ARKIVI:
26 Prill 2026

Ëndrra… zi!

Shkrime relevante

Zbulohën planet e fshehta ”politike” të opozitës në Kosovë!

Ismet M. Hasani, Suedi Pak politikë Kriza politike në Kosovë dhe dështimi i...

Lavdi grave të qëndresës antikomuniste shqiptare

Nga Frank Shkreli (Në Kujtim të Klora Mirakaj Merlika dhe të gjitha...

Kosova miratoi Rezolutë, për Luginën e Preshevës

Sot, Kuvendi i Republikës së Kosovës, për avancimin e përkujdesjes institucionale,...

Vuçiç: Serbia s’është në linjë me politikën botërore për shkak të Kosovës

Gani I. Mehmeti (A.P / 25 April 2026 - 17:34, Kosova Sot...

Shpërndaj

Bajram Sefaj

Ndërhyrje, katërçipërisht, e dhunshme!

Nuk e di fare, nuk dua ta di dhe, as që e rëndësishme fare, se në cilën faqe të laramanit tim roman, isha e, aq më pak se çfarë historie isha duke tjerrë e rrëfyer. Në anën tjetër por, katërçipërisht, e di, se shkrimin në proces e sipër, ma ndërpreu ndeshja e mbrëmshme futbollistik midis reprezentacionit shqiptar dhe atij të Anglisë – Mbretërisë së Bashkuar. E si mos të ndodhte kjo ndërprerje shkrimi, a çfarëdo pune tjetër, shumë herë më e rëndësishme, aq më parë e, aq më tepër, kur fjala ishte për një ndeshje historike, duel jetik… e tjera e tjera. Shtoja kësaj edhe një reklamë, publicitete të paparë që zgjati gati një muaj, me finalen Ëndërr Kuq e Zi, kur bukuroshja e TVSH, programi sportiv, kishte sjellë në studio kallaballëk ekspertësh të sportit, trajnerë, gazetarë kështu më radhë dhe, pothuaj një orë para fillimit të ndeshjes, çanë dërrasa, folën për Shkup e Shkodër, kur edhe në sekondat e fundit dhanë parashikime e tyre, që nuk kapërcente më shumë se një gol më shumë, në favor të njërit a tjetrit reprezentacion. Sipari (perdja) u ngrit. Shfaqja e madhe filloi. Qysh në çelje të aktit të parë, ndërrimit të dy-tri shkelmimeve të topit të gjysmë lojës së parë, u pa sa është sahati, U paralajmërua se aty, në skenën Wambli, në arenën me nam të këtij stadiumi më të njohur në botë, do të zhvillohej, jo një ndeshje futbolli, por një dramë tragjike- komike, më shumë akte, për skuadrën tonë, shqiptare. Ndeshja nisi me një prelud ogurzi, me një homazh kushtuar futbollisti (a shumë futbollistëve) anglezë, të ranë në fushëbetejat e ndeshjeve të futbollit, këtu e atje. Ndeshja nisi, me ligamente të dëmtuara, me lëndime të tjera trupore, me shur(r)a e kaka, në kartonë të verdhë e, me zëvendësime (dushk për gola!), e marifete të tjera, të shëmtuara katërçipërisht, gjithsesi. Më i shëmtuar, më i mjeri ne atë mes, në atë arenë, ishte lojtari “ynë” i dymbëdhjetë, krye-lojtari “djaloshar”, italiani 74 vjeçar “misionar”, Edi Reja. (Bash sikurse se Edvin Kristaq Rama, që me përkëdheli quhet Edi Rama, shpëtimtar i Shqipërisë me Open Ballkan, edhe italiani, Eduard Reja, Edi Reja, është, pra “shpëtimtar” i fuzbollit shqiptar. (Gabimi morfologjik, është i qëllimshëm!). Kur shporta e rrjetit, u mbush madje me pesë gola, krahas “sitës” së patundur të portës se kundërshtarit, ika e kërkova strehim, shpëtimi. U bëra azilkërkues! Nuk durova të jem dëshmitar i një debakli poshtërues. Pesë me zero, në pjesën e parë, (e, mos o zot!), pesë me zero në pjesën e dytë: po kush e duron një tmerr të tillë! Po nuk e çoi Shqipëria atje, në atë London të shkretë, në atë Wembli, famëmadh, një skuadër skifterësh, të rinjsh sypatrembur Ilirianë, a një tufë barinjsh që kurrë top me sy nuk kanë parë. Ndërkohë, në dy kanale të ndryshme të TV, ndoqa dy emisione shkëlqyera: një Urë dhe një emision të kolegut Genc, të TVSH-së, kushtuar viktimave e pafajshme të terrorit komunist, si gjëkundi në Shqipëri, kësaj radhe në Beratin tonë të bukur, me komplotin e shpifur, gjëa se¨¨ të planit të organizuar të minimit dhe çuarjes hava, të Kombinatit të Tekstilit, objektit më madhe industrial në këtë qytet. Këtë shpifje dhe inskenim katerçiperisht absurd dhe ironik në substancën e tij qesharake, shumë viktima të pafajshme, e paguan, kush me jetë e kush më vjet të gjatë burgu të rëndë, ndjekur me tortura çnjerëzore.
Pas gjithë kësaj golgote si ta gjej e ta lidh filie saj ç’sha duke shkruar Po, e gjeta: ish duke rrëfyer mbi ç

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu