Kreu Blog Faqe 861

Partitë opozitare në panik të madh!

1

Florim Zeqa 

Tashmë kur ka mbetur më pak se një vit nga afati i rregullt i zgjedhjeve nacionale, partitë opozitare i ka kapur një siklet i madh, janë bërë të padurueshëm dhe agresiv në paraqitjet e tyre publike, qoftë para mediave vizuele apo atyre elektronike.

Mrekullia e papritur

Dorën në zemër, qytetarët më shumë kanë pritur nga kjo qeveri në rrfashin e zhvillimit ekonomik dhe mirëqenjes qytytare. Mirëpo, ja që ndodhi mrekullia e vërtetë e kësaj qeverie në pjesën veriore të vendit.

Zhbërja e strukturave paralele, heqja e simboleve dhe pankartave serbe, luftimi i kontrabandës dhe krimit të organizur kanë bërë që të krijohet më shumë siguri për levizjen e Forcave të Policisë së shtetit dhe qytetarëve në atë pjesë.

Të pakënaqurit me punën e qeverisë aktuale, militantët e partive dhe opozitare dhe jo vetëm, në vend që ta mbështesin dhe përgëzojnë punën e qeverisë Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani, e kanë zgjedhur rrugën e turpit, duke i sharë dhe akuzuar si “kolaboracionist të Serbisë”.

Të gjithë atyre që e tërheqin një paralele të tillë, po ua bëjë vetëm një konstatim të shëndosh dhe logjik: “Sikur të ishin ‘proserbe’ qeveria dhe presidenca, nuk do të ndodhnin sanksionet ndërkombëtare dhe lëndimet e marrëdhënjeve me ndërkombëtarët”.

Përderisa në të kaluarën, qeverive vasale ua rrihnin krahët dhe i joshnin me investime të vogla, tek qeveria aktuale po ndodh e kundërta ashtu siq ndodhi me presidentin historik Ibrahim Rugova, i cili deri në frymën e tij të fundit nuk u dorëzua përballë presionit ndërkombëtarë.

Nuk është momenti politik dhe as koha që të lëshohem më thellë në këtë temë, por dëshirojë t’ua rikujtojë të qytetarëve të vendit, se ndërkombëtarët kohë pas kohe na matin impulsin e vendosmërisë dhe qendrueshmërisë sonë, pastaj tërhiqen dhe e bëjnë pikërisht atë që duan vet.

Këtë që ceka më sipër, po e ilustroj me përmbajtjen e pavarësisë së 17 Shkurtit 2008, të cilën  nuk e ka mirëpritur askush nga qytetarët, e aq më pak luftëtarët e lirisë së atdheut, nuk e kanë dëshiruar as pushtetarët e asaj kohe, për të cilën gjë duhet të sqarohen publikisht politikanët e kohës e jo unë në këtë shkrim autorial.

Kredibilitetin qytetarë dhe atë ndërkombëtarë që e ka arritur ‘Qeveria Kurti’ me vendimet dhe veprimet e guximshme në veri, është aq i madh, saqë të gjitha partitë politike në njërën nuk peshojn sa peshon qeverisa aktuale, prandaj është gjithë ky panik i partive opozitare të cilat po sorrollaten nëpër shtetet evroperëndimore në kërkim të votës së mërgimtarëve.

Il Piccolo di Trieste (1912) / Shkaqet e konfliktit ballkanik sipas patriotit shqiptar Terenc Toçi (Intervista)

Terenc Toçi (1880 – 1945) — Fotografi ilustruese e mëvonshme në raport me shkrimin në vijim : Shkëlqesia e Tij Terenc Toçi, ministër i Ekonomisë Kombëtare shqiptare në mikrofonin e radiostacionit të Barit — Radiocorriere, e shtunë, 26 shtator 1937, f.46

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 3 Mars 2024 

“Il Piccolo di Trieste” ka botuar, të enjten e 17 tetorit 1912, në faqen n°2, intervistën me patriotin shqiptar Terenc Toçi në lidhje me shkaqet e konfliktit ballkanik të kohës, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Shkaqet e konfliktit ballkanik sipas një shqiptari

Burimi : Il Piccolo di Trieste, e enjte, 17 tetor 1912, faqe n°2

Burimi : Il Piccolo di Trieste, e enjte, 17 tetor 1912, faqe n°2

Milano, 16 tetor. Një bashkëpunëtor i “Avanti!” publikoi në organin socialist një intervistë për Shqipërinë dhe luftën ballkanike me Terenc Toçin. Patrioti shqiptar tha ndër të tjera : 

“— Aleanca e katër monarkive ballkanike kundër turqve dhe lufta e nisur nga Mali i Zi kanë vetëm një objektiv : plaçkitjen dhe copëtimin e Shqipërisë. Reformat e famshme në Maqedoni, mbrojtja e qytetërimit dhe e të drejtave të popujve të shtypur janë “bllofet” e zakonshme, pretekste të zakonshme që “industrialistët” e luftës përdorin për të mashtruar opinionin publik. Sepse Serbia, si Mali i Zi, dëshiron të bëjë vjedhje : t’i plaçkisë Shqipërisë të gjithë territorin nga Plava në Babina Polana, nga Babina Polana në Shkup, nga Shkupi në Plaçinë; rreth një e pesta e Shqipërisë. Bullgaria dëshiron t’i gëlltisë një të tretën. Oreksi i saj shtrihet nga Shkupi në Manastir dhe Selanik; nga Selaniku deri në Babina Polana. Greqia dëshiron t’i gëlltisë një të pestën. 

Sa i përket çështjes maqedonase, Toçi u shpreh kështu : 

— Është një shpikje shpirtërore e koalicionit të Katër Kabineteve. Maqedonia është më pak se një shprehje gjeografike, ajo është një relike historiko-letrare. Nuk ekziston një popull maqedonas. Në atë pjesë të Shqipërisë lindore — vilajetin e Selanikut — ekziston një mozaik kombësish, në të cilin raca shqiptare mbizotëron në mesin e minoriteteve sllave dhe greke. Është e qartë se të nesërmen e ndarjes së plaçkës ballkanike, dallimet, mosbesimet, xhelozitë dhe lakmitë, përkohësisht të fjetura, do të rishfaqen. Dhe Evropa do të përballej me rrezikun e luftës për vite me radhë. Zgjidhja e vetme e drejtë për të ashtuquajturin problem maqedonas është themelimi i Federatës së Komunave të pavarura. Zgjidhja me “majë të shpatës” e aleancës katërpalëshe është një ndërlikim i problemit, është një akt brigandimi ndërkombëtar në dëm të një kombi fisnik dhe është një rrezik, njëqind herë më i madh se ky aktual, për paqen e Evropës.”

Shqipëria, do të duhej të hap konzullatën në Sanxhak dhe në Luginën e Preshevës!?

0
Në foto: Pamje e Novi Pazari-it…
Nga: Refik Hasani
___
Shqipëria, ka obligim moral e kushtetues të brengoset edhe për shqiptarët jashta shtetit administrativ, ku shqiptarët në Serbia kan organizuar Referendumin e Krahinës së Sanxhakut, mbajtur më datën 25,26 dhe 27 tetor 1992.
Kurse përveqë Referendumit të Krahinës Shqiptare në Serbi, mbajtur më datën 1 e 2 mars 1992, është edhe kryengritjen e armatosur ku përmesë Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit,është sakrificë e kësaj krahine për realizim të drejtës së këtij Referendimi.
Shqipëria, ende nuk ka krijuar asnjë fondë, kurse Republika e Kosovës tani ka fondin për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc. Kurse të pa mbështetur mbesin shqiptarët në Sanxhak.
Publikisht apeloj se Shqipëria, është momenti fundit që të angazhohet seriozisht, dhe të hap konzullatë si në Sanxhak dhe në Luginën e Preshevës, që kjo të ndihmonte mjaftë.
Amina Nuraj nga Pazari i Ri (Novi Pazar), duke e prerë shiritin e përurimit të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Sanxhak me 22 nëntor 2023, sëbashku me përfaqësuesin e Luginës së Preshevës.
Konzullata shqiptare, do të duhej të hapet në Luginën e Preshevës, para se të pësoj si Sanxhaku.
Këto dy Krahina jan Rajonet më të pazhvilluara ekonomikisht dhe më të diskriminuara në gjithë Evropën.
Me 3 mar 2024

Kisha Ortodokse Shqiptare dhe Janullatos

3

Nga Aurel Dasareti

Gjyshi im ka takuar disa herë një nga intelektualët dhe patriotët më të mëdhenj që ka pasur kombi shqiptar në dekadat e fundit, zotin Ali Podrimja. Dhe ai më tha për këtë.
***
“Ali Podrimja ishte një poet shumë i njohur shqiptar nga Kosova. Ai konsiderohet si poeti shqiptar i Kosovës që ka marrë më shumë njohje ndërkombëtare. Përmbledhja e tij e parë me poezi Thirrje u botua në vitin 1961 kur Podrimja ishte në shkollë të mesme. Në vitin 1982 doli përmbledhja me poezi Lum Lumi, e cila ishte një nderim për djalin e tij Lumi, i cili vdiq nga kanceri.
Lindur: më 28 gusht 1942, Gjakovë
Vdiq: 21 korrik 2012, Lodève, Francë”
***
Në librin e tij “Tkurrja e Atdheut”, faqe 152-153, tashmë i ndjeri Ali Podrimja, shkruan një tekst për shkatërruesin e Kishës Ortodokse Shqiptare, qoftëlargun/mumien Anastaz Janullatos.
PS. Më poshtë po citoj të gjithë tekstin, pa asnjë ndryshim:
Kisha Ortodokse Shqiptare dhe Janullatos
Nuk ma merrte mendja në midis të Tiranës, pikërisht më 25 dhjetor, në Natën e Kërshëndellave, kur të dy kishat tona kremtonin Ngjalljen e Krishtit, një peshkop grek të lutej edhe për ata që më së rëndi kanë rrënuar ose rrënojnë etninë tonë. Përcillja TV shqiptar. Kisha, përplot vizitorë. Asgjë e keqe nga ai pelegrin. Njeriu ka nevojë edhe për lutje, edhe për kërkimin e zotit; njeriu ka nevojë bile edhe për mashtrim. Por në Kishën Ortodokse Shqiptare dëgjoja nga goja e peshkopit grek Janullatos diç befasuese, shqetësuese: Lutemi për Serafimin e Athinës, lutemi për Pavlin e Beogradit, për atë të Moskës… Por, i bekuari, një lutje nuk e tha për popullin shqiptar në të dy anët e Murit, as për Kishën Ortodokse Shqiptare, as për shtetin e Presidentin shqiptar, që ia mundësojnë qëndrimin e tij. Dhe kush mund të thotë se Shqipëria nuk është demokratike; bile demokratizimi i saj shkoi aq larg sa të heq dorë edhe nga pavarësia e kishës së vet! Nën diktatin bizantin ndërrohen edhe tekstet fetare të përkthyera ose të përpiluara nga Noli. Janullatosi, ashtu do. Dënimit të tij nuk mund t`i iku as Noli i famshëm, ai që ia solli krenarinë kombëtare kishës sonë. Kulmi i këtij turpi kombëtar ishte Mesha, e cila u tha në gjuhën greke! Tërë ai popull, brenda e jashtë, i lutej zotit në një gjuhë të huaj, e cila me shekuj bën përpjekje të na mashtrojë.


Mirëpo, atë që nuk mund e bën Qeveria shqiptare (E di ajo pse), kohëve të fundit ka filluar ta bëjë vetë kisha. Në Livadhi të Sarandës, në kufi me Greqinë, priftërinjtë shqiptarë nuk e lejuan të hyjë Janullatosin në kishën tonë. Në pavarësinë dhe kthimin e dinjitetit kombëtar ecën edhe kisha ortodokse në Elbasan.

Me gjasë kështu do të veprohet edhe në mjedise të tjera.

Por nuk di kur peshkopi grek do ta kuptojë se vërtet gjendet në vend të huaj dhe mikpritjen e popullit dhe Qeverisë shqiptare nëpërkëmbi?

ps!

Shih videon!

Plotësim i postimit tim: Kisha Ortodokse Shqiptare dhe Janullatos

Gënjeshtra më e madhe është e vërteta që fshihet.

At Nikolla Marku tregon të vërtetën:

At Nikolla Marku : Kisha Ortodokse Shqiptare, vetëm një filial i Kishës Greke

REMA1000 | UkensFriske | RødeEpler | uke10 | 15s (youtube.com)

  • Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike

Adelina Ismaili reagon pasi RTK ia ndali transmetimin e emisionit

0

Adelina Ismaili reagon pasi RTK ia ndali transmetimin e emisionit: Jam ajo që këndoi nën hundët e milicisë, nuk besoj në robëri

Këngëtarja Adelina Ismaili, e cila gjatë ditës së djeshme ka njoftuar se është ndaluar transmetimi i emisioni të saj në RTK, ku i ftuar ishte teologu Drilon Gashi, bëri një reagim edhe gjatë ditës së sotme, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Ismaili tha se emisionin do ta publikoj nesër në faqen e saj në Facebook, pasi siç është shprehur beson ende në liri dhe siç është shprehur në atë Adelinën që qysh e vogël këndonte nën hundët e milicisë serbe.

“Miq të mi. Emisionin e plotë “Show i së premtës” me mysafir teolog Drilon Gashin do ta publikojmë nesër në facebook-un tim. Unë besoj ende në liri. Unë jam Adelina e vogël që këndonte “Me dy gishta përmbi sy të kërkoj demokraci” me Zanfinen 5 vjeqare, nën hundët e milicisë. Unë jam Adelina e “Lavdi ushtari im” në kohë lufte. Unë jam Adelina e “Ushtrinë time do ta bëj” e pasluftes. Unë jam “Sajzeza” e “Amaneti”. Unë jam “Skenderbeu” e “Konstantini” . Unë nuk frikësohem, por zhgënjehem. Dhe ngritem prap. Unë jam nënë e cila nuk beson në robëri. Unë jam grua e cila vdes vetëm për dashuri. Jam motër krenare. Jam bijë e kësaj toke, tjetër nuk kam. Jam Adelina juaj tash e 38 vite. Ju uroj shikim të këndshëm nesër 🥰 Një fitore e vogël në një rrugë të gjatë. Nga zemra faleminderit për mbështetjen”, shkruan ajo.

Sot 580 vjet nga Kuvendi Arbëror i Lezhës (2 mars 1444)

Nga Sheradin Berisha
___
580 vjet më parë (02.03.1444 – 02.03.2024)
KUVENDI ARBËROR I LEZHËS (2 MARS 1444)
___
580 vjet më parë, në Katedralen e Kishës së Shën Kollit në qytetin e Lezhës, ku sot gjendet dhe memoriali i Gjergj Kastriot – Skënderbeut, u mbajt Kuvendi i Lezhës dhe u krijua Besëlidhja Arbërore (shqiptare) e Lezhës, si një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë sonë kombëtare, gjatë periudhës së mesjetës.
Ishte 2 marsi i vitit 1444, kur Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, (menjëherë pas kthimit në Krujë – në nëntor 1443), për herë të parë në historinë e mesjetës shqiptare mblodhi në një Kuvend të gjitha principatat arbërore, me qëllim të Bashkimit, për përballimin e sulmeve pushtuese osmane në tokat tona.
Kryengritja e përgjithshme e vitit 1443, (që mori përmasa çliruese me kthimin e Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastriot – Skëndereut në Krujë – më 28 Nëntor 1443), dhe ngritja e Flamurit tonë Kombëtar në këtë qytet, ishin fitoret më të mëdha historike që duheshin mbrojtur me çdo çmim.
Zhvillimet e deriatëhershme luftarake – në arealin e Arbërit dhe më gjerë në Ballkan, ishin treguesit e qartë se, Perandorisë Osmane (fuqisë më të madhe ushtarake të kohës), nuk mund t`i bëhej ballë pa kapërcyer copëtimin politik të vendit në një varg feudesh të pavarura dhe pa krijuar një bazë të fortë organizative e të qëndrueshme, e cila do të bashkërendonte fuqinë mendore – njerëzore, ushtarake e ekonomike të vendit.
Për zgjidhjen e këtyre pengesave, si hap të parë e të rëndësishëm Gjergj Kastrioti – Skënderbeu mori nismën për mbajtjen e një kuvendi gjithëpërfshirës, ku do të merrnin pjesë krerët e principatave të pavarura që sundonin gjithandej vendit tonë. Për këtë qëllim, ai fillimisht zhvilloi takime vetjake, si rrjedhojë e të cilave u vendos që të mbahej në Lezhë një Kuvend i Besëlidhjes.
Lezha kishte një pozicion gjeografik shumë të favorshëm për mbajtjen e Kuvendit, për faktin sepse ajo ndodhej në afërsi me zotërimet e pjesëmarrësve kryesorë të Kuvendit, dhe për më tepër ishte e veçuar nga zotërimet e tjera të Venedikut si dhe kishte lidhje të ngushta ekonomike me viset e çliruara arbërore, veçanërisht me ato të Kastriotëve. Prandaj, jo rastësisht Kuvendi i Besëlidhjes u mbajt në qytetin e Lezhës – më 2 mars 1444 në Katedralen e Shën Kollit, ku sot gjendet dhe memoriali i Gjergj Kastriot – Skënderbeut.
Në këtë Kuvend morën pjesë: Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, Gjergj Arianiti, Andre Topia (bashkë me dy djemtë, Kominin e Muzakën dhe të nipin Tanushin), Gjergj Stres Balsha, Nikollë e Pal Dukagjini, Pjetër Spani (bashkë me katër djemtë, Aleksin, Bozhidarin, Vruon dhe Mirkon), Lekë Zaharia, Teodor Muzaka i Riu (dhe pjesëtarë të tjerë të kësaj familjeje), Zahari Gropa, Lekë Dushmani bashkë me Pjetrin e fisnikë të tjerë fqinjë me ta, Stefan Gjurashi (Cërnojeviçi bashkë me bijtë e tij, Gjergjin e Gjonin) etj.
Pikërisht, realizimi i bashkimit të të gjithë princërve arbërorë (shqiptarë), në një kuvend të përbashkët nga ana e Skënderbeut, përbënte idenë më madhore historike të tij, dhe ky Unitet si i tillë ishte shembull i veçantë se, si bëhet bashkimi i principatave të vogla e të copëtuar feudale, gjë që nuk ishte realizuar as në vendet më të mëdha të Evropës. (Sa për ilustrim: Gjermania u bashkua gjatë shekullit të XIX në kohën e Bismarkut, ashtu sikurse edhe Italia është bashkuar në shekullin e XIX në kohën e Garibaldit)
Gjergj Kastrioti – Skënderbeu në Kuvend, mbajti fjalën kryesore dhe aty u ndalë veçanërsisht në domosdoshmërinë dhe rëndësinë e bashkimit politik të të gjitha princërve dhe fisnikëve tjerë arberorë (shqiptarë). Në vijim, pjesëmarrësit diskutuan format e bashkëpunimit dhe rrugët për realizimin e bashkimit politik të tyre, në themel të të cilit vunë institucionin më të rëndësishëm kombëtar, atë të BESËS.
Ata, me këtë rast institucionalizuan Kuvendin si forumin më të lartë vendimmarrës të princërve-fisnikëve arbërorë – shqiptarë, dhe ky Kuvend sublimoj formën e një besëlidhjeje politike, ndërmjet drejtuesve të zotërimeve të lira dhe fisnikëve të tjerë të vendit, që u njoh me emrin Besëlidhja Shqiptare e Lezhës.
Në Kuvend, u vendos krijimi i ushtrisë së përbashkët dhe për udhëheqës të Besëlidhjes dhe Komandant të Përgjithshëm të ushtrisë arbërore, unanimisht u zgjodh Gjergj Kastrioti – Skënderbeu. Që prej këtij bashkimi udhëheqësi ynë legjendar rriti rezistencën e ushtrisë së tij dhe për 25 vjet rresht drejtoi luftën çlirimtare kundër sundimit osman.
Si përfundim.
Kuvendi i Lezhës dhe shembulli heroik i Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, ishin dhe mbetën burim frymëzimi për të gjithë brezat e ardhshëm.
Mund të jetë një imazh i 1 person dhe teksti

Kultura politike në ndryshim: një jetë në shërbim të Kombit

Nga Dr Sadri RAMABAJA

Recension për librin e Dr Luljeta Pulës “Rrëfimi i një jete për Kosovën” – botim i Shtëpisë botuese: KOHA, Prishtinë, 2020, f. 577

Ndryshimet në rrafshin e kulturës politike në memrien politike të Dr Luljeta Pulës, kanë përfshirë të gjitha shtresat e shoqërisë në përmasa të mëdha, duke filluar me Demonstratat e 1968-ës deri në luftësn e UÇK-së së vegjëlisë për liri. Ato kanë reflektuar nga një brez tek tjetri, nga lëvizja gandiste e shpifur e viteve ‘90-ta tek guximi qytetar për përballje me apart’hejdin në dekadën e fundit të shekullit 20-të.
Në literaturën profesionale fenomeni i kulturës politike si pjesë e një realiteti të gjerë politik, ndër studjuesit tan është trajtuar fare pak dhe atë kryesisht nga doajeni Gani Bobi në dy veprat e tij të njohura Paradoks kulturor (1986) dhe Konteksti i vetëkulturë  (1994).
Libri i Dr Luljet Pulës që na vije në trajtën e memoareve politike, është pa dyshim një margaritar I lloit të vet, që do të jeët në shërbim të studjuesve të mendimit politik e kulturor ndër ne.

Libri është i strukturuar si një tërësi , e ndarë në 38 njësi, shto kësaj dhe një përmbledhje foto-dokumete ku pasqyrohen disa prej shkrimeve dhe njoftimeve të shtypit të kohës për aktivitetin publik politik të autores së librit gjatë dekadës së fundit ët shekullit 20-të, të cilat, siç thotë autoria, shpëtuan rastësisht.
Ndërkaq njësi të veçanta si këta: Takimi im i parë me Shqipërinë – Zhgënjimi më I madh I jetës sime; 1981 kthesa më e madhe historike e Kosovës; Referati i potë në simpoziumin për helmimet në Zagreb – qershor 1990; Deklarata e pavarësisë dhe historia e saj; Farsa politike e luftës ideologjike në Kosovë; Shajnë Fadil Hoxhën e komunistët që “tradhëtuan” Kosovën në atë kohë, e sot bëjnë pazare me tokën e Kosovës; Viti 1997, kthesë serioze e Lëvizjes; Linçi i Likoshanit; E keqja kishte pllakosur Kosovën e lirë… janë njësitë ku është derdhur gjithë dëshmia historike e kësaj epoke, me penelata ngjyrash e emocionesh krijuese të autores së librit Dr Luljeta Pula.
Ajo që e pasuron shumë këtë libër memoriesh janë edhe portretet dhe gjykimi shumë racional e kritik mbi personalitete të jetës politike e shtetarë tanë, qofshin ata të periudhës së socializmit militant [1944-1991] në Shqipërinë politike, siç do ta cilësonte Ukshin Hoti këtë epokë, apo ata të komunizmit jugosllav të kësaj periudhe në Kosovë, e deri tek figurat politike të fazls së parë të tranzicionit demokratik në Shqipëri e dekadën e parë të pas luftës në Kosovë, përfshi edhe shpalljen e pavarësisë, si ngjarja më kulmore në historinë tonë moderne, pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë më 28 Nëntor 1912.

Tek po lexoja me vëmendje të shtuar kapitullin Farsa politike e luftës ideologjike në Kosovë – ku autorja merrë guximin dhe vë pikën mbi I, do të thosha të munguar në Kosovë, nuk kisha si mos t’i kthehem një eseje që kisha shkruar vite më parë me një titull paksa specifik: Gandizmi i munguar i Rugovës.
Ndërkaq në disa njësi radhash të librit autorja Dr Luljeta Pula mbarshtron disa nga ndeshtrashat e shoqërisë sonë në procesin e ndërtimit të Republikës, respektivisht demokratizimit të kulturës politike dhe përfundime me peshë dhe me shumë interes për lexuesit.
Demokracia parlamentare është produkt historik i përballjeve mes grupimeve politike konservative dhe atyre liberale. Të ushqyerit e saj me aktivizëm qytetar, ka bërë që ajo të marrë elemente të demokracisë reale. Pushtimi i tempullit të demokracisë (Kuvendit) në lindje në Kosovë, nga oligarkët e olhokratët për një perudhë fare të shkurtër, ka bërë që Republika të shndërrohet në peng, ndërkaq demokracia formale të jetë edhe më e brishtë. Për rrjedhojë Qytetaria në Republikën e zënë peng mbetet pengu i parë. Ajo duhej të lirohej më 14 shkurt 2021, që të çlirohet Republika.

Partikularizimi i forcës politike si strategji

Suspendimi i statusit të autonomisë që kishte Kosova në kuadër të kushtetutës jugosllave të vitit 1974, shpërfaqi dukshëm dy rrymat egzistuese të Lidhjes Komuniste të Jugosllavisë, jo vetëm në Beograd, por edhe gjetkë në nivel të Federatës, duke prëfshi edhe Kosovën. Këët fakt e mësojmë edhe më mirë tek lexojmë faqe të tëra të këtij libri që sjellin kujtimet nga vitet e rinisë dhe formimit atdhetar e politik të autores së librit, duke filluar nga Demonstratat e vitit 1968, kur ajo ishte nxënëse, e deri tek ato të pranverës së madhe ët 1981-ës, ku na shfaqet sërish si pjeësmarrëse aktive e deri tek jeta intenzive e angazhimit të saj politik në dekaëdn e fundit të shekullit 20-të. Por, siç kisha vënë në pah në një ese pararendëse, në Kosovë ndërkohë ishte profiluar edhe poli i tretë i LKJ-së.
Rryma e ashtuquajtur “nacionalistë institucional”, të cilët pretendonin se përfaqësonin interesat e “nacionalizmit institucional shqiptar” pavarësisht edhe lojalitetit që dëshmonin në raport me ruajtjen e Federatës Jugosllave, do të transformohet pothuajse e tëra në LDK, duke i hapur rrugë me këtë akt, qoftë edhe pa paramendim, homogjenizmit të jashtëzakonshëm të popullit.
Ana pozitive e ideologëve të LDK-së në këtë fillim të formësimit të saj si forcë politike, ishte se do të pamundësojnë që në strukturat e saj të pozicionohen elementë të rrymës radikale projugosllave, por as edhe ata të polit të tretë që identifikohej me Azem Vllasin etj. që pretendonin të riktheheshin në skenë përmes PSD-së. Element të ktij poli do ta gjejnë ndërkohë veten më shumë tek fraksioni I Partisë Socialdemokrate që do ta krijojë ideologu i LDK-së, siç mësojmë në kapitujt ku autorja trajton këtë fenomen.
Në anën tjetër, struktura revolucionare po vazhdonte të shëronte “plagët e rënda” që kishte marrë në nëntorin e dhjetorin e 1984-ës dhe ishte në kërkim të rrugëve për veprim konkret, duke ndërtuar celulat e para të guerilës. Udhëheqësit e saj kryesor: Fadil Vata, Afrim Zhitia, Bardhyl Mahmuti, Sabri Kiçmari…atbotë ishin ende tejet të ri për ta përballuar atë kthesë që kishte sjellë historia.
Koha kërkonte korife të mendimit, intelektualët e guximshëm, siç ishte Ukshin Hoti, që jo rastësisht mbahej peng në burgjet serbe. Kjo është koha kur autoria e librit, kishte refuzuar një ofertë që I ishte bërë nga një krah I ilegales revolucionare, duke konsideruar se kontributi I saj më I madhë për çështjen kombëtare, kauzën e lirisë, ishte jeta aktive me studentë dhe komunikimi interaktiv me shoqërinë nga pozitat e legalitetit. Shikuar nga këndvështrimi i sotëm, duke marrë në konsideratë edhe krahun e ilegales që i ikishte bërë ofertën për angazhim të drejtpërdrejtë tok me forcat revolucionare, vendimi i zonjës Pula ka qenë i drejtë. Dekada që do ët pasojë do të kërkonte edhe gjeneral që do të viheshin në krye të betejave, siç ishte Fehmi Lladroci. Por ai në pamundësi të zbatimit të projektit për marshim e zbarkim me brigadën e tij nga frontet e luftës në Kroaci, e që kishte rreth 1500 luftëtarë, që në fakt shestohej të ishte bërthama e UÇK-së, që pledonte t’ i sillte në Çiçavicë e gjetkë në malet e Kosovës, ai shtrëngohet të mërgojë në Gjermani, për t’ ju kthyer Kosovës, pas rënies së Adem Jasharit me jasharët tjerë, sërish pas vonesave të shkaktuara nga puçistët, që tashmë e kontrollonin UÇK-në![1]
LPK-ja atbotë kur Serbia ishte e zhytur thellë në frontin e luftës në Perendim (në Kroaci e Bosnjë), ishte tepër e dobët që ta mobilizoj popullin dhe ta hap frontin e jugut. Ndërkaq LDK-ja nuk ishte e përcaktuar politikisht për luftën si mjet për çlirim, ajo me kohë ishte pozicionuar për reformë politike, pa alternativë! Prandaj po kultivonte atin e durimit, në fakt aktin e poshtrimit publik, me idenë që faktori i jashtëm, demokracitë perendimore, do t’ ia impononin Serbisë kthimin e autnomisë së suspenduar. Ky objektiv i krerëve të LDK-së, që në aparencë, dukej realist, dhe, megjithëse në heshtje, i pranueshëm edhe për popullin, shpejt do ta shndërrojë LDK në forcën politike dominante dhe me ndikim madje edhe në rrafshin kombëtar. Këto fakte Dr Luljeta Pula I trajton në disa prej pjesëve qenësore të librit. Pesë vitet e para të funksionimit të LDK-së si Lëvizje popullore (1989–1995), ajo, megjithatë në terren do të shndërrohej në focë kohezive kombëatre dhe do të luaj rol pozitiv në organizimin e mbijetesës. Në dobi të kltij kohezioni shkojnë paradoksalist edhe të dhënat e terrenit. Fillimi I kësaj periudhe do ta gjente yonjën Pula në krye të shoqatës së Gruas që vepronte si mekanizëm bukur autonom brend LDK, që do të arrijë pikën kulmore, duke aktivizuar një armatë të tërë të femrës kosovare në dobi të kauzës kombëtare, si asnjëheër më parë.
Natyrisht duke u imponuar në kuptimin më pozitiv të fjalës, kjo shoqatë gradualisht po fitonte peshën e vetë brenda LDK-së, duke tërhequr edhe luftën speciale mbi personin e drejtueses së saj.
Në këto rrethana të reja të krijuara në terren, partikulariteti i shoqërisë shqiptare në parti politike, nuk do t’ i mjaftonte Beogradit për relaizimin e platformës së tij në raport me Kosovën.
Në terren, aty ku aplikohej loja, respektivisht imitimi i demoracisë, nuk mund të kontrollohej çdo gjë. Siç dihet tashmë, në skenën e atij plralizmi alogjik e për shumëçka absurd, do të imponoheshin e profiloheshin edhe forca politike me orjentim koherent kombëtar, siç ishin Partia Parlamentare, Partia e Unitetit Kombëtar (UNIKOMB-i) dhe PSD-ja që ndërkohë drejtonte yonja Luljeta Pula. . Sidoqoftë, ky fakt, do të shfrytëzohet nga Beogradi si mundësi shtesë që të nxiste e stimulonte rivalitet mididis partive për çështje në esencë banale, siç ishte gara (zgjedhjet e 24 majit 1992) për Parlamentin dhe për pushtetin inegzistues! Reagimi I yonjës Pula kundër atyre zgjedhjeve, nuk kishte si të ishte ndryshe nga ai që ajo artikuloi në kumtesën e PSD-së, duke I cilësuar ato zgjedhje si gafë të lloit të vetë politik.
Disi ngjashëm kishin vepruar turqit për ta shmangur idenë e lirisë në pjesë të tëra të Shqipërisë së okupuar.
“Turqit nuk ia arritën t’ i pushtojnë fiset malësore me forcën e armëve, prandaj ata, gjatë shek. 17-të, filluan t’ i emrojnë bajraktarët dhe të krijojnë bajraqet në Malësi, me qëllim që ta dobësojnë autoritetin e krerëve të fisit dhe fuqinë e tij. Bajraktarëve turqit u jepnin dhurata, rrogë e dekorata të ndryshme dhe këta e kishin për detyrë të merrnin pjesë me njerëzit e bajrakut në luftra të ndryshme që i bënin turqit në Ballkan ose më larg”2
Ashtu si bajraku më i madh turk në shek. 17-të, edhe LDK-a si partia më e madhe legale në Kosovë në gjysmën e dytë të dekadës së saj të parë të funksionimit (1995–1999), përveç se do të shndërrohej në autoritet më të lartë politik në vend dhe në një masë “përfaqësuese” e interesave të “komunitetit shqiptar” në Serbi, duke zotëruar një lloj pushteti moral, ajo do të aplikojë “fuqinë” e “Shtetit paralel” imponues në lëmin e arsimit dhe në atë sociale e shëndetësore, duke qenë kështu edhe më afër popullit. Krerët e saj, pavarësisht nivelit akademik që kishin, rezononin me logjikë e bajraktarit të shekullit 17-të! Bajrakut, alias LDK-së i prkiste, gjykonin ata, “prija e përgjegjësia e parë ndër punë të brendshme e të jashtme… në kohë lufte dhe paqe”[3], potencon studjuesi nga më të veçantit të asaj epoke, Bernardin Palaj, tek hedhë dritë për rolin e Bajrakut nën pushtimin turk.
Ky diferencim politik e ky kontroll i rreptë në lëmin e sigurisë, nga ana e Serbisë, do t’i shtrëngojë rrathët çdo ditë e më tepër. Ai do të shoqërohet vazhdimisht me arrestime të secilit që do të guxojë të bëjë ndonjë veprim në lëmin e organizimit me karakter çlirimi. Janë të njohura arrestimet masive të fraksionit të parë të LPK, të njohur si Lëvizja Kombëtare për Çlirimin e Kosovës (LKÇK), por edhe i pjesëtarëve-bërthamë të dy ministrive të Qeverisë Bukoshi — asaj të Mbrojtjes dhe asaj të Punëve të Brendshme. Ndërkaq autorja e librit këtë diferencim politik do ta përjetojë si një linçim klasik, pas fjalimit të saj historik, të përmbledhur në një fjali lapidare, të mbajtur në Likoshan, tek po varroseshin viktimat e masakrës serbe në Likoshan.
“Fajtor për këtë që po i ndodhë popullit tonë është jo veëtm regjimi kriminal i Millosheviqit, jo vetëm injorimi i turpshëm i faktorit ndërkombëtar ndaj çështjes së Kosovës, por edhe lëvizja politike e Kosovës në krye me Ibrahim Rugovën”.
Kjo ishte fajalia perlë që do ta dëgjonin mijëra qytetarë, një pesë e trupit diplomatik që kishte ardhë në këtë varrim të lloit të vetë, por që do të përcillej gjithësesi edhe në kancelaritë e botës perendimore.
Ishte ky konstatim tepër realist , që dilte nga shpirti i qashtër i një shqiptareje intelektuae – rrjedhimisht jokonjuktural e shumë i guximshëm, që do të shënjoj edhe pikën e kthesës në karrierën e saj politike, duke e shndërruar atë në një Zonjë të madhe por të mënjanuar nga skena politike!
Me këtë mënjanim të saj tani e tutje, që po impononin qarqet reaksionare dhe kolona e pestë që kishte imenjuar thellë brenda LDK-së, gjithësesi humbëse ishte klasa politike kosovare.

Ringjallja e traditës luftarake në dritën e integrimit sociopolitik

Ashtu siç kishte ndodhur me institucionin e Bajrakut nën pushtimin turk, që gradualisht i ishte “dorëzuar traditës së vendit”, edhe anëtarët e këtyre partive pjesë e pushtetit legal pluripartiak në Serbi, do t’ i japin gjak rezistencës që u ngrit në nivelin e UÇK-së të strukturuar në brigada, që për bërthamë kishte de fakto Këshillat Popullor të LPK-së dhe strukturat bazë të LKÇK-së. Me të drejtë konkludon studjuesi ynë Gani Bobi, se “veprimi i rrafshit popullor të integrimit sociokulturor ka arritur që të krijojë forma krejt të ndryshme me ato që janë imponuar nga pushtuesit — Kjo, jo vetëm që duhet të mirret parasysh për institucionet e veçanta që janë themeluar e stimuluar nga pushtuesit, e që gjatë kohës janë kthyer kundër tyre…”[4]
Historia politike e Kosovës, jo vetëm ajo e kuazi-pluralizmit të dekadës së fundit të shek. 20-të, por edhe e asaj kur funksiononin institucionet e KSAK-së (1974–1981), e tumirë këtë tezë, ndërkaq LDK-ja si fenomen politik, e sforcon atë, meqë aktivizmi politik i qindra e mijëra veprimtarëve të saj në terren, do t’ i jap shpirt mbijetesës së kësaj pjese të Kombit në këtë krahinë të Shqipërie së okupuar. Shih për këtë, ajo armatë aktivistësh, që besonin e vepronin në të mirë të institucioneve të Shtetit (qoftë ai edhe paralel), meritojnë respekt. Këtë respekt për këtë armaët aktivistësh, sidomos atyre që vepronin në kuadër të Shoqatës së Gruas brenda LDK-së, sa zona Pula e drejtonte, e ka shprehur disa herë edhe vetë autorja në këtë libër.
Duket që pikrisht kjo frymë dominante në mesin e aktivistëve të LDK-së, do të jetë vendimtare në kohë lufte, e në çastin më kritik, që do ta pamundësojë krijimin e Qeverisë kuislinge në pranverën e vitit 1999, kur po tentonte ta krijojë Beogradi me ngulmë. Por, i mbetet historianëve, pas krijimit të mundësisve për shfrytëzimin e arkivave, që të gjejnë arsyet reale pse Serbia nuk kishte tentuar më heret (gjatë dekadës së Apart’heidit — 1989–1999) ta krijojë Qeverinë kuislinge legale me seli në Prishtinë. Le të kujtojmë se Gjermania e Hitlerit, kudo ku kishte instaluar aparatin e saj ushtarak e të ndjekjes gjatë gjithë LDB, madje edhe në Francën e “kombit të madhë” ia kishte arritur të instalojë qeveritë kuislinge. Historia do të hedhë gjithësesi dritë se ky dështim i Serbisë në pranverën e 1999, a ishte arsyeja themelore që do ta likujdojë prof. Fehmi Aganin, që ka zëra që pohonë se kishte refuzuar postin e kryeministrit në atë qeveri kuislinge, që i duhej Beogradit ta shfrytëzonte si truk për ndërprerjen e bombardimeve nga NATO, duke ia imponuar Serbisë vënien në lëvizje të “Planit B”, që nënkuptonte tërheqjen e Ibrahim Rugovës në Beograd dhe deprëtimin e tij më pas në Itali. [5]

Rambujeja dhe rezervati indian i Meksikës

Konferenca e Dejtonit (1995), pas tri vite lufte dhe gjenocidit serb ndaj kombit boshnjak, disi e kornizoi projektin që do t’ i jipte fund luftës, duke imponuar paqen e brishtë dhe një shtet të dobët. Bosnja edhe pas tridhjetë vjetësh , në të gjitha analizat serioze, vazhdon të cilësohet si “shtt i dobët” ose edhe më keq, si “shtet në dështim”.
Konferenca e Rambujesë, teksti i marrëveshjes që i ishte imponuar palës shqiptare për ta nësnhkrar, në rast se do t’ i mungonte aneksi B, me çka do të mund të ishte i pranueshëm për palën serbe, Kosovës ia rezervonte de fakto statusin e REZERVATIT që kishin indianët dikur në Meksikë.
Beogradi do të shtrëngohet ta nënshkruaj “aktin e kapitulimit” pikërisht në Kumanovë më 9 qershor 1999. Vini re se çfarë inercioni bartë në kurrizin e saj historia: pushtimit të Kosovës nga armata serbe, ia kishte hapur portat beteja tepër e përgjakshme e Kumanovës më 24 tetor 1912. Në pamundësi që të kthehet tek Marrëveshja e Rambujesë, Serbia projekton idenë e amplifikimit të strategjisë së aplikuar ndaj Bosnjës — ndarjen e saj, respektivisht federalizimin dhe imponimin e statusit të shtetit në dështim.
Pak pas LDB, saktësisht në vitin 1948, filozofi francez Zhan-Pol Sartri (Jean-Paul Sartre), kishte publikuar një artikull në trajtën e një trakti, ku nënvizonte paradoksin politik të kohës, tek konkludonte se, si popull “kurrë nuk kemi qenë aq të lirë se sa gjatë pushtimit gjerman”, meqë vetëm atëherë, populli francez, ia kishte arritur të shprehte ‘gjestin e angazhimit subjektiv tërësor’”.
Në pjesën e dytë të dekadës së apart’hejdit në Kosovë (1995–1999), që përkon me periudhën postdejtoniane, gjithë investimi i LDK-së që përmes rrugëve të veprimit liberal — reformistë, duke u prezantuar si partner bashkëpunues i qendrave vendimmarrëse, dukej se do të shkonte dëm; lufta do të jetë e pashmangshme. Në përballje me këtë rrjedhë të ngjarjeve, njëri nga themeluesit e LDK-së, aktualisht kryetar I Akademisë së Shkencave dhe Arteve e Kosovës (ASHAK), do t’i vlerësojë edhe pesëvjetëshin e parë të egzistencës së LDK-së, si “Vite të humbura”.6 Por, nëse tutje analizohet edhe rrjedha e pjesës së mbetur të asaj dekade nën apart’hejdin serb dhe sjelljet e LDK-së, dhe dekada si tërësi, jo vetëm se do të mund të cilësohej si “dekadë e humbur”, por ajo do t’i humbiste kuptimin edhe përcaktimit të Sartrit, meqë qëndrimi i LDK-së do t’ na rezultoj absurd. Në ato rrethana, në vend se, ne si popull të ishim të lirë në ndërtimin e “subjektivitetit tërësor” në shërbim të homogjenizimit në frontin e luftës, siç sugjeron në sa e sa kumtesa e prononcime ët saj PSD-ja, respektivisht drejtuesja e saj zonja Luljeta Pula, vazhduam të ishim të bindur ndaj guru-së dhe LDK-së, duke e fragmentarizuar qëndresën deri në absurd dhe duke sabotuar çfardo organizimi real çlirimtar.[7] Rrjedhimisht, po vazhdohej të ngritej tashmë maja e “piramidës së vetmashtrimit”. Rugova do të vazhdojë tutje “të fshihet prapa idesë së madhe të pavarësisë së Kosovës, por asnjëherë, realisht nuk u angazhua për çlirimin e saj”. Ndërkaq për t’i larguar nga skena oponentët e mundshëm politikë, ai do ta përdorë skemën e antikomunizmit, duke i quajtur ata si “marksistë-leninist, jo aq sa për t’ i satanizuar, sa për ta paraqitur kauzën shqiptare si komplot marksist-leninist” pavarësisht faktit se “dy madate ishte sekretar i organizatës së LKJ-së pranë Institutit Albanologjik”.[8], ndërkaq jo rastësisht “më 1990 në Kongresin amerikan ai kërkoi zyrtarisht autonomi për Kosovën… gjatë dëshmisë që ata organizuan për Koosvën. Në fjalimin e tij, në Kongresin amerikan Rugova, ndër të tjera, tekstualisht tha: “ Shqiptarët insistojnë që krahas demokracisë të kenë edhe autonominë dhe pavarësinë në kuadër të Federatës Jugosllave”. [9] Tutje, nga fundi I këtij kapitulli autoria na risjell në vëmendje se “Askush, ama bash askush, jo vetëm nuk e kritikoj paraqitjen dhe kërkesën e tij atje, por nuk u mor far eme të, sikur të mos kishte ndodhur fare. [10] Kjo po ndodhte, sipas aiutores, meëq “kulti i tij ishte aq i fuqishëm, …aq e vetkuptueshme amnistia ndaj çdo gjëje që vinte nga ai… por një dehje me të, për fat të keq e për çudi ët madhe, vazhdon edhe sot kur ai nuk është më”. [11]
Paor pavaërsisht se ishte I tillë, I shndërruar në një lloj guru i Koosëvs, ai nuk do ët shndërrohej në figurë përbashkuese për të gjithë as në momentin krucial historik meqë i tillë, i pranueshëm për të gjithë, si ishte Gandi, Rugova nuk do të jetë kurrë; ai nuk do ta pranojë asnjëherë UÇK-në si strukturë politiko-ushtarake çlirimtare.

Qytetërimi hindus i Gandit si mjet politik dhe “refuzimi estetik” i Rugovës

Programi jo i dhunshëm i Gandit, sipas intelektualve si Nehru, në esencë ofronte rrugëdaljen e duhur nga bllokimi që i kishin bërë Kongresit dy vijat politike që deri atëherë , kishin treguar paaftësi për zgjidhjen e nyjës së ngërçit: ajo e dhunës (e TILAKUT) dhe e dyta, E KONSTITUCIONALISTËVE të brishtë që ishte praktikuar nga Kongresi.9 gandi, gjithnjë sipas B.Moore, prekte një tel shumë të ndjeshëm të qytetërimit hindus dhe e bënte atë në atë mënyrë, që de fakto e nguliste vendin në opozitë me britanikët, pra pa i krcnuar interesat e shoqërisë indiane.
Tendenca për ta imituar Gandin përmes organizimit të “Sistemit paralel”, respektivisht “Shtetit paralel”, do të dështojë tërësisht pas Konferencës së Dejtonit. Ajo tendencë, në njërën anë kishte dëmtuar rëndë karakterin kryengritës të shqiptarit si qenie njerëzore aktive, në anën tjetër kishte lënduar keq e seriozisht dinjitetin e tij, pra palcën e vertikales së kombit.
Përmes aplikimit të të ashtuquajturit “refuzim estetik” në sferën e politikës reale, duke i dorëzuar pa farë rezistence institucionet legale e publike, ndërmarrjet ekonomike e korporatat e fuqishme si “Trepça”, KEK, AGROKOSOVA etj., duke i pozicionuar shqiptarët si bllok në rolin e opozitës ndaj shtetit serb, por pa e cenuar fare apratin represiv, funksionimin dhe sovranitetin e shtetit mbi Kosovën.
Kjo rezulton të ketë qenë arsyeja qenësore përse Shteti serb toleronte të “funksiononin” mekanizmat e “Shtetit paralel”, ndërkaq liderit të tij, Ibrahim Rugovës, edhe i krijonte hapësirë veprimi, jo rrallë duke e përcjellë shpurën e tij deri në aeroportin e Shkupit, si ët ishte njëri nga ministrat e Milosheviqit!
Por, për dallim nga Gandi që krijoi e shpalosi në vazhdimësi programin e tij të veprimit, Ibrahim Rugova de fakto “funksionoi” pa program veprimi! Këtë fakt e vë në pah jo një herë edhe autoria e librit z Luljeta Pula. Por ajo, si një fisnike e racës arbërore, e pohon jo pa dhimbje se do të donte që të ishte jo e vërtetë ajo që profesor Qosja shkruan për gurun e Kosovës.
“Në valën e dhunës dhe terrorit e krimeve kundër njerëzimit, kryetari I kësaj partie më të madhe e më jetëgjatë të Kosoëvs [Ibrahim Rugova v.a] do të bëjë marrëveshje me 28 prill të vitit 1999 me zbatuesin besnik të politikës së Millosheviqit, në atë kohë kryetar I Serbisë, Millan Millutinoviqin, për krijimin e qeverisë kuislinge shqiptare. Dhe kjo marrëveshje tradhëtare do të nënshkruhet në ndërtesën e Kuvendit e të Qeverisë së dikurshme të Kosoëvs. Me atë rast ‘solemn’ kryetari i partisë shqiptare do i çojë dhurata kriminelit Millan Millutinoviq… [12]
Në Perendim, në qarqet intelektuale, janë të mirënjohura dy shtyllat mbi të cilat ishte ngritur programi i Gandit:
Objektivi i pavarësisë dhe
Metoda jo e dhunshme e mosbashkëpunimit (SATYAGRAHA, që njiet edhe si “Rezistencë pasive”.[13]

Këtë program veprimi Gandi e mbarështronte qartë në fjalimet dhe shkrimet e tij; në Indi ai program njihej me emrin SUADESHI.
Mungesa e një programi të qartë politik, madje edhe në prag të luftës, e sjellë LDK-në, e më specifikisht Ibrahim Rugovën, në përplasjen më serioze pikërisht më 1 Tetor 1997 me Unionin e Studentëve të UP, por edhe me Lëvizjen revolucionare që tashmë kishte strukturuar bërthamat e para të UÇK-së. Intenca e studentëve për ta thyer STATUS QUO-në, ishte jo vetëm e ligjshme, por ajo ishte në përputhje edhe me frymën revolucionare që po ndërlidhte Lëvizjen studentore me UÇK-në në lindje. Kësaj ngjarjeje yonja Luljeta Pula ia ka kushtuar njërin prej kapitujve më të mirë të librit që mban titullin “Viti 1997, kthesë serioze e Lëvizjes”.
Në kohën kur faktori ndërkombëtar po këmbëngulte në mënyrën më arrogante të mundshme për mbajtjen e Kosovës nën Serbi, shprehet autorj e librit, në skenë del UÇK-ja, që do ët gëzojë menjëherë mbështetjen e studentëve. Shih për këtë, konstaton me të drejtë autorja e librit, në atë periudhë që po hynte Kosova, “funksionimi përmes partive politike në ato rrethana ishte një nonsens dhe një absurd.” [13]
Gjithëka ndryshoi më 1 tetor të vitit 1997. Protesat masive që organizuan studentët e Universitetit të Prishtinës me në krye Albin Kurtin, për lirimin e objekteve të Universitetit” u shndërrua në “një kthesë më serioze në lëvizjen politike të Kosoëvs e cila përfundimisht dhe në mënyrë të imponuar ndryshoi rrjedhën e saj.” [14] Prandaj ajo ngjallë shpresë edhe tek autrja, meqë atë ajo e cilëson edhe si “një ringjallje kombëtare dhe një rikthim i dinjitetit të nëpërkëmbur”. [15]
Por, siç e ka stivuar këtë ngjarje historia si pikë kulminante në praun e luftës në Kosovë, do të duhej ta stivonte edhe sjelljen e LDK-së ndaj saj, si pikën më kulminante të turpit politik.
Kjo sjellje e Ibrahim Rugovës, në esencë nuk kishte të bënte fare me frymën gandiste, siç pretendonin ca intelektualë oportunë të oborrit dje dhe vazhdojnë këtë melodramë ligjërimi edhe sot. Duke arsyetuar atë sjellje të tij obskurantiste, jo rrallë tentonin ta cilësonin LDK-në si një vazhdimësi e Lidhjes së Prizrenit, duke fyer intelegjencien e secilit dëgjues e lexues kritik.
Në këto rrethana një shtresë intelektualësh e veprimtarësh nacionalist progresiv, si Halil Alidemaj, Ukshin Hoti, Bashkim Mazreku, Bajram Kosumi, Beadin Hallaqi etj. do të krijonin Partinë e Unitetit Kombëtar (UNIKOMB) ose do të mirrnin drejtimin e Partisë Parlamentare, ndërkaq në prag të Konferencës së Rambujesë dhe gjatë saj, tok me Lëvizjen Demokratike të Bashkuar (LDB), që do të themelohej më 1998 e do të drejtohej nga Profesor Rexhep Qosja dhe Hydajet Hyseni e Mehmet Hajrizi, do t’ ia arrijnë të shndërrohen në faktor të kohezionit politik e kombëtar për aq sa do të lejonin rrethanat.
Sidoqoftë, në prag të luftës, tutje LDK-ja do t’ ia dalë edhe për shkak të karizmës së Ibrahim Rugovës, por edhe meqë gëzonte mbështete në qarqe të ndryshme politike evropiane, sidoms në Romë e Paris, ta ruaj kursin e moderuar politik, duke mos tërhequr asesi fuqinë e zjarrit mbi vete.
Në këtë periudhë, për fat të keq, nuk do të mungojnë as cilësimet e Rugovës për UÇK-në si “forcë terroriste” dhe e nxitur nga Beogradi,[16] duke mos hezituar që t’ i bëjë thirrje edhe FBI-së dhe INERPOL-it për t’ hetuar atentatin ndaj ish rektorit serb të UP-së. Por në këtë linjë ai, sidomos në komunikim me gazetarë e diplomat të huaj, do vete edhe më larg, duke e cilësuar UÇK si sajesë të Serbisë![17]
Sidoqoftë, atë qetësi “buzë furtunës”, që dominonte në Kosovë deri në vjeshtën e vonë të 1997-ës, saktësisht deri më 28 Nëntor 1997, do ta shkërmoqë shpejt dalja për herë të parë në skenë e UÇK-së. Brenda pak muajve LDK-ja, de fakto, do të shkrihet në strukturat e Shoqatës Humanitare “Nëna Terezë”[!] ndërkaq si forcë politike ajo tashmë ishte pothuajse inegzistente. Lideri i saj Ibrahim Rugova, do të shndërrohej në një PENG të llojit të vet, ashtu siç do të përfundoj edhe si politikan e lider “Sui generis”, i pa shoq në gjithë historinë tonë moderne.

Përfundim

Në këtë kapërcyell të shekullit 20-të, kur Kosova po i nënshtrohej hapar’heijdit [1989-1999], kultura politike, si pjesë e ADN-së së vegjëlisë së këtij populli, do ta ringjallë traditën luftarake dhe do të kontribuoj në rigjetjen e rrugëve për mbijetesë.
Gandi qe vrarë në vitin 1948. Rugova si politikan, de fakto, qe “vrarë” atë ditë kur me shpurën e tij kishte lëshuar Prishtinën dhe ishte nisur për Beograd, duke e lënë Kosovën në shkrumb e hi (1999), ndërkaq në mbrëmje shihej në takimin e tij më kompromitues me presidentin serb Sllobodan Milosheviqin.
Vajtja e Rugovës nga Beogradi për Romë dhe qëndrimi i tij për disa javë totalisht i izoluar, i ngjet më shumë një stivimi të mumjeve në morg, për t’ u rinxjerrë nga atje për qëllime eksperimentimi e studimi, si ishte vepruar me trupin e Fricit të gjetur në Alpet e Austrisë.
Ringjallja e tij pas luftës, kishte karakter misionar politik dhe ishte në funksion të eksperimentimit, por që pjesërisht mund të vlerësohet i dështuar.
Misionin e tij do ta vazhdojë “Gjarpri” i shpisë, që ishte katapultuar fillimisht në krye të UÇK-së, ndërkaq pas vdekjes së Rugovës, edhe në krye të Republikës!
Thuhet se çdo popull ka udhëheqjen që e meriton. Një varg rrethanash e konjukturash të brendshme të bëjnë ta kuptosh durimin e mosreagimin kolektiv. Por jo edhe ta justifikosh atë, do ët konkludojë autrja e librit tek do ët trajtojë fenomenin e katapultimit në krye të Republikës të Hashim Thaçit. Pa ekuivok, ajo atë e cilëson si “eksponentin kryesor të së keqes që kishte pllakosur Kosovën” në njëzetë vitet pas luftës, duke e cilësuar edhe si “figurën më kontraverze të historisë sonë të re”.
Duke cituar Veton Surroin, ajo pajtohet me tezën e tij se “Hashim Thaçi është përgjegjësi kryesor për kapjen e shtetit, vjedhjen e tij, varfërimin e tij material, mendor e shpirtëror., zbrazjen e tij prej një të dhjetës së popullatës për dhjetë vjetë pavarësie, humbjen e konsensusit politik dhe humbejn e perspektivës së të rinjëve brenda tij” [18]

Fundi i Rugovës, pavarësisht burbujës shtetërore, megjithatë ishte i natyrshëm.
Fundi i “Gjarprit” duket do të jetë tragjik.

Fitorja e VV më 14 shkurt 2021 për shumëçka është e përmasave kapitale për Republikën. Ajo fitore kishte prandaj përmasat e një revolucioni demokratik të heshur. Nusprodukt i saj është ambienti i ri politik.
Ajo fitore ka filluar t’i çliroj ngadalë por sigurt energjitë pozitive të qytetarëve në të gjitha rrafshet. Në këtë ambient kultura politike mund të selitet ashtu si e meriton ky brez.
Në këto rrethana të reja që po krijohen, Prof. Dr Luljeta Pula – Beqiri, edhe përmes këtij libri si dëshmi ët lloit ët vetë për historinë moderne të Koosëvs, ishte dhe mbetet një protogonist pa ët cilën nuk mund ët shkruhet historia e re e Kosovës. Ajo hynë në radhëne asaj armate të rinjësh e personalitetesh që po e bënin vet historinë, duke e konsideruar politikën si miso, pikërisht në kapërcyellin e ndeshtrashave më të mëdha, kur Srbia po pregadiste funeralin e saj.
E harruara Luljeta Pula-Beqiri me këtë libër-testament, e ka shlyer borxhin moral për brezat që vijnë. Ata duhet të flasin për borxhet që Kosova i ka asaj.
____________
1 Bedri Islami, Përjetësia e dyfishtë, Tiranë 2008
2 Mark Krasniqi, Lugu i Baranit, ASHAK, Prishtinë 1984, f.45
3 Bernardin Palaj, Organizimi i Bajrakut, Tiranë 1943, f.328
4 Gani Bobi, Paradoks kulturor, Prishtinë 1986, f.57
5 Boris KALNOKY: Hamburger Abendblatt
https://www.abendblatt.de/archiv/1999/article204585375/Musste-Fehmi-Agani-sterben-weil-er-nicht-zu-brechen-war.html
6 Mehmet Kraja, Vite të humbura, Prishtinë 1995
7 Nikë Gjeloshi, ”MINISTRIA E MBROJTJES E REPUBLIKËS SË KOSOVËS 1991–1995“, Prishtinë 2015
8 Arbën Xhaferi, Vepra III, f.146
9 Breher, Nehru, f.75
10. Dr Luljeta Pulës “Rrëfimi i një jete për Kosovën” – botim i Shtëpisë botuese: KOHA, Prishtinë, 2020, f. 304]
11. Po aty
12. Po aty, f. 305
13. Më 22. 06. 1996, në gazetën „Rilindja“ Ibrahim Rugova deklaron: “Mendoj se nuk ekziston UÇK-ja“.
Kah mesi i janarit 1997 kur UÇK’ja kreu një atentat kundër rektorit famëkeq të UP-së Radivoje Papoviq, në konferencën me gazetarë, të mbajtur më 24.01.1997, Ibrahim Rugova lidhur me këtë rast deklaron :
„Ne nuk kemi informacione se ekziston Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe në emër të saj mund të paraqiten shërbime të ndryshme, pasi ende nuk është paraqitur askush i kësaj UÇK’je. Dënojmë edhe njëherë shpërthimin terrorist të autobombës në Prishtinë, si moment i rrezikshëm për gjendjen e rëndë në Kosovë dhe kërkojmë që këtë rast ta hulumtojë FBI dhe INTERPOL-i, të shihet se çfarë ishte ai shpërthim mjaft i sofistikuar. Po ashtu dënojmë edhe rastet e vrasjet që po bëhen me pretekst të kolaboracionizmit dhe kërkojmë ndërprerjen e tyre“ — përfundon citati. (Lexo: Gazeta “Rilindja”, 25. 01. 1997).
14. Dr Luljeta Pulës “Rrëfimi i një jete për Kosovën” – botim i Shtëpisë botuese: KOHA, Prishtinë, 2020, f. 372
15. Po aty, f. 373
16. Po aty
17 -Për gazetën gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung “FAZ”, Ibrahim Rugova, thotë se: ”Krahas UÇK-së, serbët kanë sajuar edhe Frontin e Çlirimit Kombëtar dhe një Lëvizje për Çlirimin e Kosovës” (!!!) ( Lexo: Ushtria Çlirimtare e Kosovës (Dokumente dhe artikuj), botimi dytë, prill 1998, f. 181)
18. Dr Luljeta Pulës “Rrëfimi i një jete për Kosovën” – botim i Shtëpisë botuese: KOHA, Prishtinë, 2020, f. 549

Masakra e Tivarit, histori tmerri dhe gjenocid që nuk mund të harrohet

Nga: Ndue Bacaj

Për njerëzit normalë nuk asnjë pikë dyshimi se historia e komunizmit në Shqipëri është më e zeza e të gjitha historive që njohin regjimet e këtij lloji që i përkisnin shekullit 20-të, Në kujtesën e njerzëve rreth gjysëm shekulli komunizëm njihet jo vetëm si regjimi diktatorial i Partisë (Komuniste) të Punës, por edhe e udhëheqësit absolut Enver Hoxhes, krimet e të cilit edhe sot ku kujtohen nga shumica e shqiptarëve, bëjnë të dridhen siç thuhet edhe fëmijën në bark të nënës. Një ndër krimet më monstruoze, ose supermedalja e medaljeve të zeza antishqiptare që ende valëvitet si krim pa ndëshkim në “gjoksin” e ligështuar, por jo shkatërruar të komunizmit shqiptar është pa asnjë mëdyshje, ajo që në kujtesën e njerëzve njihet si Masakra e Tivarit. Kjo masakër mbi popullsinë autoktonte shqiptare të Kosovës e ekzekutuar në vitin 1945 (31mars-02 prill) nga ushtria Serbo-Malazeze, është bekuar dhe ndihmuar nga komunistët shqiptarë, të cilët bënë si kurban të parë për dashninë që i kishte marruar e qorruar për Jugosllavinë e Titon, vëllezërit e tyre kosovarë, shpirti i të cilëve ende edhe sot nuk gjenë prehje as në botën qiellore, madje oshtimat e këtyre rreth 4-5 mijë shpirtrave edhe sot kërkojnë “Shpagim”, si ndaj kriminelëve sllavë dhe atyre që mjerisht njihen si shqiptarë. Kriminelët Serbo-Malazezë duhej të denoheshin edhe nga gjykata ndërkombëtare (edhe pse tashma pjesa më e madhe e tyre nuk jetojnë më), ashtu si dhe kriminelët nazi-fashist që ende ndiqen e denohen për krimet e tyre, shpesh herë shumë më të vogla e pa përgjegjësi direkte, sesa autorët e masakrës të Tivarit, që janë konkret e të pa fshehur….

M A S A K R A !

Partia Komuniste Shqiptare nuk ishte asgjë tjetër përveçse produkt serbo-sllav, ajo programin e saj “nacional” e shoqëror e kishte thjesht një derivat të partisë mëmë Komuniste të Titos, madje në hapat e saj të parë pas vitit 1944, komunistët shqiptarë ende nuk kishin “mësuar” të ecnin vetë, ata vazhdonin të ecateshin nga Partia Komuniste Jugosllave, si fëmija që ecatej nga nëna e vet. E pikërisht në këto momente “dhelpra” e kuqe Serbo-Malazeze filloi të realizojë doktrinën famëkeqe të akademikut serb Vasa Çubrilloviçit (të 07 marsit1937 dhe të plotësuar në atë të 03 nentorit 1944), në të cilën në pikën e III-të shkruhet: “Për këtë spastrim të shqiptarëve (krysisht të Kosoves) duhet organizuar ushtria nacional-çlirimtare e Jugosllavisë, e cila pa mëshirë duhet ta pastrojë territorin, sidomos duke shfrytëzuar tezat se shqiptarët janë kundër luftës Nac-Çl. në Jugosllavi dhe kanë bashkëpunuar me okupatorët fashistë” (Vasa Çubrilloviç – Manjinski problem u novoj Jugoslaviji, më 03. II. 1944, fq.. 1-21). Në frymën e kësaj “filozofie”, më 21 nëntor 1944 kryesia e AVNOJ-it amnistoi thuajse të gjithë kundërshtarët e saj Çetnik, ku përnjëherë ata u shndërruan në Partizanë. Në zbatim të platformës pushtuese e kriminale të Jugosllavisë (më saktë Serbisë) ndaj Kosovës, Shtabi suprem i Jugosllavisë me datën 8 shkurt 1945 me firmën e vetë Titos (sipas kerkeses se Miladin Popoviçit që ishte sekretari krahinor i PKJ per Kosoven..) shpalli gjendjen e jashtëzakonshme dhe administrimin Ushtarak të Kosovës. Në fakt njëkohësisht edhe në Shqipërinë Veriore (Janar 1945) me urdhër të Enver Hoxhës, korporata dhe divizione të ushtrisë Nac-Çl. kishin bërë shtetrrethimin, gjithashtu sipas dokumentave që gjenden edhe sot në arkivin e shtetit shqiptar, me urdhër të Titos, E. Hoxha dërgoi për të luftuar përtej kufijve të Shqipërisë (londineze) Divizionet e V dhe VI, ku bënin pjesë Brigada e III, V dhe XXV Sulmuese të cilat kaluan në drejtim të Mitrovicës e të Sanxhakut, si dhe Brigadat e VI, VII, VIII dhe XXII Sulmuese në drejtim të Podgoricës e të Danilovgradit, duke bërë kështu edhe kapërcimin e kufijve Etnik të Shqipërisë. Në krye të këtyre forcave “shkëlqenin” dje dhe sot shumë komunistë shqiptarë protagonistë të mëvonshëm, por dy e kanë ruajtur plotësisht “shkëlqimin” (edhe pse sot kanë vdekur) e ata janë Ramiz Alia dhe Shefqet Peçi. Ky eksponent i lart i komunizmit shqiptar në tubimin e fushes Tuzit (7 shkurtit 1945), perveç të tjerave do të deklaronte:” Vëllezer malazez u mblodhem ketu per tu thenë…shqiptareve që banojnë në Mal të Zi,se ata janë bërë çerdhe reaksionaresh të ikur nga Shqiperia..” (Gazeta “Pobjeda “ mars 1945 dhe gazeta e shkodres “Koha e Re”, mars 1945). (Siç shihet me keto që u ka thënë Sh. Peçi,shqiptarëve në trojet e veta të mbetura nën Malin e Zi kerkon tu “mohoi” edhe autoktoninë)… Për të vërtetuar më mirë misionin kriminal të këtyre forcave me emrin paradoksal (me veprimet që kryenin në fakt) “ushtria nacional-çlirimtare” po citoj një urdhër të E. Hoxhës që jua dërgonte komandave të Ushtrisë nacional-çlirimtare i cili gjëndet në Arkivin Qendror të Ushtrisë; dosja 45 e vitit 1944, ku ndër të tjera shkruhet: “Të asgjësohen pa mëshirë nacionalistët dhe reaksionarët shqiptarë, brenda dhe jashtë kufijve të Shqipërisë (ku me këtë nënkuptohej Kosova dhe vise të tjera të mbetura jasht kufirit politik të 1913-së N.B.), pa treguar as më të voglën tolerancë…”. Nga ky dokument e të tjera del e qartë qëllimi i Ushtrisë që Enver Hoxha dërgoi në viset Jugosllave në ndihmë të “vëllezërve” sllavë, pra për të vrarë, prerë e shkatërruar gjithë nacionalizmin shqiptar që mbante gjallë shqiptarët e trevave Etnike, që ishin gllabëruar padrejtësishtë nga Sllavët e jugut… Por gjithsesi edhe pas këtyre vendimeve e kordinimeve në mes Titos e Hoxhës ishte e vështirë që të kolonizonin përsëri këto treva safi shqiptare, e veçanërisht Kosovës martire, ku padyshim ishte djepi i rezistencës antisllave ndër dekada. Për të arritur qëllimin ogurzi të pushtimit serb të Kosovës në planet sekrete të Jugosllavisë së Titos u përpunua në janar të vitit 1945, programi i zbrazjes së Kosovës nga pjesa më aktive e popullsisë, të cilët gjoja nën një program për nevojat e Ushtrisë nacional-çlirimtare të Jugosllavisë nga Kosova do të rekrutoheshin 50 mijë burra me moshë kryesisht të re e aktive gjoja për të luftuar, ku ky veprim do të kryhej me shpejtësi, pasi sipas tyre e kërkonte koha, dhe për këtë kishte dijeni udhëheqja komuniste Kosovare dhe e Shqipërisë. Por “aresyen” e ketij mobilizimi të dhunshem e kriminal e tregon Bllagoje Neshkoviç (Sekretar krahinor serb) në një analizë që i bënë gjendjes në Kosovë duke theksuar: “…Në Kosovë e në Rrafshin e Dukagjinit nuk keni njeri që nuk ka pushkë dhe këta njerzë në çdo rast mund të çohen në kryengritje. Populli nuk është me ne. Po e shohim se shqiptaret në numrin më të madh janë kunder levizjes Nacionalçlirimtare.” (D. Erakoviç, Kosova tokë e premtuar, gaz. Rilindja dt.26 korrik 1989). Në vijim të këtij “programi” në mars të vitit 1945 pushteti i dhunshëm Serb-komunist pasi grumbulloi mijëra të rinj kosovarë si rekrutë (ushtarë) bëri një organizim gjoja ushtarak për t’i dërguar në frontin luftarak të Triestes (kunder fashizmit), por për të arritur atje do të ndiqej itinerari i lëvizjes Prizren-Kukës-Pukë-Vau i Dejës-Shkodër- Ulqin-Tivar… Kjo armatë në fakt nuk i përngjante një ushtrie të vërtetë, pasi në mesin e saj ishin grumbulluar edhe fëmijë 14 e 15 vjeçarë, që ishin thuajse zhveshur e zbathur. Për lëvizjen e këtyre trupave u ngarkua të kujdesej OZNA (UDB-ja e mëvonshme) si dhe Ministria e Brendshme Shqiptare që në atë kohë ministër kishte Haxhi Lleshin. Por në këtë kohë forcat ushtarake nacionaliste të Kosovës që komandoheshin nga Shaban Polluzha e tjer nacionalist u urdhëruan nga shtabi i Titos të largohen nga Kosova në drejtim të Sremit, ku padyshim ishte përgatitur një Tivar i dytë. Por komandanti legjendar nacionalist Shaban Polluzha nuk pranoi duke u shprehur: “Ne nuk nisemi andej nga na thotë dikushi”.. E kështu u detyrua të luftojë bashkë me shokët e tij kundër forcave pushtuese Serbe e të E. Hoxhës, derisa u vra më 21 shkurt 1945 në betejën masakër të Drenicës. Për megjithë ketë plani serbo-jugosllav per rekrutimin e shqiptareve të Kosoves nuk u ndal, ndaj u mobilizuan me dhunë një numër i madh shqiptarësh që sipas disa dokumenteve shkonte rreth 17 mijë vetë, të cilët u ndanë në dy grupime, njëri nga rrafshi i Dukagjinit, i përqëndruar në Prizren dhe tjetri nga rrafshi i Kosovës i përqëndruar në Suharekë. Kontrollin e marshimit të këtyre forcave shqiptare do ta bënin forcat ushtarake Serbo-Malazeze, ku spikaste armatimi modern i Jugosllavëve, dhe mos armatosja e shqiptarëve që gjoja do të bëhej në Tivar. Organizimi i marshimit u nda në tri kolona dhe filluan nga Prizreni; Kolona e parë do të nisej me 24 mars 1945, kolona e dytë me 25 mars (1945) dhe kolona e tretë me 26 mars (1945). Pra siç shihet këta shqiptar të Kosoves të rekrutuar me mashtrime e me dhunë i kishin ndarë në tre pjesë dhe do të leviznin në tre data të ndryshme me qellim asgjesimin më të lehtë të tyre.. Asgjësimi i “ushtarëve” shqiptarë vazhdoi gjatë tërë rrugës, ku pas çdo kthese, lugine të thellë, ngjitje malore, kroni uji apo të ndonjë skute u muar jeta e këtyre vëllezërve kosovarë nga dora kriminale Serbo-Malazeze-komuniste. Vlenë të theksohet se pritja më kriminele u është berë rekruteve shqiptar të Kosoves në Shkodër ku u gjendën para befasive kriminale që kishte organizuar shteti komunist, duke mbledhur grupe proletarësh (nënkupto horrash), që duke kaluar kosovarët u thirrnin ballist, tradhtarë e deri i gjuanin me sende që shteti ju a kishte rekomanduar, duke dëshmuar kështu se në Shqipërinë “mëmë” që e quanin kosovarët tashmë sundonin po dreqnit sllav, ndonëse vetëm emrat i dëshmonin për shqiptarë. Por pikërisht kriminelët shqiptarë e shkodranë që ndihmuan forcat Serbe në këtë marshim tragjik, me anë të komandës tyre të përgjithshme ushtarake në Shkodër do të njoftonin komandën e përgjithshme në Tiranë “… se grupimi i dytë me rreth 3000 vetë sapo arriti në breg të detit pranë Tivarit u rrethuan nga Forcat Jugosllave. Prej këtij grupi u larguan elementët sllavë, ndërsa mbi shqiptarët u hap zjarr”. E kështu në fakt është vepruar me shqiptarët e tri kolonave të cilët pasi kishin arritur nga data 31 mars deri me dt.02 prill (1945). Duke bërë që vetëm në Tivar të humbin jetën mbi 3000 shqiptarë të pafajshëm, të cilët ishin detyruar ti “përgjigjën” thirrjes së ushtrisë Jugosllave për t’u mobilizuar, për të luftuar gjoja kundër bishës fashiste që ende ishte gjallë, madje përgjigja e shqiptarëve për t’u mobilizuar ishte diçka më e lehtë pasi në këtë mobilizim kishin dorë vëllezërit e Shqipërisë “Londineze”, që komunizmi i kishte vëllazëruar me armiqt e hershëm sllavë. Por përpara se të mberrihej në Tivar kishin humbur jetën gjatë rruges të pakten 1500 shqiptar të Kosoves. Vetë shteti komunist shqiptar e pranon se në teritorin shqiptar janë vrarë të pakten njemijë Kosovar. Bedri Spahiu si prokuror i pergjithshem ushtarak në gjyqin kundër Koçi Xoxes (që donin tja faturonin këtë krim) deklaronte:” Xhelatet e Rankoviçit që janë shquar për krimet alla-fashiste kundër popullit të thjeshtë të Kosoves, i kanë vazhduar këto masakra kundra tyre nëpermjet rrugës prej kufirit tonë në Kukes e deri në Ulqin, duke vrarë me qindra prej tyre. Ishte kjo një rrugë e pergjakshme e fshatarëve të thjeshtë kosovarë brenda dhe jashtë tokës sonë deri në Ulqin..”. (Pretenca e Bedri Spahiut në gjyqin e lartë kunder grupit trockist. Tiranë 1949). Deshmi rrenqethse të kesaj masakre janë transmetuar deri sot nga dëshmitarë të pakët që kishin mbijetuar, ku një ndër keta ka qënë Azem Hajdini –Xani, i cili veç të tjerave këto deshmi i ka hellur në librin e tij,MASAKLRA E TIVARIT, botuar në vitin 1998 në Prishtinë. Nga këto dëshmi edhe sot “mesojmë” për këtë masakër që ende të duket se degjon të freskëta ushtimat e tmerrshme të të gjitha llojeve të armëve që godisnin nga të katër anët vëllezërit tanë shqiptarë të Kosovës, (në Tivarin e vjeter), por njëkohësisht edhe ushtimin e shpirtrave të pafajshëm që nuk gjendin vend më në trupat e bërë shoshë e të coptuar nga kriminelët e Titos që Enveri tashmë i kishte bërë xhan e shpirt. Ja disa nga keto “dëshmi”: Në qendër të Tivarit oficerët serb vranë për terror Syl Gllobarin vetëm se u përpoq që të bisedonte me ta për të pirë ujë. 80 shqiptarë pasi njëherë i lidhin e pastaj i zgjidhin i pushkatojnë përnjëherësh, në sy të tjerëve, të cilët i urdhëruan për t’i futur në një shesh të rrethuar me tela me gjemba për ti asgjësuar të gjithë si më sipër. Në hyrje të këtij “kampi” me tela me gjemba i prisnin ushtarët kriminelë serb që kënaqeshin me sadizmin e tyre duke i goditur shqiptarët me shufra hekuri në kokë, duke shkaktuar kështu pellgje gjaku. Milazim Haxhiu nga Ternavci u vra kur tentoi ti merret pistoletën një ushtari Malazez, ndërsa të riun shqiptar Ibrahim Koca i cili u bëri thirrje shokëve për qëndresë, e shpuan me bajonet dhe i prenë hundën, veshët dhe e bënë copa-copa. Ndërsa i shpëtuari nga kjo masakër (Azem Hajdini) do të dëshmonte: “Se gjatë daljes nga ngrehina pas pushimit të zjarrit munda të njoh të vrarë, Asllan Mustafën nga Ternavci, Bislim Pajazitin nga Krasmirovci, Bejt Bislimin nga Kryshevci, Sinan Avdiun e Hysen Zeqon nga Kopiliqi, si dhe dy të tjerë nga Prekazi. Me këtë rast po cilesojmë edhe një mënyrë tjeter kriminale të ekzekutimit kolektiv të shqiptareve të Kosoves në Tivar.. Një natë prilli, erdhi urdhri per të vijuar rrugen gjoja per të shkuar në front, për këtë duhej të kalonin kanalin e Çioves…rreth 100 metra të gjërë. Ura ishte bombarduar dhe për këtë futen me dhunë në një target rreth 150-180 kosovarë, të ngarkuar në shpinë me armë e paisje ushtarake. U pa qartë se u kalua pesha e lejuar dy-tre fish më shumë. Pasi trageti kaloi 20-30 metra nga bregu i kanalit u degjua një krisem e fuqishme, me ç’rast trageti u nda në dysh dhe u shkatërrua plotësisht, duke lëshuar në ujë të gjithë të ngarkuarit shqiptar…U mbush kanali me plisa të bardhë që notonin mbi ujë…Humben jeten menjeherë rreth 65 shqiptar, ndër të cilet u nxorren dhe identifikuan 29 veta që u varrosen në Trogir: Ajet M.Murseli (1917, Doganaj), Arif Sh. Provoliu (1918,Soponicë), Riza I. Kasa (1913, Rekë),Azem H. Berisha 1920,Runjevë), Kadri L. Lulolli (1922, Biçec), Ukshin H. Palloshi (1923, Biçec), Xhavit Sh. Korraqi (1920 Kovaçec), Hamit L. Bela (1925, Xhurxhedell), Xhavit I. Reka (1926 Kerbliq), Qamil I. Sopa (1923,Nikoc), Habib Xh. Bruti (1917 Drenogllavë), Hasip M. Luma (1918, Glloboshicë), Avdi I. Buqi (Drenogllavë), Sabri A. Bushi (1929, Pustenik), Bajram Sh. Bushi (1930, Pustenik), Feti S. Berisha (1924, Goranzë), Hazir B. Berisha (1919, Gornazë), Kasem H. Berisha (1920, Goranzë), Xhemal V. Kaloshi (1924, Goranzë),Hamit Xh. Topojani (1924, Neçec), Nazmi A. Huneli (1928, Neshancë). Ipë A. Qajani (1927,Krivenik), Jashar H. Dernjani (1919, Plodonicë), Ahmet A. Dernjani (1919,Plodonicë), Haziz V. Çupi (1921, Plodonicë), Beqir I. Çupi (1921, Plodonicë) dhe Nuredin M. Derguti (1923, Varosh, Ferizaj)..(Azem Hajdini-Xani,Masakra e Tivarit, Prishtinë 1998, Uran Butka,“Masakra e Tivarit dhe pergjegjësia e shtetit shqiptar”, fq.134-135, Tiranë 2011). (VOO: në mes kllapave është e shënuar vitlindja dhe vendlindja, N.B.). Masakren me ekzekutim me armë të shqiptareve në Tivar jugosllavet ja kishin ngarkuar Brigades X që udhehiqej nga ekzekutoret kriminel Gosha Markoviç dhe Vladimir Roloviç. Në një raport të shtabit të kesaj ushtrie kriminale shkruhet se: “..U hap zjarr nga pushkët dhe armët automatike. U hollën bomba nga të gjitha anët, dhe në ato të shtëna u perfshinë edhe keshilltaret, infermieret, me një fjalë shtiu (mbi shqiptarët) çdokush që pati armë. Të shtënat pushuan atëherë kur nga grumbulli nuk u ngrit më asnjë njeri dhe kur nuk levizi njeri…” (Pjesë nga raporti i shtabit të kolones IV të AJ, dt.8.4.1945). Nga kjo masaker që u mori jetën mijëra shqiptarëve të pafajshëm nuk po mundem pa cilësuar edhe rrefimin e të mbijetuarit Sadri Bytyçi, që në ketë masaker nga familja e tij mbeten të vdekur katër burra; Avdi Bytyçi, Abdulla Bytyçi, Nuhi Bytyçi dhe Syl Bytyçi. (Azem Hajdini-Xani,Masakra e Tivarit, Prishtinë 1998). Ndërsa në librin “Genocidi serbomadh dhe qëndresa shqiptare” në faqen 456 gjenden edhe emrat e këtyre viktimave të fundmarsit 1945: Xhemal Shaqir Hoxha, Xheladin Limon Shala, Xheladin Nuredin Morina, Zeqir Zenel Thaçi, Ramadan Thaçi, Murat Mazreku e tjerë. Në librin; Në flakën e revolucionit” Prishtinë 1981, shenohen emrat e të masakruarve e pushkatuarve, Hajdin Shukolli nga Suhareka, Ibrahim Baku nga Bllaca, Isuf Kryezive nga Gjakova, Jahir Sula, Jahja Mamusha, Met Pirkunga nga Bllaca e tjer e tjer.. Dëshmitë e emrat janë të pambarimtë pasi masakrat serbe nuk rreshtën thuajse kurrë… Ku të gjithë këta djem nënash shqiptare që ishin rekrutuar ishin nga viset me shqiptarë të Kosovës e Shqiptarisë, ata ishin nga Mitrovica e Podujeva, Vuçiterna, Prishtina, Kaçaniku, Gjilani, Lipjani, Shtimja, Suhareka, Istogu, Peja, Rugova, Gjakova, Rahoveci, Bragashi, Prizreni, Tetova e tjerë… Në Beograd edhe sot gjindet (i pacensuruar) dokumenti i koduar (K.D.SH., krimet-93/19-64, k-25), ku ndër të tjera thuhet se gjatë “Çlirimit” të Kosovës nga fashistet, nacionalistet, tradhtaret e bashkepuntoret e fashizmit u likuiduan: në Gjilan 7854 veta, në Drenicë 4820 vetë, në Tetovë 4100 vetë, në Bihor 3820 vetë, në Prishtinë 3675 vetë, në Pejë 3540 vetë, në Mitrovicë e rrethina 1970 vetë, në Podujevë 1670 vetë, në Pazar 1410 vetë, në Shkup e rrethina 1450 vetë, në Ferizaj rreth 1260 vetë, në Prizren 1250 vetë, në Tetovë 900 vetë, në Gjakovë 730 vetë, në Gostivar 600 vetë, në Plavë-Guci 710 vetë, në Rahovec 750 vetë, në Roxhaje 715 vetë, në Kumanovë 780 vetë, në Preshevë 690 vetë, në Dragash 500 vetë, në Kërçovë 490 vetë, në Ulqin 515 vetë, në Suharekë 420 vetë, në Dubrovnik 120 vetë, në rrugën Kukës-Shkodër 110 vetë, në Togir 80 vetë, në Vershac 30 vetë në Deçan 30 vetë, në Tivar 2629 vetë (pra me gojën e tyre kriminelët komunistë sllavë e pranojnë që u kanë marrë jetën 2629 shqiptarëve të pafajshëm vetem në Tivar, kur shifra mund të jetë vetëm e zvogëluar, (N.B), e tjerë… Pra po të mbledhësh këtë shifër krimesh del se vetë pushteti jugosllav ka vrarë mbi 47 mijë shqiptarë të cilët kishin të vetmin “faj” se kishin lindur e banuar në trojet e tyre etnike gjysh pas gjyshi dhe mijëra vjet përpara se të zbrisnin si turmë arinjësh serbo-sllavët nga Uralet e akullta, dhe se nuk deshironin të jetonin të pushtuar nga Serbët. Një ndër projektuesit e zbatuesit kryesor të masakrave antishqiptare Aleksander Rankoviç (pasi bie prej fikut) pohon një pjesë të vogël të këtij krimi, kur thotë: “Gjatë rrugës Prizren-Ulqin janë vrarë pa faj 400 vetë, si rast i gabimeve të organeve më të Ulta”. Natyrisht ky nuk ishte një rast që gabohej nga mvarës të Rankoviçit, por ishte vetë strategjia e shtetit komunist jugosllav. E pas masakrës së Tivarit, që është edhe ajsbergu i krimeve të shtetit të ish-komunistëve të sllavëve të jugut, qëndronte “Bekimi” kriminal i klikës komuniste shqiptare, e cila pas kësaj në vend që të ngrinte zërin në të gjitha institucionet europiane e botërore, ajo jo vetëm heshti, por fill pas kësaj dekoron shumë nga këta kriminelë. Dekorimi i kriminelëve Serbo-Malazez është bërë me Vendimin nr. 17 të datës 5. 9. 1945 dhe është një listë prej 55 personash, ku përveç dekorimit të Dushan Mugoshës që mban nr. 9 në listë, është edhe Miladin Popoviçi me nr. 8 (pas vdekjes), pasi ja kishte kthyer patkonjtë prej diellit patrioti trim nga Gjakova Haki Tafa, që me 13 mars 1945) e vazhdon deri tek krimineli, organizatori e zbatuesi i vrasjes të rreth 50 mijë shqiptarëve, Ministri fa)mëkeq i Punëve të Brendshme të Jugosllavisë Aleksandër Rankoviç. Në listen që dekorohet antishqiptari i tërbuar Rankoviç e ka numrin rendor 11 dhe thuhet se dekorohet me urdhrin “Ylli Partizan” i Klasit Parë. Ky vendim kriminal i komunistëve shqiptar në fund mbyllet me “siglën” “Për Kryesinë e Këshillit Antifashist Nac-Çl. Sekretari Koço Tashko, d.v. dhe Kryetari Dr. Omer Nishani d.v.. Ku dekorimi është berë me propozimin e Enver Hoxhes.. Ky dekorim i kriminelëve serbo-malazez në fakt vinte pas dekorimeve që u kishte bërë vetë Titoja udhëheqësve komunist shqiptarë fillë pas Masakrës së Tivarit në fund-marsin dhe fillim- prillin e vitit 1945. Natyrisht këtë Titoja e kishte bërë për kontributin që kishin dhënë në shfarosjen e nacionalizmës shqiptare kudo në trojet etnike shqiptare të mbetura nën Jugosllavi. E motivacioni ishte “Për kontribut të shquar në Luftën Antifashiste dhe në luftën kundër tradhëtarëve e bashkëpunëtorëve me pushtuesin fashist”. Nga vlersimet e Jugosllavisë të Titos u dekoruan Enver Hoxha, Koçi Xoxe, Bedri Spahiu, Mehmet Shehu, Dali Ndreu, Sejfulla Melishova, Baba Faja Martaneshi, Ymer Dishnica, Nako Spiro, Tuk Jakova, e tjerë. Kur litarin që e kishte lidhur bandën e kuqe të E. Hoxhës pas qerres së Titos e Jugosllavisë e këputi “baba” Stalini, së bashku me këtë lak u këputën shumë nga emrat që shënuam më sipër ish miq e bashkëpunëtorë të Enver Hoxhës, i cili si maja lakut i mbeti në dorë Stalinit të cilit i shërbeu edhe pas vdekjes… Gjithsesi kur Titon e Jugosllavinë i bëri lanet Stalini, në Shqipëri Enveri këtij “shenjtori” që i falej i bëri shumë kurbane, ku për të justifikuar jo vetëm kurbanet por edhe tradhëtinë e krimin ndaj bashkëkombasve të vet, masakrën e Tivarit e tjera u mundua t’ja faturojë ish bashkëpunëtorit të tij më të ngushtë Koçi Xoxes. Ja se çfarë thuhet në një dokument të Arkivit Qendror të Shtetit… “Me mijëra kosovarë të pafajshëm janë pushkatuar ilegalisht nga organet e UDB-së si gjatë luftës ashtu edhe pas luftës. Në këto masakra ka marrë pjesë edhe agjenti i qeverisë jugosllave në gjirin e Qeverisë shqiptare, tradhëtari Koçi Xoxe, i cili në cilësinë e Ministrit të Brendshëm të Shqipërisë në fillim të vitit 1945 autorizoi oficerët e UDB-së që të pushkatojnë ilegalisht dhe pa gjyq, në tokën shqiptare më tepër se 1000 kosovarë të pafajshëm. Këtu vlenë të sqarohet se po t’u referohemi fakteve e dokumentave të fundit të vitit 1944, vitit 1945 e deri në muajin maj 1946 Ministër i Punve të Brendshme ka qenë Haxhi Lleshi, i cili njëkohësisht ka dhënë edhe autorizimin përkatës, e cilesuam këtë për hirë të vërtetës, por Koçi Xoxe nuk ka qënë aspak më pak kriminel se Haxhi Lleshi, Shefqet Peçi apo vetë shefi i tyre Enver Hoxha e tjerë nga ky “vathë”. Ndërsa komunisti kosovar Fadil Hoxha që ishte N/Komandanti i shtabit të Kosmetit akuzohet se ishte njëri nga aprovuesit e masakres së Tivarit, ku Fadili e shtoj zollumin duke kërkuar që të vriten përseri kosovarë të tjerë jashtë “planifikimit” për ti marrur hakun Miladin Popoviçt të vrarë… (Proklamata e Shtabit të LLTSH, tetor 1945, Uran Butka,“Masakra e Tivarit dhe pergjegjësia e shtetit shqiptar”, fq.188-189, Tiranë 2011). Cilsuam Fadil Hoxhen, por një rol të till Kriminal kanë edhe komunistë e ushtarakë të tjerë Kosovar të njohur që militonin në vathen serbo- jugosllave.. Të duket disi e çuditshme se pas disa viteve edhe “revizionisto”-komunisti Tito dënon me të njëjtën procedurë ish-Minstrin e tij të Brendshëm Rankoviç duke i ngarkuar faje të paqëna, e deri duke ja faturuar atij edhe krimin e pashembullt të Masakrës së Tivarit, por edhe vrasjen e zhdukjen e rreth 50 mijë shqiptarëve per rikolonizimin serb të Kosoves. Per hirë vertetes duhet thënë se në vitin 2010 (në mos gabofsha), qeveria shqiptare e asaj kohe ngriti një komision per të hetuar per Masakren e Tivarit. U grumbulluan shume dokumente e matriale shkresore nga arkivat e shtetit shqiptar, nga arkivat e ish Jugosllavisë etjerë. Por keto dokumente e matriale shkresore mbeten të tilla, përveçse historiani Uran Butka (ish antar i këtij komisioni) i përmblodhi në një libër të veçantë me titullin: “Masakra e Tivarit dhe pergjegjësia e shtetit shqiptar”, botuar me ndihmesen e Ministrisë së Turizmit, Kultures, Rinisë dhe Sportit në vitin 2011…

Ah sikur të kishte përfunduar me kaq “dashnia” sllavo-komuniste !!!. Por fatkeqësisht kjo “dashni” edhe sot trashigohet në mënyra të ndryshme nga trashigimtarët e komunizmit shqiptar me emër të ndryshuar, por në sherbim të sllavo-serbisë dhe në dëm të shqiptarisë…

1920 / Kongresi shqiptar i Shkupit, i kryesuar nga Nexhip Bej Draga, bëri këto kërkesa ndaj qeverisë së mbretërisë jugosllave

Nexhip Bej Draga (1867 – 1921)

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 2 Mars 2024 

“L’Information financière, économique et politique” ka botuar, të hënën e 28 qershorit 1920, në faqen n°3, kërkesat e formuluara asokohe nga Kongresi shqiptar i Shkupit ndaj qeverisë së mbretërisë jugosllave, të cilat, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, i ka sjellë për publikun shqiptar :

Një kongres shqiptar

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

“Në ditët e para të këtij muaji u mbajt një kongres shqiptar në Shkup, ku mori pjesë zyrtarisht edhe komisari i policisë së qytetit. 

Mbledhja, e cila u kryesua nga Nexhip bej Draga, një fisnik shqiptar, vendosi t’i adresojë një kërkesë qeverisë së mbretërisë jugosllave për t’i kërkuar asaj — në përputhje me ligjet e reja liberale — të zbatojë lirinë komunale në rajonet e banuara me shumicë shqiptare, duke u lejuar të kenë shkolla në gjuhën e tyre dhe përdorimin e saj në gjykata. Ata kërkuan, ndër të tjera, që xhandarmëria, oficerët e policisë, kryepleqtë dhe kryetarët e këtyre komunave të emëroheshin nga radhët e banorëve të zonës.”

Të bojkotohen nga mërgata partitë e dështuara politike!

0

Florim Zeqa 

Zbrazja e Kosovës nga të rinjët, është dukuria më e dhimbshme dhe më e trishtë e cila po ndodhë para syve tanë. Rritja enorme e numrit të popullatës dhe të rinjëve në veçanti që janë duke e braktisur Kosovën është plaga më e rëndë e Kosovës së pasluftës.

Kosova po varfërohet nga të rinjët

Përderisa Kosova po zbrazet çdo ditë e më shumë, vendet evro-perëndimore po pasurohen me fuqinë punëtore, kurse ne po varfërohemi çdo ditë nga të rinjëve tanë!

Të gjithë njerëzit e veshur me petkun e politikanit në Kosovë duhet të mendojnë seriozisht për situatën në të cilën e kanë sjellur Kosovën!

Largimi i të rinjëve prej moshave 17-20 vjeç nga Kosova dhe trojet tjera etnike është ndjenjë trishtimi për çdo mërgimtar të viteve të 90-ta!

Ndjenjë trishtimi, për faktin se këta të rinjë nuk do të kthehen më në Kosovë, por do të mbeten përjetësisht në perëndim si fuqi krahu, siq mbetem ne gjeneratat e viteve të ’80-90-ta, të ikur nga dhuna dhe represioni serbosllav.

Por, akoma më e dhëmbshme bëhet situata, kur këta të rinjë nuk janë duke ikur nga dhuna dhe represioni serb, por nga mungesa e përspektivës zhvillimore, mungesës së sigurimeve shëndetësore dhe pasigurisë në vendet e punës.

Ikja e të rinjëve nga vendi, plaga më e rëndë e pasluftës

Fajtore për ketë situatë më nuk është Serbia, por klasa e jonë politike e pasluftës, e cila nuk mendoj fare për të ardhmen e vendit, por vetëm për interesat e tyre personale, grupore dhe klanore.

Njerëzit e politik-bërjes, gjegjësisht ata që merren me zanatin e politikës, nëse nuk merren me problemet e të rinjëve, përkatësisht, për krijimin e kushteve për punë dhe jetë dinjitoze në Kosovë, nuk e di çka tjetër duhet të jetë prioritet primarë për ta!

Ne kemi pasur shpërngulje të popullatës shqiptare nga Kosova edhe në periudha të mëhershme historike, edhe në periudhën e okupimit klasik të Serbisë, por emigrimet e fundit masive e të rinjëve shqiptarë janë më shqetësuese dhe më të dhëmbshme se asnjëherë më parë gjatë historisë.

Lutem që ky shqetësim imi personal të trokas në ndërgjegjën e pushtetarëve dhe të secilit politikan në Kosovë, në mënyrë që të gjejnë forma dhe mundësi, të bëjnë fushata parandaluese për zbrazjen e Kosovës nga të rinjët.

Duhet të ndodhë vetëdijësimi i mërgimtarëve

Partitë opozitare, ato që ua thyen shpresat qytetarëve, tani turr e vrap pas të rinjëve në Diasporë për t’i joshur dhe mashtruar mërgimtarët për interesa partiake, klanore dhe personale.

Nëse vazhdohet me këtë trend të zbrazjes, brenda pak viteve Kosova do të mbetet e shkretë dhe e mjerë pa të rinjët e saj!

Atëherë cili do të jetë rezultati final, do të jetë tepër i dhëmbshëm dhe fatal, do të ndodhë realizimi në plotni i planeve armiqësore për zbrazjen e Kosovës, ku më pastaj do të fillojë rikolonizimi me popullatë serbe dhe jo shqiptare nga vendet ballkanike dhe ato aziatike, për çka, Kosova nuk do të ngjajë më në atë për të cilën u luftua dhe u derdh gjak në luftën çlirimtare.

Kosova po varfërohet edhe si pasojë e ikjes nga kjo botë edhe e ish veprimtarëve që e mbajtën gjallë dhe trashëguan brez pas brezi atdhedashurinë, gjuhën e bukur shqipe, traditat popullore dhe kulturen unikate që nuk e ka asnjë komb tjetër në botë.

Sa më parë duhet të ndodhë vetëdijësimi dhe ndërgjegjësimi i mërgimtarëve për t’i bojkotuar vizitat e ekspeditave e partive të dështuara në Diasporë, të atyre që e sollën në këtë gjendje të mjerë dhe të pashpresë Kosovën e bekuar nga Zoti me resurse natyrore dhe pasuri të arta nëntokësore.