Kreu Blog Faqe 98

Marjana Koçeku: Dhuna ndaj protestuesve tregon pafuqinë e qeverisë, asnjë qeveri nuk mbijeton me forcë

2
Deputetja Marjana Koçeku, e njohur si Neomalsorja, ka reaguar pas përplasjeve midis Policisë së Shtetit dhe protestuesve gjatë tubimit të mbajtur para Parlamentit, duke kritikuar ashpër reagimin e autoriteteve.
 

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Koçek shprehu se e ka ndjekur me shqetësim dhunën e ushtruar ndaj protestuesve, ndërsa akuzoi qeverinë se, në mungesë të argumenteve, po i përgjigjet pakënaqësisë së qytetarëve me forcë. 

“Në një shtet ku argumentet mbarojnë, mbeten vetëm shkopi i gomës, prangat dhe çizmet e policisë. Por asnjë qeveri nuk e ka zgjatur jetën e saj duke goditur qytetarët që kërkojnë të dëgjohen. Mjafton të shohim historinë për ta kuptuar këtë”, shkruan Koçeku.

Deputeti, i cili pak ditë më parë u largua nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste, shtoi se përdorimi i dhunës nuk është shenjë force, por provë e pafuqisë së qeverisë për të bindur qytetarët. 

“Një shtet që zgjedh t’i përgjigjet pakënaqësisë qytetare me dhunë nuk po tregon forcë; po tregon paaftësinë e tij për të bindur”, thekson Koçeku.

Marshimi i fundit

0

MARSHIMI I FUNDIT

Poezi 

Si skifterë qëndruat
në Bajgorë, Llap e Gallap;
ngadhënjyet te tabet e Llapashticës,
duke zmbrapsur turpshëm
ushtarë, policë
e paramilitarë të armikut.

Më 2 korrik 1999,
si ushtarë të Gardës elitë,
marshuat
e festuat në Prishtinë;
por një ushtar i huaj,
i papërvojë,
nuk diti ta bënte dallimin
se kush ishin çlirimtarët
e kush ushtarët e armikut.

Ju goditi pamëshirshëm
me armën e tij;
gëzimi e hareja
u kthyen në zi.

Kosova humbi
dy ushtarë shembullorë.

Në varrimin tuaj
të gjithë u emocionuan
dhe derdhën lot,
kur kontributin tuaj
në beteja
e kujtuan.

S’është thënë kot:
axhamiu mund të gabojë,
edhe dasmën
në makth e trishtim
ta shndërrojë.

Tragjedia
nuk ua zbehu meritat,
por ua ngriti lavdinë;
ndonëse luftuat
në dëborë, acar e shi,
që Kosova
të mos mbetej nën Serbi.

Latë të veja gratë,
latë jetimë fëmijët.

Avni Dudi e Fahri Bici,
yje lirie
me heroizmin e treguar,
qiellit dardan
i dhatë shkëlqim!

Arif Ejupi, Llaushë–Besianë, 2 korrik 2007

Perspektiva e zhvillimit dhe forcimit të kombit shqiptar përmes integrimit ekonomik dhe shfrytëzimit të potencialeve kombëtare

0

Prof. Dr. Sabri Tahiri, Gjilan

_____

Kombi shqiptar ndodhet në një moment historik me mundësi të mëdha zhvillimi. Për herë të parë në historinë moderne ekzistojnë dy shtete shqiptare, Shqipëria dhe Kosova, ndërsa shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Luginën e Preshevës dhe diaspora përbëjnë një potencial të jashtëzakonshëm njerëzor, ekonomik dhe intelektual. Kjo krijon kushtet që zhvillimi kombëtar të mos mbështetet vetëm në ndjenjat patriotike, por në ndërtimin e një hapësire të integruar ekonomike, infrastrukturore, arsimore dhe kulturore.
Shekulli XXI nuk është shekulli i pushtimeve ushtarake, por i konkurrencës ekonomike. Kombet që prodhojnë, eksportojnë, zhvillojnë teknologjinë dhe investojnë në kapitalin njerëzor bëhen më të fuqishme dhe më të pavarura. Pikërisht këtu duhet të përqendrohet vizioni i zhvillimit të shqiptarëve.
Një nga shtyllat kryesore duhet të jetë ringjallja e bujqësisë. Kosova ka mijëra hektarë tokë pjellore që ende nuk shfrytëzohen plotësisht. Çdo hektar i papunuar përfaqëson humbje ekonomike dhe varësi më të madhe nga importet. Politikat shtetërore duhet të mbështesin fermerët me subvencione, ujitje moderne, mekanizim, grumbullim dhe përpunim të produkteve. Sa më shumë të rritet prodhimi vendor, aq më e fortë bëhet siguria ushqimore dhe ekonomia kombëtare.
Bujqësia duhet të shoqërohet me zhvillimin e industrisë agro-përpunuese, e cila shumëfishon vlerën e prodhimit. Fabrikat për përpunimin e qumështit, mishit, drithërave, pemëve dhe perimeve krijojnë vende pune, rrisin eksportin dhe mbajnë fitimin brenda ekonomisë shqiptare.
Një tjetër motor zhvillimi është turizmi. Shqipëria tashmë po fiton reputacion ndërkombëtar si destinacion turistik, ndërsa Kosova ka potencial të madh në turizmin malor, kulturor, historik dhe memorial. Paketa të përbashkëta turistike Shqipëri–Kosovë do të krijonin mijëra vende pune dhe do t’u jepnin të rinjve mundësi të ndërtojnë të ardhmen në vendin e tyre.
Po aq i rëndësishëm është integrimi ekonomik ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës. Harmonizimi i politikave ekonomike, zhvillimi i tregut të përbashkët, investimet në infrastrukturë, energji, arsim dhe teknologji do të krijonin një hapësirë ekonomike më konkurruese dhe më tërheqëse për investime.
Në këtë drejtim, ndërtimi i hekurudhës Durrës–Prishtinë, modernizimi i rrugëve, zhvillimi i Porteve të Durrësit dhe Shëngjinit si dalje detare për Kosovën, si dhe krijimi i qendrave moderne logjistike do të ndryshonin rrënjësisht perspektivën ekonomike të gjithë hapësirës shqiptare.
Po aq i rëndësishëm është bashkëpunimi energjetik. Shqipëria dhe Kosova, duke bashkuar potencialet në energjinë hidrike, diellore dhe të erës, mund të ndërtojnë një sistem energjetik më të sigurt, më të qëndrueshëm dhe më konkurrues.
Megjithatë, asnjë strategji nuk mund të ketë sukses pa institucione të forta, drejtësi të pavarur, administratë profesionale dhe luftë të pakompromis kundër korrupsionit. Këto janë themelet mbi të cilat ndërtohet besimi i qytetarëve dhe i investitorëve.
Një rol të pazëvendësueshëm ka edhe diaspora shqiptare. Përvoja profesionale, kapitali financiar dhe lidhjet ndërkombëtare të saj duhet të shndërrohen në motor të zhvillimit ekonomik dhe teknologjik të kombit.
Në përfundim, forca e kombit shqiptar nuk do të përcaktohet nga madhësia e territorit, por nga madhësia e ekonomisë, cilësia e arsimit, zhvillimi teknologjik, forca e institucioneve dhe aftësia për të krijuar mirëqenie për qytetarët. Një hapësirë shqiptare e lidhur me autostrada, hekurudha, porte, rrjete energjetike, universitete dhe treg të përbashkët do të jetë më e zhvilluar, më e qëndrueshme dhe më e respektuar në Evropë.
Por çdo vizion ka vlerë vetëm kur shndërrohet në një program konkret veprimi. Prandaj, për të kaluar nga idetë te rezultatet, nevojitet një platformë e qartë strategjike, e cila të orientojë politikat zhvillimore të Shqipërisë, Kosovës dhe gjithë hapësirës shqiptare. Në këtë frymë propozohet ky Manifest me 10 pika për zhvillimin dhe fuqizimin ekonomik të kombit shqiptar:

Manifest me 10 pika për zhvillimin dhe fuqizimin ekonomik të hapësirës shqiptare

1. Të punohet çdo pëllëmbë tokë bujqësore dhe të garantohet siguria ushqimore.
2. Të zhvillohet industria përpunuese dhe të rritet eksporti i produkteve shqiptare.
3. Të ndërtohet tregu i përbashkët ekonomik Shqipëri–Kosovë.
4. Të investohet fuqishëm në turizmin mbarëshqiptar si burim punësimi dhe zhvillimi.
5. Të ndërtohen projektet strategjike infrastrukturore: hekurudha Durrës–Prishtinë, rrugë moderne, porte dhe qendra logjistike.
6. Të krijohet një treg i përbashkët energjetik me investime në energjinë ujore, diellore dhe të erës.
7. Të investohet në arsim, shkencë, inovacion dhe teknologji si bazë e ekonomisë së së ardhmes.
8. Të angazhohet diaspora si partner strategjik për investime dhe transferim të njohurive.
9. Të forcohet sundimi i ligjit, transparenca dhe lufta kundër korrupsionit.
10. Të hartohet një Strategji e Përbashkët Kombëtare e Zhvillimit Ekonomik, me objektiva afatgjata dhe koordinim të vazhdueshëm ndërmjet Shqipërisë, Kosovës dhe faktorëve shqiptarë në rajon.

Përmbyllje
Historia na mëson se kombet nuk bëhen të fuqishme vetëm duke ruajtur kujtesën e së kaluarës, por duke ndërtuar me mençuri të ardhmen. Shqiptarët kanë kapital njerëzor, pasuri natyrore, pozitë gjeostrategjike dhe një diasporë të fuqishme. Nëse këto potenciale bashkohen rreth një vizioni të përbashkët zhvillimor, hapësira shqiptare mund të shndërrohet në një faktor stabiliteti, prosperiteti dhe përparimi në Evropën Juglindore.
Le ta bëjmë zhvillimin ekonomik projektin tonë më të madh kombëtar. Një komb që prodhon, investon, inovon dhe bashkëpunon është një komb që ecën me siguri drejt së ardhmes.

Më 3 korrik 2026

Çka bëri dhe kush është Fabrika e Qumështit “Vita” në Istog?

1
Gati si inxhinier i diplomuar i agronomisë, veprimtar dhe mbështetës i fermerëve shqiptarë
po e shfrytëzoj këtë rast për ta hapur pjesën e dytë të debatit publik rreth sektorit të qumështit në Kosovë.
Drejtori i fabrikës Vita deklaroi se inspektorët paskan shkuar pa paralajmërim dhe se me këto kontrolle po ndihmohen kompanitë e Serbisë.
Por, sipas të dhënave publike të regjistrimit të bizneseve në ARBK, emri zyrtar i kësaj kompanie figuron si Abrazen L.L.C., ndërsa pronare e saj rezulton kompania Abrazen Ltd, e regjistruar në Maltë. Dokumentet publike të publikuara tregojnë gjithashtu se në strukturën pronësore figuron edhe një person me shtetësi të Serbisë.
Prandaj, si qytetar, si agronom dhe si mbështetës i fermerëve vendorë, shtroj këto pyetje legjitime:
Nëse inspektorët e shtetit po i ndihmokan kompanitë e Serbisë duke ushtruar kontroll sipas ligjit, atëherë si duhet të kuptohet fakti që në strukturën pronësore të kompanisë figurojnë lidhje me një shtetase të Serbisë?
A nuk është detyrë e institucioneve që të kontrollojnë çdo operator ekonomik pa dallim, qoftë ai me kapital vendor apo të huaj?
A nuk kanë të drejtë fermerët dhe konsumatorët e Kosovës të dinë se kush qëndron pas kompanive që grumbullojnë dhe përpunojnë qumështin e tyre?
Unë besoj se siguria ushqimore, transparenca dhe mbrojtja e fermerit kosovar janë më të rëndësishme se çdo propagandë politike. Ligji duhet të vlejë për të gjithë njësoj.
Qumështi i fermerit tonë është djersa e familjeve tona. Ai meriton pagesë të rregullt, trajtim të drejtë dhe transparencë të plotë nga çdo grumbullues e përpunues.
Shëndet për qytetarët. Mbështetje për fermerët. Transparencë për konsumatorët.
Sak Muji
Por ah burgu politik 1981-1990
Gati si Inxhinier i Diplomuar i Agronomisë
Kryetar i Shoqatës Kulturore Shqiptare “Aleksandër Moisiu” – Paradiso, Zvicër
_____

Zgjedhjet politike për Kryeprokuror të Shtetit dhe “Keqpërdoruesi Special” sipas Isa Mulajt

0
Zgjedhjet politike për Kryeprokuror të Shtetit: Keqpërdoruesi Special Naim Abazi nga LDK-UDB-KGB
Zgjedhjet politike nuk kanë përfunduar ende. Fushata sapo ka filluar për pozitën më të rëndësishme politike në Kosovë, atë për Kryeprokurorin e Shtetit. Kanditatët për këtë pozitë janë: Rafet Halimi – Prokuror i Prokurorisë Speciale, Naim Abazi – Prokuror i Prokurorisë Speciale, Atdhe Dema – Prokuror i Prokurorisë Speciale, Zjenullah Gashi – Kryeprokuror i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, dhe Shqipdon Fazliu – Prokuror në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit. Në vijim u sjellim dosje dhe prova për ndonjë nga kandidatët, në rastin konkret për kandidatin Naim Abazi.
Naim Abazi nuk është kandidat nga PSRK por nga LDK. Ai nuk konkurron për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit por të Kryetarit të LDK-së nën hije. Ndaj tij ka kërkesa zyrtare për dergimin në komisionin disiplinor, prova të vjetra e të reja, për shkak të mos kryerjes me dashje të detyrës zyrtare të përcaktuar me ligj, keqpërdorimi i detyrës zyrtare, fshehja e provave, mbrojtja e krimeve të LDK-së siç janë vrasjet serike, shpërlarja e parave me çanta dhe financimi i lajmeve të rrejshme. Këto nuk janë vetëm akuza të depozituara në vendet e duhura, por prova përtej të cilave nuk ka ku të shkohet, ose, siç thoshte ish-prokurori special Elez Blakaj, problemi është se çka të bëjmë me provat të cilat nuk mund të injorohen, se sa për aktgjykime të gjykatave po dihet. Për këtë arsye, pra për shkak të provave si vepra penale të konsumuara të cilat injoroheshin nga Prokuroria Speciale, Elez Blakaj u detyrua të ikë azil në SHBA, pasi kishte refuzuar të bashkpunoj me krimin sikur ish-kolegët e tij si çifti i Naim Abazit.
Çka thonë provat të cilat prokurori i PSRK-së Naim Abazi i ka shpërfillur, fshehur, dhe vazhdon t’i shërbejë Ndërmarrjes së Përbashkët Kriminale të LDK-së? Cilat janë vepra penale të konsumuara përtej të cilave nuk ka ku të shkohet pos të merren masa në bazë të provave? Kush janë personat me vepra të konsumuara sipas provave të cilët PSRK ose i fsheh, ose thotë “rast nën hetim” sa për t’i mbrojtur krimet?
1) Prokurori Naim Abazi, por edhe KPK, kanë refuzuar të marrin masa disiplinore ndaj krimeve të prokurorëve të politizuar Lumturije Hoxha dhe Ersan Çavolli nga Prokuroria Themelore në Pejë. Këta prokurorë nuk i japin llogari ligjit, institucionit, shtetit dhe Kuvendit, por shpiunit të regjimit të Sërbisë dhe vrasësit serik të shqiptarëve, Gani Gecit. Madje, edhe vetë Gani Geci po dijke me u shashtrisë e me u fëlliq përpara ligjit me kërkesat e prokurorëve të sëmurë të LDK-së si Naim Abazi, Lumturije Hoxha dhe Ersan Çavolli për të bërë më shumë krime ose vrasje.
2) Ish-Avokati i Popullit, Sami Kurteshi, publikisht e ka denoncuar PSRK-në si jashtëzakonisht të kriminalizuar që mbulon vrasje, në të cilën ka prokurorë të cilët e kanë vendin në burg, por mandej shpërblehen. Një prokuror i kriminalizuar i cili ka mbuluar vrasje (por kot sepse nuk mund t’i ikë provave) dhe po e kërkon shpërblimin e “merituar” për t’u bërë Kryeprokuror i Shtetit, është Naim Abazi. Më tutje, ish-avokati, akuzon publikisht mediat si periskopi,com, gazetaexpress,com, insajderi,org, reporteri,net dhe gazetarët si Ilir Mirena dhe Lirim Mehmetaj si “vrasës me pagesë” të aleancës kriminale në mbrojtje të vrasësve dhe krimit të organizuar përmes dezinformimit. Të gjitha këto, sidomos provat e pakontestueshme kundër Ilir Mirenës, Xhevdet Mazrekajt, Parim Ollurit, Nehat Shaqirit, i ka pasur në dispozicion prokurori Naim Abazi që po mendon se ende mund t’i fsheh, por ne do t’ia bëjmë publike. Mediat dhe gazetarët e apostrofuar nuk kanë nevojë të vrasin me dorën e tyre personale; vrasjet i bënë çifti i Gani Gecit, e pastaj kur ky e lëshon një rrenë ose pordhë për dezinformim, mediat turren se cila po e konsumon ose po e pin ma e para.
3) Kur jemi te vrasjet e klanit të LDK-së që i mbulon ose hesht PSRK, publiku synohet të dezinformohet përmes devijimit të hetimeve nga mediat e ndërmarrjes së përbashkët kriminale. Për shembull, rastin e Gani Gecit si shpiun i regjimit të Sërbisë, vrasës serik i shqiptarëve, dhe vetëgjyqësisë së tij përmes dezinformimit publik nëpër mediat që financohen nga çantat me para (vepër penale e shpërlarjes së parave dhe financimin e terrorizmit) e ka pasur prokurori Naim Abazi. Pjesa më e madhe e publikut shpreh neveri se këtu nuk ka shtet sepse Gani Geci do të duhej të ishte në burg. Për shkak se nuk ka shtet ligjor, ka qenë i deytruar të ikë edhe prokurori special Elez Blakaj. Mirëpo, edhe pse nuk ka shtet për t’i dënuar vrasësit, ka prova të cilave nuk mund t’iu iket, pavarësisht dezinformimeve masive rreth vrasjeve. Për shembull, mediat e financuara nga çantat me para ende dezinformojnë se Bekim Kastratin dhe Besim Dajakun kinse i ka vrarë SHIK-u. Këtë deiznformatë i pari e kishte përhapur në gazetën “Bota Sot” Gani Geci, sipas të cilit, Bekim Kastrati ishte vrarë me breshëri automatiku. Kur kryeredaktori i gazetës “Bota Sot” Rexhep Kastrati kishte shkuar për ta vizituar trupin e Bekimit në morgun e spitalit, e kishte vërejtur se Bekimi ishte vrarë vetëm me një plumb në gjoks të shkrepur nga afërsia. Pasi e kishin fotografuar trupin e pajetë të Bekimit, Rexhep Kastrati jep dorëheqje nga pozita e kryeredaktorit dhe largohet nga “Bota Sot.” Shkas ishte bërë gënjeshtra e Gani Gecit në gazetë se Bekim Kastrati ishte vrarë me breshëri automatiku, kurse fotografia e trupit të pajetë të Bekimit të cilën e ka botuar Rexhepi pas afër një çerek shekulli ose më 2025, vërteton se Bekimin e kishte vrarë Gani Geci me një plumb revolje nga afërsia. Kështu flet prova edhe kur nuk ka shtet ligjor i cili dezinformon edhe sot për vrasjen me breshëri automatiku. Por Gani Geci i duhet Naim Abazit, Lumturije Hoxhës, Ersan Çavollit, Agim Kurmehajt, Dorjan Junikut dhe disa prokurorëve tjerë për të bërë vrasje.
4) Naim Abazi, sipas Kërkesës që po e shihni për dërgimin e tij në Komisionin Disiplinor, e ka pasur lëndën e organizimit të plaçkitjes së armatosur nga policia dhe vrasjes së dyfisht në qendër të Istogut më 27.12.2018. Ka menduar se ai rast është zgjidhur sipas dezinformimeve nga mediat që financohen nga çantat me para. Me atë rast, policia e LDK-së kishte planifikuar plaçkitjen e një çante me para, e pastaj me ato para t’i financoj mediat për dezinformim publik dhe prokurorët për fshehje të rastit. Me ta zbuluar planin e plaçkitjes së armatosur, fraksioni tjetër i policisë e nxitë grabitësin e dyshuar për ta vrarë policin: “A po e sheh që s’ka as shtet, as ligj, as prokurori, e as gjykatë; dil e qi nanën vraje!” Ashtu edhe kishte ndodhur. Ndërkaq, versioni i prokurorisë dhe mediave, është vazhdimësi e dezinformimit publik, sikur me rastin e trillimit të vrasjes së Bekim Kastratit kinse me breshëri automatiku, mitralozi, minahedhësi apo lansues të shumfisht raketash.
5) Kreshnik Gashi nga kallxo,com e ka qarkulluar një njoftim se si disa media në Kosovë financohen nga çantat me para. Njoftimi nuk ishte i tij por i PSRK-së. Por, çka nëse edhe vetë PSRK është e përfshirë në aferën e çantave me para? A do të thotë se, meqenëse PSRK nuk ia paska ofruar dosjen Kreshnik Gashit dhe vazhdon ta fsheh rastin, vepra e tillë penale nuk ekziston? Çka me iu ba provave, siç thoshte ish-prokurori Elez Blakaj? Çka me i ba provës së çantës me para prej 300 000 eurove më 2009 nga policia e LDK-së së Istogut, e cila me atë rast e kishte helmuar një hetues të policisë së OKB-së i cili iu kishte vënë në ndjekje? Çka ka bërë PSRK-ja dhe Naim Abazi me atë rast? Vazhdojnë ta fshehin.
6) Kur ish-avokati i popullit e akuzon publikisht Prokurorinë Speciale si super të kriminalizuar që i fsheh vrasjet e njerëzve, mirë do të ishte të përmendet ndonjë emër specifik i prokurorit, që në rastin konkret quhet Naim Abazi. Cilin rast konkret të vrasjes e ka fshehur (por kot) prokurori Naim Abazi sipas Këkesës së bashkangjitur për dërgimin e tij në komisionin disiplinor? Atë të prerjes së kokës dhe organeve gjenitale me datën 04.11.2013 në Banjë të Istogut.
Në bazë të këtyre veprave penale të KONSUMUARA të cilat i ka fshehur PSRK-ja, respektivisht prokurori Naim Abazi, paneli intervistues i Këshillit Prokurorial të Kosovës (por edhe publiku), do të duhej t’ia bënin këto pyetje kandidatit të LDK-UDB-KGB-së për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit:
– Kah sa po shkojnë kokat dhe organet gjenitale në Istog?
– Cilat lajme të rrejshme i keni financuar me çantën prej 300 000 eruove? Periskopin e Ilir Mirenës, Insajderin e Parim Ollurit (dhe më herët edhe të Vehbi Kajtazit), Botën Sot të Xhevdet Mazrekajt, Idriz Morinës dhe Nehat Shaqirit, gazetën Express të Leonard Kërqukut?
– Si kandidat për Kryeprokuror të Shtetit, a mund të na tregoni qysh ia u nxuni n’fyt përpjekjen e grupit tuaj dhe gazetarëve ai grabitësi i supozuar i bankës çantën me 50 000 euro më 27.12.2018? Jo vetëm që u la juve si grup ktiminal me gishta n’gojë, por edhe ja u vrau policin. Ju e keni pasur këtë rast. A ngjallet ai polici nëse ju vazhdoni ta fshehni dhe shtrembëroni këtë rast?
– Pse vazhdoni ta mbroni dhe ta paraqitni një shpiun të regjimit të Sërbisë dhe vrasës serik të shqiptarëve nga radhët e LDK-së si viktimë? Vetëm për shkak se edhe ai është i LDK-së sikur ti, a po?
– A e dini se pozita për të cilën keni konkurruar është e shtetit, e jo e LDK-së? Interesat e kujt do t’i mbroni si Kryprokuror i Shtetit? Le mos rrej me këtë përgjigje, sepse, gjuha është prej tuli, por vrasjet konkrete të LDK-së që t’i i ke fshehur në PSRK, kanë ndodhur apo jo? A e din ti si prokuror i PSRK-së çka është prova? Prova është fakti se një plumb i vetëm i revoles në gjoksin e Bekim Kastratit, i shkrepur nga afërsia, i vërtetuar nga fotografia e trupit të pajetë të Bekimit nga morgu i spitalit të cilën e ka bërë publike Rexhep Kastrati, është PROVË për gjendjen faktike.
– Si kandidat për Kryeprokuror të Shtetit, a e kupton çka do të thotë gjendja faktike? Apo, gjendjen faktike ju e llogarisni dhe e mbroni ashtu si dezinformojnë nëpër rrjete sociale Gani Geci, Ilir Mirena, Xhevdet Mazrekaj, Parim Olluri, Vehbi Kajtazi, Leonard Kërquku? A e dini se dezinformimi të cilit ju ia keni falë besimin, është vepër penale?
– Ndaj jush ekziston një Kërkesë për dërgimin tuaj në Komisionin Disiplinor për moskryerjen me dashje të detyrës zyrtare të detyrueshme me ligj, fshehje të provave, dhe mbrojtjen e vrasjeve politike. Jo, jo mos dil prej teme por përgjigju pyetjes për rastet që i ke pasur sipas detyrës zyrtare. Ju më herët u përgjigjet se e kuptoni çka është prova dhe gjendja faktike. Cila është provë dhe gjendje faktike për juve: dezinformimet për një çerek shekulli se Bekim Kastratin e ka vrarë SHIK-u me breshëri automatiku, mitralozi, raketash, apo raporti i autopsisë dhe fotografia e trupit të pajetë të Bekimit që tregon dhe shfaq se ai u vra me një plumb të vetëm në gjoks të shkrepur nga afërsia? Brenda në xhip nuk ka qenë SHIK-u me Bekim Kastratin por Gani Geci. Shani Geci ose kushëriri i Ganisë ka qenë duke e drejtuar xhipin, në ulësen e parë ka qenë Gania e prapa tij Bekimi. Qysh paska gjuajtur SHIK-u me breshëri automatiku dhe e paska kapë veç një plumb revolje Bekimin në gjoks kur Gania ka qenë i ulur para tij? Apo, Gania vetëm e ka dredhë dorën nga ulësja e parë, ose është ndalur aty te udhëkryqi, dhe e ka goditur në gjoks Bekimin në ulësen e prapme, siç e vërteton autopsia dhe fotografia e Rexhep Kastratit – vrasje nga afërsia me një plumb? Le t’i çka ka thanë EULEX-i, e çka dezinformojnë për Gani Gecin Ilir Mirena, Xhevdet Mazrekaj, Idriz Morina, Nehat Shaqiri, Viktor Buzhala, Leonard Kërquki, Parim Olluri, Lumturije Hoxha, Agim Kurmehaj, Ersan Çavolli, Dorjan Juniku, Agim Maliqi, Rasim Rasimi, Mejreme Memaj, Afrim Shala, Burim Ademi, Avdullah Ahmeti, por çka VËRTETOJNË PROVAT dhe GJENDJA FAKTIKE.
______
Redaksia e Revstës Drini, nuk e njef temën për të cilën shkruan Isa Mulaj, andaj thirret kushdo që nuk pajtohet që ta jep mendimin tjetër.

Blerim Nika për rikthimin në krishterizëm të Familjes Mehaj të Progodës së Istogut në fund të korrikut 2008

0

Blerim Nika

Në fakt, ndër rikthimet dhe pagëzimet e para që ndodhën pas luftës në Kosovë, ishin podgurasit e Burimit (Istog) ata që e thyen të parët akullin, duke hapur një udhë që më pas do ta ndiqnin shumë shqiptarë të tjerë. Ndër prijësit e këtij procesi ishte intelektuali dhe gazetari Bajram Kabashi, i cili, pas pagëzimit, hoqi dorë nga emri Bajram dhe mori emrin Gjergj Kabashi, si shenjë e rikthimit të vetëdijshëm te trashëgimia e të parëve. Krah tij qëndruan edhe familja e tij nga Gurakoci i Burimit dhe familja Mehaj nga Prigoda e Burimit, duke dëshmuar me guxim bindjen e tyre dhe dashurinë për rrënjët e veta.

Këta katekumenë të Podgurit u pagëzuan nga meshtari patriot dhe i vyer, Don Prend Kola, në Kishën e Zllakuqanit. Ajo ditë nuk ishte vetëm një kremtim fetar, por edhe një çast me domethënie shpirtërore, njerëzore dhe kombëtare, që mbeti i gdhendur në kujtesën e Podgurit dhe gjithë Kosovës.

Disa muaj më vonë, këtij procesi të rikthimit në fenë e të parëve iu bashkua edhe familja Sopi nga Llapushniku, e prirë nga Marin Sopi. Për ata që nuk e njohin, Marin Sopi më parë quhej Ismet Sopi. Ai ishte veprimtar i shquar i çështjes kombëtare dhe ish i burgosur politik nga regjimi antishqiptar jugosllav. Më vonë, gjatë luftës çlirimtare, ai dha një kontribut të çmuar edhe si zëri i luftës në Radio Kosova e Lirë.
Sot, ky proces është shtrirë në të gjitha hapësirat shqiptare. Gjithnjë e më shumë shqiptarë po i rikthehen rrënjëve të tyre të lashta, duke kërkuar të njohin historinë, identitetin dhe trashëgiminë e të parëve. Ky rikthim është, mbi të gjitha, një dëshmi e gjallë e etjes së njeriut për të vërtetën, për dinjitetin dhe për vazhdimësinë e kujtesës sonë kombëtare.
Blerim Nika, më 2 korrik 2026 

_____

Shih videon:

(1) Facebook

Korbat e Gazimestanit

1

KORBAT E GAZIMESTANIT

Poezi

Mitomanë e shejtanë
festojnë të ashtuquajturin Vidovdan,
fantazmë
të sajuar si triumf.

Ata,
në Gazimestanin e Kastriotit,
tubohen çdo vit,
si korbat
kur prishet moti.

Fare mirë e dinë
se nuk ringjallen
Mara Brankoviqi
dhe bukuroshet
e haremeve
të sulltanëve
dhe vezirëve.

Por i mbesin besnikë
amanetit të Ivo Andriqit
dhe Dobrica Qosiqit:
se me trillime
e gënjeshtra
duhet arritur
deri te qëllimi.

Të rinj e të reja të Serbisë,
të rritur e të frymëzuar
nga gjyshër të verbuar
prej miteve
dhe urrejtjes,
vazhdojnë avazin e vjetër.

Në vend të kërkimfaljes
për gjenocidin
dhe krimin,
prapë dëshirojnë
që Kosovën
ta mbërthejnë flakët
e ta mbulojë tymi.

Evropa nuk duhet
të bëjë sehir,
por duhet t’u thotë:
mjaft
epsheve ndjellakeqe
të qarqeve shoviniste të Serbisë,
që na përzunë
nga tokat tona stërgjyshore,
që nga Nishi
e deri në Merdar,
duke na plaçkitur
e vrarë.

Kryekasapi i Ballkanit,
në Gazimestan,
dha betimin
për Serbinë
e Car Dushanit.

Evropa
as që deshi
t’i dëgjonte
kërcënimet e tij.

Kur ndodhi krimi
dhe gjenocidi,
u dëgjua vetëm klithma:
“Uh, ç’u bë!”

Ai që nuk e pengon zjarrin,
fare lehtë
edhe vetë
mund të digjet në të.

Arif Ejupi, Gjenevë

Gjashtë vjet burg për spiunazh? Ky nuk është dënim – ky është relaks për tradhtinë!

0


Lua Dibrani, Prevallë

Vendimi për dënimin e Hysri Selimit me vetëm 6 vjet burgim për spiunazh në favor të BIA-s serbe është një goditje e rëndë për drejtësinë, për sigurinë kombëtare dhe për ndërgjegjen shqiptare.

Kur një njeri, sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale, është rekrutuar nga shërbimi serb që nga viti 2009, është paguar, është pajisur me mjete komunikimi, ka mbledhur informacione të ndjeshme për Kosovën, për UÇK-në, për persona të radikalizuar dhe për çështje që prekin drejtpërdrejt sigurinë e shtetit, atëherë nuk kemi të bëjmë me një rast të zakonshëm penal. Kemi të bëjmë me një rast të pastër të goditjes kundër Republikës së Kosovës.

Kjo nuk është vetëm çështje e një individi. Ky është alarm kombëtar.

Hysri Selimi nuk duhet parë vetëm si një person i dënuar për spiunazh. Ai përfaqëson modelin më të rrezikshëm të infiltrimit: kur shërbimet armiqësore përdorin radikalizmin fetar, rrjetet e errëta ideologjike dhe dobësitë institucionale për ta goditur Kosovën nga brenda.

Kosova nuk u çlirua që dorëzat e shërbimeve serbe të veprojnë lirshëm në emër të fesë, të ideologjisë apo të “misioneve” të errëta. Kosova nuk u ndërtua mbi gjakun e dëshmorëve që sot spiunazhi, radikalizmi dhe tradhtia të trajtohen me butësi gjyqësore.

Dënimi me 6 vjet burgim është tepër i butë për një vepër që, sipas Prokurorisë, ka rrezikuar rendin kushtetues dhe sigurinë e Republikës së Kosovës. Një shtet serioz nuk mund të jetë i mëshirshëm ndaj atyre që bashkëpunojnë me shërbimet e një shteti që historikisht ka punuar kundër ekzistencës sonë kombëtare.

Unë e them hapur:
tradhtia ndaj atdheut nuk duhet të trajtohet si gabim personal, por si krim i rëndë kundër kombit dhe shtetit.

Institucionet e Kosovës duhet të veprojnë menjëherë:

Të kërkohet dënim më i rëndë në instancat më të larta gjyqësore.

Të hetohet i gjithë rrjeti i bashkëpunëtorëve të mundshëm të BIA-s në Kosovë.

Të zbardhet roli i çdo strukture që ka përdorur radikalizmin si instrument politik, ideologjik apo antikombëtar.

Të forcohen ligjet kundër spiunazhit, terrorizmit, radikalizmit të importuar dhe ndikimeve armiqësore.

Të mbrohet orientimi euroatlantik i Kosovës pa kompromis.

Ky nuk është sulm ndaj fesë. Besimi është çështje shpirtërore dhe personale. Por radikalizmi politik, spiunazhi, shërbimi ndaj Serbisë dhe përdorimi i fesë si maskë për misione antishtetërore janë të papranueshme dhe duhet të goditen me forcën e ligjit.

Kosova ka nevojë për drejtësi të fortë, jo për dënime që i japin zemër tradhtisë.

Ai që punon për shërbime armiqësore kundër Kosovës, nuk meriton mëshirë politike, as tolerancë morale, as butësi gjyqësore. Ai meriton dënimin maksimal që lejon ligji dhe përbuzjen e plotë të opinionit kombëtar.

Republika e Kosovës duhet të kuptojë një gjë:
shteti nuk mbrohet me fjalë të bukura, por me drejtësi të guximshme, me institucione të forta dhe me zero tolerancë ndaj spiunazhit, radikalizmit dhe tradhtisë.

Letra e fundit për Qëndresën !

1
Letra e fundit për Qëndresën !
Bija ime e dashur, Qëndresë!
Kjo është letra e pestë që ta kushtoj ty. Ndoshta edhe e fundit.
Jo sepse dashuria e një babai ka fund. Jo sepse ndryshova bindje. Jo sepse u lodha së besuari tek ti.
Por sepse njeriu, me kalimin e viteve, e kupton se forca fizike e lëshon dalëngadalë, ndërsa shpirti vazhdon të mbajë të njëjtën barrë, të njëjtën dashuri dhe të njëjtën shpresë.
Sot ti je nënë e tre fëmijëve. Je një grua e arsimuar në universitete anglo-finlandeze, e rritur në një vend ku liria, dinjiteti dhe arsimi janë ndër vlerat më të çmuara. Si baba, kam qenë krenar për ty. Të shihja si një shqiptare të edukuar, të qytetëruar, me besimin tënd personal, por të integruar natyrshëm në shoqërinë ku jetove.
Mendoja se të kisha dhënë gjithçka që mund t’i japë një baba bijës së vet: dashurinë, arsimin, besimin te liria dhe krenarinë për identitetin shqiptar.
Më pas, edhe jeta ime ndryshoi.
Vendosa të bëj publike bindjet e mia për identitetin kombëtar, për rikthimin te rrënjët e të parëve, për ndërtimin e kishës në Bajgorë dhe për ndryshimin e emrit tim në Shqiptar Shaljani. E dija se do të përballesha me kundërshtime, me kritika e me sulme. Por nuk u tërhoqa, sepse besoja se njeriu nuk mund të jetojë kundër ndërgjegjes së vet.
Pikërisht në atë kohë më njoftove se kishe vendosur të mbuloje kokën me shami.
Nuk do ta fsheh kurrë se ishte një nga dhimbjet më të mëdha që kam përjetuar si baba.
Edhe atëherë të thashë se besimi është çështje e ndërgjegjes së çdo njeriu dhe se askush nuk duhet të detyrohet në bindjet e tij. Por ta thashë po aq sinqerisht se, sipas bindjes sime, nuk mund ta pranoja atë si rrugën që do të dëshiroja për bijën time.
Të pyeta atëherë, me dhimbje e jo me zemërim:
“Ku ishte kjo bindje deri atëherë? Pse pikërisht në kohën kur babai yt po përballej me sulme publike për bindjet e tij?”
Ndoshta përgjigjja jote është tjetër. Ndoshta historia do të na gjykojë secilin sipas ndërgjegjes së vet. Por askush nuk mund të ma mohojë të drejtën që si baba ta shpreh dhimbjen time.
Shumë njerëz më kanë pyetur pse vendosa t’i bëj publike këto letra.
Përgjigjja ime është e thjeshtë.
Sepse nuk besoj se çdo plagë duhet fshehur.
Përkundrazi.
Besoj se shumë plagë shoqërore lindin pikërisht nga heshtja e familjeve. Çdo problem i madh fillon në një shtëpi, në një bisedë mes prindit dhe fëmijës. Kur askush nuk flet, tabu bëhet më e fortë se e vërteta.
Unë nuk kam shkruar për të turpëruar askënd.
As për të fituar një debat.
Kam shkruar sepse besoj se shoqëria përparon kur njerëzit kanë guximin të flasin edhe për dhimbjet e tyre.
Në këtë betejë, megjithatë, e kuptova se mbeta vetëm.
Bëra gjithçka që dija për ta mbrojtur atë që e quaja lirinë tënde dhe identitetin tënd. Fola, shkrova, pranova kritika dhe sulme.
Por njeriu nuk mund ta fitojë i vetëm një betejë që zhvillohet brenda familjes së tij.
Edhe nëna jote kishte bindjen e saj dhe të drejtën ta mbështeste zgjedhjen tënde. Unë e kam respektuar këtë të drejtë, edhe pse nuk kam ndarë të njëjtin mendim. Ajo nuk e pa këtë çështje siç e pashë unë dhe, në shumë raste, nuk e miratoi as vendimin tim për ta trajtuar publikisht.
Kjo ishte ndoshta vetmia ime më e madhe.
Ironia e jetës është se unë luftoja për atë që e konsideroja lirinë e bijës sime, ndërsa ndihesha gjithnjë e më pak i lirë të shprehja dhimbjen time si baba.
Ndoshta kjo është humbja ime më e madhe.
Por edhe humbja ka dinjitet kur njeriu nuk e shet ndërgjegjen.
Ndoshta shumëkush nuk do të pajtohet me mua.
Kjo është e drejta e tyre.
Ashtu siç është e drejta ime të mbetem besnik ndaj asaj që besoj.
Unë nuk kërkoj që të gjithë të mendojnë si unë.
Kërkoj vetëm që askush të mos ma mohojë të drejtën të flas si baba.
Kjo është letra ime e fundit.
Jo sepse po dorëzohem.
Përkundrazi.
Sepse dua që ti ta dish se, edhe nëse kjo betejë nuk përfundoi siç do të dëshiroja unë, nuk kam asnjë pendesë që luftova për atë që besoja.
Një ditë edhe unë do të largohem nga kjo botë.
Askush nuk është i pavdekshëm.
Dhe kur të vijë ai çast, do të doja të më kujtonit jo për debatet që kam hapur, por për dashurinë që kam pasur për fëmijët e mi.
E po ta them me sinqeritetin më të madh që mund të ketë një baba:
Kurrë nuk e kam imagjinuar që lamtumirën e fundit të ma japësh e mbuluar.
Jo sepse nuk je bija ime.
Përkundrazi.
Sepse për mua gjithmonë ke qenë dhe do të mbetesh ajo vajza shqiptare, krenare, e lirë dhe plot dritë, të cilën e mbaja përdore kur hidhte hapat e parë në jetë.
Ndoshta nuk do të pajtohemi kurrë për këtë.
Por mos dysho asnjëherë në dashurinë time.
Dashuria e babait nuk matet me pajtimin e mendimeve.
Ajo jeton edhe kur rrugët ndahen.
Nëse një ditë nipërit dhe mbesat e mia do t’i lexojnë këto letra, dua që të kuptojnë vetëm një gjë:
Gjyshi i tyre nuk shkroi nga urrejtja.
Shkroi nga dashuria.
Sepse ndonjëherë dashuria nuk është heshtje.
Dashuria është guximi për të folur edhe atëherë kur mbetesh vetëm.
Dhe në fund po ta lë amanetin tim:
Mos lejo kurrë që askush ta zëvendësojë lirinë tënde të mendimit, dinjitetin tënd njerëzor e kombëtar , të drejtën tënde për të zgjedhur me ndërgjegje të lirë.
Njeriu mund të humbasë shumë gjëra në jetë.
Por kur humbet lirinë e vet, humbet pjesën më të çmuar të qenies së tij.
Qëndresë, ti do të mbetesh gjithmonë bija ime.
Ndërsa unë do të mbetem gjithmonë babai yt.
Dhe po largohem nga kjo letër me të njëjtën fjali që e kam thënë edhe publikisht, sepse është shprehja e ndërgjegjes sime:
“Unë nuk jetova për t’u bërë dikush tjetër. Jetova për të qenë shqiptar dhe si shqiptar dua të mbyll sytë një ditë.”
Me dashuri të pakushtëzuar,
Babai yt,
Shqiptar Shaljani.

“Shqipëria nuk është në shitje” – takimet e Deputetes Marjana Koçekut në Parlamentin Europian

1