
Asnjë centimetër e KUFINIT të Kosovës me Serbinë, nuk bënë të mbetët e pa mbrojtur dhe e vëzhguar pandërpre

“Republika islamike…”, sipas ish Presidentit të SHBA-ve, Donald Tramp-it

Nga: Ragip Kçiku
REPUBLIKA islamke sipas ish presidentit të SHBA-ve Donald Tramp me rastin e nënshkrimit të një marrëveshjwje mes Kosovës dhe Serbisë më 2021 në Washington. Ky togfjaalësh doli nga gojë e presidentit me demokracinë ,më të madhen në botë. Trampi si karakter eksploziv, nxori një fakt të cilin është budallalëk ta kundërshtojmë. Faktet se Kosova dhe Shqipëria janë shndërruar në republika islamike, janë qindra e qindra xhami të bëra pa asnjë kriter dhe nevojë, si dhe agjërimi masiv i nxënësve shqiptarë myslimanë në shkolla fillore dhe të mesme. Faltoret në institucione si: shkolla, universitet FSK, polici, aeroport rtj., janë mjaft dëshmi konkrete dhe të dhimbshme për një shtet me kushtetutë sekulare. Këtu, kemi të bëjmë me dy shtete jofunksionale sipas kulturës oksidentale.
Pavarësisht se dy shtete të shqiptarëve, dhe shqiptarët e Maqedonisë me ata të Kosovës Lindore, që janë me kushtetutë sekulitare, shqiptarët abuzojnë në çdo moment kundër orjentimit oksidental. Abuzijnë kryeministrat për votën që do ta kërkojnë në zgjedhjet “e ardhshme”, abuzojnë kryetarët e partive, abuzojnë kryetarët e komunave apo të bashkive; abuzojnë drejtorët e shkollave, mësuesit etj.
Thjeshtë, Kosova me veprimet e saja me islsmin politik, është aleati më i miri i Serbisë e cila ka një dëshmi shumë të fortë para oksidentit se “një republikë islamike”, në Evropën pksidentale, duhet të pengohet me çdo kusht që të mos realizohet. Dhe, kjo ka bërë që edhe Perëndimi ta zbehë përkrahjen e mëparshme që kishte ndaj shqiptarëve të udhëhequr nga Ibrahim Rugova.
Ndërhyrjet e së paku tri shteteve për përhapjenbe islamizmit politik: Serbia, Turqia dhe Irani kanë bërë që të përfshijnë të gjitha shtresat e njerëzisë shqiptare. Serbia dhe Irani me para klandestine, ndërsa Turqia përmes shoqatës TIKA. Shoqata turke TIKA, Ka arritur të infiltrohet në çdo institucion të Shqipërisë dhe Kosovës: ASHSH, bashki, shkolla dhe shëndetësi, duke mos pëjashtuar edhe gylenistët me koleget e veta dhe me gjuhën turke si gjuhë e domosdoshme.
Sot, më 21. 3. 2024, kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, shtroi iftar një lokal të Tiranës për qytetarë të besimit islam dhe u dha lajm në TV. Në Gjirokastër TV-të bëjnë namin duke reklamuar agjërimin, iftarin, “xhumanë”, etj.
Së paku dy TV kombëtare si Syri Tv dhe ABC News, ndërpresin programin me rastin e ezanit të iftarit duke transmetuar edhe ezanin. Në çdo qendër të Kosovës janë ngritur tenda për iftar sikur tenda në Ferizaj në Sheshin Adem Jashari, në Prizren pranë kompleksit muzeal të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit etj. Të gjitha këto bëhen vetëm për reklamë. Asnjë prej tyre nuk ka qëllim mirëbërjen “sevap”. Të vetmin qëllim kenë të jenë sa më të dukshëm për të ndikuar edhe vizualisht në njerëzinë gjysmëanalfabete shqiptare.
Thjeshtë një njerëzi e cila mund të ketë vetëm dy rrugëtime: Lindjen e Mesme si të shpërgulur në rast një lufte dhe mish për top në emër të pastrimit të kontinentit të Evropës, kupto kontinent i të krishterëve.
Një “program” të tillë e ka deklaruar vet Sllobodan Millosheviq në pranverën e vitit 1999, në një intervistë për shtyp me rastin e masakrave dhe dëbimit të shqiptarëve pati deklaruar: “ Asnjë shqiptar i krishterë nuk është vrarë nga forcat e armatosura serbe”.
Mjafton të lexohet drejt kjo deklaratë e tij e cila nënkupton: “Ju evropianë për myslimanët mos më qani kokën”. Edhe pse, poaq e mundonte elementi i krishterë shqiptar. Fëmijët shqiptarë janë më të shkurtërit në Ballkan; si vajzat ashtu dhe djemtë. Them për popujt me gjen Evropian. Ka vetëm një shkak: mosushqimi i duhur! Mosishqimi i mjaftueshëm, ushqimi i parregullt si dhe agjërimi. Kjo mungesë e të ushqyerit, sidomos dehidrimi i organizmit, ka bërë që ne të kemi një rini pothuaj të stërkequr në krahasim me të krishterët.
Merrni dhe bëni krahasim brenda racës sonë: shqiptarë katolikë dhe shqiptarë myslimanë. Shikoni sa dallim i madh është. Shikoni sa më të rritur janë shqiptarët e ritit të krishterë dhe do të bindeni!
Këtu i bëj pyetje shtetit!?…

Pamje nga “iftari politik”, i organizuar në vitin 2022 me displinë të thuash ushtarake në lagjen Gori Mahalla të Mitrovicës
Po të drejtat e fëmijëve para prindërve injorantë dhe militantë, kush e ka për detyrë të kujdeset?
Përse nuk ndërhyn shteti në shkolla me ligjërata dhe rregulla që fëmia të mos guxojë të mbetet i uritur deri në moshën tetëmbëdhjetë vjeçe? Shteti, lere që ka të drejtë të ndërhyjë por, e ka detyrë të ndërhyjë te prindi deri me kërcënimin se “do t’i merret fëmija në mbrojtje sociale derisa të fitojë moshëne pjekurisë “.
Pushtetarët tanë, të implikuar në iftare, bajrame etj., nuk kanë asnjë qëllim tjetër përveç atij të vjeljes dë votës.
Ç’punë kanë këta hajdutë nëpër tempujt fetarë dhe nëpër ritet fetare?
Mëkatet nuk i lajnë dot!
Mallkimi do të bjetë mbi ta dhe familjet e tyre!
Largimi i Princit nga Pallati, turp kombëtar!


Vajza, tashmë, ishte martuar, nënë e dy fëmijëve. Rrëfimi i saj ishte trishtë dhe i përlotshëm: “Nëna më ka folur gjithmonë keq dhe me urrejtje për babin. Si fëmijë, e besoja nënën. Mbarova shkollën e mesme, takova dike që e kishte njohur tim at. Më foli për vuajtjet e babit në burg dhe internim. “Ishte njeri i mirë”,-më tha ai. Por nuk u mjaftova me kaq. Nga folësi i parë, mësova një adresë të dytë. Edhe ai më foli bindshëm dhe fajësoi nënën time pse unë u rrita pa baba.
-
Dëgjoje Profesor Sejdiun, sepse është burrë i mençur dhe i një familje fisnike,- i thashë unë.
Përvijim biografik për Mbretin Zog
33 vjetori i zgjedhjeve të para “pluraliste” dhe rivendosjes së mardhënieve shqiptaro -amerikane
Frank Shkreli, ish-Drejtor i VOA-s për EuroAzinë, ka qenë anëtar i delegacionit të parë të Departamentit Amerikan të Shtetit në Shqipëri dhe monitorues i zgjedhjeve të para pluraliste në atë vend në Mars/Prill 1991.
Telegraf.al / Zgjedhjet e para “pluraliste” të 31 marsit 1991 dhe rivendosja e lidhjeve diplomatike midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara atë muaj, me syrin e një shqiptaro-amerikani pjesëmarrës në ato ngjarje – ishin historike, por edhe zhgënjyese, njëkohësisht, për Shqipërinë. Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria rivendosën marrëdhëniet diplomatike më 15 Mars 1991, kur Ministri i Jashtëm i Shqipërisë Muhamet Kapllani dhe ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Raymond Seitz nënshkruan atë ditë, 30-vjet më parë, në Departamentin e Shtetit në Uashington, pas pothuaj gjysëm shekulli ndërprerjeje, “Memorandumin e Mirëkuptimit”, në prani të dhjetëra shqiptaro-amerikanëve dhe zyrtarëve të ndryshëm, nga të dy vendet.
“Unë e kam thënë shpesh se ky tranzicion i tejzgjatur post komunist në Shqipëri i ka rrënjët gjithnjë në ato zgjedhjet e para, as të lira, as të drejta, si dhe në manipulimet e zgjedhjeve të më vonshme, por edhe në mungesën e një vullneti të sinqertë të klasës politike”
Në vitin 1945 Shtetet e Bashkuara kishin kushtëzuar rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Shqipërinë, ndër të tjera kushte, me mbajtjen e zgjedhjeve të lira, duke dërguar atë vit një mision në Tiranë për të biseduar mbi këtë çështje me autoritetet shqiptare. Por, sipas Departmentit të Shtetit, si përgjigje ndaj kësaj kërkese, qeveria komuniste e Enver Hoxhës i kërkoi misionit amerikan që të largohej nga Shqipëria. Ashtu edhe ndodhi. Diplomatët amerikanë u dëbuan ga Shqipëria komuniste, për të mos u këthyer në Tiranë deri në mars të vitit 1991. Për Shtetet e Bashkuara, zgjedhjet e lira dhe demokratike ishin aq të rëndësishme në vitin 1991, ashtu siç kishin qenë në vitin 1945 dhe ashtu siç janë edhe sot, 30-vjet pas shembjes së Murit të Berlinit dhe komunizmit zyrtar në Shqipëri – gjithnjë bëhet thirrje për zgjedhje të lira dhe demokratike. Ndryshimi është se sivjet, bëhet thirrje edhe për “lista të pastra”.Pothuaj e njëjta procedurë si në vitin 1945 qe ndjekur nga Amerika edhe 30-vjet më parë në Mars/Prill 1991, kur menjëherë pas nënshkrimit të memorandumit për rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike midis Uashingtonit dhe Tiranës më 15 Mars, Departmenti Amerikan i Shtetit vendosi që të dërgonte sa më shpejt një delegacion diplomatik në Shqipëri për të hedhur hapat e para për hapjen e ambasadës së re dhe njëkohësisht për të shërbyer si monitorues në zgjedhjet e para “pluraliste”, ndonëse delegacioni amerikan konstatoi shpejt se ato zgjedhje nuk do të ishin as të lira dhe as të ndershme — që ishin caktuar të mbaheshin në Shqipëri më 31 Mars, 1991. Delegacioni amerikan i përbërë nga katër veta dhe i kryesuar nga ambasadori David Sëartz, arrijti në Tiranë, një javë pas nënshkrimit të Memorandumit në Ëashington dhe në javë para mabjtjes së zgjedhjeve të para “pluraliste” në Shqipëri. duke u bërë kështu misioni i parë diplomatik amerikan që shkelte në tokn e Shqipërisë ç’prej vitit 1946. Monitorimi i zgjedhjeve të para “pluraliste” ishte një prej objektivave kryesore të delegacionit amerikan gjatë qëndrimit të tyre në Shqipëri. Ndonëse në raste të mëparshme kam shkruar mbi vizitën e misionit të parë amerikan në Tiranë 30-vjet më parë si dhe për marrëdhëniet shqiptaro-amerikane që kanë vazhduar të shkojnë përpara ç’prej asaj date. Kësaj rradhe — pasi jemi në prak të një raundi tjetër zgjedhjesh në Shqipëri — deshta të kujtoj atmosferën e zgjedhjeve të para “pluraliste” në atë vend, nga pikëpamja e një monitoruesi të atyre zgjedhjeve — si anëtar i delegacionit të parë amerikan në Shqipëri. Megjithëse gjendja politike kishte filluar të ndryshonte, të pakën me fjalë, në një vend si Shqipëria që ishte sunduar nga thundra e hekurt e një prej regjimeve më barbare të botës komuniste — zgjedhjet e 31 Marsit, 1991 ishin hapi i parë drejt një liberalizimi të ngadalshëm drejt hapjes së Shqipërisë ndaj botës perëndimore dhe një procesi të gjatë tranzicioni të pa fund për demokratizimin e jetës post-komuniste në vend, pas një izolimi të vet-imponuar nga ish-regjimi komunist për pothuaj 50-vjet. Unë e kam thënë shpesh se ky tranzicion i tejzgjatur post komunist në Shqipëri i ka rrënjët gjithnjë në ato zgjedhjet e para – as të lira dhe as të drejta — si dhe në manipulimet e zgjedhjeve të mëvonshme, por edhe në mungesën e një vullneti të sinqertë të klasës politike të këtyre 30-viteve për t’u përballur me të kaluarën komuniste dhe trashëgiminë e saj, përfshirë mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe demokratike, bazuar në standardet ndërkombëtare. E them këtë se procesi i zgjedhjeve të para pluraliste në Shqipëri, nuk ishte as i lirë dhe as i ndershëm. Ligjet dhe rregullat për zgjedhjet e para “pluraliste” ishin përpiluar nga partia në fuqi, dmth. Partia e Punës — dhe natyrisht ishin në favor të saj, duke u mohuar partive të tjera të posa formuara, të drejtën dhe mundësitë e barabarta për të zhvilluar një fushatë efektive.
“Vrasjet në Shkodër me 2 prill, 1991 u interpretuan në atë kohë, nga ne dhe nga delegacionet e tjera ndërkombëtare në Tiranë, si një shenjë ogurzezë për të ardhmen e demokracisë shqiptare”
Në zgjedhjet e para “pluraliste”, Partia e Punës gëzonte një monopol absolut mbi të gjitha aspektet e jetës politike, ushtarako-policore, ekonomike dhe shoqërore në vend, sidomos kontrollonte mjetet e komunikimit dhe median, jetike këto për zhvillimin e një fushate politike efektive. Ndërkohë që partitë e opozitës ankoheshin se nuk kishin kohë të mjaftueshme për t’u përgatitur për zgjedhjet, pasi nuk kishin as përvojën as burimet e nevojshme për t’u përballur me Partinë e Punës, që i kishte rrënjët thellë në shoqërinë shqiptare. Në të vërtëtë, nga vizitat që bënim tek zyrat e Partisë Demokratike dhe tek ajo e Partisë Republikane gjatë qëndrimit tonë atje – e që ishin dy partitë kryesore të opozitës — në Tiranë si edhe në zyrat e tyre në disa rrethe, shihej konfuzioni i tyre dhe zhgënjimi për të mos thënë se mbizotëronte një kaos i vërtetë në radhët e tyre. Megjithë entuziazmin, kjo atmosferë pasigurie dhe ngathjeje nga ana e tyre vihej re kudo. Ishte e theksuar mungesa e mundësisë dhe të drejtës së partive opozitare për të përdorur median publike – televizionin dhe gazetat – që kontrolloheshin fund e krye nga Partia e Punës. Në të vërtetë, më kujtohet se megjithë rëndësinë historike të vizitës së delegacionit amerikan dhe rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike me Uashingtonin, arritja e delegacionit amerikan në Tiranë pothuaj u injorua fare nga media zyrtare. Mesa kishim mundësi të ndjeknim burimet e lajmeve në atë kohë në Tiranë, “Rilindja Demokratike”, gazeta e Partisë Demokratike të Shqipërisë, e posa formuar në atë kohë, ka qenë e vetmja gazetë me rëndësi – megjithëse edhe kjo jo me aq entuziazëm — pat njoftuar arritjen dhe vizitën e përfaqësuesve të parë amerikanë në Shqipëri, në pothuaj një gjysëm shekulli. Listat e kandidatëve për rrethe të ndryshme të partive të opozitës, në shumë raste, nuk ishin të plota dhe në shumë zona të vendit, partitë e opozitës nuk kishin zgjedhur as candidate, sepse koha për t’u përgatitur për zgjedhjet ishte aq e shkurtër. Në të vërtetë, Partia e Punës kishte vendosur që – për të minimizuar rolin e partive të tjera, zgjedhjet të mbaheshin në fillim të shkurtit, ashtu që opozita të kishte edhe më pak kohë për t’u përgatitur, por më në fund kishte vendosur që – si një gjest “vullneti të mirë” ndaj opozitës, zgjedhjet të shtyheshin deri me 31 Mars. Megjithëkëtë, ishte një atmosferë tejet e pafavorshme për kandidatët e partive politike të posa formuara, në krahasim me ata të Partisë së Punës, e cila manipulonte burimet dhe mjetet shtetërore në favor të kandidatëve të saj dhe kishte rrënjë të thella në mbarë shoqërinë shqiptare.
Në zyrat e partive të opozitës vihej re një mungesë dëshpëruese e mjeteve bazë për funksionimin e një zyre të thjeshtë, lere më të një qendre ose të kishin një zyrë qendrore funksionale për drejtimin e zgjedhjeve kombëtare dhe për shpërndarjen e programit dhe mesazheve të opozitës elektoratit shqiptar. Megjithëse votimet u cilësuan nga disa monitorues të huaj, sidomos europianë, në përgjithësi, si të drejta dhe të lira, delegacionet monitoruese amerikane refuzuan t’i cilësonin ato si të tilla. Një prej tyre, Instituti Kombëtar Republikan ka thënë në raportin e tij se, “fushata e zgjedhjeve në Shqipëri nuk mund të karakterizohej si e “drejtë dhe as e lirë.”
Edhe Departmenti Amerikan i Shtetit (DASH), nëpërmjet zëdhënëses Margareth Tutëiler, bëri një deklaratë me 3 Prill, 1991, duke informuar median amerikane se, “Bazuar në raportet e monitoruesve amerikanë dhe ndërkombëtarë, duket se procesi elektoral kishte mangësi serioze në disa fusha me rëndësi të standardeve të OSBE-së, për zgjedhje të drejta dhe të lira.” Zëdhënësja e Departmentit Amerikan të Shtetit, ka thënë duke iu referuar Shqipërisë si një vend pa përvojë demokratike, se, “tani është në dorë të të gjithë elementëve të shoqërisë shqiptare për të mbështetur që sistemi i ri pluralist të funksionojë në mënyrë efektive”. Zëdhënësja e DASH, me atë rast, kishte shprehur angazhimin e Shteteve të Bashkuara se Uashingtoni, “Do të mbështesë vendosmërisht parimet e demokracisë në Shqipëri, si edhe ata që veprojnë për të ndërtuar demokracinë dhe për të mbrojtur të drejtat e njeriut”, deklaroi para 30- viteve, ish-zëdhënësja e Departmentit Amerikan të Shtetit, pas zgjedhjeve të para “pluraliste”, në Shqipëri. Manipulimet e zgjedhjeve, që përfunduan në fitoren e Partisë së Punës, shkaktuan shpërthimin e revoltave në disa qytete, përfshirë Shkodrën ku për fat të keq të Shkodrës dhe gjithë Shqipërisë, pas zgjedhjeve “pluraliste”, në qytetin verior, me 2 Prill u vranë Arben Broci, Besnik Bishanaku, Nazmi Kryeziu dhe Besnik Ceka dhe u plagosën dhjetëra të tjerë. Kjo tragjedi ka lenë një plagë të rëndë për familjet e tyre, për Shkodrën dhe 30-vjet më vonë mbetet një prej ngjarjeve më makabër të historisë moderne shqiptare, e cila pret gjithnjë zbardhje dhe drejtësi, përfshirë identifikimin e individëve në radhët e enteve të drejtësisë, të policisë dhe Sigurimit të Shtetit të asaj kohe.
“Jehona e tyre kumbon edhe sot për drejtësi dhe përgjegjësi në korridoret e institucioneve qeveritare e shtetërore të Shqipërisë, 30-vjet pas zgjedhjeve “pluraliste” duke pritur nga reforma e re në drejtësi për një hetim serioz për identifikimin e fajtorëve”
Fatkeqësisht, edhe sot pas 30 vjetësh të këtyre vrasjeve, ashtu siç ka ndodhur me shumë vrasje e tragjedi të tjera në historinë komuniste të vendit, nuk janë identifikuar përgjegjësit as nuk është vendosur drejtësia për këto krime shterërore. Nuk është zhvilluar asnjë proces drejtësie për ata që ishin, drejt për drejt, përgjegjës, ose për ata që dhanë urdhër për të shtënë me armë zjarri kundër njerëzve të pafajshëm dhe të pa armatosur. Thuhet se këto të shtëna kundër protestuesve paqësorë — sipas dëshmitarëve vendas — kishin ardhur nga ndërtesa e ish-Komitetit të Partisë së Punës në Shkodër. Jehona e tyre kumbon edhe sot për drejtësi dhe përgjegjësi në koridoret e institucioneve qeveritare e shtetërore të Shqipërisë, 30-vjet pas zgjedhjeve “pluraliste” duke pritur nga reforma e re në drejtësi për një hetim serioz për identifikimin e fajtorëve. Më kujtohen mirë — megjithë problemet me zgjedhjet e para “pluraliste” — shpresat e mëdha që kolegët e mi dhe unë kishim ato ditë për një fillim të ri historik, për një shoqëri më të drejtë, më të lirë e demokratike dhe më tolerante në Shqipërinë post-komuniste. Por vrasjet në Shkodër me 2 prill, 1991 u interpretuan në atë kohë, nga ne dhe nga delegacionet e tjera ndërkombëtare në Tiranë, si një shenjë ogurzezë për të ardhmen e demokracisë shqiptare. Mos zbardhja e këtyre vrasjeve deri më sot justifikon dyshimet tona sot e asaj dite – madje 30 vjet më vonë – dhe në prak të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit 2021. Shqipëria, shqiptarët dhe kombi në përgjithësi meritojnë më shumë dhe më mirë se kaq: shqiptarët duan një qeveri të përgjegjëshme dhe një parliament të denjë për shqiptarët e shumë vuajtur!
![]()



Zuzari më i rrezikshëm i Shqipërisë po kryen spastrimin etnik, shfarosjen e shqiptarëve
Nga Aurel Dasareti
Me një gjendje të tillë të vetë-ndërtuar, zuzari i pagoi apo mashtroi shumicën e shqiptarëve me tru jo të kthjellët që e votuan; u verbuan nga madhështia e tij e rreme. Para së gjithash, njerëzit e mediave të korruptuara amatore antikombëtare, që propaganduan me zell “shkëlqesinë” e tij. Shprehja e tij tipike: “Kazan, gomar, ziliqar, i dyshimtë, skeptik për çdo gjë të re”.
***
Ligjet e këqija janë forma më e keqe e tiranisë.
Ligësia është çështje karakteri. Nuk është e kufizuar me kohën dhe vendin. Nëse karakteri juaj është i keq, tradhtia juaj del në dritë 365 ditë në vit.
PS: Nëse nuk flasim qartë dhe pa doreza, lexuesit hutohen-shastisen dhe gjendja nuk përmirësohet por keqësohet.
***
Armiqtë e jashtëm, në koordinim (bashkëpunim) me zuzarin shqipfolës dhe tradhtarët tjerë, kanë vendosur ta shpopullojnë plotësisht Shqipërinë nga shqiptarët indigjen (rrënjës, vendës, autoktonë) dhe ta kthejnë atë në një kamp masiv për “refugjatët” afrikanë dhe aziatikë, të cilët pjesa tjetër e Evropës nuk i do.
Jo rastësisht përpara çdo konference-vendimi të pisllëkut të radhës të regjimit kriminal të “rilindjes” ka qenë i pranishëm shkatërruesi i shtetit kombëtar, Sorosi 110-vjeçar, tashmë është i riu Soros, i cili qëndron rregullisht në krahun e djathtë të zuzarit më të rrezikshëm të shqiptarisë, kriminelit mafioz Edvin Kristaq Rama. Çfarë dreqin kërkon Soros i huaj në Kuvendin e Shqipërisë tonë?! Pyesni veten.
***
Shpopullimi i Shqipërisë dhe shpërbërja, shfarosja, zhdukja e Kombit shqiptar, vazhdoi hap pas hapi në një sërë projektesh serbe, greke, turke, ruse, dhe BE-së, edhe përmes tradhtarëve shqipfolës me një përkatësi etnike të paqartë, veçanërisht jobesimtarëve “fetarë”: priftërinjve ortodoks dhe hoxhallarë, që përpiqen ta bëjnë këtë vepër jonjerëzore kriminale antishqiptare sa me më shumë gjemba të jetë e mundur.
Zuzari dhe ata zagarë rreth tij që kanë pushtuar Kuvendin, janë të pabesë, të pandershëm dhe të poshtër, ata janë vrasës të identitetit, historisë, të këqij, hajdutë, rrëmbyes të tokave shoqërore, tradhtarë, trafikantë të qenieve njerëzore dhe lëndëve narkotike, detyrues haraçi, këlysh të armiqve, pengje të shantazhit, pederastë dhe mëkatarë të mëdhenj.
Ata do t’ju ndalojnë në çdo hap, do t’ju neveritin me çdo përpjekje, do t’ju ofrojnë prova të panumërta se është më mirë të heshtni, të pushoni, të shikoni nga mënjanë.
Të përjetosh gëzimin e vërtetë të jetës do të thotë të kontribuosh në atë qëllim që ne vetë e konsiderojmë madhështor, të jesh fuqia e natyrës në vend të një shpirti të etur, egoist, të imët.
Jeta e popullit shqiptar është uria, gjaku, mjerimi, mundime torturuese në tokën e vet, dhe frikacakët që ikën për të vdekur në tokën e dikujt tjetër – në vend që të luftojnë (rrëzojnë) regjimin e kriminal dhe të jetojnë në vendin e vet stërgjyshor, më të bukur, më pjellor, më të pasur dhe më të mirë në botë.
***
Edhe atëherë (kur vendosa të jap një kontribut modest por të gjithanshëm për çështjen shqiptare) e dija se nuk mund të viheshin në dyshim emocionet, dhe se linjat midis mendjes së shëndoshë dhe çmendurisë ishin çuditërisht të ngushta. Në çdo tru dhe në çdo sistem nervor të “politikanëve” shqipfolës fshiheshin qelizat e çmendurisë, tradhtisë, vjedhjes, inferioritetit ndaj të huajve dhe krimit.
Zot, më jep paqen e mendjes për të pranuar atë që nuk mund ta ndryshoj, guxim për të ndryshuar atë që mundem, dhe mençuri për të parë ndryshimin.
Shqiptarët i respektojnë armiqtë e tyre, nuk besojnë se armiqtë tanë po luftojnë që ne të mos ekzistojmë. Shumë prej nesh kanë fantazi të tilla dhe atyre nuk u pëlqen kthjellimi i trurit dhe drita e ditës. Ata priren të çahen kur i ndajmë. Fatkeqësisht, ato mund të rriten në mënyrë të ngjashme gjigante kur i lëmë të sillen në heshtje.
Autoritetet janë shërbëtorët e juaj dhe duhet të jenë të vendosur të kujdesen për këtë. Përmbushni detyrimet tuaja ndaj të gjithëve. Tregoni respekt për ata që meritojnë respekt dhe nderoni ata të cilëve u detyroheni.
Një shpirt i drejtë e vlerëson nderin mbi pasurinë. Fama është diçka që duhet fituar; nderi është vetëm diçka që nuk duhet humbur.
***
“Është më mirë të vdesësh në këmbë sesa të jetosh në gjunjë” – Emiliano Zapata Salazar (1879-1919). Meksikan. Revolucionar dhe udhëheqës gueril. Zapata luajti një rol të madh gjatë Revolucionit Meksikan që shpërtheu në vitin 1910. Ai udhëhoqi luftën e fermerëve indianë kundër pronarëve të fuqishëm të tokave dhe konsiderohet një hero kombëtar në Meksikë.
PS: Shembull për shqiptarët.
***
Për zuzarin e stërzgjatur, hajdut, nudist, të korruptuar nga të huajt, tradhtar, psikopat dhe të droguar nga kanabisi, dërrasat e arkivolit janë mrekullia që do të thotë jetë për shqiptarët.
Kur e dimë diagnozën e sëmundjes së trupit, mund të shërohemi me barnat e duhura ose amputime të ndonjë pjese organi. Pra, marrim masat mbrojtëse përkatëse. Sundimtari tronditet dhe në panik kur mëson se ka një kundërshtar të rrezikshëm, popullin.
Shqiptarë! Mbajeni mendjen vigjilente dhe të gatshëm, si degët në fllad: Shqipëria jonë, një vend pushimi për zogjtë, me krahun blu me aromë qiellore – gjendet në pragun e zhdukjes përfundimtare. Pas disa vitesh do të trashëgohet nga të huajt. Ndërsa ne do të shfarosemi nga faqja e dheut.
Kush është përgjegjës për këtë mjerim? Politikanët apo lopët votuese (bagëtia) që votojnë apo paguhen për të votuar për këta “politikanë” analfabetë që shkarravitin edhe emrat e tyre me gabime?
Është mirë të përkulesh në pluhur kur ke bërë një gabim, por nuk është mirë të qëndrosh aty.
Kush ka vullnet për ndryshime, e ka edhe mënyrën. Jo më kritika të kota dhe belbëzime, por veprime.
- Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike
Nanrra e Begut
Gani I. Mehmeti
Koka kanë ni beg, pasanik i madh. O dalë me xhezdisë. Koka shkue tu ni shpi me bujtë. Kanë ba muhabet, kanë nejt sa kanë nejt e janë ra me flejtë. Begu ku flen, sheh nji nanërr: Do me le n’kit shpi nji djalë qi do me ja hangër begut mallin.
Kur çohen në mëngjes, i Zoti i shpisë i thot Begut:
Na ka le nji djalë!
Përhajr e me ymër koftë! – ia kthen Begu. Edhe u ban rixhe me ja u falë atë djalë, për me e hup e mos me ia hangër mallin. Djalin edhe ia falin. E merr me veti Begu djalin edhe e çon në nji bjeshkë e po e len për me e hangër gjeja! N’atë bjeshkë e paska lshue.
Çobantë i lëshojnë dhitë në atë bjeshk edhe i çojnë asajde edhe nji dhi o da pej dhive tjera e po shkon te djali. Djali e thithke dhinë qi po i shkojke përditë djalit. Baçica e qorton rroktarin:
Pse po ma mjel ma t’mirën dhi, pse nuk pe mjel nej tjetër dhi, po atë ma të mirën dhi!?
Nuk po e mjel une! – bajke be rroktari.
I zoti i shpisë çohet e shkon me dhi për me e provue se çka po bahet me dhi. Rrogtari bajke be qi nuk po e mjel, baçica bajke be qi po e mjel! E vet rrogëtarin se në çfarë krahi po i çon dhitë edhe i zoti i shpisë po ia vnon synin dhisë se kah po shkon. Kur shkojnë te veni, dhija po dahet pej dhive tjera edhe po shkon te djali. Avytet dhija te djali edhe ai po e thith dhinë. Shkon i zotii shpisë edhe e gjanë djalin! E ka marrë djalin e ka çue te shpija edhe i ka thanë baçicës:
– Kqyre, e ke qortue pa hak se qyky thmi e ka thithë dhinë, nuk ka pasë faj çobani. E paskan nalë atë thmi me e ushqye edhe ia paskan ngjitë emnin Gjetë. Rritet aidjalë nji muigdare e po bahet djalë i meçëm.
Mas nji kohe shkon aty me bujtë ai begu. Po i vetë se pse e ka emnin Gjetë ai djali, nuk e paskam nie nji emën ksi fare?
I Zoti i shpisë po i kallxon krejt ren qysh e kanë gjetë edhe për ata pse ata e kanë gjetë, ia kanë lanë edhe emnin Gjetë, i thotë. Begut po i kujtohet.
– Në çfarë bjeshke e keni gjetë? – Masi i kallxon i Zoti i shpisë, mretit i bjen n’men krejt ku e ka lanë djalin edhe nuk po i vjen mirë hiç qi e kanë gjetë. Tash i teket edhe atij për me ja falë djalin. Ata i thonë:
– Cillin djalë tjetër të duesh po ta falim, a kta jo! Ai u teket veç në atë djalin e Gjetun me ja falë – edhe ja falin. Ja shkruen nj letër edhe i thotë me shkue n’shpi t’Begut. Në letër i kish shkrue: “Mere kitë djalë, edhe si t’vjen, le ta prejnë xhelatët menjihere e mos ta lanë asnjë dakik të gjallë!”
Djali o shkue deri tu çeshmja. Pin ujë e po pushon. Aty e nxen gjumi. Letrën e ka pasë n’xhep. Çika e Begut e dalë me marrë ujë n’çeshme. E sheh djalin aty edhe i begeniset e lakmon shumë n’ta. Ja ka pa letrën n’xhep, ja ka nxjerrë letrën edhe ja ka lexue se çka ka pasë të çkrueme. E sheh letrën se çka i ka çkrue baba i vetë! Ia ç’kyen atë letër edhe ja çkruen nju tjetër letër: ”Pasuni t’madhe kemi. E kam ba si djalë edhe ia kam dhanë çikën. Lshonja filan dhomen edhe le të flen me çikë!” Shkon çika tu shpija. Mas pak, çohet djali edhe po shkon edhe ai tu shpija e Begut. Vetë dikan cila asht shpija e Begut, i kallxojnë edhe shkon. E thrret djalin e Begut, del djali, e i thotë:
A je ti djali i begut?
Po, – i thotë – une jam djali i Begut.
Qitë letër ma ka dhanë Begu, – edhe po ia afron e po ia jep letrën djalit të Begut. Djali i Begut po e lexon letrën. Kur e lexon, e kap ngryk Gjetën edhe e çon mrena. E ka martue me motër të vet.
Kur pop vjen Begu, po e gjanë atë aty! Begu kish pasë vneshtë. Shkon Begu e ju thotë rojtarëve kush të vjen, as mos e vetni hiç kush asht, po vrane qi don me hi në vneshtë. Begu lyp rrush!
Qe, po shkoj po e marr në qilar, – thotë Gjeta.
Jo, në qilar jo, po në vneshtë, – i thotë Begu, tue mendue se do ta vrajnë rojtartë. Edhe çohet e shkon Gjeti tu shpija me e lyp nji krojshe për me shkue me e marrë rrushin në vneshtë. Djali i Begut, hala nuk ish kanë fjetë edhe i thotë:
Çka Gjeti, ku po shkon?
Nji krojshe pe lypi, – thot- me shkue me ja pru do rrush Begut.
Jo, tybe n’shkove ti. Qe, se po shkoj une, i thot djali i Begut Gjetit. Edhe çohet e shkon djali i Begut. Kur shkon, hala pa hi mirë në vneshtë, e vrasin rojtartë. Begu flen menjëherë, si del jashtë Gjeti. T’nestret, si çohet Gjeti, shkon te Begu:
Beg, a ke mujt me fjetë hiç, a muj u çove, i thot Gjeti!
Begu hala ish nër jargon edhe i fshin syt edhe kcen:
A ma ke pru rrushin?
Jo i thotë, s’um ka lanë djali yt me shkue, a s’ta ka pru, a!
Begu e heton e po shkon te rrushi. Kur shkon te rrushi, qe djali i tij i vramë. Kur e sheh djalin e vet t’dekun, i bjen edhe veti e des!
Kshtu, i met pasunia djalit qi e kish pa nanërr atë natë qi kish le Gjeti.
Kush ban, ban veti.
Tregoi: Idriz Lahu, Metehi, Llap
Besëlidhja e Lezhës, duhet të jetë festë kombëtare

Nail Draga, Ulqin
Tema dhe dilema
(Me rastin e 580-vjetorit)
Në sajë të rëndësisë historike data e 2 marsit të vitit 1444, kur në Lezhë nën udhëheqjen e Gjergj Kastriotit-Skënderbeu u mbajt Kuvendi i Lezhës qe paraqet bashkimin e parë politik të shqiptarëve kundër Perandorisë Osmane, duhet të jetë festë kombëtare, ndërsa heshtja deri me tash nga Kuvendi i Shqipërisë si në monizëm dhe tash në pluralizëm nuk mund të arsyetohet, sepse, Besëlidhja e Lezhës ishte kuvendi ku u hodhën themelet e bashkimit kombëtar dhe të traditës shtetërore të shqiptarëve.
Më 2 mars te vitit 1444 në Kishën katedrale të Shën Kollit, në Lezhë, aty ku sot gjendet edhe memoriali i Gjergj Kastriotit- Skënderbeut, u mbajt Besëlidhja apo Kuvendi i Lezhës, një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë së popullit shqiptar, gjatë periudhës së mesjetës e të tërë historisë kombëtare, ku u hodhën themelet e bashkimit kombëtar të popullit shqiptar. Ajo përbën një nga momentet më të ndritura të rezistencës antiosmane, në mesin e shekullit të XV, pasi ishte bashkimi i parë politik e ushtarak mbarëshqiptar i njohur në historinë e Shqipërisë.
Kuvendi i bashkimit-2 marsi 1444
Në historinë e mesjetës shqiptare, vend nderi zënë 2 marsi i vitit 1444, sepse kemi të bëjmë me ngjarje të jashtëzakonshme ne historinë e popullit shqiptar. Kemi të bëjmë me Kuvendin e Lezhës, kur Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, pas kthimit nga Perandoria Osmane, përkatësisht Turqia, ia arriti qellimit për të mbledhur në një kuvend të gjitha principatat shqiptare, me qellimin e vetëm për të luftuar kundër osmanlinjëve.

Aleanca e fisnikëve shqiptarë
Në Kuvendin e Lezhës u krijua një aleancë politike dhe ushtarake e fisnikëve shqiptarë kundër pushtuesve osmanë.
Kuvendi u thirr me nismën e Gjergj Kastriotit-Skënderbeu. Në Kuvendin e Lezhës morën pjesë princa të shquar shqiptarë. Midis tyre ishin Gjergj Arianiti, Andrea Topia, Nikollë Pal Dukagjini, Teodor Muzaka i Riu dhe pjesëtarë të tjerë të kësaj familjeje, Lekë Zaharia, Lekë Dushmani, Gjergj Stres Balsha, Pjetër Spani si dhe përfaqësues të malësive shqiptare. Në Kuvend mori pjesë edhe sundimtari i Malit të Zi Stefan Cernojeviqi.
Kuvendi vendosi komandant të përgjithshëm të Lidhjes Gjergj Kastriotin Skënderbeun, duke njohur autoritetin e tij politik dhe ushtarak.
Lezha nuk ishte rastësi
Në sajë të dhënave historike mbajtja e kuvendit të Besëlidhjes në qytetin e Lezhes nuk ishte rastësi, duke marrë parasysh se ky qytet në atë kohë ishte nën pushtimin e Venedikut. ku mënjanoheshin mosmarrëveshjet e pakënaqësitë që mund të lindnin ndërmjet sundimtarëve shqiptarë për vendin ku duhej të mbahej Kuvendi.
Por, nuk ka dilemë se ky tubim u mbajt në Lezhë me qellim për të arritur pajtimin apo kompromisin ne mes principatave shqiptare. Ishte ky një veprim diplomatik i Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, për të përbashkuar princat shqiptar, me të vetmin mision se të bashkuar mund të luftohet armiku.Dhe këti misioni ia arriti qellimit sepse për 25-vjet drejtoi luftën kundër pushtimit osman, ku shteti i Arbërisë ishte e lirë.
Kuvendi i Lezhës mori disa vendime, ku ndër kryesoret ishin, krijimi i një Besëlidhje Arbërore në krye me Skënderbeun, formimi i një ushtrie të përbashkët të komanduar nga Skënderbeu si kapiten i përgjithshëm dhe krijimi i një arke të përbashkët për të përballuar shpenzimet e luftës. Ushtria e Besëlidhjes u krijua e përbërë nga repartet e bujarëve shqiptarë dhe garda personale e Skënderbeut.
Po ashtu e arritur e veçantë e Kuvendit të Lezhës është e dhëna se kjo ishte një aleancë politike ushtarake, e cila bazohej në vendime demokratike nga kuvendi duke respektuar sundimin e fisnikëve në tokat e tyre.
Besëlidhja e Lezhës në historinë shqiptare shënon një hap përpara bashkimit politik të tokave shqiptare në një shtet të përqendruar, me të cilin arrin pikën kulmore tradita shtetërore në mesjetën shqiptare. Besëlidhja e Lezhës ishte kuvendi ku u hodhën themelet e bashkimit kombëtar dhe të traditës shtetërore të shqiptarëve.

Propozimi pa përgjigje
Në sajë të informacionit që disponojmë ne lidhje me Kuvendin e Besëlidhjes së Lezhës, deri me tash në Kuvendin e Shqipërisë është depozituar vetëm një kërkesë. Kështu në vitin e kaluar, deputeti socialist Eduard Nderca nga Lezha, ka kërkuar shpalljen e 2 marsit, dita e “Kuvendit të Besëlidhjes së Lezhës’, si festë kombëtare. Deputeti i Lezhës ka depozituar në Kuvend një projektligj me nr.413, me 06.02.2023 që kërkon që 2 marsi të futet në kalendar si festë zyrtare.
Sipas Ndrecës, kjo ditë duhet të shpallet si festë zyrtare pasi është ngjarja më e rëndësishme historike e vendit tonë dhe se brezat e ardhshëm duhet ta kujtojnë këtë ditë dhe të jenë krenarë për trashëgiminë historike shqiptare. Në kërkesë ne mes tjerash cekët se “Projektligji ‘për shpalljen e 2 Marsit (1444), Kuvendi i Besëlidhjes se Lezhës si festë zyrtare e Republikës së Shqipërisë’ është në shërbim të vlerësimit sa me dinjitoz të figurës së Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, dhe përkujtimit e respektimit të ngjarjes më të rëndësishme ne historinë e popullit shqiptar, duke bërë të mundur që të gjithë shqiptarët e sotëm dhe sidomos brezat që do të vijnë, të jenë krenarë për trashëgiminë tonë historike kaq të lavdishme”, thuhet në projektligj.
Por, ndonëse ka kaluar një vit nga paraqitja e kësaj kërkese, nuk disponojmë informacion se në lidhje me këtë çështje është diskutuar në Kuvendin e Shqipërisë. Pse, nuk janë treguar aktiv në lidhje me këtë çështje mbetet të supozojmë por një veprim i tillë nuk mund të arsyetohet më asgjë, qe tregon dobësi personale, morale e partiake të deputetëve e partive politike të përfaqësuara në kuvend.

Përfundim
Data e 2 marsit të vitit 1444 nuk është një datë e thjeshtë, por është më shumë se kemi të bëjmë me Besëlidhjen e Lezhës e cila përbën një prej ngjarjeve më të rëndësishme të historisë së mesjetës te popullit shqiptar.
Andaj, ndaj kësaj ngjarje me peshë mbarëkombëtare askush nuk mund të qendrojë indiferent, sepse ajo ne vete mban mesazhin e bashkimit të popullit shqiptar si në të shkuarën, tashmën dhe të ardhmën. Pikërisht, duke marrë parasysh një mesazh të tillë, shpallja e kësaj date për festë zyrtare kombëtare mbetet obligim moral e kombëtar për të gjithë shqiptarët.
(Mars 2024)
Majlinda Bregu: Plani i rritjes së BE-së mund të dyfishojë ekonomitë e Ballkanit Perëndimor në dekadën e ardhshme
Ndërkohë që vendet e Ballkanit Perëndimor punojnë për zbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara në lidhje me krijimin e Tregut të Përbashkët Rajonal, BE-ja ofron një Plan të ri Rritjeje për Ballkanin Perëndimor, me qëllim afrimin e partnerëve të Ballkanit Perëndimor me anëtarësimin në BE.
Një nga ambiciet e Planit të Rritjes është avancimi i anëtarësimit, nxitja e rritjes ekonomike dhe përshpejtimi i konvergjencës socio-ekonomike. Për këtë qëllim, BE-ja do të ofrojë instrument financiar prej 6 miliardë eurosh për periudhën 2024-2027.
Për rëndësinë e Planit të Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor, vazhdimin e punës për krijimin e Tregut të Përbashkët Rajonal, folëm me Majlinda Bregun, Sekretare e Përgjithshme në Këshillin e Bashkëpunimit Rajonal (RCC).
EWB: Procedura për miratimin e Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor është duke u zhvilluar brenda institucioneve të BE-së. Si e vlerësoni rëndësinë e këtij plani për zhvillimin e rajonit dhe procesin e integrimit në BE?
Majlinda Bregu: I mbështetur nga një angazhim prej 6 miliardë eurosh në grante dhe kredi, Plani i Rritjes është thelbësor sepse synon të nxisë rritjen ekonomike dhe të përshpejtojë konvergjencën socio-ekonomike të Ballkanit Perëndimor. Këto janë thelbësore për avancimin e trajektores së rajonit tonë drejt integrimit në BE, një objektiv kryesor që ne të gjithë përpiqemi ta arrijmë. Aktualisht, rajoni ynë është dukshëm prapa vendeve anëtare të BE-së për sa i përket treguesve kryesorë ekonomikë dhe do të doja të shpjegoja pse kjo ka rëndësi.
Ndërkohë që Ballkani Perëndimor dëshmoi një rritje të lavdërueshme prej 79% të PBB-së për frymë midis 2003 dhe 2022-pothuajse trefishi i normës mesatare të rritjes së BE-së prej 29%, PBB-ja jonë aktuale për frymë prej rreth 16,000 € qëndron në më pak se gjysma e afro 42,000 € të BE-së. . Këto statistika nënvizojnë qartë distancën e konsiderueshme që duhet të kalojmë për të arritur konvergjencën e plotë me BE-në. Për të ofruar perspektivë, me ritmet aktuale të rritjes, konvergjenca do të arrihej vetëm deri në vitin 2076 – më shumë se pesë dekada nga tani, një afat kohor që është i papranueshëm si për brezin tim ashtu edhe për ata më të rinj.
Këtu hyn Plani i Rritjes, me potencialin e tij të madh. Nëse ekzekutohet në mënyrë korrekte, në thelb mund të dyfishojë madhësinë e ekonomive tona në dekadën e ardhshme. Njoftimi i fundit gjatë një takimi të nivelit të lartë në Shkup në fillim të këtij viti, që tregon fillimin e shpërndarjes së fondeve këtë verë, nuk mund të kishte ardhur në një kohë më të mirë, duke ofruar mbështetjen financiare shumë të nevojshme për një rajon në nevojë të madhe.
Në qendër të Planit të Rritjes është Plani i Veprimit për Tregun e Përbashkët Rajonal (CRM), i udhëhequr nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC). Duke u mbështetur në iniciativat e suksesshme tashmë të vendosura brenda CRM-së, Plani i Rritjes është thelbësor për t’i ofruar Ballkanit Perëndimor mundësi për integrim më të afërt me tregun e vetëm të BE-së. Megjithatë, aksesi në tregun e vetëm të BE-së varet nga përmbushja e angazhimeve brenda kornizës së Tregut të Përbashkët Rajonal, i modeluar në vetvete sipas Tregut të Përbashkët të BE-së.
EWB: Çfarë shihni si përfitime nga përfshirja e Ballkanit Perëndimor në tregun e vetëm të BE-së?
MB: Është e njohur gjerësisht se integrimi në tregun e vetëm të BE-së ka qenë një katalizator kyç për rritjen ekonomike në vendet që i janë bashkuar BE-së, duke ofruar përfitime të prekshme që përmirësojnë cilësinë e jetës së qytetarëve. Ky trend vlen edhe për rajonin tonë.
Sondazhi vjetor i Barometrit Ballkanik i kryer nga RCC hedh dritë mbi aspiratat e qytetarëve të Ballkanit Perëndimor në këtë drejtim. Kur u pyetën se çfarë do të thotë BE për ju personalisht, tre përgjigjet kryesore tregojnë dëshirën për prosperitet ekonomik (40%), lirinë për të studiuar dhe punuar brenda BE-së (29%) dhe lirinë për të udhëtuar (24%). Këto aspirata përputhen ngushtë me mundësitë e paraqitura nga hyrja në tregun e vetëm të BE-së.
Plani i Rritjes shërben si një udhërrëfyes drejt këtij objektivi, duke u fokusuar në shtatë fusha prioritare: lëvizjen e lirë të mallrave, shërbimeve dhe punëtorëve; akses në Zonën e vetme të pagesave në euro; integrimi i tregjeve të transportit rrugor dhe energjisë; zhvillimi i Tregut Unik dixhital; dhe integrimin në zinxhirët e furnizimit industrial. Për shembull, vetëm pjesëmarrja në Zonën e vetme evropiane të pagesave mund të sjellë përfitime deri në 500 milionë euro në vit.
Në terma praktike, kjo përkthehet në mundësi arsimimi dhe punësimi më të bollshme dhe me cilësi më të lartë, përvoja udhëtimi më të buta dhe më të sigurta, perspektiva të përmirësuara të biznesit, procese të thjeshta, mundësi investimi në rritje dhe eksporte të lehtësuara, ndër përfitime të tjera.
Por ky është një proces sfidues, i cili nuk do të jetë i lehtë për askënd. Tani për tani, administratat përkatëse të Ballkanit Perëndimor janë duke punuar në dy rryma paralele: së pari, axhendat e tyre kombëtare të reformave që potencialisht do të çonin përpara rrugën e tyre në politikat e BE-së për hyrjen në faza; dhe së dyti, thellimi i integrimit ekonomik rajonal ndërmjet tyre, i cili është një parakusht për të hyrë në tregun e vetëm të BE-së.
Ndërsa Komisioni Evropian përcakton fushat prioritare për ref Ndërsa Komisioni Evropian përcakton fushat prioritare për reformat kombëtare, zhvillimi i një tregu të përbashkët rajonal funksional brenda Ballkanit Perëndimor mbetet një punë në progres. Kjo përpjekje përfaqëson një nismë të vërtetë rajonale, e drejtuar nga vizioni kolektiv i bashkëpunimit dhe integrimit më të ngushtë brenda rajonit gjatë katër viteve të ardhshme. Të dyja këto përpjekje konvergojnë drejt qëllimit strategjik gjithëpërfshirës për shoqërim më të ngushtë me BE-në dhe tregun e saj të vetëm.
EWB: Ju keni njoftuar se RCC po punon për një plan të ri veprimi për tregun e përbashkët rajonal. Si e vlerësoni përmbushjen e planit të mëparshëm të veprimit dhe cilat do të veçonit si prioritete që duhet të përfshihen në Planin e ri të Veprimit?
MB: Bashkëpunimi rajonal ka pasur një ndikim të rëndësishëm në të gjithë rajonin tonë, veçanërisht përmes zbatimit të Tregut të Përbashkët Rajonal. Nga tetori i kaluar tarifat e roaming me BE-në janë dukshëm më të ulëta, duke e bërë udhëtimin më të përballueshëm për qytetarët tanë dhe duke i kursyer ata faturat e larta të telefonit. Gjithashtu, janë nënshkruar katër marrëveshje mobiliteti, të cilat mundësojnë njohje reciproke të kualifikimeve profesionale për 7 profesione, si dhe qarkullim më të lehtë të studentëve në rajonin tonë me procedura më të thjeshta për njohjen e diplomave që prek studentët e më shumë se 70 Universiteteve në rajon. Korsitë e gjelbra për të cilat rajoni u pajtua gjatë pandemisë mundësoi furnizim të pandërprerë me ilaçe dhe ushqime në rajon, dhe tashmë të zgjatura në periudhën pas pandemisë po shkurtojnë ndjeshëm kohën e pritjes në pikat kufitare.
Ndërsa rezultatet janë premtuese, fokusi ynë në bashkëpunimin rajonal duhet të intensifikohet pasi perspektivat tona të ardhshme janë thellësisht të ndërthurura me të. Suksesi i Tregut të Përbashkët Rajonal varet nga funksionimi i qetë, pa mosmarrëveshje rajonale, pasi ai shërben si një kanal për tregun e vetëm të BE-së.
Duke parë përpara, vazhdimi i Planit të Veprimit CRM, i referuar si CRM2 në këtë fazë, duhet t’i japë përparësi masave që forcojnë katër liritë dhe nxisin rritjen e qëndrueshme ekonomike. Kjo përfshin tërheqjen e investimeve të huaja, lehtësimin e tregtisë brenda rajonit dhe ndërmjet BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, avancimin e dixhitalizimit, përmirësimin e sektorit të shërbimeve dhe lehtësimin e lëvizjes së njerëzve.
Ne parashikojmë që deri në fund të marsit qeveritë e Ballkanit Perëndimor të identifikojnë zona të reja potenciale për fazën e dytë. Deri më tani, janë thirrur dy takime të nivelit të lartë për të diskutuar përfitimet e Planit të Rritjes, ndërsa takimi i radhës është planifikuar për 16 maj në Podgoricë.
Pas konsultimeve të gjera me ekonomitë e Ballkanit Perëndimor, partnerët rajonalë dhe palët e interesuara, qëllimi ynë është që faza e re e Planit të Veprimit CRM të miratohet nga udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor në Samitin e ardhshëm të Procesit të Berlinit më 14 tetor. Kjo përpjekje bashkëpunuese nënvizon angazhimin tonë për arritjen e potencialit të plotë të bashkëpunimit rajonal për të mirën e të gjithë aktorëve të përfshirë.
EWB: Bosnja dhe Hercegovina është ende i vetmi vend që nuk e ka ratifikuar marrëveshjen për udhëtimin me karta identiteti. A ka ndonjë tregues se kur do të ratifikohet kjo marrëveshje? Si ndikojnë krizat e brendshme politike në vendet e Ballkanit Perëndimor, si dhe problemet rajonale, veçanërisht ngërçi në dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, në procesin e krijimit të Tregut të Përbashkët Rajonal?
MB: Është një realitet fatkeq në rajonin tonë që arritja e konsensusit mund të jetë sfiduese, duke pasur parasysh perspektivat tona të ndryshme. Megjithatë, është thelbësore të pranohet se megjithëse mund të mos shohim sy për sy në çdo gjë, ka shumë fusha të përbashkëta që nuk duhet të errësohen nga mosmarrëveshjet.
Në takimin e liderëve në janar në Shkup, dhe më vonë përsëri në Tiranë, është shprehur një konsensus i qartë për rëndësinë e zbatimit të masave të dakorduara pa pengesa. Është thelbësore të sigurohet që marrëveshjet e arritura me vështirësi të mbahen, pavarësisht nga mosmarrëveshjet.
Për këtë qëllim, Komisioni Evropian po eksploron në mënyrë aktive mekanizma për të parandaluar bllokimet. Ata që përpiqen të pengojnë përparimin mund ta gjejnë veten në disavantazh, pasi pengimi i progresit rajonal mund të rezultojë në humbjen e fondeve shumë të nevojshme. Në të kundërt, të tjerët mund të vazhdojnë pa pengesa.
Me kohën që është thelbësore për rajonin tonë, ne nuk mund të përballojmë më ngërçe dhe bllokime të vazhdueshme. Qëndrimi i ndenjur kur përparimi është i domosdoshëm i vë në rrezik synimet tona. Është jetike që ne të përpiqemi kolektivisht për avancim përpara se të përballemi me sfida të mëtejshme në rrugë.
EWB: Si e vlerësoni rolin e organizatave të shoqërisë civile në promovimin e bashkëpunimit rajonal dhe integrimit më të mirë të rajonit? Sa e rëndësishme është të merren parasysh rekomandimet që shoqëria civile u jep vendeve të rajonit dhe institucioneve evropiane në lidhje me Procesin e Berlinit?
MB: Si Sekretar i Përgjithshëm i një organizate ndërqeveritare, që është RCC, fokusi im kryesor është lehtësimi i dialogut dhe bashkëpunimit ndërmjet qeverive brenda rajonit. Ndërsa organizatat e shoqërisë civile padyshim luajnë një rol vendimtar në promovimin e bashkëpunimit dhe integrimit rajonal, nuk është në kompetencën time të vlerësoj kontributet e tyre specifike.
Thënë kështu, unë e pranoj rëndësinë e angazhimit me shoqërinë civile dhe shqyrtimit serioz të rekomandimeve të tyre. Organizatat e shoqërisë civile shpesh ofrojnë njohuri dhe perspektiva të vlefshme që plotësojnë përpjekjet e qeverive dhe institucioneve si RCC. Kontributi i tyre mund të ndihmojë në formimin e politikave dhe iniciativave nën korniza të tilla si Procesi i Berlinit, duke çuar përfundimisht në një bashkëpunim rajonal më gjithëpërfshirës dhe efektiv.
Ndonëse mund të mos e vlerësoj drejtpërdrejt rolin e shoqërisë civile, besoj se është thelbësore të nxitet një mjedis ku zëri i tyre dëgjohet dhe rekomandimet e tyre merren parasysh si nga qeveritë rajonale ashtu edhe nga institucionet evropiane të përfshira në nisma si Procesi i Berlinit. Bashkëpunimi ndërmjet qeverive dhe shoqërisë civile është jetik për arritjen e synimeve tona të përbashkëta për bashkëpunim dhe integrim më të madh rajonal.
Kryeministri Kurti takoi emisarin e Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin
Prishtinë, 21 mars 2024
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u prit nga Përfaqësuesi i Posaçëm i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, në një mëngjes pune në Rezidencën e Ambasadorit të Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde.
Bashkëpunimi rajonal dhe integrimi ekonomik mes vendeve të Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit si dhe përgatitjet për Samitin e radhës të Procesit të Berlinit i cili këtë vit shënon dhjetë vjetorin e tij, ishin temë qendrore e diskutimit.
Kryeministri e falënderoi z. Sarrazin për bashkëpunimin e mirë, kontributin dhe rolin e tij në forcimin e marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe Gjermanisë, si dhe në avancimin e bashkëpunimit rajonal.
Kryeministri theksoi që Republika e Kosovës është e përkushtuar dhe interesuar për fqinjësi të mirë, avancim demokratik dhe progres socio-ekonomik në rajon ku qytetarët janë përfituesit përfundimtarë dhe shtoi rëndësinë e zbatimit të shpejtë dhe të plotë të marrëveshjeve që janë arritur në Procesin e Berlinit e të cilat rrisin mobilitetin e qytetarëve dhe mundësitë për zhvillim.
Premijer Kurti se sastao sa nemačkim izaslanikom za Zapadni Balkan, Manuelom Sarazinom
Priština, 21. mart 2024
Premijera Republike Kosovo, Albin Kurti, primio je specijalni predstavnik Nemačke za Zapadni Balkan, Manuel Sarrazin na radnom doručku u Rezidenciji nemačkog ambasadora na Kosovu, Jorna Rohdea.
Centralne teme razgovora bile su regionalna saradnja i ekonomska integracija zemalja Zapadnog Balkana u okviru Berlinskog procesa, kao i pripreme za naredni Samit Berlinskog procesa, koji ove godine obeležava desetogodišnjicu.
Premijer je zahvalio g. Sarazina za dobru saradnju, njegov doprinos i ulogu u jačanju odnosa između Republike Kosovo i Nemačke kao i unapređenju regionalne saradnje.
Premijer je istakao da je Republika Kosovo posvećena i zainteresovana za dobrosusedstvo, demokratski napredak i socio-ekonomski napredak u regionu gde su građani krajnji korisnici i dodao značaj brze i potpune implementacije sporazuma postignutih u Berlinskom procesu koje povećavaju mobilnost građana i mogućnosti za razvoj.






