Fjala e Aleksandër Xhuvanit në varrimin e At Gjergj Fishtës

Shkrime relevante

Arrestimet në RMV, Mossad ndihmoi në parandalimin e atentatit ndaj biznesmenit izraelit në Greqi, me urdhër nga Irani

Informacionet e shërbimit sekret izraelit, Mossad, dyshohet se kanë ndihmuar në...

Koha për t’i dhënë fund diskriminimit të pensionistëve!

Zeqir Bekolli, Drenas ____ Politika diskriminuese ndaj pensionistëve duhet të ndryshojë urgjentisht. Kjo...

Deri kur këto diskriminime, maltretime dhe mashtrime ndaj shqiptarëve të Luginës, sidomos neve të Medvegjës?!

Haki Emini , Tupallë, Medvegjë Është folur shumë, ose më mirë të...

Isuf Sherifi prezanton librin “Exil – Mes Såntisit dhe mallit” në St. Gallen

Shqipe Bytyçi, Zvicër Një mbrëmje letrare ku poezia, muzika dhe miqësia ndërkulturore...

Shtëpia botuese Routledge në Oksford njofton botimin e librit të ri të Gëzim Alpion

Saint Teresa of Calcutta’s Fame Capital https://www.routledge.com/Saint-Teresa-of-Calcuttas-Fame-Capital/Alpion/p/book/9781041115182 Ky vëllim përfshin studime të zgjedhura...

Shpërndaj

Aleksander Xhuvani zyre

(Ne foto Profesor Aleksander Xhuvani ne zyre ne vitin 1960)

Zotnij të ndershëm Si vetëtimë u-perhap an’e kand të Shqipnisë lajmi i idhët i vdekjes së poetit t’onë kombëtar At Fishtës dhe e mahnitun mbetet sot mbarë bota shqiptare, tue kujtue emnin zâmadh t’auktorit të Lahutës së Malcisë, që ka këndue, si dikur Omeri, burrnin’e besën e fisit t’onë, që ka ndezë zemrat e Shqiptarëvet, si dikur Tirteu i vjetërsisë. E me të drejtë i kanë thanë Fishtës Tirteu i Shqipnisë, se sikurse ai me elegjit’ e tij ndezi zemrat e Spartanëvet për luftë, njashtû edhe epopeja e Lahutës, odet edhe elegjit’e Mrrizit të Zanavet e të poezivet të tjera kanë mbjellë në zemër të djelmnisë s’onë dashunin e pamasë për truellin e të parëvet dhe për gjuhën amtare. Nji këto dy ideale, atdhedashtënija dhe ruejtja e gjuhës si dritën e synit, lavrimi e përparimi i saj kanë qenë polat, rreth së cilëvet shtrihej gjithë vepra e çmueshme e Fishtës. E s’ka kush tjetër veç neve arsimtarëvet që kemi pasë e kemi ndëpër duer edhe ua kemi mësue nxanësvet poezit’e tij, që e çmon mâ mirë veprën zâmadhe të Fishtës, e cila si nji far i math dritëdhanës ka ndriçue mendjen e djelmënisë s’onë, si nji Ungjill shkëndimath morali ka zbutë e ka edukue zemrën e saj.

Nuk ka qenë pra Fishta për ne vetëm nji poet kombëtar epik, lirik, dramatik e satirik, por edhe nji edukator i rinisë s’onë. Nuk kanë mësue e shijue nxanësit e shkollavet t’ona vetëm artin e tij poetik, bukurin’e harmonin’e vargut, rrjedhshmnin’e dlirsin’e stilit e të gjuhës së tij, që âsht nji thesar i pashterun frazeologjije e leksikologjije të kulluet, por kanë thithë prej veprës së tij, si nji nektar të hyjnueshëm të bletës attike, idealet mâ të nalta të njerëzimit: urtinë, burrninë, besën, drejtësinë e dashuninë për të mirën, të bukurit, të drejtën e të vërtetën. Nuk jam unë, o burra, i premë sot që të mund të thuri imne për veprën lavdimadhe të At Fishtës. Âsht historija që ka për të zbukurue faqet e saj me emnin zâmath të tij; âsht letërsija e jonë që do të mburret për veprat e tij grat-plota e të pavdekshëme; janë Zanat e malevet t’ona, që ai ua përcillte vallet me lahutën e tij, që kanë me këndue me katrime kumbim-randa deri te froni i Empirit, veprën e kangatorit zâ-ambël të tyne; âsht djelmënija shqiptare që ka për t’u-ushqye e për t’u-vaditë me manën hyjnore të tij; së mramit âsht Shqipnija mbarë, Gegë e Toskë, malsi e qyteta, që do të kujtojnë, deri sa të ndrisë e diellit rrota, emnin e njenit prej bijvet të mëdhej të saj, që e deshi, e lavdoi dhe e nderoi për gjithë jetën. Na të gjithë lavdimtarë të veprës së tij, shokë e nxanës të tij, të pikëlluem e të mallëngjyem thellë, kah kujtojmë veprat e tij, fjalët e ambëla e plot atdhedashtëni e këshillat e tij, le t’i lutemi Fuqimadhit Perëndi, që t’i caktojë pranë fronit nji vend të meritueshëm, si në kët dhe, prej kah të vijojë me i lutë për lumnin e Shqipnisë. Shkoder 31 dhjetor 1940

Nga Ardian Klosi në gazeten SHEKULLI me 14.03.2010

K O M E N T E

1 KOMENT

  1. Edhe Fishta e edhe profesor Xhuvanikishi, ishin me te meritueshmit ne kohe, ne fushat e tyre, ne letersi e ne gjuhesi.
    Kishim fat qe kishim burra si Fishta e Xhuvani.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu