Kreu Blog Faqe 867

Blinken për raportin Kosovë – Serbi: Dialogu, shtegu i vetëm i duhur

0

M.P. / RTKlive

(18:45) Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, gjatë konferencës për media në Tiranë ka folur edhe për raportet Kosovë – Serbi, duke thënë se dialogu është shtegu i vetëm mes dy vendeve.

“Dialogu i ndërmjetësuar nga BE është i duhuri dhe shtegu i vetëm i duhur. Dua të përgëzoj rolin e Shqipërisë që ka qenë forcë për stabilitet, integrimin dhe progresin rajonal, ky është shtegu që i sjellë të gjithë drejt një të ardhme më të mirë”, ka thënë Blinken.

Tutje ai ka thënë se nuk mund të bëhet hapa prapa dhe të përjetohen ngjarjet e viteve të 90’ta, transmeton RTKlive.

“Nuk mund të shkojmë prapa në të ardhmen, nuk mund të kemi një ripërsëritje të asaj që ka ngjarë, të asaj që kemi parë dhe atë që shumë njerëz kanë përjetuar në vitet 1990. Jemi të angazhuar për të mbështetur të gjitha përpjekjet për të çuar para integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, me njëri tjetrin dhe me Evropën”, ka sekretari amerikan i shtetit.

Këto deklarata Blinken i dha pasi u pyet nga gazetarët për rregulloren e BQK-së për largimin e dinarit në Kosovë.

Blinken ndërlidh reformën në drejtësi me integrimin në BE

(18:33) Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken ka thënë se institucionet e drejtësisë në Shqipëri duhet të jenë më llogaridhënëse. Ai e ka cilësuar implementimin e reformës në drejtësi, si hap kyç për integrim në Bashkimin Evropian.

“Kemi diskutuar gjithashtu se si të vazhdojmë t’i bëjmë institucionet demokratike të Shqipërisë më llogaridhënëse. Reforma në drejtësi nuk ka qenë e shpejtë dhe e thjeshtë. Gjithashtu kam pasur rastin të takoj prokurorë dhe gjyqtarë, të cilët janë duke drejtuar këto reforma kryesore. Është e rëndësishme të kuptojmë se anëtarët e krimit të organizuar janë duke përfunduar në procese gjyqësore”, ka thënë ai. “Ne do të vazhdojmë të mbështesim Shqipërinë në hapa të rëndësishme drejt integrimit në BE”, ka theksuar mëtej Blinken.

Blinken ka përmendur edhe nënshkrimin e memorandumit të mirëkuptimit për luftën kundër manipulimit të informacionit në shtete të huaja.

Blinken: Marrëdhëniet me Shqipërinë më të fuqishme se kurrë më parë

(18:16) Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken, ka thënë se marrëdhënia ndërshtetërore me Shqipërinë është më e fuqishme se kurrë më parë. Ai ka çmuar kontributin e shtetit shqiptar për ndihmë ndaj Ukrainës, teksa po përballet me agresionin rus.

“Jam këtu në vizitën time të parë si sekretar i shtetit në Shqipëri sepse ky partneritet mes dy vendeve tona është më i fortë se që ka qenë. Marrëdhënia për ne është kritike për të adresuar disa çështje që janë vendimtare për popujt tonë, është rrugë me dy kalime dhe jemi duke bërë gjëra me dhe për njëri tjetrin në mënyrë që të përfitojnë si populli shqiptar, edhe ai amerikan, madje edhe përtej”, ka thënë sekretari amerikan.

Teksa ka folur për aleatët e NATO-s, Blinken ka thënë se Shqipëria është duke bërë pjesën e saj dhe është e angazhuar për ta vazhduar këtë. “Jemi përqendruar para së gjithash mbi atë që bëjmë, sigurinë që bashkëndajmë. Shqipëria ka qenë që nga dita e parë mbështetje e fortë për Ukrainën, ka qenë një nga vendet e para që ka dërguar ndihma ushtarake, armë, municione, makina që i rezistonin minave dhe aktualisht është një nga dhjetë kontribuueset kryesore”, ka thënë ai.

Rama: Pa SHBA-të nuk do të kishte një shtet të pavarur të Kosovës

(18:00) Kryeministri Edi Rama ka falënderuar sekretarin amerikan, Antony Blinken dhe shtetin amerikan, për përpjekjet e tyre të integrimit të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

“Është proces që varet nga çfarë bëjmë ne, varet nga gjykimi i partnerëve dhe aleatëve tanë por prej disa vitesh ne e kemi ndjerë dhe e çmojmë shumë interesimin e vazhdueshëm të administratës amerikane, posaçërisht Departamentit të Shtetit dhe faktin që në vazhdimësi sekretari në takimet e rëndësishme me aleatët evropianë, nuk e lë pa e nënvizuar nevojën për ta shtyrë më tutje integrimin e Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, si një interes strategjik të Shteteve të Bashkuara”, ka deklaruar ai.

Kryeministri shqiptar ka folur edhe për relacionin e SHBA-ve me Kosovën duke thënë se ata kanë qenë, janë dhe do të mbeten “mbështetëset e palëkundur të procesit të njohjes së Kosovës”, transmeton RTKlive.

“Është mirë që shqiptarët të mos e harrojnë që pa SHBA-të nuk do të kishte një shtet të pavarur të Kosovës dhe se interesi i SHBA-ve për mbarëvajtjen e punëve në Shqipëri dhe Kosovë nuk është një interes i dorës së dytë, nuk është as një interes i ndarë nga interesi ynë në Shqipëri dhe Kosovë. Ne ndjehemi të keqardhur sa herë shohim hapa mbrapa dhe jemi të vetëdijshëm për vështirësinë e dialogut dhe të vetëdijshëm për tragjedinë jo shumë të largët për ata që jetojnë në Kosovë”, ka thënë Rama.

Rama: Vizita e Blinken, shenjë e rëndësishme e miqësisë

Sekretari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Antony Blinken, ka nënshkruar dy marrëveshje me ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Igli Hasani.

Ata kanë nënshkruar marrëveshjet për programin e bursave “Fullbright” dhe memorandumin e mirëkuptimit për luftën kundër manipulimit të informacionit në shtete të huaja.

Blinken përfundon vizitën, me mirënjohje ndaj Shqipërisë

Pas nënshkrimit të marrëveshjeve, në konferencë për media kryeminsitri Edi Rama e ka quajtur si ditë historikë këtë takim.

“Këtë herë ne e kemi një vlerësim të veçantë për këtë vizitë, pasi jemi shumë të vetëdijshëm për kohën e trazuar jo vetëm në kufijtë e Evropës por edhe në zonat tjera me rëndësi strategjike në ekuilibrat e botës ku jetojmë. Fakti që ju e patë të nevojshme të ndaleni në Tiranë është për ne një shenjë e rëndësishme e miqësisë”, ka deklaruar Rama.

Kujtesë historike: Hambari i Gumnishtës

0

Bedri TAHIRI

Simbol i mbijetesës, heroizmit, sakrificës…
Aty, ku gërshetohen e djeshmja dhe e sotmja; mbijetesa dhe sakrifica, historia dhe ardhmëria…
Hambari i Gumnishtës:
Një emër, shumë histori.
Buka, jeta, vdekja.
Hambari plot, pushka plot,- thotë populli përvojë hidhur.
Jetë e vdekje përqafuar!- shkruante vite më parë Lasgushi ynë i madh.
Një toponim, një ngulitje me rrënjë historie, një shenjë e shenjtë për reflektim epokash…
Por, kurrë nënshtrimi, kurrë gjunjëzimi…

Dromca historike…

Gumnishta (sot Maletaj) është ndër vendbanimet më të vjetra në Shalën e Bajgorës, ngulitur në masivin e Albanikut. Sipas banorëve të saj, të gjithë të fisit Maletaj, të parët e tyre, një kohë kishin gjëzdisur nëpër Ceceli e Skromë, derisa kishin lëshuar rrënjë këtu ku janë sot, pa harruar se pinjojë të këtij trungu kanë vazhduar tutje, në Kaçanoll e një nip (Çela) në Brecë.
Si vendbanim është i regjistruar në Defterin e vitit 1530, në kuadër të Sanxhakut të Vushtrrisë me emrin Gunishte. Banorët e parë ishin vendosur në lagjen Mehmeti (vetë banorët atë lagje e quajnë Katun) e pastaj janë shpërndarë në lagjet tjera.
Toponimet më karakteristike nëpër lagje:
Zeka (Katunishta, Gurishta, Uji i Kuq, Mali i Kishës, Kodra e Hasa Gegës, Kroni i Kuleqëve, Kroni i Harzisë, Llazi i Gjanë, Llazi i Nikës, Llazi i Boçave , Llazi i Gurapeshit, Llazi i Linit, Llazi i Boronicave, Fërkemi i Kreshnikut, Bajraku, Udha e Minatorëve , Kroni i Shahës, Dardha e Murit, Ara e Fekës, Ara e Zekës dhe Duhoci.
Mehmeti (Livadhi i Kishës, Balltaku, Kodra e Bunarit, Katuni, Lugu i Kuq, Kroni i Çelës, Kërrshi i Zi dhe Seishta.
Ismaili (Lisi i Madh, Arat e Bares, Kroni i Fierit, Kroni i Masës, Kroni i Çajrit, Kroni i Gllogut, Arat e Rrethit dhe Udha e Mullinjve.
Hyseni (Vendësi(Venci), Shpella e Vendsit, Bira e Kosejit, Kroni me Gypa, Lugu i Dardhave të Buta, Agragja, Lugu i Bletës, Kërshi i Keq, Lugu i Hyjneshës, Bregu i Shkozës, Çuka e Bunjakëve, Lugu me Karthia dhe Te Vani (Shënime te Shaban Zekës).
Pra, siç po shihet, banorët e Gumnishtës jetojnë të shpërndarë në katër lagje: Zeka, Mehmeti, Ismaili dhe Hyseni, Në çdo rrebesh a zezonë konakët e tyre qenë të hapura e sofër shtruar me bukë, kripë e zemër. Burrat e tij patën traditë bujarinë, mençurinë, mirësinë, trimërinë dhe atdhedashurinë. Edhe armiku përherë e pati halë në sy. “Vetëm në fundin e Luftës së Dytë Botërore, më 31 janar 1945, nga dora gjakatare serbe u vranë: Nebih Ismaili, Salih Ismaili, Bejtush Ismaili, Sokol Ismaili, Shaqir Ismaili, Ismail Ismaili, Ibish Zeka, Adem Zeka, Ajet Zeka, Mustafë Hyseni, Hamzë Mehmeti, Rifat Mehmeti, Maliq Mehmeti, Fetah Mehmeti, Halil Mehmeti, Hamit Mehmeti, Shaban Mehmeti ” (sipas shënimeve të mësuesit Hamit Hyseni).
Edhe në luftën e lavishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gumnishtasit ia thanë bukur këngës së grykëhollës. “Në radhët e UÇK-së ishin: Rrustem Hyseni, Latif Hyseni, Zymer Hyseni, Bekim Hyseni, Afrim Mehmeti, Fadil Mehmeti, Musli Ismaili, Isë Ismaili, Haki Ismaili, Fehmi Zeka, Bahri Mehmeti, Miftar Mehmeti, Sami Mehmeti, Naim Hyseni, Murat Hyseni dhe vëllëzrit Shemsi dhe Hysni Hyseni”(informata nga Shaban Zeka, Bajram Hysenit dhe Afrim Mehmeti).
Në Altarin e Lirisë zuri vend nderi Historiani që u bë Histori, Dëshmori i Kombit, i përjetësuar në Majdan, Rrustem Hyseni (1973-1999). Paskëtaj, u vranë edhe: Avdyl (Xhevat) Ismaili në Gumnishtë, në vendin e quajtur Gurishtë, Shefqet (Latif) Hyseni, në Begaj, Ahmet (Raif) Hyseni në Kqiç, Hoxhë Hysen (Shahin) Zeka në Vërnicë, dhe tre vëllëzërit Naser (Arif) Zeka, Nexhmedin (Arif) Zeka e Agim (Arif ) Zeka, në Vushtrri, më 22 maj 1999 (janë gjetur në Batajnicë)- rikujton sot vëllai i tre të fundit, Isa Zeka.
Në luftën e fundit 1998-’99, Gumishta kishte 33 shtëpi rreth 270 banorë. Aty gjetën strehim shumë refugjatë, të ardhur nga fshatra e vendbanime tjera. Të parët kishin ardhur banorët e Mazhiqit (më 15 shtator 1998), por masa e madhe kishin mbërritur nga Tuneli i Parë, ku në mesin e të cilëve kishte edhe nga Drenica. Para 2 majit 1999, banorët dhe refugjatët ishin larguar nga Gumnishta dhe kishin lëvizur në Skromë, në Karaçë, në Skoçne (Çukas), në Vushtrri, në Smrekonicë e në fund, shumica në Kqiç. Më 2 maj i kishin degdisur gjithandej, disa për Shqipëri, disa deri në Mitrovicë e 12 veta në burgun e Smrekonicës: Feriz (Hashim) Zeka, Abit (Hashim) Zeka, Shaban (Bajram) Zeka, Sami (Bajram) Zeka, Bejtullah (Asllan) Zeka, Imer (Dibran) Zeka, Ibish (Idriz) Zeka, Salih (Jahë) Ismaili, Hashim (Aziz) Ismaili, Nasuf (Aziz) Ismaili, dhe Ukishin (Bajram) Beka. Kurse më 22 maj, nga salla e sporteve u sollën në burgun e Smrekonicës edhe Veli (Jashar) Zeka e Adem (Hetem) Zeka. Gjatë qëndrimit në male, në kushte tejet të vështira, vdiqën dy fëmijë të sapo lindur të prindërve Sali Mehmetit dhe Ragip Zekës.
Ditën që u vra Avdyl Ismajli në Gurishtë, afër shtëpisë së tij, ishte zënë i gjallë Bajram (Ahmet) Zeka, të cilin duarlidhur e kishin dërguar në Mitrovicë (në shkollën teknike) dhe për dy net radhazi e kishin maltretuar për vdekje, saqë kur e lirojnë, me gjysmë shpirti mezi kishte arritur te familja në Kqiç.
Banorët e Gumnishtës, ashtu si gjithë të tjerët, pasi qenë shtuar, kanë shtegtuar dhe kanë zënë vend në Stanovc, në Maxhunaj,në Vilanc, në Studime, në Begaj, në Sllatinë, në Dobërllukë, në Kqiç, në Vërnicë,në Banjskë, në Shipkovc dhe në Mitrovicë.

Trungu rrënjë thellë

Derë e njohur për burrëri, trimëri, bujari e mirësi ishte edhe ajo e Fetah Zekës, e cila kishte bërë emër në gjithë Shalën e Bajgores e përtej. Ky burrë babaxhan, krahas gjithë të tjerave shquhej edhe si mjeshtër i hollë, i drurit e i gurit. Çka i shihte syri, ia punonte dora! Fatin e lidhi me Ismen e Osmanëve të Vërnicës, të cilëve u lindën këta fëmijë: Miftari (kishte vdekur në Banatë), Jashari, Muharremi, Mustafa, Ajetja dhe Zyhra.
Oda e Fetah Gumnishtës, siç e quanin zakonisht, ishte e hapur natën e ditën. Aty vinte e kush nuk vinte. Për qejf e për zor. Nevojtarë e kryengritës. Lypsarë e drumtarë. Aty gjenin konak të sigurt edhe ata që kishin zënë malet për lirinë e këtyre trojeve. Aty, ndjehej më mirë se kudo edhe trimi Sherif Tërstena, i cili edhe ishte djali i mbesës së tyre, Eminës, por që e thërrisnin Daglane. Për mbajtjen e këtij trimi kishin ngrënë dajak dhe ishin maltretuar rëndë Fetahu, Ahmeti dhe Kadriu, por çele guri gojën, kishin qëndruar si burrat!
Ai që i kishte ngjarë kryekëput Fetahut, qe i biri, Jashari! Ama me të gjitha! Edhe artin e mjeshtërisë e kishte trashëguar si me tapi. Jashari me Sofijen nga Zasella patën këta fëmijë: Veliu, Rahimja, Feridja, Vehbiu, Miftari, Ukshini, Sanija dhe Fatmiri.
Kjo familje degëshumë u zgjerua tej e tej. U degdisen si shumica e familjeve shqiptare. Jashtë e brenda. Jashari përherë qe i kamur dhe pasurinë e shfrytëzonte me mend e me vend. Bujaria e tij kalonte përtej bamirësisë. Parja e bardhë për ditë të zezë,- i kishte dëgjuar tek flisnin më të vjetrit. Kështu, paranë ishte i interesuar ta harxhonte duke i blerë tokat nga ardhacakët e përtej Tunës që na i kishin marrë pa pare pa pullë. Agrari ua kishte dhënë ku u kishte pëlqyer e ku ishte më së mirë. Largimin e këtyre ardhacakëve e konsideronte atdhetarizëm e shkuar atdhetarizmi. Dhe, ashtu ishte. Andaj, edhe nuk kurseu asgjë, dhe qysh në vitin 1972 bleu disa hektarë tokë në Studime të Poshtme (sot Martiraj të Poshtëm). E bleu nga Milenqiçët, familjarë të Lubës së Samadrexhës, përkatësisht të kriminelit Danillo Milenqiçit, të cilin e pati hequr qafësh Ferat Muja.
Fitorja e parë i dha zemër Jashar Zekë Gumnishtës për të vazhduar edhe me dy aksione të tjera, më 1978 dhe më 1981, duke ua blerë pasurinë edhe kolonëve të tjerë, dhe kur i hoqi njëherë e përgjithmonë nga këtu, u ndje i lehtësuar në shpirt…

Kush e ka bukën e fiton luftën

Familjarët e Jashar Zekë Gumnishtës edhe në trojet e reja iu rrekën punës dhe gjallimit me djersën e ballit. Bamirësia e tyre, mundësuan edhe shumë të tjerë që të zinin vend atypari, si miku i tij, Selim Mehmeti nga Bajgora etj.
“Unë, këtu nuk kalova mirë me pushtetarët e regjimit shtypës të Serbisë. Përherë isha në krye të protestave dhe demonstratave që kërkonim veç atë që na takonte. Ditën që u vra Ruzhdi Hyseni i Kollës dhe kur u plagos Ali Januzi-Pasoma, qëllova fare pranë. Bile, në shenjë revolte, mora disa gurë dhe ia theva xhamat shtëpisë së serbit, prej nga erdhën plumbat vrastarë,- kujton sot, i biri i Jasharit, Vehbiu, i cili, i ndjekur e i përndjekur qe detyruar ta marrë rrugën e mërgimit, ku është edhe sot.
Dhe, pasi ndërtuan shtëpi të reja në Studime të Poshtme, dhe bereqeti shtohej në arat e tyre, Jashari iu përvesh edhe realizimit të ëndrrës së tij jetike: Ndërtimit të një hambari! Nga i ati kishte mësuar për zinë e bukës, në kohën e bullgarëve, dhe, përherë e kujtonte një fjalë të moçme: Kush e ka bukën e fiton luftën! Madje, shpesh thoshin edhe ndryshe: Hambari plot, pushka plot!
Dy lisa të mëdhenj bungu (njëri dydegësh), të rritur në Lugun e Smakës në Rashan, pronë e Çerkin Sadikut, që mezi i bartën dy traktorë, iu nënshtruan duarve të arta të mjeshtrit të hollë, Jashar Zekë Gumnishtës. Lënda e parë drusore, u përpunua nga marangozë të zotë siç ishte Beqë Dumnica, por e projektuar nga Jashari, mori formën e duhur. I vendosur në themele të forta, nga gurë te mademit të Studimës, latuar ngeshëm e për shtatë palë qejfe nga vetë Jashari, hambari hodhi shtat me gjashtë preseqtë e tij, ku mund të vendoseshin dyzet tonelatë grurë.
-Ky hambar është i të gjithëve!- thoshte kryefamiljari.
U tha, u bë! Aty merrte kushdo që kishte nevojë. I njohshëm e i panjohshëm. Sa e sa herë u mbush plot e sa e sa herë u zbraz deri në kokrrën e fundit.
Hambari Gumnishtës- sinonim i jetës
Vlera e këtij hambari u shumëfishua në luftën e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai u bë simbol dhe sinonim i jetës. I jetës dhe vdekjes.
Rreth tridhjetë mijë kilogram grurë, sa kishte në hambar, shpëtuan jetë, jo vetëm në Studime, por edhe larg e larg. Gruri, i bartur me thasë e torba krahu, rrjedhës së lumthit gjarpëror, bluhej në mullinjtë e Cecelisë e të Sllakofcit dhe gatuhej me pika gjaku nga civilë e ushtarë.
Veli Zeka, njëri nga djemtë e Jasharit, vepronte si drugëza në vegjë, kurrë pa pushuar, duke sjellë njerëz (diku 700 veta) nga gjithë Shala, që nga Vllahia e tutje, për t’i paqësuar këndej ku ishte pak më mirë. Shumë herë edhe e kishte rrezikuar jetën. Njëherë kishin rënë në pritë, mu te hambari, por fati e kishte mëshiruar dhe, duke e njohur terrenin, bashkë me Imri Dragushën kishin shpëtuar. Kurse, të tjerët (gjashtë veta) ishin vrarë: Jetullah Mulliqi, Bedri Beqiri, Ramadan Zeneli, Besim Muhaxheri, Milaim Muhaxheri dhe Hamdi Krasniqi.
Ditën ecnin lumë e koha grindej me veten.
Hambari i Gumnishtës sinor midis jetës dhe vdekjes.
Në fakt, aty qenë dy hambarë, por si toponim ka ngelur Hambari i Gumnishtës (në njëjës).
Pra, përveç hambarit të Jasharit ishte edhe hambari i të vëllait, Mustafë Zekës, me njëzet e pesëmijë kilogram grurë, që u bë shpëtimtar jetësh në ato anë; për popullatën e për luftëtarët…
“Babai gjithmonë lutej: Veç hambarët lë të na shpëtojnë, se shtëpitë i bëjmë prapë…-rrëfen sot Rifat Zeka, i cili gjatë gjithë luftës qe ndërlidhës i UÇK-së dhe popullatës, duke mos pushuar për asnjë çast. Ai luftën e kishte ndihmuar me gjithë çka kishte. Të rinjtë vullnetarë që me familje kishin zbritur nga malet dhe kreshtat e Shalës, i përcillte dhe kontaktonte me eprorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Edhe vetë kishte qenë i gatshëm ta veshte uniformën e ta rrokte pushkë, por ata e këshilluan që të luante rolin që kishte, me furnizime e ndërlidhje, sepse ajo hallkë e logjistikës ishte shumë e rëndësishme. Veturën dhe 250 litra naftë ua kishte lënë në dispozicion luftëtarëve të lirisë…
Dhe, aty, tek ata hambarë, lanë kokat shumë cerberë të përtej Tunës.
Të shtunën e 6 qershorit 1999, një grup policësh dhe oficerësh serbë, me disa mjete ushtarake, një pizgauer dhe një autoblindë, erdhën i morën disa vajza (Hyrën, Fatbardhën, Gëzimen dhe Selvinë) dhe u nisën për të vendi ku ishin ekzekutuar Selatini, Xhemaili dhe Shabani, kinse për të vërtetuar mënyrën e vrasjes. Mirëpo, rrugës, mu të vendi i quajtur Hambari i Gumnishtës, komandant Gani Imeri me luftëtarët e tij ua zënë pritën dhe i sulmojnë. Ata, të lemerisur e të gjakosur, i lënë të gjitha dhe marrin ikën. Trimat tanë marrin pizgauerin, me armë e municion, dhe kthehen në bazën e tyre…
Aty u thurën shumë plane e lindën shumë histori. Aty mbinë edhe shumë lulëkuqe lirie!…
Ndër të parët që ra atypari qe djaloshi Afrim Bekteshi.
Më 10 maj 1999, fytafyt me forcat serbe ra edhe ushtari i lirisë Hamdi Ferati.
Aty, në afërsi te hambarit, rrodhi gjaku rrëke i Selatin Gërxhaliut, i Shaban Gërxhaliut dhe i Xhemail Gërxhaliut.

Ura e çikave

Tek këmbët e tij, edhe një simbol altruizmi e ndershmërie e vajzërisë shqiptare: Ura e çikave!
Më 24 maj, një grup vajzash që ishin nisur për t’i ndihmuar ata që kishin ngelur nëpër shtëpitë e veta, derisa po ecnin përroit, ndalën nga serbët sy përdalë. Ato, si dikur vashat krutane në Shkëmin e Vajës, mblidhen kokë më kokë dhe ashtu, të përqafuara, e pranojnë vdekjen përpara poshtërimit. Dhe, ekzekutohen pa mëshirshëm: Lutfie Sabit Gërguri (1976), Shemsie Isak Gërguri (1970), Hysnie Jakup Gërguri (1978), Imrane Musë Gërguri (1980), Zejnepe Musë Gërguri (1984), Remzie Sabit Gërguri (1974), nga Studmija dhe Lumnie Fejzë Krasniqi (1974) e Nazmie Feriz Krasniqi (1970) nga Trimori.

Pena e poetit Enver Bajrami skaliti një përmendore përjetësie me emrin Ura e çikave, nga po shkëpusim vargjet antologjike:

Çikat me trup i vunë digën urës së tmerrit E pastaj, faqezinjtë bën të vetën I copëtuan me hanxhar I gravuan me katër shkronja bastarde Në Studimën e lashtë të Vicianës Në themelet e urës ranë tetë Rozafa…

Kështu, sot, pas më shumë se dy dekadash, këto SHENJA TË SHENJTA, siç po i quaj unë, ku bën pjesë edhe Hambari i Gumnishtës, të cilat, do të reflektojnë për jetë e mot atdhedashuri, bujari, zemërgjerësi, meritojnë një përkujdesje më dinjitet e mbarësi nga shteti e në shoqëria!


Po i respektuam këto SHENJA TË SHENJTA, kemi respektuar historinë, kemi respektuar luftën e lavdishme të UÇK-së, e cila kurorëzoi synimet tona shekullore dhe sollën LIRINË!
Një pllakë shënjuese, do të ishte nderim për pronarin, edhe për vetë luftën e lavdishme e të drejtë të UÇK-së, madje edhe për vetë historinë!
Përndryshe, po i harruam e i injoruam, vaj halli për ne!
Çdo harrim është dështim!

Galicë, 15 shkurt 2024

Luftoni për jetën tuaj, por jo të armatosur vetëm me një peshqir të vogël

0

Aurel Dasareti, ekspert i shkencave psikologjike-ushtarake, SHBA

Sot, prej atyre 900 shqiptarëve që ua dërgoj letrat e mia, më kanë shkruar 27 atdhetarë intelektual në lidhje me  shkrimin tim të fundit: “Shqipëri, mafia të rrëzoi, ngrihu përsëri!”. 25 prej tyre kanë të njëjtin qëndrim, ndërsa 2 tjerë nuk pajtohen pse e kritikoj zotëri Edvin Kristaq Ramën, dhe mendoj se anoj nga zotëri Sali Berisha.

Unë nuk anoj nga askush, por e them të vërtetën. Ne duhet t`i  japim vetes prioritet, do të thotë të mos merremi me gabimet e vogla eventuale të Sali Berishës dhe PD-së që prej vitit 2013 janë në Opozitë, por të merremi me krimet dhe veprat penale të mafiozit antikombëtar (që i vodhi zgjedhjet) Edvin Kristaq Rama i cili prej ditës që morri çelësin e Kuvendit, me “zonjat” (pulat) e tij mblidhen në “parlamentin e krimit” për të ndarë vjedhjet e radhës – në kurriz të vendit dhe Kombit shqiptar.

Nuk jam historian dhe më intereson ardhmëria OK?

Që të njihemi pak më mirë por paraqes disa të dhëna për veten time, që të kuptojnë se kur dikush ka dhënë një mund  për Shqipërinë, ka të drejtë të kritikoj dhe të kërkoj dënim të rëndë për të gjithë ato minj kanalizimesh që kanë keqpërdorë paratë dhe mundin e të tjerëve. Dhe, unë prej vitit 2002 kam shkruar falas (pa pagesë me mija letra), dhe kur në gazetat (portalet) shqipfolëse shfletoj disa “analiza” të disa “analistëve” që paguhen atëherë më vjen turp se jam shqiptar, më tepër më duken si përrallat “Një mijë e një net.”

Jam njeri normal si ju të gjithë, por kemi dallime të natyrshme. Secili dallohet nga secili…

“Çka di unë nuk dini ju, dhe çka dini ju nuk di unë”- e thënë në psikologji

Më poshtë postoj diçka si përgjigje në reagimit e atyre 2 bashkëkombësve që lavdërojnë Ramën, dhe më kritikojnë mua pse “anoj” nga Berisha; gjë që është plotësisht e pavërtetë, unë anoj vetëm nga Shqiptaria…

PS: Më falini për sinqeritetin por të flasim me letra më të hapura.  

Kam qasje në shumë informacione të dokumentuara, për njerëzit e caktuar, në profesione të caktuara, në vende të caktuara, në kohëra të caktuara dhe planifikime e tyre për agjendat e tyre të fshehura. Në bazë të këtyre informacioneve dhe gjërave  dhe ngjarjeve që ndodhin aktualisht në terren, vij te një përfundim 99,99% të sigurt se kush çka është, çka ka qenë dhe çka donë të bëhet.

Por kur bëhet fjalë për psikologjinë e sjelljes dhe çështjet ushtarake (luftarake) nuk kam nevojë të studioj më tepër, është profesioni dhe përvoja ime shumëvjeçare që më drejton.

Dhe,

·        jam 100% me gjenealogji shqiptari

·        100% i pavarur

·        100% i pa-korruptuar

·        100% politikisht jo korrekt

·        100% pa asnjë (zero) konflikt interesi

·         100% e kam kryer shkollën fillore

·        Në vitet 1999-2001 kam dhënë shuma jo aq të vogla parash për fondet e luftës, dhe në të njëjtën kohë së bashku me do miq të mi “vëllezërit e fushëbetejës” në dy raste kemi paguar shuma të mëdha parash 2 gazetave prej më të njohura në Evropë për botimin e 2 analizave të shkruara nga unë (kuptohet, në gjuhën angleze) dhe të dokumentuara me fakte – për gjenocidet e serbëve ndaj shqiptarëve.  

Mos të përmendi sende tjera sepse bëhem monoton. Ato që nuk i them janë shumë më të rëndësishme, dhe do të tregohen në një libër, kur të vijë koha e duhur.

Disa herë kam paraqitur:

 Fragmente nga ditari im luftarak: “Dera e pestë e ferrit”, përjetimet e mia të përshkruara në to, ngjarjet kanë ndodhur në vitet 1994-1995. Nuk mund të them se në cilin vend, por qëllimi im dhe i “vëllezërve të mi të fushëbetejës” që në atë kohë kishim të kryera vetëm shkollat e mesme ushtarake, ishte të përgatitemi (praktikohemi, të fitojmë përvojë) për luftën që do të pasonte në Kosovë (1999)…

***

Rama ka kapur edhe 99% të mediave shqiptare, në Shqipëri, Kosovë, FYROM dhe diasporë. Dhe, këto media servile tradhtare antikombëtare amatore të financuara nga paratë e pista të drogës që Rama i ka me tepricë, jo vetëm që nuk e informojnë popullatën ashtu siç është realiteti, por edhe e mashtrojnë, manipulojnë, dezinformojnë.

Rezultati: Popullata nën terrin informativ, nuk di kujt t`i besojnë, pothuajse askush nuk reagon kundër mafiozit. Shqipëria para vdekjes…kanë mbetur vetëm të moshuarit, të gjithë tjerët ikin e ikin në askund…

Kosova është projekt amerikano-europian, koordinimi me ShBA është çelësi i përbashkët

0

Nga: Gjon Keka

Kosova ka të drejtë të forcohet si në aspektin e rendit,ligjit dhe të kushtetutshmëirsë ,si dhe në luftën kundër korrupsionit, kriminalitetit dhe dukurive tjera negative etj etj.

Por në anën tjetër Kosova ka edhe nja dy krah e këto krah janë aleati dhe shteti mik i yni ShBA dhe KFOR e poashtu edhe disa vende mike të BE që i kanë qëndruar Kosovës gjatë gjithë kohës në të gjitha proceset si ajo e çlirimit,pavarësisë e shtetndërtimit e deri në ditët tona, Duke ditur këto dy gjëra: Kosova dhe pushtetarët e saj nuk duhet të sillen sikur nuk e din se Kosova është projekt amerikano-europian, apo të mundohen ta ndryshojnë këtë histori.Po të mos ishte një projekt amerikano-europian, atëherë ne do të duhej vetë të çliroheshim, ta ndërtonim shtetin dhe ta bënim atë me njohje të të gjitha shteteve e kombeve demokratike e të civilizuara, por jo;Kosova është një projekt amerikano-europian ,prandaj duhet koordinim i ngushtë me ShBA-n.

Duke ditur se Kosova është një projekt i rëndësishëm i bashkësisë ndërkombëtare,sidomos i ShBA ,BE dhe NATO-së,një projekt ky që duhet t’i mbajë të lidhura të gjitha shtyllat e përbashkëta mbi të cilat është ndërtuara Kosova si shtet dhe me mbështetje të fuqishme të miqëve ndërkombëtar. Qasja e zgjidhjes së problemeve të brendshme në përputhje me kushtetutën,ligjet e rendin ,është qasje pozitive e pushtetarëve të Kosovës,por, duhet menduar edhe një gjë ,se të gjitha problemet, të gjitha gjërat që sot Kosova i ka të mishëruara në veten e saj si institucionale, ushtarake ,kulturore ,ekonomike etj etj , i ka nga ndihma dhe mbështetja e ShBA, BE dhe paktit NATO. Duke ditur se Kosova është ndërtuar dhe gjurmët flasin në trupin e saj ,e ato gjurmë janë mbështetja e bashkësisë ndërkombëtare ,respektivisht vendet mike si ShBA ,BE dhe NATO.

Hyrja e trupave të NATO-s në Kosovë, tek Hani i Elezit…

Kosova dhe pushtetarët e saj nuk duhet dhe nuk mund të sillen sikur nuk kanë nevojë më për ShBA ,BE dhe NATO-n ,kjo mosmirënjohje ,kjo mungesë respekti dhe kujtese, ky devijim në qëndrimet dhe koordinimin e përbashkët mund t’i kushtojë tepër shumë Kosovës dhe popullit të saj.

Pushtetarët vijnë e shkojnë ,por barra i mbetet popullit, respektivisht Kosovës si shtet. Dhe nëse humb mbështetja dhe miqësia apo aleanca me ShBA dhe vendet tjera mike atëherë Kosova hyn në një kapitull tragjik që nuk do ta dëshironte askush , ndoshta vetëm injorantët dhe ata që punojnë krye në vete ,por që duhet ta din se këmbët e tyre janë në tokë dhe jo në qiell. Sigurisht që valuta e vetme për të bërë pagesat në të gjithë territorin e republikës së Kosovës duhet të jetë Euro, dhe kjo nuk ka dyshim. Por, për ta bërë këtë realitet dhe pa probleme anësore ,e të nxitura nga politikat destruktive të politikës serbe ,do të duhej të bëhej në një koordinim dhe me këshilla të ShBA-së.

Prandaj edhe zërat e diplomatëve ,apo zyrtarëve të ShBA me ndikim janë zëra që Kosova nuk po sillet sipas asaj për të cilën ajo është si Kosovë, sipas miqësisë dhe aleancës me vendet mike që kanë dhënë kontribut kolosal në çlirimin dhe shtetndërtimin e Kosovës deri këtu ku jemi. Për të mos e lënë që termometri i situatës politike të ngjitet mbi zero dhe që miqësia me ShBA të ftohet apo që ajo të heq dorë nga mështetja dhe partneriteti me Kosovën ,pushtetarët e Kosovës duhet menjëherë t’i zhvillojnë disa takime të ngushta apo të telefonojn miqt dhe aleatët si ShBA dhe vendet tjera mike që t’i marrë edhe këshillat e tyre dhe ta zgjidhin bashkërisht edhe këtë problem të fundit që është shfaqur.

Në fakt problemi i valutave nuk do të duhej të ishte problem ,por sikur dihet historikisht politika serbe çdo problem qoftë i vogël, i thjeshtë, apo i madhë,ajo e bënë akoma më të madhe dhe dëshiron që të fitojë në kohë dhe ta bëjë Kosovën fajtore, duke tentuar kështu t’ia heq mbështetjen e madhe që ka gëzuar dhe gëzon ende Kosova nga miqtë dhe aleatët e saj si ShBA ,BE dhe NATO.

Bill Klinton kur erdhi pas luftës në Kosovë …

Me pak fjalë është koha që pushtetarët e Kosovë ta kuptojnë këtë kurth që po bënë politika serbe me valutën,prandaj Kosova dhe pushtetarët e saj duhet t’i kthehen natyralitetit të miqësisë me ShBA dhe të koordinohen e të punojnë bashkë,tepër ngushtë për ta çuar Kosovën përpa drejt forcimit si shtet, integrimit në familjen europiane dhe në NATO.

Kryetari Glauk Konjufca priti në takim ambasadorin jorezident të Norvegjisë, Andreas Gaarder 

0

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, priti sot në takim ambasadorin e ri jorezident të Mbretërisë së Norvegjisë për Republikën e Kosovës, Andreas Gaarder. 

Në takim, ndër të tjera, u bisedua për marrëdhëniet dypalëshe, intensifikimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit, vazhdimin e mbështetjes së shtetit norvegjez për Kosovën në rrugën integruese euroatlantike, si dhe u shkëmbyen pikëpamje lidhur me zhvillimet në vend e rajon.  

Kryetari Konjufca, pasi i dëshiroi suksese ambasadorit Gaarder në detyrën e re, vlerësoi lart marrëdhëniet mes dy shteteve tona, të cilat bazohen në miqësi të palëkundur, partneritet dhe respekt të ndërsjellë. Ai po ashtu shfaqi shpresën se gjatë mandatit të ambasadorit Gaarder do të forcohen dhe intensifikohen edhe më tej raportet e dyanshme. 

Forhåndsvisning av bilde

Me këtë rast, Kryetari i Kuvendit i shprehu mirënjohje ambasadorit norvegjez për mbështetjen që Norvegjia i ka dhënë dhe vazhdon t’i japë Republikës së Kosovës në shumë fusha, përfshirë anëtarësimin në organizata ndërkombëtare dhe forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar. 

Forhåndsvisning av bilde

Ambasadori Gaarder falënderoi Kryetarin Konjufca për pritjen, ndërsa konfirmoi gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit në sfera me interes të përbashkët ndërmjet Norvegjisë dhe Republikës së Kosovës.

Përse Tucker Carlson quhet i radikalizuar nga Mediat Perëndimore?

0

Pirro Prifti, Tiranë

Gjithkush mund ta njohi sot gazetarin, komentatorin, dhe shkrimtarin Tucker (Swanson McNear) Carlson, pasi ai mori në intervistë Presidentin e shumë përfolur Putin në Moskë para disa ditëssh.

Intervista e tij në fillim u dha në Twitter dhe pastaj shpërnda kudo në botë. Sigurisht u prit jo mirë nga perëndimi madje dhe nga kolegët e tij amerikanë, ndoshta nga zilia sesa nga ndonjë parim liberal-demokratik perëndimor. Sigurisht intervista e tij me Putinin mund të bëhej edhe nga gazetarë të tjerë perëndimorë amerikanë apo të BE, por u bë nga Tucker Karlson dhe ndoshta fati që i ra atij të bënte një intervistë serioze për të pasqyruar në botë variantin rus të ngjarjeve të luftës më Ukraninën, po përsëritet historia e Kristofor Kolombit me vezën kur para lundërtarëve të tjerë të cilët i përmëndën Kolombit se edhe ata mund ta bënin zbulimin e Amerikës- Kolombi i pyeti nëse ndonjëri nga ata do të mund ta vinte në pozicion vertikal vezën e freskët të pulës. Asnjëri nuk e vendosi dot në pozicion vertical, sepse veza nuk mund të qëndrojë ashtu. Kolombi pasi pa se asnjëri nuk e vendosi dot- ai e theu vezën, dhe veza qëndroi vertikalisht,

Atëhere u dëgjuan britmat e zemëruara të lundërtarëve që thoshin- po edhe ne mund ta bënim një gjë të tillë….!!?? -Po përse nuk e bëtë? u përgjigj Kolombi.

Kështu pra dhe me marëdhëniet e Gazetarit Tucker Carlson me kolegët e tjerë. Sigurisht kjo mbetet njëra anë e problemit.

Dihet që transparenca e lidhur me lirinë e shtypit në perëndim në rastin kur ndërhyn Politika , atëhere kjo transparencë dhe liri kufizohet deri në pikën që kërkon politika e demokracisë liberale perëndimore të pasqyrohet. Ky ishte problemi që haset sot jo vetëm në politikat perëndimore sepse në shtetet e tjera sipas Perëndimit- ato jo- demokratike,- nuk ka transparencë dhe liri shtypi.

Në pikën e luftës në Ukrainë të dy palëve u intereson kufizimi i transparencës dhe i lirisë për shkak të dëgjimit të palës që drejton vëndin dhe ekonominë.

Pra kur ndeshet Media e lirë madje dhe drejtësia me Politikën- gjithmonë fiton politika si më e forta, pra nuk ka Liri absolute shtypi dhe të drejtash. Pra Ka vetëm liri deri kur nuk preken të drejtat e tjetrit.

Kjo i ndodhi edhe Tucker Carlson pas intervistës me Putin.

Ky person është një komentator dhe shkrimtar politik konservator amerikan, i cili drejtoi emisionin e bisedave politike të natës Tucker Carlson Tonight në Fox News nga viti 2016 deri në 2023. Që kur kontrata e tij me Fox Neës u ndërpre, ai ka pritur Tucker mbi X. Një avokat i ish-presidentit të SHBA Donald Trump, Carlson është përshkruar si “ndoshta përkrahësi i profilit më të lartë të ‘Trumpizmit'” dhe si “zëri më me ndikim në mediat e krahut të djathtë, pa asnjë të dytë të ngushtë” (https://en.ëikipedia.org/ëiki/Tucker_Carlson).

Intervista me Putinin u pa dhe u dëgjua që ditën e parë nga mbi 70 milion njerëz dhe vazhdon të shihet e të dëgjohet, ku u dëgjuan justifikimet e Putinit për agresionin në Ukrainë i cili spjegoi se agresioni në Ukrainë kishte filluar që në 2014 kur u bë grushti i shtetit sips Putinit nga CIA amerikane, dhe u largua me dhunë Presidenti i atëhershëm Janukoviç, si dhe nuk u miratuan dy marëveshjet e Minskut të cilat u firmosën edhe nga BE (Gjermani Francë Ukrainë), por nuk u zbatuan, dhe si pasojë u dëmtuan rëndë popullsia rusisht folëse e Ukrainës lindore kryesisht në të katër gubernat që miratoi Moska si pjesë të Rusisë kur ndërhyri ushtarikisht në 22 shkur 2022 në Ukrainë `për të marr tokat që i përkisnin`.

Duke njohur pretendimet ruse, Tcker Carlson gjatë intervistës që zgjati mbi dy orë në Moskë- i u përgjegj kolegëve të tij perëndimore dhe disa politikanëve të zemëruar amerikanë si ai `nuk shkoi në Moskë për të promovuar Putinin`, por për të dëgjuar variantin rus të ngjarjeve.

Ndërsa kritikave nga kolegët e tij dhe Politikanët amerikanë, ai gjatë qëndrimit në Dubai në Samitin e Qevrive Botërore dje, u përgjegj:

“Më intereson çfarë mendon Zoti për mua, çfarë mendon gruaja ime për mua dhe çfarë mendojnë katër fëmijët e mi për mua dhe se reagimi i kolegëve të tij të medias për intervistën e tij nuk është diçka e madhe, pasi ai nuk do të darkonte gjithsesi me ta“.

Për intervistën me Putinin ai deklaroi: “Shkova sepse ndjeva se shumica e amerikanëve në emër të të cilëve po bëhet e gjithë kjo nuk e dinë vërtet se çfarë po ndodh dhe nuk dinë asgjë për djalin me të cilin supozohet se janë në luftë jozyrtarisht. Dhe thjesht ndjeva se puna ime, nëse kam një punë në këtë botë, është t’u sjell informacion njerëzve që ata të vendosin. Dhe kështu doja intervistën më të gjatë.

(Sepse) Kur një gazetar amerikan interviston dikë si Vladimir Putin, qëllimi i intervistës ishte të thoshte:

Unë jam një person i mirë dhe ju nuk jeni. Dhe ajo intervistë kishte për qëllim kolegët e tij në redaksitë në Shtetet e Bashkuara. Unë jam një person i mirë. Pse je njeri kaq i keq? Ju jeni duke kryer gjenocid. Mirë? Kjo nuk është frytdhënëse dhe sigurisht që nuk është roli im. “ ((6) ignorance, the root and stem of all evil on X: “After Putin – Tucker Carlson at the Ëorld Government Summit in Dubai i care ëhat God thinks of me, ëhat my ëife thinks of me, and ëhat my four children think of me. Tucker Carlson says his media colleagues’ reaction to his intervieë is no big deal, as he ëouldn’t have dinner… https://t.co/qLËxOVQbih” / X (tëitter.com).

Interesante ishte dhe komenti i Elon Musk i cili në përgjigje të akuzave të një gjyqtari amerikan kundër gazetarit Tucker Carlson i cili tha se -ky gazetar që do të intervistojë Putin duhet futur në burg-Elon Musk në kundër përgjigje, shkroi në twitter se – `në burg duhet të shkojë gjyqtari`!!!

Në përfundim mendoj se liria e të shprehurit të mendimeve nuk është e pakufizuar kur bëhet fjalë për radikalizëm dhe ekstremizëm por kjo liri duhet paraqitur edhe kur kemi të bëjmë me opinione dhe alternativa të ndryshme të ngjarjeve, sepse nëse nuk do të veprohet kështu por media e lirë të vazhdojë shprehë vetëm anën e një politike dhe jo të politikave të tjera, atëhere nuk jemi larg , madje jemi shumë afër veprimeve të kufizimit të lirisë së shprehjes nga ana e ish

Diktattorit shqiptar, si ajo e neneve `Agjitacion dhe Propagandës anti parti`, dhe e nenit famëkeq 55.

Veprimi i intervistimit të një Presidenti si Putin nga ana gazetarit serioz Tucker Carlson pavarësisht kritikave nga të gjitha anët, kritika si ata që janë `më katolik se Papa`, për të treguar besnikëritë para politikave që japin paratë dhe politikave që drejtojnë, veprimi i gazetarit Carlsson Tucker tregon se gazetaria perëndimore akoma ruan vlerat saj të lirisë së shprehjes dhe të mendimit të pavarur.

priftipirro2017@gmail.com

Transformimi harmonik i Europës: Marrëveshja e Brukselit në dritën e konstelacionit gjeopolitik

0

Nga Dr Sadri Ramabaja , Prishtinë

Abstrakt

Politika e BE-së në raport me Kosovën pretendon të jetë në përputhje me platformën e saj për transformim e saj harmonik.Në këtë trajtesë vend qendror ka trajtimi i këtij transformimi dhe motivet e tejkalimit të gjeopolitikës klasike në përputhje me objektivat e gjeopolitikës kritike.
Por një vend meritor ka edhe hipoteza pse Marrëveshja e Brukselit [27 shkurt 2023], pas letrës që kryemistria e Serbisë ia dërgon Shërbimit të Jashtëm të BE-së, mund të shkojë drejt nulifikimit dhe stivimit në arkivat e historisë. Në këtë kuadër zhvillimesh gjeopolitike Europa Juglindore po përvijohet duke kaluar nga korridoret e diplomacisë drejt betejave ushtarake.
Marrëveshjen e Brukselit, shih për këtë, e kam trajtuar edhe si një nusprodukt të po të njejtës mendësi politike, që dikur kishte prodhuar prototipin e “Komuna fashiste”të Kersten Knipp-it. Po e njejta mendësi në prag ët Luftës ës Dytë Botërore kishte shfrytëzuar kombinimin e shumë prej atyre aspekteve kontradiktore të jetës reale, për të formuar një populizëm të rrezikshëm, masiv psikotik, që lehtësisht do të mund të pasohetmefille të gabuara të shekullit 21 në Europën Juglindore, që duket se janë të ndërlidhura me platformën e ideologëve serbo-rus për krijimin e “Botës Serbe”.
Në dritën e këtyre zhvillimeve, Marrëveshja e Brukselit gjithësesi fiton peshë specifike.

Fjalët çelës: Marrëveshja e Brukselit; transformimi harmonik i Europës; “Komuna fashiste”; “Bota serbe”, Gjeopolitika kritike.

Hyrje

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së pas një dialogu intensiv, më 10 shtator 2010, kishte miratuar rezolutën që do t’i hap rrugë bisedimeve direkte mes Kosovës dhe Serbisë, të parat që kur Kosova shpalli pavarësinë.
Rezoluta në fjalë ishte paraqitur nga vet Serbia dhe qe bashkësponsorizuar edhe nga Bashkimi Evropian. Përmes saj mbështetej roli kryesor i Bashkimit Evropian në ndërmjetësimin ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.

Rezoluta u miratua pa votim nga 192 anëtarët e Asamblesë së Përgjithshme, kishte pranuar mendimin këshillues të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, ku pohohej taksativisht se shpallja e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008 nuk shkel asnjë ligj ndërkombëtar.
Rezoluta hoqi kërkesat e mëhershme të Serbisë për rihapjen e dialogut për statusin e Kosovës.
Rezoluta në fjalë, e amenduar, njjohu gjykimin e Gjykatës Ndërkombëtare për Drejtësi, që thotë se shpallja unilaterale e pavarësisë së Kosovës ishte e ligjshme. Ajo gjithashtu përshëndeste ofertën e Bashkimit Evropian për të mundësuar dialogun mes Serbisë dhe Kosovës, si rrugë për anëtarësimin në të ardhmen në organizatë.
Me këtë rezolutë ju hap rruga fillimisht dialogut teknik, por me kalimin e kohës, ai do të shndërrohej në dialog të pastër politik.

Politika e BE-së në raport me Kosovën, për interesa të pastra gjeopolitike, duke investuar në shkëputjen e Serbisë nga orbita ruse, vazhdonte t’i bënte koncesione Serbisë në dëm të Kosovës, produkt i të cilave ishte marrëveshja e prillit 2013 dhe ajo e gushtit 2015, që do të degjeneronte në bisedime të fshehta për ndarjen e Kosovës në vitin 2018-të.

Politika evropiane [e BE-së] në raport me Europën Juglindore nuk kishte gjasa të ndiqte doktrinën gjeopolitike amerikane të krijimit të një “Lindje të Mesme të Re Demokratike”. Nëse do ta perifrazonim Josep Borrell, Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Puntë e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Brukseli nuk e bën dot mbarshtërimin e Europës Juglindore duke u kufizuar vetëm në mbarështrimin e punëve të kopshtarisë dhe pastrimit të xhunglës, me të vetmin paramendim që “llava” e luftës së provokuar nga kanari i Francës – Serbia, të mos përhapet mbi gardhin e BE-së dhe të përmbysë sigurinë e kontinentit.

Marrëveshja Bazë e Brukselit vs Gjeopolitikës kritike
Qëndrimi i boshtit Berlin-Paris ndaj Serbisë dhe me këtë edhe vet Marrëveshja Bazë e Brukselit [shkurt 2023] ishte një përpjekje për ta tejkaluar gjeopolitikën klasike si traditë e realizmit politik në marrëdhëniet ndërkombëtare. Rrjedhimisht Marrëveshja e Brukselit na rezulton si produkt i qasjes konform gjeopolitikës kritike. Kjo e fundit, siç dihet, është një ndërlidhje mes platformës së lirë të gjeografisë politike dhe marrdhënive ndërkombetare.

Në themel të vet marrëveshjes franko-gjermane duket se ishte parimi bazë i gjeopoitikës kritike, që ngërthen në vete interesat e boshtit në fjalë. Autorët e Marrëveshjes Bazë të Brukselit, me theks at të Aneksit ët saj të miratuar në Ohër [18 mars 2023], duke e shndërruar Kosovën në laboratorë eksperimental, përmes përkufizimit tek njohja faktike e Republikës së Kosovës, sikur duan ta çmitizojnë gjeopolitikën klasike serbe, duke e vendosur atë në përputhje edhe me interesat e BE-së, plotësisht në kontekstin historik dhe perspektivën e rajonit si tërësi në BE.
Gjeopolitika klasike përqëndrohej kryesisht në katër elemente qenësore: hapësirë, identitet, vizion dhe shtetëbërje.
Gjeopolitika kritike përqëndrohet në ndertimin social te hapësirës – menyrën në të cilën hapësira është më kuptimplote dhe e qasshme nga shumë aktorë gjeopolitikë dhe idetë e tyre. Hapësira është thelebësore për gjeopolitiken kritike. Megjithatë ndryshe nga gjeopolitika kalsike dhe materializmi i saj shpesh i nënkuptuar, kjo shkarkon cdo marrdhenie midis hapësirës gjeografike dhe politikës globale. Në vend të kësaj ajo heton ndërtimin social të hapësirës – mënyrën në të cilën hapësira bëhet kuptimplote nga një grup i gjerë aktorësh gjeopolitikë dhe idetë e tyre.[1]

Gjeopolitika kritike gjithashtu vë në dukje se gjeopolitika historikisht ka shërbyer si një bazament qenësor i dijes që mbetet e lidhur me lindjen e shtetit modern, pra simjet i shtetbërjes. Shih për këtë, procesin e shkërmoçjes së Jugosllavisë [1991-1999] duhet shikuar në dritën e transformimit të konceptimit të gjeopolitikës kritike në dobi të krijimit të shteteve të reja, rrjedhimisht edhe Republikës së Kosovës, në procesin e transformimit të plotë të Europës Juglindore. Në këtë proces të ri në të cilin pretendohet të inkorporohet si tërësi Europa Juglindore, mund të ndohmojë fort gjeopolitika kritike, duke shmangur vëmendjen nga temat klasike gjeopolitike dhe rikonceptuar tërësinë e saj dhe procesin integrues në BE dhe NATO.
Si e tillë gjeopolitika kritike, në rastin konkret, duke bërë përpjekje ta tejkalojë gjeopolitikën klasike, vë
 kështu në pyetje kufijtë e ngurtë midis identiteteve territoriale, duke sjellë në pikëpyetje edhe vetëveten.

Letra e kryeministërs serbe rikthen marrëveshjen në pikën zero

Pas samitit BE-Ballkani Perendimor, që u mbajt në Bruksel në mes të dhejtorit 2023, qe miratuar një deklaratë e përbashkët. Deklarata, mes tjerash, u bënte thirrje të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor të vendosin sanksione ndaj Rusisë dhe të punojnë për të parandaluar shmangien e masave kufizuese që Brukseli vendosi kundër Moskës si përgjigje ndaj agresionit të saj kundër Ukrainës.
Në deklaratn në fjalë përveç tjerash nënvizohej:
“Ne presim angazhim konstruktiv nga të dyja palët në mirëbesim dhe në frymën e kompromisit për të bërë progres të shpejtë në normalizimin e marrëdhënieve të tyre, gjë që është kritike për sigurinë dhe stabilitetin e të gjithë rajonit dhe për të siguruar që palët të mund të përparojnë në rrugëtimet përkatëse evropiane”, thuhet në deklaratën e Brukselit. 
Kosovës dhe Serbisë iu bë thirrje t’i zbatojnë plotësisht Marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve dhe aneksin e saj, si dhe të gjitha Marrëveshjet e mëparshme “pa vonesa ose parakushte të mëtejshme”.[2]
Por pas publikimit të saj, i menjëhershëm ishte ragimi i Beogradit. Vetëm dy ditë para mbajtjes së zgjedhjeve kryeministria Brnabiq i dërgon një letër Shërbimit të Jashtëm të BE-së.
“Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit të raporteve dhe Aneksi i zbatimit, siç i referohet në këtë deklaratë, konsiderohet e pranueshme vetëm në kontekstin në të cilin nuk përfshin de fakto apo de jure njohjen e Kosovës”, thuhet në dokumentin ku Serbia ka shprehur qëndrimin e saj.
“Republika e Serbisë nënvizon se kjo përshtatje nuk përfshin pranimin e anëtarësimit të Kosovës në OKB, në sistemin e organizatave të OKB-së dhe agjencive, e as të ashtuquajturin integritet territorial të Kosovës”, thuhet më tej 
në letrën në fjalë, ku shtohet se kjo deklaratë konsiderohet si ligjërisht jo obliguese dhe nuk e ka as peshën e marrëveshjes ndërkombëtare sipas së drejtës ndërkombëtare.
Tutje, Serbia shprehet se “Kosova është pjesë integrale e Republikës së Serbisë nën administrim ndërkombëtar në përputhje me rezolutën 1244 të Këshillit të sigurimit të OKB-së”.[3] Por, tashmë kanë kaluar javë dhe nga Brukseli nuk ka asnjë qëndrim konret ndaj kësaj letre!
Pritej që në pjesën e dytë të janarit, kur u mbajtën takimet e strukturave të larta të BE-së [Komisionit, Këshillit të BE…] kjo letër së paku të trajtohej seriozisht. Përpjekja e zyrës së Borrelit për ta kaluar atë si të paqenë, lë shije të hidhur për frymën që dominon në Komisionin Europian.
Sidoqoftë, faktit se letra e kryeministërs serbe rikthen marrëveshjen në pikën zero, nuk mund t’i shmanget askush që ka parasysh rrjedhat e ngjarjeve nga 24 shtatori, kur kishim agresionin ushtarak serb në veri të Kosovës, e tutje deri në ditët e para të janarit të këtij viti, kur top temë në qendrat e vendosjes po kthehet siguria e rajonit.

Kalimi nga korridoret e diplomacisë drejt betejave ushtarake

Gjithandej në BE, në mungesë të unitetit veprues për Europën Juglindore, rolin misionar për përgaditjen e publikut për ndryshimin e pritshëm, duket se do ta marrin ndërkohë forcat e majta liberale në koordinim me të djathtën konservatore. Projekti franko-gjerman që u përvetësua pastaj nga blloku i BE-së dhe u mbështet edhe nga Britania e Madhe dhe SHBA-të, i kopsitur në planin bazë të 27 shkurtit 2023, ishte produkt i ktëij kompromisi. Sidoqoftë, ai nuk u nënshkrua nga presidenti serb. Ndërkaq akti agresiv i Serbisë ndaj Kosovës më 24 shtator dhe letra e kryeministrës së Serbisë, Ana Bërnabiq, drejtuar Këshillit të BE-së me 13 dhjetor, përmbysë çdo gjë që ndërlidhet me marrëveshjen në fjalë. Serbia ndërkohë përveç se hedhë poshtë katër pikat e para të marrëveshjes në fjalë, ajo vazhdimisht insiston se nuk do ta pranoj kurrë pavarësinë e Kosovës dhe se nuk e njeh integritetin territorial të Kosoëvs. Në përputhje me ktëë qëndrim ishte akti agresiv i 24 shtatorit, por edhe qëndrimi ndaj njësisë që ekzekutoi atë akt dhe ndërkohë edhe pregaditjet intenzive që po bën për ripërsëritjen e aktit në fjalë, meqë nuk heq dotrë nga veriu I Kosovës. Të gjitha veprimet tjera në rpaort me Kosoëvën, përfshi edhe njohjen e targave të automjeteve të Republikës së Kosovës që po e aplikon nga një janari I 2024-ës janë thjeshtë pjeës e taktikave dhe manovrimit që bën lidershipi serb për t’i ikur sanksioneve të BE-së dhe masave që do të duhej të pasonin pas përfundimit të hetimeve rreth sulmit të 24 shtatorit 2023 në Banjë të Albanikut [Leposaviqit].

Europa Juglindore po përvijohet në rendin e ri duke kaluar nga korridoret e diplomacisë drejt betejave ushtarake.

Tri ngjarjet që shenjojnë këtë proces janë:

1. Agresioni ushtarak serb më 24 shtator 2023 në Banjë të Albanikut [Leposaviq];
2. Fluturimi i avionëve amerikan F-16 më 6 janar 2024 mbi qiellin e Bosnjës në emrë të sigurimit të sovranitetin e saj;
3. Vizita në Kosovë e ministrit të Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron, më 4 janar, me ç’rast ai e rikonfirmoi mbështetjen britanike ndaj Kosovës, respektivisht pozicionin e saj të qartë në rolin e protektores së Kosovës.

Në këtë proces kalimtar, ngjashëm me kapërcyellin e shekullit 20-të, fitues janë ata që dinë të përzgjedhin aleancat dhe përcaktohen të rezistojnë.
Në procesin e transformimit harmonik të Europës dhe integrimit të Euuropës Juglindore si tërësi në institucionet euroatlantike, me theks në NATO, rol të ndjehsëm gjithësesi pritet të ketë Britania e Madhe. Në k
ëtë kuadër, duhet shikuar edhe vizitën e Sekretarit të Jashtëm britanik, David Cameron, në fillim të ktëij viti në Prishtinë.

“Komuna fashiste serbe” alias Bashkësia Serbe në Kosovë

Në shtator të vitit 1919, saktësisht 2500 trupa këmishëzinjësh nën udhëheqjen e poetit ekscentrik dhe heroit të luftës, Gabriele D’Annunzio, pushtuan një qytet të vogël bregdetar kroat dhe themeluan Republikën e Fiume-s [Rijekës] në rrënojat e Perandorisë Habsburge. Ktëu ata vendosën një spektakël të çuditshëm elementesh antagoniste: parada ushtarake, procesione me pishtarë dhe i kënduan hymne luftës, të kombinuara me një orgji të pafundme të dashurisë së lirë, drogës dhe nudizmit.
Republika e Fiumes shënon fillimin e një shekulli dhune. A
jo bëhet laboratori estetik i fashizmit dhe një vend i hershëm i “antikulturës” që do të promovohet në vitin 1968.
Në esenë e tij historike 
me titull sinjifikativ “Komuna fashiste”, Kersten Knipp përshkruan se si të gjitha ktëo aspekte kontradiktore kombinohen për të formuar një populizëm të rrezikshëm, masiv psikotik dhe tregon se si filloi ky episod mahnitës që shënon fillet e gabuara të shekullit të 20-të.

Fashizmi modern serb gjatë procesit të shpërbërjes së Jugosllavisë këtë “kulturë” veprimi aplikoi në Banjallukë, duke e shndërruar atë në epiqendërn kryesore të fashizmit serb.

Ideologtë e “Botës serbe” duke pretenduar ta kopjojnë suksesin e aplikuar në Banjallukë, ia kishin dalë të fitonin mbështetjen e qarqeve politike të veçanta të aleatëve të tyre tradicional, sidomos atyre frëng, që në përmbyllje të luftës në Koosvë [qershor 1999], të fillonin promovimin e “Komunës fashiste” në veriun e Mitrovicës, duke përfshi në kët kuaëdr tërë veriun e Republikës.
Veriu 
i Republikës, edhe pas shpalljes së pavarësisë [17 shkurt 2008], shih për ktëë, do tëmbetej oaza e eksperimentimit e fashizmit modern serb.
Zbulimi dhe mbyllja e 11 laboratorëve të drogës vetëm brenda dy viteve të fundit 2022-2023 nga Policia e Kosovës; zbulimi dhe demolimi i plotë 
i dhjetra “laboratorëve” tjerë të krijimit të kriptovalutave dhe një sërë “laboratorësh estetik” të lloit të vet,që kishte inauguruar fashizmi serb për gjatë kohë nën regjinë e presidentit serb Aleksander Vuçiq dhe dyshes së inkriminuar Vulin-Radojçiq, është dëshmia më e mirë se çfarë do të mund të ishte Bashkësia e Komunave Serbe në Kosovë, në rast se ajo do të krijohej gjatë kohës sa në pushtet është kjo nomenklaturë fashistësh në krye të pushtetit në Serbi.

Në esenë e tij historike me titull sinjifikativ “Komuna fashiste”,Kersten Knipp përshkruan se si të gjitha ktëo aspekte kontradiktore kombinohen për të formuar një populizëm të rrezikshëm, masiv psikotik dhe tregon se si filloi ky episod mahnitës që shënon fillet e gabuara të shekullit të 20-të.
Po të mos ishte 14 shkurti 
i vitit 2021 dhe revolucioni demokratik i heshtur në Kosovë ,që dërgoi në histori kolaboratortë dhe marionetat e fashizmit serb në Kosovë dhe aleatëve të tij, edhe brenda BE-së, fare lehtë do të mund të kishim një replikim të kësaj komune fashiste italiane në veriun e Republikës dhe hapjes së kutisë së pandorës që do t’i paraprinte krijimit më të përshpejtuar të “Botës serbe”.

Axhenda e krijimit të “Ballkanit të hapur” në themel të të cilit do të mund të ishte vet krijimi i “Botës serbe”, natyrisht mbi rrënojat e vendeve ku do të shtrihet ajo [Bosnjë e Mal të ZI], në emër të krijimit të koridoreve të lira e të sigurta drejt burimeve të energjisë, rrugëve të transportit dhe hyrjen e lirë të kapitalit perëndimor në tregun e Lindjes së Mesme dhe axhenda e forcimit të urës strategjike transatlantike të SHBA drejt Evropës, me synimin e dominimit amerikan në çështjet evropiane, përmbahen në projektin gjeostrategjik “New American Century” (Project for the New American Century – PNAC), botuar në vitin 1997, i cili në realitet u bë një dokument doktrinar i politikave të jashtme amerikane.[4]

***
Fashizmi
t tëVuçiqit pas 24 shtatorit i kanë rënë maskat. Shih për këtë, Vuçiqi përmes zgjedhjeve të 17 dhjetorit kërkoi të homogjenizojë gjithçka duke shkatërruar të gjitha përjashtimet nga rregullat e tij, do të konkludonim nëse perifrazojmë Mark Lipovetsky-in.

Ngjashëm si fashizmi rus, edhe fashizmi serb, me kohë, nuk i ka rezistuar dot infektimit nga idetë post-moderniste, që rezumojnë se ata që janë më të fuqishëm kanë gjithmonë të drejtë. Ky konkluzion rrjedhimisht e bën fashizmin serb “veçanërisht të rrezikshëm”, jo vetëm për kundërshtarët e tij politik të brendshëm [rasti i Sanduloviqit], por edhe për rajonin.
Serbia do t’i shpenzojë rreth 740 milionë euro vetëm këtë vit për blerjen e pajisjeve ushtarake dhe armatim, tha të shtunën presidenti serb Aleksandar Vuçiq, në një konferencë për shtyp në Agjencinë për Siguri Ushtarake.
Këto 
komente kryefashisti serb Vuçiq i bëri vetëm dy ditë pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës e pranuan një kërkesë nga Kosova për blerjen e raketave antitanke Javelin, që ndërkohë do të shqyrtohet nga Kongresi amerikan.

Sa herë që kryefashisti serb përballet me segmente të realitetit të ri në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, si dëshmi e funksionalizimit real të Republikës së Kosovës, ai i rikthehet Rezolutës 1244 të OKB-së, si fanatikët e religjioneve “librit të shenjtë”. Duke komunikuar më shumë me publikun e brendshëm, ai në këtë komunikim publik, kësaj radhe, nuk kishte si mos të shpërfaqte brengën e thellë për vendimin e SHBA-sveë për t’i shitur Kosovës 246 raketa antitank të prodhimit amerikan, si dhe pajisje përcjellëse.
“Sipas Rezolutës 1244, nuk guxon të ketë asnjë grup të shqiptarëve të armatosur të Kosovës dhe ata krijuan një ushtri për ta dhe vazhdojnë ta krijojnë atë”
[5], tha Vuçiq.
Kjo deklaratë e tij ndërlidhet kryekreje me teoritë mbi fashizmin modern.

“Post-modernizmi minon kundërshtimet binare,” thotë specialisti rus i kulturës në Universitetin e Kolumbisë. “Rrjedhimisht, post-modernizmi lufton edhe kundër esencializmit, idesë se ka disa kategori të përjetshme dhe të pazëvendësueshme që nuk i nënshtrohen kritikës” (novayagazeta.eu/articles/2024/01/10/tsinicheskii-konsensus-golosuet-za-putina).[6]

Fashizmi ishte që në zanafillën e tij një ideologji politike dhe shoqërore. Që me shpërfaqjen e tij ai bashkëudhëtoi duke legjitimuar idetë mbi nevojën që ka shoqëria për liderin karizmatik, mbi bazat e një autoritarizmi të fortpërpunuar, nacionalizmi ekstrem, që do të kurorëzohej me krijimin e partive fashiste dhe Shtetin fashist që në krye do të promovonte diktatorë të tipit të Musolinit, Hitlerit, Milosheviqit, Putinit… “Post-modernizmi” është një shkollë e mendimit që ka përqafuar një qasje të veçantë ndaj shkencës, artit, filozofisë, dhe kulturës në përgjithësi. Për shembull, ka theksuar relativizmin, skepticizmin ndaj narrativave absolute, dhe një ndjenjë të fragmentarizmit dhe ndryshueshmërisë në shoqëri.
Fashizmi post-modern serb prandaj i ka rrënjët në mendimin politik që prodhoi Akademia e Arteve dhe Shkencave, që do ta pregadiste opinionin për dekada me radhë, për gjenocidin serb në Kosovë në përmbyllje të dekadës së aparheijdit në shekullin 20-të.

Sipas Lipovetsky-t, “një komponent i rëndësishëm i të ashtuquajturit “fashizëm post-modern … është bërë një konsensus cinik në të cilin fuqitë dhe shoqëria kanë arritur marrëveshje se nuk ka rregulla dhe se nuk ka nevojë t’i kërkojmë ato. Ekziston vetëm post–e-vërteta: kushdo që mund të gënjejë më ashpër ka të drejtë. Në këtë rast, gënjeshtra si virtyt serb, si e cilëson atë i ashtuquajturi baba i kombit serb, Dobrica Qosiq, ngritet në piedestalin e komunikimit publik.
Fashizmi post-modern serb shpërfaqet sot kudo në je
tën shoqërore e politike – por ai kulmin e ka arritur në mënyrën e qeverisjes, ku dominon fryma autoritare, nacionalistë me orjentim të theksuar antishqiptar, i shoqëruar nga ndjesi të theksuara të fragmentarizmit, relativizmit, ose përdorimit të teknologjisë dhe mediave moderne për ta promovuar atë si ide për mbrojtjen e Serbisë dhe interesave nacionale serbe!

Këtë stil të komunikimit në frymën e fashizmit post-modern fashizmi serb, po të përdornim konkluzionet e Lipovetsky-t për fashizmin rus, tipizohet me rritjen e agresivitetit brenda shoqërisë serbe, sidomos në raport me kundërshtarët politik pas zgjedhjeve të 17 dhjetorit 2023, por edhe në raport me botën e jashtme, pavarësisht se ka nota ironie në vokabularin e kryefashistit serb.
“ A jemi ne të fortë si Amerika, Anglia, Gjermania, Turqia – nuk jemi. Por, mund t’i tregojmë gjithë botës se kjo [armatimi i FSK- SR] në mënyrë brutale shkel normat juridike ndërkombëtare”, shprehet Vuçiq-i në fjalimin në fjalë.[7]
Kjo gjuhë pak dallon nga ajo e mercenarëve serb të cilët kanë shkuar në Donbas për të ndihmuar rusët në luftën kundër Ukrainës, që së fundmi kanë dalë edhe me një mesazh kërcënues për Kosovën.
Në videon që po qarkullon në rrjetin social “X” shihet një mercenar serb i cili para flamurit të Serbisë dhe Rusisë mban fjalim, ku paralajmron se pas Donbasit, destinacioni tjetër është Kosova.
“Dëshirojmë t’i përshëndesim të gjithë vëllezërit në Kosovë dhe t’ua bëjmë të ditur se nuk janë vetëm. Ne jemi sot këtu, në dashtë Zoti, për të hequr qafe okupatorët e NATO-s nga Kosova. Destinacioni tjetër është Kosovë!” Kosova është Serbi”,[8] deklaron mercenari serb si një fashist tipik postmodern.

***
Fashizmi post-modern serb është “rezultat i këtij konsensusi cinik, pranimit të rregullave të lojës, sipas të cilave të fortët kanë gjithmonë të drejtë”. Por, si duket Vuçiqi e ka të qartë se “në një botë të tillë, pothuajse të gjithë janë më të fortë se disa dhe më të dobët se të tjerët, por të gjithë do të përpiqen t’i mashtrojnë të gjithë se kështu është realiteti”[9], prandaj ai vazhdon ta luaj rolin e viktimës!

Në këtë vazhdë është edhe mohimi i masakrës së Reçakut edhe 25 vjet pasi ajo u krye nga forcat serbe.
“E vërteta e plotë për ngjarjen në fshatin R
eçak, më 15 janar 1999, po i zbulohet botës. E vërteta që unë atëherë e konstatova si gjykatëse hetuese, se nuk ka pasur masakër ndaj civilëve, por se ishte një veprim legjitim nga ana e policisë serbe kundër terroristëve të të ashtuquajturës Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK), kjo dihej duke filluar nga ata që morën vendimin për bombardimin e Federatës së atëhershme të Republikës së Jugosllavisë, por kjo nuk ishte në interesin e tyre”,[10] pohon për të përditshmen serbe Novosti, ish gjykatësja hetuese për rastin e Reçakut, Danica Marinkoviq.
Përpjekja për ta mohuar sërish dhe sërish masakrën e Reçakut, por edhe gjenocidin ndaj shqiptarëve, mbetet pje
së e strategjisë së fashizmit post-modern serb në dobi të selitjes tutje të “konsenzusit cinik”.

Filozofi slloven Slavoj Zizek flet për konceptin e Jouissance-s, thotë Lipovetsky, ndjenjën që “edhe të shtypurit ndjejnë kur janë në gjendje të mashtrojnë një mjeshtër ose të bëhen mjeshtër për ata që janë edhe më të dobët”. Duket se kjo është baza e konsensusit cinik të Vuçiqit me bashkëmendimtarët e tij, me të cilët ai u ribashkua në prag të zgjedhjeve, sepse ky model i lejon të gjithë fashistët e të gjitha formateve të ndjehen më të sigurtë në fitore, gjithësesi edhe më të lumtur, madje i bën ata më imun dhe të gatshëm të përballen duke injoruar problemin real.

***

“Post-modernizmi shpesh barazohet me papërgjegjshmërinë”, thotë studiuesi i Kolumbisë; “por kjo nuk është e vërtetë. Është një art i përgjegjësisë: po, nuk ka të vërteta objektive, por kjo do të thotë se unë jam përgjegjës për ato të vërteta që njoh dhe promovoj. Kërkon që individi të jetë përgjegjës në matricën ku personi e konsideron veten pjesë”.

Prandaj konkludon Lipovetsky. “Kërcimi nga një sistem koordinativ në tjetrin për arsye përfitimi duke thënë se nuk ka të vërtetë dhe se nuk mund të ekzistojë ose paraqitja në mënyrë agresive e gënjeshtrave fare hapur si të vërteta nuk do ët thotë se është në përputhje me post-modernizmin, përkundrazi ai veprim është thjesht cinizëm” – dhe është ky konsensus cinik në Serbi që përbën themelin e shtetit të Vuçiqit që Perendimi duhet ta sfidoj dhe jo tutje të bëjë çdo gjë që ta shkëpusë nga orbita serbe dhe inkorporoj si pjeës të demokracive liberale. Fashizmi post-modern serb duke qenë një shtojcë tipike e fashizmit rus, prandaj rrezikon edhe Perendimin.mbështetjen e qarqeve politike të veçanta të aleatëve të tyre tradicional, sidomos atyr efrëng, që në përmbyllje të luftës në Koosëv [qershor 1999], të fillonin promovimin e “Komunës fashiste” në veriun e Mitrovicës dhe veriun e Republikës.
Veriu 
i Republikës, edhe pas shpalljes së pavarësisë [17 shkurt 2008], shih për ktëë, do të mbetej oaza e eksperimentimit e fashizmit modern serb.
Zbulimi dhe mbyllja e 11 laboratorëve të dr
ogës vetëm brenda dy viteve të fundit 2022-2023 nga Policia e Kosovës, zbulimi dhe demolimi i plotë i dhjetra “laboratorëve” tjerë të krijimit të kriptovalutave dhe një sërë “laboratorësh estetik” të lloit të vet, që kishte inauguruarfashizmi serb për gjatë kohë nën regjinë e presidentit serbAleksander Vuçiq dhe dyshes së inkriminuar Vulin-Radojçiq, është dëshmia më e mirë se çfarë do të mund të ishte Bashkësia e Komunave Serbe në Kosovë, në rast se ajo do të krijohej gjatë kohës sa në pushtet është kjo nomenklaturë fashistësh në krye të pushtetit në Serbi.

Në esenë e tij historike me titull sinjifikativ “Komuna fashiste”, Kersten Knipp përshkruan se si të gjitha ktëo aspekte kontradiktore kombinohen për të formuar një populizëm të rrezikshëm, masiv psikotik dhe tregon se si filloi ky episod mahnitës që shënon fillet e gabuara të shekullit të 20-të.
Po të mos ishte 14 shkurti i vitit 2021 dhe revolucioni demokratik i heshtur në Kosovë që dërgoi në histori kolaboratortë dhe marionetat e fashizmit serb në Kosovë dhe aleatëve të tij edhe brenda BE-së, fare lehtë do të mund të kishim një replikim të kësaj komune fashiste italiane në veriun e Republikës dhe hapjes së kutisë së pandorës që do t’i paraprinte krijimit më të përshpejtuar të “Botës serbe”.

Maqedonia e Veriut – paterica e “Ballkanit të Hapur”

Në një situatë gjeopolitike të ndryshuar, BE-ja vazhdon të mos ketë axhendë të qartë për perspektivën e gjashtë vendeve të Ballkanit Perendimor. Në këto rrethana bashkëpunimi i Serbisë dhe jo veëtm asaj me Rusinë, ka marrë një kuptim të ri që nga fillimi i luftës në Ukrainë.
BE ndërkohë ka pësuar humbje të ndjeshme të besueshmërisë, veçanërisht për shkak të statusit aktual të politikës së zgjerimit. Shih për këtë vështirë se ndonjë vend në Ballkani Perednimor beson sot që ka një mundësi reale për anëtarësim në një të ardhme të afërt, pavarësisht frazave të përsëritura shpesh se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor [BP] qëndron në Evropë. Gjashtë shtetet e BP sidoqoftë, nuk pranojnë me dës
hirë të ulen dhe presin përgjithmonë në dhomën e pritjes së
BE-së pa bashkëpunuar me aktorë të jashtëm nga të cilët po marrin përfitime të drejtpërdrejta. Rusia, Kina, Turqia etj janë fuqitë që kanë ndërhy thellë në ekonominë e BP dhe gradualisht ndikojnë edhe në agjendën e tyre politike. “Ballkani 
i hapur” rezulton të jetë produkt i kësaj ndyrhyrje dhe si zëvendësim i gjakimit për antarësim në BE.
Megjithë
këtë, rivalitetet gjeopolitike me Rusinë nuk duhet të çojnë në tejkalimin e reformave thelbësore në BP me improvizime e zgjidhje ad hoc. Kjo do të thotë qartë se me Serbinë që nuk vendos sanksione kundër Rusisë nuk zgjidhet dot konflikti historik i Kosovës. Prandaj BE-ja dhe Perendimi në tërësi duhet të punojë më intensivisht në këto fronte. Perendimi gjithashtu duhet të ndryshojë qasjen ndaj aktorëve lokalë si Vuçiq ose Dodik, që tashmë janë shtytësit kryesorë të politikës pro-ruse në Ballkan, në vend që të mbivlerësohet potenciali i Rusisë për ndërhyrje të mundshme.
Procesi i anëtarësimit për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipëri
n ka hy në një me ndeshtrasha të reja. Me këtë akt Brukseli ka dërguar sinjale të gabuara në rajon.
Reformat rezultojnë të parëndësishme sapo të dalin në skenë një shtet anëtar i BE-së që mund të bllokojë procesin e zgjerimit, si është në këtë rast Bullgaria. Por, ndërhyrja në këtë rast e Bullgarisë me kushëtzimin që Maqedonia e Veriut të kryejë reformën kushtetuese të duhur, përmes së cilës do të pranohej egzistenca e minoritetit bullgar, e ka rikthyer Maqedoninë e Veriut në vëmendjen e shteteve fqinje dhe jo vetëm.

Në këtë kuadër Republika e Maqedonisë së Veriut, ka një rëndësi jetike dhe mund të shërbejë si një faktor i rëndësishëm për paqen dhe stabilitetin në rajon, po a sa edhe mund të shndërrohet në mollë sherri, për disa arsye:

  1. Stabiliteti politik: Pas përplasjes mes Shtetit dhe kryengritësve shqiptarë nën emblemën e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në vitin 2001, që qe përmbyllur me Marrëveshjen e Ohrit dhe hapjen e perspektivës së trajtimit të shqiptarëve si shtetas së Republikës, ka arritur të ndërtojë një stabilitet politik relativ. Përmirësimi i situatës politike dhe arritjet në integrimin evropian kanë kontribuar në forcimin e institucioneve dhe rregullit të ligjit, duke krijuar një mjedis më të sigurt politik dhe shoqëror.
  2. Diversiteti etnik dhe kulturore: Maqedonia e Veriut është një vend me një popullsi të shumëllojshme etnike dhe kulturore. Përkushtimi për të promovuar diversitetin dhe për të siguruar të drejta të barabarta për të gjitha grupet etnike në vend ka hapur mundësinë e ndërtimit të një shoqërie të harmonishme dhe në zbutjen e tensioneve ndëretnike. Por ky proces nuk është I kënaqshëm për një pjesë të mirë të spektrin politik shqiptar në MV dhe për përfaqësuesit e minoritetit bullgar.
  3. Roli gjeostrategjik: Maqedonia e Veriut ndodhet në një pozicion gjeostrategjik të rëndësishëm në Ballkanin Perëndimor. Si një vend tranzit, Maqedonia e Veriut ka një rëndësi të veçantë në lidhjet e tregtisë dhe transportit në rajon, duke lidhur Evropën Qendrore dhe Lindore me Adriatikun dhe detin Egje. Stabiliteti dhe zhvillimi i këtij vendi mund të kontribuojë në rritjen e bashkëpunimit ekonomik dhe të sigurisë në rajon.
  4. Integrimi në strukturat ndërkombëtare: Përpjekjet e Maqedonisë së Veriut për integrim në Bashkimi Evropian dhe NATO kanë qenë një faktor stabilizues në rajon, sidomos aderimi i saj në NATO. Këto procese kanë kontribuar ndjeshëm në orientimin vizionar dhe në rritën e shpresës për pozicionim të Shtetit në plane afatgjata, duke marrë në konsideratë edhe interesat gjeopolitike të shqiptarëve. Maqedonia e Veriut fundj është interes jetik i shqiptarëve si Komb. Dy republikat tona egzistuese – Shqipëria politike dhe Republika e Kosovës, e duan dhe e cilësojnë Maqedoninë e Veriut si një partner të rëndësishëm për paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.
  5. Ndërhyrja e Serbisë dhe Rusisë – “Ballkani i Hapur” si projekt strategjik është produkt i interesave të Serbisë dhe Rusisë në rajon. Insistimi për ta rikthyer në jetë këtë projekt, edhe pas një largimi të heshtur të Shqipërisë, ka karakter të pastër gjeopolitik. Si i tillë, ky projekt bie ndesh, jo vetëm me interesin e shqiptarëve, por edhe ato të BE-së.
    Forcat politike në MV që aktualisht janë në pushtet, duke përfshirë edhe BDI-në, janë viktimë e këtij kursi strategjik që e ka shndërrar Republikën e MV në një patericë të “Ballkanit të hapur”, alias Serbisë.
    Fushta e zgjedhjeve në MV, tashmë në proces, do ta shpërfaqë edhe më shumë këtë ndarje me karakter të pastër gjeostrategjik. Rezultati i tyre, rrjedhimisht ose do ta betonojë status quon, duke i lënë terren ndikimit serbo-rus, ose do ta orjentoj Republikën e MV në një proces të ri politik, që e shndërron atë në një shoqëri plotësisht multietnike dhe demokratike, duke i hapur rrugë vetvendosjes së bredshme të shqiptarëve dhe federalizimit të saj.

Serbia – peng i Rusisë
Serbia sado e vogël që është, për shkak të pozicionit gjeostrategjik dhe lidhjeve tradicionale me Rusinë [në Lindje] dhe Francën [në Perendim], duke qenë për kohë të gjatë bërthama dhe vet zëri i Jugosllavisë, kishte “kaluar ylberin” dhe mangësitë e imponueshme për secilin shtet të vogël, duke u shndërruar një lloj xhandari për ish Jugosllavinë dhe Ballkanin; Shih për këtë, jo rrallë gjatë proceseve historike ia ka arritur të vendos axhenda politike për rajonin dhe kështu të ketë kapacitet të shtuar për të ndikuar ose modifikuar sjelljen e të tjerëve ndaj saj.[11]

Kjo përzgjedhje e Serbisë për rreshtim dëshmon se ajo parapëlqen tutje të maksimizojë ndikimin e saj, prandaj ka paralajmruar një strategji të jashtme dhe sigurie të bazuar në pozicionimin e qartë të saj pro Rusisë.

Ja disa faktorë që kanë ndihmuar në forcimin e marrëdhënieve midis Serbisë dhe Rusisë:

  1. Lidhjet Kulturore dhe Historike: Serbia dhe Rusia kanë një histori të përbashkët ortodokse, dhe kanë pasuar një traditë të përbashkët kulturale. Kjo ka krijuar një ndjenjë të fortë të solidaritetit midis tyre.
  2. Ndihma e Rusisë në Institucionet Ndërkombëtare: Rusia ka pasuar pothuajse përherë rolin e mentorit kujdestar, të mbështetjes ndaj Serbisë në disa institucione e organizata me karakter ndërkombëtar dhe shtete specifike, sidomos në periudhën pas çlirimit të Kosovës [1999], duke u angazhuar tok pro ruajtjes së status quosë dhe mundësisht ndarjes së saj.
  3. Politikat e Jashtme të Përbashkëta: Në disa raste, Serbia ka ndarë pozicionet me Rusinë në politikat ndërkombëtare, përfshirë pozitat e tyre në Kombet e Bashkuara dhe në forumet ndërkombëtare të tjera.

Ndërkohë Serbia po hedhë hapin e parë drejt objektivit të shndërrimit të saj në shtet militar duke mos hezituar që të zbatojë detyrimin që ka marrë kundruall Rusisë – të rishikojë mundësitë e hapjes së frontit të dytë në Ballkanin Perednimor. Kjo duhet të jetë arsyeja themelore përse Serbisë i duhet rekrutimi masiv i të rinjëve serb. Kësaj ideje i shërben aplikimi i shërbimit të detyrueshëm ushtarak që u paralajmrua nga Ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq. Ai njoftoi se dokumenti gjegjës për ktëë ka mbërritur në kabinetin e Presidentit, ndërkaq pastaj ai i dërgohet kabinetit ushtarak dhe Kuvendit. Nëse rikthehet shërbimi ushtarak, propozimi është të zgjasë deri në katër muaj, raporton Pink.[12]
“Pas 13 brezash dhe duke pasur parasysh rreziqet me të cilat po përballet vendi ynë, Shtabi i Përgjithshëm i Serbisë dhe Ministria e Mbrojtjes iu drejtuan zyrtarisht dje Presidentit të Republikës dhe nisën nismën për rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak”, ka thënë Vuçeviq.
[13]

Në traditën e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Rusisë, bashkëpunimi në rrafshin ushtarak ka histori të veçantë.
Në fillim të vitit 1945, trupat sovjetike filluan marshimin drejt Ballkanit, duke përfshirë Jugosllavinë. Në prill të vitit 1945, forcat sovjetike bën një “bashkim” të sukseshëm me Ushtrinë e Jugosllavisë, alias Serbisë. Ky “bashkëpunim” i lehtësoi marshimin e tyre drejt Beogradit dhe forcoi kapjen e qytetit.
Më 20 tetor 1944, pas një rezistence të fuqishme nga forcat gjermane, dy ushtritë – ajo ruse dhe jugosllave, do të çlironin Beogradin. Kjo ngjarje do të shënonte kulmin; ishte pjesë e një sekuence ngjarjesh që çuan në varësinë e Jugosllavisë në raport me BRSS-në deri në përplasjen e vitit 1948, kur Jugosllvia do të “shkëputej nga i ashtuquajturi bllok socialist. Sidoqoftë kultivimi i raporteve mes Serbisë dhe Rusisë do të vazhdonite tutje, sidomoos në rrafshin ushtarak. Ndërkaq pas shpërbërjes së Jugosllavisë [1990], e sidomos në dekadën e fundit [2012-2023], Serbia është shndërruar në peng I lloit të vetë i Rusisë, duke u trajtuar intenzivisht në tabelën e shahut gjeopolitik global e rajonal, siç do të thoshte gjeostrategu amerikan Zbigniew Brzezinski.

***
Pas Luftës së Dytë Botërore, Europa pësoi një transformim të thellë, duke shënuar një periudhë të re në historinë e saj. Ky transformim u karakterizua 
nga ndryshimet politike dhe territoriale, që u pasua me formimin e bllokut të ri të fuqive në skenën ndërkombtëare. Ky transformim, veçmas në rrafshin e sigurisë, do të kurorëzohej me krijimin e aleancës më të madhe politiko-ushtarake NATO-s, pjesë e së cilës do të ishin pjesa më e madhe e shteteve të Europës Perendimore, ndërkaq në rrafshin socioekonomik, do të thellohet sidomos me krijimin e bërthamës së Bashkimit Europian. Serbia, si strumbullari i Jugosllavisë, ishte përfshirë në këtë proces të ndryshimit, duke gëzuar mbështetje të fuqishme ekonomike e politike.

Megjithatë, pas vdekjes së Titos në vitin 1980, dhe sidomos me fillimin e ndryshimeve në skenën ndërkombtëare, që do të shenjoi shembja e Murit të Berlinit dhe ribashkimi i Gjermanisë, Jugosllavia hyri në procesin e shpërbërjes së përgjakshme. Skenarët e tmerrshëm të katër luftrave dhe dy gjenocideve që do të shkaktojë Serbia në këtë proces, janë produkt i ideologëve serb, që po shestonin krijimin e Serbisë së madhe, alias Botës serbe.
Serbia dhe Kroacia përbënë dy aktortë kryesorë të këtij shpërthimi konfliktual që çoi në ndarjen e Jugosllavisë, ndërkaq koston më të lartë për këtë proces zhbërjeje do ta shlyejnë dy popujt ndaj të cilëve Serbia ushtroi edhe gjenocid – pra boshnjakëtë{BeH] dhe shqiptarët [Kosovë].

Lufta që Serbia imponoi në Kosovë deri në përmasat e gjenocidit [1998/99], shkaktoi ndërhyrjen ndërkombtare në vitin 1999, me ç’rast për ndaljen e gjenocidit në Kosovë NATO do të bombardonte caqet e ushtrisë serbe për plot 78 ditë, kur Beogradi do ët pranonte kapitullimin dhe nënshkrimin e Marrëveshjes së Kumanovës [9 qershor 1999] dhe pason çlirimi i Koosëvs nga trajtimi i saj kolonial për plot 87 vite [1912-1999].
Pas ktëyre ngjarjeve, Serbia për një kohë të shkurtër pësoi një izolim ndërkombtëar, por pa u ndëshkuar si do të duhej, respektivisht si ndodhi me Gjermaninë naziste pas përmbylljes së Luftës së Dytë Botërore. Madje pasoi një periudhë kur Serbia po trajtohej si faktorë stabiliteti dhe paqeje në rajon!

Në këtë kuadër ripozicionimi gjeopolitik i perendimit ndaj Serbisë, sidomos në dekadën e fundit, ishte i ndërlidhur dhe i kalkuluar me ripozicionimin ndaj Federatën Ruse.
Dekada e fundit është periudha kur Serbia ka tentuar të ristrukturohet dhe të forcohet si një shtet i pavarur në kuptimin e mirëfilltë të fjalës, duke përthithur financa nga të gjitha palët. Kjo përfshin edhe kuazipërpjekjet e saj për tu integruar në strukturat evroatlantike dhe për të ndërtuar marrëdhënie më të mira me fqinjtë e saj. Projekti për “Ballkanin e hapur”, shih për ktëë, kishte objektiv ristrukturimin e Jugosllavisë së re [pa Slloveninë e Kroacinë, plus Shqipëria], duke pretenduar ta mbajë Kosovën në statusin e ngrirë, por gjithësesi kjo strukturë e re do të ishte nën drejtimin e Serbisë. Sidoqoftë, rifillimi i luftës në Ukrainë, në shkurtin e vitit 2022, do të ishte edhe fundi i ktëij projekti ambicioz për Serbinë.

Përfundim

Bota gjatë vitit 2024 nuk do të gjejë paqe mes krizave dhe luftërave. Europa Juglindore në këtë mes, meqë Serbia është shndërruar në vasale-peng e Rusisë, ndodhet po ashtu mes krizave dhe luftës. Çfarë roli do të ketë BE-ja në ruajtjen e paqes në Ballkanin Perednimor, e cila përballet po këtë vit me zgjedhjet, në koncertin e lojtarëve të mëdhenj, e nëse po, cili do të jetë ai rol? Janari për shumëçka mund të jetë vendimtar edhe në këtë plan.

Rënien e Jugosllavisë nuk mund ta venerojmë si duhet jashtë zhvilllimeve gjeopolitike. Kjo shkërmoçje u pasua me krijimin e kaosit dhe shpërthimin e luftrave të programuara.
Fenomenin e krijimit të kaosit të program
uar e ka studjuar mirë gjeopolitikani William Engdahl në librin e tij të famshëm “Një shekull luftë”.
Thellimi i krizës në Ballkan duke imponuar “Komunën fashiste” serbe alias Bashkësinë e Komunave Serbe, si uverturë të secesionit, shembëllim Republikës Serbe në Bosnjë dhe krijimi i kaosit të programuar, vështirë se do të kufizohej vetëm në Kosovë dhe Bosnjë.
Rirreshtimi i Serbisë sërish në krah të Rusisë ose pozicionimi 
i saj në krah të Perendimit mbetet i ndërlidhur me projektin e ideologëve serb që mbanë tiketën “Bota serbe”. Në cilindo krah që do të pozicionohet Serbia ndërkohë, ajo do të shndërrohet në instrument të luftës së programuar që gjithësesi do të përfundojë me krijimin e një harte të re politike në Europën Juglindore.

________________________
1. Shih: Dodds, K. & Sidaway, J. D. (1994) ‘Locating critical geopolitics’ Environment and Planning D: Society and Space 12: 515-524
2. https://www.evropaelire.org/a/perafrimi-i-politikes-se-jashtme-ne-qender-te-samitit-be-ballkani-perendimor/32728573.html
3. https://www.ishgj.org/aktualiteti/perfundon-samiti-be-ballkani-perendimor-te-gjitha-vendet-e-pranojne-deklaraten/
4. https://academic-accelerator.com/encyclopedia/project-for-the-new-american-century
5. https://www.evropaelire.org/a/vuciq-thote-serbia-shpenzoj-170-milion-pasisje-ushtarake/32773043.html
6. Paul Goble: https://www.eurasiareview.com/14012024-cynical-consensus-in-russia-makes-putins-fascism-especially-dangerous-oped/
7. https://www.evropaelire.org/a/vuciq-thote-serbia-shpenzoj-170-milion-pasisje-ushtarake/32773043.html
8. https://twitter.com/DD_Geopolitics/status/1746372854961361111?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1746372854961361111%7Ctwgr%5Ece2a74c43a35692040ef8a4295e5ded28a407641%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fpamfleti.net%2Fprishtine%2Fkercenojne-mercenaret-serb-do-te-heqim-qafe-nato-n-destinacioni-i-radh-i207724
9. 
Paul Goble: https://www.eurasiareview.com/14012024-cynical-consensus-in-russia-makes-putins-fascism-especially-dangerous-oped/
10. https://www.novosti.rs/drustvo/vesti/1322043/voker-lazirao-masakr-opravda-akciju-nato-proslo-25-godina-oruzanog-sukoba-selu-racak-koji-bio-povod-agresiju-srj?fbclid=IwAR2B0fbTfIpV8e13TXLF5CKzMkA6Ck4dP2N5GgNLx1zvKa4vKE3Bdx2qYP4
11. 
Fendius Elman, Miriam (1995). “The Foreign Policies of Small States: Challenging Neorealism in Its Own Backyard”, British Journal of Political Science, 25, Issue 2, pp. 171-217.
12. https://www.kosovo-online.com/vesti/politika/vucevic-srbija-pobedjuje-u-miru-ne-idemo-u-ratove-ali-morate-da-pratite-sta-se

13. Po aty.

____________________

Kumtesë e mbajtur në Tryezën shkencore: Konstelacionet gjeopolitike në Ballkan në kontekst të Marrëveshjes së Brukselit [27 shkurt 2023] – Kosovë-Serbitë, organizuar nga Instituti Shqiptar për Gjeopolitikë, më 14.02.2024, në ambientet e Institutit Albanologjik, në Prishitnë.

Shqipëri, mafia të rrëzoi, ngrihu përsëri!

0

Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike

O shqiptar! Duhet të ngrihesh sërish në këmbë. Mos u dorëzo kurrë! Luftoni sa mundeni. Jeta është plot me mundësi të panumërta. Kini besim tek vetja…

Shkatërruesi i Shqipërisë përdorën propagandën për maskim. Propaganda është një formë efektive e komunikimit që përdoret për të promovuar agjendat e fshehura.

***

Çdo shqiptari normal i vjen për te vjellë kur dëgjon manipulimin (gënjeshtrën) e radhës të shkatërruesit më të fëlliqtë të Shqipërisë dhe Kombit shqiptar të të gjitha kohërave, barbarit cincar Edvin Kristaq Ramës, i njohur më mirë si shoku i dhomës (bashkëjetuesja) e çetnikut serb Aleksandër Vuçiç. Pra, kjo krijesë e pistë, që edhe përmes “Ballkanit të Hapur” po përpiqet me çdo kusht t’ia japë Serbisë gjithë Kosovën, në pak sekonda është bërë “mbrojtësi” më i madh i saj në rast se Serbia sulmon:

“Shqipëria qëndron pranë Kosovës nëse do të përdoren armët.”– thotë manipuluesi.

Ky gangster dhe psikopat i rrezikshëm antishqiptar, mendon se ju ushqeheni me bar, prandaj përpiqet t`ju mashtron me “teknikat e dominimit”, thënë më mirë, me shprehje dhe sjellje që përdoren për të treguar fuqi. Gangsteri shkatërroi Shqipërinë (Papunësia. Varfëria e skajshme. Humbja e shpresës. Ikja masive e rinisë në Perëndim) dhe bën sikur “shpëton” Kosovën.

Njerëzit që përdorin teknika dominuese duan të theksojnë veten në kurriz të të tjerëve dhe mund të përdorin metoda të ndryshme komunikimi për ta bërë personin tjetër të ndihet inferior ose budalla.

Ramoviq po bën luftë psikologjike kundër shqiptarëve, për të shpëtuar prapanicën.

Lufta psikologjike ekziston edhe në jetën e përditshme. Për shembull, kur të varfrit fajësohen për varfërinë e tyre ose të papunët për papunësinë

e tyre. Në këto kohë, kumbon në sfond një mesazh autoritar, i cili synon të mbysë çdo protestë të mundshme nga ata që janë në këto situata pafuqie.

***

Kur sheh një burrec të moshuar dhe absolutisht të paturpshëm që sillet krejtësisht lakuriq (nudist) në plazhe publike, si mund ta adhurosh dhe të besosh në çdo bajgë që ai nxjerr nga goja për t’ju mashtruar?!

A i besoni këtij mafiozi antishqiptar që i grabitën dhe i shet edhe “Zonat e Mbrojtura” të shtetit amë, pasuritë përrallore, historinë mijëvjeçare të popullit më të lashtë në Evropë, atij pellazg-ilir shqiptar, si që është bukuria më fantastike e rruzullit tokësor Butrinti?

PS: Unë personalisht kam udhëtuar “në të gjithë botën”, por kur në jetën time 47 vjeçare nuk kam parë diçka më fantastike, fenomenale se Butrintin. Unë kam qenë disa herë në Butrint me familjen time. Mrekullia që nuk përshkruhet me fjalë, për t’u kuptuar duhet përjetuar.

Por edhe sikur të ishte ashtu siç llomotitën kryekrimineli i Shqipërisë, ku ka armë Shqipëria?! Ajo as që mund ta mbrojë veten. Të gjitha armët janë vjedhur, shkatërruar dhe shitur të gjitha pjesët metalike për skrap.

***

Shqiptarë! Plehrat duhet të pastrohen. Krimineli kryesor duhet hedhur sa më parë në koshin e plehrave.

Bashkohuni me protestën e 20 Shkurtit.

Nuk bëhet fjalë aspak për Sali Berishën apo PD-në, por për të gjithë Shqipërinë dhe shqiptarët kudo që janë.

Një betejë e përbashkët, për jetë a vdekje. Atdhetarët e vërtetë, secili me mundësitë e veta, duhet të veprojnë bashkarish, mos lejojnë banditin të shes Shqipërinë, nuk ia ka pjellë nëna.

Lërini djajtë të digjen në ferr!

Ti u RRËZOVE, do NGRIHESH përsëri, o faqe grisura e shenjta SHQIPËRI

___

Ps!

Të nderuar, komenti (opinioni, analiza, shkrimi) shpreh mendimet e autorit. Prandaj, portalet nuk kanë arsyetim për mospublikimin e punimit që është më se i saktë.

Konkretisht letrën në fjalë, si gjithë të tjerat që kam qëndisur (e kam humbur kohën vetëm se e dua Shqipërinë) dhe jam plotësisht i pavarur, nuk kam konflikt interesi. Që nga viti 2002 kam shkruar disa milionë letra, nëse gjeni diçka të keqe, antishqiptare dhe të pavërtetë në to, më thoni.

E gjithë bota perëndimore është kthyer kundër shqiptarëve edhe për faktin se ata e kanë kuptuar se ne nuk jemi një popull serioz që meritojmë shtet, nuk kemi aftësi mundësi të bëjmë shtet. Të gjithë tallen me ne. Një bir kurve, si Ramoviç, ndër të tjera, ka dalë vullnetar për ta bërë Shqipërinë nevojtore publike të burrave të afrikanë, afganë… dhe kjo i shkon për shtat BE-së, prandaj nuk e dënojnë Ramoviçin.

Po pse ta dënojnë kur vetë shqiptarët adhurojnë vrasësin e tyre?!

Kosova e artë e shndërruar në bronz!

0

Nga: Florim Zeqa

Me të përfunduar lufta çlirimtare, në Kosovë vërshuam lapidaret e mermerit më të kushtueshëm në tregun botërorë. Pllakat gjigante dhe të kushtueshme gjithandej varrezave, arave dhe maleve, vendbanimeve urbane, lagjeve e fshatrave. Mirëpo, viteve të fundit, më nuk bëhet fjalë për pllaka, por për permendore enorme që po mbijnë sikurse këpurdhat pas shiut.

Pllakat e mermerit dhe varfëria në Kosovë

Para dhe gjatë luftes në Kosovë ekzistonte bindja e përgjithshme qytetare, se pas perfundimit të luftës Kosova do të ecë më hapa të shpejt përpara dhe se gjërat do ta marrin të mbarën, do të rritet dashuria në mes të njerëzve, do të shtohet humanizmi e solidariteti ndërqytetar, do të ketë rimëkëmbje e zhvillim ekonomik të vendit, e çka jo tjetër.

Të bindur në këto gjëra që s’ndodhën asnjëhere në Kosovën tonë të dashur, shumë nga mërgimtarët e viteve të ’90-ta, qoftë azilkërkues apo më statut të rregulluar të emigrantit, i lanë ato vendet e bukura, ia kthyen shpinën luksit të perëndimit dhe u kthyen në atdheun e tyre të shënjt-Kosovën e lirë dhe të pavarur, për të rifilluar jetën në shtetin e ri.

Në fillim, vullneti dhe shpresat e të riatdhesuarve në vendin e tyre të lindjes ishin shumë të mëdha, ngase pritnin zhvillim ekonomik, hapje të vendeve të punës, por më kalimin e viteve shpresat filluan të veniten nga zhvillimet e papritura e të padëshiruara si pasojë e futjes së kulturave të huaja në vendin tonë, e për më tepër nga çasja e gabuar e qeverisjes së vendit, sidomos pas shpalljes së pavarësisë e këndej.

Çasja egoiste për përfitime materiale e “historike”, fillimisht u shfaq nga grupe të caktuara, me tendencën e përfitimit moral e material nga lufta e pastër çlirimtare e UÇK-së, nga rezistenca dhe qëndresa heroike e popullit të Kosovës, më qëllimin e marrjes së primatit të çlirimtarëve dhe e shpëtimtarëve të vendit!

Pa ikur koha e lapidareve, erdhi koha e shtatoreve (permendoreve)

Kjo dukuri fillimisht u shfaq më ndërtimin e lapidarëve të dëshmorëve e martirëve të lirisë, për të vazhduar tutje më ndërtimin e komplekseve memoriale, ndërtimin e shesheve e rrugëve, të veshura në pllaka mermeri, granit e gurë të çmueshëm, varësisht prej fuqisë politike e “ekonomike” të “bosëve” partiak.

Madhështia e këtyre komplekseve e shesheve dallon jo për nga madhështia e të rënëve, por nga “madhështia” e liderëve partiak, nga e cila varion edhe kostoja e komplekseve dhe shesheve, duke filluar nga dhjetramijra euro, në qindramijra e deri në miliona euro.

Kjo ndodhi dhe po ndodh në Kosovën e varfër, në vendin e vetëm në rajon ku qytetarët nuk gezojnë nga shteti sigurime shëndetësore, ku pensionistet marrin vetëm rreth 100 euro në muaj, ku rreth 30 % e popullatës janë të papunë, ku rroga mesatare e atyre që punojnë në ketë vend është e pamjaftueshme për të mbijetuar nga ngritja e inflacionit.

Në të gjitha vendet ku kanë ndodhur luftërat çlirimtare, ekziston një memorial i lirisë për të gjithë të rënët dhe vetëm një ditë e dëshmorëve, por jo dhjetra e qindra sosh çfarë janë sot në Kosovën tonë të dashur.

Pa ikur koha e lapidareve, erdhi koha e shtatoreve (permendoreve) super të kushtueshme!

Viteve të fundit është duke ndodhur një garë e pashëmbullt në ndërtimin e permendoreve të kushtueshme anë e kënd Kosovës, varësisht prej shtrirjes gjeografike të krahëve të luftës dhe paqes, duke uzurpuar prona të lira publike me ndërtimin e shtatoreve partiake!

Përderisa në të kaluarën permendoret ishin të pakta në numër dhe ishin pikëtakim i të rinjëve, sot kur janë bërë shumë, të rinjët mungojnë (kanë ikur në perendim), tek permendoret takohen vetëm fajdegjinjët, narkomanët, hajdutët, të korruptuarit dhe bosët e krimit të organizuar!

Ndarja në baza partiake e dëshmorëve

Ndarja dhe përçarja e skenës politike, mes partive dhe grupeve të caktuara të interesit brenda tyre është duke reflektuar edhe në ndarjen e dëshmorëve të lirisë, në ndarje rajonale dhe partiake të dëshmorëve: Drenicës, Dukagjinit, Llapit, Gollakut, Pashtrikut, Rugovës, e kështu më radhë deri të ndarjet partiake, në dëshmorë të PDK-së, AAK-së, LDK-së, PSD-së, NISMA-s, Listës GUXO dhe të LVV-së!

Një ndarje e tillë e dëshmorëve dhe martirëve të lirisë është më tepër së fyerje që ju bëhet atyre që ranë në altarin e lirisë, të cilët ranë, jo si anëtarë të kësaj apo asaj partie politike, por pse ishin patriot e liridashës të vërtetë të atdheut, për të cilin dhanë më të shtrënjtën-jetën e tyre.

Sot në Kosovë janë me qindra, ndoshta edhe mijëra familje të dëshmorëve që janë lënë në harresë të plotë nga shteti, të zhytur thellë në varfëri të skajshme, më thyerje të mëdha shpirtërore nga denigrimi socio-ekonomik.

Shumë nga çlirimtarët e djeshëm, sot luftojnë për ekzistencë, duke punuar si hamall rrugëve të kryeqytetit e gjithë Kosovës për të siguruar kafshatën e gojes për fëmijet e tyre.

Si pasojë e kësaj situate, viteve të fundit janë shpeshtuar rastet e vetëvrasjeve të ish çlirimtarëve, veprimtarëve dhe aktivistëve më të devotshëm të çështjes kombëtare, të shkaktuara nga thyerjet e mëdha shpirtërore dhe çasja e gabuar e qeverisjeve të vendit nga paslufta e këndej e sidomos pas shpalljes së pavarësisë së 17 Shkurtit 2008.

Është e rëndë dhe e papërballueshme për luftëtarët, invalidët dhe veteranët e vërtetë të UÇK-së, veprimtarët e aktivistët të mbetur në varfëri, kur i shohin kolegët e tyre të deridjeshëm (të luftës e të paqes) të shndërruar në milonerë brenda natës, me biznese të shumta, me shtëpi të mëdha dhe luksoze, me vetura nga më të shtrënjtat e më privilegje të shumta që ua garanton ky shtet i kthyer në bronz, i cili për dikë është bërë nënë e për dikë tjetër njerkë!

Repa e Llapit , inspektorët e dikurshëm serbë dhe shembulli se si e mësojnë historinë me urrejtje ndaj shqiptarëve nxënësit serbë

1

Gani I. Mehmeti

  • Inspektorët serbë në shkollën e Repës

Repa është një fshat mjaft karakteristik në trevën e Llapit dhe nja 15 kilometra në veri të Podujevës. Dikush edhe nga zabitët turq e kishte krahasuar me Pejën vendbanimin Repë. Diçka si të tillë e vlerësuan edhe serbët mbas pushtimit të Kosovës, kur filloi kolonoizimi i Kosovës me serbë, prandaj nuk është e rastit pse këtu pati një numër të konsideruar kolonësh serbë.

Është një vendbanim me mjaft ujë, me lumin Llap që e përshkon përmjedis, me tokën mjaft pjellore, me male përreth e me kodrina të ngritura në lindje dhe perëndim, ndërsa në veri e ka sipër Mavriqin e Llapit me fshatra. Fshati, edhe aso kohe ishte i pasur me pemë shumë e të mira.

Pastaj, një vend ideal edhe për blegtori.

Për të gjitha këto, këtu ishin ngulitur shumë shtëpi sllavësh kolonistë të ardhur kryesisht nga Serbia. Numri i shtëpive ishte i madh edhe pas Luftës së Dytë Botërore, për çka, këtu edhe kishin hapur shkollën vetëm në gjuhën serbe dhe për nxënësit serbë të Repës e të Pollatës, ani pse ishte shkolla edhe në Krypimeh, nja tre-katër kilometra më në jug të Repës.

Dikur shkojnë inspektorët për të vlerësuar punën e mësueseve dhe të nxënësve se sa po mësonin.

Kur kanë shkuar inspektorët në shkollën e Repës, ku kanë mësuar vetëm nxënësit serbë. që konsiderohej se armiku më i madh ishte nazizmi gjermanë, pasi pyesin nxënësit, marrtin krejt tjetër përgjigje, dhe ishte karakteristikë e mësueseve serbë.

Inspektorët ua shtrojnë pyetjen:

– Kush janë armiqtë tanë më të mëdhenj? – e pyesin nxënësin e parë.

– Armiqtë tanë më të mëdhenj janë shqiptarët! – përgjigjet nxënësi. Pyesin edhe nxënësin e dytë në klasë:

– Kush janë armiqtë tanë më të mëdhenj?

– Armiqtë tanë më të mëdhenj janë shqiptarët, zotëri mësues! – i përgjigjet edhe nxënësi i dytë, duke menduar se ai i pari e kishte mirë.

– Kush janë armiqtë tanë më të mëdhenj? – pyesin edhe nxënësin e tretë, duke menduar se do të marrin përgjigjen e pritur.

– Armiqtë tanë më të mëdhenj janë shqiptarët, zotëri mësues, ashtu siç u thanë dy nxënësit para meje! – përgjigjet edhe nxënësi i tretë.

Pra, ky është një shembull, se si e mësojnë historinë nxënësit serbë, se kë e cilësojnë ata armikun më të madh nëpër shkolla dhe në jetë, për çka po lufton Vuçiqi sot, tamam sikur të ishte ai nxënësi i Repës në vitet e pesëdhjeta të shekullit XX.

Nëse kjo mbetet kështu, që nxënësit të mësojnë me planprograme të Serbisë, sot ose edhe pas Asociacionit, le të kenë të qartë se ata nuk do të integrohen kurrën e kurrës në institucionet e Republikës së Kosovës.

Se, ky edhe është qëllimi i formimit të Asociacionit, që të mos përfillen organet qendrore të Republikës së Kosovës, por të shkelen me të dy këmbët.

Dhe, të mos harrojmë, se ky është vetëm një shembull, ndoshta ndër një mijë të tjerë a më shumë.