Premtojnë parajsë e rekrutojnë për ferr, radikalizmi kërcënon të ardhmen shqiptare

Shkrime relevante

Premtojnë parajsë e rekrutojnë për ferr, radikalizmi kërcënon të ardhmen shqiptare

Nga Rrezart Kalaja Në gojë morali, pas perdes armët! Aksioni në Shkup...

Ignatius Parrino “Acta Albaniae Vaticana”, libri i vetëm me dokumente nga Arkivi Sekret i Vatikanit i botuar deri sot

Mark Palnikaj, Romë, Itali ____ Po paraqesim hyrjen e librit të Ignatius Parrino...

Shkup: armë, propagandë e ISIS-it dhe dyshime për krim, alarm për Ballkanin

Luan - Asllan Dibrani, GjermaniSipas autoriteteve, grupi i arrestuar në Shkup...

Një kërkesë e artikuluar për një listë të përbashkët shqiptare për Krahinën e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit

Nga: Refik Hasani Dje, më në fund, subjektet politike shqiptare të Krahinës...

Diskursi kritik i Ibrahim Avdylit ndërmjet estetikës, kujtesës dhe angazhzhimit

Prend Buzhala, Klinë  (Brahim AVDYLI: “STUDIME KRITIKE DHE DOMOSDOSHMËRIA E NJË POLEMIKE”,...

Shpërndaj

Nga Rrezart Kalaja

Në gojë morali, pas perdes armët! Aksioni në Shkup kundër një grupi të dyshuar për lidhje me ISIS-in ngre një alarm të rëndë. Autoritetet raportuan pesë arrestime dhe sekuestrimin e pushkëve automatike, një pushke snajperi, pistoletave, municionit dhe flamurit të organizatës terroriste.

Ndaj tre personave janë paraqitur kallëzime penale dhe prokuroria ka kërkuar 30 ditë paraburgim. Sipas policisë, i dyshuari kryesor indoktrinonte të rinj dhe shpërndante propagandë ekstremiste. Agjencia për Siguri Kombëtare e lidh grupin edhe me drogë, fajde, zhvatje, rrëmbime, dhunë dhe tregti armësh.

Sipas agjencisë, mjediset fetare ku praktikohet radikalizmi dhe propaganda në internet shërbenin si pikënisje për rekrutimin e të rinjve. Ajo pretendon gjithashtu se shumica e anëtarëve ishin ndjekës ideologjikë të imamëve radikalë që mbështesin organizata terroriste. Megjithatë, në burimet e kontrolluara nuk janë publikuar emrat e imamëve apo të xhamive konkrete.

Pamje e imamit  Sadullh Bajrmait   figurë publike, predikimet dhe qëndrimet e të cilit populli i kritikon si të rrezikshme për identitetin tonë kombëtar dhe në shërbim te projektit  “Ballkani nën sheriat dhe nen kuadrin e Shtetit Islamik”

Pamje e imamit  Avdullah Klinaku figurë publike, predikimet dhe qëndrimet e të cilit populli i kritikon si të rrezikshme për identitetin tonë kombëtar dhe në shërbim te projektit  “Ballkani nën sheriat dhe nen kuadrin e “Shtetit Islamik”

Pamje e imamit Osman Musliu   imam  në  Drenas dhe deputet në Kuvendin  e Kosovës figurë publike, predikimet dhe qëndrimet e të cilit populli i kritikon si të rrezikshme për identitetin tonë kombëtar dhe në shërbim te projektit  “Ballkani nën sheriat dhe nën kuadrin e “Shtetit Islamik”

Pamje  e hoxhallarëve Shefqet Krasniiq  ,Naim Ternava dhe Fatmir Latifi me gratë e shndërruara  në  myslimane te devotshme dhe   abuzim me to ne bregdetin shqiptar.

Pamje e imamit  Irfan Saliu   figurë publike, predikimet dhe qëndrimet e të cilit populli i kritikon si të rrezikshme për identitetin tonë kombëtar dhe në shërbim te projektit  “Ballkani nën sheriat dhe nen kuadrin e Shtetit Islamik”

Pamje e imamit hoxhe Azdren Bytyqi dhe  avokat  mbrojtës i islamizmit politik figurë publike, predikimet dhe qëndrimet e të cilit populli i kritikon si të rrezikshme për identitetin tonë kombëtar dhe në shërbim te projektit  “Ballkani nën sheriat dhe nen kuadrin e Shtetit Islamik”

Pamje e imamit hoxhe Fatmir Latifi  mbrojtës i islamizmit politik, figurë publike, predikimet dhe qëndrimet e të cilit populli i kritikon si të rrezikshme për identitetin tonë kombëtar dhe në shërbim te projektit  “Ballkani nën sheriat dhe nen kuadrin e Shtetit Islamik”

Ekstremizmi politik i myslimaneve te islamizmit politik , kundër figurave tona kombëtare.

Pamje e imamit hoxhe e Shefqet Krasniqit nxitës i radikalizmit  islamik dhe  mbrojtës i islamizmit politik, figurë publike, predikimet dhe qëndrimet e të cilit populli i kritikon si të rrezikshme për identitetin tonë kombëtar dhe në shërbim te projektit  “Ballkani nën sheriat dhe nen kuadrin e Shtetit Islamik”

Pamje e imamit hoxhe Mazllum  Mazllumit mbrojtës i islamizmit politik, figurë publike, predikimet dhe qëndrimet e të cilit populli i kritikon si të rrezikshme për identitetin tonë kombëtar dhe në shërbim te projektit  “Ballkani nën sheriat dhe nen kuadrin e Shtetit Islamik”

Pamje e  hoxhonices  Ikballe Hudutit Berisha  mbrojtëse e islamizmit politik, figurë publike, predikimet dhe qëndrimet e të cilit populli i kritikon si të rrezikshme për identitetin tonë kombëtar dhe në shërbim te projektit  “Ballkani nën sheriat dhe nen kuadrin e Shtetit Islamik”

Këtu duhet të shkojë hetimi: kush e shndërronte predikimin në indoktrinim? Kush e përdorte autoritetin e hoxhës për ta afruar të riun me ekstremizmin? Kush e kthente një vend besimi në derë hyrëse për rrjete kriminale? Përgjegjësit nuk mund të fshihen pas petkut fetar.

Pretendimet duhet të provohen në gjykatë. Por, nëse provohen, çfarë tregtarësh të “shpëtimit” qenkan këta! Moralin e kanë në reklamë, armën në magazinë. Të riut i premtojnë parajsën, ndërsa ia përgatisin jetën mes prangave!

Ky fenomen kërkon vigjilencë edhe në Kosovë, Shqipëri dhe Luginën e Preshevës. Çdo predikim që nxit dhunë, përçarje fetare apo bindje ndaj organizatave terroriste godet lirinë dhe bashkëjetesën tonë kombëtare. Bashkësitë fetare duhet të kërkojnë zbardhjen e çdo abuzimi me xhamitë dhe të kundërshtojnë hapur rekrutuesit.

Kauza shqiptare nuk ndërtohet me urrejtje ndaj shqiptarit të një besimi tjetër. Ndërtohet me dije, dinjitet dhe liri. Askush nuk ka mandat ta zëvendësojë këtë të ardhme me fantazitë autoritare të ekstremizmit.

Rinia shqiptare nuk është mish për top për ISIS-in. Robëria nuk bëhet shpëtim vetëm sepse dikush ia vesh petkun fetar!

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu