ARKIVI:
27 Prill 2026

Paratë e bardha, për ditë të zeza!

Shkrime relevante

Prizreni nuk është skenë për rikthimin e hijes osmane

Zamira Bytyqi, Prizren Dje 25.04 në Shadërvan, në zemrën historike të Prizrenit, u...

Zbulohën planet e fshehta ”politike” të opozitës në Kosovë!

Ismet M. Hasani, Suedi Pak politikë Kriza politike në Kosovë dhe dështimi i...

Lavdi grave të qëndresës antikomuniste shqiptare

Nga Frank Shkreli (Në Kujtim të Klora Mirakaj Merlika dhe të gjitha...

Kosova miratoi Rezolutë, për Luginën e Preshevës

Sot, Kuvendi i Republikës së Kosovës, për avancimin e përkujdesjes institucionale,...

Shpërndaj

Ali Mehmeti, 12.10.2022 

Pas dëmtimit të gazësjellësit “Rrjedha veriore 1 dhe 2”, dhe pas dëmtimit të urës strategjike ruse që lidh Krimenë me Rusinë, sikur ka filluar eskalimi i luftës edhe jashtë vijave të frontit, në fusha të ndryshme, por kryesisht mbi infrastrukturë. Sipas ekspertëve të huaj para nesh janë rreziqet e mëdha: është në rrezik gazsjellësi sapo i lëshuar mes Norvegjisë dhe Polonisë, kabllot nënujore për telekomunikacion, internet dhe energjetik, sulme kibernetike, largpërçuesit …. të cilat shtrihen në sipërfaqe dhe gjatësi të mëdha, që i bëjnë të pa mbrojtshme në çdo pikë dhe ku vështirë zbulohet autori. Këtë parashikim, sikur e paralajmëron edhe sulmi i djeshëm masiv, mbi infrastrukturën energjetike të Ukrainës.   

Nëse kësaj i shtojmë edhe faktin se në zgjedhje në Republika Srpska, për anëtare të Kryesisë së BH fitoi një “ushtare” e Dodikut, Zhelka Cvijanoviq, kurse për kryetar të Republika Srpskës fitoi vet Dodiku, përkundër faktit që kundërkandidaten e tij, Jelena Triviq e kishte përkrahur edhe vet Vuçiqi. Edhe pse opozita po e konteston fitoren e Dodikut, vështirë se mund të ndryshoj diçka, ehe nëse përsëriten zgjedhjet. Përkrahja që Vuçiqi i dha kundërkandidatës së Dodikut, sikur paraqet çarjen e parë me Dodikun, i cili po i del nga kontrolli, i cili publikisht po deklarohet për “putinist” dhe të cilin plotësisht e kontrollon Putini, kurse Vuçiqi, sikur ka filluar të ndryshoj kursin nën presion dhe kërcënim me sanksione ekonomike.   

Kur kësaj i shtohet edhe “mirëkuptimi” i heshtur i Dodikut me kroatët e BH-së, për ta shqyer BH-në dhe për të grabitur nga një copë tokë, nga njëra anë dhe, nga ana tjetër dëshirën e Putinit për ta “decentralizuar” konfliktin në Ukrainë, mund të thuhet se në BH nuk priten ditë të mira, nëse në ndërkohë nuk frenohet veprimtaria subversive e Dodikut, me heshtje e përkrahur edhe nga kroatët.  

Për raportet Kosovë-Serbi as që duhet të flitet, ku si gjithnjë, mjafton një provokim nga Serbia i cili mund ta destabilizoj situatën. 

Siç shihet, as situata në regjionin tonë as ajo larg nesh, e cila po ashtu ka ndikim direkt tek ne, vështirë mund të parashikohet dhe bartë rreziqe të mëdha.  

Nëse vërtet ndodh bartja e konfliktit jashtë territorit të Ukrainës, në çfarëdo forme, sipas parashikimeve të ekspertëve të huaj, siç ndodhi me gazësjllësin e lartëpërmendur apo urës së Krimesë, mund të përballemi me situata të paimagjinueshme, jo vetëm me mungesë të energjisë elektrike. 

Prandaj, kur “rrahmonat” dhe jo vetëm, flasin për 700-800 milion euro në arkën e shtetit dhe kërkojnë që ato të bëhen “rrush e kumbulla”, sipas zakoneve të vjetra, është evidente që nuk shohin më larg se hunda e tyre.       

Paratë e bardha për ditë të zeza – ka thënë Urtari.  

 

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu