ARKIVI:
18 Maj 2024

Shqipërim Arifi, përçarësi dhe vëllavrasësi i njohur ndër shqiptarët, përfundoi në koshin e plehrave

Shkrime relevante

Lideri i IS arrestohet nga autoritetet kurde në Irak

NTB /Document.no 17/05/2024 21:30 Një udhëheqës i IS-it, i cili ishte i...

“Lufta dhe paqa“ Tolstojiane, versioni kosovarë

Nga: Agim Vuniqi ___ Shumica e shteteve të taborit socialist evrolindor (edhe pse...

Haki Stërmilli, shkrimtari i njohur dhe shefi i parë i shërbimit sekret shqiptar

Nga: Eedlira Ruzi TIRANË, 17 maj /ATSH/ Më 17 maj të vitit...

Rreth organizmit të ngjarjes “Shije Lezhe n’ Prishtinë”

Prishtinë, 16 maj 2024 Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë i fton...

Shpërndaj

Nga: Luan Dibrani

Propaganda dhe  deklaratat e Shqipërim Arifit  për shkarkimin nga pozita e kryetarit të Komunës së Preshevës, sipas tij nga pushteti autoritar i Beogradit, janë vetëm   një aktrim viktimizimi, kur deri dje asnjë shqiptar i asaj zone nuk  është lavdëruar as përkëdhelur më shumë se Shqipërim Arifi nga Serbia dhe Aleksandër Viçiçi !?

Ai deklaron me tutje  duke theksuar se “shkarkimin  tim të dhunshëm, nuk kishte mundur ta realizoj pa ndihmën e pakursyer të shqipfolësve serbofil siç janë: Ragmi Mustafa, Shaip Kamberi, Ardita Sinani dhe Argjend Sherifi si dhe disa kompani lokale mafioze që bashkëpunojnë me qarqet e errëta në Serbi. Kjo klasë politike bashkëpunuese besnik të regjimit serb me dekada, janë bërë vegël e lehtë për Vuçiqin dhe Serbinë për të realizuar agjendën e tij antishqiptare në Luginë të Preshevës përfundon nder te tjera Shqipërim Arifi.

Asnjëherë  Shqipërim Arifi nuk  ka dhënë ndonjë sinjal qe te jete një  politikan i denjë për atë  rajon ,pos një  ciceroni dhe  papagalli bredharak politik duke  shantazhar  përçarë shqiptarët si në këtë  rast qe i  përfshin   shqiptarët tjerë si spiun dhe  bashkëpunëtor të Serbisë.

Është  shumë paradoksale,  se  si ky merr guximin  ti quaj aq lehtë shqiptaret tradhtar  madje,  edhe  kryeministrin e Kosovës e ka  quajtur tradhtar pa kurrfarë argumenti as fakti !?.

Injoranca  e tij në epilogun politik  shkon  aq larg sa qe  ky  ne skenën politike  nuk dëshmon  qe ka ndonjë  aktivitet qe  mposht  te lartpërmendurit politik  qe veprojnë në  Luginën e Preshevës.

Ky veprim skandaloz nuk përjashtohet se është bërë me koordinim të Vuçiçit dhe Arifit.  Shume ngjason për ta paraqitë Arifin si patriot dhe të futet në mesin e shqiptarëve si spiun i Serbisë , por shqiptarët e të gjitha trojeve e dinë se Shqipërimi është në shërbim të Serbisë dhe një filoturk i  ekstremit islamik qe më shumë ka kontribuar për  hapjen  e xhamive dhe  predikimit të fesë islame dhe kulturës arabo turke se sa për kulturën shqiptare.!

Ne Presheve është duke veprua një imam nga Novi Pazari i cili ne çdo tubim atje, ju thotë shqiptarëve, se nuk ka nevoje ju te quheni shqiptar, mjafton qe jeni mysliman?!.

Ky imam i Vuçiçit ka vepruar lirshëm me ndihmën e Shqipërim  Arifit ne dhe kanë themeluar shkollë Kurani për fëmijët shqiptar, në Presheve dhe në Kumanovë.

Këtë e dëshmon më së mire  gruaja e tij e mbuluar  qe rrugëtimin Shqipërim Arifit i ka hap drejt islamizmit fetar se sa interesave  tona kombëtare?.

Këtë argument të lartshënuar  e argumenton edhe takimi  i tij i  shpeshte me hoxhallarët  qe janë te  dënuar dhe te ndëshkuar nga organet tona   gjyqësore  ,rasti konkret  takimet  e  shpeshta me  Shefqet Krasniqin?!.

Është tmerr kur publikohen  fëmijët e vegjël te ndikuar nga  ju Shqipërim Arifi me shamia ne kokë pikërisht si gruaja  e  juaj. Mosha madhore le te jete sadopak  predikuese me  imponime  apo me pagesa  ,por fëmija e vegjël, akoma pa e dite  ABC-ne ti futni ne  rrugët  e primitivizmit islamik është mëkat   dhe përgjegjësi politike e juaja!

Shqipërim Arifi është argat i Vuçiçit si të gjithë ata që paraqiten dhe pallin për fe janë argatë të serbit, turkut ,grekut po edhe  të dreqit e të birit.

Edhe pse shkarkimi duket antiligjor dhe kriminal nuk mundet t’i akuzon  politikanët tjerë shqiptarë te votuar si serb e antishqiptarë ! Nuk te nderon koha as logjika Shqipërim Arifi ,sepse është akuze shumë e rëndë dhe asnjë politikane shqiptar i tille nuk duhet te bien ne këto manovra vëllavrasje nga te metat  e veta politike.

Po me habit rast pse nuk  e ka akuzuar Albin Kurtin  kësaj here?

E baijshi me shëndet se kështu  është kur bashkëpunon me çetniket dhe përfundon si poçavër  ne kosh të plehrave. Pse a tash e ke kuptua ti që për serbet veç shqiptari i vdekur është shqiptar i mirë?

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu