ARKIVI:
28 Korrik 2026

Hajgarja e radhës: PE paralajmëron sanksione ndaj Radojqiçit?!

Shkrime relevante

A ishte në ujdi me politikën shtetërore, deklarata e Ministres së Serbisë Snezhana Paunoviq?!

Ryzhdi Baloku, Pejë Në opinionin e gjerë ka bërë bujë deklarata publike...

Një tubim nostalgjik në Malet e Idriz Seferit

Më 26 korrik,në Malet e Idriz Seferit (Karadak),në trojet shqiptare ngelur...

Çlirimi nuk është metaforë artistike – është sakrificë, kujtesë dhe ndërtim shteti

Agim Vuniqi, Vashington Liria nuk lind nga metaforat, as nuk mbrohet vetëm...

Pa një ekspertizë të pavarur shkencore, çdo analizë mbetët vetëm një interpretim politik”

Safet Sadiku, Zvicër a) Trajtime metodologjike: "Nëse administrata digjitale e Bashkimit Evropian rrit...

Shpërndaj

Zeqir Bekolli, Prishtinë

Mosserioziteti i BE-së në raport me Serbinë u shpërfaq me propozimin e Rezolutës së PE-së për sanksione ndaj Radojqiçit .

Ky veprim i Parlamentit Evropian, jo që nuk është serioz, por ai është tejet qesharak dhe flet për njëanshmërinë dhe paaftësinë e Evropës për të udhëhequr ndërmjetësimin për raportet Kosovë-Serbi. Zaten kjo njëanshmëri dhe qasje evropiane ka ndikuar dhe vazhdon të ndikojë drejtpërdrejtë në “Status kuon” e deritashme në raportet Kosovë-Serbi dhe që pritet të jetë e tillë edhe për shumëkohë derisa Evropa të sillet njëanshëm siç po vepron.

Tashmë dihet botërisht se sulmi në fshatin Banjë në Veri të vendit ishte i organizuar, i trajnuar e udhëhequr nga Ushtria Serbe, në poligonet e saj ushtarake, për shumë kohë. Po ashtu, u vërtetua se Grupi terrorist që i priu njëri ndër liderët kryesor të Listës Serbe, të cilën tashmë vet serbët po e quajnë “Hamasi i Serbëve të Kosovës ” u armatos me armë të rënda, prodhime të Ushtrisë Serbe.

Madje, ky formacion ushtarak kishte lidhje edhe me Inteligjencën Ushtarake Ruse, që e përbën Grupin kriminal të lidhur, të stërvitur dhe të përgatitur për pushtim të Veriut të Kosovës. Dhe në vend që të merren masa ndaj Serbisë, PE-ja propozon Rezolutë për masa ndaj Radojqiçit, duke u munduar në këtë mënyrë ta shfajësojë Serbinë nga përgjegjësia për sulmin terrorist mbi shtetin dhe sovranitetin e vendit tonë!

Në anën tjetër, Vuçiq merr pjesë në takimin e Kinës, takohet edhe me Putinin dhe hapur jep sinjal se ku është rreshtuar ai dhe Serbia .

Edhe para këtij veprimi të Vuqiçit, BE-ja mbyll sytë gjë që është për keqardhje!

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu