Kreu Blog Faqe 850

Guximi i Presidentes Vjosa Osmani dhe heshtja qyqare e opozitës!

2

Florim Zeqa

Me guximin rugovian, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kundërshtuar pohimin e ambasadorit amerikan në Beograd, Christopher Hill, se Serbia është më pranë NATO-s se Kosova. Osmani tha se kushdo që e konsideron Serbinë afër NATO-s ofendon jo vetëm çdo shtet demokratik por edhe të gjitha viktimat e Serbisë së Millosheviqit.

Heshtja qyqare e opozitës

Deklarata e Presidentes: “Serbia është shtet që kurrë nuk është ballafaquar me të kaluarën e saj gjenocidiale. Është një shtet i cili ka kryer gjenocid, ka kryer krime kundër njerëzimit dhe është një shtet që ka kryer krime lufte dhe akoma fle mbi varreza masive. Kështu që më lejoni të them troç, kushdo që e konsideron Serbinë si një shtet që është afër NATO-s, nuk e ofendon vetëm çdo shtet demokratik që po bën hapa konkret drejt anëtarësimit në NATO, por njëkohësisht është duke i ofenduar viktimat e Serbisë së Millosheviqit e cila është njëjtë sot sikurse ka qenë para disa dekadave”, e cila erdhi pas një pas një interviste të ambasadorit amerikan në Serbi, Kristofer Hill, gjatë një interviste për transmetuesin publik serb, ku ai deklaroi se; “Aktualisht Serbia është më pranë aleancës ushtarake perëndimore sesa Kosova, duke thënë se NATO-ja punon çdo ditë me ushtrinë serbe, mban trajnime dhe ushtrime”.

Për habi, askush nga spektri politik vendor nuk doli në përkrahje të kundërshtimeve të Presidentes Vjosa Osmani ndaj ambasadorit amerikan në Beograd!

Kjo heshtje qyqare e spektrit politik dhe e opozitës në veçanti e dëshmon mungesën e seriozitetit dhe vizionit politik, e tregon nivelit e ulët të politik-bërjes dhe servilitetin e skajshëm ndaj faktorit ndërkombëtar.

Përkrahja e Presidentes në rastin në fjalë do të ishte përkrahje e drejtëpërdrejt e shtetit të Kosovës në raport me politikën antishtetërore të disa zyrtarëve perëndimor, të cilët haptas kanë dalë në mbështetje të Serbisë dhe orekseve të saj grabitçare.

Për dallim nga opozita kosovare, i pari dhe mbase i vetmi deri më tani që e kundërshtojë ambasadorin Kristofer Hill, ishte kolegu i tij në Prishtinë, ambassadori Jeffrey Hovenier, i cili tha se “dëshiron të kundërshtojë të gjithë ata që bëjnë krahasime të tilla”, duke shtuar tutje se “Uashingtoni mbështet Kosovën në rrugën drejt anëtarësimit në NATO”.

Politika shtetërore bëhet me dinjitet dhe integritet të lartë njerëzorë dhe kombëtar, e jo me kauza të rrejshme dhe as me inate personale. Kur është në pyetje interesi i shtetit bien posht të gjithë flamujt partiak. Shteti mbi të gjitha partitë dhe ideologjitë.

Idriz Lamaj: “Rinia shqiptare në mërgim” – Revista e harruar e viteve ’70-të

Nga Idriz Lamaj
  • Studiues, analist dhe ish-gazetar i Zërit të Amerikës

Telegraf.al / Publicistika e shqiptarëve të Amerikës është thesar i çmuar për analizimin e zhvillimeve historike të popullit shqiptar në atdheun etnik dhe të veprimtarisë të mërgimtarëve shqiptaro-amerikan në ShBA. Që nga fillimi i shekullit të kaluar deri më sot, mërgimtarët shqiptarë në këtë vend botuan me dhjetra gazeta e revista të ndryshme. Veprimtarët e kësaj fushe ishin intelektualë idealist, të cilët botuan gazeta e revista me mundin dhe shpenzimet e tyre dhe të pak miqve e bashkpunëtorëve të ngushtë, që mund të kishin. Me kalimin e kohës zhduken gjurmët e botimeve të tyre, me përjashtim të gazetës “Dielli”, që botohet prej 102 vitesh. Dy dekadat e fundit, si shkak i zhvillimeve historike në Kosovë e Shqipëri, botohen në New York gazetat “Illyria” dhe “Bota Sot”.

Nr. I –Janar-Mars, 1972

Në fillim të viteve ’70-të Frank Shkreli filloi botimin e revistës “Rinija Shqiptare në Mërgim”. Dalja e kësaj reviste në qarkullim fillon në një kohë ndryshimesh të dukshme politike kombëtare e ndërkombëtare. Marrdhëniet midis Prishtinës dhe Tiranës në vitet ‘70-të, përveç rëndësisë kulturore, sollën dhe forcimin e fushatës politike të komunizmit kundër nacionalizmit shqiptar në mërgim. Propaganda politike e regjimit komunist të Tiranës ndikoi thellë në rininë shqiptare të Kosovës. Për herë të parë pas Luftës së Dytë Botërore, në mjetet e informimit të Kosovës (në gazeta e revista) filloi një lloj fushatë e dukshme politike-ideologjike kundër mërgatës nacionaliste shqiptare, kundër klerit katolik shqiptar, dhe kundër “imperializmit amerikan”. Kishte dhe intelektualë e mërgimtarë, të pjekur nga mosha, ish të persekutuar politikë, të vuajtur në kampet e punës së detyruar dhe burgjet e regjimit komunist të Shqipërisë, të cilët, në atë periudhë, zbutën qëndrimin e tyre kundër komunizmit. Ndikimi i propagandës komuniste në mërgim shikohet në shkrimet e tyre, ku herë pas here, bëjnë fjalë për “përparimet e mëdha në fushën e arsimit dhe të ekonomisë” në Shqipëri. Në anën tjetër, përfundimi i luftës në Vietnam dhe tërheqja e forcave amerikane nga ai vend turbulloi mendjet e shumë qarqeve universitare amerikane, sidomos të profesorëve dhe studentëve, duke paraqitur komunizmin si një lloj ideologjie jo të keqe. Në atë dekadë lëkundjesh të thella politike kombëtare e ndërkombëtare, Frank Shkreli (në moshën 22-vjeçare) filloi botimin e revistës “Rinia Shqiptare në Mërgim”. Në janar 1972, doli në New York numri i parë i saj duke filluar me këtë editorial:

” Tue bisedue me njanin para disa kohe, m’thotë:- Kur njeriu jeton i lirë, i gëzon të drejtat me shkrue, me u shpreh dhe me mendue lirisht, asht mëkat që mos me çfrytëzue këtë liri, për të mirën tonë, të Kombit dhe të kulturës shqiptare. I trimnuem prej disa të rinjve, dhe i mbështetun në bashkëpunimin e tyne, po ia fillojmë me shtypë këtë organ të ri, të cilit ia dhamë titullin, “Rinija Shqiptare në Mërgim”.

Pse rinia jonë mos me e pasë organin e vet, ku do të çfaqshin mendimet e tyne ashtu si mendojnë ata, lirisht pa i udhnue dikush tjetër, sigurisht tue shique punën e të vjetërve, tue pranue çka asht e mirë dhe e suksesshme tue u largue atyne që munden me damtue”? Asht e nevojshme pra që të fillojmë vet.

E dijmë se ndokush ndoshta, ka me u bindë, s’kanë me marrë këtë punë seriozisht, kanë me na quejtë t’pa aftë për këte ndërmarrje. Na i dijmë mundësitë dhe aftësitë tona. Nuk janë të mëdha, por janë të mjaftueshme. Edhe na do t’bajmë çmos që me ndej në rrethin tonë. E pranojmë kritikën, por ajo duhet me qenë e shëndoshë, me karakter ndërtues dhe qëllime të mira. Iu lutem lexuesve tonë, e kryesisht atyne që janë në gjendje nga penda, me na dhanë direktiva, udhëzime, me na ndihmue në këtë çashtje. Si thamë ma nalt me karakter ndërtues, gjithmonë janë të mirëpritura. E dijmë se çdo fillim asht i vështirë, por na besojmë me ndihmesën e Zotit, në fuqitë tona dhe në vullnetin e popullit. Na nuk jemi kah e bajmë këtë as me i qitë za vedit, as me ulë ose mposht’ veprimin e ndokujt deri tash. Jo! Përkundrazi, jemi mirënjoftësa dhe e çmojmë veprimtarinë e tyne. Pra, mos na keqkuptoni, por na ndihmoni! (“Bisedime shoqnore”, R. SH. M. Faqe 1, nr. 1).” Në të njëjtin numër (f 3), botuesi sjell shkrimin me titull “Shqipnija Etnike”, ku midis të tjerash shkruan: “Ndeshja vigane e Fuqive të Mëdha, tue ndërrue aty- këtu hartën e Evropës, e ma veçanërisht hartën e Ballkanit, ka ringjallë edhe nji herë çështjen e pavarësisë të të gjithë kombeve, si të mëdhaja si të vogla, e çështjen e kufijve të tyne; çështje e randësishme e delikate nga të cilat mvaret ajo ardhmëni lirie, drejtësie e paqeje, e cila ashtë dëshira ma e flakët e mbarë gjinisë njerëzore.”

Sipas këtij artikulli çështja e pavarësisë dhe e kufijve nuk është vetëm një çështje drejtpeshimi politik, por edhe një çështje morale e juridike. Dhe, problemi kryesor për ne shqiptarët dhe për atdhenë tonë asht: “Shqipnija, e cila kërkon rimëkambjen e pavarësisë politike brenda kufijve etnik të saj. Shqipnija, e cila kërkon Çamërinë, Manastirin e rrethet e tij, Kosovën, Tivarin, Ulqinin, Plavën, Gucinë, Tregun e Ri dhe Shkupin me rrethe; Shqipnija e ka me tagër këtë pamvarësi e mbi të gjitha këto vende.”

Në këtë artikull të ngjeshur shkruhet se kërkesat e shqiptarëve janë të mbështetura mbi argumentet më të forta, më të shëndosha dhe më të pakundërshtueshme. Në fund, kritikon ashpër regjimin komunist të Tiranës, për të cilin shkruan se”. flet para Kombeve të Bashkuara për të drejtat e popullit të madh kinez si ma përpara për të drejtat e popullit të madh rus, ndërsa çashtjen e Kosovës se zë n’gojë sepse atë ua ka falë sllavëve.”

Përgjegjësi i revistës për të dokumentuar pazarllëkun politik të hierarkisë politike të komunistëve shqiptarë dhe sjelljen e tyre në pushtet nga serbo-malazezët, shkruan:” Po biem disa pjesë letrash që Enveri me shokë kanë shëndrrue me “miqtë” e tyne jugosllav. Enver Hoxha në letrën dërgue Titos, me 23 shtator 1944, përpos tjerash shkruan: “Vija e drejtë dhe e kjartë e Partisë Komuniste heroike të Jugosllavisë nuk ka qenë për ne vetëm dritë, e cila ndriçon rrugën tonë, por njëkohësisht ka qenë një mbështetje e fortë. Dy partitë tona kanë vu në themel vllaznimin e t’dy popujve tonë. Partia e jonë ndihet e fuqishme, sepse bri saj asht Partia e madhe e Jugosllavisë dhe udhëheqësi i saj i urtë Mareshalli Tito.

Enveri i shkruen Mugoshës, të cilit nuk ka mund t’i zbulojë dot as emrin e vërtetë, derisa Dushani u kthye në Jugosllavi përgjithmonë. Prej kësaj shifet se sa besnik kanë qenë Enveri me shokë për serbomadhin Dushan, saqë as emnin e vërtetë nuk ua ka kallxue; ata njohin me emën Dushanin si Salë. Enveri i shkruen Aliut (Miladin Popoviqi, shën IL) qenkesh ma i fortë se ne. Do të fillojmë një kurs të vogël biçim konferencash me këto tema: Lufta imperialiste e parë dhe e dyta-luftë e drejtë dhe padrejtë”. Luftë e drejtë dhe e pa drejtë, fakt që asht realizue mbi popullin shqiptar tash ma se 25 vjet; padrejtësia asht përdorë dhe përdoret edhe tash në Shqipni. Asht e nevojshme dhe e drejtë që dikur regjimi komunist të fillojë të përdorë drejtësinë.”(R.SH. M. N.3, fq 2-3)

Në atë kryeartikull të gjatë redaksional ai sjell edhe paragrafe letrash të Hysni Kapos, Koçi Xoxes dhe servilëve të tjerë serbo-malazezëve të cilët i sollën në pushtet në sajë të luftës civile vëllavrasëse që krijuan në Shqipëri vetëm për të mbajtur Kosovën dhe territoret e tjera nën thundrën e tyre pushtuese dhe popullin shqiptar të izoluar, të poshtruar, të shtypur dhe të varfër.

Në numrat 2 dhe 3, Shkreli sjell në revistën e tij reagime të ashpra kundër gazetarëve Ali Sutaj, Jusuf Ferizi dhe Ragip Beqaj. Ata kishin filluar një fushatë të fortë kundër emigracionit shqiptar dhe veprimtarisë të Klerit Katolik në gazetën “Rilindja” të Prishtinës. Shkrimet e tyre nuk ishin gjë tjetër vetëm se imitim i shtypit komunist të Shqipërisë. Po të lexohen ato shkrime janë thjesht për t’i hyrë në qejf regjimit komunist të Tiranës, sepse kishte filluar komunikimi i fortë Prishtinë-Tiranë, kurse qarqeve shtetërore jugosllave, polemika të tilla kundër mërgimtarëve iu pëlqenin, sepse në ato shkrime luftoheshin përpjekjet e shqiptarëve për çështje të Kosovës dhe goditeshin figura të shquara të nacionalizmit. Ndërsa, sa i përket Klerit Katolik, politika sllavo-komuniste e ka pasur gjithmonë halë në sy.

Këtu duhet shquar fakti se edhe gazetarët e Rilindjes të akredituar pranë Kombeve të Bashkuara, në atë periudhë shkruan herë pas here kundër veprimtarisë së emigracionit shqiptar në SHBA dhe kundër qeverisë amerikane, duke e cilësuar atë edhe si shtet imperialist.

Në secilin numër të revistës z. Shkreli i kundërvihet propagandës të gazetarëve komunistë të Prishtinës dhe Tiranës në një mënyrë të pashembullt. Ai mbron nacionalizmin shqiptar në mërgim me forcën e argumenteve të forta historike, duke e quajtë luftën “nacionalclirimtare” më tepër si luftë vëllavrasëse dhe pushtimi sesa si luftë antifashiste.

Shkreli, në moshë fare të re, përveç studimeve në Universitet, shkruan, zgjedh lëndë për botim, redakton, daktilografon, përkthen, faqos, shpërndan revistën, mban korrespondencë me lexuesit e saj dhe me personalitete të penës. Në numrin 3 të revistës botohen këto dy letra:

Prof. Ernest Koliqi i shkruan:

“I dashtun Frank, “Më kanë ra në dorë si letra e jote ashtu edhe Nr. 1 i periodikut “Rinija Shqyptare në Mërgim”. Gëzohem pikë ma së pari që je mirë, që përpiqesh të ndjekish studimet e, në fund, për botimin kushtue masës së re që larg prej atdheut ka shumë nevojë t’ushqehet me shkrime të shëndoshta shqipe. Të lumtë! Asht nji fillesë plot premtime. Mbaj mend veç, fjalën e moçme:”Trimi i mirë me shokë shumë!” Avit moshatarë sa ma shumë qe mundesh. N’asht se kjo fletore tremujore do të merret edhe me letërsi, mos harro auktorë që regjimi komunist i Tiranës ka përjashtu nga historia e letërsisë shqipe. Kam pasë punë shumë në këto kohët e fundit, prandaj vonova me t’u përgjigjë”.

Të fala të përzemërta, Ernest Koliqi

Ndërsa, Prof. Rexhep Krasniqi i shkruan:

“I dashtun z.Shkreli – Sot kam marrë letrën e juej, dhe megjithë që jam i nxanun me punë të tjera, po iu përgjigjem menjiherë. Mjerisht deri më sot nuk kam pasë rast me u takue me ju, por dy gjana më kanë ra në sy në lidhje me ju. Spari që ju punoni, dhe njëkohësisht, vazhdoni mësimet shkollore, dhe tue qenë se jeni në moshë të re, kam shpresë të madhe që me kohë dhe me sakrifica, ma në fund, do të jeni në gjendje me i përfundue këto mësime, dhe kështu, me hy në radhën e shqiptarëve të pakët të kësaj kategorie në këtë vend. I kam lexue rishtas edhe dy numrat e së përkohshmes “Rinija Shqiptare në Mërgim”. Secili fillim asht i vështirë, por nga përmbajtja e artikujve që keni botue më duket se jeni në rrugë të mbarë që përputhet me moton e juej “Lux et Veritas” dhe të shpresojmë se, me kohë, broshura e juej ka me u ba nji përmbledhje e fuqive të reja të kulturës dhe të virtyteve të kombësisë shqiptare në këtë vend të lirisë dhe të përparimit.

Nr. II, Prill-Qershor, 1972

Ju falem nderës për fjalët e mira që shprehni ndaj Komitetit “Shqipëria e Lirë” dhe punës që ky komitet ka ba dhe mundohet me ba në përkrahjen e çështjeve të bashkatdhetarëve tonë në këtë vend, dhe atyne që janë robnuem nga regjimi totalitar në atdhe.

Me kaq ju dëshiroj shëndet të mirë dhe punë të mbarë, ashtu edhe Pashkët për shumë vjet e me të mira. Mbetem me nderime” – Dr. Rexhep Krasniqi

Letrat e mësipërme për z.Shkreli ishin mbështetje e madhe morale dhe vlerësim i punës së tij. Numri i katërt i revistës, krahasimisht me numrat e mëparshëm, duket më i pasur. Përveç një shkrimi të prekshëm dhe dokumentar të bashkëpunëtorit të revistës z. Ndoc Vulaj mbi jetën dhe veprimtarinë e Ndre Mjedës, z. Shkreli shkruan edhe lidhur me zhvillimet politike në SHBA dhe zgjedhjen e presidentit Nikson në mandatin 1972-1976. Aty (fq 7) është një letër në anglisht drejtuar Kolegjit Lehman me rastin e zgjedhjeve presidenciale me titull”More than ever”, në të cilën z. Shkreli i përgjigjet revistës së Kolegjit “Meridian”, e cila kishte shprehur keqardhje për rezultatin e zgjedhjeve në favor të presidentit Nikson, të ashtuqujturit sindrom vietnamez. Shkreli i përgjigjet: “Të gjithë e dimë, ose të gjithë duhet ta dimë se komunizmi është rrezik i madh për botën e lirë. Ndërlikimi amerikan në Vietnam nuk është asgjë tjetër vetëm një garanci për liri e vetvendosje të popullit vietnamez dhe shpresë për të gjitha kombet e tjera që jetojnë nën thundrën terroriste të komunizmit të të gjitha atyre kombeve”.(R.SH.M, Nr. 4 fq. 9)

Bashkëpunëtor serioz dhe mbështetës i gjithanshëm I revistës është Ndoc Vulaj, penë e mprehtë e kohës dhe studiues i fushave të ndryshme të kulturës tonë kombëtare. Një bashkëpunëtor tjetër i revistës ishte dhe Gjeto Sinishtaj. Ai e pasuroi revistën me poezi, ku shpreheshin ndjenjat për atdheun etnik dhe jeta plot dhimbje në mërgim.

Revista “Rinija Shqiptare në Mërgim” (R SH M) zë një vend të veçantë në publicistikën e emigracionit antikomunist shqiptar. Kjo është revista e parë themeluar dhe drejtuar nga një student, i cili bën përpjekje serioze për të bashkuar, organizuar dhe ngritur zërin e rinisë shqiptare në këtë vend. Një rëndësi tjetër e kësaj reviste është orientimi politik dhe historik. R.SH. M, bënë luftë pa kompromis kundër ideologjisë komuniste në përgjithësi dhe në veçanti, kundër regjimit komunist në Shqipëri. Në këtë fletore diskreditohet komunizmi në të gjitha fushat.

Në faqet e revistës R. SH.M, janë ribotuar shumë artikuj anglisht të Frank Shkrelit të botuara në revistën “Meridian”, që aso kohe e botonte universiteti ku ai kryente studimet. Po të lexohen me kujdes këta artikuj shihet se z. Shkreli mban të njëjtin qëndrim. Ai polemizohet ashpër me profesorët liberalë amerikanë duke sjellë edhe emrat e disa prej tyre, të cilët “predikonin” dhe e konsideronin komunizmin si një gjë jo të keqe, por si lëvizje punëtorësh, etj.

Shkreli mban një qëndrim të fortë konservator lidhur me këto pikpamje dhe zatën që prej asaj kohe e deri më sot ai nuk ka bërë më të voglin ndryshim ose lëshim në pikpamjet e tij. Tetë numra të revistës dolën në qarkullim, pastaj (më 1974) z. Shkreli punësohet në seksionin shqip të “Zërit të Amerikës”. Punoi në Washington më shumë se tri dekada, derisa doli në pension. Nga punëtor i ri, ai arriti të drejtojë Shërbimin Shqiptar dhe Shërbime të tjera, përfshi atë Sovjetik.

Frank Shkreli edhe sot në shkrimet e tij mbetet ai që ishte; njeri i brumosur me idealet e larta nacionaliste, studiues dhe analist i paisur me kulturë të thellë politike kombëtare dhe ndërkombëtare.

Kushedi sa shërbime i bëri Frani vendit të vet gjatë punës në Washington! 

Disa pyetje për miqtë e mi besimtarë

3
Kjo fotografi e mjegullt (e mjegullova me qëllim që të mos shihen fytyrat e personave në foto) në të cilën pjesa më e madhe e siluetave janë fëmijë nën dhjetë vjeç është bërë në një xhami në të cilën muret janë të stolisura me kaligrafi të bukur po të pakuptueshme arabe por jo edhe me një fjalë të vetme në shqip.
Unë e respektoj besimin e gjithsecilit por ama jo edhe manipulimin e fëmijëve për cilindo qëllim dhe jo për të postuar foto të fëmijëve për të treguar se sa shumë ëshët përhapur një besim apo sa përkrahje ka ai.
Duke menduar se ne duhet të kujdesemi që fëmijët tanë të arrijnë të bëhen qytetarë te denjë të këtij vendi dhe konkurrentë të moshatarëve të tyre në Europë, kam disa pyetje për juve?
1. Sa libra i keni blerë këtë vit për fëmijët apo nipërit tuaj?
2. Sa libra keni blerë për veten tuaj dhe për fëmijët apo nipërit tuaj në dy vitet e fundit?
3. Sa libra i keni në shtëpi dhe sa prej tyre janë libra për fëmijë?
4. Sa libra përrallash ua keni blerë fëmijëve dhe nipërve tuaj?
5. Sa herë gjatë këtij viti i keni pyetur fëmijët tuaj apo nipërit tuaj nëse nga shkolla kanë marrë obligim që ta lexojnë një libër?
6. Sa herë gjatë vitit të fundit apo gjatë dy viteve të fundit jeni ulur dhe ua keni lexuar një libër fëmijëve apo nipërve tuaj?
7. Sa herë në vit keni kërkuar nga fëmijët e nipërit tuaj që t’ju flasin për librat që kanë lexuar?
8. Sa herë gjatë këtij viti ua keni lexuar apo rrëfyer fëmijëve tuaj të vegjël apo nipërve tuaj një përrallë?
9. Sa herë i keni kontrolluar fëmijët tuaj apo nipërit tuaj nëse ata dinë të lexojnë dhe e kuptojnë atë që e lexojnë?
10. Sa herë me fëmijët tuaj apo nipërit tuaj keni folur për figurat heroike kombëtare?
11. Sa herë keni folur me fëmijët apo nipërit tuaj për Skënderbeun?
12. A e dinë fëmijët apo nipërit tuaj kush janë Naimi, Konica, Fishta dhe Migjeni?
13. A ua keni mësuar fëmijëve dhe nipërve tuaj himnin e flamurit dhe a e keni kënduar ndonjëherë me ta këtë himn?
14. A keni kërkuar nga shkolla dhe mësuesit e fëmijëve tuaj që ata të bëjnë më shumë për fëmijët tuaj?
15. Sa herë ua keni treguar fëmijëve tuaj se në këtë botë, mbi të gjitha, është atdheu, kultura dhe tradita kombëtare shqiptare e ngritur dhe e ndërtuar me shekuj?
16. A e dinë fëmijët tuaj se Skënderbeu, Ismail Qemali, Naim Frashëri, Gjergj Fishta, Asdreni, Konica, Luigj Gurakuqi, Fan Noli, De Rada, Shtjefen Gjeqovi, Mbreti Zog dhe figurat tjera kombëtare iu përkasin besimeve të ndryshme por të gjithë janë shqiptarë.
17. A i dinë përmendësh fëmijët tuaj poezitë për Flamurin dhe Gjuhën shqipe që i kanë shkruar Naim Frashëri, Asdreni, Fishta apo n donjë’ poet tjetër?
Për sonte kam vetëm këto pyetje dhe përgjigja do të duhej të ishte ‘PO’ në të gjitha pyetjet për të gjithë ju prindër dhe gjyshër të fëmijëve nën 18 vjeç. Nëse deri në moshën 18 vjeç nuk i keni bërë të gjitha këto, keni dështuar në ndërtimin e personalitetit të plotë të fëmijëve e nipërve tuaj.
Mos lejoni këdo qoftë që të manipulojë me ta. Mundësojuani atyre një zhvillim normal dhe mundohuni që të bëhen qytetarë të botës me identitet dhe kulturë europiane.
Kur të bëhen të tillë, ata do ta vlerësojnë besimin në Zot dhe Atdheun!
Ditëve që vijnë kam edhe qindra pyetje për juve dhe veten time.
Për sonte, kaq!

“Shqiptarët” e baba Dovletit shkuan me dëshirë si qeni në rrush në Çanakkale Savaşı (Betejën e Çanakalasë)

Klajd Kapinova, New York

Ndonëse me vonesë, ka ardhur koha dhe momenti i duhur historik, për të bërë sa më parë dhe sa më mirë, me ndërgjegje të lartë personale dhe kolektive (brenda komunitetëve dhe grupmoshave në nivelet e ndryshme të shkollave) në gjerësi dhe thellësi: De-erdoganizmin dhe De-otomanizimin e Qeverisë Kuislinge Neo-Otomane të Shalgjatit; De-otomanizimin e Universitetit mbushur me “profesor” dhe “studentë” neo-otomanistë të Shkodrës; De-otomanizimin e domosdoshëm të lagjeve, rrugicave, shkollave, qendrave kulturore, objekteve fetare, “bamirëse” etj., por mbi të gjitha të Bashkisë së qytetit verior; De-otomanizimin dhe pastrimin e vazhdueshëm të ambientëve publike fatkeqsisht dhe turpërisht të Shkodrës… Ky është turp, mjerim dhe shpërlarje fatkeqsisht e madhe non stop e atyre pak vatrave të trurit të ngrirë, që u kanë mbetur gjallë, pikërisht atyre kolonëve apo mbetjeve të huaja otomane, që bëjnë dhe mbështesin provokime të mirëfillta antishqiptare…

“LUFTA E ÇANAKALASË NË SHKODËR!? Lufta e Çanakalas, ose beteja e Gallipolit në prill 1915 deri më 9 janar 1916 në Turqi, nga njëra anë luftonin ushtritë angleze dhe franceze dhe në anën tjetër luftonte ushtria osmane me ndihmë nga Austro-Hungaria dhe Gjermania. Në këtë beteje, pësuan vdekjen, pa ndonjë arsye të logjikshme tragjikisht rreth 25.000 shqiptar, kryesisht të shpërngulur dhunshëm para vitit 1912 në Turqi dhe të tjerë të organizuar nga disa qytete të trojeve arbërore. Me këtë rast në rolin e një intelektuali, shtrojë pyetjen, perse na u dashka kjo ngjarje nga Ambasada Turke të përkujtohej në Shkodër e pikërisht të përkujtimorja e komandantit pushtues, Hasan Riza Pasha, e ngritur para disa viteve në mënyrë enigmatike!? Përgjigjen i takon ta jap Ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë dhe pushteti lokal në Shkodër!” Dom dr. Nikë Ukgjini (Fakebook)

“I urrej viktimat, që respektojnë çmendurisht ekzekutorët e tyre.”  – Sartri

A ka lagje apo territor në zonat periferike të qytetit të Shkodrës, që quhen me emrin apo topinimin e mirëfilltë otoman islam Çanakala!?

Ku ndodhet ai në hartën e qytetit të Shkodrës!?

Cila është historia e origjinës së vendosjes së këtij emëri dhe pse pikërisht sot ky absurd otoman islam përkujtohet si provokim i hapur në qytetin dhe popullin tonë që nuk ka asnjë lidhje me Turqinë!?
A është ky një kërcënim i hapur publik i programuar me paramendim si pjesë e propagandës së mirëfilltë të ringjalljes banale dhe pervese të neo-otomanizmimit dhe erdoganizimit sot me profil dhe motive radikale politike xhihadiste otomane nga Ambasada e Turqisë (Neo-Otomane) që fatkeqsisht e mjerisht vegjeton tek shpërthen me shqelma herë pas here me provokime të tilla turpi kundër nesh në Tiranë, Shkodër e gjetkë, duke nxitur dhe promovuar provokime të hapura fyese antishqiptare, ndaj historisë së qytetit të Gentit dhe Teutës dhe vendlindjes sonë Shqipërisë!?
Përse Qeveria e kuqe e Erdoganit III në Tiranë, Ministria e Kulturës, Akademia e Shkencave Neo-Marksiste dhe Presidenti i Shqipërisë as mish as peshk, nuk largojnë nga Shqipëria si Persona Non Grata të gjithë personelin diplomatik të Ambasadës Turke (Neo-Otomane) në Tiranë, e cila vazhdimisht po bën provokime dhe propagandë të mirëfilltë radikale otomane islamike të periudhës më të errët dhe më të përgjakshme antishqiptare të sundimit të ish Perandorisë Xhihadiste Islame Otomane, e cila për 700 vjet fatkeqsisht ka bërë krime masive në seri dhe Genocid sistematik, kundër trojeve të Arbërit dhe popullit tonë!?
Kur dhe kush e vendosi këte emër dhe pse pikërisht në trojet e Arbërit dhe qytetin tonë të lashtë martir!?
Nese nuk ka një emërim të tillë sot me bazë historike, atëherë pse duhet të rimblidheni vazhdimisht në emër të universitetit shtetëror apo qendrave oromane fetare dhe laik të gjithë ju dhe të diskutoni si budallenj otoman islam për një ngjarje apo histori që nuk është e jona, duke bërë me ndërgjegje de-shqiptarizimin e popullit dhe taksapaguesve mjeranë dhe naiv studentë!?

Po cila është historia e vërtetë e vetëvrasjes apo xhihadit masiv si mish për top për arsye fetare islame të fanatikëve shqiptarë!?

Historia e vetëvrasjes masive me dëshirë për Turqinë apo e fatit tragjik të shkuarjes si mish për top të shqiptarëve radikal muslimanë në Betejën e Çanakalasë të viteve 1915-1916!?
Pse ende sot fatkeqsisht në cdo varrezë të tyre atje ku ndodhen mbi varr kanë vetëm flamurin islam otoman dhe jo atë shqiptar, kur dihet se ata ishin arnaut!?
Kujtojmë, se Shqipëria me trojet e saj etnike asokohe kishte 3 vjet (28 nëntor 1912), që ishte shpall shtet i pavarur formalisht nga Perandoria Xhihadiste Islame Otomane, pra, para fillimit të luftës në fjalë nga vetë ish ligjvënësi i Parlamentit perandorak kalifatist otoman islam Ismail Bej Qemali etj.
Fatkeqsisht historia e shqiptarëve haxhiqamilas fanatik islamik, u përsërit edhe në shekullin XXI, kur shumë burra muslimanë me gratë dhe fëmijët e gjinit e të rritur analfabet (naiv dhe të pafajshëm) nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, shkuan në Iraq dhe Siri, për t’iu bashkuar si mish për top luftës radikale fetare islamike (jihad), për shtetin islamik apo sikurse njihej asokohe ISIS dhe si zakonisht lanë lesht peng aty ose me saktë lanë fatmirësisht kockat e tyre pa asnjë vlerë dhe mirënjohje nga askush…
Asokohe në Betejën e Përgjakshme të Çanakalasë, u vranë fatmirësisht me vetëdije dhe për mend e kresë mangut mbi 25 mijë shqiptarë trushpërlarë muhamedanë.
Rikujtoj nga burimet enciklopedike historike britanike dhe të tjera europiane, se ajo ishte realisht një nga betejat më të madhe e të përgjashme në kohën e Luftës së Parë Botërore, ku nga njëra anë luftonin ushtritë angleze dhe franceze dhe në anën tjetër ishte ushtria (e dekompozuar e asaj cfarë kishte mbetur nga periudha otomane islame) turke me ndihmë të austro-hungarezëve dhe gjermanëve, në të cilën u vranë 25 mijë budallenj, që ishin si zakonisht vullnetarët trushperlarë arnautë ose 10% e të gjithë viktimave, që shkuan për lesh asokohe, të manipuluar dhe të komanduar nga babai i Turqisë Mustafa Kemal Ataturku.
Beteja në fjalë, ishte mes dy ushtrive jo të barabartë në numër dhe armatime, ku në njërën anë ishte armata e bashkuar e Antantës, ku sikurse dihet bënin pjesë ushtarët anglezë, zelandezë, australianë, etj., dhe në anën tjetër Divizoni 19 i ushtrisë islame turke, i përbërë kryesisht nga shqiptarët fanatik (haxhiqamilistë) muhamedanë të Rumelisë, të mobilizuar me dëshirë, ku si sherrbudall e pa tru flijuen jetën e tyre boshe dhe pa vlerë për islamin (si shehi) dhe baba Dovletin e tyre.
Sikurse dihet gjeografikisht Ngushtica e Dardanelëve, është një kanal i gjatë detar, që ndan Evropën prej Azisë së Vogël, e cila ka histori mijëvjeçare e mbushur historikisht me shumë mite dhe legjenda. Në këte ngushticë shtrihen gjithashtu edhe brigjet e Gadishullit të Galibolusit në anën e Evropës dhe asaj të Peninsulës në pjesën aziatike nga më të lashtat.
Nga historia mësojmë se këtu është edhe Troja legjendare (Lufta e Trojës rreth viteve 1235-1225 para Krishtit, në mes akejëve helenë dhe trojanëve dhe aleatëve të saj, paionëve, dardanëve, etj.)
Në fund të korrikut të vitit 1914 në Europën Juglindore (Ballkan) do shpërthej Lufta e Parë Botërore. Turqia, në atë kohë ndodhej në një gjendje të rëndë ekonomike, financiare dhe politike, mbasi ende nuk ishte shkëputur përfundimisht nga sundimi i keq islamik perandorak i sulltanit dhe kalifatit radikal islamik të tij. Më 28 korrik, Austro-Hungaria i shpalli luftë Serbisë.
Në ditët e para të gushtit të vitit 1914, konflikti austro-serb u shndërrua në një luftë botërore, midis Gjermanisë e Austro-Hungarisë nga njëra anë dhe Anglisë, Francës dhe Rusisë nga ana tjetër. Asokohe Turqia, ishte rreshtuar në anën e Gjermanisë dhe Austro-Hungarisë.
Më 25 prill 1915, do të zhvillohej njëra ndër betejat më të përgjakshme deri atëherë e quajtur në historinë e Europës si Beteja e Çanakalasë. Babai i Turqisë moderne asokohe Mustafë Q(K)emal Ataturku komandonte Divizionin e 19 të redifëve fanatik islam shqiptarë, që ishin me shumicë nga trojet shqiptare si: Presheva, Kumanova, Shkupi, Manastiri, Ohri, Peja, Gjakova, Vlora, Elbasani etj., ku fatkeqsisht e kalonin numrin prej 25.000 ushtarëve islam vullnetarë.
Beteja, do të përfundonte më 9 janar 1916, kur anglezët dhe francezët e kuptuan se në këte betejë të madhe nuk mund të fitonin dhe u larguan me humbje të mëdha nga Çanakalaja dhe ngushtica e Dardaneleve.
Sipas disa statistikave në Betejën e Çanakalasë, mendohet se morën pjesë mbi 500.000 ushtarë nga të cilët jetën e humbën 260 mijë prej tyre. Beteja e Çanakalasë ishte një fitore e madhe për Mustafa Kemal Ataturkun dhe Turqinë, por nga ana e tjetër ishte dhe një humbje e madhe historike në njerëz apo muhamedanëve radikal “shqiptarë” të vrarë me dëshirë, sikurse njëkohsisht edhe një humbje e madhe e tyre për përkrahjen europiane për ne, që historikisht dhe fatkeqsisht duan më shumë islamin otoman, se sa jetën e dhënë nga Zoti, fatkeqsi kjo e madhe mendore e cila do të na shoqëroj si mallkim historikisht deri më sot…
Historiani otomanolog dr. Ibrahim Krosi, në librin e tij: “Qemal Ataturku dhe Shqiptarët“, shkruan, se: “Divizioni i 19 i Armatës së Turqisë në Betejën e Çanakales komanduar nga komandanti Mustafa Qemali, sipas dëshmive të studjuesve dhe historianëve përbëhej kryesisht nga shqiptarët muslimanë”.
Sipas të dhënave në luftën e Çanakalasë, mendohet se kanë marrë pjesë mijëra shqiptarë fanatikë muslimanë pothuajse nga të gjitha viset etnike, sepse në vitin 1915, edhe pse ishte shpallur shteti i pavarur shqiptar forcat ushtarake të Perandorisë Xhihadiste Islame Otomane vazhdonin fatkeqsisht të ishin kudo të pranishëm në katër vilajetet shqiptare, ashtu sikurse edhe shumë kolonë etnik otomanë e arab etj., të vendosur ndër shekuj sikurse edhe pakicat e boshnjakëve muslimanë.
Është një e vërtetë e pamohueshme, se shumë shqiptarë muslimanë si adhurues të flaktë të baba Dovletit (Sulltanit dhe Perandorisë së tij), ishin mobilizuar me dëshirë të plotë dhe falas, për të shkuar si qeni në rrush, për të mbrojtur jetën pa vlerë të baba Dovletit (Turqinë), të cilën ende me histerizëm e mall budallai e konsideronin dhe adhuronin papushim si shtet të tyre.
Ky është absurdi islam “shqiptar” dje dhe sot në shekullin XXI. Kjo ndodhi vetëm se shqiptarët luftuan atje, për të ruajtur nga zhbërja e pashmangshme atdheun shpirtëror të tyre Turqinë. Ato paturpsisht e konsideronin Turqinë shtet amë, duke u mbështetur mbi bazën fetare islame.
Unë mendoj, se vetëm në këte rast zë vend shprehja e përshtatur e Kadaresë, në rastin e Betejës Çanakkales, se ato vullnetarë fanatikë trushpërlarë xhihadistë radikalë islam asokohe “ishin vërtetë jashtëqitje e kombit shqiptar.”
Fushata ushtarake e Galipolit, e njohur edhe si fushata e Dardaneleve, Beteja e Galipolit ose Beteja e Çanakkales, ishte një fushatë e Luftës së Parë Botërore, që u zhvillua në gadishullin Gelibolu në Turqi nga data 17 shkurt i vitit 1915 deri më 9 janar të vitit 1916. Fuqitë e Antantës, Britania, Franca dhe Rusia, u përpoqën të dobësojnë Perandorinë Xhihadiste Islame Otomane, një prej Fuqive Qendrore, duke marrë nën kontroll ngushticat, që siguruan një rrugë furnizimi tregtar për në Rusi. Sulmi i aleatëve në kalatë osmanë në hyrjen e Ngushticës së Dardaneleve në muajin shkurt të vitit 1915 dështoi dhe u pasua nga një ulje amfibe në gadishullin Gallipoli në prill 1915, për të kapur kryeqytetin otoman të Stambollit, ish-Kostandinopojës.
Në muajin janar 1916, pas luftimeve tetë muajsh, me afro 260,000 viktima nga secila anë (500.000 vetë), fushata tokësore u braktis dhe u tërhoq forca e pushtimit. Kjo luftë, ishte një humbje e kushtueshme për Aleatët dhe sponsorët, veçanërisht Lordi i Parë i Admiralit (1911-1915) britanikun Winston Churchill. Fushata u vlerësua si një fitore e madhe otomane islame. Në Turqi, vlerësohet si një moment përcaktues në historinë e shtetit islam, një ngritje përfundimtare në mbrojtjen e atdheut, ndërsa Perandoria Xhihadiste Islame Otomane kishte rënë fatmirësisht nga fiku.
Asokohe lufta në fjalë formoi bazën për Luftën Turke të Pavarësisë dhe shpalljen e Republikës së Turqisë tetë vjet më vonë, me në krye reformatorin e shtetit laik Mustafë Kemal Atatürkun, i cili u ngrit lart si komandanti më i spikatur në Gallipoli, dhe si themelues dhe Kryetari i parë i Turqisë pas perandorak.

Kënga e xhihadist islam arnaut

Hajde merri vesht shqiptarët muslimanë, që lanë kockat apo shkuan si qeni në rrush, duke u bërë mish për top me ndërgjegje të shpërlarë për baba Dovletin dhe këndojnë edhe sot në vitin 2024 me pasion fanatik islam një këngë pse dhanë jetën asokohe për islamin otoman (shehi).
Kënga pervese fetare e luftës së Çanakalasë, këndohet edhe sot në Kosovën e re pro turke dhe kudo në trojet shqiptare islame me prirje neo-otomane. Duhet thënë se ajo në esencë, është një përzierje pa lidhje e këngës klasike absurde boshe ushtarake islame turke, me melodi po turke, e cila fatkeqsisht është përkthyer si propagand otomane nga trushpërlarët në disa gjuhë të popujve të Europës Juglindore (Ballkanit).
Si zakonisht edhe kësaj radhe shqiptarët muslimanë, si pjesëmarrës në këte luftë pa lidhje, nuk kishin si të mos “këndonin dhe trashëgonin këngët për Çanakalenë”, sikurse kishin bërë vazhdimisht ndër shekuj edhe me këngët e vallet e tjera absurde, të krijuar dhe kënduar dhe interpretuar me afsh shpirti dhe zemre, kushtuar sulltan perves dhe kriminel Muratit I, sulltan Fatih-ut, Sulejmanit, Muhametit etj.
Sot një ndër qytetet besnike otomane islame në Shqipëri, që e ka bërë pjesë (pronë) të tij këte këngë zombi turke dhe e kanë trashëguar me krenari turpi ndër breza të ndryshëm këngëtarësh është qyteti pro turk Elbasani, i mbushur ndër shekuj nga ardhacakët otomanë islam etj., ndërsa njëri prej këtyre këngëtarëve turqeli të muzikës “popullore” orientaliste otomane, që ka kënduar me pasion këngën e Çankalesë është elbansalliu neo-otoman Medi Zena.

Shqiptarët otomanë islam janë mësuar ti shërbejnë me besnikëri Perandorisë së tyre

Universiteti, medreseja apo kolegjet neo-otomane fetare islame të Shkodrës dhe otomanologët arnautë si “professor” dhe “doktor” në këto shkolla apo akademi b…lëpirëse turpi, nuk merren për të analizuar në sensin kritik, shprehjen e pashait të tyre “shkodran” otoman islam kriminelit Vaso Pasha, se: “Bashkimi i shqiptarëve ngushtë me Perandorinë Otomane, përbën të vetmin shans për shpëtim… sepse Ajo nuk cënon as idenë kombëtare, as gjuhën, as traditën…”
Kësaj fyerje kombëtare me paramendim dhe ndërgjegje të plotë, poeti ynë brilant i tokës se Arbërit (të zhuritur shqiptar për shumë shekuj me radhë), i përgjigjet me vargje të skalitura mjeshtërisht dhe me shumë kuptim domethënës:
“…E Ç’farë gjuhe flisni? – TURPI JU MLOFTË..!
S’doni agimin e ditëve t’bardha?
Jo, ju ktu s’paskeni fis as atdhe!
Ju s’jenis Shqyptar…!
JU JENI BASTARDA,
T’pa shpirt, pa ndere – t’dehur me fe…!”- Andon Z. Çajupi
Historiografia shqipshkruese komuniste, me mentalitet otoman dje dhe sot, në Prishtinë dhe Tiranë, vazhdojnë t’i shpërlajnë trurin nxenësve naiv të shkollave nga cikli i ulët deri në auditoret e universitetëve private dhe shtetërore, përmes programeve të paramenduar nga qeveritë neo-otomane islame turke dhe respektive e Shqipërisë dhe Kosovës, e cila nuk është gjë tjetër veçse propaganda e mirëfilltë islame otomane dhe neo-otomane nënshtruese dhe antishqiptare.
Nëse i hedhin një vështrim “librave” të sotme propagandistike otomane të Historisë së Popullit Shqiptar, të periudhës së zezë nazikomuniste dhe post-nazikomuniste 1944-2024, që janë botuar, nën kontrollin e rrept të regjimit pro turk (arnaut) gjoja shqiptar, asnjëherë nuk thuhen anët e errëta të vezirëve, mutasarrıfve, pashave, valive, jeniçerëve, etj., shqiptarë ose me origjinë shqiptare (të asimiluar), që luftuan kundër popullit shqiptar dhe popujve të tjerë të krishterë në Europën Juglindore (Ballkan), Afrikën e Veriut, Lindjen e Mesme etj.
Ata janë arnaut të shitur dhe asimiluar totalisht, të dekoruar dhe shpërblyer me para dhe pasuri vazhdimisht vetëm pse kanë vrarë bashkatdhetarët e tyre arbëror të krishterë nga sulltanët dhe vezirët e Perandorisë, për merita me motivacione plot lavderime, pse kanë nënshtruar brutalish me gjak, kur’an dhe shpatë, sipas devizës dhe porosisë së sulltanit dhe rregullave strikte të kalifatit islam otoman popujt fatkeq dhe martirë anti-otomanë. (!!!)
Vetëm individë me prirje apo gjak egoist arnaut, kanë vepruar si diktatorë në disa shtete apo popullsi, ku ata kanë qenë sundues. Historia, sjell raste negative të shumë individëve fatkeqsisht shqiptarë, duke nxjerrë në pah vazhdimisht veset më negative antinjerëzore…, kur ato kanë qenë me pushtet apo detyrë administrative për llogari të të huajve.
Kësisoj kujtojmë, se fatkeqsisht dhe negativisht si shembull mbetet shqiptaro otomani Muhammed Ali, i cili ishte nënkryetar i Egjiptit. Ai ndërhyri shpesh brutalisht me forcën e armëve kalifatiste otomane islame, për të mbrojtur interesat e Perandorisë Kalifatiste Islame Otomane, në një shtet tjetër si Libani, që juridikisht ishte jashtë juridiksionit të shtetit të tij.
Në vitin 1821, Bashiri II u detyrua të kërkonte strehim në Egjipt, duke revoltuar maronitët libanez të mërzitur.
Në vitin 1822, emiri u kthye në Liban, i mbështetur nga Muhamed Aliu, ku shumë historianë të kohës e akuzojnë emirin për nxitjen e tensioneve fetare midis bashkësisë së maronizuar dhe druzët historikisht dominues.
Në enciklopedinë e historisë kalifatiste islame otomane të sulltanëve të plotfiqishëm, shkruhet gjerësisht dhe me krenari, se të gjithë zyrtarët e lartë të emëruar direkt me dekret perandorak (sulltani) në vendet dhe shtetet e ndryshme, brenda hartës pushtuese kalifatiste islame otomane, ata duhet të zbatojnë pa diskutim (kundërshtim) të gjithë ligjet e kalifatit, poltikën e vazhdueshme të islamizimit me cdo kusht të popullsisë së krishterë, të ndërtojnë aty sa më shumë minare mbi xhami të reja në tokat kristiane, duke rrënuar kishat dhe objektet e tjera fetare etnike vendase jo islame të kohës në ato shtete dhe brenda qendrave të banimit të zonave urbane dhe rurale t’i sundojnë vazhdimisht dhe përjetësisht.
A nuk ka ndodhur e njëjta situatë negative e dhimbshme historie shumë shekullore me skenarë të ngjashme dhe aktorë tragjikë edhe në trojet e lashta etnike të Arbërisë!?
Ndryshe nga Vaso Pasha, luftëtarët e pamposhtur të lirisë dhe pavarësisë të tokës amtare të Arbërit, me armë në dorë në Veri dhe Jug të Shqipërisë, shprehen hapur: “Ne, vëllezër, nuk kemi asgjë të përbashkët me Turqinë, përvec fese (edhe këtë një pjesë nga ne), e cila, përpara Atdheut, kombit dhe lirisë, amanetit të lenë nga stërgjyshërit për dashurinë kundrejt Atdheut dhe gjuhës, nuk do të thotë asgjë.” – Çerciz Topulli (1880-1915), Veprimtar i Rilindjes Kombëtare, luftëtar.

Andon Z. Çajupi

“Shqipërinë e mori turku i vu zjarr,
SHQIPTAR mos rri, po duku, shqiptar!
MJAFT PUNOVE PËR TË TJERE, O FATKEQ,
kujto vendin ku ke lerë dhe po heq…
Të ka bërë Perëndia luftëtar,
Nuk të lodhi robëria, shqipetar?
Të gjithë djemtë që ke qarë dhe mban zi,
Për Morenë janë vrarë, përTurqi.
Trathtorve të kombit
Ç’asht kjo mynxyrë?
Cili komb jemi?
Vallë prinden tuej s’e keni njoftë?
Po Çfarë gjaku nder dej ju keni?
E Ç’farë gjuhe flisni? – TURPI JU MLOFTË..!
S’doni agimin e ditëve t’bardha?
Jo, ju ktu s’paskeni fis as atdhe!
Ju s’jenisShqyptar…!
JU JENI BASTARDA,
T’pa shpirt, pa ndere – t’dehur me fe…! –
Ne, shqiptarët e anës kombëtare, nuk kemi tjetër mendim përveç t’a heqim Shqipërinë nga balta. Kërkojmë të jetojë kombi ynë me gjuhë të tij, me mendime e me ndër të tij. Sa shqiptarë janë të ndershëm, do të mbajnë të gjithë me anën kombëtare. Ata që janë ZUZARË, SHPIRTROBËR, e BIJ KURVASH, le të mbajnë me anët e tjera.” – Faik Domenik KONITZA.

A jemi shqiptar apo otomanë?

Dhe së fundi, sot po mësojmë të “vërtetën”, sipas hoxhës fanatik islam Naim Ternava të ditëve tona, i cili, nxjerr hapur dhe pa dorashka atë që i vlon me kënaqsi në gji, mbi identitetin otoman (turk) të vetin dhe shqiptarëve muslimanë në token e masakruar në Dardani.
Kështu mullar Tërnava, pohon se: “Turqit dhe shqiptarët i kanë familjet dhe gjakun e përzier me njëri-tjetrin. Ky vend flet për historinë tonë dhe ky vend flet se ne si dy popuj kemi familje të përziera dhe gjakun e përzier tash e 622 vjet dhe falë Sulltan Muratit ne sot jemi besimtarë myslimanë shumicë”.
Në një takim tjetër faljesh islame, para varrit të kriminelit barbar Sulltan Muratit I, që ndodhet në Prishtinë dhe është shpallur prej kohësh fatkeqisht si monument kulture (që mbrohet ligjshmërisht e fanatizëm “atdhetar” nga shteti i Kosovës), kryemyftiu neo-otoman Ternava, sërisht rithotë: “Dhe kurrë mos thoni për ata të cilët vdesin në rrugën e Zotit (Islamizmit) se ata janë të vdekur. Jo! Jo, ata janë të gjallë dhe në vazhdimësi të furnizuar me begati të madhit Zot. Është obligim për t’a kujtuar Sulltan Muratin, i cili kontribuoi në çlirimin e popullit shqiptar nga okupatori sllav, që kishte zaptuar trevat shqiptare duke zbritur nga malet e Rusisë me qëllim që shqiptarët t’i asimilojnë plotësisht duke i zhdukur. Me ardhjen e Sulltan Muratit I, zullumqari i quajturi car Lazar u fshi nga faqja e dheut. Për 500 vjet të tjera “shqiptarët dhe turqit bashkëjetuan dhe bashkëqeverisën këto troje”.

Matteo Salvini krenar për Gjergj Kastriotin shqiptar

Ndryshe me otomanët islam shqipfolës sot, italiani atdhetar Matteo Salvini, u tregua shumë fisnik me citimin pozitiv dhe konkret të historisë së lavdishme të shqiptarëve (Arbërisë), sepse nxori në pah domosdoshmërinë e sotme të luftës shembullore të burrshtetit Gjergj Gjon Kastriotit, i cili, u bë mburoj e vendit të tij dhe Europës së krishterë, kundër radikalëve xhihadistë islamikë të prapambetur otomanë asokohe.
Ai e tha hapur dhe pa dorashka, se Europa e Italia, për të ringritur vlerat e saj të nëpërkëmbura nga politikanët sharlatanë të majtë globalistë dhe socialkomunistë në Bashkimin Europian, Parlamentin e saj dhe qeveritë e majta kundëruropiane, kanë bërë që sot të ndihet nevoja e domosdoshme e Gjergj Kastriotit, i cili, me stoicizëm për 25 vjet luftoi pa u trembur kundër islamikëve shkatërrimtarë e barbarë otomanë…
Është pikërisht kjo media shqipshkruese dhe folëse, që ka heshtur ndaj deklaratave të mirëfillta shoviniste, neo-otomanizuese dhe ri-islamizuese të Presidentit radikal islamik neo-otoman Rexhep Taip Erdoganit, gjatë vizitës së tij zyrtare, të mirëfilltë fetare islamike, pa ngjyrë diplomatike shtetërore të tij në Tiranë.
Këte gjë, Erdogan e bëri hapur si sultan kudo në shtetet e varfëra dhe ish skllave apo të pushtuara ish islame otomane dhe jo me shtetet e tjera të krishtera të Europës Perëndimore, sepse ato ia përplasën apo përmenden atij në fytyrë qëllimet tij djallzore radikale islame neo-otomane.
Dhe ai duke vepruar sikur të jetë zot i shqiptarëve muslimanë, hapur bën thirrje: “Nuk ka rëndësi se kush jeni shqiptar, turk, boshnjak apo rom, por jini të bashkuar me njëri-tjetrin. Podgorica, Tirana, Sarajeva, Shkupi; Zemrat e tyre duhet të rrahin në islam. Siç thoshte edhe Mehmet Akif Ersoj, nëse jemi të bashkuar as topi nuk na ndan.” (Prezë, 13 Maj 2015)
Po ne shqiptarët a kemi nevoj sot për Gjergj Gjon Kastriotin, sepse fatkeqisht Kosova dhe Shqipëria janë të pushtuar paturpsisht nga influenca e drejtëpërdrejtë e mentalitetit arkaik neo-otomane islam!?

Armiku i shqiptarëve janë vetë shqiptarët

“Turqia, bërthama e Perandorisë Islame Pushtuese, ajo që me shpatë dhe kur’an kishte bërë ç’nuk e ç’mos për t’i kthyer ballkanasit nga europianë në otomanë, e nga të krishterë në islamikë, në mbarim të kacafytjes përfundoi ajo vetë në një shtet laik e republikan.” – Ismail Kadare

Otomanët islam dje dhe turqit laraman sot, nuk harrojnë të na identifikojnë me vetën e tyre. “Shqiptarët muslimanë përfaqsojnë identitetin turk në Europë…”, thotë shkrimtari i famshëm stambollas Ferit Orhan Pamuk, azilant politik në SHBA, fitues i Çmimit Nobel për Letërsi.
Por, nga ana e tjetër, ai është i vetmi turk, që ka pasur kurajon e hapur civile, për të kritikuar drejtëpërdrejtë qeverinë radikale politike islamike të Erdoganit, e cila mohon Gjenocidin barbarë kundër popullit martir dhe të persekutuar të krishterë armen. Dhe për këte, ai është dënuar me vdekje nga qeveria dhe klika neo-otomane islame e sulltanit pa kurorë Rexhep Taip Erdoganit.
Me zgjuarsi dhe mprehtësi, poeti ynë shqiptar i rilindjes Çajupi, iu përgjigje në kohën e tij me këtë poezi brilante:
Kur bëre derr’ dhe arinë, 
Ç’deshe që bëre Turqinë? 
Se të mos qenkej kjo farë, 
bota do të vinte mbarë, 
dhe do të lulëzonte, 
Shqipëria do t’gëzonte. – Andon Zako Çajupi
Shalgjati i Shqipërisë Edvin Kristaq Rama dhe Presidenti neo-otoman islam Erdogan, vazhdimisht dhe 24/7 po punojnë negativisht sëbashku, për të realizuar neo-otomanizmin e ri të trojeve tona: “Po punojmë, që në gjithë Ballkanin, dhe sidomos Maqedoni, Bosnje, Kosovë dhe Shqipëri të ketë një Rilindje të kulturës sonë islame… Shqiptarët muslimanë janë mbetje osmane…”, shprehet ish Ministri i Jashtëm, ish Kryeministri Neo-otomanist Islam i Turqisë Ahmet Davutoglu.
Armiku i shqiptarëve, janë vetë shqiptarët! Kjo nuk është shprehja e imja, por e rilindasve të vërtetë shqiptarë, që me dhimbje e kanë pranuar të vërtetën historike.
Asokohe dhe sot fatkeqsisht, Perandoria Xhihadiste Islame Otomane, ka ngritur padrejtëisht mur të madh të hekurt mes shqiptarëve dhe kontinentit civilizues të Europës.
Tashmë të gjithë e kanë të kjartë, se robëria turke, ka cënuar rëndë zhvillimin përparimtar natyror të popullit shqiptar: ia ka këputur lidhjet, që deri atëherë ka vene me Europën; ia ka nderruar drejtimin, që deri atëherë ka përvijuar; ia ka ç’rregulluar ritmin jetësor, që deri atëherë ajo ka krijuar.
Duke e shkëputur prej Europës, pothuaase në të gjitha pikpamjet, robëria turke islame do të vonoj sërisht zhvillimin e popullit shqiptar, mandej në të gjitha fushat: materiale, ekonomike, kulturore, qytetëruese dhe urbane.

Shqipëria, duhet mposhtur me çdo kusht, me hekur, zjarr e barut

“Faji është i të gjithë neve, sepse u lanë të ndërhyjnë fanatikët islamik të Prishtinës, Shkupit e të Tetovës, që deshtën të tregohen me turq se turqit.” – Luigj Gurakuqi (1879-1925), 5 Shtator 1912

Urdhëri i sulltanit barbar, ishte i prerë: “Shqipëria, duhet mposhtur me çdo kusht, me hekur, zjarr, kur’an dhe barot.”
Ne, jemi i vetmi popull në botë, që pushtuesit më mizor ose barbarë otomanë islam i quajmë vëllezër, pse kanë vrarë dhe prerë të krishterët etnik, qe sa për sy e faqe, sot vazhdojmë t’i quajmë vëllezër…
Si mund të quhet vëllezër otomanët islam të kontinentit të Azisë, që i kemi mijëra milje larg Atdheut tonë, të cilët sikurse dihet nuk flasin gjuhën tonë, nuk kanë doket as zakonet tona, nuk ishin të krishterë si ne, nuk kanë gjakun as paraqitjen antropologjike origjinale si shqiptarët etnik!?
Kushdo e di se me ato muslimanë (në Afrikë, Azi, pellgun arabik etj.) me ngjyrë, kombësi të ndryshme, racë, territore të ndryshme, kulturë, veshje, tradita e zakone, ne nuk na lidh asgjë historikisht as dje dhe as sot.
Shqiptarët e krishterë, si: ortodoksët, katolikët, protestantët etj., nuk i quajnë asnjëherë vëllezër, të krishterët europianë apo të botës, si fjala vjen italianët, grekët, serbët, maqedonasit, francezët, amerikanët, rusët, skocezët, gjermanët, etj.
Izraelitët, kanë humbur 6.000.000 ebrej, gjatë kohës së Luftës së Dytë Botërore nga nazistët gjerman dhe deri më sot asnjëherë nuk kam parë apo degjuar që ebrejt, ky popull martir e i zgjedhur i Zotit (sikurse thotë Libri i Shenjtë Bibla) t’i quajnë vëllezër përdhunuesit dhe persekutorët e tyre mizorë nazistët gjermanë dhe arkitektin e gjenocidit të tyre Adolf Hitlerin…

Ne, po vazhdojmë të vuajmë fatkeqsisht nga Sindroma e Stokholmit

Qysh nga mbarimi i Luftës së Dytë Botërore dhe deri më sot, nuk ka në Izrael (apo në 88 shtetet e tjera të botës, ku jeton ky popull si komunitet) asnjë kishë apo sinagogë, që i kushtohet ekzekutorëve të tyre nazistëve gjermanë, Gestapos, SS apo kryekriminelit Adolf Hitler.
Edhe kinezët (me sipërfaqe shumë të madhe dhe popullsi 1.6 bilion banorë sot), dy koretë (Veriu komunist dhe Jugu kapitalist), ishujt e shumtë Filipine, etj., që kanë qenë të pushtuar nga Japonia fashiste (militariste), në kohën e Luftës së Dytë Botërore, dje dhe sot, asnjëherë nuk i quajnë vëllezër përdhunuesit dhe ekzekutorët e të parëve të tyre…
Po ashtu edhe Native America (Indianët e Amerikës, në SHBA-së), nuk i quajnë kurrësesi vëllezër europianët e kohës së zbuluesit gjenovez Kristofor Kolombit, të cilët bënë krime dhe shpesh gjenocide nga më ç’njerëzoret asokohe, duke filluar nga shek. XV deri në shek. XVII… apo edhe amerikanët e mëvonshëm, që zhdukën me krime apo gjenocidë shumë nga fiset më të famshme indiane lëkurkuq këtu në SHBA.
Unë kam parë disa herë Muzeu Kombëtar i Indianit Amerikan (National Museum of the American Indian), që ndodhet në Bowling Green, New York, NY (Manhattan), që i kushtohet indianëve vendas. Këtu njeriu shokohet për krimet ç’njerëzore, që janë kryer kundër fiseve të New York-ut të zhdukura pothuajse totalisht, si: Mohawk, Oneida, Onondaga, Cayuga, Seneca, Tuscarora, Abenaki, Munsee, Mohegan, Montauk, Shinnecock, Mohican dhe Wappinger.
Edhe grekët, serbët, bullgarët, rumunët, sllovenët, kroatët, maqedonasit etj., kanë qenë të pushtuar nga Perandoria Xhihadiste Islame Otomane, por ata asnjëherë dje dhe sot nuk i quajnë vellezër otomanët, sikurse bëjmë “shqiptarët” (arnautët) muslimanë…

Profesori amerikan Alon Ben-Meir

Ai thotë se shqetësimi që kemi ne qëndron tek axhenda e Presidentit Rexhep Taip Erdogan dhe axhenda e tij është të nxisë islamizmin ku të mundet, si edhe rikthimin e një varianti të Perandorisë Xhihadiste Islame Otomane dhe ai e ka thënë vetë një gjë të tillë.
Ish-kryeministri i tij (Ahmet) Davutoglu dhe ish Ministri i Jashtëm, sikurse shumë zyrtarë me të cilët ne flasim rregullisht, tha se deri në vitin 2023, që përkon me 100-vjetorin e Republikës së Re Turke, do të ketë një pushtet dhe ndikim të ngjashëm me atë që Perandoria Xhihadiste Islame Otomane kishte gjatë 500 vjetëve, kur kishte në kontroll gjithë këtë zonë.
Axhenda e tij është mjaft keqdashëse. Ai nuk po e bën këtë për të mirën e Kosovës dhe Shqipërisë, por ai do t’i tërheqë ato në orbitën e tij politike radikale islamike, për t’i larguar nga Bashkimi Evropian, mbasi vetë Turqia, për arsye të imponimit të islamit të saj politik radikal dhe shkeljen e lirive dhe të drejtave të njeriut të turqve në vendin e saj, ka shumë dekada që nuk pranohet në familjen e madhe të krishterë europiane.
Presidenti apo sikurse njihet edhe si sulltani neo-otoman Erdogan, po përdor flamurin e gjelbërt dhe fenë islame si instrument imponues politik, për të promovuar vazhdimisht islamin radikal në të gjithë axhendën turke (neo-otomane) dhe ndërkombëtare, veçanërisht në vende me shumicë muslimane ish koloni të dikurshme të otomanëve islam.

Gjenocidi ndaj armënëve të krishterë

Historikisht, dihet se 1.500.000 të krishterë etnik armen janë vrarë për arsye të pastër fetare nga kalifati i Perandorisë Xhihadiste Islame Otomane, vetëm pse ata ishin të krishterë.
Armenët e pamposhtur, asnjëherë nuk i quajnë vellezër turqit e djeshëm dhe të sotshëm, të cilët, në vitet 1915-1923 kanë shkaktuar Armenian Genocide, me motive të pastra fetare, e cila vazhdon sot të mohet nga liderët e tij pushtetarë të Neo Perandorisë Xhihadiste Islame Otomane dhe nga Presidenti aktual turk (tashmë shumë shpejt në ikje për arsye të moshes, pa arritur të realizoj andrren e tij) ose neo-otoman radikal islamik Taip Rexhep Erdogan.
Shumë shtete të botës, duke përfshirë Senatin dhe Kongresin Amerikan, kanë miratuar fatmirësisht zyrtarisht një Rezolutë, që njeh zyrtarisht Gjenocidin e Madh Armen, të shkaktuar mizorisht për asye fetare nga Perandoria në fjalë. Dhe faktet flasin vetë.
Në vitin 2008, sulltan Erdogan kritikoi fushatën “Unë kërkoj falje”, mbajtur nga intelektualët turq, për të njohur gjenocidin armen, duke thënë: “As nuk e pranoj as mbështes këtë fushatë. Nuk kemi kryer një krim, prandaj nuk duhet të kërkojmë falje … Nuk do të të ketë ndonjë përfitim tjetër përveç nxitjes së problemeve, shqetësimit të paqes tonë dhe zhdukjes së hapave që janë ndërmarrë.”
Në nëntor 2009, ai tha, “nuk është e mundur për ata që i përkasin besimit musliman për të kryer genocid.”
Po të cilit besim ishin ata otomanë xhihadistë islam që bënë asokohe krime mizore ose Genocid shumë shekullore në trojet e Arbërit!?

Erdogan, po përpiqet t’a paraqesë djallin e vet të veshur me lëkurën e engjëllit të bardhë

Në emër të islamit (Kur’anit) otomanët i bënë krimet dhe vranë e prenë vazhdimisht me qindra e miliona nëna, fëmijë të gjirit, pleq, fëmijë të pambrojtur, mbasi ishin frikacakë të ndesheshin me trimat e Heroit Kombëtar Gjergj Gjon Kastriotit.
Kjo është natyra e hipokrizisë së sulltanit radikal islamik Erdoganit, që kërkon të fshij nga historia e botës krimet e Perandorisë së tij të zemrës dhe po mundohet t’a restauroj me riemërimin e vet si “sultan” i deshtuar i ditëve tona…
Në vitin 2011, Erdogan urdhëroi shkatërrimin e Statujës Monument Kulture të Njerëzimit, një Monumenti miqësie turke në Kars, e cila u caktua nga OBB-ja (Unesco), në vitin 2006 si monument kulture botërore dhe përfaqësonte një metaforë të afrimit të dy vendeve, pas shumë vitesh mosmarrëveshjeje rreth ngjarjeve të kobshme të vitit të zi 1915.
Por, diktatori Erdogan arsyetoi heqjen e saj, duke pohuar se Monumenti ishte në “afërsi” të varrit të një dijetari otoman islamik të shekullit XI dhe se hija e saj shkatërroi pamjen e asaj faqeje, ndërsa zyrtarët e komunës së Kars (për të justifikuar babain e tyre shpirtëror Erdoganin) thanë se u ndërtua (monumenti në fjalë) ilegalisht në një zonë të mbrojtur. E gjithë kjo lojë justifikuese, ishte një mashtrim i tipit otoman islam, traditë kjo e perdorur ndër shekuj.
Megjithatë ish-kryetari i Karsit, i cili miratoi ndërtimin origjinal të monumentit, tha se komuna po shkatërronte jo vetëm një “monument unikal për njerëzimin, por vetë njerëzimin”.
Prishja nuk ishte e pabazuar, mbasi ndër kritikët e saj ishin edhe disa artistë turq. Dy prej tyre, piktori Bedri Baykam dhe bashkëpunëtori i tij, koordinatori i përgjithshëm i Pyramid Art Gallery Tugba Kurtulmus, u therën barbarisht, pas një takimi me artistë të tjerë, në qendrën kulturore të Stambollit Akatlar.
Më 23 prill 2014, zyra e sulltan Erdoganit, lëshoi një deklaratë në 9 gjuhë (duke përfshirë dy dialektet e armenëve), duke ofruar ngushëllime për vrasjet masive të armenëve dhe duke deklaruar se ngjarjet e vitit 1915 kishin pasoja ç’njerëzore.
Deklarata përshkroi vrasjet masive si dhimbjen e përbashkët të dy popujve dhe tha: “Duke përjetuar ngjarje që kishin pasoja çnjerëzore -si zhvendosja -gjatë Luftës së Parë Botërore, (nuk duhet të parandalojnë turqit dhe armenët që të krijojnë dhembshuri dhe të ndërsjelltë human qëndrimet midis njëri-tjetrit”.
Parlamenti Xhihadist Islam Otoman i vitit 1915, kishte përdorur më parë termin “zhvendosje”, për të përshkruar qëllimin e Ligjit Tehçir, i cili rezultoi në vdekjen e mbi 1,800,000 civilëve armenë në atë që zakonisht quhet genocid armen.

Pse dhe vetëm pse!?

Shqiptarët muslimanë, janë i vetmi komunitet pa identitet në botë, që respekton me fanatizëm fetarë pushtuesit apo ekzekutorët me gjakësor të tyre shumë shekullor, duke u falur në xhamitë otomane islame 5 herë në ditë, për ekzekutorët e tyre sulltanë, e cila tregon se në këte rast kemi të bëjmë me atë që njihet në botë si Sindroma e Stokholmit…
Pse shqiptarët pavarësisht nga besimi fetarë duhet të paguajnë edhe sot haraq, për të mirëmbajtur tyrbën e sulltanit mizor Muratit I, që ishte pushtues dhe ka bërë krime mizore mbi popullsinë etnike të krishterë shqiptare, vetëm pse ata ishin shqiptarë dhe të krishterë etnik!?
Pse eshtrat e sulltan Muratit I dhe shumë sulltanëve të tjerë, vijojnë të qëndrojnë pa kuptim dhe në mënyrë absurde në trojet e Arbërit, që janë gjakosur vazhdimisht për shumë shekuj nga po këto sulltan otoman islam mizorë!?
Pse nuk ka asnjë xhami në Shkodër që t’i kushtohet fjala vjen ish të perndjekurit politik Hafiz Sabri Koçi, por të gjitha i kushtohen ish pushtuesve kalifatist islam otomanë, jeniçerëve, pashave, vezirëve etj., që e rrethuan Shkodrën antike dy herë dhe e shkatërruan me zjarr e topa kështjellën legjendare të Rozafatit!?
Pse njeri pas tjetrit kryetarët e Bashkisë së Tiranës, prefektet e qarkut, deputetet muslimanë kanë ngritur një shtatore gjigande e cila turpërisht i kushtohet komandantit pushtues kalifatist islam otoman Sulejman pashë Bargjinit duke e quajtur si figurë historike se gjoja ai paska “themeluar” qytetin otoman mbi themelet ilire dhe ka ndërtuar xhami turke në kryeqytet!?
Kalaja e Lezhës, ende sot me prova dhe fakte historike dëshmon për gjurmët e një qytetërimi të lashtë parahistorik, qysh në shekullin IV para Krishtit.
Pse u vendos mbi portën kryesore të monumentit parahistorik të vitit 1440 në kështjellën historike të Lezhës nga Qeveria kuislinge neo-otomane islame e Edvin Kristaq Ramës një pllakë fyese përkujtimore kushtuar kriminelit kalifatist islam otoman sulltan Sulejmanit, ku në osmanisht shkruhet, se Zoti e përjetësoftë mbretërimin e tij dhe i dhëntë jetë të gjatë, kurse ish ministria e Kulturës Otomane, Mirela Kumbaro – Furxhi shkruan se “Mos kini frikë nga monumentet e kulturës”, duke i krahasuar të rinjtë patriotë lezhjanë, që e hoqën menjëherë pllakën e turpit me terroristët radikal islamik të ISIS-it, e cila historikisht ka vepruar në Iraq dhe Siri me mbështjen e Erdoganit dhe Turqisë, nën shembullin frymëzues të Perandorië Kalifatiste Islame Otomane!?
Pse qeveria kuislinge otomane e Ramës kishte provokuar ndjenjat dhe plagët e katolikëve shqiptare, duke lejuar vendosjen e simbolit të flamurit turk në digën e hidrocentralit të Qafë Mollës në Mirditë e cila ka revoltuar me të drejtë dhjetëra vendas, historianë dhe intelektualë të cilët u ngritën në proteste duke e shkatërruar me forcë simbolin otoman, që ishte vendosur nga firma turke e cila ka ndërtuar këtë objekt energjetik!?
Pse në qytetin e Shkodrës u lejua të ndërtohet një permendore që i kushtohet komandantit pushtues kalifatist islam otoman Hasan Riza Pashës kur ai erdhi dhe shërbeu si pushtues ushtarak i Perandorisë Xhihadiste Islame Otomane dhe për më keq një kolegj fetar islam i financuar dhe administruar nga neo-otomanët sot ka emrin e tij në këtë qytet!?
Pse vazhdon të qëndroj në bazën ushtarake shqiptare të Vlorës së Pavarësisë së Shqipërisë (më 28 Nëntor 1912) toponimi otoman, pra Varri i Pashait plak (Gjedik Ahmet Pasha), ku historianët thonë se kjo ka ardhur nga “legjenda”, duke i identifikuar turqit si autokton në trojet tona me shprehjen “simboli i ardhur nga legjenda” duke krijuar bindjen tek banorët e hershëm vendas dhe të rinjtë sot se ne nuk jemi shqiptarë por turq etnik, mbasi për këtë deshmojnë edhe varret e “lashta” të otomanëve islam!?
Pse një rrugë në qytetin e lashtë të Shkodrës i është vënë emri një kronisti apo historishkruesi manjak islam otoman, i cili gezohej kur shihte se si femijët e krishterë ballkanas dhe arbëror vriteshin nga jeniçerët e tij, të cilët i përshkruante si fitore të otomanëve kalifatist me gëzim dhe pasion, për nënshtrimin e shtetëve dhe popullsive të etnike të krishtera të Europës Juglindore (Ballkanit) dhe Arbërisë!?
Pse në shumë qytete, fshatra, vendbanimet vijojnë të jenë në gjuhën turke, toponime të cilat i kanë vendosur otomanët forcërisht për të realizuar de-shqiptarizmin e trevave tona dhe turqizimin dhe islamizimin e tyre!?
Pse sot edhe pas Pavarësisë sonë nuk rikthehen në Turqi eshtrat e shumë kriminelëve sulltanëve, komandantëve, jeniçerëve, vezirëve, pashave radikal islam etj., kur dihet se Arbëria është tokë e shqiptarëve dhe jo shtojcë ose pjesë e Turqisë apo neo-otomanizmit!?
Pse lejohet Rexhep Taip Erdogani të bëj propagande neo-otomane radikale islamike me politikën e de-shqiptarizmit dhe turqizimit të Shqipërisë dhe Kosovës permes investimeve pa vlerë që nuk krijojnë vende pune por boshatisin dhe shpërlajnë trurin dhe shpirtin e naivëve fanatikë islam, që i sherbejnë interesave antikombëtare shqiptare!?
Pse Parlamenti i Shqipërisë dhe Kuvendi i Kosovës nuk e njeh Gjenocidin Armen, të shkaktuar nga Perandoria në fjalë, që do t’i hapte rrugën edhe njohjes së gjenocidit shumë shekullor mbi popullin shqiptar!?
Pse Shqipëria dhe Kosova nuk i kërkojnë Turqisë së sulltan Rexhep Taip Erdoganit të kërkojnë Ndjesë Publike për Gjenocidin Shqiptar dhe më së shumti ndaj popullsisë etnike të krishterë në trojet tona.
Pse vazhdon të fyhen shqiptarët kur nuk rikthehen në Turqi eshtrat e sadistit vrasës, otoman islam sulltan Murati I, por ato mbahen si relike fyese në Prishtinë dhe Kryemyftia Islame falet çdo ditë për atë që masakroi të krishterët dardan!?
Pse Qeveria Pro Erdoganiste e Kosovës dhe Shqipërisë nuk i kërkojnë Turqise demshpërblim financiarë për Gjenocidin ndaj popullit shqiptarë, por e kanë dorëzuar çelësat apo qeveritë e drejtimit në dorë të neo-otomanizmit dhe diktatorit radikal islamik sulltan Rexhep Taip Erdogan!?

Sulltan Mahmuti II vrau 1000 feudalë të krishterë toskë

“Zgjidhja ideale do të ishte për shqiptarët të zhduknin njëherë e mirë ndikimet orientale, duke shkëputur çdo lidhje, fetare islame, morale apo letrare me turqit. Mirëpo, gjë e bukur të ndodhte kjo në çast. Zgjidhja do ishte e realizueshme po qe se stërgjyshërit tanë do ta kishin përgatitur me kohë për ne; atëherë neve do të na duhet ta përgatisim këtë zgjidhje për nipat tanë të ardhshëm.” – Faik (Domenik) Konica, Albania 2, 1907

Shekullit XIX, ishte shekulli i rizgjimit dhe riformimit me ndërgjegje të kombeve me një luftë nacionale e mbështetur fatmirësisht atdhedashëse nga patriotët dhe shtetet më të fuqishme evropiane.
Perandoria Xhihadiste Islame Otomane, kishte shfaqur dukshëm shenjat e dekompozimit dhe tjetërsimit të saj total dhe ishte koha e duhur për kultivimin e idesë kombëtare dhe formimit të shtetit shqiptar etj.
Në vitet 1830, kemi luftën e pashallarëve shqiptarë, për të krijuar fatmirësisht më në fund shtetin e tyre autonom shqiptar, të shkëputur nga kthetrat e sulltanit islam mizor. Por, duke qenë një bastion i lakmuar, osmanët bën të pamundurën për të shtypur çdo iniciativë dhe kryengritje liridashëse me luftën e vendosur për autonomi të shqiptarëve.
Sulltani i djallëzuar, asokohe përdori të gjitha mënyrat djallzore për nënshtrimin e pasardhësve të kryetrimit të Arbërisë Gjergj Gjon Kastriotit.
Me dredhi profesionale dhe moton perça dhe sundo, sulltani arriti të mposhte asokohe kështjellën e Janinës dhe përpjekjen e Bushatllinjve të famshëm. Urdhëri i Sulltanit ishte i prerë: “Shqipëria, duhet mposhtur me çdo kusht, me hekur, kur’an, zjarr dhe barot”.
Dhe pashallarët vendas arnaut, që ishin shërbyes apo servile të zellshëm të sulltanit mizor, patjetër që do kryenin rolin e kolonës së pestë për Shqipërinë e brishtë. U eleminuan asokohe me shpat dhe kur’an një nga një krerët e kombit shqiptar.
Asokohe duhet thënë se sulltani otoman islam barbar, dëshironte të shtynte dhe një shekull zotërimin e tij në trojet shqiptare. Dhe si gjithmonë do përgatitë një nga gjenocidet e saj më të mëdha që ka hyrë në histori si masakra e Manastirit.
Më 9 gusht të vitit 1830, Mehmet Reshit Pasha i fton feudalët ortodoksë shqiptarë të toskërisë në Manastir, për t’i njoftuar reformimin e ushtrisë islame otomane sipas stilit evropian.
U vendos që ushtria turke të realizonte një paradë ushtarake dhe më pas do organizohej një “festë” (party) me kurth enkas për feudalët shqiptarë të Shqipërisë Jugut. Pabesia tradicionale e turkut shfaqet menjëherë dhe kjo brenda tokës martire shqiptare.
Kështu në kohën kur ushtria po parakalonte para të ftuarve, ushtarët barbarë otomanë të Perandorisë Xhihadiste Islame Otomane, menjëherë i drejtuan armët nga tribuna dhe brenda pak minutash 1000 feudalë ortodoksë shqiptarë vriten në mënyrë makabre dhe në pabesi absolute. Një pjesë e madhe e kokave të tyre si peshqesh apo trofe otomane përfunduan asokohe në dyert e ushtarakëve të lartë të Perandorisë Xhihadiste Islame Otomane, në kryeqytetin e vendit Stamboll.
Kjo ishte një masakër e mirë organizuar me kurth të përmasave të mëdha, të gjendocidit dhe pabesisë kolektive, sepse pjesa më e madhe e tyre ishin patriotë dhe luftonin për të mirën e trojeve etnike të Arbërit, në pjesën jugore të saj.
Kështu u zhdukën një nga një patriotët tanë, duke e lënë vendin tonë të fundit në Europën Juglindore (Ballkan) në krijimin e shtetit shqiptar. Një histori e trishtë dhe fatkeqe, që e ka karakterizuar ndër shekuj vendin tonë.

Erdogani dhe rilindja e Kalifatit Islam Neo-Otoman në Turqi

R. T. Erdogan, deklaroi botërisht, synimet e tij ekspansioniste në ish tokat apo kufijtë e dikurshme të pushtuara të krishtera të ish Perandorisë Xhihadiste Islame Otomanese: “Pushtim do të thotë Meka, pushtim do të thotë Sulltan Saladin, do të thotë që të valëvitet flamuri i islamit në Jeruzalem, pushtim do të thote ruajtja e trashëgimisë së sultan Fatih Fatih Mehmetit (Pushtuesit), pushtim do të thotë rimkëmbja e Turqisë. Ju jeni gjenerata, që do të pushtoj Damaskun dhe Jeruzalemin.”
Në Turqi laikët, republikanët, reformatorët pro perëndimorë dhe ataturkët e quajnë presidentin neo-otoman Rexhep Taip Erdoganin diktator dhe kopje të diktatorit nazist Adolf Hitlerit. Kalifati islam, është i lidhur ngushtë me një periudhën e 17 dinastive kriminale të sulltanëve barbar islam otomanë, njëkohësisht ishte dhe autoriteti shpirtëror i të gjithë muslimanëve anëkënd botës.
Në shekullin XIV, otomanët islam rikthyen konceptin e vjetër të kalifatit apo xhihadist, duke deklaruar se sulltani dhe kalifi ishin dhe do të mbetën përjetësisht vetëm një.
Dhe kjo aksiomë islame perandorake otomane, për shumë shekuj mbeti e tillë, e pandryshuar deri në vitin 1924, vit në të cilin burrshteti reformator dhe pro perëndimor Mustafa Kemal Ataturku, u bë modernizuesi më i madh, i cili menjëherë me kurajo dhe përgjithmonë shfuqizoi të gjithë ato ligje radikale islame, që i përkisnin të kaluarës perandorake otomane.
Ataturku me origjinë “shqiptare”, këmbëngulte se turqit duhet të ndërtonin një Turqi të re dhe nuk duhet të pretendonin një Perandori të dobët, të përkohshme ose shpirtërore me baza radikale fetare (islame).
Fatkeqsisht, në ditët tona Kalifati Islam, po rishfaqet me gjithë egërsinë e tij radikale kundër laicitetit në Turqi. Të bindur se historia radikale islame otomane nuk ka asnjë rëndësi, liderët perëndimorë refuzojnë të njohin vizionin e rigjallërimit të kalit të cofur ose kufomës së vjetër të ish Perandorisë Xhiadiste Islame Otomane të ëndrimtarit Presidentit neo-otoman Recep Tayyip Erdogan për Turqinë “e tij” të dikurshme.
Ai sheh andrra me sy hapur, sepse ëndrron apo imagjinon sot jo vetëm lavdinë islame neo-otomane, por dhe një kalifat radikal islam të rilindur dhe të udhëhequr nga një turk, që shpesh e vetëquan veten si vijues i sulltanizmit. Në thelb, të dy sulltani dhe kalifi, do të rikthehen në një fronin turk, shkruan ish oficeri në pension i ushtrisë amerikane Ralph Peters, sot gazetar i New York Post dhe analist strategjik i kanalit televiziv Fox News.
Për më tej, duke shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, menjëherë pas përpjekjes së dështuar për grusht shteti kundër tij, Presidenti i përjetshëm otoman Rexhep Taip Erdogani dhe aleatët e tij radikal islamik, pretendojnë se mbi 100 mijë turq republikanë dhe të pavarur, janë të përfshirë në këtë komplot ushtarak (puc ose grusht shteti ushtarak), për rrëzimin e tij nga pushteti dhe per risjelle edhe një herë kohën e arte laike të Republikës Turke të Presidentit republikan Mustafa K(Q)emal Ataturkut.
Tashmë të gjithë jemi dëshmitarë të shkatërrimit të shoqërisë laike të Turqisë dhe imponimit të rikthimit të disiplinës radikale ushtarake fetare islame dhe obskurantizmit, të intolerancës dhe fundamentalizmit shtypës.
Ky është triumfi i xhamisë mbi modernitetit, jo i shtetit të së drejtës, por zëvendësimit të tij. U desh gati një shekull në Turqi, por sërish besimi radikal islam dëshmoi se është më i fortë se civilizimi, në të gjithë botën islame e cila ka një prirje për gjakderdhje.
Masat represive mbisundojnë dhe dhuna qeveritare me bazë të gjerë dhe të thellë fetare radikale islame fatkeqsisht është e pranishme vazhdimisht, në ambientet universitare dhe akademive shteterore e private, në mjediset publike laike, ku fatkeqsisht janë të pranishme dhe po vijojnë ushtrimin e tyre absurd pa nderprerje dhe me forcën e saj origjinale radikale islame kudo. Sikurse citojnë mediat e huaja dhe analistët bashkëohorë akademikëve dhe shkollarëve të tjerë, u është ndalur që të udhëtojnë jashtë vendit, nga frika e influencës së frymës liberale perëndimore të vlerave universal lirive dhe të drejtave të njeriut për vajzat dhe grate turke sot si dhe pavarësisë nga influenca e kulturës europiano perëndomire dhe amerikane.
Qeveria radikale islame e Rexhep Taip Erdoganit, kërkoi dorëheqjen e të gjithë dekanëve të të gjithë shkollave të larta dhe universiteteve shtetërore dhe private. Ndërkohë, rrugës është edhe ndalimi i menjëhershëm librave akadmeike dhe djegia e librave të tjera, të cilat nuk do të ishin aspak një surprizë për mua.
Vëzhgues të ndryshëm, efektet e grushtit të shtetit ushtarak, i kanë krahasuar me ato të djegies së Rajhshtagut, zjarrvënia e mistershme e parlamentit gjerman, që asokohe i dha kryebazistit Adolf Hitlerit mundësinë që të justifikonte shtypjen e të gjithë opozitës politike në vend.
Paralelizmi historik në këtë rast, është fatkeqësisht shumë i saktë. Elita intelektuale turke, sot pothuajse është në të njëjtën gjendje të pasigurtë si ajo e intelektualëve dhe hebrenjve në Gjermani në vitin 1930…
Që nga Kancelari i Rajhut deri tek Fyhreri, ose që nga presidenti deri tek sulltan-kalif, për Erdoganin hapat duken të pashmangshëm. Kjo është thjesht çështje kohe.
Një nga nismat cinike të përpjekjeve për t’u bërë sulltan dhe kalif, ishte dhe artikulimi i mundësisë për rithkimin e dënimit me vdekje për trathti, në mënyrë që të eleminojë kundërshtarët kryesorë të përhershme politik dhe të frikësojë ata që mund të mbijetojnë dhe mund të protestojnë sërisht në të ardhmen kundër tij.
Por, urdhëri i ekzekutimit të vërtetë është lëshuar: Erdogan vrau Turqinë laike të Ataturkut, ëndrrën që një komb mysliman mund të kishte vendin e tij në rreshtin e parë të qytetërimit, shkruan Ralph Peters gazetar i New York Post dhe analist strategjik i kanalit televiziv amerikan Fox News.

Ishulli i Sazanit dhe politika shqiptare

Dilaver Goxhaj , Tiranë

Sazani është ishulli më i madh i Shqipërisë. maja e tij më e lartë është 342 m. Ishulli i Sazanit ka siperfaqe 5,7 km² dhe vijë bregdetare me gjatësi rreth 15 km. 

Emri i ishullit të Sazanit përmendet që në kohërat antike, duke filluar nga shekulli i VI p.e.s. me emrin SASON. Gjatë mesjetës ishulli kaloi në zotërimin Venecian. Në kohërat e reja së bashku me ishujt Joniane të Greqisë u pushtua nga Anglia. Gjatë Luftërave Ballkanike, Greqia e pushtoi ishullin. Gjatë Luftës së Parë Botërore ishulli u pushtua nga Italia.  

Në folklorin popullor historia për ishullin e Sazanit nis me historinë e detarit ulqinakas Haxhi Aliu, banesa më e sigurt e të cilit ishte shpella, e cila mban edhe emrin e tij: Shpella e Haxhi Aliut.  

Sipas historianëve, kjo shpellë emrin e vjetër e ka shpella iliriane. Kjo shpellë iliriane përdorej nga detari me famë, ulqinakasi, Haxhi Aliu, e cila është një dëshmitare interesante e historisë. 

Shpella e Haxhi Aliut ndodhet ne gadishullin e Karaburunit, në skajin veriperëndimor të Kepit të Gjuhëzës. Detari i guximshëm shqiptar Haxhi Aliu e ka përdorur atë si strehë mbrojtëse, duke u përleshur me anijet e huaja grabitqare, të cilat tentonin të hynin në Gjirin e Vlorës apo të grabisnin piratisht bagëtitë e vendsave në Karaburun.  

Haxhi Alia është vrarë nga piratët e huaj në afërsi të Sazanit. Dhe historinë e tij e ka përjetësuar populli ulqinakas me këngën:  

Haxhia Alija me të birin, 

Porsi mbreti me vezirin!… 

Haxhi Alija u nis me shkue 

N’kanal t’detit me luftue, 

Bir as bijë mos me i mendue. 

***

Haxhi Alija, shehit’ i detit, 

Shpata yte  lule xhenetit. 

Në Tripoli kur të vemi, 

Kur të na pyesin, qysh t’ju themi? 

“Haxhi Alinë ku e keni?” 

Te Liketa, në Sazan, 

Ç’po luftojnë dy tartanë! 

Haxhi Alinë s’e ban ma nanë! 

 (Ulqin) 

Gjithashtu po nga historia dimë se ishulli i Sazanit, prej vitit 1800 dhe deri në vitin 1944 ka qenë i pushtuar nga shumë forca të huaja.  

Sikundër dihet, më 17 dhjeto 1912 filloi punimet Konferenca e Ambasadorëve në Londër, në të cilën do të vendosej edhe çështja shqiptare. Si rrjedhojë, më 1 prill 1913 Ismail Qemali u nis me një anije të dukës së  Qrieanit për një tur diplomatik. “Qëllimi i udhëtimit tim – shkruan Ismail Qemali – ishte që të luftoja për çështjen e tërësisë tokësore të Shqipërisë pranë Fuqive të Mëdha”. Dhe populli e ka përjetësuar në këngë këtë tur të tij: 

O Qemal, kur të pëzunë, 

Kur desh të të zin’ Turqia 

Dhe një çikë pra të zunë;  

Erdh e të mori gjemia, 

Brënda në Paris të shpunë, 

Atje ku ish katimia. 

Seç u ngrit krali më gjunië, 

Mbretëresha dhe e bija. 

“Cili je ti more burrë, 

Që kërkon vulat e mia?” 

“Unë jam Ismail Qemali, 

Prapa më vjen historia.”
Të shtatë vulat ia dhanë, 

Po do mos dojë Turqia. 

“Do dojë se s’është punë,  

Është e jona Shqipëria! 

Sazan e karaburun 

Janë vatanet e mia” 

(Radhimë – Vlorë) 

Konferenca e Ambasadorëve në Londër i mbaroi punimet më 13 korrik 1913, e cila mori vendim mbi organizimin e shtetit shqiptar, duke e lënë Vlorën me gjithë Sazanin nën pushtimin e forcave greke. Prandaj dhe populli i drejtohet Ismail Qemalit: 

“Fol, o Smail Be, me gojë! 

Merre flamurin në dorë, 

Ngule në Sazan e Vlorë” 

(Kabash – Gramsh) 

Në tetor të vitit 1914 ishullin e Sazanit e pushtojnë forcat italiane,  dhe më 25 tetor 1914 dualën në Vlorë, ndërsa në dhjetor pushtuan gjithë rrethin e Vlorës. Dhe populli tregon: 

“Ky Adriatiku ndjerë, 

Pse s’bën valë këtë herë, 

Valë, dallgë dhe furtunë?” 

“Sepse Vlorën na e zunë, 

Topat në Sazan i prunë, 

Kundrejt Kaninës  i vunë!” 

“Ti Sazan e ti Kaninë, 

Ku e kini bukurinë? 

Pse nxini kaq nashtinë? 

Sikur ju hodhë mavrinë? 

A pse shihni Italinë?” 

(Dhëmblan-Tepelenë) 

Kur u mësua se  edhe Konferenca e Paqes  që i filloi punimet më 18 janar 1918 e la rrethin e Vlorës nën pushtimin Italian, shpëqrtheu Lufta e Vlorës, duke e hedhur ushtrinë italiane në det  : 

Piaçentini1) dha kumandë, 

Kërkon Vlorën dhe Sazanë. 

O burra, o shqipëtarë, 

O burra t’u vëmë zjarrë, 

Të mos mbetet Italian! 

Oxhum përmi italianë, 

Të marrëm Vlorë e Sazanë! 

(Qeparo – Himarë) 

1).Komandanti I forcave ushtarake italiane.  

Megjithatë pushtuesit e mbajtën në dorë ishullin e Sazanit. 

Gjatë kohës së Konferencëa së Paqes në Paris Esat Pash Toptani u thirr nga serbët në Paris, në funksionin e rremë të kryetarit të qeverisë kukull shqiptare, i cili pranonte që në Shkumbin e poshtë ta merrte Greqia, dhe  në lumen Mat e lartë ta merrte Serbia. Si rrjedhojë, Esati u vra nga Avni Rustemi. Mirëpo, siç thotë edhe zakoni shqiptar që: “nipi qet pushkë për dajën”, Ahmet Zogu e vrau Avni Rustemin pas katër vitesh, më vitin 1924. Dhe populli i tha:  

Ahmet Zog, o faqezi, 

Vdiq Esati, u ngjalle ti, 

Tradhëtar për Shqipëri. 

(Kurvelesh) 

Amanetin, thotë populli, nuk e tret as varri. Çlirimin e Sazanit e kishte lënë amanet edhe Avni Rustemi, prandaj dhe e vrau Esatin qysh në ditët e para kur filloi Lufta e Vlorës. Dhe populli u betua:  

Këjo Vlora këtë herë, 

Të madh e vuri veremnë, 

Që kur vranë deputetnë, 

Trim e madh, Avni Rustemnë. 

Avni Rustemn’ na e vranë. 

S’do t’ia lëm’ hakën pa marrë! 

Avniu e tha një fjalë: 

“Vlorë të ma bëni varrë, 

Bashkë me ‘Smail Qemalë, 

Të kem pëkrshi Sazanë, 

Karaborun’ e limanë!” 

(Dukat – Vlorë) 

Në 2 korrik 1944 Komndanti i Përgjithshëm i UNÇSH, Enver Hoxha, i dërgon këtë telegram urgjent Br.12S dhe Shtabit të Zonës I Operative : “Brigada XII do të zërë vëndin e  Brigadës VI në sektorin Vlorë-Kurvelesh-Bregdet ashtu siç ka qenë disllokuar Brigada VI . . . Vlora dhe Karaboruni me Sazanin, qëndrojnë si kështjella të hekurta dhe kurrë nuk ka për t’i shkelur armiku” , dhe gjatë periudhës 1945-1990 ashtu u bënë për pjesës perëndimore të Shqipërisë. 

U desh Sulmi heroik i Brigadës XII Sulmuese i UNÇSH më 15 tetor 1944 kundër forcave  nazi-fashiste për çlirimin jo vetëm të qytetit të Vlorës, por edhe për çlirimin për herë të parë pas 144 vitesh, i ishullit të Sazanit, duke iu kthyer përfundimsht në posedim pronarit të saj, Shqipërisë.  

Çështja e ishullit të Sazanit pas 80 vite të çlirim të tij u riaktivizua më 17 marsin e vitit 2024, në Mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste Shqiptare, në të cilën u theksua si çështje kryesore, që ishulli i Sazanit t’i jepet një sipërmarrësi të madh amerikan, për të investuar në Sazan një projekt të mëdha elitar turistik. Porsa u njohëm me këtë vendim të Mazhorancës parlamentare, të cilin e miratoi edhe Opozita parlamentare me heshtjen e saj, nuk e shpjegojmë dot, pse na u kujtua kënga popullorë: 

O moj Vlor’, e bukra Vlorë, 

Me Sazan dorë më dorë,’ 

Vinë bota të shikojnë, 

Kërkojnë të të zaptojnë. 

 (Lumi Vlorës) 

Duke parë zhvillimet politike në Shqipërinë prej vitit 1990 deri sot, prej kur nisi  shkatërrimi i të gjitha arritjeve progresive ekonomike – arsimore – kulturore dhe ushtarake gjatë periudhës 1945-1990: eleminimin e Forcave të Armatosura duke  vënë në pikëpyetje sigurinë kombëtare; shkatërrimin e 810 veprave industriale; shkatërrimin e fermave bujqësore dhe mbi 500 rezervuare ujitjesh, bashkë me fermat blegtorale; nxitjen prej të gjitha këtyre qeverive të emigracionit galopant duke e çuar Shqipërinë drejt shpopullimit të plotë; marrëveshja me Italinë për sistemimin në Shqipëri të gjithë emigrantëve aziatikë e afrikanë që synojnë Evropën; përzgjedhja e kombësisë  në regjistrimet e popullsisë; ndezjen e luftës ndërfetare; diskutimi i pronësisë për për Gjirin detar të Sarandës; çështjen e greqizimit të Himarës; krijimin e Ballkanit të Hapur dhe së fundi  dorëzimin e ishullit të Sazanit dhe të Zvërnecit për resorse turistike të huaja, ndërkohë që kemi edhe biznesmenë të fuqishëm vendas etj., të cilat e bëjnë të besueshme profecinë e rilindasit Faik Konica, e bërë qysh në vitin 1923:  

”Në qoftë se e papritura ngjet, në qoftë se shqipëria – fjalë fatale – vdes, atëherë mund, pa shpifje, të shkruajmë këto fjalë në gur të varrit të saj: Shqipëria u ngjall nga idealistët, u ruajt nga rastet, u vra nga politikanët.”  

Përshpirtëria e Nënës Tereze: Heshtja dhe vetmia e Jezusit dikur dhe sot

0

Don Lush Gjergj, Prishtinë

Shën Nëna Tereze thoshte: “Hapi i parë drejt shenjtërisë është dëshira për shenjtëri, për t’i përngjarë Jezusit në gjithçka, sidomos në vuajtje dhe në dashuri”. 

Ajo  ka theksuar rastet e veçanta të heshtjes dhe vetmisë së Jezu Krishtit në histori dhe sot:

1.     Vetmia dhe djersitja e Tij në gjak në Kopshin e Gjetsemanit, ndërsa nxënësit e tij flejnë  (khs. Mt 26 , 35– 45; Mk 14, 32 – 42; Lk 22, 39 -45). 

Lutja në Gjetseman dhe vetmia e Jezusit

(Mk 14, 32‑42; Lk 22, 39‑46)

“Atëherë Jezusi mbërriti me nxënës në një kopsht, që quhej Gjetseman dhe u tha:

“Rrini këtu, derisa unë të shkoj atje e të lutem.”

Mori me vete Pjetrin dhe dy bijtë e Zebedeut. Atëherë filloi të trishtohej e të ngushtohej.

E u tha:

“Shpirtin ma kaploi një trishtim që çon në vdekje. Qëndroni këtu dhe rrini zgjuar me mua!”

Pastaj u largua pakëz, ra me fytyrë për dhé e lutej: “Ati im, nëse është e mundur, largoje prej meje këtë kelk mundimesh! Megjithatë, le të bëhet, jo si dua unë, por si do ti.”

Dhe u kthye te nxënësit, i gjeti fjetur dhe i tha Pjetrit:

“Si kështu, s’mundët të rrini zgjuar me mua as për një orë të vetme?  Rrini zgjuar e lutuni të mos bini në tundim! Shpirti, vërtet, është i gatshëm, por trupi është i ligshtë.” 

Prapë shkoi të dytën herë e u lut:

“Ati im! Nëse s’mund të kalojë ky kelk mundimesh pa u pirë prej meje, u bëftë vullneti yt!”

U kthye përsëri dhe i gjeti fjetur, sepse gjumi ua kishte rënduar sytë.

I la, prapë u largua dhe u lut edhe të tretën herë duke përsëritur të njëjtat fjalë.

Atëherë u kthye te nxënësit e u tha:

“Flini tashmë e pushoni! Ja, arriti ora, kur Biri i njeriut po u bie në dorë mëkatarëve. 

 Ngrihuni të shkojmë! Ja, po afrohet tradhtari im!” 

Ungjilltari Marku thekson se Jezusin “filloi ta kapë frika dhe ta ndiejë veten ngusht e u tha:

“Shpirti im është i trishtuar për vdekje. Mos u largoni e rrini zgjuar.”

(Mk 14, 33 –  35).

Ungjilltari Luka thekson një moment dhe qasje tjetër tejet të rëndësishme:

“Kur e kapën mundimet e vdekjes, lutej më me zemër. Djerësa e tij u bë si pika gjaku që binin në tokë.”

(Lk 22, 43 – 44).

Kontrasti është ky: Jezusi djerësitet, lutet, është ngushtë, ka frikë dhe tronditje, si thonë shumë biblicistë sidomos  për mëkate tona, ndërsa apostujt, edhe më të zgjedhurit, si Pjetri dhe dy bijtë e Zebedeut, ishin të zgjedhur për të ndarë me ta këto çaste tejet të vështira dhe vendimtare, por pa ndonjë sukses, sintoni dhe harmoni.

Kjo histori përsëritet gati gjithnjë, pasi edhe ne merremi më shumë vetveten, me thashetheme, ndërsa më pak me fatin e njeriut, të tjerëve, duke qenë të verbër dhe pa ndjenja për njëri – tjetrin, me këtë edhe për vetë Zotin.

Qortimi i Jezusit: rrini zgjuar… dhe shpirti është i gatshëm, por trupi është i ligshtë vlen për të gjithë ne. A bashkëndajmë ne jetën, veçanërisht brengat, shqetësimet, sprovat, kryet me njëri – tjetrin, nëpërmjet Jezusit me Zotin dhe të afërmin? 

2.     Kryqëzimi dhe vdekja e Jezusit në kryq (khs. Mt 27, 32- 44; Mk 15, 21 – 32; Lk 23, 26 – 43; Gjn  19, 17 – 27);

Jezusin e kryqëzojnë: etja e tij për ne dhe dhurimi i Marisë për Gjonin – çdo njeri

(Mk 15, 21‑32; Lk 23, 26‑43; Gjn 19, 17‑27)

“E ndërsa po dilnin në rrugë, takuan një njeri nga Cirena që quhej Simon dhe e detyruan ta mbarte kryqin e tij.

Kur arritën në vendin e quajtur Golgotë ‑ d.m.th. Vendi i Kafkës ‑ i dhanë të pijë verë të përzier me tëmëlth e, pasi e kërkoi, s’deshi ta pijë.

Atëherë e gozhduan në kryq dhe me short i ndanë mes tyre petkat e tij.

Pastaj ndenjën dhe e ruanin.  Mbi kokë ia vunë shkresën e arsyes së dënimit: “Ky është Jezusi, mbreti i judenjve.”

Bashkë me të kryqëzuan dy cuba, njërin në të djathtë e tjetrin në të majtë.

Kalimtarët, pastaj, e shanin duke luajtur me kokë në shpoti  dhe thoshin: “Ti që e rrënon Tempullin e për tri ditë e rindërton, shpëto vetveten! Nëse je Biri i Hyjit, zbrit nga kryqi!”

Po ashtu edhe kryepriftërinjtë me skribë e me pleq, duke e përqeshur, i thoshin:

“Të tjerët i shpëtoi, vetveten s’po mundet ta shpëtojë! Është mbreti i Izraelit! Le të zbresë tani prej kryqit e do t’i besojmë! Ka shpresuar në Hyjin, le ta lirojë tani, nëse e do përnjëmend!’ Sepse vetë tha: ‘Jam Biri i Hyjit!’“

Po ashtu e fyenin edhe cubat që ishin të kryqëzuar me të…

“Aty ndodheshin e vërenin prej së largu shumë gra, të cilat Jezusin e kishin përcjellë që prej Galilesë dhe i kishin shërbyer. 

Ndër to ishte Maria Magdalenë, Maria nëna e Jakobit dhe e Jozefit edhe nëna e bijve të Zebedeut.” (Mt 27, 32 – 44; 55 – 56).

Kjo vetmi shprehet edhe me klithjen e Jezusit nga kryqi: “Hyji im, Hyji im, përse hoqe dorë prej meje?” (Mk 15, 35).

Në këtë agoni, vetmi dhe heshtje, Jezusi nuk mendon për vetveten, por për miqtë e tij, pra, për ne.

Mu për këtë Ai më të dashurën, Nënën Mari, nëpërmjet Gjonit, na i dhuron neve, Kishës, të krishterëve, mbarë njerëzimit.

Konstatimi i dytë ishte etja e tij fizike, trupore, sepse tashmë ishte i molisur, dërmuar, rrahur dhe në fund të jetës.

Shën Nëna jonë Tereze, moton e Jezusit: Kam etje, e ka marrë si motiv bazë për çdo kapelë, ku përpos Eukaristisë, është kryqi dhe mbishkrimi: Kam etje, që ajo e shpjegon se etja e tij është për Dashuri, për ne, për kthimin, shpërblimin dhe shëlbimin – shenjtërimin tonë.

Ja përshkrimi i Gjonit:

“Në këmbë, përbri kryqit të Jezusit, qëndronin nëna e tij, pastaj motra e nënës së tij, Maria e Klopait edhe Maria Magdalenë.

Jezusi, kur pa nënën e vet dhe, pranë saj, nxënësin që donte, i tha nënës:

“Grua, ja, yt bir!” 

Pastaj i tha nxënësit:

“Ja, nëna jote!”

Prej asaj ore nxënësi e mori me vete.

Vdekja e Jezusit

(Mt 27, 45‑56; Mk 15, 33‑41; Lk 23, 44‑49)

Pastaj, Jezusi, i vetëdijshëm se u krye gjithçka, që të shkojë në vend fjala e Shkrimit të shenjtë, tha: “Kam etje!” 

Aty ishte një enë plot me uthull.

Në majë të kallamit të hisopit vunë një sungjer plot me uthull e ia afruan te goja.

Jezusi, posa e kërkoi uthullën, tha:

“Gjithçka u krye!”

Uli kokën e dha shpirt.” (Gjn 19, 25 – 30)

Sa sot ne e ndajmë agoninë, djerësitjen në gjak, vetminë, ankthin, frikën, luftën, vetminë, braktisjen, harresën me njerëz që vuajnë në trup apo në shpirt?

Shën Nëna Tereze, si Nëna e jetës dhe dashurisë, ishte e pranishme ku që jeta ishte e kërcënuar dhe rrezikuar, me parimin e saj tashmë të njohur, të dëshmuar dhe zbatuar:

“Kudo që jeta është në rrezik, aty duhet të jemi edhe ne.”

Qielli – Ati hesht, toka e sfidon dhe përqesh Jezusin në kryq. Ai edhe në këto rrethana mendon dhe vepron për ne, na dhuron Virgjërën Mari, Nënën e tij të dashur, për Nënën tonë.

E ne, kur jemi në halle, derte, vuajtje, çka mendojmë, flasim dhe dhurojmë? Nëna Tereze thotë: “Jepe pjesën më të mirë të vetvetes”, domethënë zemrën, brendinë, dashurinë

3.    Vetmia dhe heshtja e tij mijëvjeçare në  Eukaristi, sipas mësimit dhe parimit të saj themelor:

“Nuk mjafton ta njohim, pranojmë dhe marrim vetëm Jezusin në Eukaristi, nëse nuk e njohim, duam., pranojmë dhe shërbejmë atë edhe në trajtën e Njeriut vëlla apo motër.” 

Gjithë kjo ndërlidhet me identifikimin e Jezu Krishtit me çdo njeri, jo vetëm të krishterë, besimtar apo fetar, duke na mësuar dhe udhëzuar kështu:

“Isha i uritur…. e ju… a me keni njohur…”

Gjyqi i fundit i mbarë botës:

“E kur të vijë Biri i njeriut në madhërinë e vet e me të gjithë engjëjt, do të ulet mbi fronin e vet të madhërueshëm. 

 Atëherë para tij do të mblidhen të gjithë popujt dhe ai do t’i ndajë njërin prej tjetrit, sikurse bariu ndan delet prej cjepve.

 Delet do t’i vërë në të djathtën e vet e cjeptë në të majtën.

 Atëherë Mbreti do t’u thotë atyre që do të jenë në të djathtën e tij: ‘Ejani të bekuarit e Atit tim! Merrni në pronë Mbretërinë që u bë gati për ju që prej fillimit të botës! 

 Sepse pata uri e më dhatë të ha, pata etje e më dhatë të pi, isha shtegtar e më përbujtët, isha i zhveshur e më veshët,  i sëmurë e erdhët të më shihni, isha në burg e erdhët tek unë.’

 Të drejtët atëherë do t’i përgjigjen: ‘Zotëri, kur të pamë të uritur e të dhamë të hash, të etshëm e të dhamë të pish? 

Kur të pamë shtegtar e të përbujtëm, të zhveshur e të veshëm? 

 Ose, kur të pamë të sëmurë ose në burg e erdhëm te ti?’ 

 Mbreti do të përgjigjet: ‘Për të vërtetë po ju them: çkado bëtë për njërin ndër këta vëllezërit e mi më të vegjël, e bëtë për mua.’

 Pastaj do t’u thotë edhe atyre që do të jenë në të majtën: ‘Ikni prej meje, të mallkuar, në zjarr të pasosur, të përgatitur për djallin e për engjëjt e tij! 

 Sepse isha i uritur e nuk më dhatë të ha, isha i etshëm e nuk më dhatë të pi, isha shtegtar e nuk më përbujtët, 

 isha i zhveshur e nuk më veshët, i sëmurë dhe në burg e nuk erdhët tek unë.’

Atëherë edhe ata do t’i përgjigjen: ‘Zotëri, kur të pamë të uritur, a të etshëm, a shtegtar, a të zhveshur, apo të sëmurë, në burg e nuk t’u gjetëm në nevojë?’ 

 E ai do t’u përgjigjet: ‘Për të vërtetë po ju them: çkado s’bëtë për njërin prej këtyre më të vegjëlve, nuk e bëtë për mua.”

 Këta do të shkojnë në mundim të përjetshëm, kurse të drejtët në jetën e pasosur.” (Mt 25, 31 – 46)

Nderimi, meditimi, adhurimi, mesha kungimi, jeta shpirtërore me Zotin, nëse nuk na aftëson, frymëzon dhe motivon për të afërmin, pra, për çdo njeri, është nderim vetëm ritual, liturgjik, sakramental, por nuk ka lidhje dhe ndikim në jetën tonë të përditshme.

Shën Nëna Tereze këtë tri “momente” të heshtjes dhe të vetmisë së Jezusit, i përmbledh në këtë thënie burimore dhe shumë domethënëse: “Unë jam personi më e lumtur në botë, sepse 24 orë në ditë jetoj me Jezusin dhe për Jezusin, me njeriun dhe për njeriun.”

Prishtinë, 20 mars 2024   

Hovenier: Presim që Kosova të jetë anëtare e NATO-s|VIDEO

0

A.Bela/ RTKlive

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier, ka thënë se nuk ndihen të shqetësuar dhe as populli i Kosovës nuk duhet të ndihet i shqetësuar nga kërcënimet e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq. Ai ka thënë se aleanca më e fortë ushtarake është në Kosovë.

Diplomati amerikan ka thënë se është i vetëdijshëm se Kosova ka vendosur që dëshiron t’i bashkohet NATO-s.

“SHBA mbështet popullin e Kosovës dhe FSK-në, si forcë multietnike për mbrojtje territoriale. Kosova përballet me një sfidë me disa anëtarë të NATO-së. Dëshirojmë të shohim të ardhmen e Kosovës në NATO. Presim që Kosova të jetë anëtare e NATO-s. Ne do të bëjmë çdo gjë që ta përkrahim këtë. SHBA-ja ka investuar shumë energji dhe është angazhuar shumë për të përkrahur Kosovën e FSK-në në tranzicionin e saj. Kosova përballet me sfidën, që disa shtete të NATO-s nuk e njohin siç e njeh SHBA-ja e partnerët tjerë. Duam të shohim këtë të ndryshojë. Duam të shohim që të avancojë e ardhmja e Kosovës në NATO. Kosova është shumë mirë me NATO-n sa i përket vlerave e institucioneve. Ka probleme e çështje që duhet zgjidhur”, ka thënë Hovenier.

Ambasadori Hovenier është takuar me zëvendëskryeministrin e parë të Kosovës, Besnik Bislimi, me të cilin ka folur për zhvillimet e fundit në dialog.

Ambasadori Hovenier ka thënë se në takimin e kryenegociatorëve në Bruksel pati “disa shenja pozitive” për ta zgjidhur çështjen e dinarit.

Hovenier ka theksuar se e respektojnë vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës, por përsëriti se janë të shqetësuar për ndikimin që mund të ketë rregullorja e re në komunitetin serb.

“Jemi të shqetësuar për atë se kjo mund të ndikojë në popullatën e cenueshme, posaçërisht komunitetin serb të Kosovës dhe mendoj që është me rëndësi që të ndryshohet mënyra e zbatimit dhe bisedimet tona për këtë çështje vazhdojnë”, ka deklaruar ai.

Hovenier ka theksuar se ka mundësi për t’u gjendur një zgjidhje.

“Është mirë të shohim që ka mundësi që të dy palët ofrojnë rrugëzgjidhje se si mund të bëhet kjo, si dhe përgjegjësitë e zotit Lajçak”, ka deklaruar ai.

Hovenier ka thënë se zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi nuk i ka dhënë ndonjë propozim për zgjidhjen e çështjes së dinarit, por siç ka deklaruar ai “Qeveria është duke punuar në këtë drejtim”.

Deklarimi i plotë:

Deklarata e Kristofer Hill se Serbia është më afër NATO-s, se sa Kosova, a nuk tingëllon qesharake?

1

Gani I. Mehmeti 

Ne mund të shfaqim dëshira sa të duam, aso që janë fantastike, imagjinare, pse jo edhe dëshirat që na i ka ënda. Por, realiteti, përse quhet realitet, se i ngjasn asaj që është, ashtu si është. Tek realiteti dhe dëshira ka një ndryshim bukur të madh, aq sa ato janë njëra larg tjetrës, përse jo, edhe afër njëra-tjetrës. Kemi dëshira që mund të realizohen, por kemi edhe të tilla që nuk mund të realizohen. Ose, disa mund të realizohen shpejt e disa për kohë më të gjatë e ndonjëra kurrë…
Kështu ka shprehur një dëshirë, bukur të madhe ambasadori amerikan në Beograd, Kristofer Hill, duke thënë se Serbia është më afër NATO-s se sa Kosova! A vetë kjo, nuk është një dëshirë shumë më e madhe se sa një realitet!?
Si mund të jetë Serbia më afër NATO-s, kur ajo është tepër alergjike në NATO-n, barabar me alergjinë që ka ndaj shqiprtarëve, e cila po mundi, do t’i zhdukë nga faqja e dheut.
Serbia ka të zhvilluar diplomacinë. Ajo rrallëherë që kundërshton, por edhe më rrallëherë realizon ato që pranon e që kërkohen nga ndërkombëtarët. Ajo pranon vendime të panënshkruara, për të mos qenë e obliguar t’u përmbahet a për të mos i zbatuar. Serbia ndryshe flet e ndryshe mendon. Ajo di të qahet, di të ankohet, di të shtiret për gjithçka, deri sa të realozojë të sajën, pastaj nuk të njeh më, pastaj edhe të sulmon, ndoshta.
Prandj, Serbia bashkëpunon me NATO-n, jo se i duhet as se ia ka besimin, por që të jetë një lloj spiuneje e të paraqesë tek vëllai i madh i saj – Rusia, për të dërguar informacione tek ajo.
Serbisë kurrë nuk duhet besuar ! Këtë e kanë thënë të parët tanë nga përvojat që kanë pasur me të.
Ne nuk kemi asgjë kundër që Serbia të jetë në NATO, sepse ne NATO-n e dimë si një forecë që vetëm mbron. Nuk dimë të ketë sulmuar diku një vend, një popull a një shtet. Ndërsa forcat tjera, sidomos ajo ruse, po shihet, se është për të sulmuar popuj e vende të ndryshme, siç ësht rasti gjatë këtyre dy viteve me luftën e Rusisë për qëllime pushtuese ndaj Ukrainës.
NATO-n e dimë dhe e njohim për demokratike, ndërsa të tjerat nuk kanë të bëjnë me demokracinë. E, Serbia njeh vetëm fjalën demokraci, por ajo nuk është demokratike, madje as që mendon të jetë ndonjëhere, deri sa ka qëllime pushtuese.
Serbia njeh vetëm gjuhën e forcës, siç thuhet.
Ne do donim të jetë në NATO Serbia, bashkë me Kosovën, si dy shtete të barabarta, se vetëm atëherë, do të mund të thoshim e të flisnim për demokracinë në Serbi, vetëm atëherë nuk do të sulmonte asnjë vend, dhe do të mund të thoshim se do të jetonim në paqe si dy shtete e dy popuj fqinj.
Nga sa i njohim serbët çfare janë, pretendimi i ambasadorit Hill, se Serbia është më afër NATO-s se sa Kosova, na del e paqëlluar, jo logjike, e paarsyeshme, jo e vërtetë dhe shumë qesharake.
Kjo, do mund ta përsërisim se: Mund të jetë vetëm një dëshirë e Hillit për ta parë Serbinë në NATO, e asgjë më shumë.
Serbia në NATO do të hyjë atëherë kur nuk do të jetë Rusia superfuqi!
Hill, ashtu si edhe ndërkombëtarët e tjerë, kërkon nga Kosova formimin e Asoiaionit, por nuk kërkon nga Serbia njohjen e Pavarësisë së Kosovës, me çka, vërtet do të normalizoheshin marrëdhëniet mes këtyre dy shteteve. Është e padrejtë të kërkohet vetëm nga Kosova e jo edhe nga Serbia për normalizimi n e marrëdhënieve.

Historiografia jonë ka nevojë për korrigjime dhe rishkrim

1
Jusuf BUXHOVI, Prishtinë 
___
-Mistifikimi i të vërtetave historike si dhe mbajtja e tyre e ngrirë qoftë edhe me autoritetin e censurës, siç po kërkohet kohëve të fundit nga qarqe të caktuara akademike, është krim shkencor, por edhe moral, meqë pamundësia e çlirimit nga mashtrimet, shoqërinë e kthen në viktimë të përhershme të përshtatshme për çfarëdo manipulimi!
Martin Hajdegeri, me të drejtë ngriti çështjen që secila gjeneratë ka të drejtë për rishikimin e historisë në përputhje me “pikëpamjet për të vërtetën e vet”. Kjo arsyetohet me atë se historiografia si shkencë e veçantë shoqërore ka për detyrë të marrë parasysh logjikën e interpretimeve që ofrojnë faktet në vazhdimësi si dhe atë, që qëndrimet e caktuara, të pranueshme ose të imponueshme në një kohë, valorizohen, rishikohen ose edhe korrigjohen në përputhje me ndryshimet shoqërore që vendosin raportet politike. Meqë shtetformi shqiptar (i Shqipërisë në vitin 1912 dhe të Kosovës në vitin 2008) ka kaluar nëpër faza të mbikëqyrjes ndërkombëtare dhe ato ideologjike për mbi gjysmë shekulli, ka qenë e pritshme që edhe ajo që është shfaqë si historiografi “autentike” nga autorët shqiptarë të jetë ndikuar nga këto rrethana, veçmas nga historiografia serbe, që mund të thuhet, se bashkë me diskursin e njohur ideologjik, ia ka përcaktuar kornizat e “të vërtetave” gjithnjë në përputhje me programet hegjemoniste serbe gjatë dy shekujve të fundit. Natyrisht se diktatit të historiografisë serbe ndaj asaj shqiptare, krahas faktorëve nga raporti i forcave, i kanë ndihmuar edhe impulset “shkencore” që kanë ardhur nga “qarku sllavist” i Vjenës dhe shkolla ruse e shekullit XIX-XX në shërbim të drejtpërdrejtë të politikës së njohur të hegjemonizmit pansllavist rus në Ballkan nga Kriza Lindore e këndej, që ka ndikuar edhe hartat politike dhe ato shtetërore. Andaj, ka qenë e pritshme që përjashtimi i shqiptarëve prej hartave politike të Europës sa më shumë që të jetë e mundur, që hisja e tyre në to të jetë sa më e vogël dhe mundësisht nën tutelën e shteteve fqinje (Serbisë, Greqisë dhe Bullgarisë) të shumtën të ngritura dhe të shtrira mbi trungun e etnisë shqiptare.
Kësaj politike i është dashtë parja e mjegulluar e shqiptarëve në histori, veçmas në antikitet dhe mesjetë, si dhe roli i tyre “i pushtuesit” dhe “zullumqarit” gjatë Perandorisë Osmane të ardhur nga Kaukazi, me ç’rast ata, me ndihmën e osmanëve dhe të pranimit të islamit, gjoja kanë rrënuar “shtetin mesjetar serb” si dhe “kishën ortodokse serbe”! Kështu, platformat hegjemoniste , ajo e “Naçertanjes” së Garashaninit dhe “Megaloidhesë” greke të vitit 1844 bashkë me literaturën përcjellëse me plot e përplot gënjeshtra dhe falsifikime ordinare, ia përcaktuan edhe kornizat si dhe hapësirën pamjes së deformuar të historisë së shqiptarëve jo vetëm nëpër qendrat e caktuara hulumtuese dhe studimore evropiane (me përjashtim të shkollës gjermane), por ndikuan që edhe fillet e historiografisë institucionale shqiptare (mbas viteve të njëzeta të shekullit të kaluar) dhe veçmas ato ideologjike gjatë regjimit komunist, të shumtën të mbesin peng i tyre, posaçërisht të çështjet që kanë të bëjë me mesjetën e mesme dhe atë të vonshme, ku dogma e të ashtuquajturit shtet mesjetar serb të identifikuar me dinastinë Rasiane të Nemanjajve tribalë (fis që i ka takuar botës ilire), dhe kishë ortodokse serbe me gjoja autoqefali në shekullin XIII, mbesin të paprekura!
Historiografia ideologjike gjatë gjysmë shekulli në Tiranë, krahas përpjekjeve që së paku, nëpërmes teorisë ilire (gjithnjë në përputhje me kornizat e indoevropianishtes), ta lidh origjinën shqiptare me antikitetin (ndonëse përherë të parë nën ndikimin helen), megjithatë, duke iu nënshtruar klisheve të historiografisë serbe dhe falsifikimeve të saj, gjithnjë nën diktatin ideologjik, që Shqipërisë i ka ardhur nga Beogradi, ka pranuar diskontinuitetin historik dhe veçmas atë etnik, kulturor gjatë Bizantit dhe Perandorisë Osmane, me çka me këto shkëputje i është ndihmuar anatemës së popullit të mjegulluar dhe jashtë strukturave shoqërore dhe politike në mesjetë qofshin ato edhe ndër më të fuqishmet e kohës siç ishte “Despotati i Eprit”i mesit të shekllit XIII, “Mbretëria Arbërore” e Anzhuve e vitit 1272 si dhe dinastive të Balshajve, Thopiajve, Kastriotëve, Dukagjinëve dhe të tjera! Kjo ka bërë që shqiptarët të privohen edhe nga roli i tyre që kishin gjatë shfaqjes së krishterimit dhe më vonë, ku ata ishin ndër të parët që e pranuan dhe i ndihmuan përhapjes së tij tutje Ilirikut. Madje, edhe perandorët e njohur ilir-dardanë Konstandini i Madh, Justiuniani dhe të tjerët, që me të drejtë mund të merren pjesë e trashëgimisë së lavdishme historike arbërore-shqiptare, ku duhet të mbështet edhe identiteti politik dhe shoqëror në kuadër të formacioneve autonome të kohës, përjashtohen prej saj, duke u përvetësuar nga të tjerët!
Krahas diskursit përjashtues nga mesjeta në jetën shoqërore dhe politike të saj në dobi të diktatit sllav-ortodoks, historiografia institucionale shqiptare, gjithnjë nën diktatin ideologjik, ka krijuar mundësi të reja, që i njëjti diskurs, të ndikojë drejtpërdrejt edhe raportet e brendshme antihistorike, sidomos ato që solli fillimi i Luftës së Dytë Botërore dhe përfundimi i saj, me ç’rast, fitorja e ideologjisë komuniste dhe përfshirja e dhunshme e shqiptarëve në të, shkaktoi dëme të mëdha gjithë atyre zhvillimeve me të cilat, në përputhje me rrethanat që krijoheshin, kërkohej që të korrigjoheshin vendimet e Konferencës së Ambasadorëve të Londrës. Kështu, historiografia ideologjike, fitores së komunistëve shqiptarë në radhët e Frontit Antifashist si dhe krimeve të rënda, që u ushtruan nga ana e tyre pas marrjes së pushtetit në bashkëveprim me partizanët jugosllavë, u dha “alibi” në emër “të luftës klasore” dhe qërimit të hesapeve me “kuislingët dhe fashistët”! Me këtë rast edhe slogani “luftë nacionalçlirimtare” u ngatërrua deri te keqpërdorimi, kur dihet “komunizmi” jo vetëm që e përjashton “kombëtarën” por edhe e lufton atë, siç ndodhi në vërtetë. Në këtë frymë, pra që të luftohet çdo përpjekje e kombëtarizmës dhe frymës së saj gjatë Luftës së Dytë Botërore, u erdhën në ndihmë edhe formulimet “kuislingë” dhe “fashistë” ndaj atyre që vepronin për shtet të përbashkët shqiptar në përputhje me rrethanat e kohës, siç ishte shteti i pavarur shqiptar i viti 1943 që doli nga Kuvendi i Dytë i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit i nëntor 1943, që përfshiu pjesën më të madhe të viseve etnike shqiptare të shkëputura dhunshëm gjatë pushtimit serb dhe grek të vitit 1912. Qeveria shqiptare e vitit 1943-1944 si dhe rrethanat që e nxorën atë, historiografia shqiptare duhet t’i rishqyrtojë dhe t’i trajtojë në përputhje me rolin historik dhe pasoja që prodhoi ajo si një veprim patriotik i elitave intelektuale, që kishin për detyrë të shfrytëzonin raportin e forcave politike për interesat kombëtare, siç ishin ato të krijimit të një shteti të përbashkët shqiptar. Ky rishikim, bashkë me atë që solli ripushtimi i Kosovës nga Beogradi në nëntor të vitit 1944 në saje të bashkëpunimit internacionalist të komunistëve të Shqipëpisë me ata të Titos me pasoja tragjike për Kosovën (me mbi 50 mijë të vrarë nga terrori partizan), me çështjet tjera që lidhen me vazhdimësinë historike të shqiptarëve në të gjitha fazat e saj nga antikiteti, mesjeta e deri te koha jonë, natyrisht se tërheq pas veti edhe vargoin e korrigjimeve, nga ato të vazhdimësisë pellazge, pranimit të trinomit mbretëror ilir në antikitet (maqedon, dardan, epirot), rolit të Ilirikut në themelimin e Bizantit, pa përjashtuar këtu edhe strukturat feudale autonome në të në fazën e dekompenzimit të tij, pastaj të pushtimeve osmave dhe të krijimit të realiteteve shoqërore dhe politike pesqindvjeçare në të për t’u sqaruar pastaj edhe Rillindja Kombëtare dhe gjithë ai zhvillim që çoi deri te pavarësia e Shqipërisë në vitin 1912, ku me vendimet e Konferencës së Londrës qendra historike (Kosova) u kthye në periferi me fatin tragjik të shuarjes si etni historike dhe kulturore me asimilim ose gjenocide. Në kuadër të këtyre ndryshimeve, krahas fokusimit tek roli i fuqive të mëdha te fatet e shtetit shqiptar dhe çështjes shqiptare në përgjithësi nga lufta e parë botërore e deri te ajo e dyta, përqendrimi te stigma “revolucion” dhe “kundërrevolucion” ka rëndësi të veçantë, meqë ajo nuk nënkupton vendosje-zhvendosje mekanike të tyre, kur njëra gjendje zëvendëson tjetrën, siç është vepruar deri më tani, por kërkon korrigjimin e pikëpamjeve të deritanishme si dhe rishkrimin e historisë në përputhje me to, meqë ato nuk kanë dominuar vetëm logjikën politike në vitet e dyzeta dhe të pesëdhjeta të shekullit të kaluar në Shqipëri dhe Kosovën e pushtuar nga Begoradi, por në vazhdimësi në të dy anët e murit shqiptar, kur në njërën anë, është përdorur për forcimin e diktaturës staliniste, ndërsa në anën tjetër, është përdorur për t’u shtypur vullneti i shqipatarëve për barazi, siç ishte rasti me kërkesën për republikën e Kosovës të shfaqur në vitin 1968 dhe të rikthyer fuqishëm në vitin 1981.
Prandaj, kërkesa për korrigjime dhe rishqyrtime historiografike nuk është vetëm e drejta e çdo gjenerate për të vërtetën e vet, siç e thotë Hadegeri, por mbi të gjitha është nevoja që shoqëria shqiptare të lirohet nga mashtrimet ideologjike dhe ato të diktateve nga jashtë, veçmas të historiografisë serbe, në mënyrë që të krijojë rrethanat për bashkim të brendshëm shpirtëror, kulturor, po edhe shoqëror dhe politik. Mistifikimet, mbajtja e tyre “nën embargo morale” dhe të ngjashme nga frika se mund të prodhojnë përçarje, janë vetëm arsyetime antihistorike, që pamundësojnë katarsisin që i duhet secilës shoqëri që jeton nën robëri të gjata…
(Theksime nga promovimi i veprës : “Kosova – histori e shkurtër” në Prizren)

Kah po shkojmë si popull?

1

Nga: Afrim Musliu

Kohëve të fundit po lexoj shumë artikuj e shumë shkrime të shumë shqiptarëve e po ndëgjoj debate të shumë individëve se si e kundërshtojnë investimin miliardësh dollarë të dhëndrit të Trumpit, Jered Kushner, që do të investojë në turizmin dhe bregdetin e bukur shqiptar. Madje edhe disa nga Kosova po i fusin hunët andej ku nuk i’u takon.

Të gjitha gjasat dhe anketimet po tregojnë se Trump prap do të rizgjedhet president në ShBA. Atëherë, pse të mos shfryzëzohet ky investim shumë i madh i familjarit të Trumpit që të sigurohet një mbështetje politike nga ShBA-të për të gjithë shqiptarët në rajon? Kush po i shtin ata zëra që të kundërshtojnë gjithëçka që vie nga perëndimi? Pse ata zëra kurrë nuk u ndëgjuan kundër investimeve të Turqisë së Erdoganit në xhamizimin e trojeve shqiptare? Për eksploatimin e resurseve ekonomike mbarëshqiptare nga Erdogani dhe familjarët e tij. Pse?

Gjatë vizitës së kryeministrit Kurti në Turqi vitin e kaluar, Erdogani kërkon kushte edhe më të volitshme për investitorët dhe nënshtetasit turq në Kosovë. Thotë se që nga viti 2008, Turqia ka investuar afro 400 milionë euro në Kosovë. Unë jam shumë kurioz me e pa një listë specifikacioni se ku dhe në çka janë investuar ato 400 milionë euro, kur asgjë nuk shihet sikurse që, për shembull, shihen 14 fabrika turke të hapura në Serbi e që i kanë krijuar mbi 10 mijë vende të punës për qytetarët serb. Poashtu, shteti serb përfiton edhe nga eksporti i atyre prodhimeve, edhe nga tatimet në paga nga të punësuarit, edhe nga tatimi në fitim dhe obligime tjera që kanë ato kompani turke ndaj shtetit serb.

Të vetmet investime turke që i shohim në Kosovë janë ato 734 xhami të reja të ndërtuara në Kosovë mes vitit 2011-2023, si dhe restaurimin dhe rindërtimin mes viteve 2000-2010 e afro 400 xhamive tjera ekzistuese që ishin në Kosovë e që u dëmtuan apo u shkatërruan gjatë luftës së fundit në Kosovë në vitin 1999.

Poashtu, askush nga qeveria nuk del me një shpjegim se ç’farë marrëveshje është arritë me Turqinë e Erdoganit që gjatë këtyre dy-tri viteve të fundit janë vendosur me dhjetra mijëra turq në Kosovë. Kah të sillesh rrokesh në turq. Lagje të tëra të qyteteve të Kosovës janë populluar me turq. Pse askush nga ata “globalistë” që çarten kundër investimeve miliardëshe amerikane në Shqipëri, nuk e ngrisin zërin kundër këtijë rikolonizimi të Kosovës nga Turqia? Çfarë të mira materiale i sjellin ata Kosovës?

Kur u nda Mitrovica në dysh më 15 qershorë 1999, serbët e ndërtuan një kishë në Kodrën e Minatorëve e në truallin e shqiptarëve të dëbuar nga veriu. Menjëherë në jug u aktivizua BIK-u dhe rrymat tjera të islamit radikal, të cilët përhapën në opinion dokrrat se shqiptarët duhet t’iu kundërpërgjigjen serbëve , duke ndërtuar xhami. Me ç’rast, e rrënuan Xhaminë e Zallit që ishte te tregu i vjetër, e aty Diyaneti turk në vitin 2014 e ndërtuai një xhami gjigante prej 2500 metra katrorë e që i zë brenda 4200 persona, ndërtimi i të cilës ka kushtuar dy milionë euro, ku i tërë materiali ndërtimorë është importuar nga Turqia, përfshirë këtu edhe zallin. I’a hoqën emërtimin shqip dhe e zëvendëzuan me Bayram Pasha Isa Bey, një pushtues i egër otoman i Shek. XVII i cili ishte me origjinë ruse nga Armenia e i osmanizuar në atë kohë, të cilin Sulltan Murati IV e dërgon si vezir në Egjipt e që kurrëfarë lidhje nuk ka as me Kosovë, e aq më pak me shqiptarë. Kjo ishte një pjesë e atyre investimeve 400-milionëshe turke, nga të cilat as shteti i Kosovës e as ndërmarrësit kosovarë nuk kanë përfituar asnjë cent të vetëm nga ky “investim” 2-milionësh nga Turqia.

E jam mëse i bindur se shteti i Kosovës në asnjë mënyrë nuk ka përfituar asnjë cent të vetëm as nga atë 400 milionë euro investime në Kosovë e që në të madh i përmend Erdogani.

Mirëpo, askush asnjëherë nuk e ngriti zërin kundër këtyre investimeve të vdekura nga Turqia..

Pra, derisa serbët krijonin Serbinë e vogël në veri, në jug dhe në pjesët tjera të Kosovës shqiptarët kundërpërgjigjeshin duke krijuar Turqi të vogla, që gjithnjë e më shumë do të sjellin pas sherre të mëdha! Kundër popullit shqiptar, parasëgjithash ! Në atë projekt, nuk kanë munguar as zhdukjet dhe margjinalizimet e gjurmëve shqiptare në Kosovë.

Ka filluar rrënimi i xhamisë më të vjetër të Mitrovicës, xhamia e Haxhi Veselit, e cila do të zëvendësohet me një xhami tjetër të re e gjigante që do të ndërtohet si gjithnjë nga Diyaneti turk!

Madje, derisa kërkesat e qarqeve islamiste që muaji i ramazanit të shpallet muaj i sabatës nga shteti laik i Kosovës, si dhe të premtet të bëhen ditë pushimi, njejtë sikurse që janë edhe nëpër vendet islamike, pikërisht në muajin e ramazanit këtë vit, ndërtohet edhe një xhami në fshatin Gllamnik të Llapit, ndërsa në Mitrovicë sot ka filluar rrënimi i xhamisë më të vjetër të Mitrovicës, xhamia e Haxhi Veselit, e cila do të zëvendësohet me një xhami tjetër të re e gjigante që do të ndërtohet nga Diyaneti turk si “investim” i Turqisë në Kosovë.

Kjo do të thotë se derisa armiqtë e kombit tonë duan të na vënë në gjumin islamik, ata punojnë ditë e natë, në shtatë ditët e javës, me ramazan e pa ramazan, në çkombtarizimin e shqiptarëve dhe në islamitimin e riosmanizimin total të tyre.

Në asimilimin e shqiptarëve në tokat e tyre të lira!

Memorandumi i SANU-s dhe Vasa Çubrilloviçit nga viti 1937 është kah zbatohet në përpikëri tani pas 25 viteve liri e 16 viteve pavarësi.

Sot Kosova ka një pushtet i cili që nga viti 2021 i bënë mbi dhjetë vizita të ndryshme Erdoganit dhe Turqisë, gjersa me vendet parëndimore i kanë acaruar aq shumë marëdhëniet, saqë edhe i humbën me qindra miliona euro investime në fusha të ndryshme në Kosovë nga vendet perëndimore, të cilat edhe vendosën sankcione ndaj Kosovës.

Pastaj, në një shtet ku përndjeken gazetarët e pavaruar dhe sulmohet e persekutohet çdo mendim ndryshe, e në anën tjetër, “atashetë e kulturës” pranë ambasadës turke qarkullojnë dhe veprojnë lirshëm në riosmanizimin dhe islamizimin e popullit më sekularë dhe më të vjetër të ruzullit tokësorë, atëherë shihet qartë që ky regjim proerdogan, po mundohen të krijojnë një shoqëri distopike në Kosovë.

Islami politik nuk ndalet…”Muslimanin” nuk e ndalin vështirësitë. “Iftar” politik nëpër shi në Prishtinë.

Ndërkaq, ky shtet që nga viti 2011, me para të tatimpaguesëve shqiptarë, i ka inkuraju shumë shqiptarë që të asimilohen në tokën e tyre të lirë duke dhënë benefite të mëdha dhe privilegje të shumta për popujt minoritarë. Me ç’rast, shumë shqiptarë janë ka shkojnë nëpër komunat respektive të Kosovës dhe po regjistrohen si turq pa qenë të tillë, ku po i deformojnë edhe emrat dhe mbiemrat e tyre, vetëm që t’i gëzojnë ato beneficione e privilegje që i’u ofron shteti i Kosovës me paratë e shqiptarëve.

“Humanistët” e shpifur veprojnë edhe si agjentura antishqiptare, qysh shihet edhe në këtë foto…! 

Për shembull Ministria për Kthim dhe Komunitete i’a japin 20000 euro para pa kthim një individi minoritar për të ndërtuar, blerë apo renovuar banim në Kosovë, si dhe i japin përparësi për punësim në sektorin publik. Gjersa në anën tjetër mbi 200 mijë shqiptarë jetojnë në varfëri të skajshme e të papërballueshme dhe lihen në mëshirën e një islamisti tjetër siç është Halil Kastrati e plotë si ai që e shfrytëzojnë varfërinë e popullatës për qëllimet e errëta antishqiptare.

Në vitin 2022 është arritë edhe një marrëveshje mes Kosovës dhe Turqisë gjatë vizitave të shpeshta të pushtetarëve “babës dovlet” me lehtësime të mëdha për nënshtetasit turq që të shpërngulen e të jetojnë e të punojnë në Kosovë. Poashtu, edhe bankave të Turqisë në Kosovë i’u është lejuar veprimi i pavarur.

Në të gjitha qytetet e Kosovës numri i turqëve të vendosur nga Turqia në Kosovë vetëm sa po rritet. Sidomos në Prishtinë. Poashtu ka edhe mbi 12 mijë të ardhur edhe nga Banglladeshi dhe Pakistani. Vetëm gjatë vitit 2023 kanë ardhur mbi 7000. Mirëpo, as për këtë kurrë askush nuk e ngritë zërin.

Kurrë askush nuk ndëgjohet që të dalë a t’i kundëtshtojë sikurse që po bëjnë për investimet miliardëshe të Jered Kushnerit në Shqipëri, nga e cila Shqipëria dhe jo vetëm do të përfitojë shumë, si në rritjen e turizmit, por besa edhe në mbështetje të madhe politike nga administrata amerikane në ardhje me presidentin Trump në krye.

Siç po shihet, në zgjedhjet e ardhshne në BE që do të mbahen mes 6 dhe 9 qershorë 2024, partitë populliste të ekstremit të djathtë priten të kenë rritje shumë të madhe e me atë edhe ndikim shumë të madh në politikën e përgjithshme të BE-së. Ato parti, jo vetëm se janë kundër BE-së, por janë edhe kundër zgjërimit të BE-së. Sidomos të zgjërohet në Ballkanin Perëndimorë. Poashtu janë edhe kundër globalizmit të shpifur të Soroshit dhe kundër islamit si fe dhe zgjërimit të saj në kontinentin evropian.

Pikërisht në këtë aspekt ne shqiptarët rrezikojnë një izolim total nga BE-ja me këtë shfaqje të hapur të izlamizimit të trojeve tona, ku përveç xhamive të shumëta në çdo cep që për ditë po i islamizojnë shqiptarët, demonstrohet hapur edhe islami politik me iftare e rituale fetare nëpër rrugët dhe sheshet e qyteteve të Kosovës. Ndërkaq, shqiptarët e paktë, por të zhurmshëm që jetojnë nëpër vendet evropiane e që janë futur në rrymat ekstreme të islamit, e disa, besa, ishin edhe pjesëmarrës të disa akteve terroriste nëpër Evropë, natyrisht se shqiptarët do të trajtohen nga BE-ja sikurse edhe popujt nga Lindja e Mesme.

Ndërsa, kur e ndëgjojnë qeveritarin e Kosovës, Arbër Vokrrin, kur thotë se “roli i shqiptarëve është që ta zgjërojnë islamin në Evropë”, atëherë neve do të na shohin edhe si rrezik shumë të madh potencial ndaj sigurisë në Evropë e totalisht të padëshirueshëm.

Serbia e ngrohtë – si gjithmonë në histori, me “hoxhallarët e vet”. Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, me përzemërsi të madhe bisedon me dy hoxhallarë , që në mesin e shumë hoxhallarëve të tjerë angazhohen dhe punojnë për qëllime e synime serbomëdha.

Prandaj, me nguti edhe e aprovuan qyshë tani liberalizimin e vizave për nënshtetasit kosovarë, sepse pas qershorit 2024 as në shprehje nuk do të vije një gjë e tillë. Ndërsa Bosnjën dhe Hercegovinën me nguti e futën në bisedime për anëtarësim në BE. Jo që i plotëson kushtet dhe kriteret e parashtruara nga BE-ja, por për ta parandaluar një luftë të re atje mes dy entiteteve në atë vend, të cilën nuk besohet se do ta ndalonin forcat populliste të ekstremit të djathtë që pritet të kenë ndikim të madh në politikën e jashtme të BE-së pas zgjedhjeve të qershorit 2024. Për atë arsye bëhet edhe presion aq i madh edhe në dialogun Kosovë-Serbi që të arrihet një marrëveshje e qëndrueshme edhe në mes Kosovës dhe Serbisë. Jo ideale as për Kosovën nga këndvështrimi ynë, e as për Serbinë nga këndvështrimi i tyre, por gjithësesi i qëndrueshëm e që e garanton stabilitetin në rajon. Gjë që është absurde të pritet një angazhim aq i madh i BE-së në atë drejtim me ardhjen e forcave populliste të ekstremit të djathtë pas zgjedhjeve të BE-së tani në qershorë.

Poashtu, të gjitha anketimet dhe predispozitat po tregojnë se Donald Trump ka një avantazh të bindshëm kundër presidentit Joe Biden, e që Trump pritet të rizgjedhet president i ShBA-ve në zdjedhjet e 5 nëntorit 2024. Kjo na tregon qartë se viti 2025 do të jetë vit i ndryshimeve të mëdha politile në mbarë globin. Për ne si komb që gjendemi në udhëkryqin mes Perëndimit dhe Lindjes, tani është momenti i fundit që të orientohemi se kah duam të shkojmë.

Dhe ta shpëtojmë parasëgjithash popullin shqiptar që i përkasim nga asimilimi islamik, tashmë legal !

Është momenti i fundit që të orientohemi kah vlerat perëndimore, pra kah vetja jonë shqiptare. Me kokën në Europë dhe të pasmet në Anadoll, nuk shkon më…! Europa këtë kurrë nuk e ka dashtë tek ne. Ndërsa, me ndikimin e partive të ekstremit të djathtë në BE, kur Turqia do të izolohet totalisht nga Evropa, një mendësi e tillë i cili është ka mbizotëron sot tek ne, vetëm sa do të na shpie edhe ne në izolim total nga Perëndimi, sepse do të na trajtojnë njejtë sikurse edhe Turqinë dhe vendet e ndryshme arabe.

Apo ndoshta edhe do të i copëtojnë trojet tona, njejtë siç i copëtuan në kohën e Haxhi Qamilit dhe xhonturqëve të tij.

Se një popull që nuk do të jetë vetvetja, nuk respektohet nga askush. Fatkeqësisht me të drejtë.

Është momenti i fundit që të përcaktohemi si komb se a do të jemi me Perëndimin, pra me vetën tonë si Shqiptar, apo me Lindjen si popull me identitet fetar që po punohet vazhdimisht që të na bëjnë!

Të vendosim qyshë tani, sepse nesër mundet me qenë vonë.

Madje, shumë vonë.