Kreu Blog Faqe 847

Mediet gjermanofone: Vuçiq me mesazhe agresive dhe ogurzeza kundër Kosovës 

0
Përgatiti: Fadil Gashi/ Radio Kosova
___

Mesazhi i presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq në “Instagram”, ku thotë: “Serbinë e presin kohë të vështira. Por, ne do të luftojmë dhe Serbia do të fitojë”, është komentuar sot nga shumë media gjermanofone. Emëruesi i përbashkët i artikujve dhe komenteve për këtë mesazh është cilësimi i tij si tejet “agresiv” në adresë të Kosovës dhe shteteve që po e mbështesin Kosovën.

Gazeta zvicerane “Blick”, e ka cilësuar  “mesazh ogurzi” dhe kërcënues postimin e presidenti serb Vuçiq në “Instagram”, duke nënvizuar se “Djalli zjarrvënës serb, po dëshiron t’i vë përsëri flakën Kosovës”.  “A po paralajmëron një luftë të re ballkanike dhe kujt po ia vringëllon shpatën presidenti serb Vuçiq?”, pyet “Blicku” zviceran, transmeton Radio Kosova.

Njësoj pyet edhe portali gjerman “DerWesten”: A po e shpall presidenti i Serbisë një luftë të re ballkanike?  “DerWesten”, e cilëson mjaft misterioz postimin e presidenti serb Vuçiq në Instagram.

Presidenti Aleksandër Vuçiq po shkakton nervozizëm dhe tension shtesë në rajon. “Postimi misterioz në Instagram, lë vend për lloj-lloj spekulimesh”, theksohet në artikull.

“Një fushë betejë e dytë në Evropë? Kjo do të ishte një front i dytë që do t’i vinte në ndihmë Putinit. Aleati i saj, Serbia, duket se po përgatitet për një konflikt ushtarak”, shkruan “DerWesten.”

Vuçiq flet për “ditë të vështira” përpara Serbisë. Ai shkroi se në 48 orët e fundit kishte marrë lajme se “do të kërcënohen drejtpërdrejt interesat jetike kombëtare të Serbisë”, shkruan “DerWesten.”

Duke komentuar mesazhin e publikuar të Vuciqit, gazeta shkruan se “Presidenti serb pritet, që ditët në vijim t’i drejtohet popullit serb për ta njoftuar me sfidat që e presin Serbinë”.  Gazeta shkruan se “vendimi pozitiv për anëtarësimin e Kosovës në KiE ka acaruar Vuçiqin,  i cili ka kërcënuar se nëse Kosova anëtarësohet në Këshillin e Evropës, Serbia do të largohet nga kjo organizatë”.

Gazeta përmend aktin terrorist të 24 shtatorit të vitit të kaluar, teksa nënvizon se “Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë mjaft të shqetësuara për veprimet e Serbisë”, transmeton Radio Kosova.

“Një përshkallëzim në Ballkan do të shkonte në interes të Putinit, i cili do të fërkonte duart, derisa NATO-ja, do të sfidohej në këtë rajon. Do të kishte më shumë dhunë dhe paqëndrueshmëri në Evropë”, shkruan DerWesten.

Edhe “Frankfurter Rundshau”, shkruan për kërcënimet e presidentit Vuçiq.

Ky medium i njohur gjerman, shprehet kundër ledhatimit që BE-ja, po i bën Vuçiqit për ta larguar nga krahët e Rusisë dhe Kinës. “Të gjitha këto përpjekje po bien në ujë”, thekson “Frankfurter Rundshau”, duke shtruar pyetjen: “A ia vlen që Bashkimi Evropian të zgjerohet me vende si Serbia, që ka një president si Aleksandar Vuçiq, ndaj të cilit të gjitha vendet e BE-së, kanë rezerva ndaj tij?”

“Frankfurter Rundshau”, citon nënpresidenten e Parlamentit Evropian Katarina Barley, t’i ketë thënë këtij mediumi se “Kompromiset mes BE-së, dhe autokratëve si Vuçiq, janë humbje kohe” sepse  “zgjerimi i BE-së, është “një mundësi për të promovuar paqen, lirinë dhe prosperitetin në Evropë”.  Politikania gjermane nga radhët e SPD-së, partisë që qeverisw aktualisht në Gjermani, Berly, kritikon Komisionin Evropian që për mosmarrëveshjen ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, shtatorin e kaluar, Komisioni në mënyrë të njëanshme vendosi sanksione vetëm kundër Kosovës, duke dërguar kështu sinjale të gabueshme.

Një media tjetër gjermane “Merkur.de”, komenton postimin e një fotografie të presidenti Vuçiq me djalin e tij në rrjetet sociale: “ Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka postuar dje një fotografi në Instagram me djalin e tij Danilo, i veshur me një bluzë me konturet gjeografike të Kosovës në ngjyrat e flamurit serb me mbishkrimin “Nuk ka dorëzim”.

“Një orë para se të postonte foton me djalin e tij, Vuçiq ka shkruar në Instagram për “ditët e vështira” që e presin Serbinë. “Në këtë moment  nuk është e lehtë të thuhet se çfarë lajmi kemi marrë në 48 orët e fundit… Kjo kërcënon drejtpërdrejt interesin tonë kombëtar, si atë të Serbisë ashtu edhe të serbizmit. Në ditët në vijim do t’ia prezantoj popullit serb sfidat  që e presin. Do të jenë të vështira, por ne do të luftojmë. Serbia do të fitojë”, sjell në tërësi citatin e postuar të presidentit Vuçiq, “Merkur.de”.

Me të tilla postime, Vuçiq nxit spekulimet në rrjetet sociale. “Sfondi mund të jetë anëtarësimi i mundshëm i Kosovës në Këshillin e Evropës”, shkruan portali “Merkur.de”.

Kosovën drejt Lirisë e Pavarësisë nuk e ndali as “Kushtetuta e tenkeve” e Serbisë e 28 Marsit 1989

Nga Behlul Jashari, Prishtinë

PRISHTINË, 28 Mars 2024/ Para  35 viteve, në 28 Mars të vitit 1989, Serbia në Kuvendin e saj miratoi “Kushtetutën e tankeve”, që përgjakshëm, në rrethana tragjike terrori, me forcë e në mënyrë kundërkushtetuese rrënoi autonominë që kishte Kosova me Kushtetutën e vitit 1974 si element konstituiv me të drejtë vetoje i federatës, nga shpërbërja e së cilës pastaj dolën shtatë shtete.

Por, si gjithmonë, Kosova as atëherë dhe kurrë nuk u ndal në lëvizjen e luftën e shqiptarëve drejt lirisë e pavarësisë…

Kundërshtimi i fuqishëm “Kushtetutës së tankeve” serbe – rrënimit të autonomisë në Kosovë ishin demonstratat gjithëpopullore në të cilat vetëm brenda dy ditëve, në 27 e 28 Mars 1989, në shtetrrethimin e hekurt ushtarako-policor të vendosur nga Beogradi u vranë 22 shqiptarë e plagosën qindra të tjerë në Prishtinë, Mitrovicë, Zhur e Dushanovë afër Prizrenit, Podujevë, Deçan, Gjilan e në anë të tjera të Kosovës.

Demonstratat pasonin grevën  e urisë të 1.300 minatorëve të Trepçës, nga 20 deri 28  Shkurt 1989, e cila ishte në mbrojtje nga sulmet e Serbisë kundër Kosovës e mëvetësisë së saj, rezistencë e fuqishme e përkrahur nga populli dhe në kërkim të lirisë, demokracisë e të drejtave të plota për shqiptarët.

Në vijimësi të kundërshtimeve të fuqishme gjithëpopullore dhe institucionale të “Kushtetutës së tankeve” serbe, në rrethana të okupimit, Kosova në vitin 1990 shpalli Deklaratën Kushtetuese për Pavaraësi në 2 Korrik e më pastaj Kuvendi miratoi në 7 Shtator Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Në vitin 1991, nga 26 deri në 30 Shtator u organizua edhe Referendumi ku kosovarët votuan 99,87 për qind për Kosovën shtet sovran dhe i pavarur, i cili pasohej me zgjedhjet e para pluraliste, parlamentare e presidenciale të 24 Majit 1992, kur President i parë u zgjodh Dr. Ibrahim Rugova.

 Republika e Kosovës me kushtetutën e vet e institucionet demokratike të zgjedhura atëherë nuk u njoh ndërkombëtarisht, por megjithatë ishte dhe njihej si deklarim i fuqishëm i vullnetit të popullit mbi 90 përqind shumicë shqiptare, si edhe pjesëtarëve të komuniteteve pakicë.

Kosova e lirë, pas përfundimit të luftës në Qershor 1999, prej vitit 2001 deri në shpalljen e pavarësisë në 17 Shkurt 2008  ka pasur një Kornizë Kushtetuese, të miratuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, e cila ishte dokument më shumë inicial kushtetues, por ka mundësuar zhvillimin e vendit nga një krijesë defakto e pavarur, ndonëse nën protektorat, në një entitet shtetëror të pavarur, edhe pse nën mbikëqyrje ndërkombëtare për një kohë.

Në 15 Qershor 2008 ka hyrë në fuqi Kushteta e Republikës së Kosovës të njohur ndërkombëtarisht, e cila në nenin 1 e përcakton “shtet i pavarur, sovran, demokratik, unik, dhe i pandashëm”.

Më parë, më pak se dy maj pas shpalljes së pavarësisë, akti më i lartë  juridik i shtetit ishte miratuar nga Kuvendi i Kosovës në ditën e 9 Prillit, e cila është Dita e Kushtetutës – festë shtetërore, sipas Ligjit për festat zyrtare në Republikën e Kosovës, të miratuar në Kuvend në 21 Maj 2008.

Dekretimi i këtij ligji dhe 40 ligjeve të tjera, të  dala nga paketa e Propozimit Gjithpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës të Kryenegociatorit Martti Ahtisaari – Emisarit Special të OKB-së, ishte një nga zhvillimet më të rëndësishme të ditës së hyrjes në fuqi të Kushtetutës, 15 Qershorit 2008. Dekretimin e ligjeve e bëri Presidenti i atëhershëm i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, pasi ato i dërgoi në Presidencë Kryeparlamentari në atë kohë, Jakup Krasniqi.

Deri në hyrjen në fuqi të Kushtetutës ligjet e miratuara në Kuvendin e Kosovës i ka nënshkruar Shefi i UNMIK-ut, Misionit të Organizatës së Kombëve të Bashkuara.

Në këtë vit – 2024-tën, 16 vjetori i hyrjes në fuqi të Kushtetutës së shtetit të pavarur do shënohet në kohën kur festohet 25 vjetori i lirisë, e cila nisi me Ditën e Paqes e Lirisë – 12 Qershorin e vitit 1999, kur forcat paqeruajtëse shpëtimtare të  NATO-s prirë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës filluan të  hynin në Kosovë, nga Maqedonia, e të nesërmen edhe nga Shqipëria,  pas ndërhyrjes me aviacion në fushatën ajrore 78 ditëshe të goditjes së caqeve të forcave serbe që bënin masakra e spastrim etnik duke vrarë më shumë se 12 mijë shqiptarë, zhdukur mëse 6 mijë e dëbuar rreth një milion, shumicën drejt Shqipërisë…

Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të KiE rekomandon që Kosova të ftohet për tu bërë anëtare e Këshillit të Evropës

0

Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës(APKE), sot, më 27 mars 2024, në Paris të Francës, ka mbajtur takimin e vet të jashtëzakonshëm me të vetmen pikë të rendit të ditës, “Opinioni statutor për aplikimin e një shteti për anëtarësim në Këshillin e Evropës”, që konkretisht ka të bëjë me aplikimin e Kosovës. 

Fillimisht për këtë pikë foli raportuesja për Kosovën, znj. Theodora Bakoyannis, e cila para të pranishmeve prezantoi raportin konsultativ për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, përmes së cilit ajo fton Komitetin e Ministrave të Këshillit të Evropës që të ftojë Kosovën të bëhet anëtare e kësaj organizate. 

Pas prezantimit të raportit dhe reflektimeve pajtuese dhe mospajtuese nga disa nga anëtaret e këtij komiteti, raporti u hodh ne votim dhe mori shumicën absolute të votave.

Në këtë takim kanë marrë pjesë edhe anëtarët e delegacionit të Kuvendit të Republikës së Kosovës në APKE, Saranda Bogujevci, kryesuese, Arben Gashi dhe Enis Kervan, anëtarë, si dhe Ariana Musliu-Shoshi dhe Besnik Tahiri, zëvendësanëtarë.

Para të pranishmeve foli edhe Kryesuesja e Delegacionit të Kuvendit të Kosovës në APKE, Saranda Bogujevci, e cila pasi falënderoi raportuesen Bakoyannis dhe të gjithë ata që kanë mbështetur raportin, tha se “për mua sot është një ditë qe me sjell emocione të veçanta dhe krejt ndryshe nga ato që pikërisht sot, 25 vjet me parë unë isha në një situatë tjetër, ndërsa, sot 25 vjet pas, gjendem plotësisht në një situatë me ndryshe, jo vetëm unë por i tërë populli i Kosovës, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre etnike. Pra ky është një proces shumë i rëndësishëm për popullin e Kosovës, për popullin tim, dhe kjo i përfshinë të gjithë pa dallim përkatësie etnike, meqë ky vendim nuk është vetëm në interes të Kosovës, por edhe në interes të asaj se çka do t’i ofrojmë ne kësaj organizate”. 

Raporti do të procedohet për votim në sesionin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, i cili i paraprin edhe votimit nga Komiteti i Ministrave.

Sesioni i radhës i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës do të mbahet më 15-19 prill 2024. 

Kosova ka aplikuar për tu anëtarësuar në Këshillin e Evropës me 12 maj të vitit 2022.

Presidentja Osmani ka takuar Delegatin Apostolik të Selisë së Shenjtë për Kosovën, Jean Marie Speich

0

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar sot Delegatin Apostolik të Selisë së Shenjtë për Kosovën, nuncin Jean Marie Speich, me të cilin ka biseduar për raportet mes të dyja vendeve.

Presidentja ia shprehu nuncit Speich mirënjohjen e popullit dhe të institucioneve të Kosovës për kujdesin që Selia e Shenjtë dhe Ati i Shenjtë, Papë Françesku kanë treguar në vazhdimësi ndaj Kosovës. Ajo u shpreh e lumtur për gatishmërinë e Selisë së Shenjtë që t’i ofrojë Kosovës prani të përhershme në Vatikan, nëpërmjet themelimit të Misionit të Posaçëm të Kosovës në Selinë e Shenjtë.

“Themelimi i misionit është rezultat i angazhimit tonë të përbashkët për afrimin e vendeve tona dhe thellimin e bashkëpunimit të përbashkët për paqe”, tha Presidentja Osmani.

Në mënyrë të veçantë Presidentja e falënderoi nuncin Speich për angazhimin e tij për përparimin e vazhdueshëm të raporteve mes Selisë së Shenjtë dhe Kosovës.

Presidentja dhe nunci Speich diskutuan edhe për mundësitë e bashkëpunimit të ardhshëm mes Kosovës dhe Selisë së Shenjtë.

“Kosova”, tha presidentja Osmani, “ka traditë të gjatë të bashkëpunimit më Selinë e Shenjtë dhe ne jemi të përkushtuar që këtë traditë të mirë të bashkëpunimit ta thellojmë edhe më tej”.

Nunci Speich, ndërkaq, e falënderoi Presidenten Osmani për pritjen dhe u shpreh i lumtur që raportet e Selisë së Shenjtë me Kosovën janë thelluar ndjeshëm. Sipas tij, themelimi i Misionit të Kosovës në Vatikan është hap i rëndësishëm për raportet mes dy vendeve.

APEL klasës politike të Kosovës dhe gjithë Shqiptarëve: Mos i jepni asnjë hapësirë islamit politik!

0

Afrim Musliu, Suedi

Mes viteve 1992-1996 zhvillohej luftë e ashpër dhe e pabarabartë në Bosnje dhe Hercegovinë, në të cilën e humbën jetën mbi 150 mijë qytetarë e civilë të pambrojtur joserb.

Vetëm në Sarajevën e rrethuar u vranë 1425 ditë, pra, në qytet-rrethimin më të gjatë në historinë moderne, mesatarisht në ditë janë hedhur 329 granata serbe mbi caqet civile të qytetit. Rekordi është më 22 korrik 1993 kur serbët i kanë hedhur 3777 granata mbi Sarajevën brenda një dite. U vranë mbi 10 mijë qytetarë civilë sarajevas, nga të cilët mbi 1500 ishin fëmijë. Poashtu u vranë edhe 6305 ushtarë që ranë duke e mbrojtur Sarajevën që të mos hyjnë forcat agresore serbe në qytet. Ndërsa, gjatë asajë periudhe afro katër vjeçare, 4 prill 1992 – 29 shkurt 1996, të plagosur e të lënduar mbetën 65 mijë qytetarë civilë të Sarajevës, nga të cilët afro 20 mijë ishin fëmijë. E tërë bota ishte e njëzërit se serbët ishin agresorët.

Aty s’kishte dilemë fare.

Njejtë siç nuk kishte fare dilemë se luftërat që plasën në territorin e ish-Jugosllavisë, ishin luftëra politike për territore ku serbët, të cilët kishin nër kontrollë mbi 90 përqind të arsenalit dhe armatimit ushtarak të ish-Jugosllavisë, donin të ndalojnë me dhunë ushtarake ndarjen e republikave nga ajo krijesë artificiale dhe e dominuar nga Beogradi, siç ishte RSFJ.

Ata që kanë qenë ndonjëherë në Sarajevë, nuk kanë se si të mos pajtohen me mua se në Sarajevë ishin femrat më të bukura dhe më liberale në ato hapësira. Secilën që e shihje ishte e veshur bukur dhe e regulluar bukur, saqë qyteti dukej si revy mode. Sidomos në mbrëmje. Ndoshta një nga 10 mijë apo më shumë femra mund ta shihje të mbuluar me hixhab apo ndonjë veshje orientale e islamike.

Pas bisedave të shumta me shumë persona nga Sarajeva, tregonin se njejtë ashtu ishte edhe gjatë kohës së luftës.

Kur presidenti i zgjedhur i BeH, Alija Izetbegoviç, filloi të tregohej hapur në rituale fetare islame dhe kur lidhjet dhe aleancat e tij të theksuara politike ishin me Turqinë, Iranin, Pakistanin dhe vende të tjera nga Lindja e Mesme dhe bota arabe e myslimane, atëherë bota perëndimore filloi ta shohë Bosnjen me një sy tjetër.

Mediat e huaja filluan më shumë e më shumë të tregojnë pamje ku pjestarët e Armatës së BeH kryenin rituale islame fetare.

Ushtarë të FSK, duke u falur…!

E shokuar mbeti bota perëndimore kur i shihnin pamjet e brigadave xhihadiste të Bosnjes me flamur islamik.

Atëherë, mediat e huaja që raportonin regullisht nga tereni filluan përnjëherë ta quajnë atë luftë si “luftë mes myslimanëve dhe serbëve të Bosnjes”. Përnjëherë, ajo luftë de facto politike, nga mediat e huaja para botës perëndimore paraqitej si luftë fetare. Çdo reportazhë që fillonte nëpër mediat perëndimore për Sarajevën, fillonte me pamje nga ndonjë minare e ndonjë nga xhamitë e qytetit e duke u ndëgjuar ezani. Më pas, vazhdonte pamja e kamerës ku shihej duke kaluar ndonjë femër e mbuluar me hixhab.

Asnjë nga ato femrat e bukura nuk dallonin nga femrat tjera euro-perëndimore. Edhe pse ato pamje ishin të pakta e shumë të ralla në qytetin e Sarajevës, mediat perëndimore çdo reportazhë nga ai qytet e fillonin me pamje të tilla ku pasonin komentaret e gazetarëve ku përmendej lufta në mes të “myslimanëve dhe serbëve të Bosnjes”.

Para opinionit perëndimorë, ajo luftë paraqitej si një luftë qytetare e fetare brenda Bosnjës dhe Hercegovinës. Krahas faktit që bashkësia ndërkombëtare i kishte vënë shtetit të Serbisë dhe Malit të Zi (FRJ) sankcione të rrepta ekonomike pikërisht për shkak të asajë lufte dhe përfshirjes së saj në një shtet tjetër siç ishte Bosnja dhe Hercegovina.

Mediat perëndimore, pra, krijuan një bindje tek popujt perëndimorë që myslimanët në BeH po mundohen me kriju një shtet islamik në mes të Evropës, por që serbët janë kah e pengojnë që të ndodhë një gjë e tillë. Ndaj popullatës boshnjake të BeH-së u shfaq një frikë dhe averzion i paparë tek popujt evropianë.

Suedezët filluan të flasin hapur se myslimanët çdokund po shkaktojnë luftëra.

U harrua kush ishte viktima e kush agresori në atë luftë. Rezultati i tërë asajë fushate mediatike ishte që në fund në Konferencën e Dejtonit, Bosnjën dhe Hercegovinën ta bëjnë shtet jofunkcional, i cili përbëhet nga dy entitete, Republika Srpska me 49 përqind të territorit në njërën anë, dhe me Federatën e Bosnjës dhe Hercegovinës me 51 përqind të territorit në anën tjetër të cilin e ndajnë bashkë boshnjakët dhe kroatët.

Vend me tri parlamente dhe me tre presidentë me drejtë të vetos. E tërë kjo u bë, siç e thotë ish-presidenti amerikan, Bill Klinton në librin e tij “My life”, “që të pengohet krijimi i një shteti islamik në qendër të Evropës”. Presidenti Ibrahim Rugova, i vetëdishëm nga ngjarjet e mëparshme historike të cilat i kanë kushtuar shumë shtrejtë kombit tonë në konferencat e Londrës, Berlinit e Versajës, e dinte shumë mirë se si mendojnë perëndimorët.

Nga çka e kanë frikën e madhe, të cilën me çdo mjet e mënyrë e luftojnë që nga koha e kryqzatave.

Që nga dëbimi i arabëve nga Spanja dhe dëbimi i Perandorisë Osmane nga Gadishulli Ilirik, Ballkani.

“Xhihadistët islamik” duke bërë paradë ushtarake në Zenicë të Bosnjës e Hercegovinës

Prandaj, asnjëherë sa ishte në ballë të të gjitha proçeseve dhe çështjes së Kosovës, nuk kemi mundur ta shihnim në shoqëri të imamëve, në ndonjë iftar, në ndonjë xhami apo duke marrë pjesë në ndonjë ritual fetar.

Qoftë edhe nëpër varrime të ndryshme. Kur priste delegacione nga vendet perëndimore, shumicën e rasteve i priste bashkë me Akademikun Mark Krasniqi, priftin e Kishës Katolike Don Lush Gjergjin e disa nga veprimtarët tanë që i përkisnin besimit katolik.

Mjaftonte vetëm prezantimi i tyre që ato delegacione të mos na shohin si myslamanë e mbetje osmane, por si shqiptarë. Poashtu, në ballë të zyres e mbante edhe fotografinë e madhe me Papën, e afër asajë fotografie e kishte edhe një me Nënën Terezë. Ato me presidentë e zyrtarë të ndryshëm perëndimorë ishin të formateve të vogla. Kishin më pak rëndësi në sytë e perëndimorëve.

Për Rugovën , kryesorja ishte që të shihet qartë ajo me Papa Gjon Palin II dhe Nënën Terezë. Madje, edhe në konferencat për shtyp viteve ndër okupim. Ai e dinte shumë mirë pse e bënte atë. Siç tha në një rast edhe miku im i moçëm nga Radio Suedeze, Milaim Zeka, “se Rugova me një gotë whiskey në dorë dinte t’i bënte për vete liderët perëndimorë”.

Lumir Abdigjiku mbrëmë shtroi “iftar politik” për Naim Tërnavën. Athua pse ku rugovist i rrejshëm vepron kështu…?

Pra, edhe gota me whiskey apo me verë të kuqe, ishte një akt i qëllimshëm nga Presidenti Rugova që t’i bindë perëndimorët që të na ndihmojnë në çlirimin dhe pavarësimin e shqiptarëve të Kosovës, duke i bindë edhe me fjalë, edhe me gjeste se ne nuk jemi mbetje osmane e aq më pak ndonjë rrezik për islamizimin e Evropës. Që, më të afërt jemi me Vatikanin dhe Perëndimin në përgjithësi, sesa me Anadollin dhe botën myslimane, me të cilët me këmbëngulje refuzonte edhe të takohet apo t’i vizitonte, edhe pse kishte kërkesa të shumta edhe nga ato vende, por nuk muk mugonin as kërkesat nga faktorë e individë të ndryshëm politik nga brenda.

I pari i BIK-ut në takim me një sheik arab…

Sot, kur perëndimorët i shohin shqiptarët dhe klasën e tyre politike se si flirtojnë me islamistat e Kosovës, se si i’u janë nënshtruar Turqisë dhe Erdoganit, se si marrin pjesë nëpër rituale fetare sikurse edhe Izetbegoviçi i Bosnjes dikur, kur i shohin tërë ato xhami të ndërtuara në çdo cep të Kosovës, kur i shohin ato iftare politike e rituale të islamit politik rrugëve dhe shesheve të qyteteve të Kosovës dhe gjithandej ku jetojnë shqiptarët, kur i shohin pjestarët e FSK-së dhe të Policisë së Kosovës të veshur me uniforma duke kryer rituale fetare, kur i ndëgjojnë qeveritarët e Kosovës se si thonë se “detyra e shqiptarëve është që ta përhapin islamin në Evropë”, jam mëse i bindur se ndihen shumë të mashtruar nga Rugova i cili e bindi dikur botën perëndimore që të na trajtojnë si njërën nga tri shtyllat e kulturës botërore, sepse qytetërimi i lashtë europian e ka gjenezën në arqipelagun e Mesdheut, e që është Gadishulli Ilirik ku ishim ne ilirët, pellazgët dhe parapellazgët si pjellë e bardhë.

Ndërsa sot, kur e shohin klasën e sotshme politike ku e thuan dhe veprojnë të kundërtën e asajë që i’u thoshte Rugova dikur, jam mëse i bindur se janë penduar që na kanë çliruar dhe pavarësuar si popull e si shtet. Kështu që, kam frikën se edhe Kosovën është kah e pret një “Dejton” në një të ardhme të afërt, vetëm që ta bëjnë edhe Kosovën shtet disfunkcional njejtë sikurse edhe Bosnjën dhe Hercegovinën me qëllim që ta pengojnë krijimin e një shteti islamik në zemër të Evropës. Këtë drojë ma kanë shtuar edhe reportazhat e shumta të mediave perëndimore, ku si kryefjalë të reportazhave e kanë se si Kosova përbëhet nga 96 për qind myslimanë e ku i paraqesin pamjet e shumta të ritualeve fetare islame.

Sidomos këto dy-tri vitet e fundit, ku trazirat në veri i përshkruanin si “konflikt mes serbëve të pakënaqur me shumicën myslimane në Kosovë”.

Pra, po të njejtat media perëndimore, të cilat viteve të 90-ta e përshkruanin Kosovën si “një vend me mbi 90 përqind shqiptarë”, sot na përshkruajnë si “vend me shumicë myslimane”.

Gjersa serbët mbesin “serb”, si në Bosnje e Hercegovinë, poashtu edhe në Kosovë.

Andaj, i’u bëjë thirrje publike të gjithë krerëve të institucioneve të Kosovës, të gjitha partive politike në Kosovë, të gjithë atyre që i’a duan të mirën ati vendi dhe kombit shqiptarë, që të ndalojnë flirtimin dhe fërkimin e tyre me BIK-un dhe islamistët politikë e dashakeqës të Kosovës dhe kombit shqiptarë në përgjithësi.

Ndaloni ritualet fetare nëpër shkolla, univerzitete dhe institucione shtetërore, si në ato civile, poashtu e sidomos edhe në ato të sigurisë. Ndaloni shtrimin e iftareve nëpër parti politike e nëpër institucione shtetërore.

Ndaloni iftaret politike nëpër rrugët dhe sheshet e Kosovës.

Ndaloni islamin politik që po mbizotëton në shoqërinë kosovare.

Ndaloni sa më parë që të jetë e mundur se koha më nuk prej, pasi islamistët që po mbështeten nga parti politike e që kanë depërtuar edhe në institucione shtetërore, parasëgjithash janë në luftë me kombin dhe ndërgjegjën shqiptare!

Naim Tërnava në varrimin e nënës së Erdoganit, fakt që e tregon afrinë e tij me politikën neoosmane

Ndaloni sepse nëse vazhdohet kështu rrezikojmë që të na ripërsëritet Londra, Berlini e Versaja, ku u copëtuan tokat shqiptare vetëm shkaku se na shihnin si mbetje osmane në ato troje.

Naim Tërnava dhe të tjerë në Libi në takim me Gadafin, sa ishte gjallë…! 

Ndaloni sa nuk është bërë tepër vonë!

Deputetë të shumtë të Kuvendit të Kosovës, nga parti ndryshme parlamentare, sot janë bashkuar për një iftar.

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj ka qenë pjesë e këtij iftari po ashtu, i cili ka publikuar disa fotografi.

Ai është parë në shoqërim të deputetëve nga VV dhe partive të tjera minoritare.

”Faleminderit deputetëve të cilët organizuan këtë iftar! Agjërim të pranuar për të gjithë!”, ka shkruar Lekaj.

Edhe këto foto që botohen me entuziazëm nga Tetova Sot, tregojnë se si njerëzit e instucioneve janë duke e islamizuar vendin, pavarësisht se si quhen ata, Pal Lekaj apo me emër e mbiemër tjetër. Propagandat e tilla të rrezikshme kombzhbërëse islamike duhet të marrin fund, se “dikush” ka vendosur që Shqiptarët t’i bëjë Musliman me zor.

 

Video ku Arbër Vokrri, kërcënon …, duke folur në emrin e shqiptarëve, pavarësisht se është Musliman-islamist , ku thotë se “detyra e shqiptarëve është që ta përhapin islamin në Evropë”.

Deri sot ky zv/ministër nga radhët e LVV nuk u largua nga posti për qëndrimet e tij skandaloze – neoosmane. 

(5) Facebook

Krejt çka nuk i përshtatet Daciqit, është skandaloze !

0

Gani I. Mehmeti

Edhe sonte, reagoi ministri i punëve të jashtme të Serbisë, Daçiq kundër vendimit të Komitetit Politik të Kuvendit të Këshillit të Evropës për rekomandimin për pranim të Kosovës anëtar të KE-së, duke e quajtur vendimin se ”është i turpshëm dhe skandaloz, që shkel të gjitha parimet në të cilat u themelua KE sepse hera e parë që propozohet pranimi i një territori që nuk është anëtare e OKB-së dhe e njohur ndërkombëtarisht”.

Daçiq, kishte harruar Vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, të datës 22 korrik 2010, ku thot se Shpallja e Pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt të vitit 2008 nuk e ka shkelur të drejtën ndërkombëtare.

Mirëpo, Daçiq, ende sheh ëndrra me sy hapur, se Kosova, sipas tij, ende qenka pjesë e Serbisë, e cila po rrezikuaka integritetin territorial dhe sovranitetin e Serbisë ”vendimi përbën një dëshmi të fundit të drejtës ndërkombëtare”, thotë Daçiq, duke harruar Vendimin e GJND.

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daciq me me Hashim Thaçin, ish-President i Kosovës, njeriun me të cilin i shkonte mirë “muhabeti”, që tashmë gjëndet në Burgun e Hagës

I verbuar nga armiqësia ndaj shqipatrëve, ai krejt çka nuk i pëlqen, e quan skandaloze, madje ehe të turpshme, kur nuk ka asgjë të bëjë me turpin këtu.  Dhe, tani, më skandaloz, më i turpshëm e më kontravers na del vetë Daçiqi, e jo vendmmarrja e Komitetit Politik të Kuvendit të Këshillit të Evropës për pranim të Kosovës.

Ku e merr të drejtën Daçiq, të thotë se Kosova nuk është e njohur ndërkombëtarisht, kur afro 120 shtete e kanë njohur Pavarësinë e Kosovës.

Kurajo Daçiq, do e shohësh një ditë Kosovën edhe anëtare të OKB, por më pare në NATO.

Feja, kjo sëmundje e shoqërisë dhe e kombit tonë

2

Januz Januzaj, Istog
___
,,Feja është psherëtima e krijesës së pushtuar nga fatkeqësia, ndjenja, mendje e një bote pa zemër dhe shpirti i kushteve pa shpirt. Është opiumi i njerëzve’’.
Kur veç kemi kaluar periudha të vështira si njerëz e si komb, e tashmë e kemi arritur nivelin e popullit të pjekur, të shoqërisë e cila nuk ka nevojë t’u qepet të tjerëve, sepse në mënyrë intelektuale e kulturore e përqafon dhe e zotëron botën dhe gjërat përreth saj, në sipërfaqen e atdheut tonë të çliruar kanë dalë, vrazhdë, një numër i madh i atyre që fenë po e shfrytëzojnë si rit për interesa të huaja, për qëllime të caktuara e synime të tjera, si njerëz të paaftë për t’u mbështetur në vetvete, për ta jetuar lirinë dhe për të qenë të pavarur.
Jeta është një grimcë e kohës, hapësirë ku përpëlitemi për njohuri e për mirësjellje ndaj qenies njerëzore e natyrore, një pyll i egër, një pështjellim ku edhe humbim, por nuk ndalemi për ta gjetur ,,rrugën”, dalje, ide të ndryshme mbi Gjithësinë, mendime të mira mbi atë se çka janë dukuritë dhe çka është bota. Zhvillimi i njerëzimit, shkenca e kultura janë ato që e mbajnë mendjen e qenies njeri, ato që e drejtojnë në realitet e arsye. ,,E gjatë është nata që kurrë nuk e gjen ditën”.
Njeriu apo grupet e njerëzve, të cilët janë të lidhur me ,,të vërtetat e përhershme’’ janë ata që i mohojnë të arriturat e qytetërimit, nuk kanë mirëkuptim për të tjerët dhe as nuk e duan e as nuk e përdorin arsyen. Janë, skajshmërisht, të ngujuar në nënshtrim, të kapluar nga një frikë për ,,jetën në botën tjetër’’. Ngarendin të krijojnë lidhje e cila nuk pranon edukim, kulturë e arsim. Këto qenie të ngujuara të servituteve të pamëshirshme të një sekti fetar, me mendjen dogmë, si neurozë grupore, e nëpërkëmbin përkatësinë deri në mohim të identitetit me përbuzje ndaj atyre që nuk rreshtohen me ta.
Këta militantë të përçart e të zbrazët duken të fortë pasi ndjehen si një pjesë e vogël por e futur në një organizëm më të madh. Si relikte që nuk e pranojnë tokën tonë, frikohen ta shohin realitetin dhe me idhujtari mesjetare, sikur përpiqen të lidhen me të ,,dërguarin e zotit ‘’ e ta rikthejnë mbijetesën pesëqind vjeçare të një Perandorie komb shkatërruese. Zotit i luten në rrugë, të përkulur në gjunjë, me fytyrën kah Meka dhe nuk kanë atdhe. Sidoqoftë, pamja është mashtruese me shenja patologjike.
Ndarja e parë vendimtare është bërë për çështjen e trashëgimisë së Muhamedit; suni dhe shii.
Katërmbëdhjetë shekuj më vonë, këto dy fraksione udhëhiqen nga Arabia Saudite sunite, në njërën anë, si dhe nga Irani shiit, në anën tjetër, të karakterizuar si ,,mbretër arabë të veshur me kefije” dhe si ,,ajatollahë me çallmë të zezë”.
Po muhamedanët ( islamistë arabë e turqë ) e Republikës sonë laike, ku feja është e ndarë e jashtë institucioneve shtetërore e shoqërore, kush janë e kah po shkojnë në këtë udhëtim marramendës?
Ata i përmbahen verbërisht librit të tyre të shenjtë që duhet ta mësojnë përmendësh, pa ditur se çka po flasin, por me detyrim, i cili për ta është logjikë, matematikë, fizikë, kimi, biologji, letërsi.
Gjuha shqipe fillon e mbaron me Allah Akbar, si një nevojë e domosdoshme për zhvillimin dhe drejtimin të ,,pafeve” të Kosovës.
Prandaj, në vendin tonë të çliruar, më shumë ka xhami sesa shkolla!
Është për habi se si një numër i qytetarëve iu kanë bashkëngjitur dhe shkojnë pas tribalëve të kthimit në errësirë, kësaj rryme prapambetëse, përçarëse e mohuese me petk fetar!
Islamistë dogmatikë që kryejnë rite fetare nëpër zyre e dhoma të Institucioneve shtetërore; në Kuvendin e Kosovës, në Kryeministri e nëpër Ministri, në ndërtesa të Komunave, në Ushtrinë e Kosovës, në Polici, nëpër Gjykata e Prokurori, në Institucione arsimore e nuk di se ku tjetër.
Çfarë lirie?!
Kur në Kuvendin e Kosovës e shoh deputeten me shami e ndjej se po shkelen liritë dhe të drejtat elementare njerëzore e kombëtare: si, neve të pa fe, na përfaqëson një arabe a turke!
Veshja e mbulesat e ndryshme fetare nuk tregojnë as besim as përkushtim, por rënie kombëtare përballë përkatësisë nënshtruese, synim të caktuar politik me ideologji të skajshme. ,,Njeriu e krijon fenë, jo feja njeriun’’.
Si ta kuptojmë disiplinën në orarin e punës kur të punësuarit nëpër Ministri, në ndërtesa komunale, nëpër shkolla e Universitete falen apo ikin në vende të caktuara?!
Sa mund të kemi siguri tek ushtarët dhe në policët e shtetit kur ata, në orar pune, i lënë detyrat me të cilat janë të ngarkuar zyrtarisht dhe për të cilat edhe janë betuar, duke u ngujuar nëpër dhoma të veçanta për rite fetare?!
A mund t’i besojmë një gjykatësi që falet kur ai e ka para vetes një të pandehur, i cili nuk falet?
E çfarë hetimi mund të urdhërojë një prokuror pasi ta ketë kryer iftarin, në restorantin në të cilin qytetarëve që nuk agjërojnë nuk u shërbejnë para iftarit, ndaj një personi që nuk agjëron, apo si do të ngrihet aktpadia ndaj atij që falet pesë herë në ditë prej një prokurori, i cili falet një herë në ditë?!
Praktikat politike të këtilla e nëpërkëmbin, e degradojnë dhe e zhvlerësojnë shtetin e institucionet e tij, në njërën anë, dhe i shkelin të drejtat elementare njerëzore e kombëtare të pjesës tjetër të popullit, me fe e të pa fe, në anën tjetër. Po ashtu, në fushëveprimin e gjerë të kësaj rryme verbuese në vendin tonë, legjitimohen idetë e veprimtaria e skajshme përjashtuese deri në rrezik të sigurisë së përgjithshme. Ata që demonstrojnë rite fetare nëpër rrugë e sheshe, me britma prej minareve të xhamive, me darka bulevardeve duke i penguar jetën normale, lëvizjen e lirë e qetësinë e qytetarëve, nuk tregojnë përkushtim fetar, por me fanatizëm e vrazhdësi synojnë zgjerim, pushtim e mbështetje politike.
Besimi është i ndarë prej fesë. Ka besimtar realistë dhe aspak spiritualistë apo nënshtrues e mohues dogmatikë. Të gjithë njerëzit besojnë në diçka; disa e quajnë gjithësi, një pjesë tjetër e shpjegojnë me materie, të tjerët e lidhin me energjinë e vrimave të zeza, e ndërsa një grup i njerëzimit mbështeten te një fuqi e padukshme e quajtur Zot. Pra, në këtë barabarësi natyrore, secili e ka ,,Zotin’’ e vet.
Këta fetarë vulgarë e mesjetarë nuk e kanë e nuk e pranojnë kufirin midis islamizmit ekstrem dhe shtetit, midis demokracisë dhe fesë së tyre, e cila duhet të jetë e vetmja në këtë botë. Teokracia e tyre është shtrembërim dhe përkrahësit e saj nuk e pranojnë tjetrin, përveç vetes me uzurpime të të gjitha fushave të zhvillimit njerëzor, duke u ngritur në zvetënim e fanatizëm, një themel metafizik; ,,lufta e shenjtë është shprehja më e frikshme e një shfrytëzimi gjakësor të ndjenjës fetare’’.
Ajo që nuk shkon me sjelljen e politikanëve në pushtet dhe të atyre jashtë pushtetit, prej kryetarit, krye kuvendarit, kryeministrit, kryetarëve të partive etj., është se si shihen në ditë të caktuara fetare, apo në festa fetare kuturisën, lavdërojnë e urojnë në anën e fetarëve fanatikë e mohues, të cilët në fillim e në fund e shikojnë tokën e popullin e Kosovës të mohuar me një mendje dogme metafizike, fare pa mendje, të pamundur për njeriun, qytetarin e këtij mjedisi, më në fund të çliruar.
Feja, në vendet e zhvilluara bashkëkohore, është thellësisht një çështje private. Shumë sociologë e filozofë e shohin si një dukuri 𝙚 𝙢𝙗𝙞𝙟𝙚𝙩𝙪𝙖𝙧 prej një epoke të kaluar. Kështu, zhvillimi njerëzor, liria dhe emancipimi merren si fusha shekullare, përderisa shtjellimet logjike mbi besimin dhe të mirat publike janë larg njëra tjetrës. Po ashtu, ka vende në të cilat feja, me pikëpamjet, me pozitën dhe me praktikat e vrazhda e me varfërinë morale ( p.sh. lejohet poligamia ) përpiqet të ndërhyjë në politikën bashkëkohore.
Rrjedhat kanë shkuar deri aty sa shqiptarin e vdekur e dërgojnë në varr të mbuluar me një copë pëlhure të gjelbër me shkrim arab, pra shqiptari përcillet në varr me shkrim e me fjalë arabe, të gjithë aty, edhe pa ditur se çka po thonë, sikur të kishte lindur, të ishte rritur e të përfundonte në një vend arab. Sa nuk kemi arritur tek ajo dita ferr e të përballemi, jo vetëm në restorant, por edhe në ndonjë objekt publik ku të jetë mbishkrimi: – ndalohet hyrja për shqiptarë!
Kur nëpër institucione shtetërore, në politikë, në mjete të informimit, në shkolla, në mjedisin shoqëror përdorën e përhapen gjuhë, sjellje, rite e veshje arabe e turke, shterpësi, ekstremizëm e padituri, këto rryma helmuese, shtetin do ta therin në palcë e kombin do ta ndajnë me djerrinën e zgjeruar mendore, shpirtërore e kulturore. Institucionet shtetërore nuk janë dhe nuk duhet të jenë vende ku persona a grupe të caktuara kryejnë e përhapin praktika të huaja e të rrezikshme, anakronizma e politika private të çfarëdo feje qofshin. Jeta njerëzore e kombëtare errësohet e perëndon aty ku fillon ,,mbretëria e islamizmit fanatik”.
Nuk mund të ketë arsye të përgjithshme, as nuk mund të shkojmë përpara, nëse i lejojmë veprimet kundër kombit, pikëpamjet dogmatike e sjelljet ekstremiste, por vetëm përmes mendjes së lirë, mirëkuptimit të të ndryshmeve dhe lartësimit njerëzor. Liria është ideali më i lartë, që si njerëz e si vend e kemi arritur dhe, që shteti e ne të gjithë, të mos mbetemi fajtorë kryesorë të rrezikimit shoqëror e kombëtar, të rënies kulturore, të vrazhdësisë njerëzore, të ryshfetit e gërryerjes morale, të shtrembërimit e shkatërrimit mendor në edukimin e brezave të rinj, duhet që Institucionet shtetërore ta zbatojnë detyrimin kushtetues me të cilin jemi Republikë laike. Ato janë objekte, mjedise e hapësira ku të punësuarit duhet t’i kryejnë detyrat në shërbim të vendit e të taksapaguesve, ndërsa qytetarët detyrimet dhe të drejtat e veta.

Tiransja në Arat te Molla të Turjakës 

Mrizet e Mëdha në Turjakë

Sinan Kastrati, Suedi

  • Fragmente të romancës së gocës tiranse dhe çobanit turjakas  

Ishte mëngjesi i parë i tiranses së vogël në Turjakë. Burrat tashmë ishin zgjua e bëheshin gati për me shkua në punët e përditshme që i pritshin. Plaku iu kishte thënë djemve që “vera niher` vjen kah dera”, prandaj ata nguteshin që sa më parë ti kryenin punët që e kishin rendin. Qikat hala flenin e ashtu në gjumë ndonjëra qeshte. Qeshte me zë se kishte parë ndonjë ëndërr të gëzueshme.   

-Qohuni moj qika se keni me shkue në livadh sot! Ishte e zonja e shtëpisë që i thirrte qikat. 

Qikat pa një pa dy brofën në këmbë dhe pa i thënë asnjë fjalë gjyshes u veshën e shikimet i kishin te tiransja, kusherira e tyre. 

Nuk dinin çka ti thonin e nuk ishin të sigurta a ka qef tiransja me shkue me qika në livadhe me mbledh barin që e kishin kositur burrat. Njëra nga qikat i tha tiranses me një zë të ngadaltë e plot dashamirësi: 

 -Ne kemi me shkue sot në livadhe me burrat, a ke qef edhe ti me ardhur me ne? 

Tiransja menxi që kishte pritur që dikush nga qikat ti bëje një propozim të tillë. Ajo kishte qef që mos të ndahej nga kusherirat turjakase. 

-Po! Dhe sikur nuk iu besonte veshëve ato që dëgjoi, tiransja tha edhe njëherë, PO, dua të vije me ju! 

Ngadalë, të gjitha qikave përveç njërës që e kishte rendin me e fshi dhomën që u ndal, shkuan në shtëpinë e zjarrit. Dy nuset më të reja që kishin ardhur në vjeshtën e kaluar i dualën përpara tiranses dhe ia muarën të dy duart dhe u përulën para saj dhe e përshëndetën ngadalë: 

 -A munu qove hasret hanmi? 

Tiransja kishte dëgjua por nuk iu besonte syve të saj se në Turjakë ka aq qika e nuse të hijëshme, të mira e të dashura. 

-Nuse, qitni qikës me i la sytë, u dëgjua zëri urdhërues i plakës, zonjës së shtëpisë ndërsa ajo kishte marrë një kusi me tamel të vluar e kthente në disa sahanë që ishin sa legenat. Sahanë të tilla nuk kishte pare Sanija në Tiranë. Një nga qikat shkoj në bashqe e i muar do fletë të kepëve ndërsa të tjerat i ndihmonin nuset e reja me përgatitjen e ushqimit. Njëra e mori sofrën, tjetra i kishte mbushur dy gërqej me ujë dhe një ibrik për tiransen ndërsa grykën iu kishin mshelur me fletë të ftoit. Dielli kishte dalur plot dritë por rrezet e tij nuk e kishin fuqin e nuk përvëlonin ende. Vajzat e nuset turjakase hanin mengjesin. Pulat me zogj afroheshin e ndonjëra e zgjaste kaqepin deri në sofër dhe e merrte ndonjë kashore me bukë e ikëte duke kakarisur. 

Tiransja ishte zhytur në mendime. Kujtonte të j`atin, Sylën kur a ka qenë i ri dhe mu në këto troje që kishte jetua e ndoshta është ulur në të të njëjtin shkam. Edhe ai n`mëngjese kishte ngrënë bukë në oborr pastaj, herë kishte shkua herë me bukë e herë pa bukë që ta ndihmoj babën në livadh, arë, mal e mulli. E nëna e ngratë i lyhej pas djalit me një copë bukë, djath e ve të ziera. 

-Merri djali jem e kur të untotohesh, i ha! 

Qikat, nuk ia hiqnin sytë Sanijes. Ato tashmë e njihnin dhe e donin shumë, kusherirën e tyre dhe dëshironin që ajo mos të ktehej më në Tiranë por të jetonte në Turjakë. Ato nuk e dinin se edhe tiransja kishte po at dëshirë, që të rrije në Turjakë. 

Ushqimin e hëngrën duke qeshur e të gëzuara. Pastaj, muarën nga një tërfurk, grabujë e dy gerqej të Cerrmjanit me ujë të Bunarit të Ri që e kishte ujin si të Gërrjaqes, që thoshte baca Cufë, ”s`ka me ujë të Gërrjaqës”, mal në Turjakë. 

-Edhe unë dua një grabujë, foli tiransja dhe e mori në krahë grabujën sikurse qikat e tjera. Ecnin pas burrave pa bërë zë e shumë të gëzuara. Rrugës panë shumë katundarë duke shkua edhe ata në ara e në livadhe. Te Grablishta e Avdyl Imerit kishin qenë baca Sylë Sahiti e Ilaz Imer.  

-O puna mar u koft o Sylë! Ata si në flakë të pushkës, ia kthyen: 

– O marë paqi! 

Afër Mrizeve të Mëdha kishin qenë duke prashitur, Jemin e Isë Bajrami, Ali Salihi e djemtë e Brahim Ramadanit. Edhe atyre, i përshendeti më i vjetri nga burrat, me të njëjtat fjalë. Ngat Mrizeve të Mëdha i kullotnin delet Shaban Shaqa e Bajram Ramadani. E gruni në Bratanin e Imer Seferit e te Vorri i Lugatit, kishte ulur kokën sikur donte të iu thonte, ne gati jemi pjekur. 

Tiransja veç sa nuk fluturonte nga gëzimi. 

Ajo dëshironte të shkonte jo vetëm në livadhe por edhe në ara e të korrte grurin. Si qytetare që ishte, tiransja nuk kishte pasur asnjëherë drapër në dorë por kishte dëgjua shumë këngë për fshatin, për hambarët plot me grurë e koshat me kallamoq por tash ato i shihte vetë në Turjakë. 

Qikat kishin fillua punën duke mbledhur sanë dhe iu dukej se nuk punonin nga gëzimi. Të gjithat qikat e shikonin Sanijën se si punonte. Ajo punonte sikur të ishte rritur në Turjakë. Ishte veshur si ato me rroba turjakase e kishte mbathut do opinga me lëkurë bulli e me toja të penjëve të leshit të deleve. As ajo ajo vetë nuk besonte se sa mirë i rrinin teshat. Kështu i thonin qikat kusherira. Dikur njëri nga burrat iu tha qikave: 

-Pas dreke do të shkojmë me korr grunin në Arat te Molla! 

Tiransja u gëzua që paskan me shkua në Ara te Molla. Aty, dikur Familja e Sylës, babës së tiransës e kishin pasur vneshtin me rrush por për çudi, emrin ia kishin lënë “Ara te molla”, ndoshta pse kishte disa trupa me molla. Ara e Dul Jetullahit nga Mahalla e Vogël hala kishte disa trupa me molla, dardha e vojsa. Edhe mahalla e Kajtazëve kishin shumë dardha nëpër ara e çabanët shkonin fshehta e pa u diktua dhe i mushnin jangjikat (çantat) plot me dardha të dugta e iknim. 

-Hajde me hangër bukë, lene punën, tha njëri nga burrat. Një vegsh me kos e dy hethenika i kishin qitur gratë që ishin në shtëpi për qikat dhe dy burrat që ishin me qika. Pasi i lajtën duart në lumin Mirushë, u ulën në livadh rreth e rreth sikur vertetë të kishte një sofër. Edhe tiransaj u ulë si kusherirat në bari e hëngri bukë me oreks, tamam sikur të gjitha qikat. Bile ishte edhe me “turjakase” se sa ato. 

Po afrohej mesi i drekës e dikush nga djemtë që kishin qenë me dele, para deke erdhi në livadh më shumë për ta parë kusherirën, tiranses se sa me i ndihmua sepse nuk kishte nevojë për më shumë argatë  

Në livadhin e Asman Metës, Xhelir Islami kosiste. Xheliri ishte kosaqi më i mirë në Turjakë. Ishte edhe shumë i fuqishëm e punonte sa dy burra por edhe hante bukë sa tre të tjerë. Ai kishte dy djem, Islamin e Bajramin. Xheliri i kishte edhe dy “mallunga”, një në ballë, në mes të dy syve e një tjetër në dorë. Asaj që e kishte në ballë i thonte “Sahati i stenës” (Ora e murit) ndërsa këte në dorë, “Sahati i dorës”. Xheliri ishte shahiri më i mirë i Turjakës. Këndonte me sharki. Nuk kishte dorë nëne që i binte më mirë sharkisë se Xhelir Islami. Për te madje i kishte premtue edhe Rexhep Zogaj që punonte me gazeta në Prishtinë.që do ta merrte Xhelirin në radi.  

Xheliri ishte në gjendje, kur punonte me e hëngër nje gjysëm buke të kallamojt me tamel. 

Çabanët e Turjakës i milnim delet në mal e në fusha e mandej, tamlin e shtinim në ujë të ftoftë dhe pas pakë hanin bukë, djath e tamel. Kjo ndodhte sidomos kur i mrizonin delet, në mes të ditës, kur bënte vapë e madhe, në mes të jazit të mullinit dhe pjesës tjetër të lumit Mirushë që ishin disa qindra trupa me drunj shelgjeje që bënin hije mu në mes të lumit që ishte ndarë në Jaruga, njëri shkonte në mulli e tjetri në mes të arave e livadheve. 

Njëherë, kur ishin korr grunet, e dhetë kullosnin nëpër sarrnishta afër mahallës ë Kajtazëve, Halim Hamza, djali i Hamzë Smajlit i ruante dhetë e Asman Metës, te Arat te Molla, kishte dalur Xheliri para oborrit e Halim Hamza i kishte thënë: 

– O Xhelir, a pa do me pi tamel të dhenëve se unë i mjeli.   

Xheliri kishte thirrë qikën: 

– Oj Xufë, bjerma babes ni cop bukë! Halim Hamza i kishte mjelur 20 copa dele të Asman Metës e përsëri Xheliri nuk ishte ngi. … 

Edhe drekën e hëngrën në livadhe, tiransja me qika. E zonja e shtëpisë e kishte pre një knus dhe e kishte bërë me çorbë të tharbtë, si në Turjakë e një përpeq me gjizë e mazë e po bëheshin gati të shkonin me korr grurë.  

Shiu ia filloi ndërsa bjeshkët e Rugovës së Pejës ishin mrrol dhe sa herë që vetonte atje, pritne shiun edhe këtu, thonin burrat e Turjakës. 

Shiu nuk po ndalej dhe vajzat dy nga dy kishin marrë nga një thes dhe e kishin qit mbi krye. Edhe Sanijes ia kishin dhënë thesin më të ri që mos ta “rreh” shiu. U ngutën sa më shpejt të shkojnë në shtëpi dhe sapo u afruan, e zoja e shtëpisë iu çeli derën e aborrit dhe i përshëndeti ndërsa Sanijes i tha:  

-Qika jem t`ka rreh shiu i Turjakës që kur `ja nis shiu k`tu, s`di mu nalë. Po shiu i Turjakës ti rrit flokët se trup, mashalla paske boll! E Sanija e ndinte vehten si më të princeshë në Turjakë. 

Plaka, një nuses i kishte thënë:  

-Merre këtë kusi me ujë e qoje në sobë e Sanijës iu kishte këthye:  

-Qika jem, shko laju! Sanija kishte qef të lahej se kishte disa ditë që nuk ishte larë e flokët iu kishin bërë si dyll. Nusja e priste te dera me një peshkir të madh e me një pacerrkë në dorë. Kishin gjetur edhe një sapun sepse në Turjakë, qikat i lanin flokët më “Qil Qabiqi”, lloj lloqi që kur laheshin me te, të rriteshin edhe flokët. Ajo nuk kishte parë “hamamgjik” por kishte dëgjua se ka hamama në Prizren e në Prishtinë. “Hamame”, nga koha e Turqisë që skonin njerëzit e laheshin, banjo publike por tash e shihte se edhe në Turjakë ende paska “hamame” që këtu po i thokan hamamgjik dhe se çdo dhomë e kishte hamamgjikun e vetë. Eh nuset ishte marre të dalin me flokë të lagta para burrave sepse iu vinte turp. Ajo kishte dëgjua edhe shumë fjalë e shprehje turjakase por nuk iu dinte kuptimin. 

Tirnansja ishte mësua të lahej e të bënte dush mëngjeseve në Tiranë Me Sanijen shkoi edhe njëra nga qikat, Sadberi dhe iu lut Sanijes që të të rrije në dhomë derisa të lahej Sanija.  

Sanija pasi u la, doli nga hamamgjiku e i krehu flokët e gjata. E leu fytyrën me do “krem” që e kishte marrë në Tiranë. i nduki vetllat e qerpikët i ngjyrosi me një laps si lapsat e nxënësve të shkollës. Sadberi çuditej se si vajzat e shehrit lyheshin po nuk foli. Në Turjakë, qikat derisa të shkojnë nuse, nuk lyhen, nuk i lyejnåe sytë e thonjët nuk i ngjyjnë.  

Vazhdon  

Marrë nga një shkrim më i gjatë me titull ”Të panjohurat e tiranses dhe të turjakasit”, Pjesa e shtatë (7), Bota Sot, 2 qershor 20218 

Malmö, 27 mars 2024  

sinankastrati09@hotmail.com 

Nënshtrimi dhe servilizmi

0
Afrim Caka, Gjakovë
___
Të nderuar miq dhe armiq të mij të shumtë. Ne jeten time nuk kam dashur asnjëherë të jem i famshëm apo me emër!
Nënshtrimi është njokohësisht një ndjenjë e përçarjeje. Kjo ndjenje është, gjithashtu, pjesë e marëdhënjeve tona të ndërsjella me armikun që na rrethon dhe, për këtë arsye, nuk duhet ta ndajmë nga psikika e jonë. Shoqëria shqiptare nuk do të mund të ekzistonte pa një farë nënshtrimi dhe përuljejebqë na lejonë ne të njohimnevojën e domosdoshme që t’i urrejmë armiqtë dhe spiunet shqiptarë dhe njëherit duhet të thelohet bashkëpunimi me atdhetarët tanë.
Nënshtrimi ose servilizmi del në skenë në ato raste kur duket se vlera e cilësive personale të individit të dhënë mund të vihet në pikpyetje ose kur shfaqet mundësia e humbjes së fuqisë rezistuese dhe kombëtare së vetëvlerësimit. Kjo ndjesi turpi transmetohet trupit, si rezultat i së cilës ndodh zgjerimi i kapilarve të trurit për nënshtrim e përulje. Sëmundja e kapilarëve të fytyrës ose, skuqja, shihet zakonisht në surratin e tyre, mirpo ka njerëz që skuqen në të gjithë bythën e tij. Ndonjëherë aftësia e tyre për të urryer sfaqet papritmas, si shpërthim i rrufesë.
Servilizmi mund të bëhet gjithashtu shkak pqr largimin nga realiteti i races shqiptare në ate turke. Kjo mund të shndërrohet në gjest përuljeje, i shoqëruar me një depresion të lehtë, që është i barabart me gatishmerin për të rënë në gjunjë dhe për t’ia mbathur nga gjaku i nënës që e lindi. Sytë e ulur dhe pamja thjeshtë janë përgatitje për t’ju bindur armiqëve, gjq që tregon: nënshtrimi, përulja dhe servilizmi ashtu si ndjenjat, shenjat tjera, gjatë keqpërdorimit të tij mund t’i ndajë shqiptarët në pafytyrësi e sahanlëpirsa.
Disa turbullohen aq me lehtësi, saqë ky tipar ndar nga kombi e prish të githë kulturën dhe maradhënjet në mes shqiptarëve. Distanacioni i tyre është të jetë mket i vetëizolimit bëhet i dukshëm, kur ata janë mjaft të ekzagjeruar për të shkatrruar çdo gjë që është shqiptare e për ta shndërruar ate në një kultur me një identitet të humbur. Kjo është një tradhti tërësisht i konceptuar dhe i organizuar? Unë s’po tallem. Mund t’ju them kaq, tani na janë qepur të gjithë:
“Arabët, shkijet, bugarët, grekët dhe derrat mjekërzinj me përzirje gjakrash!”.
Mesa duket se brenda tyre, nuk qarkullonte më asnjë pik gjak shqiptari. Nënshtrimi nuk e tregon veten haptas. Ashtu si tradhtia, ajo zotron mjeshtrisht artin e të e maskimit dhe di të shfaqet, përshembull, në pamjen e qëndrimit kritik ndaj të gjithëve rreth e rrotull.
Shembullin më të qartë të kësaj të vërtete e afron ajo racë e nënshtruar dhe e asimiluar duke mos e përdorur gjuhen e tij. Ja se si bien kulturat dhe perandoritë duke u hapur rrugë krijimeve të reja. Përzierja e gjakut dhe prishja racore janë shkaqet e vetme që kanë sjellë rënien e qytetërimit antike Iliro – Dardan, pasi kombet nuk shkatrrohen kurr nga lufta, por nga humbja e fuqive rezistuese, të cilat janë karakteristikë e gjakut të pastër racor (Iliro-Dardan). Në këtë botë, gjithçka që nuk i përket racës së pastër është destinuar të humbë. Çdo ngjarje historike në botë nuk është as më shumë e as më pak veçse shfaqje e instiktit të vetëruajtjes racore, qoftë kjo në të mirë apo në të keq… Kafsha jeton vetëm për vete, kërkon ushqim vetëm kur është uritur dhe lufton për të ruajtur jetën. Shqiptarët e lanë pas dore ruajtjen (jo me deshirën e vetë) e përzierjes të racës me Turqit, sllavet, afroaziatikët etj., dhe kështu humbëm të drejtën të jetonim në parajsën që e kishim krijuar vetë. U përfshinë në përzierje racas dhe e humbëm aftësin krijuese kulturore derisa në fund, u bëmë mendërisht, por edhe fizikisht, më tepër të ngjashëm me pushtuesit shekullor e të nënshtruar deri në ditët e sotit.

Paqja fillon me një buzëqeshje, vetëm dashuria do ta shpëtoj botën

0
  • Vetëm dashuria do ta shpëtojë botën.
  • Pa Dashuri dhe flijim jeta s’ka kuptim.
  • Nëse do ta ndërrosh botën, shko në shtëpi dhe duaje familjen tënde.
  • Nëse i gjykon të tjerët, nuk ke më kohë për t’i dashur.
  • Fjalët e sjellshme mund të jenë të shkurta dhe të lehta për t’i thënë, mirëpo jehona e tyre është e paskajshme.
  • Ku është Zoti, aty është edhe Dashuria. Ku është dashuria, gjithnjë është edhe  flijimi dhe shërbimi.
  • Paqja fillon me një buzëqeshje.
  • Jezusi është Zot:  Dashuria e tij, si dhe etja e tij, është e paskajshme.
  • Zoti është Bukë, Zoti është Dashuri, Zoti është gjithmonë Zot.
  • Nëse nuk ka paqe në botë, është se kemi harruar që jemi pjesë e njëri – tjetrit.
  • Kurrë nuk do ta kuptojmë sa duhet sa të mira shkakton një buzëqeshje.
  • Në shërbimin tonë nuk ka rëndësi arritja, por sa dashuri kemi në atë që jemi dhe veprojmë.
  • Në botë paqja vjen me dashuri, jo me fuqi.
  • Dashura duhet të jetë natyrore, si frymëmarrja.
  • Feja që shndërrohet në veprim, është dashuri. Dashuria në veprim është shërbim. Kjo është jeta jonë.
  • Mos ke frikë të duash deri në dhembje, pasi që jetojmë në botën që e ka dashur Jezusi deri në fund.
  • Njerëzit kanë uri për dashuri, pasi që në botë ka shumë veprimtari. Hapni zemrat tuaja sot, në Pashkë – ditën e ngjalljes së Jezusit, dhe doni si nuk keni dashur kurrë më parë.
  • Lumturia është një proces, jo në drejtim.
  • Gëzimi është ngjitës. Mu për këtë kërkon të jeni plotë hare (lumturi)  kudo që shkoni.
  • Sa më pak që kemi, aq më shumë japim. Duket e pakuptimtë, mirëpo kjo është logjika e dashurisë.
  • Kush ka dashuri, jep, gjithçka, vetveten, si ka bërë Jezusi për ne.
  • Mos u brengosni për vështirësitë e botës, kufizohuni t’iu përgjigjeni nevojave të njerëzve.
  • Nuk ka rëndësi sa japim, por sa dashuri kemi në dhurimin tonë.
  • Pashkët janë festa e Jetës, Dashurisë, flijimit dhe dhurimit deri te pika e fundit të gjakut, siç ka bërë Jezusi në kryq.
  • Pashkët janë festa e pajtimit, së pari me Zotin, pastaj edhe me njëri – tjetrin.

Përgatiti dhe zgjodhi: Don Lush Gjergji