Kreu Blog Faqe 851

Anekdotë: Krejt dhâmt i kam 

Xhemajli (Dina) Bajra, ish kryetar i kom. në Rahovec e Malishevë dhe deputet i Kuvendit të Kosovës, Kuvendit të 2 Korrikut e 7 Shtatorit 1990

Sinan Kastrati, Suedi

Anekdotë (mesele)  

Vazhdon nga numri i kaluar me titull ”Ani t`zezat qi i kam mrena se?”, 17 Mars 2024  

Nga Ditari im, pjesa e pestë (5)  

Xhemajli Dina- Bajra i Panorcit*) shkon musafir te Halil Derguti në Turjakë, mik shpie. Dy qika të vëllit të Halilit, Tafilit janë kanë të martume për vllaznit e Xhemajlisë e Halili e Reshiti, djali i Tafilit janë kanë dhanur të tyne.  

Masi hanë darkë, Halili (shk. Lili) e Xhemajlia pa bâjnë llaf e muhabet a ata tjertë pa ngojnë.  

Se qysh bjen muhabeti për dhâm, Xhemajlia thot: 

-Lil, unë i kam krejt dhâmt. 

He mara Xhemajli i thot Lili: 

-Edhe ni kali i Xhafer Behramit, tej a cof i ka pas krejt dhâmt.  

*) Xemajli Bajra, ka qenë ish kryetar i kuvendit në komunën e  

Rahovecit e Malishevës dhe ish deputet i Kuvendit të Kosovës, Kuvendit të 2  

Korrikut e 7 shtatorit 1990  

(“Deklarata Kushtetuese e Kosovës (1990)” 

https://sq.wikipedia.org/wiki/Deklarata_Kushtetuese_e_Kosov%C3%ABs_(1990)  

“Kushtetuta e Kaçanikut” 

https://sq.wikipedia.org/wiki/Kushtetuta_e_Ka%C3%A7anikut) 

Halil (Lil) Derguti-Kastrati (1920-2002)

*) Halil (Lil) Derguti- Kastrati, ka qenë shpijanik i madh e odagji i njohur.  

Ka punua në administratën komunale të Malishevë e viteve të fundit  

para pensionimit, ka qenë shef i Zyrës së Vendit në Lubizhdhë, ish qendër lokaliteti,  

Bashkësi Lokale.  

Vazhdon 

Malmö, 19 mars 2024 

sinankastrati09@hotmail.com 

Imzot Vinçenc Prennushi: Dëshmi drite në errësirën e dhunës komunisto-bolshevike shqiptare

19 Marsi shënon ditën që Kisha Katolike universale pёrkujton festёn liturgjike kishtare tё Ipeshkvit martir shqiptar të Lum, Imzot Vinçenc Prennushit, në përvjetorin e vdekjes së tij në burg si martir i Kishës Katolike dhe i Kombit Shqiptar, në kohën e regjimit komunist, më 19 mars 1949, nën tortura të regjimit diktatorial bolshevik komunist të Enver Hoxhës. Për lexuesit që mund të jenë të interesuar në anën shpirtërore të rëndësisë së kësaj dite,  mund të lexojnë shkrimin,  me këtë rast, në portalin e Radio Vatikanit në gjuhën shqipe Festa e tё Lumit Imzot Vinçenc Prennushi, martir – Vatican News.

Por në këtë ditë të vdekjes unë dëshiroj që, shkurtimisht, të ndaj me lexuesit e sotëm disa kujtime të shkrimtarit dhe poetit, të ndjerit Profesor Arshi Pipa, i cili e ka cilësuar Imzot Vinçenc Prenushin si “Simboli i të së kaluemes së Shqipënisë me të cilin ne mburremi”!  Kujtimet e tija për Prenushin janë të periudhës kur ai vet ishte i burgosur me Ipeshkvin martir të Kishës Katolike Shqiptare në Mars të vitit 1949, kur prelati i lartë i Kishës Shqiptare vdiq në burgun e Durrësit, nën torturat më çnjerëzore që mund të imagjinoheshin, atëherë dhe sot, i akuzuar si “armik i popullit.”  Profesor Pipa rrëfen një bisedë që ka pasur me Prenushin gjatë të cilës prelati i lartë kishtar i kishte folur për një takim të tij me Enver Hoxhën, i ftuar, qellimisht, nga diktatori për t’i imponuar Imzot Prenushit pikëpamjet komuniste të tija ndaj fesë.  Ndonëse Enveri nuk kishte mundur ta bindte, ka kujtuar në esenë e tij Prof Arshi Pipa, Vinçenc Prenushi, si përfundim, përfunduar në burg, ndërkohë që Enver Hoxha kishte mbajtur një fjalim të ashpër kundër ipeshkvit katolik.

Në  esenë, “Kujtime mbi Vinçenc Prendushin”, botuar në “Flije Atdheut”, Profesori Arshi Pipa ka kujtuar ditët në burgun e regjimit komunist në Durrës me mikun dhe bashkëvuajtësin e tij, me atdhetarin dhe njeriun e kulturës shqiptare dhe me martirin e Kishës Katolike, ndërsa ka rrëfyer se si me duart e tija ia kishte “mbyllur sytë, sytë e lodhur e të shterur”, kur dha shpirt nga torturat çnjerzore, Imzot  Prenushi — klerikut të lartë katolik shqiptar, por njëkohësisht edhe të shkrimtarit, poetit, përkthyesit, publicistit dhe një studiuesi të rëndësishëm.

Gjatë viteve në burg pas ardhjes së komunizmit në pushtet, si kundërshtar i regjimit komunist të Enver Hoxhës, Prof. Arshi Pipa kujtonte se ishte njoftuar dhe kishte lidhje dhe miqësi të ngushta me përfaqësues të lartë të klerit katolik shqiptar, bashkëvuajtës me ’ta, në birucat e tmerrshme të burgjeve të Enver Hoxhës – aty ku të gjithë ata që kundërshtonin regjimin komunist vuajtën “mundimet e territ” , shkruante ai– përfshirë ndër ta edhe Ipeshkvin Vinçenc Prenushin. Për Prenushin, Profesor Arshi Pipa shprehte admirimin e tij duke shkruar se, përveç se ai pasqyronte shumë vlera dhe virtyte, “Ishte i butë në shpirt, e i paqtë, thellë i devotçëm, i kushtuem kryekëput misionit të vet kishtar, në kuadrin e të cilit dinte me pajtue – me një urtësi të bindshme – dashuninë e vet për Atdheun dhe shijen e tij për letërsinë.”  Profesori i nderuar, Arshi Pipa e ka cilësuar Vinçenc Prenushin si një njeri të cilin nuk e interesonte aspak politika, ndërsa ishte gjithmonë i buzëqeshur në të folur, zemërgjerë në gjykime, i qetë e i sigurt në qëndrimet e tija të patundura.

 Albanologu Robert Elsie e rendit Vinçenc Prenushin, pas At Gjergj Fishtës dhe Dom Ndre Mjedës, si njërin prej shkrimtarëve më të vjetër dhe më të respektuar të Shkodrës dhe të letërsisë shqiptare.  I njohur dhe shumë i respektuar në kohën e tij, si nga të krishterët ashtu edhe nga myslimanët, të cilët e quanin Imzot Prenushin “melek” që do të thotë “engjëll”, për respektin që ai gëzonte në mbarë shoqërinë shqiptare në kohën kur jetoi, ka kujtuar Imzot Prenushin,  albanologu gjerman Robert Elsie.

Në esenë klasike, “Kujtime mbi Vinçenc Prendushin”, Arshi Pipa vë në dukje jo vetëm vuajtjet dhe mundimet në duart e regjimit komunist. por ka venë në dukje edhe vlerat kombëtare, njerëzore, kishtare dhe letrare të Vinçenc Prenushit, duke theksuar se, “Dinjiteti kishtar i Vinçenc Prenushit, i kombinuem me vlerën e tij letrare dhe i kqyrun nën prizmën e patriotizmës shqiptare, i jep fëtyrës së tij nji randësi madhore në radhët e përfaqësuesve të Kombit.”   Pipa ka shkruar se si udhëheqës i lartë i Kishës Katolike dhe si njëri prej përfaqsuesve të dalluar të letërsisë kombëtare, “Imzot Prenushi nuk do ta kishte të gjatë me komunizmin, i cili ashtë, në të njajtën kohë, jo vetëm kundër fesë, por edhe kombësisë.”

I burgosur, i rrahur e i torturuar, “Lidhur kambësh e duarsh”, i “varun e i munduem” në burgun e Durrësit, shkruan Profesor Arshi Pipa për mikun dhe bashkëvuajtësin e tij Ipeshkvin Vinçenc Prenushin, duke iu drejtuar lexuesve sot nëse mund të: “Përfytyroni tash këtë njeri, nji burr gjashtdhetë e pesëvjeçar, nji prelat të naltë të Kishës, nji nga fort të rrallët shkrimtarë të Rilindjes ende të mbetun gjallë, përfytyronje të varun asisoj në nji nevojtore të Degës së Sigurimit”. Është ky përfytyrim, të cilin Profesor Arshi Pipa kishte gjithë jetën e tij para vetes së tij.  Ishte ky përfytyrim e të tjerë si ky, që e bënte atë të papajtueshëm me komunizmin të cilin e luftoi me të gjitha energjitë e tija.  Ai përfytyronte mikun e tij të rrahur e të munduar, të varur në një nevojtore të Degës së Sigurimit, Ipeshkvin Vinçenc Prenushin, të cilit i referohet: “Këtij simboli të së kaluemes së Shqipnisë me të cilën na mburremi, këtij njeriu i cili rrëmbehet me dhunë nga shtëpia e përvunjtë e nji katundi, ku kalonte ditët e mbrame të jetës së vet, bashkë me Zotin dhe me librat dhe ndryhet në burgje dhe torturohet”, megjithëse Imzot Prenushi vuante nga zemra dhe astma.

Profesor Arshi Pipa përfundon rrëfimin e tij prej poeti, për vuajtjet dhe mundimet dhe për kohën e kaluar me Imzot Vinçenc Prenushin në burgun e Enver Hoxhës në Durrës, duke përshkruar ditët e fundit me të, ndarjen nga kjo jetë të prelatit katolik shqiptar, 70-vjetë më parë:   “Atë natë kishte zjarr në vatër. Kur ia mbylla sytë, sytë e lodhur e të shterur, që aq shumë kishin vuajtur për dritë, m’u duk se pashë në fytyrën e tij të hajthët, të shkrirë, të paqtë, mbas aq shumë mundimesh, nji ndriçim jo të zakonshëm.  Ndofta mua më bajshin sytë e përlotur, ndofta nuk ishte veçse një reflex i flakërimeve të kuqrremta të zjarmit të votrës, ngujue ndër rrudhat e thella të ballit të gjanë, ndër zgavrrat e faqeve dhe ndër gropzat e syve.  Por, ndofta ishte diçka tjetër.  Shpirti që në grahmat e dhimbjes fizike topitet, tkurret, terratiset, ai kullohet prej saj kur dhimbja të prajë, të pushojë si ujt prej lymit që e pat trazuar.  Njeriu mund të mos besojë në pavdeksinë e shpirtit. Por ashtë vështirë me pranue se gjithçka mbaron me trupin, kur vërejmë se si njerzit vdesin për ideale”, ka shkruar Profesor Arshi Pipa në dëshminë e tij për natën kur është ndarë nga kjo jetë Imzot Vinçenc Prenushi, atë natë të zezë të 19 Marsit, 1949 – 75-vjetë më parë!

Frank Shkreli

Kreu i Bundestagut, Michael Roth: Me Vuçiqin në krye, Serbia nuk anëtarësohet në BE

0

N.Mekolli /RTKlive

Kryetari i Komisionit të Punëve të Jashtme të Bundestagut, Michael Roth, ka akuzuar presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, se sa të jetë ai në krye nuk ka asnjë mënyrë që Serbia të hyjë në BE.

Deklarata e Roth-it erdhi si reagim pas fjalimit të presidentit Vuçiq, ku paralajmëroi Perëndimin se do të duhej të zgjidhte mes Kosovës dhe Serbisë.

Roth, në një postim në platformën X, thotë se Vuçiq nuk e ka kuptuar ende që anëtarësimi në BE vlen për të gjithë Ballkanin Perëndimor, përfshirë Kosovën.

“Presidenti Vuçiq keqkuptoi diçka. Perspektiva e anëtarësimit në BE nuk vlen vetëm për Serbinë, por për të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Kosovën. Nuk ka gjë të tillë si ‘ose Serbia ose Kosova’. Por Vuçiq ka të drejtë, me të në krye nuk ka asnjë mënyrë që Serbia të hyjë në BE”, shkruan Roth në X.

Presidentja Vjosa Osmani pas kërcënimeve të Vuqiqit ndaj Kosovës: Do të dalë sërish i dështuar

1

Osmani i kundërpërgjigjet Vuçiqit: Do të dalësh sërish i dështuar|VIDEO

M.Shefkiu/RTKLive

Deklaratave kërcënues të presidentit të Serbisë se “do ta sulmojë Kosovën”, i është përgjigjur presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e cila thotë se Vuçiq do të dal sërish i dështua. Osmani tha se deklarata e tij është vetëm vazhdimësi e deklaratave të shumta publike që Vuçiq i ka dhënë duke kërcënuar Republikën e Kosovës.

“Deklarata që u publikua mbrëmë është vazhdimësi, njësoj si edhe në të kaluarën, ai duhet ta dijë se do të dalë i dështuar, sepse të gjitha përpjekjet e Serbisë nga viti 1998-99 e tutje, që ta pushtojnë Kosovën dhe ta kenë territorin e Kosovës, kanë dështuar”, deklaroi presidentja Osmani.

Ajo përmendi sakrificën e popullit të Kosovës dhe luftës çlirimtare, por edhe partnerët ndërkombëtarë që kanë mbrojtur, siç tha ajo, vlerat më të rëndësishme të lirisë dhe demokracisë.

“Edhe sot 25 vite pas kur në qershor do të festojmë këtë përvjetor jubilar të çlirimit të Kosovës jemi me fat e të bekuar si popull që në krahë kemi aleatët tanë të cilët bashkë me ne siç edhe kanë deklaruar së fundmi do ta mbrojnë çdo pëllëmbë të Kosovës”, ka deklaruar Osmani.

Kështu që Vuçiq, sipas saj, sërish do të dështojë, mirëpo përmes këtyre deklaratave ai po shpërfaq një fakt shumë të rëndësishëm, që “është që ai është vazhdimësi e mendësisë së Millosheviqit i cili kërkon territore dhe asnjëherë nuk i intereson për të drejtat dhe liritë e njerëzve”.

Kujtojmë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka theksuar se nuk e përjashton mundësinë që Serbia të përdorë forcën në Kosovë, për shkak të sjelljes së autoriteteve të Prishtinës.

Emigracioni? Kur vetë shqiptarët dhe politika flasin keq për Shqipërinë !

0

Pirro Prifti, Tiranë

Nuk ka bërë vaki në asnjë vënd të botës se sa në Shqipëri ku shqiptarët ngrysen e gdhihen duke dëgjuar komente negative për vëndin e tyre të bukur nga vetë shqiptarët. Po të shikosh Mediat e shkruara, portalet, politikanët e Opozitës, analistë të zvetënuar dhe të ngjirur nga zëri që vazhdojnë të bërtasin e tw shajnë vëndin e tyre nëpërmjet goditjes ndaj qeverisë duke e sterrosur vëndin . Kushdo që vjen për herë të parë këtu, sheh paradoksin alla-shqiptar midis Shqiqpërisë që po ecën përpara dhe lulëzon me gjithë të metat në zbatimin e e punëve publike – me gjuhën e urrejtjes dhe të mllefit patologjik që paraqesin mediat e shkruar dhe televizive, dhe habitet se përse ndodh ky fenomen.

Sigurisht një njeri i vëmëndëshëm e kupton se kundërshtarët e qeverisjes dhe ata të cilët bashkohen me këta kundërshtarë por që janë të paguar nga fqinjët (klanet politike nacionaliste) për të sharë dhe nxirë vëndin, e kupton se kjo përpjkeje e neveritëshme bëhet për të marrë pushtetin, dhe pushteti sipas tyre nuk mund të merret përveçse duke nxirë e sterrosur çdo gjë positive që ndodh në Shqipëri, duke zmadhuar ngjarjet me aksidente, divorcet, vrasjet apo ndonjë vetvrasje, hajdutllëqet, dhe korrupsionin i cili në fakt është bashkë udhëtar i kapitalizzmit.

Çdo akuzë ndaj ish drejtuesve nga SPAK, ka kundër akuzat e nongrattës që duan ta interpetojnë se qeverisja po dështon, lavdërojnë mafiozët shqiptarë që kanë kapur dhe drejtojnë drogën, dhe krimin, hymnizojnë kolaboracionistët e nazi-fashizmit, dhe heshtin dhe shajnë heronjtë e luftës nacional-çlirimtare; më pak fjalë po vërtetohen fjalët e Fan Nolit të Madh në shkrimin e tij për Pesë Anarkitë që ndodhin në Shqipëri. Mesa duket Historia përsëritet por me aktorë të tjerë sot.

Të kthehemi tek Emigracioni kryesisht i të rinjve. Dihen shifrat kur nga 1990 deri në 1997-1998-1999 u larguan rreth 1.2 milion shqiptarë. Pas vitit 2000 emigracioni bëhet më selektiv dhe tranzicional i përkohëshëm në shumicën e rasteve sidomos nga fshati, kurse nga qyteti filluan të largohen më shumë të rinjtë. Pyetësorët tregonin se ata largoheshin për:

– rroga më të larta sepse sistemi i pagesave në Shqipëri ishte skandaloz për punonjësit në systemin public por edhe në systemin privat pagesa ishte e ulët,

-pensionet ishin skandaloze e të trashëguara nga 10.000 lekë të reja përish-kooperativistët e deri në pensione të veçanta mbi 1 miliom lekë ë vjetra për disa individë që i paskan dhënë vëndit më shumë se tëtjerët.

– për të vazhduar shkollat më cilësore në perëndim,

-ndërsa familjarët largoheshin se i shqetësonte një faktor tjetër: Shërbimi Shëndetësor parësor dhe Spitalor i parregullt i pasigurtë me gjithë se të gjithë kanë paguar rregullisht taksën e shëndetit e cila mbahej cdo muaj kur merrnin rrogën, por kujesi shëndetësor ishtezero, jo cilësor tek mjekët e familjes, dhe me pagesë nën dorë tek specialistët dhe shtrimet në spital,

– njerëzit largoheshin nga shqetësimet nga përplasjet e egra politike me qëllim për të marrë pushtetin nepërmjet rotacionit demokratik por që në fakt kthehej në një betejë për jetë a vdekje për poltikanët,

– një pjesë e të rinjve largoheshin për kuriozitet dhe për të gjetur punë me fitime të shpejta , pra për tu pasuruar lehtë, gjë që ky largim për në botën perëndimore përfundon tek droga, prostitucioni, krimi, siç po e shohim

– Një nga problemet e tjera qëq nxisin emigrimin e brëndëshëm dhe të jashtëm është mos funksionimi si duhet i bashkive në krye të të cilave mungon profesionalizmi dhe meritokracia, mungon dëshira ëpunë e për pasojë lind mitmarrja dhe korrupsioni masiv.

– Një pjesë janë larguar sepse kanë probleme me të kaluarën por edhe me drejtësinë e sotme dhe nuk janë të pakët sepse janë larguar me familje.

Të para në këtë drejtim se përse vazhdon emigrimi ndër shqiptarë mund të shihen statistikat:

Nga viti 2011 ku popullata ishtë 2.85 milion banorë e deri në 2021 ku popullata llogaritej në 2,7 milion banorë, pra ishin larguar rreth 150 mijë vetë e deri në 200 mijë vetë.

Largimi i personelit shëndetësor mbetet problematik për Shqipërinë sepse në 1989 kishte 3.6 mjekë /1000 banorë. sot ka 1 mjek/1000 banorë, dhe nga 4 infermjere/1000 banorë në 2 infermjerë për/1000 banorë.

Për këtë qëllim shteti edhe në konsultim me BE dhe organizatat financiare po përpiqet për të eliminuar një nga shkaqet e migracionit- duke rritur pagat në publik, duke hapur fronte pune, duke detyruar privatin të ketë një rrogë minimale mbi 300 mijë lekë të vjetra, por ngelen probleme të tjera si, rregullimi i pensioneve që janë të ulta dhe të bëjë një pension minimal jo më pak se 40.000 lekë të reja, dhe duke rritur rrogat e punonjësve të Mjekësisë në një nivel me rrogat e Ballkanit por edhe duke rregulluar kontrollin mbi cilësinë profesionale dhe duke vendosur edhe sistemin e bonuseve për shërbim, dhe duke aktivizuar Kartën e Shëndetit.

Ajo që nuk mund të rregullohet dot në Shqipëri është përplasja e madhe 33 vjeçare e partive politike kryesore të cilat për të justifikuar dëshirën e tyre për të marrë pushtetin, nuk mjaftohen duke sharë dhe kritikuar njëra tjetrën për dështime në drejtim dhe për korrupsion, por për ta mbështetur këtë argument për fat të keq gënjejnë duke e bërë Shqipërinë copë copë si një vënd i marrë fund, totalisht i korruptuar, pa të ardhme, plot krime, dhe dhunë në familje, dhe kush e bën këtë gjë? Pikërisht mediat tv dhe shtypi i shkruar .

Kjo zallamhi, ky llum propagande antishqiptare, ky presion mediatik i përditshëm, këto ngritje zërash, kjo llafazanëri e thashethemnajë e përditshme e ngritur nga kundërshtarët me qëllim që duke nxirë vëndin, qytetarët të reagojnë dhe të krijojnë trigerin subjektiv për të përmbysur një pushtet i fituar nëpërmjet rotacionit, dhe jo nëpërmjet revolucionit dhe mos bindjes civile siç thotë nongratta.

Strategjia e përdorur nga kundërshtarët politikë në fakt nuk po dëmton fare mesa duket qeverisjen, por po dëmton shoqërinë shqiptare e cila megjithse e kupton se këto sulme mediatike me analistë të paguar nga brënda dhe jashtë vëndit dhe nëpërmjet portaleve në internet, nuk ka për synim që të përmirësojë gjëndjen e vëndit, por ka për qëllim që të justifikojë non grattën dhe ata që kanë shkelur ligjin kohë më parë, nuk ka për qëllim që të respektojnë ligjet, por pikërisht kanë për qëllim që të dëmtojnë drejtësinë e re e cila po funksionon edhe me ndihmën e SHBA dhe BE dhe mesa duket është një nga reformat më të suksesëshme këto 33 vite me mungesa në zbatimin e ligjeve.

Shqetësimi i vazhdueshëm social nga sulmet politike ka dashur të dëmtojë imazhin e Shqipërisë për ta treguar asht siç ishte diku rnën udhëheqjen e non grattës- një Shqipëri si një fshat i madh plot plehra, zhul, ndërtime pa leje, hajdutllëk e korrupsion, si drejtues injorantë dhe pseudo-intelektualë katundarë që drejtonin vëndin. Një ndaj detyrat e sotme dhe të ardhme, të qeverive është të ri-vendosë në drejtim Profesionistët dhe Meritokratët të ri-vendosë konkurencën e ndershme për vënde pune, sepse nëse nuk e bëjnë këtë Shqipëria do të mbetet përsëri një fshat i humbur përballë BE dhe SHBA.

Një argument kundër opozitarëve të tre B-ve është krahas emigracionit ka dhe prurje të huajsh në Shqipëri : janë mbi 50.000 italianë që jetojnë në Shqipëri, dhe se qeveria i duhet të vejë gishtin kokës nëse largohen të rinjtë, sepse në Shqipëri do të detyrohemi të sjellim filipinas, bangladeshas, indianë, tajlandezë.

Kjo është një anë e keqe për strukturën e popullatës së Shqipërisë së ardhshme por edhe një shënjë pozitive se Shqipëria nuk është si po e paraqesin të paguarit e tre B-ve të Opozitës, për shkak se ardhjet e punonjsve të huaj tregon se në Shqipëri ka stabilitet, se në Shqipëri po punohet, se Shqipëria po integrohet çdo ditë e më tepër me BE, SHBA, dhe se Shqipëria në këtë sistem të Globalizmit do të emigrojë, por edhe do të vijnë të tjerë për të punuar në Shqipëri ashtu siç janë në Gjermani, Itali e gjetkë.

Se si do të zgjidhet ndërprerja e emigracionit ajo nuk është plotësisht në dorën e shtetit shqiptar sepse në Globalizëm njerëzit shkojnë aty ku e ndjejnë veten më mirë, por vëndet e vogla si ne do ta vuajnë më shumë Globalizmin pavarësisht nga rritja e rrogave. Pse?

Sepse presioni i Botës jashtë nesh është më imadh se sa dëshira jonë të të ruajtur traditat, gjuhën, zakonet,etninë, dhe kjo kërkon një bashkim forcash maxhoritare dhe opozitare për ti gjetur një zgjidhje emigracionit nëpërmjet reformave serioze në çdo specifike të dështimeve, dhe jo të vazhdojnë të shajnë e të nxijnë vëndin e tyre dhe tonin, për qëllime personale.

Jeta vazhdon dhe populli shqiptar kërkon të jetojë këtu në Shqipërinë e bukur që e lakmojnë fqinjët dhe të huajt të cilët mezi presin që Shqipëria të mbesë e destabilizuar dhe pa të ardhme, për këtë investojnë disa lobe ekstremiste politikash e fqinjëve.

priftipirro2017@gmail.com

Zëvendëskryeministri Bislimi mori pjesë në takimet e radhës në kuadër të procesit të dialogut në Bruksel

0

Bruksel, 19 mars 2024

Në Bruksel, u mbajtën takimet e radhës në kuadër të procesit të dialogut, ku prezent ishte zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi. Takimet e zhvilluara ishin bilaterale me BE-në, si dhe trilaterale me palën tjetër.Çështja qendrore e këtij takimi, ishte zbatimi i Marrëveshjes Bazike të Brukselit dhe Aneksit Zbatues të Ohrit. Mbi këtë, zëvendëskryeministri ritheksoi se nënshkrimi i marrëveshjes është garanci për zbatim të plotë të saj, konform refuzimit të vazhdueshëm nga Serbia si për nënshkrim, ashtu dhe zbatim. Marrëveshja duhet të zbatohet përmes një plani të sekuencimit të barabartë e të balancuar mes palëve e që reflekton zbatimin në plotni të saj.U trajtuan mundësitë se si të formalizohet e respektivisht të regjistrohet Marrëveshja Bazike dhe Aneksi i Zbatimit. U kuptua brenga e Kosovës se mosnënshkrimi ka ndikuar në moszbatim të marrëveshjes, por edhe në ashpërsinë e situatave në terren, qoftë përmes barrikadave, qoftë me sulme si ai në Banjskë, e që më pas kulmoi me letrën e kryeministres Bërnabiqit drejt BE-së dhjetorin e kaluar, ku mes tjerash thuhet se Serbia nuk e respekton integritetin territorial dhe sovranitetin e Kosovës. Kundrejt kësaj, në takim u riafirmua përsëri refuzimi nga pala serbe mbi marrëveshjen, në zbatim e nënshkrim të saj. Në prani të ndërmjetësuesit, kryenegociatori serb e bëri të qartë që për Serbinë nuk do të zbatohen asnjëherë pjesët e marrëveshjes që kanë të bëjnë me njohjen de facto, integritetin territorial apo anëtarësimin e Kosovës në OKB.Në takim u diskutua dhe mbi tema të tjera të procesit të dialogut si çështja e energjisë dhe mbarëvajtja e zbatimit të saj në terren si dhe kërkesa nga ana e Kosovës për kthimin e artefakteve e për të cilën pala kosovare ka dorëzuar dhe dosje drejt BE-së. U trajtuan edhe një varg shkeljesh të marrëveshjeve nga ana e Serbisë, përfshirë në fushën e energjisë, telekomunikacionit, interferimit në brezin e frekuencave nga ana e stacioneve televizive serbe, si dhe obstruksioni i Serbisë në anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.Më tej, u përmend dhe rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës dhe shqetësimet e fundit rreth saj. Palët u dakorduan që deri në fundjavë të sjellin ide konkrete se si mund të duket një zgjidhje afatshkurtër, gjithnjë duke respektuar vendimin në fjalë të BQK-së. Palët u pajtuan që të ofrojnë propozime teknike deri me datë 22 mars, të tilla që pastaj do trajtohen tutje në një takim të ri. Republika e Kosovës e ka bërë të qartë që do ofrojë zgjidhje teknike sipas planit që ajo u ka ofruar edhe shteteve të QUINT-it javë më parë.

Lufta e Shkodrës 1912-1913 dhe vrasja e Hasan Riza Pashës si dhe a e shiti Esat Pasha Shkodrën?

Nga Dr. Hasan Bello*

 

Pjesë nga një shkrim më i gjatë i autorit.

  • Ditari që përmbys gjithçka mbi Luftën e Shkodrës

Nëshkrimi i paqes mes Perandorisë Osmane dhe shteteve ballkanike krijoi një situatë të nderë për forcat e mbrojtjes. Hasan Riza Pasha refuzoi të nënshkruante armëpushimin me serbo-malazezët.

Këta të fundit pas tërheqjeve taktike ktheheshin për të goditur më furishëm. Artileria nuk kursente as objektet e kultit as konsullatat. Për mënyrën sesi rrodhën ngjarjet po i referohemi një ditari anonim, që ruhet në arkiva dhe që do të botohet së shpejti.

Në fund të dhjetorit 1912 autori shkruan se mes komandantit Hasan Riza Pashës dhe, zëvendëskomandantit Esat Pashë Toptanit kishte patur dy përplasje “por i kishin hi ndërmjet asqeria e të mdhajt”. Kjo tregon se mosmarrëveshjet mes tyre lidhur me taktikën e luftës dhe çështje të tjera kishin shpërthyer hapur në sy të ushtarëve dhe drejtuesve kryesorë të shtabit.

Por një nga shënimet më interesante të këtij ditari është ai datës 26 janar 1913, ku autori shkruan “Do thonë edhe qi Hasan Rizaja, komandari i Shkodrës, i ka thirrë t’parët e myslimanëve e u ka thanë: “Çka doni me ba se unë po dal e po e la”. Ata i kanë thënë qi “kur t’vinë koha me dalë, na dona me ju pshtetë Austrisë”. Valiu i paska sha tue ju thanë se, “si nuk ju vjen marre me thanë ashtu. Kështenimi i Shkodrës me rrethe thonë me kenë n’vedi e ju doni Austrinë”.

Kjo konfirmon faktin se Hasan Riza Pasha kishte vendosur që të tërhiqej nga Shkodra bashkë me ushtrinë osmane dhe këtë ia kishte bërë të qartë parisë myslimane, e cila shpëtimin e shihte tek vazhdimi i qëndresës dhe mbështetja austro-hungareze.

Lexo edhe: Betejat heroike për Shkodrën, roli i Esat Pashë Toptanit dhe Hasan Riza Pashës, tentativa për të futur malësorët në radhët e mbrojtësve

Të njëjtën gjë mendonte edhe Esat Pashë Toptani dhe oficerët shqiptarë. Sipas tyre, tërheqja e forcave osmane nga Shkodra do të shoqërohej me masakrimin e popullsisë. Përpjekja për ta bindur Hasan Riza Pashën që të hiqte dorë nga ky plan absurd rezultoi e kotë.

Kjo bëri që të mos i mbetej asnjë alternativë veçse ta vrisnin dhe të vazhdonin qëndresën derisa Fuqitë e Mëdha të vendosin përfundimisht për fatin e Shkodrës.

Në këtë ditarë ngjarja e mësipërme përshkruhet me këto fjalë: “Sonde në nji e gjysë sahatin natë, Hasan Rizaja, komandari i Shkodrës, tue dalë prej Esat Pashë Tiranës bashkë me javerin e vet, kje gjue pushkë e vra. Nuk dihet se kush e ka vra, sado qi rrugët u mbyllën me të shpejt. Do thonë se qenë 4 asqerë shqyptarë, do tjerë thonë ndonji mysliman shkodran e do tjerë thonë qi ka ardhë ndonji prej anmikut, ka hi n’sheher dhe e ka vra” (30 janar 1913).

Qëndresa për të mbrojtur qytetin pas vrasjes së Hasan Riza Pashës vazhdoi më me intensitet. Ajo tashmë do të drejtohet nga Esat Pashë Toptani.

Autori përshkruan ardhjen e negociatorëve malazezë për ta bindur Esat Pashën që ta dorëzonte qytetin, por ai do të refuzojë. “Thonë qi ata kanë bisedue me Esat Pashën për me e lëshue Shkodrën, por Esat Pasha nuk i ka ndigjue” (3 shkurt 1913).

Në fakt betejat më të ashpra për mbrojtjen e Shkodrës nga agresioni serbo-malazez do të zhvillohen në periudhën kur komandonte Esat Pasha. Kjo konfirmohet nga dokumentacioni dhe dëshmitarët okularë.

Një fakt i tillë pranohet në librin e dy oficerëve turq të botuar për herë të parë në vitin 1933 dhe ribotuar në 2007, gjeneral lejtënant Abdurrahman Nafiz dhe gjeneral brigade Kiramettin si bashkëpunëtorë të Hasan Riza Pashës e Esat Pashë Toptanit  dhe anëtarë të shtabit drejtues.

Prandaj akuzat për “shitje”, “dorëzim” etj, etj, me qëllimin denigrimin e Esat Pashës a priori nuk kanë bazë faktike.

Kjo dëshmohet dhe nga shënimi i datës 8 shkurt 1913: “U fol qi Esat Pasha kishte shkue me ndej n’nji vend e kishte gjetë edhe nji prej korculladesh, qi e kishte pyetë se “çka ke n’mend me ba”. Esati i kishte thanë se, “deri kur t’mundem po e mbaj e kur ta shoh se s’mundem ma, po e çoj flamurin e Shqypnisë e t’vijnë e hinë mbasandej mbrendë”.

Sipas ditarit, perceptimi i përgjithshëm i mbrojtësve të Shkodrës ishte se, një nga shkaqet e epërsisë së forcave malazeze ishte ndihma ushtarake që ato merrnin nga Serbia. E plot keqardhje, edhe ajo e malësorëve shqiptarë. “Po thonë qi serbi i ka çue nja 20 000 vetë asqerë Malit t’Zi për ndihmë. Asqerët qi kanë ik thoshin se “na batisi malcija qi vjen e na këcen ndër istikame, se për malazezët nuk kena zor”.

Pavarësisht rrethanave ekstreme dhe kequshqyerjes, në radhët e mbrojtësve nuk mungonte humanizmi. “Kur i kanë çue me hangër nishanxhi-taborit, ata nuk e kishin mbajtë bukën tue i thanë: “Danje nëpër fukara se nuk asht koha me hangër bukë” (9 shkurt 1913). Kjo deklaratë rrënqethëse, vinte kur armiku kishte 72 orë që bombardonte qytetin dhe popullsinë pa pushim.

Lufta po kalonte limitet e mbijetesës njerëzore nga dita në ditë. Megjith se Perandoria Osmane kishte nënshkruar paqe me aleancën ballkanike, drejtuesit e mbrojtjes dhe paria ishte e vendosur për të rezistuar në maksimum.

Në shënimin e datës 10 shkurt 1913 autori shkruan “Sot nade duel tellalli e tha: “Emni i hyqymetit, për hatër të Pejgamberit, t’Zotit e t’Vatikanit, kush t’jetë mysliman qi asht i zoti për pushkë, t’vinë n’Fushëqelë e t’marrin pushkën”. Thonë qi dje i ka mbledhë (Esati-H.B.) t’parët e myslimanëve e i ka thanë: “Çka doni me ba se Stambolli na ka lëshue?” Por këta i kanë thanë se “deri ku t’mundena duem me e mbajtë”.

Ajo që të bën përshtypje është fakti se vendimet e mara nga shtabi i mbrojtjes që drejtohej nga Esat Pasha konsultoheshin me parinë e qytetit. Kjo hedh poshtë akuzat për tradhëti. Kështu, në shënimin e datës 13 shkurt 1913, shkruhet “Kësaj jave janë mbledhë asqeria e myslimanët e i paska thanë Esat Pashë Tirana “çka doni me ba?”. Thanë qi tri hise janë ba razi me ja lëshue e nji hise ka thanë jo. Do tjerë thonë qi të tanë janë ba razi salldé. Tepia (lagje-H.B.) nuk ndigjon”. Situata u rëndua me depërtimin e forcave serbe afër Beltojës dhe Bërdicës. Në qytet nuk gjendeshin më as dru, as lakër, as purri, as mish, as bukë, as bereqet e shumë sende të tjera.

Ndërsa çmimet shkuan në stratosferë dhe monedhat nuk hynin më në punë, aq sa lypësat thonin “Nuk due pare, por due bukë se u fika unit”. Kjo gjendje po e çonte qëndresën drejt fundit.

“Edhe Esat Pasha paska mbledh t’parët e t’kshtenëve e t’myslimanëve e i paska thanë: “A mundeni me qindrue edhe 15 ditë?” Myslimanët i paskan thanë se, “edhe 15 ditë mundena me qindrue, por ma tepër jo”. E t’kshtenët i kanë thanë se, “edhe 4 ditë s’dijmë a mundena me qindrue”. Po thonë qi nja 50 kuaj i paskan vra se kashta e elbi asht marue e s’kanë me çka me i mbajtë” (2 mars 1913).

Në formë presioni nuk u kursyen me bombardime as lagjet e banesat e katolikëve. Vetëm më 4 mars, në qytet u hodhën 200 gjyle të mbushura me dinamit, të cilat i shkulnin shtëpitë me themel. Njëra prej tyre ra mbi Kishën e Madhe dhe, një tjetër një shtëpi pas asaj të ipeshkvit.

Krahas kësaj ushtria malazeze vazhdoi negociatat për të bindur Esat Pashën që ta dorëzonte qytetin. “Duket se kanë ardhë me i thanë “çka po ban, a po don me na lshue, apo ta baj ma zi”. Por Esat Pasha,- çka duket terezia,- i ka thanë “ban çka të duesh se unë s’ta l’shoj”. Po thonë qi edhe nji herë tjetër kur paskan ardhë, i ka thanë  kumandari i Taraboshit qi “si s’keni marre me ardhë, edhe s’keni pse vini me na lutë për kët punë, se pa gjak s’e l’shojmë” (14 mars 1913).

Për shkak të mungesës së bukës ushtria dhe popullsia filloi të ushqehej me mullaga, hithra, farë lini, lëkura pemësh, breshka, bretkosa, kaçamill, kafshë të ngordhura etj, etj, duke shkaktuar çdo ditë shumë të vdekur për shkak të helmimit. Në radhët e disa mbrojtësve pakënaqësia shpërthyeu hapur. Esat Pasha u përpoq tu jepte zemër.

“Sot, tue bisedue me nji asqer shqyptar prej Elbasanit, tha: “Qi sot presin se kto punë marojn, edhe flamurin e Shqypnisë kena ba gadi e asht sa kiameti”. Dje janë mbledhë muhaxhirët e Postribës, t’Krajës e anëve tjera e kan shkue me kja hall te Esat Pasha, tue thanë qi “ne ma nuk mundena me qindrue”. Por Esat Pasha i ka thanë: “Duroni deri t’dielë”. E muhaxhirët i kanë thanë: “Jo, na po t’presim deri t’hanën. T’hanën s’na banë derman, ne t’lamë pushkën”. Dje e pardje kanë ik nja 50 vetë shqyptarë e kanë dalë n’hudude t’serbit e po thonë qi po s’u krye më shpejt, kanë me ik e me i ra anmikut n’dorë” (21 mars 1913).

Më 23 prill 1913, afërsisht tre javë pasi Konferenca e Ambasadorëve në Londër kishte vendosur që Shkodra t`i mbeste shtetit shqiptar, Esat Pashë Toptani, ushtria dhe popullsia shkodrane vendosi të nënshkruante marrëveshjen e armëpushimit dhe të dorëzimit të qytetit tek malazezët. Misioni ishte realizuar. Austro-Hungarisë dhe Italisë iu dha preteksti të luftonin në favor të çështjes shqiptare. Ndërsa aspektin diplomatik, hyrja e ushtrisë malazeze, ishte vetëm një skenarë i përkohshëm.

Në historinë e artit ushtarak marrëveshja për dorëzimin të Shkodrës është nga më të rrallat dhe më dinjitozet. Për dorëzimin e kalasë, sipas dy oficerëve turq të shtabit drejtues, u ndoqën të gjitha protokollet e luftës.

Hyrja e forcave malazeze nuk u prit njësoj nga të gjithë banorët. Sipas shënimit të datës 24 prill 1913: “T’parët e koçobashi i t’kshtenve deri n’pazar edhe fmija, djelm e vajza t’shkollës s’shkjeve e nji shkja Shkodre i kishte pri me bajrak t’Malit t’Zi edhe dy bajrakë tjerë fejet mbrapa. E shkojshin tue këndue e tue bërtitë: “Zhivio krajl Nikolla” (“Rroftë mbreti Nikolla”-H.B.), por kërkush nuk i ndihmonte e u dukshin keq”. Fatkeqsisht disa krerë të malësorëve katolikë që kishin mbështetur agresionin serbo-malazez filluan të lëviznin lirshëm bashkë me “çlirimtarët”. “Sonde kan ardhë kah Shtoji krenët e Grudës e thanë qi t’shtunën vjen edhe Dedë Gjo (Luli) me t’parët e Malcis”; “{…} mramë kanë ardhë Sokol Beg Baci, Mehmet Shpeni, Mirash Luca, t’birt krent e Grudës” (25 prill 1913).

Me 26 prill komandanti i ushtrisë malazeze në të katër anët e qytetit vendosi një shpallje ku, pasi lavdëronte veten, deklaronte se: “po gzohem qi m’keni pritë mirë edhe mos kujtoni se kam me ju kqyrë me sy t’mirë e kam me ju shikjue të tanve njisoj, e un kam ardhë për t’mirën tuej, me ju skapullue prej osmanllisë, prej t’cilit t’parët tuej kan hjekë keq e u mushnë n’kët muaj 435 vjet qi osmanllija ka hi n’kto vende e shum të tjera fjalë t’mira flitte për ne”. Thotë qi thoni t’gjith me një gojë me ushtrinë teme, tri herë: “Zhivio, zhivio zhivio krajl Nikolla” (“Rroftë, rroftë, rroftë mbreti Nikolla”-H.B.). Kjo letër ishte e shkrueme nashke (në gjuhën malazeze-H.B.) e shqyp”.

____

Dom Nik Ukgjini

Ja se çka shkruan prifti dhe intelektuali i njohur Dom Nikë Ukgjini për Luftën e Çanakalas, ose beteja e Gallipolit , tek profili i tij në fb:

Lufta e Çanakalas, ose beteja e Gallipolit në prill 1915 deri më 9 janar 1916 në Turqi, nga njëra anë luftonin ushtritë Angleze dhe Franceze dhe në anën tjetër luftonte ushtria osmane me ndihmë nga Austro-Hungaria dhe Gjermania. Në këtë beteje, pësuan pa ndonjë arsye të logjikshme tragjikisht rreth 25.000 shqiptar, kryesisht të shpërngulur dhunshëm para vitit 1912 në Turqi dhe të tjerë të organizuar nga disa qytete të trojeve arbërore.
Me këtë rast në rolin e një intelektuali, shtrojë pyetjen, perse na u dashka kjo ngjarje nga Ambasada Turke të përkujtohej në Shkodër e pikërisht të përkujtimorja e komandantit pushtues, Hasan Riza Pasha, e ngritur para disa viteve në mënyrë enigmatike !? Përgjigjen i takon të jap Ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë dhe pushteti lokal në Shkodër!
Mund të jetë një ilustrim i 1 person, harta, monument dhe teksti
Ttulli i autorit: Lufta e Shkodrës 1912-1913
Shinie videon dhe vërejeni përzierjen e Ambasadës së Turqisë në Tiranë, duke e imponuar historinë islamike sikur ajo të ishte histori shqiptare.

Profesori dhe kritiku i njohur i dramës, Besim Rexhaj, i përgjigjet pyetësorit të Prusit: “Mosmirënjohjen nuk mund ta gëlltis!”

Pyetësorit të Prustit në ObserverKult i përgjigjet profesori Besim Rexhaj.

Cila është ideja e juaj për lumturinë e përkryer?

Lumturia e përkryer? Edhe lumturi e edhe e përkryer! Ka një të tillë?! Vështirë se mund të ketë! Lumturia si gjendje, si gjendje shpirtërore, ndjenjore, si proces, si përjetim, është konstrukt i yni dhe, si e këtillë, është gjendje e proces i përkohshëm dhe, duke qenë e tillë, mund të flas për faza, për momente, për përjetime lumturie në një situatë psikologjike a në një situatë tjetër jetësore!…Pastaj, kur e vëzhgon nga një perspektivë e gjerë kuptimin dhe përjetimin e lumturisë, është tejet relative dhe, si e tillë, ajo që për dikë është lumturi e përjetim i saj, për dikë tjetër nuk është, madje është krejt e kundërta!…Edhe një gjë të vogël: lumturia është iluzion, qoftë pse ne jemi mësuar që si lumturi të trajtojmë e konsiderojmë diçka iluzore, të konstruktuar, të paqenë, qoftë pse shpesh, mungesën e dhembjes e të frikës, të ngjyrosur me pak tone gëzimi,  e quajmë lumturi…Duke qenë e këtillë, në këtë botë të paradokseve hamletiane, nuk gjakoj asgjë më shumë se sa kënaqësinë e qetësinë, një kënaqësi sublime, dhe gatishmërinë që të përballem me dhembjen e me vuajtjen e pashmangshme të jetës, që, në forma të ndryshme, janë bashkudhëtare të jetës së njeriut dje e sot…

Cila është frika juaj më e madhe?

Frika nga e papritura, frika nga humbja e njerëzve tanë të dashur, frika nga ikja e parakohshme e më të dashurve tanë…Ajo frika se, një ditë, sado me ngulm përpiqesh, sado investon veten në projektet e ëndrrat krijimtare, ia beh papritur fundi, atëherë kur nuk e pret, kur sëmundja dhe vdekja ecin me hapat e tyre të pahetueshëm drejt teje e më të dashurve tuaj dhe mund të të zënë në kurth dhe kur fati i më të dashurve tuaj mund të duket se lëkundet e varet në një pe të hollë të jetës…

Cilin person të gjallë e admironi më së shumti?

Është e vështirë të adhurohen të gjallët, sepse, nga ndryshimet e zhvillimet e papritura, mund të zhgënjehesh…Ka persona, të cilët i respektoj, shumë madje, por të adhurosh dikë është e vështirë…Mbase një psikiatër e shkrimtar amerikan, Irvin D. Yalom, me romanet dhe veprat e tjera të të cilit e kam kaluar gjithë verën e vitit që shkoi, është personaliteti që e adhuroj, para së gjithash për gërshetimin fatlum të artit, të psikologjisë e filozofizë në veprat e në jetën e tij të gjatë e kreative…edhe në moshën e tij të shtyrë, tash 93 vjeç,  aktiv dhe i kthjellët, produktiv – a nuk është për adhurim?!….

Cili është personaliteti historik më të cilin do të dëshironit të identifikoheshit?

Nëse ka një tillë, ai është Skënderbeu, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, filmin për të cilin, vite e vite, së bashku me familjen time, e kemi shikuar me dashuri e kënaqësi, film i cili, pothuajse sa herë e kemi shikuar ashtu bashkë me familjen time në Festën e 28 Nëntorit, na ka bërë me lot në sy… Dhe jo pse Noli ynë i madh shpesh, siç e rrëfen ai vet, është identifikuar me Skënderbeun, por ngaqë, ashtu siç e njoh, nga librat, nga historitë e dokumentet e shkruara për te, ai është krejt i pazakonshëm… Prej këndej fëmijët e mi, vajza dhe djali im, kanë emrat e bukur e të veçantë, Donikë e Gjergj…

Cili është tipari i juaj që nuk e pëlqeni?

Ahhh, sikur të ishte vetëm një tipar….Pa humor, e them se nuk pëlqej te vetja luhatjen dhe zvarritjen në vendime e në mendime që, mbase, sado mund të burojë nga kujdesi im, nga frika se mos nxitohem, jo rrallë më ka shkaktuar telashe e ndërlikime të panevojshme!…

Cili është tipari të cilin nuk e pëlqeni tek të tjerët?

Mosmirënjohja! Mund t’ua falë të tjerëve lëshimet, gabimet, veprimet e dëmshme e të pamenduara, por mosmirënjohjen nuk mund ta gëlltis! E dini si e përjetoj këtë – si një mohim nga tjetri i energjisë sate, i përkushtimit, i kujdesit tënd, i asaj që ti, mbase edhe duke sakrifikuar, heq dorë prej saj vetëm e vetëm që tjetrit t’i ndihmosh, kurse ai nuk e pranon këtë, nuk e njeh!…Pas mosmirënjohjes fshihet një burim i madh i të këqijave të individit apo edhe të popullit, jo vetëm papjekuria e individit dhe e popullit apo e kombit, po edhe kufizime  e ligësi të tjera!…

Në cilat gjëra e teproni?

Duket e tingëllon paradoksale, por nganjëherë, me më të dashurit e mi e edhe me të tjerët, e teproj me kujdesin e me durimin e, ndonjëherë, krejt paradoksale, e teproj edhe me reagimet e papritura e të fuqishme, për të cilat nganjëherë pendohem më shumë e nganjëherë më pak!!…

Çfarë do t’iu shtynte të gënjenit?

Ideja apo qëllimi se, duke iu shmangur të së vërtetës, në një situatë të skajshme jetësore, mund t’i shërbejë mirëqenies së njeriut të dashur e të respektuar, se mund ta shpëtoj nga dhembja e rëndë apo e papërballueshme njeriun e dashur e të pafuqishëm, por të drejtë!…

Cili është rrugëtimi juaj i preferuar?

Kudo të kem shkuar, sado i bukur e i paharrueshëm të ketë qenë udhëtimi, sado të veçanta të kenë qenë pamjet apo përjetimet e një rrugëtimi brenda apo jashtë vendit, kthimi në shtëpinë time është rrugëtimi im i parapëlqyer – ajo adresa që më fal gëzim, paqe e qetësi dhe këtu e kam fjalën, jo vetëm për kthimin në shtëpinë time, por në vatrën time familjare…

Cilën fjalë apo frazë e përdorni më së shpeshti?

Janë disa sosh: Ehhh!…Cka të them!…Si ta them!.. E pooo!.. Do të doja!…Mbase!…Më duket se shprehjet e këtilla, ndryshe prej ca njerëzve të tjerë, jo të paktë, që i thonë për të bërë përshtypje, i them ngaqë nuk them as shpejt e as lehtë PO, JO, ASSESI etj.

Për çfarë ju ka ardhur më së shumti keq apo jeni penduar që e keni bërë?

Kur kam premtuar dhe nuk i kam dal zot premtimit tim…Dhe, ndjenja e keqardhjes dhe e pendesës ka ndodh dhe ka trokitur në ndërgjegjen time, madje edhe atëherë kur gjërat nuk kanë qenë në dorën time…E dini, premtimi i pasendërtuar godet dyfish – së pari atë që e jep e, pastaj, edhe atë, të cilit i jepet dhe, rrjedhimisht, njeriu kaplohet nga ndjenja se e braktis një pjesë të vetvetes e, sigurisht, edhe tjetrin!…

Çka ose kush është dashuria juaj më e madhe e jetës?

Familja ime, fëmijët e mi, zhvillimi, mirëqenia dhe realizimi i tyre jetësor!

Cila është gjendja momentale mendore e juaja?

Është një gjendje e pritjes, pastaj një prirje e kthimit nga vetvetja dhe e përgjimit të burimeve të mia të brendshme, një gjendje e një ankthi të lehtë dhe e një ndjenje të mirë e të kënaqshme e vet-realizimit, që më ka shoqëruar kohët e fundit pas shumë pune e përpjekjesh dhe dorëzimit të një librit tim tek botuesi…Një nevojë për meditim dhe kthim më të shpeshtë nga vetvetja…

Nëse do të kishit mundësinë të ndryshonit vetëm një gjë tek vetvetja, cila do të ishte ajo?

Ehhh, prapë po e them: sikur të ishte vetëm një gjë, të cilën do të doja ta ndryshoja!…Dua të them se, edhe kështu si jam dhe me këto që kam, jam mirë dhe i kënaqur me vetveten, por unë besoj thellësisht se njeriu, në rastin konkret unë, duhet dhe mundet të pasuroj vetveten, të përmirësoj dhe të ndreq e të shmang të metat e mia!…Unë besoj se individi ka kapacitete të mëdha, pothuajse burime të pashtershme të energjive e të mundësive, të cilat, për fatin e keq të njerëzve, zakonisht, jo që nuk shfrytëzohen e nuk vihen në shërbim të rritës e të realizimit të tyre vetanak, të asaj që C. G. Jungu e quan INDIVIDUIM,  por shumica e njerëzve as që janë të vetëdijshëm për këto potenciale dhe vetëm e bëjnë jetën sipas programeve sociokulturore të caktuara të shoqërisë, duke u bërë, pavetëdijshëm, rob të idealeve (dogmave), të cilat programuesit e shoqërive të konsumit masiv i plasojnë si norma të vlerave shoqërore!…
Së këndejmi, është krejt afër mendsh që njerëzit, përgjithësisht, në kohën e shprishjes së sistemit të vlerave, të perceptojnë si sukses kultivimin dhe përqafimin e vlerave të dyshimta, kiçerike, pseudo-vlerave dhe që, rrjedhimisht, duke qenë viktima të konceptit socialisht të konstruktuar të kultit të suksesit, të SUKSESIT  TË JASHTËM,  të konsiderojnë arritje jetësore, intelektuale, financiare etj.,  arritjet e tyre edhe atëherë kur këto arritje ndërtohen mbi themele problematike, të paqëndrueshme… Në këtë frymë të shtjellimit, e them se do të doja të kisha më shumë guxim, jo që më mungon guximi, por do të doja të kem edhe më shumë guxim për të bërë ndryshime te vetja e, mbase, edhe tek të tjerët, apo që t’a frymëzoja ndryshimin tek tjetri, tek të tjerët!
Ne, me kalimin e viteve e të dhjetëvjetëshave, ndërtojmë hartat tona mentale e psikologjike, ndërtojmë kufijtë e përjetimit e të veprimit tonë vetanak dhe çdo kalim apo tejkalim të këtyre kufijve të hartave tona mentale e përjetojmë si lëshim të zonës së rehatisë, të asaj që i thonë comfort zone, pra, çdo dalje nga ajo zonë e përjetojmë si rrezik dhe rrezikim të realitetit tonë, si prishje të mundshme të drejtpeshimit psiko-social… Dhe prandaj zmbrapsemi nga veprimet dhe hapat e guximshëm jetësor.
Çka të them tjetër – mbase edhe kjo që po e them është paksa e guximshme (po e them me humor)…, por, sidoqoftë, konsideroj që do të doja të kisha më shumë guxim, unë vet, po edhe të tjerët, e të pyeteshim, edhe zëshëm – kush jemi ne, a jemi dhe sa jemi ne produkt i vetvetes, i prirjeve tona më të natyrshme për zhvillim, apo ndoshta kryesisht jemi produkt i fabrikës shoqërore, i makro-sistemeve të programimeve, për të cilat nuk ia kemi idenë fare!…

Çfarë konsideroni të arriturën tuaj më të madhe?

Nuk e di tamam dhe, sado kjo mund të tingëlloj goxha absurde, nuk e di me saktësi! Në faza të ndryshme të zhvillimeve tona, kur ne i dorëzohemi një ëndrre apo një tjetre jetësore dhe ajo ëndërr na bëhet realitet, ne kemi ndjenjën e vet-përmbushjes, kurse në një fazë tjetër të zhvillimeve tona jetësore ëndrra të tjera bëhen ideal i yni dhe ato që quajmë të arritura e suksese relativizohen, zbehen…Ajo që jam përpjekë të arrij është që të mos bëhem rob i idesë së sukseseve afatshkurta dhe të jashtme, kult ky i cili – SUKSESI – është bërë pengesë në rrugën e njëmendët të realizimit jetësor, për të cilën shumica e njerëzve nuk janë të vetëdijshëm.
Po ashtu, jam përpjekur që, sa ka qenë e mundur, të mos krahasohem me të tjerët dhe të mos i mat sukseset dhe të arriturat e mia me ato të të tjerëve, por, njëherë, të matem e të krahasohem me vetveten, me atë se sa po e tejkaloj vetveten dhe, së dyti, sa po i shfrytëzoj potencialet e mia! Sepse, secili prej nesh, natyrshëm është unik, me kufizimet dhe me përparësitë e veta!
Jam pyetur e pyetem shpesh, po ashtu, a është shfrytëzimi i këtillë i energjisë sime në shërbim të realizimit tim, në shërim të asaj që humanisti dhe psikologu i njohur, Abraham Maslowi e quan vet-aktualizim, vet-sendërtim! Edhe sukseset më të mëdha të jashtme, nëse nuk shoqërohen nga ndjenja e brendshme e vet-realizimit, e pakta për mua, nuk janë suksese dhe të arritura jetësore!
Me habi e me dhembje kam vëzhguar e vëzhgoj edhe sot e gjithë ditën prishjen e sistemit të vlerave tona dje e sot, posaçërisht në këto kohët e fundit të mbizotërimit  dhe të keqpërdorimit masiv të rrjeteve sociale, kur KULTI I SUKSESIT është obsesion, është një robëri, të cilës ne i jemi dorëzuar e po i dorëzohemi gjithnjë e më shumë!
Prandaj, një nga të arriturat e mëdha të miat e konsideroj refuzimin tim të dogmave mendore e shoqërore të kohës sonë lidhur me Kultin e Suksesit dhe përkushtimin tim që, me aq sa mundem, të kultivoj filozofinë jetësore të realizimit e të vet-realizimit të potencialit tim, i madh apo i vogël qoftë ky potencial!

Nëse do të mund të kthenit kohën, çfarë do të ndryshonit?

Ahhh, prapë do të thosha, shumëçka dhe, kur them kështu, kam parasysh faktin se jo gjithherë kam bërë më të mirën time, jo gjithherë kam qenë mjaftueshëm kreativ, i kthjellët dhe i urtë në hapat, veprimet dhe në përcaktimet jetësore! E kam fjalën se mund të kisha qenë ndonjëherë më i hapur e ndonjëherë më i mbyllur kundruall të tjerëve, se duhet të kisha qenë më durimtar e këmbëngulës…Mbase, nga kjo që po e them kaq hapur mund të rezultojë emëruesi i përbashkët i asaj që, po të ktheja kokën, do të doja të ndryshoj…

Nëse do të vdisnit dhe do të kishit mundësinë të ktheheshit qoftë si njeri apo send, çfarë personi apo sendi do të zgjidhnit të jeni?

Sikur kjo të ishte e mundshme, besoj me siguri të madhe se edhe nga PËRTEJ do të doja të kthehesha e të shndërrohesha në njeriun që përkujdeset për më të dashurit e vet e, mbi të gjitha, për fëmijët e mi, për nipin tim, Janin, shpresoj nesër pasnesër edhe për nipat, mbesat e mia të tjera, sikur të ishte e mundur kjo…

Cila është gjëja me e shtrenjtë që e posedoni?

Është familja ime, janë fëmijët e mi, janë ajo gjëja që i jep kuptim e peshë të gjitha të tjerave…

Çfarë konsideroni si mjerimin më të madh?

Sikur në këtë botë të kishte më pak mjerime se sa ka, do ta kisha më të lehte të bëja me gisht drejt një forme të mjerimit a një tjetre…Bota është mbërthyer, posaçërisht nga fillimi i mijëvjeçarit tonë e këndej, nga kthetrat e rënda të padijes, që reklamohet si dije; nga prapakthimi shpirtëror e moral, që artikulohet e pranohet në përmasa masive si përparim, jo vetëm teknologjik, po edhe moral e shoqëror; nga luftërat shkatërrimtare, që bëhen, më pak e më rrallë për drejtësi, çlirim e demokraci, e që paraqiten plotësisht si luftëra çlirimtare, edhe atëherë kur vriten në përmasa masive njerëzit e pafajshëm, fëmijët, civilët e pafajshëm; njeriu e qenia shoqërore është pushtuar nga një valë e pandalshme e tjetërsimit, e zhveshjes, jo vetëm nga tiparet morale, por edhe nga tiparet thelbësore njerëzore, duke e tjetërsuar e rrezikuar, madje, edhe integritetin biologjik, nga eksperimentimet e kobshme, fundi i të cilave ende nuk dihet dhe kur druhet se ky është vetëm fillimi i transformimeve të paimagjinueshme, të paimagjinueshme vetëm tre a katër dhjetëvjetësha më herët…Dhe, e gjithë kjo, në emër të ruajtjes së racës njerëzore, në emër të ruajtjes së lirisë e të mirëqenies së racës sonë!!…
Dhe, kur kësaj i shton edhe përpjekjet djallëzore të rrezikimit të identitetit e të integritetit intelektual, hulumtues e kulturo-artistik, në nivel global, të mos flitet për identitetin dhe integritetin e njeriut të zakonshëm, të atyre që quhen masa të gjera, që fare lehtësisht manipulohen e tjetërsohen, atëherë njeriu si individ nuk ka si të mos kaplohet nga një ndjenjë e ankthit lidhur me zhvillimin e mëtejmë të fatit të njeriut e të shoqërisë njerëzore…
Transformimet marramendëse teknologjike, që janë një pasuri, në njërën anë, pastaj, në këtë mes edhe inteligjenca artificiale, të cilat paraqiten si përparim i civilizimit tonë,  edhe atëherë kur nuk janë, në anën tjetër, si dhe ideja se të arriturat e këtilla mund të dalin në një fazë të “zhvillimeve” nga kontrolli, më bëjnë shpesh të mendoj dhe mbjellin brengë.
Njeriu, mbase historikisht, ka qenë viktimë e sistemeve të caktuara shoqërore e politike, por, posaçërisht nga fillimi i këtij mijëvjeçarit tonë, njeriu është viktimë e manipulimeve masive, është viktimë e asaj që sistematikisht instalohet nga jashtë në qenien e tij nga fabrika shoqërore dhe programuesit e shijeve, të kërkesave, të koncepteve, të mënyrave të jetesës, për të cilat njerëzit besojnë se janë përcaktim i tyre, në kohën kur pothuajse e tëra është e instaluar dhe e programuar sistematikisht nga jashtë…
Kur ke parasysh gjithë këto, të thëna krejt në vija të trasha, a nuk rezulton se ka aq shumë mjerime sa individi vështirë se mund të bëjë me gisht vetëm në një drejtim?!….

Ku do të dëshironit të jetonit?

Në vitet ’90-të shekullit të shkuar, kur jetonim në kushte të pushtimit dhe luftonim për lirinë e përpiqeshim të çliroheshim nga regjimi fashist i Beogradit dhe të ndërtonim shtetin tonë, për shkak të angazhimeve të mia politike e diplomatike deri në vitin 1999, kam udhëtuar herë pas herë me punë e me shërbim në shumë shtete e kontinente, deri në Amerikë e në shtetet skandinave e në Evropën Perëndimore  dhe, posa përfundonte agjenda e punës, mezi prisja të kthehesha në Kosovën e pushtuar, në Prishtinë e në Pejë, posaçërisht.
Nëse jeta me valët e saj, qoftë edhe përkohësisht, do të më hidhte jashtë Kosovës, do të luhatesha midis jetesës në Suedi dhe në Zvicër, vende këto ku liria jote përfundon aty ku fillon liria e tjetrit!…

Cila është cilësia juaj më e veçantë?

Nuk e di tamam, mbase vullneti, vullneti dhe vetëdija se kam edhe dëshirë, edhe shtytje, edhe një si thirrje të brendshme, që këtë jetë që e kemi dhe që është një e vetmja jetë, ta jetojmë sa të jetë e mundur më shumë, të mos dorëzohem, ta kanalizojë energjinë time në projektet e mia jetësore…Pra, mbase ky vullnet për të sendërtuar vetveten…

Çfarë vlerësoni tek një burrë?

Guximin, durimin, urtësinë….Ah, këtu po më kujtohet poezia antologjike e Kiplingut,  “Në munç”, e përkthyer për mrekulli nga Noli e Shvarci!…Këtë poezi, e cila ngërthen e shqipton me një gjuhë e me një meditim poetik brilant ëndrrën e njeriut, të them të burrit, e lexoj shpesh dhe aty gjej tiparet që një burrë duhet të kishte, të cilat do të doja t’i kisha…Shpresoj të frymëzoj dikë që ta lexoj e rilexoj edhe një e më shumë herë këtë poezi…

Çfarë vlerësoni tek një grua?

Të qenët femër e femërore, gracioze, e ndjeshme dhe imagjinative, njëkohësisht, e fortë dhe e pavarur…

Cili është shkrimtari i juaj i preferuar?

Më duket se, në prozë, është Herman Hese, kurse në dramë, luhatem midis Shekspirit e Juxhin O’Nillit!

Cilët janë heronjtë tuaj në jetën e vërtetë?

Ata që e duan lirinë e atdheun dhe që nuk i zmbraps frika nga vdekja, ata njerëz, të cilët, edhe nën tehun e vdekjes, nuk i tradhtojnë idealet e veta…

Cilin talent do të dëshironit ta kishit?

Këtu po ma kujtoni Freudin, i cili, gjysmë në shaka, megjithë atë potencial e ato dhunti të jashtëzakonshme që kishte, përherë është ankuar lidhur me atë se Zoti, kur e kishte krijuar atë, Freudin, kishte qenë i kursyer…Jo që dua të krahasohem – as rastësisht madje – por, kur më kujtohet kjo, fare seriozisht, sikur ngushëllohem e pajtohem me ato dhunti që kam dhe kjo më flet se sado të ketë njeriu, është e shëndosh të gjakojë, të dëshiroj më shumë dhunti, talente…

Si do të dëshironit të vdisnit?

I rrethuar nga njerëzit e mi të dashur, në qetësi, duke mos i trishtuar, duke dashur t’ua përcjellë atë mesazhin se vdekja nuk është fjala e fundit e jetës, se ia ka vlejte e se ia vlen të jetohet…

Cila është motoja juaj?

Se nuk duhet të zmbrapsemi, as atëherë kur, për arsye të ndryshme, mund të jemi vetëm dhe kur, për arsye të jashtme apo të brendshme, jemi të çarmatosur dhe duket sikur mbyllen dyert e jetës…As atëherë, madje…

(Ju faleminderit për pyetjet tuaja, të cilat janë frymëzuese e të cilat, si të tilla, të bëjnë edhe njëherë të mendosh për çështje thelbësore të jetës e të ekzistencës…)

ObserverKult

Katandisja e vlerave rugoviane në LDK!

1

Florim Zeqa   

Do te ishte e keqja më e vogël sikur unë të isha i vetmi veprimtar që u anashkalova dhe u injorova nga strukturat e LDK-së post-rugoviane, por për fatin e keq janë një numer shumë i madh i aktivistëve dhe veprimtarëve të orëve të para, në mesin e tyre edhe ish themeltarë të LDK-së të cilët u detyruan të largohen nga klanet dhe grupet e interesit brenda ish subjektit rugovian.

Shkaqet e largimit, trishtuese për rugovistët e vërtetë

Dikush u tërhoq zvarë nga Kuvendi i LDK-së, dikujt ju pamundësua hyrja në mbledhjet e LDK-së, kurse disa veprimtarëve iu vërsulen militantët e klaneve të interesit me sharje e fyerje, presion psikologjik dhe kërcënime me jetë derisa i detyruan të largohen nga strukturat dhe anëtarësia e këtij subjekti politik.

Mjafton t’i dëgjosh rrëfimet e të larguarve nga LDK-ja për të mësuar të vërtetën e hidhur. Secili rrëfim i veprimtarëve më i trisht sesa tjetri! Për lexuesit po e ripublikojë tekstin e largimit tim nga LDK-ja nëntë vite më parë: Me dhëmbje shpirtërore dhe zemër të plagosur deklaroj: “Unë Florim Zeqa, nga sot, ditë e dielë, 31.05.2015-të e pushoj aktivitetin tim politik si anëtar i LDK-së nga themelimi e deri më sot. Asnjëherë dhe në asnjë kohë nuk kam vrapuar pas posteve e privilegjeve, por kam punuar pa u ndalur edhe në kohërat më të vështira për interesat e popullit dhe vendit tim të shenjt. Muajve, javëve dhe ditëve të fundit, misioni im prej gazetari, analisti dhe veprimtari të LDK-së ishte vështirësuar tejë mase. Nga bashkpartiakët e mi u “shpërbleva” me mbyllje portalesh, sharje e fyerje të natyrave të ndryshme dhe deri të këcënimi me jetë, vetëm e vetëm pse e mora guximin të bëjë publike të vërtetën e zhvillimeve gjatë procesit zgjedhor në Degën e LDK-së në Klinë. Kjo që ka mbetur, nuk është LDK-ja, janë vetëm klane mafioze dhe grupe të interesit, pjesë e të cilave nuk kam qenë dhe as që do të bëhem ndonjëherë. Arsyet e tërhjeqjes sime nga LDK-ja janë akoma më të thella, për elaborimin e të cilave duhet kohë dhe hapësirë më e gjërë. Andaj kësaj radhe po ndalem me betimin rugovian; “Përjetësisht mbështetës i filozofisë politike rugoviane dhe ushtar besnik i atdheut tim”.

Zoti ju bekoftë vllëzër dhe motra të vizionit rugovian!

Florim Zeqa, 31.05.2015 Treviso (Itali)

Në thumb të kritikës politikanët e papërgjegjshëm

Pavarësisht pozicionimit politik, gjithmonë i kam mbajtur dhe do t’i mbajë në thumb të kritikës veprimet e shëmtuara të politikanëve tonë. I tillë do të mbetem edhe në të ardhmen, kujdestar dhe mbrojtes besnik i interesave të popullit tim.

Aderimi im në partinë GUXO mendoj që është zgjedhja më e duhur për rrethanat politike nëpër të cilat po kalon Kosova, për të kontribuar në interes të shtetit dhe qytetarëve.

Partia GUXO është i vetmi subjekt politik që më guxim dhe vendosmëri e mbron parimet dhe filozofinë politike rugoviane, i mbron premtimet e dhëna para elektoratit në zgjedhjet e fundit nacionale.

GUXO është subjekti i vetëm që më vepra e jo më fjalë e vazhdon rrugën e Dr. Ibrahim Rugovës. Shëmbulli më i mirë është valvitja e flamurit dardan në Presidencë dhe kudo që është prezente presidentja Osmani!

Vetëm inatçorët politik po e kanë të vështirë ta pranojnë këtë realitet të mrekullueshëm, këtë krenari të vazhdimësisë rugoviane në institucionet shtetërore.

Elektorati i LDK-së i ka humbur shpresat për ndryshime në këtë subjekt politik

Përfundimisht mund të themi se elektorati i LDK-së i ka humbur të gjitha shpresat për ndryshime në këtë subjekt. Mashtrimet e njëpanjëshme nga njëra palë zgjedhje në tjetrën, kanë bërë që elektorati rugovian t’mos i besojë më këtij subjekti politik.

Shfrytëzimi i aktivistëve dhe veprimtarëve në grumbullimin e votave në fushata zgjedhore dhe hudhja më pas e tyre si limona të shtrydhur, i ka detyruar ata që të tërhiqen nga aktiviteti nëpër degë dhe nëndegë.

Aq shumë janë katandisur vlerat rugoviane në LDK, saqë edhe sikur të ngjallej prej varrit lideri historik, do të ikte nga trishtimi i kapjes së tmerrshme të partisë nga ish kundërshtarët e përbetuar, nga ata që e luftuan Rugovën deri në frymën e tij të fundit.

Elektorati rugovian më lehtë e kanë të besojë në fundin e botës sesa në ndryshimet në subjektin e uzurpuar dhe ngulfatur pamëshirshëm nga klanet mafioze, grupet e interesit dhe vartësit e tyre morbid.

Rezultati i “reformave” në LDK është ky: instalimi i dhunës dhe kërcënimit si mjet i shantazhit politik ndaj aktivistëve dhe veprimtarëve, presionet ndaj delegatëve përmes këmbimit të votës me vende pune dhe forma të tjera të presionit psikologjik!

Paradoksalisht, LDK-ja rugoviane, nga një parti e besës dhe shpresës së qytetarëve të Kosovës është shndërruar në ‘Lidhje Diktatoriale të Kosovës’, ku definitivisht është vrarë fjala e lirë dhe mendimi ndryshe nga strukturat e partisë!

Shfrytëzimi i tre shkronjave të arta (LDK) dhe portreti i Rugovës në fushata zgjedhore bëhet akoma më i dhëmbshëm dhe i trishtë, kur të njëjtat struktura i përdorin vrasjet e veprimtarëve të LDK-së vetëm për marketing politik, kurse abuzimin me familjarët e tyre e përdorin si kamuflazh për kinse vazhdimësinë e filozofisë politike rugoviane, pa e bërë asnjë hap në zbardhjen e vrasjes së më të dashurve të tyre.

E dihet mirëfilli, se LDK-ja për afro 20 vjet ishte në pushtet, e kishte në duart e veta Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Ministrinë e Drejtësisë…, dhe u largua nga pushteti pa asnjë rezultat në zbardhjen e vrasjeve politike, ndërsa sërish dhe paturpërisht në fushata zgjedhore abuzon me aktivistët veprimtarët e vrarë, duke e lënë enigmë të pazgjidhshme vrasjen e tyre.

Ky nuk është përkufizimi i ashpër dhe as ofendues për LDK-në, por është shprehje e gjendjes reale pas zgjedhjeve të fundit partiake në këtë subjekt politik, në të cilat u ruajt vazhdimësia e klaneve dhe grupeve të interesit. Megjithatë, nuk mund të themi se ky është fundi i botës, por është katandisje e vlerave rugoviane në LDK!