Nga Gllogjani e Lybeniqi, deri në Prekaz dhe Poklek

Shkrime relevante

Shteti, Albin Kurti, kërkon parime jo përshtattje të çastit

Mikel Sopi, Ferizaj ____ Fjalimi i djeshem i kryeministrit Kurti ne konferencen per...

Analistët flasin rreth “heshtjes” së Edi Ramës pas humbjes së Aleksander Vuçiqit

Naile Ejupi, Bota Sot “I janë prishur planet me Beogradin, Grenellin e...

Padrejtësia, poezi kushtuar Arlinda Zekajt nga Nikolin Sh. Lëmezhi nga Shkodra

Nikolin Sh. Lëmezhi ___ Padrejtësia ___ (kushtuar Arlinda Zekaj e vrarë nga kunati i saj)  Poezi ___ Nëse...

Çfarë thotë Dr. Aleksander Lambert për Gjergj Kastriotin dhe shqiptarët?

Gjergj Kastrioti – Skenderbeu (1406 - 1468) ”Lirinë nuk ua solla unë,...

Organizata “Shqiptaria” i reagon Kryeministrit Albin Kurti, për mbështejen që po i bën Islamit Politik

ORGANIZATA SHQIPTARIA REAGIM PUBLIK KRYEMINISTRI DUHET TA PËRFAQËSOJË SHTETIN, JO TA NDËRTHURË AUTORITETIN...

Shpërndaj

Nga MA. Agim ALIÇKAJ

  • Përkujtim i dëshmorëve dhe viktimave të gjenocidit serb  

Pas promovimit më shumë sukses të librit të xhepit “Mos harro kurrë” në Tiranë, edhe pse kohën e kisha të shkurtër, vendosa t’i vizitoj disa vende të masakrave mizore serbe ndaj popullsisë civile shqiptare dhe monumentet kushtuar dëshmorëve të lirisë në Dukagjin dhe Drenicë. I shoqëruar nga vëllau i im Bedria në Dukagjin, ndërsa në Drenicë me ko-autorin Prof. Dr. Nusret Pllana, baxhanakun Hasan Mexhuani, mikpritësit Xhavit dhe Fadil Muqolli.   

Kisha dëshirë të shoh sa më shumë. Më mbeten për t’i vizituar herat tjera edhe qindra vende të masakrave mizore serbe dhe rezistencës shqiptare. Për të mos harruar kurrë. 

Në Dukagjin prinë Gllogjani me trimat e kombit dhe heronjtë e lirisë në krye me Luan dhe Shkëlzen Haradinaj, në Carrabreg Adem, Besim, Faik Ukëhaxhaj, Rexhë dhe Artan Qorraj, në Deçan permendoret kushtuar heronjve Sali Çekaj, Luan Haradinaj, Beg Rizaj. Lybeniqi krenar, rrënzë bjeshkëve të larta, i masakruar por i paepur. Mbishkrimi në njërin prej varreve të familjes Huskaj thoshte “Të dashurit nuk vdesin deri sa jetojnë ata që i duan”.  

Në Drenicë, në Prekaz ku plumbat e Tahir Mehajt i qëlluan në ballë kriminelët serb, ku 59 anëtarët e familjes heroike të komandantit legjendar Adem Jashari, burra, gra dhe 13 fëmijë, luftuan dhe e dhanë jetën heroikisht në mbrojtje të shtëpisë së tyre dhe tërë Kosovës, për të mos vdekur kurrë.

Po Pokleku, ah Pokleku, me 54 anëtarët e familjes Muqolli, me 23 fëmijë të shkrumuar, ku tavani me njolla të gjakut, librat dhe fletoret e papërfunduara të fëmijve e shkrumojnë çdo zemër. Po të mos rrjedhnin lotët, zemra do të shpërthente. 

 Pse, pse duhej të iu shuhej jeta këtyre filizave të njomë?!  

O ju kriminelë të mallkuar serb, ju bisha me trup njeriu, ju plehu i njerëzimit, këto krime mizore nuk ju falen kurrë. Kurrë. 

O ju zuzarë shqiptarë, politikanë dhe përkrahës të tyre në media, që për interesa të ulëta personale, doni t’i falni kriminelët serb dhe t’i shpërbleni për krimet e tyre, gjaku i këtyre fëmijve dhe familjeve që panë tmerrin duke shkuar në vdekje të sigurtë, si dhe gjaku i dëshmorëve, heronjëve të cilët luftuan dhe ranë për tokat ilire, do të iu mallkojë tërë jetën. Do të përfundoni në murin e turpit dhe në plehun e historisë kombëtare. 

Për të gjithë juve në krye me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, bashkë me Dritan Abazoviqin dhe Ali Ahmetin, bashkë me disa lider të Opozitës së Kosovës, vlen recitali i Z. Mark Deda “Vrasësi në sofër” i cili përfundon me fjalët: “Kush tradhëton vllanë dhe Kosovën. Kjoft mallkue për njëmijë vjet. Kush armikut ja shtrinë dorën. Haptë me duer vorrin e vet.” 

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu