone shqiptare “Kosova e vogël” vetëm për shkak se qyteti Kassova gjendej mes Prishtinës dhe Podujevës, si dhe e tërë fusha e lumit Llab rrethohet me një varg kështjellash dhe qytete të pasura me minierat e njohura, si Bellasica dhe Berveniku, pastaj kështjellat e Brainës, Ballocit, Tenezhdollit, Lupqit, Koliqit, Gllamnikut, Sharbanit etj.

Kosovica, si lagje e Strezocit e cekur më lart, kufizohet me një varg kështjellash përreth, si: Novobërda, Kulina e Dardanës, Kulina e Krilevës, Grexhenikut, Busovatës, Kremenatës, por mund të jetë dhe vetë Strezoci pasi është dëshmuar si lokalitet i rëndësishëm arkeologjik etj.,  që dëshmojnë për një rajon kështjellash. Një karakteristikë të tillë e hasim edhe në rajonin e Ferizajt, Vushtrrisë, Mitrovicës, Lipjanit dhe komuna tjera në Kosovë, në të cilat janë evidentuar një varg i kështjellave. Përveç ndërtimit të kështjellave në bregore dhe male që e rrethojnë fushën e Kosovës, kishte kështjella dhe në vetë rrafshin e Kosovës, si: Qyteti Ulpiana (Justiniana sekonda), Lipjani i vjetër (Justiniana Poli), Vushtrria, Prishtina, Surqina, pastaj themelet e vjetra në Pestovë (Komuna e Vushtrrisë), etj., që lënë të kuptojmë se kishin prona të mëdha në fushën e Kosovës. Avni Këpuska në librin e tij “Qenësia e territorit dhe e kufijve etnikë autoktonë të Kosovës” shkruan se Kosovën e hasim në variante të ndryshme të shkruar, por më të shpeshta janë: Kasava, Kasova, Kosuva dhe Kosova. Nëse kemi parasysh trajtat më të hershme të emërtimit Kasava ose Kasova, segmentimi i përbërjes së tyre jep kas-a dhe va, që të dyja terma gjeografikë. Interpretimin e parë gjeografik të emrit “Kosova” e ka bërë akademiku Josip Rogliq, i cili thotë se janë terminologji të gjuhës ilire. Sipas interpretimit të Rogliqit dhe studimit të Muharrem Carrabregut “Çelësi i Sistemit Ilirik të Emrit gjeografik”, termi Kas-a përmban kuptimin e një kodre, mali ose shkëmbi. Në Dalmaci janë dy fusha karakteristike të quajtura Kosovo, për të cilat Pop Duklanini thotë se etimologjia e tyre i ka rrënjët që nga kohët ilire. Në bazë të termit gjeografik Kas janë gjithashtu edhe emrat: Cassel, Castel, Cashtel, Castelli[39].

Te popullata autoktone shqiptare në Gadishullin Ilirik termin me bazën Kas e hasim edhe për emra fisnorë, familjarë dhe emra vendi, si: Fisi Kastrat, familja Kasa në Mitrovicë, Kastriot, Kasaj, mbiemrin Kosova sot në Prizren dhe Prishtinë etj. Te popullata shqiptare e Kosovës deri në gjysmën e shekullit XX, fjala Kosovë është shqiptuar si Kassova, që  vërteton se emri Kosovë dhe Metohi janë shumë të vonshme. Në fshatin Maxherë në komunën e Preshevës një lagje e vjetër e fshatit edhe sot quhet Kassovtë[40]. Në bazë të burimeve të shkruara është vërtetuar se emri Kastrat ka të bëjë me fjalën latine “Castrum”. Po ashtu, bazuar në dokumentet e shkruara për Dubrovnikun, vërehet se familja aristokrate “Casica” (Kasica), që jetonte në atë qytet ishte më origjinë nga Artana (Novamonte-Novobërda)[41]. Këto të dhëna janë fakte të mjaftueshme për të kuptuar se, pas shkatrrimit të kështjellës së Kassovës, shumë familje të shpërngulura nëpër vise tjera të Gadishullit e kanë ruajtur mbiemrin Kassova.

Një nga historianët e njohur shqiptarë Skënder Riza, po ashtu mendon se fjala Kosovë duhet të jetë fjalë e lashtë, ndoshta ilire apo trake sepse emrin Kosova e hasim në shumë vise të Gadishullit Ballkanik: në Bosnjë quhet një vend Fushë Kosovë, në rrethin e Dibrës ekziston fshati Kosovë, në Dalmaci në jug-lindje të fushës së Kninit, gjendet një fushë  me emrin Kosovo nëpërmjet të së cilës rrjedh lumi Kosovnica. Në jug-lindje të Elbasanit ekziston fshati Kosovë, po ashtu edhe në rrethinën e Gjirokastrës gjendet fshati Kosovica etj.[42]

Të dhënat e cekura më lart dëshmojnë se etimologjinë e emrit Kosova duhet kërkuar nga fjala latine për kështjella Casstel = Kështjellë dhe prapashtesa turke “Ova” = “Fushë” që do të thotë fusha e kështjellave. Nga ky version ka dalë edhe emri për Preshevën, si Presh dhe prapashtesa turke “Ova” që ka kuptimin “Fusha e preshit”, pastaj Gjakova (Jakova) që ka kuptimin “Fusha e Jakut” etj. Ka shumë të ngjarë që fjala Kështjellë është para romake dhe se fjala latine Casstel e ka burimin te fjala pellazgo-ilire Kështjellë (ke mbështjellë) vendbanimin me mure. Nga ky kuptim vërehet se edhe Fushën e Kosovës e rrethonin (mbështillnin) një numër i kështjellave, prandaj mendoj se duhet lidhur nga fjala e lashtë ilire: Ke shtjellë vendbanim me mure (vendbanim i rrethuar) =  Kështjellë = Casstel = Cassova = Cascova  = Cassoua = Kassova = Fusha e Kështjellave. Duke u bazuar në burimet e cekura më lart, konsideroj se studiuesit tanë duhet lënë anash shkrimet sllave dhe te autorëve te tjerë rreth emërtimit të këtij lokaliteti në Mesjetë, duke dhënë versione të reja shkencore.

Për më tepër, qyteti Kassova duhet kërkuar në anën veri-lindore të qytetit të sotëm të Prishtinës. Historiani i njohur Skënder Riza, mendon se ky qytet është Bellasica në rrjedhën e sipërme të lumit Llab. Përveç Kassovës, në lumin Llab ai përmend edhe dy qyteza të rëndësishme xeherore, Belairi dhe Koburniku[43]. Nga ky burim mendoj se qyteza Belairi ishte Belasica, ndërsa Kassova ishte qytet tjetër. Belasica duhet të jetë kalaja Belas e rindërtuar në kohën e Perandorit Justinijan, të cilën e përmend Prokopi i Cezaresë, e cila gjendet ne afërsi të fshatrave Zhiti dhe Murgull të komunës së Podujevës. Në territorin e këtyre fshatrave ka zgjyrë metalesh dhe gjurmë të vjetra qytetërimi. Ky lokalitet  ka një largësi prej Prishtinës diku rreth 70 km. Bazuar në të dhënat e deritanishme për Kassovën si vendbanim-qytet mesjetar, mendoj se ky lokalitet duhet kërkuar më afër vendit ku është zhvilluar Beteja e Kosovës dhe emri i lokalitetit Kassova ka të bëjë me ndonjë kështjellë dardane, por i përshtatur në gjuhën sllave për të krijuar më vonë  mitin për Kosovën.

Fig. 4 dhe 5- Harta është koleksion i David Rumsev, autor, Houze Antoine Plilippe, publikuar Chez P.Dumenil, Paris, në vitin 1844, me titull L’Empire Ottoman, L’ Italie.[44]

Ka shumë mundësi që emri i kështjellës CASTELONA dhe KASTELION[45] të përshkruara në listën e rindërtimeve të kështjellave në Dardani nga Prokopi i Cezares, të jetë deformuar në variantin CASSOVA-CASOVA-KOSOVO. Prandaj, me këtë çështje duhet të merren studiuesit tanë të historisë dhe gjuhës.

Fig. 6 dhe 7- Hartë e Perandorisë Osmane e vitit 1847 me emërtimin e qytetit Cassovo në verilindje të Prishtinës

Pas betejës te lumi Marica (1371), Osmanët i vazhduan pushtimet e tyre. Ata në vitin 1375 e pushtuan qytetin e Nishit dhe iu ofruan territoreve të kontrolluara nga princat vendorë, të cilët, duke parë rrezikun, organizuan një aleancë në të cilën, përveç shqiptarëve nga Kosova, morën pjesë edhe princër shqiptarë nga trevat tjera shqiptare. Beteja u zhvillua në Plloqnik (1386). Pas kësaj beteje, Sulltan Murati I solli përforcime nga Azia e Vogël, por dhe nga Gadishulli Ballkanik, ku në anën e sulltanit morën pjesë dhe vasalë serbë, si; Konstantin Dejanoviç, mbreti Marko si edhe disa shqiptarë nga Epiri dhe Thesalia. Beteja u zhvillua në Kosovë[46].

Kosova përmendet si lokalitet i vjetër xehetar në vitin 1423, dhe e kishte ligjin e vet të kodifikuar më 22 mars 1488. Ky ligj ndahet në 16 paragrafë dhe i rregullonte të gjitha çështjet ekonomike, politike dhe sociale të vendit. Cassova (Kosova) shënohet si vendbanim edhe në hartat e Evropës nga fundi i shekullit XV. Po ashtu në “Tabela Moderna, Polonia, Ungarie….” të Bontentance më 1507, është shënuar Kasova (Cascova) si lokalitet. Gjithashtu, Gasteldi më 1548, në Venedik boton “Tavole nouva di schiavonia”, ku paraqet Kasovën si lokalitet. Prej vitit 1570-1580, Kosova si vendbanim përmendet në tre fermanë që kanë të bëjnë me vjeljen e taksave, kurse në katër fermanë nga vitet 1579/80, 1588, 1595 lidhur me falsifikimet e monedhave dhe trazirave[47].

Në ligjin mbi xeheroret në kohën e sundimit të Sylejman Kanuniut (ligjdhënësit), Kasova përfshihet në mesin e xeheroreve kryesore të Perandorisë Osmane. Në vitin 1565, Kasova kërkonte ekspertë për mihjen e minierave, ku, sipas fermanit të vitit 1574, lartësia e qirasë së xeherores së Kosovës ishte 300.000 akçe. Sipas Haxhi Kallfës më 1650, Kosova ndodhej në mes Prishtinës dhe Kushumlisë dhe kishte 19 ditë rrugë nga Stambolli. Një tregtar nga Dubrovniku, Kosovën e përmend në vitet 1660 dhe 1661, si lokalitet prej nga dubrovnikasit kanë transportuar lesh. Kosova për herë të fundit përmendet në vitin 1689, kur kishte rënë në duart e austriakëve[48].

Nga këto të dhëna për kështjellën e Kassovës, mendoj se kjo kështjellë gjatë Mesjetës ishte vazhdimësi e civilizimit dhe qendër e jetës qytetare për rajonin e Prishtinës dhe Podujevës pas shkatërrimit të Vendenisit ne antikitetin e vonë.

Sipas shënimeve të një autori anglez cituar nga S. Rizaj, Kassova gjendej 7 milje në veri-lindje të Prishtinës. Në afërsi të këtij qyteti është zhvilluar Beteja e Kosovës në të cilën turqit në komandën e sulltan Muratit I, më 15 Qershor 1389, fituan kundër koalicionit ballkanik[49].

Bazuar në shënimet e autorit anglez dhe të dhënave në terren të cekura më lart vendndodhja e qytetit Kassova ishte ne veri-lindje të Prishtinës dhe mund të jenë lokalitetet Grashticë-Mramur që i përgjigjet distancës së cekur pre 7 milje dhe gjendet po ashtu në pjesën veri-lindore të Prishtinës. Në dobi të këtij qëndrimi mund të dëshmojmë se në fshatin Grashticë i hasim gjurmët e kështjellës dhe vendbanimit si dhe toponimet “lugu i gjytetit”, “lugu i kishës” dhe zgjyra të metaleve që kanë mbetur nga shkritoret e mineraleve etj. Po ashtu, në fshatin Mramur gjejmë toponimet “Lugu i Manastirit” dhe gjejmë gjurme të mbetjeve të themeleve të objekteve.

Për ekzistimin e këtij qyteti dëshmon edhe ruajtja e mbiemrit Kosova te disa banorë të Prishtinës dhe Prizrenit deri në ditët e sotme. Kodra e quajtur Suka që ndanë kufijtë e fshatrave Radashec dhe Grashticë në popull njihet me emrin “Sulltan tepe”. “Kodra e Sulltanit”, dhe një krua ne këtë lokalitet edhe sot quhet Kroi i mbretit, gjë që na shtyn të mendojmë se pikërisht në këtë kodër ishte vendosur vetë sulltan Murati i I-rë i cili vëzhgonte situatën në betejën e Kosovës. Është me rëndësi të ceket se nga kjo kodër duket vendi ku thuhet se u zhvillua beteja e Kosovës. Jo larg nga Suka e Radashecit-Grashticës gjendet Kalaja e Siqevës të cilës i vërehen muret e objekteve. Po ashtu, në kodrën e Kunës e cila gjendet në afërsi të Kalasë së Siqevës janë themelet e një kishe.

Fig.  8 dhe 9- Hartë e Perandorisë Osmane e vitit 1854 me emërtimin e qytetit Kassova në verilindje të Prishtinës

Në  të dy këto lokalitete janë gjetur tjegulla dyshemeje me ornamente dekorimi të periudhës romake. Përveç gjurmëve në verilindje te Prishtinës është edhe kështjella Tenezhdollit e cila është dëshmuar se kishte një qytetërim të lashtë. Mbetje të qytetërimit të vjetër janë gjetur edhe në fshatrat: Rimanishtë, Sharban dhe Koliq ku ka gjurmë të vendbanimit dhe objekteve të kultit. Në territorin ndërmjet Prishtinës dhe Podujevës është i njohur edhe një qytet tjetër antik i njohur me emrin Gllamniku që është dëshmuar me gjetje te shumta te gjurmëve të hershme të qytetërimit.

Qyteti Kassova në veri lindje të Prishtinës i paraqitur në hartat

Si përfundim mund të konstatojmë se qytetin Kassova duhet kërkuar në territorin e  cekur me lart, do të thotë në verilindje te Prishtinës dhe se emri Kosova vjen prej emrit të qytetit Kassova si rezultat i ndikimit politik pansllavist dhe mitit të krijuar në shekullin XIX për Betejën e Kosovës. Emri Kosova nuk mund të zëvendësojë emrin e Mbretërisë së Dardanisë, andaj shteti i ri i Kosovës duhet quajtur Dardani, në kontestin e sotëm historiko-aktual të termit mbarë përfshirës Shqipëri.

Literatura:

[1] Sylejman Kylçe, “Shqipëria dhe historia Osmane”, Tiranë, 2004

[2] Vladimir Bovan,  “Jastrebov u Prizrenu”, “Jedinstvo”, Prishtinë, 1983, fq. 34 -77

[3] Mark Krasniqi, “Gjurmë e Gjurmime”, Prishtinë, 1979

[4] Hakif Bajrami, “Si e okupoi Serbia Kosovën më 1912”, Prishtinë, 2003

[5] Jagosh K. Gjillas, “Shkollat serbe në Kosovë nga viti 1856-1912”, Prishtinë, 1969

[6] Shukri Rahimi, “Vilajeti i Kosovës”, Prishtinë, 1969

[7] Stefan Karastefanov, “Kosova një analizë gjeopolitike”, Shkup, 2007

[8] Jevto Dedijer, “Stara Serbija geografska i etnografska slika”, Sarajevë, 1912

[9] Milan Kasumovi?, “Stara Serbia i Makedonija”, od Spiridona Gopqeviqa, preveo, Beograd,   1890

[10] Vj. Klai?, “Slike iz Slavenske  Povjesti”, Zagreb, 1903

[11] Skender Gashi, “Intervistë”Asociacioni për zhvillimin e Gallapit “Galabri”, Prishtinë

[12] Nicolae Denonsusn, “Historia Dakia”, part 7-ch.XlI.10.I. “Elements of Barbarian

Language”.

[13] Filippo Angeliko Becchetti, Tomo Primo, “Istoria Degliultimi Quattro Secoli DELLA

CHIESA”,

Romë, 1788,

[14] Skender Rizaj, Arkivi i Kosovës, “Vjetari XXIX-XXX”, Prishtinë, 2003

[15] Branislav Nusi?, “Kosovo opis zemlje i naroda, izdanje sa spikama”, “I sveska”, Novi Sad, 1902

[16] Skender Rizaj, “Kosova gjatë shek. XV, XVI dhe XVII” Prishtinë, 1982

[17] Mihailo Dini?, “Za istoriju rudarstva u srednjoj vekovnoj Serbiji i Bosni I”, Beograd, 1955

[18] Kristo Frashëri, “Kush është Musa Arbanasi në Beteja e Kosovës më 1389?”, Tiranë, 2005

[19] Burime Osmane, “Lufta shqiptaro-turke në shekullin e XV”, përkthyar nga Selami Pulaha,

Tiranë 1968

[20] Ljubo. Stojanovi?, “Stari serbski radovi i ljetopisi”, Beograd, 1883, fq. 24

[21] Stojan Novakovic, Hadzi Kalfa ili Catip Celebija turski geograf XVII veka, “Spomenik”

XVIII, SKA,

Beograd, 1892

[22] Anastasje Uro?evi?, “Varošica na Kosovu”, “Glasnik Srpskog Nau?nog Društva”, XV-

XVI, Beograd, 1936

[23] Jovan Radoni?, “Rimska kurija i juznoslovenske zemlje”, Beograd, SANU, 1950

[24] Avni K Këpuska, “Qenësia e territorit dhe e kufijve etnikë autoktonë të Kosovës”, Prishtinë,

2003

[25] Ilirët dhe Iliriia te autorët antikë, “Rilindja”, Prishtinë 1979

Fotot : u realizuan nga autori

[1] Sylejman Kylçe, “Shqipëria dhe historia Osmane”, Tiranë, 2004, fq. 111- 112

[2] Vladimir Bovan,  “Jastrebov u Prizrenu”, “Jedinstvo”, Prishtinë, 1983, fq. 34 -77

[3] Mark Krasniqi, “Gjurmë e Gjurmime”, Prishtinë, 1979,  fq. 292

[4] Po aty. fq. 292

[5] Po aty. fq. 292

[6] Hakif Bajrami, “Si e okupoi Serbia Kosovën më 1912”, Prishtinë, 2003, fq. 3- 4

[7] Po aty, fq. 4

[8] Jagosh K. Gjillas, “Shkollat serbe në Kosovë nga viti 1856-1912”, Prishtinë, 1969, fq. 304

[9] Po aty,  fq. 304

[10] Po aty, fq. 304

[11] Jagosh K. Gjillas, “Shkollat serbe në Kosovë nga viti 1856-1912”, Prishtinë, 1969, fq. 305

[12] Shukri Rahimi, “Vilajeti i Kosovës”, Prishtinë, 1969, fq.12

[13] Stefan Karastefanov, “Kosova një analizë gjeopolitike”, Shkup, 2007, fq.10

[14]Jevto Dedijer, “Stara Serbija geografska i etnografska slika”, Sarajevë, 1912, fq. 3

[15] Milan Kasumovi?, “Stara Serbia i Makedonija”, od Spiridona Gopqeviqa, preveo, Beograd, 1890, fq. 330

[16] Vj. Klai?, “Slike iz Slavenske  Povjesti”, Zagreb, 1903, fq.105

[17] Po aty, fq.105

[18] Po aty, fq.106

[19] Po aty, fq.105

[20] Skender Gashi, “Intervistë”Asociacioni për zhvillimin e Gallapit “Galabri”, Prishtinë, fq.78

[21]Po aty, fq78

[22] Po aty, fq.79, 80

[23] Po aty, fq.81

[24] Po aty fq.80

[25] www.pelasgians.org/ , Nicolae Denonsusn, “Historia Dakia”, part 7-ch.XlI.10.I. “Elements of Barbarian  Language”.

[26] Po aty

[27] Da Fr. Filippo Angeliko Becchetti, Tomo Primo, “Istoria Degliultimi Quattro Secoli DELLA CHIESA”, Romë, 1788, fq.169

[28] Skender Rizaj, “Kosova gjatë shekujve XV, XVI dhe XVII” Prishtinë, 1982, fq. 215

[29] Branislav Nusi?, “Kosovo opis zemlje i naroda, izdanje sa spikama”, “I sveska”, Novi Sad, 1902, fq. 2

[30] Mihailo Dini?, “Za istoriju rudarstva u srednjoj vekovnoj Serbiji i Bosni I”, Beograd, 1955, fq.7

[31] Burime Osmane, “Lufta shqiptaro-turke në shekullin e XV”, përkthyer nga Selami Pulaha, Tiranë 1968, fq.79

[32] Kristo Frashëri, “Kush është Musa Arbanasi në Beteja e Kosovës më 1389?”, Tiranë, 2005, fq.148

[33] Ljubo. Stojanovi?, “Stari serbski radovi i ljetopisi”, Beograd, 1883, fq. 24

[34] Stojan Novakovic, Hadzi Kalfa ili Catip Celebija turski geograf XVII veka, “Spomenik” XVIII, SKA, Beograd, 1892, fq.57

[35] Anastasje Uro?evi?, “Varošica na Kosovu”, “Glasnik Srpskog Nau?nog Društva”, XV-XVI, Beograd, 1936,  fq. 265- 266

[36] Po aty, fq.265-266

[37] Jovan Radoni?, “Rimska kurija i juznoslovenske zemlje”, Beograd, SANU, 1950, fq. 560

[38] Avni K Këpuska, “Qenësia e territorit dhe e kufijve etnikë autoktonë të Kosovës”, Prishtinë, 2003 fq. 140-142

[39] Po aty,  fq. 140-142

[40] Tahir Dalipi, Fshati Ilincë, komuna e Preshevës

[41] Skender Rizaj, “Kosova gjatë shekujve XV- XVI dhe XVII” Prishtinë 1982 fq. 212

[42] Po aty, fq. 273

[43] Skender Rizaj, Arkivi i Kosovës, “Vjetari XXIX-XXX”, Prishtinë, 2003, fq. 186

[44] Autori i shënon qytetet me numra në fund të hartës, shënohet qyteti Cassova dhe e ka fjalën për J.

Huniadin dhe Betejën e dytë të Kosovës në vitin 1448.

[45] Ilirët dhe Iliriia te autorët antikë, “Rilindja”, Prishtinë 1979, fq. 441

[46] Skender Rizaj “Kosova gjatë Shekujve XV, XVI, XVII”, Prishtinë, 1982,  fq 16

[47] Skender Rizaj,  “Vjetar nr. XXIX_XXX”, Prishtinë 2003, fq. 175, 176

[48] Po aty, fq. 175,176

[49] Po aty,  fq. 177

Kryeministri Kurti mirëpriti Delegatin Apostolik të Selisë së Shenjtë për Kosovë, Jean Marie Speich

0

Prishtinë, 29 mars 2024

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti së bashku me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku dhe Përfaqësuesin tonë për kontakt me Selinë e Shenjtë, Vehbi Miftari, mirëpriti sot Delegatin Apostolik të Selisë së Shenjtë për Kosovë, Jean Marie Speich. 

Bashkëbisedimi filloi me urimin e kryeministrit për Pashkët, teksa shprehu mirënjohjen e tij për angazhimin e Delegatit Speich, me të cilin ndau gjithashtu kujtime dhe përshtypjet e tij nga vizita në Vatikan dhe takimi me Papa Françeskun në qershor të vitit 2023.

Ai e çmoi vullnetin e Papës për thellimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Vatikanit. Hapjen e Misionit Special të Republikës së Kosovës në Selinë e Shenjtë në janar të këtij viti, kryeministri e veçoi si një zhvillim të rëndësishëm në përafrimin e mëtejmë të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

Ai gjithashtu ritheksoi vullnetin e qeverisë që të punojë ngushtë me Selinë e Shenjtë në promovimin e vlerave njerëzore dhe paqes, krahas raporteve dypalëshe.

Shantazhimi i shtetarëve me dosje krimesh, cenoi sovranitetin e Kosovës

0
Idriz Zeqiraj, Gjermani
___
Deklarata e ambasadorit amerikan, në Beograd, Cristopher Hill se “Serbia është më afër NATO-s, se sa Kosova”,  – është shokuese për shqiptarët. Aq më shumë, kur secila administratë e presidentëve amerikanë, e përsëritë slloganin se “çdo ambasador në botë, përfaqëson Amerikën dhe Presidentin e saj”. Andaj, deklarata në fjalë, nuk lënë shpresë ngushëllimi, se fundja, është një opinion i shprehur nga një zyrtar i lartë. Hill është kthyer nga pensionimi, qëllimshëm, për t`u emëruar ambasador në Beograd, pikërisht nga Presidenti Biden.
     Analizuar vëmendshëm, kjo deklaratë është, skajshëm, jo reale, për të mos thënë hiç logjike, kur dihet mendimi mohues, përçmues e shpërfillës i Serbisë ndaj Perëndimit, në përgjithësi, dhe të NATO-s, në veçanti! SHBA, me aleatët, veç çlirimit faktik të Kosovës, edhe pas luftës, trajnojnë, përgadisin të gjitha strukturat ushtarake aktuale të FSK-së, për të qenë të gatshme në formimin e ushtrisë moderne, në një të ardhme të afërt.
     Qysh nga letra e Inforbyrosë të Stalinit, kundër Partisë Komuniste të Jugosllaveisë, më 1948, Presidenti Tito bëri aleancën e fshehtë me Amerikën, kryesisht, atë ushtarake. Dhe, kjo aleancë kurrë nuk është ndërprerë. Serbia, si pretenduese e trashëgimisë të ish-Jugosllavisë, vazhdon ta ruaj partneritetin e tej shtatë dekadave më parë me SHBA-në, respektivisht, NATO-n.
     Ndoshta ambasadori Hill e bënë këtë krahasim, të afrisë parësore të Serbisë me NATO-n, në raport me Kosovën, duke u nisur nga procedurat e trajnimeve dhe të koordinimeve ushtarake, që ka në vijimësi, ushtria serbe me atë amerikane dhe epërsinë e përmbushjes të kushteve ushtarake. Për këtë nuk duhet të xhelozojmë, kur dihet se jemi të pafuqishëm ta ndryshojmë dhe, aq më pak, ta stopojmë këtë partneritet. Realisht, teknikisht, në kushte normale, nisur nga epërsia ushtarake e Serbisë në Ballkan, plotëson kushtet edhe sot, për t`u bërë pjesë e Aleancës Ushtarake të paktit-NATO. Por, politikisht e besnikërisht, mbetet shumë prapa Kosovës. Ose siç thotë Presidentja Vjosë, “vetëm Rusia e Putinit është më larg NATO-s, se sa Serbia e Vuçiqit”.
     Por, është shumë shqetësuese, se për qëllimet strategjike të SHBA-së dhe të BE-së, haraçin po e paguan Kosova. Për ta bërë pjesë të NATO-s dhe për ta ndarë Malin e Zi nga Serbia, Qendrat e Vendosjes, përkatësisht, Quinti, si haraç u përdorën mijëra hektarë tokë të Kosovës. Pra, Kulla e Zhlebit dhe Qafa e Qakorrit, iu dhuruan Malit të Zi. Për të normalizuar marrëdhëniet me Serbinë, ndërkombëtarët ngulmuan zbatimin e një vendimi të kriminelit Millosheviq, për t`i dhuruar tokë Manastirit të Deçanit. Ky cinizëm i partnerëve tanë, për të zbatuar një vendim të Millosheviqit, ishte përdhosje e mijëra viktimave të Kosovës, të shkaktuara nga kryekrimineli Millosheviq!
          Shqetësim keqkuptimi me ndërkombëtarët, për mbrojtjen e sovranitetit!
      Pamëdyshje deklarata e fundit e ambasadorit Hill, është alarm për Kosovën, sepse autori është amerikan dhe kjo është domëthënëse për shqiptarët. Deklarata është thellësisht politike, por hiç diplomatike, dhe është më shumë se sa një – qejf-bërje – Serbisë. Ajo po amnistohet për të gjitha të “bëmat” e saj karshi Kosovës, për të shkuarën dhe të tashmën, përfshi edhe sulmin e përgjakshëm dhe banditesk, kundër ushtarakëve të KFOR-it, deri në amputimin e këmbëve të dy KFOR-istëve hungarezë. Madje, sulmi terrorist, i organizuar nga Beogradi zyrtar, në Banjskë të Zveçanit, me shkelje të sovranitetit shtetëror të Kosovës, duke vrarë një ofiicer policie dhe dy të tjerë të plagosur.
     Dhe, pjesë e këtij krimi u bënë edhe ndërkombëtarët, të cilët, në mënyrë të padrejtë dhe abuzive, në raport me institucionet shtetërore të Kosovës, serbët e Kosovës i trajtuan si viktima, duke përligjur të gjitha kundërshtitë e tyre, madje edhe barrikadimin rrugorë një mujor, në veriun e Mitrovicës, përballë ligjeve të shtetit, deri tek krimet dhe rrugaçëritë e “Lista Serbe”, “Brigada e Veriut” dhe të organizatave tjera kriminale, të dirigjuara nga Beogradi zyrtar.
     Lëshimet dhe ledhatimet, të bëra Serbisë, nga SHBA dhe BE-ja, përmes emisarëve politikë të tyre, po rrezikojnë tkurrjen territoriale, deri në asfiksimin e shtetit të Kosovës, sidomos me të ashtuquajturin Asociacion njëetnik. Ndërkohë që janë po këta ndërkombëtarë, të cilët shkelën Kushtetutën e Kosovës, papërfillur institucoinet e saj, për ta shpallur, gjithësesi, “Kosovën multietnike!”
      Kur shtrohet pyetja se çfarë ka ndikuar që Kosova të jetë më larg se sa Serbia, kur është fjala për hyrjen në NATO, opozita e inkriminuar e Kosovës, respektivisht, partitë-banda: PDK-AAK-NISMA, të koalicionuara në PAN, japin një përgjigje sempliste, të thjeshtë: “Fajtor është kryeministri Albin Kurti, me kryeneqësinë dhe padëgjueshmërinë e tij
karshi ndërkombëtarëve”. Realisht, kjo nuk qëndron. Opozita majtiste, e zhytur në krimet e luftës dhe të pasluftës, ka frikë vendosjen e rendit dhe të ligjit. Dhe, kjo manifestohet me rezistencën e hapur, që opozita e inkriminuar bënë në  mbrojtjen e kuadrit juridik, të kapar nga PAN-it, sabotimin, deri në bllokim të “Vettingut”, për ta penguar funksionimin e sistemit të drejtësisë.
     SHTAB-i i “Rogner-it” dhe i -Vilave të Bllokut të Zi-“, i kryesuar nga Hashim Thaçi, i venë në shërbim të agjentit të Sigurimit të DGSE franceze, Arnaud Danjean dhe përmes tij edhe të Serbisë, e mbikëqyri vrasjen e një duzinë dhe dëbimin e disa mijëra shqiptarëve nga veriu i Mitrovicës. Hashimi, duke shkelur mbi kufoma, me ndihmën e drejtëpërdrejtë të Isa Mustafës, pushtoi kulltukun e presidentit të vendit. I shantazhuar me dosjet kriminale, kryesisht, ekzekutimin serik të kundërshtarëve politikë shqiptarë, Vuçiq, me aleatët e tij, i kërkuan Hashimit, me SHTAB-in e tij, ndarjen e Kosovës.
     Hashimi filloi ecejaket në Amerikë, “mrizonte” me ditë e javë, përçau dhe ndau Shoqatën “Vatra”, me gazetën e saj “Dielli”, të Nolit dhe i angazhoi lobistët e njohur shqiptarë atje, për ta lutur presidentin Clinton dhe të tjerë, për ta zhbërë Gjykatën Sppeciale; për t`ia dhënë Serbisë komplet Veriun e Mitrovicës, duke paguar edhe agjenësi lobimi. Atdhetari Arbresh, Jozef Diogardi, me bashkëshortën Chirly, alarmuan kombin se ish-lobistët e zëshëm shqiptarë, harruan Kosovën dhe po merren me hallet e Hashimit! Ndërkohë që lobi serb është aktivizuar për ndarjen e Kosovës, duke u bërë palë me SHTAB-in e “Rogner-it”.
     Ishte lideri i opozitës shqiptare, Prof. Dr. Sali Berisha, me gazetarët atdhetarë nga Shqipëria dhe Kosova, të cilët denoncuan krimin në pritje të ndarjes së Kosovës; Kancelarja Angela Merkel; Drejtësia Amerikane, me kryeprokurorin yll, Xhack Smith, që stopuan Hashim Thaçin me SHTAB-istët e tij, në tradhtinë e madhe të tyre.
     Presidenti Biden, një njohës i mirë i Kosovës dhe vullnetmirë, për ta përfunduar drejt e paanshëm pavarësinë e Kosovës. Konturët e marrëveshjes ishin të qarta: Njohja reciproke në mes të dy shteteve fqinjë. Për çudë, në stafin e Trump dhe Biden, rastisen miq e dhëndurë të Serbisë, ashtu siç është dhëndër i Beogradit, agjenti freng, Arnaud Danjean, shef i Hashimit. Krejt papritur, Shtëpia e Bardhë, nga njohje reciproke, e -zbriti pazarin- me Serbinë, në normalizim të marrëdhënieve në mes të dy shteteve në konflikt! Mendoj se këtu duhej Kosova ta ndërpriste dialogun, duke u kthyer, ngulmueshëm, tek njohja reciproke.
 
     Të gjitha nismat për ushtrim të sovranitetit, të cilat i ndërmori Qeveria Kurti, ishin të ligjshme dhe Kushtetuese. Ndalimi i qendrave të votimit të serbëve të Kosovës, për zgjedhjet në Serbi; ndalimi i targave të paligjshme; ndalimi i kripto-valutave; ndalimi i bixhozit në veriun e Kosovës, Kamenicë dhe gjetkë; forcimi i kontrollit doganor; mbyllja e 16 rrugëve ilegale të kontrabandës, në kufi me Serbinë; ndërtimi i pikave të kontrollit policor; arrestimi i disa kriminelëve, përfshirë huliganët e porositur të barrikadave; organizimi i zgjedhjeve dhe vendosja e kryetarëve edhe në zyrat rrethanore, që, padyshim, ishte lëshimi dhe turpi i madh i ndërkombëtarëve dhe i ish-shtetarëve dhe ish-pushtetarëve tanë; fillimi i ndërtimit të shtëpive të djegura nga bandat serbe në veri; ngritja e flamurit shtetëror të Kosovës në selitë-zyra komunale; heqja e billbordëve të turpit, me surratët e Putinit, Vuçiqit, Gjuriqit …, që ishin poshtërim e provokim, jo vetëm për popullin e Kosovës, por edhe për ndërkombëtarët; fillimi i pagesës së rrymës; reciprociteti në dokumentet doganore dhe të udhëtimit…
         Ujku, duke qenë sipër, akuzonte qingjin, se po ia turbullon ujin nga poshtë!
     Çështja e ndalimit të dinarit, bartja me thasë, pa asnjë kontroll, është vendim i duhur. Zyrtarët e Serbisë, me Vuçiqin në krye, janë në hall të madh, sepse do të pengohen në vjedhjen industriale, të parave të qytetarëve të Serbisë. Veç kësaj, Beogradi zyrtar ka deklaruar se janë edhe më shumë se 5.000 shqiptarë nga Kosova, që marrin para-dinarë nga Serbia. Sigurisht, në mes tyre ka edhe agjent të paguar nga Qeveria serbe. Dhe, Serbia ngulmon të mos zbulohen agjentët e saj dhe këtë e ka pohuar botërisht. Pra, Serbia ka hallet e hajnisë dhe të konspiracionit agjenturor.
     Ndërsa ngulmimi i ndërkombëtarëve, për të vazhduar përdorimin pa afat të dinarit në Kosovë, me përjashtim të ambasadorit Jefry Hovenier, është nga provokimet e rënda dhe pa asnjë mbulesë arsyetimi. Është rrenë e kulluar të thuhet se dinarët e Serbisë janë mbijetesë për serbët e Kosovës. Sepse në Kosovë pensionet dhe ndihmat sociale, janë të garantuara me ligj, për të gjithë qytetarët, pavarësisht përkatësisë nacionale. Kjo është pagesë shtesë, qysh i paguante me rrogë Serbia e vjetër dhe Mali i Zi, kolonët serbë e malazezë në Shqipëri dhe Kosovë, për t`u bërë hisedarë në shtetet fqinjë. Është turp i madh, mbrojtja e 7 (shtatë) komunave ilegale, të cilat abuzojnë me lëshimin e dokumenteve të paligjshme, paralele. Këtë faj-krim e bënë edhe ndërkombëtarët, të cilët, paradoksalisht, “vajtuan” krahas serbëve abuziv dhe thyerës të ligjeve shtetërore!
     Janë stisje e shpifje e përsëritur, kinse, Qeveria nuk konsultohet, nuk koordinohet me BE-në, SHBA-në, pra, me partnerët?! E vërteta është se për të gjitha rastet janë pyetur dhe konsultuar me ndërkombëtarët, partnerët. Edhe  marrëveshjen për targat vendore, e pengoi Serbia, nuk i lejonte serbët e Kosovës për ta zbatuar. Cinikisht, ndërkombtarët me batonët, buzhalët, matoshët, molliqët dhe lakejtë të tjerë, targat i quanin “teneqe”! Por, në fakt ishin pjesë e sovranitetit shtetëror. Me kot u akuzua Qeveria se “nuk qenkan njoftuar e konsultuar me partnerët për ndalimin e dinarit”? Por, rezultoi e kundërta dhe James O`Brian e pranon konsultimin paraprak: “Ndonëse SHBA kishin këshilluar Qeverinë e Kosovës kundër një veprimi të tillë, (lexo: mos ndalimin e përdorimit të dinarit – shënimi im), ajo vendosi ta zbatojë atë”,- deklaron O`Brian.
     Qeveritarët e Kosovës janë në hall me ndërkombëtarët. Për të gjitha shkeljet e Kushtetutës të Kosovës, të bëra nga serbët në veriun e Mitrovicës, me aprovimin e Hashim Thaçit, me “komandantët” e tij, të shantazhuar me dosje krimesh hajnore e vrastare, korrigjimi i tyre nga Qeveria Kurti, ka hasur në rezistencën e Beogradit zyrtar. Kjo rezistencë ka mbështetjen e ndërkombëtarëve, me premtimin se duhet pritur deri “në kalendat greke”, në infinit, pambarim! Me arsyetimin klishe: “Se po provokohen serbët, Serbia, po dëmtohet normalizimi i marrëdhënieve dhe broçkulla të tjera.
Sjelljet e tilla, sa provokative, aq edhe jologjike, na sjellin ndërmend fabulën proverbiale “Ujku dhe qingji”, edhe pse i pari ishte lart dhe i dyti poshtë rrjedhës së ujit!
     Edhe kur po thonë se nuk na kanë konsultuar Kurti dhe zyrtarët e tij, Qeveria heshtë, nga keqardhja për t`iu thënë partnerëve se kjo nuk është e vërtetë, është gënjeshtër. Kosova duhet t`i ruajë miqtë, partnerët, që ata të mos nxitohen, të mos marrin vendime të gabuara. Rasti i Presidentit Clinton, i cili u pendua pse e bindi Ukrainën të heq dorë nga programi i armatimit bërthamor. Për rrjedhojë lufta në Ukrainë, deri tani, ka shkaktuar 400 mijë viktima dhe ka humbur 20 % të territorit të saj! Sa vlen sot pendimi i Njeriut të mirë Bill, pas kësaj ploje njerëzore?! Po ta kishte atë armë, llogaritë me Rusinë do të ishin të tjera.
     Po ashtu, Cristopher Hill pranon se gaboi kur lejoi themelimin e Asociacionit për 14 komunat, me shumësi serbe në Bosnje, e cila brenda më pak se dy vitesh, rezultoi me krijimin e “Republika Srpska”! Dhe, tani, kur DASH e shpallë “non grata” kriminelin Dodik, ai thotë se “atë-letër-vendim të Amerikës e përdor si letër hixhenike”. Diçka të tillë do të thoshte nesër, një Dodik tjetër i – Republika Srpska – të Kosovës!
     Thonë se “kush pendohet dy herë, për të njëjtin faj”,- është hipokrit. Prandaj, duhet ndihmuar ambasadori Hill, që të mos bejë fajin e dytë, pas atij në Bosnje, për ta krijuar një palo Asociacion njëetnik në Kosovë, kur dihet se Kushtetuta e Kosovës nuk e lejon themelimin e – Asociacionit njëetnik -. Nga ngulmimi i tij, me kolegët amerikanë dhe evropianë, po tentohet të asfiksohet shteti i Kosovës.
     Cris Hill ka qenë “kundër bombardimit të Serbisë nga NATO, si dhe kundër pavarësisë të Kosovës, por, vetëm për një autonomi të zgjeruar!” Shumë sinjifikative, domëthënëse, si po “rastisin” dhëndurë dhe miq të rreshkur të Serbisë, për të qenë në poste vendimmarrëse për çështjen e Kosovës. Madje, jo vetëm nga Amerika mike e jona, por edhe nga Franca, mike tradicionale e Serbisë.
     Agjenti freng, Arnaud Danjean, i DGSE, “rastësisht” bënte kursin e gjuhës gjermane, në Cyrih të Zvicrës, së bashku me Hashim Thaçin. Shefi i Arnaudit, Pierre Seramy, drejtor i Shërbimit Informativ Francez, në TV -Canal + – të Francës, shpjegon rekrutimin e Hashimit, agjent në shërbim të Serbisë! Dhe, megjithatë, Qeveria e Kosovës, nuk kërkon as llogari dhe as ndihmë, nga Presidenti Macron, për t`i shpallur jovalide të gjitha marrëveshjet e nënshkruara nga një agjent i shantazhuar, të paktën, i dyfishtë, siç ishte Hashim Thaçi”, me ndërhyrjen e drejtëpërdrejtë të frengut Danjean!
     Paradoksalisht, Arsimin dhe Shëndetësinë, në komunat dhe vendbanimet serbe, në Kosovë, i menaxhon Beogradi! Tani ngulmojnë ta kenë edhe monedhën e veçantë të tyre – dinarin. Presin vetëm Asociacionin dhe bëhen Serbi! Pse ndodhë kjo?! Çfarë Pavarësie është kjo, e Kosovës, kur, ligjërisht e ka njohur edhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë?! Është koha për të menduar dhe vepruar për sovranitetin e mirëfilltë të Kosovës. Gjithnjë aktuale, porosia e urtakut Rugovë: “Zyrtarët e shantazhuar të mos lejohen të ngritën në postet e larta shtetërore dhe pushtetare, sepse janë të rrezikshëm për Kosovën!”
     Mjerisht, populli i Kosovës bëri fajin-krim fatal! Edhe pse ishte në dijeni të infiltrimit të agjenturave armike në Kosovë, jo vetëm i heshti, por edhe lejoi kapjen e shtetit dhe të pushtetit, nga zyrtarë të shantazhuar, me dosje krimesh faktike. Për rrjedhojë, me shantazh e kërcënim, bënë pazare të pista me Serbinë, me cenim të sovranitetit të Kosovës. Ata, duke mashtruar me dialogun teknik, bënë, kryesisht, dialog politik dhe nënshkruan, në konspiracion të plotë, marrëveshje, tmerrësisht, të dëmshme për Kosovën, duke mos konsultuar as strukturat partiake dhe as institucionet shtetërore!
     Për këtë të vërtetë absolute, duhet qartësuar Qendrat e Vendosjes Ndërkombëtare, respektivisht, shtetet e Quintit, për të pasur mirëkuptim me palën kosovare, në dialogun përmbyllës aktual, aq më parë kur pjesë e shantazhit është, të paktën, një agjent i Shërbimit Informativ të një shteti, anëtar i Quintit, saktësisht, i Francës.
     Dihet, shqiptarët janë humbës të mëdhenj, përgjatë historisë 150 vjeçare, nga vendimet mujëshore dhe të padrejta të Fuqive të Mëdha të kohës, duke u dhuruar krahina të tëra fqinjëve lakmiqarë. Të paktën, tani ta ruajnë këtë tërësi territoriale të mbijetuar kohërave, të Kosovës, të konfirmuar edhe nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë. Dhe, pas çlirimit faktik dhe ekskluziv të Kosovës, nga bota demokratike, të prirë nga SHBA dhe BE, tashmë, të bërë fisnikërisht, borxhi i radhës është sovraniteti i Kosovës në kufinjt e vitit 1913.

Me betim në Zot dhe atdhe për shtetin e Kosovës!

0

Nga: Florim Zeqa

Shprehur në mënyrën figurative, nuk është që jam pro-pushtetit dhe kundër opozitës, por jam pro-të mirës dhe kundër të keqës. Jam pro-të mirës për faktin se e mira ngadhnjen çdo herë ndaj të keqës. Jam pro-të vërtetës dhe kundër gënjeshtrës sepse e vërteta çdo herë e mund gënjeshtrën me këmb të shkurtëra.

Kthimi i besimit, objektiv i çdo politikani të ndershëm

Degradimi i një shoqërie njerëzore fillon nga mosrespektimi i vlerave, vazhdon me abuzimin e pushtetit nga ana e politikanëve të papërgjegjshëm dhe kulmon me zhvatjen dhe vjedhjen e buxhetit të shtetit.

Angazhimi im në politikë për qëllim ka jo interesin personal, por ka mbrojtjen e interesit të përgjithshëm të qytetarëve (mërgimtarëve) pa dallime partiake, fetare apo ideologjike.

Thënë ndryshe, angazhimi im në politikë për qellim ka materializimin e ideve dhe projekteve disa vjeçare për ndërtimin e shtetit ligjor dhe demokratik, për arritjen e barazisë qytetare pavarësisht bindjeve politike apo pikëpamjeve ideologjike.

Kthimi i besimit të qytetarëve në shtetin e Kosovës, përkatësisht në kthimin e besimit në institucionet publike dhe shtetërore duhet të jetë objektiv dhe qëllim i çdo politikani në të dy nivelet e qeverisjes (qendrore dhe lokale).

Nuk është punë e lehtë dhe e shpejt kthimi i besimit tek qytetarët me shpresa të humbura

Por, kjo nuk është e pamundur. Me transparencë dhe llogaridhënje, me sinqeritet dhe dashuri ndaj vendit kthehet edhe besimi i qytetarëve.

E themë këtë për faktin se, politikanët që e duan me shpirtë dhe zemër shtetin sikurse shtëpinë e tyre nuk e vjedhin buxhetin e shtetit. Politikanët që i duan dhe i trajtojnë qytetarët e vendit njëjtë dhe në mënyrë të barabart sikurse anëtarët e familjes së tyre, jo vetëm që nuk e lënë anash interesin e popullatës, e vënë në plan të parë interesin e qytetarëve, pastaj i shikojnë edhe interesat e tyre personale.

Për fatin e keq të vendit dhe qytetarëve, për dy dekada rresht, të gjithë pushtetarët në plan të parë e kishin interesin e tyre personal, përkatësisht pasurimin e tyre mbi kurrizin e popullatës së varfër.

Qytetarët priten dhe ju besuan gjatë të gjitha qeverive paraprake, duke e pritur të nesërmën më të mirë, e cila nuk ju erdhi asnjëherë. Mashtrimet serike të politikanëve nga njëra palë zgjedhje në tjetrën, i venitën të gjitha shpresat e qytetarëve, të cilëve e vetmja fije shprese ju ka mbetur në qeverisjen aktuale, e cila, dorën në zemër deri më tani shumë pak ka realizuar nga ajo që e kanë premtuar!

Premtim dhe zotim moral para qytetarëve të vendit tim

Me betim në Zot dhe Atdhe, i garantoj të gjithë qytetarët e vendit, se nëse e marrë besimin e tyre, do të jemë gardian i zgjuar 24 orë në shërbimin e qytetarëve të vendit tim, pa llogaritur në asnjë përfitim personal. Do t’i shkrijë të gjitha energjitë intelektuale dhe përvojën time mbi dyzetvjeçare në shërbim të qytetarëve të mrekullueshëm dhe vendit tim të shenjt. Jam ai ushtari besnik i viteve të ’90-ta, mbrojtësi besnik i djersës së mërgimtarëve dhe shigjetari i kujdesshëm i abuzimit të gjithë pushtetarëve.

Kujtime nga Burgu i Vlorës

6

 

Tomë Mrijaj 

Periudha e diktaturës ateisto-komuniste në Shqipëri, gjatë vitëve të zeza 1944-1990, ka qenë një kalvar i vërtetë mundimesh të pambarim, për të gjithë ata që kanë kaluar fatkeqsisht shumë dekada brenda qelive të ftohta, plot lagështi.

Për shumë vite me radhë, historianët botërorë të ditëve tona, të cilët kanë studiuar me shumë kujdes krimet e periudhës së fashizmit dhe nazizmit, gjatë periudhës së Luftës së Dytë Botërore, kanë arritur në përfundimin e saktë, se epoka fatkeqe e sundimit barbarë të komunizmit kudo në vendet ish komuniste dhe socialiste deri më sot (në Korenë e Veriut, Kubë etj.), ka qenë shumë herë më e ashpër dhe katastrofike, se ajo e fashistëve italianë, nazistëve gjermanë dhe militaristëve fashistë japonezë.

Gjatë gjithë kohës së komunizmit të zi (1941-1991), e cila fatkeqsisht për herë të parë përhapet dhe vendoset si epidemi kancerogjene në ish Rusinë Cariste në vitin 1917, nga komunistët bolshevikët kriminelë muzhikët (fshatarët barbarë) Vladimir I. Lenini dhe Josif V. Stalini, fatkeqsisht kanë vdekur mizorisht në tortura, pushkatuar me dhe pa gjyq dhe vdekur me mijëra të pafajshëm (burra, gra dhe fëmijë) në kampet e tmerrshme të përqendrimi ose të punës së detyruar deri në vdekje mbi 120 milionë anti marksistë, antibolshevikë, antisocialstë, antikomunistë etj. (sipas emërtimit politik të regjimeve në shtete dhe kontinente të ndryshme të botës), duke qenë në këtë mënyrë shifra numerike dy herë më e madhe se njerëzit e vdekur po barbarisht gjatë periudhës së pushtimeve naziste dhe fashiste të Luftës së Dytë Botërore (56 milionë).

Hetuesit dhe personeli ushtarak i burgjeve shqiptare si katilë të regjur, ishin të përzgjedhur me shumë kujdes për të tilla krime, të cilët ndiqnin me përpikmëri taktikat e burgjeve fashiste dhe nasiste të kohës, në mënyrë që t’ia bënin vazhdimisht dhe ndër vite jetën ferr të vërtetë të gjithë të burgosurve, që fatkeqsisht kishin rënë në duart e tyre si xhelatë.

Asokhe duhet thënë se vetë sistemi apo diktatura e komunizmit ishte i barabartë me burgun e madh popullor, sepse në këte gjendje ishte katandisë i gjthë populli shqiptarë, që ishte brenda një burgut gjigand për 5 dekada, rrethuar në kufi dhe brenda saj totalisht me tela me xhemba dhe bunkera betoni dhe hekuri kudo në male, fusha, qytete dhe bregdetin shqiptar.

Burgu i Vlorës ishte një ferr i vërtetë

Këto ditë po lexoja me shumë kujdes dhe emocione një libër historik me kujtime të përjetuara dhe të hidhura njëkohsisht, shkruar disa vite më parë nga ish i burgosuri politik dhe ish Kryetar i Shoqatës së ish të Perndjekurve dhe të Persekutuarve (Dënuarve) Politikë në Shqipëri, gjatë kohës së sundimit të diktaturës më të egër komuniste në botë.

Autori i kujtimeve të hidhura i burgosuri politik i ndërgjegjës Kurt Kola, në librin e tij, përshkruan jetën dhe burgjet e tmerrshme të Shqipërisë, të cilët iu desh t’i kalonte mbi shpinë ditë për ditë dhe shumë vite me radhë, duke filluar nga mosha e fëmijërisë, kur ai hyri brenda dhe deri sa u lirua me ardhjen e lirisë dhe demokracisë në Shqipëri në vitin 1991.

Kryetari i Shoqatës martire Kola, ndër të tjera shkruan: “Burgu i Vlorës nuk ishte model i atij të Gjirokastrës, as si ndërtesë, as si trajtim. Komandant burgu ishte Hysen Kapllani, me gradën Major dhe njeri, disi, i moderuar. Në këtë burg nuk pati gjëra të natyrës makabre si në Gjirokastër, por ndodhën dy takime interesante që ia vlen të tregohen…

Ballafaqimi i dy të dënuarve në lojën e Sigurimit të Shtetit

Dedë Gjonmarkaj ishte arrestuar në fillim të vitit 1945. E kishin dënuar 5 vjet, të cilat i bëri ditë më ditë. Lirohet në maj të vitit 1950 nga burgu i Tiranës. Shkon në shtëpi të Lekë Previzit, i cili nuk ishte internuar akoma. Ishte e dielë dhe rastisi ditë sporti: luante Tirana me Partizanin.

Të dy bashkë u nisën për të parë ndeshjen. Mbrapa i ndiqte një makinë e Sigurimit të Shtetit. Pa mbërritur tek stadiumi, dy civilë u presin rrugën.

Eja me ne – i thonë Dedës dhe e fusin në mes. Tre metra më tutje, hapin derën e pasme të veturës dhe e fusin brenda. Leka, i shastisur dhe shumë i trembur ndoqi me sy rrëmbimin e shokut dhe me të shpejtë u zhduk për në shtëpi. Dedën e izoluan në birucat e Ministrisë së Brendshme…

Tani fillon loja e Sigurimit të Shtetit. Në Tepelenë “lirojnë” familjen e Gjonmarkajve. E mbajnë një javë në qytet me pretekstin se nuk kishte makinë për ta çuar në Shkodër. Në krye të javës, gazeta Zëri i Popullit, në faqe të parë me germa kapitale shkruan: “Dedë Gjonmarkaj, i biri i tradhtarit Gjon Markagjoni, sapo u lirua nga burgu është arratisur.”

Diaboliku, Niqit Andoni, vjen nga Tirana dhe rikthen në kamp internimi familjen e Gjonmarkajve, duke u thënë: “Qeveria jonë ju liroi nga internimi, por u bë shkak arratisja e djalit tuaj dhe u anullua falja juaj…”

Dedë Gjonmarku sillet në birucat e Gjirokastrës, ndërsa oficeri i Ministrisë së Brendshme, mirditori Mark Dodani, i maskuar në emrin e Dedë Gjonmarkajt, futet në çetat e të arratisurve në Shqipërinë e Mesme.

Ministria e Brendshme, e instruktuar nga KGB-ja ruse, pati krijuar “Frontin e Heshtur”, – një organizatë me oficerët më të zgjedhur, të cilët kishin dalë maleve si të arratisur dhe asgjësonin të arratisurit e vërtetë, me format më të pabesa.

Disa nga të arratisurit që i kapnin të gjallë, me forma të ndryshme mashtrimi, arrinin t`i bënin bashkëpunëtorë, deri edhe tek diversantët Zenel Shehu e Hamit Matjani.

Mark Dodani, me disa oficerë të tjerë, depërtoi në çetën e Sulë Selimes nga Baldushku i Tiranës dhe u bë shumë i besuar aty, nën maskën e Dedë Gjonmarkajt, të cilin nuk e kishin parë kurrë, por e besonin si djalin e Princit të Mirditës, Gjon Markagjonit.

Ndërsa Dedë Gjonmarkaj, pa asnjë akuzë, dergjej në katakombet e Gjirokastrës, nën emrin e tij, oficeri i sigurimit, Mark Dodani, vriste dhe arrestonte në gjumë kundërshtarët politikë!

Në gjashtë vjet, 1948-1954, i ndihmuar nga KGB-ja nëpërmjet agjentit të saj, Kim Filbi, sigurimi shqiptar asgjësoi të gjithë të arratisurit brenda vendit, si edhe ata që vinin si diversantë nga jashtë për ta mbyllur me Zenel Shehun dhe Hamit Matjanin.

Çeta e Sulë Selimes, në të cilën pati hyrë oficeri i Sigurimit, Mark Dodani, u pushkatua e gjithë, përveç të birit Nazif Selimja, të cilin e dënuan 15 vjet burg. Ky tregon: “Ishim në dijeni të infiltrimit të oficerëve të sigurimit në çetat e të arratisurve dhe bënim shumë kujdes. Hetonim mjaft para se të pranonim ndonjë të arratisur të ri, por nuk arritëm dot deri tek djallëzia se mund të “përdoret” në lojë djali i Gjon Marka Gjonit…

Takim i përzemërt i dy “armiqve” në burgun e Vlorës…

Pas mbarimit të lojës, Dedë Gjonmarkajn e çojnë në spitalin e burgut në Tiranë, në gjendje të rëndë shëndetësore. Aty e kurojnë për dy muaj rresht me ilaçe dhe ushqim, duke ia shpëtuar jetën. Në një nga ditët e viziton Ministri i Brendshëm Kadri Hazbiu, i cili i komunikon dënimin me 7 vjet burg!

– Nuk kam dalë në gjyq dhe nuk më është komunikuar asnjë akuzë, – i thotë Deda.

– Të është bërë gjyqi në mungesë, do të vij vendimi, – i tha Ministri.

– Dedën, nga spitali i burgut e çojnë në burgun e Vlorës dhe, për koincidencë apo qëllimisht, në dhomë me Nazif Selimen.

– Na preve në besë, Dedë Gjomarkaj! – i tha buzagaz Nazifi.

Deda shtangu nga ky lajm, edhe pse Nazifi e tha buzagaz. E kuptoi dhe e rroku në qafë, si për t’i kërkuar ndjesë për gabimin që bëri. Deda, edhe pse përqafimin e Nazifit po e pranonte si pendesë, nuk po çlirohej dot nga befasia e asaj që dëgjoi dhe Nazifi i tregoi gjithë poshtërsinë, që ishte luajtur në emër të tij.

Kurt Kola

Në Shqipërinë Burg

Faqe 102, 103, 104

Islami dhe Arabishtja

0
Xhevat Gjini, Viti
___
Kam njohur shumë arabë, të besimit islam dhe më ka interesuar pse arabët i luten zotit në gjuhën arabe… Kjo për arsye se te ne është thēnë nga kleri (kryesisht i rekrutuar!) se “gjuha arabe është gjuhë e zotit”, siç u thonin priftrinjtë grekë e ata serbë shqiptarëve ortodoksë për gjuhën greke ose serbe, siç thonë izraelitët për gjuhën e tyre, etj.!
Të gjithë arabët që i kam pyetur më kanë thënë se lutjet dhe ceremonitë tjera fetare i bëjnë në gjuhën arabe, sepse kjo êshtë gjuha e tyre amëtare, e cila ka ekzistuar dhe është folur edhe para islamit… “Po të kishim një gjuhë tjetër amëtare sigurisht që do të luteshim në atë gjuhë”, më tha njëri…
Kurse një tjetër arab më pati pyetur në cilën gjuhë lutemi ne, dhe kur i thashë që kleri te ne lutjet dhe predikimet i bënë në “gjuhën e zotit”, në gjuhën arabe, ai qeshi me të madhe…
Mbase këtë fakt do ta kuptojnë këta imamët, që u predikojnë besimtarëve shqiptarë dhe do të nisin të luten e të predikojnë në gjuhën e Perëndive, në gjuhën tonë të ëmbël shqipe…
Sepse të qenit shqiptarë ishte edhe vullnet i padiskutueshëm i Zotit… Prandaj, këta hoxhët e Shqipërisë (andej e këndej Drinit), edhe në mërgim, nëse nuk kanë respekt për besimtarët shqiptarë, duhet t’i binden dhe ta respektojnë vullnetin suprem të Zotit që na krijoi shqiptarë e jo arabë…
Vetëm si shqiptarë mund të jemi edhe besimtarë (ata që besojnë) dhe të dashurit e Zotit. Kush nuk respekton gjuhën, kulturën, kombin dhe traditat e tij mund të jetë një mercenar i dobishëm për të huajt, por jo besimtarë te Zoti…

Kolë Krasniqi, profesori i njohur universitar, i shkruan letër Kurtit duke kërkuar heqjen e tabelave fetare në rrugët e Kosovës

0

Kolë Krasniqi

  • Profesori universitar, Kolë Krasniqi ka një kërkesë publike për kryeministrin Kurti.

“I nderuar z. Kryeministër Albin Kurti,

Vendosja e ligjshmërisë duhet bere ne mënyrë te njëjtë dhe parimore ne gjitha pjesët e Republikës së Kosovës – e jo në mënyrë selektive vetëm në Veri.

Sikurse u hoqën tabelat e kundërligjshme ne komunat veriore qe ishin vendosur sipas ligjeve serbe dhe simbolizonin shtrirjen faktike te pushtetit serb ne ketë pjese te Kosovës, ashtu duhet hequr edhe tabelat fetare me ngjyrë të gjelbërt, qe janë vendosur në te gjitha rrugët periferike në Gjilan, në kundërshtim flagrant me “Ligjin për sistemin e adresave” dhe udhëzimin administrativ qe përcakton vendosjen e njëjtë të tabelave në të gjitha pjesët e Republikës se Kosovës”, thuhet në kërkesën e profesorit të Fakultetit Juridik, dërguar kryeministrit Kurti.

Gjyshi u nderua me Medaljen e artë për shqiponjën e valles shqipe nga Ansambli Shtetëror i këngëve dhe valleve popullore shqiptare në RMV

Në moshën 90 vjeçare në gjendje të rënduar shëndetësore , gjyshi sot u nderua me Medaljen e artë për shqiponjën e valles shqipe nga Ansambli Shtetëror i këngëve dhe valleve popullore shqiptare në RMV. Falemnderit për kujdesin dhe vlerësimin! Krenare me gjyshin
😇
Drejtori i Ansamblit Shtetëror Shkodran Tolaj ndanë MHisen Berisha, bacën Cenë
Drejtori i Ansamblit shqiptar z.Shkodran Tolaj muaj më parë kishte zhvilluar një takim të përzemërt me vallëtarin legjendar Hisen Berisha, bacën Cenë, me të cilin kishin biseduar gjërë e gjatë për kulturën dhe eksperiencat e tij në Turqi, Bullgari, Shqipëri dhe punën si koreograf në shoqërinë „Rexhep Voka“ në Shipkovicë por dhe në „Xheladin Zeqiri“ ku zhvilloi pjesën më të madhe të aktiviteteve e ku ndërtoi identitetin e tij prej artisti të vërtetë që tërë jetës kultivoi e lartësoi folklorin tonë, me theks të veçantë të trevës së Pollogut!
Drejtori Tolaj me bacën Cenë, muaj më parë u dakordësuan që në aktivitetin e radhës që do mbajë ansambli, ai të ndjekë për së afërmi performancat e artistëve, me kërkesë të veçantë të tij të realizohet vallja e kaçanikëve që u promovua me 17 shkurt në aktivitetin “Dita e plisit” me titull “Viganët e Sharrit”! Për fat të keq shëndeti i tij nuk mundësoi që të shikojë nga afër një performancë të jashtëzakonshme, dhe të realizojë dëshirën e madhe për rikthim pas aq vitesh fizikisht në një eveniment për të dërguar përshëndetjet e përzemërta për të gjithë shqiptarët kudo që jetojë, nga skena- vendi ku ai shkriu katër dekada të jetës së tij!
Ndonëse i rënduar nga shëndeti, sot dera e tij u hap me po të njejtën dashuri duke përcjellur amanetin “ju lutem ruani që mos harrohen traditat kombëtare e legjendare shqiptare”
Drejtori Tolaj i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij, Salajdin Miftari- doajen i këngës shqipe dhe Fevzi Edibi- koordinator i punës në ansambël, ndanë momente të veçanta e tejet emocionale me bacën Cenë! Drejtori Tolaj i dhuroi Medaljen e ansamblit që u jepet personaliteteve me ndikim të veçantë në artin shqiptar!
Mirënjohja me motivacionin “Shqiponjës së skenës shqiptare i cili bëri që vallja shqipe të fluturojë në hapësirat kombëtare e ndërkombëtare” dhe kjo vizitë konsiderohet si obligim institucional ndaj këtij emri që i fali kaq shumë valles shqipe në RMV dhe krijoi baza të shëndosha që mbi traditën e bukur të kultivuar nga ai, sot Ansambli shqiptar të institucionalizojë këtë thesarë të çmuar, tha drejtori Tolaj!
Baca Cenë i emocionuar pranoi Medaljen e ansamblit duke e konsideruar si një moment ndër më të veçantit në jetën e tij sepse dhe sot kur ai është larg jetës publike përkujdesi e përkushtimi i një institucioni i jep forcë dhe e bën krenar për krejt sfidat që ka kaluar gjatë karrierës mbi 40 vjeçare!
Falenderimet e tij ishin sa të përzemërta e shpirtërore aq edhe me mesazhe të fuqishme që koha evidenton dhe është treguesi më i mirë i veprave dhe vlerave tona andaj baca Cenë nuk kishte fjalë që të shprehë lumturinë por tha “ kam fat të përjetoj.

Deep state, revolucioni në politikën e jashtme amerikane dhe Europa Juglindore

0

Nga Dr Sadri Ramabaja, Prishtinë

SHBA-të dhe partnerët real të tyre në Ballkan [Shqipëria politike, Republika e Kosovës, gjithësesi edhe Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi], kanë nevojë për një politikë të jashtme që fokusohet në interesat thelbësore të SHBA-ve në rajon, duke rivlerësuar edhe interesat jetike të partnerëve.

Deep state dhe keqpërdorimi i tij

Një deep state – shtet i thellë[1] është një lloj qeverisjeje e përbërë nga rrjete potencialisht sekrete dhe të paautorizuara të pushtetit që veprojnë në mënyrë të pavarur nga udhëheqja politike e një shteti në ndjekje të agjendës dhe qëllimeve të tyre. Në përdorimin popullor, termi mbart konotacione jashtëzakonisht negative.[2]
Fuqia e shtetit të thellë vjen nga përvoja, njohuria, marrëdhëniet, depërtimi, zanati, aftësitë e veçanta, traditat dhe vlerat e përbashkëta. Së bashku, këto atribute të supozuara i bëjnë burokratët pa emër në një superqeveri që nuk i përgjigjet askujt. Kjo është një perspektivë e frikshme. [3]

Etiologjia e nocionit mbi “Shtetin e thellë” ndërlidhet me fjalën turke derin devlet (lit. ‘shtet i thellë’). Por edhe vet koncepti modern i një shteti të thellë lidhet me Turqinë, që nënkupton një rrjet të supozuar sekret të oficerëve ushtarakë dhe aleatëve të tyre civilë që përpiqen të ruajnë rendin laik bazuar në idetë e Mustafa Kemal Ataturkut nga viti 1923.[4] Ekzistojnë gjithashtu mendime se shteti i thellë në Turqi dhe “Kundër Guerilja” u krijua në epokën e Luftës së Ftohtë si pjesë e Organizatës Gladio për ta shtyrë Turqinë më shumë në NATO kundër kërcënimit të zgjerimit të komunizmit të tipit sovjetik.[5]

Gjatë presidencës së Donald Trump-it, në komunikimin publik, duke aplikuar nocionin e shtetit të thellë, në Shtetet e Bashkuara nocioni i “shtetit të thellë” është përdorur për të përshkruar “qeverinë e përhershme” të burokratëve të rrënjosur në karrierë ose nëpunësve civilë që veprojnë në përputhje me mandatet e agjencive të tyre dhe statutet e kongresit, me theks kur ajo shihej në konflikt me administratën.
Pas zgjedhjeve presidenciale të Shteteve të Bashkuara të vitit 2016, shteti i thellë u përdor shumë më gjerësisht si një term poshtërues me një përkufizim jashtëzakonisht negativ si nga administrata e Donald Trump ashtu edhe nga mediat me prirje konservatore.[6]

Edhe veprimet krejt procedurale që po ndjekin gjykatat e ndryshme në SHBA në raport me të bëmat e Donald Truump-it gjaët rrugës së ngjitjes si oligark dhe në veçanti sa ishte në krye të Shtëpisë së Bardhë, ai i cilëson si produkt i “Shtetit të thellë” dhe pjesë e luftës politike kundër rikthimit të tij të mundshëm si president I SHBA-ve në një mandat të dytë.
Gjykata e apelit në Nju Jork të hënën që lamë pas vendosi të ngrijë përkohësisht pagesën e gjobës prej 454 milionë dollarësh nga ish Presidenti Donald Trump, nëse ai depoziton 175 milionë dollarë brenda 10 ditëve të ardhshme. Depozitimi i kësaj shume brenda 10 ditësh do të parandalonte sekuestrimin e pronave të tij.

Ky zhvillim i papritur i të hënës ndodhi pak para se Prokurorja e Përgjithshme e Nju Jorkut, Letitia James, të fillonte procedurat për të marrë nga ish presidenti shumën e gjobës. E këtë rast, avokatët e zotit Trump i ishin drejtuar gjykatës së apelit për të ngrirë vendimin e Prokurores James, duke argumentuar se është “praktikisht e pamundur” që të gjendet ndonjë institucion financiar i gatshëm të nënshkruajë një garanci për të paguar një gjobë kaq të lartë prej gati gjysmë miliardë dollarësh.

“Të papriturat” që mund ta dëmtojnë Joe Bidenin

Në këto rrethana kampin e demokratëve megjithatë, gjykojnë analistët, mund ta dëmtojnë “të papritura” në fushatën e Joe Bidenit për mandatin e dytë, që mund të ndërlidhen me zhvillimet e reja politike, me theks ato në politikën e jashtme amerikane, me zhvillimet ekonomike apo shoqërore që kanë ndodhur nga fillimi i mandatit të tij. Disa prej tyre mund të jenë:

  1. Agjenda e Jashtme: Në rast se mund të ketë ndonjë zhvillim i papritur në skenën ndërkombëtare, e ngjashme me atë në Gaza, por kësaj radhe edhe më tronditëse brenda vet raporteve transatlantike, e që nënkupton shpërthimin e luftës në Ballkan ose Baltik, natyrisht me insistimin e Rusisë. Ky fakt do të ishte për administratn e Joe Bidenit një krizë e re jo vetëm me karakter rajonal, që do t’i shkaktonte asaj kokëçarje të thella jo veëtm diplomatike, që do të kërkonte lëvizje të strukturave të tëra shtetërore dhe një përgjigje të menjëhershme.
  2. Zhvillime Ekonomike: Ndryshime të papritura në ekonominë globale ose në ekonominë e brendshme të Shteteve të Bashkuara mund të ndikojnë në fushatën e Bidenit, duke i detyruar ata të rishikojnë politikat e tyre ekonomike dhe të prezantojnë planifikime të reja për të adresuar sfidat e reja.
  3. Ngjarje Sociale: Ndodhje të papritura, si protesta të mëdha ose incidente të rënda sociale, mund të shtyjnë administratën Bidenit të veprojë për të ofruar një përgjigje të qëndrueshme dhe të bindshme ndaj këtyre zhvillimeve.
  4. Skandale ose Kontroversa: Ngjarje të papritura që lidhen me anëtarë të administratës së Bidenit, si skandale apo kontroversa, mund të ndikojnë në perceptimin publik për qeverisjen dhe për kandidatin Biden në veçanti.

Ndërsa Bideni do të përpiqet të menaxhojë të gjitha këto zhvillime në mënyrë efektive, ato mund të sjellin sfida të reja për fushatën e tij dhe për qeverisjen e tij në përgjithësi. Reagimi i tij ndaj këtyre “të papriturave” do të jetë thelbësor për të ruajtur mbështetjen dhe për të siguruar një mandat të dytë.

Iniciativa e re e Bernie Sanders-it

Në këto rrethana senatori dhe anëtari më me ndikim i krahut të majtë të Partisë Demokratike Amerikane, Bernie Sanders, vije me një iniciativë të re, si përgjigje ndaj valës së reaksionit që po mblidhet në kampin e Republikanëve tashmë të rikuperuar sërish rreth figurës kontraverze të Donald Trump-it.
Sanders ka qenë prej kohësh i njohur për pikëpamjet e tij majtiste, duke kundërshtuar interesat e të ashtuquajturve përfaqësues të shtetit të thellë dhe oligarkëve të lidhur ngushtë edhe me administratën e shtetit. Pikëpamjet e tij gjejnë mbështetje të ndjeshme jo vetëm brenda Partisë Demokratike, por edhe në shoqërinë e gjerë amerikane. Të kujtojmë faktin se në vitin 2016, së bashku me Hillary Clinton, ai ishte edhe kandidat për nominimin e Partisë Demokratike për zgjedhjet presidenciale, në të cilat, në fund, ai përballej sukseshëm me Donald Trump për dallim nga Hillary Clinton.

Më 18 mars, Sanders shkroi një tekst interesant në median me ndikim amerikan Foreign Affairs, me titull sinjifikativ: Një revolucion në politikën e jashtme amerikane dhe nëntitullin shpjegues: Zëvendësimi i lakmisë, militarizmit dhe hipokrizisë me solidaritetin, diplomacinë dhe të drejtat e njeriut. Në këtë tekst ai shqyrton në mënyrë kritike politikën e jashtme amerikane të zhvilluar prej dekadash. Është me interes të vihet në pah motivi i shkrimit pikërisht në këtë kohë dhe arsyet përse ai kritikon ashpër veprimet e disa ish-presidentëve amerikanë dhe administratave të tyre, në kohë dhe rrethana me rëndësi historike jo vetëm për rrjedhat e zhvillimeve branda SHBA-ve. Ai i rikthehet me këtë rast qortimeve të tij të rrepta në raport me Luftën e Vietnamit dhe pushtimin e Irakut kur në krye të tij ishte Sadam Huseini, por edhe pushtimin e Afganistanit, duke i interpretuar gjithë këtë gamë zhvillimesh si grishje të nevojshme për të zëvendësuar lakminë, militarizmin dhe hipokrizinë me solidaritetin, diplomacinë dhe të drejtat e njeriut.

Duke lexuar tutje këtë ese politike të llojit të vet, lehtësisht vëmë re se Sanders mbetet tutje një idealist i pakorrigjueshëm i Partisë Demokratike. Shih për këtë ai me vështrimin e tij kritik shkon më tej, duke qortuar “konsensusin dypartiak” prej dekadash në fushën e politikës së jashtme amerikane, i cili “tragjikisht pothuajse gjithmonë ka qenë i gabuar”. [7]
Sanders është një qytetar aktiv amerikan me origjinë hebreje. Por ky fakt nuk e pengon atë që edhe në këtë ese të vë në dukje kostot e mëdha, pra miliarda dollarët që SHBA shpenzon ndërkohë “për të mbështetur ushtrinë izraelite”, duke sjellë në vëmendjen e lexuesit se janë SHBA-të ato që “pothuajse si shtet i vetëm në botë që mbrojnë qeverinë ekstremiste të djathtë të kryeministrit Benjamin Netanyahu, i cili ka nisur një luftë të përgjithshme dhe shkatërrimin e popullit palestinez, kjo është arsyeja pse dhjetëra mijëra njerëz po vdesin në Rripin e Gazës, duke përfshirë mijëra fëmijë, dhe qindra mijëra të tjerë po vdesin nga uria”.[8]

Në prag të nxemjes së fushatës elektorale Sanders, pledon për një “riorientim të plotë të politikës së jashtme amerikane”. Këtë riorjentim ai e sheh të tepër urgjent dhe të nevojshëm dhe shton se establishmenti duhet të rishqyrtojë tërësisht pozicionet e tij nëse qëllimi i tij është të promovojë paqen dhe prosperitetin dhe të mos shpenzojë triliona dollarë për luftëra të pafundme dhe kontrata mbrojtjeje që nuk do të zgjidhin problemet ekzistenciale të botës si ndryshimet klimatike, pandemitë e ardhshme, uria, urrejtja, …

“Për sa kohë që korporatat e pasura dhe miliarderët e mbajnë sistemin tonë ekonomik dhe politik nën presion, vendimet e politikës së jashtme do të varen nga interesat e tyre materiale, jo nga interesat e shumicës dërrmuese të popullsisë së botës. Vetëm 1% e popullsisë së botës zotëron më shumë pasuri se 99% e fundit, … Këtë vit, edhe pa shpenzime shtesë, Shtetet e Bashkuara planifikojnë të shpenzojnë rreth 900 miliardë dollarë për ushtrinë, pothuajse gjysma e të cilave do të shkojnë për një një grusht kontraktorësh të mbrojtjes”[9], shkruan në këtë ese Bernie Sanders.

Duke lexuar tekstin e Bernie Sanders, një laik mund të mendojë se ky politikan demokrat me përvojë nuk e di ose nuk e kupton se si funksionon kjo botë. Natyrisht, Sanders e di shumë mirë këtë, por ndryshe nga shumëkush, ai ka guximin, jo vetëm të deklarojë publikisht atë që mendon, por edhe të jetë i vendosur në pikëpamjet e tij – gjë që nuk është e zakonshme sot në politikën e përmbytur me interesa dhe pragmatizëm ekstrem.

Reflektimi i pritur i SHBA-ve: rishikimi i politikës së jashtme ndaj Ballkanit

Në rrethanat e reja që po imponon diktatori rus Vlladimir Putin përmes vasalit të tij në Ballkan, presidentit serb, në raportet me Perendimin në përgjithësi dhe me europianët në veçanti, një përgjigje e merituar e SHBA-ve do të mund të shërbente si preventiva më e mirë kundër prishjes së rendit dhe paqes në Europën Juglindore dhe më gjerë.
Të gjithë duhet të kuptojmë se një luftë e drejtpërdrejtë me Rusinë, në rast se ajo imponon zgjerimin e flakëve të luftës nga Ukraina në Ballkan, do të ishte po aq e tmerrshme sa edhe lufta që aktualisht po zhvillohet në Ukrainë. Udhëheqësit ushtarakë amerikanë dhe ekspertët e sigurisë e kanë të qartë këtë fakt. Nëse Serbia imponon kursin për aneksim të veriut të Kosovës, të ndërlidhur me projektin e saj tashmë të koduar me emrin “Bota serbe”, e që nënkupton anschllusin e Repbulikës Serbe të BeH dhe pushtimin e butë të Malit të Zi, GRU ruse do të mund t’ përdorte forcat serbe për t’u hakmarrë kundër aleatëve dhe partnerëve amerikanë në rajon, pa kursyer madje as trupat e KFOR-it. Rezultati do të ishte destabilizimi i mëtejshëm, i paimagjinueshëm i Europës Juglindore, me luftëra që do të vazhdonin me vite. Rrjedhimisht SHBA-të, pa pikë dyshimi, do të kishin kosto teprë të lartë, ndoshta triliona dollarë, ndërkaq lumenjtë e gjakut në Ballkan do të rrudhnin në përmasa tragjike demografinë edhe ashtu në rrudhje.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, gjatë një ngjarjeje, ku pjesëmarrës ishin edhe Patriarku Profirije dhe presidenti i Republikës Serbe, Milorad Dodik, i dha një ultimatum Perëndimit, duke u shprehur shqeto:
“Nëse ata zgjedhin Kosovën, Serbia do të presë për momentin më të mirë të mundshëm dhe do ta shfrytëzojë mundësinë për të vepruar”.[10]

Vuçiq këto kërcënime i ka shpeshtuar së fundmi, duke marrë në konsideratë faktin se Kosova do të gëzojë mbështetje nga perëndimi për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe në NATO.
Ndërkaq në një letër urimi drejtuar Putinit për fitoren në zgjedhjet së fundmi në Rusi, Vuçiqi i drejtohet si mentorit të tij, me nota të theksuara ankimimi, duke vajtuar “gjendjen alarmante” të serbëve në Kosovë. Ai i raporton Ptinit për gjoja “situatën e vështirë politike me të cilën po përballët populli serb në Kosovë”, duke i dhënë kumtin alarmues se “serbët po vuajnë në Kosovë pogrom”! Po këtë gjuhë Vuçiqi pat përdorë edhe në mbledhjen e fundit të Këshillit të Sigurisë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Narrativa propagandistike është kopje e asaj të Putini që kishte aplikuar për të justifikuar para opinionit invazionin masiv në Ukrainë në shkurt 2022.

Për faktin se këtë vit gjedhjet e pritshme në SHBA po prodhojnë efekte të papritura në Europë, pa nënvleftësuar aspak ato për Parlamentin Europian, pas sukseseve diplomatike të kësaj jave për Kosovën [ Komisioni i Përhershëm drejtues i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, i cili zhvilloi punimet në Estoni, më 24 mars vendosi që ta ngre statusin e delegacionit të Kuvendit të Republikës së Kosovës në nivelin e anëtarit të asociuar në Asamble; ndërkaq të mërkurën që lamë pas Komiteti i Asamblesë Parlamentare të KiE miratoi opinionin e raportueses Bakoyannis në Komitetin për Çështje Politike dhe Demokraci të Këshillit të Evropës, që i hapi rrugë marshit drejt anëtarësimit të Kosovës në KiE], shërbimet e inteligjencës dhe analistë të njohur të vendit dhe të huaj, presin që Kosova t’i nënshtrohet sërish përpjekjeve intensive të luftës hibrideserbe ruse përgjatë javëve e muajve në vijim. Privimin proaktiv të Beogradit nga ndikimi i tij në veriun e Kosovës, mund të ndihmojë Qeveria jonë edhe në saje të aplikimit të kursit gjeopolitik perednimor që aplikon.

Në këto rrethana, me rishikimin e politikës së jashtme, nëse do të shpreheshim me gjuhën e Bernie Sanders-it, SHBA-të do të duhej të bënin një hap prapa dhe të rimendojnë atë që kanë bërë diplomatët e angazhuar për më shumë se tri dekada në Ballkan. SHBA-të dhe partnerët real të tyre në Ballkan [para së gjithash Shqipëria politike dhe Republika e Kosovës, por gjithësesi edhe Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi], kanë nevojë tok, për një politikë të jashtme që do të fokusohej në interesat thelbësore të SHBA-ve, që sërish, po të shpreheshim me gjuhën e Bernie Sanders, do të duhej të ishte në gjendje të qartësojë “përkushtimin ndaj vlerave demokratike si brenda dhe jashtë vendit, dhe të privilegjojë diplomacinë dhe punën kolektive me aleatët për të adresuar shqetësimet e përbashkëta të sigurisë.”[11]

___________________

1. Calque; Definition of DEEP STATE”. www.merriam-webster.com.
2. Byford, Jovan (2011). Conspiracy theories: a critical introduction. Houndmills, Basingstoke, Hampshire: Palgrave Macmillan. ISBN. OCLC 802867724.
3. https://www.merriam-webster.com/dictionary/deep%20state
3. Filkins, Dexter (12 March 2012). “The Deep State” (PDF).The New Yorker. Retrieved 31 December 2018.
4. “”Kontrgerilla”, “Gladio”, “Derin Devlet” gibi kavramlar hakkında”(Press release) (in Turkish). Turkish Armed Forces. 2006-01-16. BA-01/06. Archived from the original on 2008-03-08.
5. Rebecca Ingber, “The ‘Deep State’ Myth and the Real Executive Branch Bureaucracy”; Rebecca Ingber, Bureaucratic Resistance and the Deep State Myth
6. Skowronek, Stephen; Dearborn, John A. & King, Desmond (2021). Phantoms of a Beleaguered Republic: The Deep State and the Unitary Executive. Oxford University Press. ISBN.
7. Bernie Sanders: https://www.foreignaffairs.com/united-states/revolution-american-foreign-policy-bernie-sanders
8. Po aty
9. Po aty
10. https://www.novinite.com/articles/225044/Serbia+Threatens+to+Leave+Council+of+Europe+if+Kosovo+Joins
11. Bernie Sanders: https://www.foreignaffairs.com/articles/2019-06-24/ending-americas-endless-war

Kumtesë e “Shoqatës së Arbërit” për përgatitjen për herën e tretë me radhë që të festohet 6 Maji, Dita e Lindjes së Gjergj Kastriotit

0
Kryetari: Arbin (Avdi) Gjata, Podujevë
___
Njoftojmë gjithë opinionin shqiptar kudo që jetojnë e veprojnë si në Dardani, Shqipëri, Iliridë, Luginë dhe diasporë se Shoqata “Kufitë e Arbërit” e themeluar zyrtarisht disa muaj më herët, po përgatitet që për herë të tretë radhazi të fesoj 6 Majin ditën e lindjes të kryeheroit shqiptar Gjergj Kastrioti.
Me iniciativën e disa aktivistëve të mërgatës, për herë të parë në vitin 2021, konkretisht me 6 maj kemi bërë nderime pranë përmendorës së Gjergjit, disa dhjetra qytetar shqiptar të prirë nga shoqata me rastin e ditës së lindjes së Gjergj Kastriotit.
Derisa me 6 maj 2023 nën organizimin e shoqatës kemi organizu simpozium shkencor me lexim të kumtesave, promovim të librave për Gjergj Kastriotin dhe fjalime të rastit nga historian e figura të njohura shqiptare nga Kosova, Shqipëria, Arbreshët e Italisë, Evropa e Amerika.
Sivjet shoqata do të marrë pjesë në zbulimin e bustit të Gjergjit me 4 maj në Gjakovë, dhe dy ditë më pas në Prishtinë do të bëjmë nderime pranë bustës në sheshin Gjergj Kastrioti në Prishtinë.
Për ne janë të mirëseardhur në përkujtim të gjithë ata që e ndjejnë vehten shqiptar dhe pasardhës të denjë të Kryezotit tonë për të cilin na kanë lakmi thuajse e gjithë Evropa.
Ftojmë edhe “Lëvizjen e Deçanit”, “Lëvizjen e Llapit” dhe krejt iniciativat, individët e shoqatat tjera me karakter kombtar, që së bashku ta nderojmë me 6 maj 2024 datën e lindjes së kryezotit të gjithë shqiptarisë.
Privilegjin për të festuar e përkujtuar nuk e ka askush nga ne, derisa secili prej neve e ka obligim të marrë pjesë në një tubim që pretendohet shumë shpejt të bëhet tradicional dhe nën patrontin e qeverive cilatdo qofshin ato. Është obligim i institucioneve të shtetit e jo i shoqatave që të festojnë datat e shënuara kombtare e jo e atyre fetare që fare nuk janë tonat.
Me Respekt
prof. Arbin(Avdi)Gjata.