Kreu Blog Faqe 97

Kryepeshkopi kukull Joani (Fatmir Abedin Pelushi), del jashtë vendit me leje greke dhe vetëm për aktivitete greke

0
Kryepeshkopi shqiptar i shërbimeve greke
Kryepeshkopi kukull Joani (Fatmir Abedin Pelushi) del jashtë vendit me leje greke dhe vetëm për aktivitete greke (shih lidhjet në fund).
Vjet shkoi për vizitë zyrtare në Patrikanën Ekumenike, ku parashtroi kërkesën e turpshme “për çështjet e minoritetit në Epirin e Veriut” (qershor 2025), pa asnjë reagim nga qeveria dhe opozita njësoj e shitur shqiptare.
Pas takimit me Fredi Belerin dhe përluftarët “vorioepirotë” në Kryepeshkopatë fundvitin e kaluar, z. Pelushi shkoi për një vizitë të fshehtë në Austri, për një javë “pushime” me Patrikun Vartholomeos (shkurt 2026).
Le të kujtojmë se fillimisht Patrikana e mbajti të fshehtë largimin e Patrikut në Austri, por këtë e zbuloi dhe e publikoi një gazetar grek, gjë që e shtrëngoi Fanarin ta njoftonte pasi ishte kthyer Patriku në Turqi, ku shënohej se kryepeshkopi i Shqipërisë ishte i ftuar prej tij në Austri. Nuk doli asgjë se çfarë bisedimesh u kryen për një javë, një gjë e pazakontë kjo në takime primatësh ortodoksë.
Vetë fakti që ky ishte një aktivitet i fshehtë dhe u zbulua nga një gazetar grek, nuk dimë se sa aktivitete të tjera të fshehta të z. Pelushi presin të zbardhen…
Menjëherë pas “pushimeve” në Austri me Patrikun grek, Kryepeshkopi i Shqipërisë u shfaq në Bruksel me Fredi Belerin dhe një grup deputetësh grekë, duke marrë pjesë në një aktivitet politik grek, për të shenjtëruar shkombëtarizuesin e komunitetit ortodoks, kryepeshkopin Janullatos (shkurt 2026).
Në mars të këtij viti, disa javë pas aktivitetit grek në Bruksel, Kryepeshkopi i Shqipërisë mori pjesë për një javë në aktivitete të kishës greke në Amerikë, athua se përfaqëson një provincë greke në Ballkan dhe jo një kishë kombëtare jo greke.
Sikur të mos mjaftonte ky aktivitet i dendur grek për një vit të tërë, në maj të këtij viti Kryepeshkopi i Shqipërisë shkoi për një tjetër takim me Patrikun Vartholomeos në Turqi. Në këtë “pelegrinazh” e priste edhe deputeti e së djathtës greke, z. Maksimos Harakopulos, i cili është edhe sekretar i përgjithshëm i Asamblesë Ndërparlamentare mbi Ortodoksinë, një forum i krijuar me nismën e Parlamentit të Greqisë.
Vlen të kujtojmë se këto nuk janë takime protokollare. I njëjti politikan grek ka ardhur rregullisht në Shqipëri dhe sidomos në Korçë (foto 3, viti 2015), ku për një çerek shekulli z. Pelushi bëri atë që nuk e arritën dot për shekuj me radhë armiqtë historikë të kombit shqiptar.
Duke parë këtë pasqyrë aktivitetesh greke, me fakte dhe data, a mund të më thoni qoftë edhe një aktivitet shqiptar që ka bërë kryepeshkopi kukull i shërbimeve të posaçme greke?
* * *
Kryepeshkopi i Shqipërisë në kishën greke të Amerikës (mars 2026):
Kryepeshkopi i Shqipërisë me Fredi Belerin dhe deputetët grekë në Bruksel (shkurt 2026):
Kërkesë e Kryepeshkopit të Shqipërisë për “çështjet e minoritetit në Epirin e Veriut” (qershor 2025):
Kryepeshkop Joani dhe Fredi Beleri (tetor 2025):

Qumështorja që nuk ishte më qumështore

0
Lirim Gashi, Prizren
____
VEHBI KAJTAZI DHE “GAZETARIA TELEPATIKE”: KUR NARRATIVA E HUMB KONTAKTIN ME REALITETIN
____
Në një vend ku lajmi i rremë vrapon më shpejt se argumenti, dhe argumenti zakonisht del i fundit nga zyra, ndodhi një mrekulli moderne: gazetaria telepatike e Vehbi Kajtazit.
Sipas këtij zhanri të ri shkencor, një qumështore në Istog nuk ishte më thjesht qumështore. Jo.
Ajo ishte shndërruar në një laborator sekret të qeverisë Kurti, ku qumështi bënte aleanca të rrezikshme me vajin e palmës, ndërsa djathi priste sinjalin e komandantit suprem të gazetarisë senzacionale, Vehbi Kajtazit, për revoltë.
Inspektorët e AUV-së, sipas versionit “udbash” të Vehbi Kajtazit, nuk hynë brenda. Ata u “vërsulën”. Nuk kryen kontroll. Ata “ e çliruan territorin serb të pushtuar nga punonjësit shqiptarë”. Dhe dera e fabrikës nuk u hap – ajo u u detyrua të hapej përmes shkelmave të Adem Jasharit, si në dokumentarët e shërbimeve sekrete serbe dhe ruse për krimet shqiptare që nuk kanë ndodhur kurrë.
Në realitetin paralel të Vehbi Kajtazit, çdo trillim përshkruhet më dramatikisht sesa në skenarët e agjentëve shqipfolës të inteligjencës serbe dhe ruse: – një kontroll rutinë shndërrohet në operacion shtetëror
– një analizë laboratorike bëhet aktakuzë politike
– dhe një qumështore kthehet në qendër të “krizës kombëtare të yndyrës”
Ndërkohë, raporti i inspektorëve, ky dokument i pafajshëm dhe pa ambicie letrare, thotë gjëra të tmerrshme në thjeshtësinë e tij:
1) Në këtë qumështore të çuditshme ka linja prodhimi që lidhen me njëra tjetrën përmes hallkave të ndaluara të zinxhirit ushqimor,.
2) Ka përbërës të ndaluar bimorë në bulmetin shtazor.
3) Pronarit i mungon një autorizim nga inspektorati përkatës.
4) Priten analizat profesionale laboratorike.
Pra, gjëra të zakonshme që nuk do ta emociononin as një frigorifer mesatar.
Por në botëkuptimin e Vehbi Kajtazit, frigoriferit mesatar shqiptarët nacionalistë, separatistë dhe irredentistë ia kanë futur shishen e qumështit në byth, njësoj si dikur serbit Gjorgje Martinoviq shishen e birrës.
Çuditërisht, Martinoviçi që pretendoi se ishte dhunuar nga shqiptarët, pas disa vitesh e pranoi se ishte homoseksual dhe se e kishte futur vullnetarisht në byth shishen e birrës, sepse e kishte eksituar seksualisht po aq sa karuci i majm i Ahmet Liles.
Dhe pikërisht këtu fillon tragjedia e vërtetë: kur faktet janë të vogla, narrativi duhet të bëhet gjigant.
Për fat të keq, çdo plan i opozitës sonë për ta “çliruar Kosovën nga Albin Kurti” duket si një dokument i vjedhur në zyrën e Aleksandar Vulinit dhe mban titullin:
“Operacioni i madh kundër pluhurit shqiptar në qumështin serb ”.
Në këtë univers, fabrika mbyllet pa u mbyllur, sepse shteti e mbyll pa e mbyllur fare.
Pse ?
Sepse lajmi përhapet më shpejt se faktet, duke e mbyllur me qëllim çdo shteg për logjikën.
Dhe gazetari Kajtazi?
Ai vazhdon ta kërkojë me këmbëngulje “xunxe magarin e tij serb” për të udhëtuar përmes shtegut të pasigurt malor drejt Rahovecit shqiptar dhe për ta shpallur veten hero të padiskutueshëm të përpjekjeve të opozitës për t’u turpëruar në çdo aspekt, kudo dhe kurdo që i jepet mundësia.
Ndërkohë, opozita, sipas ligjit të ri të fizikës politike, çdo mëngjes zgjohet me detyrën e shenjtë: ta gjejë me mikroskop një krizë që ende nuk ka ndodhur, por që mund të përshkruhet sikur ka shpërthyer dje në orën 18:00.
Sepse në narrativën mashtruese të opozitës kosovare, edhe pluhuri serb në qumështin shqiptar ka PR të dobishëm.
Dhe pastaj vjen kulmi i telepatisë: momenti kur realiteti dorëzohet nga lodhja.
Sepse është e pamundur të konkurrosh me një histori që nuk ka nevojë për prova — vetëm për ritëm dramatik dhe për pak mllef të përpunuar mirë.
Në fund mbetet pyetja e vjetër që askush nuk e bën me zë të lartë:
A ndodhi vërtet ajo që ndodhi, apo thjesht opozita kosovare e kopjoi skenarin serb nga zyra e Vulinit, më keq se zakonisht ?
Por kjo pyetje, natyrisht, është e padobishme.
Sepse në Kishonistanin tonë modern, realiteti është vetëm një version i papërshtatshëm i editorialit.
Në fund mbetet pyetja e vjetër, tashmë e kthyer në statistikë: sa kilogramë faktesh duhen për ta neutralizuar një narrativë mashtruese?
Përgjigjja ende po analizohet në laboratorin e Istogut, ku Vehbi Kajtazi po ia ngul shishen e birrës vetvetes në byth, në mes të kashtës që po e merr formën e stogut dhe deponisë së bërllogut.

Karl Popper, Joseph Goebbels, islami dhe paradoksi i tolerancës

0

Karl Popper, Joseph Goebbels dhe islami. Dy të fundit kanë diçka të përbashkët. Foto nga Wikimedia Commons dhe X

Arnt Jensvoll / Document.no

Karl Popper theksoi në librin e tij «Shoqëria e hapur dhe armiqtë e saj» (1945) një problem themelor të tolerancës: Toleranca e pakufizuar çon në shkatërrimin e tolerancës. Nëse toleranca do të mbijetojë, duhet të jetë e kushtëzuar.

– Nëse një shoqëri është pafundësisht tolerante ndaj të pambështetshmëve, të pambështetshmit do të shkatërrojnë shoqërinë tolerante.

Popper përdor nazizmin si shembull: Një demokraci që lejon nazistët të organizohen lirshëm dhe të përdorin mjete demokratike për të shkatërruar demokracinë, do ta humbasë demokracinë.

– Ne hyjmë në Riksdagen (Kuvend) për t’u armatosur me armët e vetë demokracisë. Ne vijmë si armiq. Ashtu si ujku sulmon delet, kështu vijmë ne. Joseph Goebbels, 1928

Demokracia, një mjet, jo një qëllim
Regjimet komuniste kanë themeluar shtete një-partiake pas marrjes së pushtetit. Vladimir Lenini dhe bolshevikët e konsideronin sistemin politik si një mjet për të vendosur një rend të ri shoqëror.

Nazistët shfrytëzuan një sistem parlamentar ekzistues, zgjedhjet, propagandën dhe mobilizimin politik për të pushtuar gradualisht shtetin nga brenda. Ata ishin të parët që shfrytëzuan dobësinë themelore të demokracisë liberale, tolerancën, për të shfuqizuar demokracinë. Ata ndërtuan pushtet përmes pjesëmarrjes në zgjedhje, lirisë së shprehjes dhe institucioneve parlamentare. Kur arritën pushtetin, e shfuqizuan sistemin. Kjo nuk ishte një lojë e fshehtë, ishte një strategji e hapur.

Gati një shekull më vonë, ne shohim se e njëjta taktika përdoret në mënyrë sistematike – dhe nuk janë lëvizjet e vjetra fashiste që janë ringjallur, socialistët gjermanë bëjnë më të mirën e tyre për të kufizuar konkurrencën politike ndërsa janë në pushtet, por më kërcënues edhe më tepër është se islami politik po përfshihet në institucionet e demokracisë.

Shprehja «një njeri, një votë, një herë» përmbledh frikën: lëvizjet islame marrin pjesë në zgjedhje, fitojnë dhe pastaj sigurojnë që të mos ketë më kurrë zgjedhje. Kjo nuk është një abstraksion akademik; është praktikë e hapur:

  • Mohamed Morsi dhe Vëllazëria Myslimane fituan zgjedhjet presidenciale në Egjipt në 2012. Ata përpoqën shpejt të konsolidonin pushtetin, të ndryshonin kushtetutën drejt një Islami politik, të shtypnin opozitën dhe të vendosnin sheriatin. Një vit më vonë, për fat të mirë, u rrëzuan nga ushtria pas protestave masive të popullit.
  • Hamas fitoi zgjedhjet demokratike në Gaza në 2006. Që atëherë, ata kanë qeverisur si një organizatë terroriste autoritare pa zgjedhje të reja.
  • Recep Tayyip Erdoğan dhe AKP-ja e tij dukeshin si një parti turke konservatore krejtësisht e moderuar. Gjatë disa zgjedhjeve, ata gradualisht erozionuan institucionet sekulare, morën kontrollin mbi sistemin gjyqësor, mediat dhe opozitën, dhe e zhvendosën Turqinë drejt një drejtimi gjithnjë e më autoritar dhe islamik.
  • Në Tunizi, An‐Nahḍah (Ennahda), e lidhur me Vëllazërinë Myslimane, tregoi më shumë pragmatizëm, por edhe ata përpoqën të drejtonin vendin drejt sheriatit.

Ideologjia e vëllazërisë muslimane qëndron në bazë të shumicës së këtyre lëvizjeve. Ata e shohin demokracinë si një mjet, jo si një qëllim. Qëllimi është një shtet islamik ku sovraniteti në fund të fundit i takon Allahut dhe pushteti zbatohet përmes shariasë.

Muslimanët përdorin vlerat perëndimore në luftën për të luftuar Perëndimin. Ata kërkojnë lirinë e shprehjes për të përhapur mesazhin që liria e shprehjes është fekërkuesi. Ata kërkojnë lirinë fetare ndërsa presin pushtetin për të shtypur fetë e tjera. Marrin pjesë në zgjedhje, por tekstet e tyre të shenjta thonë që demokracia është «taghut» – Satani, tirania që tejkalon kufijtë e Zotit – dhe se legjislacioni i përket vetëm Allahut.

Demokracitë liberale janë të ndërtuara mbi tolerancë dhe kompromis reciprok. Për myslimanët, kompromisi është tradhti ndaj islamit. Ata luajnë sipas rregullave demokratike sa kohë janë të nënshtruar – dhe ndryshojnë rregullat kur janë mbi të tjerët.

Pakënaqësia ndaj realitetit
Sigurisht, «jo të gjithë myslimanët janë kështu», shumë përshtaten mirë me demokracitë, por ne nuk e dimë se ku qëndron besnikëria e tyre kur vjen koha, ne nuk e dimë se ku do të vendosin brezat pasues besnikërinë e tyre. Problemi qëndron në islamin si ideologji politike, atë që shumë e quajnë islamizëm – një ideologji që, kur fiton pushtet, ka treguar se është rezistente ndaj liberalizimit.

Paradoksi i tolerancës i Karl Popperit është po aq i rëndësishëm sot sa do të ishte më 30 janar 1933 kur Hitleri u emërua kancelar i Gjermanisë. Një shoqëri që është tolerant pa vendosur kufij, do të pushtohet nga ata që nuk janë tolerant.

Karl Popper, Joseph Goebbels, islam og toleransens paradoks

Dorëheqja kolektive shpëtim për LDK-në!

0

Florim Zeqa

Tashmë një gjë është e qartë, vetëm dorëheqja e Lumir Abdixhikut nuk paraqet zgjidhje për LDK-në! Mbase pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit të vitit të kaluar, largimi i kryetarit aktualë do t’i hapte rrugën një procesi për zgjedhjen e një kryetari të ri, për të vazhduar me reforma dhe zgjedhje të brendshme në këtë subjekt politik.

Grupet e interesit brenda LDK-së në pikën e vlimit

Kurse tani pas zgjedhjeve të 7 qershorit dhe humbjeve serike të LDK-së, dorëheqja e kryetarit aktualë nuk kryen punë! Dy dekada pas shkuarjes në amshim të liderit historik Ibrahim Rugova, LDK nuk e ka shijuar as për një herë të vetme fitoren në zgjedhjet parlamentare!

Madje rrëshqiti aq poshtë saqë vendi i dytë do të ishte i barasvlefrshëm me fitore për LDK-në!

E themë pikërisht kështu për faktin se nga zgjedhjet e vitit 2007 e deri në zgjedhjet e vitit 2019 ishte mbetur partia e dytë në vend, kurse pas zgjedhjeve të vitit 2021 ka rrëshqitur në vendin e tretë duke i humbur katër palë zgjedhje parlamentare, të tretat më radhë me Abdixhikun në krye të saj!

Dihet mirëfilli se kryetari aktualë hyri në zgjedhjet e 7 qershorit me pompozitet të madh nën slloganin e bashkimit të ‘djathtës shqiptare’, duke besuar në ngritjen e madhe pas bashkimit me Vjosa Osmanin!

Ngritja e vogël simbolike e la përseri LDK-në largë vendit të dytë, për t’i mbetur kështu vendi i parë endërr në shuarje!

Pas humbjes skandaloze të 7 qershorit, jo vetëm që nuk ndodhi bashkimi i të ‘djathtës shqiptare’, ndodhi ndarja dhe përqarja e brendshme më e madhja pas vdjekjes së Ibrahim Rugovës!

Kjo erdhi si rezultat i ngritjes së tensioneve në mes klaneve dhe grupeve të interesit në LDK, të cilat ditëve të fundit e kanë arritur në pikën e vlimit!

Ku si pasojë e kësaj, secili klan dhe grup i interesit kanë filluar të lakojnë emra për të parin e partisë.

Për fatin e keq, asnjëri fraksion politik dhe asnjëri nga politikanët aktualë nuk paraqesin shpresë për ndryshim në LDK, shkaku i konsumimit të skajshëm të tyre në skenën politike për 20 vite rresht humbje dhe dështime në politik-bërjen kosovare.

I kërkojë vetëm gjashtë muaj kohë për ta ringritur LDK-në

Siq e dini ju lexues besnik të shkrimeve të mia, qytetar të respektuar dhe mërgimtarë, pas humbjes së LDK-së në zgjedhjete e 28 dhjetorit të vitit të kaluar, i shtyrë nga dashuria e pafundme për vendin tim dhe dëshira e madhe për rikthimin e LDK-së në partinë e parë politike në vend, pa asnjëlloj ambicie pushteti apo privilegji politik, e paraqita publikisht dhe zyrtarisht kandidaturën time për Kryetar të LDK-së.

Kjo erdhi si pasojë e katandisjes së partisë drejt greminës së pafund dhe zhgënjimin e thellë të elektoratit të LDK-së ndaj humbjeve të njëpasnjëshme në zgjedhje, e shpreha gatishmërinë për të marrë përgjegjësinë e drejtimit të partisë më të vjetër në vend, jo pse kam ambicie personale, por, për të ndihmuar në ngritjen dhe rikthimin e LDK-së në vendin që e meriton.

Edhe tani, po e përserisë të njëjtën gjë për ta evituar fundin e turpshëm të LDK-së, me zotimin se do të punoj më nder dhe përkushtim për LDK-në, më dashuri hyjnore për vendin dhe qytetarët, duke ju garantuar që nga tani e deri në zgjedhjet eventuale të jashtëzakonshme në vjeshtën e këtij viti, LDK-në do ta kthejë në vendin e dytë, kurse në zgjedhjet e rregullta parlamentare pas katër viteve, LDK-në do ta bëjë ‘Zonje’ të skenës politike kosovare, duke e rikthyer aty ku na e la lideri historik Ibrahim Rugova.

Ky nuk është vetëm premtim dhe deshirë personale, por mundësi reale për të përmbushur kërkesat e elektoratit Rugovian të LDK-së.

Për këtë më duhen vetëm 6 muaj kohë për ta kthyer në rrugë të mbarë ish LDK-në rugoviane!

Kjo që ofrojë unë nuk është rrugë e re dhe as e vjetër, por është kthim në ADN-në politike të Lidhjes Demokratike të Kosovës, e cila për qëllim ka rikthimin e besimit të qytetarëve në politikbërje dhe shtetndërtim.

Vetëm dorëheqja kolektive e Kryesisë dhe e Këshillit të Përgjithshëm do t’i hapë rrugën ndryshimit substancial dhe përmbajtësor në LDK.

Ju garantoj se do të organizoj zgjedhje të brendshme dhe të ndershme, të lira dhe demokratike nga poshtë-lartë, prej të cilave do të dalin organet drejtuese të partisë.

Besimi i juaj, përgjegjësia ime!

Me përkushtim dhe dashuri: Florim Zeqa, kandidat për Kryetar të LDK- së.

Orsago (TV-Itali), 03.07.2026

Për Ish të Burgosurit Politikë – Me Respekt, Mirënjohje dhe Mirëkuptim

0
Nga: Dardan Osmanaj
____
Ky shkrim nuk është kritikë ndaj ish të burgosurve politikë. Nuk është gjykim. Nuk është mohim i sakrificës së tyre. Përkundrazi, është një përpjekje për të kuptuar një pjesë të dhimbjes që shumë prej tyre e kanë bartur për dekada të tëra. Askush që nuk e ka përjetuar burgun politik, përndjekjen, frikën e vazhdueshme, marrjet në pyetje, kërcënimet dhe pasigurinë e asaj kohe, nuk mund ta kuptojë plotësisht peshën që ato lënë mbi shpirtin e njeriut.
Shumë burra dhe gra shqiptare kaluan vitet më të bukura të jetës së tyre pas grilave sepse besonin në identitetin e tyre, në të drejtat e popullit të tyre dhe në një të ardhme që e mendonin më të drejtë.
Ata paguan çmime që shumica prej nesh nuk do të donim t’i përjetonim kurrë. Për këtë arsye, ata meritojnë respekt. Por respekti për sakrificën nuk do të thotë se duhet të harrojmë edhe një realitet tjetër: trauma që lë pas një përvojë e tillë. Shumë prej tyre, pasi dolën nga burgjet, nuk gjetën një shoqëri të përgatitur për t’i ndihmuar. Nuk kishte programe të gjera rehabilitimi psikologjik. Nuk kishte mbështetje të mjaftueshme profesionale. Nuk kishte një kulturë të zhvilluar të kujdesit për shëndetin mendor. Shumë prej tyre vazhduan jetën ashtu siç mundën. Ndërtuan familje. Punuan. Vazhduan të luftonin për jetën. Por brenda tyre shpesh mbetën plagë që askush nuk i shihte.
Ka plagë që nuk shihen në fytyrë. Ka plagë që nuk duken në trup. Ka plagë që jetojnë në kujtime, në frikëra, në kujdes të tepruar, në mosbesim dhe në dhimbje që vazhdon edhe kur vitet kalojnë. Psikologjia na mëson se njeriu nuk del gjithmonë i njëjtë nga përvoja të tilla. Disa njerëz arrijnë të gjejnë paqe me të kaluarën. Disa arrijnë të shërohen pjesërisht. Disa vazhdojnë të mbajnë brenda vetes barrë që nuk është lehtë të përshkruhet me fjalë.
Prandaj, kur ndonjëherë shohim reagime të forta, ndjeshmëri të lartë ose mosbesim ndaj disa temave, nuk duhet të nxitojmë të gjykojmë. Ndoshta pas atij reagimi fshihet një histori që ne nuk e dimë. Ndoshta pas atij zemërimi fshihet një kujtim që nuk është shëruar kurrë. Ndoshta pas atij qëndrimi fshihet një periudhë e jetës ku njeriu mësoi të mbijetonte duke qenë gjithmonë në gatishmëri ndaj rrezikut. Megjithatë, po aq e rëndësishme është të pranojmë se askush nuk duhet të mbetet i burgosur i së kaluarës për gjithë jetën.
Sakrifica e ish të burgosurve politikë ishte për një të ardhme më të mirë. Për një shoqëri më të lirë. Për një shoqëri ku njerëzit mund të flasin pa frikë. Dikush duhet ta këpusë zinxhirin e dhimbjes. Sepse asnjë shoqëri nuk çlirohet kur e trashëgon plagën pa e shëruar atë. Zemërimi që nuk kuptohet kthehet në barrë të re për brezat që vijnë. Ndërsa e vërteta, edhe kur është e vështirë, është fillimi i çlirimit. Njeriu i mençur nuk zgjedh hakmarrjen, por kuptimin. Nuk ushqen fyerjen, por kërkon dialogun. Dhe nuk e fsheh plagën, por përballet me të, që ajo të mos përsëritet. Sepse ashtu siç mësonin filozofët e lashtë, shpirti shërohet jo duke ikur nga e vërteta, por duke e parë atë drejt dhe duke e kthyer në urtësi.
Dhe sa më shumë njerëz ta zgjedhin këtë rrugë, aq më e drejtë dhe më e qetë bëhet bota që jetojmë Për një shoqëri ku pyetjet nuk ndëshkohen. Për një shoqëri ku mendimi nuk trajtohet si kërcënim. Prandaj, ndoshta mënyra më e bukur për ta nderuar sakrificën e tyre është të ndërtojmë pikërisht një shoqëri të tillë. Një shoqëri ku mund të diskutojmë me respekt. Ku mund të mos pajtohemi pa u urryer. Ku mund të kërkojmë të vërtetën pa e parë njëri-tjetrin si armik.
Ku mund të pranojmë se edhe njerëzit më të fortë ndonjëherë kanë nevojë për mbështetje. Sepse trauma nuk është shenjë dobësie. Ajo është pasojë e asaj që njeriu ka përjetuar. Dhe shërimi nuk e zvogëlon sakrificën e askujt. Përkundrazi, e nderon atë. Nuk ka asgjë të turpshme në kërkimin e ndihmës psikologjike. Nuk ka asgjë të turpshme në pranimin e dhimbjes. Nuk ka asgjë të turpshme në dëshirën për paqe të brendshme pas një jete plot sakrifica. Sepse heronjtë janë njerëz. Dhe njerëzit, pavarësisht forcës së tyre, mund të plagosen. Të kuptosh këtë nuk është mungesë respekti.
Është respekt në formën e tij më njerëzore. Por ndonjëherë ndodh që një person që ka qenë viktimë e presionit, poshtërimit ose frikës, më vonë të reagojë në mënyra që ngjasojnë me ato që vetë i ka përjetuar. Psikologjia ofron disa shpjegime:
1. Mbrojtja e identitetit Kur dikush ka sakrifikuar shumë për një ide, ka vuajtur burg, përndjekje ose humbje, ajo ide bëhet pjesë e identitetit të tij. Nëse më vonë dëgjon një interpretim që duket se sfidon atë identitet, ai mund ta përjetojë jo si debat normal, por si sulm personal. Edhe kur tjetri flet me respekt, emocionet mund të aktivizohen para se të hyjë logjika.
2. Trauma mund ta bëjë njeriun më reaktiv Njerëzit që kanë jetuar gjatë në frikë shpesh zhvillojnë atë që psikologët e quajnë hipervigjilencë. Kjo do të thotë se truri vazhdon të kërkojë rrezik edhe kur rreziku nuk është më aty. Një pyetje e zakonshme mund të interpretohet si provokim, një mospajtim si sulm dhe një diskutim si kërcënim.
3. Dhimbja e pazgjidhur Ndonjëherë një person nuk e ka përpunuar plotësisht vuajtjen që ka kaluar. Kur hapen tema të lidhura me atë periudhë, ai nuk reagon vetëm ndaj fjalëve që dëgjon sot; ai reagon edhe ndaj emocioneve të grumbulluara prej dekadash.
4. Mekanizmi “ne kundër atyre” Në periudha konfliktesh, grupet shpesh zhvillojnë mendësi të fortë “ne” dhe “ata”. Kjo mund të ketë qenë e dobishme për mbijetesë gjatë kohëve të vështira, por më vonë mund ta bëjë më të vështirë pranimin e pyetjeve, kritikave ose këndvështrimeve të ndryshme.
5. Pse viktima ndonjëherë përsërit sjelljen që e ka lënduar? Kjo është një dukuri e njohur në psikologji. Nuk ndodh gjithmonë, por mund të ndodhë kur njeriu mëson modele sjelljeje nga mjedisi ku ka jetuar. Për shembull, dikush që është mësuar se mospajtimi zgjidhet me fyerje ose presion mund ta përdorë të njëjtën mënyrë pa e kuptuar plotësisht, sepse ai model është bërë normal për të. Kjo nuk e justifikon sjelljen, por ndihmon ta kuptojmë. Trauma kolektive te shqiptarët e Kosovës Shumë familje shqiptare në Kosovë kanë bartur kujtime të burgosjeve, përndjekjeve, diskriminimit ose luftës. Kjo krijon atë që quhet traumë kolektive – një plagë që nuk prek vetëm individin, por edhe komunitetin.
Kur një shoqëri kalon trauma të mëdha, shpesh kalojnë vite ose breza derisa njerëzit të mund të diskutojnë qetësisht për disa tema pa u ndier të kërcënuar emocionalisht. Prandaj, në disa raste, nëse dikush kërkon të vërtetën me qetësi dhe respekt, por përballet me zemërim ose fyerje, kjo mund të mos vijë vetëm nga tema që po diskutohet. Mund të vijë edhe nga plagë të vjetra, frikëra, identitete të ndërtuara përmes sakrificave ose kujtime të dhimbshme që ende ndikojnë në mënyrën se si personi e sheh botën.
Megjithatë, është e rëndësishme të thuhet se trauma nuk e bën të pamundur dialogun. Shumë njerëz që kanë kaluar përvoja shumë të rënda arrijnë të diskutojnë me qetësi, të dëgjojnë mendime të ndryshme dhe të kërkojnë të vërtetën pa i parë pyetjet si kërcënim. Kjo varet nga përvoja personale, karakteri, mbështetja sociale dhe mënyra se si secili e ka përpunuar të kaluarën. Shumë prej njerëzve tanë kanë kaluar periudha të rënda. Kanë përjetuar burgosje, përndjekje, poshtërime, padrejtësi, frikë dhe trauma që pak njerëz mund t’i kuptojnë plotësisht. Për shumë vite ata jetuan nën presion, duke mbajtur mbi supe barrë që shpesh nuk e zgjodhën vetë.
Por ekziston një e vërtetë e vështirë që duhet thënë me respekt: jo çdo plagë shërohet vetvetiu me kalimin e kohës Respekt !

Ushtria Çlirimtare e Kosovës 1994 – 1999, një fenoment historik botëror

0

Hakif Bajrami, historian, Prishtinë

Është krenari kombëtare të mirresh me këtë temë-UÇK, që e ndryshoi konceptin historik të paleo luftës në tërë rruzullim toksor, duke e bërë lëvizjën neoluftë!

Rusia e ka sot të vështirë luftën në Ukrainë sepse lufton me koncepte të Mesjetës

Sot kufijtë e shteteve, jo të kombeve në tërsi janë të njohur, parndaj në masën më të madhe dihet se cilat luftëra janë të drejta e cilat janë të denueshme. Nga ky koncepti i verifikuar shkencor, Ukraina e ka më lehtë ta luftojë Rusinë si agrsore, se sa të ishin rrolet e luftës të kundërta.Realiteti i krijuar pas Luftës së Ftoftë,e ka bërë Marrëveshjen e Helsinkut copë r grimë.Në Evropë vetëm Shqipëria ishte ajo që hapur e kundërshtoi Marrëveshjën për mosndryshimin e kufijëve (Helsinkun `75).

Këto analiza janë të vështira nëse hulumtuesi provon për ta nxierr të vërtetën në shesh, sepse sado që shkenca mbështetët në drejtësi, në anën tjetër shkenca nuk ka forcë për ta mbrojtur. Kështu e kuptuar, hulumtuesi nuk ka mundësi në shumë raste për t` i dalluar deri ku shtrihën kufijtë e drejtësisë e deri ku arrin pesha kriminale të forcës. Natyrisht se në rastin konkret, forca në kuptimin ekstrem qëndron në anën e Rusisë. Por edhe drejtësia ukrainase disi po mbijeton. Dita ditës është kah e amortizon forcën, të paktën moralisht.E nëse e amortizon atëherë lufta Ruso- Ukrainase le të kuptohët se kleptokracisë ruse, sikur i ka ardhur fundi. Dhe do t` i vinte shumë më shpejtë, por jetëgjatësinë po e siguroijnë faktorët që janë të llojit të njejtë, por që vargojtë e gjakut janë të shënuar në tokat tjera, ku të fuqishmit kanë interes për të dominuar ndaj të shtypurve dhe të shfrytëzuarëve si për shembull, lufta Izraelito-Palestineze.

Serbia e ka sot të vështirë të luftoi në Kosovë

Kosova në çdo luftë eventuale pas vitit 1999, nuk do të pajtohet kurrë për të zhvilluar luftë vetëm mbrojtëse. Prandaj, çdo lloj lufte nëse zhvillohet e impomuar nga Serbia, Kosova e ka më lehtë të luftojë Serbinë në kufijtë e saj të para 1 dhjetorit 1877, përkatsisht pas 17 shkurtit 2008.

Këto koncepte janë të komplikuara për elaborim sepse ende establishmeni evropian e mban Shqiptarinë si temë kujdestare të fajit, pse shqiptarët me shumicë e pranuan Islamin si rreligjion.Evropa madje më 1946 e fali Hitlerin,por u denuan eksponentët e tij. E vërtea, shqiptarinë Evropa e denoi në Berlin (1878), e denoi në Londër (1913), e denoi në Versaj (1919) e denoi në Paris më 1946. Në këtë drejtim duke mos patur më as fytyrë e as moral politik, Evropa disi në mars 1999 u rreshtua për ta mbrojtur drejtësinë (UÇK-ën) e jo forcën (AJ-ën, policën serbe dhe mercenarinë krishtere).Ky fenomen nuk do të ndodhëte më 1999 kur NATO i doli krah UÇK-ës dhe po mos të qëndronte prapa SHBA dhe Presidenti famëlartë Bil KLINTON, lufta do të mbaronte ndryshe.Dhe në bazë të këtyre faktorëve UÇK fitoi famë të paparë, sepse 78 ditë në anën e saj luftoi NATO, që njëherit paraqet një luftë të Tretë Botërore në aspektin specifik historik.

Si ndodhi që nga fundi i qershorit 1999 të filloi lufta e Ftoftë anti shqiptare?

Një pjesë e madje e atyre që e luftuan UÇK nga qershori 1999 do të ndrrojnë gëzof dhe siellje ndaj shqiptarisë.Sidomso Rusia post komuniste nuk do lerë guri pa lëvizuar për defaktorizimin e luftës heroike të UÇK-ës, fenomen ky që më sëshumti e goditit pasllavizmin ruso-serbian të shkollës Danillevskit.

Kështu tema UÇK  bërët edhe më e vështirë (!) për të shkruar me objektivitet, sepse kundër saj veprojnë me dhjeta shtete nën rogoz e disa hapur siç është Rusia dhe sateliti i saj Serbia nazifashiste. E vërteta, me fajin e ndërkombëtarëve, tema UÇK gati është bërë në Kosovë temë tabu, sepse ndërkombëtarët që vendosin fatin e popujve të vegjel, fenomenin të luftës shqiptare për liri dhe pavarësi, disi po i frikohën tejmase sepse po bërët model botëror.Dhe, ky fenomen i frikës ka gjallëruar nepër kancaleritë e fuqive të dikurshme evropiane.Prandaj pas shumë bredhjeve Brukseli dhe Nju Jorku, disi e gjetën çelsin për ta “plagosur” famën e UÇK në përmasa botërore. Ai çelës është patentuar në themelimin e Gjykatës Speciale për “hetimin e krimeve të UÇK-ës në Kosovë”, pra JO për hulumtimin e të gjitha krimeve, sepse sipas tyre “serbët jo që nuk kanë bërë gjenocid me deportimin e 1 milionë shqiptarëve nga Kosova, jo që dhunimet serbe të çdo lloji kanë qenë dukuri në Kosovë për dhjetë vite (1989-1999); jo që dieg-jet e shtëpive dhe grabitjet e çdo lloji as që po i përmed ndokush nga ndërkombëtarët. Ky realitet po e mvesh historinë me turp.

Historia do ta ketë të vështirë për ta përmirësuar themelimin e Specialës!

Temë mbi temat tabu në Kosovë, janë bërë dëshmitarët e mbrojtur.Për këtë shtresë njerëzish të “hunit e konopit” askush nuk guxon të flasi. E vërteta, mundet ndonjë shkencëtar ta lakojë ndonjë emër, por ai që i zë në gojë ‘të mbrojturit’ do ta bartë pasoja penale. Sipas këtij realiteti më “së miri” është për shkencën në Kosovë me UÇK-ën mos me u marr fare (?!). Dhe është mëkat se si “drejtësinë”, kur është në pyetja historia e Kosovës disi e ka mbuluar kleptokracia (kanceri politik).

Lexuesi i vëmendëshëm nëse provonë për të mësuar më tepër për historinë e UÇK-ës, për luftën e saj heroike dhe të drejtë, patjetër duhët ta bëjë një krahasim: sa ka zgjatë hetimi dhe denimi i kriminelëve serbian, e sa po zgjatë hetimi i drejtuesëve politik dhe ushtarak të UÇK-ës. E të mirret me mend se Gjykata Speciale për Kosovën është themeluar nga Kuvendi i Kosovës, por nga themelimi e deri me sot Gjykata dhe hetuesit me advokatët mbrojtës nuk i kan raportuar Kuvendit Republikës Kosovës fare.Ky rast në histori është i pa presedan sepse edhe kur është denuar shqiptarizmi nepër kongrese e konferenca “paqesore”, rasti i shqiptarëve ka qenë presedan. Lidhur me këtë po e ilustrojmë vetëm një detal që del nga goja e Eduard Greit më 1913: “E sakrifikuam Shqipërinë, por e vëndosëm paqën në Ballkan”. E “paqa” u tregua sa vlen nëse varet nga Serbia e cila më 1914, e kurdisi Luftën e Parë Botërore, me qëllim që ta okupojë edhe Bosnje e Hecegovinën, pasi që e kishte okupuar Kosovën dhe Maqedoninë më 1912. Pra Serbia disi nuk mundet për të gjallëruar pa luftëra kriminale. Për to ka program të përgatitur nga Hamjakovi, Danillevski dhe Nikolla Pasiqi.

UÇK ka kaluar provim pas provimi dhe ka ngadhnyer

Faktori tjetër për ta parë se si ka “notuar” lufta e UÇK-ës në dekadën e fundit të shekullit XX, duke kaluar nepër disa akuza si: ‘fundamentalist islamik’,në “terrorist”,në “trafikant organësh njerzore”, “trafikantë droge” e çka jo që shënojnë një histori në vete.Kjo propogandë ka notur lirëshëm në Lindje sidomos me prapavi, që lufta e pastër e UÇK-ës të njollosët dhe mos a marrë epitetin e fenomenit të paparë në histori për luftën që shënon një ndryshim rrënjësor në historinë e kundërthënjeve nejrëzore në glob.

Për ta defaktorizuar UÇK-ën sot në Gjykatën Speciale në Hagë po komponohën gjithëfar intrigash.Së pari, nga roja e burgut, personi i “mbrojtur” avansohët në gardian burgu e nga kjo pozitë emrohët në detyrë speciale të njërit ndër prokurorët.Së dyti, pas pesë vjet hetimesh dhe përpiekjesh që të “materializohën” edhe provat e rrrejshme, sot Gjykata Speciale e shtyn akt gjykimin nga 20 korriku për 16 shtator 2026,vetëm sa për të blerë kohë, sepse Gjykata është në hall me vetvetën.Së treti, Gjykata në fjalë është duke u kompromituar me sielljet e dëshmitarëve të mbrojtur. Ata në vendet ku janë strehuar gati janë vetzbuluar.Por ata maskarenjë, për rrethanat në Kosovë nuk paraqesin kurrfar problemi. Në fakt, për ata që i kanë ngritur deri në atë nivel është problem, sepse autorët e ngritjës kanë menduar se me shqiptarë do të sillën sikurse me qytetarët e Afrikës. Kështu fenomeni UÇK po zbulon rrugë të reja nepër glob dhe sumë Lëvizje kombëtare e kanë pelqyer luftën e UÇK-ës si model që i sherben kauzës së tyre për çlirim.Pra UÇK me luftën e saj ka shënuar në histori rrol botëror të dyfisht: e ka çliruar vendjn dhe është bërë model për çdo lëvizje rrevolucionare- është bërë forcë që i rrënon Bastilat deri në themel.Ndërsa famën e KATËRSHËS që është izoluar në Hagë vetëm sa po ua rritë namin sepse ka mundësi që fati i Bastilës së sotme në Evropë të shndërohet në pengesë të triumfit të rrevolucioneve për çlirim kudo nepër botë.

Shkrimi i kushtohët:Të gjithë dëshmorëve të rënë për çlirimin e Kosovës!

Më 4 korrik 2026

Lirim Gashi: “Realiteti” i Berat Buzhalës, vetëm kur përputhet me paragjykimet e tij

0
Ti i del në mbrojtje Edi Ramës sa herë që ai e godet interesin publik, sikur ky të ishte një refleks i arsyeshëm politik. Por kur qindra mijëra qytetarë dalin në rrugë për të protestuar, ti nuk i sheh qytetarë me halle, por vetëm një pengesë që e prish qetësinë e bindjeve tua të paracaktuara.
Ti ke një aftësi të rrallë: edhe kur faktet të bien mbi kokë si tulla, ti prapë arrin ta shpallësh pushtetin e Edi Ramës të pafajshëm. Për ty, çdo aferë është reformë, çdo skandal sukses, çdo protestues armik, ndërsa çdo zyrtar i kapur në shkelje të ligjit shndërrohet në viktimë të ndonjë komploti kozmik.
Po të digjej godina e shtetit para syve të tu, ti nuk do t’i thërrisje zjarrfikësit për ta shuar zjarrin. Do të ngrije padi kundër atyre që guxuan ta quajnë zjarr flakën që po e djeg ndërtesën.
Për një satirist, ti je një dhuratë. Askush nuk ka nevojë të të vizatojë, sepse ti karikaturën tënde e vizaton vetë, çdo ditë.
Edhe sikur Zoti të ta jepte një pasqyrë ku do të mund ta shihje fytyrën tënde të shëmtuar, ti do të zemëroheshe me pasqyrën, jo me atë që ajo pasqyron.
Ka njerëz që i mbrojnë bindjet e tyre.
Ti, përkundrazi, bindjet ia ke dhënë me qira pushtetit të Edi Ramës dhe tani e ruan me kujdes kasafortën e tij, pa e kuptuar se çelësi nuk ka qenë kurrë në dorën tënde.
Po të bënte zhurmë budallallëku, daullja e parë që do të çahej nga jehona e padurueshme do të ishte daullja e veshit tënd lapoç.
Ti je një dukuri që i përket më shumë laboratorit sesa debatit publik. Sjellja jote nuk shpjegohet me logjikë, por me ndonjë ligj ende të pazbuluar të fizikës politike.
Po të mbillej nesër një pyll i tërë, ti do të ankoheshe se pemët po ia zënë diellin gurëve. Po të ndërtohej një urë, ti do të shkruaje se lumi e ka humbur identitetin. Po të rriteshin pagat, ti do të shqetësoheshe për gjendjen emocionale të kuletave. Dhe po të zvogëlohej korrupsioni, ti do ta shpallje sulm ndaj “traditës”.
Urrejtja jote ndaj Albin Kurtit është bërë aq kronike, saqë nuk lidhet më me veprimet e tij konkrete, por vetëm me faktin që ai ekziston. Po të dilte një mëngjes dhe të thoshte se graviteti funksionon, ti do të organizoje debat televiziv për ta provuar të kundërtën.
Ti nuk i gjykon veprimet sipas dobisë për qytetarët dhe shtetin, por sipas emrit të atij që i ndërmerr. Je si njeriu që e refuzon ujin nga burimi i pastër, vetëm pse nuk i pëlqen guri nga del.
Kjo nuk është më kritikë. Është alergji politike në fazë kronike: çdo lajm pozitiv nga qeveria Kurti t’i shkakton të njëjtat simptoma — skuqje në rrjete sociale, kruarje në studio televizive dhe temperaturë në statuset e Facebook-ut.
Po ta shpëtonte Albin Kurti një fëmijë valët përbindëshe të detit, ti do të kërkoje hetim parlamentar për shqetësimin e peshqve. Po t’i mbillte një milion pemë, ti do ta quaje angazhimin e tij për mbrojtjen e mjedisit komplot kundër prodhuesve të ombrellave. Po të rriteshin eksportet, ti do të ankoheshe për diskriminim të importeve.
Dhe kështu vazhdon ta luftosh realitetin si Don Kishoti me mullinjtë e erës — me një ndryshim të vogël: realiteti nuk ndryshon vetëm pse ti bërtet më fort.
Në fund mbetet vetëm një pyetje:
Je kundër Albin Kurtit sepse nuk pajtohesh me politikat e tij, apo sepse nuk e duron dot idenë që faktet ndodhin pa lejen e bindjeve të tua budallaqe ?
Ti nuk je kundër Kurtit sepse e ke zbuluar ndonjë të vërtetë të madhe politike për fatin e shqiptarëve në Ballkan. Një gjë e tillë do të kërkonte konferencë shkencore ndërkombëtare, e jo studio televizive.
Jo. Shpjegimi është shumë më i thjeshtë — dhe për këtë arsye edhe më i rrezikshëm:
Albin Kurti ka një mangësi fatale për standardet e politikës moderne: ai nuk paguan mendime të gatshme, sidomos jo ata që i ndërrojnë bindjet sipas peshës së zarfit.
Dhe edhe po të donte, nuk do të mund ta arrinte kurrë nivelin e pagesave që ofrojnë Edi Rama, oligarkët dhe kori i përhershëm i “analistëve kreativë”.
Këtë informacion, me siguri, ta kanë konfirmuar edhe bashkëpunëtorët e tu të zakonshëm të “analizës hibride ”: Baton Haxhiu, Lirim Mehmetaj, Leonard Çerkuci, Vehbi Kajtazi dhe të ngjashmit me ta.
Në universin tënd moral, politika nuk është ide, as interes publik, por një ankand ku vlerat maten sipas zhurmës së zarfit. Dhe ndërgjegjja jote gjithmonë anon nga oferta më e lartë.
Sikur politika të ishte aplikacion, ti do të ishe përdoruesi që nuk e lexon përshkrimin, por që menjëherë: “Sa paguan ky version?” Pastaj habitesh pse realiteti nuk sillet sipas pritjeve të tua morale.
Prandaj edhe qëndrimi yt ndaj Kurtit është logjik në mënyrën e vet të shtrembëruar: ai është i papranueshëm jo për atë që bën, por sepse refuzon të marrë pjesë në tregun ku ti ke vendosur të jetosh.
Dhe këtu qëndron tragjikomedia: ti paraqitesh si mbrojtës i parimeve, ndërsa parimi yt i vetëm konstant është se parimet vlejnë vetëm kur kanë çmim dhe kur të japin vullnet për t’ia dhënë kahjen e kriminelëve politik dhe ekonomik, në tregun e ndikimit.

Marjana Koçeku: Dhuna ndaj protestuesve tregon pafuqinë e qeverisë, asnjë qeveri nuk mbijeton me forcë

2
Deputetja Marjana Koçeku, e njohur si Neomalsorja, ka reaguar pas përplasjeve midis Policisë së Shtetit dhe protestuesve gjatë tubimit të mbajtur para Parlamentit, duke kritikuar ashpër reagimin e autoriteteve.
 

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Koçek shprehu se e ka ndjekur me shqetësim dhunën e ushtruar ndaj protestuesve, ndërsa akuzoi qeverinë se, në mungesë të argumenteve, po i përgjigjet pakënaqësisë së qytetarëve me forcë. 

“Në një shtet ku argumentet mbarojnë, mbeten vetëm shkopi i gomës, prangat dhe çizmet e policisë. Por asnjë qeveri nuk e ka zgjatur jetën e saj duke goditur qytetarët që kërkojnë të dëgjohen. Mjafton të shohim historinë për ta kuptuar këtë”, shkruan Koçeku.

Deputeti, i cili pak ditë më parë u largua nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste, shtoi se përdorimi i dhunës nuk është shenjë force, por provë e pafuqisë së qeverisë për të bindur qytetarët. 

“Një shtet që zgjedh t’i përgjigjet pakënaqësisë qytetare me dhunë nuk po tregon forcë; po tregon paaftësinë e tij për të bindur”, thekson Koçeku.

Marshimi i fundit

0

MARSHIMI I FUNDIT

Poezi 

Si skifterë qëndruat
në Bajgorë, Llap e Gallap;
ngadhënjyet te tabet e Llapashticës,
duke zmbrapsur turpshëm
ushtarë, policë
e paramilitarë të armikut.

Më 2 korrik 1999,
si ushtarë të Gardës elitë,
marshuat
e festuat në Prishtinë;
por një ushtar i huaj,
i papërvojë,
nuk diti ta bënte dallimin
se kush ishin çlirimtarët
e kush ushtarët e armikut.

Ju goditi pamëshirshëm
me armën e tij;
gëzimi e hareja
u kthyen në zi.

Kosova humbi
dy ushtarë shembullorë.

Në varrimin tuaj
të gjithë u emocionuan
dhe derdhën lot,
kur kontributin tuaj
në beteja
e kujtuan.

S’është thënë kot:
axhamiu mund të gabojë,
edhe dasmën
në makth e trishtim
ta shndërrojë.

Tragjedia
nuk ua zbehu meritat,
por ua ngriti lavdinë;
ndonëse luftuat
në dëborë, acar e shi,
që Kosova
të mos mbetej nën Serbi.

Latë të veja gratë,
latë jetimë fëmijët.

Avni Dudi e Fahri Bici,
yje lirie
me heroizmin e treguar,
qiellit dardan
i dhatë shkëlqim!

Arif Ejupi, Llaushë–Besianë, 2 korrik 2007

Perspektiva e zhvillimit dhe forcimit të kombit shqiptar përmes integrimit ekonomik dhe shfrytëzimit të potencialeve kombëtare

0

Prof. Dr. Sabri Tahiri, Gjilan

_____

Kombi shqiptar ndodhet në një moment historik me mundësi të mëdha zhvillimi. Për herë të parë në historinë moderne ekzistojnë dy shtete shqiptare, Shqipëria dhe Kosova, ndërsa shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Luginën e Preshevës dhe diaspora përbëjnë një potencial të jashtëzakonshëm njerëzor, ekonomik dhe intelektual. Kjo krijon kushtet që zhvillimi kombëtar të mos mbështetet vetëm në ndjenjat patriotike, por në ndërtimin e një hapësire të integruar ekonomike, infrastrukturore, arsimore dhe kulturore.
Shekulli XXI nuk është shekulli i pushtimeve ushtarake, por i konkurrencës ekonomike. Kombet që prodhojnë, eksportojnë, zhvillojnë teknologjinë dhe investojnë në kapitalin njerëzor bëhen më të fuqishme dhe më të pavarura. Pikërisht këtu duhet të përqendrohet vizioni i zhvillimit të shqiptarëve.
Një nga shtyllat kryesore duhet të jetë ringjallja e bujqësisë. Kosova ka mijëra hektarë tokë pjellore që ende nuk shfrytëzohen plotësisht. Çdo hektar i papunuar përfaqëson humbje ekonomike dhe varësi më të madhe nga importet. Politikat shtetërore duhet të mbështesin fermerët me subvencione, ujitje moderne, mekanizim, grumbullim dhe përpunim të produkteve. Sa më shumë të rritet prodhimi vendor, aq më e fortë bëhet siguria ushqimore dhe ekonomia kombëtare.
Bujqësia duhet të shoqërohet me zhvillimin e industrisë agro-përpunuese, e cila shumëfishon vlerën e prodhimit. Fabrikat për përpunimin e qumështit, mishit, drithërave, pemëve dhe perimeve krijojnë vende pune, rrisin eksportin dhe mbajnë fitimin brenda ekonomisë shqiptare.
Një tjetër motor zhvillimi është turizmi. Shqipëria tashmë po fiton reputacion ndërkombëtar si destinacion turistik, ndërsa Kosova ka potencial të madh në turizmin malor, kulturor, historik dhe memorial. Paketa të përbashkëta turistike Shqipëri–Kosovë do të krijonin mijëra vende pune dhe do t’u jepnin të rinjve mundësi të ndërtojnë të ardhmen në vendin e tyre.
Po aq i rëndësishëm është integrimi ekonomik ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës. Harmonizimi i politikave ekonomike, zhvillimi i tregut të përbashkët, investimet në infrastrukturë, energji, arsim dhe teknologji do të krijonin një hapësirë ekonomike më konkurruese dhe më tërheqëse për investime.
Në këtë drejtim, ndërtimi i hekurudhës Durrës–Prishtinë, modernizimi i rrugëve, zhvillimi i Porteve të Durrësit dhe Shëngjinit si dalje detare për Kosovën, si dhe krijimi i qendrave moderne logjistike do të ndryshonin rrënjësisht perspektivën ekonomike të gjithë hapësirës shqiptare.
Po aq i rëndësishëm është bashkëpunimi energjetik. Shqipëria dhe Kosova, duke bashkuar potencialet në energjinë hidrike, diellore dhe të erës, mund të ndërtojnë një sistem energjetik më të sigurt, më të qëndrueshëm dhe më konkurrues.
Megjithatë, asnjë strategji nuk mund të ketë sukses pa institucione të forta, drejtësi të pavarur, administratë profesionale dhe luftë të pakompromis kundër korrupsionit. Këto janë themelet mbi të cilat ndërtohet besimi i qytetarëve dhe i investitorëve.
Një rol të pazëvendësueshëm ka edhe diaspora shqiptare. Përvoja profesionale, kapitali financiar dhe lidhjet ndërkombëtare të saj duhet të shndërrohen në motor të zhvillimit ekonomik dhe teknologjik të kombit.
Në përfundim, forca e kombit shqiptar nuk do të përcaktohet nga madhësia e territorit, por nga madhësia e ekonomisë, cilësia e arsimit, zhvillimi teknologjik, forca e institucioneve dhe aftësia për të krijuar mirëqenie për qytetarët. Një hapësirë shqiptare e lidhur me autostrada, hekurudha, porte, rrjete energjetike, universitete dhe treg të përbashkët do të jetë më e zhvilluar, më e qëndrueshme dhe më e respektuar në Evropë.
Por çdo vizion ka vlerë vetëm kur shndërrohet në një program konkret veprimi. Prandaj, për të kaluar nga idetë te rezultatet, nevojitet një platformë e qartë strategjike, e cila të orientojë politikat zhvillimore të Shqipërisë, Kosovës dhe gjithë hapësirës shqiptare. Në këtë frymë propozohet ky Manifest me 10 pika për zhvillimin dhe fuqizimin ekonomik të kombit shqiptar:

Manifest me 10 pika për zhvillimin dhe fuqizimin ekonomik të hapësirës shqiptare

1. Të punohet çdo pëllëmbë tokë bujqësore dhe të garantohet siguria ushqimore.
2. Të zhvillohet industria përpunuese dhe të rritet eksporti i produkteve shqiptare.
3. Të ndërtohet tregu i përbashkët ekonomik Shqipëri–Kosovë.
4. Të investohet fuqishëm në turizmin mbarëshqiptar si burim punësimi dhe zhvillimi.
5. Të ndërtohen projektet strategjike infrastrukturore: hekurudha Durrës–Prishtinë, rrugë moderne, porte dhe qendra logjistike.
6. Të krijohet një treg i përbashkët energjetik me investime në energjinë ujore, diellore dhe të erës.
7. Të investohet në arsim, shkencë, inovacion dhe teknologji si bazë e ekonomisë së së ardhmes.
8. Të angazhohet diaspora si partner strategjik për investime dhe transferim të njohurive.
9. Të forcohet sundimi i ligjit, transparenca dhe lufta kundër korrupsionit.
10. Të hartohet një Strategji e Përbashkët Kombëtare e Zhvillimit Ekonomik, me objektiva afatgjata dhe koordinim të vazhdueshëm ndërmjet Shqipërisë, Kosovës dhe faktorëve shqiptarë në rajon.

Përmbyllje
Historia na mëson se kombet nuk bëhen të fuqishme vetëm duke ruajtur kujtesën e së kaluarës, por duke ndërtuar me mençuri të ardhmen. Shqiptarët kanë kapital njerëzor, pasuri natyrore, pozitë gjeostrategjike dhe një diasporë të fuqishme. Nëse këto potenciale bashkohen rreth një vizioni të përbashkët zhvillimor, hapësira shqiptare mund të shndërrohet në një faktor stabiliteti, prosperiteti dhe përparimi në Evropën Juglindore.
Le ta bëjmë zhvillimin ekonomik projektin tonë më të madh kombëtar. Një komb që prodhon, investon, inovon dhe bashkëpunon është një komb që ecën me siguri drejt së ardhmes.

Më 3 korrik 2026