Si i dënoj Gjykata e Apelit në Prishtinë ish-krerët e UÇK-së në Hagë?

Shkrime relevante

Si i dënoj Gjykata e Apelit në Prishtinë ish-krerët e UÇK-së në Hagë?

Isa Mulaj, Istog ____ Institute for Economic Policy Research and Analyses (INEPRA) ____ Dhomat e...

Premtojnë parajsë e rekrutojnë për ferr, radikalizmi kërcënon të ardhmen shqiptare

Nga Rrezart Kalaja Në gojë morali, pas perdes armët! Aksioni në Shkup...

Ignatius Parrino “Acta Albaniae Vaticana”, libri i vetëm me dokumente nga Arkivi Sekret i Vatikanit i botuar deri sot

Mark Palnikaj, Romë, Itali ____ Po paraqesim hyrjen e librit të Ignatius Parrino...

Shkup: armë, propagandë e ISIS-it dhe dyshime për krim, alarm për Ballkanin

Luan - Asllan Dibrani, GjermaniSipas autoriteteve, grupi i arrestuar në Shkup...

Një kërkesë e artikuluar për një listë të përbashkët shqiptare për Krahinën e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit

Nga: Refik Hasani Dje, më në fund, subjektet politike shqiptare të Krahinës...

Shpërndaj

Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) dhe Gjykata Speciale e Kosovës (GJSK) jo vetëm që nuk do të zhbëhen por do të zbatojnë arrestime dhe dënime tjera. Kjo garantohet me Nenin 20 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës mbi transferin e sovranitetit. Këtë nuk ua tregojnë as ekspertët e të drejtës kushtetuese si Enver Hasani, Fatmir Sejdiu, Hajredin Kuqi, Mazllum Baraliu, Arsim Bajrami, Kadri Kryeziu, e as ndonjë avokat i njohur, si për shembull Tomë Gashi, Besnik Berisha, Arianit Koci e të tjerë, por u tregojmë ne.
DHSK dhe GJSK janë krijuar dhe funksionojnë për ta shpëtuar popullin e Kosovës nga kriminalizimi i sistemit policor, prokurorial, dhe gjyqësor. Për këtë arsye, asnjë prokuror, gjyqtar, dhe avokat vendorë nuk guxon dhe nuk duhet të jetë pjesë e këtyre dy mekanizmave të drejtësisë së Kosovës në Hagë. Mbase ky realitet dhe kjo përvojë do të krijonte pyetjen e përshtypjes: Mos janë kosovarët dukuri sui generis ose problem gjenetik që nuk duan shtet ligjor por i shfrytëzojnë institucionet për krim të oganizuar, propagandë, lajme të rrejshme, hakmarrje, dhe qërim hesapesh ndërmjet bandave kriminale nëpër institucionet e sigurisë dhe drejtësisë?
Vetë institucionet dhe publiku vazhdimisht janë ankuar, kuptohet, duke u bazuar në përvojën nga realiteti, për mos ndëshkimin e shumë krimeve. Lëndët për të gjitha vrasjet e ashtuquajtura politike, ekonomike, klanore, dhe për motive të tjera, policia e OKB-së, KFOR-i dhe EULEX-i i kanë deleguar në kompetencë të prokurorisë dhe gjykatave vendore. Këto të fundit janë tallur, nuk kanë ndërmarrë masa dhe kanë nxitur vrasje tjera, duke e detyruar një pjesë të popullit t’i quajnë dhe shpallin vrasësit dhe kriminelët analfabetë funksional si “legjendë”, “car”, “respekt”, “patriot”, etj. Atëherë doli domosdoshmëria e GJSK-së si e vetmja zgjidhje nën juridiksionin dhe përgjegjësinë e atyre që e kishin bërë delegimin e lëndëve: Tash ia u rrasim na talljeve tuaja kundër shtetit të së drejtës.
Kur dikush si prokurori special Elez Blakaj tenton të hetoj skandalin e madh të fryerjes së listave të veteranëve të ish-UÇK-së, ai kërcënohet dhe detyrohet të ikë azil. Ikja e ndonjë qytetari normal për azil, mund ta ketë një domethënie dhe përcjellë porosi jo të mirë për gjendjen e sistemit prokurorial dhe gjyqësor në Kosovë. Por ikja e prokurorit special nuk don kurrfarë komenti. Ai iku për shkak se nuk lejohej ta kryente detyrën e përcaktuar me ligj nga bandat kriminale të shpërndara nëpër institucionet shtetërore. Shteti i së drejtës erdhi para aktit të kryer. Ambasadat e shteteve mike të Kosovës e denoncuan publikisht sistemin prokurorial si të kalbur deri në palcë, se privatisht moti ishin ngopur me kriminalizimin e tij. Mos keni menduar se SHBA dhe BE ia kanë futur kot ose kanë pordhë n’shishe me ato denoncime publike, dhe se pas tyre nuk do të ketë kurrfarë masash konkrete?
Pavarësisht se për interesin e përgjithshëm publik dhe të popullit të Kosovës u denocua si i kalbur, sistemi prokurorial dhe gjyqësor vazhdoj me kryeneqësi injorimin e kësaj akuze tronditëse që ia ishin bërë çlirimtarët e Kosovës (NATO). Krijuan sistemin e çlirimtarëve alternativ vendorë, misioni i të cilëve ishte plaçkitja dhe robërimi i popullit, pasurimi i kundërligjshëm, dhe injorimi i plotë përmes rrenave me propagandën “Liria ka emër” i ndihmave të gjithanshme në shtetndërtimin e Kosovës nga OKB, SHBA dhe BE. Përpos plaçkës private, “çlirimtarët” vendorë u turren ta plaçkisin hapur dhe publikisht edhe buxhetin e shtetit, përmes aferës së njohur si “Veteranët”, duke i shkaktuar dëme buxhetit prej dhjetëra miliona euro. Duke i pasur në dispozicion provat dhe autorët e përfshirë në fryerjen e listave të veteranëve, prokurori nuk kishte rrugëdalje pos t’iu ngrisë aktakuzë. Aty ndërhyn kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj i FARK-ut të LDK-së, mik i Ramush Haradinajt (kushërira e Ramushit është gruaja e vëllait të Blerimit) i cili i bënë presion Elez Blakajt që të mos i ngritet aktakuzë Rrustem Berishës, pavarësisht se çka tregonin provat dhe dëmet.
Edhe më skadaloz ishte procesi gjyqësor ndaj personave përgjegjës për fryerjen e listave. Fillimisht, gjykata e korruptuar e shkallës së parë i kishte liruar të gjithë 10 të akuzuarit nga aktakuza. Nën mbikëqyrjen e mekanizmave ndërkombëtar, prokuroria nuk kishte qare pa bërë ankesë ndaj këtij skandali në Gjykatën e Apelit për ta kthyer rastin në rigjykim. U kthye rasti në rigjykim, vetëm sa për ta luajtur lojën paraprakisht të njohur dhe dakorduar ndërmjet Gjykatës Themelore dhe asaj të Apelit. Në rastin e parë, themelorja i liroj të gjithë nga aktakuza, kurse në rastin e dytë ose rigjykim, i dënoj secilin me nga një vit burg, por apeli i liroj të gjithë nga aktakuza. Të dënuarit, e më pas të liruarit nga aktakuza, janë: sh-kryeministri Agim Çeku, ish-ministri i FSK-së Rrustem Berisha, Sadik Halitjaha, Shkumbin Demaliaj, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Faik Fazliu, Fadil Shurdhaj dhe Xhavit Jashari. Të gjithë këta në pozita dhe funksione të rëndësishme, e disa prej tyre si ish-kryetar të shoqatës së OVL të UÇK-së. Kështu e paska liria emrin: u liruan të gjithë, por veprat e tyre penale mbetën të konsumuara dhe me pasoja.
Aktgjykimi i Gjykatës së Apelit për lirimin e të gjithë të dënuarve në rastin “Veteranët” jo rastësisht u shpall vetëm pak ditë para se të shpallet aktgjykimi i GJSK në Hagë kundër Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit, dhe Rexhep Selimit. I pari u shpall në Prishtinë me 09.09.2026, kurse i dyti në Hagë me 16.09.2026. Por në këtë rast, Gjykata e Apelit në Prishtinë, vetëm sa për t’ua bërë qejfin çlirimtarëve të rremë, nuk mund ta luante lojën si maca me miun me GJSK në Hagë siç e luajti me Gjykatën Themelore të Prishtinës. Për shkak se, të gjithë prokurorët, gjyqtarët dhe avokatët në Hagë ishin të huaj. Megjithatë, përmes lirimit te të akuzuarve në rastin “Veteranët” vetëm një javë para se të shpallej aktgjykimi në Hagë, Gjykata e Apelit në Prishtinë përcolli porosinë se në Kosovë sistemi i drejtësisë është pronë private e bandave kriminale që po e sfidon edhe drejtësinë ndërkombëtare, sidomos të çlirimtarëve të vërtetë siç janë SHBA dhe BE. Për këtë arsye, GJSK në Hagë assesi nuk duhet dhe nuk do ta lejoj procedurën civile për pagesën e dëmshpërblimit në kompetencë të gjykatave me personel vendorë. Sepse, rezultati paraprakisht dihet; këta i bëjnë procedurat civile skandale edhe më të mëdha se në rastin penal “Veteranët.”
Ju që ishit të bindur se disa ish-komandantë kanë bërë pasuri edhe për nipa e stërnipa, prisni edhe pak efektin e procedurave të dëmshpërblimit, për ta vërtetuar se si drejtësia e vërtetë i bënë vishkull brenda nate milionerët e kundërligjshëm. Protestat kinse në mbrojtje të “çlirimtarëve” dhe “luftës së shenjtë të UÇK-së”, nuk ka të bëjnë asgjë me drejtësi dhe çlirimtarë, por vetëm me luftën për pushtet dhe plaçkë. Këtë më së miri e vërtetoj dënimi me burg afatgjatë i Sali Mustafës – Calit (djali i axhës së Rrustem Mustafës) dhe Pjetër Shalës. Askush nuk reagoj si duhet për dënimin e tyre pasi asnjëri nga këta të dy nuk u duhej “çlirimtarëve” për ta kapur shtetin. Ndërkaq, për ata që u duheshin, si Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin, filluan të organizojnë protesta para shpalljes së aktgjykimit me kërcënime publike se do ta kallin Kosovën flakë nëse dënohet ish-krerët e UÇK-së. Cilësimin ose akuzën “ish-krerët e UÇK-së”, e ka mohuar kategorikisht Hashim Thaçi gjatë gjykimit, dhe për këtë mund ta padisë këdo për shpifje ndaj tij. Hashim Thaçi u duhej dhe ende u duhet këtyre protestuesve vetëm për ta rikapur shtetin, dhe për asgjë tjetër. Prova më e fortë për këtë qëllim të tyre, është bojkoti që ia bënin institucioneve, sidomos konstituimit të Kuvendit, me shpresën se me datën 16.09.2026 ai do të lirohej nga paraburgimi, do të shpallet i pafajshëm, dhe te nesërmen do ta (ri)merr pozitën e Kryetarit të Kosovës në Prishtinë. Këta luftën kryesore e kanë vetëm kundër qeverisë dhe institucioneve të shtetit, e kurrsesi te aktgjykimi i GJSK-së. Çka u kanë faj këtyre protestuesve xhamat, sulmi me vezë, hedhja e qymyrit dhe rojet e ndërtesave qeveritare në Prishtinë për aktgjykimin i cili është marrë nga kolegji gjykues i gjyqtarëve të huaj në Hagë? Për shkak se të njëjtit e kanë votuar themelimin e GJSK-së me bindjen se edhe kjo do të gjykoj sipas shefave të krimit duke i amnistuar kriminelët e mëdhenj për ta mbajtur popullin nën robëri dhe degjenerim?
Sot, askush nuk është në gjendje të tregoj se kush është çlirimtar dhe okupator. Jo për shkak se këta nuk dihen publikisht, por se frikësohen t’ua tregojnë të vërtetën me prova të pakontestueshme. Për Ramush Haradinajn, prokurori special Elez Blakaj që po hetonte listat e fryera të veteranëve, ishte hajn i pulave dhe pishpirik, kurse Hashim Thaçi dhe Rrustem Mustafa turistë, e jo UÇK. Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli ishin në armiqësi me Adem Jasharin, për çka Rifati ose vëllai i Ademit i thotë Hashimit publikisht para kamerës “Mos um hajde ma n’shpi! Hajt, ec!” Çka ka të bëjë Gani Geci me UÇK kur e ka vrarë komandantin e brigadës 112 “Arben Haliti”, Abedin Rexhën – Sandokanin? Cili nga këta ka qenë UÇK, e cili jo apo kundërshtar i saj? Sandokani i vrarë nga LDK-ja dhe Rexhep Selimi i dënuar si ndër kontribuesit e parë dhe me të rëndësishëm të UÇK-së, apo Fadil Geci që dëshmonte rrejshëm nën betim gjatë gjykimit në Hagë, se UÇK-ja e ka pasur vetëm Ibrahim Rugovën komandant të përgjithshëm i cili e quante UÇK-në “njerëz të frustruar, dorë e zgjatur të Sërbisë dhe lojë e shërbimeve sekrete serbe”? Apo Rrustem Berisha i FARK-ut, Hysni hajni si kryetar tanishëm i OVL të UÇK-së, Xhavit Jashari si kryetar i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së, afër 20 000 vetranë të rrejshëm, apo kush tjetër? Blerim Latifi i Prekazit, sipas të cilit, bashkfshatarët e tij si Ademi, Hamza, Rifati duhej të ishin talibanë për shkak të mjekrrave, mustaqeve dhe si muslimanë të përkushtuar? A e dini se ndërtimin e atij kompleksi memorial në Prekazin e Blerim Latifit islamofob dhe antishqiptar, e ka financuar një “turko-arabo-mongol” musliman me emrin Jusuf Aga Yzler, se Blerimi dhe bashkfshatarët e tij, duke përfshirë edhe Bekim (Hamëz) Jasaharin i cili nuk u dënua për keqpërdorimin e mjeteve, ishin turrë pas plaçkës? Si është e mundur të dënohet Hashim Thaçi, e jo edhe ish-këshilltari i tij islamofob dhe antishqptar Blerim Latifi? Apo Ilir Mirena i cili pret me padurim mos po e l’shon naj pordhë Gani Geci, e të turret me ia pi i pari duke botuar shpifje të tij? Si mund të jenë në UÇK ose në një thes edhe Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Adem Grabovci dhe Sami Lushtaku, e jo edhe Jakup Krasniqi të cilin e fyenin si Jakupovski dhe i ankoheshin njëri-tjetrit: “Ah nanën e nanës ia q****, po qeni që po bahet! E pse spo ia q*** n**** me rr’xu, a s’po muni, a çka vlla?!” Kështu e paska emrin liria, a po?
Si mund të dalësh ti në protestë kundër aktgjykimit të GJSK-së, kur ajo protestë udhëhiqet nga Hysni Gucati, një kriminel që e ka zhvatur buxhetin e shtetit për 19 vite duke marrë rrogë mujore prej 500 euro si sekretar i shkollës “Ahmet Delija” në Skënderaj, jo vetëm pa dalë në punë, por se si është mbajtur sekret kjo palçkitje publike? Hajt plaçkiti ti dikun jo më shumë se 200 euro, e kqyre reagimin dhe çka mund të ndodhë. Prokuroria dhe gjykata vendore jo vetëm që nuk e pyesin Hysniun, apo edhe Xhavit Jasharin, por kur vijnë te pyetja e llogaridhënies, bëjnë manipulime sikur me rastin e veteranëve të rrejshëm, e ju në fund do të thuani: gjykata nuk e ka dënuar por e ka liruar. Prandaj e kemi DHSK-në dhe GJSK-në, për shkak se sistemi prokurorial dhe gjyqësor me prokurorë, gjyqtarë, avokatë, dhe policë vendorë është i kalbur dhe në funksion të veprimtarisë kriminale.
GJSK nuk merr vendim në emrin tënd, por në emër të popullit që e ka çliruar dhe po e mbron. Nëse ti vërtetë e don lirimin e katër të dënuarve nga Gjykata e Apelit në Hagë, kjo është çështje u vullnetit tuaj me pyetjen e thjeshtë dhe përgjigjen e shkurt me Po, ose Jo.
Nëse përgjigja është Po, pra e duam lirimin e katër të dënuarve, kjo patjetër se do të ndodhë, nëse plotësohen këto kushte para se të nxjerret aktgjykimi:
1) Ndalimi i bojkotit të punës së Kuvendit dhe zgjedhjes së Kryetarit të Republikës;
2) Arrestimi i 10 të liruarve për rastin “Veteranët” së bashku me kolegjin gjykues të Gjykatës së Apelit në Prishtinë, për veprën e tyre penale të konsumuar, boni gullumuq në një furgon apo autobus, varësisht se cili shkon te Pallati i Drejtësisë (10A apo 10B), e mërthej me t’3-tën në gjykim të hapur për publikun;
3) Lokalizimi i Hysni Gucatit, arrestimi dhe paraburgosja e tij për veprën e konsumuar penale makabre të plaçkitjes së buxhetit të shtetit për 19 vite rresht;
4) Shkarkimi i Blerim Isufajt si kryeprokuror i PSRK-së, mik i Ramush Haradinajt i cili e kishte shuar Institutin për Krime të Luftës (për t’u dënuar në Hagë vetëm shqiptarët si kriminelë të luftës), dhe kthimi i Elez Blakajt në detyrë;
5) Dënimi nga GJSK i Fadil Gecit dhe dëshmitarëve tjerë të rrejshëm, si dhe arrestimi i vëllait të tij Gani Geci, shpiunit të regjimit sërb me Nazim Bllacën, vrasësit serik të shqiptarëve, të sëmurit mental me rezultate faktike dhe praktike sipas espertizës psikiatrike (për çka GJSK ia kishte ndaluar çdo dëshmi në Hagë; në vend të tij kishte shkuar Fadili) të cilin policia, prokuroria dhe gjykatat e Kosovës ende e përdorin si “legjendë” për të nxitur dhe kryer vrasje.
Plotësimi i këtyre kushteve, garanton lirimin e katër të dënuarve në Gjykatën e Apelit në Hagë. Dështimi për ta plotësuar vetëm njërin nga këto kushte, garanton jo vetëm vërtetimin e dënimit (qoftë duke ua shtuar apo hequr disa vite), por do të dënohen edhe ata që tashmë janë të akuzuar për pengimin e administrimit të drejtësisë, do të ketë atakuza, arrestime dhe dënime edhe të shumë personave në vijim. Mjaft e keni tallur bythën me lëndët e deleguara të UNMIK-ut, KFOR-it, EULEX-it kishe na jemi do far sherr budallësh duke i fshehur vrasjet “Jo i ka vra SHIK-u”, “Jo shërbimi sekret sërb”, “Liri për çlirimtarët”, “Liria ka emër”, etj. Me GJSK nuk ka hajgare.
Për fund, harruam t’iu pyesim dhe po e presim përgjigjen nga ju si publik:
QYSH E PAT EMRIN LIRIA?

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu