ARKIVI:
26 Prill 2026

Një përgjigje e shkurtër dhe shumë pyetje zëdhënësit të Lëvizjes BESA

Shkrime relevante

Zbulohën planet e fshehta ”politike” të opozitës në Kosovë!

Ismet M. Hasani, Suedi Pak politikë Kriza politike në Kosovë dhe dështimi i...

Lavdi grave të qëndresës antikomuniste shqiptare

Nga Frank Shkreli (Në Kujtim të Klora Mirakaj Merlika dhe të gjitha...

Kosova miratoi Rezolutë, për Luginën e Preshevës

Sot, Kuvendi i Republikës së Kosovës, për avancimin e përkujdesjes institucionale,...

Vuçiç: Serbia s’është në linjë me politikën botërore për shkak të Kosovës

Gani I. Mehmeti (A.P / 25 April 2026 - 17:34, Kosova Sot...

Shpërndaj

Sheval Memishi

Të jesh pjesë e Lëvizjes BESA a nënkupton të gënjesh popullin se nuk je organizatorë në protestë, ndërkaq kur sheh se rrugët u mbushën me protestues, shfaqeni si lugetër dhe e uzurponi atë ngase, – “ndjeheni gjallë dhe ekziston”!?

– Të jesh pjesë e Lëvizjes BESA, a nënkupton se ke një qëllim dhe një ideal jetësor, sa më shpejtë t’i mësoni njerëzit se si duhet “menduar mirë”, pa ua sqaruar ç’kuptoni me nocionin “të menduarit mirë?!”

– Të jesh pjesë e Lëvizjes BESA, a nënkupton të japish “BESË” për t’u shkëputur nga “gjumi shekullor”, e të mos lejosh që dikush ta cenoj dinjitetin, drejtësinë dhe ideologjinë neo-otomane të Erdoganit?

-Të jesh pjesë e Lëvizjes BESA, a nënkupton që “BESËN” përtej një kodi etik ta ktheni në një lëvizje të moderuar islamiste?

– Të jesh pjesë e Lëvizjes BESA, a nënkupton të jesh lëvizje fetare që e fundos sistemin demokratik dhe për ta instaluar islamin politik?!

– Të jesh pjesë e Lëvizjes BESA, a nënkuptoni që me dorën tuaj do të ndryshoni historinë e popullit shqiptar dhe do ta merrni përsipër ta ndryshoni atë në të ardhmën ashtu siç dëshiron “babai” juaj, Erdogani? – Të jesh pjesë e Lëvizjes BESA, a nënkupton të besosh në të njëjtin ideal, siç beson “ideologët” e juaj, Erdogani dhe Davutoglu për të ndërtuar një ardhmëri që do ta gëzoj kjo rini!?

– Të jesh pjesë e Lëvizjes BESA, a nënkupton që duhet ndryshuar tekstet shkollore ku Perandoria Osmane cilësohet si pushtuese e tokave shqiptare?

– Të jesh pjesë e Lëvizjes BESA, a nënkupton që heroi ynë kombëtar Gjergj Kastriot – Skënderbeun, me vullnetin “tuaj” politik do ta shpallni si kryqtar dhe armik të islamit?

– Të jesh anëtarë i Lëvizjes Besa, a nënkupton që vajzat dhe gratë tona duhet të mbulohen siç preferon “udhëheqësi” i juaj i lartë, Erdogani?

Në fund po të(ju) them se, jo vetëm që kemi dilema, por kemi edhe dyshime të mëdha, që nga paraqitja juaj e parë, prandaj, siç thoni ju, populli shqiptarë di të dallojë njerëz që bartin ideale të rrejshme – aziatike, nga ato që ky popull i lashtë diti dhe arriti t’ju përballojë tri perandorive duke e ruajtur më vete gjuhën, traditën dhe racën e tij, Ariane-Pellazge-Ilire-Shqiptare.

Vullneti i popullit shqiptarë në Maqedoni nuk është të thuhet vetëm se kush është këtu Autokton, por të jesh sovran në tokat e tuaja e t’ju bashkangjitesh Shqipërisë Mëmë e jo Selçukëve dhe Mongolëve të Azisë.

Ky është vullneti i popullit shqiptar, që ju, as keni dëshirë e as guxim ta thoni këtë, ngase një pjesë e juaj akoma ëndërron në rikthimin e Osmanlinjve.

Epo kjo kurrë s’ka për të ndodhur, i dashur, përderisa ka djem dhe vajza që flijojnë veten për flamurin kuq e zi të Skënderbeut dhe trimave që luftuan në Kumanovë!…

Më 13/05/2016

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu