ARKIVI:
7 Mars 2026

Pse nuk po kërkohet drejtësi për Kurdët, Sirianët, Afganët e miliona që po vdesin në Yemen- shumica e të cilëve janë mysliman?

Shkrime relevante

Izraeli ka hakuar kamerat e trafikut të Teheranit dhe përdori AI për të planifikuar vrasjen e Khamenei

Ali Khamenei nuk është më. Foto: Khamenei.ir Arnt Jensvoll / Document.no Sulmi ndaj...

Nga Mësonjëtorja e Korçës te Shkollat Shqipe në Diasporë

(7 Marsi – Dita e Mësuesit) Nexhmije Mehmetaj, Gjenevë 7 Marsi është një...

Arsyetimi, manipulimi, kontrolli i pushtetarëve

Nga: Aurel Dasareti Gënjeshtra kur një person me pushtet e arsyeton vetveten...

Padia në Gjykatën e Strasburgut, do të konstaton diskriminimin në pasivizimin e adresave në Luginën e Preshevës

Në foto: Gjykata e Strasburgut për të Drejtat dhe Liritë Njerëzore   Nga:...

Cili është ujku të cilin nuk po e njohim?

Fahri Xharra, Gjakovë Asnjë popull tjetër i botës në të cilën ne...

Shpërndaj

Arbana Xharra

Pse nuk po kërkohet drejtësi për Kurdët, Sirianët e miliona që po vdesin në Yemen- shumica e të cilëve janë mysliman?
Kriza e fundit mes Izraelit edhe Palestinezëve u ndez pas një verdikti gjyqësor që kërkonte dëbimin nga banesat e qirraxhinjve të përkatësisë arabe, pasi pronarët e tokave, të përkatësisë hebreje, donin të ndërtojnë ndërtesa të reja.
Arabët e frustruar me këtë vendim protestën e tyre e perqendruan brenda e përreth Xhamisë Al -Aksa, kur policia izraelite gjatë shpartallimit të tyre iu përgjigj me gaz lotësjellës dhe dhunë për të shpartalluar demonstrantët.
Fatkeqësisht operacioneve të policisë iu bashkangjitën edhe radikalë hebrenjë dhe radikal arabë të cilët sulmonin njëra tjetrën.
Organizata e shpallur nga shumica e shteteve perëdimore, por edhe arabe e afrikane si terroriste, shfrytëzoi rastin – ngase janë në prag të zgjedhjeve në Palestinë dhe sipas indormacioneve FATAH e presidentit Abbas fiton serish terren – dhe nisi sulmin me raketa drejt vendbanimeve civile si Tel Aviv dhe qytetet përreth.
Izraeli u përgjigj me operacionin i cili vazhdon për të shkatërruar tunelet, depotë dhe infrastrukturen e Hamasit dhe Hizbollahut, organizata këto që janë të Iranit, ndihmonhen nga Turqia dhe armatosen nga Rusia e Kina.
Vendet që dolën krah Izraelit e bënë pikërisht për këtë arsye, sepse e dinë kush është Hamasi. Janë terroristë që nuk kursejnë as fëmijët Palestinezë ti nxjerrin si mburojë, si martir potencial.
Do të ishte skandaloze që shtetet shqiptare të anonin nga një organizatë e tillë. Është në përgjegjësinë e palestinezëve që mos përfaqësohen nga struktura të tilla, të cilat në programet e tyre kanë luftën për zhdukjen e Izraelit.
Palestina e versionit arab ekziston veç pas shpalljes së Izarelit si shtet mbi një territor, hapësira e të cilit ishte 80% e zbrazët.
Përkrahja e shqiptarëve për Palestinën vjen nga shtresat radikale islamike shqiptare dhe ata që i përdorin edhe për politikat e tyre – veçanërisht të majtët aktualisht. Shumica nuk e njohin konfliktin, madje nuk e bëjnë as të motivuar nga feja, dhimbja, solidariteti por e kanë politikisht; pse atëherë nuk protestojnë kur vriten mysliman në Siri, Jemen, Afganistan – ku viktimat janë në numër shumë të madh?!
Pse nuk po kërkohet drejtësi për kurdët shumica e të cilëve janë myslimanë?

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu