Kreu Blog Faqe 866

The Christian Science Monitor (1937) / Qeveria Shqiptare importon filma nga Amerika dhe Anglia për t’u mësuar fashatarëve mënyrat moderne të bujqësisë

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 23 Shkurt 2024 

“The Christian Science Monitor” ka botuar, të mërkurën e 29 dhjetorit 1937, në faqen n°5, një shkrim rreth vullnetit të modernizimit të bujqësisë në kohën e mbretërisë shqiptare, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : 

Filma për t’u mësuar shqiptarëve mënyrat moderne të bujqësisë

Burimi : The Christian Science Monitor, e mërkurë, 29 dhjetor 1937, faqe n°5

Burimi : The Christian Science Monitor, e mërkurë, 29 dhjetor 1937, faqe n°5

Nga një korrespondent i Stafit të The Christian Science Monitor 

Tiranë, Shqipëri — Në përpjekje për të inkurajuar fshatarin shqiptar që të braktisë metodat e tij primitive të bujqësisë dhe ta edukojë atë në rotacionin e të korrave, përdorimin e parmendëve të çelikut dhe trajtimin higjienik të bagëtive të tij, qeveria mori masa për importimin e filmave nga Amerika dhe Anglia që tregojnë përmirësimet më të fundit bujqësore. 

Ministria e Ekonomisë Kombëtare po përgatitet që filmat të shfaqen në të gjithë fshatrat e brendshme të Shqipërisë me një projektor portativ të instaluar në një furgon që prodhon energjinë (rrymën) e tij.

Publikuar në :

https://gazetadielli.com/the-christian-science-monitor-1937-qeveria-shqiptare-importon-filma-nga-amerika-dhe-anglia-per-tu-mesuar-fshatareve-menyrat-moderne-te-bujqesise/

https://americaneye.al/1937-kur-shqiperia-importonte-filma-per-tu-mesuar-shqiptareve-menyrat-moderne-te-bujqesise/

https://www.botasot.info/historia-lajme/2132287/the-christian-science-monitor-1937-qeveria-shqiptare-importon-filma-nga-amerika-dhe-anglia-per-tu-mesuar-fshatareve-menyrat-moderne-te-bujqesise/

https://opinion.al/1937-qeveria-shqiptare-importon-filma-nga-amerika-dhe-anglia-per-tu-mesuar-fshatareve-menyrat-moderne-te-bujqesise/

https://ampress.ca/1937-qeveria-shqiptare-importon-filma-nga-amerika-dhe-anglia-per-tu-mesuar-fshatareve-menyrat-moderne-te-bujqesise/

https://alb-spirit.com/2024/02/23/filma-per-tu-mesuar-shqiptareve-menyrat-moderne-te-bujqesise/

Spiro Koleka: “Të mos i marrë me vete ato që shkruajë”

Në foto: Enver Hoxha me Spiro Kolekën


Dilaver Goxhaj , Tiranë

 “TË MOS I MARRË ME VETE ATO QË DO TË SHKRUAJË” 

(Nga kujtimet e SPIRO KOLEKËS, maj 1988). 

..Ky shkrim i nxjerr të këqijat që i kan ba shqipes”akademikët” tanë qysh në kohën e “diktaturës” 1945-1990…  Nëse hyni në internet e gjeni me emërtimin e mëposhtëm… (Dilaver Goxhaj)

Shoku Enver Hoxha më tha këto fjalë, për dijetarin plak Spiro Konda, rreth viteve 1953 -1954: “Konda plak ka kërkuar ndihmë, do të shkruajë për çështjen pellazgjike. T’i japim çdo ndihmë, se ai është një helenist i madh dhe njeri i ditur e i mirë. Ai ka punuar tërë jetën për këtë çështje. Edhe tani, që është rreth të nëntëdhjetave, rron me këto idera dhe ka dëshirë të madhe të shkruajë sa më parë një vepër shkencore. Ka shkuar tek shoku Myftar Grabocka e i ka shprehur dëshirën që të më njoftojë mua, se Prof. Spiro Konda është entuziazmuar e rinuar nga fitoret që ka arritur populli ynë nën udhëheqjen e Partisë në këta dhjetë vjet. Lutet që të ndihmohet, që të kryejë edhe ai detyrën e tij kundrejt atdheut e kundrejt shkencës. Duke me dërguar urime shpreh besimin se unë do t’i jap mundësitë, që të shkruajë e të nxjerrë veprën brënda nje kohë te shkurtër. Unë, Spiro Kondën e kam njohur kur kam qënë në Korçë, si nxënës e si mësues. Kam pasur mendim të mirë për të, si njeri i ndershëm, me karakter të fortë dhe me dituri të madhe. Si helenist (njohës i thellë i greqishtes së vjetër) kemi tani tre vetë, më i moshuari është Konda e pas tij vijnë Thoma Papapanua, figurë e shquar e arsimit e atdhetar i vjetër dhe Sotir Papakristua, gjithashtu veprimtar i njohur i arsimit e përkthyes krijues i shkrimtarëve të vjetër grekë. Ushqej nderim të veçantë për këta dijetarët tanë të nderuar, të ditur dhe punetorë të palodhur. Konda është më plaku, po edhe Papapanua është afro shtatëdhjetë e pesë e Papakristua atro të shtatëdhjetave. Konda duhet ndihmuar. Unë i dhashë porosi të veçantë Myftarit, që t’i plotësojë të gjitha kërkesat e Kondës. I gjeti një sekretar me shkollë të lartë, i dha makinë shkrimi etj. etj. Konda fluturon nga gëzimi dhe nuk di si të falenderojë Partinë dhe mua. I është vënë menjëherë punës me një vullnet të habitshëm dhe me një punë të ngjeshur e sistematike, sikur të ishte gjashtëdhjetë e jo nëntëdhjetë vjeç. Kur të shkoj në Korçë do ta takoj dhe ti, që e ke merak çështjen pellazgjike dhe ke mësuar në shkollë edhe greqishten e vjetër, kujdesu, kur ta sjellë rasti, ta takosh, se i vjen mirë. T’i krijojmë, jo vetëm kushtet më të mira materiale, por edhe shpirtërore, që të mundet të japë sa më shumë në këtë fushë, të mos i marrë me vete ato që do të shkruajë”. 

Rreth kësaj çështjeje, të kërkesës së Kondës drejtuar shokut Enver Hoxha e porosive të veçanta që ishin dhënë e përkujdesjes së vazhdueshme të tij për punën e Kondës ishte në dijeni edhe Byroja Politike. Nuk e di mirë, por më duket se ishte vënë në dijeni edhe Instituti i Gjuhësise dhe i Historisë, që atë kohë, në se nuk gaboj ishin bashkë, për të dhënë ndonjë ndihmë. Sidoqoftë Instituti ishte në dijeni që Konda kishte kërkuar ndihmë të veçantë dhe shoku Enver Hoxha e kishte marrë nën kujdestari po të veçantë. 

Shoku Myftar Grabocka ishte shumë entuziast për punën e Kondës. Ai e ndiqte me një përkujdesje të vazhdueshme, duke i vajtur rëndom në shtëpi plakut Konda e duke e kënaqur me fjalët e tij të ngrohta e me shakatë e të qeshurat me gjthë shpirt, që ishin në natyrën e Myftarit. 

Herë pas here shoku Enver më thoshte : “Myftari me njofton se plaku Konda punon derrçe; ka filluar të shkruajë dhe puna po ecën”. Më bëhej qejfi shumë dhe ndaj ai më vinte në dijeni. 

E vërteta është që shoku Enver e moshatarët e tij, si unë e të tjerë, të lindur para shpalljes së Pavarësisë, ishim mbrujtur me mësimet e idetë e rilindasve tanë dhe prejardhja e popullit tonë nga pellazgët na ishte rrënjosur thellë në shpirt. Kjo ishte edhe një krenari kombëtare, si gjatë Rilindjes, edhe në kohën e djalërise tonë dhe këtë nuk e kemi fahehur ose zbehur as më vonë. Edhe cilësimi nga Partia i popullit tonë, si “më i vjetri në Ballkan”, nuk thotë atë që rilindasit e thoshnin shprehimisht “pasardhës të pellazgëve”, por pak a shumë e lë të nënkuptohet. 

Mbaj mënd mirë takimet e mia me Kondën. Nuk e kisha njohur më parë. Ishte një plak thatim, që kishte një gjallëri, që të bënte përshtypje, për moshën që kishte. Perdja në sytë, tashmë e pandreqshme, i’a kishte errësuar disi të parit. Ecte me shkop dhe çuditërisht, jo fort i kërrusur nga vitet. Të bënte për vete me fjalët e tregimet e tij për jetën e tij të vegjëlisë e për atë të kohërave kur studionte e mbaroi në Athinë, për ato të luftës për liri e pavarësi dhe të mëvonshmen, nën regjimin obskurantist e shtypës të Ahmet Zogut etj. Menjëherë sapo mori vesh se unë isha nga Bregdeti më tha : “Kam qënë 8-10 vjeç, kur më merrte im atë që shkonte në ato anë si qymyrxhi e kujtoj gërxhet e Pilurit, të Himarës etj.” 

Konda i lindur në vitet gjashtëdhjetë të shekullit të kaluar, kishte jetuar e mësuar, shkurt ishte mbrujtur me diturinë e rilindasve tanë dhe krenaria për prejardhjen tonë pellazgjike i ishte rrënjosur thellë në zëmër e në tru, që në moshën e tij më të njomë, çka e kishte shtytur, që të studionte me dashuri të veçantë shkrimtarët e vjetër grekë etj., që kishin folur për pellazgët. 

– Rreth viteve nëntëdhjetë të shekullit të kaluar – më tregonte në njërin nga takimet tona – iu drejtova një herë profesorit tim të dëgjuar Haxhidhaqit me këto fjalë : “Zoti profesor, si është e mundur që për deshifrimin e mbishkrimeve të pellazgëve ju keni përdorur sa e sa gjuhë e për gjuhën shqipe nuk menduat asnjëherë? Pse nuk keni bërë asnjë përpjekje për deshifrimin e mbishkrimeve që keni në bodrumet e Akropolis-it’? Pyetjes së parë Haxhidhaqi – vazhdoi Konda – i bëri bisht, për të dytën m’u gjegj kështu : Ah, more Spiro (Konda kishte qënë student i tij dhe në atë kohë kishte pak vjet që kishte mbaruar) për mbishkrimet e Akropolis-it u krijua nga lart disa vjet më parë një komision i posaçëm, por çështja prapë u la në heshtje. Nuk e lëmë këtë muhabet?”. 

Konda e tregonte këtë bashkëkuvëndim me profesorin e tij, duke dalë në përfundimin që qarqet reaksionare greke, çështjen e gjuhës shqipe e atë të prejardhjes së shqiptarëve nga pellazgët i urrenin e i luftonin në atë kohë. Konda fliste gjithashtu me urrejtje për regjimin e Ahmet Zogut, jo vetëm se i kishte shkaktuar mjerime të mëdha popullit, por edhe për pengesat që i kishte sjellë atij e për shpifjen që kishte përhapur për të. Konda kishte kërkuar nga ministri i arsimit të atëhershëm Xhafer Ypi, ndihmë për të shkruar rreth pellazgëve. Jo vetëm që nuk i kishte dhënë, por të kundërtën, e kishte cilësuar edhe si grekofil! Dhe me këtë rast Konda i nxehur tregonte, që gjatë luftës Italo-greke kur u pushtua Korça nga grekët, këta erdhën e kërkuan nga ai, si helenist, që kishte mbaruar universitetin e Athinës, të bashkëpunonte me ta. Ai u tha : “Unë kam mbaruar vërtet në Athinë, por kam qënë e mbetem shqiptar dhe jini drejtuar gabim tek unë. Korça ka qënë e do të jetë shqiptare”. Kështu ata ikën e nuk u dukën më. Sigurisht grekët erdhën tek ai, jo vetëm se kishte mbaruar shkollën në Athinë, por nga cilësimi armiqësor që i kishte bërë regjimi i poshtër i Ahmet Zogut. 

Konda fliste me urrejtje edhe për Faik Konicën, te cilit i qe drejtuar, që të pranonte të botoheshin në SHBA shkrimet e tij mbi pellazgët në gazetën “Dielli”. Faik Konica nuk e kishte përfillur fare, sigurisht me udhëzimet e Xhafer Ypit. 

Dhe plaku i mirë përmbyllte bashkëkuvëndimin: “tani jam i lumtur, Spiro, se Shqipëria është e popullit, falë udhëheqjes së Partisë e të Enver Hoxhës. Kështu u plotësua edhe ëndrra e gjithë jetës sime, që të shkruaj i qetë e lirisht ato që kam mësuar e bluar tërë jetën për pellazgët. Të na rroje Partia me Enver Hoxhën në krye”. 

Ishte gushti i 1955. Ndodhesha me punë në Korçë. Kisha rënë në Shtëpinë e Partisë (të vjetrën). Atje gjeta me pushime të nderuarin Prof. Aleksandër Xhuvanin. Zakonisht kur shkoja në Korçë, takoja plakun Konda. Dhe asaj radhe Myftar Grabocka e njoftoi Kondën se unë e prisja pasdreke në Shtëpinë e Partisë. Rreth orës gjashtë erdhi. E prita jashtë, para hyrjes, në hije. Sapo ishim ulur dhe kishim filluar kuvëndimin. Ndërsa ai më pyeste për shëndetin e shokut Enver etj., zbriti Prof. Xhuvani nga kati i parë dhe doli tek hyrja, ku ishim ne të dy. Unë isha takuar me të pak më parë. Konda iu drejtua nga tryeza me ngrohtësi : “A je, si je Aleksandër?” dhe bëhej gati ta takonte. Prof. Xhuvani, duke qëndruar me këmbë e larg nesh, i’u përgjigj shumë ftohtë: “Mirë, Spiro!” dhe, pa i dhënë dorën e pa u ndalur fare, u largua. Ky qëndrim i Prof’. Xhuvanit, ndërsa mua më habiti disi, Kondën e vrau, se uli kokën dhe heshti për ca kohë. Unë bëra sikur nuk kuptova gjë dhe vazhdova të flisja. Pasi u ndamë me Konden vrava mëndjen : pse ky qëndrim kaq i ftohtë i Xhuvanit kundrejt Kondës? Këta kanë mbaruar të njëjtën shkollë, në të njëjtin vënd dhe kanë kaluar një jetë bashkë në Shqipëri me të njëjtat shqetësime, pavarësisht nga prodhimtaria e ndihmesa që i kanë dhënë çështjes së çlirimit nga pushtues e tradhëtarë. Xhuvani kishte vërtet prodhimtari të gjërë si lëvrues i gjuhës shqipe e merita të mëdha për ngritjen e zhvillimin e shkollës shqipe. Luftës Nacional-çlirimtare i kishte dhënë një djalë dëshmor dhe gjithë djemtë e vajzat e tij kishin qënë në radhët partizane. Për këto Partia i kishte besuar vënde me përgjegjësi. Konda nuk kishte të tilla merita, por nuk ishte as për t’u përçmuar. Kishte qënë njeri i ndershëm, arsimtar i përpjekur, njeri i lidhur me popullin e me luftën e tij. Për mendimin tim nuk meritonte kurrësesi ftohtesinë që mbajti Prof. Xhuvani me të. Kështu përfundova mendimin tim atë ditë dhe nuk e vrava mëndjen më tej. 

Nga sa më kujtohet Konda kishte peng në zëmër një përmbyllje të Çabejt rreth prejardhjes së gjuhës shqipe, botuar në vitin 1935. Në vëll.III të “Studime gjuhësore” të Çabejt, në faqen 36, thuhet : “Duke përmbledhur ç’u tha këtu në lidhje me problemin e burimit të gjuhës shqipe, me çështjet që dalin përbrënda tij dhe me rrugët që janë ndjekur e metodat që janë zbatuar për të arritur në një zgjidhje, me një vështrim objektiv, do të thuhet se janë sqaruar disa anë, disa pika janë zbërthyer, po ky problem në thelb mbetet gjer më sot i pazgjidhur”. 

Konda ngulte këmbë se Çabej e kishte katërcipërisht gabim: gjuha shqipe vjen drejtpërdrejtë nga ilirishtja dhe s’ka vënd të ngatërrohet me trakishten. llirishtja vjen nga pellazgjishtja. E këtë synonte të vërtetonte Konda. 

Puna e Kondës ecte me ritme të shpejta, se ai kishte shumë çështje e pjesë të hedhura në letër. Nga ana tjetër kishte një kujtesë të habitshme për atë moshë. Ai mbante mënd autorin, librin e faqen, ku trajtohej kjo ose ajo çështje, të cilën do të trajtonte dhe ai në veprën e tij. Siç duket kishte studiuar me vëmëndje të madhe këta autorë e këto çështje dhe i ishin bërë gjak i gjakut të tij. Tani shtrohej çështja t’i përpunonte këto shënime e kujtesa dhe t’i rendiste, t’i zbërthente, t’i shtjellonte e t’i bashkërendonte në një vepër shkencore. 

Në vitin 1956, aty nga mesi, Konda dha të shkruara, dorën e parë, pjesët “MBI TOPONIMINË” prej fjalëve të Homerit “gur, pyll e mal”, që ai, duke i marrë si fjalë te përveçme, u ka vënë bri fjalët përkatëse greke “petra, dhasos e oros” si dhe “MBI ETRUSKËT”. I studiova me kujdes edhe vetë, por nuk kishte asnjë rëndesi kjo. Rëndësi kishte studimi nga ata që merren me këto çështje e kanë përvojën e aftësinë, për të dhënë gjykime e vlerësime. Dhe të tilla u dhanë nga shkencëtarët më në zë të Institutit të Historisë e Gjuhësisë. 

Këndova dhe vetë këto gjykime e vlerësime dhe mbeta shumë i zhgënjyer. Ato në thelb nuk ishin objektive. Në tërësi e hidhnin poshtë si jo shkencore të gjithë punën e bërë deri atëhere nga Konda! Ndonjë kishte edhe theksime pak a shumë të tilla : “Është një tragjedi që një njeri me një këmbë në varr të merret me një problem kaq të madh!!” Gjuhëtarë e historianë ishin të gjithë në një mendim. Zhgënjimi im vinte nga ky arësyetim : Si ka mundësi që në tërë këtë punë të lodhshme që ky filolog me përvojë ka bërë, këta shkencëtarët tanë nuk gjejnë asnjë gjë me vlerë? Po t’i kqyrim gjërat me objektivitet e pa paragjykime, llogjika e thjeshtë e lypte, që disa gjëra të qëndronin e një pjesë të rrëzohej. Por asgjë të tillë nuk kishte në ato katër-pesë gjykime e vlerësime. Kondës, natyrisht, nuk i’u tha gjë për këto. Ai vazhdoi punën. Dhe shoku Enver nuk e pakësoi aspak interesimin e ndihmën, që plaku Konda ta vazhdonte e ta mbaronte me qetësi punën. Natyrisht, ashtu si mua, edhe shokut Enver, këto gjykime e vlerësime aspak objektive, të kundërtën përçmuese, nuk i pëlqyen. E këtë e nxjerr nga ç’do të tregoj më poshtë. 

Në mbledhjen e Kuvëndit Popullor të shkurtit 1957, siç duket nën vragën e zhgënjimit për gjykimet e vlerësimet, që i ishin bërë punës së deriatëherëshme të Kondës nga korifejtë (majat) e gjuhësisë e historisë, unë shkrova këtë vjershë dhe ia dërgova shokut Enver: 

“DILEMA 

Nga Pyrrua tek Skënderbeu 

Edhe në kohërat më vonë, 

Krenarinë tonë askush s’e theu: 

– Që gjak pellazgu ndër neve vlon- 

Shumë të huaj kanë punuar, 

Këtë dilemë për ta zgjidhur: 

“Pellazgët a kanë ekzistuar?” 

Por jo “Kush me ta është i lidhur”. 

Dhe njëherë që memzi dolli 

Një dijetar yni që i bashkon 

Me popullin shqiptar, i polli 

Të gjorit belaja! Shkenca jonë s’pranon! 

Është i ulët, thotë, e primitiv; 

Si bëhet pa Jokle, Mayer e tjerë?! 

Fonetikën ay s’e di. Dënim definitiv? 

Gjykata dha vendim të prerë. 

Por historia do ta tregojë, 

Se ka të drejtë Konda plak. 

Lum ai që do të rrojë: 

Të shohë si do hani dajak! 

Arrëza” 

18.2.1957 

Shoku Enver në të njëjtën letër, ku ishte shkruar vjersha ime, është gjegjur me këtë vjershë : 

Jam me ti, moj Arrëzo, 

Pse ti je njeri i shkencës, 

Pamvarësisht se thumba ke, 

Dhe i del përpara pendës , 

Unë kam besim si ty, 

Se kjo punë kështu do dalë. 

Hypja kalit me shalë 

Edhe shko e pi një dhallë 

Me Çabenë e me Xhuvanë”. 

Grenxa 

Duke ndjekur kronologjikisht zhvillimin e ngjarjeve, kemi këtë ndodhi kuptimplotë gjatë kohës që Spiro Konda punonte për veprën e tij. 

Më 6 maj 1959, dy vjet pas vjershave të mësipërme, në mbledhjen e Byrosë Poliitike u morën në shqyrtim disa probleme themelore, që dolën nga rrahja e mendimeve rreth maketit të vëlI. l të “Historisë së Shqipërisë”. Neve, na ishte shpërndarë nja dy muaj përpara maketi, të cilin e kishim studiuar. Nga sa mbaj mënd ndër çështjet parimore, që çalonin e të cilat u rrahën në këtë mbledhje, ishin: 

  1. l) Historia jonë fillonte me “kolonitë helene në bregdetin e Ilirisë”, kaq sa dikush prej nesh bëri pyetjen: “historinë e kolonive helene shkruajmë apo historinë e Shqipërisë ‘?

2) Etnogjeneza e populli tonë mbaronte tek ilirët! Asnjë fjalë nuk kishte për prejardhjen tonë nga pellazgët. 

3) Vlerësimi i kryengritjes fshatare të Shqipërisë së Mesme nën udhëheqjen e Haxhi Qamilit nuk ishte i drejtë. Në se nuk gaboj edhe vlerësimi i Ali Pashë Tepelenën nuk ishte gjithashtu i drejtë. 

Rreth çështjes pellazgjike a ishte kjo një harresë e rastit? 

Me siguri jo. Kjo ishte rrjedhim llogjik i mospranimit nga historianët tanë i tezës së rilindasve e të mjaft dijetarëve të tjerë që ilirët janë pasardhës të pellazgëve e si rrjedhim dhe shqiptarët si vazhdues (pasardhës) të ilirëve. 

Mbi çështjen e pellazgëve, si paraardhës të tejlashtë të popullit tonë, shoku Enver Hoxha ndër të tjera tha : 

“Çështja e popujve dhe e kulturave më të lashta, duke përfshirë edhe pellazgët, është studiuar nga historianë e dijetarë të ndryshëm, të cilët kanë pasur si qëllim të zbulojnë se si ka ardhur qytetërimi në botë. Në pikëpamjet e tyre ka rivalitete të ndryshme, duke synuar që grupe popujsh t’i vënë mbi të tjerët. Në përgjithësi ka ekzistuar pikpamja se në zhvillimin e kulturës kanë predominuar grupet më të mëdhenj, si kinezët, indianët, gjermanët, sllavët. Helenizmin e kanë mbrojtur të gjithë, kulturën e tij e kanë nxjerrë më të vjetër e më të përparuar, që i ka dhënë shkëlqim botës. Në bazë të këtyre tezave për popujt e tjerë është vënë një mur. 

Megjithatë, sipas atyre që njihen si shkruesit e historisë së helenizmit, ndërmjet tyre është edhe Homeri, del se para helenëve kanë ekzistuar popuj të tjerë më të vjetër, një nga të cilët janë pellazgët. 

Është fakt që pellazgët kanë ekzistuar, por asnjeri nuk është thelluar në këtë çështje nga pikëpamja arkeologjike dhe e gjuhës. Patriotët e shkrimtaret tanë si Naimi etj., disa historianë gjermanë etj., kanë thënë që populli ynë vjen nga pellazgët, po dokumenta të nevojshme, që të vërtetojnë këtë prejardhje, akoma nuk ka. Mendimet e historianëve gjermanë mund t’i quajmë progresiste përsa i përket prejardhjes sonë nga pellazgët … 

Me sa kam lexuar unë shumë teza të tyre kanë dashur t’i hedhin poshtë, ndërsa ne, duke u nisur nga marksizëm-leninizmi, nuk mund të hedhim poshtë njerëz shumë të mësuar, idetë e të cilëve janë progresiste … 

… Ne nuk e shtrojmë çështjen nga ana nacionaliste e nuk themi që kemi qënë më të kulturuararit në botë, ose më të kulturuar se helenët, por themi se tjetër është kultura dhe tjetër është lashtësia e një populli. 

Konda na ka dërguar artikullin e një shkrimtari grek, që thotë se pellazgët kanë ndihmuar në zhvillimin e kulturës helenike etj.. Këtë dhe faktin që pellazgët janë paraardhësit e shqiptareve, shokët tanë është e zorshme ta hedhin poshtë, duke paraqitur si argument vetëm se këto i kanë thënë edhe të tjerë. Ne nuk themi se Konda është origjinal, por nuk jemi as të mendimit që këto të hidhen poshtë. 

Përsa i përket qytetërimit ilir, ne kemi fakte dhe të tjera do të zbulojmë me vonë…Tezën që ne vijmë nga pellazgët nuk duhet ta hedhim, por ta studiojmë më tej. Detyra e historianëve tanë është që të gjejnë lidhjet dhe zhvillimin e mëtejshëm të pellazgëve me ilirët. Tani nuk shtrohet si më parë çështja e ekzistences së popullit shqiptar si komb, por problemi i prejardhjes duhet të zgjidhet shkencërisht, pra tezat që ngrihen të shpjegohen me dokumente. Ne nuk jemi specialistë, por mendime mund të shfaqim. Prandaj unë do të propozoja që teza, që ne vijmë nga pellazgët, duhet të studiohet e të argumentohet, sepse ky problem nuk është zgjidhur përfundimisht, ndërsa çështja e ilirëve si stërgjyshër të popullit shqiptar, është e provuar, megjithëse lidhja midis tyre, midis pellazgëve e ilirëve mbetet për t’u vërtetuar”, 

Vërejtjet e Byrosë Politike u pasqyruan në përpunimin përfundimtar të vëll. I të Historisë së Shqipërisë. 

Gjatë viteve 1957-1959 ngurova të takohesha me Çabejn e Xhuvanin, siç më këshillonte, si me shaka, shoku Enver Hoxha në vjershën që përmenda më sipër, sepse nga qëndrimi i tyre kundrejt Kondës arrija në përfundimin, se me mua ata nuk do të luanin kurrësesi nga qëndrimi i tyre, pse unë nuk isha filolog e ca më pak i aftë t’i bindja, që nuk e kishin drejt. Kur foli shoku Enver më gjashtë maj në Byronë Politike rreth çështjes së prejardhjes sonë nga pellazgët e mbrojti në një farë mënyre, edhe Kondën, unë ndjeva një gëzim të madh dhe e quajta veten tashmë të liruar nga barra që më kishte ngarkuar. Pas këtij zbërthimi të tezës pellazgjike nga shoku Enver – thashë me vete – sigurisht shkencëtaret tanë do të hidhen në kërkime e studime, sipas orientimeve që dha udhëheqësi ynë për këtë çështje të madhe. 

Në vitin 1962 u botua në greqisht vepra e Kondës “Shqiptarët dhe problemi pellazgjik”. Botimi shqip doli pas dy vjetëve. Në fund të vitit 1961 doli nga shtypi (në Shqipëri erdhi në vitin 1962) vepra e arkeologut të diplomuar në universitetin e Parisit, Zaharia Mayanit “Etruskët nisën të flasin”. Për ne kjo vepër ishte një ngjarje me rëndësi, se autori si çelës të zbërthimit të gjuhës së etruskëve kishte zbuluar gjuhën shqipe. Më kujtohet si shoku Enver e pas tij unë e ndonjë tjetër, e studiuam me vëmëndje e kënaqësi të veçantë këtë vepër që e ngrinte lart gjuhën tonë, për lashtësinë dhe pasurinë e qëndrueshmërinë e saj. Etruskologët italianë i’u vunë kundra menjëherë, pse ata kanë mbrojtur e mbrojnë edhe sot tezën se etruskët janë popull italian, çka do të thotë që qytetërimi etrusk, që i kaloi Romës, së themeluar nga vetë etruskët, është një qytetërim i lindur në Itali dhe jo i çuar atje nga një popull tjetër. 

Në Konferencën Albanologjike, të mbajtur në nëntor 1962, u ftuan edhe Spiro Konda e Zaharia Mayani. I pari foli mbi temën “Shqiptarët dhe problemi pellazgjik” dhe i dyti mbi temën “Etruskishtja dhe shqipja”. 

Vitet kalonin dhe asgjë nuk pipëtinte nga rrethet shkencore të gjuhësisë e të historisë të vëndit tonë rreth këtyre dy veprave të shënuara. Ndërsa vepra e Mayanit, sipas Radio Romës (njoftim i dhënë nga ATSH, i marrë nga Radio Roma më 2 shkurt 1971), ishte përkthyer në anglisht, rusisht, gjermanisht etj. etj. në gjuhën shqipe nuk u përkthye! Ç’ironi! Kyçi i një gjuhe, që për shumë shekuj kishte mbetur mister, ishte gjuha shqipe dhe vepra në shqip nuk u përkthye! Rrethet shkencore të vendit tonë dënuan me HESHTJEN E TYRE si veprën e Kondës, ashtu edhe atë të Mayanit. 

Pas afro dhjetë vjetëve, në fund të vitit 1970, Zaharia Mayani botoi veprën e tij të dytë “Fundi i misterit etrusk”, e cila në vitin 1973 u botua e përkthyer në shqip nga ne. Autori, ndër të tjera, boton edhe një pjesë të letrave që kishte marrë nga albanologë e dijetarë të dëgjuar rreth veprës së parë “Etruskët nisën të flasin”. 

Asgjë nga shqiptarët, veç ftesës për të folur në Konferencën Albanologjike! 

Edhe kundrejt veprës së dytë të Mayanit u mbajt i njëjti qëndrim, si ai kundrejt së parës, nga rrethet shkencore të gjuhësisë e të historisë në vendin tonë: HESHTJE, HESHTJE … 

Në Vitin 1981 në Itali u botua vepra e Enzo Gattit “Ilirët” në dy vëllime. Edhe për këtë vepër, që flet për ilirët në siujdhesën italike, i njëjti qëndrim nga rrethet shkencore të gjuhësisë e të historisë në vëndin tonë: HESHTJE, HESHTJE … 

Këto janë vepra, që kanë lidhje me të kaluarën e qytetërimin e popullit tonë, të shkruar nga të huaj, të cilët ndonëse nuk janë shkencëtarë të përkryer si N. Jokli, G. Mayer etj., janë të paktën miq sa dhe ata, të popullit tonë dhe e nderojnë, duke folur për lashtësinë e tij dhe qytetërimin, që u ka dhënë dikur të tjerëve. Do ishte detyra jonë, madje domosdoshmëri, bërja e një shkrimi nga shkencëtarët tanë në revistat “Studime historike” ose “Studime filologjike” rreth këtyre veprave, për të vënë në dijeni vetë popullin tonë, se ç’shkruhet në botë mbi lashtësinë e tij. 

Është për të ardhur keq, që një gjuhëtar si Eqerem Çabej të ketë ndikuar kaq shumë negativisht në hedhjen poshtë të krenarisë tonë kombëtare, si pasardhës të pellazgëve, me tezat e tij pa baza shkencore, që pohojnë të kundërtën. Jam i mendimit që kjo veprimtari e tij ka dëmtuar deri njëfarë pike, edhe vetë veprën e tij madhore mbi etimologjinë e fjalëve të gjuhës sonë. Duke mos e lidhur gjuhën tonë me gjuhën pellazgjishte, por vetëm me gjuhën e ilirëve, kjo e ka çuar, që në prejardhjen e fjalëve ai të anojë më shumë në huazimet e gjuhës sonë nga greqishtja e latinishtja e të zbehë të kundërtën, pra fjalët që i ka huajtur gjuha jonë këtyre gjuhëve, të cilat janë dukur e zhvilluar pas pellazgëve e në truallin e tyre. 

Ja ç’thotë ai në faqet 43-44 të vëll. “Studime gjuhësore” (Botim i “Rilindjes” Prishtinë 1976) : 

“Më 1854 Hahni, dijetari që shikohet me të drejtë si ati i albanistikës, tezën e tij rreth burimit ilir të shqiptarëve e të shqipes e zgjeroi me anën e një vështrimi edhe të situatës etnografike të Ballkanit të vjetër. Në lidhje me atë ai në kryeveprën e tij “Albanische Studien” (I 215) formuloi këto teza: 

  1. Epirotët e Maqedonët edhe në kohë të Strabonit ishin jogrekë ose barbarë;

2.Epirotët, Maqedonët e Ilirët janë farefis në mes tyre; 

3.Ka shumë shënja që Epirotët e Maqedonët përbënin thelbin e fisit tireno-pellazgjik, skajet më të tutjeme të cilit në Itali e në Traki hyjnë brënda në histori; 

  1. Ilirishtja është gjuhë pellazgjike, në një kuptim më të gjerë.

Me këto teza Hahni te Ilirët, si të parët e shqiptarëve, përfshin edhe Epirotët e Maqedonët, e të gjithë këta popuj i bën të ardhur prej pellazgëve”. Dhe ja mendimet e Çabejt rreth tezave të Hahnit : 

“Teoria e Hahnit si tërësi, me gjëndjen e sotme të kërkimeve arkeologjike e gjuhësore, në disa anë del e drejtë, në disa përgjithësime që bën nuk mund të qëndrojë, po në analizë të fundit përmban një thelb pjellor të vërtetë. Teza e tij që Epirotët e Maqedonët nuk ishin grekë, vërtetohet prej dëshmive të vetë autorëve helenë, dhe vetëm një dije jo objektive e shoviniste mund të vazhdojë të qëndrojë në pikëpamjen e përkundërt. 

Teza e afërisë së Epirotëve, Maqedonëve e Ilirëve në mes tyre është një mendim i pranuar pothuajse gjithkund, sepse ato të pakta dëshmi që kanë mbetur nga gjuhët e këtyre popujve flasin qartë për një të tillë afëri. 

Teza që Epirotët e Maqedonët përbënin thelbin e fisit tireno-pellazgjik e që ilirishtja është pellazgjishte në një kuptim më të gjerë, në këtë vështrim të përgjithësuar, nuk mund të mbahet, sepse pas gjithë gjasave ILIRISHTJA E PELLAZGJISHTJA JANË GJUHË TË NDRYSHME (nënvizimi me shkronja të mëdha është imi). 

Karakteri gjuhësor i ilirishtes e përkatësia e saj në trungun indo-europian u pa më lart. Për karakterin gjuhësor të pellazgjishtes, për mungesë të një materiali që mund të thuhej me siguri se i përket asaj gjuhe, dija nuk ka arritur në qartësi. Nuk mund të caktohet me siguri cilës familje ose shtrese gjuhësore i përkiste. Hahni as që e shtroi pyetjen në se pellazgjishtja është gjuhë indoeuropiane apo jo, e kjo është e natyrshme për një kohë (1854), në të cilën gjuhësia indoeuropiane e krahasuar sapo kishte marrë hapat e para”. 

Çabej është në kundërshtim me vetveten! Si mund të pohojë me kaq vendosmëri, se ilirishtja e pellazgjishtja jane gjuhë të ndryshme, kur pellazgjishtja nuk njihet, sipas tij, se mungon një material, që mund të thuhej me siguri se i përket asaj gjuhe e nuk mund të caktohet me siguri se cilës familje ose shtrese gjuhësore i përkiste. Këtu jemi para një absurditeti! Si mund të krahasohen dy sende, dy madhësi ose edhe dy gjuhë e të thuhet se nuk janë të barabarta, kur njëra nuk njihet?!? 

Por me këtë tezë Çabej ka hedhur poshtë si pa baza pohimin prej shekujsh të popullit tonë, pohimin e rilindasve tanë, se ne jemi pasardhës të pellazgëve e ilirët pasardhës të drejtpërdrejtë të tyre. Pikërisht me këtë tezë e me autoritetin e tij Çabej ka ushtruar ndikimin më negativ të mundshëm në gjuhëtarë e historianë, për të mos bërë studime e kërkime për të vërtetuar tezën e prejardhjes sonë nga pellazgët. 

Për sa i përket pyetjes, që nuk i bëri Hahni vetes, është apo jo pellazgjishtja gjuhë indoeuropiane, këtë pyetje e kanë bërë shumë dijetarë të shekullit të kaluar e të shekullit tonë, që janë marrë me problemin pellazgjik, dhe shumica kanë përfunduar me vërtetimin se pellazgjishtja është një gjuhë indoeuropiane. Ndër këta përmend disa nga më të rinjtë, Georgiev (bullgar), Sakellariu (grek), Fritz Lochuer – Hũttembach (austriak) etj.. 

Dhe në fund Çabej del me këtë përmbyllje të çuditshme “ex cathedra”: 

“Shkrimtarët shqiptarë të kohës së Rilindjes e rrokën me entuziazëm këtë ide të Hahnit dhe i dhanë përhapje në librat e tyre”. Më sipër thashë “të çuditshme”, se nuk mund ta besoj që Çabej të mos njihte traditën e popullit tonë dhe krijimtarinë e rilindasve tanë. Por do të thoshja se kjo përmbyllje tingëllon disi fyese kundrejt veprës së tyre. Si qëndron e vërteta? 

Më 1840 Jeronim De Rada doli me studimin e tij “Mbi hyjnitë e pellazgëve”. Kjo vepër bëri bujë dhe u përhap si rrufeja (krahasuar me mundësitë e mjetet e kohës) jo vetëm tek shqiptarët, por edhe tek rrethet shkencore e kulturore të Evropës. Naum Veqilharxhi në Enciklikën (letër qarkore) të1846, u rekomandon shqiptarëve studimin e De Radës “Mbi hyjnitë e pellazgëve” që e kishte botuar në vitin 1840 e që u ribotua nën titullin “Lashtësia e popullit shqiptar” në Athinë në vitin 1845 e në Bukuresht në vitin 1946: 

“Po i këshilloj atdhetarët tanë, që duan atdheun, të vështrojnë me kujdes një studim të ri filologjik”… si një vepër që meriton vëmendje shumë të madhe, aq më tepër, pasi kjo ka lidhje me shqiptarët”‘. 

Këto radhë janë nxjerrë nga një artikull i Myslim Islamit në revistën “Nëntori” nr. 10,viti 1987 (f’.125-131). Myslim Islami është autori i biografisë “Naum Panajot Bredhi VEQILHARXHI” botuar në vitin 1967. 

A mund të flitet pra se “rilindasit e rrokën me entuziazëm këtë ide të Hahnit” kur ata kishin shkruar e botuar mbi prejardhjen e shqiptarëve nga pellazgët 14 vjet përpara se të dilte Hahni me “Albanische Studien”? 

A mund të flitet se shkrimtarët e Rilindjes morën nga Hahni idenë, kur nëntë vjet para, se të delte vepra e Hahnit, në Athinë botohej studimi i De Radës, me titull “Lashtësia e popullit shqiptar dhe 8 vjet para Hahnit në Bukuresht po ky studim?!? 

Është e kundërta ajo që ka ndodhur : Hahni, i cili kaloi disa vjet në Janinë, afër Dodonës së lashtë, si konsull i Austrisë, jo vetëm që e ka dëgjuar, sa e sa herë nga shqiptarët, e, sigurisht nga vetë Ali Pashë Tepelena, se populli shqiptar është pasardhës i pellazgëve, po kur u njoh me studimin e De Radës u frymëzua dhe i’u vu studimit mbi këtë çështje dhe pas 8-10 vjet doli me veprën e tij të njohur. 

Populli ynë, sigurisht, si në kohën e pellazgëve edhe në atë të Ilirëve, epirotëve etj. ka shkruar, por luftrat e stuhitë shekullore kanë zhdukur çdo gjurmë të këtyre shkrimeve, Veç një gjë nuk kanë mundur të zhdukin rrebeshet e historisë, qytetërimin e të parëve tanë, në të cilin bën pjesë ajo e kalimit të vetive të çmueshme të trashëguara nga të parët, nga ati tek biri, nga nëna tek vajza, nga brezi tek brezi. Kështu ka ardhur deri tek riIindasit e tek ne tradita se ne e kemi prejardhjen nga pellazgët. Dhe kjo u hodh edhe në shkrime tek arbëreshët e Italisë, pasardhës të oinotrëve pellazgë e të arbëreshëve të kohës së Skënderbeut, që gjetën strehim e u ngulën në ato vende, të cilat i kanë ruajtur si gjërat më të shënjta traditat e të parëve tanë. 

Në ndihmë të kësaj tradite të popullit tonë vjen edhe artikulli i Prof. Mahir Domit “Arbëreshët për prejardhjen e shqipes e të popullit shqiptar” botuar në të përjavshmen “Drita” më l gusht 1982. 

Në këtë studim, veç të tjerave, M.Domi ndalet tek Nikollë Keta (1740-1803) dhe tek Engjëll Mashi (fundi i shek. XVIII e fillimi i XLX) 

Idetë e shprehura në dorëshkrime të studiuesve para tij përpunohen dhe shtjellohen në një teori të tërë prej autorit arbëresh Nikoll Keta. “Puna e tij prej pionieri është pak e njohur edhe për faktin se vepra e tij (1777) mbeti dorëshkrim dhe pak kush pati rast ta lexojë. Kontributi i këtij autori në studimet historike e gjuhësore shqiptare meriton të njihet më gjerë dhe të vlerësohet si duhet. Nikollë Keta ngrihet mbi të gjithë autorët e mëparshëm arbëreshë nga gjërësia dhe niveli i trajtimit, nga ndjenja e qartë patriotike që e frymëzon, çka i jep atij vendin e një pararendësi… 

Nikollë Keta i lidh shqiptarët me banorët më të parë të Ballkanit, që përmend historia, me pellazgët. Me këtë ai është, mund të themi – vazhdon M.Domi – autori i së parës teori të kristalizuar të prejardhjes pellazge të shqiptarëve, teori që do të rimerrej nga studiues të tjerë arbëreshë e do të popullarizohej një shekull e gjysmë më pas, sidomos në veprimtarinë e Jeronim De Radës e të ndonjë studiuesi tjetër arbëresh … 

Ndër arbëreshët që e përqafuan dhe e shtjelluan teorinë pellazge mund të përmenden Zef Krispi (1831), V.Dorsa (1843), Dh.Kamarda e sidomos poeti i madh i letërsisë arbëreshe e shqiptare, Jeronim De Rada. Ky shkroi që më 1840 një artikull, ku orvatej të provonte prejardhjen e shqiptarëve prej pellazgëve të lashtë … 

Vështrimi i shpejtë që parashtruam tregon qartë se vetë shqiptarët prej kohësh janë interesuar gjallërisht për historinë e tyre e të gjuhës së tyre. Përsa i përket fillimeve të veprimtarisë studimore në këtë fushë arbëreshët kanë qënë ndër të parët. Ata kanë dhënë kontribute me rëndësi …” mbaron M.Domi. 

Përmbyllje e kundërt për çka thotë Çabej. 

Me gjithë heshtjen e gjatë të rretheve shkencore të gjuhësisë e të historisë për këtë çështje, orientimet e qarta, për mos hedhjen poshtë të tezës së prejardhjes pellazge të popullit tonë, por për vërtetimin shkencor të saj, të 6 majit 1959, të shokut Enver Hoxha, i kanë dhënë shtytje një sërë studimeve e kërkimeve shkencore në fushën e arkeologjisë e në botimin e një sërë biografish, si të Jeronim De Radës nga Jup Kastrati, të Pashko Vasës nga Vehbi Bala, të Naum Veqilharxhit nga Myslim Islami etj. dhe të disa artikujve të rëndësishëm, si ai që përmenda më sipër, të Muzafer Xhaxhiut etj.,të cilët na kanë ndriçuar e hapur horizont edhe ne të tjerëve, që nuk jemi të zanatit, por e kemi merak këtë çështje, ashtu si çdo shqiptar. Falë këtyre studiuesve, mund të shprehim edhe ne ndonjë mendim të bazuar në studime shkencore. 

Meritë të veçantë kanë në këtë fushë arkeologët tanë të shquar Selim Islami e Muzafer Korkuti dhe ndonjë tjetër, pas tyre. Arkelogu Selim Islami në intervistën e dhënë korrespodentit të ATSH-së, botuar më 31 tetor 1963 në shtypin tonë, ndër të tjera ka thënë : 

“Gërmimet e viteve të kaluara kishin treguar se këtu kishim të bënim me vendbanim të kohës së bakrit të tipit palafit … dhe me një tjetër më të vonë të kohës së bronxit … Gërmimet e sivjetshme e sqaruan edhe më mirë moshën dhe karakterin e këtij vëndbanimi: ato vërtetuan edhe njëherë lidhjen gjenetike midis shtresës kulturore të kohës së bakrit dhe të asaj të bronxit, që paraqitet me të gjitha tiparet e një kulture të formuar ilire. Ajo nuk është diçka e re, e ardhur dhe e depozituar mbi gërmadhat kulturore të një popullsie të mëparshme vendase, por përkundrazi një kulturë e lidhur gjenetikisht me atë të epokës së bakrit, një kulturë e lindur prej saj. Gjetjet e reja treguan edhe më qartë lidhjet e kësaj kulture me ato të epokave përkatëse të siujdhesës Ballkanike dhe në radhë të parë me kulturat fqinjë të Maqedonisë, Thesalisë dhe deri diku, me ato të Mesdheut Lindor, atdheut klasik të asaj popullsie proto indoeuropiane, që njihet në traditën e shkruar historike me emrin e pellazgëve. 

Këto vroj time janë duke tërhequr vëmëndjen e studiuesve tanë drejt mundësive të një shqyrtimi të ri të problemit të gjenezës së të parëve të popullit tonë, të ilirëve dhe lidhjet e tyre me substratin pellazgjik”. 

Dhe pas 21 vjetëve arkeologu Muzafer Korkuti në një artikull, me emërtimin “Arkelogjia dhe problemi pellazgjik”, botuar në revistën “Shkenca dhe jeta” nr. 2 vi ti 1984, në fund jep këto përmbyllje : 

“Zgjidhja e problemit të banorëve të stërlashtë të vendit tonë, nuk merr fund me përcaktimin e karakterit indoeuropian të banorëve të tërësisë ballkano-egjeane e me emërtimin e tyre si pellazgë. Që zgjidhja të çohet deri në fund duhet të përcaktohen edhe lidhjet e pellazgëve e të pellazgjishtes me banorët e trevës së Ballkanit Perëndimor në epokën e bronxit të hershëm, domethënë me ilirët dhe ilirishten”. 

Korkuti mendon se ky problem i rëndësishëm kërkon trajtim të veçantë. Për këtë ai hedh këto të dy ide : 

“Së pari : duhen marrë në shqyrtim ato të dhëna, edhe pse të kufizuara, që vijnë nga fusha a toponimisë së lashtë të Ballkanit dhe ato fjalë jo greke që gjenden në greqishten e vjetër, të cilat i takojnë nënshtresës pellazgjishte e shtjellohen dhe lidhen me ilirishten. 

Së dyti : të mbështeten e të interpretohen historikisht të dhënat arkeogjike. Kanë rëndësi të dorës së parë lidhjet kulturore dhe etnike midis kulturës së epokës së bakrit (eneoliti), bartësit e së cilës janë pellazgët, me kulturën e bartësit të epokës së bronxit të hershëm të vendit tonë. 

Të dhënat që janë zbuluar në Maliq, në Tren, në Shpellën e Nezirit e, kohët e fundit, në Shpellën e Bënjës, dëshmojnë se ka një lidhje të ngushtë kulturore midis dy epokave, gjë që nënkupton edhe një lidhje etnike, krahas sendeve të reja kulturore (qeramikë me sipërfaqe të ashpër). Si rrjedhim në mbrujtjen e kulturës së bronxit, vetëvetiu edhe të bartësve të saj, ka një përbërës të ri, që lidhet me ardhjen e popujve indoeuropianë (bartës të qeramikës me sipërfaqe të ashpër) e një përbërës të fuqishëm kulturor dhe etnik, të trashëguar nga epoka eneolitike, atë pellazgjik”. 

Narcizmi, si sëmundje kolektive e Perëndimit dhe lufta në Ukrainë

0

Nga Dritan Goxhaj , Tiranë

23 shkurt 2024  

Midis datave 16 dhe 18 shkurt 2024 u mbajt në Mynih të Gjermanisë konferenca vjetore mbi sigurinë, ose siç njihet tashmë, Konferenca e Sigurisë e Mynihut.  

Kjo konferencë këtë vit përkoi me dy vjetorin e luftës në Ukrainë, edhe pse lufta pat filluar 4 ditë më herët, më datë 22 shkurt 2022.  

Por kjo konferencë ka simbolikën e saj, pasi aty e ka fillesën gjithë kjo luftë që po zhvillohet në Ukrainë midis Perëndimit –NATO-s, dhe Rusisë. Ishte pikërisht në atë konferencën e vitit 2007 që presidenti i Rusisë, Putin, mbajti një fjalë në të cilën, prej fillimit të saj e deri në fund, u mundua t’i tërhiqte vëmendjen gjithë Perëndimit që të mos shtyhej më në drejtim të Rusisë, dhe të qëndronte larg kufijve të saj, pasi, çdo përpjekje për t’u afruar ushtarakisht në kufijt e saj, do të konsiderohej nga Rusia si një veprim që do t’i jepte fund bashkpunimit të deri më atëhershëm të tyre, dhe do të konsiderohej si një përpjekje drejt ekzistencialitetit të vetë shtetit rus. 

Fjala e Putinit atëherë, por jo vetëm atëherë, ajo u nënvlerësua totalisht. Gjithë Perëndimi, i marë së bashku, pra, Perëndimi kolektiv deri më datë 22 shkurt të vitit 2022 e konsidronte Rusinë sipas shprehjes së senatorit amerikan Lindsi Graham: “Një pompë benzine i maskuar si shtet”.  

Po i njëjti nënvlerësim erdhi edhe më pas për gjithë rritjen e kapaciteteve ushtarake ruse nga viti në vit, si dhe u vazhdua nënvlerësimi i kapaciteteve ushtarake, doktrinale dhe operacionale të ushtrisë ruse.  

Ai ishte një nënvlerësim, i cili vinte dhe vjen edhe si pasojë e njohjes së gabuar të historisë së Luftës së Dytë Botërore. Por, Perëndimi kolektiv, përveç nënvlerësimit total ndaj Rusisë, ai bëri edhe gabimin tjetër fatal, i filluar që nga viti 1991, vit në të cilin u shpërbë Traktati i Varshavës, duke mbivlerësuar veten dhe fuqitë dhe kapacitetet e veta ushtarake.  

Dhe, sikundër dihet, në fushën e psikologjisë dhe të mjekësisë kur dikush nënvleftëson totalisht dikë ose diçka, dhe krijon idenë e mbivlerësimit për veten, vuan nga ajo sëmundje që këto dy shkenca e konsiderojnë si sëmundjen e narcizmit. 

Të rënë në këtë gjendje narcizmi edhe kësaj rradhe në Konferencën e Mynihut të këtij viti, u fol vetëm për një paketë të re sanksionesh ndaj Rusisë, si dhe për islamofobin Navalni (si politikë të partisë së tij, ku propagandonte zhdukjen e gjithë myslimanëve në Rusi, dhe e konsideronte shtetin rus vetëm shtet të krishterëve ortodoksë).  

Duket qartësisht që narcizmi nuk e ka lejuar as kësaj rradhe Perëndimin kolektiv që të shohin realitetin;  

realitet i shpjeguar nga një raport i FMN (Fondi Monetar Ndërkombëtar) në fund të vitit që shkoi, ku theksonte se “Sanksionet nuk e kanë dëmtuar aspak Rusinë, dhe ekonomia e saj ka pësuar rritje më shumë se ekonomia e vëndeve të G7”.  

Por, të mbytur nga narcizmi, Perëndimi ka menduar se Rusia është si Shqipëria, një vend i vogël ku pushteti merret dhe mbahet me ndihmën e bandave dhe banditizmit.  

Rusia është një vend i madh, dhe vendet e mëdha, nëse funksionojnë në kuadër të banditizmit, ato humbasin centralizmin dhe shpërbëhen.  

Ndërsa vende si Shqipëria mund të drejtohen dhe mbahen me banditë. Sepse aktualisht e gjitha çka bën qeveria e Shqipërisë është thjesht dhe vetëm banditizëm ndaj popullit të vet, dhe për këdo që do të ndihet keq me çka shprehem, mjafton të shikojë definicionin e banditizmit në Ëikipedia: “Termi banditizëm aplikohet për ata që vetëm ose në grupe kryejnë akte të jashtëligjshme në vepra të cilat janë: grabitja, pengmarrja dhe gjobëvënia”.  

Me cilat nga këto nuk merret qeveria shqiptare me udhëheqjen e saj?  

Grabit paratë publike me projekte si inceneratorët si dhe aeroportet e rrugët. Ka marrë peng një popull të tërë nëpërmjet patronazhizmit, dhe gjobëvënie ndaj çdo lloj biznesi, deri te taksimi i çdo lloj profesioni të lirë. 

Është pra, narcizmi që e çoi Perëndimin kolektiv drejt shkatërrimit të plotë të ushtrisë më të madhe të Europës, atë të Ukrainës.  

Dihej që në fillim të vitit 2022, se Ukraina zotëronte ushtrinë më të madhe dhe më të përgatitur të gjithë Europës.  

Dhe në kuadër të narcizmit, duke nënvlerësuar totalisht kapacitetet dhe aftësitë ushtarake të ushtrisë Ruse, Perëndimi nuk e la Ukrainën që të dakordohej për një marëveshje paqeje në fillimin e këtij konflikti, që sërish Perëndimi, kuptohet për shkak të narcizmit të tij, vijon që atë konflikt ta konsiderojë luftë, ndërsa Rusia e konsideron thjeshët si një Operacion Ushtarak; dhe Perëndimi ka atë përcaktim jo vetëm si pasojë e nënvlerësimit të Rusisë, por edhe si rrjedhojë e mos-njohjes së doktrinës ushtarake Ruse.  

Në doktrinën e saj Rusia i ndan veprimet luftarake në dy grupe. Në Teatër Lufte, dhe në Teatër Operacional të Luftimit. Po në këtë kuadër, çdo lloj angazhimi i forcave Ruse jashtë territorit të saj konsiderohet vetëm si Teatër Operacional Luftimi; për këtë arsye ajo e quan atë që po bën në Ukrainë thjesht Operacion Special. Dhe këto përcaktime në doktrinën ushtarake Ruse janë definuar të tillë prej pasi mbaroi Lufta e Dytë Botërore. Rusët e trajtojnë Teatër Lufte vetëm atëherë kur gjithë shteti angazhohet totalisht në luftë dhe bëhet mobilizimi i përgjithëshëm i gjithë popullsisë dhe kur ekonomia vihet totalisht në shërbim të luftës. 

Narcizmi nuk e lejon Perëndimin kolektiv që të shohi realitetin në terren, ku tashmë prej dy vite të plota në këto përplasje ushtarake, ushtria ukrainase është shkatërruar plotësisht, ku numëri i të vrarëve të saj është  377.324, duke e ka ka kaluar numërin actual të forcave ushtarake active, i cili është 366,400; 11.000 më pak se ai i të vrarëve.  

Gjithashtu, në ushtrinë ukrainase është shkatërruar çdo lloj sistem armatimi dhe i llojeve të armatimit që Perëndimi i ka dhënë Ukrainës, gjë që është treguar se ato armatime dhe sisteme të ndryshme perëndimore nuk kanë qënë të përshtatshme për një luftë të tillë, por vetëm për operacione të shkurtra e të vogla për vende të izoluara, e jo me kapacitete ushtarake si të Rusisë. 

Edhe pse para disa ditësh revista prestigjoze “Forbes” shkruante: “Ukrainës i duhen 200,000 predha artilerie në ditë që të mund të ndalojë avancimin e forcave ruse në Ukrainë”, sërish Perëndimi kolektiv, i qorruar nga narcizmi, nuk e sheh se nuk është në gjendje t’i japi Ukrainës një sasi të tillë municionesh, pasi gjith sasia e predhave që ka prodhuar gjithë Perëndimi së bashku gjatë vitit 2023 ka qënë 400,000 predha, ndërsa për vitin në vijim 2024 kanë planifikuar vetëm 600,000 predha të tilla. Që, sipas revistës “Forbes”, Perëndimi do të plotësojë nevojat vetëm për 3 muaj të ushtrusë Ukrainase, por edhe ato për vitin tjetër, sepse kjo sasi do të prodhohet deri në fund të vitit 2024. 

Ndërsa në fillim të këtij muaji shkurt, dy gjeneralë perëndimorë, Gjeneral Majori në pension Mik Rajan (Mick Rayan) i ushtrisë Australiane, dhe Gjeneral Leitnanti Klinton Hinot (Clinton Hinote) i Forcave Ajrore Amerikane, kanë bërë një raport për Pentagonin, në të cilin theksojnë: “Menjëherë pas Luftës së Ftohtë ndodhën disa gara të njëanshme në fushën e betejës, ku ushtritë aleate dominuan shpejt kundërshtarët të mbërthyer në paradigma të vjetra. Fatkeqesisht tashmë ky avantazh është gërryer me shpejtësi të madhe”.  

Ndërsa diku më poshtë në raportin e tyre, ata pranojnë se, “Sistemet peëendimore janë bërë aq të shtrenjta, sa operatorët e tyre kanë frikë t’i përdorin – duke shkatërruar kështu gjithë idenë e luftës”. 

Duke qënë se narcizmi nuk të lejon ta shohësh realitetin dhe as ta pranosh atë, Perëndimi kolektiv sërish po e nxit Ukrainën për të vazhduar konfliktin, edhe pse tashmë është reale pamundësia e Ukrainës për të ndalur avancimin e forcave Ruse, të cilat, si për kastile, një ditë para Konferencës së Mynihut arritën të marrin totalisht nën kontrollin e tyre një nga qyetet më të fortifikuara të forcave ukrainase, atë të Advikës.  

Tashmë ukrainasve ju kanë mbetur vetëm dy rajone të fortifikuara, ai i Shasov Jar, dhe linja e fortifikuar në Kramatorsk. Aktualisht Shasov Jar është duke u rrethuar nga forcat ruse që po përparojnë me ritëm të ngadaltë.  

Në momentin që edhe këto dy rajone të fortifikuara do të bien në duart e rusëve, atëherë Ukraina nuk do të ketë më asnjë lloj mundësie për të ndalur avancimin e rusëve deri në brigjet e lumit Dniepër. 

Edhe pse Ukraina po mundohet që të ribëjë sërish një mobilizim, me pretendimin se do të mund të mobilizojë rreth 500 mijë forca, ajo thjesht e nxitur nga narcizmi i Perëndimit dhe nga pangopësia e lavdisë dhe e pushtetit të presidentit të saj, do të çojë drejt vdekjes bijtë e bijat e Ukrainës, pasi ato janë froca që jo vetëm do të jenë të pa-përgatitura, por Ukraina tashmë nuk ka asnjë kapacitet njerëzor profesionist komundues.  

Kjo vërtetohet nga fakti që gazetat amerikane po arrijnë të marrin nëpër intervista disa komandatë batalionesh ukrianse, që po iknin nga Advika, dhe grada e tyre është herë kapiten e herë major.  

Ndërkohë që normalisht duhej të ishin Kolonelë ose nën/kolonelë. Kur një batalion ka për komandant një kapiten, më së shumti major, kjo tregon qartësisht mungesën e personelit të kualifikuar drejtues.  

Dhe kjo, në një konflikt të tillë, veçanërisht si ky i tanishmi, do të thotë vetëvrasje për ato forca të freskëta që shkojnë në luftim. 

Pas gjithë këtyre dështimeve të njëpasnjëshme në këto dy vjet, Perëndimi kolektiv do të duhej ta nxiste Ukrainën që të ulej në tavolinën e bisedimeve dhe të të mund të shpëtonte çka të mund të shpëtonte në këtë pikë ku është aktualisht, pasi, sa më vonë të bëhet kjo, aq më shumë do të humbasi Ukraina.  

Por ama, ky narcizëm nuk po e lejon Perëndimin të shohi se, sa më e madhe të jetë humbja e Ukrainës, aq më e madhe do të jetë edhe humbja e Europës dhe e NATO-s.  

Në këtë rast Europa do të thyhet përfundimisht në idenë e një fuqie ushtarake edhe për një periudhë tjetër të paktën 30 vjeçare do të duhet të jetë nën patronazhin dhe mbrojtjen direkte të SHBA-së.  

Ndërsa NATO-ja thjesht do të dali si një alencë e dobët dhe jo më e frikshme për pjesën tjetër të botës. 

I vetmi që, me sa po duket deri më tashti nga luftënxitësit perëndimore që e ka kuptuar se vazhdimi i luftës nga Ukraina është i kotë, është vetëm senatori amerikan Lindsi Graham, i cili deri dje bënte thirrje për angazhim ushtarak të Amerikës direkt me Rusinë, ndërsa tashti, në dy raste të fundit ka votuar kundër dhënies së ndihmës ushtarake amerikane prej 61 milion dollarësh Ukrainës. 

Si duket, zoti senator e ka kuptuar më në fund se Rusia nuk është “Një pompë benzine e maskuar si shtet”, por “Një Shtet i maskuar si pompë benzine”. 

Uroj që edhe pjesa tjetër e Perëndimit ta kuptojë sa më shpejt e të mos luajnë me fatin e Ukrainës dhe të ukrainasve thjesht për ineresat e tyre të ngushta politike; pasi është vërtet për të ardhur keq kur sheh se në ç’derexhe ka rënë Ukraina, aq sa edhe “Udhëheqësi ynë global ”, z.Rama, po e përdor Ukrainën për kapital të tijin politik, për t’i treguar patronazhistëve dhe gjithë qorrave që i venë nga pas si të shurdhër, se ai është lider global, duke e ftuar presidentin e Ukrainës në datë 28 shkurt, në Konferencën për Ballkanin, që do të mbahet në Tiranë. 

Kosova u pavarësua në themelet e Kushtetutës së vitit 1974

Nga: Xhafer Leci, Gjermani

Të nderuar bashkëatdhetarë,motra dhe vëllazër,sot  jemi tubuar këtu të festojmë sëbashku,16 vjetorin e Pavarsisë së Kosovës !
Shpërbërja e ish-Jugosllavisë deri tek Pavarësia e Kosovës.
Boshjnaku Hamdija Pozderac, Kryetar i Komisionit Kushtetues të Kuvendit  të Jugosllavisë, për të mos ndryshuar parimet bazë të  Kushtetutës së vitit 1974, për mos-heqjen e autonomisë, për krahinat autonome të Kosovës dhe Vojvodinës, ishte, viktimë e një përplasjeje politike, i cili vdiq në prill 1988,në rrethana të dyshimta.
Kundër politikës represive të Serbisë ndaj Kosovës, në vitet 1988-89, për mos ndryshimin e Kushtetutës, u organizuan protesta masive të shqiptarëve.
Edhe greva e minatorëve Trepça më 1989, mendohet se lëkundi themelet e ish-Jugosllavisë.
Më 23 mars 1989, në Kuvendin e Kosovës, dhunshëm ndryshohet Kushtetuta e vitit 1974, suprimohet autonomia e Kosovës, shkëputet nga Federata Jugosllave, mbetet pjesë përbërëse të Serbisë.
Beogradi pushton Kosovën me mijëra policë e ushtarë serbë, duke vënë shqiptarët nën masa represive dhe aparteidi.
Më 2 korrik të vitit 1990, Kuvendi i Kosovës shpalli deklaratën kushtetuese Kosova  Republikë. Më 7 shtator të vitit 1990, në Kaçanik, nxirret Kushtetuta e Republikës së Kosovës.
Më 5 korrik, Kuvendi i Serbisë, me një ligj anti-kushtetues, suspendon Kuvendin dhe ndalon punën e Qeverisë së Kosovës.
Menjëherë pas referendumit për pavarësi, më 1991 në Kosovë, Dr. Rugova zgjidhet president i Republikës së Kosovës, formon qeverinë në ekzil, kryeministër caktohet Dr.med.Bujar Bukoshi.
Rugova kishte konceptuar politikën e tij “të rezistencës aktive, por, me mjete paqësore dhe sistemin paralel, duke krijuar miqësi të madhe me Amerikën dhe Perëndimin, sepse nuk kishim pushtet”, – ka thënë presidenti Dr.Ibrahim Rugova, në fillimvitet e `90-ta. Politika paqësore e Rugovës dhe LDK-së filloi të kritikohet nga vitet 1995, nga grupe që kërkonin një rezistencë ndryshe, qoftë edhe me armë. Edhe pse nuk kishin pika të përbashkëta bashkëpunimi, qëllimi ishte i njëjtë-çlirimi i Kosovës nga Serbia dhe bërja e Kosovës shtet të pavarur e sovran.

Të gjitha kushtetutat e Kosovës deri tash…

Në vitin 1997 u bë dalja publike, e tre pjesëtarve të uniformuar, në varrimin e një mësuesi, si parathënie e krijimit të themelimit të organizimit ushtarak.
Më 1 tetor të vitit 1997, Lëvizja Studentore organizon një protestë masive.
Më 5 mars të vitit 1998, forcat serbe sulmojnë fshatin Prekaz i Ulët, ku vrasin
Adem Jasharin, me familje, figurën që për shqiptarët nënkupton komandantin e UÇK-së.
Më 15 janar të vitit 1999, kur forcat serbe ekzekutojnë 45 civilë shqiptarë në Reçak. Ish-shefi i Misionit Mbikëqyrës të OSBE-së në Kosovë, Villiam Volker, doli botërisht dhe e tha se “ajo ishte një masakër”. NATO-ja dhe evropianët organizuan Konferencën në Rambuje, afër Parisit. LDK-ja dhe UÇK-ja bashkohen në një delegacion.
Nga 24 marsi deri më 10 qershor, makineria ushtarake e NATO-paktit goditi caqet ushtarake dhe objektet tjera në Serbi, Mal të Zi dhe Kosovë, për ta paralizuar mundësinë e kundër-përgjigjës ushtarake serbo-sllave. Me 10 qershor, me nënshkrimin e Marrëveshjes në Kumanovë me NATO-n, Serbia pranon kapitullimin dhe detyrohet të tërheq forcat ushtarake e policore nga Kosova, bashkë me qeverinë kriminale të Millosheviqit. Miratohet Rezoluta 1244, me të cilën vendoset Misioni administrues i Kombeve të Bashkuara në Kosovë.
Kosova shpall pavarësinë më 17 shkurt të vitit 2008.
Vrasjet gjatë luftës
Nga organizata Fondi për të Drejtën Humanitare,gjatë luftë në Kosovë (1999). Janë vrarë ose janë zhdukur gjithsej 13,535 njerëz, kjo shifër është nxjerrë në bazë të analizës së 31,600 dokumenteve.
Shqiptarët me 10.812, serbët  2,197, kurse romët, boshnjakët, malazezët dhe joshqiptarët e tjerë përbëjnë 526 viktima gjithsej.
1.647 persona konsiderohen si të pagjetur dhe për ta ende nuk dihet asgjë. Prej tyre rreth 420 serbë. Nga marsi i vitit 2000, janë identifikuar 529 varreza masive, shumica në Kosovë, janë gjetur 4.300 trupa të pajetë. Varreza  më madhe është zbuluar në Batajnicë, afër Beogradit, me 93O të vrarë. Sipas hulumtuesit Bekim Blakaj dhe krryetares së Organizates FDH, Natasha Kandiq, mungon vullneti politik, për të dhënë informacione, për vendndodhjen e varrezave masive në Serbi.
Sipas një raporti të organizatës së OKB-së për refugjatët, (UNHCR), dëshmohet se gjatë luftës 1998-99, soldateska serbo-sllave, dëboi dhunshëmose  862,979 refugjatë nga Kosova.
Numri i viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës, llogaritet të jetë rreth 20 mijë vetë, sipas pohimit të ish-presidentes të Kosovës, Atifete Jahjaga, para Kongresit amerikan. Me emër e mbiemër janë identifikuar rreth 1200 viktima. Në vitin 2014, Kuvendi i Kosovës ka miratuar statusin i viktimës së dhunës seksuale, me pension mujor prej 230 euro. Qendra për rehabilitimin e viktimave të torturës, ndihmon në procesin e aplikimit të viktimave të dhunës seksuale.
Shkatërrimi i pronës gjatë luftës së Kosovës, ishte egërsi unike e një pushtuesi barbar.
Sondazhi i cituar nga UNHCR-së të nëntorit të vitit 1999, raporton se pothuajse 40 përqind e të gjitha shtëpive të banimit në Kosovë janë dëmtuar rëndë ose janë shkatërruar plotësisht. Nga një total prej 237,842 shtëpish, 45,768 u dëmtuan rëndë dhe 46,414 u shkatërruan. Shkollat dhe xhamitë u prekën në mënyrë të ngjashme. Sipas një vlerësimi të dëmeve nga Kombet e Bashkuara, nga 649 shkolla në Kosovë, ose një e pesta, janë shkatërruar.

Delegatët e Kuvendit të Kosovës duke e votuar Kushtetutën e Vitit 1974

Bashkimi Evropian, në kuadër të misionit të UNMIK-ut, pas luftës, kishte vlerësuar një kosto prej së paku 4 miliardë dollarë, për një periudhë prej tre vjetësh, për të rindërtuar Kosovën e shkatërruar nga lufta.
Bëra një ekspoze kronologjike të rrugëtimit 10-vjeçar, të popullit të Republikës së Kosovës, për çlirim e liri, për të ardhur ke pavarësia shtetërore e 17 shkurtit 2008. Dhe, tani, jemi në plotësimin e komponentit të tretë: Konsolidimin e shtetit të Kosovës dhe të demokracisë të mirëfilltë, si aspiratë dhe porosi hyjnore e Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova, me shumë shokë, si vijimësi e ëndrrës fisnike të Rilindasve tanë të zëshëm, me brezat vizionarë..

Xhafer LECI   
Kirchheim/Teck,17.02.2024   

Pozitë dhe opozitë shqiptare e Maqedonisë, mos i mbani zgjedhjet pa shqiptarët ortodoksë dhe ata islam të Maqedonisë

Nga: Luan Dibrani

Maqedonia pak ditë më parë i shpalli zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare 2024. Raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale është caktuar për 24 prill, ndërsa raundi i dytë së bashku me zgjedhjet parlamentare më 8 maj.
Pozitë dhe opozitë shqiptare në Maqedoni kërkoni edhe votën e komunitetit islamik dhe ortodoks shqiptar të vendit tuaj!
Shqiptarët e Maqedonisë gjenden mes zjarrit të dy kampeve. Ata nuk i pranojnë ata me identitetin e tyre të plotë si shqiptarë, ose edhe mbesin ne oborrin e maqedonasve!

Ortodoksët shqiptarë nga pa mundësia dhe anashkalimi i faktorëve shqiptar, kanë mbetur akoma nën hijen e ish pushtimeve serbo-maqedonase edhe nga ai ish jugosllav.

Nga ana tjetër, “myslimanët shqiptarë” të Maqedonisë e gjejnë veten nën trysninë e bashkëkombësve të tyre për të mohuar fenë mbesin ashtu si mysliman qe kategorizohen si turq d.m.th, as ajo pjesë e popullatës nuk mund të jenë të pozicionuar ne taborrin e shqiptarëve që pretendojnë të fuqizojnë veten si faktor politik i barabartë me maqedonasit!?

Pozitë dhe opozitë shqiptare në Maqedoni ndihmoni komunitetin shqiptar të përkatësive fetare si atë islamik dhe atë ortodoks të rikthehen ne identitetin e tyre si shqiptar!

Çështja e ortodoksëve shqiptarë asnjëherë më parë nuk është hapur dhe studiuar në mënyrë shkencore nga faktorët shqiptar. Kjo çështje kërkon një përkujdesje institucionale, për pasqyrimin e denjë të autoktonisë së shqiptarëve në këto treva,sidomos të periudhës mesjetare, e cila deri më tani shumë herë është keqpërdorur, madje ende po keqpërdoret për çështje politike nga qarqet e ndryshme serbe, greke, bullgare e maqedonase?!.
Mbretëria serbe, nga viti 1913 deri në vitin 1941 ushtroi politikë tepër barbare ndaj popullsisë shqiptare, të besimit fetar mysliman, ortodoks dhe katolik, por edhe ndaj popullsisë maqedonase. Bile, maqedonasit as që i njihte për popull, kurse shqiptarët myslimanë mundohej t’i tjetërsonte në turq. Porse, përqendrimin fillestar asimilues pushtuesi serb e koncentroi ndaj popullatës shqiptare me besim ortodoks, duke e përdoruar për këtë politikë asimiluese edhe kishën nacionaliste serbe dhe besimin e tyre, prandaj shqiptarët ortodoks i pat “konvertuar” zyrtarisht në serbë. Edhe “Jugosllavia e Titos” kur e krijoj Maqedoninë si republikë e vazhdoi në të njëjtën mënyrë me shqiptarët ortodoks!.
Shqiptarëve ortodoksë në trevat lindore, vazhdoi edhe pas krijimit të Federates Jugosllave, përkatësisht me themelimin e Republikës së Maqedonisë dhe themelimin e Kishës Autoqefale Maqedonase, e cila duke e përdorur fenë, arriti që me mjete të ndryshme të pushtetit dhe dhunës institucionale, të asimilojë gati se në tërësi popullatën ortodokse shqiptare.
Pikërisht mungesa e një platforme kombëtare shqiptare na bëri që të jemi jo unik dhe e pësuan keq ky komunitet duke u tkurrur vazhdimisht nga etnia e tyre kombëtare.
Pozitë e opozitë shqiptare mos i mbani zgjedhjet pa shqiptarët ortodoksë dhe ata islam të Maqedonisë!
Pozitë e opozitë shqiptare mos i mbani zgjedhjet pa shqiptarët ortodoksë dhe ata islam të Maqedonisë dhe iu mbetet që të zgjoni vetëdijen e secilit shqiptar me imponime te se kaluarës ti ndërrohet identiteti ,prandaj veproni dhe punoni gjate këtyre ditëve të fushatës ,vizitoni fshatrat dhe lokacionet ku banojnë këto komunitete ortukse dhe islamike qe nuk janë pak ,por me qindra mijëra e qe do e përforcojnë synimin tuja te jeni te barabartë me maqedonasit ose edhe te shpallni konfederatë deri te shkëputja nga maqedonasit nëse ka reagime nga ta.


Pozitë dhe opozitë shqiptare në Maqedoni ajo ditë duhet të jetë, koha e tanishme qe ta ngrehni praninë tuaj pranë tyre dhe ata janë ne pritje te deklarimit dhe pranimit se kush janë”!.
Pozitë dhe opozitë shqiptare në Maqedoni përkrahni dhe ndihmoni kur nuk mungon pjesëmarrja e Intelektualeve shqiptar ortodoks qe dalin me prononcime dhe opinione publike si shembull kemi Branisllav Sinadinovski kur thotë se në Maqedoni mungojnë kishat ortodokse shqiptare, ndërsa nga ana tjetër, nuk mungojnë, sipas tij, kërcënimet dhe sulmet për të penguar deklarimin e hapur dhe zyrtar të tyre si shqiptarë.“Mesazhi im është të festojmë edhe njëmijë vjet të tjera dhe të përparojmë edhe më shumë, të ndërtojmë jo një, po më shumë kisha, çdokënd ku do të kërkojë dhe do të jetë e nevojshme për popullin shqiptar ortodoks, meqenëse atë e ndërtojnë maqedonasit, nuk shoh arsye përse ne jo, nuk kërkojmë shumë financa nga shteti sepse kemi edhe përkrahje nga kurbetçarët dhe njerëzit tanë“, po edhe nga shteti ame Shqipëria dhe Kosova thotë Sinadinovski.

Tradhtarë, si mund ta shisni parajsën, ngrohtësinë e tokës sonë?

0

Nga Aurel Dasareti

Nëse nuk kemi freskinë e ajrit dhe pastërtinë e ujit, si mund të jetojmë pa të?
Ideja e lig nuk është e huaj për ne. Ishte “xhaxhai” si idhull për shkatërruesin aktual të Kombit më të vjetër evropian, pellazg-ilir-shqiptar. Regjimi kriminal është një grup i veçantë pushteti në një vend jodemokratik.

***

Çdo pjesë e atij vendi është një botë për njerëzit e mi. Kombin tim. Atdheun e paraardhësve të mi. Çdo gjilpërë e ndritshme e pishës, çdo breg me rërë, çdo mjegull në pyllin e errët, çdo flutur a insekt, janë të shenjta në kujtesën dhe përvojën e popullit tim. Lëngjet që qarkullojnë nëpër pemë mbajnë kujtimin e arbrit.
Njerëzit tanë nuk harrojnë vendin e lindjes së tyre kur shkojnë për një shëtitje midis yjeve. Të vdekurit tanë nuk e harrojnë kurrë këtë vend të bukur, sepse është nëna e pellazgëve-ilirëve. Ne jemi pjesë e vendit dhe ajo është pjesë e jona. Lulet aromatike janë motrat tona, shqiponja e madhe, të gjithë janë vëllezërit tanë. Majat shkëmbore, kullotat e harlisura, ngrohtësia e trupit të një fëmije, të gjitha i përkasin të njëjtës familje.
Pra, kur tradhtarët dërgojnë fjalë se duan të shesin tokën tonë, ata qelbësira kërkojnë shumë prej nesh. Kështu që ne do ta ruajmë vendin vetë dhe do të jemi në gjendje të jetojmë të qetë. Ajo do të jetë babai dhe nëna jonë, ne do të jemi fëmijët e tij. Sepse ai vend është i shenjtë për ne. Ai ujë i shkëlqyeshëm që rrjedh përmes pragjeve dhe lumenjve nuk është vetëm ujë, por edhe gjaku i paraardhësve tanë. Zhurma e ujit është zëri i babait të babait tim. Lumenjtë mahnitës janë vëllezërit tanë, ata na shuajnë etjen.
Ne e dimë që pushtuesit që erdhën nga xhunglat dhe shpellat aziatike nuk i kuptojnë jetët tona. Një pjesë e tokës është e njëjtë për të si tjetra, sepse ai është një i barbar i huaj që vjen natën dhe merr nga toka e huaj çfarë të dojë. Toka shqiptare-ilire-pellazge nuk është vëllai i tij, por armiku i tij dhe kur ai e pushton atë lëviz përpara. Ai i lë varret e pronarëve të vërtetë dhe nuk shqetësohet. Varret e baballarëve tanë dhe vendi që i lindi fëmijët janë harruar. Pushtuesi dhe këlyshët e tij i trajton nënën-tokë dhe vëlla-qiellin si gjëra që mund të blihen, të plaçkiten, të shiten si një tufë ose bizhuteri me shkëlqim. Oreksi i armiqve tradicional: të gllabërojë tokën tonë dhe të lërë pas vetes vetëm vrasje e shkretim.
Shqiptari preferon tingullin e butë të erës kur luan me faqen e kënetës, si dhe aromën e ajrit të pastruar nga shiu i mesditës ose aromën e pishës ose vreshtit.
Ajri është i çmuar për njeriun tonë sepse të gjitha gjallesat ndajnë të njëjtën frymë – kafsha, pema, njeriu. Shqipfolësi dobiç duket se nuk e vëren ajrin që po merr frymë. Ashtu si një njeri që vdes për shumë ditë, ai është i mpirë deri në erë të keqe. Por nëse ju shisni tokën tonë duhet të mbani mend se ajri është i çmuar për ne, ai ajër ndan shpirtin e tij me gjithë jetën që mbështet. Era që i dha gjyshit tim frymën e parë do të pranojë edhe psherëtimën e tij të fundit. Dhe ne nuk shesim tokën tonë (detin, lumenjtë, liqenet, kodrinat, malet, pyjet, fushat, ajrin, diellin, qiellin). Jo. Duhet ta ruani atë si një vend të shenjtë, si një vend ku edhe një turist i huaj mund të vijë të provojë erën, e cila ëmbëlsohet nga aroma e luleve të egra.
Ju duhet t’u mësoni fëmijëve tuaj se toka nën këmbët e tyre është hiri i gjyshërve të tyre. Në mënyrë që ata të respektojnë vendin, thuaju fëmijëve tuaj se vendi është i lidhur me ne. Mësojuni fëmijëve tuaj siç bënë paraardhësit tanë se toka jonë është nëna jonë. Çdo gjë që mund ti ndodhe asaj do të ndodhë edhe me bijtë e tokës.
Ne e dimë këtë: toka nuk i përket njeriut; njeriu i përket tokës. Ne e dimë atë. Të gjitha gjërat janë të lidhura si gjaku që bashkon familjen.
Pavarësisht se çfarë godet ose i ndodh vendit, do të ndodhë me bijtë e vendit. Njeriu nuk thur indin e jetës; ai është thjesht bel në të. Çfarëdo që të bëjë endje, ia bën vetes.
Pavarësisht se çfarë godet vendin, ai do të godasë bijtë e vendit. Shqiptarët autokton. Njeriu nuk thur indin e jetës; ai është vetëm gjallë.
Edhe një burrë (grua) shqiptar(e), Zoti i të cilit flet dhe ecën me të si mik me një mik, nuk mund të përjashtohet nga një fat i përbashkët.
Tradhtarë, kriminelë! Ajo tokë e shenjtë është e dashur për Zotin dhe t’i bësh dëm tokës sonë do të thotë të përçmosh dhe provokosh Krijuesin e saj. Ndotni shtratin tuaj dhe një natë do të mbyteni në plehrat e juaj.
Por në rrënimin tënd do të digjesh shkëlqyeshëm, i ndezur nga fuqia e Zotit që të solli në atë tokë dhe për një qëllim të veçantë të dha sundimin mbi të por ty e keqpërdor. Fati është një mister për ne, sepse ne nuk e dimë se kur do të theren të gjithë „delet“ dhe kur do të zbuten „kuajt“ e egër, qoshet e fshehta të pyllit të rënduara nga aroma e shumë njerëzve dhe pamja e kodrave të pjekura. Ku është shkurre, kërcell të bimës që mban degët e gjethet, lulet e frytet?
Ku është shqiponja? Ajo iku.
Thjeshtë, fundi i jetës dhe fillimi i luftës për mbijetesë.
***
Ajo që u përcoll kështu brez pas brezi me të njëjtën ngadalësi si rritja e pemës, ishte jeta, por ishte edhe vetëdija njerëzore. Zhvillim i mrekullueshëm! Nga llava e lëngshme, nga pluhuri i një ylli, nga një qelizë e gjallë e mbirë nga një mrekulli: nga kjo kemi nisur dhe pak nga pak jemi ngritur për të shkruar kantata për atdheun dhe për të matur rrjedhën e yjeve.

  • Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike

Mos ju besoni politikanëve mashtrues!

0

Florim Zeqa   

Mbase ne shqiptarët jemi i vetmi komb në botë, që më shumë ju besojmë ngjarjeve nga distanca kohore sesa realitetit që e jetojmë! Më shumë i beojmë një tregimi mitologjik sesa një realiteti të ditëve nëpër të cilat po kalojmë!

Familja burim i atdhedashurisë

Në të kaluaren, patriotët e mëdhenj e me zë e me namë si Hasan Prishtina, Haxhi Zeka, e shumë të tjerë e kishin shkrirë tërë pasurinë e tyre për çështjen kombëtare, ndërsa “patriotët” e ditëve të sotme vetëm çirren e shtirren në emër të kauzës kombëtare, pa dhenë asgjë nga vetja e tyre, duke marrë gjithçka nga pasuria shoqërore dhe ajo shtetërore.

Patriotizmi është dashuria dhe besnikëria, përkushtimi dhe gatishmeria e të qënurit në shërbim të popullit dhe atdheut në çdo rrethanë kohore e politike, pa kursyer asgjë nga vetja, pasi atdheu është mbi të gjitha, është i shenjt.

Patriotizmi burimin e ka tek familja, rrethi shoqëror, tek arsimimi dhe edukata e shëndoshë në frymën e pastër kombëtare. Një kryefamiljar i mirë i cili e don dhe kontribon në mënyrë të barabart për familjen e vet, do të jetë i aftë të kontriboj pa diskriminim për rrethin shoqëror, në të kundërtën, nese kryefamiljari nuk arrin t’i trajtojë në mënyrë të barabart familjen e tij, nuk ka pse të shkoi me tutje promovimin e patriotizmit fals dhe inekzistent tek të tjerët.

Familja, shoqëria, morali, sinqeriteti, humaniteti, besa, guximi, durimi, vendosmëria, burrëria, qëndresa dhe atdhedashuria janë elemente që e bëjnë njeriun të jetë patriot (atdhetarë) i devotshëm.

Pseudopatriotet pushtetitn e kanë burim të pasurimit

Populli edhe atëherë kur hesht e nuk flet, din t’i dallojë patriotët nga pseudopatriotët, i dallon dhe i çmon lartë veteranët e vërtetë nga ata mashtrues, të cilët, përveq gënjeshtrave dhe trillimeve nuk e kanë dhënë asnjë kontribut për lirinë dhe pavarësinë e Republikës së Kosovës.

“Patriotët” e ditëve të sotme, pushtetin e kanë burim të pasurimit, kurse popullin e përdorin si instrument (gjatë fushatave zgjedhore) për marrjen e pushtetit.

Disa qëllimshëm po mundohen të harrojnë se ka kaluar koha e krijimit të miteve të rrejshme, duke u munduar të krijojnë mite të reja nën paragjykim dhe mashtrim të qytetarëve. Tani kur jemi në fund të çerekshekullit të parë në mileniumin e tretë, distanca mes mitit dhe realitetit është tepër e largët dhe e paarritshme.

Zhvillimi i hovshëm teknologjik më nuk e lejon krijimin e miteve të rrejshme sikurse në të kaluarën për të falsifikuar historinë dhe mbuluar veprimtarinë antishtetërore dhe antikombëtare me pseudopatriotizëm nën maskën e demokracisë!

Pasi, çdo material i shkruar apo vizual, deklaratë publike apo intervistë e secilit politikan është e arkivuar në internet, përkatësisht në faqet e gazetave dhe portaleve, të cilat pamësirshëm e ç’montojnë çdo tendencë për krijimin e miteve të rrejshme.

Andaj, qytetar të dashur të Kosovës dhe bashkatdhetar mos ju besoni politikanëve mashtrues, pasi ata nuk e kanë hallin tuaj, por të pushtetit dhe pasurimit nga djersa e juaj. Politikanët e papërgjegjshëm dhe mashtrues na shfrytëzojnë vetëm si “mish për topa” (vota) të partive politike në prag të fushatave zgjedhore”. Ata që ju kanë mashtruar qoftë edhe një herë të vetme, ndëshkoni me votë! Vota e pastron skenën politike nga mashtruesit dhe hipokritët, nga karrieristët dhe abuzuesit e pushtetit!

Regjistrimi i popullsisë në Mal të Zi-në pritje të rezultatëve definitive

0

Nail Draga, Ulqin

Diskursi demografik

Regjistrimi i popullsisë paraqet çështje të rëndësishme demografike, statistikore, ekonomike dhe kulturore për çdo vend. Madje, ai po ashtu paraqet çështje të identitetit të një vendi, ndërsa në mjediset të cilat nuk janë të konsoliduara përbën edhe çështje politike. Në këtë aspekt dallohen vendet më popullsi heterogjene kombëtare, ku shëmbull tipik është Mali i Zi. Në ketë mjedis bëjnë pjesë edhe shqiptarët si e vetmja popullsi jo sllave por vazhdimisht kanë ekzistuar dilema në lidhje me numrin real të tyre sipas regjistrimeve të popullsisë duke marrë parasysh politiken perfide të pushtetit si më parë në monizëm edhe tash në pluralizëm

Të dhënat paraprake mbi regjistrimin e popullsisë, amvisërive dhe të banesave në Mal të Zi që është mbajtur nga 1-28 dhjetor 2023 nga ana e MONSTAT-it opinionit iu prezantuan me 25 janar, ku numri i përgjithshëm i popullsisë është 633.158 banorë apo për 2.1% më tepër së në vitin 2011(620.029 banorë).
Po ashtu janë prezantuar disa të dhëna për numrin e vendbanimeve dhe disa çështje të tjera, por të dhënat për strukturën kombëtare, gjuhësore e fetare të popullsisë do të prezantohen në muajin qershor. Një veprim i tillë krijon dilema të mëdha, sepse edhe këto të dhëna kanë mundur të publikohen, por siç duket një veprim i tillë është me prapavi politike, sepse sipas gjasave do të ketë ndryshime substanciale në strukturën kombëtare të popullsisë qe ka të bejë enkas për pjesëtarët e malazezëve dhe të serbëve. Po ashtu me interes do të jenë të dhënat numërike për pjesëtarët e diasporës si dhe të popullsisë me banim të përkohshëm në Mal të Zi, që ka të bëjë kryesisht me ukrainasit, ruset etj.
Kujtojmë me këtë rast numrin e popullsisë sipas përkatësisë kombëtare në Mal të Zi, sipas regjistrimit të popullsisë(2011): malazezë 44.9%, serbë 28.73%, boshnjakë 8.65%, shqiptarë 4.91%, muslimanë 3.31%, kroatë 0.97%, të dhëna të cilat dëshmojnë se kemi të bëjmë me mjedis heterogjen multinacional, si asnjë vend në regjion.

Rritet numri vendbanimeve(!)

Sipas të dhënave nga regjistrimi i popullsisë në nivel vendi numri i përgjithshëm i vendbanimeve është 1.462. Por, nëse i krahasojmë këto të dhëna me vitin 2011 ku ishin gjithsej 1.308 vendbanime, kësaj here ky numër është rritur për 154 apo 10.5%. Një e dhënë e tillë mund të shpjegohet vetëm sipas ndarjës territoriale të komunave, të cilat kanë ingerenca të zyrtarizimit dhe definimit të vendbanimeve.
Vendbanimet pa banorë, dëshmi e shpopullimit
Sipas të dhënave të publikuara në vitin 2011 në Mal të Zi ishin 43 vendbanime pa banorë(3.3%)ndërsa tash ky numër është rritur në 74(5.1%) e numrit të përgjithshëm në Mal të Zi.
Nga ana tjetër është rritur dukshëm edhe numri i vendbanimeve nga 10 banorë e më pak qe janë 304 (20.8%) ndërsa në vitin 2011 ishin 120 apo 9.2%. Një e dhënë e tillë dëshmon
se për disa vite në vijim një e katërta e vendbanimeve do të jenë pa banorë, që është dëshmi e migrimit të popullsisë, përkatësisht e shpopullimit të vendbanimeve!

Ndryshimet regjionale

Sipas të dhënave të regjistrimit të popullsisë, të cilat janë publikuar deri më tash në aspektin regjional, del se regjioni Verior në Mal të Zi, është i përfshirë nga dukuria e shpopullimit sepse për pesëdhjetë vjet 1971-2023, numri i banorëve ka rënë për 70.617(30.66%) nga 230.309(1971) në 159.662(2023).
Nga ana tjetër regjioni Qendror ka pasur rritje për 106.944 banorë(34.54%) nga 202.612(1971) në 309556(2023). Po ashtu rritje ka pasur edhe regjiioni Jugor për 65.277 banorë(39.81%) nga 96.683(1971) në 163.960(2023).
Dukuria e tillë e shpopullimit të popullsisë, dëshmon pabarazinë e zhvillimit ekonomik në aspektin regjional, e cila në sajë të parashikimeve do të vazhdojë edhe në të ardhmën, ku me atraktiv do të jetë regjioni Qendror e ai Jugor.

MONSTAT-i pa shqiptarë

Në sajë të informatave që disponojmë në kuadër të MONSTAT-it ku përpunohen të dhënat nga regjistrimi i popullsisë, nuk është i punësuar asnjë shqiptar. Një e dhënë e tillë dëshmon qartë se nga ky institucion nuk ka ekzistuar gadishmëria, që në kuadër të komisionit përkatës të jenë të pranishëm edhe shqiptarët. Një veprim i tillë nuk paraqet befasi sepse shqiptarë aty nuk ka pasur as më parë, por është pritur qe qeverisja e re të ndryshojë ndaj përfaqësimit të shqiptarëve në këtë institucion.
Në këtë drejtim përgjegjësia bie edhe mbi partitë politike të shqiptarëve, të cilat si pjesë e qeverisë është dashur që këtë çështje ta trajtojnë me seriozitet, sepse nuk kemi të bëjmë vetëm me çështje statistikore por edhe politike.

Mungoi fushata para regjistrimit të popullsisë

Në sajë të shtyerjës disa herë të mbajtjës së regjistrimit të popullsisë dhe të situatës jo stabile politike në vend mungoi edhe fushata e senzibilizimit të qytetarëve për rëndësinë e regjistrimit të popullsisë, si proces shoqëror për tërë vendin. Në këtë aspekt të shqiptarët kësaj here kemi avancimin e vendosjës së gjuhës shqipe në logun e regjistrimit të popullsisë që është meritë e Komunës së Tuzit, dukuri e cila nuk ka ekzistuar në regjistrimet e mëhershme. Ndërsa fletëregjistrimet kanë qenë edhe në gjuhën shqipe, dukuri e cila është e njohur nga viti 1971, por kësaj here janë vërejtur disa anomali në komisionet komunale të regjistrimit të popullsisë.
Kështu p.sh. në komunën e Ulqinit nuk është respektuar numri i regjistruesve të popullsisë sipas strukturës kombëtare të popullsisë, sepse ka ndodhur qe regjistruesit jo shqiptarë të paraqiten të familjet shqiptare duke mos e ditur gjuhën shqipe. Madje të tillët edhe formularët e regjistrimit nuk i kanë pasur në gjuhën shqipe, duke kriuar paknaqësi të familjet shqiptare, ku disa i kanë refuzuar, sepse nuk është respektuar barazia gjuhësore. Nuk ka dilemë se për një veprim të tillë përgjegjësia i bie komisionit komunal të regjistrimit të popullsisë, sepse kemi të bëjmë me çështje të identitetit kombëtar, andaj individët përkatës është dashur të përzgjidhën, jo vetëm në aspektin kombëtar por edhe ate profesional e shoqëror.

Diaspora, jo vetëm si numër

Në krahasim me regjistrimin e popullsisë në vitin 2011, kur mungoi evidentimi i diasporës sipas strukturës kombëtare, kësaj here ajo do të evidentohet dhe do të jetë dëshmi e popullsisë së përgjithshme. Cekim me këtë rast se të dhënat nga regjistrimi i vitit 2003, japin shifrën e diasporës nga Mali i Zi prej 52511 banorësh, apo 7.8% e popullsisë së përgjithshme. Ishte kjo e dhënë që tregonte gjendjen reale e cila në vete përmban çështje shumëdimensionale. Sepse, një të dhënë të tillë duhet analizuar me tërë spektrin e vet nacional, gjuhësor dhe konfesional, sepse vetëm atëherë do të kemi mundësi për analiza demografike e për mjedisin përkatës.

Një e treta e diasporës shqiptarë

Nëse analizojmë këtë numër të diasporës sipas strukturës nacionale të popullsisë del qartë se në botën e jashtme janë 16519 pjesëtarë të kombësisë shqiptare, nga del së çdo i treti shqiptarë është në botën e jashtme. E dhëna se shqiptarët paraqesin 1/3 e diasporës së përgjithshme te Malit të Zi, është diçka e jashtëzakonshme kur dihet së shqiptarët janë ndër popujt numerikisht më të pakët në Mal të Zi, në kuadrin e popullsisë të përgjithshme.

Diaspora, dëshmi e statusit social e politik

Ndërsa pjesa tjetër e diasporës nga Mali i Zi i takon pjesëtarëve të popullit boshnjak, e më së paku atij malazez apo serb, përkatësisht të komunitetit me përkatësi konfesionale ortodokse. Nuk ka dilemë se një e dhënë e tillë dëshmon qartë për statusin e tyre social dhe politik në Mal të Zi, sepse nuk ka mundësi të shpjegohet ndryshe që pjesëtarët e popujve numerikisht më të pakët janë pjesëtarët më të mëdhënj të diasporës, që sipas të gjitha gjasave do të jetë identike edhe në këtë regjistrim. Andaj, të gjithë me kureshtje presin të dhënat të cilat do të publikohen në qershor të këtij viti.
Ndërsa sa i përket numrit real të diasporës shqiptare sipas regjistrimit të fundit mund të japim vetëm të dhëna aproksimative, por ajo nuk do të jetë më e vogël se të dhënat e vitit 2003, përkundrazi ajo është rritur gjithnjë, sepse procesi i emigrimit të popullsisë vazhdon gjithnjë.

(Shkurt 2024)

Përshëndetje me admirim të veçantë për Prof. Elena Kocaqi, Prof. Agron Dalipaj, Prof. Sazan Guri, si dhe për Prof. Albert Nikolla

0

Nga: Eshref Ymeri

Në numrin 709 të gazetës së përjavshme “Nacional” (24 shkurt – 02 mars 2024) ishin botuar tri analiza shkencore, me autorë shkencëtarët e shquar Prof. Elena Kocaqi, Prof. Agron Dalipaj, Prof. Sazan Guri, si edhe intervista e Prof. Albert Nikolla, me temë kryesore lashtësinë e gjuhës shqipe.
Si nxitje për tri analizat dhe intervistën, ka shërbyer, së pari, botimi në numrin e fundit të revistës amerikane“Science”, një revistë kjo me autoritet të lartë shkencor në mbarë botën, në të cilën theksohet se gjuha shqipe është ndër tri gjuhët që kanë rrjedhur nga protoindoeuropianishtja, dhe, së dyti, përfundimi që ka nxjerrë Universiteti i Leipzigut, ku nënvizohet posaçërisht se shqipja është gjuha e gjallë më e vjetër e folur deri më sot dhe e para e shkëputur prej qendrës së gjuhëve indoevropiane.
Katër profesorët e nderuar, në mbështetje të shumë studiuesve të huaj, mbrojnë me dinjitet të lartë shkencor lashtësinë e gjuhës shqipe.
Prof. Elena Kocaqi, intelektualja e shquar, me brumosje të shkëlqyer atdhetarie, kërkon debat shkencor dhe përballje publike me autorët e peticionit kundër gjuhës shqipe.
Profesori Agron Dalipaj shpreh dëshpërimin e vet që asnjë akademik i ngrehinës akademike të Tiranës, nuk e ka përshëndetur artikullin e revistës “Science” dhe as nuk e ka falënderuar Universitetin e Leipzigut.


S’ka asgjë për t’u habitur, sepse në atë akademi ka jo pak përkrahës të politikës antikombëtare të qeverisë Rama. Ajo akademi ka në krye një komunist të regjur, si Skënder Gjinushi, i cili, me paditurinë e vet në fushën e gjuhësisë, të kujton atë fjalën e urtë të trevave të Labërisë “la dhitë dhe u bë zabit”.
E ashtuquajtura Akademi e Shkencave, në të vërtetë, është Akademi Politike, sepse ajo ndjek gjurmët e politikës tradhtare të kastës sunduese neokomuniste të Ramës, pasardhësit të kryediktatorit Enver Hoxha, kryeargatit të Beogradit.
Të deklarosh se shqipja ka një moshë rreth 1500-vjeçare dhe se ajo na qenka krijuar pas ardhjes së sllavëve në Gadishullin e Ilirisë, do të thotë që shqiptarët nuk na qenkan popull rrënjës në trojet e veta etnike, do të thotë t’i bësh shërbimin më të madh serbosllavizmit, armikut të tërbuar të kombit shqiptar.


Me këtë rast, dëshiroj t’i përshëndes përzemërsisht katër profesorët që përmenda në fillim dhe t’ju uroj shëndet, mbarësi, jetë të gjatë dhe suksese në veprimtarinë e tyre të çmuar shkencore, me vlera të jashtëzakonshme kombëtare.

Dashuria për femrën në një këngë të Vukut dhe dashuria e Shpendit për punën e poezinë   

Sinan Kastrati, Suedi

Vazhdon nga numri i kaluar me titull “Këngët shqiptare të trimërisë, të botuara nga Vuk Karaxhiq më 1830 në Kosovë, këndohen edhe sot“, 19 Shkurt 2024  

Edhe njëherë për “Këngë Shqiptare (Arnautske Pjesme)” të Vuk Karaxhiqit (Vuk Karadžić), 1830   

Dhe për mësuesin e poetin Shpend Rukiqin- Kastratin  

Pjesa e katërt (4) dhe e fundit  

Për Dua Lipën, edhe pse premtova se do të shkruaj, kryesisht për gjyshin e saj, Seit Lipën, përsëri nuk munda nga shkaku se ai dhe ata, historianë e ish koleg të Seit Lipës, në Institutin e Historisë ”Ali Hadri” në Prishtinë, nuk mi dërguan të dhënat që më duheshin për Seit Lipën, se a ka marrë Seit Lipa vrejtje partiake, parapërjashtim apo përjashtim nga partia (Lidhja e Komunistëve) dhe a është larguar nga puna si i papërshtatshëm. 

Prandaj për me qenë i sinqertë me lexuesin dhe i sigurtë në vetvete, po e le për më vonë Seit Lipën. Një fjalë e urtë popullore “nuk lahet borgji me borgj”, e thonin pleqtë e Turjakës. Mua më premtuan, unë i prita por ata nuk u ndien më dhe unë po e lë Seit Lipën për ndonjëherë tjetër. 

Gjuha në këngën e parë, Këngë Nr. 1    

Posa fillon ta lexon këngën e parë, lexuesi i vëmendshëm e vëren se gjuha që flitet është e folmja e Veriut dhe e pjesës jug-perendimore të Kosovës. Kjo këngë është këndua me çifteli, sharki në Gjakovë, në Zatriq, Turjakë Llapushë (Shahirat e Drenofcit) e deri në Drenicë, vetëm në keto treva. Më vonë, është e mundshme që është këndua edhe si këngë qytetare tiranase e elbasanase e me instrumente të shumta. 

Në këngë gjejmë fjalë e shprehje që sot përdoren më pakë ose nuk përdoren fare psh ”shilo m’ atin” kur dihet edhe në katunde më malore nuk ka më kuaj, atllarë e as gomarë. 

Janë shumë me inters për leksikografinë fjalët ”shilua”, ”shkua” që në dialektin gegë thuhet ”shilue”, shkue”, ”degue” (për dërgua), ”farua” (me qit fare, me zhdukur), pastaj shprehja ”Faroa Zot para mua”. Diftongun ”ua” e përdorin në të folmen e përditshme Rugova e Pejës por, sipas një plaku që bisedova, Vuku nuk ka mundur me udhëtua në Rugovë për shkak të terenit malor kur dihet se ai ka tapallua. 

Është interesant krahasimi që i bën ”Mehmet begut” me kulqedrën, ” Memedbegu po i prbi, Si kullshedra kur bje shi”, një personazhe mitologjik që me fuqinë e saj, mund të bëj dëme e ta shkatëroi natyrën e njerëzit me anë të vërshimeve por është dragoi, një tjetër personazh pozitiv që lufton me kulshedrën derisa e mbyt, e mbyll grykën e ujit dhe e shpëton njerëzimin nga shfarosja. 

Në këngë, Mehmet begun autori popullor e përshkruan si djalë të hishëm, me trup të hollë e të gatë (gjatë). Në këto vargje kemi rimë të puthur e vargun e popullor tetë rrokësh:    

” Memedbegu holla i gat       

Dron veziri, se i do grat”                                                               

 

Këngë Nr. 1 

Çou ti, Mem, shilo m’ atin                 Çou ti, Mem, shilo m’ atin      

Pr te gjon po e mar sokakon.            Për së gjâni pe merr sokakin 

S po le ati me u shilua.                       Nuk po le ati me u shilue 

Mir po din kudo me shkua.               Mir po din ku do me shkue 

Kom ni ni fijal fore ith.                      Kam ni fjalë … Fjalët ”fore ith”, nuk i kuptoj 

Memedbegut kush i thot                    Mehmet beg, dikush i thot 

Qi po t’ pret veziri sod                       Ka me të pre veziri sot 

Nu me pret veziri mue                       Pse me m`pre veziri mue 

Çe m’ thot, kom degua                      Ku m`ka thân e kam dëgjue 

Çik ne more më ka pas çua               Deri në more më ka pas que 

Pas ka desht me m’ farua                  Paska desht me më farue 

Faroa Zot para mua!                         Faroje Zot para meje 

Memedbegut i kishin thon                Mehmet begut i kishin thân 

Ta ubo prita der te kullës                 Janë tuj t`prit te dera e kullës 

Der te kullës tu xhamija.                  Te dera e kullës, te xhamia 

S kom çka boj, vete di                       S`kam çka baj, vetë e di (e di vetë) 

Memedbegu me dy kubura:             Mehmet begu me dy kobure 

Llezni mir mori te lume!                  Dhezni mirë mori të lume 

Se u kom bush me kater plumbe    Se iu kam mbush me katër plumba 

Kater plumbe lidh me tele               Katër plumba lidhë me tela  

Si n’ gjerlli, kuku sod pr tevabi      Nuk kuptohen 

Memedbegu po i prbi                      Mehmet begu po i përbi (ha) 

Si kullshedra kur bje shi                 Su kulshedra kur bjen shi 

Kur bje shi, bubullon                      Kur bjen shi e bubullon 

Memedbegu na capton                    Mehmet begu na capton 

Memedbegu holla i gat                    Memet begu i hollë e i gat 

Dron veziri, se i do grat                  Dron (dyshon) veziri, se ia do grat. 

More vezir, he budall!                     More vezir, he budall   

P’ u s ti dua urumesha                    Po s`ti dua ururumeshat (Kush ti don ato harabesha (arabesha?) 

Tu i pas kadijesha.                          Tuj i pas kadijeshat (Tuj pas zojat shkodranesha) 

Memedbegu ushtor dëllam            Memedbegu ushtor dëllam?             

Po vezirit uqija oma                       Po vezirit uqija oma?                     

Te kënga nr. 5, Keq Yseni (Keq Hiseni) kemi fjalë e shprehje të rralla si ” kish pevet”, nga vet (pyet). Janë me interes shprehjet ”Cuba Keq po i ri gati” dhe ”Ka shti cubes dy fishek”. Fjalën ”cub” e gjejmë edhe si ”komit” por edhe si ”hajn” (kusar) ndërsa këtu fjala”cub” na del edhe si lloj dyfeku, hute, lloje të pushkëve të vjetra që mbusheshin nga gryka. 

Shpend Rukiqi, Uddevalla

Te kënga nr. 6 që është një këngë jaranie, nuk ka ndonjë fjalë a shprehje që nuk kuptohet edhe sot.                                                                             

Kënga nr 5. Keqë Hiseni  

Këngë Nr. 5 

 

Keq Yseni kish pevet                           Keq Hiseni kish pas vet 

Zot! kuj kom sejmet ne Rek               Zot, ku i kam sejmnt në Rekë 

Prmbi pul nize vet?                              Prmbi pul nize vet? (Për ni pulë nizet vetë?) 

Ruj na, Keq, se na vret                        Ruj na, Keq, se na vret, 

Cuba Keq po i ri gati                            Cuba Keq po i ri gati, (Keq cubi, komita po rri gati) 

Ka shti cubes dy fishek                         I ka shti cubes dy fishek ( e ka mbushur pushkën me fishek) 

Keq Yseni qiti gunjen                           Keq Hiseni e veshi gunen 

Bylukbasha lsho ma rugen                   Bylukbash lshoma rrugen 

Njoj villatit                                             Njoj villatit?     

     

Kënga nr 6, ”Mori qikë e hollë e gat” 

Këngë Nr. 6 

Kjo këngë nuk ka diçka që nuk kuptohet. Këtu e gjejmë bukurinë e femrës dhe dashurinë që ka ajo për djalin. Ajo i thot djalit, ”Hajde lul pëskej malit”, një dashuri e pastër idilike                    

Mori çike hollz e gat                     Mori qikë e hollë e gat 

Po vje Keq me t’u lut                    Po më vjen keq dishka me t`thân 

Çika po i thot djalit                       Çika po i thot djalit 

Hajde lul pëskej malit                   Hajde rrethit malit 

Faqja e fundit dhe e kopertines së librit me poezi ”Krejt mbrapsht”, Prishtinë 2019

Shpend Rukiqi 

Me Shpendin u takuam rastësisht në Hotelin “Good Morning” në Malmö. Ai kishte ardhur nga Uddevalla, qytet në veri-perëndim të Göteborgut, rreth 350 km. larg Malmö-s, në Konferencën e mësuesve shqiptarë si i ftuar me mbajtur një ligjëratë për mësuesit e mërgatës nga Suedia dhe Evropa.  

Mysafirët dhe të ftuarit nga qytete të ndryshme të Evropës, mësues të gjuhës shqipe po edhe studjues të tjerë, profesorë universiteti nga Tirana, Prishtina, arbërseh nga Italia ishin vendosur në hotel ndërsa, unë bashkë me organizatorë të tjerë, Muratin, Mediun si mikpritës, i pritnim edhe i shoqëronim. 

Ndër mysafirët e ftuar në konferencat e mësuesve që u mbajtën në Landskrona e Malmö, mysafirë që nuk mund të harrohen ishin prof. Isa Bajqinca e Bahri Beci të ndjerë, Xhevat Lloshi, Rexhep Ismaili, Emil Lafe, Enver Hysa, Bardhyl Demiraj etj.  

Sigurishte se nuk do të flas për ata, nuk kam kaçik por ata që i përmenda, janë disa nga majat e albanalogjisë, linguistë (gjuhëtar) dhe Ullmar Qvick, njohës i kulturës, gjuhës, letërsisë shqipe dhe përkthyes sued. shqip. 

Por unë kësaj radhe dua ta veçoj Shpend Rukiqin- Kastratin, ish mësues matematike nga Drenica. 

Shpesh kur kam folur për fisn Kastrat, e kam fillua me Skënderbeun e me radhë deri te pleqtë e Zatriqit e të Turjakës, ata që edhe unë i kam njohur. 

Prandaj edhe për Shpend Kastratin i njohur si Shpend Rukiqi, do të flas me qef sikurse që kam folur për Gjergj Kastriotin, Halilin e Musën, Dan Zatriqin, Mehmet Begun, Shaban Palluzhën (Polluzhën), të gjithë Kastrat. Pse e radhita Shpendin me të gjithë luftëtarët më të njohur, Gjergjin, kryetrimin e shqiptarëve, Halilin e Musën, kaçakët e parë shqiptar, Dan Zatriqin, udhëheqësin e Luftës së Nishit (1978), Mehmet Begun i cili luftoi deri në Persi e Mesapotami vetëm e vetëm me ia rrit namin fisit e mos me i qu marre Shkodrës, mixhës Shaban*), udhëheqësin e Luftës në Drenicë, në kohën e Luftës së Dytë Botërore (1939-1941-1945)*), sepse Shpendi si mësues matematike ka dhënë dhe po jep më të mirën e mundshme në arsimin e shkollën suedeze, si shqiptar.  

Dhe nuk janë vetëm kryetrimat, udhëheqësit luftërave, kaçakët e parë shqiptar por Kastratët në Kosovë njihen edhe si komitët e fundit.  

Kusheriri im, Shpendi sigurisht se nuk do ti pëlqej ky krahasim por unë nuk e pyes ate se çka i pëlqen Shpendit. Shpendi me punën që bën në Suedi meriton të krahasohet me paraardhësit e vetë, Kastrat, gjithësecili me punën e vetë për kohën dhe për vendin kur jetuan. 

Kur e dëgjova Shpendin duke folur, mbeta gojëhapur. Ai ishte një enciklopedi e vogël, me njohuri të shumta nga fushat e dijës, artit e kulturës. Fliste për poezinë sikur të kishte të kishte kryer ndonjë shkollë për poezinë e me qenë shok shkolle me poetët e shkrimtarët më të njohur që nga Renesanca (Rilindja ital.), me Danten, Petrarkën e Bokaqion*), me De Radën, Gavrril Darën, Seremben, Naimin, Fishtën e Poradecin. 

Ai me profesion ishte mësues matematike por e njihte edhe traditën, kulturën e artin. 

Kisha dëgjua nga të tjerët për Shpendin por kur isha për një vizitë te djali i axhës, Ismeti I cili ka ardhur nga Italia e tash punon e jeton në Uddevalla. Bashkë me Ismetin shkuam sa me pi një kafe në konakun e Shpendit.  

U ndava i kënaqur me Shpendin për punën e mbarë që bën Shpendi në arsim.  

Sigurisht se për mos mendoi Shpendit se është o pagabueshëm, në librin “Krejt mbrapsht”, libër me poezi gjeta një gabim. Në ballë të kopertinës së librit janë disa thënie shumë të bukura: 

A ka dikush që e kupton këtë popull? 

Sot mik, nesër armik 

Sot hero, nesër tradhtar  

Sot analfabet, nesër doktor shkence 

Sot bythcullak, nesër miljoner etj.  

Shpend, fjala miljoner, duhët të shkruhët milioner.  

Libri ”krejt mbrapsht” ka gjithësejt 45 vjersha, 60 faqe dhe mund të lexohet për aq kohë sa njeriu do të hante një kaftjall në Drenicën e Shpendit. 

Por për dy librat me poezi që mi dhuroi Shpendi, ndoshta do të shkruaj njëherë tjetër. 

Sigurisht se në Suedi ka shumë djem e qika si Shpendi, shpend si shqiponjat dhe do të ishte mirë që për të gjithë të shkruhet. Si mësues shqiptar që punon dhe udhëheq një shkollë suedesze në zemër të Suedisë, si Shpendi, nuk ka. Shpendi është Shqiponjë shqiptare. 

Përveç në ligjërata të ndryshme, seminare e konferenca bremda Suedisë e në Kosovë për Shpendin gjeta edhe këto shkrime në shtypin shqiptar e suedez që po ia ofroi edhe këtu lexuesit. Për më tepër, mund të lexoni në vegzat më poshtë *). 

Shpend Rukiqi ”Kreativ matematik”, në suedisht

*) Shaban Polluzha 

Shaban Mustafë Kastrati i njohur më së shumti si Shaban Polluzha (Polluzhë, 1871 – Tërstenik, 21 shkurt 1945) ka qenë një komandant ushtarak shqiptar gjatë Luftës së Dytë Botërore, veprues në trevën e Drenicës.[1] Pas pushtimit italian të Shqipërisë dhe bashkimit me një pjesë të viseve të Kosovës shërbeu me njësitë Vullnetare, pas kapitullimit italian u radhit me Ballin Kombëtar. U vra duke luftuar me partizanët serbë. 

https://sq.wikipedia.org/wiki/Shaban_Polluzha 

*) Lufta e Dytë Botërore 

Lufta e Dytë Botërore ishte konflikti i armatosur midis Aleatëve dhe Boshtit Nazist, i përbërë nga Italia, Gjermania dhe Japonia nga viti 1939 deri në vitin 1945. 

https://sq.wikipedia.org/wiki/Lufta_e_Dyt%C3%AB_Bot%C3%ABrore  

*) Dante Alighieri (även Durante degli Alighieri, ibland kallad enbart Dante), född mellan 18 maj och 17 juni 1265 i Florens i Toscana, död 13 eller 14 september 1321 i Ravenna i Emilia-Romagna, var en italiensk författare, ämbetsman, poet och statslärd. 

Dante räknas som en av västvärldens genom tiderna största författare. Mest känd är han för sitt epos Den gudomliga komedin (Divina Commedia; 1307–1321), som brukar räknas som startpunkten för latinets undanträngande till förmån för italienskan, och vars handling förnyade berättarkonsten. Den gudomliga komedin är också ett dokument som för eftervärlden gett en bild av samhället och föreställningarna vid tiden för verkets tillkomst. 

https://sv.wikipedia.org/wiki/Dante_Alighieri 

Dhe shqip: Dante Aligieri 

Dante Aligeri (italisht: Dante Alighieri), ose Aligiero (italisht: Alighiero), i pagëzuar Durante di Alighiero degli Alighieri dhe i njohur thjesht si Dante, nga familja Aligieri (Firence, 1 qershor 1265 – Ravenna, 14 shtator[1] 1321), ka qenë një poet, shkrimtar dhe politikan italian 

https://sq.wikipedia.org/wiki/Dante_Aligieri 

Francesco Petrarca, född 20 juli 1304 i Arezzo, Italien, död 19 juli 1374 i Arquà (som sedan 1870 heter Arquà Petrarca), var en stilbildande lyriker på italienska språket och historieskrivare. Tillsammans med Dante Alighieri och Giovanni Boccaccio ses han som en av de viktigaste företrädarna för den tidiga italienska litteraturen. 

(Francesco Petrarca, i lindur më 20 korrik 1304 në Arezzo, Itali, vdiq më 19 korrik 1374 në Arquà (që nga viti 1870 i quajtur Arquà Petrarca), ishte një lirik stilformues në gjuhën italiane dhe historian. Së bashku me Dante Alighierin dhe Giovanni Boccaccio, ai shihet si një nga përfaqësuesit më të rëndësishëm të letërsisë së hershme italiane”. Përkth. Me google translate). 

Giovanni Boccaccio (sqt. Xhovani Bokaço) (1313– 21 dhjetor 1375)[1] qe një shkrimtar dhe poet italian, mik i Petrarkës, dhe eksponent i rëndësishëm i humanizmit dhe Rilindjes. Shkroi një numër të rëndësishëm veprash, ku përfshihet Dekameronin dhe De mulieribus claris. Shkroi në italishten popullore dhe veçohet për dialogjet realiste të cilat ndryshonin nga ata të shkrimtarëve mesjetar, të cilët zakonisht ndiqnin modele skematike për karakteret dhe subjektin.  

“Shpend Rukiqi, mësuesi magjistër që theu barrierat suedeze përmes punës dhe vendosmërisë“, MARCH 5, 2020 

https://portali.albas.al/shpend-rukiqi-mesuesi-magjister-qe-theu-barrierat-suedeze-permes-punes-dhe-vendosmerise/  

“Gör matematiken kreativ och visuell”, 21 juni 2022, kl. 11.56 

https://www.uddevalla.se/utbildning-och-barnomsorg/grundskola/skolutveckling/pedagog-uddevalla/skolutveckling-grundskola/2019-10-18-gor-matematiken-kreativ-och-visuell.html  

“Krijohet për herë të parë aplikacioni “Matematikë Kreative”, flet shqiptari nga Kosova“, JANUARY 16, 2020 

https://portali.albas.al/krijohet-per-here-te-pare-aplikacioni-matematike-kreative-flet-shqiptari-nga-kosova/  

Shpend Rukiqi në një takim me mesues në Kosovë

“Akademiku Shpend Rukiqi: Parregullsi në klasë? Ja disa këshilla!”, APRIL 23, 2021 

https://portali.albas.al/akademiku-shpend-rukiqi-parregullsi-ne-klase-ja-disa-keshilla/  

“Fëmijë të lodhur në shtëpi, nxënës të lodhur në shkollë! Këshilla për të reflektuar”. OCTOBER 11, 2022 

https://portali.albas.al/femije-te-lodhur-ne-shtepi-nxenes-te-lodhur-ne-shkolle-keshilla-per-te-reflektuar-2/  

Fund 

Malmö, 21 shkurt 2024

sinankastrati09@hotmail.com