Kreu Blog Faqe 865

Në Berlin kremtohet 16-vjetori i Pavarësisë së Kosovës

0

Në foto: Ambasadori Dr. Faruk Ajeti me personelin e Ambasadës së Kosovës në Berlin

Shkruan: Hajriz Mamaj, Berlin

Në Pallatin e Kuq të Berlinit, të ndërtuar në vitin 1861-1869, nga Hermann Friedrich Waesemann, Ambasada e Kosovës festoi 16-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Ansambli Frymor i Forcës së Sigurisë së Kosovës, i drejtuar nga Toger Shkumbin Bajraktari dhe Ekspozita e piktores Amire Demolli, ishin qershia mbi tortë në këtë organizim.

Datat e mëdha të historisë ngjasojnë si flakadan që në zemrat e popullit zgjojnë krenarinë për veprat e krijuara, duke ndezur zjarre të rinj e fisnikë te brezat që vijnë pas. 17 Shkurti paraqet datën më të rëndësishme për shqiptarët e Kosovës, datë në të cilën Kosova shpalli Pavarësinë e saj. Në çdo 17 Shkurt, Ambasada e Republikës së Kosovës në Berlin, organizon festë për të gjithë dashamirët e popullit të Kosovës dhe për bashkatdhetarët të cilët me vjet kanë punuar për këtë ditë, së cilës i gëzohemi të gjithë sa herë që vjen. Që kjo ditë të festohet në mënyrë sa më madhështore, Ambasadori i Republikës së Kosovës në Berlin, zotëri Dr. Faruk Ajeti, ka mobilizuar të gjithë stafin diplomatik që festa të shënohet sa më me sukses. Në sallën e Pallatit të Kuq, Ambasadori Ajeti ka ndërtuar ambientin kosovar që mysafirëve që në hyrje t’u ofrojë ngrohtësinë e mikpritjes shqiptare.

Ambasadori dhe Ministri Federal z. Özedemir

Flamuri i Gjermanisë dhe ai i Kosovës paralajmërojnë mysafirët dhe diplomatët e ftuar në festë se Kosova sot po feston 16-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Hyrja në sallë ta kujton atë mikpritjen shqiptare me shtrëngim dore nga familjarët, që këtë herë për mrekulli ishin radhitur kori diplomatik i Ambasadës, të cilëve u printe Ambasadori Dr. Faruk Ajeti me bashkëshorten e tij dhe bashkëpunëtorët e ngushtë në Ambasadë: Velëza Oruqi, ministre këshilltare, Besim Gashi, atashe ushtarak dhe Driton Vrajolli, atashe policor. Në anë tjetër të sallës, nikoqiri mysafirëve dhe diplomatëve të ftuar në kremte ua kishte sjellë një thesar të çmuar pikturash nga Kosova, të cilat me mjeshtëri dhe talent të rrallë i kishte sjellë në Berlin nergut për këtë festë piktorja Amire Demolli. Zonja Demolli, tërhoqi vëmendjen e mysafirëve me pikturat dhe artefaktet që kishte sjellë në këtë ekspozitë. Punimeve të saja i printe Hyjnesha në Fron, që të pranishmëve dhe mysafirëve sikur i fliste me krenari për vjetërsinë e shqiptarëve dhe lashtësinë e popullit shqiptar.

Ansambli i FSK-së

Në anën tjetër, Ansambli Frymor i Forcave të Sigurisë së Kosovës drejtuar nga Togeri Shkumbin Bajraktari, në dirigjimin e Tetares Lirjona Sylejmani dhe pjesëtarëve të tjerë të Ansamblit: Betim Krasniqi, Patris Berisha, Kaltrina Krasniqi, Dardan Gjinolli, Avni Krasniqi, Besim Behluli dhe Rejhana Rexha. Derisa hynin të ftuarit në sallën qendrore i pritnin me muzikën e pastër shqipe duke ekzekutuar disa nga perlat e këngëve tona të bukura, si: “Hapi sytë e zi”, “ Pranvera në Prishtinë”, “O moj ti me sytë e zi” e shumë këngë dhe melodi internacionale që mysafirët të ndihen si në shtëpitë e tyre.

Profesori i Universitetit të Humboldt-it – Christian Voss, piktorja Amire Demolli dhe gazetari Hajriz Mamaj

Nën tingujt e kësaj mbrëmjeje festive dhe cakërrimit të gotave me nga një gotë verë të Kosovës, në skenë na shfaqet Shtojere Zogaj, diplomate për Kulturë në Ambasadën e Kosovës me një sharmë të shkëlqyer festiv i drejtohet të pranishmëve në të dyja gjuhët dhe u uron mirëseardhje mysafirëve dhe bashkatdhetarëve që kishin ardhur në festë nga të gjitha qytetet e Gjermanisë. Intonimi i Himnit të Kosovës dhe atij të Gjermanisë sikur e paralajmërojnë Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Gjermani, Dr. Faruk Ajeti, ta marrë fjalën për t’i sjellë para tyre përshëndetjet e popullit të Kosovës dhe bashkatdhetarëve që jetojnë dhe punojnë në Gjermani.

Luan Krasniqi, Zija Shoshi, Kamber Demaj dhe Reiner Milkoreit

Në frymën e atmosferës së festës Ambasador Ajeti i drejtohet të pranishmëve: “Zonja dhe zotërinj, të nderuar mysafirë, mirëmbrëma dhe mirë se keni ardhur në kremten tonë në 16-vjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës. Më lejoni që t’ju falënderoj dhe të shprehi falënderimin tim dhe të popullit të Kosovës për prezencën tuaj në festën tonë të pavarësisë. Shumë i nderuari Ministër Federal z. Özdemir, e nderuara sekretare e shtetit znj. Margit Gottstein, shumë i nderuari sekretar i shtetit z. Florian Hauer, të nderuar deputetë të Bundestagut gjerman, të nderuar përfaqësues të Zyrës së Presidentit Federal, Kancelarisë Federale, këshillit Federal, Ministrisë së Jashtme dhe ministrive tjera federale!” Në vazhdim të përshëndetjeve të tij, Ambasadori Ajeti falënderoi nga zemra edhe përfaqësuesit e parlamenteve dhe qeverive gjermane nga Bavaria në Schleswig/ Holstein.

Momente festive me mysafirët

Me një përshëndetje të veçantë, Dr. Ajeti falënderoi edhe kryetarin e qytetit të Potsdam-it dhe këshilltaren e Kryeministrit Kurti zonjën Fëllanza Podrimja e cila me prezencën e saj e madhështoi festën e pavarësisë së Kosovës. Në fjalimin e tij përshëndetës, Ambasadori Ajeti preku arritjet e Kosovës në fusha të ndryshme duke prekur shumë nga to të cilat i kanë sjellë shumë të mira qytetarëve të Kosovës. Ai nuk la pa e falënderuar shtetin gjerman e në veçanti për përkrahjen që Gjermania po i ofron Kosovës në fushën e investimeve kapitale, liberalizimin e vizave si dhe vizitën e fundit që Ministri Federal z. Özedemir i bëri Kosovës para ca muajsh. Ambasadori Ajeti nuk la pa e përmendur edhe tentimin e agresionit serb me 24 shtator në Veriun e Kosovës dhe tentimin e ripërsëritjes së një akti të tillë duke rrezikuar kufirin e Kosovës me forcat serbe në afërsi të kufirit tonë. Në fjalimin e tij zotëri Ajeti, nuk la pa përmendur edhe rezultatet e bashkatdhetarëve tanë në Gjermani dhe investimet kapitale në Kosovë.

Në emër të Qeverisë Gjermane të pranishmëve iu drejtua me një fjalim rasti edhe Ministri Federal z. Özedemir, i cili shprehu qëndrimin e Shtetit Gjerman për Kosovën dhe popullin e saj dhe perspektivën e saj evropiane. Pas këtyre fjalimeve përshëndetëse, Ambasadori Ajeti i ftoi të pranishmit në koktejin e përbashkët miqësor për arritjet dhe të mirat e Kosovës dhe popullit të saj. Duke cakërruar gotat për sukseset e Kosovës, bisedat dhe përqafimet e urimet vëreheshin në tërë sallën që këtë atmosferë festive e bënte edhe më të mirë me programin e saj. Ansambli Frymor i Forcave të Kosovës që me mjeshtri të veçantë ekzekutonin pikat muzikore që e madhështonin festën. Tashmë festa ka arritur kulmin dhe njerëzit ndihen krenar për pjesëmarrjen në festë dhe të gjithë i gëzohen arritjeve të festës.

Hyjnesha në Fron

Duke shëtitur në sallën ku mbahej festa dhe në korridorin ku janë të ekspozuar punimet e piktores nga Kosova Amire Demolli takon njerëz që kënaqen me shpjegimet e piktores Demolli për veprat e ekspozuara të cilat nisin me Hyjneshën në Fron e deri tek ajo e fundit, të cilat trajtojnë motive nga Kosova, lashtësinë e Kosovës dhe lirinë e saj. Në dy tri piktura të zonjës Demolli, dominon ngjyra e kuqe dhe nën hije vërehen njerëzit e zhdukur që autorja mundohet t’i gjallërojë dhe komunikon me ta se liria ka ardhur dhe Kosova është në festën e saj të 16-të. Duke vëzhguar me kujdes punimet e piktores Demolli, takoj Zija Shoshin, një bashkatdhetar të devotshëm të çështjes shqiptare i shoqëruar nga Dr. Shkelqim Reçi dhe nga ish-nënkryetari i Federatës së Futbollit të Gjermanisë zotëri Rainer Milkoreit, për këtë të fundit më thotë se ka dhënë kontribut të madh për hyrjen e Kosovës në Federatën e Futbollit Evropian dhe më gjerë. Pak më larg takoj dhe cakërroj gotat edhe me dy legjenda në sport: Luan Krasniqin, boksierin më të njohur në botën shqiptare deri me sot, i cili ngriti emrin e Kosovës në botë dhe Kamber Demajn, Bodybuilderin më të njohur shqiptar, i cili ,ka prezantuar Kosovën në gara të shumta ndërkombëtare. Aty takoj Musë Tolajn, vëllain e dëshmorit Mentor Tolaj, Rexhë Dobruna, aktivist i dalluar në sport, Azem Zemaj, vëlla i Heroit të Kosovës Tahir Zemaj. Nga miqtë e vjetër takoj: Hafiz Gagicën dhe Mon Pirecin me të cilët ngremë dolli për festën dhe arritjet e Kosovës.

Amire Demolli autore e ekspozitës

Gjatë ekspozitës u takova edhe me Prof. Dr. Christian Voß, profesor në Universitetin e Humboldt-it, studiues dhe dashamirës i shqiptarëve, me të cilin patëm një bisedë shumë mbresëlënëse për Kosovën dhe kulturën shqiptare. Në mbyllje të këtij reportazhi, dua të përgëzoj ekipin e Ambasadës për një organizim të shkëlqyeshëm duke filluar nga ambasadori e deri tek i fundit. Këtu me plot respekt dua ta falënderoj për punë të suksesshme në organizim: Shtojere Zogaj, Jeton Pireva, Blerta Ademi Besim Kadriu, Valbona Boroci dhe Kymete Luma.

Përveç urimit tim për festën dua t’ju them: Ju lumtë se sonte na e zbardhët fytyrën.

Gëzuar!

Shkrimtarja Ervina Toptani, për librin “Rilindja, përkushtim e trishtim”

0

Ervina Toptani, shkrimtare, Vjenë

I nderuar z. Bajram,

Sapo mbarova së lexuari librin tuaj „Rilindja, përkushtim e trishtim“. Gjithnjë e kam parë veten, nuk e di përse, sa herë shkruaj, në rolin e një gazetari që pikësëpari në atë që shkruan reflekton të vërtetën, edhe pse ajo është gjithnjë sa relative aq dhe gjithëpërfshirëse. Pra, është një profesion që kthehet në mision, ashtu sic është reflektuar në librin tuaj prej të cilit duke dashur të njihem nga afër me punën tuaj e përkushtimin tuaj ndaj saj u njoha dhe me një pjesë të historisë shqiptare që nuk e njihja, dhe si unë, më besoni janë me mijëra që nuk e njohin. Atë cfarë ka ndodhur në Kosovën tonë që prej viteve `80 e më pas.

Autobiografia është i vetmi zhanër letrar në të cilën ekziston një mbivendosje ndërmjet autorit, narratorit dhe protagonistit. Nuk ekziston ky trinom i marrë së bashku në asnjë zhanër tjetër letrar dhe kjo e bën mjaft të vështirë kompozimin e një autobiografie të bukur, të plotë e tërheqëse.

Nuk është aspak situatë e lehtë për ta menaxhuar. Lind pyetja: si bëhet për t`i shkruar vetes? Ose si do të shkruante vetja për veten?

Ju ia keni dalë në këtë autobiografi gjithëpërfshirëse pikërisht në përfshirjen e një kronologjie kohore e veprore në të cilën shfaqen personazhe, etapa, vende, të njohur, të panjohur, data, ndodhi prej atyre mjaft të rëndësishme, përjetime, mësime e pësime. Në tregimin e rrjedhshëm shkruar me mjaft mjeshtëri që nuk e lodh lexuesin ju shpesh keni pranuar se gjatë jetës dhe punës njeriu duke u nisur të bëjë mirë, të jetë korrekt, të jetë i paanshëm sidomos në profesionin e tij, krijon mjaft kundërshtarë e armiq, disa prej tyre mjaft të fortë e disa krejt artificialë. Keni shpalosur me mjaft sinqeritet, gjë që nuk është e shpeshtë të gjendet në librat e sotëm e as në rrëfimet e këtij apo të një lloji tjetër, se sa më i drejtë e korrekt njeriu të jetë aq më tepër sulmohet e kthehet në shënjestër prej shumicës së atyre që jetojnë me paaftësinë duke e kthyer atë në meritë.

Ju ia keni dalë t`i shkruani vetes për veten, duke pasur në objektivin kryesor lexuesin dhe rrëfimin e një periudhe të gjatë kohore, keni marrë distancën nga subjekti narrator. Vetëm kështu shkrimtari i një autobiografie mund të jetë objektiv e të vihet në dispozicionin e objektivitetit duke rrëfyer jetën, sic ajo vjen me të mirat e të këqijat e saj. Ju keni kaluar mjaft rreziqe në jetë, kryesisht prej punës e profesionit tuaj, në kohëra aspak të thjeshta e sidomos në një vend të pushtuar prej një armiku të egër e shumëshekullor e në luftën tuaj për të shkuar përpara me nder, dinjitet e vështirësi të shtuara prej rrethanave shtohen edhe shqipfolësit në shërbim të pushtuesit, në shërbim të armikut, vetëm e vetëm për të përfituar dicka në ekzistencën e tyre mjerane. Bota ka mjaft njerëz të tillë, na i kanë prezantuar shkrimtarët botërorë shumë herët e ne që jemi rritur me veprat e kryeveprat e tyre i kemi dhënë shpesh në mendjen tonë një fytyrë cdo njeriu të tillë negativ, por kur vjen puna apo momenti që këtë njeri ta kesh përballë, është mjaft e vështirë për ta përtypur që ka dhe hiena të tilla që flasin gjuhën e nënës tënde, e kjo është më e dhimbshme nga të gjitha besoj unë. Shpesh në thellësinë tonë i kemi menduar Jagot gjithnjë të huaj, herë armiq, herë pushtues, herë kriminelët me prejardhje nga vende të tjera po kur përballesh me realitetin në rrugën e gjatë të jetës e kupton se Jagot më të tmerrshëm janë ata që ecin përkrah teje, shpesh kolegë pune, njerëz të njohur, dikur dhe miq e ndonjëherë edhe prej vetë trungut tonë familjar. Në momente të tilla njeriu njeh dhimbjen, mosmirënjohjen, tradhëtinë, shkeljen e respektit e të dashurisë e kupton që në fund të fundit ai që e ka pasur gabim je ti vetë që ke besuar e qëndruar mjaft NJERI në cdo situatë sado të vështira të kenë qenë ato.

Të shkruarit është një lloj terapie që e kuptojnë si të tillë vetëm ata që mund të shkruajnë. Kur rrëfimi që shkrimtari merr përsipër të tregojë kthehet në mision të përmbajtjes së të vërtetës me të cilën u mbruajt dëshira e frymëzimi për të hedhur në letër një vepër, atëherë kjo vepër e shkruar merr ngjyrën e lëkurës tënde, ngjyrën e syve të tu, aromën e trupit tënd, formën e karakterit tënd e fillon ndjen e përjeton njësoj si dora që e shkruan. Por përsëri ti e di që aty nuk je ti, ai që ka në dorë komandën e tastirës por është filtri me të cilin ti sheh vetveten që e bën veprën të flasë, që e mban të gjallë, që i jep jetë si një qenie tjetër që del prej vetes tënde. Ajo që më tërhoqi edhe më shumë në veprën tuaj është se ju nuk keni haruuar në asnjë moment, në cdo fjali të shkruar se jeni duke komunikuar me lexuesin, duke treguar të vërtetën tuaj, duke iu shfaqur atij ashtu sic ju jeni në të vërtetë me një stil mjaft të butë, konciz, e melodioz. Ndjehet entuziazmi i shkrifjes së të shkruarës që vjen e rrëfyer nga i njëjti protagonsit që e ka jetuar atë falë teknikës së kornizës përmbyllëse për të mos dalë jashtë kontekstit. I keni lejuar lexuesit të reflektojë për të gjitha argumentet e përcjella e për të zhvilluar ai vetë idetë e tij mbi to. Nuk përpiqeni aspak ta bindni lexuesin por i ofroni opinionin tuaj në formën më të thjeshtë e të kuptueshme.

Shpesh përgjatë leximit jam ndalur gjatë të mendoj e të përpiqem të kuptoj sa shumë dashuri duhet të ketë njeriu brenda vetes e po ashtu respekt e përkushtim për punën e profesionin që të marrë në konsideratë të vërë jetën në rrezik? Sa e paanë duhet të jetë substanca me të cilën ka ushqyer shpirtin edhe atëherë kur puna e bërë me pasion, duke ndërmarrë gjithë rreziqet në sy nuk i sillte asnjë përfitim monetar, ekonomik e madje as moral? E përgjigja më ka ardhur e butë, e kthjellët. Po! Mundet njeriu të japë dhe shpirtin për atë cka krijon, për atë cka sjell me duart e me mendjen e tij sepse ka një dashuri më sublime sesa dhe vetë dashuria për jetën, e ky është respketi për veten e dinjiteti me të cilin njeriu e ka ndërtuar dhe mbruajtur veten e tij.

Kam lexuar një autobiografi shumë më të plotë e më gjithëpërfshirëse sesa mund të jetë një autobiografi realisht. Ia keni dalë të sillni një copë historie të mrekullueshme, anipse fort e trishtë dhe e dhimbshme por e kristaltë sepse jeni udhëhequr vetëm nga e vërteta e jetuar.

Ju përgëzoj e ju falenderoj që më prezantuat me një libër të tillë.

Me respekt
Ervina Toptani

Vjenë: 26 Shkurt 2024

Ta ndihmojmë Drinin!

0

Sinan Kastrati

Ende nuk ka kalua një muaj kur redaksia e Drinit, gjegjësisht Gjergj- Bajram Kabashi bëri thirrje publike për ndihmë Drinit.Nuk është e lehtë të mbahet një gazetë, një revistë apo portal pa ndihmën e askujt. Revista Drini asnjëherë nuk ka kërkuar kurrfarë ndihme nga askush.Nuk është aspak e lehtë me e shtri dorën e me kërkua para nga bashkëpunëtorët e Drinit, të cilët mesatarisht 1 herë në javë kanë dërgua nga një lajm, reportazh, opinion, koment nga SHBA-ja, Suedia, Gjermania, Italia e … Shqipëria ndërsa Drini i ka publikua pa pritesë dhe në kohë.Sot kur Drini ka nevojë për ndihmën tonë, ne (edhe unë) duhët ta ndihmojmë me një shumë simbilike, 50 euro, max 100, vetëm derisa të paguhet tarifa e paraparë, afro 1000, 1100 euro.Nëse shuma e paraparë për regjistrim për tri vitet e ardhsme nuk paguhet deri në mes të marsit, në fund të muajit mars, Drinin nuk do të mund ta lexojmë, Drini nuk do të dalë.Drini, ky emër simbolik i Drinit të Bardhë, Drini.us nëse nuk del, është sikur të ndalej rrjedha e lumit Drin. E nëse ndalet rrjedha e Drinit të Bardhë, është sikur ti thehet njëra dorë e Drinit. Në Kukës do të vije e vetme, vetëm rrjedha e Drinit të Zi, pa vëllain nga Kosova, Drinin e Bardhë. Shqipëria do të ketë dritë më pakë e tokat e punës, do të kenë më pakë bereqet.Lus të gjithë lexuesit, miqtë e bashkëpunëtorët e Drinit, të tregohemi solidarë kësaj radhe, nëse e duam Drinin.Faleminderit të gjithëve!

___

Sinan Kastrati, SuediMalmö, 25 shkurt 2024sinankastrati09@hotmail.com

Kamberi ia prezanton Vuçiqit kërkesat e shqiptarëve sipas Planit 7 pikësh

0

Deputeti i vetëm shqiptarë në Kuvendi ne Serbisë, Shaip Kamberi, është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, në kuadër të konsultave për formimin e qeverisë. Pas takimit, Kamberi ka thënë se shqiptarët janë për integrim, përmes planit shtatëpikësh dhe zhvillimit ekonomik.

Deputeti Shaip Kamberi ka thënë se nuk është opsion që lista “Vazhdon lufta politike e shqiptarëve”, të cilës ai ishte kryesues në zgjedhjet e dhjetorit, të jetë pjesë e Qeverisë së re të Serbisë.

“Bashkë me Nevzadin, kryetarin e Këshillit kombëtar shqiptar dhe Rahimin, personin e autorizuar të Listës zgjedhore “Beteja politike e shqiptarëve vazhdon – Shaip Kamberi”, në kuadër të konsultimeve për themelimin e qeverisë, takuam presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq:, ka thënë Kamberi

Ai ka deklaruar se Vuçiqit ia kanë  prezantuar kërkesat legjitime të shqiptarëve të Luginës të bazuara në Planin 7 pikësh, ripërsëritëm qëndrimin tonë të përbashkët se nuk jemi të interesuar për asnjë pozitë në nivel qendror, por që konsiderojmë se avancimi i të drejtave të shqiptarëve është interesi jonë i vetëm dhe ai duhet të fillojë nga institucionet shtetërore të nivelit lokal e rajonal.

“Qasja e shtetit ndaj shqiptarëve duhet të ndryshojë. Rasti i mjekëve të diskriminuar të Preshevës kërkon zgjidhje urgjente, njejtë sikur integrimi i shqiptarëve të kualifikuar në polici”, ka thënë ai.

Kamberi ka deklaruar se me presidentin Vuçiq kanë diskutuar edhe për nevojën e privatizimit të Banjës së Bujanocit, rritjes së investimeve në nivel lokal dhe ndaljen e gjuhës së urrejtjes ndaj shqiptarëve.

“Shkollat në gjuhën shqipe dhe përmirësimi i infrastrukturës në to do duhej të jenë agjendë e qeverisë së re ndërsa riemërimi i shkollës në Bilaç në Ismail Kadare do duhej të siguronte qasje konstruktive të ministrisë. Diplomat kërkojnë zgjidhje urgjente. Nga to varet edhe avancimi i pozitës së shqiptarëve të Luginës dhe sigurimi i një perspektive më të mirë për të gjithë. Institucionet shtetërore në nivel lokal duhet të hapin dyert për integrimin e shqiptarëve. Mbyllja e tyre nënkupton përjashtim të popullsisë shumicë në Luginë të Preshevës. Beteja jonë në realizim e kërkesave tona vazhdon!”, ka thënë Kamberi.

______

Bashkë me Nevzadin, kryetarin e Këshillit kombëtar shqiptar dhe Rahimin, personin e autorizuar të Listës zgjedhore “Beteja politike e shqiptarëve vazhdon – Shaip Kamberi”, në kuadër të konsultimeve për themelimin e qeverisë, takuam presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Presidentit Vuçiq i prezentuam kërkesat legjitime të shqiptarëve të Luginës të bazuara në Planin 7 pikësh, ripërsëritëm qëndrimin tonë të përbashkët se nuk jemi të interesuar për asnjë pozitë në nivel qëndror por që konsiderojmë se avancimi i të drejtave të shqiptarëve është interesi jonë i vetëm dhe ai duhet të fillojë nga institucionet shtetërore të nivelit lokal e rajonal.
Qasja e shtetit ndaj shqiptarëve duhet të ndryshojë.
Rasti i mjekëve të diskriminuar të Preshevës kërkon zgjidhje urgjente, njejtë sikur integrimi i shqiptarëve të kualifikuar në polici.
Me presidentin Vuçiq diskutuam edhe për nevojën e privatizimit të Banjës së Bujanocit, rritjes së investimeve në nivel lokal dhe ndaljen e gjuhës së urrejtjes ndaj shqiptarëve.
Shkollat në gjuhën shqipe dhe përmirësimi i infrastrukturës në to do duhej të jenë agjendë e qeverisë së re ndërsa riemërimi i shkollës në Bilaç në Ismail Kadare do duhej të siguronte qasje konstruktive të ministrisë.
Diplomat kërkojnë zgjidhje urgjente. Nga to varet edhe avancimi i pozitës së shqiptarëve të Luginës dhe sigurimi i një perspektive më të mirë për të gjithë.
Institucionet shtetërore në nivel lokal duhet të hapin dyert për integrimin e shqiptarëve. Mbyllja e tyre nënkupton përjashtim të popullësisë shumicë në Luginë të Preshevës.
Beteja jonë në realizim e kërkesava tona vazhdon!

Në kujtime, në mendje dhe në zemër – Zejnullah Halili (1945 – 2004)

Don Lush Gjergji, Prishtinë

  • Në kujtim të 20 – vjetorit të vdekjes së Zejnullah Halilit

Një kujtim, nderim, falënderim dhe dashuri për mikun, shokun, vëllain, bashkëpunëtorin e shquar dhe të dalluar, krijuesin e rrallë dhe burimor, poetin e të vegjëlve – fëmijëve, veprimtarin e zellshëm dhe dinamik, shkrimtarin që la gjurma në mendjen dhe zemrën time, besoj edhe të tjerëve, tashmë të ndjerin Zejnullah HALILI-n, që ne e quanim me shumë dashuri ZENA.
Vitet po shkojnë dhe kalojnë, koha po rrjedh me ritmin tashmë shekullor, ngjarjet po ndodhin dhe kujtohen, aty – këtu edhe po harrohen, sidomos e mira, koha po “fluturon” dhe po na përplas në batica dhe zbatica, duke na ftuar në dinamikën dhe shpejtësinë marramendëse, si një lloj vrapimi apo gare që nuk ka më të ndalur…
Disa njerëz, miq, vëllezër – motra, po na lënë në vetmi dhe dhembje, pikëllim, po “ngutën” për ta arritur amshimin, se ndoshta kjo botë dhe jetë po iu duket tepër e vrazhdët, jo – njerëzore, monotone, sipas atij parimi të njohur dhe shumë të vërtetë: asgjë e re nën këtë nën-qiell!
Skena jetësore e ngjashme apo edhe e njëjtë, me ndërrime dhe dallime, që herë janë të mira dhe pozitive, herë të liga dhe negative, neve ndoshta nuk na pëlqejnë, ose na shtrojnë shumë pyetje dhe shqetësime, me një pyetje jetësore dhe bazike: deri kur kështu?…
Fëmijët po lindin dhe rriten, në gëzim të tyre dhe tonë, tjerët po plaken, tërhiqen, anësohen, disa edhe po zhduken tërësisht apo përkohësisht…Në skenën e jetës po ndodhë jeta dhe vdekja, gëzimi dhe pikëllimi, takimi dhe ndarja, dashuria dhe urrejtja…
Tregimi për të kaluarën nis dhe përfundon gjithmonë njësoji: na ishte dikur… Po, para 20 viteve, në heshtje dhe në vetmi, papritmas, pa ndonjë paralajmërim apo shenjë, pa ndonjë përshëndetje, na la Zejnullah Haliti.
Nuk po i besoj “kohës” dhe “vdekjes” së pangopshme, as vetvetes dhe numërimeve të mia. Megjithatë kaluan plot 20 vite, për dikë pak, për tjerët shumë, tepër shumë, sidomos për ata që janë në dhembje dhe në pikëllim, që ngushëllohen me fe në pavdekësi dhe në amshim, në kujtime, nderime dhe falënderime, sidomos në dashuri.
Më kujtohet një fjalë, porosi dhe thënie e Shën Nënës Tereze: “Kush beson dhe dashuron, gjithmonë jeton.”
Kush ishte dhe është për mua Zejnullah Halili? Në lundrim të kujtimeve duhet të kthehem në kohë, diku në vitet e 80 – ta, kur jemi takuar dhe njohur. Ishte një i ri me plot jetë, energji, dinamikë, vrull për jetë dhe krijimtari.
Pas bisedës dhe takimit tonë të parë, ai më tha kështu: “Jetoj për të krijuar dhe krijoj për të jetuar!” Filozofi dhe jetë, jetë dhe filozofi. Ishte një krijues pothuaj se gjithnjë i frymëzuar dhe motivuar, me fjalë të mira dhe porosi jetësore në maje të gjuhës, me shikim të thellë dhe depërtues, me zë të ëmbël dhe të ngrohtë, me mend dhe zemër të hapur për çdo njeri, sidomos për ata që vuanin, pësonin, ishin të goditur dhe të tronditur nga rrethanat e jetës dhe ngjarjet e përditshmërisë. Në dorë kishte gjithnjë ndonjë libër, fletore, shkrim, sepse ai ishte “kroniku” i kohës pa kohë për ne.
Jemi takuar shpesh, rregullisht, në takime të poezisë, të krijimtarisë, të promovimeve të botimeve të ndryshme, në veprimtaritë e SHHB të Kosovës “Nëna Tereze”. “Zena ynë” ishte motor që lëvizte gurë dhe dru, mendje dhe zemra, që krijonte atmosferë, gëzim, vetëbesim, guxim, vegim, optimizëm, gjallëri për jetë dhe për krijimtari…
Gëzohej dhe ngazëllehej si ndonjë fëmijë, me zemër të pastër dhe të thjeshtë, veçanërisht të mirës së përbashkët dhe vëllazërore. Për atë çdo njeri ishte si ndonjë kështjellë e madhe dhe e bukur, në të cilin lypset të hyjmë dhe ta shijojmë. “Dera dhe dritaret” për të ishin fjala e mirë dhe frymëzuese, qëndrimi i shëndoshë dhe pozitiv, mendja dhe zemra e hapur, me pak fjalë, jeta për të ishte dhe mbetej: takim, afrim dhe bashkimin nëpërmjet komunikimit në vazhdimësi.
Në brendinë e tij të pasur dhe shumë njerëzore ai shikonte, vrojtonte, zbulonte, çmonte, vlerësonte, zgjonte, rriste gjithmonë të mirën, të drejtën, të vërtetën, mbi të gjitha Jetën dhe Dashurinë. Kurrë nuk ishte vetëm shikues dhe vëzhgues, por gjithnjë krijues dhe pjesëmarrës i qenies Njeri.
Në një rast, tejet i ngazëlluar dhe frymëzuar, më tha: “Don Lush, nëpërmjet Nënës Tereze, nëpërmjet teje dhe shkrimeve, botimeve tua, unë e kam zbuluar vetveten, rrënjët e mia, lashtësinë dhe bukurinë tonë, mbi të gjitha jetën dhe pavdekësinë… Mendo pak, në rreshtat e saja: Jeta është jetë, jetoje… Jepe pjesën më të mirë të vetvetes… Tashmë Kokaj, Kardaku ynë, e tërë Kosova, bota shqiptare, është një gërshetim dhe mozaik historie dhe arkeologjie, jo vetëm e panjohur dhe nëntokësore, e “kriposur” dhe e keqtrajtuar, falsifikuar nga ideologjia , në ne dhe në ndërgjegjen tonë ndoshta pak e njohur dhe pranuar… Mirëpo fatbardhësisht, siç po thua Ti shpesh, tash po i kthehemi Vetvetes dhe të Vërtetës…”
Ky entuziazëm për jetë, për krijimtari, për histori, ta tashme dhe ardhmëri, ishte fuqia bartëse dhe krijuese, motivuese, që atë e bënin shumë të rrallë, mos të them unik, si Njeri dhe si krijues dhe veprimtar. Nëpërmjet “Karvani i Poetëve për Fëmijë”, ai mbillte farën e mirë të jetës, të gjallërisë, të bukurisë, mbi të gjitha të frymëzimit, dashurisë dhe pavdekësisë. Nëpër takime, shkolla, fshatra dhe qytete tona, ai së bashku kolegët krijues si Aton Çetta, Rexhep Hoxha, Mark Krasniqi, Bedri Dedaj, Rifat Kukaj dhe shumë të tjerë, ishte gjithnjë në veprim, aktiv dhe kreativ.
Pas një takimi të tillë, më tha: “Kur i shoh fëmijët tanë me sytë e zemrës dhe të dashurisë, shijoj pafajësinë e tyre, dhe aty për aty frymëzohem, krijoj, sepse ata janë “ara” pjellore për të tashmen dhe të ardhmen tonë… Pas çdo takimi me fëmijë nëpër shkolla të Kosovës, unë begatohem, frymëzohem, kthehem dhe jam ndryshe, sepse vetëm kështu të frymëzuar dhe të motivuar jeta vërtet është e bukur, është mrekulli në vazhdimësi.”
Zejnullah Halili mbolli mirë kudo, në mendjen dhe zemrën e fëmijëve dhe të rinisë sonë, në çdo shkronjë, fjalë, varg, takim, bisedim dhe komunikim, sidomos si mësues, krijues dhe drejtues i “Pionierit”, më vonë “GEP-it”, bashkëpunëtor i Radio Prishtinës.
Pas 20 viteve pa “Zenën” tonë, fizikisht, por me “Zenën” tonë shpirtërisht dhe kulturalisht, erdhi ndoshta koha e “lamës”, për ta mbledhur dhe vlerësuar jetën dhe krijimtarinë e tij kaq të begatshme dhe shumë domethënëse për kohën dhe hapësirat tona.
Thënia e tij poetike dhe profetike ishte kjo: “Në rrënjë dhe në burim gjendet jeta, frymëzimi, lumturia!”
“Zena ynë” jetoftë në mendjen dhe zemrën tonë, duke e kujtuar me nderim dhe falënderim, mbi të gjitha me fe, shpresë dhe dashuri! Pushoftë në paqe!

Prishtinë, 24 shkurt 2024 

Stadi i ri i përballjes me Serbinë – Gadishmëria për luftë

0

Nga Dr Sadri Ramabaja, Prishtinë

  • Përderisa lufta në Ukrinë po hynë në vitin e tretë, psikologjia e luftës është imponuar gjithandej në Europë. Jeta mendore po i nënshtrohet kështu luhatjeve serioze që nëdrlidhet me fatin e individit dhe kolektivit. Psikologjia e luftës po i imponohet jo vetëm individit, por edhe popujve.

Në një ambient postraumatik të luftës, siç është vendi ynë, rikthimi i psikologjisë së luftës, arsyetimi moral, ndërlidhet me nevojën për promovimin e një standardi të ri që po promovohet në nivel Europian. Ky standard, i cili normalisht ka pikë referimi në të drejtën ligjore për vetmbrojtje, të drejtën për vetmbrojtje dhe kërkesën për drejtësi e ndërlidhë edhe me çështjen e moralit publik, që përcaktohet në këtë rast vetëm nga kombi në kohë lufte, duke i dhënë identitet të gjithë shoqërisë. Kushdo që në këtë rast identifikohet si armik, respektivisht palë e ndërmjetme, qoftë edhe palë asnjanëse, identifikohet me të keqen, duke shkelur kështu vlerat që sot mishërojnë atë që më parë vetkuptohej si një rend i moralit të etabluar.
Lufta në Ukrainë sikur kishin paralajmruar analistë serioz, do t’ia imponojë Rusisë ta rishikojë strategjinë e veprimit jo vetëm në fushbetejat e saj në Ukrainë, por edhe në ato hapësira gjeopolitike që do t’i imponoheshin palëve ndërluftuese.
Lufta në Ukrainë ka imponuar dinamikë konfliktuale të ndarjes, respektivisht të rirreshtimit të kombeve edhe në hemisferën perendimore. Publiku ndërkombëtar ndërkohë po përjeton gjithashtu një dinamikë konfliktuale të ndarjes me përshkallëzimin e ri të mundshëm në Ballkan. Është çështje e politikës së mençur për ta lexuar mirë këtë dinamikë [1] dhe për të pregaditur Shtetin dhe opinionin për t’i dalë së keqes përpara; është çështje e analizave shkencore shoqërore për ta kuptuar këtë fenomen në ardhje.
Kur ambasadori amerikan në Beograd në audiencë tek presidenti serb paralajmron atë se Kosova së shpejti mund të jetë poseduese e njërit prej llojeve më të sofistikuara të armëve moderne, sikur ju vë pika mbi I pikërisht paralajmrimit dinamikës së mundshme konfliktuale.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas takimit me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Christopher Hill, vet e bëri të ditur se SHBA-të i kanë miratuar Prishtinës blerjen e raketave “Javelin”.

Me këtë rast, shkruajnë mediat e rajonit, ambasadori Hill e ka njoftuar presidentin Vuçiq për vendimin amerikan për të pranuar kërkesën e Prishtinës për blerjen e raketave antitank “Javalin”. Këtë informacion Vuçiqi nuk kishte se si të mos e cilësoj si “zhgënjim i madh për Serbinë”.[2]
Këtë akt, e përditshmja kroate e mirënjohur Slobodna Dallmacija e cilëson atë si lajm tronditës, respektivisht “goditje e Amerikës për Serbinë”.[3]
Duket se ky informacion do të shenjojë “pikën e kthesës” për raportet, respektivisht rivalitetin historik mes shqiptarëve dhe serbëve. Ai sinjalizon vullnetin politik të liderëve të Republikës së Kosovës që Republikën ta shndërrojë në një fuqi ushtarake mbrojtëse me aftësinë e pakushtëzuar për t’përballur ndeshtrarashat [sfidat] që mund t’i imponohen, atëherë mendimi moral nuk ka se si të mos e shpërfaqë mandatin e shtetit për kultivimin e një lloi modern të patriotizmit si kundërpeshë e shovinizmit serb dhe gatitet për mbrojtjen e vlerave të Kombit.
Në rastin konkret debati për një strategji të ardhshme sigurie rezulton qartë se ka të bëjë në thelb me nevojën për jetë dhe jo për luftë, por fakti që në Europën Juglindore luftën, pas një çerek shekulli, sërish e imponon Serbia, ka të bëjë me rikthimin e ideologëve dhe liderve serb tek shovinizmi tradicional serb.

Shovinizmi serb – Kthimi tek rrënjët

Nëse shihet nga një perspektivë kritike, vet nocioni mbi shovinizmin si ideologji ka një histori specifike, por edhe mund të përfshijë disa aspekte. Ai na rikthen tek figura historike dhe tejet e mitizuar e një ushtari të përfshirë në luftrat e Napoleonit, që vinte nga shtresat e fashatare, e që në betejat e drejtpërdrejta kishte marrë shumë plagë në trup edhe si rezultat i patriotizmit të tij fanatik. Figura e tij ishte pastaj, përmes letërsisë dhe artit frëng, ishte ngritur n përmasat emitit, duke u shndërruar në një simbol i nacionalizmit militant e agresiv. Historiani Gerard de Puymege kishte veneruar në këtë paraqitje të hershme të shovinizmit si nocion, bëhet fjalë për pjesën e parë të shekullit 19-të, dy shtyllat mbi të cilat qe ngritur nocioni mbi shovinizmin: fenomeni i Nacionalizmit dhe ai i Hypermaskulinitetit. Natyrisht në këtë mes nuk bëhet fjalë për nacionalizmin progresiv, atij lloji të nacionalizmit europerendimor, i cili ishte produkt i mendësisë, kulturës dhe sistemit të vlerave europiane.

Në fillet e romantizmit serb ndërlidhja e fenomenit të nacionalizmit agresiv dhe ngjizja e idesë së Shtetit modern serb, prandja ishin të ndërlidhura me legjendat mbi Komitët edhe si supermeshkuj!
Si gjithandej në Europë, edhe në Serbi, shovinizmi si ideologji kishte përjetuar bumin e vet në pjesën e dytë të shekullit 19-të. Përqafimi i kësaj ideologjia nga ana e kryeministrit të parë serb, Ilia Garashanin, do të prodhoi elaboratin e parë serb [Naçërtanian] për zhdukjen e shqiptarëve. Në fakt autori real i NAÇËRTANIES ishte polaku Franjo ZACH, agjent diplomatik që jetonte atëbotë në Beograd, i cili sipas kërkesës sës Garashaninit [1812-1824] do ta hartonte “Planin për politikën sllave të Serbisë” që do të bëhej pastaj bazë për “Programin e politikës nacionale të Serbisë në fund të vitit 1844” në autorësinë e rrejshme të këtij kryeminsitri serb.[4]
Prandaj që në zanafillë shovinizmi serb mund të thuhet se ishte produkt I një ngushtësie të theksuar mendore dhe intolerancës ndaj shqiptarëve, gjë që pati pasoja negative në marrëdhëniet shqiptaro-serbe, duke promovuar kështu prologun e rivalitetit shekullor me intencë të përhershme – zhdukjen e shqiptarëve si komb.
Në këtë ambient politik u mëkua shovinizmi serb, që kulmoi me projektin Patkoi gjatë fundluftës së vitit 1999 në Kosovë, kur Shtatmadhoria e Ushtrisë Serbe përmes tij, dëboi mbi një milion qytetarë shqiptarë nga Kosoa, duke e shoqëruar këtë akt makabër me masakra e gjenocid.
Intenca e Beogradit për rikthimin e Armatës serbe në Kosovë tashti pas 24 viteve të lirisë dhe 16 vitesh pavarësie e përpjekjesh për ngritjen e Republikës sonë, nuk mund të shihet e shkëputur nga lufta në Ukrainë dhe ndërlidhja e saj me luftën kundër demokracive liberale dhe madje edhe atë kundër segmenteve të liberalizmit serb. Dy aktet që shenjojnë këtë kthim të shovinizmit serb tek rrënjët e tij janë:
1. Agresini ndaj Kosovës i kamufluar me aktin terrorist të 24 shtatorit të vitit 2023 dhe
2. Zgjedhjet e 17 dhjetorit të vitit 2023 dhe dhuna e ushtruar ndërkohë ndaj kryetarit të Partisë Republikane Serbe, Nikolla Sanduloviç.
Filozofja gjermane me origjinë hebreje, Hannah Arendt kishte paralajmruar me kohë për rrezikun që paraqet shovinizmi pansllav, duke e përshkruar atë si tejet të rrezikshëm dhe agresiv. “Sllavët … shkruan ajo, ishin europianët e parë , të cilët në maseë[…] ishin shndërruar në shovinist.”[5]
Rikthimi I shovinizmit serb tek rrënjët vije ndërkohë I përpunuar dhe I përshtatur me ideologjinë e Putinit, që ndërlidhet me kuazi përkujdesin e tij për 25 milion rus që shkërmoçja e ish Bashkimit Sovjetik i la jashtë kufijve të Fedratës Ruse, duke pretenduar kthimin e tyre brenda kufijve të saj, filluar me rusët në republikat baltike deri te ata në Azinë Qendrore.
Beogradi shembëllim Moskës, për gadi 20 vjet rresht ka projektuar idenë e krijimit të “Botës serbe”, që nënkupton rikthimin e hapësirave ku jetojnë serbët jashtë Serbisë [Bosnjë, Mal të Zi dhe Kosovë, me theks Kosovën e veriut] në gjirin e “Serbisë mëmë”, pa përjashtuar luftën si mjet për realizimin e këtij objektivi strategjik.

Konferenca e 60-të të Sigurisë në Mynih (MSC) vs mesazhit të Putinit

Në Konferencën e 60-të të Sigurisë në Mynih (MSC) – më e madhja e këtij lloi që organizohet në Europë për çdo vit, kësaj radhe kambanat e luftës dominuan dukshëm. Reflektimet mbi rendin botëror ishin në qendër të vëmendjes në MSC, e cila filloi të premten. Ndërkaq “Raporti i Sigurisë së Mynihut 2024” i publikuar së fundmi, hodhi dritë mbi “të metat e dukshme” të rendit ndërkombëtar ekzistues.
“Rendi i sotëm global nuk funksionon për të gjithë. Në fakt … nuk funksionon për askënd,” tha Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres në konferencë, duke shtuar: “Bota jonë përballet me sfida ekzistenciale, por komuniteti global është më i fragmentuar dhe i ndarë se në çdo kohë në 75 vitet e fundit.”[6]
Në dritën e këtyre vëzhgimeve, studiues dhe ekspertë nga Kina, por edhe ekspertë tjerë, që morën pjesë në konferencë, paralajmronë se fundi I luftës në Ukrainë mund të shoqërohet me vendosjen e një rendi të ri ndërkombëtar, që sipas tyre mund të jetë më i drejtë dhe më i arsyeshëm.
Nëse Perëndimi ka filluar të kuptojë se ka rënë në një dilemë “humbjeje reciproke”, një rikalibrim i mendësive, veçanërisht perceptimeve të rendit global, është i domosdoshëm, argumentoi Cui Hongjian,[7] profesor në Akademinë e Qeverisjes Rajonale dhe Globale në Pekin. Universiteti i Studimeve të Huaja, i cili gjithashtu nënkryetar i Shoqatës Kineze për Studime Evropiane.
Në Konferencën e Mynihut – MSC, mori pjesë edhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy, mes shumë zyrtarëve dhe politikanëve botërorë. Siç raportohet nga Bild-i gjerman, ai ishte dukshëm i zbehtë dhe i lodhur pasi lajmi për pushtimin e qytetit të Avdiivkës i erdhi si një shuplakë në fytyrë, ai i bindi udhëheqësit e tjerë me një zë të ngjirur për domosdoshmërinë e furnizimit me armë dhe ndihmë Ukrainës, u shpjegoi atyre situatën komplekse në fushat e betejës dhe paralajmëroi për rrezikun, siç tha ai, nga sulmi i Putinit ndaj vendeve baltike në rast të humbjes së Ukrainës.
Lufta në Ukrainë dhe rreziku i shpërthimit të frontit të dytë të saj në Europën Juglindore [Ballkan] apo në Europën Veriore [Baltikë], i ka dhënë fund utopive të pacifistëve që pretendonin se fundi i Luftës së ftohtë kishet shenjuar çlirimin nga lufta dhe tashmë mund të jetojmë hepi endin tonë kolektiv në Perandorinë e demokracisë perendimore. Në këtë log të mendimit gjeopolitik u pranua shqeto se Lufta e Ukrainës në thelb nuk është asgjë tjetër veçse një zgjatje e Luftës së Ftohtë midis SHBA-ve dhe Bashkimit Sovjetik. Këtë frymë të predisponimit perendimor të zgjatjes së luftës e kishte paralajmruar sekretari ipërgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg përmes një prononcimi që bëri në vigjilje të konferencës, tek pohoi se Perëndimi nuk kërkon luftë me Rusinë, por duhet të “përgatitemi për një konfrontim që mund të zgjasë me dekada.” Vërejtja e Stoltenberg-ut nuk ishte e rastësishme që u publikua pikërisht përmes intervistës dhënë gazetës gjermane Welt Am Sonntag më 10 shkurt, derisa ishte në vëmendjen e opinionit itervista e famshme e presidentit rus Vladimir Putin me Tucker Carlson, përmes së cilës despoti rus Vladimir Putin, pasi kishte siguruar se në ditët në vazhdim ushtria ruse do të shenjonte një fitore sinjalizuese në fushën e betejës në qytetin strategjik lindor Avdiivka, që shenjon de fakto portën e qytetit të Donjeckut.
Avdiivka është çelësi i synimit të Rusisë për të siguruar kontrollin e plotë të dy provincave lindore të Donbasit – Donetsk dhe Luhansk.[8] Futja nën kontroll e këtij qyteti ndërkohë jo vetëm që ka rritur moralin rus dhe atë të mbështetësve të tij në mesin e popujve sllav në Europën Juglindore para së gjithash, por gjithashtu konsolidon Donetsk-un si një qendër kryesore logjistike ruse për operacione të mëtejshme perëndimore në drejtim të lumit Dniepr, që sipas Kremlinit duhet të shenjoj vijën ndarëse mes Federatës Ruse dhe asaj që mund të mbetet si Ukrainë pasi palët të ulen në tavolinat e dialogut paqësor. Kjo është de fakto edhe arsyeja themelore përse Putini ia hodhi dorashkën Perednimit dhe paralajmroi për gadishmërinë që të fillojnë dialogu për paqe.
Në Konferencën e Sigurisë në Mynih kishte edhe zëra racional që kishin lexuar qartë mesazhin e Putinit.

Maqedonia e Veriut noton e mbijeton ose mbytet me shqiptarët

Moska, pasi ka arritur një pozicion të pakundërshtueshëm në luftë, sikur bëri të ditur se nuk është e interesuar për një luftë totale, respektivisht për pushtimin e plotë të Ukrainës, siç ishte objektivi i saj fillestar. Strategët rus duket se janë pajtuar që këtë fazë të luftës ta shtyjnë për dekadën tjetër ose për një momentum më të përshtatshëm gjeopolitik. Ndërkaq europerendimorët kanë lexuar këtë fakt më me realizëm dhe po shpërfaqin parashenja se ashtu si vepruan pas Luftës së Dytë Botërore, edhe në dekadat vijuese duhet të bashkëjetojë me Rusinë. Në të kundërtën, lufta totale do ta përfshinte gjithë Europën, duke filluar nga Ballkani me gjasa të mëdha që të përfshijë pastaj gjithë Europën.
Në këtë kuadër të zhvillimeve gjeopolitike është e qartë pse Gjermania kërkon të ruajë rëndësinë dhe stabilitetin financiar të NATO-s qoftë edhe përmes vazhdimit të luftës në Ukrainë. Prandaj kancelari gjerman Olaf Sholc pas një takimi me Biden në Shtëpinë e Bardhë në Uashington më 9 shkurt, tha: “Le të mos godasim shkurret: mbështetja nga Shtetet e Bashkuara është e domosdoshme nëse Ukraina do të jetë e aftë të mbrohet”. Ndërkaq nëse duam që të parandalojmë përhapjen e flakëve të luftës në Europë, ai e ka të qartë se duhet rritur fuqishëm ndihma ushtarake për Ukrainën, duke i dërguar kështu një “sinjal shumë të qartë” Putinit.

Ndërkohë derisa e gjithë vëmendja e analistëve politik dhe strategëve ushtarak është përqëndruar në parandalimin e shtrirjes së kësaj agjende në Ballkanin Perednimor, kryesisht në Bosnjë e Kosovë, Serbia kishte vazhduar me realizimin e “Botës serbe” me mjete të luftës hibride, që po i paraprijnë luftës reale në Malin e Zi dhe së fundmi edhe në Maqedonin e Veriut. Në Malin e Zi përmes Kishës, de fakto, ka arritur objektivin e vet, duke e bërë fakt të kryer një lloj të pushtimit të butë të “Spartës serbe”. Tani Beogradi ka hedhur spirancat edhe në Maqedoninë e Veriut dhe është bërë palë në zgjedhjet që pritet të mbahen më 8 maj. Por, meqë në Maqedoninë e Veriut Kisha Maqedone sado që është vasale e asaj serbe, nuk mund të jetë garantuese e fitores së bllokut maqedon proserb [LSDM-së], pa mbështetjen edhe të bllokut politik shqiptar.
Zgjedhjet parlamentare në Maqedoninë e Veriut do të mbahen më 8 maj 2024, së bashku me rundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale. Rundi i parë për zgjedhjen e presidentit të vendit do të zhvillohet më 24 prill. Ato do të jenë investitura testuese e fituesit të zgjedhjeve më 8 maj.
Në garn mes bllokut politik maqedonas sondazhet vazhdojn ta nxjerrin fitues VMRO DPPMNE. Retorika e saj është tejet antishqiptare, pavarësisht se në aparencë duket se është vetëm anti BDI-së. Në udhëheqje të saj tani është eshaloni i dytë që e ka pasuar ish liderin e saj Gruevski, që është në egzil politik në Hungari.
Beteja politike brenda kampit politik shqiptar, prandaj, në aparencë, duket si një dhuratë e jashtëzakonshme për VMRO DPPMNE. A do të rezultojë e tillë mbetet të shihet më 9 maj. Por ajo që mund të konkludohet që tani është fakti se Maqedonia Veriore po hynë në fazën e ridefinimeve politike të brendshme. Në këtë fazë të zhvillimeve politike Maqedonia e Veriut do të ndodhet shpejt para alternativës: ose ajo shkon drejt federalizimit – vetëvendosjes së brendshme të shqiptarëve përmes krijimit të Republikës së Iliridës, duke u dakorduar me Shkupin si kryeqendër e përbashkët, pak a shumë sipas modelit Belg, ose drejt rikonfigurimit të saj të plotë dhe ndarjes.
Beteja politike prandaj është mes dy blloqeve poltike maqedone: atij që pretendon ta ruaj gjendjen e status quosë [LSDM] dhe bllokut për ndryshim radikal [VMRO DPPMNE-së ]. Në mes janë shqiptarët, por me peshë specifike që përcakton rrjedhën e historisë së Maqedonisë së Veriut si Republikë.
Në rast se forcat maqedone përcaktohen për mbijetesë të Republikës, ata kësaj radhe duhet të marrin në konsideratë me seriozitetin më të madhë të mundshëm edhe interesin jetik shqiptar. Maqedonia prandaj noton e mbijeton si Republikë ose mbytet në varësi të reflektimit politik në raport me interesat shqiptare.
Shih për këtë zgjedhjet e 8 majit tani kanë ngarkesat e gjeopolitikës rajonale. Ato tashmë duhet të shihen përtej politikës së brendshme të lëkundur dhe dëshpërimit në këto dy komunitete – maqedon e shqiptar, ajo flet për tensione të reja shpërthyese, ku marrëdhëniet midis shteteve po riformohen.

Lëvizjet e mundshme të papritura të Serbisë

Njohësit e rrethanave në Ballkan ka kohë që paralajmrojnë për pasojat e neglizhencës së Perednimit, kur është në pyetje procesi i prosperuar tashmë i krijimit të “Botës serbe”, pavarësisht dështimit të Beogradit më 24 shtator 2023 në sprovën për ta aneksuar veriun e Kosovës. Korrespodenti i të përjavshmes prestigjioze gjermane “Die Zeit” kësaj radhe ju ra kambanave të alarmit me shpresë se do ta dëgjojnë ata që duhet në BE dhe ShBA, duke i sinjalizuar se “çdo krizë në Kosovë shpalon dobësinë e perëndimit”[9], ndërkaq neglizhimi i rrjedhave në Bosnjë dhe Maqedoninë e Veriut i jep fund hartës aktuale politike në Europën Juglindore.
Serbia vazhdon të jetë një fenomen i lloit të vet, në momentet më kritike ajo mund të lëvizë andej nga nuk pritet. Këtë lëvizje të Serbisë sikur e paralajmroi Jelena Guskova, akademike ruse, në kanalin televiziv SOLOVJEV LIVE. Ajo foli për atë që po ndodhë në Serbi dhe në Kosovë. Sipas saj autoritetet në Serbi po e çojnë vendin drejt BE-së dhe NATO-s![10] Çështja është çka do të përfitojë Serbia me këtë lëvizje të pritshme dhe cili do të jetë fati i Vuçiqit?
Këto pritje tok me paradoksin serb i ka krijuar vet Perednimi, sidomos gjatë dekadës së fundit, me shpresën se do ta shkëpus nga orbita ruse. Në mesin e gjashqes së Ballkanit Perednimor të bllokuar kaherë pranë portave të BE-së që nga Samiti i Selanikut [2003], me theks në vendet ku Serbia shkaktoi gjenocid [Bosnjë e Kosovë] qeveritë e tyre gjithnjë e më shumë kanë përkufizime në ushtrimin e sovranitetit, nëdrkaq Serbia luan tutje rolin e fuqisë rajonale dhe herë merrë armë nga Kina e Rusia e herë nga Franca, Gjermania e Izraeli, duke çimentuar rolin e saj në zhvillimet e ardhshme gjithandej në Europën Juglindore.
Më 17 shkurt, ish-shefi i BIA-s dha një intervistë karakteristike në mediat serbe dhe paralajmëroi shumë qartë që procesi i krijimit të botës serbe ka filluar dhe tashmë nuk e ndal dot askush. Ajo mund të ketë për Europën Juglindore po të njejtën peshë që pati qëndrimi i carit të Kremlinit kur kërcënoi me riaktivizimin e bazës bërthamore të Kaliningradit, e që ndërkohë detyroi SHBA të ndërmarrë një plan B të shpejtë, duke planifikuar shkarkimin e pjesërishëm të Polonisë dhe Baltikut nga barra që po mbanë në procesin e ndihmës logjistike dhe furnizimit për Ukrainën dhe duke e ndarë këtë me Shqipërinë, konkretisht me bazën e saj në Kuçovë.
Në këtë rrjedhë zhvillimesh të papritura Serbia është fare e mundshme që do të pozicionohet shpejt në krahun e atyre që mbështesin projektin e saj strategjik të njohur tashmë nën siglën e Botës serbe. Deklaratat e zyrtarëve të lartë amerikan fatkeqësisht kanë neglizhuar këtë lëvizje. A do të thotë kjo se ata janë dakorduar me krijimin e “Botës serbe”?
Mbetet të shihet në muajt në vijim. Gjasat reale janë që në këtë proces shuarja e Bosnjës, siç e paralajmron pa ekuivok altoparlanti i putinit në Serbi [Aleksander Vulin], do të ketë efektin domino dhe do të pasohet me rikonfirmin e hartës politike në Evropën Juglindore.

Përfundim

Në këtë rrjedhë të zhvillimeve gjeopolitike, e rëndësishme është që faktori shqiptar të jetë i zgjuar dhe i gatshëm për veprim konform kërkesave të kohës. Nuk duhet të lejojmë të na kaplojë somnabulizmi i Edi Ramës dhe Ali Ahmetit, që kur të përmenden [sidomos në mëngjesin e 9 majit] të kuptojnë që kanë qenë në ëndërr, derisa shestonin realizimin e paqes në Ballkan dhe rolin e tyre historik në këtë proces!
Për dallim nga Ukraina, si fronti i parë i luftës, ku nuk dislokohen dot forcat e NATO-s pa marrëveshje që mund të arrihen në prapaskenë ose të atilla që mund të jenë të hapura me Moskën, që de fakto do të nënkuptonte ndarjen e territorit dhe sferave të interesit brenda Ukrainës me garanci për mossulmim reciprok, dislokimi i këtyre forcave në Ballkan dhe një lloj “rrethimi demokratik I Serbisë” tani është realitet. Ndërkaq përqëndrimi i tyre ndërkohë në Shqipëri gjithësesi merrë konotacion shtesë në dritën e zhvillimeve të reja të pritshme. Ky përqëndrim padyshim se do të ketë rol vendimtarë në krijimin e hartës së re politike të rajonit.
Nga pikëpamja e dallimit midis së mirës dhe së keqes, që është vendimtare për të menduarit moral, e kaluara e afërt duhet të matet me atë se sa vendosmërisht (ose në mënyrë të pavendosur) përgjegjësit janë përballur me armikun.[11] E parë në këtë mënyrë, politika e paqes e dy dekadave të fundit e dy liderve tanë në Tiranë dhe Shkup [Edi Ramës dhe Ali Ahmetit] është një tërheqje nga synimet agresive të Serbisë dhe një ftesë për presidentin Aleksander Vuçiq për të bërë realitet ëndrrat e tij prej shovinisti të papërmirësueshëm. Prandaj Arbër Xhaferi insistonte se Mitrovica ruhet si tërsi organike e Republikës së Kosovës nga Shkupi. Shih për këtë, zgjedhjet e 8 majit marrin karakter sinjifikues, janë në unison me fatin e Shkupit dhe Mitrovicës tok.
Paralajmrimin që kishte bërë filozofja gjermane me origjinë hebreje, Hannah Arendt tek kishte sinjalizuar për rrezikun që paraqet shovinizmi pansllav, më mirë se kushdo tjetër, e kanë ruajtur në memorien e tyre historike shqiptarët e krahinave tashmë të pushtuara – Toplica, sanxhaku i Nishit, Kurshumlia, Vraja, Novi Pazari … një pjesë prej të cilëve atbotë u ngulitën në brendi të hapësirës shqiptare [kryesisht në vilajetin e Kosovës me qendër Shkupin].
Në këtë rikonfigurim të ardhshëm të hartës politike të Europës Juglindore nuk duhet të lejojmë që krahina të tëra shqiptare qoftë në veriun e Kosovës apo në Verilindjen e MV të kenë fatin e Toplicës.
______________________
1. Heinz Messmer, Der soziale Konflikt. Kommunikative Emergenz und systemische Reproduktion. Berlin: de Gruyter 2003.
2. https://www.danas.rs/svet/region/kako-regionalni-mediji-pisu-o-prodaji-americkih-raketa-kosovu/
3. https://slobodnadalmacija.hr/vijesti/regija/kakav-udarac-amerike-srbije-veleposlanik-sad-je-izvanredno-posjetio-vucica-i-priopcio-mu-vijest-koja-ga-je-uzdrmala-1354520
4. Arbën Xhaferi, VEPRA, vëllimi 3, f247, Dukagjini, Pejë
5. Sabine Fischer, Die chauvinistische Bedrohungen – Ruslands Kriege und Europas Antworten [ Kërcnimi shovinist – Luftrat ruse dhe përgjigjet europiane], Berlin 2023, f. 21
6. https://www.geopolitika.news/vijesti/kineski-strucnjaci-u-munchenu-iznijeli-svoju-viziju-svijeta/
7. Po aty.
8. https://www.eurasiareview.com/19022024-germany-swims-or-sinks-with-nato-oped/
9. https://www.zeit.de/politik/ausland/2024-02/kosovo-serbien-geburtstag-unabhaengigkeit-nato
10. https://www.glas-javnosti.rs/vesti/licni-stav/ruski-akademik-vucic-je-izdao-kosovo-video?fbclid=IwAR38QrMs3TPZBpEmDWbBTB4DQlDKVpGgHdDGLkKkr3czMYp9jc9hJtHltts
11. https://www.cvbh.de/mediafiles/Sonstiges/CLV/255655.pdf

Kosova po pushtohet nga Turqia, e ne nuk po kutojmë asgjë…!

0

Drini u rikthye pas sulmit të së mërkurës masdite, nëse nuk ndihmohet regjistrimi edhe për tre vite, kah fundi i marsit ndërprehet

1

Nga: Gjergj – Bajram Kabashi

Sot e rikthyem portalin Drini në funksion, pas tre ditësh që e sulmuan dhe qitën jashtë përdorimit. Meqenëse nuk jam në dijeni të teknologjisë bashkëkohore, megjithatë mund të konstatoj që kjo ishte një goditje e madhe, e 20-ta që prej vitit 2006.
Pa e ditë saktësisht se cila është arsyeja e vërtetë e dëmtimit kaq të madh, mund të them se në ato çaste isha duke e botuar një informatë rreth një vrasësi , që e kishin arrestuar në Ferizaj të Kosovës, të njohur si përfaqësues i një familjeje islamiste në Norvegji dhe të akuzuar për një vrasje “ndërvëllazërore myslimane” para dy vitesh në Montesrud të Oslos.

Më herët e dij që ishin islamistët dhe shërbëtorët e tyre që e goditën dhe shkatërruan arkiven e Drini, ndërsa kësaj radhe mund të them vetëm për atë që isha duke e bërë në momentin e shkatërrimit.

Nga natyra jam person që besoj shumë, por këto goditje të vazhdueshme dhe mungesa e përkrahjes së të tjerëve për ta mbajtur bashkërisht Drinin, më shqetëson pa masë , se më detyron që të gjejë rrugëzgjidhje pas 29 marsit 2024, nëse edhe të tjerët nuk ndihmojnë që ta mbajmë e ta kemi barrën e një media të vogël , por mjaft kritike, sëbashku.

Kërkesën për ndihmë për pagesën e shpenzimeve për regjistrimin e Drinit edhe për tre vite, që kushton mbi 1 mijë euro, e kam bërë qe një muaj ditë dhe deri tash vetëm dy veta i kanë dërguar ndihmat e veta.

Askush tjetër, pavarësisht se une kam punuar e punoj gratis , ndërsa të tjerët vetëm i dërgojnë shkrimet që u botohen, nuk më ndihmuan deri tash.

Prandaj, nëse deri para 29 marsit 2024 nuk ndryshon gjendja për të mirë, e them me keqardhje se më duhet ta ndërprej botimin e mëtutjeshëm të këtin portali , që sëbashku me www.zemrashqiptare.net  , ishin portalet e vetme që pandërpre e luftuan antishqiptarizmin islamik.

Nëse nuk më ofrohet ndihma për ta pasur portalin të regjistruar edhe për tre vite të tjera, e them me keqardhje se nuk mundem i vetëm ta vazhdoj mbajtjen e tij më tutje, se 18 vitet a kaluara , kur të gjitha pothuaj i bëra vet pa ndihmën e të tjerëve, ishin një barrë e rëndë për mua, që e shtyva me vetëdije e vullnet deri tash.

Me këtë që e shkruaj për herën e dytë brenda muajit, i lus autorët që shkruajnë për Drinin që ta lexojnë me vëmendje këtë që e shkruajnë , se nuk mund të ketë media të pavarur, pa e ndihmuar konkretisht atë që qëndron në krye të saj.

Ps!

Nëse doni të ndihmoni, pavarësisht shumë që keni mundësi për ta dërguar, 10 apo 50 euro, paratë mund t’i nisni në WesternUnion, në emrin Bajram Kabashi, Norvegji

Kujtime e mia për traumat dhe ditët e lavdishme

Nga: Ilir Canhasi
___
Nuk ka shqiptar, që së paku një herë në jetën e tij, nuk është tramatizuar nga dhuna, frika dhe përndjekja nga okupatori serb duke filluar që nga pushtimi në vitin 1912 e deri në largimin e tij nga Dardania në qershor të vitit 1999.
Plot një shekull populli shqiptar përjetoi këtë dhunë nga aparati shtetror serb. Kur mendon se 3-4 gjenerata kanë kaluar nëpër këto trauma, nuk është për t’u çuditur se pse populli shqiptar ka një urrejtje ndaj shtetit serb dhe edhe sot e ka shumë të vështirë t’ja falë gjithë atë dhunë dhe krime të bëra ndaj nesh!
Mbas përfundimit të luftës filloi një depresion i madh në popullatën e disa qyteteve, ku më shumë e ku më pak.
Gjakova ende është qyteti, që nuk po mund të kthjellet nga ky depresion. Dhjetë vitet e para, aty nuk flitej tjetër përpos traumave, që kishin përjetuar gjatë luftës së fundit. Nuk kishte njeri, që nuk kishte një histori të dhimbëshme të përjetuar gjatë terrorit serb. Në çdo familje flitej për të vrarët e tyre, zhdukjet e trupave, pritjet e eshtrave të të dashurve te tyre, që ishin gjetur nëpër varrimet e mshefta ne Serbi.
Flitej për plagosjen dhe trimat, që kishin humbur jetën në beteja të ndryshme, duke luftuar pushtuesit serb, flitej për burgosjen e qindra të rinjëve në burgjet serbe, flitej për maltretimet që kishin pasur gjatë përndjekjeve dhe largimit të tyre për në Shqipëri, flitej për dhunimin e femrave të reja, flitej për vrasjen makabër të fëmijëve të vegjël, për rastet kur ia fusnin flakën shtëpive dhe për kalljen e pothuajse tërë qyetit, flitej për vrasjen e disa intelektualëve, flitej se si i kishin shpëtuar plumbave të vdekjes.
Gjakova e kallur nga psuhtuesit serbë…
Për çka nuk flitej….
Kjo atmosferë zgjati me vite të tëra, derisa edhe gjyshja ime e ndjerë u dorëzua në fund dhe dha shpirt në vitin 2004, kur filloi të kuptojë se tre djemtë e saj nuk jetonin më, shkurt nuk mundi ta përballojë dhimbjen për t’i parë të tre djemtë e saj kur u gjetën dhe u kthyen nga varrezat masive në Serbi për tu rivarrosur së bashku me djalin dhe burrin e tezes në varrezat e dëshmorëve në Çabratin legjendar.
Unë rënçethem edhe sot, kur më kujtohen takimet e para me gjyshen time pas luftës, rënçethem edhe sot dhe zemra më vajton, kur më kujtohet se si një nga një eshtrat e dajëve të mi ktheheshin në atdheun e tyre, më kujtohet si sot, kur tërë qyteti ishte në koma, gjatë ceremonisë së varrimit të tyre dhe të qindra kufomave tjera.
Që i ri isha rritur në një qytet me plot frymë atdhetare, zgjohesha nga gjumi gjithnjë me vjershat e Naimit dhe Pashko Vasës, të recituara nga daja im i ndjerë;
”Çoniu, shqyptarë, prej gjumit çoniu,
Të gjithë si vllazën n’nji besë shtërngoniu,
E mos shikoni kisha e xhamia:
Feja e shqyptarit asht shqyptaria”!
Isha rritur në një qytet, ku nuk ndëgjohej kënga turke e as ajo serbe, nuk kishte grupe muzikore serbe si ”Bijelo Dugme” që këndonin ditën nëpër qytete tjera të Dardanisë e në mbrëmje të vrisnin.
Dhe vjen vjen koha, kur unë 8 vjeçar së bashku me familjen u shpërngulem në qytetin universitar të Prishtinës. Nuk shkon gjatë dhe për herë të parë në Prishtinë, veshi im dëgjon gjuhën serbishte, jo që Gjakova nuk kishte serb, por ata nuk mund ti identifikoja si i ri, që isha. Më vonë kuptova se ata, për dallim nga qytetet tjera në Dardani, flisnin shqip. Pra, këta nuk e bënin sikurse të tjerët, kur një grup shqiptarësh flisnin serbisht vetëm pse në mesin e tyre ishte një serb!
Nuk shkoi shumë kohë, kur unë për herë të parë si 11 vjeçar marrë pjesë së bashku me vëllaun e madh 14 vjeçar në demostratat e para për mua të vitit 1981.
Patriotizmit tonë në Prishtinë sikur i dha flakë edhe më shumë shoqëria e vllaut Erzenit me tani të ndjerin Qerim Kelmendi, ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Dardanisë dhe familjen e tij patriotike.
Aty si i ri përjetova gjëra të ndryshme, që nuk duhej një i ri 11 vjeçar t’i përjetonte, por kryeneqësinë time s’kishte kush ta ndalte.
Dhunën e parë nga regjimi serb e provova diku në vitin 1986, kur klubi futbollistik “Prishtina” luante futboll kundër ekipit “Partizani” nga Beogradi. Aty, pa asnjë arsye, një polic i armatosur gjerë në dhëmbë më goditi me sa kishte fuqi me kërbaçin e tij të rëndë në këmbën time të majtë sa që 5 minuta nuk mund të ecja normal. Arsyen edhe sot nuk e di se pse e bëri këtë veprim, ndoshta se në stadium herë -herë dëgjoheshin britmat nga populli me”Eho-Eho” që do të thoshte Enver Hoxha.
Pastaj, vijnë protestat tjera me radhë, prap si kryeneq nuk dëgjoja familjen dhe pothuajse gjindesha kudo ku kishte protesta. Shkoja vetëm, shokët më tradhëtonin dhe nata më nxinte nëpër shtëpitë bujare herë në lagjen e Vranjevcit e herë në Dragodan!
Unë këtë herë nuk dua të flas më tepër për historinë time pasi mbusha 18 vjet, për të do të shkruaj një herë tjetër, por dua ta përfundoj edhe me një trauma, që unë morra si adoleshent, kur protesta e studentëve të vitit 1988, mua më zuri nata, i rrethuar nga policia serbe në njërin nga godinat e larta të konvikteve studentore. Policia, që kishte rrethuar tërë konviktet, diku nga ora 20:00 filloi të hynte në konviktin tonë me shumë kate, por ne rezistuam duke luftuar me çfarë kishim, bllokuam tërë shkallët e katit të parë, me çfarë gjenim, dollap, krevat, e tjera gjësende, dhe sapo ata tentonin prapë të hynin hedhnim gjëra të rënda dhe të rrezikshme për jetën e tyre, siç ishin edhe aparatet për fikjen e zjarrit. Pas një orë tmerri, ata pushuan së tentuari të hyjnë brenda, por fatin tonë nuk e patën edhe studentët e konvikteve, që ishin njëkatëshe dhe më pak të organizuar për rezistencë.
Ne me lot dhe frikë në palcë nga terraca e ndërtesës shikonim se si policia ushtronte terror ndaj studentëve, britmat e studentëve të tërhequr zvarrë për toke. Ishin çaste të dhimbshme për të gjithë ne, kur shikonim se si i mbushnin automejetet policore me studentë të përgjakur dhe pritnim të njëjtin fat.
Por me të filluar agimi i ditës, policia filloi të largohej nga rrethimi i studentëve. Një natë pa gjumë dhe me gjithë atë tmerr që përjetova, u nisa ngadalë të lë godinën e studentëve për të shkuar te shtëpia ime, e cila ishte vetëm disa qindra metra larg në lagjen “Bregu i diellit”.
Raportet e fundit tregojnë se gjatë gjithë historisë, që kur Serbia ka filluar dhunën ndaj shqiptarëve nga shekulli i kaluar e deri në vitin 1999, kemi me dhjetëra mijëra të vrarë, me dhjetëra mijëra të burgosur, më dhjetëra mijëra të dhunuar seksualisht, me qindra të vrarë nëpër burgjet serbe, me qindra të vrarë gjatë shërbimit ushtarak ne kazermat ish.jugosllave, me dhjetëra intelektualë të vrarë në Evropë, me mijëra djem dhe vajza të helmuar me gazëra toksike në vitin 1990 dhe ajo, që është më e tmerrshme, pothuajse çdo i dyti shqiptar kishte përjetuar dhunë nëpër burgjet serbe nga mbajtja e tyre disa orë e deri në 28 vite burgim.
Kur lexon këto statistika, kupton se unë dhe shumë të tjerë edhe sot i ndiejmë këto trauma, që na ka shkaktuar shteti terrorist serb.
Pasoja këto që sot, dikush i vuan më pak e dikush më shumë, pasoja që në gjuhën e mjekësisë quhen stresi post-traumatik, PTSD.
Nga ky stres post-traumatik vuajnë të gjithë ata, që kanë përjetuar ngjarje të frikëshme gjatë luftës, qoftë ajo dhunë fizike ose seksuale.
Qëllimi i shkrimit është që të mbahet mend nga pasardhësit tone dhe opinioni ndërkombëtar, që ta kuptojnë se sa e shtrenjtë është liria, me sa shumë gjak dhe vuajtje e kemi fituar lirinë tonë.
Ju uroj ta shijoni këtë liri dhe ta mbroni si sytë e ballit.
Mund të përfundojmë se po të kishte ndonjë çmim për vuajtjet e popullit, doemos, që Dardania do ta meritonte pa pikë dyshimi dhe po të kishte ndonjë çmim për qytetin me njerëzit më të dashur, me më së shumti kulturë, me më së shumti intelektualë, me më së shumti njerëz bëmirës e atdhetarë, mikpritës e me humor burimor, me më së shumti shkrimtarë e këngëtarë, pa asnjë hamendje do t’ia kisha dhuruar qytetit heroik të quajtur Gjakovë.
***
Foto nga;
Varrimi i eshtrave të kthyera nga Serbia, në Gjakovë!
Vëllau së bashku me heroin e kombit, Qerim Kelmendi!
Qyteti i Gjakovës i djegur nga kriminelët serbë.

Dy nga ata që një jetë ia kushtuan arsimit të brezave në shkollat e Llapit

0

Nga: Arif Ejupi

Sabri Ilaz Dema dhe Tafil Hashim Latifi nga fshati Pollatë e Podujevës, me kusht që ta ndihmojnë zhvillimin e Arsimit  edhe në fshatrat malore të trevës së Llapit, qyshkur ishin studentë të Fakultetit Filozofik të Universitetit të Kosovës, përkatësisht të Shkollës së Lartë Pedagogjike nisën detyrën e shenjtë  të arsimtarit në shkollën 8-vjeçare “Ramiz Sadiku” të Pollatës  dhe në paralelet e saj të ndara në Zhiti e Sllatinë. Kjo shkollë tani mban emrin e dëshmorit dhe mësuesit veteran Shefki Mursel Latifi.
Sabri Dema lindi më 14 shkurt të vitit 1959 në fshatin Pollatë të Podujevës. Tetë klasat e mësimit të detyrueshëm i kreu në vendlindje. Kurse gjimnazin e përgjithshëm në Podujevë.
Gjatë viteve 1977 – 1978 regjistrohet në Fakultetin Filologjik të Universitetit të Kosovës, dega–gjuhë dhe letërsi frënge.
Pas përfundimit me sukses të studimeve  Sabriu kalon si mësimdhënës në shkollën fillore”  Josip Broz Tito “të Podujevës, tani “Naim Frashëri“.  Ai në këtë shkollë punoi me sukses dy -tre semestra.
Me reformimin e gjimnazeve në të ashtuquajturat  Qendra të Arsimit të Mesëm të Orientuar, Sabriu  punon 16 vite e  8 muaj, si profesor i gjuhës dhe letërsisë frënge në shkollën “Isa Boletini“ të Podujevës, drejtimi ekonomi dhe financa.
Meqenëse deri në vitet e pasluftës ai dhe familja e tij jetonin në fshatin Pollatë të Podujevës, me pëlqimin e udhëheqësve lokal të Departamentit  të Arsimit, Sabri Dema nga shtatori i vitit 2007 e deri në pensionin e merituar të moshës do ta kryejë me përpikëri  dhe ndërgjegje detyrën e Drejtorit në shkollën 9 – vjeçare “Shefki Latifi“ të Pollatës.
Sabriu  përveç shkollës së fshatit Pollatë, punoi me seriozitet dhe përkushtim të veçantë edhe në dy shkollat e Mesme të Podujevës, në atë” Aleksandër  Xhuvani” dhe “ Isa Boletini. “
Ai i njohur për modestinë dhe raportet e shkëlqyera me kolegë e nxënës ishte dhe mbetet i dëshirueshëm në çdo mjedis shoqëror.
Të kësaj familjeje janë edhe dëshmorët  Hasan Sejdi Dema dhe Behram Sadik Behrami, të cilët si ushtarë të rregullt të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, u vranë nga forcat pushtuese të armikut  më 28 maj të vitit 1999, tek mulliri  i Demajve në Pollatë të Podujevës.
Po ashtu, Tafil Hashim Latifi i lindur më 12 shkurt të vitit 1959 në Pollatë të Podujevës, ngjashëm me vërsnikun e tij Sabri Dema, bëri përpjekje maksimale që të kontribuoj në mbarëvajtjen e mësimit  dhe rriten e shkollave të Grykës së Mavriqit .
Tafili  për dallim nga moshatarët e tij ka një histori të veçantë dhe tepër  të dhimbshme . Ai si nxënës i vitit të dytë të gjimnazit “8 Nëntori” të Podujevës, në verën e vitit 1976 bije në konflikt me një serb lokal.
Deri ditën kritike familja Latifi nuk kishte pasur as  eksesin më të vogël me këtë familje serbe që në Pollatë ishte sjell si kolone nga Serbia.
Meqenëse familjen Latifi e kishte kaherë në shënjestër Serbia, kjo zënkë e çastit  merret si shkas dhe zullumi ndaj kësaj familje shumëfishohet.
Edhe përpara këtij  incidenti të paparashikuar babai i Tafilit, Hashimi si njëri nga mësuesit  e parë  të Llapit, së bashku me vëllezërit  e tij Avdiun dhe Shefkiun si dhe kushërinjtë e tyre Sabitin e Muhametin, duke mos u pajtuar me pushtimin e Kosovës nga Serbia, kishin vuajtur vite të shumta burgimi në burgjet skëterrë të ish-Jugosllavisë.
Tafili në atë periudhë edhe pse ende i mitur dënohet me burgim të rëndë. Ai burgun e vuan në Gradishë të Kroacisë.  Me shpresën që një ditë do të kthehet pranë familjes dhe më të dashurve të tij, gjatë qëndrimit në burg i kryen edhe dy vitet e mbetura të gjimnazit. Atje e  mëson edhe gjuhën angleze.
Pas lirimit nga burgu bën përpjekje që regjistrohet në Fakultetin Filozofik të Prishtinës, seksioni gjuhë dhe letërsi angleze, por papritur refuzohet si i papërshtatshëm “moralo- politikisht”.
Kjo një masë ndëshkimi që u shqiptohej në atë periudhë atdhetarëve më të devotshëm të Kosovës nga Serbia dhe lojalët e saj.
Nga dëshira që të mos i veniten njohurit në gjuhën angleze të fituara në Kroaci, Tafili provon të regjistrohet në Shkollën e Lartë Pedagogjike të Prizrenit .
Edhe pse e kishte kaluar provimin pranues pak para fillimit të vitit akademik merr një letër nga kjo shkollë, në të cilën thuhet se atij i ndalohen studimet për shkak të  “cenimit të rendit dhe sigurisë dhe prishjes së  vëllazërim-bashkimit, në mes të kombeve dhe kombësive të ish-Jugosllavisë.”
Tafil Latifi i njohur për vullnetin e tij të çeliktë nuk heq dorë asnjëherë nga qëllimi i tij. Ai njohuritë  e tij në anglisht i thellon duke studiuar si autodidakt.
Me ngadhënjimin e demokracisë ai  më në fund realizon dëshirën  e tij të kahmotshme duke u regjistruar në Shkollën e Lartë Pedagogjike të Prishtinës, dega–gjuhë dhe letërsi angleze.
Tafili pasi që kishte bazë të mirë në anglisht diplomohet pa vështirësi. Pas diplomimit kthehet në fshatin e tij të lindjes  Pollatë të Podujevës, në cilësinë e Arsimtarit të gjuhës angleze, ku kontribuon në kohët më të vështira kundruall një page simbolike.
Derisa familja Latifi ishte halë në sy për pushtuesit Tafili as pas kryerjes së dënimit nuk do të lihet i qetë.
Më 13 shtator të vitit 1990 forca policore dhe ushtarake të Serbisë në orët e hershme të mëngjesit e rrethojnë Pollatën.  Ato me këtë rast në familjen Latifi kryejnë krim duke vrarë Besimin të vëllain e Tafilit, student i vitit të -III- të Fakultetit Juridik të Prishtinës dhe kushëririn e tij Skënder Hamit Monolli.
Po ashtu gjatë këtij krimi makabër rrahën dhe burgosën edhe shumë burra e gra të kësaj familje atdhetarësh të hershëm.
Fatmirësisht Tafili atë natë të kobshme nuk ishte aty. Ai kishte shkuar në Podujevë, tek axha i tij Shefkiu të cilin e donte dhe e çmonte shumë .
Me gjithë vuajtjet  e mëdha dhe përndjekjet e pandërprera që ia bënte atij dhe familjes së tij Serbia,Tafili i burrëruar parakohe  qëndron i pathyeshëm.
Ai së bashku me Latifajt e tjerë do të jetë pjesë e të gjitha organizimeve që kanë të bëjnë me çlirimin dhe Pavarësinë e Kosovës.
Serbia duke parë që kjo familje nuk do të nënshtrohet asnjëherë më 4 korrik të vitit 1995 e  mbyt me tortura nga më barbaret  Shefki Latifin,aktivist i Fondit për Financim të Republikës së Kosovës, dega në Podujevë,
Kolegë e nxënës  të shkollës së Mesme të Ulët “ Shefki Latifi” të Pollatës për nderë të këtyre dy pishtarëve të Arsimit organizuan një program të pasur kulturor dhe artistik. Përveç mësimdhënësve, nxënëseve e familjarëve në këtë solemnitet mori pjesë  dhe z. Avni Fetahu, udhëheqës  i Departamentit të Arsimit në komunën e Podujevës.
Si për Sabriun ashtu  dhe për Tafilin u thanë fjalë miradije dhe u ndanë mirënjohje.  Kuptohet që kjo ndarje e tyre nga kolegë e nxënës u përshkrua  edhe me emocione e lot.
Sabriu dhe Tafili të cilët u pensionuan javën e kaluar pas një pune të suksesshme dhe të gjatë në shkollat e Llapit, do të kujtohen përherë jo vetëm nga kolegë e nxënës por nga e gjithë  popullata e kësaj zone.
Ata vërtetë e meritojnë respektin sepse në kohën kur Serbia i dëboi mësimdhënës e nxënës shqiptarë me dhunë nga objektet e tyre ata një dekadë të plotë punuan edhe në shtëpitë shkolla të Podujevës.
Ky organizim i këtij mësimi me shumë sakrifica de fakto ishte paralajmërim që Serbia, do të shporret  njëherë e përgjithmonë  nga Kosova. Të gjitha ata që e ndihmuan mbarëvajtjen e këtij mësimi Zoti i bekoftë ! /ARIF EJUPI/
Pamje nga ceremonia e organizuar me rastin e shkuarjes së Sabri Demës dhe Tafil Latifit në pension.