Festivali i Këngës në RTK, fitoi kënga “Oj Kosovë”

Shkrime relevante

A do të tërhiqet Shqiptar Shaljani nga aktiviteti për kauzën, përkatësisht për kauzat gjithëkombëtare?

Shqiptar Shaljani, Shalë e Bajgorës, Mitrovicë ____ JO, SHQIPTARI NUK TËRHIQET! Nuk tërhiqem dhe...

Shqiptarët mes historisë dhe harresës. Kush jemi ne përgjigjen arkeologu Qazim Namani dhe historiani Emin Sallahu? (Video)

Shpjegojnë me të dhëna arkeologjie Qazim Namani dhe historiani Emin Sallahu. Emin...

Emigracioni nuk është vetëm largim, por edhe mundësi zhvillimi për Kosovën

Agim Vuniqi, Vashington ____ Pse debati për 250 mijë leje qëndrimi dhe 85...

Shpërndaj

Prishtinë, 29 tetor 2023

Kryeministri Kurti ndau çmimin kryesor për këngën fituese të Festivalit të Këngës në RTK

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mbrëmë mori pjesë në natën e tretë të edicionit të parë të Festivalit të Këngës në Radio Televizionin e Kosovës, ku ndau çmimin kryesor për këngën fituese “Oj Kosovë” të kënduar nga artisti, La Fazani.

Me rastin e ndarjes së çmimit kryesor kryeministri Kurti tha sonte ka pasur shumë energji dhe bukuri për më shumë se dy orë në këtë skenën që është më e madhja në Kosovë, dhe se është përjetim i paharrueshëm por edhe përvojë shumë e veçantë për secilin prej nesh që ishim sonte këtu.

Paraprakisht, në hyrje të festivalit kryeministri Kurti e kishte cilësuar atë si ngjarje shumë të madhe kulturore për vendin dhe mbarë kombin. Ai tha se është shumë e rëndësishme që po bëhen bashkë artistët për kulturën e qytetarëve dhe gjithashtu kultura jonë po bëhet gjithnjë e më shumë artistike, e këtu kontribut kanë dhënë edhe Radio Televizioni Publik i Kosovës edhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, veçoi ai.

Kryeministri shtoi se do të vazhdojë mbështetja e Qeverisë për artin dhe kulturën, sepse janë të domosdoshme edhe për edukimin e rinisë, por edhe për mirëqenien shpirtërore e intelektuale të popullit tonë.

Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbështetur me 300 mijë euro organizimin e këtij festivali.

Më shumë foto nga ngjarja i gjeni në link: Kryeministri Kurti ndau çmimin kryesor për këngën fituese të Festivalit të Këngës në RTK – Zyra e Kryeministrit (rks-gov.net)

https://www.rtklive.com/sq/news-single.php?ID=650446

K O M E N T E

SHKRUAJ NJË KOMENT

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu