ARKIVI:
7 Mars 2026

Filmi Mbijetesa dhe shkolla në DEA OPEN AIR FILM FESTIVAL 2021 në Tiranë

Shkrime relevante

Shkarkimi: Përgjigjia meritore ndaj pecedentit të rrezikshëm kushtetues

Nga: Dr. Sadri Ramabaja ______ Dekreti i Presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e...

Me cilën dorë duhet të pijë ujë Presidentja – sipas mullës Mustafë Bajrami dhe neoosmanit Gëzim Kelmendi?!

Shqiptar Shaljani, Shalë e Bajgorës, Mitrovicë ____ Mullahu Mustafë Bajrami duket se së...

Trump: – Irani do të goditet shumë rëndë sot

David Vojislav Krekling, Aftenposten Foto: Jose Luis Magana / AP Presidenti Donald Trump...

E kam përkrahë Vjosën por ajo kujtofti se s’ka shtet pa qenë hija e saj si bajrak mbi çati!

Nga: Çun Lajçi ___ Mall i kotë për një atdhe të lodhun ___ Me vetveten...

Shpërndaj

Nuhi Bytyçi

Filmi dokumentar  “Mbijetesa dhe shkolla”

Mirëpritet  edhe në DEA Open Air International Film Festival në Tiranë

Filmi dokumentar “Mbijtesa dhe shkolla”, me skenar e producent Nuhi Bytyçi, me regji të Ilir Kabashit dhe drejtor fotografie Bekim Qyqalla, u prezantua me sukses edhe në kuadër të DEA Open Air Internacional Film Festival në Trianë. Ky projekt filmik u shfaq sot në ambientet e Universitetit të arteve në kryeqytetin shqiptar në Tiranë. Filmi u mirëprit nga shikuesit e shumtë dhe nga kineastë të shumë vendeve që po marrin pjesë në këtë festival.  Krahas luftës për liri, populli shqiptar i Kosovës arriti që të organizojë mësimin për fëmijët edhe në malet e Berishës  gjatë luftës në Kosovë. Fokus i këtij filmi dokumentar është pikërisht “Mbijetesa dhe shkolla”, sakrifica e luftëtarëve të lirisë, prindërve, arsimtarëve dhe e organizatave humanitare ndërkombëtare për mbajtjen e mësimit në shkollën e najllonit jo fort larg pozicioneve të forcave ushtarake e policoe serbe. 

Të përkujtojmë se  filmi “Mbijetesa dhe shkolla” deri tani ka marrë pjesë me sukses në 21 festivale me renome ndërkombëtare të filmit dokumentar. Në një konkurrencë të madhe ndërkombëtare, filmi është vlerësuar lartë nga juritë profesionale të festivaleve të filmave dokumentarë në vende të ndryshme të botës, ku ka marrë 11 çmimin e parë, duke u shpallur filmi më i mirë dokumentar i metrazhit të shkurtër.

Gjatë muajve të ardhshëm ky film do të prezantohet edhe në disa festivale të njohura në mbarë botën.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu