Paramendojeni këtë skenar…

Shkrime relevante

Maqedonia e Veriut thotë se e ka shkatërruar një grup të lidhur me IS-in, arrestohet Kastriot Iseni me disa të tjerë

Armë të sekuestruara në Shkup Shkup, 29 shtator 2026 Autoritetet e Maqedonisë së...

Paramendojeni këtë skenar…

Ilir Seci, New York ____ Sikur drejtuesi ma i fuqishëm ekzekutiv në Shtetet...

Kërkesa për zbardhjen e vrasjeve, te vota për deklaratën, a ndryshoi LDK qëndrim për Specialen?

Nga Naile Ejupi Deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës në seancën...

KOS dhe UDB-ba – nga nëntoka !

Nafi Çegrani, Çegran Vdekja, ndonjëherë, nuk vinte me zhurmë. Nuk kishte hapa...

Shpërndaj

Sikur drejtuesi ma i fuqishëm ekzekutiv në Shtetet e Bashkueme te Amerikës mos të votohej e zgjidhej kurrë prej popullit — as në primare, as në zgjedhje të përgjithshme. Mendojeni sikur nji grusht guvernatorësh te pesëdhetë shteteve te Unionit Amerikan me u mbledhë bashkë diku në nji dhomë në Washington dhe me emnue dikand si kandidat, person të cilin asnji votues jo vetëm nuk e ka votue por as e ka ndigjue deri atëherë.
Ne SHBA kishte me u quejtë skandal.
Në Bashkimin Europian, kësaj dukurie i thonë ndryshe…
Në BE atë personin e quejne Ursula von der Leyen — Grueja ma e fuqishme në Europë.
Sot Ursula von der Leyen drejton Komisionin Europian, çka në thelb asht dega ekzekutive e Bashkimit Europian. E emnueme nga burokratet e Brukselit pa dale kurrë kandidate si ne sistemin amerikan, pa kalue ne primare as gja prej gjaje…
Momentalisht drejton Unionin Europian bashkë me Christine Lagarde, që drejton Bankën Qendrore Europiane – njifarë “Federal Reserve” e Eurozonës, tue administrue paret e rreth 350 milionë njerëzve…
Kur Ursula mori postin kuptohet shtypi europian hodhi fishekzjarre e çau daullet tue thanë se kjo asht nji fitore për gratë…
Ursula dhe Christine…por “harruen” diçka me randësi — se asnjana prej tyne nuk ka marrë votën e grave…as kund afer nuk jane me ate modelin e grave te suksesshme qe trumbetojne mediet europiane…gratë që kane ça në jetë e kane ba karriere me merite.
Ursula von der Leyen i gjeti tana gati…
Ursula u lind në vitin 1958 në Ixelles, Bruksel. Asht e bija e Ernst Carl Julius Albrecht (29 qershor 1930 – 13 dhjetor 2014), i cili ishte politikan gjerman i Bashkimit Kristian-Demokrat (CDU) dhe njeni ndër zyrtarët e parë të lartë të administratës europiane. Në vitin 1958 u emnue ndër zyrtarët e parë të Komunitetit Europian. Pikerisht ate vit kur u lind e bija Ursula.
Prej vitit 1967 deri më 1970, drejtoi Drejtorinë e Përgjithshme për Konkurrencën. Mbasanej, prej 1976 deri më 1990, shërbeu si Kryeministër i Landit të Saksonisë së Poshtme (Niedersachsen).
Pra, Ursula nuk shpertheu befasisht ne skenen europiane dhe as nuk theu ndonji tabu. Ajo u lind mbrenda pallatit…U perkund ne djep te arte…studioi mjekësi…dhe në vitin 2005 hyni në politike/qeveri së pari si ministre e familjes, mandej ministre e punës, e në vitin 2013 mori detyrën që e përcakton karrierën e saj: – Ministre e Mbrojtjes se Gjermanise…
– Si ministre e Mbrojtjes së Gjermanisë (2013–2019), ministria e saj u përfshi në nji skandal të madh lidhun me këshilltarët e jashtëm dhe procedurat e prokurimit, ku shpenzimet për konsulentë u rritën ndjeshëm, pat parregullsi në dhanien e kontratave dhe u ngritën pyetje rreth lidhjeve mes zyrtarëve të ministrisë dhe firmave të konsulencës. Nji komision hetimor i Bundestagut gjeti shkelje serioze të rregullave të prokurimit, megjithëse nuk vërtetoi se von der Leyen kishte krye personalisht korrupsion.
Polemikat u shtuen kur të dhanat prej nji telefoni zyrtar që ajo kishte përdorë si ministre u fshinë ndërkohë që hetimi parlamentar ishte ende në zhvillim, tue ngritë pikëpyetje rreth ruejtjes së provave të mundshme; megjithatë, hetimi nuk provoi se von der Leyen kishte urdhnue fshirjen e tyne për me mshehë ndonji shkelje…
Nji skandal i tillë me pa ndodhë në Pentagon kishte çue peshë Kapitoli dhe do ishin marrë gjatë me atë punë…
– Në vitin 2015, ndaj Ursula von der Leyen u ngritën akuza për plagjiaturë në doktoraturën e saj. Per këtë arsye në vitin 2016, Shkolla e Mjekësisë në Hannover, mbas nji hetimi, konfirmoi se në disertacionin e saj kishte pjesë që përbanin plagjiaturë. Megjithatë, komisioni përfundoi se nuk mund të provohej se ajo kishte pasë qëllim me mashtrue. Për këtë arsye, universiteti vendosi mos me ia heqë titullin e doktoraturës dhe ajo e mbajti atë.
Ky argumenti “se nuk kishte pasë qëllim me mashtrue” nuk pati vlerë në rastin e Karl-Theodor zu Guttenberg, ish-ministër gjerman i Mbrojtjes dhe nji prej paraardhësve politikë të von der Leyen-it në atë detyrë. Edhe ai u përballë me nji skandal plagjiature. Universiteti i Bayreuth-it ia hoqi doktoraturën në vitin 2011, ndërsa pak ditë ma vonë ai dha dorëheqjen si ministër i Mbrojtjes.
Argumenti qe shpetoi doktoraturen e Ursules nuk vlejti as në vitin 2013 kur Annette Schavan, asokohe Ministre Federale e Arsimit dhe Kërkimit në Gjermani, u akuzue per plagjiature dhe humbi doktoraturën. Universiteti Heinrich Heine i Düsseldorf-it vendosi me ia tërheqë titullin, pasi komisioni konstatoi se në disertacionin e saj kishte paraqitje të pasazheve të marra prej burimeve të tjera pa citimin e duhur. Katër ditë ma vonë, Schavan dha dorëheqjen nga posti i ministres.
– Akuza tjeter ndaj Ursula von der Leyen-it, e njohun si “Pfizergate”, lidhet me mesazhet dhe telefonatat që ajo shkëmbeu me drejtorin ekzekutiv të Pfizer-it, Albert Bourla, në vitin 2021, gjatë negociatave të BE-së për nji kontratë që përfshinte deri në 1.8 miliardë doza vaksinash kundër COVID-19.
Komisioni Europian fillimisht tha se nuk mund t’i jepte mesazhet; ma vonë Ombudsmani Europian konstatoi keqadministrim, ndërsa në maj 2025 Gjykata e Përgjithshme e BE-së e rrëzoi vendimin e Komisionit për mosdorëzimin e tyne, tue thanë se Komisioni nuk kishte dhanë nji shpjegim bindës pse mesazhet nuk gjindeshin ose pse nuk ishin ruejtë.
Gjykata nuk konstatoi ryshfet apo korrupsion, por çashtja ngriti pikëpyetje serioze rreth transparencës dhe ruejtjes së dokumentacionit.
Kjo ishte e ndame prej skandalit të mahershëm në Gjermani, lidhë me konsulentët dhe procedurat e prokurimit gjatë kohës kur von der Leyen ishte ministre e Mbrojtjes.
…Me tanë këto histori, në vitin 2019 ajo emnohet në krye të Komisionit Europian, detyra ekzekutive ma e fuqishme në Europë…

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu