Çibanët e shovinizmit serb në Kosovë

Shkrime relevante

A do të tërhiqet Shqiptar Shaljani nga aktiviteti për kauzën, përkatësisht për kauzat gjithëkombëtare?

Shqiptar Shaljani, Shalë e Bajgorës, Mitrovicë ____ JO, SHQIPTARI NUK TËRHIQET! Nuk tërhiqem dhe...

Shqiptarët mes historisë dhe harresës. Kush jemi ne përgjigjen arkeologu Qazim Namani dhe historiani Emin Sallahu? (Video)

Shpjegojnë me të dhëna arkeologjie Qazim Namani dhe historiani Emin Sallahu. Emin...

Emigracioni nuk është vetëm largim, por edhe mundësi zhvillimi për Kosovën

Agim Vuniqi, Vashington ____ Pse debati për 250 mijë leje qëndrimi dhe 85...

Shpërndaj

Ndoc Bushgjoka, Tropojë – Tiranë
____
Përveç serbëve që jetojnë në Kosovë, që nuk pranojnë kurrsesi shtetin e Kosovës, nuk duan bashkëjetesë me shqiptarët e pakicat e tjera, ka aty dhe dy çibanë të tjerë të shovinizmit serb: kishat serbe dhe imamët dhe hoxhallarët islamikë, që ipso facto çojnë ujë në mullirin serb.
Kisha serbe ka qënë gjithnjë një limer banditësh me oreksin e papërmbajtur kundër shqiptarëve, kundër katolicizmit shqiptar, kundër qytetërimit europian.
Eshtë e çuditshme se si është toleruar ajo çerdhe e helmët, ajo gropë nepërkash, duke i “shënjtëruar” me status special.
Po kaq e çuditshme është se si shteti i Kosovës ka toleruar, që ekstremistët islamikë gjatë njëzet e ca vjetëve të mbysin dalngadalë çdo ideal kombëtar, çdo gjë të shënjtë që shqiptarët kishin grumbulluar gjatë shekujve.
Me atë armik të egër e të pamëshirshëm në shpinë, me armikun e madh rus, me armikun e veshur me petk miku, turkun e pabesë, dhe shumë vende indiferente e aspak admiruese, shqiptarët e provuan veten se janë kombi më naiv i planetit.
Erdhi një moment kur serbët dhe sllavizmi në akord me islamizmin, pasi kishin programuar, planizuar e zbatuar qëllimet e tyre të kalojnë në agresionin e hapur ndaj Kosovës.
Prova e parë u bë me grabitjen e policëve të shtetit të Kosovës brenda territorit kosovar.
Ajo grabitje ishte ballon d’essai. Të shohim se ç’po ndodh.
Ç’do thotë Europa? Çdo thotë Amerika ? Ç’do bëjnë shqiptarët?
Serbët ia arritën qëllimit me provën e terrorizmit.
Shteti i Kosovës bëri sa mundi i vetëm. Pa përkrahjen e opozitës mistrece, pa mbështetjen e shtetit shqiptar.
Europa edhe një herë provoi se nuk ka asnjë ndjenjë për lacrimae rerumi-in. Provoi edhe një herë se është europa e njerëzve të vegjël, si në kohën e Mynihut. Biles edhe me keq.
Me Borrel e Lajçak lanë nam duke manifestuar një skuthllëk tregtarësh të korruptuar pa tru, pa burrëri e pa humanizëm.
Pasi e kryen provën e parë të agresionit, shonistët e Beogradit, përgatitën dhe organizuan agresionin e armatosur që kryen natën e kaluar. Gjithçka e maskuan përmes “shënjtërisë” se kishës serbe. Pse e fëlliqën edhe më tepër kishën e tyre djallzore? Sepse serbet sado intrigantë, e të djallzuar janë, veshët e gomarit kanë. Ata, padyshim, kanë në plan dhe do bëjnë pas kësaj, davën e shkaut, se shqiptarët muslimanë po sulmojnë kishat dhe manastiret serbe në Kosovë. Mbani mend po nuk e vërvitën këtë ankesë në sheshet e botës.
Por, për faqe të bardhë, bota kupton dhe nuk është e verbër.
E fundit, por fort e rëndësishme: – Në asnjë pikë të rrethit treqind e gjashtëdhjetë gradë, njeriu nuk gjen një sebep shfajësimi me qëndrimin e neveritshëm të kreut të pushtetit shqiptar. Shënimi i tij ishte sa i ndyrë aq dhe i dënueshëm. Megjithëse, sot kushdo, e di se ai vepron si vojnik i Shumadisë, nuk mund të mendohej një vetdemaskim i tillë.

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu