ARKIVI:
10 Mars 2026

Kush është Ebrahim Raisi?

Shkrime relevante

A mund të penalizohen deputetët për mungesë në seanca?

Agim Vuniqi, Vashington Një çështje që lidhet drejtpërdrejt me funksionimin e demokracisë...

Pranvera 1981 dhe e drejta për të mos u përvetësuar historia e burgjeve tona

Sak Muji, Rugovë Në vigjilje të 45-vjetorit të demonstratave studentore të marsit...

Një aline e vogël për kujtesën e madhe

Sak Muji, Rugovë ME FALNI ! Një aline e vogël për kujtesën e...

“Po mirë, mirë, me Serbinë, po me Shqipërinë çka patët?”

Agim Morina, Prizren Kryetarja e Kosovës, zonja Vjosë Osmani, në intervistën e...

Teleranca fetare, vlerë autentike e shqiptarëve, sipas veprës së Kahreman Ulqinit

Prof. Dr. Nail Draga, Ulqin TOLERANCA FETARE VLERË  AUTENTIKE E SHQIPTARËVE Kahreman Ulqini,...

Shpërndaj

Ndërkohë që regjimi i Republikës Islamike në Iran është rrethuar nga kriza gjithnjë e më të mëdha brenda dhe jashtë vendit, Lideri Suprem Ali Khamenei bëre çmos për ta caktuar Ebrahim Raisi-n si President. Duke patur parasysh historikun e përgjakshëm të presidentit të ri në dhunime të tmerrshme të të drejtave njerëzore, duke përfshirë vrasjen e mijëra të burgosurve politikë në Teheran, Khamenei vërtet që i ka varur shpresat te Raisi si shpëtimtar i shtetit të tij.

Vëzhguesit besojnë se Khamenei e ka përzgjedhur zyrtarisht Raisi-n si president; por në fakt, Lideri Suprem ka ndjekur një qëllim tjetër: prezantimin e ‘Kasapit të Teheranit’ si personin që do të trashëgojë prej tij postin e liderit suprem. Vlen të theksohet se, në 1989-ën kur themeluesi dhe Lideri i parë Suprem i Republikës Islamike vdiq, Khamenei ishte president i regjimit.

Gjithsesi, pas miratimit të tij nga Khamenei më 3 gusht, Raisi u paraqit në Parlament (Majlis) për të bërë betimin në një ceremoni zyrtare inaugurimi. Nën sundimin e ajatollahëve, ky është një event i pakuptimtë, duke qenë se ata e kanë deklaruar që nuk i njohin asnjëherë votat e popullit si një shenjë legjitimiteti. Ata besojnë se vetëm miratimi nga Lideri Suprem ka vlerë.

Në verën e 1988-ës, mbi 30,000 të burgosur politikë, shumica anëtarë e mbështetës të Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI/MEK) u ekzekutuan mbi bazën e një fetva nga Ruhollah Khomeini

masakër e cila kishte në shënjestër kryesisht MEK-ët mbi bazën e një fatwa nga Ruhollah Khomeini ku ata deklaroheshin armiq të Zotit. Kjo masakër ua mori jetën mbi 30,000 njerëzve në mbarë vendin, dhe si një nga anëtarët e “komisionit të vdekjes” të Teheranit në atë kohë, mund të argumentohet se Raisi mban përgjegjësi për shumicën e tyre.

Amnesty International kërkoi të Shtunën që ai të hetohej për krime të pretenduara kundër njerëzimit mbi vdekjet.

Sekretarja e Përgjithshëme e Amnistisë Ndërkombëtare Agnès Callamard tha:

“Që Ebrahim Raisi është ngritur në presidencë në vend që të hetohet për krime kundër njerëzimit të vrasjeve, zhdukjeve me forcë dhe torturave, është një kujtesë e zymtë se pandëshkueshmëria mbretëron në Iran. Në vitin 2018, organizata jonë dokumentoi se si Ebrahim Raisi kishte qenë anëtar i ‘komisionit të vdekjes’ i cili zhduku me forcë dhe ekzekutoi jashtëgjyqësisht në fshehtësi me mijëra disidentë politikë në burgjet Evin dhe Gohardasht pranë Teheranit në 1988. Rrethanat që lidhen me fatin e viktimave dhe vendndodhja e trupave të tyre, deri më sot, është fshehur sistematikisht nga autoritetet iraniane, që paraqet krime të vazhdueshme kundër njerëzimit.

Amnistia Ndërkombëtare: Iran.. Ebrahim Raisi duhet të hetohet për krime kundër njerëzimit

Amnistia Ndërkombëtare: Iran.. Ebrahim Raisi duhet të hetohet për krime kundër njerëzimit

Raisi kurrë nuk ka komentuar mbi akuzat, por besohet gjerësisht se ai rrallë largohet nga Irani nga frika e ndëshkimit ose drejtësisë ndërkombëtare mbi ekzekutimet.

Raisi lindi më 14 dhjetor 1960 në Mashhad. Raisi, filloi karrierën e tij si prokuror i Kereç në vitin 1981, pas revolucionit të vitit 1979. Duke u ngritur shpejt në pozicionin e tij, ai shpejt u bë Zëvendësprokuror i Përgjithshëm i Teheranit.

Ai mori pjesë në komitetin që vendosi të ekzekutojë kundërshtarët e burgosur të regjimit në vitin 1988, me udhëzimin e udhëheqësit revolucionar të Iranit, Khomeini.

Raisi, i cili mori pjesë në delegacionin prej katër personash që u quajt si “komiteti i vdekjes” nga kundërshtarët e regjimit, është cilësuar si “ajatollahu i masakrës” nga opozitarët. Pretendohet se rreth 30.000 njerëz u ekzekutuan në atë kohë.

Publikimi i audio incizimit të një takimi midis ish-trashëgimtarit të Khomeinit, Hossein-Ali Montazeri dhe anëtarëve të “Komisionit të Vdekjes” të cilët drejtuan masakrën e 30,000 të burgosurve politikë në verën e vitit 1988 në Iran, ka marrë dhenë në Iran.

____________________

kush është Ebrahim Raisi?

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu