Kreu Blog Faqe 868

Dritë e dashurisë , poezi e gazetarit të njohur Behlul Jashari, e shkruar para 38 vitesh

0

Behlul Jashari

Poezi

DRITË E DASHURISË

Do të jetoja edhe njëqind vjet pa dritë pa Dritën
Rëndë është që yllin fatit t’ia kërkosh në jetë
I zgjuar si nga ëndërrat zëri i saj më thërret
Tingëllimë që më ngazëllen, e ç’më mallëngjën

E mira që ëndërroja s’qenka larg kësaj bote
Se bota s’është ferr krejt më thotë fytyra jote
Drithërimë më zë shpirtin, pranverë më çelë në zemër
Afrohem, rinohem, dashurohem: Dritë, të thërras në emër.

Shkrumbi më ikë nga buzët, jeta s’është veç zi
Unë qeshem, gëzohem, s’është jeta veç mërzi
Rilind, apo gjejë atë që kurrë s’e kisha në jetë?

Ia them zemrës fjalën: ajo është vërtetë
Syzane, sydrite, si bora bardh në majë bjeshke
Është vet ëndërra jote: ajo drita që e deshte…

30 IV 86 (30 Prill 1986)

Drite e Dashurise – poezi – Behlul Jashari – 30 IV 86 – 30 Prill 1986

Kryeministri Kurti priti në takim diplomatin gjerman dhe ish-drejtuesin e UNMIK-ut, Joachim Rücker dhe ish-presidentin e Kosovës, Fatmir Sejdiu

0

Prishtinë, 14 shkurt 2024

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në një takim diplomatin gjerman dhe ish-drejtuesin e UNMIK-ut, Joachim Rücker, dhe ish-presidentin e Kosovës, Fatmir Sejdiu.

Gjatë takimit, z. Sejdiu e informoi kryeministrin për lançimin e autobiografisë së tij të titulluar “Ora e Kosovës”, një vepër që rrëfen përvojat dhe sfidat në udhëheqjen e vendit.

Forhåndsvisning av bilde

Në vijim, z. Sejdiu dhe z. Rücker ndanë me kryeministrin detaje rreth ligjëratës që ata mbajtën në Universitetin e Prishtinës, duke u fokusuar në rëndësinë e arsimit dhe ngritjes së brezave të rinj.

Forhåndsvisning av bilde

Nga ana e tij, kryeministri Kurti vlerësoi lart kontributin dhe rolin e Gjermanisë në zhvillimin dhe konsolidimin e shtetit të Kosovës.

Forhåndsvisning av bilde

Temë tjetër e diskutimit ishin dhe zhvillimet aktuale dhe sfidat me të cilat përballet vendi, veçanërisht në kontekstin e dialogut me Serbinë. Kryeministri Kurti theksoi angazhimin e qeverisë për të avancuar në këtë proces, në normalizimin e marrëdhënieve me njohjen reciproke në qendër, duke ruajtur interesat shtetërore dhe duke promovuar stabilitetin e paqen në rajon.

Forhåndsvisning av bilde

Presidentja Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadori jorezident i Norvegjisë, Andreas Gaarder

0

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, pranoi sot letrat kredenciale nga ambasadori jorezident i Norvegjisë për Republikën e Kosovës, Andreas Gaarder, të cilin e ka uruar për detyrën. 

Sipas Presidentes Osmani, marrëdhëniet ndërmjet të dy shteteve janë shumë të mira, ndaj në këtë kontekst, shfaqi besimin se ato do të intensifikohen edhe më tej gjatë mandatit të ambasadorit Gaarder. 

Në takim me ambasadorin Gaarder, Presidentja Osmani ka folur edhe për zhvillimet aktuale politike dhe të sigurisë në vend dhe ka theksuar se Kosova do të punojë së bashku me aleatët ndërkombëtar për të vazhduar kontributin për paqe, siguri, stabilitet të qëndrueshëm, si dhe për ta fuqizuar pozitën ndërkombëtare të Kosovës. 

Presidentja Osmani dhe ambasadori Gaarder kanë diskutuar për thellim të bashkëpunimit mes dy shteteve në fushën e politikës së jashtme, ekonomisë dhe fusha të tjera të interesit reciprok.

Ku ta dija çka është Shën Valentini?

0

Nga: Sinan Kastrati

Kurrë nuk e desha 14 shkurtin

Poezi

Kurrë nuk e desha 14 shkurtin

As Shën Valentinin

Ishte prift?

I prift e mbara e rruga e mbarë priftit

Epo unë i gjori ku ta dija çka është Shën Valentini?

Është njeri, shenjtor?

Djalë dashnor?

Çapkën, bari, lugat a djallë ishte ai?

 

Unë nuk e desha shkurtin

As ditët e shkurtëra të shkurtit

I desha vetëm netët (e gjata) e ditët me dritë

E desha prillin me lule e qershorin me diell

Ngrohtësinë e natyrën e pastër i desha

 

Shpesh ajo më thonte:

-Kur të shoh do të varem në qafë

-Do të puth në ballë e në faqe

-Nuk dua të ngopesh me mua

Dhe vërtetë më deshi e më …

E pranoj, edhe unë e desha me shpirt po nuk i shkruajta

Nuk dija

Dhe nuk shkova te ajo

As lule bjeshke nuk i dërgova

Lulet i humba rrugës

Mi hëngrën delet e dashi ogiç me brirë

Lulet për 14 shkurtin

 

Më shkruajti

Jam vetëm, më merr!

S’qenke?

Natën!

 

Mua më kishte marrë gjumi.

Ajo iku e mërzitur, e hidhëruar

Nuk më foli më

Iku bashkë me Shën Valentinin e mallkuar

Iku në një vend të ndytur, në një qytet të mallkuar

Por e di se ajo ende më do

E di se ajo nuk më harron

I kujtohem ditën e natën në ëndërr më sheh

Në mbrëmje kur i trokas në dritare, zemra i dridhet e në shpirt e vras

 

Vërtetë ajo më deshti

Më thoshte shpirt

Xhan me thirrte

 

Ajo jeton bashkë me burrin në një kulm

Fle në krevatin e butë, pa mua

Dritaret i lë të hapura

Mendon për mua

 

Unë nuk shkova te ajo

Po ku ta dija unë se ajo më priste?

Ku ta dija unë se ishte Shën Valentini?

Tash nuk e di a më pret më

Me siguri më pret për valentinin tjetër

 

Ne jemi takuar para dymijë vjetesh, në shkurt

Dhe që atëhere nuk kemi asnjë mardhënie bashkë

Dhe qe atehere asgjë s`kemi të përbashkët

-Po burrin a e don ajo?

Shën Valentinin, P. prftin ortodoks?

Ndosha

Nuk e besoj

Kurrë nuk e desha 14 shkurtin

As Shën Valentinin

Shkoftë e mos u ktheftë!

___

Malmö14 shkurt 2023

sinankastrati09@hotmail.com

Përshpirtëria e Nënës Tereze: Metodologjia misionare e Nënës Tereze nga Kalkuta

0

Nga: Don Lush Gjergji, Prishtinë

Pasi e përfundova leximin e këtij vëllimi ( Lush GJERGJI, Madre della carità, prima edizione italiana, VELAR 1990), në mënyrë spontane përsëritet ajo çka kishin thënë për Nënën Tereze etërve jezuitë, të cilët e njihnin  thellësisht shpirtin e saj: “Këtu është gishti i Zotit” (f. 142). Vëllimi është mjaft bindës për atë që shkruhet me fjalë dhe me ilustrime, përshkruan mirë rrugëtimin e “thirrjes së parë”. Përgatitjet hyjnore kanë prejardhje qysh nga rinia e hershme, në përshpirtërinë familjare, në shembullin e fesë dhe të dashurisë ndaj të varfërve, nga babai bujar dhe nga nëna.
Për “thirrjen e dytë” Zoti ndërhyri nëpërmjet një letre nga nëna e saj. Letra  i kishte arritur Motrës Tereze pas afro 20 viteve të jetës së kushtuar në degën irlandeze të “Motrave të Loretos”. Ajo kishte krye studimet  universitare, ishte mësimdhënëse në një shkollë të bukur të Kalkutës, e lumtur që po i formonte kaq të reja, edhe pse e njihte mirë varfërinë dhe mjerimin e Kalkutës. Ishte tejet e lumtur që kishte zbatuar idealin, i shkruante nënës Drane.
“Qendra jonë është shumë e bukur. Jam mësimdhënëse dhe kjo më pëlqen. Jam edhe drejtoreshë e tërë shkollës dhe këtu të gjithë më duan…”
Nëna e saj, frikësohet  mos  suksesi e ka dëmtuar, dhe e inkurajuar nga ajo që thoshte bashkëshorti i saj: “Armiku më i madh për një  të ri është suksesi i lehtë, sipërfaqësor, papritmas, që mund të shkaktojë krenarinë, dhe me këtë atëherë çdo gjë përfundon shpejt dhe keq” (f. 113).
Nëna ishte e lumtur për suksesin e bijës, por e qortonte kështu: “E dashura Gonxhe Gjyli, mos harro se ke shkuar atje për të varfër!” dhe sjellte shembujt e të varfërve në rrethin e Shkupit, që Gonxhja e ndihmonte nënën në shërbime të tilla.
Kjo letër kaq e vendosur dhe e “thatë”, e kishte tronditur, ia kishte rrëmbye paqen dhe qetësinë e zemrës. Ajo e kishte realizuar thirrjen: ishte motër misionare  në Indi. Çka donte ende Zoti prej saj?
Edhe një herë ishte zëri i Zotit i cili e thërret. Ky zë bëhej gjithnjë më i qartë, sigurt, si te këmbët e Zojës në Letnicë. Ju kujtuan kushtet e përjetshme që ajo i kishte dhënë në ditën e Zojës Ndihmëtare.
Kërkoi këshill prej udhëheqësve shpirtëror. Nuk pati kurrë dyshim për thirrjen e saj. Mirëpo  kishte filluar ta dëgjonte se Zoti po e thërret për një rrugë tjetër. Mund të kuptohet vuajtja e saj shpirtërore pas 20 viteve përkushtimi dhe shërbimi ndaj Zotit.
Një thirrje e re? Të tjerëve, në rend të parë bashkëmotrave, mund t’iu dukej diçka e çuditshme, një marrëzi, një tradhti. Dalja prej kuvendit të Motrave të Loretos, ku ishte aq mirë, me plot kënaqësi personale dhe të eproreve. Dalja, zhveshja prej petkave rregulltarë, ku kishte qëndruar dhe shërbye Zotin me vite…
Lutej për qëndresë, kërkonte këshille nga udhëheqësit e saj shpirtëror, të cilët e kishin vërtetuar ndërhyrjen e Zotit në thirrjen e re. Sa dhembje do të ketë pasur në zemrën e saj!
Kur iu paraqiti eproreve këtë thirrje të domosdoshme, kishte pasur një jo të vendosur nga autoritetet vendore kishtare, por ehe nga Roma. Mirëpo kur Zoti thërret, insiston si di vetëm Ai. “Duhet të dalësh nga kuvendi i motrave të Loretos për t’i shërbye të varfrit”. Ishte tashmë e sigurt se ishte zëri i Zotit që po thërret.
Kishte vendosur që këtë zë hyjnor t’ia paraqiste Eprores Gjenerale. Kur Zoti thërret, do diçka, atëherë nuk mungon hiri i tij. Thirrja e re na përkujton thirrjen e Abrahamit: “dil nga vendi yt dhe nga njerëzit e tu dhe shko në një vendo ku unë do të tregoj”.
Dhe, ja, papritmas erdhi përgjigjja e Qiellit, që vinte nga personi që e përfaqësonte Zotin në Kongregatë: Eprorja Gjenerale: “Nëse Zoti Ju thërret, me tërë zemrën time ju jap leje”.
Ajo së shpejti bëri këtë, mori sarin, veshje e thjeshtë e grave indiane, dhe niset në takim me të varfër, me një shtrëngim dore, buzëqeshje, këshillë, ndonjë bari. Nuk dinte as ku ta pushonte  kryet duke e kaluar natën nën qiellin e hapur së bashku me të varfër, deri sa nuk ishte lodhur. Kishte filluar me më të dobët: fëmijët. I mësonte, lante, vishte, ushqente, bënte të gjitha. Si një nënë e vërtetë. Ata filluan ta thërrasin me dashuri Ma që domethënë Nënë.
Para se të vazhdoj paraqitjen time, dua t’i theksoj dy gjëra. Së pari ndërhyrja e Virgjërës Mari në thirrjen e parë dhe të dytë. Në vepra të mëdha gjithmonë është dora amësore  e Asaj që na ka dhuruar Jezu Krishti për Nënë, dhe që i do të gjithë bijtë e saj pa ndonjë përjashtim kohe, hapësire, prejardhjeje apo feje.
Ta dëgjojmë cila është fshehtësia e suksesit kaq të madh. “Para së gjithash synojmë që me jetën dhe punën tonë, me uratë, ta shpallim Jezu Krishtin atyre për të cilët kujdesemi. Dëshmojmë Jezu Krishtin me mënyrën e jetës, me vepra tona të vogla të dashurisë, dhe kur na jepet rasti, edhe me fjalë… Pasi që Zoti është Dashuri, edhe Misionaret e Dashurisë duhet të jenë të formuara në këtë dashuri, ta dëshmojnë dashurinë e Zotit të gjithëve, të krishterëve dhe jo të krishterëve, besimtarëve dhe jobesimtarëve, sidomos të varfërve ndër më të varfër. Ne duhet t’i kërkojmë në qytet apo në fshat, në lagje të varfra, në mbarë botën, ne mese të të braktisurve dhe të sëmurëve, të gërbulurve, atyre që janë në buzë të vdekjes, të dëbuarve, të dëshpëruarve. Ne kujdesemi për ata, i ushqejmë, veshim, gjithmonë të formuara nga dashuria e Krishtit” (krh. 145 – 146).
Që në veprën e Nënës Tereze është gishti i Zotit e dinë të gjithë. Mbi të gjitha rritja e mrekullueshme për një kohë të shkurtë. Në vitin 1950 ishin tashmë 12; në vitin 1965, ishin 300, sot,  në nivel të Rendit Papnor, mbi 3000, duke u shtuar gjithnjë, vazhdimisht të kërkuara dhe të nderuara nga të gjithë. Të udhëhequra nga dashuria e Krishtit, duke bashkuar natyrën njerëzore me atë hyjnore, Nëna Tereze  i ka vëllazëruar të gjithë njerëzit dhe të gjithë i përkasin Atij, dhe Ai i ka shëlbuar të gjithë. Nëpërmjet veprës së Misionareve të Dashurisë i përngjajnë Krishtit të varfër, identifikohen me Të nëpërmjet Eukaristisë. Pasi ta kenë prekur Jezu Krishtin në trajtën e Eukaristisë, e prekin edhe në të varfër ndër më të varfër.
Nëna Tereze e ka përuruar një metodologji të re të ungjillëzimit dhe ri-ungjillëzimit në botën e krishterë e cila është nën ndikimin e konsumizmit dhe ideologjive të rrejshme. Mirëpo a është vërtet një metodologji e re? Apo kthim në metodologjinë e Krishtit, të cilën e kanë përvetësuar apostujt, sidomos Shën Pali.
Nëna Tereze dhe Misionaret e Dashurisë, që i ka themeluar ajo, janë misionare: duan ta shpallin dhe zbatojnë urdhrin  e tij. “Ju do të bëheni dëshmitarët e mi në Jerusalem, në mbarë Judenë, në Samari, madje dhe gjer në skajin e botës” (Vap 1, 8). Kjo është detyra e çdo të krishteri, që sipas Koncilit të Dytë të Vatikanit: “Thirrja e krishterë është, për kah natyra, edhe thirrje në apostullim” (Dekreti mbi Apostulatin e Laikëve, I, 1). Apostullati i Misionareve të Dashurisë ka themelet e njëjta të apostullatit të Shën Palit i cili thotë që Zoti dëshiron që të gjithë njerëzit ta njohin të vërtetën dhe të shëlbohen.
Shën Pali prapë thotë: “Kush nuk e do Jezu Krishtin, qoftë mallkuar” (1 Kor 16, 22).
Kush vërtet e do Jezu Krishtin, dëshiron që ta njohin dhe duan të gjithë njerëzit, me çdo çmim. Këtu edhe është fuqia e lëvizjes së apostollatit misionar të Nënës Tereze. Ajo e ka zgjedhur një rrugë dhe metodologji që është shkruar në natyrën e zbulimit të krishterë, që është dashuria e përgjithshme, sepse të gjithë njerëzit janë të krijuar në përngjasimin e Zotit, edhe më tepër, sepse falë Mishërimit, të gjithë njerëzit janë vëllazëruar në Krishtin, prej të cilit kanë qenë dhe janë virtualisht të shëlbuar.
Dashuria e krishterë është njëkohësisht dëshmi dhe fjalë, porosi, gjuhë. Ajo është një dëshmi që flet. Është zjarr dhe dritë së bashku. Është ngrohje  dashurie dhe dritë e së vërtetës. Një dashuri e pajisur me të vërtetën e Zbulimit të krishterë. “Me nxehtësinë e dashurisë komunikohet drita e së vërtetës” (In Jo. Ev. C. 5 w, 34, 35).
Kështu në komentimin e ungjillit të Shën Gjonit në të cilin shtrohet pyetja që a vazhdon Shpirti Shenjt ta shenjtërojë Kishën, dhe nëse besimtarëve që e përbëjnë atë, pasi që askush sot nuk i flet, nuk është i aftë t’i flasë të gjitha gjuhët, si atëherë? Doktori ungjillor, duke u thirre në Shën Augustinin, përgjigjet kështu: Sot më  kjo nuk është e nevojshme.
Arsyeja? Kisha e përgjithshme i flet gjuhët e mbarë njerëzimit, sepse nëpërmjet Shpirtit Shenjt na dhurohet dashuria… dhe ajo duke i mbledhur të gjithë njerëzit, ua mundëson që të merren vesh në mënyrë të ndërsjellët (fecit quelibet cuilibet loqui, In Ev. Jo. C 7, Ed. Marietti. N. 1094).
Ja si ky Dijetar i Kishës e shpjegon fjalorin e misionit  të dashurisë, të drejtuar gjithë botës, mbi çdo dallim gjuhësor. Dashuria është gjuha universale e Kishës, që Nëna Tereze dhe motrat e saja e kanë vërtetuar, dhe mu për këtë të gjithë e kuptojnë, pa dallim vendi, kohe, race, gjuhe, edhe pse kanë një mori të madhe dallimesh gjuhësore, që ka hyrë në botë nga Kulla e Babelit.
Shën Toma i mëson veçoritë e dashurisë:
·        Duke u thirre në Shën Gregorin e Madh, ai thotë se dashuria e Zotit nuk është përtace. Ajo është e pranishme  dhe në zemrën e njeriut bënë vepra të mëdha: “amor Dei non est otiusus. Operatur enim magna si est”. (In Ep. Ad Heb. c. 1o, lect. 2).
·        Qëllimi i jetës shpirtërore është bashkimi i njeriut me Zotin, dhe kjo ngjan nëpërmjet dashurisë (II – II, q. 44. a. 1 ).
·        Dashuria është thirrja universale  “in quolibet desiderato obiecto Ipse desideratur;  nihil enim est desideratum nisi quantum habet aliquam participationem Summ Boni” (De Din. Nom. c. 1, Ed. Marietti. N. 95).
·        Dashuria e Zotit është burim i gëzimit të përjetshëm “Kush ka dashuri, e do Zotin dhe e ka atë që e do, gëzohet. “Quem habet caritatem, amat Deum et habet ipsum, et quia habet quod amat, gaudet” In Psalm. L. Lect. 6).
·        Dashuria e Zotit ka rrënjë të thella në çdo njeri, edhe pse njeriu nuk është i vetëdijshëm (“naturali dilectatione etiam angelus et homo plus diligunt Deum quam seipsum” (Sum. Theol. I, q. 60, a. 5).
Këto shqyrtime te shkurta na japin çelësin e karakteristikave të metodologjisë misionare  të Nënës Tereze dhe të Misionareve të Dashurisë, që zbulojnë shpirtin e tyre, heroizmin e tyre, na dhurojnë thelbësoren e krishterimit, na mundësojnë të përfundojmë me parimin e Koncili të Dytë të Vatikanit, të cili e ka përsëritë shumë herë Papa Gjon Pali II: “Vetëm Jezu Krishti ia shpjegon njeriut njeriun”.
Jemi në kulmin e krishterimit, që është edhe kulmi i humanizmit burimor.

Prof. Luigi BOGLIOLO, në promovimin e librit: Lush GJERGJI, “Madre della carità”, VELAR, 1990.
Città del Vaticano, 22. XI. 1990.
Përktheu nga italishta: Don Lush GJERGJI
(Prof. Don Luigi BOGLIOLO, prift salezian, i lindur në vitin 1910, viti i lindjes së Nënës Tereze, kaloi në amshim në vitin 1999,  studjues i njohur i filozofisë së krishterë, veçanarisht asaj tomistike, autorë i shumë veprave të njohura në Itali dhe në botë. Ai  ishte  profesor i rregulltë në Romë në Universitetin Papnor Urbanian, si dhe ate Salezian, rektor i Universitetit Urbanian gjatë viteve 1974 – 1977. Gjatë studimeve të mia filozofike në këtë Universitet  (1969-1970) ishte dy vite profesor i metafizikës dhe filozofisë së krishterë. Janë të njohura tri aksioma të tija: homo adorans – njeriu adhurues; adoro, ergo sum, adhuroj, prandaj jam; amo, ergo sum, dashuroj, prandaj jam).
Në këtë promovim në Vatikan kanë marrë pjesë: kardinal Pietro Palazzini, kardinal Pericle Felice  kardinal Jozef Tomko. Ligjëruesi kryesor ishte Prof. Luigi Bogliolo dhe Chiara Lubich, e cila ishte e penguar, nuk mori pjesë. Kumtesën e saj e ka lexuar bashkëpunëtorja e saj. Prej nesh morëm pjesë: Don Ndue Gjergji, Don Zef Gashi, Don Shan Zefi, Don Prenkë Lazri dhe arbëreshi i njohur Imzot Eleuterio Fortino. Fjalën e falënderimit e pata unë. Ishte një promovim dhe përkujtim i mrekullueshëm, tejet i rrallë dhe shumë karakteristik.

Prishtinë, 14 shkurt 2024 Radio Maria

Disa statistika nga viti 1980:

Misionaret e Dashurisë janë kujdesur për: 

7500 fëmijë në 60 shkolla të tyre në botë;
960.000 të sëmurë në 213 spitale;
47. 000 të gëbulurë në 54 qendra:
3 400 të moshuar në 20 shtëpi;
mijëra fëmijë të shpetuar nga aborti nëpërmjet bijësimit apo adoptimit;
16. 000 njerëz që kanë vdekur në duar të Shën Nënës Tereze.

P. s.
Këtë statistika vetvetiu flasin dhe dëshmojnë! Sot ato janë shumëfishuar!

Pushtimet arabe, turke, mameluke dhe kryqëzatat ndaj territorit Izraelit të Palestinës

Nga: Gjergj – Skender Jashari

Territori izraelit i Palestinës, përjetoi pushtime nga barbarët arabo-islamik dhe turko-islamik gjatë periudhave më të gjata të historisë. Historia e pushtimeve të huaja të këtij territori fillon me pushtimin egjiptian me Betejën e Megidos, e vitit 1469 para Krishtit. Në qarqet islamike shqipfolëse dhe më gjerë tentohet që Palestinezët e sotëm( arabët dhe Egjiptianët e Rripit të Gazës) dhe aq më absurde edhe Jordanezët e Bregut Perëndimor të identifikohen si Filistinë. Filistinët kishin arritur në shekullin XII para Krishtit, nga brigjet e Detit Egje, duke u përzier me popullatën lokale Kananite, e që Faraoni Ramzesi III i shkatërroi Pelestët (Filistinët), rreth shekullit XII para Krishtit, duke i zhvendos në bregun jugor të braktisur të Kananit. Nabukodonosori II e pushtoi Filistinën në vitin 604 para Krishtit, e që pas këtij viti Filistina u zhduk nga historia. Pastaj pasoi pushtimi Persian në vitet 539-332 para Krishtit, e më pas pushtimi nga Aleksandri i Madh.
Rreth vitin 200 apo 198 para Krishtit, Perandori Seleucid Antiochus III, e pushtoi Palestinën, kurse pushtimi romak ndodhi në vitin 66 para Krishtit, e që trupat romake në vitin 63 para Krishtit e u vendosën aty. Shumicën e popullsisë në Levantin jugor( ku përfshihet edhe territori izraelit i Palestinës), përbëhej nga hebrenjët, kurse në fillim të periudhës së sundimit Bizantin, hebrenjët u bënë minoritet.
Perandoria Arabe edhe në kohën e Muhamedit pati orekse për pushtim të territoreve të huaja. Ekspedita e majit/qershorit 632, ishte rasti i parë i suksesshëm kundër territorit të perandorisë Bizantine. Perandoria Arabe pasi pushtoi nomadët e Arabisë, në luftërat e Ridës në vitet 632-633, u orientu në drejtim të pushtimit të Sirisë. Betejat në Ajnadayn në territorin izraelit të Palestinës dhe Fahl dhe Yarmouk në Transjordani, të ndodhura në vitet 634-636, e sidomos Beteja e Ajnadayn ishte beteja që dëboi garnizonin e fundit të Perandorisë Bizantine nga ky territor. Pushtimi i Perandorisë Arabe, përkohësisht do të ndërprehej me seperatizmin Tulunid, në vitin 873, guvernatori i Egjiptit Ahmad Ibn Tulun u nda nga Kalifati Abasid dhe formoi mbretërinë e tij të pavarur. Në vitit 878 Dinastia Tulunide okupoi shumicën e Dioqezës Lindore të Perandorisë Bizantine, por nuk ishin ende në gjendje të mbroheshin nga sulmet e Abasidëve. Ripushtimi arab ndodhi në vitet 905/906, nga Kalifi Abasid, arriti të ripushtoj territorin izraelit të Palestinës, kurse në korrik 946, Sayf al-Dawla, invadoi këtë territor.
Turmat e muslimanëve dhe hebrenjëve, më 966, shkrumbuan Kishën e Ringjalljes dhe e plaçkitën dhe e vranë Patriarkun e Jerusalemit Gjonin VII.

Pushtimi Fatimid, përfshirë edhe i territorit izraelit të Palestinës, ndodhi në vitet 969/970, që u vetëdeklaruan kalifat shi’it, duke shkatërruar Ikhshidids-ët. Por edhe më pas ndodhën pushtime të ndryshme si më 971, Qarmatianët sulmuan Damaskun, kurse më 5 shtator të atij viti pushtuan Ramallahun, më 972 ose 975, perandori Bizantin John I Tzimiskes udhëhoqi ekspeditën që arriti deri në Cezare dhe Tiberias në territorin izraelit të Palestinës. Kurse më 12 mars 977, sërish Ramallahu bie nën pushtimin e Qarmatianëve, mirëpo më 15 gusht 978, një ushtri e madhe Fatimide e shkatërroi ushtrinë e Alptakin-it dhe të Qarmatianëve në Palestinën jugore. Gjatë dimrit 978-979, gjenerali hebre i dinastisë Fatimide, ia ofroi Ramallahun në shkëmbim për liderin e Hamdanidëve( që ishte dinasti e shi-iave të Mesopotamisë veriore dhe Sirisë), por lideri i këtyre të fundit Abu Taghlib, në fillim e refuzoi shkaku që gjenerali ishte hebre, e pastaj e pranoi negocimin, derisa në gusht 979 Abu Taghlibi filloi ofenzive kundër Ramallahut, e që dështoi dhe u kap e u ekzekutu. Në qershor 981, ushtria Fatimide e rrethoi Damaskun, e që e pushtuan vetëm më 5 korrik 983, kurse në korrik beduinët u rrebeluan kundër Fatimidëve. Për të pasuar pastaj me revoltën e Tireut, që ishte rebelimi i popullatës së qytetin Tire në Libanin e sotëm, kundër Fatimidëve, që zgjati nga viti 996 deri 998, e që rrebelët ndihmoheshin edhe nga Bizanti, kurse Fatimidët atë e pushtuan në maj 998 dhe se liderët e rebelëve i torturuan dhe i kryqëzuan.
Kalifi al-Hakim bi-Amr Allah, e ndaloi procesionin e të Dielës së Larit, të krishterëve në Jerusalem, më 1008, kurse më 28 shtator 1009, e në disa burime më 18 tetor 1009, ai urdhëroi shkatërrimin e Kishës së Varrit të Shenjtë. Nga 1011 deri në shkurt 1013, ui rrebeluan fisi i Beduinëve Jarrahid( Djarrahid) e të cilët e pushtuan Ramallahun dhe formuan mini-kalifatin. Më 1012, filloi dekreti i kalifit al-Hakim bi-Amr Allah, për shtypjen e të krishterëve dhe hebrenjëve, por më 13 shkurt 1021, ky kalif u vra dhe pas tij erdhi djali i tij al-Zahir. Më 4 shtator 1015, ndodhi tërmeti dhe u shkatërru kupolla e “kupolës së Gurtë.” Sërish në shtator 1024, shpërtheu rebelimi beduin për shkak të privilegjeve në mbledhjen e taksave, e që rebelët sulmuan dhe plaçkitën Ramallahun dhe Tiberian. Në vitin 1027, u nënshkru traktati mes perandorit Bizantin dhe Kalifit Fatimid, që lejonte rindërtimin e Kishës së Varrit të Shenjtë, dhe që lejonte të krishterët të cilët ishin konvertu në islam të riktheheshin në besimin e tyre, në këmbim të rihapjes së xhamisë në Konstantinopojë. Por më 1029, Anushtakin al-Dizbari, shkatërroi koalicionin e Beduinëve në Palestinë dhe Siri. Në vitin 1032, nën urdhërat e kalifit al-Zahir përfunduan renovimet e xhamisë “kupola e Gurtë.”

Më 1071, Turqit Selxhuk, invaduan pjesë të mëdha të Azisë perëndimore, përfshirë edhe Azinë e vogël dhe Mesdheun lindor, duke pushtu edhe Ramallahun dhe duke rrethuar Jerusalemin, kurse më 1073, invaduan në Palestinë, e që më 1075, pushtuan Damaskun, e që në të njejtin vit e godet një thatësi e madhe Palestinën. Selxhukët më 1077 pushtuan Jafën, kurse Fatimidët pushtuan Tiren. Më vitin 1093, muslimanët e bregdetit ia ndaluan të krishterëve të hyjnë në Palestinë.
Kurse më 27 nëntor 1095, Papa Urbani II nisi Kryqëzatën e I, me qëllim të pushtimit të Jerusalemit dhe Tokës së Shenjtë dhe çlirimit nga të krishterët lindor dhe sundimi islamik. Nga korrik 1098, Fatimidër rrethuan Jerusalemin, kurse më 26 gusht arritën ta pushtonin këtë qytet. Më 12 gusht 1099, Kryqëtarët shkatërruan ushtrinë Fatimide në Betejën e Ashkelonit, pas të cilës Kryqëtarët hynë në qytetin e Jafas.
Më 23 gusht 1153, Frankët pushtuan Ashkelonin duke kompletu pushtimin e tyre të bregut perëndimor të Detit Mesdhe. Më 25 nëntor 1177, në Betejën e Moontgisard-it, Baldvini i IV i Jerusalemit dhe Raynald i Shatillon( Chatillon) shkatërruan Saladinin e dinastisë Ajubide, që ndodhi mes Ramallahut dhe Jibna-s (Yibna). Kryqëtarët pushtuan Tiren, më 1124, por më 1 maj 1187, Saladini në Betejën Cresson, mposhti Kryqëtarët, për të pushtuar në qershor të po atij viti Tiberian, kurse më 4 korrik mposhti Mbretin e Jerusalemit në Betejën e Hattin-it, kurse më 2 tetor të të njejtit vit Saladini pushtoi Jerusalemin. Mirëpo luftërat vazhduan, më 28 gusht 1189, Guy i Lusignan-it, e rrethoi Akren, e që më 8 qershor 1191, Riçard Zemërluani arrit në Akre, e që më 12 korrik garnizoni musliman u dorëzu tek Kryqëtarët, derisa të burgosurit u ekzekutuan më 20 gusht jashtë rrethinës së Akres. Më 7 shtator 1191, Riçardi I i Anglisë e shkatërroi Saladinin në Betejën Arsuf, por më 1 shtator ose 2 shtator 1192, që të dy nënshkruan Traktatin e Jafa-s, e që disa herë njihet edhe si Traktati i Ramallahut. Në 18 shkurt 1229, Frederiku II dhe sulltani Ejubid Al-Kamil nënshrkuan Traktatin e Jafas, me të cilën pushteti i krishter rivehej në Jerusalem, Nazaret, Betlehem në këmbim të mbrojtjes së muslimanëve.
Më 11 korrik 1244, Khvarezmianët, pushtruan Jerusalemin dhe masakruan banorët, kurse më 18 tetor në Betejën e La Forbie në veri-lindje të Gazës, Kryqëtarët dhe aleatët e tyre Ejubidët e Damaskut, Homsit dhe Kerkak pësojnë humbje të rëndë nga ushtria Egjiptiane dhe Khvarezmianët. Më 3 shtator 1260, ndodhi Beteja e Ain Jalut mes Mamelukëve të Egjiptit dhe Mongolëve, kurse dinastia Mameluke Bahri e Egjiptit pushtoi më 1265 disa qytete të Lindjes së Mesme nga Kryqëtarët, si Haifan, Arsuf dhe Cezarenë bregdetare.
Më 18 maj 1291, Al-Ashraf Khalil i Egjiptit e pushtoi Akren, duke zhdukur Mbretërinë Kryqtare të Jerusalemit dhe duke i dhënë fund Kryqëzatës së Nëntë. Periudha Mameluke zgjati nga viti 1291, deri më 1517, kur Perandoria Osmane pushtoi Palestinën.
Sipas disa akademikëve, shenjtërimi i Jerusalemit u rritë pas ekspansionit dhe rritjes së një zhanri të literaturës e njohur si al-Fadhail( udhëzues fetarë) ose si histori e qyteteve, që ishin kryesisht në periudhën Umayyade, por të tjerët e theksojnë se ishin motivet politike islamike të dinastisë Umayyade, që e shenjtëruan Jerusalemin në Islam. Referencat e shumta politike për xhaminë al-Aksa, datojnë nga shekulli XII, ose më pas për shkak të pushtimit të Kryqtarëve, por disa përpjeken ta argumentojnë që bazohet në hadithe të numërt që datojnë nga lindja e islamit.

Më: 14.02.2024

Gjergj – Skender Jashari i burgosur politik nga EULEX, për rastet e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë së Serbisë në Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim është pjesë e marrur nga punimi i bërë gjatë qëndrimit në burgimin politik!
Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.

Çka duhet të bëjmë me njerëzit që s’kanë kufi për të keq…?

0
Nga : Lirim Gashi, Prishtinë
😆 😆 😆
Në duhet t’i largojmë nga jeta jonë private dhe publike njerëzit që nuk kanë kufij për të keq?
Si?
Ose duke i denoncuar ata tek autoritetet përkatëse dhe duke i dërguar në trajtim neuropsikiatrik dhe terapi psikologjike, nëse janë qytetarë të dhunshëm, ose duke i denoncuar ata tek autoritetet përkatëse dhe duke i dërguar në burg nëse janë politikanë të fuqishëm dhe të dhunshëm.
Pra, ne fjalën “njeri i ndërgjegjshëm” duhet ta bëjmë më të rëndësishme se çdo gjë tjetër, sepse sa më shumë që abuzojmë politikisht me fjalën komb, aq më shumë e dëmtojmë atë duke e bërë të pakuptimtë patriotizmin e vërtetë, gjë që i ndihmon politikanët populistë të vijnë dhe të qëndrojnë në pushtet pa rezultate konkrete.
Por kjo diagnozë e imja ka kuptim vetëm në situata normale kombëtare dhe ndërkombëtare dhe nuk i referohet situatës në të cilën ndodhemi ne si komb dhe shtet.
Sepse ne jemi të kërcënuar konkretisht nga Serbia dhe mes aleatëve tanë më të rëndësishëm mbretëron një konfuzion dhe dallim i paarsyeshëm për mënyrën se si duhet ndalur Serbia.
Pra, në këtë rast nuk mund të flasim për populizmin si formë të preferuar të qeverisjes nga Qeveria jonë, por për një shqetësim të arsyeshëm që dikton politikën e saj.
Me populizëm deluzional unë e kuptoj çmendurinë masive të njerëzve përmes folklorit të panevojshëm patriotik, që duhet nënkuptuar.
Në botën e sotme, ku ka filluar të lulëzojë përsëri nacional-socializmi, i cili vetë si term përbëhet nga dy fjalë që nuk kanë kuptim së bashku, është e lehtë të jesh një populist ekstrem.
Megjithatë, socializmi demokratik nuk është një ide apo një ideologji e lindur për të përfituar një komb në kurriz ose në dëm të një kombi tjetër, por një ide apo një ideologji ndërkombëtare që ofron një platformë bazë, por të qartë për shndërrimin e padrejtësisë në drejtësi dhe pabarazisë në barazi të të gjithë individëve dhe kombeve. nëpërmjet përfshirjes dhe aplikimit të faktorit solidaritet në balancimin e padrejtësive që natyra u ka bërë njerëzve duke i krijuar ata me predispozita të pabarabarta fizike dhe mendore.
Prandaj, në qendër të mendimit socialist demokratik është njeriu që gjen kuptimin e jetës duke avokuar për një botë më të drejtë.
Sepse duke avokuar për përmirësimin e mirëqenies së shoqërisë në tërësi, ai krijon edhe kushte më të mira jetese për veten e tij.
Sepse kur shoqëria dhe vendi përparon, edhe ai përparon.
Kjo ishte ideja bazë e gjeniut gjerman, çifutit Karl Marks, i cili, duke reduktuar dallimet materiale mes njerëzve, donte t’i krijonte të paktën të njëjtat mundësi për të gjithë
Dhe si funksionon më së miri solidariteti mes njerëzve ?
Kur ata nuk që mund t’i shfrytëzojnë mundësitë e barabarta për shkak të deficiteve të tyre natyrore fizike ose psikologjike, ndihmohen nga ata të cilëve natyra u ka dhuruar predispozita më të avancuara fizike dhe mendore.
Megjithatë, ne të gjithë jemi dëshmitarë se si abuzuan më vonë me marksizmit origjinal Hitleri dhe Stalini.
Ata krijuan fashizmin djathtist dhe majtist të varianteve më ekstreme, që rezultoi me një det gjaku.
Dhe në këtë mënyrë  krijuan përshtypjen e përgjithshme se ideja bazë e Marksit, që e konsideronte socializmin si një rrugë tranzite drejt komunizmit, nuk funksionon.
Çfarë do të thotë kjo kur përkthehet në gjuhën e kuptueshme popullore ?
Se edhe ideologjitë më të mira nuk i zgjidhin problemet nëse zbatohen nga njerëz të këqij.
Por çfarë na mëson natyra?
Që një gjendje e ekuilibruar e mendjes dhe trupit balancon të gjithë organizmin, ndërsa organizmi i ekuilibruar është më i shëndetshëm dhe më produktiv.
Por cili është shkaku i të gjitha problemeve?
Natyrisht kompleksi i inferioritetit.
Pse?
Sepse u krijon njerëzve ambicie të sëmura dhe plane të ndryshme hakmarrëse ndaj njerëzve të pafajshëm vetëm pse kanë një avantazh intelektual.
Pra, në vend që të mësojnë diçka prej tyre, politikanët që vuajnë nga sindroma e inferioritetit apo nga vlera më e ulët i likuidojnë ata fizikisht, siç ka ndodhur shumë herë në historinë njerëzore.
Dhe për të mos iu përgjigjur ligjit, ata thjesht e ndryshojnë atë dhe e përshtatin me interesat apo nevojat e tyre
Ose e thyejnë atë, siç ndodhi këtu në Kosovë, ku liderët mafioz të shtetit që vinin nga partitë mafioze politike punësuan njerëzit e tyre në të gjitha levat vendimmarrëse të pushtetit legjislativ, ekzekutiv, juridik dhe prokurorial.
Si mund të krijohet paqja e qëndrueshme?
Nëse krijohen predispozita ligjore që askush të mos guxojë të zotërojë më shumë se dhjetë milionë euro pasuri.
Kushdo që fiton më shumë se dhjetë milionë tepricën duhet ta vë në dispozicion të institucioneve përkatëse shtetërore, të cilat duhet të kontrollohen nga njerëz të besueshëm si Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj, Pal Lekaj dhe Fatmir Limaj.
Sepse këta patriotë me rrota nga karota do t’i menaxhojnë në mënyrën më të ndërgjegjshme të mundur kursimet e njerëzve punëtorë.
Si?
Duke i depozituar ato në llogaritë e tyre bankare për t’i ruajtur si sytë e ballit, si diellin që bën dritë, si lulet e beharit dhe si nënën që i ka rrit.
Dhe natyrisht duke i shpenzuar ato vetëm nëse mbretëron varfëri e madhe tek banorët e Burojes, Gllogjanit dhe Katolikojes.

Unë du me t’dashtë n’terr

0

Ervina Toptani, Vjenë

Poezi

Kam frikë me t’dashtë n’dritë,
Andrrat e çiluna n’zemër teme
njerzia n’ag m’i ka shkelë,
Pat zbardhë dita …
Unë du me t’dashtë n’terr,
Me u lavjerrë përqafë n’ty n’natën pus,
Njashtu e di se askush s’ka me kuptu
me çka terri ma ngin shpirtin,
çka nata ushqen n’mu,
Ndeze n’shkreptimë t’synit tand nji xixë,
Njaq sa me m’kqyrë buzët,
N’terrin tem t’dashnisë,
s’vyen ma shumë dritë…
Lenjau ditën t’marrve për me u dashtë shpirt

Qëllimi jodashmirës i Dritan Goxhajt, mund të jetë: “Të mos përforcohet ushtria, dhe nëse shqiptarët sulmohen, ta ketë më lehtë Serbia”

0

Nga: Aurel Dasareti, ekspert i shkencave psikologjike ushtarake, SHBA

Historia është plot me luftëra që të gjithë kokëmishët e “dinin” se nuk do të ndodhnin.

Dje postova artikullin:

“Rreziqet e mëdha kërkojnë mençuri dhe guxim të madh”.

Aty përmenda nevojën e madhe që kanë për përforcimin e mbrojtjes (ushtrisë) Kosova dhe Shqipëria (por edhe gjithë Evropa…).

Sot një bashkëkombës që me dekada jeton në Finlandë dhe me të cilin kam pasur rastin të takohem 2 herë, ma dërgoi shkrimin e Dritan Goxhaj:

“Propaganda e frikës”,

në të cilin “fenomeni i gjithëdijshëm” Dritan Goxhaj, i vetmi në rruzullin tokësor, mohon rrezikun vdekjeprurës që i kanoset Kosovës nga Serbia…

I them Dritan Goxhaj-t: Është papërgjegjësi nga ana jote t’i shtysh njerëzit të besojnë se ne shqiptarët, veçanërisht Kosova, nuk ka nevojë të përgatitet për luftë sepse Serbia-zagari i Rusisë (sipas teje) qenka “engjëll” dhe jo djall barbar, jo rrezik për Kosovën.

Dhe (gjithmonë sipas teje) Kosova (dhe Shqipëria) nuk kanë nevojë të përforcojnë ushtrinë (mbrojtjen).

Kjo që ty trillon apo fantazon e çuditshme. Është plotësisht e pajustifikueshme ta gënjejmë dhe shtyjmë popullatën shqiptare të besojë se nuk kemi nevojë të përgatitemi për luftë, sidomos në situatën aktuale kur gjithë shtetet e Evropës brengosen për rrezikun që u kërcënohet nga Rusia.

Qëllimi jot jo aq dashamirës për kombin të cilit i përket mund të jetë: “Të mos përforcohet ushtria, dhe nëse shqiptarët sulmohen, ta ketë më lehtë Serbia”.

Ndoshta është miu i kanalizimeve Edvin Kristaq Rama ai që qëndron pas teje dhe ta ka vizatuar shkarravinën.  

***

Gjëja e parë dhe e dukshme në analizën e mbrojtjes, sidomos për oficerët e lartë perëndimor (përshirë vogëlsinë time) është: “Nëse doni paqe, duhet të përgatiteni për luftë”.

Sot situata e pasigurisë për të gjithë botën liridashëse (veçanërisht nëse Ukraina e humbën luftën mbrojtëse ndaj Rusisë fashiste terroriste) është më e rrezikshmja që prej mbarimit të Luftës së Dytë Botërore. Këtë e thonë të gjithë ushtarakët perëndimor, unë vetëm e përsëris…

Historia është plot me luftëra që të gjithë kokëmishët e “dinin” se nuk do të ndodhnin.

Edhe serbomëdhnejt si Petkoviq, e edhe ndërkombëtarët, me çdo kusht e duan “asociacionin e komunave serbe…”?!

0

Gani I. Mehmeti

KUR PETKOVIQ FLET PËR KURTIN DHE ASOCIACIONIN!

Është për t’u habitur se si të gjithë, serbë e ndërkombëtarë janë tekur në formimin e këtioj ASOCIACIONI të komunave me shumicë serbe! Doemos të shkon mendja se prapa tij mëshihet diçka, për çka edhe nuk ia vlen të formohet fare, pse të gjithë mendjen e fjalën e kanë në këtë asociacion. Apo, ai vetë është djalli për ne shqiptarët dhe Kosovën! Ec e mos dysho se me Asociacion nuk do bëhet ndarja e veriut të Kosovës, sepse, serbët o kanë të drejta në Republikën e Kosovës o nuk kanë askund, e, në Serbi, jo se jo.
Shih për këtë, duke kërkuar formimin e asociacionit, Petkoviq tërthorazi, përpiqet të thotë diçka për Albin Kujrtin, se gjoja ai nuk e dashka paqen, se vetëm përmes asociacionit, u krijuaka paqja! Sa neveritës është!
“Nëse kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, vërtetë do të kujdesej për paqen dhe normalizimin e marrëdhënieve me Serbisë, ai fillimisht do të formonte Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, i cili u garanton serbëve të drejtat kolektive dhe individuale”. – thotë Petkoviq, duke harruar të cekë të drejtat e shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, ëpor përse jo, edhe asimilëimin e hsqiptarëve në Tregun e Ri (Novi Pazar) pas Luftës së Dytë Botërore e djuke I kthyer ata në muslimanë, boshnjakë e serbë (ndoshta ndonjërin), pse ua ndaluan edhe gjuhën amtare e të mos flasim për shumë.
Petkoviq e di se asociacioni do të jetë një zorrë qorre për Kosovën dhe do ta pengojë në zhvillimin e saj në të ardhemn, prandaj e kërkon me kaq ngulm. Serbët në Republiokën e Kosovës kanë të garantuar liritë dhe të drejtat e tyre me Kushtetutën e Ahtisarit, sa një fshat është bërë një komunë aty ku ishin serbët më shumë se shqiptarët. Serbët në Kosovë janë të perkëdhelur nga të gjithë, janë tepër të privilegjuar, prandaj nuk e njohin Republikën e Kosovës. E, Petkoviq, nuk e di sa është i in formuar se këta janë brenda Kosovës dhe duhet ta njohin shtetësinë e saj, prandaj, pse është shtet, ata ose duhet ta njohin shtetin e Kosovës ose askush nuk i ndalë, janë të lirë të jetojnë ku të duan, atje ku ata e ndiekan veten të lirë, por gabojnë, se nuk janë askund më të lirë se në Kosovë.
Me formimikn e asociacionit do të normalizobte marrëdhëniet me Serbinë, thtë Petkoviq. Jo, duhet ta njohi edhe Serbia shtetin e Kosovës, pastaj mund të flasim për normalizim marrëdhëniesh.
Kurti u ka dalë në pritë, janë aq të mllefosur në të, sa krejt Kosova u është bërë ALBIN KURTI, si këtij, si Vuçiqit e disa tjerëve. Nga inati, mllefi, zilia – ka gjasa edhe të pëlacisn, pa shkaur shumë larg.


Po, lëreni njeriun të punojë për shtetin e tij, se atë e ka për detyrë, dhe nuk është duke bërë kundër askujt vetëm në përpjekje të zbatimit të ligjit e të Kushtetutës së Kosovës. Është dashur, që të pëaktën të tregojë se nuk mendon vetëm për lirinë e të drejtat e serbëve, por edhe të të tjerëve. Përse nuk lufton kështu edhe për lirinë e të drejtat e shqiptarëve brenda Serbisë?
Ndërkaq, deri sa Petkoviq kërkon ditë e natë asociacionin, përse nuk reagon ndaj Vuçiqit për njohjen e Shtetit të Kosovës.
Vështirë është të jesh njeri në kuptimin e plotë të fjalës, Petkoviq!