Prishtinë, 21 nēntor 2021
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka hapur edicionin e 23-të të Turneut ndërkombëtar të boksit “Adem Jashari”, në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve, në Prishtinë.Kryeministri Kurti në fjalen e hapjes tha se sikur edhe sportet e tjera luftarake, edhe sporti i boksit reflekton traditën tonë në fushën e sportit, por edhe historinë e suksesit, rezistencës dhe luftës së vendit tonë.
Ky turnir sportiv, që padyshim reprezenton suksesin e sportit vendor, sipas kryeministrit, tregon edhe shumë çka tjetër për vendin dhe popullin tonë. Emërimi i tij, “Adem Jashari”, shënon sakrificën dhe flijimin e Familjes Jashari që sot është simbolika e Pavarësisë së popullit tonë, tha kryeministri, ndërsa shtoi se organizimi i parë i këtij turniri daton që nga viti 1999, dhe po vazhdon traditën e mbajtjes në vendin e njëjtë, në Prishtinë.Dhe e treta, siç tha kryeministri Kurti, kjo ngjarje reprezenton punën dhe mundin e sportistëve, trajnerëve dhe punëtorëve sportiv të cilët pa ndalur, ndër-gjenerata e breza të tërë kanë zhvilluar sportin e boksit në vend, duke i vazhduar kështu sukseset e kampionëve shqiptarë të periudhës së ish-Jugosllavisë.
Kjo nuk është vetëm ngjarje sportive, ky turnir është pjesë e historisë tonë, që edhe kësaj radhe në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, dhe nën organizimin e Federatës së Boksit të Kosovës po zhvillohet nën patronatin e Kryeministrisë së Kosovës. Kjo traditë duhet vazhduar, e duhet përgëzuar cdo vit.
Kryeministri ju uroi mireseardhje të gjitha shteteve pjesëmarrëse në këtë ngjarje, ndërsa sportistëve ju uroi suksese në finalet e sotme, në ring të boksit.Turniri ndërkombëtar i boksit “Adem Jashari” që ështē organizim i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit me Federatën e Boksit të Kosovës, po zhvillohet nën patronatin e Zyres së Kryeministrit.
Fjala e plotë e kryeministrit Kurti:I nderuari Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, z. Hajrulla Çeku,I nderuari president i Komitetit Olimpik të Kosovës, z. Ismet Krasniqi,I nderuari kryetar i Federatës së Boksit të Kosovës, z. Enver Krasniqi,E nderuara zëvendësministre e Sportit, znj. Daulina Osmani,Të nderuar ish-boksierë, ish- kampionë të vendit tonë,Të nderuar sportistë pjesëmarrës dhe ju të tjerë të pranishëm,Të nderuar miq të cilët keni ardhur prej jashtë Kosovës në këtë turnir kaq të rëndësishëm,Unë e kam kënaqësinë e jashtëzakonshme që të jem këtu me ju, me rastin e hapjes së edicionit të 23-të të turneut ndërkombëtar “Adem Jashari”, i cili kësaj radhe po zhvillohet në Prishtinë, këtu në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve, në vatrën e zhvillimit të sportit vendor, e në të cilin unë si spektator kam ardhur qysh në moshën 10 vjeçare.Sikur edhe sportet e tjera luftarake, edhe sporti i boksit reflekton traditën tonë në fushën e sportit, por edhe historinë e suksesit, rezistencës dhe luftës së vendit tonë.Ky turnir sportiv, që padyshim reprezenton suksesin e sportit vendor, tregon edhe shumçka tjetër për vendin dhe popullin tonë:Filluar nga emërimi i tij, “Adem Jashari”, kjo ngjarje është thirrje patriotike, që shënon kryengritjen dhe flijimin e Familjes Jashari që sot është simbol i çlirimit i Pavarësisë e i bashkimit;
Organizimi i parë i këtij turniri të rëndësishëm në vendin tonë daton që nga viti 1999, po në të njëjtin vend, në qytetin e Prishtinës – këtu ku po zhvillohet edhe kësaj radhe. Kjo ngjarje e inicuar e themeluar nga legjenda e boksit kosovar, Aziz Salihu së bashku me shokët e tij.Dhe e treta, kjo ngjarje përfaqëson punën dhe mundin e sportistëve, trajnerëve dhe punëtorëve sportivë të cilët pa u ndalur, ndër-gjenerata e breza, kanë vazhduar sportin e boksit në vend, duke i vazhduar kështu sukseset e kampionëve shqiptarë të periudhës së ish-Jugosllavisë.
Kjo nuk është vetëm një ngjarje sportive, ky turnir është pjesë e historisë tonë, që edhe kësaj radhe në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, Rinisë edhe të Sportit, dhe nën organizimin e Federatës së Boksit të Kosovës po zhvillohet nën patronatin e Kryeministrisë së Kosovës. Kjo traditë duhet vazhduar, e duhet përgëzuar për cdo vit.


