Kryeministri Kurti pati bisedë telefonike me Eskobar – Zv/Ndihmës Sekretar i SHBA dhe mbikëqyrës i politikave të vendeve të Ballkanit Perëndimor

Shkrime relevante

Mos më vrisni edhe në varrin tim!

Luan - Asllan Dibrani, Durrës Elegji e dhimbjes, protestës dhe ndërgjegjes njerëzore...

Vrasja e Arlinda Zekajt nga këndi im

Gani I. Mehmeti E vërtetë se nuk arsyetoj asnjë vrasje të askujt...

Të mos e zëvendësojmë grurin e etërve tanë me egjrën e mashtrimit

Dom Fran Sopi, Pejë  Kemi fryte që mbillen në tokë dhe fara...

Shteti, Albin Kurti, kërkon parime jo përshtatje të çastit

Mikel Sopi, Ferizaj ____ Fjalimi i djeshem i kryeministrit Kurti ne konferencen per...

Analistët flasin rreth “heshtjes” së Edi Ramës pas humbjes së Aleksander Vuçiqit

Naile Ejupi, Bota Sot “I janë prishur planet me Beogradin, Grenellin e...

Shpërndaj

Prishtinë, 19 nëntor 2021

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka biseduar sot me Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shteteve të Bashkuara për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, njëherësh mbikëqyrës i politikave të vendeve të Ballkanit Perëndimor, z.Gabriel Eskobar. Z. Eskobar shfaqi interesimin e tij për programin e qeverisë në shumë fusha me ç‘rast Kryeministri e njoftoi z.Eskobar me progresin e shënuar në menaxhimin e mirë të pandemisë dhe vaksinimin e suksesshëm të popullsisë. Po ashtu e njoftoi për rritjen ekonomike dhe reformat e filluara në drejtësi si dhe për stabilitetin institucional e legjitimitetin demokratik. z. Eskobar theksoi mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për sovranitetin dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës dhe përkushtimin e ShBA-ve që Kosova dhe rajoni të bëhen anëtare të Bashkimit Evropian. Në lidhje me dialogun në Bruksel, ai shprehu mbështetjen e tij dhe përkushtimin që të ketë progres në këtë drejtim. Kryeministri e falënderoi z. Eskobar për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Kosovës dhe e siguroi për përkushtimin e Kosovës për dialog parimor, ku në qendër është njohja e ndërsjellë. Kryeministri po ashtu theksoi rëndësinë që në Serbi, por edhe në rajon, të ketë ballafaqim me të kaluarën si dhe balancë e simetri në trajtimin e pakicave. Në mbyllje të bisedës, duke theksuar se pret që së shpejti të vizitojë Kosovën, z.Eskobar shprehu urimet më të mira për Kryeministrin dhe popullin e Kosovës. Kryeministri falënderoi z. Eskobar për rolin dhe angazhimin e tij në Kosovë dhe rajon duke i uruar sukses në punën e tij dhe duke i ofruar bashkëpunimin e plotë të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu