Kur do të mbushemi mend?

Shkrime relevante

Kur historia e komunizmit hyn në klasat amerikane

Nga Frank Shkreli ____ Florida në krye të një nisme të re arsimore...

Disa hoxhallarë të BIK-ut vjellin vrer kundër shqiptarëve, në veçanti kundër shqiptarëve katolikë…!

Shih videon ku analizon Blerim Nika: Hoxhallarët e BIK-ut që vjellin vrer...

Rrënjët tona Arbërore na tregojnë prej nga vijmë, Krishti na tregon kah të shkojmë

Plisi tek Perandori Tiberius Dom Fran Sopi, Zagreb “Bëni, pra, fryte të denja...

Kosova nuk ka nevojë për më shumë zhurmë, por për një plan

Lirim Gashi, Prizren ____ Kosova sot nuk është më Kosova e para një...

Guri i Kishës së Zogajt, me jehonë përtej Atlantikut

Luan - Asllan Dibrani, Gjermani Nga një gur në Zogaj te një...

Shpërndaj

Afrim Musliu, Suedi

Para 7-8 viteve, një mik i mirë suedez më tha se në zgjedhjet e radhës do ta voton partinë e ekstremit të djathtë (SD), si shenjë e ngritjes së vetullës partive tjera të cilat janë treguar tepër gjenerozë me politikën e migracionit. Vazhdoi duke më thënë se e din që SD janë vetëm një grumbull idiotësh e që nuk dijnë me qeverisë me Suedinë e që kurrë nuk do të pajtohej me një qeverisje të tyre, mirëpo rritja e tyre to t’i frikësojë partitë tjera e do t’i detyrojë të ndërrojnë qëndrim. Natyrisht se kështu edhe ndodhi, ku rritja e tyre detyroi që qeveria suedeze të mbyllë kufijtë e t’i ashpërsojë ligjet për migracion si dhe shumë ligje të tjera. Sot, Suedia ka një qeveri socialdemokrate, e cila e ka shkëputë çdo marrëdhënie me ekstremin e majtë dhe të gjelbërtit, të cilët poashtu janë ekstrem i majtë në petkun e gjelbërt. Poashtu, Suedia sot ka një qeveri socialdemokrate që qeverisë me buxhet të partive borgjeze.

Edhe në Kosovë ndodhi e njejta më 14 shkurt 2021, ku votuesit dolën masovikisht në mbështetje të Vetëvendosjes, me qëllim që t’i detyrojnë subjektet tjera që të reformohen e të ndryshojnë qëndrim. Që të mos sillen si pronarë të Kosovës, e as si patrinë të ati populli. Votuesit e dinin shumë mirë se po e votojnë një subjekt idiotësh ekstremë e destruktivë që nuk dijnë të qeverisin, mirëpo këtë e panë si mënyrën e vetme për t’i detyruar subjektet tjera të reformohen e regjenerohen. Sot, përveç AAK-së, të gjitha subjektet tjera parlamentare janë reformuar e janë regjeneruar. Posaqërisht LDK-ja!

Mirëpo, çka është ka ndodhë me qeverisjen e vendit? Me këtë keqqeverisje Kosova jo vetëm se ka humbur shumë në politikën e jashtme, mirëpo vendi është ka shkon drejt humnerës. Sidomos në aspektin ekonomik. Kjo qeveri nuk ka asnjë plan konkret se si ta luftojnë krizën ekonomike. Krizën energjetike të cilën e shkaktuan këta vetë duke mos qenë vigjilentë e ta sigirojnë me kohë, kjo qeveri mundohet që inkompetencën e tyre ta mbulojnë me gjuhë populliste duke akuzuar qeveritë e kaluara e duke shpifë shantazhe. Njetë sikurse edhe Enver Hoxha që 40 vite e sundoi Shqipërinë me diktaturën më të egër komuniste duke akuzuar mbretin Ahmet Zogu për shkatërrimin e Shqipërisë gjatë 17 viteve mbretëri. Të ndalosh serverët që prodhojnë kriptovaluta, gjë që do të jetë e ardhmja globale, është me t’vërtetë totalisht e pakuptimtë.

Prodhimi i kriptovalutave është një industri moderne, e cila në Kosovë i ka punësuar afro 30 000 të rinjë e që fitojnë mes 700-1000 €uro pagë mujore. Shteti i Kosovës me këtë vendim jo vetëm se i lenë pa punë afro 30 000 të rinjë, por edhe humbë të hyra në buxhetin e shtetit edhe nga tatimi në paga të 30 000 tashmë të papunë, por edhe afro 53 milionë €uro nga tatimi në fitim nga kriptovalutat, e që simbas një kalkulimi nga një mik e profesor univerzitar, qarkullimi vjetor nga kriptovalutat është 576 milionë €uro. Siç e shihni, prodhimi i kriptovalutave ëshzë industri e madhe e cila sjellë në qarkullim shumë para në vend dhe e cila punëson dhjetra mijëra të rinjë, e që buxhetit të shtetit i sjellin dhjetra miliona €uro fitim për çdo vit.

Të ndalohet një industri aq e madhe për shkak se kjo qeveri idiotësh nuk e kanë siguruar energjinë elektrike me kohë, është një shenjë që kjo qeveri duhet të ikë sa më parë nga pushteti, e vendi të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme, sepse inkompetenca e kësaj qeverie do ta shpie atë vend në humnerë, edhe brenda, por besa edhe në arenën ndërkombëtare.

K O M E N T E

2 KOMENTE

  1. Po te bijne dhembet ne toke o Afrim Muslija e ti marrin
    keta zezak e ti jet pa mertype veq nese han materjal
    te bute Ma te bute se trute tua te vogla !
    Ofendimet qe I ban per nje parti qe fitoj mbi 50% te votave
    Eshte nje dukuri qe cfaqet te njerzit Dilingji !
    Ku ki ti aftesi te flasish per Kriptovaluten Kur nuk besoj
    qe ki aftesi ne lenden e matematikes per te analizu
    e kuptu kohen e tregun digjital ! Andaj mbyllu ne
    pozllam e shtroju kashte gjave tua mos te zhyten
    se nuk ti mjel Baqica !

  2. Sa i perket kriptovalutave nuk do te kisha komentuar se as une nuk jam i sigurte se a beri mire apo keq qeveria. Per te tjerat kam te njejtin mendim me ju.

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu