Kryeministri Kurti shtroi darkë për ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias

Shkrime relevante

Frika ka emër, ajo e ka emrin “propagandë rrencake”

Lirim Gashi, Prizren ____ FRIKA KA EMËR, AJO E KA EMRIN PROPAGANDA RRENCAJKA ____ Në...

Rikthimi në katoliqizëm që nuk do të ndalet asnjëherë, derisa të rikthehen të gjithë shqiptarët!

Shqiptar Shaljani, Shalë e Bajgorës, Mitrovicë RIKTHIMI QË NUK NDALET ! Sot, në...

Turpi ju mbuloftë – neuropsikiatri mallkon politikanët e Kosovës

Dr. Afrim Blyta, neuropsikiatër ____ Jam dëshmitar – si edhe çdo qytetar tjetër...

Shpërndaj

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka shtruar darkë për ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë.

Gjatë darkës diskutuan për marrëdhëniet e mira mes dy vendeve të cilat, siç tha kryeministri, po zhvillohen gjithnjë e më shumë. Kjo është dëshmi edhe e njohjes së vlerave tona të përbashkëta të lirisë dhe të demokracisë, shtoi ai.  

Duke e vlerësuar rolin e politikës së jashtme greke ndaj Kosovës, kryeministri Kurti rikujtoi që 22 vende të Bashkimit Evropian dhe 26 vende të NATO-s, tashmë e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Kryeministri rikonfirmoi përkushtimin dhe angazhimin e institucioneve të Kosovës për integrim sa më të shpejtë në Bashkimin Evropian dhe në NATO dhe theksoi nevojën për mbështetje për anëtarësimin në Këshillin e Evropës dhe anëtarësimin në Partneritetin për Paqe të NATO-s.

Ministri i jashtëm grek, Dendias, tha se Ballkani Perëndimor i përket familjes evropiane dhe se Greqia është e përkushtuar në ofrimin e ndihmës dhe mbështetjes ndaj rajonit. Ai shtoi se shteti grek do të vazhdojë përkrahjen për Kosovën në rrugën e integrimeve evropiane dhe euro-atlantike.

Theks të veçantë gjatë bisedës pati agresioni dhe invazioni rus në Ukrainë dhe ndikimi që mund të ketë në destabilizimin e Ballkanit Perëndimor.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu