Presidentja Vjosa Osmani ta shpallë të pavlefshëm vendimin e Hashim Thaçit – Faqeziut, për abolimin e krimeve serbe në veriun e Kosovës

Shkrime relevante

A është kryeministër i shtetit laik, apo i shtetit islamik Albin Kurti…?

Basri Beka, Prishtinë ____ KRYEMINISTRI I KOSOVËS NUK ËSHTË PREDIKUES FETAR! ____ Kur kryeministri i...

Shqipëria në protestë: pushteti nuk është i përjetshëm, e ardhmja i përket dijes dhe rinisë!

Luan - Asllan Dibrani, Durrës SHQIPËRIA NË REVOLTË: PUSHTETI NUK ËSHTË I...

Kush janë Cincarët?

Flori Bruqi, Prishtinë  Cincarët (të njohur zyrtarisht si arumunët ose vllehët) janë...

Ndryshon pushteti në Beograd, por jo strategjia ndaj Kosovës: Lista Studentore dhe vazhdimësia e politikës së mohimit

Prof. Dr. Sadri Ramabaja, Prishtinë Hyrje: Ndryshimi i pushtetit nuk nënkupton domosdoshmërisht...

Lufta Çlirimtare e Kosovës dhe NATO

Kolonel Hajro Limaj, Tiranë ____ (Të shkruajmë historinë me fakte e dëshmi)  ____ Nga libri...

Shpërndaj

Lirim Gashi, Prishtinë
Dhe jo vetëm kaq por duhet ta ndaloj me ligj edhe “Listen Serbe”, të cilën e kanë themeluar pikërisht këta kriminele më direktivën e kriminelit Vuçiq.
Sepse bëhet fjalë për një Organizatë Terroriste të përfshirë në krime shumëdimensionale ndaj shqiptarëve të pafajshëm, si në kohën e luftës ashtu edhe në atë të paqës.
Dhe jo vetëm kaq por bëhet fjalë për një Organizatë Terroriste që ka kryer dhjetëra atentate politike ndaj serbëve të pafajshëm.
Varfnjaku Zvonko Veselinoviç paska qenë së bashku me të vëllanë dhe gruan e tij në listen e pagave të RTK-së, kurrë pa konkurruar dhe punuar ?
Bashkëpunëtorët shqipfolës i paska pasur aq të fuqishëm, të ,,mëdhenjë” dhe patriota me rrota nga karrota, saqë të gjitha fjalët për ta përshkruar ,,madhështinë” e tyre më duken të kota.
Ehhh çka paska duruar ky popull dhe vend.
A thu edhe sa kohë do të vuajmë për mend?
Imagjinone Zvonko Veselinoviç është krimineli qe e ka kryesuar listën e kriminelëve më të kërkuar të Veriut të Kosovës.
Pra listën e kriminelve më të kërkuar për krime, masakra dhe dhunime ndaj popullsisë së pafajshme shqiptare të Kosovës.
Ndaj popullsisë së të gjitha moshave, gjinive dhe profesioneve.
Dhe ky njeri nuk i ka masakruar vetëm shqiptarët e gjallë, por edhe kufomat e tyre.
Dhe sikur kjo të mos mjaftonte i ka transportuar në Serbi me kamionë frigoriferikë të thertoreve të kafshëve, ku i ka hedhur pjesërisht në lumin Danub dhe pjesërisht në gropa të hapura që ne i quajmë varreza kolektive.
Pra bëhet fjalë për kriminelin të cilin Hashim Faqeziu e ka (falur) aboluar, ndërsa Ramush Haradinaj e ka nderuar.
Turpi i mbuloftë!
Apeloj të Presidentja Vjosa Osmani që ta shpallë të pavlefshëm vendimin e Hashim Faqeziut për t’i falur, gjegjësisht
aboluar kriminelët serbë të luftës nga veriu i Kosovës.

K O M E N T E

2 KOMENTE

  1. Ku ishit deri tash, o shqipe?!!! Keta jane aradha “Škorpioni” qe kane bo masakra ne veri te Kosoves 1999., nje pjese e tyne kan qene ne ate aksion te masakres ne Prekaz ndaj Jasharev dhe pjesa ma e madhe e tyne jane eksekutor te gjithe atyre ne Srebrenica. Ku po jetoni o shqipe?!! Ata jetojne te LIRE NE VERI TE KOSOVES. A duhet me ju VIZATU KETE, JETOJNE TE LIRE NE VERI TE KOSOVES DHE QENDREN E KANE NE MITROVICE VERIORE!!

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu