ARKIVI:
20 Maj 2024

Vështirësitë jetësore, janë e vetmja mënyrë për të njohur potencialet që ka njeriu…!

Shkrime relevante

Gjenerali Bislim Zyrapi, ai që luftoj për ne, është i sëmurë rëndë andaj tash ne duhet ta ndihmojmë atë

Nga: Lirim Gashi, Prishtinë ___ Gjeneral Bislim Zyrapi mbante detyrën më të përgjegjshme...

Kryeministri Kurti mirëpriti nënsekretaren amerikane të Shtetit për Çështje dhe Diplomaci Publike, Elizabeth Allen

Prishtinë, 19 maj 2024 Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti,...

Formimi i “asociacionit serb” , mes kudhrës dhe çekanit

Gani I. Mehmeti Duke shikuar edhe vetëm titujt  për formimin a mosformimin...

Plisi e Shajkaqa, nën hijen e mollës së Popit…!

Nga: Agim Vuniqi ___ Demokracia e re shqiptare në Kosovë është në evolim,...

Shpërndaj

Jam mirënjohëse për të gjitha vështirësitë që jeta më vè përpara sepse eshte e vetmja mënyrë për të njohur potencialet që njeriu ka, sa durim ka, sa urtësi e udhëheq në mendimet e veprimet e tij e mbi të gjitha njeriu kupton fisnikërinë e shpirtit të tij.
Si rezultat, dallon në çdo vështirësi çfarë e bën njeriun fisnik e nuk është aspak përkatësia familjare, gjaku që të rrjedh në vena. Kjo tregon vetëm përkatësinë fizike ku njeriu bën pjesë e që nuk ka asnjë meritë apo përgjegjësi personale për përkatësinë fizike ku lind.
Fisnikëria e njeriu përcaktohet nga virtytet, nga parimet që e udhëheqin, nga zgjedhjet e vështira që gjatë jetës bën pa i lejuar ato të shëmtojnë personalitetin e karakterin e tij.
Vetëm kur i njohim njerëzit sidomos në marrëdhënie pune e interesi kuptojmë me cilin kemi të bëjmë.
Kam njohur shumë pak fisnikë gjatë jetës, shumë pak “kalorës” që vështirësitë, përpjekjet e lufrat e jetës i kanë përballuar me “shpatën” e të mirës, të mirënjohjes, të ndershmërisë, të respektit e dashurisë.
Bota s’ka pasur kurrë më shumë njerëz sesa në kohën që jetojmë, por sa pak fisnikë, sa pak kalorës e sa pak edukim shpirtëror!

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. …E kam pare dhe lexuar me admirim dhe simpati te posacme nje veshtrim tuajin komplementar dhe suplementar mbi librin “Rilindja -Perkushtim e Trishtim” te autorit dhe gazetarit te mirenjohur shqiptar nga Kosova, Bajram (Gjergj) Kabashi, te cilin e kam mik te letrave dhe rival ose kundershtar te koncepteve dhe parimeve.

    Ne ate veshtrim tuajin, me jeni dukur si vijeneze e vertete nuk kuptim e artit si filozofi dhe filozofise si art, apo si krijuese dhe artiste mondane ose metropolitane….Ndonese, aty ketu ne shkrimet, rrjeshtat ose strofat tuaja, lexuesi mund te shoh, lexoj dhe mesoj edhe per artin mondan, kontemporan etj…Nejse! Respekt.

    Mos u dorezoni perballe krajatave, murlaneve, tajfuneve dhe stuhive te ndryshme jetesore. jane njerezore….

    Per mendimin tim, ato i bejne me forta speciet ose qenjet njerezore.

    Sisin e bukur e Austrohungarise, thone se nuk e benin te lumtur dhe te qete as pallatet ose keshtjellat e famshme te Vjenes perandorake….As villat ose rezidencat e ndryshme ne Greqi e gjithandej….

    Por, sidoqofte Mbreterine ose “Dinastine e Habsburgeve” e ben te njohur dhe te famshme gjithandej globit: Pjesetaret e gjinise xse bukur ose polit te bute si Maria Terezia, Maria Luiza, Leopholdina etj.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu