ARKIVI:
29 Korrik 2026

Il Piccolo di Trieste (1912) / Shkaqet e konfliktit ballkanik sipas patriotit shqiptar Terenc Toçi (Intervista)

Shkrime relevante

Moment historik, SHBA vulos sovranitetin e Kosovës dhe i dërgon mesazh të prerë Ballkanit

Ligji i Autorizimit të Mbrojtjes Kombëtare 2026 autorizon një rekord prej...

Shmangia e krizës në LDK, për mes analizës të sinqertë

“Shkarkimi i mundshëm i kryetar Lumirit, e dërgon vendin në zgjedhje...

Protestat e Shqipërisë dhe agjentët

Ibrahim Kelmendi, Gjermani ___ PROTESTAT DHE AGJENTËT ___ Fatkeqësisht, në Shqipëri, - por edhe në...

28 Korrik 1922 – kur Amerika i zgjati dorën Shqipërisë, një miqësi që i ka qëndruar besnike historisë 

Presidenti atëhershëm i SHBA-ve Woodrow Wilson Nga Frank Shkreli ___ Në historinë e kombeve...

Kur ringjallja e historisë shpallet “provokim” nga Këshilli i Bashkësisë Islame në Vushtrri

Shqiptar Shaljani, Shalë e Bajgorës, Mitrovicë KUR RINGJALLJA E HISTORISË SHPALLET "PROVOKIM"...

Shpërndaj

Terenc Toçi (1880 – 1945) — Fotografi ilustruese e mëvonshme në raport me shkrimin në vijim : Shkëlqesia e Tij Terenc Toçi, ministër i Ekonomisë Kombëtare shqiptare në mikrofonin e radiostacionit të Barit — Radiocorriere, e shtunë, 26 shtator 1937, f.46

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 3 Mars 2024 

“Il Piccolo di Trieste” ka botuar, të enjten e 17 tetorit 1912, në faqen n°2, intervistën me patriotin shqiptar Terenc Toçi në lidhje me shkaqet e konfliktit ballkanik të kohës, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Shkaqet e konfliktit ballkanik sipas një shqiptari

Burimi : Il Piccolo di Trieste, e enjte, 17 tetor 1912, faqe n°2

Burimi : Il Piccolo di Trieste, e enjte, 17 tetor 1912, faqe n°2

Milano, 16 tetor. Një bashkëpunëtor i “Avanti!” publikoi në organin socialist një intervistë për Shqipërinë dhe luftën ballkanike me Terenc Toçin. Patrioti shqiptar tha ndër të tjera : 

— Aleanca e katër monarkive ballkanike kundër turqve dhe lufta e nisur nga Mali i Zi kanë vetëm një objektiv : plaçkitjen dhe copëtimin e Shqipërisë. Reformat e famshme në Maqedoni, mbrojtja e qytetërimit dhe e të drejtave të popujve të shtypur janë “bllofet” e zakonshme, pretekste të zakonshme që “industrialistët” e luftës përdorin për të mashtruar opinionin publik. Sepse Serbia, si Mali i Zi, dëshiron të bëjë vjedhje : t’i plaçkisë Shqipërisë të gjithë territorin nga Plava në Babina Polana, nga Babina Polana në Shkup, nga Shkupi në Plaçinë; rreth një e pesta e Shqipërisë. Bullgaria dëshiron t’i gëlltisë një të tretën. Oreksi i saj shtrihet nga Shkupi në Manastir dhe Selanik; nga Selaniku deri në Babina Polana. Greqia dëshiron t’i gëlltisë një të pestën. 

Sa i përket çështjes maqedonase, Toçi u shpreh kështu : 

— Është një shpikje shpirtërore e koalicionit të Katër Kabineteve. Maqedonia është më pak se një shprehje gjeografike, ajo është një relike historiko-letrare. Nuk ekziston një popull maqedonas. Në atë pjesë të Shqipërisë lindore — vilajetin e Selanikut — ekziston një mozaik kombësish, në të cilin raca shqiptare mbizotëron në mesin e minoriteteve sllave dhe greke. Është e qartë se të nesërmen e ndarjes së plaçkës ballkanike, dallimet, mosbesimet, xhelozitë dhe lakmitë, përkohësisht të fjetura, do të rishfaqen. Dhe Evropa do të përballej me rrezikun e luftës për vite me radhë. Zgjidhja e vetme e drejtë për të ashtuquajturin problem maqedonas është themelimi i Federatës së Komunave të pavarura. Zgjidhja me “majë të shpatës” e aleancës katërpalëshe është një ndërlikim i problemit, është një akt brigandimi ndërkombëtar në dëm të një kombi fisnik dhe është një rrezik, njëqind herë më i madh se ky aktual, për paqen e Evropës.

K O M E N T E

1 KOMENT

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu