ARKIVI:
27 Prill 2024

APEL klasës politike të Kosovës dhe gjithë Shqiptarëve: Mos i jepni asnjë hapësirë islamit politik!

Shkrime relevante

Rrnoftë Libri, se më ka ba vajzë të lirë!

Nga: Gabriela Mujaj ___ E lëvdoj dhe e madhnoj kët' lumni të madhe...

Tom Mrijaj për librin “Shqipëria në botën e mijëvjeçarit të tretë”

Tomë Mrijaj Të nderuar të pranishëm, E quaj një nder të veçantë këtë...

Kur Dardanisë i duhet një kësi kryeministri…!

Nga: Afrim Caka __ Meje, 27 prill 2024 __ Një copëz e zemres së Dardanisë...

Janet Reineck për këngët e vallet shqipe dhe për atë se si gratë shqiptare i kanë thyer “muret prej guri”

Jeta Zymberi, redaktore në KultPlus Kur Janet Reineck dëgjoi për herë të...

Forca e ndryshimit politik!

A është ai popull që ishte, apo ka ndryshuar...?! Florim Zeqa  Në partitë...

Shpërndaj

Afrim Musliu, Suedi

Mes viteve 1992-1996 zhvillohej luftë e ashpër dhe e pabarabartë në Bosnje dhe Hercegovinë, në të cilën e humbën jetën mbi 150 mijë qytetarë e civilë të pambrojtur joserb.

Vetëm në Sarajevën e rrethuar u vranë 1425 ditë, pra, në qytet-rrethimin më të gjatë në historinë moderne, mesatarisht në ditë janë hedhur 329 granata serbe mbi caqet civile të qytetit. Rekordi është më 22 korrik 1993 kur serbët i kanë hedhur 3777 granata mbi Sarajevën brenda një dite. U vranë mbi 10 mijë qytetarë civilë sarajevas, nga të cilët mbi 1500 ishin fëmijë. Poashtu u vranë edhe 6305 ushtarë që ranë duke e mbrojtur Sarajevën që të mos hyjnë forcat agresore serbe në qytet. Ndërsa, gjatë asajë periudhe afro katër vjeçare, 4 prill 1992 – 29 shkurt 1996, të plagosur e të lënduar mbetën 65 mijë qytetarë civilë të Sarajevës, nga të cilët afro 20 mijë ishin fëmijë. E tërë bota ishte e njëzërit se serbët ishin agresorët.

Aty s’kishte dilemë fare.

Njejtë siç nuk kishte fare dilemë se luftërat që plasën në territorin e ish-Jugosllavisë, ishin luftëra politike për territore ku serbët, të cilët kishin nër kontrollë mbi 90 përqind të arsenalit dhe armatimit ushtarak të ish-Jugosllavisë, donin të ndalojnë me dhunë ushtarake ndarjen e republikave nga ajo krijesë artificiale dhe e dominuar nga Beogradi, siç ishte RSFJ.

Ata që kanë qenë ndonjëherë në Sarajevë, nuk kanë se si të mos pajtohen me mua se në Sarajevë ishin femrat më të bukura dhe më liberale në ato hapësira. Secilën që e shihje ishte e veshur bukur dhe e regulluar bukur, saqë qyteti dukej si revy mode. Sidomos në mbrëmje. Ndoshta një nga 10 mijë apo më shumë femra mund ta shihje të mbuluar me hixhab apo ndonjë veshje orientale e islamike.

Pas bisedave të shumta me shumë persona nga Sarajeva, tregonin se njejtë ashtu ishte edhe gjatë kohës së luftës.

Kur presidenti i zgjedhur i BeH, Alija Izetbegoviç, filloi të tregohej hapur në rituale fetare islame dhe kur lidhjet dhe aleancat e tij të theksuara politike ishin me Turqinë, Iranin, Pakistanin dhe vende të tjera nga Lindja e Mesme dhe bota arabe e myslimane, atëherë bota perëndimore filloi ta shohë Bosnjen me një sy tjetër.

Mediat e huaja filluan më shumë e më shumë të tregojnë pamje ku pjestarët e Armatës së BeH kryenin rituale islame fetare.

Ushtarë të FSK, duke u falur…!

E shokuar mbeti bota perëndimore kur i shihnin pamjet e brigadave xhihadiste të Bosnjes me flamur islamik.

Atëherë, mediat e huaja që raportonin regullisht nga tereni filluan përnjëherë ta quajnë atë luftë si “luftë mes myslimanëve dhe serbëve të Bosnjes”. Përnjëherë, ajo luftë de facto politike, nga mediat e huaja para botës perëndimore paraqitej si luftë fetare. Çdo reportazhë që fillonte nëpër mediat perëndimore për Sarajevën, fillonte me pamje nga ndonjë minare e ndonjë nga xhamitë e qytetit e duke u ndëgjuar ezani. Më pas, vazhdonte pamja e kamerës ku shihej duke kaluar ndonjë femër e mbuluar me hixhab.

Asnjë nga ato femrat e bukura nuk dallonin nga femrat tjera euro-perëndimore. Edhe pse ato pamje ishin të pakta e shumë të ralla në qytetin e Sarajevës, mediat perëndimore çdo reportazhë nga ai qytet e fillonin me pamje të tilla ku pasonin komentaret e gazetarëve ku përmendej lufta në mes të “myslimanëve dhe serbëve të Bosnjes”.

Para opinionit perëndimorë, ajo luftë paraqitej si një luftë qytetare e fetare brenda Bosnjës dhe Hercegovinës. Krahas faktit që bashkësia ndërkombëtare i kishte vënë shtetit të Serbisë dhe Malit të Zi (FRJ) sankcione të rrepta ekonomike pikërisht për shkak të asajë lufte dhe përfshirjes së saj në një shtet tjetër siç ishte Bosnja dhe Hercegovina.

Mediat perëndimore, pra, krijuan një bindje tek popujt perëndimorë që myslimanët në BeH po mundohen me kriju një shtet islamik në mes të Evropës, por që serbët janë kah e pengojnë që të ndodhë një gjë e tillë. Ndaj popullatës boshnjake të BeH-së u shfaq një frikë dhe averzion i paparë tek popujt evropianë.

Suedezët filluan të flasin hapur se myslimanët çdokund po shkaktojnë luftëra.

U harrua kush ishte viktima e kush agresori në atë luftë. Rezultati i tërë asajë fushate mediatike ishte që në fund në Konferencën e Dejtonit, Bosnjën dhe Hercegovinën ta bëjnë shtet jofunkcional, i cili përbëhet nga dy entitete, Republika Srpska me 49 përqind të territorit në njërën anë, dhe me Federatën e Bosnjës dhe Hercegovinës me 51 përqind të territorit në anën tjetër të cilin e ndajnë bashkë boshnjakët dhe kroatët.

Vend me tri parlamente dhe me tre presidentë me drejtë të vetos. E tërë kjo u bë, siç e thotë ish-presidenti amerikan, Bill Klinton në librin e tij “My life”, “që të pengohet krijimi i një shteti islamik në qendër të Evropës”. Presidenti Ibrahim Rugova, i vetëdishëm nga ngjarjet e mëparshme historike të cilat i kanë kushtuar shumë shtrejtë kombit tonë në konferencat e Londrës, Berlinit e Versajës, e dinte shumë mirë se si mendojnë perëndimorët.

Nga çka e kanë frikën e madhe, të cilën me çdo mjet e mënyrë e luftojnë që nga koha e kryqzatave.

Që nga dëbimi i arabëve nga Spanja dhe dëbimi i Perandorisë Osmane nga Gadishulli Ilirik, Ballkani.

“Xhihadistët islamik” duke bërë paradë ushtarake në Zenicë të Bosnjës e Hercegovinës

Prandaj, asnjëherë sa ishte në ballë të të gjitha proçeseve dhe çështjes së Kosovës, nuk kemi mundur ta shihnim në shoqëri të imamëve, në ndonjë iftar, në ndonjë xhami apo duke marrë pjesë në ndonjë ritual fetar.

Qoftë edhe nëpër varrime të ndryshme. Kur priste delegacione nga vendet perëndimore, shumicën e rasteve i priste bashkë me Akademikun Mark Krasniqi, priftin e Kishës Katolike Don Lush Gjergjin e disa nga veprimtarët tanë që i përkisnin besimit katolik.

Mjaftonte vetëm prezantimi i tyre që ato delegacione të mos na shohin si myslamanë e mbetje osmane, por si shqiptarë. Poashtu, në ballë të zyres e mbante edhe fotografinë e madhe me Papën, e afër asajë fotografie e kishte edhe një me Nënën Terezë. Ato me presidentë e zyrtarë të ndryshëm perëndimorë ishin të formateve të vogla. Kishin më pak rëndësi në sytë e perëndimorëve.

Për Rugovën , kryesorja ishte që të shihet qartë ajo me Papa Gjon Palin II dhe Nënën Terezë. Madje, edhe në konferencat për shtyp viteve ndër okupim. Ai e dinte shumë mirë pse e bënte atë. Siç tha në një rast edhe miku im i moçëm nga Radio Suedeze, Milaim Zeka, “se Rugova me një gotë whiskey në dorë dinte t’i bënte për vete liderët perëndimorë”.

Lumir Abdigjiku mbrëmë shtroi “iftar politik” për Naim Tërnavën. Athua pse ku rugovist i rrejshëm vepron kështu…?

Pra, edhe gota me whiskey apo me verë të kuqe, ishte një akt i qëllimshëm nga Presidenti Rugova që t’i bindë perëndimorët që të na ndihmojnë në çlirimin dhe pavarësimin e shqiptarëve të Kosovës, duke i bindë edhe me fjalë, edhe me gjeste se ne nuk jemi mbetje osmane e aq më pak ndonjë rrezik për islamizimin e Evropës. Që, më të afërt jemi me Vatikanin dhe Perëndimin në përgjithësi, sesa me Anadollin dhe botën myslimane, me të cilët me këmbëngulje refuzonte edhe të takohet apo t’i vizitonte, edhe pse kishte kërkesa të shumta edhe nga ato vende, por nuk muk mugonin as kërkesat nga faktorë e individë të ndryshëm politik nga brenda.

I pari i BIK-ut në takim me një sheik arab…

Sot, kur perëndimorët i shohin shqiptarët dhe klasën e tyre politike se si flirtojnë me islamistat e Kosovës, se si i’u janë nënshtruar Turqisë dhe Erdoganit, se si marrin pjesë nëpër rituale fetare sikurse edhe Izetbegoviçi i Bosnjes dikur, kur i shohin tërë ato xhami të ndërtuara në çdo cep të Kosovës, kur i shohin ato iftare politike e rituale të islamit politik rrugëve dhe shesheve të qyteteve të Kosovës dhe gjithandej ku jetojnë shqiptarët, kur i shohin pjestarët e FSK-së dhe të Policisë së Kosovës të veshur me uniforma duke kryer rituale fetare, kur i ndëgjojnë qeveritarët e Kosovës se si thonë se “detyra e shqiptarëve është që ta përhapin islamin në Evropë”, jam mëse i bindur se ndihen shumë të mashtruar nga Rugova i cili e bindi dikur botën perëndimore që të na trajtojnë si njërën nga tri shtyllat e kulturës botërore, sepse qytetërimi i lashtë europian e ka gjenezën në arqipelagun e Mesdheut, e që është Gadishulli Ilirik ku ishim ne ilirët, pellazgët dhe parapellazgët si pjellë e bardhë.

Ndërsa sot, kur e shohin klasën e sotshme politike ku e thuan dhe veprojnë të kundërtën e asajë që i’u thoshte Rugova dikur, jam mëse i bindur se janë penduar që na kanë çliruar dhe pavarësuar si popull e si shtet. Kështu që, kam frikën se edhe Kosovën është kah e pret një “Dejton” në një të ardhme të afërt, vetëm që ta bëjnë edhe Kosovën shtet disfunkcional njejtë sikurse edhe Bosnjën dhe Hercegovinën me qëllim që ta pengojnë krijimin e një shteti islamik në zemër të Evropës. Këtë drojë ma kanë shtuar edhe reportazhat e shumta të mediave perëndimore, ku si kryefjalë të reportazhave e kanë se si Kosova përbëhet nga 96 për qind myslimanë e ku i paraqesin pamjet e shumta të ritualeve fetare islame.

Sidomos këto dy-tri vitet e fundit, ku trazirat në veri i përshkruanin si “konflikt mes serbëve të pakënaqur me shumicën myslimane në Kosovë”.

Pra, po të njejtat media perëndimore, të cilat viteve të 90-ta e përshkruanin Kosovën si “një vend me mbi 90 përqind shqiptarë”, sot na përshkruajnë si “vend me shumicë myslimane”.

Gjersa serbët mbesin “serb”, si në Bosnje e Hercegovinë, poashtu edhe në Kosovë.

Andaj, i’u bëjë thirrje publike të gjithë krerëve të institucioneve të Kosovës, të gjitha partive politike në Kosovë, të gjithë atyre që i’a duan të mirën ati vendi dhe kombit shqiptarë, që të ndalojnë flirtimin dhe fërkimin e tyre me BIK-un dhe islamistët politikë e dashakeqës të Kosovës dhe kombit shqiptarë në përgjithësi.

Ndaloni ritualet fetare nëpër shkolla, univerzitete dhe institucione shtetërore, si në ato civile, poashtu e sidomos edhe në ato të sigurisë. Ndaloni shtrimin e iftareve nëpër parti politike e nëpër institucione shtetërore.

Ndaloni iftaret politike nëpër rrugët dhe sheshet e Kosovës.

Ndaloni islamin politik që po mbizotëton në shoqërinë kosovare.

Ndaloni sa më parë që të jetë e mundur se koha më nuk prej, pasi islamistët që po mbështeten nga parti politike e që kanë depërtuar edhe në institucione shtetërore, parasëgjithash janë në luftë me kombin dhe ndërgjegjën shqiptare!

Naim Tërnava në varrimin e nënës së Erdoganit, fakt që e tregon afrinë e tij me politikën neoosmane

Ndaloni sepse nëse vazhdohet kështu rrezikojmë që të na ripërsëritet Londra, Berlini e Versaja, ku u copëtuan tokat shqiptare vetëm shkaku se na shihnin si mbetje osmane në ato troje.

Naim Tërnava dhe të tjerë në Libi në takim me Gadafin, sa ishte gjallë…! 

Ndaloni sa nuk është bërë tepër vonë!

Deputetë të shumtë të Kuvendit të Kosovës, nga parti ndryshme parlamentare, sot janë bashkuar për një iftar.

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj ka qenë pjesë e këtij iftari po ashtu, i cili ka publikuar disa fotografi.

Ai është parë në shoqërim të deputetëve nga VV dhe partive të tjera minoritare.

”Faleminderit deputetëve të cilët organizuan këtë iftar! Agjërim të pranuar për të gjithë!”, ka shkruar Lekaj.

Edhe këto foto që botohen me entuziazëm nga Tetova Sot, tregojnë se si njerëzit e instucioneve janë duke e islamizuar vendin, pavarësisht se si quhen ata, Pal Lekaj apo me emër e mbiemër tjetër. Propagandat e tilla të rrezikshme kombzhbërëse islamike duhet të marrin fund, se “dikush” ka vendosur që Shqiptarët t’i bëjë Musliman me zor.

 

Video ku Arbër Vokrri, kërcënon …, duke folur në emrin e shqiptarëve, pavarësisht se është Musliman-islamist , ku thotë se “detyra e shqiptarëve është që ta përhapin islamin në Evropë”.

Deri sot ky zv/ministër nga radhët e LVV nuk u largua nga posti për qëndrimet e tij skandaloze – neoosmane. 

(5) Facebook

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu