Kreu Blog Faqe 862

Karlsoni dhe Putini

1

Eshref Ymeri

(Mjerimi i një gazetari në intervistë me një kryediktator mashtrues)

Gazetari i njohur amerikan Taker Karlson (Tucker Carlson – 1969), themelues i videoplatformës “Tucker Carlson Network”, në fillim të muajit shkurt, shkoi për një vizitë në Moskë për t’i marrë një intervistë kryediktatorit rus dhe kryekriminelit të popullit ukrainas, Vladimir Putin. Intervista u zhvillua më 08 shkurt. Ishte një intervistë e gjatë, me 49 pyetje, që vazhdoi dy orë. Gjendet e botuar në faqen e internetit “Komsomolskaja pravda” të datës 08 shkurt.
Kur kemi parasysh që intervista u zhvillua në përtejanën (sfondin) e luftës agresive dyvjeçare të Rusisë fashiste kundër Ukrainës, si një shtet i pavarur dhe sovran, domosdo që në pyetjet e gazetarit dhe në përgjigjet e Putinit, të bëjnë përshtypje dy gjëra:
Së pari, gazetari, në atë intervistë, tërthorazi, ka zbuluar formimin e tij të mangët, për të mos thënë injorancën e tij, lidhur me historinë e marrëdhënieve të Ukrainës me Rusinë.
Së dyti, gjatë përgjigjeve, Putini mashtronte në një mënyrë tejet skandaloze. Mosreagimi i gazetarit ndaj atyre mashtrimeve, e nxori edhe shumë më tepër në pah mjerimin e tij, si një përfaqësues i një mjeti amerikan të informimit masiv pa formim intelektual.
Kuptohet vetvetiu se kur një gazetar interviston kryepolitikanin e një vendi të huaj, ai, paraprakisht, duhet ta njohë mirë, madje deri në imtësi, historinë e atij vendi, në mënyrë që, në mbrojtje të dinjitetit profesional, ta kapë “mat” kryepolitikanin, në rast se ky thotë të pavërteta. Pra, gazetari duhet të dallohet për horizont të gjerë kulturor, për përgatitje enciklopedike në disa fusha të dijes. Për më tepër, në atë intervistë, gazetari zbuloi injorancën e vet edhe lidhur me historinë e Ukrainës.
Gjithçka që Putini rrëfeu në atë intervistë, ishte një mashtrim i kulluar, karakteristik për kastën politike të Rusisë, si kështjellë e krimeve shumëshekullore kundër popujve të tjerë. Por këtu do të ndalemi vetëm në disa prej mashtrimeve më të bujshme të Putinit, ndaj të cilave gazetari Taker Karlson nuk reagoi absolutisht.

1. Putini e filloi intervistën me një mashtrim skandaloz – me mohimin e lashtësisë së etnisë ukrainase, duke ia shitur gazetarit për lashtësi të Rusisë. Por e vërteta historike është krejt ndryshe.

Putinin, si kryediktatorin e Kremlinit dhe kryekriminelin e shovinizmit gjakatar rus, e gërryen smira vazhdimisht, për arsye se jo Moska, por Kievi ka qenë dhe mbetet kryeqendra e kulturës sllavianolindore. Kievi është themeluar në vitin 482, kurse Moska 665 vjet më vonë, më 1147. Madje edhe Moskën një princ ukrainas e pati themeluar, Juri Dollgoruki (1090-1157), princi i madh i Kievit. Përballë ndërtesës së Bashkisë së Moskës, ngrihet shtatorja e tij madhështore. Prandaj kriminelët e Kremlinit, me Putinin në krye, kanë si pikësynim ta zhdukin Ukrainën nga harta, në mënyrë që një kryeqendër e tillë të jetë vetëm Moska. Gazetari jo vetëm që nuk reagoi ndaj këtij mashtrimi, por, përkundrazi, e përshëndeti Putinin me shprehjen “dijet tuaja janë enciklopedike”!!!
Zanafilla e tërmeteve politike mes Ukrainës dhe Rusisë është shumë e hershme. Heroi kombëtar i popullit ukrainas, Bogdan Hmelnjicki (1595-1657), në Kuvendin e Perejasllavit, të mbledhur më 18 janar 1654, shpalli bashkimin me Rusinë, mbi bazën e të drejtave të barabarta në kuadrin e dy shteteve të përbashkëta. Por pas vdekjes së Hmelnjickit, shovinizmi rusomadh e zhduku dokumentin e firmosur prej tij që vërtetonte barazinë e plotë mes të dy shteteve, me qëllim që ta shndërronte Ukrainën në koloni të vetën. Ishte pikërisht pabesia e shovinizmit rusomadh ajo që e detyroi të birin e Bogdan Hmelnjickit, Juri Hmelnjickin (1641-1685), t’i shkëpuste lidhjet me Rusinë. Më vonë Ukraina ra nën zgjedhën e carizmit rus, zgjedhë kjo që vazhdoi deri në Revolucionin e Tetorit, por që u bë edhe më e egër nën sundimin e komunistëve sovjetikë. Aq e vërtetë është kjo, saqë në fund të viteve ’20 të shekullit të kaluar, në Ukrainë shpërtheu një lëvizje e fuqishme me prirje nacionaliste, që kishte si qëllim kryesor arritjen e pavarësisë me çdo mjet nga Rusia, për çka udhëheqja staliniste e Moskës e ndëshkoi rëndë popullin ukrainas me urinë masive me kolektivizimin e detyrueshëm dhe me grumbullimin e dhunshëm të dridhit në vitet 1928-1933, me pasojë vdekjen nga uria të 3 milionë e 941 mijë njerëzve.

2. Putini vazhdon mashtrimin e radhës:

“Gjatë formimit të Bashkimit Sovjetik, jemi tashmë në vitin 1922, bolshevikët filluan të formojnë Bashkimin Sovjetik dhe krijuan Ukrainën Sovjetike, e cila deri asokohe, përgjithësisht, nuk ekzistonte”.
Pra, sipas Putinit, Ukraina nuk paska ekzistuar absolutisht, por një ditë të bukur të vitit 1922 na e paskan shpikur Lenini me Stalinin, si republikë të Bashkimit Sovjetik!
Gazetari Karlson, për mjerimin e tij intelektual dhe profesional, reagoi në një mënyrë të pahijshme ndaj këtij mashtrimi: “Gjithçka në rregull”.

3. Një mashtrim tjetër i Putinit është edhe më zbavitës:

“… para Luftës II Botërore, kur Polonia pati bashkëpunuar me Gjermaninë, pati refuzuar të plotësonte kërkesat e Hitlerit.., nuk i dha korridorin e Dancingut… dhe polakët e detyruan Hitlerin të fillonte Luftën II Botërore pikërisht nga territori i tyre. Pse lufta filloi më 1 shtator 1939 pikërisht nga Polonia? Kjo rezultoi e pabindur. Hitlerit s’i mbeti rrugë tjetër për realizimin e planeve të tij për ta filluar pikërisht nga Polonia. Meqë ra fjala, Bashkimi Sovjetik – kam lexuar dokumente arkivore – ka mbajtur një qëndrim shumë të ndershëm…”.
Putini mashtron paturpësisht kur deklaron për qëndrim “të ndershëm” nga ana e Bashkimit Sovjetik. Ai anashkalon qëllimisht fajtorin e vërtetë të fillimit të Luftës II Botërore – Bashkimin Sovjetik dhe, konkretisht, Paktin Molotov-Ribentrop.
Në historinë e Luftës II Botërore, kryepërtejanën (kryesfondin) e saj e zë përplasja e Gjermanisë naziste me Bashkimin Sovjetik, pas sulmit të befasishëm të trupave gjermane të 22 qershorit të vitit 1941. Arsyet e nisjes së atij sulmi duhen kërkuar pikërisht në Paktin e mossulmimit Molotov-Ribentrop, që u nënshkrua në Moskë më 23 gusht 1939. Ai pakt kishte në themel pabesinë e të dyja palëve ndaj njëra-tjetrës: ndarjen e Polonisë. Por ai pakt fshihte në vetvete një pabesi të dyfishtë të politikës sovjetike: jo vetëm ndaj demokracive perëndimore, por edhe ndaj vetë Gjermanisë hitleriane. Se Stalini synonte që, duke e ndarë Poloninë me Hitlerin (për të pasur një kufi të përbashkët me të), “t’i siguronte” atij krahët lindorë, duke e nxitur të vinte nën këmbë demokracitë perëndimore. Paskëtaj, në çastin që do ta quante të volitshëm, Stalini do t’i sulej Gjermanisë, me synimin që të arrinte deri në Gjibraltar. Kësisoj mbarë Evropa do të përfundonte nën çizmen e ushtrisë së kuqe, me “flamurin proletar” mbi krye. Ajo pabesi e dyfishtë, të dyja palëve u kushtoi me miliona të vrarë dhe shkatërrime të pallogaritshme.
Pabesinë e politikës sovjetike ndaj demokracive perëndimore, e zbulon haptas vetë Stalini. Në një fjalim që ka mbajtur vetëm katër ditë para nënshkrimit të paktit në fjalë, pra, më 19 gusht 1939, në Byronë Politike të Komitetit Qëndror të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik, ai shtjellon haptazi idenë kryesore të Testamentit të Pjetrit I për pushtimin e Evropës. Në atë fjalim thuhet:
“Le të fillojë Lufta e Dytë Botërore, pjesëmarrësit e saj le ta shqyejnë njëri-tjetrin dhe atëherë Bashkimi Sovjetik do të ngrejë flamurin e revolucionit proletar dhe mbarë Evropa do të bjerë në këmbët e tij” (Citohet sipas: “Vtoruju mirovuju vojnu naçali Germanjija i Sovjetskij Sojuz” (Luftën e Dytë Botërore e filluan Gjermania dhe Bashkimi Sovjetik”. Faqja e internetit “sokrytoe.net”. 23 korrik 2009).
Për sulmin që Bashkimi Sovjetik do të ndërmerrte kundër Gjermanisë, dëshmon ish-oficeri i zbulimit sovjetik Viktor Suvorov. Ai deklaron:
“Ekzistojnë jo pak udhëzime për faktin se afati i fillimit të operacionit sovjetik “Shtrëngata” qe lënë për më 06 korrik të vitit 1941… Zhukovi (si edhe Stalini) kishte qejf t’i jepte goditjet e veta të dielave në mëngjes. 06 korriku i vitit 1941 ishte e diela e fundit para përqendrimit të plotë të trupave sovjetike (në kufijtë perëndimorë të Bashkimit Sovjetik – E. Y.). Gjeneral-armatë S.P. Ivanov e përmend këtë datë pa dorashka: “…trupat gjermane arritën të na e merrnin iniciativën nga dora dy javë më përpara”” (Citohet sipas:Viktor Suvorov. “Ledokoll. Kto naçall Vtoruju Mirovuju Vojnu” (Akullthyesja. Kush e filloi Luftën II Botërore”. Shtëpia Botuese “Novoje vremja”. Moskva 1993, f. 333).

4. Në odisenë e mashtrimeve të veta para gazetarit Karlson, Putini e hodhi fjalën edhe te ngjarjet në Jugollavi në fundin e viteve ’90. Ai shpifi pa iu skuqur faqja:

“… ne nuk mund të mos ngrinim zërin për serbët, për mbrojtjen e tyre… Rusia nuk mund të mos ngrinte zërin për serbët, sepse serbët janë gjithashtu një komb i veçantë, i afërt për ne, janë të kulturës ortodokse etj. Ky është një popull i shumëvuajtur gjatë brezave”.
Dhe për mbrojtjen e serbëve, Kremlini mori masa konkrete. Ish-ambasadori ynë në Moskë, Shaqir Vukaj, shkruan:
“… në prag të fillimit të bombardimeve të NATO-s kundër Jugosllavisë, opinioni publik rus ishte nxitur aq shumë në favor të serbëve dhe kundër shqiptarëve, sa vetëm gjatë katër ditëve të para, mbas fillimit të bobardimeve, në Rusi janë regjistruar 70 mijë vullnetarë për të shkuar në Kosovë e për të Iuftuar përkrah serbëve, kundër shqiptarëve e NATO-s….”. (Citohet sipas: Shaqir Vukaj. “Si u regjistruan në Rusi 70 mijë vullnetarë për të Iuftuar përkrah serbëve kundër shqiptarëve”. Faqja e internetit “Kosova ime”. 24 dhjetor 2019).
Putini, si përfaqësues i shovinizmit rusomadh, armikut tradicional të kombit shqiptar që prej Kongresit të Berlinit të vitit 1878 dhe deri në ditët tona, sigurisht që kështu do të shprehej për kriminelët serbë, “kushërinjtë” e rusëve, duke i cilësuar si “popull i shumëvuajtur”, paçka se e vërteta historike tregon të kundërtën: populli serb jo vetëm që nuk ka qenë i shumëvuajtur, por ka qenë edhe mbështetje e fuqishme e të gjitha luftërave agresive që shovinizmi serbomadh ka pasë zhvilluar në Gadishullin e Ilirisë. Sigurisht që Putini në atë intervistë do t’i anashkalonte bombardimet 78-ditore të NATO-s kundër Serbisë në pranverën e vitit 1999 për krimet, shkatërrimet dhe masakrat e rënda që ajo kishte kryer kundër popullit shqiptar të Kosovës. Po si është e mundur që ato bombardime i anashkaloi edhe gazetari intervistues Taker Karlson, duke mos e pyetur Putinin për arsyen e kryerjes së tyre? Do ta sqarojmë më poshtë se pse nuk e pyeti.

5. Në vijim të intervistës, Taker Karlson iu drejtua Putinit edhe me pyetjen e mëposhtme:
“Ju mendoni se Zelenski e ka lirinë për të zhvilluar bisedime për rregullimin e këtij konflikti?”.

Në përgjigjen që dha, Putini nxori nga goja një të tillë xhevahir, që të bën të shkrihesh gazit aq shumë, saqë të duhet të mbash ijët me dorë. Ja xhevahiri i tij:
“Nuk e di. Këtu është punë hollësirash, unë, natyrisht, e kam të vështirë të gjykoj. Por mendoj se e ka, sidoqoftë, ka qenë një rast. Sepse pikërisht babai i tij ka luftuar kundër fashistëve, kundër nazistëve në kohën e Luftës II Botërore, unë dikur pata folur me të për një gjë të tillë. I pata thënë: “Vollodia, ç’po bën kështu? Pse po i përkrah sot neonazistët në Ukrainë, ndërkohë që babai yt ka luftuar me fashistët. Ai ka qenë ushtar i frontit”.
Vajmedet për Rusinë se kë ka president! Sipas trulajthiturit Putin, babai i Zelenskit qenka veteran i luftës kundër trupave gjermane në Luftën II Botërore. Në të vërtetë, babai i Vladimir Zelenskit, Aleksandër Zelenski, ka lindur dy vjet pas përfundimit të asaj lufte, pra, në vitin 1947, është shkencëtar në fushën e gjeologjisë, doktor i shkencave teknike prej vitit 2003 dhe mban titullin “Prefesor” prej vitit 2005. Putini, me sa duket, për shkak të humbjeve kolosale të ushtrisë fashiste ruse, nga radhët e së cilës, deri ditën e sotme, 01 mars 2024, janë vrarë 414 680 ushtarë dhe oficerë, mund të ketë pësuar ndonjë tronditje në tru dhe prandaj babain e presidentit ukrainas ia shet gazetarit amerikan për veteran të luftës.
5. Për t’i mbushur mendjen gazetarit amerikan se etnia ukrainase nuk ekziston, se ukrainasit na qenkan rusë, Putini vazhdon avazin e mashtrimit, duke deklaruar për një rast gjatë luftimeve në Ukrainë, një rast ky, i shpikur nga mendja e tij:
“Në fushën e luftimit ndodh një përplasje e armatosur, ja një shembull konkret: disa ushtarë ukrainas u gjendën të rrethuar – ky është rast konkret nga jeta, është fjala për veprime luftarake – ushtarët tanë u bëjnë thirrje: “Mundësi për të shpëtuar nuk keni, dorëzohuni! Dilni, do t’ju sigurohet jeta, dorëzohuni!”. Dhe sakaq prej andej vjen thirrja në rusisht, në një rusishte të pastër: “Rusët nuk dorëzohen!” – dhe të gjithë u vranë. Ata deri tani e ndiejnë veten rusë”.
Ky mashtrim trashanik i Putinit më solli në kujtesë librin e sipërcituar të Viktor Suvorovit, në të cilin thekson se që para fillimit të luftës, me urdhër të Stalinit, e gjithë vija mbrojtëse në kufijtë perëndimorë, qe zhdukur krejtësisht me hedhje në erë, me pretendimin se Bashkimi Sovjetik nuk bën kurrë luftë mbrojtëse, bën vetëm luftë mësymëse. Po çfarë ndodhi faktikisht me rusët “trima” të Putinit që “nuk dinë të dorëzohen”, kur sapo filloi sulmi gjerman më 22 qershor 1941?
Përgjigjen e kësaj pyetjeje e jep Zonja Julia Llatёjnina (1966), gazetare opozitare ruse, shkrimtare, drejtuese emisionesh radiotelevizive. Më 09 shtator 2017 ajo pati njoftuar në efirin e radiostacionit “Jehona e Moskës” se ishte larguar nga Rusia, pasi disa të panjohur i patën djegur makinën. Ajo qe shfaqur në efir me skaip (skype) dhe pati rrëfyer se ndodhej jashtë vendit, së bashku me prindërit. Që në gushtin e vitit 2016, gazetaren e pati sulmuar një i panjohur jo larg zyrës së radiostacionit të lartpërmendur dhe i hodhi përsipër fekale. Asokohe ajo pati menduar se shkak i atij incidenti të turpshëm ishin artikujt e saj analitikë, të botuar në organin “Novaja gazeta”. Ajo shkruan:
“Më 22 qershor (të vitit 1941 – E.Y.) populli rus u shndërrua në turma frikacake… Si ta shpjegojmë atë burracakëri të pashembullt të popullit rus, i cili, duke zotëruar një armatim që ua kalonte gjermanëve edhe për nga sasia, edhe për nga cilësia, e pati braktisur armatimin dhe qe hedhur në anën e gjermanëve?” (Citohet sipas: “Citate dhe aforizma për Rusinë dhe për rusët”. Julia Llatёjnina. Faqja e internetit “Adskije novosti”, 19 shkurt 2015).
Në një tjetër informacion për kohën e luftës thuhet:
“Prej 22 qershorit 1941 deri më 09 maj 1945, qenë zënë robër nga ushtria gjermane 5,7 milionë ushtarë dhe oficerë sovjetikë” (Citohet sipas: “Robërit sovjetikë: gjenocidi më masiv i Luftës II Botërore”. Faqja e internetit “RAPSI (Agjencia ruse e informacionit juridik dhe gjyqësor)”. 16 korrik 2021).

6. Lidhur me Rusinë, si një vend “paqësor”, i cili “nuk ka sulmuar kurrë vende të tjera”, Putini i përcolli gazetarit amerikan një mashtrim edhe më skandaloz. Ja çfarë i deklaroi:
“Ne nuk sulmojmë askënd”.

Zejen e mashtrimit politika ruse e ka ngritur në art. Sekretari i shtypit i Putinit, Dhimitër Peskovi (1967), pak ditë para sulmit kundër Ukrainës, në televizionin shtetëror “Rusia 1”, deklaroi:
“Rusia, gjatë tërë historisë së saj, kurrë nuk ka sulmuar ndokënd. Rusia, e cila ka përjetuar kaq luftëra, është vendi i fundit në Evropë që do të dëshironte të shqiptonte fjalën “luftë” (Citohet sipas: “Peskov: Rusia, gjatë tërë historisë së saj, kurrë nuk ka sulmuar ndokënd. Faqja e internetit “Fontanka.ru”. 20 shkurt 2022).
Në mbështetje të mashtrimeve të bandës kriminale të Kremlinit, del edhe kisha ortodokse ruse. Kreu i saj, Kirilli (1946), ka deklaruar:
“Ne nuk duam të luftojmë me askënd. Rusia kurrë nuk ka sulmuar ndokënd”. (Citohet sipas: “Kreu i kishës ortodokse ruse: Rusia kurrë nuk ka sulmuar ndokënd”. Faqja e internetit e gazetës “The Moscow Times”. 03 maj 2022).
Përballë këtyre mashtrimeve me bujë të madhe, e vërteta historike dëshmon të kundërtën:
Gjenerali rus Aleksej Kuropatkin (1848-1925), në një memorandum që i pati dërguar carit në vitin 1900, shkruante:
“Gjatë 200 vjetëve që lamë pas, Rusia ka pasë qenë në gjendje lufte 128 vjet dhe në gjendje paqeje 72 vjet. Nga 128 vjet luftë, 5 vjet ka zhvilluar luftëra mbrojtëse dhe 123 vjet luftëra pushtuese” (Citohet sipas: “Sa herë ka luftuar Rusia”. Faqja e internetit “Livejournal”. 07 prill 2013).
Në një tjetër dokument zbulohet edhe më shumë histeria agresive e shovinizmit gjakatar rus gjatë 500 vjetëve të kaluara. Aty thuhet:
“Rusia ka zhvilluar luftëra gjatë 489 vjetëve me 25 vende, domethënë praktikisht pothuajse çdo vit… Jo më kot në Rusi heroi më pozitiv popullor vlerësohet ushtari” (Citohet sipas: “Dhe luftim i përjetshëm… Sa herë ka luftuar Rusia gjatë 500 vjetëve të fundit”. Faqja e internetit “Novëje Izvjestija”. 03 dhjetor 2017).
Rusia ka zhvillur luftëra agresive edhe pas vitit 1900. Më 17 shtator 1939 sulmoi Poloninë, më 30 nëntor 1939 sulmoi Finlandën, mw 21 tetor 1956 sulmoi Hungarinë, më 21 gusht 1968 sulmoi Çekosllovakinë, më 24 dhjetor 1979 sulmoi Afganistanin.
Shtrohet pyetja: ç’e shtyu Taker Karlsonin të shkonte në Moskë për të intervistuar Putinin?
Në gusht të vitit 2023, kryeredaktorja e mediagrupit “Rusia sot”, Margarita Simonjan, anëtare e lukunisë së servilëve me damkë në shërbim të Putinit në kanalin televiziv shtetëror rus “Rusia 1”, deklaroi se Taker Karlsoni dëshironte të zhvillonte një intervistë me Putinin. S’kishte asgjë për t’u habitur, sepse ky gazetar njihet si simpatizant i Donald Trampit, i cili para do kohësh qe shprehur se në rast se rizgjidhej president, zëvendëspresident mund të jetë Taker Karlsoni, një njoftim ky, të cilin faqja e internetit “Komersant” në gjuhën ruse, e botonte me shumë kënaqësi më 19 nëntor 2023.
Pavarësisht se politika amerikane është e orientuar kundër politikës agresive të Rusisë, Taker Karlsoni ka një tjetër qëndrim. Në emisionet e mëhershme të tij në televizion, ai nuk e ka mbajtur të fshehtë simpatinë e vet ndaj presidentit rus. Kurse pas agresionit fashist rus kundër Ukrainës, Karlsoni pati deklaruar se “Rusia ka pasur arsye të forta për këtë sulm”! (Citohet sipas: “Kush është ky Taker Karlsoni?”. Faqja e internetit Lenta.ru”. 06 shkurt 2024. Një deklaratë e turpshme kjo, e cila e radhit këtë gazetar amerikan në krah të bandës kriminale të Putinit.
Pra, Taker Karlsoni, me simpatinë e tij për Putinin dhe Rusinë, ndjek gjurmët e atij të tij shpirtëror – Donald Trampit.
Ja çfarë shkruante para gati tetë vjetësh një gazetar dhe shkrimtar anglez:
“Në dhjetor (2015 – E.Y.), disa muaj para se Trampi të propozohej nga partia republikane si kandidat për president, Putini e pati quajtur “njeri të ndritur, të talentuar, pa as dyshimin më të vogël…”. Trampi, nga ana e vet, u shpreh për Putinin me simpati, duke e quajtur “udhëheqës të fortë”, me të cilin do të dëshironte të kishte marrëdhënie shumë të mira… Mjetet ruse të informimit masiv janë kryesisht në mbështetje të Trampit, i cili, në financimin e bizneseve të veta me pasuri të paluajtshme, tradicionalisht, vazhdon t’i var shpresat te paratë ruse” (Citohet sipas: Julian Borger. “Nuk ka dyshim që Putini përkrah Trampin”. Faqja e internetit e gazetës “The Guardian”. 26 korrik 2016).
Më lart përmendëm simpatinë që Putini, gjatë intervistës, i shprehu Taker Karlsonit për serbët, duke i quajtur “popull i shumëvuajtur”. Me siguri që ky gazetar me “paha të madhe”, duke anashkaluar, ashtu si edhe Putini, masakrat e kriminelëve serbë në Kosovë, s’luan nga istikami i Trampit në qëndrimin kundër shqiptarëve dhe sidomos kundër Republikës së Kosovës. Ja çfarë deklaronte Trampi në hapje të fushatës elektorale në dhjetor të vitit 2015 për zgjedhjet presidenciale të nëntorit 2016:
“Për mua personalisht, bombardimi i serbëve është një turp i vërtetë. Ndërkohë, Klintonët këtë e vlerësojnë si një sukses të paparë. Kërkoj ndjesë para popullit serb për të gjitha gabimet e politikës amerikane. Në qoftë se unë do të vij në krye të Amerikës, atëherë ka për të ndryshuar kursi i politikës së jashme, i cili deri tani shpeshherë ka qenë i gabuar” (Citohet sipas“Trampi i kërkoi falje Serbisë… për Klintonët”. Faqja e internetit “stihiya.org”. 25 dhjetor 2015).
Këtë informacion e ka pasë transmetuar edhe Radiostacioni “Zëri i Amerikës”, në datën 13 tetor 2016.
Para se Taker Karlsoni të fillonte intervistën me Putinin, shpresuam se ai do t’i drejtonte pyetje për luftën në Ukrainë, për krimet e ushtrisë fashiste ruse kundër popullit ukrainas, krime këto, të konkretizuara me masakra kundër popullsisë civile, si në rastin e qytetit Buça, ku bishat e tërbuara ruse vranë 410 fëmijë, gra dhe pleq dhe i groposën në një varr masiv. Shpresuam se gazetari do ta pyeste Putinin se cila ishte arsyeja që ushtria fashiste ruse gjuan me atileri të rëndë, me raketa dhe me avionë dhe shkatërron infrastrukturën e qyteteve dhe fshatrave të Ukrainës, si pallate banimi, çerdhe dhe kopshte fëmijësh, spitale, shkolla, objekte të tjera të traditës kulturore ukrainase. Por, farkeqësisht, shpresuam më kot. Taker Karlsoni paskej shkuar në Moskë për një tjetër qëllim, me tre objektiva kryesore:
Së pari, për të regjistruar enciklopedinë e mashtrimeve të Putinit dhe për t’ia shitur ato si të vërteta opinionit publik amerikan.
Së dyti, për të ngritur lart në sytë e opinionit publik amerikan kredinë e Putinit, i cili, në mbarë botën vlerësohet si simbol i krimit dhe i barbarisë së egër ruse, të mishëruar në shekuj kundër popujve të tjerë.
Së treti, për të ndikuar mbi opinionin publik rus në prag të zgjedhjeve presidenciale të këtij muaji, që të votojë për Putinin, si president i përjetshëm.
Me intervistën që i mori Putinit, gazetari Taker Karlson të kujton fjalën e urtë në vijim:
“Gazetaria është mbretëria e një durimi të jashtëzakonshëm për të zbuluar po aq të vërtetën, sa edhe gënjeshtrën”.

Tucker Carlson oppfører seg som en nyttig idiot for Putin ...Gazetarëve amerikanë, të sojit të Taker Karlsonit, u shkon shumë për shtat aforizmi i famshëm i shkrimtarit dhe poetit irlandez Oskar Uaild (Oscar Wilde 1854-1900), i cili ka thënë:
“Në Amerikë presidenti qeveris katër vjet, kurse gazetarët gjithë jetën”.
Në mbyllje dëshirojmë të theksojnë edhe diçka tjetër. Një ditë më parë, në internet qe botuar informacioni në vijim:
“Analisti Genc Burimi, teksa komentoi artikullin e medias franceze “Mediapart” për kryeministrin Rama, tha se ky i fundit është trajtuar njësoj si Vladimir Putini” (Citohet sipas: “Artikulli i medias franceze për Ramën, Burimi: U trajtua njësoj si Vladimir Putini”. Faqja e internetit “Politico”. 29 shkurt 2024).
Po ditën e djeshme, 29 shkurt, Faqja e internetit “Pamfleti” kishte botuar artikullin me titull “Media franceze “nxin” Ramën: Si ka mundësi që Perëndimi mbështet një autokrat si ai?”.
Por çuditërisht, Blinkeni, gjatë vizitës në Tiranë, për Ramën deklaroi:
“Zoti kryeministër është jo vetëm udhëheqës i shkëlqyer, por kryeministër i mirë”. (Citohet sipas: “Blinken propagandë Ramës: Udhëheqës i shkëlqyer dhe kryeministër i mirë! U ka dhënë drita të bukura”. Faqja e internetit “Bold News”. 15 shkurt 2024).

Tucker Carlson's Putin interview was even worse than expected.Dy gjëra të çuditshme: kreu i diplomacisë amerikane lavdëron Ramën, i cili, faktikisht, është fytyra më e urryer për mbarë kombin shqiptar për shkak të shpopullimit katastrofik që i ka shkaktuar vendit tonë, të cilin, që prej shtatorit të vitit 2013 dhe deri tani, e kanë braktisur më shumë se një milionë njerëz. Kurse një krekacor i gazetarisë amerikane, si Taker Karlsoni, shkon dhe interviston Putinin, kryekriminelin e popullit ukrainas dhe shpreh mbështetjen e tij për sulmin fashist kundër Ukrainës.

Dialogu Kosovë-Serbi: Çfarë nuk sheh Brukseli dhe pse ai ka pësuar fiasko

1

Nga Dr Sadri Ramabaja, Prishtinë

Jemi në prag të njëvjetorit të të ashtuquajturës Marrëveshje e Brukselit – që ishte nusprodukt i planit të paralajmruar si një ndërmarrje shumë serioze franko-gjermane dhe që u akordua më 27 shkurt 2023. Pse gjykimet e gabuara të një lagjeje të diplomaëtve perendimor tashmë kanë imponuar pikëpamjen e tyre të gabuar për këtë dialog?

U lajthitën? Ishin shumë naiv? Apo vlerësuan tepër gabimisht pritjet që kishin nga Beogradi zyrtar mbi procesin e filluar një dekadë më parë?
A është po kjo lagje diplomatësh nga po këto shtete, rspektivisht pararendësit e tyre, që mendonin me zë lufta në Evropë ishte një gjë e së kaluarës, jo e së ardhmes? Madje edhe kur parashenjat ishin të qarta se shkërmoçja e Jugosllavisë nuk do të bëhej dot bazuar në të drejtën që kishte shprehur komisioni i jurisëtve europian në krye me juristin e njohur frëng Badinter, që ndërkohë shkoi në amshim. A do të ishte më mirë për Europën të kishte dëgjuar zërin e ndërgjegjes së minatorëve shqiptarë që ishin të gatshëm të sakrifikoheshin për mbrojtjen edhe të asj pak autonomia politike e kulturore që po ua mirrte neofashisti serb S.Milosheviq, nëse nuk kishin përfillur pothuajse fare zërin e studentëve që një dekadë më parë kishin marshuar në rrugët e sheshet e Prishtinës në kërkim të avancimit të asaj autonomie në Republikë, duke i barazuar shqiptarët me etnitë tjera në ish Jugosllavi që gëzonin atë statur, pavarësisht se ata ishin etnia e tretë përnga numri, fill pas Serbëve dhe kroatëve.

Si për inerci, dy dekada më vonë, Europa perendimore nuk ua vë veshin as vërejtjeve të polakëve e baltëve për rrezikun që mund të paraqesë Rusia për paqen në Europë. Europa, për fat të keq, nuk ia kishte vënë veshin as vërejtjeve të Roza Luksemburgut kur shkruante se : “Gjëja kryesore, megjithatë, është kjo: imperializmi rus qëndron pas nacionalizmit serb”.[1] [Kriza e Socialdemokracisë; 1916].

Serbia bojkoton Marrëveshjen e Brukselit

Në përpjekjet këmbëngulëse të Serbisë për t’ju shmangur realizimit të Marrëveshjes së Brukselit ishte nxitur Lista Serbe që të bojkotojë institucionet. Më 5 nëntor 2022 mbi 500 policë serbë, gjyqtarë e prokurorë kishin braktisur institucionet. Paraprakisht Lista Serbe, më 19 maj 2023, ishte mobilizuar e tëra dhe kishte përballur njësitet speciale serbe të pauniformuar me trupat e KFOR-it, duke e shndërruar Leposaviqin në arenë tragjikomike të lloit të vet, që do të përfundonte me plagosjen e mbi 90 ushtarëve të KFOR-it, dy prej të cilëve më vonë do t’ju amputoheshin gjymtyrët!

“Ne kemi vendosur të largohemi nga të gjitha institucionet politike, Kuvendi, Qeveria, dhe nga katër komunat në veri të Kosovës, por edhe që të largohen serbët nga gjyqësori, policia si dhe stafi administrativ në katër komunat në veri”, ishte shprehur atbotë kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, derisa zëvendësi i tij Milivoje Radojqiq, do të mirrte një detyrë më të rëndë – atë të prijësit ushtarak për organizimin e kryengritjes popullore.

Të inspiruar nga “heshtja” perendimore, falangat shovene serbe do të përshpejtonin këtë aksion, duke kulmuar me aksionin që për shumëçka i ngajnte marshit rus në Krime dhe më 24 shttaor 2024 do të pozicionoheshin në Manastirin e Banjës [Banjskës], i njohur si qendër e pelegrinazhit ortodoks.

Përfundimi i atij plani që në vetvete gjykohej se do të ishte një Blickrieg, respektivisht uverturë për pushtimin e veriut të Kosovës. Mediat e botës gjatë ditës sa po zhvillohej ai operacion, përderisa njësitet speciale të Policisë së Republikës i kishin neutralizuar plotësisht dhe mund t’i zhduknin si minjtë,njoftonin se Beogradi kishte dhënë alarmin në qendrat diplomatike dhe ia kishte arritur të’i bindë forcat e KFOR-it që t’ju krijohet forcave serbe një koridor për tërheqje, pasi që një numër simbolik kishin rënë në duar të Policisë, ndërkaq një dyzinë ishin plagosur dhe po aq edhe ishin vrarë, duke e lënë në vend të vrarë policin, tani hero, Afrim Bunjaku dhe duke e plagosur një spartan tjetër nga pala jonë.

Pamjet e “trimave” të Radojçqiqit duke ikur shpatijeve të Banjës drejt kufirit serb, tanimë janë stivuar në kujtesën e historisë, por jo edhe numri real i të vdekurve nga ana e atyre që pretendonin të hynin në historinë serbe si “Junaci”.

***

Lajmet e fundit, titujt, depeshet e diplomatëve dhe sidomos paralajmrimi i presidentit frëng lidhur me konsekuencat për palën që do të jetë përgjegjëse për dështimin e marrëveshjes së Brukselit, u përsëritën gjaët javës që lamë pas disa heër, jo vetëm në emsionet qendrore të TV-ve, por edhe në debatet e shumta televizive.

Shumë gjëra kanë ndodhur në Kosovë dhe rreth saj gjatë këtij viti, por esencialisht në Paris, në Berlin a në ndonjë qendër tjetër vendimmarrëse në Europë fare pak ka ndryshuar në rpaort me gjykimin e Serbisë si përgjegjëse e dështimit të kësaj marrëveshjeje.

Madje edhe pa snjë viti të veprimit të plogësht të diplomacisë europiane, europerendimorëve duket se u mungon empatia për të kuptuar me të vërtetë dimensionet komplekse të kësaj qëndrese serbe dhe për t’i komunikuar ato me ndershmëri. Prandaj Serbia ka bojkotuar dhe vazhdon ta bojkotojë Marrëveshjen e Brukselit.

Një diskurs europerendimor i bllokuar

Ecejaket e diplomatëve europerendimor drejt Beogradit apo Prishtinës, sidomos ato të emisarit Mirosllav Lajçak, janë bërë të zakonshme për parisientë e berlnezët e rëndomtë. Natyrisht në një mënyrë tjetër sesa për qytetarët shqiptarë të Kosovës apo ata të Serbisë. Parakalimi i presidentit të Serbisë para armëve të reja që ai i proklamon, e të cilat i merrë nga Rusia e Kina, Franca e Izraeli…qytetarëve në Paris, Milano a Mynih mund t’mos ju bëjë përshtypje, ndërkaq atyre shqiptarë në Kosovë ju rikthen pamjet e marshimit të armatës serbe në vitin 1998 e 1999 gjithandej në Kosovë, në përpjekje për të realizuar operacionin e famëshëm PATKOI dhe shpopullsuar Kosovën nga elementi shqiptar, ngjashëm siç kishin bërë armatat sebe në janarin e vitit 1878 në Topliscë, Nish, Kurshumli e deri në Vrajë, duke kryer gjenocidin e paër ndaj popullsisë shqiptar në sy të Europës dhe duke shpopulluar plot 8 qytete e 998 katunde nga elementi shqiptar.
E përderisa Beogradi vazhdon luftën hibride në funksion të ringjalljes ës atmosferës së pragluftës në Kosovë, ajo përjetohet krejt ndryshe në kancelaritë perendimore, ndërkaq ndjehet fare pak nga qytetaërt e rëndomtë. Dhe kjo është krejt normale. Europa po përballet ndërkohë nga pamjet e luftës reale që po zhvillohet në Ukrainë. Nëse qytetarët e rëndomtë berlinez, siç shkruan e përditshmja Berliner Zeitung më 24 shkurt,[2] në biseda me familjen dhe miqtë, shkëmbejnë ide për situatën në Ukrainën lindore, pozicionimi i tri armatave serbe nga katër sa ka gjithësejt, rreth e përqark Kosoëvs, mbetet larg vëmendjes së tyre. Në shenjë solidariteti, disa flamuj ukrainas zbukurojnë ballkonet në Friedrichshain dhe Schöneberg,[3] shkruna gazeta në fjalë në dy vjetorin e fillimit të lufëts në Ukrainë. Por, edhe në këto qytete, si shumëkund në Europë, tutje mungon tërësisht empatia për rrezikun e hapur që paraqet Serbia për përhapjen e frontit të dytë të lufëts në jugun e Europës. Po ashtu gjithandej në Europë, për pikëpamjen franko-gjermane që qëndron në themel të marrëveshjes së Brukselit dhe për dialogun Kosovë-Serbi që po pëson fiasko, dinë fare pak. Prej dy dekadash, qytetarët franko-gjerman herë pas herë, e gjatë vitit që lamë pas më shpesh, kanë dëgjuar kredon si mantra nga diplomatët dhe emisarët e tyre se, ata do të mbështesin dialogun dhe se ai është rruga e vetme për fqinjësi të mirë dhe shtegu drejt BE-së për që të dy palët. Në prag të njëvjetorit të Marrëveshjes motoja e diplomaëtve perednimor nuk korrespondon me realitetin dhe vllnetin politik në Beograd.

Nuk është e vështirë të konstatohet se “nëse Kosova do të kishte marrë mbështetjen e duhur diplomatike”, sidomos nëse asaj do t’i ishte hapur rruga për aderim në NATO, nuk do ta kishim fare 24 shtatorin e 2023-ës. Prndaj kemi armatimin masiv të Srbisë edhe me sisteme armësh nga Kina e Rusia, që mund të jenë tejet të rrezikshe për paqen e sigurinë jo vetëm në rajonin tonë.
Në vend të kësaj mbështetje, drejtuesit e Rpublikës së Kosovës sot po i nënshtrohen një presioni të paparë për të realizuar Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, madje krejt unilateralisht! Refutzimi i marrëveshjes nga ana e Beogradit sikur nuk ju bën përshtypje fare!
Sido që të jetë, qëndrimi nga Brukseli në raport me dialogun dhe insinuatat e Serbisë në dëm të integritetit dhe sovranitetit të Republikës, nuk priten mirë nga qytetarët e thjeshtë të Kosovës, përkundrazi kanë shkaktuar gjithnjë e më shumë zemërim dhe paqartësi. Për më tepër: kritika të ashpra me tone delegjitimimi shprehen ndaj të gjithë atyre që në emër të koordinimit të veprimeve politike, tek diskutojnë publikisht për skenarë në të cilët Kosova mund të pësojë humbjen e veriut.

Kryediplomati i njohur, i cili përfaqësoi Gjermaninë në Rusi nga 2014 deri në 2019, tre muaj pas marshit rus për pushtimin e plotë të Ukrainës kishte promovuar togfjalëshin “Duhet ta kuptojmë Rusinë”. Por ai kishte pohuar edhe atë se “Të kuptosh nuk do të thotë të aprovosh ose të mbështesësh, por më tepër të kesh empati për logjikën e udhëheqjes ruse për të kuptuar veprimet e tyre dhe për t’u armatosur kundër tyre.”[4] Në linjë me këtë deklaratë, por duke e përmbysur logjikën e veprimit që ajo sugjeronte, ndërkohë na vije deklarata e kryemistrit të Shqipërisë sonë në Berlin e gjetkë, kur bëhej fjalë për snaksionimin e Serbisë meëq nuk I bashkohej veprimeve të BE-së dhe Perednimit për ta sanksionuar Rusinë, tek pohonte se “Duhet të kuptoni se Serbia është në një pozicion shumë të ndryshëm nga shumë të tjera, për shkak të historisë së saj, për shkak të lidhjeve të veçanta me Rusinë!”[5]

“Misioni historik” i Vuçiqit

Në Serbi, opozitariët e mirëfilltë, ndërkohë nga ana e BIA-s ëshërbimi sekret serb] trajtohen krejtësisht në përputhje me atoqë Putini i trajton oponentët e tij. Viktimë e kësaj sjellje fashiste ishte kryetari i Partisë Republikane, Nikola Sanduloviq, që më3 janar u arrestua dhe rrah nga BIA.

“Kam qenë i kidnapuar para shtëpisë sime. Për fat të mirë, dy policë i kisha para shtëpisë, sepse edhe më parë më kishin kërcënuar ndaj i kisha marrë për mbrojtje. Kanë dalë dy makina të mëdha nga të cilët dolën 10 persona. Ata filluan të më rrahin direkt në rrugë. Më pas më futën në furgon, më rrahën brutalisht. Më pas më çuan në stacionin e policisë. […]

“Unë kam pasur gjakderdhje, asnjë s’ka folur me mua më kanë rrahur brutalisht. Pastaj më hodhën në një kamion dhe kur janë hapur dyert kam parë që po më nxjerrin jashtë dhe më kanë lënë para ndërtesës së policisë sekrete të Serbisë e cila është përgjegjëse për shumë vrasje të bëra në periudhën e ish-Jugosllavisë. Aty më kanë marrë disa persona me uniforma si ajo që kishte Radoiçiqi në Banjskë”.[6]

Avokati serb, Çedomir Stojkoviq, në një emision debati në një TV kosovare, pohoi pa hezitim, se Aleksandar Vuçiqi është më i keq se sa ish-shefi i propagandës naziste në kohën e Hitlerit, Joseph Gebbels.[7]

Ai tha se Vuçiq është nxënës i politikës së kriminelit serb Vojislav Sheshel.

Një pjesë e mirë e bllogerëve pro Vuçiqit nuk ngurrojnë të shkruajnë se “Vuçiqi është në një mision historik”. Presidenti serb dëshiron të hyjë në histori, duke ia kaluar Milosheviqit.
Vuçiqi duke gëzuar jo vetëm mbështetjen e Rusisë, po edhe të një lagjeje të shteteve të BE-së, ka konsoliduar fuqinë e tij, sidomos në mandatiin e tij të fundit dhe këtyre dy viteve të luftës në Ukrainë.

Vuçiqi investon tutje për përfitimin e kohës. Ai logarit në zgjedhjet e nëntorit në SHBA, në mundësitë që lufta në Ukrainë do të imponojë për krijimin e një rendi të ri botëror… “Bëhet fjalë për G7 kundrejt Brics”. Ai duket se ka përvetësuar gjykimin e një lagje analistësh rus se lufta në Ukrainë do të jetë e ngjashme me atë të Koresë: luftime aktive që do të zgjasin edhe disa vite të tjera, pastaj një armëpushim dhe pranim i realiteteve territoriale. Në përmbyllje: Donetsk, Luhansk dhe Krimea do të bëhen ruse, Kievi dhe perëndimi i Ukrainës do të pranohen në BE dhe NATO, sipas parashikimit. Në kët kuadër edhe Serbia tok me Republikën Serbe.

Gjatë periudhës sa lufta vazhdonte në Kroaci dhe Bosnjë, diplomacia perednimore kishte prezentuar modele të shumta të organizimit politik, para së gjithash në BeH, por edhe në Kroaci. Plani Z-4 është sigurisht përpjekja më domethënëse e bashkësisë ndërkombëtare për t’i dhënë fund luftës në Kroaci dhe për të sjellë një zgjidhje diplomatike. Plani i Ahtisarit duket se ka marrë shumëçka nga Z-4shi. Zbatimi i këtij plani në Kroaci, pala kroate e kisht të qartë se ai “pa dyshim do të ndryshonte rrënjësisht rendin kushtetues dhe juridik të Republikës së Kroacisë dhe do të krijonte një strukturë federale-konfederale. Një model i tillë i shtetit do ta kthente Republikën e Kroacisë nga një shtet i popullit kroat në një shtet kroato-serb, gjë që do të sillte destabilitet të përhershëm dhe aspirata secesioniste, me të cilat po përballet Bosnja dhe Hercegovina në tridhjetë vitet e fundit.”[8]

Pika e tretë e Planit Z-4 parashihte taksativisht “vetëqeverisje politike të serbëve në territorin e 11 komunave ku ata përbënin shumicën në vitin 1981, por pa të drejtën e shkëputjes”.
Plani franko-gjerman në esencë, ka edhe elemente të theksuara të Planit Z-4 përmes së paku dy pikave të tij: e para, që ka të bëjnë me Qendrën administrative të Asociacionit [sic!] dhe e dyta, ajo e Arbitrazhit, ndryshon rendin kushtetues-juridik të Republikës, duke e shndërruar Kosovësn në një federatë shqiptaro-serbe.
Ashtu si udhëheqësit e Krainës, respektivisht të të ashtuquajturës Republikës Srpska Krajina, si Lista Serbe me oazën e saj të krimit – Veriun e Kosovës, ishin dhe janë ndjekës besnikë të Beogradit. Mes komunitetit serb në veriun e Kosovës në prag të Marrëveshjes së vitit 2013, pati një luftë të pamëshirshme për pushtet dhe meqë parashteti i tyre gradualisht po shndërrohej në një oldorado krimi dhe paligjshmërie. Prandaj drejtuesit e Listës Serbe që morën pushtetin nuk ishin aspak të gatshëm të bënin kompromis me shqiptarët dhe kjo ishte arsyeja reale pse likuiduan Oliver Ivanoviqin. Por nëse Milosheviqi kishte dështuar në Kroaci me Republikën Srbska Kraina dhe nuk ia kishte arritur ta përmbyllë kapitalizimin diplomatik të pushtimeve ushtarake, Vuçiqi përmes eksperimentit të 24 shtatorit po pretendonte të kompenzonte humbjen e Milosheviqit që i ishte imponuar nga Marrëveshja e Kumanovës [9 qershor 1999] dhe përmes dialogut në Bruksel ta përmbyllë kapitalizimin diplomatik të aneksimit të veriut të Kosoëvs, duke imponuar Bashkësinëe Komunave me shumicë serbe në një de fakto Republikë Serbe 02.

Beogradi nuk ka pushuar kurrë së bëri thirrje për realizimin e kopjes së Z-4-tërshit në veriun e Kosovës, duke kompenzuar humbjen e origjinalit të saj në Kroaci. Plani frënko-gjerman duket se nuk i mjafton, respektivisht nuk i garanton një mundësi të tillë të gjakuar, sidomos jo pas disfatës që pësoi më 24 shtator 2023.
Le të kujtojmë se Z-4 ishte ringjallur në vitin 1999 si një shabllon për Marrëveshjen e Rambujesë – një traktat paqeje i propozuar midis RF të Jugosllavisë dhe shqiptarëve në Kosovë, i cili u refuzua nga Millosheviqi dhe u pasua nga bombardimet e NATO-s ndaj Serbisë.[9]
Rikthimi tek Plani frënko-gjerman pavarësisht kufizimet e tij, sipas dioptrisë së Vuçiqit, pasuesit real të Milosheviqit, meqë nuk i hapë mundësi minimale marshit drejt realizimit të misionit të tij. Përkundrazi, rikthimi tek Plani Frënko-gjerman, ai e ka të qartë, është fundi atij misioni, respektivisht shprehje e dështimit të tij në procesin e përmbylljes së kapitalizimit diplomatik të pushtimeve ushtarake.

Mendimi i dëshiruar që mbizotëron në Bruksel, se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë do të përmbyllet brenda javësh, e gjithësesi brenda vitit 2024, mund të zhvendoset në përputhje me atë të përfundimit të luftës në Ukrainë.

“Zona tampon” dhe “Bota serbe”

Pas Luftës së Dytë Botërore, roli që i ishte rezervuar Jugosllavisë ishte që ajo të mbante nën kontroll nacionalizmin serb dhe kroat, duke përfaqësuar njëkohësisht një “zonë tampon” midis SHBA-së dhe Bashkimit Sovjetik. Pas shkërmoçjes së Jugosllavisë, përpjekjet e një lagjeje të diplomacisë perednimore për ta rikthyer atë në trajtën e Ballkanit Perendimor, ku rolin e liderit do ta kishte Serbia, kanë marrë tatpjetën e pakthyeshme. Ndërkohë, kur rolin e “Zonës tampon” midis SHBA-ve dhe Federatës Ruse po e merr ngadalë Polonia dhe Ukraina, cili do të ishte roli i “Botës Serbe” në rajon dhe në rrafshin gjeopolitik?
Le të kujtojmë se Milorad Dodik në vitin 1998, kur ishte bërë kryeministër me dy deputetë në Kuvendin e RS-së kishte pikërisht mbështetjen e një diplomati amerikan. Ai ishte pikërisht Gabriel Escobar.
Si Dejtoni që prodhoi mbi gërmadhat e masakrat serbe entitetin që sot njihet si Republika Serbe në Bosnjë e Hercegovinë, ashtu edhe “Bota Serbe” mund të trajtohen si produkt, respektivisht dëshmi e lajthitjes së ekipeve përkatëse të diplomatëve që ndërtuan strategjinë amerikane për Ballkanin dhe jo si shembull i lirisë dhe demokracisë amerikane.
Por ta përkujtojmë faktin se cilat ishin dy prej tezave themelore mbi të cilat do ët ngrihet ngrehina e Marrëveshjes së Dejtonit: E para, Bosnja dhe Hercegovina formalisht është një shtet i njohur dhe i pavarur. E dyta, Serbia merr gjysmën e territorit të BeH, ajo ka shtet brenda shtetit pa sovranitet ndërkombëtar.

Në diplomaci nuk arrihet asgjë me lëshime të vogla

Establishmenti politik në Tiranë e Prishtinë, fjalën e kam për këtë klasë politike që shenjon epokën e tranzicionit politik në Shqipërinë politike dhe ata në Prishtinë, ku përfshihet eshaloni i titistëve të konvertuar në demokratë në vitet 1990 dhe konglomerati mes titistëve të konvertuar në kosovacentristë dhe olhokratëve që keqpërdorën UÇK-në e vegjëlisë, nuk ishin të aftë që ta kuptonin se në diplomaci nuk arrihet asgjë me lëshime të vogla.
Këtë po bën sot qeveria aktuale e Kosovës. Në diplomaci kur dy palët janë të pabarabarta, siç rasti mes SHBA-ve dhe Kosovës, respektivisht BE-së dhe Kosovës, pala më e dobët gjithmonë duhet të synojë kuotat e mëdha. Natyrisht ajo në këtë rast prezanton planin, por edhe vepron për t’i fituar kotat në terren.
Qeveritë pararendëse nuk e bënë kurrë këtë. Ato vazhdimisht prisnin që partnerët tanë t’ju sillnin planet në tavolinë. Le të kujtojmë “Planin e Grupit të Kontaktit”, “10 pikat e Ban Ki Munit”, “Planin e Ahtisarit”…
Kjo sjellje ka të bëjë me komplekset dhe inferioritetin e skajshëm jo vetëm në diiplomaci.
Diplomacia kërkon edhe guxim edhe ide, që nuk mund të thuhet sot se i mungojnë qeverisë Kurti 2.

A do të thotë kjo se ne duhet të përgatitemi për një dialog të pa fund me Serbinë?
Në rrethanat kur Perendimi po flirton në mënyrë të habitshme dhe ogurzezë me Serbinë, ky konkluzion rezulton real e logjik. Rusia mund të ndalej në Gjeorgji [2008] ose në Krime [2014], por Perednimit i mungonte agjenda e mirëfilltë gjeopolitike në raport me Rusinë. Kjo agjendë ka vite që i mungon edhe në raport me Serbinë, ose edhe më keq, Perendimi po flirton me Serbinë duke i mundësuar asaj realizimin e “Botës serbe”.
Luftën në Ukrainë në rrafshin taktik, tash kur ajo hyri në vitin e tretë, duket se po e fiton Rusia, por po e humbet në kontekstin strategjik. Pavarësisht fitoreve të vogla në terren, Putini ka dështuar në realizimin e objektivit të tij themelor: aneksimin e plotë të të ashtuquajturës Novoja Rusia – madje as dy qytetet me enklavat më të mëdha rusisht-folëse, siç janë Harkovi dhe Odesa. Sa më shumë që zgjatë lufta në Ukrainë, e kjo duket se do të vazhdojë tutje me vite, Rusia aq më tepër i përafrohet pozicionit të vasalit të Kinës.
Ndërkohë, duke e parë këtë mungesë të theksuar të qartësisë politike të Perednimit, Serbia e forcon retorikën e saj, duke përfshirë kërcënimet e reja përmes shndërrimit të armatës së saj në superfuqi rajonale, e vetëdijshme se vetëm përmes shantazheve të kësaj natyre, mund të përfitojë nga udhëheqësit perëndimorë.
A do të thotë se kemi të bëjmë me mungesën e guximit politik të Perendimit?

Nëse dialogu duket në qast se mund të shpie drejt forcimit të Republikës së Kosovës, Serbia bojkoton atë. Prandaj marrëveshja franko-gjermane po sabotohet; prandaj nuk ka dritë në fund të tunelit. Ky fakt është një tregues i vështirësive thelbësore që ende ekzistojnë në marrëdhëniet midis dy palëve rrjedhimisht edhe mes dy kombeve.
Aspiratat e Serbisë për aneksimin e veriut, të drejtat reciproke të minoriteteve, si dhe njohja ndërkombëtare e Kosovës janë vetëm disa nga sfidat themelore që duhet të adresohen për të arritur një zgjidhje të qëndrueshme.
Në këtë kontekst, nevoja për vullnet politik dhe përpjekjet e vazhdueshme për të gjetur zgjidhje të pranueshme për të dyja palët janë jetësore.
Pavarësisht kësaj, Samiti “Ukrainë – Europa Juglindore”, që u mbajt në Tiranë më 28 shkurt, dëshmoi sërish se Serbia nuk është një shtet i lirë që mund të marrë vendime që cenojnë interesat ruse në rajon, rrjedhimisht ajo tutje nuk është e gatshme të shkëputet nga influenca ruse. “Kalimi i ylberit”, respektivisht shkëputja e Serbisë nga influenca ruse dhe rirreshtimi I saj krah Perednimit, nuk do të duhej të kishin si çmim krijimin e “Botës serbe”. Asesi jo në dëm të Kosovës.

Përfundim

Dilogu mes Kosovës dhe Serbisë do të përfundojë shpejt vetëm atëherë kur Perednimi i jep fund këtij flirtimi, duke ia bërë të qartë Serbisë se ka ardhur koha që ajo t’i japë fund ambicieve të saj hegjemoniste, respektivisht kur ajo heq dorë nga idetë për aneksimin e veriut të Kosovës. Serbisë duhet t’i bëhet e qartë se ashtu si Franca që më në fund pranoi Algjerinë si një shtet-komb të pavarur në 1962; ashtu si edhe Britania e Madhe pranoi Republikën e pavarur të Irlandës në 1921 dhe Indinë në 1947, ka ardhur koha që edhe Serbia ta pranojë pavarësinë e Kosovës, duke njohur faktin se për 87 vjet ajo e kishte shfrytëzuar si koloni.
Ky brez politikanësh në Serbi, e qartë, nuk ka gjasa që ta njohë relitetin e krijuar pas 17 Shkurtit 2008, respektivisht pavarësinë e Kosovës. Ndërkaq insistimi për ta mbajtur gjendjen e status quosë mes Kosovës dhe Serbisë pa kufi, respektivisht deri atëherë kur do të krijoheshin rrethanat objektive gjeopolitike për një “kthim të mundshëm” të armatës serbe [Vuçiqi prandaj potencon modelin e Nagornikarabahut], ky pozicionim krejt natyrshëm i hapë rrugë rishikimit të plotë të qëndrimit të Grupit të Kontaktit, respektivisht mospërfilljes së tij nga pala shqiptare, duke i hapur rrugë të drejtës së ligjshme mbi të drejtën e Kosovës për bashkim me Shqipërinë, gjegjësisht aprovimit të ligjit për referendum, duke krijuar kështu strukturën e duhur ligjore për ecje tutje drejt krijimit të Federatës Shqiptare sipas modelit gjerman.
____

1. Shih më gjerësisht: Rosa Luksemburg: Kriza e Socialdemokracisë, 1916.
2. https://www.berliner-zeitung.de/politik-gesellschaft/zwei-jahre-ukraine-krieg-was-wir-nicht-sehen-wollen-und-warum-dieser-krieg-noch-lange-dauern-wird-li.2186983
3. Po aty.
4. Po aty.
5. https://foldrejt.com/edi-rama-kerkon-mirekuptim-per-pozicionin-e-serbise-ndaj-rusise/
6. https://klankosova.tv/sanduloviq-tregon-si-u-rrah-nga-bia-i-pranishem-ka-qene-edhe-radoiciq/
7. https://telegrafi.com/avokati-serb-vuciq-eshte-keq-se-gebelsi/
8. https://www.geopolitika.news/analize/plan-z-4-plan-za-trajnu-destabilizaciju-hrvatske/
9. https://www.geopolitika.news/analize/plan-z-4-plan-za-trajnu-destabilizaciju-hrvatske/

Përse nuk bëhet bashkimi monetar Shqipëri Kosovë me anë të LEKUT shqiptar?

1

Pirro Prifti, Tiranë

Në zallamahinë e përditshme të lajmëve nga Kosova ku Albin Kurti i bën karshillëk SHBA dhe BE, ku Albin Kurti nuk vjen në Samitin e Ballkanit Perëndimor , ku Albin Kurti nuk pranon propozimet e SHBA dhe BE për njësitë monetare që mund të qarkullojë në Kosove dinar+Euro, ku Albin Kurti ndërhyn në problemet e shqiptarëve të Maqedonisë, ku Albin Kurti merr pjesë në zgjedhjet në Shqipërinë mëmë si parti e veçantë, ku Albin Kurti nuk kashrehur asnjë fjalë të vetme në favor të UÇK dhe drejtuesve të saj pavarësisht akuzave, ku Albin Kurti nuk ka pranuar të ketë në qeverisjen e tij asnjë ministër shqiptar, ku Albin Kurti nuk mer pjesë në takimin për të diskututar dhe firmosur marëveshjet më Republikën e Shqipërisë, ku Albin Kurti nuk ka treguar asnjë interes për bashkimin kombëtar qoftë edhe nëpërmjet ndonjë propozimi për të realizuar një Federatë shqiptaro-kosovare- atëhere çfarë mund të thuash për Kryeministrin e Kosovës?

E vetmja gjë që të shkon në mëndje është idea e Kurtit që të bëhet faktor ndërkombëtar `in persona`, pra kemi të bëjmë ose me një personalitet më probleme psikologjike të Narcisizmit politik, ose Albin Kurti vepron sipas `his Master voice` që nuk na qënka as SHBA dhe as BE. Kush mund të jetë vallë?

Për këtë problem do të shkruamë më vonë por le të hidhemi të njësia monetare `euro` që propozon Albin Krti për Kosovën dhe VKM që ka nxjerrë ai, nëpërmjet Bankës Qëndrore të Kosovës për të zatuar Vendimin që Euro të jetë valuta baze në të gjithë Shtetin e Kosovës pavarësisht kundërshtimeve të SHAB dhe BE.

Në dukje të parë vërehet se z. Kurti mund të ketë të drejtë të vendosë një monedhe tjetër përvecc dinarit në Kosovë me qëllim për të shmangur ndërhyrjen financiaro-ekonomike madje dhe politike të politikës serbe në Kosovë.

Po ta shikosh në pamjë më të përgjithshme ky propozim luftarak duke se ka të meta duke patur parasysh se shteti i Kosovës:

– së pari nuk është shtet brënda be dhe si i tillë duhet të arrë miratim nga Banka qëndrore e BE, pastaj duhet të pyesë SHBA dhe Shqipërinë, si vëndi që ka interesa në Kosovë.

-Së dyti shteti i Kosovës nuk është pjesë e OKB dhe si i tillë nuk mund të ndërmarrë vendime të pavarura nga fuqitë që janë garantues të pavarësisë së Kosovës për shkak se e kanë çliruar dhe e kanë ndihmuar dhe po e ndihmojnë të rimëkëmbët.

-Së treti sipas Kushtetutës së Kosovës thuhet se: ` Neni 18` [Ratifikimi i Marrëveshjeve Ndërkombëtare]

1. Kuvendi i Republikës së Kosovës me votat e dy të tretave (2/3) e të gjithë deputetëve

ratifikon marrëveshjet ndërkombëtare për këto çështje:

(1) territorin, paqen, aleancat, çështjet politike dhe ushtarake;

(2) të drejtat dhe liritë themelore;

(3) anëtarësimin e Republikës së Kosovës në organizata ndërkombëtare;

(4) marrjen përsipër të detyrimeve financiare nga ana e Republikës së Kosovës.

2. Marrëveshjet ndërkombëtare me përjashtim të atyre në pikën 1, ratifikohen pas nënshkrimit

nga Presidenti i Republikës së Kosovës

-së katërti si pas Rezolutës 1244 të OKB duhet që Kosovës ti jepet: ` (g) Mbështetja e rindërtimit të infrastrukturës kryesore dhe rindërtimit tjetër ekonomik`.

E parë në kënd vështrim Republika e Kosovës dhe Politika e saj duhte të dëgjojnë dhe të bien dakort me ndërkombëtarët. Në një nga pjesët e ndërkombëtarëve është dhe Shqipëria si vëndi të cilit në 1913 i u shkpëtuën tokat e territorit të saj dhe i u dhanë Serbisë dhe Greqisë.

E parë gjithashtu në kët kënd vështrim Kosovova duhet të kishte ngritur një komision këshillimor më SHqipëriënë i cili do të shërbente për të koordinuar afrimin e bashkimit më Shqipërinë mëmë.

Asgjë nga këto nuk ka ndodhur deri tani. Megjithë përpjekjet e Shqipërisë për të ndihmuar Kosovën nëkoordinimin e bashkëpveprimeve në përputhje më kërkesat e Aleatëve SHBA dhe BE , ato janë parë më përbuzje dhe mospërfillje nga politikat e sotme kosovare e drejtuar nga Albin Kurti aq sa edhe në Samitin ku mori pjesë Zelenski Albin Kurti nuk erdhi duke treguar një mospërfillje të plotë ndaj BE dhe SHBA por veccanërisht ndaj mëmës Shqipëri dhe qeverisë së saj.

Në ecurinë e ngjarjeve, sidomos pas marrjes së pushtetit në Kosovën që nuk njihet Akoma nga BE, – nga ana e Vetvendosjes dhe Albin Kurtit, çuditërisht janë marrë një varg masash që injorojnë totalisht Shqipërinë si shteti të cilit i janë marrë tokat dhe popullata shqiptare nga Konferenca e Londrës në 1913, por që megjithëse me ndihmën e NATO-s dhe të UÇK , Kosova u çlirua, nuk është parë asnjë reagim për të parë Shqipërinë si Atdheun e saj, vëllain e saj, mikun e saj më të mirë, në të mirë e në të keq, por Shqipëria po shihet nga politika aktuale kosovare si një shtet që nuk ka lidhje me të, megjithse popullata e Kosovës vazhdon lidhjet e ngushta me atdheun mëmë.

Po vërehen insinuata jo vëllazërore nga politika dhe grupe të veçanta intelektualësh kosovarë, të cilët ose e kanë harruar, ose po veprojnë sipas urdhërave të dikujt për të mbajtur marëdhëniet shqiptaro-kosovare në nivele nga më të ultat dhe duke provuar përçarje si gjithmonë në të kaluarën.

Përpjekjet kundër shqipes standarte, përpjekjet për të quajtur vëndin komb Kosovar, përpjekejt për të quajtur gjuhën Shqipe dialektore kosovare si gjuhë kosovare, përpjekjet për të injoruar luftën e UÇK, përpjekjet për të aktivizuar kripto-islamizmin.

Të gjitha këto tregojnë indirekt mungesën e dëshirës për tu afruar me Shqipërinë mëmë, duke harruar si nëse nuk bashkohemi si faktor shqiptar qoftë në formë federate apo konfederate, dhe në se nuk bëhemi faktor Ballkanik, gjithmonë do të jemi nën trysninë e fqinjëve xhelozë ndaj një Shqipërie natyrale sepse vetë ata i frikësohen një bashkimi të tillë.

Një bashkim i tillë do të tregojë forcën e shqiptarëve por edhe do të zbulojë të vërtetat e fshehura dhe të deformuara të Akademive fqinje që e kanë ndërtuar historinë e shteteve të tyre me pjesë nga historia e shqiptarëve.

Një nga mënyrat për të afruar Shqipërinë me Kosovën meqënëse është dhe rasti, mund të jetë edhe bashkimi monetar Shqipëri Kosovë, me anë të LEKUT shqiptar i cili tregon stabilitet dhe i u përmbahet ligjeve dhe rregullave ndërkombëtare dhe nuk do të nxiste reagimin as të BE, dhe as të SHBA, por do të forconte ekonomine, financat, dhe do të afronte veprimet e përbashkëta politike të Shqipërisë dhe të Kosovës.

priftipirro2017@gmail.com

“Vdekje” arkivave dhe disa rrëfime për informatorët e ambasadave shqiptare dhe keqpërdorimin e atdhetarëve nga “organizatat” e themeluara prej UDB-ës

0
Ibrahim Kelmendi, shkrimtar dhe aktivist i njohur i çështjes kombëtare
___
Fillimisht do të kisha dëshiruar të mos ekzistonte ky raportim që e kanë bërë diplomatët Kujtim Hysenaj dhe Idajet Hoxha, sepse ma paskan arkivuar një copë naiviteti të kohës, edhe pse si e paskëshin formuluar ata, nuk duhet të kem fol, meqë unë flisja e flas me gjuhë maloku.
E dyta, le ta vlerësojnë tjerët, nëse do të duhej ta publikonte Historiani Fatmir Arifi.
Mhmet Kastrati ishte familjar i Gradinëve të Loxhës së Pejës, i shpërngulur në Turqi, prej andej i emigruar në Bruksel. Ai që angazhuar për ta marrë lejen për demonstratën e 13 qershorit 1981 në Bruksel. Ishte enverist i thekur, i angazhuar në Shoqatën e miqësisë Belgjikë-Shqipëri. Patëm krijuar shoqëri të mirë, me respekt ekstra, të ndërsjellt. Duhet të ketë qenë informator vullnetar i trupit diplomatik të Ambasadës shqiptare në Paris, prandaj e donin.
Më 16 korrik 1981 më luti të shkonim në Paris për ta vizituar një bashkatdhetar, të cilin e lavdonte për patriot të përkushtuar dhe shumë i angazhuar. Kur arritëm në mbrëmje në stacion të trenit në Paris ai nikoçiri, të cilit ia kam harruar emrin moti, po na priste, i shoqëruar nga fëmijët. Ata ishin vesh në majica të kuqe, të stampuara me shqiponj të zezë dhe me tekst patriotik (kam harruar tekstin). Edhe pse ishte verë, atë natë ishte goxha ftohtë. Pash se fëmijët po merdhinin. Pyeta njerin gjatë përqafjes, pse nuk ishin vesh më trash. U përgjegj, nuk i kishte lënë babai. Nikoçirit nuk i erdh mirë që fëmiu ia dekonspiroi hilën kamufluese qysh në takim njohës.
Na mirëpriti në banesë të tij duke na terrorizuar me llomotitje sloganore patriotike, enveriste. Në ball të dhomës kishte var portretin e Enver Hoxhes. U ngrita për të pa nëse ajo foto ishte e përhershme aty, meqë atë mundësi hetimi e kisha pa në filma. Kur e lëviza nga muri për të pa gjyrmën, pash se aty kishte qenë e varur fotografi me format tjetër. Në të qeshur, i thash ta vjerrte portretin tjetër të Enverit, meqë nuk prish punë që është tymos, sepse duket më origjinal. Njëri nga ata fëmijët simpatik tha se babi e var atë foto sa herë që i vinë mysafirë…
Kur Nikoçiri shkoi në kuzhinë, i fola të vogël Mehmetit, të simulojmë sikur nuk po e kuptojmë që është zagar i Amasadës jugosllave…
Në mengjes Mehmeti i ka bërë telefonatë Ambasadës shqiptare. Nuk e di çka kanë biseduar, por e di që unë nuk e pata lut të takonim ndonjërin nga diplomatët. Nuk kisha aspak interesim t’i takoja, sidomos jo pas 6 prillit 1981, kur në Ambasadë shqiptare në Vjenë akcidentalisht me pat ndodh grindje fizike me Sigurmsin që më pat prit. Atë Sigurims po e takoja për herë të parë dhe u keqkuptuam gjatë shkëmbimit të fjalive të para.
Më ka pças mjaftuar një vizitë befasuese në fund të vitit 1978 e diplomatëve Simon Qirici e Sazan Bea, sepse këshillat e tyre qenë të qarta e të preme: të mos propagandonim Enver Hoxhën, Marksizëm-Lëninizmin, PPSH-në, Bashkimin kombëtar…, por të propagandonim vetëm barazinë ekonomike, kulturore, politike, nacionale në kuadër të Jugosllavisë. Arsyetimi i tyre ishte racional, pragmatik, duke e bazuar në pozitën shumë favorizuese që kishte Jugosllavija e atëhershme në Bashkësinë ndërkombëtare.
Në verë 1979, i telefonuar nga Simoni, shkova në Vjenë. Me atë rast ai u ankua kundër Fekë Dautajt (nga Kodralia e Deçanit), i cili ishte i angazhuar nga agjenturat jugosllave për të survejuar vizitat që i bëheshim Ambasadës. E mora përsipër për ta dëbuar Fekën nga Vjena. Pata sukses, por e pësova nga një shkrim që bëri Emin Fazlia (Emil Kastrioti), i cili, si “kryetar” i Besëlidhjes Shqiptare, e kishte emëruar marionetën e UDB-së, Fekë Dautaj, për kryeredaktor të fletushkës “Besa shqiptare”. Në atë shkrim Emini pat shpif në gazetën “Hrvatksa Drzava” se unë isha pjesëtar i RAF-it gjerman (Frakcioni i Ushtrisë Kuqe). Pat pasuar bastis nga Njësia antiterror e Gjermanisë, GSG 9, në konvik të studentëve në Bochum, ku banoja…
Në ndërkohë u binda, nuk ka rendiment nga takimet me diplomatë të Shqipërisë, prandaj nuk ia vlente të shpënzoja për rrugëtime ekstra që t’i takoja.
Në atë kohë nuk kisha informacion për LNÇKVSHJ. Ate e idealizoja duke u bazuar në vlerat e Jusuf Gërvallës, për të cilin më vinte keq që nuk po komunikonte askush nga anëtarët dhe kuadrot e asaj organizate, qysh kur ishte arratisur, më 14 dhjetor 1979. Tashmë jam i bindur se ajo organizatë ishte krijesë subversive e UDB-së dhe Jusufi e shumë protagonistë të saj ishin të mashtruar e të viktimizuar nga UDBashi Sabri Novosella…
Në ndërkohë, pas njohjes me Kadri Zekën më 5 prill 1981, po e idealizoja edhe OMLK-në. Mendoja që të gjithë në OMLK-në e madhe numerikisht, ishin të mirë si Kadriu. Prandaj rrjedhojë e atyre idealizimeve naive kanë qenë edhe fragmentet që i përmban raportimi i këtyre diplomatëve, edhe pse nuk kam dit me i fol siç i kanë raportuar…
Respekt të gjithëve, edhe atyre që më keqkuptojnë, kritikojnë e diskreditojnë.
Ditë sa më të mbarë.
____
No comment!
Dokument i arkivuar nga drejtoria e IV e Shërbimit të sigurimit të shtetit shqiptar!

Vështirësitë jetësore, janë e vetmja mënyrë për të njohur potencialet që ka njeriu…!

1
Jam mirënjohëse për të gjitha vështirësitë që jeta më vè përpara sepse eshte e vetmja mënyrë për të njohur potencialet që njeriu ka, sa durim ka, sa urtësi e udhëheq në mendimet e veprimet e tij e mbi të gjitha njeriu kupton fisnikërinë e shpirtit të tij.
Si rezultat, dallon në çdo vështirësi çfarë e bën njeriun fisnik e nuk është aspak përkatësia familjare, gjaku që të rrjedh në vena. Kjo tregon vetëm përkatësinë fizike ku njeriu bën pjesë e që nuk ka asnjë meritë apo përgjegjësi personale për përkatësinë fizike ku lind.
Fisnikëria e njeriu përcaktohet nga virtytet, nga parimet që e udhëheqin, nga zgjedhjet e vështira që gjatë jetës bën pa i lejuar ato të shëmtojnë personalitetin e karakterin e tij.
Vetëm kur i njohim njerëzit sidomos në marrëdhënie pune e interesi kuptojmë me cilin kemi të bëjmë.
Kam njohur shumë pak fisnikë gjatë jetës, shumë pak “kalorës” që vështirësitë, përpjekjet e lufrat e jetës i kanë përballuar me “shpatën” e të mirës, të mirënjohjes, të ndershmërisë, të respektit e dashurisë.
Bota s’ka pasur kurrë më shumë njerëz sesa në kohën që jetojmë, por sa pak fisnikë, sa pak kalorës e sa pak edukim shpirtëror!

1931 / Çfarë përmbante traktati i miqësisë dhe tregtisë midis Japonisë dhe Shqipërisë, i firmosur nga Ali Asllani në Athinë?

Ali Asllani (1884 – 1966)

Nga Aurenc Bebja**, Francë – 1 Mars 2024 

Në faqet n°668 – 669 të veprës “Nouveau recueil général de traités et autres actes relatifs aux rapports de droit international”, botuar në vitin 1931, gjejmë traktatin e miqësisë dhe tregtisë midis Japonisë dhe Shqipërisë, të firmosur asokohe nga Ali Asllani në Athinë, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

JAPONI, SHQIPËRI.

Burimi : Nouveau recueil général de traités et autres actes relatifs aux rapports de droit international, 1931, f.668 – 669

Burimi : Nouveau recueil général de traités et autres actes relatifs aux rapports de droit international, 1931, f.668 – 669

Traktati i Miqësisë dhe Tregtisë; firmosur në Athinë, më 20 qershor 1930*. 

Fletorja Zyrtare e Qeverisë Japoneze e 15 qershorit 1931.

Lartmadhëria e Tij Perandori i Japonisë dhe Lartmadhëria e Tij Mbreti i Shqiptarëve, të shtyrë nga dëshira për të forcuar marrëdhëniet miqësore që ekzistojnë midis shteteve të tyre dhe për të zhvilluar marrëdhëniet e tyre tregtare, kanë vendosur të lidhin një Traktat të Miqësisë dhe Tregtisë dhe kanë, për këtë qëllim, emëruar për të plotfuqishmit e tyre përkatës, përkatësisht : 

Lartmadhëria e Tij Perandori i Japonisë : Z. Nobutaro Kawashima, Jushii, i dekoruar me klasën e tretë të Urdhrit Perandorak të Thesarit të Shenjtë, i Dërguar i Jashtëzakonshëm dhe Ministër Fuqiplotë në Athinë;

dhe

Lartmadhëria e Tij Mbreti i Shqiptarëve: Z. Ali Asllani, Ministër rezident në Athinë; Të cilët, pasi kanë komunikuar kompetencat e tyre të plota, të gjetura në formën e duhur, kanë rënë dakord mbi nenet e mëposhtme : 

Neni I.

Do të ketë paqe të përhershme dhe miqësi të vazhdueshme midis Perandorisë së Japonisë dhe Mbretërisë Shqiptare dhe shtetasve përkatës. 

Neni II.

Palët e Larta Kontraktuese bien dakord që përfaqësuesit diplomatikë të secilës prej tyre do të marrin, në territoret e tjetrës, trajtimin e përcaktuar nga parimet e së drejtës së përbashkët ndërkombëtare. 

Neni III.

Secila nga Palët e Larta Kontraktuese do të ketë të drejtën të emërojë konsujt e përgjithshëm, konsujt, zëvendëskonsujt dhe agjentët konsullorë për të banuar në të gjitha portet dhe vendet në territoret e Palës tjetër Kontraktuese, ku lejohen të njëjtët oficerë konsullorë të çdo vendi tjetër për të banuar. Këta nëpunës konsullorë do të gëzojnë, në varësi të reciprocitetit, në territoret e njëri-tjetrit të njëjtat të drejta, privilegje dhe përjashtime që u jepen ose do t’u jepen zyrtarëve konsullorë të kombit më të favorizuar. 

Neni IV.

Palët e Larta Kontraktuese marrin përsipër t’i japin njëra-tjetrës trajtimin e kombit më të favorizuar për sa i përket tregtisë, tarifave doganore dhe lundrimit, si dhe lirinë e hyrjes, udhëtimit, qëndrimit dhe banimit, ushtrimin e zanateve, profesioneve, tregtisë dhe industrive dhe trajtimin kombëtar ose trajtimin e kombit më të favorizuar në lidhje me tarifat, taksat dhe tatimet direkte ose indirekte. 

Neni V.

Ky Traktat do të ratifikohet dhe ratifikimet do të shkëmbehen në Athinë sa më shpejt të jetë e mundur. Ai do të hyjë në fuqi pesëmbëdhjetë ditë pas shkëmbimit të ratifikimeve dhe do të mbetet i zbatueshëm për një periudhë tre vjeçare nga dita e hyrjes në fuqi. Megjithatë, nëse nuk denoncohet gjashtë muaj para skadimit të kësaj periudhe, ai do të zgjatet, me rinovim « tacite », për një periudhë të pacaktuar dhe më pas do të denoncohet në çdo kohë, duke mbetur i zbatueshëm për gjashtë muaj nga dita e denoncimit. 

Në dëshmi të kësaj, të plotfuqishmit e kanë nënshkruar dhe vulosur me vulat e tyre. 

Realizuar në Athinë në dy kopje në frëngjisht, në ditën e njëzetë të muajit të gjashtë të vitit të pestë të Showa-s, që korrespondon me datën 20 qershor të vitit një mijë e nëntëqind e tridhjetë 

(L.S.) Kawashima.

(L.S.) Ali Asllani. 

* Ratifikimet u shkëmbyen në Athinë më 11 qershor 1931.

Ndalimi i dinarit, komunave e zyrave ilegale të Serbisë, pjesë e sovranitetit të Kosovës

1
Idriz Zeqiraj, Gjermani
___
Njësoj si për konvertimin e akronimeve të ndryshme të targave, në RKS, edhe për heqjen nga qarkullimi në treg të dinarit serb, bëhet “shumë zhurmë për asgjë!” Për të dyja rastet, Kushtetuta e Republikës të Kosovës, i përjashton nga legjitimiteti i përdorimit, ashtu siç veprohet edhe në praktikën ndërkombëtare.
Realisht, edhe targat edhe dinari duhej të ishin punë e kryer, qysh në qershorin e vitit 1999, përfshi këtu edhe mos mbylljen e Urës së Ibrit, e cila është unike për nga paligjshmëria! Çështja e Urës i është faturuar KFOR-it francez, me ujdinë me Hashim Thaçin, Kadri Veselin dhe Agim Çekun. Dhe, duke u nisur nga rekrutimi i Hashim Thaçit në Shërbimin Sekret francez DGSE, nëpërmjet frengut Arnaud Danjean, dhëndër i Serbisë, rezulton implikimi i Francës, si mike tradicionale e Serbisë, në aleancë prej një shekulli e gjysmë, gjithnjë me amputime të tërësisë territoriale të shqiptarëve, edhe faturimi i mbylljes të Urës së Ibrit është i saktë.
Faktike: Qeveria është konsultuar, paraprakisht, me partnerët për ndalimin e dinarit 
Vendimi i BQK-së, rrjedhimisht, edhe i Qeverisë të Kosovës, nisur nga rregullorja përcaktuese, se euro është e vetmja monedhë përdoruese në të gjithë territorin e Kosovës, është në plotni i ligjshshëm. Dhe, si i tillë nuk ka asnjë arsye të zhurmohet, për zbatimin e një rregulloreje ligjërisht të njohur.
Zyrtari i lartë amerikan, Jim O`Brian, bëri një denoncim domëthënës, më saktë, vet demantim, të cilin askush nuk po e përmend, pra, po e heshtin, disi, qëllimshëm:
“Ndonëse SHBA kishin këshilluar Qeverinë e Kosovës kundër një veprimi të tillë (lexo: mos ndalimin e përdorimit të dinarit – shënimi im), ajo vendosi ta zbatojë atë”, – thotë O`Brian.
Zotëri O`Brian është, paksa, konfuz, i paqartë, kur thotë: “Kosova duhet të tërhiqet nga vendimi për dinarin?!” Dhe, shton: “SHBA të shqetësuar me vendimin e Qeverisë së Kosovës, për të mos e lejuar përdorimin e dinarit!” Pra, zyrtari O`Brian shmang çfarëdo afatizimi kohor, se kur duhet të zbatohet vendimi i BQK-së, rrjedhimisht i aprovuar nga Qeveria e Kosovës. Madje, ai anashkalon si vendim të BQK-së, qëllimshëm, për ta akuzuar ekskluzivisht Qeverinë, kryesisht kryeministrin Albin Kurtin.
Dhe, kjo i demanton të gjithë “kombëtarët” dhe ndërkombëtarët, kur thonë se “Qeveria për ndalimin e  dinarit, nuk është konsultuar me aleatët ndërkombëtarë, madje as me partneren besnike Amerikë!?” Rrenë qoftë! Konsultimi qoftë për targat, më parë, qoftë për dinarin tani, qenka konsultuar, paraprakisht, me ndërkombëtarët, përfshi edhe partneren Amerikë. Por, kërkesa e Qeverisë është refuzuar, për të mos e shqetësuar Serbinë, për ta vazhduar ledhatimin e saj, në përpjekjen për ta ndarë nga tutela e korracuar të mëmës Rusi. Dhe, e gjithë kjo është bërë dhe vazhdon të bëhet në kurriz të Kosovës. Mëkat i madh i të gjithë botës demokratike!
Akuza në adresë të Qeverisë së Kosovës, se paraprakisht duhej të bëhej informimi i mjaftueshëm, lidhur me ndalimin e përdorimit të dinarit në treg, në një masë, është e pranueshme. Por, edhe pse njoftimi dhe shpjegimi u bë një muaj më parë, qytetarët serbë të Kosovës nuk treguan asnjë interesim, për të nismuar veprimet që rekomandoi BQK dhe, më pastaj, Qeveria! Sepse serbët e Kosovës, në përgjithësi, dhe ata në veriun e Mitrovicës, në veçanti, marrin porosi dhe urdhëra nga Beogradi zyrtar, për të mos pranuar asgjë nga shteti i Kosovës, përveç financimin me euro.
BQK, qysh me shpalljen e vendimit, komunikoi edhe udhëzimet përkatëse, se si mund të veprohet në konvertimin e dinarit në monedhën euro. Në mes tjerash, u tha se janë 33.000 xhirollogari të hapura nga qytetarët serbë të Kosovës në bankat vendore, të gatshme për bartjen e parave në euro nga Serbia. Por, ajo që nuk u bë me kohë, po kompensohet tani, me një angazhim enorme, që nga BQK-ja, Qeveria dhe personalisht kryeministri Albin Kurti, me stafin e tij qeverisës.
Madje, edhe zgjatja e afatit tre mujor nga BQK-ja, për t`u informuar edhe mëtej, për të bërë përgaditjet e nevojshme konvertuese bankare, pa ndëshkim dhe me shërbime gratis, është tregues i mjaftueshëm se gjithçka po korrigjohet krejt logjikshëm. Dhe, kjo duhet vlerësuar si një kërkim-falje publike, për vonesën e një informimi të bollshëm, qysh në ditën e marrjes së vendimit tërësisht ligjor, siç është ndalimi i dinarit.
Akuza arificiale për goditjen e Kurtit dhe Qeverisë së tij!
Tragjizmi artificial, kthehet në një komedi qesharake. Të thuhet se “Qeveria e Kosovës ka lënë qytetarët serbë pa bukë, qiranë pa paguar, energjinë elektrike gjithashtu”, është një shpikje e absurditet dhe bie ndesh me të vërtetën faktike. Të ardhurat, dinarët, nga Serbia, janë të dubluara, të dyfishuara, për qëllime djallëzore dhe armiqësore ndaj Kosovës, për t`i përdorur serbët e Kosovës, për protesta e rezistencë, kundër shtetit vendor, me synimin e hapur për ta zhvatur një pjesë të territorit të Kosovës dhe bashkangjitjes Serbisë. Ndërsa për presidentin Vuçiq, ky fnancim shërben si klientelë elektorale të tij, njësoj siç u shërbejnë 40.000 “veteranët” e rrejshëm partive-banda të PAN-it në Kosovë.
Realisht, në mes shteteve normale, ky favorizim i një pakice, në raport me qytetarët tjerë, nuk do të lejohej, sepse është diskriminim për komunitetet tjera pakicë, si dhe për barazinë shoqërore dhe jetësore të qytetarëve të Kosovës.
Qytetarët e Kosovës, pavarësisht përkatësisë etnike, trajtohen njësoj, sipas ligjeve vendore, qoftë në marrjen e pensioneve, qoftë në ndihmat sociale. Shefi i dikasterit social të Kosovës, ka deklaruar, me fakte, se të gjitha familjet në nevojë, gëzojnë ndihmën sociale të përcaktuar me ligj. Dhe, kjo është llogaritur në plotësimin e nevojave elementare jetësore, sidomos për ato ushqimore.
Serbia është e detyruar të paguajë pensionet, jo vetëm të serbëve, por edhe të gjithë pensionistëve të Kosovës, për kohën që kanë punuar në ish-Jugosllavi, sepse, me shuarjen e Jugosllavisë si shtet, depozitat financiare të pensioneve, i ka grabitur Serbia! Për gjithçka tjetër, qeveritë e Kosovës obligohen t`i sigurojnë qytetarët e vetë, përfshirë edhe serbët, si qytetarë legjitim të saj. Kosova nuk ka kërkuar nga Serbia t´ia ushqejë qytetarët e saj, qofshin ata edhe serbë.
Mënyra se si vepron Serbia, me paratë e futura në Kosovë, është një ndërhyrje flagrante, një provokim kriminal shtetëror. Edhe për çështjen e dinarit, presidenti serb Vuçiq, nuk e fsheh qëllimin: “Koordinimi bankar Kosovë-Serbi,  lidhur me konvertimin e dinarit në euro, është njohje e Kosovës dhe këtë nuk e bëjmë ne”! Andaj, mjafton ky qëndrim i presidentit serb, për të demantuar të gjitha akuzat e pabaza, vendore e ndërkombëtare, ndaj Qeverisë të Kosovës. Madje, kjo dëshmon mbështetjen e drejtëpërdrejtë të Vuçiqit dhe të Serbisë, dikur pushtuese e vrastare dhe tani agresore e kërcënuese jo vetëm për Republikën e Kosovës, por edhe për të gjithë Ballkanin, në veçanti, për atë Perëndimor.
Opozita PAN-iste me Ramën e njëzëshme me Serbinë dhe ndërkombëtarët!
Pyetja e përsëritur me tepri, pse ndërkombëtarët nuk po e përkrahin Kosovën dhe Albin Kurtin, për “problemin” e stisur të dinarit, përgjigja është thënë, madje edhe përsëritur mjaftueshëm. Megjithatë, ndonëse falsifikimi, gënjeshtra shumëzohet në pafundësi, ne detyrohemi ta demantojmë e kundërshtojmë me fakte, se ndërkombëtarët me përkëdhelje dhe favore, madje, në vijimësi, të bëra Serbisë, ëndërrojnë ta shkëpusin nga Rusia, qoftë edhe me shpërblime në dëm të popullit, shtetit më të ri të botës, Kosovës.
Edhe pse një shkëputje si kjo, e kërkuar nga ndërkombëtarët, është në interes të popullit serbë dhe të paqes rajonale dhe të përbotshme, ëndrra nacionaliste pushtuese e Serbisë e pengon ta pranojë. Sepse në saje të vëllazërisë me Rusinë, ajo ka grabitur në tavolinë, në kancelaritë e Berlinit, të Londrës e Parisit, përgjatë dy shekujve të kaluar, më shumë se gjysmën e territoreve të Shqipërisë Etnike.
Janë bashkuar, “si mishi me thojin, Serbia, Edvin Rama, me partinë e tij bandë-enveriste; opozita e legene e bandite e PAN-it të Kosovës; shumësia absolute e medieve qendrore e lokale; pjesa më e madhe e analistëve lakej të paguar, të ekstremit stalinist; ish-prokurorë e gjyqëtarë, të djeshëm dhe të sotëm, të cilët kanë shkatërruar, madje, me fund, sistemin e drejtësisë në Kosovë; akademikë, ish-ambasadorë e avoketër lëpiracakë; e gjithë këlyshëria numerike e Hashim Thaçit; dhe, së fundi, zyrtarët ndërkombëtarë, e me shumë e shumë keqardhje edhe disa nga ata amerikanë, janë koordinuar -an bloc-, jo vetëm për mos përkrahje të Kosovës dhe Kurtit, por, për dëmtim të shtetit të Kosovës dhe shkarkimin e kryeministrit Albin Kurtit!
“Unë nuk bëj kërcënime të vagëta në publik. Unë do të thoja, që nëse ne nuk trajtohemi si partner, edhe ne nuk do ta trajtojmë qeverinë e Kosovës si partnere”, – thotë zyrtari i lartë amerikan – Jim O`Brian! Është kjo një deklaratë, fare e paprovokuar nga ana e Kosovës, si e tillë, e papritur dhe rrast shokuese për popullin e Kosovës dhe Shqiptarinë e përbotshme. Madje, është sa shantazhuese e kërcënuese, po aq edhe hiç diplomatike.
Nëse Serbia ka partnere ideologjike e fisnore, gjak sllav, Rusinë, Kosova dhe shqiptarët kanë partnere besnike, të paktën, përtej një shekulli Amerikën. Periudhën 50-vjeçare, të sundimtarit fashist Enver Hoxha, i cili, veç krimeve të tjera numerike, i ka vrarë dhe lënë pa varr edhe 6.000 intelektual nacionalistë, kombëtarë, të shkolluar në Universitetet e Evropës dhe të botës. Hoxha kriminel ishte bisht i sllavizmit serbo-rus, me akuzat lehaqene kundër SHBA-së, politika amerikane kurrë nuk e ka identifikuar me popullin shqiptar. Dhe, për këtë bota shqiptare është përjetësisht mirënjohëse, shtetarëve dhe popullit amerikanë ndër dekada e shekuj.
 
Stopimi i zyrave dhe institucioneve të Serbisë në Kosovë, i domosdoshëm!
 
Serbia i vajton edhe 7 (shtatë) komunat ilegale, paralele serbe, të cilat funksiononin nën sistemin e Serbisë. Këtij vajtimi i mbajnë “ison”, si në këngët labe, edhe ndërkombëtarët dhe disa bastardë shqipfolës, hafije të Serbisë. Shteti i Kosovës, qeveria e tij, duhet të fillojë suprimimin, mbylljen e disa komunave-fshat të Kosovës, me shumicë serbe, të cilat, as për së afërmi, nuk i plotësojnë normat kushtetuese, me numrin e pakët të banorëve që e përbejnë “komunën” minore. Kosova duhet të stopojë, një herë e përgjithmonë të gjitha zyrat, të cilat bëjnë politikën e Serbisë, brenda shtetit të Kosovës si dhe të ndalojë të gjitha ndërhyrjet në institucionet arsimore dhe shëndetësore, në kundërshtim me ligjet e Kosovës.
Ndërkombëtarët i konsiderojnë hapa të rëndësishëm të bërë nga Serbia heqjen e targave të paligjshme dhe dokumentet doganore, ndërkohë që ato kanë qenë domosdo e kohës. Dhe, tmerrësisht e çuditshme, në këmbim të këtyre i kërkohet bërja e “Zajednicës”, edhe pse dihet qëllimi i kësaj kërkese identike me atë të krijimit të -Republika Srpska” të Dodikut në Bosnje e Hercegovinë! Për ta shtuar -zullumin-, ndërkombëtarët kërkojnë, madje, ngulmërisht, edhe aprovimin dhe zbatimin e vendimit të vitit 1997, të kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq, për dhurimin e 24 hektarëve tokë Manastirit të Deçanit!!! “Luaje macë kryet e buallit!”
Kjo na kutjton fabulën e mirënjohur “Ujku dhe qingji”, i pari ishte lart rrjedhës së ujit, ndërsa i dyti poshtë kësaj rrjedhe. Dhe, megjithatë, paradoksalisht, ujku me mujëshinë e tij e akuzonte qingjin se “po ia turbullon ujin”!?
 
Intrigimet e opozitës me Serbinë dhe ndërkombëtarët, po e rrezikojnë Kosovën
Janë shpeshtuar intrigimet dhe shpifjet kriminale për shkarkimin e kryeministrit Albin Kurtit dhe të qeverisë së tij. Vërtet, Albini bëri dy faje (them faje dhe jo gabime, siç ngatërrohen këto dy terma në Kosovë): 1) Përçmimi i sekretarit Blinken, me cilësorin “naiv”; dhe 2) “Drafti i fundit franko-gjerman, është më i miri i deritashëm”, ndërkohë që shumësia e kompetencave, e shprehur në emërtesa institucionale në -Draft-statut-, është tmerruese, sepse Drafti është hartuar në Beograd dhe Paris!
Kurse, nëse e ka pranuar si marrëveshje për dialogim dhe jo zbatim, pa një seleksionim, thjeshtëzim dhe spastrim radikal, të thellë e përmbajtësor, duhet pasur mirëkuptim. Në të kundërtën qortimi për kryeministrin është i mangët, kurse penalizimi meritor. Sepse, duke pasur precedent Bosnjen, kush aprovon një Asociacion, të ofruar si ky franko-gjerman, përjashtohet nga çfarëdo arsyetimi dhe aq më pak amnistimi.
“Jemi shumë të shqetësuar, pasi kjo tregon paaftësinë e qeverisë, për t`i shërbyer qytetarëve të saj”, – shkreton zyrtari O`Brian. Ndërkohë që, asnjë qeveri e deritashme nuk është përkujdesur, sikur kjo e Albinit, për familjet në nevojë, duke shpërndarë miliona euro në tërë Kosovën, pavarësisht përkatësisë etnike apo partiake. Për këtë është akuzuar nga opozita e çoroditur se, gjoja, po jepë “vitra”, po shpërndanë, dhuronë lëmosha për vota!
Është opozita e inkriminuar e partive-banda të koaliconuara në PAN, e cila po pengon Vettingun dhe reformat tjera në sistemin e rrënuar të drejtësisë, për të vazhduar hetimin e dosjeve të krimeve vrastare dhe korruptive-hajnore. Kjo opozitë vazhdon të mos lejojë spastrimin nga lista të 40.000 veteranëve të rremë dhe ndalimin e miliona euro, për dhjetra avoketër, për mbrojtjen e të akuzuarëve për vrasje të kundërshtarëve politikë shqiptarë, gjatë dhe pas luftës në Kosovë. Me këto para të abuzuara kriminalisht, do të përballohej e gjithë jeta sociale e skamnorëve, invalidëve, pagesa e protezave, parapëgjikëve, tetrapelgjikëve, të verbërve dhe trajtimin dinjitoz të pensionistëve të Kosovës.
Presioni absurd: “Kosova ta bëjë -njëanshëm- “Zajednicën” dhe kadastrimin e 24 hektarëve Manastirit të Deçanit!”
Sipas rrjedhjeve të informacionit, mësohet se edhe sekretari Blinken, në takimin në Tiranë,  me kryeministrin monstër të Shqipërisë, mikun e Vuçiqit, shkatërruesin e opozitës shqiptare, Edvin Ramën, ka shprehur mendimin, për ta “zëvendësuar qeverinë e Albin Kurtit”, pa e fshehur shqetësimin “për mbështetjen e madhe që ka Albini në Kosovë”. Dhe, mendohet se ky është edhe qëllimi kryesor i vizitës të sekretarit Blinken! Kjo është mjaft shqetësuese, sepse Kosova ende vazhdon të jetë me banda “nëpër këmbë”! Dhe, qasja për një shtet ligjor në Kosovë ndërpritet, për t`u lënë hapësirë, sërishmi, bandave hajnore të PAN-it.
Realisht, populli i Kosovës është i shqetësuar, deri në pagjumësi të vazhdueshme, për pazarët e pista që bënë ish-shtetarët e tij kriminelë e hajna, duke nënshkruar marrëveshje, të cilat e tjetërsojnë një pjesë të territorit tokësor të Kosovës, në adresë të fqinjit armik, Serbisë. Ata shtetarë e pushtetarë bastardë, duke qenë të shantazhuar me dosje kriminale, vrastare e hajni zyrtare, u vunë në shërbim të agjenturave të huaja. Dhe, për t`i shpëtuar ndëshkimit, rrënuan sistemin e drejtësisë vendore dhe tani, së bashku me Edvin Ramën, Richard Grenell-in, Vuçiqin dhe të tjerë, janë në ethe për t`i kthyer sërishmi në pushtet. Sepse me ata, rrast të shantazhuar, i plotësojnë të gjitha kërkesat e Serbisë dhe të ndërkombëtarëve.
Intrigimi Rama-Blinken shkon edhe më larg. “Kosova të bëjë pjesën e saj, pastaj BE-ja dhe SHBA-ja të merren me Serbinë!” Deshifrimi është i lexueshëm: Kosova ta pranojë “Zajednicën” serbe dhe të zbatojë vendimin e Millosheviqit të vitit 1997, vetëm një vit para luftës, kadastrimin e 24 hektarëve tokë shtetërore të Kosovës, në pronësi të Manastirit të Deçanit”. Dhe, pastaj, të luajë koçe Vuçiqi, Serbia me Kosovën dhe ndërkombëtarët – njëherësh. Ndërkohë, miqtë ndërkombëtarë, politikanë, diplomatë, akademikë, gazetarë, analistë amerikanë, gjermanë, anglezë, austriakë, kroatë dhe të tjerë nga BE-ja, na japin porosi të qartë: “Mos bëni asnjë lloj Asociacioni, pa njohjen -de fakto dhe de jure – nga Serbia hileqare, mashtruese dhe kriminale e dëshmuar!
Populli i Kosovës mirënjohës SHBA dhe BE, për lirinë, por besojmë në këndelljen aktuale
Agjenti i FBI-së amerikane, Charles McGonigal, javën e kaluar u dënua me 28 muaj burg, për marrjen e 255 mijë dollarëve dhe fshehjen e kontakteve me zyrtarët e Shqipërisë, Agron Nezaj dhe kryeministri shqiptar, Edvin Rama. Tashmë, dihet se binomi Rama-Nezaj, në lidhje me Sorosin dhe McGonigal, përgaditën dosjen shpifëse për liderin e opozitës shqiptare, Dr. Prof. Sali Berisha, duke e ndikuar sekretarin Blinken, për shpalljen “non grata” të Familjes Berisha, nën akuzën falsifikuese dhe absurde për ndikim në një rast të konsideruar, paushall, korruptiv!
Senatorë, kongresmenë, akademikë, personalitete të shquara, republikanë dhe demokratë amerikanë, kanë reaguar dhe qortuar rëndë Administratën e Presidentit Biden, respektivisht, DASH, për një vendim ndëshkimi, fatalisht e fundësisht, të pa drejtë dhe kanë bërë thirrje për korrigjim dhe tërheqje të vendimit të gabuar. Sepse, sipas tyre, ish-Presidenti, ish-kryeministri Berisha, në sytë e popullit amerikan dhe shqiptarëve mbarë, ka qenë e mbetet shtetar i ndershëm dhe miku më i madh i Amerikës.
Dr. Sali Berisha është burrë i Malësisë të Gjakovës dhe nuk mund të heshte, kur i shantazhuari me dosje kriminale, Hashim Thaçi, Edvin Rama, Baton Haxhiu, në koordinim me Sorosin e Vuçiqin, bënin pazare të pista, për faljen e veriut të Mitrovicës Serbisë, në këmbim të mbylljes të Gjykatës Speciale në Hagë, respektivish, lirisë të Hashimit me “komandantët” e tij, të inkriminuar në krimet politike vrastare dhe abuzive ekonomike.
Qeveria aktuale e Kosovës, duhet të veprojë, siç bëri Presidenti Rugova, qysh në vitet `90-a, kur ua bëri “bllok” shtetarëve dhe pushtetarëve të Shqipërisë: “Kosova i ka udhëheqësit e vetë dhe askush në Shqipëri nuk është i autorizuar të flasë në emër të Kosovës”. Kështu i devalvoi të gjithë dallavaregjinjtë, të cilët donin të përfitonin në kurriz të Kosovës, njësoj si matrapazi Edvin Rama sot.

Hill: Logjika për zgjidhjen e çështjes së Kosovës , duhet të jetë normalizimi i marrëdhënieve

1

Gani I. Mehmeti

Mendoj se pikërisht nga kjo logjikë për niormalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi, kanë filluar bisedimet, ndryshe, nuk do të kishin fare kuptim bisedimet. Mirëpo, kush është që po iu ikë bisedimeve duhet gjetur, e atë është fare e qartë dhe e lehtë për ta gjetur, sepse flet e tregon haptas se nuk do të zbatojë atë që e ka pranuar, Marrëveshjen e Ohrit më 2023, përveç atyre pikave që i shkojnë asaj për shtati. E, kjo sa është e logjikshme, duhet logjikuar tani, pikërisht nga Lajçaku, i cili u përpi[qka të fusë logjikën se Kosova paska nevojë për një logjikë të normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë. Por, pikërisht ky Lajçaku është që e ka penguar normalizimin, ky mund të themi e ka sabotuar punën e tij, duke mos i thënë e as kërkuar Vuçiqit se Kosova është shtet, është sovrane dhe se ai duhet të heqë dorë nga copëtimi I Kosovës, siç pretendon ai në veriun e Kosovës.

Ne nuk e dimë’ se çfarë I thuhet prapa skene Vuçiqit nga Lajçaku, por me gjasë, sikur i ka premtuar diçka, deri sa nuk i thot haptas e preras se Kosova është e Pavarur, për çka edhe Vuçiqi shpreson që t’I kthehet Kosova sërish, ndoshta nga vetë Lajçakët, që zvarrisin bisedimet, nuk janë kategorikë e as të drejtë, por gjithsesi Lajçak ëshjtë I njëanshëm gjatë bisedimeve, duke e quajtur vazhdimisht Vuçiqin si konstruktiv në bisedime, edhe mbasi I dërgon letrën BE-së se nuk do zbatojë marrëveshjen e Ohrit! Kjo është një tallje e shantazh edhe me BE-në nga ana e Serbisë. Ndërsa, Kosovës, edhe kur është në të drejtën, i vënë masa! Kjo është e patolerueshme, por mjeri I ligu, sa I forte është.

“Serbia nuk ka nevojë për tensione të vazhdueshme. Logjika duhet të jetë normalizimi i marrëdhënieve,” Tek tani e ka thënë ashtu si duhet edhe për Serbinë pra, se nuk ka nevojë për tensiopne të vazhdueshme, por deri tani e akuzonte vetëm Kosovën Hill, prerj kur ka ardhur ambassador në Beograd. Sikur ta dinte Serbia se Logjika është normalizimi i marrëdhënieve, ajo me kohë do t’I kishte normalizuar, të paktën që nga GJND-ja, por edhe disa shtete e kanë përkrahur, të cilat ende nuk e njohin Pavarësinë e Kosovës, prandaj Serbia bën lojëra, herë thotë se është për bisedime e herë tregon muskujt me armatrimin e saj modern. Prandaj ajo nuk e kupton logjikën, deri sa t’ia thotë dikush tjetër.

Për fund, Kosova e di logjikën e marrëdhënieve për normalizim, por jo duke u dëmtuar me territor, e Serbia do të kënaqej vetëm duke e dëmtuar Kosovën. Shih për këtë, ndërmjetësuesit, sikur të ishin të paanshëm, me kohë do ta kishin detyruar Serbinë në normalizim të marrëdhënieve me Kosovën.

Libër për shtëpinë e librave

Nail Draga, Ulqin

Fadil Kroma, SHËNIMET E BIBLIOTEKISTIT, Ulqin, 2015

Botimi i librave të ndryshëm varësisht prej temave të cilat trajtojnë paraqet një moment të veçantë për autorin dhe mjedisin përkatës. Por, kur autori është në pension nuk ka dilemë së ai botim tek opinioni i gjerë merr vlera emocionale. Dhe nuk ka si të jetë ndryshe sepse Fadil Kroma pas daljes në pension nuk ka qendruar statik, por ka mmbledhur material dhe sistemuar ate në formë të kujtimeve për kohën e angazhimit të tij profesional si personi numër një i bibliotekës popullore në Ulqin.

Andaj në sajë të pasionit, qasjes profesionale dhe angazhimit permanent ai opinionit i paraqitet me librin e tij Shënimet e bibliotekistit. Libri në fjalë i shtohet gamës së botimeve të ndryshme nga autorët shqiptarë të botuara viteve të fundit duke trajtuar çështjet të cilat kanë qenë preokupuese por në rrethana të reja pa cenzurë dhe paragjykime.

Dëshmitarë i rrethanave shoqërore

Libri në fjalë trajton periudhën 130 vjeçare të librit përkatësisht të bibliotekës në Ulqin. Autori ka përdorur një literaturë selektive e cila kryesisht ka të bëj me bibliotekën në këtë qytet, duke na ofruar të dhëna me interes per biliotekat personale të personaliteteve të kohës në Ulqin. Kjo njëherit është edhe periudha deri në Luftën e Dytë Botërore. Me pas kjo çështje trajtohet me te dhëna me të plota nga viti 1945, nga del qartë se kemi të bëjmë me një periudhë dinamike por edhe intriguese për kohën tonë. Në mënyrë të veçantë autori trajton kohën e tij kur ka drejtuar bibliotekën deri sa doli në pension(1967-2003), me plot detaje, sepse ai ishte dëshmitarë okularë i rrethanave shoqërore të kohës.

Libri tregues i pozitës së shqiptarëve

Duke lexuar ketë libër del qartë se ishte pikërisht libri qe tregonte jo në formë të metaforës por të realitetit pozitën e shqiptarëve në Ulqin dhe përgjithësisht në Mal të Zi. Një e dhënë e tillë dëshmohet me konstatimin se libri në gjuhën shqipe për

të parën herë bëhët pjesë e inventarit të bibliotekës në vitin 1969, e ate duke i falenderuar angazhimit direkt të Fadil Kromës, duke i sjellur ata nga “Rilindja” e Prishtinës.

Nga ajo kohë e deri më 1981, ishte koha e konsolidimit të bibliotekës me libra në të dy gjuhët serbisht dhe shqip, duke qenë si e vetme e tillë në Mal të Zi. Ndërsa pas ngjarjeve të marsit të vitit 1981 në Kosovë pushteti i kohës i tëri ishte i angazhuar në fushatën antishqiptare, ku nuk ishte përjashtim as libri.

Izolimi i librave në shqip

Pas burgosjes së disa mësimdhënësve me procese të montuara politike dhe largimit nga procesi mësimor nga Biblioteka e Ulqinit u izoluan hiç më pak se 3250 libra. Dhe një qasje e tillë vazhdoi deri në vitin 1991, kur ato iu kthyen lexuesve, pas rënies së sistemit monist. Është kjo një dëshmi transparente se pushtetit të kohës iu pengonte libri në shqip pavarësisht se ku ishin botuar ato, nga del qartë se ne ekspansion ishte albanofobia ku nuk kanë munguar as pasojat për individ të ndryshëm.

Në shënjestër të pushtetit

Autori i librit në këtë periudhë kohore ishte në shënjëstër të strukturave speciale të pushtetit sepse angazhohej ne mënyrë profesionale për pasurimin e bibliotekës, organizimin e veprimtarive të ndryshme kulturore e artistike, duke e bërë bibliotekën vatër kulture për të gjithë dashamirët e saj. Ne këtë aspekt ai sfidoi rrethanat e kohës, duke qenë parimor se çdo gjë është duke e bërë për të mirën e qytetarëve të Ulqinit.

Në libër ofrohen të dhëna me interes për historikun e bibliotekës, për objektin, të punësuarit, veprimtaritë e zhvilluara etj. duke qenë një regjistër arkivor në miniatur. Madje nuk gaboj nëse them se disa të dhëna paraqesin dosje në miniaturë të cilat mund të zgjerohen dhe pasurohen në një botim tjetër eventual, madje mund të jetë edhe inspirim për hulumtime të ndryshme publicistike.

Trajtim kritik e profesional

Çështjet përkatëse autori i trajton pa subjektivizëm duke mos qenë konformistë, por kritik dhe parimor ashtu si i ka hije një personi me imazhin e formuar profesional.

Në pjesën e fundit autori na prezanton të fotokopjuara disa materiale me vlerë në formë të albumit duke e pasuruar në mënyrë faktografike veprimtarinë e tij personale por edhe të bibliotekës në veçanti e Qendrës së kulturës në përgjithësi.

Në sajë të përmbajtjës dhe trajtimit të temës libri Shënimet e bibliotekistit dëshmon qasjen serioze te autorit ndaj librit në veçanti dhe bibliotekës së qytetit të Ulqinit në përgjithësi.

Urojmë dhe shpresojmë qe me rastin e botimit të dytë nga ky libër do të eliminohen disa gabime teknike dhe gjuhësore, por patjetër do të plotësohet me të dhëna të tjera të cilat janë të nevojshme të publikohen për opinion e gjerë.

Andaj si i tillë ky botim pa dilemë së do të zgjojë interesim dhe do të mirëpritet nga opinioni i gjerë, sepse kemi të bëjmë me një tematikë e cila për të parën herë trajtohet në një botim të veçantë në gjuhën shqipe jo vetëm në Ulqin por edhe më gjerë.

(Botohet me rastin e vdekjes së Fadil Kromës(1941-2024) ish drejtorit të bibliotekës së Ulqinit(1967-2003)

Takime të ngrohta, miqësie, bashkëpunimi, përkrahjeje e mbështetjeje vëllazërore në Tiranë

0

Shkruan: Xhemaledin SALIHU

___

Më 27 shkurt 2024/e martë/ delegacioni i Shoqatës për Trashëgimi dhe Krijimtari kulturore e Luginës së Preshevës, me seli në Preshevë, në përbërje të Xhemaledin Salihut, kryetar dhe Shpëtim Memishit, kryetar Kuvendi i Shoqatës u prit shumë ngrohtësisht nga Prof. Skender Gjinushi, kryetar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, ku ishin të pranishëm edhe Prof.Shaban Sinani, sekretar shkencor i Akademisë dhe Prof. Gëzim Hoxha, arkeolog.

Dr. Shpetim Memishi, Xhemaledin Salihu, Prof. Skender Gjinushi, Prof. Shaban Sinani

Poashtu në këtë takim ishte i pranishëm edhe delegacioni i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Mal të Zi, në krye me Faik Nika, kryetar.

Z.Faik Nika, kryetar, Dr. Shpëtim Memishi, Xhemaledin Salihu, Prof. Skender Gjinushi, Prof. Shaban Sinani
Z. Faik Nika e njoftoi me punën dhe veprimtarinë e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Mal të Zi.
Pastaj Xhemaledin Salihu, kryetar i Shoqatës për Trashëgimi dhe Krijimtari kulturore e falënderoi kryetarin e Akademisë dhe e njoftoi hollësisht më punën, veprimtarinë dhe dha një biografi të shkurtër për Shoqatën.Poashtu para kryetarit të Akademisë, Prof.Skender Gjinushi shtroi disa nevoja, kërkesa të përvetshme të Shoqatës.

Mund të jetë një imazh i 5 persona dhe Zyra Ovale
Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Mal të Zi dhe kryetari i Shoqatës shtruan nevojën e një Memorandumi bashkëpunimi kulturor , në realitet një formë tjetër e ndihmës në fusha të ndryshme shkencore e kulturore të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.
Në fund Prof. Skender Gjinushi, kryetar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë bëri një rekapitulim të këtij takimi të ngrohtë, bashkëpunimi, përkrahjeje e mbështetjeje dhe vëllazërore, ku përmendi nënshkrimin e një Memorandumi të bashkëpunimit, ndihmës konkrete në fusha të ndryshme të Akademisë ndaj kërkesave dhe nevojave të përvetshme të Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe Shoqatës në parime, se aktivitetet dhe veprimtarinë shkencore dhe kulturore të Akademisë, pjesën e angazhimit të tyre do ta marrë përsipër edhe financiarisht, për ligjërata, biseda, hulumtime, kërkime, në fusha të ndryshme, po edhe gërmime arkeologjike, nëse arrihet pëlqimi me shtetin fqinjë, të ekspertëve të fushave të ndryshme, me vlerë promovuese në Luginë të Preshevës dhe me angazhimin e Akademikëve të caktuar me rastin e botimeve të caktuara.

Mund të jetë një imazh i 5 persona dhe teksti
Takimi jonë zgjati disa orë dhe kryetari i Akademisë, Z. Gjinushi dhe stafi i tij na ndëgjuan me vëmendje të përqëndruar, duke i aprovuar thuajse tërësisht shtruarjen e kërkesave dhe nevojave të Shoqatës.
Poashtu Akademia e Shkencave e Shqipërisë është e gatshme të jap të gjitha botimet e saja Bibliotekës së Qytetit “Mehmet Jusufi” në Preshevë, dikund si u tha afër 500 libra.
Në takim Prof. Hoxha na dha listën e Akademikëve që do të marrin pjesë në Konferencën shkencore: “Figura me vlera shkencore dhe kulturore nga Lugina e Preshevës dhe viseve të tjera shqiptare” Pjesëmarrësit janë: Prof. Adem Bunguri, drejtor i Institutit të Arkeologjisë, Prof. Valter Memisha, drejtor i Institutit të Gjuhësisë dhe Letërsisë, Prof. Hamit Kaba, drejtor i Institutit të Historisë dhe Prof. Afërdita Onuzi, anëtare e Këshillit shkencor të Institutit të Antropologjisë. Mirë se vini Akademikë në Preshevë.
Pas përcjelljes së përzemërtë , delegacioni jonë u takua me Prof. Adem Bungurin, drejtor i Institutit të Arkeologjisë, me Prof. Neritan Ceka, arkeolog i mirënjohur i Shqipërisë dhe me Prof. Marenglen Kasmin, drejtor i Qendrës së Studimeve Enciklopedike.
Dr. Shpëtim Memishi, Prof. Adem Bunguri, Prof. Neritan Ceka, Xhemaledin Salihu
Në bisedë me ta, duke pirë kafe, Prof. Neritan Ceka na premtoi se do të jetë pjesë e Konferencës shkencore në Preshevë.
Pas mbarimit të kësaj bisede Prof. Adem Bunguri na shtroi një drekë me ushqime tradicionale në një restorant të njohur me këso ushqime.
Këto takime të ngrohta, por edhe të punës i mbeten në kujtesë dhe përshtypje të thella delegacionit tonë në Tiranë, me dëshirë që edhe delegacione të Akademisë të Shkencave të Shqipërisë të vijnë në Luginë të Preshevës.
Poashtu u morëm vesh me kryetarin Nika pë një bashkëpunim kulturor të ardhshëm.